Nga Sami Islami
Me përfundimin e luftës në Kosovë, pra pas vitit 1999, në emër të misioneve ndërkombëtare për rimëkëmbjen e Kosovës nga pasojat e luftës, hyri dreqi dhe i biri. Në këtë kohë u krijuan kushte të vinin lloj-lloj njerëzish me qëllime të caktuara. Në këtë kontekst, në kuadrin e UNMIK-ut, erdhën edhe predikues dhe ithtarë të islamizmit. Këta njerëz të paguar, ndoshta, nga qarqe arabe, apo ku ta dish se nga kush filluan të investojnë për ndërtimin e xhamiave të reja, që nisën të mbijnë si kërpudhat pas shiut! Tani filloi të „lulëzoi“ sërish feja islame… Kjo si duket filloi t’u shkonte për shtat klerikëve islamë të huaj por edhe atyre shqiptarë. Se tani në „demokraci“ po hapeshin dyert ta forconin edhe më shumë islamizmin! Hoxhollarët filluan të gëzoheshin se tani xhamitë po mbusheshin me besimtarë më shumë se kurrë (jo si pra luftës kur kishte raste të shkonte në xhami hoxha me pak besimtarë dhe atë zakonisht njerëz të moshuar). Tani xhamitë u shtuan në numër, por edhe u „modernizuan“ me altoparlatë! Secila xhami bëri altoparlatët e vetë. Dhe nëse (të themi kushtimisht) do të aterosh me helikopter (të premten) në orën 1 pas dite, por pa e ditë se ku po ateroni, sidomos nëse do të ateroni në Prishtinë, nuk besoj se do të mendoni se keni ateruar në ndonjë qytet të Kosovës! Përshtypjen e parë, sigurisht, do ta fitoni se keni ateruar diku në Azi ose në Arabi, në Stamboll ose në Mekë , në Pakistan ose në Afganistan, a ku ta dish se ku, por në Kosovë jo! Se, mu në orën 1 pas dite nga të gjitha minaret ia nis ezani! Merre me mend çfarë hallakame bëhet kur në të njejtën kohë lëshohen altoparlantët nga krejt xhamitë! Si për ironi të duket sikur ato bëjnë gara, se cila do t’ia kalojë tjetrës me forcën e zërit!
Kjo gjë bie në sy sidomos në muajin e ramazanit. Ezani nga altoparlantët dëgjohet katër –pesë herë në ditë; në kohën e drekës, iqindisë , akshamit, taravisë…Pra, qyteti i Prishtinës, brenda këtij muaji shkon hallakamë! Prishtina është qyteti më me shumë xhami dhe, siç thamë, që të gjitha të paisura me altoparlate. Në anën tjetër altoparlantët ua kanë “lehtësuar” shumë punën hoxhollarëve nga se ata nuk kanë më nevojë të ngjiten vetë maje minares, për ta thirrë ezanin! Cd-të e marra nga Arabia e bëjnë mirë këtë punë!
Nuk di se a po e vret kush mendjen, se me këtë po i japim një imazh tjetër botës, nga ai që jemi në të vërtetë? Pse vrapojmë aq shumë pas botës islamike, kur atyre as nuk iu intereson fare për ne. Sa shtete islamike e kanë njohur Kosovën si shtet deri sot? Mund të themi se janë vetëm 3-4 sosh dhe ato shtete që janë të lidhura me Amerikën dhe, ndoshta, për hir të saj edhe na kanë njohur, të tjerat hiç! Kjo tregon se sa shtetet islamike e duan Kosovën dhe Shqipërinë njëkohësisht, si shtete me shumicë myslimane. Në fakt, këto shtete e duan Kosovën vetëm aq sa ta forcojnë fenë e tyre myslimane; sa më shumë të ndërtojnë xhamia, sa më shumë, të ndërtojnë edhe shkolla (kolegje), si kolegji turk “Mehmet Hakif” në Lipjan etj.…Kam dëgjuar se ata janë duke i paguar shqiptarët për të propaganduar fenë myslimane duke ‘lansuar’ madje edhe sekte të tjera fetare.
Pra në „demokracinë“ e re shqiptare, si duket islami po ecën mirë. Po u vjen ujë në mulli disa hoxhollarëve dhe ithtarëve të tyre! Se nga po u vjen po dihet. Bile pas luftës filloi të shfaqet një frymë e re e islamizmit, e ashtuquajtur „vehabizëm“. T’i shohësh djem me mjekra, me kokë të rruara, e me pantollona „tre çerek“ dhe vajza te reja të mbuluara me shamia nëpër rrugët e Prishtinës, por edhe të Tiranës, të kap neveria. Kujt po i shërbejnë këto rryma fetare? Arabisë, Turqisë, Pakistanit, Afganistanit? Kujt?
Kleri islam ka nisë të bëjë kërkesa në organet shtetërore të Kosovës, që feja islame të futet edhe në shkolla! Dalin njëri pas tjetrit hoxhollarë të shitur ose injorantë në televizion dhe propagandojnë se „duhet patjetër që lënda fetare të futet në shkolla“! Dhe si model marrin shtetet perëndimore. Po hoxhollarët tanë ose nuk e dinë ose nuk duan ta dinë se, nuk mund të krahasohet Kosova me shtetet perëndimore me asgjë, pra as me fe! Është e vërtetë se shkolla të tilla fetare, ku mësohen fetë e tjera dhe feja islame ka në shtetet perëndimore, si në Britani, Francë, Gjermani etj. Shkolla katolike ose protestante në perëndim janë shumë, por aty-këtu , ku ka edhe pjesëtarë të fesë myslimane ka edhe shkolla të tyre. Këta myslimanë janë kryesisht emigrantë të ardhur nga vendet islamike. Numri i tyre, në krahasim me banorët vendas është simbolik, kësisoji propaganda e shteteve islame, çfarëdo qoftë ajo, nuk do të mund t’i trandë këto shtete. P.sh. çfarë mund të bënte feja islame në Britani, ku numri i popullsisë vendase është 65 milion, nga gjithë kjo të besimit mysliman mund të janë ndoshta, gjithsej 500-600 mijë në gjithë Britaninë?
Tek ne situata është krejtësisht ndyshe, prandaj kurrsesi nuk mund të krahasohet lejimi i fesë në perëndim si në Kosovë! Në një komb, të themi 6 milionësh, i ndarë në tri fe, që jeton në trojet e veta den baba den, dhe të lejohet që brenda tij secila fe të futet edhe në shkolla shtetërore, çfarë do të ndodhte me çështjen kombëtare atëherë?
Tash vonë u mbajt një konferencë me krerët e fesë islame në Prishtinë, ku u debatua për kërkesën që edhe në shkollat shtetërore në Kosovë të futet lënda e fesë islame! Zoti Bajgora, zoti Tërnava e disa të tjerë ishin më të zëshmit. Z. Bajgora përkrahu modelin e Kroacisë, për futjen e lëndës fetare. Z. Bajgora duhet ta dijë se kroatët, edhe nëse paskan futë lëndën fetare në shkolla, ata pikë së pari i takojnë kryesisht një feje , pra të gjithë janë katolikë. Dhe futja e fesë në shkolla atyre nuk u prish punë, sespe janë një komb dhe kanë një fe. Kjo vetëm sa do ta ndihmonte edhe më shumë mirëqenjen e kombit kroat.
Në shtetet shqiptare, në qoftë se feja radikalizohet, siç po tendenca të bëhet, do të prishte shumë punë në sferën kombëtare. Deri para luftës së fundit, besimet në trevat shqiptare kanë bashkëjetuar në harmoni pa asnjë problem. Fatkeqësisht situata tani është krejt ndyshe. Disa sekte islame kanë filluar të dalin haptas edhe kundër kulteve fetare katolike e ortodokse dhe figurave historike shqiptare, siç është rasti i një peticioni kundër personalitetit të Nënës Terezë etj.
Po si do të ishte puna nëse feja islame do të lejohej në shkollat e Kosovës, ku shqiptarë janë rreth 2 milion e gjysmë , aq sa ka vetëm një lagje e Londrës, dhe kur përqindja e popullsisë është (sipas disa të dhënave të pa vërtetuara saktë) rreth 70% mysimanë, 20 % katolikë dhe 10% te tjerë? Në pytjen e gazetarit se çfarë do të ndodhë me fetë e tjera , sidomos me pjesëtarët e fesë katolike në Kosovë, Bajgora, duke u munduar të krijojë një „balancë“ në mes të këtyre besimeve, u përgjigj se „edhe ata do të mund të mësonin për fenë katolike në shkollat ku ka nxënës të këtij besimi“!
Unë habitem me këta hoxhollarë shqiptarë, që për një karrierë të tyre, ose për, ndoshta, disa beneficione nga shtetet arabe, apo ku ta dijsh se nga, interesin fetar e hedhin mbi atë kombëtar!
Unë mendoj se Ministria e Arsimit e Kosovës duhet të mos e lejojë në asnjë mënyrë futjen e fesë në shkolla shtetërore! As fenë islame, as fenë katolike, e as fenë ortodokse! Asnjë!
A s’po u mjaftoka hoxhollarëve, si në Kosovë, poashtu edhe në Shqipëri që fenë ta mbajnë në kolegje të veçanta fetare, sikur që është medrezeja „Alaudin“ në Prishtinë? Kush të dojë le të shkojë në këto shkolla! Çfarë mund të ndodhë me fëmijët tanë, në qoftë se do të lejojej që hoxhollarë, si ai që ishte në Drenicë, të hapin „mejtepe“ për fëmijë të vegjël, ku do të mësonin arabisht? Kujt i konvenon kjo politikë arimore?
Të nxitur nga kjo „demokraci“ kleri mysliman, poashtu, ka filluar të bëjë presion në institucionet tona edhe për lejimin e shamisë në shkolla. Madje, kohë më parë, u organizua edhe një demonstratë në Prishtinë nga ekstremistë islamikë, për lejimin e shamisë në shkolla! Shamia nuk është veçori e veshjes shqiptare! Atëherë kujt po i intereson kjo? Mendoj se përfitime kanë, ndoshta, vetëm ata që janë të shitur tek shtetet arabe... Në një deklaratë të myftiut Tërnava se ç’mendon për shaminë tha: „Vajza ime studion në Londër, por ajo mund ta mbajë ose jo shaminë“, duke i bishtnuar pytjes se gazetarit, se s’ishte në pytje për shaminë që e mbajnë sudentet, pra jo as vajza e tij, por për fëmijët e shkollave shtetërore që mësojnë në Kosovë.