2011-04-21

Bota shpirtërore e Mexhit Mehmetit


Duke i lexuar veprat e Mexhit Mehmetit, do te verejme se aty do te gjejme boten shpirterore te tij, perjetimet, vuajtjet dhe gezimet, por edhe gjykimin e te keqijave qe e rrethojne
 
Mexhit Mehmeti eshte nje personalitet, i cili letersise sone i ka dhuruar disa dhjetera vepra letrare te zhanreve te ndryshme. Perveç drames, analizave, reportazheve e shkrimeve publicistike te shumta, Mexhit Mehmeti talentin e tij artistiko-letrar me se miri e ka shprehur permes poezise dhe prozes. Kur hapesira e te shprehurit iu eshte dukur e ngushte ne poezi, iu eshte rrekur prozes, e kur bindej se vetem permes disa vargjeve mund te shpaloste nje rrefim te tere jetesor, i qasej poezise. Duke i lexuar veprat e Mexhit Mehmetit, do te verejme se aty do te gjejme boten shpirterore te tij, perjetimet, vuajtjet dhe gezimet, por edhe gjykimin e te keqijave qe e rrethojne. Ne fakt, Mexhiti, si çdo autor tjeter me renome, ka copeza te jetes se tij dhe copeza te jetes se te tjereve, te shkrira ne nje personazh apo ne disa prej tyre. Vete jeta eshte roman, kishte shkruar dikush nje here dhe Mexhiti kishte menduar ne vete sikur vertet te ishte ashtu, njerezve nuk i mbetej gje tjeter veç te shkruanin perjetimet e tyre jetesore dhe secili prej nesh do behej shkrimtar. E secili nuk mund te behej shkrimtar, sepse nevojitej dhunti, talent, inspirim dhe mjeshtri e thurjes se vargut artist.

Sa shpesh na shkuan ardhjet e u kthyen shkuarjet s’ ka të numëruar.Përsëritjet përherë po na bëjnë të vendnumërojmë. Unë nuk e dua as vrasësin as të vrarin.Alfabetin e lirisë dhe të gjuhës nuk e kam ndërruar, jam ai moçmi. Arti im në plot vargje kullon gjak. Më kot dihati të shkurtoj udhën, por udhë të tjera të pafund ma mbyllin udhën , shprehet poeti nga Presheva, Mexhid Mehmeti ....

[foto+flori.jpg]


   Shkruan Flori Bruqi


Jo rrallë të mëdhenjtë kanë etje për gjak, për luftë, për interesa të tyre. Ky fat tragjik po e ndjek vazhdimisht popullin tonë. Ende pa u tharë gjaku i ‘ 99- tës , Kosova sërish rrezikon të përgjaket për luftat e pakryera, për pjesët e betejave të pafituara. Ata që aktualisht bëjnë urdhërin e kësaj kohe, gjakun e kanë lëndë larëse nëpër fushat e betejave, shkruan poeti Mexhid Mehmeti në librin e tij, “ Trungu i pikëllimit”. Poezia tek unë shprehet Mexhidi, nuk di të flë, nuk di të hesht, se gjak më kullon shpirti, thotë autori i disa  veprave,

Picture

Në dramën e Kosovës , në dramën e popullit tim, ne vazhdimisht jetojmë me dhimbjet e Aborteve banale të historisë. Kosova po e jeton dramën më të rëndë shpirtërore, dramën e dështimit dhe të abortit historik. Njerëzit duhet të flasin, të flasim duhet të gjithë.Nuk di pse më shfaqet (njeri- ngrënësi i baladave, ajo fytyrë e pafytyrë në mes të epizodave të kinemasë sime.Sepse, shumë kemi jetuar me “lirinë” e të tjerëve, me lirinë e pa liri.Nën qiellin tonë jo rrallë, padrejtësia vret me egërsi. Nën prangat e huaja “drejtësia”është më e padrejta.I huaji nuk të lë kurrë të zhvillohesh e të ecjesh përpara.Shpirt, zemër, tokë, nuk bëra gabim që të desha, ai përqafim ishte i domosdoshëm, një urdhër i zemrës.Unë pyes, po i pyeturi s’ përgjigjet.Muret kudo në këtë nën qiell më kërcënojnë, andaj, sado që e dua lirinë, unë druaj nga ata që kanë në duar Urdhërin e tyre për historinë. Plani i Athisarit nuk më pëlqen, se fsheh asimilimin dhe zhbërjen e emrit të popullit tim, asimilimin e gjuhës, dhe simboleve, këto nuk janë shqetësime të vogla, shprehet poeti, por, unë kujtoj se Kosova është e mençur, se në Kosovë ka shqiptar e shqiptar.

Ndërsa në vendin tim shprehet poeti, Mexhit Mehmeti, dhimbjes i ka humbur kuptimi. Poezia e Mexhid Mehmetit, është poezi e fortë, poezi e gjakut tonë të fisëm. Shkrimtarët e Kosovës Lindore ( Bujanovc, Preshevë, Medvegje ) bëjnë punën e tyre prej poeti. Presheva është qytet i zemrës sime. Hireve të Preshevës shumë i shkon poezia. Poetët e talentuar të Luginës, si Jonuz Fetahu, Qerim Arifi, Feime Selimi, Dashnim Hebibi, Xhemë Karadaku, Nerimane Kamberi e të tjerë, janë të pagjumtët e kësaj peme të gjakut.Ata dhe vetëm ata shkruajnë dhe lexojnë plagët e tokës, zjarrin amë të dhimbjes. Unë s’di të nënshtrohem më thotë poeti, se i nënshtruar nuk bëj dot asgjë. Arti i Mexhit Mehmetit dashuron me forcë dheun dhe atdheun e tij : Mësimi i jetës, shtatë dhimbjet, fija e lëmshit, trungu i pikëllimit, duart e bukura, fjala e vullkanit, dhe qindëra poezi të tjera tregojnë fuqinë dhe angazhimin e tij prej poeti. Për lirinë kurrë nuk mund të bëjmë sa duhet, për vlerat e saj duhet të punojmë gjithë jetën, është mesazhi i poetit, Mexhid Mehmetit,të cilin e uroj për angazhimin e tij letrar e patriotik, me një Kosovë dëshirash!..

Mexhid Mehmeti lindi më 11 qershor 1948 në fshatin Zhunicë të Preshevës.Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Preshevë, kurse Fakultetin Filozofik dega Gjuhë e Letërsi Shqipe i kreu në Universitetin e Prishtinës.Një kohë punoi në arsim profesor i gjuhës shqipe në Qendrën Arsimore “Skenderbeu” në Preshevë, në shkollën e mesme në Tërrnoc të Bujanocit, si dhe në shkollat fillore të Raincës, Corroticës dhe Preshevës, pastaj përkthyes në gazetën “Flaka e vëllazërimit” në Shkup, ndërsa nga viti 1985 e deri në përfundim të luftës në Kosovë, punoi gazetar në gazetën “Rilindja” dhe “Bujku”, në Prishtinë përkatësishtë korrespondent i saj nga Kosova Lindore.Pas luftës deri në shuarjen e së përditshmes “Rilindja” ishte gazetar dhe redaktor i rubrikës së kulturës, kurse tash është i papunë.Jeton dhe vepron në Fushë- Kosovë.Është anëtarë i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.


Picture




Mexhid Mehmeti me krijimtari letrare filloi të merret që nga bankat e shkollës fillore. Vjershën e parë e botoi në vitin 1965 në revisten “Zani i rinisë”.


Është shkrimtar me vlera të qëndrueshme letrare.Mexhidi ka një rezon të gjerë të krijimtarisë letrare, poezitë e tija janë të pasura me figura letrare, pra kanë figurshmëri poetike gjë, që i bënë shkrimet me një cilësi të lartë artistike.

Picture

Pos që shkroi poezi Mexhidi shkroi edhe tregime, novela, katër drama, poemën për fëmijë dhe dy romane.Për veprat letrare të shkrimtarit Mexhid Mehmeti kanë shkruar pozitivisht edhe Kritikët letrarë nga Kosova, Shqipëria dhe më gjerë.

Veprat letrare:


“Klithje e përmallim”(Poezi), 1977, “Lumja”(Tregime)-1982, të dyja botim të Klubit Letrar “Feniks” të Preshevës; “Frymëmarrje”(Poezi)-1984 “Flaka e vëllazërimit” Shkup, “Peizazh i ngrirë”(Poezi)-1994, “Rilindja”, Prishtinë; “Monstrumiada”(Tetralogji me dramat “Zibardhët”, “Monstrumiada”,”Ëndërroj për një ditë”, dhe “Vdekja e hijshme”)-1998, “Vatra”, Prishtinë; “Presheva”(Poemë)-1998, “Vatra”, Prishtinë; “Rikthim dhembjeje”(Poezi)-1998, “Vatra”, Prishtinë ; “Puthja vrastare”(Tregime)-2003, “Gazeta Rilindja”, Prishtinë; “Hija e korbit”(Vëllim me novelat: Hija e korbit dhe Zgafella e hutinit)-2005, KL “Lumi i Bardhë”, Mitrovicë; “Pikë në zemër”(Poezi)-2005, “Ura”, Prishtinë; “Pallati me yje”(Poemë për fëmijë)-2006, “Ura”, Prishtinë; “Shtatë ditë pas vdekjes”(Roman)-2006, “LSHK”, Prishtinë, “Furtuna”(Roman)-2007 “Ura”, Prishtinë dhe përmbledhjen me poezi "Përtej harimit", "Ura", Prishtinë, 2008.
Picture

Mexhid Mehmeti është fitues i disa çmimeve letrare në poezi, si dhe të çmimit “Hivzi Sulejmani” të LSHK-së për prozën më të mirë të vitit 2006 me romanin “Shtatë ditë pas vdekjes”.


Picture


Mexhid Mehmeti, Roman Kissiov i Sabahudin Hadžialić, tetor 2010.., Tetovë


Picture
Mexhid Mehmeti shkrimtar me vlera të qëndrueshme artistike, është i prezentuar në shumë vepra historike, kritike, leksikone, antalogji e panorama letrare, albume, etj., në shqip e në gjuhë tjera, si për shembull në :Sevdije Ahmeti, Amedan Jani, Musa Gërguri:”Jeta e re”-Bibliografia 1949-1979, Prishtinë 1976, Hasan Hasani “Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë 1501-1990”, Prishtinë 1994, “Jeta e re”, numri jubilar 1949-1999, nr.4, Prishtinë, Demir Behluli:”Portrete shkrimtarësh”, Prishtinë 2002, Hasan Hasani “Leksikoni i shkrimtarëve shqiptar 1501-2001”, Prishtinë 2003, Ferdinand Laholli:”Antologji e poezisë moderne shqipe”, botoi “Doruntina”, Buckeburg 2002-2003, Nebi Islami “Historia dhe poetika e dramës shqiptare (1886-1996)”, ARTC, Prishtinë 2003, Hysen Këqiku “Psherëtimë për tokën”,  Panoramë letrare e krijuesve të Kosovë Juglindore, Gjilan 2004.


Picture
Mexhid Mehmeti shkrimtar, i takon Plejadës së ndritshme të kombit, e që punon pandërprerë në rritjen e kualitetit të shkrimit të tij. Si shkrimtar i kompletuar Mexhidi asnjëherë nuk e ndali rrugëtimin e tij krijues si në aspektin letrar, ashtu edhe me shkrime gazetareske, vështrime, kritika letrare etj., ku shpesh na gëzon edhe me botime të reja të çfarëdo zhanri qofshin.

Pra lirisht mund të themi se Mexhid Mehmeti posedon edhe më tutje kondicion krijues, dhe se llogaritet si shkrimtar i palodhshëm, dhe synimet e tija janë që atë që e boton të ketë vlera të mirfillta letrare.


Picture
Shkrimtari Mexhid Mehmeti, deri tash i radhiti nëntëmbëdhjetë vepra letrare dhe me sukses i preki të gjitha gjinitë letrare, pra kujtojmë se është në formë të mirë që shumë shpesh të na gëzojë me vepra të reja letrare, e që sigurisht se ka në dorëshkrim një mori veprash  voluminoze ku në të ardhmen presin ta shohin dritën e botimit.





Kujtojmë se shkrimtari Mexhid Mehmeti me sukses,  për të satën herë, forcoi bindjen te lexuesit dhe te kritikët letrarë se në shpirtin e tij ekziston dëshira  dhe dashuria e madhe për krijime të mirfillta e që deri më tash u promovua me sukses  me veprat e tija të botuara deri më tani, dhe s’do mend se këto suksese në krijimtari letrare  do t’i vazhdojë edhe në të ardhmen, ku me  shkrimet e tija do t’ia ngritë vlerën vendlindjes Preshevës,  vendit ku jeton dhe sigurisht edhe mbarë kulturës shqiptare në përgjithësi.



ENDACAKU I RRUGËVE
                        

(magjistrali)


            U rrita bonjak në gjirin e këtyre ditëve vjeshte
            N'gurra t'ftohta pas grigjes ujin e akullt kam pi
            Medet, kam ikur nga vetja në atë shtek kreshte
            Endem pa cak rrugëve që shikimin bën fli

            Xhemilen e kam dashuruar dikur n'ato bregore
            I humbur e i tretur i kalova ca agime të djerra
            Ditët i dogja në flakërimën e syve të mi prore
            Mallin e lidha n'shaminë e kujtimeve plot ferra

            Eshtrat e njomë tash si votrën i kam braktisë
            Hamall i mbrëmë mbeta rrugëve me t'vërtetën
            Më leni të vetmuar, njerëz, në poret e qetësisë

            Edhe pse jam kthyer vonë, e di se keni me folë
            Tash po t' më leni vetëm të ndeshem me jetën
            I plehur në lëkurën nyndë dëshirova një fjollë.

            1968

            RUBAIRA


            Këtu në këtë vend sa e sa herë më zuri drita
            duke thyer gishta e duke shkulur flokë
            mbi fletore t' bardhë plot vjersha e rubaira
            kushtuar vetit dhe “imtësirave n' tokë”

            *
            Vaji i parë në mua kishte shpërthyer
            dikur posa kisha dalur n'dritë si fëmijë
            atëherë s'besoj dikush t'më ketë fyer
            e pse qava ende as vet nuk e di

            *
            I këndshëm është fëmija e vogël
            kur nisën të ecën e të luaj si klysh
            kur e puth i vie erë pafajësie - tëmbël
            e kur të vritet themi: - e muarëm mësysh

            *
            Sa vjet i përcolle n'vdekje o lis
            o lis që sot je molisur e tharë
            me çerdhen e lejlekut n'maje si plis
            sa vjet i përcolle e sa rrebeshe ke parë?

            *
            Fjala pjell fjalën pa qenë shtatzënë
            e zëri i ri fillon e krenohet
            nis e çuditet si lindi pa nënë
            dikush e përqesh po ajo s'turpërohet

            *
            Heshtjen e kam si armë të fortë
            për dikë që premton e pa lidhje flet
            të shumtë janë njerëzit e tillë në botë
            po ashtu nuk dua të jem dhe vet

            *
            Sa mirë për ju që do të keni mundësi
            t'i grahni kalit me flatra si n'përrallë
            më tha plaku që deshi të jet i ri
            po s'mundi se koka ju soll vërdallë...

            1973




            KËNGA IME

            Kënga ime - shpirti im i dejur
            me verë me shi me të tokës puhi

            tek përkëdhel gruan nyndë
            që fle mbi bar mbi kadife mbi grurë
            mbi valë deti e re të bardha
            tek fle

            kënga ime -
            dallëndyshe që ikën në jug
            fluturim e fluturim pa kthim
           
            bari i tharë vdekje e ftohtë,
            gjak i ngrirë akull
            n'damarë e farë

            dhe ëndërr për të dashurën
            në gjumë tek e puth
            është kënga ime


            PËRJETIM NATE ME SHI

            Nuk pres askë
            në këtë natë të errët me shi

            flatrat e zogut të qullura me këngë

            në xham
            janë verbuar sytë e hënës

            veten e ndiej të vetmuar

            buzëkënga më shndërrohet në vaj
            e fletorja më fton

            po s'mund të shkruaj asgjë
            vetëm e përjetova
            një natë të errët e të trishtuar me shi


            PËLLUMBAT

            M'i leni në supe pëllumbat
            t'i kokërrojnë diejt e kokës sime

            mos m'i trazoni nga supet
            pëllumbat
            leni të fluturojnë në zemrën time
           
            se i ngjajnë dashurisë
            dhe erës së jugut


            ME ERËRAT BËHEM NJË

            Me erërat bëhem një
            në fluturim

            si jam
            veten nuk e njoh

            midis detit të tërbuar

            me erërat bëhem një
            maje reshë shkoj

            RRUGË E PADUKSHME

            Rruga deri te cilido yll
            është e gjatë
            e padukshme
            si rruga prej zemre në zemër


            PARANDJENJË

            Nuk e dëshirova ndarjen
            as zgjimin tim
           
            do të vijë një kohë
            kur oqeanet do shterren
            e nëndetëset do marrin frymë
            peshqit do ngriten në këmbë
            e yjtë do bisedojnë
            anatomia do hidhet n'harresë
            e qielli i ftohtë
            diell do kërkojë
            sytë e mi
            prej asaj dite
            nuk do ekzistojnë


            KLITHJE

            Diç e pakuptimtë
            po ndodh rreth meje
            e në trupin tim
            ethe të akullta
            e zjarmi e valë
            herë më ngrin
            herë më kall


            ËSHTË DIKU NJË QYTET

            Në atë qytet
            macet e zeza trupojnë
           

            NË DHOMËN TIME

            Në dhomën time
            ngjyrë mali
            zog i metaltë
            vendnumëron

            lulja kot zgjohet
            mbi shpatullat e tij
            puthja mungon


            ASGJË E JASHTËZAKONSHME

            Asgjë e jashtëzakonshme
            në udhëkryqin pa semaforë
            ku me kohë rrimë unë e ti

            tash për tash heshtim
            erërat luajnë me flokët tu
            e unë midis rrugës
            merrem me fjalët heshtake
           
            të tillë jemi
            në udhëkryq
            asgjë e jashtëzakonshme
        

            KUJTIM PRANVEROR

            Qerpikët magji
            shndërrohen n'lule
            e aromë stine

            muzgu shtrinë hijet
            nisin lojën e përqafimeve
            shtegu i kujtimeve
            ndrit largësitë
            që nuk arrihen


            ASAJ QË NUK U BË GRUAJA IME

            Për bukurinë e vetmisë sate
            do të të ngre mbi retë e bardha
            me gishta do t'i shlyej rrudhat nga balli
            gjakun do ta përtrij ndër dej
            e do të të kthej në moshë vashërie
            që sërish të të shoh
            buzë një luleje




            METAFORË E ZBRAZUR

            Cili është ai
            Që mjeshtëron në Pullaz
            Në Kohë të Pakohë
            Në Natë të Panatë?
            Ollukut të Çatisë
            Lotët e Botës rrjedhin

            Nën Strehë kush leh?
            Apo: Kalë i Trojës
            Hingëllon përsëri

            O Zot ai Bajloz i zi
            Streha Gjak p-i-k-o-n...
            Nga metafora del Motra
            E niset kah Votra

            Pranë Verës
            Plagët e Gjergjit
            Rrjedhin në Fushë Mejdan
            Për Vatan

            1987
           
            SI T'IA BËJMË HISTORISË

            Ktheva në Krujë
            Në Fronin Tënd
            Sy më sy u shikuam
            - Ç't'i bëjmë Historisë
            Pyeta gjakun në mur
            Të vëmë ku duhet një gur

            Në Kasollën tonë diku
            Bëre një sy gjumë
            Bukë hëngre e ujë pive
            Stërgjyshit tim
            Besën ia dhe
            Atë natë të errët e të vonë
            Nën një flamur
            Të lindim e të vdesim gjithmonë

            Të shikoj në sy
            E marr përgjigje
            Nga heshtja jote

            Krujë,
            31 janar 1993
            

            TË GJETUR

            Në këtë Baltë të gjetur  jemi
            Thoshte Pjaka me emër sllav
            Që dinte të zallahiste ende po albanski
            Po që s'e mohonte gjakun arbëror
            Një gluhë zallahitim
            Gojë katër milionë
            Dasmat Vdekjet njëlloj i bëjmë
            Kemi të njëjtat Zakone
            Këtu në Baltën tonë

            "Treqind Trima e dyqind Çupa"
            Këngë e moçme jehon qindra vjet
            Në Tas Karakurd Qyshki...të Ukrainës
            Tre mijë kilometra larg Dheut të vet
            Treqind e sa vjet medet
            Vaj i shkëputur këlthet
            Prejardhjen pa drojë shqipton
            Jeni të gjetur apo ju gjetëm
            Atlantida më s'është sekret
            Gjaku i shprishur shekujve rrjedh

            1993

            BALADË SHQIPTARE

                        Shumë gjak të shqiptarëve
                        O Tivar ti ke pi
                        I vrave pas shpine
                        E me pabesi
                                    (popullore)
            1.

            As Deti i Kuq nuk është i kuq
            I kuq është Deti i Tivarit
            As Deti i Zi nuk është i zi
            I zi është Deti i Tivarit




            2.

            Lulëkuqet e Kosovës
            Rrënjët në Tivar i kanë
            Ditë e natë atje
            Historia qan
            Gjeografinë e shpirtit
            Me lot shpërlan

            3.

            Vetëm në Tivar
            Det të Kuq e të Zi ka
            Vetëm në Tivar
            Deti s'i ngjan detit
            Qielli s'i ngjan qiellit
            Rëra rërës guri gurit
            Dheu dheut dielli diellit
            Ujëloti i shndërruar në gjak

            1993


            KROI I IDRIZ SEFERIT

            I le nam
            Karadakut
            Me Emrin tënd
            Karadaku i gurtë
            U mblodh e u shtrydh
            Të të falë një Krua
            Për atë Emër

            1993



            SI ARRITE NË VLORË

            Kushedi Durmish Presheva
            Si arrite në Vlorë
            Me Isën apo vetëm
            More Udhë
            Krahë të Ismailit
            Shtylla nën Flamur

            1993

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...