Kur lexon Shpresa Vreton
Nga Fatmir Terziu
Ndoshta rastësisht emrin e shkrimtares dhe skenaristes shqiptare Shpresa Vreto e gjejmë të lidhur me emrin e shkrimtares amerikane, të lindur nga prindër me origjinë nga Polonia, Anne Pellowski. Kjo e fundit në librin e saj Tërheqja e tregimeve nga bota dhe bërjen shembull mes tregimeve Europiane për shaminë (Drawing stories from around the world and a sampling of European handkerchief stories) i jep një vend të rrëndësishëm falenderimi shkrimtares shqiptare, duke e cilësuar si të rrëndësishëm një bashkëpunim të saj me të në fushën e letrave dhe të kulturave. Anne Pellowski ka udhëtuar në botë, duke mbledhur tregimet nga vende të ndryshme si Indonezia, Korea, Rumania, Gjermania, Suedia dhe Japonia. Dhe në lidhjet e treguara nga shkrimtarja shqiptare Vreto, ajo vetëm sa bën lidhjet kulturore mes vendeve, ku Shqipërinë e cilëson si një kulturë të veçantë.
Por, jo rastësisht e gjejmë emrin e shkrimtares Shpresa Vreto në mesin e letrave shqipe të përkthyera në gjuhë të huaj. Në gjuhën e huaj e gjejmë emrin e kësaj shkrimtareje që në vitin 1979, kur libri i saj “Ditë me diell” i botuar në vitin 1976 nga Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” u përkthye në gjuhën greke me titullin Dhijamata. Dhijamata në fakt më tej nga kritika vendase dhe e huaj u cilësua si libri që i solli ‘diell’ jo vetëm letërsisë për fëmijë mes dy kulturave, por edhe vetë shkrimtares shqiptare. Kështu emri i saj hyri ndjeshëm dhe rrjedhshëm në mesin e emrave të tjerë, madje u vu në rrjeshtin e madhe të krijuesve në shumë zhanre.
Shpresa Vreto autore e skenareve të filmit artistik, filmit të vizatuar si dhe autore e librave, është një nga emrat që meriton një vend të rrëndësishëm në letrat dhe kulturën shqiptare. Shpresa Vreto që iu përkushtua krijimtarisë letrare dhe artistike që herët, veprimtarinë e saj si skenariste e ka filluar në zhanrin e filmit vizatimor. Kështu dihet që ajo ndër të tjera, më 1978, ka pregatitur skenarin e filmit vizatimor “Mirela”. Më 1981, së bashku me Xhanfise Kekon bëjnë skenarin e filmit “Kur xhirohej një film”, ndërsa më 1986 në filmin “Fillim i vështirë” na paraqitet si pregatitëse e vetme e skenarit të këtij filmi, për të vazhduar më tej në vitin 1990 me bashkëpunim, po ashtu si autore skenaresh me Petrit Rukën në filmin “Një djalë edhe një vajzë”.
Por s’duhet harruar se Shpresa Vreto është autore edhe e librave. Të njohura janë librat me titujt “Shokë shkolle” (Shtëpia Botuese "Naim Frashëri", 1978) dhe “Vit i paharruar” (Shtëpia Botuese "Naim Frashëri", 1983).
Diku për rrjeshtin e konsiderueshëm e të respektuar të autorëve me të cilët krenohet letërsia shqiptare thuhet fjalët më të goditura. Dhe këtu është një hartë e tërë vlerësimesh dhe vështrimesh me respektin edhe për Vreton. Miranda Haxhia tek shkrimi i saj në gazetën “Metropol” shprehet” “Duke u nisur nga kjo hartë vështrimesh në përgjithësi, dhe duke respektuar përvojën tonë të deritanishme në fushën e letërsisë për fëmijë, nuk mund të mos theksoj e rivlerësoj punën e madhe, vlerën e madhe që i kanë sjellë letërsisë së të vegjëlve emra të tillë si Mitrush Kuteli, Gaqo Bushaka, Bedri Dedja, Tahsim Gjokutaj, Shpresa Vreto, Xhavit Beqaraj, Ferit Lamaj, Nexhmije Muça, Viktor Canosinaj etj. etj.”
Shpresa Vreto njihet nga novela “Kështu është bukur” “Naim Frashëri”, 1978 me 104 faqe. Protagonistja kryesore e kësaj novele është Yllka e vogël. Nga përkëdheljet e prindërve, Yllka është bërë tekanjoze. Prindërit vendosin që Yllka, e cila deri atëherë ka qëndruar vazhdimisht me gjyshen në shtëpi, të shkojë patjetër në kopsht. Novela ka fituar çmim të dytë në konkursin e letërsisë për fëmijë të shpallur nga Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” në vitin 1977.
Kjo autore njihet edhe nga pjesa teatrale për pionierë “Shokë shkolle” “Naim Frashëri”, 1978. Përmbajtja e saj është në dy pjesë me “Kënga ime” dhe me pjesën tjetër “E vërteta”. Subjektet e këtyre pjesëve teatrale autorja i merr nga jeta e fëmijëve të asaj kohe. Në pjesën e parë teatrale, “Kënga ime”, tregohet për një vajzë, e cila këndon bukur. Asaj nuk i pëlqen puna e marangozit, sepse mendon që puna fizike do ta pengojë për t’u bërë këngëtare. Por këtë mendim të gabuar ia heq kolektivi dhe familja. Ajo bindet se puna, jo vetëm që nuk e pengon, por e frymëzon për t’u bërë një këngëtare e njohur. Në pjesën e dytë, “Krahu i thyer”, Agimin e vret ndërgjegjja për një gabim që ka bërë në kabinetin e biolohjisë dhe, pas një lufte shpirtërore, ai i trgon të vërtetën mësueses. Në “Shqetësimet e shoqes sonë” kemi një grup nxënësish të një klase të 7-të cilët bëjnë një aksion për të rregulluar fushën sportive. Meqenëse punën e mbarojnë shpejt, ata shkojnë në kinema duke bërë një gabim: të nesërmen sohet në mbrëmje për detyrat. E merr vesh gjyshi i saj. Kurse ditët e para të pushimeve verore të pionierëve. Ngjarjet zhvillohen në një fshat.
Libri i saj “Ditë me diell” i botuar në vitin 1976 nga Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” ka një tematikë të larmishme...