Nga Asllan Dibrani
Qeveria e Kosovës nuk po pajtohet me disfatën e turpshme pran popullit të Kosovës,dje në Universiteti AAB-Riinvest “Kryeministër"Thaqi me klikën e vet u mundua tu qes hi syve populli të Kosovës, me një stil te rrejshëm dhe bajat ! Thaqi mundet me i mashtrua vetëm njerëzit qe akoma janë të privilegjuar përmes qeverise, nga djersa e popullit , ku e qoj ekonominë në një kolaps shkatërrues , ne një qorrsokak te pa krye, me çka pretendon qe vetëm me një burim përfitues nga firmat dhe "Emigracioni Shqiptar" në Evropë tu vilen paret përmes shërbëtorëve të vet në pikat doganore të Kosovës me plaçkitje, vjedhje,dhe keqtrajtim me një tatim marramendës ku si pasojë në tremujorin e fundit falimentuan mbi 2500 firma kosovare.
Sherr i debatit u bë studenti Frashër Krasniqi
Prandaj sherr i debatit u bë studenti Frashër Krasniqi gjatë prezantimi të planit ekonomik të Kosovës 2011-2014 nga "Kryeministri" Hashim Thaçi të mërkurën në kolegjin “AAB-Riinvest” e ka vënë në siklet kryeministrin, kur është pyetur nga studenti aktivist i Vetëvendosjes nëse “Kjo qeveri u ka hipur skijave" gjatë kohës së hartimit të këtij plani .
Qeveria e Kosovës e tërbuar ndaj fjalës së lirë !
Aktivisti i “Vetëvendosjes” Frashër Krasniqi, më pastaj ka shpërndarë pamflete dhe në të shkruar “KJO QEVERI I KA HYPUR SKIJAVE!". Më pastaj aktivisti i “Vetëvendosje” është nxjerr jashtë sallës, ku edhe është grushtuar dhe rrahur nga autoritetet qeveritare .Nga kjo rrjedh se nuk ka ma prestigj dhe imunitet kjo qeveri fantazmë, me krim të organizuar në kurrizin e popullit.
Ky argumentim i Lëvizjes VETËVENDOSJE! u përcoll me shpalosjen e parullës “Kjo Qeveri i ka hipur skijave” dhe shpërndarjen e fletushkave me argumentet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! tek të pranishmit, të cilët tërë aktivitetin e miratuan me duartrokitje.