2011-01-04

"Matanë maleve të të nëmurve" me fakte kunder Dick Martyt

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte dhe është determinantja kryesore e të gjitha ndryshimeve pozitive të bëra në Kosovë. Ajo i ndryshojë rrjedhat e historisë, të zhvilluara qysh nga ripushtimi i Kosovës - në nëntor 1912 nga pushtuesit serbë. Dhe, prandaj me të drejtë thuhet, se: UÇK-ja dhe dëshmorët e rënë në altarin e lirisë, janë dhe do të mbeten përjetësisht krenaria e Kombit tonë.




11 vjet ma parë, më 14 maj 1999, në Kosovën e martirizueme, u krye nji krim i randë: ushtria, policia dhe para-ushtarakët serbe dogjën fshatin dhe masakruen popullsinë civile shqiptare, e pafajshme dhe pa mbrojtje, që pagoi me jetë fatin e tyne me qenë shqiptarë në nji shtet që i vrau dhe i përbuzi për ma shumë se nji shekull!
“Në nji mëngjez të ngrohët të vitit 1999, forcat serbe të Sigurimit dhe para-ushtarake hynë në fshatin e vogel Qyshka, në Perëndim të Kosovës, afër qytetit Pejë. Fshataret u kërcënuen dhe u grabitën : të holla , objekte florini, e karta identiteti. Njizetë e nandë burra u ndanë në tre grupe dhe u mbyllën në tri shtëpi të ndryshme. Aty u coptuen me plumba nga armët automatike, breshni mbas breshnie. Mandej të tri shtëpive u vue zjarri e viktimat u lanë mbrenda të digjen shkrumb. Hetimi rëngjethës i këtij krimi serb zbulon të vërtetën mbi ngjarjet në Qyshkë, thellon kuptimin tonë mbi krimet e luftës, dhe hjedh dritë mbi botën e para-ushtarakëve që kryen krime masive mbi popullsinë civile në emën të shtetit tyne….”

     Kafka e rapsordit popullor nga Gramaqeli  Luan Dobra(82 vjeq) Deçan


Ky paragraf i marrun nga libri “A village destroyed-May 14, 1999” me autorë Fred Abrahams, Gill Peress dhe Eric Stover (Human Rights Watch Center: Univ. of California, 1999) përshkruen vetëm nji aksion, nji ditë të vetme, dhe në nji fshat të vetëm të Kosovës. Me këtë paraqitje, fshati Qyshke dhe tragjedia e popullsisë vendse shqiptare ngritën në piedestalin e monumentit të pavdekshëm të vuejtjes dhe kryqëzimit të nji populli mbar: shqiptarët e Kosovës, objekt i politikës shfarosëse serbe në Kosovë, dhe subjekt i hetimeve, zbulimeve dhe demaskimit të krimeve serbe në Kosovë, sidomos gjatë periudhës 24 mars-10 qershor 1999, periudhë e ndërhymjes së fuqishme të NATO-s për shpëtimin e nji popullsie të pafajshme, dhe e ditëve të lavdishme të rezistencës paqësore ma parë, e ma vonë të armatosun e të organizueme nga UÇK-ja militante.


“Fenomeni kosovar” sic quhet shpesh herë, ashtë unik nga disa aspekte. Aty nuk ka pasë nji luftë të deklarueme në mes dy shteteve; aty nuk ka pasë qëllime agresive territoriale; aty nuk ka pasë dy anmiq të përgatitun për luftë të provokueme. “Fenomeni kosovar” ka qenë nji masakër serbe kundër nji popullsie të pafajshme, e të pambrojtun; ka qenë nji aksion shtypje e shfarosje nga nji okupator i pamëshirshëm kundër nji popullsie që përpiqej me mbijetue katastrofën që rrinte mbi kokë; ka qenë nji ushtri moderne e mbushun me urrejtje kundër nji popullsie të paarmatosun që nxirrte bukën e gojës me frikën e litarit në grykë!

Paramilitarë serb :Miodrag Jokiq-Dragani,Pejë

Ushtria serbe, policia dhe para-ushtarakët serbë nuk sulmuen nji “ushtri” por nji popullsi civile “…me nji egërsi të veçantë që ata perfeksionuen gjatë viteve të luftës në Bosnjë dhe Kroaci”. Me përjashtim të përleshjeve me forcat e UÇK-së, operacionet ushtarake serbe kanë pasë nji objektiv: terrorizimin e popullsisë shqiptare, dhe “spastrimin etnik” të Kosovës.



 Në nji takim me N/Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, krimineli i luftës S.Millosheviq, deklaronte se në Kosovë do të ketë aq shqiptarë sa edhe serbë. Simbas statistikave të kohes, në vitin 1999, në Kosovë ka pasë afërsisht 210.000 serbë, dhe 1.700.000 shqiptarë. Plani i kriminelit Millosheviq parashikonte vrasjen ose dëbimin me forcë nga Kosova të 1.500.000 shqiptarëve, nji valë refugjatësh që do të kishte destabilizue sidomos Shqipninë e Maqedoninë. Natyrisht nji zhvillim i këtillë negativ nuk mund të pranohej nga bota e qytetnueme!


*
Që nga viti 1990, Human Rights Watsh (HRW)ka dhanë raportin e parë ku dokumentohej shtypja dhe masakrat serbe në Kosovë. Në nji veprimtari të këtillë ashte dallue për ndershmëni e saktësi aktivisti Fred Abrahams, i cili meriton mirënjohjen e të gjithë liridashësve e paqedashësve kudo që jetojnë.


                  Ushtarë serb në Manastirin e Deçanit

Në shkurt 1999, para bombardimit të NATO-s , HRW përgatiti raportin “A week of terror in Drenica. Aty paraqitet evidenca e pakundërshtueshme e krimeve serioze serbe kundër shqiptarëve, dhe rreziku i katastrofës që afrohej. Raporti ka qenë nji kumbonë alarmi per të gjithë, europianë e amerikane, se diçka duhej ndërmarrë në Kosovë, me pengue këtë katastrofë.


Polic të Ministrisë së punëve të brendshme serbe në Pejë

Fatkeqsisht, katastrofa ra mbi popullin e pafajshëm të Kosoves. Tashti, mbetej që HRW të dokumentojë krimet serbe gjatë muejve katastrofikë -mars-qershor, 1999- dhe të njoftojë botën mbar për këtë krim, tëzgjojë ndërgjegjen qytetare të botës perëndimore, kryesisht të nji botë kristiane që thirrej në ndihmë te nji botë kryesisht myslimane. Edhe këtu, Kosova ashtë nji rast unik: dallimet fetare nuk luejtën rolin e tyne negativ si në rastet e maparshme, ku myslimanët e Kosovës denoncoheshin si “versioni i ri i rrezikut turk”. Në vitin 1999, udhëheqsit kristianë i thanë “JO!” krimit serb që u çjerr në demaskimin e “rrezikut islam” për Europën…me përjashtim të Rusisë dhe…Greqisë!


Specialcat serb gjatë luftës në Karagaq të Pejës

Hetimet e HRW u përqendruen në intervista me refugjatët e tmerruem nga të cilët u
zbuluen skenat ma makabre të terrorit serb në Kosovë, intervista të regjistrueme gjatë muejve të përndjekjes dhe dëbimit masiv të shqiptarëve nga Kosova. Ma vonë, me disfatën që NATO i pruni kriminelit të luftes, S.Millosheviqit, dhe tërheqjes së turpshme të forcave kriminale serbe nga Kosova, kërkuesit dhe reporterët vërshuen në Kosovën e çlirueme. Aty, ata gjetën konfirmimin e hatashëm të dëshmive të marruna nga refugjatt: “…Kosova dukej nji “nature morte!” shkruen Carroll Bogert i HRW. Pothuejse pa përjashtim , kufomat e viktimave të masakrueme u gjetën pikërisht aty ku refugjatët kishin tregue. Dhe shtëpitë e djeguna ishin pikërisht shtëpitë që refugjatët kishin deklarue se janë djegë…..Gjatë gjithë kësaj veprimtarie hetuese, tregimet e shqiptarëve kosovarë që u strehuen në Shqipni, Maqedoni e Mal te Zi u konfirmuen në nji shkallë shumë të naltë, pothuejse të pabesueshme. Kosova, Çeçenia, Sierra Leone, Ruanda: kudo vdekje e shkatërrim…!

Kosova ka qenë rasti i parë në histori nga ku raportet e aktivistëve të HRW u dërguen direkt nga kampet e refugjatëve; intervista, tregime, dëshmi, fotografi të gjalla. Aty u kuptue se agresioni serb në Kosovë kishte nji emën: “spastrimi etnik” forma ma e egër, ma e ulët, dhe ma e rrezikshme e persekutimit të vazhdueshem dhe sistematik.

Teknologjia moderne, telefonat celulare, e banë të mundshëm këtë aksion thjeshtësisht humanitar: demaskimin e krimit e dënimin e tij pa rezerva!

Libri “Nji fshat i shkatërruem…” ashtë tregimi i shkatërrimit të nji fshati në Kosovë, fshati Qyshkë, afër Pejës. Libri tregon si hetuesit e paisun me teknologji moderne raportuen çdo ditë atë që panë e që ndigjuen nga refugjatët. Ky libër tregon fotografitë që para-ushtarakët serbë kishin “unload” në laptopet e tyne të masakrave të bame në Kosoven e martirizueme, fshatët ku bagëtia e pa-zot sillej rreth e rrotull shtëpiave të djeguna pa kuptue gja, dhe se si ata që mbijetuen.


 I shikojshin në ekranet e kompjuterit ishin në gjendje me njohë dhe me identifikue sulmuesit serbë, pa asnji pikë dyshimi. Teknologjia mundsoi nji formë të re raportimi të shkeljes së të drejtave të njeriut nga Kosova, shpejt dhe vendosmënisht. Autorët tërheqin vrejtjen se “ Nji fshat i shkatërruem…” që sot lexojmë, nuk ashtë nji pjesë gazetareske, nuk ashtë thjeshtësisht nji raport mbi të drejtat e njeriut. Ky libër ashtë nji evidencë dokumentare: lexojeni, shikojeni, dhe gjykoni vetë ashtu si ju merr mendja!” (Parathanje)(Theksi im.SR)


*
Sot, dhjetë vjet ma vonë,kujtojmë afër nji miljonë shqiptarë kosovarë të dëbuem nga shtëpitë e tyne prej forcave të armatosuna e bandave para-ushtarake serbe. Ata shikohen si viktimat e “nji krimi kundër njerëzimit”, si dëbimi ma i madh i nji popullsie civile në Europë që nga viti 1945. Autori, dhe përgjegjsi kryesor? Slobodan Millosheviqi, president i ish Federatës Jugosllave, krimineli që mohoi çdo krim serb në Kosovë!
Në tetor 1998, ma shumë se 298.000 kosovarë -afërsisht 15 përqind e popullsisë- u detyrue me u shpërngul ose me u largue fare nga Kosova. Planet serbe për ndryshimin e balancës etnike të Kosovës tue dëbue sa ma shume shqiptare po plotësosheshin simbas nji plani të paracaktuem: me nji fushatë terrori! Në prill 1999, vetëm në qytetin e Kukësit, Shqipëri, kishte ma shumë se 300.000 refugjatë. Eric Stofer i HRW përcakton:” Ashtu si çdo eveniment tjetër në histori, këto tmerre zbehen në abstraksione të paforme, dhe rrafshohen nga pasaktësia e fjalëve, dhe pakuptimësia e numrave”.
Francezët kanë nji shprehje: “l’usure du temps” (zbehja e aktit nga kalimi i kohës).

Për fat, Catholic Relief Services (CSR) dhe Medecins du Monde (doktorët e botës) dy organizata bamirëse vullnetare ofrojnë ndihmen e tyne, me zemër të hapët të qënieve njerezore për të cilët të gjithë jemi vllazën e motra, pa dallim, pa kushte.

Kriminelet serb  "Munja"Pejë

Eric Stofer gjykon:” Tue ndigjue tregimet e refugjatëve , ma shumë (realitet) humbet se shpëton. Syni nuk ashte mjaft i shpejtë me regjistrue çdo lëvizje të viktimës që tregon; as ka mundësi veshi me dallue valëzimet e shpeshta të zanit emocionues; ose lëvizjen e shpejtë të dorës në përpjekje me shkrue çdo fjalë. Shumica e tregimeve nuk shkruhen kurr, aq ma pak ndigjohen në sallat e gjykatoreve. Ata mbeten në fletoret e shënimeve me shpresë se nji ditë do të tregohen me fuqi, ose ndoshta do të humbasin përgjithmonë!”

“Çka kam humbë?” thrret nji refugjat. “Burrëninë time!” e tue shtërngue supin e reporterit shton:” Besoje fjalën time…dikush do të paguej për të gjitha këto…!” Nji tjetër refugjat thotë: “Nuk e lëshova traktorin. Vetëm vdekja më ndan nga traktori im.” Në mbramje,. Ai kishte mbështjellë traktorin me copa druni dhe çarçafë plastiku në përpjekje me ndërtue nji çati…për traktorin. Nën motor, të shtrimë si me dashtë me fjetë, janë grueja e tre fëmijtë. “Kjo ashtë shtëpia e jonë tashti., e kjo do të jetë shtëpia e fundit!”

Refugjati Qerim Tahu tregon:” Milicët serbë na ndaluen rrugës, dhe na detyruen me u gjunjëzue. Me kalashnikov AK17 na vunë në rresht; ata urdhënuen gratë me hudhë në shesh të gjitha stolitë e florinjta, dhe burrat me zbrazë xhepat. Mandej, mblodhën unaza, belezikë, pasaporta, leje maqine, ore xhepi, brisqe, fotografi, marka germane dhe i hodhën në nji strajce të madhe”. Qerimi pushoi pak e shënoi me gisht tri vajzat:” Ata i detyruen me u zhveshë para të gjithëve me i poshtënue. Dukej sikur luenin me ne”. Tue vue dorën mbi shpatullën e njënës vajze, floke-kuqe me nji shenj të zi pak mbi vetullen e djathtë, vazhdoi:”…Kjo ashtë e fortë. Refuzoi me u zhveshë, e nji milic serb i ra me fundin e pushkës ëe fytyrë”.

Çfarë ngjau në katundin Qyshkë, afër Pejës, më 14 maj 1999?
Në orën 7:30 të mëngjezit, nji kontingent i madh policësh dhe para-ushtarakësh serbë hynë në Qyshkë. Ndigjohen krisma automatiku, dhe disa shtëpi digjen flakë. Ndërkaq, bandat serbe detyrojnë banorët me u grumullue në sheshin e fshatit. Gjatë këtyne orëve, 12 burra pushkatohen, tue përfshi edhe Hasan Çekun, babën e (Gjeneral) Agim Cekut, trupin e të cilit e dogjën në zjarr. Menjiherë, filloi identifikimi i familjarëve të ushtarëve të UÇK-së, dhe pushkatimi i tyne. Megjithatë, nji dëshmitar tregon, u duk qartë se qëllimi i serbëve ishte pushkatimi i të gjithë burrave dhe të rijve të katundit.

Dëshmitari B.B. tregon:” Serbët kishin rrobe kamuflazh. Shumica kishin shami në kokë, dy kishin kapele, disa ishin kokë-zbuluem. Fytyrat i kishin të nxime me bojë; vetëm sytë shiheshin, ishte e vështirë me i njohë. Por na i njohëm fare mirë. Dukej qartë se ishin serbë nga fshati jonë sepse na njihshin neve me emën e mbiemën, dhe kërkojshin:”Më jep çelsat e benzit”,”Mç jep celsat e van-it tand”
Kur sheshi i fshatit u mbush plot, ë e nji burra u ndanë nga gratë e fëmijtë. Menjiherë filloi grabitja e tyne sistematikisht, të holla e objekte te arta….Nji serb i vuni automatikun në kokë nji grueje e kërkoi të holla. Ajo i dha 850 DM. Njeni i ra me shuplakë fytyrës: “Cka mendoni ju?” i tha.”do të vijë demokracia? Këtu ashtë Serbi. Amerika e NATO nuk kanë punë këtu!”

Mandej, të gjithë burrat u përcollën deri te varrezat. Gratë mbetën në shesh të fshatit. Nji reshter më tha se kishin urdhën me vra të gjithë fshatin, por ata do të kursejnë gratë e fëmijtë…” tregon dëshmitari A.A,.

Forcat serbe morën 12 burra nga grupi i 32 shqiptarëve dhe i prunë në oborrin e dy shtëpive Gashi, dhe i detyruen me hy mbrenda në shtëpinë e Sylë Gashit. Aty katër ushtarakë erdhën me ne. Njeni kishte nji mitroloz, të tjeret mashinka. Na vuen me shpatulla për mur. Njeni qëndronte te dera me mitroloz.” Do të ju vrasim familjet në qoftë se nuk na jepni të gjitha të hollat që keni kursye”, Na thamë se nuk kemi.


Tue folë me komandantët me walkie-talkie, ai me mitroloz na tha:” Në emën të Serbisë jeni të dënueme me pushkatim”. Ibro Kelmendi i smurë me zemër, vdiq në vend, e ra mbi mue. Unë nuk lëviza si nji i vdekun, Ushtaraku zbrazi mitrolozin. Të gjithë u vranë me përjashtim të nji të riu. Ushtaraku u afrue dhe e vrau. Nuk e di cili ishte. Unë u plagosa në kofshë. Nji tjetër ushtarak erdhi, e nji tjetër mbas tij dhe zbrazën automatikët e tyne mbi ne. Mandje, edhe nji tjeter, gjithashtu. Unë isha nën kufomat e Ibër Kelmendit e të vllaut tim.

Serbët shanë me fjalë të ndyta, dhe dogjën shtëpinë. Thyen xhamat e dritores, morën nji dyshek, i vuen flakën dhe e hodhën mbrenda në dhomat ku ishin kufomat. Unë lëviza në mes të kufomave e dola përjashtë. Ma mirë me u vra se me u djegë për së gjalli. Kërceva nga dritaria, eca rreth 100 metra e u msheha në pyll. Aty mbeta deri në orën 5 të mbramjes”. deklaron dëshmitari C.C. 59 vjeçar.

Dëshmitari B.B. tregon” Të tjerët u grumulluen përsëri…Serbët ishin të qetë. Shajshin por nuk ngrinin zanin. Çuditem si ashtë e mundun me vra me nji gjakftohtësi të këtillë.
Hymë në kuzhinë. Pashë flakën në grykën e mitrolozit e u rrëzova në krah të majtë. Mendova se të gjithë u vranë, por unë as isha plagosë. Serbi na griu tri herë me mitroloz. Mandej doli nga ana tjetër e dhomës e gjuejti me mitroloz mbi të vdekunit. Kështu bani tri herë me rradhë. Nji plumb më përshkoi kambën nën gju, nji tjetër në kofshë mbi gju. Nji plumb i tretë më theu kockën e kambës…Mandej, serbi nxori revolverin dhe e zbrazi mbi gjashtë ose shtatë kufoma. Unë mbajta sytë e mbyllun. Ra heshtja. Asnji lëvizje. Prita dy ose tre minuta, e fillova me hapë sytë. Shikova rreth meje; të gjith ishin të vdekun…”

Dëshmitari B.B. konfirmon se policët i thoshin Qaush Lushit:” Ju doni shtet? Na jemi 11 miljonë serbe, po të dëshironi shtet kërkoni nga Clintoni e Blairi. Foli NATO-s tashti të ndihmojë”. Qaushi përgjegji:” Na e kemi shtetin!”

Dëshmitari E.E. tregon: “të nesërmen…vendosëm me mbulue kufomat, sepse nuk deshëm që familjet e tyne t’i shohin në ato kondita. Propozova të hapet nji gropë e madhe për të gjithë, sepse ishte e rrezikshme e merrte shumë kohë me hapë nga nji varr për secilin. Erdhën disa gra e fëmij dhe gjetën burrat e tyne të vrame e kufomat e djeguna. Kur pyetshin ku ashtë filani, unë përgjigjesha:”Në qofte se nuk janë këtu, janë të vdekun”.

Grumulluem tridhet e dy kufoma të djeguna e dy te padjeguna, dhe i varrosëm….
Ata që shpëtuen nga vdekja, gra, fëmijë, e pleq u kthyen në shtëpi, ose u mshehën në pyll ku qëndruen deri në mbarim të luftës…”(10 qershor 1999)

(Shënim: Deklaratat e dëshmitarëve janë konfirmue nga aktivistët e HRW për vërtetësinë dhe saktësinë e tyne.)



Në mesin e shumë gazetarëve që mbuluan luftën në Kosovë ishte dhe britaniku Mathhew McAllester, që punonte për Newsday, e përditshme amerikane.

Por lufta në Kosovë nuk mbeti thjesht në raportet e përditshme të gazetarit. Dy vjet pas përfundimit të luftës ai botoi librin "Përtej maleve të të nëmunve – Lufta brenda Kosovës".

Atëherë kur NATO-ja sulmonte caqet serbe, UÇK-ja luftonte në tokë, paraushtarakët dhe njësitet serbe masakronin civilë. Historia që ai sjell është historia e zakonshme e një familje shqiptare në Pejë që është përpjekur të mbijetojë në kohën e aparteidit, që u përpoq të mbijetonte gjatë sulmeve ajrore të NATO-s dhe që në momentin e fundit kur sulmet ajrore përfunduan dhe NATO-ja veç kishte mbërritur në Prishtinë paraushtarakët e Miniçit vrasin pesë nga shtatë fëmijët e familjes Bala, njëherësh dhe Vjollcë e Musa Balën, duke lënë pas vëllain tjetër Isa Balën, bashkëshorten e tij Halishen dhe dy fëmijë që mbijetuan veç në saj të fatit.

Libri i publicistit McAllister është historia e një jete, e një failje që pavarëissht kushteve të vështira dhe dhunës megjithatë beson se fëmijët dhe puna i japin kuptim jetës.

Natyrisht kjo nuk mjafton për familjen Bala, historia e së cilës është historia e njeriut që jeton nga komunizmi në aparteid e më pas në luftë.

McAllester nuk tregon luftën virtuale, por atë të vërtetën ku çdo frymmarje më tepër është dhe shenjë fati që je gjallë, apo e kundërta shenjë se duhet ta mbash në shpinë një fat të tmerrshëm.

Në vazhdim, nga ky libër sillet kapitulli "Vrasjet", një dëshmi më shumë se tmerret e ndodhura në Kosovë nuk janë treguar ende.


"Matanë maleve të të nëmurve" - Lufta brenda Kosovës

Shkruan: Matthew MCALLESTER

VRASJET

Dukej sikur një betejë e armatosur kishte shpërthyer në gjithë Pejën, ndonëse nuk mund të qe kështu. Në qytet nuk kishte më armiq ndaj të cilëve mund të luftonin serbët. Halishja ishte e trembur. Serbët ishin çmendur krejt.

"Duhet të ketë një marrëveshje", tha Isai që kishte dëgjuar lajmet në televizionin e fqinjit, derisa sateliti i tij nuk punonte më. "Mos u shqetëso. Ata janë marrosur krejt dhe do të festojnë edhe humbjet e tyre".

Është e mërkurë, 9 qershor dhe serbët kanë humbur dhe një tjetër betejë në Kosovë. Por këtë rradhë, ndryshe nga 1389, fundi është i qartë. Është një humbje e pastër. 610 vjet më parë beteja në Fushë Kosovë kishte shënuar rrënimin e Serbisë si një vend i pavarur, çfarë bëri që beteja e famshme të shihej si humbje. Por këtë rradhë është mundur. Nuk ka keqkuptime, se marrëveshja që Millosheviqi do të nënshkruajë me NATO-n është humbje dhe në dallim nga 1389 shumica e serbëve të Kosovës nuk po rrijnë e të kundrojnë si do të ecin gjërat pas konfliktit.

Ndonëse pala e tij - NATO-ja dhe guerrilët e UÇK-së, kanë fituar - Isai është i trembur. Ushtarët e mundur mund t'iu kthehen civilëve për t'u hakmarrë. Dhe serbët e thjeshtë, fqinjët, që tashmë duhet të largohen nga shtëpitë e tyre pa faj, ndoshta nuk do jenë aq të sjellshëm sa kanë qenë në këto 11 javë të bombardimeve. Gjatë natës Isai ulet në dritare i shqetësuar se dikush do të vijë në shtëpinë e tyre. Balajt janë në mesin e fare pak familjeve të mbetura në qytet dhe të gjithë e dinë këtë. Ata janë një cak i kollajshëm për dikë që do të hakmerret. Isai shikon rrugën dhe heton me kujdes hijet që lënë dritat e makinave të mbushura me veshje, gjëra të vlefshme dhe fëmijët. Fillimisht ishin fqinjët e tij shqiptarë që ikën kështu, ndërsa tani ata serbë kanë filluar të braktisin shtëpitë dhe qytetin. Ka nga ata që po ikin me traktorë, njësoj si shqiptarët, duke u larguar nga fshatrat afër, përmes Pejës drejt maleve që të çojnë në Mal të Zi.

Duke ndenjur e menduar pranë dritares, një ditë pasi NATO-ja kishte ndërprerë bombardimet, Isai pa një Lada Niva, të forcave policore të kamufluar në blu dhe purpurtë. Ai e dinte se ajo i takonte Nebojsha Miniçit. E kishte parë të kalonte gjatë këtyre javëve nëpër rrugë dhe lutej të mos i vinte re se Balajt ishin ende në qytet. Kishte dëgjuar shumë për Miniçin gjatë këtyre javëve dhe nga të gjitha ato e dinte se qe më mirë që Miniçi të mos e dinte se ata ishin ende në shtëpinë e tyre.

Niva është në krye të një kolone prej 15 makinash që ecnin ngadalë kur hynë në rrugën Dushan Mugosha dhe kaluan para shtëpisë së Isait. Makinat e tjera janë të zeza, derisa banda e Miniçit thirret Munje apo rrufeja. Isai i sheh dhe mendon: "Ata kanë armë të luftojnë me gjysmën e Evropës".

Rada, e dashura e Miniçit, një refugjate serbe e Bosnjës, qëndron e ulur në vendin e pasagjerit, pranë Miniçit, që mban një megafon në dorë derisa ecën ngadalë në rrugët e Pejës.

"Vëllezër serbë, Mos e lini Kosovën! Kosova është e jona! Mos e lëshoni Kosovën!", thërriste Miniçi nëpër rrugë. Më pas ai fillon të këndojë këngë popullore serbe, nga ato që flasin për krenarinë serbe dhe fitoren.

Më pas makinat e tjera kanë pankarta kus shkruhet " Serbia e Kosova - janë tonat". Parada e makinave kalon shtëpinë e Isait dhe drejtohet në pjesët e tjera të qytetit, derisa zëri bëhet gjithmonë e më i largët, kurse autokolona i bie qytetit dy herë rradhaz.

"Ai ishte i dëshpëruar dhe donte të riorganizonte njerëzit e tij dhe të bashkohej me ata që kishin mbetur nga ushtria, policia dhe grupet e tjera paraushtarake që ishin të gatshëm të qëndronin dhe të prisnin ardhjen e italianëve në qytet", kujton një ushtar serb me pseudonimin "Gjorgje", që e kishte njohur Miniçin gjatë luftës dhe kishte bashkëpunuar ngushtë me Munje. "Ishte paraparë që ata të qëndronin dhe të mbronin serbët e mbetur, të gatshëm për të qëndruar. Njëherësh të mbronin qytetin nga UÇK-ja derisa nuk kishin ardhur italianët. Nuk e di se sa ishin, pasi vetë jam larguar dy ditë para fundit", tregon Gjorgje.

Të premten Isai shikonte civilët serbë, jo larg lagjjes së tij, që kishin injoruar thirrjet e Miniçit dhe largoheshin këtë rradhë me të madhe. Makinat e tyre kaluan para shtëpisë së Isait në drejtim të Malit të Zi. Vetëm pak njerëz kishin mbetur: pak ishin shqiptarët që qëndruan dhe mbijetuan, tashmë janë pak civilë serbë që janë të gatshëm të qëndrojnë duke rrezikuar ardhjen e UÇK-së dhe NATO-s për hir të shtëpive të tyre. Të shtunën në mbrëmje Peja ishte më e qetë krahasuar me ditët e fundit.

Rryma ishte ndërprerë që në dreke, kështu që Balajt u bënë gati për shtrat më herët se zakonisht. Musai e kaloi paraditen tek Riza. Ai kishte marrë dy litra raki me vete dhe pas disa orësh kur ishte laguar kishte mbetur vetëm një litër. Tani ai është disi i pirë dhe qëndron i ulur duke pirë cigaret njëra pas tjetrës. Halishje po ngroh fasule në një ngrohëse të vogël gazi. Nuk ka më kuptim të qëndrohet më gjatë në errësirë derisa fëmijët po bëhen edhe më shume grindavecë. Ata po e ndjejnë se koha e çlirimit për ta është afër, pas tre muajsh që kanë qëndruar mbyllur. Dje Halishja kishte bërë petulla në oborr. Fëmijët pasi i kishin ngrënë petullat me sheqer i kishin puthur duart Halishes. Ishte një ndjesi feste. Edhe sonte fëmijët ndiheshin njësoj, por Isai kishte ankth. Halishja dhe Vjollca i veshën fëmijëve pizhamat që t'i çonin në shtrat menjëherë pas darkës me fasule. Isa po ndihmonte duke shtruar përdhe në dhomën e ndenjjes për familjen e tij dhe në dhomën ngjitur për familjen e Musait. Nesër, kishte njoftuar televizori, trupat e NATO-s do arrinin dhe në Kosovën perëndimore.

Miku i vjetër i Isait, Ramë Gashi, po mbante cigaren në gishtat e hollë tashmë në ngjyrë kafe dhe tymoste në errësirën e natës. Ora sapo ka kaluar tetë dhe është shumë errësirë. Rama rri uluar në karrige në oborrin e shtëpisë së tij të mbyllur me dyer të larta hekuri, që gjendet në krye të rrugës Kosmonauti. Derisa thithte cigaren mendonte se si ia kishte dalë familja e tij të mbijetonte në Pejë. Veç një grusht njerëzish kanë qëndruar dhe kanë mundur të mbeten gjallë në Pejë. Familja e tij ishte në mesin e 10 mijë njerëzve që u dërguan në stadiumin e basketbollit dhe që të nesërmen i thanë të kthehen në shtëpi. Përveç kësaj ata u përpoqën dhe dy herë të tjera por çdo herë i kthyen mbrapsht. Policia ushtarake dhe paraushtarakët serbë e dinin që familja e tij ishte në qytet. Rama madje ishte me Isanë në gjykatë ditën e gjyqit të Musait. Ai i mbante mend fjalët e Baçkoviçit.

Nga jashtë dëgjohet zhurma e një makine dhe më pas ndalet. Për fat të keq dëgjohen të trokitura në derë. Rama qëndron i heshtur pa bërë as zhurmën më të vogël. "Hapeni" dëgjohet një zë burri që thërret në serbisht. "Hapeni!"

Rama sërish nuk lëviz. Kushdo që të jetë ndoshta troket e shkon. Brenda në shtëpi janë gruaja dhe tetë fëmijët, mes të cilëve dhe tre vajza adoleshente, Shpresa, Shqipja dhe Valbona. I kujtohet dita kur filluan bombardimet dhe kërcënimet e atij që dihet se çfarë nami ka. Ishte një serb i madh i quajtur Nebojsha Miniç. Njerëzit e tij kishin ardhur në fillim të bombardimeve dhe kishin kërkuar para, duke kërcënuar se do dhunonin tre bijat e tij nëse plaku nuk jepte para në dorë menjëherë. Rama është 65 vjeç dhe punët me shëndetin nuk i ka fort mirë.


Ka punuar si inxhinier dhe ka dalë në pension pak vite më parë. Paratë nuk i ka me shumicë, por atë ditë i dha aq sa mundi njerëzve të Miniçit. Rama shpreson se kushdoqoftë ai që po troket në derë nuk është Miniçi, djalli që ai e njeh se si është. Derisa ishin dëgjuar të goditurat në derë fëmijët ishin mbledhur tek dritaret, shihnin oborrin dhe kishin ngulur sytë nga porta e hekurt e shtëpisë. Ai filloi të dëgjonte njerëzit që ngjiteshin në muret e shtëpisë dhe më pas ja ku janë dorezat e zeza pa gishta, deisa një xhip kaki rrafshoi muret e derës dhe hyri në oborr. Rama e dinte se tashmë nuk mund të bënte asgjë.

Më pas një fytyrë e vizatuar me viza të zeza shfaqet. "Hapeni derën ju të q…nëne" thërriste fytyra e vizatuar.

"Oh, tungatë, prit veç një minutë se po vij ta hapë derën" thirri Rama me zë mikpritës.
Hapi derën ku po rrinin Miniçi dhe njerëzit e tij. Ishin gjithsej rreth 30 veta, të gjithë në tesha kamuflazhi, të gjithë me fytyra të vizatuara me viza të zeza dhe pa shenja identifikuese. Kishin ardhur në gjashtë xhipa të mëdhenj.

Një nga njerëzit e Miniçit i vuri armën në fyt Ramës dhe shkuan nga dhoma e ndenjjes.. Fëmijët filluan të bërtasin. Rreth nëntë prej njerëzve të Miniçit ishin brenda në shtëpi.

"Mbylleni gojën" iu kërcënua një nga burrat duke ia drejtuar armën fëmijëve. Miniçi u ul në kauçin trengjyrësh, të trëndafiltë, të zi e blu në dhomën e ndenjjes, që ishte përballë me derën e hyrjes dhe fuste gishtat në flokët e zinj të prerë shklurt. Dy nga njerëzit e tij erdhën në dhomën e ndenjjes derisa ai nga aty ku ishte mund të jepte urdhëra edhe atyre që ishin ende në oborr të shtëpisë. Miniçi kishte radiolidhëse nga ku dëgjohej një tjetër zë burri, nga i cili dukej se Miniçi merrte urdhëra. Njëherësh ai bisedonte me familjen e Ramës. Ai dukej të ishte në një gjendje të paparashikushme, ku sa kërcënonte me vrasje, në minutën tjetër përpiqej të fitonte simpatinë e njerëzve të shtëpisë.


"Këto janë kohë të vështira" tha Miniçi derisa djersiste në uniformën e policisë. Në dhomën e ndenjjes ishte ngrohtë, pasi aty qe dhe nxehësja e bardhë. "Janë kohë të vështira. E di që do vritem, por sonte do përpiqem të shpëtojë jetët tuaja".

Fytyra e zeshkët e Miniçit dukej e lodhur dhe frymëmarrja i vinte era alkol. Rama dhe fëmijët i kishin parë tatuazhet e Miniçit më parë dhe disa prej tyre mund t'i shihnin sërish. Ja ku ishte sëpata, shkurtesa JNA e veteranëve të ushtrisë, një kobër në shpatulla që niste poshtë në shpinë, katër S-të cirilike të slloganit serb dhe një thikë. Por është dhe një thikë tjetër, por prej vërteti që varej në brez së bashku me revolen në xhepin e bluzës së gjelbër. Ata e dinë pseudonimin e tij, Mrtvi. Sonte, vdekja kishte dhe dy kryqe rreth qafës, një prej ari dhe një prej druri. Njerëzit e Miniçit as qeshnin dhe as bënin shaka. Për një kohë të gjatë ata qëndruan në heshtje, e natyrisht prsinin urdhëra nga zëri në radio. Herë pas here Miniçi thoshte ndonjë fjalë si për të shpjeguar vetveten.


"Ne jemi luftëtarë" i tha ai familjes që mërmëritën për të shtuar se se "askush prej nesh nuk do të ikë prej këtej derisa sa të vdesë dhe i fundit prej nesh. NATO-ja kurrë nuk do të vijë këtu sa të jemi ne gjallë".

Më vonë ai shpjegon se "sonte më në fund po pastrojmë qendrën e qytetit."

Kaloi një orë, ndoshta dhe një orë e gjysmë deris Miniçi dha një urdhër.

"Joska merre atë dhe le të të tregojë shtëpinë" ai i tha njërit prej njerëzve të tij që Rama e dinte se quhej Dalibor Banjac, por që njihej ndryshe si Joska. Banjac ka flokë të shkurtra të verdha dhe është rreth tridhjetë vjeç. "Ti e di se ç'duhet të bësh."

Rama ngrihet i tmerruar dhe drejtohet nga Joska dhe dy burra, një nga të cilët është i gjatë e me mjekër të zezë. Ata e vunë Ramën në ndenjësen e pasme të makinës së zezë që priste përjashta. Rama e ndjen se aty ku u ul pantallonat e tij u lagën. Vë dorën të shohë se çfarë është dhe kur e ngre para syve dora është e mbuluar në gjak. Ai i drejton ata drejt shtëpisë së mikut të tij Isa Bala, kasapit.

Në shtëpinë e Isait, Joska dhe paramilitari me mjekër shkojnë në derën kryesore derisa i treti qëndroi jashtë me Ramën.

Agoni duhet të lodhet pak para se ta zërë gjumi. Ai është në atë gjendje superaktive përpara se lodhja ta kaploi dhe ta kthejë si në filmat me kartona në gjumë të pandërprerë. Kështu që Isai e merr në qafë dhe ecin së bashku përreth shtëpisë.

" Babë, dua të shkojë në shkollë", thërret ai derisa i grah shpatullave të gjera.

"Patjetër do të shkosh", thotë Isai.

"A mundem me pas çantë shkolle?"

"Po kam me të ble një çantë shkolle prej ari"

"Unë do kem çantë shkolle prej ari" thërriste Agoni në mes të të qeshurave.

"Pse nuk do na blesh dhe ne çanta shkolle të arta", pyet një nga fëmijët e Isait, që shikonte derisa i ati kalëronte në shpinë Agonin.

"Unë do t'ju blejë çanta diamanti krejtëve", hidhet Halishja dhe gjithë familja është e lumtur.

Goditjet vijnë nga poshtë prej portës kryesore. Është nëntë e gjysmë e mbrëmjes. Njerëzit nuk vijnë për vizitë në këtë kohë veçanërisht kur nuk ka rrymë. Dëgjohet një zë burri në serbisht. Isai ul Agonin përdhe.

"Hapeni derën. Hapeni derën o shk….. Do t'ja u shkërdhej zotin tuaj. Hapeni këtë derë".

Nuk kishte asnjë nevojë të liheshin jashtë, ndaj Isai nxitoi shkallëve me çelësa në dorë. Dhe derisa bëhej gati të fuste çelësin në portë i bie nga dora. Mungesa e rrymës ka krijuar errësirë të plotë. Me të futur çelësin nis ta rrotullojë. Dardania del në krye të shkallëve .

"Çka do na bëjnë? Cfarë do bëjnë ata me ne Babë?"

"Shko brenda loçka ime. Mos u shqetëso"

Gishtat e mëdha të Isait ndjejnë çelësin dhe hapi derën.

"Nuk do të na hapësh derën", dëgjon ai një zë hakërrues.
 
                                                  Qendra stërvitore  e UÇK-së në FEKEN 


Përballë Isait janë shtatë a tetë burra me kamuflazh të paisur me kallashnikovë, pistoleta, thika dhe granata. Një tjetër pret përjashta në derën e një makine. Të tjerët turren drejt shtëpisë dhe Isai nxiton të ngjisë shkallët me ngut, derisa burrat bërtasin pas tij. Ndonëse errësirë Isai mund të thoshte me siguri se nuk njihte asnjë prej tyre. Isai është në krye të shkallëve kur ndalet dhe i thotë të sapoardhurve. "Merreni orën time", tha Isai, thua se kjo do t'i kthente ata pas.
 
                              UÇK:Bilall Syla me eprorët tjerë në Helshan 

"Mbaje orën dhe të gjithë të mblidhen në dhomën e ndenjjes dhe qëndroni atje. Tani menjëherë".

Familja Bala i bindet urdhërit dhe të gjithë në rresht ulen në kauçin e lakuar që shtrihet në murin qëndror dhe pjesa perëndimore përfundon në dhomën e ndenjjes.

"Ju jeni Musa dhe Isa Bala?" pyet një nga burrat.

"Po. Mos na vrisni kemi fëmijë të vegjël", ia ktheu Isai.

"Ata nuk do na vrasin, hë", siguron Hajriu të atin. "Ata nuk do na vrasin se ne jemi vetëm fëmijë"


Burrat kanë kapele të zeza dhe janë të armatosur rëndë. Një nga burrat në dhomën e ndenjjes është Joska, por për momentin familja nuk e di se kush është ai. Tjetri është i gjatë dhe me mjekër të zezë. Ata i vënë flakën një jastëku me shkrepse dhe e vënë në mes të dhomës për t'i parë fytyrat familjes, t'i hedhin një sy pengjeve të tyre dhe ndoshta të sigurohen se janë në familjen e duhur.

"Ku i keni paratë?" pyesin ata Isain dhe Musanë. Isai ngrihet dhe shkon drejt një dhome të pasme të shtëpisë nga ku nxjerr tre mijë marka.


---------------------------------------
-------------------------

"Ejani me mua" i thotë Joska Isait dhe Musait. "Të tjerët të rrinë ulur. Përjashta është një tjetër paraushtarak me Ramë Gashin. Një burrë qëndron të shohë shtëpinë, por të tjerët marrin makinën e zezë dhe i bien shkurt te rruga Dushan Mugosha, kalojnë përmes rrugës Ushtria Popullore Jugosllave dhe rrotullohen tek qoshja, nga ku shtëpia e Ramës është e para në të djathtë. Nebojsha Miniç po priste kur ata erdhën. Isai e njohu atë menjëherë. Miniç. Mrtvi. Vdekja. Është ai që ka blerë suxhuk në shitoren e tij, që banon jo larg prej aty, ishte po ai që ngiste një Lada Niva një ditë më parë duke i bërë thirrje nëpër rrugë bashkëqytetarëve të tij serbë që të qëndronin. Duket qartë se ai është në krye të njerëzve që janë mbledhur tek shtëpia e Ramës. Dhe duket se ai di shumëçka për Isanë dhe familjen e tij. Joska i jep Miniçit paratë.

"Tre mirë", thotë Miniçi.
"Po"

"Jo. Aty ka shumë më tepër. Nxirrini jashtë, thyejini nga një këmbë dhe do vijnë me shumë më tepër para se kaq. Do t'jua vrasim fëmijët nëse nuk ja jepni paratë".

Ai i thotë këto fjalë i shkujdesur dhe njëjherësh nxjerr revolen duke ia vënë në kokë Isait.

"Kam dhe 4'900 të tjera", thotë Isai.

"Joska, merre atë dhe sill paratë", thotë Miniçi.

Joska dhe Isa shkojnë sërish në shtëpinë e Isait.

Rama dhe Musa rrinë me Miniçin në dhomën tjetër të ndenjjes të shtëpisë së Ramës, që është në të majtë të derës kryesore.

"A doni kafe? e pyet Rama Miniçin, ashti siç bëhet me mysafirët e respektuar.

"Po plak e dua një kafe", thotë Miniçi.

"Edhe unë" thotë Musa.


Fëmijët e familjes Jashari, që ranë në altarin e lirisë më 5 - 7. 03. 1998

Të tre qëndrojnë të ulur në heshtje derisa një nga bijat e Ramës përgatit kafen turke, që e sjell në filxhanë të vegjël dhe i vendos nga tabakaja në tryezën e kafes, prej druri. Rama i dobët e i zbehtë, por i mençur shpreson se e ka krijuar një lidhje me Miniçin gjatë kafes. Ai do që ta bëjë Miniçin të ndihet si mik, me gjithë mirësjelljen e Ballkanit që e kërkon ky rol. Nëse ju hyni në shtëpinë e një shqiptari padyshim ai ju mbron me jetën e vet.

"Dëgjo, a do ma kursesh jetën pasi kam shumë fëmijë"", pyet Rama.

"Do jetë shumë e vështirë për ta shpëtuar jetën, por sonte do përpiqem, thotë Miniçi. "Por pas natës së sotme do të jetë shumë e vështirë të të shpëtojë jetën, pasi dhe unë kam urdhërat e mia".

Rama nuk e kupton krejt se çfarë do të thotë kjo, por nuk e shtyn më tutje duke besuar se e ka një grimë vullneti të mirë nga Miniçi. Rama beson se Miniçi është paramilitari i dytë më i fuqishëm tani në Pejë dhe nëse ai thotë se dikush duhet të vdesë ai do vdesë. Duket sikur familja Gashi ka dhe një ditë më shumë jetë falë mëshirës së Miniçit.

Në këtë kohë në shtëpinë tek rruga Dushan Mugosha, Isa merr 4'900 markat e fshehura dhe ia jep Joskës.

"Sa para të tjera ke?, pyet Joska.

Kjo është e gjitha, 4'900 marka", përgjigjet Isai.

"A je i sigurt?"

Isa mendon se Joska do të mbajë një pjesë për vete pa i treguar Miniçit.

"Jam i sigurt".

Joska e beson Isanë. "OK shkojmë", thotë ai.

Në shtëpinë e Ramës Miniçi merr 4'900 markat dhe duket i bindur se nuk ka para të tjera në shtëpinë e Isait.

"Ktheje ku e morre", thotë Miniçi duke drejtuar dorën nga Isai.

"Po mua?", pyet Musa.

Miniçi qesh."Ty do të mbajmë", ia kthen.

Joska dhe Isa kthehen në shtëpinë e Isait. Musa mbeti dhe duket se e ka mbërthyer paniku. "Merreni këtë" i thotë Miniçi dy nga njerëzve të tij për Musanë dhe Rama dëgjon zhurmën e makinës që morri Musanë.
  
Në rrugën Dushan Mugosha, Isa dhe Joska ngjisin shkallët e shtëpisë dhe i bashkohen anëtarëve të tjerë të familjes dhe paramilitarëve me mjekra. Isa ulet bri të preferuarit të tij, Agonit dhe i përkëdhel qafën e hollë.

"Po të kisha një pushkë i kisha vrarë ata" i pëshpërit të atit në vesh Agoni. Isa e përqafon djalin e tij të vogël.

Joska shikon nga Vjollca dhe me veprime i thotë asaj duke i drejtuar pushkën "Ngrihu". Dhe Vjollca ngrihet.

Njeriu me mjekër në dhomën e ndenjjes mbikqyr me armë anëtarët e familjes, derisa Joska e çon Vjollcën në dhomën e pasme, përbri me dhomën ku gjendjet e shtrirë Mahia. Plaka e paralizuar dëgjon ngashërimat e nuses së djalit, derisa gjithë shtëpia bie në heshtje. Pas pak minutash hapet dera e dhomës ku ishte Vjollca dhe ajo del prej andej me flokë të shprishur dhe e heshtur.

"Çfarë të bëri", e pyet Isai.

"Asgjë", thotë ajo derisa dhunuesi e kthen atë sërish në kauç. "Asgjë".

Njeriu me mjekër rrotullohet tek Isai dhe i vë pushkën në kokë si ndëshkim për pyetjen.

"Babë, Babë", thërret një nga fëmijët e Isait.

"Mbylle gojën ose ju vramë", hakërrohet burri.

Derisa ecin drejt kauçit Joska kërkon nga Vjollca t'i japë krejt bizhutë, përfshi unazat, qaforen, byrzylukun. Ajo heq gjthë arin dhe ia jep paramilitarit.

Vjollca ndihet e turpëruar. Burri me mjekër sapo e kishte detyruar të bënte çkado me të, derisa pjesa tjetër e familjes gjendje në dhomën e ndenjjes e kërcënuar me pushkë, kurse vjehrra e dëgjonte. Çdo anëtar i familjes që ishte në një moshë që kuptonte e dinte se Vjollacën sapo e kishin dhunuar, derisa më të vegjëlit e kishin kuptuar se mamit, apo teta Vjollcës, burri me mjekër i kishte bërë diçka të keqe. Është fat që burri i saj, i cili tani mund të ishte i vdekur nuk ishte aty. Ndoshta ai kurrë nuk do ta merrte vesh.

Vjollca po vuante turpin e saj dhe për pak minuta derisa po ulej në kauç, kurse dy burrat bënë gati kallashnikovat dhe pyetën "A janë të gjithë këtu?"

"Po", tha Isai "Të gjithë këtu jemi".

Pa asnjë fjalë shtesë ata ngrehën armët dhe i bënë gati për t'i shkrepur AK-47. Ata qëlluan së pari fëmijët.

Halishja bëri atë që do bënte çdo nënë. U hodh mbi fëmijët duke u përpjekur që plumbat të binin mbi të. Derisa ajo gjendet përgjatë kauçit ata masakrojnë fëmijët, plumbat grijnë trupat e tyre, duke hedhur në të katër anët copa lëkure, apo organesh të brendshme derisa ata vazhdojnë me breshëritë e tyre. Plumbat kur dalin nga trupat lënë në kurriz vrima edhe më të mëdha se kur kanë hyrë në trup. Më pas plumbat përshkojnë kadifen e kauçit për t'u përplasur në mur. Disa rikthehen në dysheme, derisa të tjerë plumba shpërndahen andej-këtej.

Kur filluan breshëritë e plumbave Vetoni vrapoi dhe brenda sekondit u gjet në dritaren tip francez që çon drejt ballkonit. Shtyn derën, kacavirret nga ballkoni dhe më në fund hidhet në oborrin e shtëpisë. Ndonëse i vogël dhe me eshtra ende të brishta duket se në ato momente asgjë nuk i bën përshtypje. Madje nuk e vuri re që e kishte vrarë këmbën derisa kacavirrej në hekurat e ballkonit. Pas tij vrapon Isai që e pa djalin të largohej nga kauçi në drejtim të ballkonit. Ai e morri menjëherë vendimin se duhet ta mbronte të birin, pasi të tjerët në dhomë nuk kishin më asnjë shans të mbeteshin gjallë. Vetëm Vetoni kishte shpresë të mbijetonte. Ndonëse peshë e rëndë ai u hodh nga ballkoni kapi djalin për dore dhe vraponte rrugëve nëpër natë. Një nga burrat me kallashnikovë vazhdon të lëshojë breshëri plumbash, por ato nuk arrijnë të prekin as Isain e as Vetonin. Ata arrijnë së pari në shtëpinë e një fqinji serb, të cilët nga frika nuk i ndihmojnë. Isai vrapon dhe e lë Vetonin në shtëpinë e Rizës për t'u kthyer pas pak minutash në shtëpinë etij.

Në kaosin e krijuar nga arratija e Vetonit dhe Isait edhe një fëmijë tjetër arrin të largohet. I pa vënë re nga burrat e armatosur, Roni i vogël hidhet nga kauçi dhe vrapon në korridorin e shtëpisë. Ai vrapon për atje ku beson se është i sigurt, tek gjyshja e paralizuar. Gjyshja Mahie qëndronte e shtrirë dhe dëgjonte tek vdisnin njerëzit e familjes. Dhe ja dëshpërimisht në krahët e saj gjendet i nipi. Ajo mendon se ndoshta tani është rradha e saj. Megjithatë mendja i shkon se mund ta mbrojë Ronin me trupin e saj. Kështu e merr djalin e vogël, fëmija i fundit nga shtatë fëmijët dhe e fsheh poshtë këmbëve të saj të pajeta. Është hera e parë që ato këmbë pas kaq vitesh po shërbejnë për diçka dhe këtë rradhë po shpëtojnë një jetë. Kur burrat e armatosur hyjnë në dhomën e saj thonë se nuk ia vlen të merresh me të, derisa nuk e panë fëmijën që rrinte i heshtur i fshehur nën mbulesa dhe i bërë njësh me trupin e gjyshes. Ndoshta edhe ata e kanë humbur aftësinë të numërojnë se sa fëmijë mungojnë. Ndoshta ia ka marrë mendja se ia ka marrë vrapit natën nëpër rrugë. Ndoshta kanë në plan të djegin shtëpinë e bashkë me të gjithçka është brenda.

Dhe kur kanë mbaruar me gjithçka, kur mendojnë se kanë vrarë gjithë familjen, me përjashtim të plakës së paralizuar në dhomën e pasme, me të cilën as nuk ia vlente të merreshe, e derisa ati dhe biri ishin arratisur nga ballkoni, ata i vunë flakën disa jastëkëve dhe i lanë ata të digjen.

"Shkërdhatat e kërkuan këtë", dëgjoi Halishja të thoshin derisa dy burrat largoheshin. Hapat e tyre dukeshin të rëndë derisa ecinin nëpër dyshemenë që e kishte mbuluar gjaku që po përphapej me shpejtësi ngado. Vendet që nuk i kishte mbuluar gjaku dukeshin si ishuj të rrethuar nga det gjaku. "Këta qenër kërkuan NATO-n".

"I kam dhier mu në shpirtin shqiptar", iu përgjigj tjetri.

"Shiko, le të hedhim ca granata kështu që shtëpia të digjet. Më mirë të mos lëmë shenja që t'i gjejnë të tjerët"

Burrat i heqin siguresën dy granatave të dorës dhe i lënë në shkallë, të cilat duke qenë prej druri do marrin flakë lehtësisht. Me shpejtësi ata u larguan. E shtrirë mbi trupat e fëmijëve Halishja dëgjoi dy shpërthime, që nuk shkaktuan dot zjarr. Ndoshta mjekëroshave nuk iu intereson shumë për të djegur shtëpinë pasi nuk kthehen pas të kontrollojnë a t'i torturojnë sërish. Ndoshta janë shumë të zënë. Trupat e NATO-s janë në Prishtinë dhe brenda një dite ato do jenë dhe në Pejë. Ndoshta atyre iu duhet të bëjnë bagazhet gati për t'u larguar para se të nisen nga malet drejt Rozhajës.

Kanë kaluar 30 minuta që kur paraushtarakët erdhën në shtëpinë e Isait. Tani ora shënon 10 e mbrëmjes.

Pesë nga shtatë fëmijët gjenden në kauç me trupat e copëtuara nga plumbat. Katër prej tyre janë të vdekur. Nita ka humbur vetëdijen, por është ende gjallë. Nëna e saj, Vjollca edhe ajo ka vdekur. Halishja është qëlluar tetë herë, në krah, në kraharor në gjoks. Burrat menduan se ishte e vdekur. Edhe Halishja beson se shpejt do të vdesë.

Halishja tërhiqet dhe sheh mbi kauç trupat e fëmijëve njëri-mbi tjetrin si dhe Vjollcën. Zvarritet nëpër tërë shtëpinë duke kërkuar kush ka mbijetuar, por nuk gjen askënd. Mahia dhe Roni janë të heshtur në tmerrin e tyre. Kontrollon në banjë, në depo derisa gjaku është ngado dhe ajo duke u mbajtur në mure i lyen ato gjithë gjak.

Kthehet sëish në dhomën e ndenjjes ku sheh se Nita është ende gjallë, por e plagosur rëndë.

"Oh loçkë, tani duhet të shkojmë", thotë Halishja. "Duhet me shku në spital".

"Nuk e lë mamin", thotë Nita. "Nuk e lë, jo, ajo do zgjohet shpejt."

Halishja përpiqet ta bindë Nitën, por ajo nuk do të largohet.

10 minuta pas breshërive Isai kthehet në shtëpi vetëm. Është i tmeruar nga ajo që beson se do gjejë në shtëpi, vrasësit dhe kufomat e fëmijëve.

Berenda në shtëpi janë Halishja dhe Nita, dhe dëmet e shkaktuara nga granatat, gjaku dhe ajo pishinë e errët gjaku në dhomën e ndenjes. Isai dhe Halishja flasin nxitimthi, pa kuptim derisa askush nuk e dëgjon njëri-tjetrin. Isai përpiqet ta marrë Halishen me vete e të largohen nga shtëpia. Ai është i tmerruar se ata do kthehen sërish. Tani është rradha e Halishes të mos pranojë t'i lërë kufomat vetëm. Fëmijët e saj kanë vdekur dhe ajo është qëlluar aq shumë herë, po humb aq shumë gjak sa që padyshim do të vdesë së shpejti.

Ajo do të qëndrojë me ta.

Isai largohet të shohë sërish Vetonin dhe kur kthehet nuk e gjen Halishen aty. E frikësuar për vdekje se ata do ktheheshin prapë Halishja hidhet nga ballkoni dhe troket tek shtëpia e Rizës. Më vonë në ditarin e tij Riza shkruan: " Ia hapa derën. Mezi qëndronte në këmbë. E ndihmova të hynte brenda dhe pashë se ishte e mbuluar në gjak. E vendosëm në qilar si vendi më i sigurt, kurse ajo na tha se ishte plagosur në gjoks. Ajo nuk pushonte së qari e së rënkuari për fëmijët, duke thënë se nuk ka më kuptim të jetonte pa fëmjët, jeta e saj nuk vlen më asgjë. Ishte errësirë e thellë, aq sa nuk mund të shikonim as se ku ishin plagët. Edhe fëmija i saj qante. Isai nuk po dukej. Më vonë e pamë se kishte hemorragji të madhe nga e cila dhe mund të vdiste, por si ta ndihmonim kur nuk kishim as dhe një shkrepse të vetme. Breshëritë e plumbave dëgjoheshin papushim dhe nga drejtime të ndryshme. Tani as mund ta mendonim të largoheshim nga shtëpia. Si mund ta linim të plagosurën vetëm. Ta merrnim me vete ishte e pamundur pasi ajo nuk mund të ecte. Nga ana tjetër nuk e mbanim dot, pasi ishte e rëndë, mbi 100 kile. kështu ia lëmë veten në dorë fatit."

Ende në shtëpi Isai gjen Ronin në dhomën e pasme dhe vendos që të mos ta lërë tek shtëpia e Rizës në mënyrë që familja të kishte më shumë gjasa t'i mbijetonte sulmeve të tjera të paraushtarakëve. Isai e lë nënën në dhomën e saj dhe del në rrugë së bashku me Ronin. Nita nuk pranon të largohet nga e ëma dhe mbetet aty e shtrirë në mesin e të vdekurve, derisa plagët i kullonin gjak në kauçin edhe ashtu të zhytur në gjak.

Në cepin e një shtëpie të djegur, vetëm dy dyer larg shtëpisë së tij Isai hyn në rrënoja dhe e gjen një cep ku çatia ende mbahej. Aty ndihej era e djegjes së dy muajve më parë. Kjo ishte një nga shtëpitë e para të djegura në Brezhnik. Nuk dihet se si, por flakët kishin harruar një shtrat, në të cilin Isai e vë Ronin. Djalin e vogël e zë gjumi. Isanë nuk e zë gjumi. Roni zgjohet herë pas here natën dhe kapet pas Isait i trembur nga ëndërrat e këqija. "Mos ki frike. Fli", ia kthente Isa.

I ulur mbi mbulesat e shtratit, me kokën pas murit, Isai shtrin qafën. Është e dhimbshme, e padurueshme, e mbushur mëri. Kjo është hera e parë që i duhet të mendojë. Ka parë t'i vriten fëmijët, derisa nuk e di ku e ka vëllanë. I kujtohet hakërrimi i Baçkoviçit se do të vriste të vëllanë me thikë, duke e prerë në copa.

Riza për atë natë shkruan në ditarin e tij: "Halishja rrinte pa bërë zhurmë vetëm nuk pushonte duke këkruar ndjesë për shqetësimin që na kishte shkaktuar. Nuk ankohej për dhimbjet e veta, vetëm donte të kthehej në shtëpi që të mos na dëmtonte ne. Shihja në të një shpirt të madh e bujar. Breshërtië dëgjoheshin ende.

Halishja më tha se kishte ftohtë pasi e pyeta si ndihej. E mbuluam sërish dhe e vendosëm në kauç dhe i kërkova të mbahej dhe e këshillova të mos lëvizte shumë që të kufizonte humbjen e gjakut. Isai ende nuk erdhi. Druheshim se e kishin vrarë dhe atë".
Rreth orës 5 të mëngjesit Isa zgjon Ronin dhe ata ecin në rrugë drejt qendrës së policisë. Riza kryqëzohet me ta dhe ndihet i lumtur që janë gjallë.

"Pas gjysmë ore vjen Isai me djalin e Musës", shkruan Riza. "Ai tha se kishte qenë në qendër dhe kishte kërkuar ndihmën spitalore për Haliishen dhe Nitën. Ata i kishin premtur se urgjenca do të vinte"

Isai gjeti një polic serb që e njihte me emrin Kaplan e që ra dakord t'i çonte Halishen dhe Nitën në spital. Isa trembej nga Kaplani. Ai e pyeti se kush e kishte bërë këtë.

"Miniç dhe njerëzit e tij", i tha Isa.

"Më vjen keq. Kjo nuk është në rregull", tha Kaplan.

Ai po i çon ata në spital që gjendet në pjesën perëndimore të qytetit në rrugën që të çon nga Patriakana dhe gryka e Rugovës. Halishja dhe Nita qëndrojnë afër njëra-tjetrës, e megjithëse kanë kaluar 12 orë ende u rrjedh gjak. Ato janë tepër të këputura.

"Faleminderit Zotit ti ke shpëtuar", i pëshpërit Nita Halishes. "Ti do kujdesesh për mua njësoj si mami, apo jo?"

"Po loçkë." Halishja e ndjen përqafimin e butë të Nitës.

Kur arrijnë në spital Halishja dhe Nita rrethohet nga një numër motrash medicionale shqiptare që kishin mbetur. Ato i çojnë menjëherë tek kirurgjia, ku në shërbim është një mjek serb. Ai quhet Jovica Marinkoviç. Në Pejë nuk kanë mbetur mjekë shqiptarë. Marinkoviç është mjek ushtarak, është me uniformë. Shikon gruan dhe vazjën e vogël dhe i drejtohet Isait "Duhet t'i japim gjak menjëherë". Mjeku pyet për grupin e gjakut të Halishes dhe Nitës. "Sa anëtarë të familjes të kanë vrarë" pyet doktori Isën. "Pesë, kurse vëllai është zhdukur", thotë Isa. Marinkoviçi bë kryq dhe pyet" Si mund të bënin një gjë të tillë? Si? Shiko unë do përpiqem t'i shpëtojë. Mos ki frikë se jam serb. Do të bëjë gjithçka mundem".

Isa largohet nga spitali pasi ka lënë atje gruan dhe mbesën. Ka një energji brenda tij. Ai nuk mund ta përballojë idenë se macet mund të lëpijnë gjakun dhe trupat e familjes së tij, apo se mund të marrin erë në të nxehtën e qershorit. Ai nxiton drejt shtëpisë dhe gjen qese plastike dhe i vë në katin nën tokë ku është freksët e ku fëmijët rrinin gjatë bombardimeve. Riza është me Isanë dhe e ndihmon. Një nga një ata i marrin trupat nga dhoma e ndenjjes nëpër shkallë dhe i sjellin poshtë duke i shtrirë në plastikë. Riza ndihet i pafuqishëm kur shikon se një pjesë e kokës së Dardanes nuk është shkëputur nga breshëritë. Derisa Isa e ngre në krah kufomën e Dardanes pjesë nga truri dhe kafka bien në dysheme. Isait i duhet të mbledhë me dorë trurin e së bijës. Edhe një pjesë e kokës së Agonit të vogël nuk është në vend.

Kur ata janë të gjithë në katin nën tokë ai i mbyll plastikat dhe sigurohet se tani asnjë kafshë nuk do ushqehet me trupat e fëmijëvë të tij.

... Në spital Marinkoviçi operon së pari Nitën, gjendja e së cilës është më e rëndë. Ajo vdes gjatë operacionit. Pesë nga shtatë fëmijët tani janë të vdekur.

Më pas ai i shpëton jetën Halishes. Në dhomën e operacionit ai i tregon asaj se ishte qëlluar tetë herë, gjashtë herë në trup dhe dy herë në krah dhe se ishte me fat të mbijtonte pas kaq orësh duke humbur gjak.

Ai i thotë se ajo duhte të qëndrojë në sital për dy muaj e të pushojë, derisa i shpreh keqardhjen për vdekjen e fëmijëve. Ai i tregon se Nita vdiq.

(Përgatiti Flori Bruqi).

Ps, Ju preferojmë të shfletoni dëshmitë nga libri  i publicistës Fetnete Ramosaj "Krimet serbe ne Kosove pa apologji me fakte kunder shpifjeve "ne sitin http://www.shqipnia.eu/Historia_Krimet_serbe_ne_Kosov.htm

Amerikanet qe “zbuluan” Shqiperine

Pas 70 vjetesh, arkeologet amerikane jane rikthyer. Bashkepunimi me koleget shqiptare, zbulimet e koheve te fundit dhe… disa keshilla

nga Jack L. Davis, University of Cincinnati

Teksa kufijtё shqiptarё hapeshin pёr amerikanёt nё vitin 1990, Karl Petruso nga Universiteti i Teksasit nё Arlington shkruante njё letёr pёr Akademinё Shqiptare tё Shkencave. Propozimi ishte i thjeshte: Petruso kerkonte bashkёpunim dypalesh nё fushёn e arkeologjisё. Pёrgjigja qё ai mori nga Muzafer Korkuti, drejtor i Institutit Arkeologjik nё Tiranё, i hapi rrugёn njё programi tё sukseshёm gёrmimesh tё pёrbashkёta nё shpellёn e Konispolit, nё pikёn mё jugore tё Shqipёrisё- vёrtet i pari kёrkim arkeologjik pёr amerikanёt nё Shqipёri.

Bashkёpunimi midis Korkutit dhe Petrusos ndihmoi pёr pregatitjen e terrenit pёr njё tjetёr bashkёpunim nё shkallё mё tё gjerё, qё u organizua nga Muzafer Korkuti, Skender Mucaj, Lorenc Bejko, Mike Galaty, prej bashkёshortes sime Shari Stocker si dhe unё vetё, projekt qё pati pёr qёllim ekplorimin sistematik tё zonave rurale pёrreth Apollonisё. Ky projekt nga ana tjetёr, u bё shkas pёr dy projekte tё tjera nё rajon. Kёshtu Millsaps College filloi njё studim sistematik nё zonёn e Shalёs, pranё kufirit me Kosovёn, ndёrsa Universiteti i Los Angeles-it filloi njё gёrmim tё pёrbashkёt me njё ekip shqiptar nё tumёn e Lofkendit, nё zonёn e Mallakastrёs.

Megjithёse nuk ka pasur asnjё kёrkim nga studiues amerikanё para 1991-shit, nuk ishte Petruso i pari studiues amerikan qё shkeli nё Shqipёri. Nё qershor tё vitit 1938, Elisabeth Pierce Blegen dhe Ida Thallon Hill, gratё e studiuesve Carl E. Blegen, profesor nё Universitetin e Cincinnatit dhe Bert Hodge Hill, dy nga mё tё njohurit arkeologё amerikanё qё punuan nё Greqi nё fillim tё viteve ’20, udhёtuan nёpёr Shqipёri duke kaluar nga Ohri pёr nё Dubrovnik.

Libbi Blegen i shkruante burrit tё saj: “(Ne) patёm njё pushim nё kufi…e mё pas udhёtuam nё njё rrugё tё mrekullueshme mes malesh-u ndjemё si nё kupolёn e botёs”. Nё Tiranё ato u ftuan nё njё darkё nga zoti Grant, shefi i Legatёs Amerikane si dhe nga gjenerali Percy, i cili ishte ngarkuar tё trajnonte xhandarёt shqiptarё; ato vizituan gjithashtu Muzeun e Tiranёs, pёr tё cilin shkruanin se nё tё ruheshin portrete romake tё privuara nga shtatoret.

Dy dekada mё parё bashkёshorti i Ida Hillit, Bert, kishte qёnё i pari arkeolog amerikan i ngacmuar nga ideja pёr tё gёrmuar nё Shqipёri. Ai dhe Hetty Goldman, prehistoriani amerikan, vendosёn nё vitin 1921 tё kёrkonin njё sit arkeologjik i cili te eksplorohej nga Muzeu i Arteve te Bukura nё Boston. Sё bashku ata udhёtuan nё epirin grek, Maqedoni, Thrakёn lindore dhe Shqipёri, (duke pёrfshirё kёtu territore tё Korces e Delvinёs), duke konsideruar si mundёsi gёrmimi edhe qendra si Finiqi. Megjithatё nё fund ata zgjodhёn Kolofonin nё Turqi, duke vonuar kёshtu fillimin e gёrmimeve amerikane nё Shqipёri rreth 70 vjet.

Qe prej vitit 1998, ne nё Universitetin e Cincinnatit kemi gёzuar njё bashkёpunim e marredhёnie tё frytshme me Institutin Arkeologjik nё Tiranё, me Qendrёn Ndёrkombёtare tё Arkeologjisё Shqiptare, me Fondacionin Butrinti si dhe me Institutin Packard pёr Shkencat Shoqёrore. Tё gjithё kёto institucione, nё mёnyre sinjifikative na kanё ndihmuar nё eksplorimet qё kemi bёrё nё rrethinat e Apollonisё dhe Epidamnosit si dhe nё gёrmimin qё zhvillojmё kёto ditё nё rrethinat e Apollonisё, nё “Tempullin e Bonjakёve”. Nё Durrёs nё vitin 2001, tё gjitha kodrat midis qytetit dhe Porto Romanos u vrojtuan sistematikisht sёbashku me kolegёt Iris Pojani e Afrim Hoti, punё qё rezultoi me dokumentimin e njё dyzine sitesh tё panjohura arkeologjike. Njё tempull i ri atje tashmё ёshtё gёrmuar nga Iris Pojani.

Vrojtimi nё Apolloni u zgjerua disa kilometra larg akropolit. Nё Lindje, kodrat pёrreth Margёllicit u vrojtuan ashtu sikundёr edhe bregdeti adriatik nё Perёndim. Nga njё numer i madh sitesh tё zbuluara, njё pjesё tashmё janё eksploruar. Ndёr to pёrfshihet edhe i pari sit i Neandertalit nё Shqipёrinё qёndore, ashtu si edhe tumat e shek.6-tё e mё vonё, tё cilat ishin kёrcёnuar nga grabitёsit e tashmё tё shpёtuara nga pёrpjekjet e Lorenc Bejkos dhe Maria Grazia Amores nё Qendrёn Ndёrkombёtare tё Arkeologjisё Shqiptare. Studiuesit e Universitetit tё Cincinnatit, bashkёpunojnё pёrvit me Vangjel Dimon nga Instituti Arkeologjik dhe Iris Pojanin nga Qendra Ndёrkombёtare pёr Arkeologjinё Shqiptare, duke studiuar rrenojat nё pronёn e familjes sё Bonjakёve pranё fshatit Pojan. Pikёrish kёtu ne kemi zbuluar njё tempull tё hershёm grek si dhe njё qendёr kulti. Dhe jemi tё lumtur qё ky tempull ёshtё pёrfshirё tashmё brenda kufijve tё Parkut Arkeologjik tё Apollonisё duke i siguruar atij kёshtu kujdesin qё meriton.

Nё muajin prill tё kёtij viti, Shari Stocker, Iris Pojani, Ols Lafe nga Instituti Arkeologjik dhe unё patёm nderin tё prisnim nё Shqipёri njё grup studentёsh dhe profesorёsh nga Shkolla Amerikane Arkeologjike nё Athinё, pёrfshirё dhe drejtorin e saj, Steve Tracy. U treguam vizitorёve, pjesa mё e madhe e tё cilёve nuk kishte udhёtuar mё parё nё Shqipёri, disa nga qendrat me tё rёndёsishme tё vendit.

Interesi pёr arkeologjinё nё Shqipёri tashmё ёshtё i plotё. Endrrat e Libbie Blegen dhe Ida Hill janё njё realitet. Miqёsia e fortё dhe marredhёniet mes kolegёve qё tashmё janё vendosur mes nesh, janё ushqyer nga shpirtmadhёsia e mikpritja e shqiptarёve. Kjo gjё pёrbёn njё themel tё fortё pёr bashkёpunim akademik midis Shteteve tё Bashkuara dhe Shqipёrisё edhe pёr shumё vite tё tjera nё vazhdim. Por duhet tё theksojmё megjithatё, se projektet amerikane nё Shqipёri janё tё pavaruara administrativisht nga njёra-tjetra dhe sponsorizohen nga universitete private e rajonale, por jo nga qeveria amerikane e Shteteve tё Bashkuara. Ne jemi tё lumtur qё kёrkimet tona kanё qenё dhe do tё jenё gjithmonё nё bashkёpunim me kolegёt shqiptare. E kёshtu duhet tё jetё. Pёr kёndvёshtrimin tonё, duhet qё Shqipёria tё mёnjanojё hendeqet qё kanё lejuar vendet e tjera tё Mesdheut si Greqia, ku tё huajt dominojnё disa nga sitet arkeologjike. Nё disa nga kёto vende, nuk ka patur njё bashkёpunim midis arkeologёve vendas e tё huaj. Ne kёshtu shpresojmё qё arkeologёt e huaj, si dhe vetё ne do tё jemi tё mirёpritur tё bashkёpunojmё me kolegёt shqiptarё nё projekte studimore nё Shqipёri pёr shumё vite me rradhё.

FLORIPRESS

Albanicus Erectus 7



Nga FLORIPRESS

Para pak ditësh rastisi të më bjerë në dorë një version on line i prestigjiozes “Encyclopaedia Britannica”. Me ngut e vrap shkova te zëri ku bëhej fjalë për letërsinë shqipe dhe, më besoni, nuk e teproj aspak kur them se mbeta pa gojë nga broçkullat që hasa në të. Të paktën në dy raste kishim të bënim me lajthitje përnjëmend trashanike, teksa të tjerat gëlltiteshin disi më lehtë. Po le t’i marrim punët shtruar me rend e vistër. Fillesat e letrave shqipe dhe të të shkruarit në shqipe, Enciklopedia i gjente te dorëshkrimi i të kështuquajturit Teodor Shkodrani, të zbuluar nga një person që mund ta quajmë sendërtuesin e skemave piramidale të letrave shqipe, kinse të zbuluar në arkivat e fshehta të Vatikanit dhe që, për një kohë bukur të gjatë, solli vërdallë gazetarucë e studiues me një barrë mend, sipas shprehjes “hedh një i marrë një gurë në pus dhe njëqind të mençur nuk e nxjerrin dot”. Lajthitja e dytë kishte të bënte me ndihmesën e dhëna në letërsi nga shkrimtarët shqiptarë të gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë dhe atij pasardhës, ku Naum Prifti vendosej në një radhë me Kadarenë me vëllimin me tregime “Çezma e florinjtë” një vepër krejtësisht e harruar e shumë të nderuarit Prifti. Dhe çudia e fundit e Enciklopedisë ishte lista e hartuesve të zërit për letërsinë shqipe ku printe Peter R. Prifti (ndjesë pastë) vëlla i Naumit të lartpërmendur (sic!) dhe, pas tij, një aradhë të studiuesish të panjohur (për kureshtjen e lexuesit as edhe një prej tyre nuk ka jetuar e punuar në Shqipëri, por jashtë, kryesisht në Amerikë), ndërkohë që nuk hasje për be emrin e asnjërit prej atyre që kanë shkruar e botuar një pirg me libra për letrat shqipe dhe autorët e saj përgjatë këtyre shtatëdhjetë viteve të fundit.

Në këtë pikë është e rëndësishme që të zërë fill një orë e më parë puna për hartimin e një historie të letrave shqipe përtej kritereve ideologjike ku të pasqyrohen arritjet nga zanafilla deri në kohët moderne, në mënyrë që vlerat të gjejnë vendin e merituar dhe, ç’është më e rëndësishme, t’u mbyllen shtigjet spekulatorëve e kandrave gjithfarësh që bubrrojnë si mizë lisi rreth e qark. 

2.


Para pak ditësh rastisi të më bjerë në dorë një version on line i prestigjiozes “Encyclopaedia Britannica”. Me ngut e vrap shkova te zëri ku bëhej fjalë për letërsinë shqipe dhe, më besoni, nuk e teproj aspak kur them se mbeta pa gojë nga broçkullat që hasa në të. Të paktën në dy raste kishim të bënim me lajthitje përnjëmend trashanike, teksa të tjerat gëlltiteshin disi më lehtë. Po le t’i marrim punët shtruar me rend e vistër. Fillesat e letrave shqipe dhe të të shkruarit në shqipe, Enciklopedia i gjente te dorëshkrimi i të kështuquajturit Teodor Shkodrani, të zbuluar nga një person që mund ta quajmë sendërtuesin e skemave piramidale të letrave shqipe, kinse të zbuluar në arkivat e fshehta të Vatikanit dhe që, për një kohë bukur të gjatë, solli vërdallë gazetarucë e studiues me një barrë mend, sipas shprehjes “hedh një i marrë një gurë në pus dhe njëqind të mençur nuk e nxjerrin dot”. Lajthitja e dytë kishte të bënte me ndihmesën e dhëna në letërsi nga shkrimtarët shqiptarë të gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë dhe atij pasardhës, ku Naum Prifti vendosej në një radhë me Kadarenë me vëllimin me tregime “Çezma e florinjtë” një vepër krejtësisht e harruar e shumë të nderuarit Prifti. Dhe çudia e fundit e Enciklopedisë ishte lista e hartuesve të zërit për letërsinë shqipe ku printe Peter R. Prifti (ndjesë pastë) vëlla i Naumit të lartpërmendur (sic!) dhe, pas tij, një aradhë të studiuesish të panjohur (për kureshtjen e lexuesit as edhe një prej tyre nuk ka jetuar e punuar në Shqipëri, por jashtë, kryesisht në Amerikë), ndërkohë që nuk hasje për be emrin e asnjërit prej atyre që kanë shkruar e botuar një pirg me libra për letrat shqipe dhe autorët e saj përgjatë këtyre shtatëdhjetë viteve të fundit.

Në këtë pikë është e rëndësishme që të zërë fill një orë e më parë puna për hartimin e një historie të letrave shqipe përtej kritereve ideologjike ku të pasqyrohen arritjet nga zanafilla deri në kohët moderne, në mënyrë që vlerat të gjejnë vendin e merituar dhe, ç’është më e rëndësishme, t’u mbyllen shtigjet spekulatorëve e kandrave gjithfarësh që bubrrojnë si mizë lisi rreth e qark. 

3.
“C’libra do t’iu rekomandonit lexuesve per te lexuar kete vere?” me pyeti nje gazetare e nje prej te perditshmeve te panumerta te kryeqytetit. Mbasi ngurrova nje grimehere iu pergjigja: “Pikesepari librat qe kam me fort per zemer jane ata qe i kam tashme, ngase te librat e rilexuar shkon e has kenaqesi te pazbuluara me pare qe te ringjallin ne kujtese aroma e ndjesi te mrekullishme nga e shkuara, qe rrallehere i pikas te librat e rinj”.

Fjala vjen, i nje natyre te ketille eshte “Skandalet e Kloshmerlit”, i cili mbart nje domethenie simbolike ne qofte se shkojme dhe e vendosim ne suazen e asaj qe ne zhargonin e mediave perkufizohet politika e dites. Thene me shkoqurazi, ngjarjet e tij vijne ndoresh per t’i vendosur ne kontekstin e zgjedhjeve lokale qe duhet te zhvillohen ne vendin tone (me ndihme te Zotit, ose thene ca me ndryshe te huajve) pas pak kohesh. Eshte tejet interesant dhe kuptimplote fakti se ne qofte se shkojme dhe e vendosim ne kontekstin e letersise franceze, “Skandalet…” nuk eshte ndonje kryeveper qe i ka te rralla shoqet dhe Gabriel Shevalieja, autori i romanit, zor se mund te gjeje ndonje vend te lire ne panteonin e te medhenjve te letrave frenge, nderkohe qe, paradoksalisht, i vendosur ne nje tjeter kontekst (fjala vjen si ky i yni), ky liber vjen e merr hijen dhe peshen e nje vepre unikale e te paperseritshme ne sojin e vet. Nje gje eshte jashte cdo dyshimi, te ngjarjet dhe karakteret e “Skandaleve…” mund te heqesh paralele sa te duash e me ke te duash, pra me personazhe qe gelojne rreth e qark teje dhe pushtojne plot pohe e buje faqet e gazetave dhe ekranet televizive, duke u perbetuar se shkrihen per te miren e shoqerise e te qytetareve, si e si t’u marrin votat sa here qe ne dere trokasin zgjedhjet, pasketaj treten nga faqja e dheut per t’u rishfaqur pas kater vjetesh kur te vijne zgjedhjet e radhes. Me te mberritur ne kete pike, e quajme te pavend te vijojme me tej me parelelizma e pandehma te tjera te kesillojshme, por e shohim te udhes te terhiqemi e t’ia besojme kersherise e fantazise se lexuesit te plotesoje te gjitha pjeset e puzzle-t te politikes. Bon voyage, sic do te shprehej autori i Skandaleve e tok me te edhe ne, lexuesit e tij.

4.
Te them te drejten prej kohesh me ka shqetesuar dhe, per fat te keq, vijon te me shqetesoje pyetja: “A eshte politika kurve?” e cila, sic mund te merret lehte me mend, eshte perifrazim ne trajte pyetesore e thenies aq te perhapur nder ne shqiptaret “Politika eshte kurve”. (Nuk di nese e perdorin kete shprehje edhe popujt e tjere te Ballkanit!) Sic thashe eshte nje pyetje qe ka do kohe qe me eshte ngjizur ne tru, por se fundmi ka nisur pernjemend te me shqetesoje, duke verejtur luften e paprincipte, kanibaleske do ta quaja une, qe zhvillohet ne skenen e politikes shqiptare dhe, vecmas, brenda per brenda sojit. (Kaq te shquar lypset te kemi qene ne kete fare lufte, aq sa te huajt s’besoj se do ta kene pasur fort te zorshme te na mbajne te nenshtruar sepse s’di se si ta shpjegoj ndryshe faktin qe ishim te fundmit ne mbare Ballkanistanin qe u cliruam nga osmanet.) Edhe pa qene historian, fare mire mund te vesh re se qysh nga fillesat e shtetit shqiptar e kendej, politika shqiptare do te marshonte ngadhenjyese neper baltovinat e saj, pa e care fort koken qe njerezit e ketij vendi ishin me te varferit, me te paleciturit dhe me te paqyteteruarit e krejt kontinentit.

Jo pa nje fare naiviteti, per te cilin s’me vjen hic turp, gjithmone kam pase menduar se te pakten ne nje sistem te hapur, sic eshte demokracia Politika nuk eshte kurve. Thene me fjale te tjera, nje kucke qe ta dredh sa here t’ia doje kokrra e qejfit, nje kucke qe, duke huazuar serish nje proverb anadollak, thote “Stambolli digjet, kurva krihet”. Ngahere kam menduar se politika eshte lufte brenda institucioneve; se politika eshte transparence; se politika eshte pergjegjesi; se politika nuk eshte nje ideologji bajate; se politika eshte arti i kompromisit midis paleve; se politika eshte mjeti per te zgjidhur dhe jo per te sajuar konflikte. Ndaj dhe per fat te keq te ne nuk ka pasur dhe nuk ka edhe sot e gjithe diten nderrime qeverish, po ka dhe do te kete, per nje kohe ende te gjate, nderrime regjimesh. 

5.
Skena e pershkruar me poshte nuk eshte nje trillese ne mbeshtetje te tezes sime, por e kunderta; teza e sendertuar ze fill pikerisht nga ajo skene qe kam verejtur ne nje emision lajmesh kohet e fundit. Shkrimtari i njohur eshte ulur ne panelin e ngritur enkas per te dhe, perkundruall, nje pyll i dendur me kembalece telekamerash. Ne dukje kemi te bejme me nje konference shtypi. Po ja qe, nderkaq, ti sheh pas atij “pylli te dendur” ca te rinj, te cilet orvaten te shquajne fytyren e folesit dhe, c’eshte me e rendesishmja, te rrokin fjalet e shqiptuara prej tij. Ne te vertete nuk ndodh keshtu, ngase shkrimtari eshte me fort i interesuar te komunikoje me nje publik shume me te gjere se ai i mbledhur ne ate salle dhe per ta realizuar kete shfrytezon mediumin, televizionet. Le te ulim siparin e skenes se lartpermendur dhe te shqyrtojme nga afer dukurine.

Ajo qe ndodh sot e gjithe diten me te ashtuquajturit njerez publike, thene ndryshe politikane, gazetare, shkrimtare, perfaqesues te shoqerise civile, sa per te permendur nje sere syresh, ka te beje me nje dukuri te perkufizuar ne krye te ketij shkrimi me shprehjen “komunikim virtual”. S’do mend, nuk eshte dicka e shpikur ne Shqiperi, por sic ndodh ne viset tona, ketu ka njohur permasa dhe tipare te pazakonta, per te mos thene qe eshte ekzagjeruar ne ate shkalle sa eshte deformuar dhe shnderruar ne te kunderten e vet. Ne thelb kemi te bejme me tjetersim te menyres se komunikimit. Pra, nga komunikimi mediatik eshte kaluar ne komunikimin virtual; thene me shkoqur, gjate nje konference shtypi, politikani, fjala vjen, nuk eshte i interesuar te jap-e-te-marre me gazetaret perballe, por eshte i interesuar me masen anonime, amorfe dhe te panumert qe e ndjek nepermjet ekranit. Ne fund te fundit, ajo eshte cka synohet: turma qe pjell vota per politikanin ose bleresi potencial per shkrimtarin e artistin. Kesodore, komunikimi perfton nje dimension te ri, virtual dhe si i tille tanime eshte i njekahshem. Populli thote: “Fjale qe bien ne vesh te shurdher”. Edhe pse jo gjithmone, shtojme ne. 


6.
Para disa kohesh isha ftuar te flisja ne nje promovim libri te pazakonte, te nje autori edhe me te pazakonte: “Hablamos el mismo idioma” (“Flasim te njejten gjuhe”) te Fabio Ballestracci-t. Libri ishte nje botim luksoz rreth purove kubane, ndersa autori eshte nje karabinier, te cilin, para disa vitesh, detyra e “degdisi” ne drejtim te Karaibeve. Shkurt e shkoqur gjithcka ishte e pazakonte ne ate mbremje. Ne syte e mi, por edhe te pjesemarresve te tjere, ajo dilte nga suaza e veprimtarive qe ne jemi mesuar. Shkurt ishte nje mbremje ku as autori i librit, as folesit nuk u angazhuan ne debate te medha dhe diskure te renda per ceshtje qe mund te lidheshin me politiken, historine, fene e nje zot e di se cfare tjeter, por kallzuan histori rreth andjes qe te jep tymosja e nje puroje te mire. Mbremja u mbyll me elegancen qe zuri fill: pas nje gote me vere te kuqe, burra e gra, ndezen nga nje puro Havane (lipset thene prej verteti).

Edhe pse pa kurrfare kumti ne kuptimin klasik te fjales, veprimtaria misheronte nje koncept te ri lidhur me ate qe mund ta perkufizojme kulture per kulture ose, duke e vulgarizuar, kultura e qejfit. Shoqeria shqiptare ka hyre ne nje faze te re, ashtu si simotrat e saj te qyteterimit Perendimor, e cila perbehet nga dy dimensione: i pari, eshte ai i shoqerise se konsumit, ndersa i dyti, ka te beje me informacionin marramendes dhe frenetik qe e shnderron njeriun pasmodern ne nje fare roboti, nje qenie qe ka humbur shijen e asaj qe ne gjuhen popullore quhet ku-rafsha-mos-u-vrafsha. Nderkohe qe ka edhe nje dimension te trete qe i eshte mohuar kesaj shoqerie (dikur per hir te ideologjise, ndersa sot per hir te nje politizimi te skajshem si reminishence prej se kaluares se afert), te cilin greket e lashte e quanin hedonizem (shqip, endje, kenaqesi), nje ndjesi dhe gjendje estetike qe nuk rrok vec artin, por edhe nje menyre e stil te jetuari. Ma do mendja qe arti shqiptar e letrat kryeherazi, lypset t’ia kthejne kete dimension te munguar shoqerise, ne mos per gjekafshe tjeter, si nje element thelbesisht human...

7.
Para disa ditesh u zhvilluan ne Holande zgjedhjet parlamentare. Fitorja i buzeqeshi koalicionit te majte. Fill pasketaj, me nje deklarate qe nuk cuditi kerrkend (ne Holande!), kryeministri konservator Balkenende dha doreheqjen (u dorehoq, do te shprehej ndonje gazetar qe rend pas modes se shfytyrimit te shqipes). Por ajo qe na beri pershtypje ishte se, ish-kryeministri, shpalli boterisht largimin nga politika dhe kthimin ne jeten private, duke mos pranuar te ishte as deputet ne parlament.

Bukur fort! Po le te hedhim nje sy e te shohim se cfare ndodh ne skenen e politikes shqiptare, ku, sic duken bathet, s’ka nder mend te shkulet kush nga sofra e politikes. Prej afro njezet vjetesh jemi mesuar te shohim te njejtat fytyra (pa zene ngoje faktin qe sot jane me te ngjallur e me te thinjur se vite me pare); te degjojme te njejtin diskur politik (packa se regjistrat ndryshojne kur jane ne qeverisje prej atij qe perdorin ne opozite); shkurt e shkoqur te mbllacisim te njejten kafshate bajate dhe te gjerbim veren e thartuar te Zotyneve tane te amshuar te politikes. Dhe te mendosh qe, nje here e nje kohe, shumekush prej tyre ka pase qene i nderuar ne profesionin qe kryente me perkushtim. Ma do mendja se nuk i hyjme kurrkujt ne hak po te permendim se nje pjese jane shkolluar jashte, madje ne nje kohe kur ne vdekataret e rendomte nuk e shihnin boten e madhe as me dylbi. Po me te kapercyer ylberin e politikes, ata hodhen pas kraheve gjithcka. Pavaresisht nga fakti se humbasin, zgjedhje pas zgjedhjesh, as qe u bie me nder mend te kthehen e te ushtrojne profesionin e dikurshem, cilido qofte ai: mjek, piktor, matematikan, fizikan, gazetar e ku ta di se cfare. Dhe, per me teper, askush nuk mund ta konceptoje, qofte edhe nje dite te vetme ne ekzistencen e lume tokesore, t’u rrije larg kamerave e mikrofonave, ekraneve e syve te grigjes, dhe ta shpjere jeten ne paqen e qetesine e mjedisit familjar.

Sic thote populli, pirolla u qofte! 

Virgjil Muçi

Prizreni ne Muajin e Ramazanit


Prizreni ne Muajin e Ramazanit. Turizmi dimeror ne fshatin e bukur te Brezovices. Dhe bashkejetesa e shqiptareve me shumicen serbe ne Shterpce. Aty ku mungojne simbolet shqiptare dhe gjuha shqipe fshihet me boje te zeze

FLORIPRESS

Ndjesia qe te krijohet kur rikthehesh pas tre vitesh ne Reps e Kalimash, aty kur ne nentor te 2007-es strehoheshin 2.400 punetore te kantierit qe po ndertonte rrugen Durres-Kukes, mund te pershkruhet si dicka mes habise dhe perhumbjes. I habitur sepse rruget gjithe balte, te ngrena rreze maleve nga ekskavatoret dhe makinat e renda, ishin zevendesuar me nje autostrade dhe dhjetra ura mbi te cilat rreshqisje pa u ndjere matane tunelit prej 5.5 kilometrash, qe te nxirrte ne anen tjeter te Kalimashit. Peizazhi qe te shfaqej perpara te perhumbte butesisht ne mendime derisa makina ndalonte perballe hyrjes se tunelit. Funksionon ende vetem njeri krah, prandaj te duhet te presesh jo me shume se 10 minuta per te ndjekur karvanin qe kalon ne anen tjeter te malit. Gjate sezonit veror raportohej se radha shkonte deri ne 3 kilometra nga fluksi i madh i pushuesve kosovare.

Pas tunelit, nje cope rruge e shkallmuar te merzit shpirtin; eshte vazhdim i rruges se vjeter te Kukesit, nje kujtim i tmerrshem per cilindo qe dikur i ka rene udha nga keto ane. Nje tjeter kamp me punetore, te tjera makina te renda qe zhurmojne fort mes maleve. Rruga eshte ne mbarim e siper, derisa me ne fund te lidhet me piken kufitare te Morines, por terreni i veshtire ua ben jeten me te lodhshme punetoreve. E megjithese ky segment nuk eshte me i gjate se 10 kilometra, ta merr frymen me pluhurin dhe gropat e thella. Ne kufi, nje tabele e madhe njofton me shkronja kapitale: Mireseerdhet ne vendin tuaj! Bash, bukur e kane shkruar. Pernjehere kupton se nje doze paradoksi te pershkon mendimet. Dy shtete, nje komb, nje kufi. Per te kaluar ne anen tjeter te tokes shqiptare, ne Kosove, nuk te duhet pasaporta. Mjafton karta e identitetit. Eshte ndjesi e cuditshme kur kalon kufirin dhe vijon te flasesh pa teklif ne gjuhen tende. Te paret qe te pershendesin, pas policeve te kufirit, jane disa punetore me veshjet ne ngjyre portokalli te kompanise Bechtel-Enka. Po punojne per pjesen e mbetur te Rruges se Kombit, tashme te kontraktuar nga pala kosovare, e cila thuhet se brenda 2-3 vitesh do te bashkoje Prishtinen me Tiranen ne 2 ore e gjysme udhetim. Po aq larg sa Tirana me Vloren.

Per te mberritur ne Prizren, nga kufiri duhen fiks 15 minuta: Nje udhetim i kendshem me makine. Qyteti eshte plot gjalleri. Jemi ne muajin e Madh te Ramazanit e megjithate, rruget jane mbushur me njerez. “Gjate Iftarit do t’i gjeni rruget bosh”, thote Kushtrim Kaloshi, shoqeruesi yne, nje burre i ri ne te tridhjetepestat. Lumi i Prizrenit qe zbret nga mali i Sharrit duke pershkuar mes permes qytetin, eshte i qete ne kete periudhe te veres. Ne te dyja anet e tij lartohen kafene dhe restorante, pub-e dhe lokale, ndertesa prej guri te reja e te qemotit, shtepi te vjetra karakteristike prizrenase. Qe ketu shihen Bjeshket e Sharrit qe shkojne pjerrtas me majat apo thepat ne forme piramidale te radhitura njera pas tjetres. Ne antikitet keto male njiheshin si “Majat e Sharres” nisur nga ngjashmeria qe kane me thepat e sharres. “Emri i majes me te larte te vargmalit mendohet se vjen nga gjuha frenge, por ne popull njihet si Maja e Lubotenit”, nderhyn Kushtrimi. Eshte 2553 metra mbi nivelin e detit dhe nje nga vendet kryesore te zhvillimit te turizmit dimeror.

Drejtimi yne merr per nga mali. Ne dalje te Prizrenit, pergjate lumit jane ngritur shume hotele dhe resorte me pishina, te cilat vec sherbimeve baze te restoranteve dhe kafeneve, ofrojne edhe mundesine per te ecur ne ajrin e paster te nje pylli te vogel qe duket se per qytetin kryen te njejtin funksion si Liqeni Artificial i Tiranes. Por, fatkeqesisht edhe ketu duken gjurmet e pakujdesise ndaj mjedisit. Nga njera ane e lumit gjarperon rruga e asfaltuar per makinat, qe nen freskine e pemeve shnderrohet ne nje udhetim mjaft clodhes, ndersa nga ana tjeter nje xhade per ecje te lire, qe shkon paralel deri ne njefare pike. Aty ku mbaron xhadeja ngrihen rrenojat e nje hidrocentrali te vogel, qe dikur mbante me energji te gjithe Prizrenin. Nga kjo pike e deri ne Brezovice, te gjitha kodrat e vargmalit jane shnderruar ne shtepi pushimi: hotele te medhenj, luksoze, me nje pamje magjepsese, ushqim tradicional, ajer te paster…pra, nje vend ideal per t’iu larguar disi streseve te dites. Por, duket se gjithe territori i maleve te Sharrit ka vlera te rendesishme natyrore dhe estetike. Karakteristikat e elementeve te vecanta te mjedisit dhe lidhja midis tyre ofron kushte te vecanta per pushim, ndersa projektet turistike tregojne se aty ekzistojne shume mundesi te zhvillimit te aktiviteteve turistike, rekreative e sportive, gjate veres dhe dimrit. Mandej, kushtet gjeografike dhe klimatike te ketij territori nxisin dhe perkrahin shfrytezimin rekreativ te zones per aktivitete vjetore. Te gjitha keto kane qene teper te shfrytezueshme para luftes se Kosoves, ndersa pas vitit 1999 gjithcka ka rene ne nje lloj letargjie, sidomos gjate viteve te para te Mijevjecarit te ri. Gjithsesi, vitet e fundit banoret e kane kuptuar se turizmi malor mund te jete nje menyre per te fituar dhe kane nisur ndertimet.

“Sfida e vertete per kete zone eshte qe te mos prishe ate cka ndertuar natyra”, mendon me ze njeri nga bashkeudhetaret tane. Qendra e skive, 12 kilometra larg Brezovices, eshte njera prej atyre pasurive qe qeveria kosovare kerkon ta mbaje gjalle nepermjet privatizimit. Ndersa vete Brezovica eshte nje fshat turistik, ku shqiptaret jane rikthyer pas luftes duke rindertuar vilat e djegura dhe duke blere shtepite e serbeve.

Per te shkuar atje, duhet te kalosh fshatin e bukur dhe t’i ngjitesh malit deri ne nje pike ku nuk ka me rruge. Nga Prizreni mund te jete rreth nje ore larg me makine. Por, mbetet gjithnje dyshimi mbi kete, pasi perpara se te shohesh oren, t’i ka marre mendte vete bukuria e rruges qe te con tek qendra e skive. Nje rruge e asfaltuar mire, mes permes nje pylli te dendur me pisha, ku here pas here sheh shtepi te vogla prej druri, ndertesa te bukura me arkitekture serbe, me rrugica dhe oborre te pastra plot lule e trendafila, diku nje lendine me bar te gjelber, gjithcka ne paqe me natyren. Gjate ngjitjes se malit, qe nuk eshte aq e veshtire sa ngjitja e Malit te Dajtit, shkembehemi me druvare qe shohin plot kureshti. Ne lartesine mbi 2 mije metra nuk ka me pisha, as pyll. Vetem nje pllaje me bar mbi shpatin e malit. Syte mesohen me pamjen te mrekullueshme qe shohin nga ajo pike. Vendi ideal per te bere ski. Dyqind metra me lart duken ndertesat e qendres se skive. Diku me poshte saj shtohen shtepite e pushimit, hotelet, baret…”Brezovica eshte vendi turistik me i madh i Kosoves. Dikur kjo qender skish ka qene shume e frekuentuar, por lufta e shkaterroi. Dhe tani qeveria e ka nxjerre per privatizim dhe mendohet ndertimi i nje qendre te re”, thote Hamdi Aliu, nenkryetar i Kuvendit te Komunes se Shterpces. Ai shton se edhe gjate ketyre viteve kjo qender per sportet dimerore ka funksionuar, por gjithsesi duke qene ne pronesi te shtetit nuk eshte bere asnje investim. Ne te vertete, te gjitha ndertesat jane te ndryshkura, teleferiket duken si te ikur nga koha, kioskat me tabela per gjithfarelloj produktesh per konsum ditor ngjajne me teper me disa qeli te vogla ne ngjyre te kuqerremte, dera e ambulances eshte gozhduar pas nje cope druri; te gjitha bashke kompozojne ndjesine e braktisjes. Ndoshta per faj te stines…ndoshta, ne dimer ketu ka gjalleri. Hamdiu shpjegon se para luftes qendra ka pasur me shume se 400 punonjes, por pas luftes nuk u rindertua dot sepse kjo zone u braktis nga turistet; shkurt, munguan te ardhurat. Edhe tani kur duket se leviz dicka per shkak se zona eshte rajoni me i paster ne Kosove, shteti s’ka mundur te vere dore. Sado elitar duket, turizmi dimeror ka nisur t’i terheqe gjithnje e me teper shqiptaret e Kosoves, ndersa te pakte jane ata prej Shqiperie qe e njohin kete destinacion te vecante te gjysmes tjeter shqiptare.

Edhe pse e administruar dhe menaxhuar kryesisht nga komuniteti serb, qendra e skijimit te Brezovices frekuentohet rregullisht ne dimer nga ana e kosovareve, te cilet shkojne fundjavave aty per t’u argetuar. Madje, ka raste kur gjate fundjavave numri i vizitoreve mund te kete shkuar ne 2-3 mije vete. Nese kosovaret aty kalojne te shtune-te dielen, serbet e komunes Shterpce jetojne me te ardhurat qe i vijne qendres se skijimit kryesisht nga shqiptaret. Nga te dhenat e departamentit te turizmit prane Ministrise se Tregtise dhe Industrise se Kosoves, qendra e Brezovices shtrihet ne nje territor prej 2.500 hektaresh, ndersa shtigjet e rregulluara per skijim jane plot 40 kilometra.

Por, Brezovica nuk eshte vec nje destinacion turistik ne Kosove. Ajo ka mbetur nje nga te paktat territore ku shqiptaret dhe serbet jetojne ende bashke. Me pak se 5 minuta me larg fshatit gjendet komuna e Shterpces, ku jetojne me shume se 9 mije serbe dhe 5 mije shqiptare. Qe ne hyrje te fshatit ndihet ajri ndryshe, i nje vendi te huaj, i njerezve qe jane te detyruar te bashkejetojne me shqiptaret per hir te te pasurit te shtepive ne toke shqiptare. Madje, edhe targat e makinave mbizoterojne ato te vjetrat ku dallohen qarte inicialet UR (Urosevac - Ferizaj) dhe BG (Beograd), me flamurin serb perkrah.

Hamdi Aliu shpjegon se marredheniet nderetnike jane ne permiresim e siper, por kujton vitet e veshtira te pas luftes, kur bashkejetesa mes shqiptareve dhe serbeve ne kete fshat ishte thuajse e pamundur. I pari qe ndertoi vilen e tij aty dhe qe i hapi rrugen rikthimit te shqiptareve ishte ish kryeparlamentari i Kosoves, Nexhat Daci. Para luftes ka pasur shume shqiptare, por te gjithe u larguan, ndersa i gjithe vendi ka qene i djegur. Politika e atehershme e Sllbodan Milloshevicit ishte e tille qe te debonte shqiptaret per ta mbushur zonen me serbe duke rritur artificialisht numrin e tyre. “Ju (shqiptaret e Shqiperise) mund te mendoni se nuk jemi te lidhur me Shqiperine, por perkundrazi. Ketu shpesh vijne makina me targa te Shqiperise”, thote Hamdiu me kenaqesi. Ndersa perpiqet te rrefeje per problemet qe hasin perfaqesuesit e shqiptareve ne Kuvendin e Komunes se Shterpces: “Ne Kuvend mungojne simbolet shqiptare, megjithate po diskutohet qe te vendosen shume shpejt”. Edhe pse ai mundohet te tregohet optimist mbi marredheniet midis dy komuniteteve, nuk eshte e veshtire te dallohen shenjat e pakenaqesise. Ne tabelen ne hyrje te fshatit, emri Shterpce i shkruar ne gjuhen shqipe eshte fshire me boje te zeze. E kunderta e asaj cka ndodh ne qytete te tjera te Kosoves ku shumica eshte shqiptare apo ku nuk ka pakica serbe. Edhe kryetari i Kuvendit te Komunes eshte serb, ndonese ne zgjedhjet e fundit vendore 10 keshilltare u zgjodhen nga komuniteti shqiptar, kundrejt 9 nga serbet. Por, per Hamdiun, kjo shumice e brishte nuk do te vazhdoje edhe per shume kohe sepse ne zgjedhjet e reja pritet qe stafeta t’u kaloje serbeve. Te pakten ne Shterpce. 

RENATO KALEMI

Margriet de Moor, mes dashurise dhe trillerit


Obsesioni i te shkruarit e kapi ne moshen 40 vjecare, por kjo nuk e pengoi aspak pianisten holandeze te behej nje shkrimtare qe do t’i kalonte kufijte e vendit te saj. Ajo u prezantua ne Shqiperi se pari me romanin “Ne fillim gri, pastaj e bardhe, pastaj blu” e me pas me “Sonaten e Krojtzerit”, botuar nga shtepia botuese “Dituria”, me shqiperimin e Virgjil Kules dhe Edit Dibres

-Promovoni krijimtarine tuaj ne Tirane, cdo te thote per ju ky takim me lexuesin shqiptar?

Jam me te vertete e kenaqur. Ajo cka me beri pershtypje gjate promovimit, eshte qe jo vetem qe ju e njihni librin, e keni lexuar, e keni kuptuar dhe e doni kete liber. Madje nder ato qe u thane ketu mesova gjera qe nuk i dija me pare mbi librin tim. Kjo eshte nje shenje e mire qe libri po kryen misionin e tij. Fillimisht libri eshte i shkrimtarit, por pasi kalon nje periudhe kohe ai shkon tek lexuesi dhe kritika, e ne kete moment libri i takon lexuesit.

-Gjithmone ka dicka qe e shtyn shkrimtarin te shkruaje nje veper. Po ju si u perfshite ne krijimtarine letrare? 

Zellin per te shkruar ia dedikoj dy pasioneve te mia te medha, muzikes dhe leximit. Kur isha e vogel isha e cmendur pas leximit dhe lexoja jo vetem letersi holandeze, por nga e gjithe bota. Lexoja cdo perkthim nga letersia frenge, ruse, polake, gjithcka. Dhe ne njefare menyre besoja se letersia boterore ishte letersi holandeze. Dhe mendoj se kjo ndihmon shume per shkrimin e biografive dhe autobiografive, jo vetem mua si lexuese, por edhe lexuesit e mi. Si nje lexuese e apasionuar harrova te shkruaj dhe m’u deshen 40 vjet per te shkuar tek te shkruarit. Nje dite mendova, perse te mos shkruaj edhe une? E mbaj mend ishte dite e hene, ora tete, kur u ula pas nje tavoline me disa flete te bardha perpara. Nisa te shkruaj nje histori prej 10 faqesh dhe prej atehere nuk kam pushuar se shkruajturi.

-Dhe cfare ishte ajo qe ju ngacmoi ne ate here te pare? 

Ishin shume gjera. Shume tema nga te cilat une mund te frymezohesha. Duke nisur qe nga familja ime, ku ishim 10 femije me dy prinder katolike qe vinin gjithashtu nga familje te medha me 13 dhe 16 femije. Pervec temave qe mund t’i merrja nga familja ime, kishte shume te tjera qe une i kisha perthithur nga leximet e mia te letersise boterore. Kjo perben nje baze te rendesishme kur fillon te shkruash. Gjithashtu, e rendesishme per shkrimet e mia ishte edhe formimi si muzikante.

-Meqe jemi tek muzika, sa ka ndikuar kjo ne procesin e te shkruarit? 

Muzika, formimi im ne konservator si pianiste ishte nje baze shume e forte per te shkruar, madje t’ju them te verteten ndihem me shume muzikante se sa shkrimtare. Per mua muzika eshte arti me abstrakt, megjithate duhet thene se ajo deperton ne zemren e njerezve ne menyre me te drejtperdrejte se cdo lloj arti tjeter. Qe do te thote qe nje art, edhe pse abstrakt, nuk te pengon te jesh i ndjeshem dhe t’i besh apel shpirtit njerezor. Pra formimi muzikor ka ndikuar tek une si shkrimtare dhe une para se te krijoj nje personazh shoh stilin, menyren e kompozimit te romanit, si te ishte nje veper muzikore. Por muzika nuk eshte i vetmi art qe ka ndikuar tek une. Bashkeshorti im eshte skulptor dhe kjo eksperience me ka bere te kuptoj qe nje veper arti duhet te qendroje, duhet te jete solide.

-Kjo eshte hera juaj e pare ne Shqiperi, nderkohe qe romani “Ne fillim gri, pastaj e bardhe, pastaj blu...” eshte prezantuar ne gjuhen shqipe qe ne vitin 1996 nga perkthimi i Virgjil Kules. Sa e njihnit Shqiperine dhe pse vendoset te vini pikerisht tani? 
Ne te vertete gjithmone kam dashur te vij e ta vizitoj kete vend. Nuk kam pasur asnje lloj ngerci apo frike per te ardhur. Madje po te kisha mundesi do rrija me gjate ne Shqiperi, per te pare sa me shume prej saj, pse jo per te mesuar. Ketu takova nje punonjese te shtepise botuese, e cila vete i perkiste besimit ortodoks, bashkeshorti ishte mysliman, ndersa nena katolike. Per mua si holandeze ky ishte nje rast shume interesant, pasi momentalisht ne Holande ekziston nje debat i madh ne lidhje me ardhjen e shume myslimaneve ne shoqerine tone, gje qe eshte pare si problematike nga ana e holandezeve. Keshtu qe ne kete drejtim ne mund te mesojme shume nga Shqiperia. Eshte kenaqesi te degjosh historine e kesaj familjeje, e cila nuk ka pasur kurre probleme fetare, edhe pse brenda saj ekzistojne tre syresh.

-Po letersine shqiptare… 

Nga letersia shqipe njoh vetem shkrimtarin e madh Ismail Kadare dhe mund te them se e njoh shume mire ate. Kur degjoj per Shqiperine, nder mend kam Shqiperine per te cilen Ismail Kadareja shkruan. Keshtu qe mendoj vetem per Shqiperine letrare, ate te pasqyruar ne libra.

-Dhe si do ta vleresonit shkrimtarin e vetem shqiptar qe njihni? 

Eshte mjeshter i letersise. Po te me pyesnin mua, do te thoja qe vitin e ardhshem cmimin Nobel e merr Ismail Kadare.

-Librat tuaj kane ardhur ne shqip nga dy perkthyes te ndryshem. Cfare raportesh ka de Moor me perkthimin e librave te saj? 

Qe zinxhiri nga autori tek lexuesi te funksionoje, duhet patjeter te jete ndermjetesi, perkthyesi dhe une i falenderoj te dy perkthyesit e mi, qe kane sjelle ne shqip librin tim, e kane bere ate te kuptueshem per lexuesin. Ne menyre qe ai ta lexoje, ta preke, ta ndjeje ate qe percjell ne faqet e librit. Ashtu si ne nje orkester qe ka nevoje per nje dirigjent, edhe ne kete rast eshte perkthyesi ai qe perkthen, interpreton dhe i ofron vepren lexuesit.

-Romani i dyte i prezantuar ne gjuhen shqipe “Sonata e Krojtzerit”, ka titullin e nje novele te njohur te Tolstoit dhe endet mes trillerit dhe dashurise. Pse kjo zgjedhje? 

Ishte dicka e natyrshme. Ajo qe me terhoqi me shume ishte loja me motivin estetik, nje motiv qe me zhvendosi nga muzika ne letersi. Eshte nje motiv i lojes evropiane, sepse zhvendoset nga Rusia ne Gjermani, ne Ceki pastaj ne Holande. Jam shume kurioze te di ku do te shkoje me tej. Nderkaq secila veper ka te vecantat e veta.

-Si punoni me veprat tuaja? Kerkoni kohe per te gjetur frymezimin dhe personazhet apo preferoni te beni me pare nje doreshkrim e me pas t’i ktheheni here pas here per ripunim? 

Shkruaj gjithmone nje version te vetem dhe asnjehere nuk preferoj t’i kthehem vepres per korrektime. Sigurisht mendohem gjate per te gjetur fjalet e duhura, sepse besoj se te shkruarit duhet te jete i sakte dhe me pas i rendis mendimet e mia ne leter. Ndonjehere me duhet edhe kohe per te bere kerkime, per te plotesuar nje frymezim a ide qe kam ne mendje. Por, ne te shumten e hereve doreshkrimet e librave te mi jane me shkrim dore pasi gjithnje kam besuar se ka nje lidhje te ngushte mes dores dhe mendimit. Prandaj kompjuterin e shmang, pothuajse gjithmone.

-Dhe ndersa romanet jane bere nderkaq pjese e jetes tuaj, cfare ka ndodhur me muziken? 

Vazhdoj te jem plotesisht e lidhur me te. Gjej kohe te degjoj muziken time te preferuar dhe luaj ne piano cdo nate. Majde ndonjehere shkruaj duke degjuar ne sfond tingujt e nje muzike te lehte.

Makthi serb i Ballkanit



Pas shpalljes se pavaresise se Kosoves, Serbia eshte bere makth i vertete jo vetem ne marredheniet me fqinjet, por se fundi edhe me Brukselin zyrtar. Pse?!

Agim Popoci


Pas perfundimit te luftes ne Kosove, enigma e vertete ishte integrimi i shqiptareve pas dekadave te tera nen okupimin serb ku u masakruan, perdhunuan dhe vrane, dhe ai i serbeve qe tashme kishin dale nga shinat e civilizimit. Edhe pse fajtoret per situaten e krijuar ishin te shumte, askush nuk u mor me te kaluaren meqe problemi ishte serioz.

Duke pasur perpara modelin gjerman nga Lufta e II Boterore, Brukseli zyrtar mendoi se ishte treguar boll i ashper per qytetaret e Serbise, nje vend qe edhe mund edhe komplikonte integrimin e Evropes Juglindore ne BE. Kjo butesi e diplomacise europiane me ne krye Javier Solanen, rezultoi e deshtuar sepse ledhatimi i beri me shume dem Serbise.

Me renien e Milloshevicit, Brukseli zyrtar krijoi idene se kishte perpara nje pushtet demokratik serb, ndersa ky i fundit, duke e nenkuptuar oferten per integrimin serb si nevoje te BE-se e jo Serbise, filloi te ngreje koken. Duke harruar se ishte pushteti serb ai qe kishte vrare kudo neper ish Jugosllavi, Beogradi zyrtar filloi serish te luaje liderin rajonal e madje te jape edhe leksione integrimi. Serbia u be pernjehere e barabarte me Kroacine dhe Bosnjen edhe pse i kishte shkaterruar me themel, ndersa situata u rendua kur ajo u be prioritet shume me i madh per Brukselin se sa Kosova, e cila per fat te keq u la ne duart e administrates se OKB-se.

Serbia pa Kosoven

Qeveria e pare demokratike pas renies se Milloshevicit iu besua Partise Demokratike (DS) te Gjingjicit, i cili se bashku me aleatet mezi arriti te krijoje nje qeveri ne te cilen nuk ishte perfshire Partia Socialiste e Milloshevicit.

Nga Serbia vrasese, brenda nates Brukseli zyrtar ka perballe Serbine demokratike se ciles i ofron perspektive europiane, qe nga viktimat e serbeve u kuptua nje amnisti totale per te gjitha keqtrajtimet, perdhunimet dhe vrasjet qe kishin bere qytetaret serbe, si ushtare dhe paramilitare, neper gjithe territorin e ish Jugosllavise. Keshtu ende pa u thare gjaku ne token kosovare, Serbia u nise drejt Brukselit nen siglen “Serbia pa Kosove”, ndersa shqiptaret e Kosoves ne kerkim te gjetjes se nje formule per mbijetese, tashme pa pushtetin serb, por me nje administrim nderkombetar.

“Serbia pa Kosove” arrestoi Sllobodan Milloshevicin dhe e ekstradoi ne Hage ne menyre qe te mos kete ne te ardhmen presione nderkombetare per asgje qe lidhej me Kosoven. Pra, qindra mijera te vrare e po aq vajza te perdhunuara u harruan me nje arrestim spektakolar qe u realizua nga pushteti i Gjingjicit e qe kenaqi shume orekset e Brukselit zyrtar. Por si cdo periudhe e pasluftes, edhe ne Serbi ajo u shfaq me pamje dhe trauma te papara, qe per fatin e keq te Brukselit dhe ish republikave te Jugosllavise, parashikonte nje te ardhme shume te keqe. Keshtu edhe ndodhi! Kriminelet e luftes tashme ishin me shefin ne Hage, por jo edhe me ndjenjen e fajesise, madje permes mediave ata filluan te trajtohen si heronj. Kjo u dha atyre te drejten edhe ta kercenojne njeriun i cili kishte marre timonin e qeverise demokratike serbe, jo per shkak te politikes ndaj Kosoves por per mesazhet qe ai jepte duke kerkuar qe gjakpiresit serbe te hapin krahun.

Edhe pse Gjingjic u mundua t’i shantazhoje disa formacione paramilitare te Sheshelit permes disa filmimeve nga fushebeteja, kjo dha efekt te kundert ne Serbi perkunder faktit qe u mireprit nga Brukseli. Radikalet serbe shfrytezuan atmosferen e krijuar dhe ofertes perendimore te Brukselit iu kundervune me ate ruse te Moskes e qe gjeti menjehere terren. Keshtu, Serbia e pandeshkuar me kriminelet e saj, pas nje demokracie shume te shkurter, vrau edhe kryeministrin Gjingjic i cili vertet ne histori do te ngelet, por qe shume pak demokratik ndaj fenomeneve qe u zhvilluan ne Serbi gjate sundimit te tij, qofte ai europian, amerikan, rus apo i ceshtjes se Kosoves.

Serbia me Kosoven

Perparimi i radikaleve me Mosken zyrtare ishte sfide per Beogradin zyrtar, i cili duhej te spostonte oferten e Brukselit per te qendruar ne pushtet. Me moton e ruajtjes se Kosoves ajo ja hapi te gjitha rruget Rusise, por jo edhe diplomacise europiane, se ciles i filluan probleme tjera: Jo vetem si ta afronte Beogradin, por edhe Prishtinen zyrtare me BE-ne?! Kjo ishte sfida e rradhes, te cilen Brukseli nuk e kishte llogaritur. Propozimi Ahtisarit i dha Kosoves pavaresine dhe coi ne ekstremin rus politiken e Beogradit zyrtar, qe ashtu e pandeshkuar kishte komoditetin te spostohej ne baze te interesave politike dhe ekonomike qe tashme kishte ne tavoline.

Pra, Brukseli nuk arriti ta demokratizoje Serbine me joshje diplomatike, madje as me oferta sic ishte ajo e liberalizimit te vizave, nderkohe qe Beogradi zyrtar koncesionet e medha ia beri Rusise se Putinit. Madje, pas shpalljes se pavaresise se Kosoves, Beogradi zyrtar vazhdoi t’i afrohet ekstremit si ne marredhenie me fqinjet ashtu edhe Brukselin zyrtar, i cili kokeulur nuk po gjen dot zgjidhje edhe pas nje dekade te tere. Si rezultat i kesaj politike, ne qeverine serbe rikthehet Partia Socialiste e Milloshevicit dhe politika e tij ndaj fqinjeve dhe Kosoves tashme te pavarur. Ne takimet rajonale, zyrtaret serbe nuk e duan Kosoven ne tavoline edhe pse duhet te ndodhe e kunderta, ndersa Brukseli vazhdon me ledhatimet diplomatike. Politika e Milloshevicit tregon dhembet e saj te ashper jo vetem kunder EULEX-it, CEFTA-s dhe takimeve te ndryshme rajonale, por drejtepersedrejti edhe kunder Brukselit zyrtar. Bajraktari i ketyre marifeteve ishte pikerisht lideri i partise se Milloshevicit qe ne qeverine serbe eshte zv/kryeminister, Ivica Dacic. Edhe pse diplomacia europiane kishte menduar se shpiku nje formule per pjesemarrjen e Serbise dhe Kosoves, duke hequr simbolet shteterore dhe emrat e shteteve perkatese ne tavoline, duke i dhene fjalen se pari perfaqesuesit te UNMIK-ut dhe duke perdorur neper dokumente emrin zyrtar “Kosova nen Rezoluten 1244/99”, kjo nuk i mjaftoi Serbise, Tadicit dhe kryesocialistit Dacic. Ne Forumin e Ministrave per Ballkanin Perendimor qe u zhvillua ne nentorin e vitit te kaluar ne Bruksel, zv/kryeministri serb Dacic refuzoi te hyje sepse para perfaqesuesve kosovare nuk ishte tabela “Kosovo 1244”, sic kishte kerkuar Beogradi. Ministrja suedeze e Drejtesise, Beatris Ask, shteti i se ciles kryesonte BE-ne, e luti Dacicin dhe kompromisi qe ishte si zakonisht, ne dem te shqiptareve, ra: Me rastin e prezantimit te mysafireve, u perdor “Kosovo 1244”. Nuk reagoi njeri, Brukseli heshti ndersa Serbia vazhdoi me politiken e Milloshevicit. Per fatin e keq te diplomacise europiane, i erdhi radha Konferences rajonale ne Berdo te Sllovenise, e cila pritet te zhvillohet me 20 mars. Perkunder rendesise shume te madhe per integrimin e Ballkanit Perendimor dhe vete Serbise ne BE, Presidenti serb Tadic e kushtezon pranine e tij me mbishkrimin qe duhet te kete Kryeministri i Kosoves, duke iu kthyer historise se Dacicit: “Kosovo 1244” ose “UNMIK/Kosovo”. Organizatoret e kesaj Konference joformale, Sllovenia dhe Kroacia, levizin te gjithe guret dhe me keshillat e Brukselit zyrtar mundohen te kenaqin orekset serbe, por makthi qe kishte ngjizur diplomacia serbe serish u shfaq. Serbia shkaktoi nje rremuje te madhe, futi ne loje edhe lideret kosovare qe ishin te prere me pranine e tyre vetem si zyrtar te shtetit te Kosoves, por nga formula europiane organizatori nuk hoqi dore: Do te perdoren vetem emrat e pjesemarresve.

Por, edhe pse ne deklaraten qe pritet te dale nga kjo Konference, ku si ne cdo dokument te Komisionit Europian ashtu edhe te Keshillit te Europes do te perdoret emertimi zyrtar “Kosova nen Rezoluten 1244/99”; edhe pse marrin pjese Presidenti i Keshillit te BE, Herman Van Rompuy, Ministri spanjoll i Puneve te Jashtme, Miguel Angel Moratinos si vend kryesues i BE-se, shefja e diplomacise europiane, Catherine Ashton dhe Komisioneri per Zgjerimin, Stefan Fule, Tadic ka kushte. Ndoshta Solana edhe do ta kishte lutur, por kryeministrja kroate Jadranka Kosor nga Sarajeva jep mesazhin e qarte dhe i mbyll dyert makthit serb. Konferenca do te zhvillohet, pavaresisht prezences se Beogradit!

Cka me i thane Aristotelit



Duke zevendesuar gjuhet kombetare me dialekte, sic duan te bejne disa kaccaflaqe, do te thote te mbyllesh ne geto shume popullsi qe kane pasur deri tani, mundesine te hidhnin veshtrimin pertej gardheve te fshatit te tyre.

Umberto Eco L’espresso

Nuk do ta besonit, por duke kerkuar ne internet nje ze pak te degjuar (Marin Mersenne, nje bashkekohes i Dekartit) gjeta nje tekst ne Wikipedia ne dialektin piemontez. Gjithe kuriozitet, kerkova me shume, dhe zbulova se shume zera mund te gjenden te perkthyer (pervecse ne te gjitha gjuhet e kombeve qe ulen ne seline e OKB-se, disa prej te cilave ne alfabete te palexueshem per ne) edhe ne “gjuhen” asturiane, sarde, siciliane, korsikane, galiciane, ne Interlingua, maori, ocitane, suahili, veneciancen, volapuk, joruba dhe zulu. Sigurisht, me terhoqen dialektet italiane dhe, duke lene menjane atin e mire Mersenne, qe do te gjente te papergatitur shume prej lexuesve te mi, u zhvendosa tek Aristoteli i cili, duke qene mjeshtri i atyre qe dine, eshte edhe mjeshtri i lexuesve te L’espresso-s. Per te, thuhet ne dialektin piemontez se “Aristotil a l’era nassu a Stagira (an Macedonia) del 384 aGC e a l’e mort a Calcis (ant l’Eubea) del 322 aGC. A l’ancamin dissipol ed Platon, Aristotil a fonda tost soa propia scola filosofica a Atene, el Liceo. Soa curiosita anteletual a l’ha toca tuti ij domini dla conossensa”. Ashtu sic as Kamileri nuk do te guxonte, verehet ne dialektin sicilian se “Nto 348/7, annu da morti di Platoni, nto momentu ‘n cui lu filosofu Spiusippu veni disignatu a sucediri o mastru nta dirizzioni da scola, Aristotili abbannuna l’Academia nzemmula a Senucrati. Havi nizziu acussi lu piriudu di li viaggi: Aristotili suggiorna prima a Atarneu, pressu lu tirannu Ermia, appoi a Mitileni, nta l’isula di Lesbo; ‘n stu piriudu si didica a ricerca e forsi macari o nzignamentu (secunnu Jaeger avissi funnatu a Assu, nzemmula e filosufi Senucrati, Erastu, Coriscu na sorta di sucursali di l’Academia).

Me te ardhur ne dialektin sard, percaktohet se “Custu articulu est unu abotzu. Lu podes modificare e lu faghere mannu bellu. Agiuda.nos!”. Por, ne dialektin venetian nenvizohet se “e opere de Aristotelee se divide in scriti acroamatisi o exoterisi, che i xe spunti per e lesion del fi oxofo, e esoterisi, fati per el publico. Sti ultemi i xe un grupo de dia oghi, un protretico (testo chel consegia a fi oxofia) e un su a fi oxofia. I exoterisi invese i xe dixisi in testi de metafixica, in quatordexe libri, chei demostra a progresiva destinsion del pensier de Aristotele da queo del maestro Platon, i ga come tema prinsipal a sostansa”. Ne dialektin Banlam-gu, gjej se “Chit phin bun-shiun sY chit e phi-a-kian”, dhe s’mund t’i jap vecse te drejte. Eshte e habitshme qe mungon versioni ne dialektin lombard, shenje kjo se nisma nuk u perket kryebashkiakeve legiste qe i vene emrat e rrugeve ne dialekt (ose keta nuk kane degjuar kurre te flitet per Aristotelin). Tani, dua te rrefej se te degjoj te thuhet ne dialektin piemontez se “Aristotil ant J’analitich (ante che analitich a l’e lon che al di d’ancheuj a l’e dit logica), a definiss el silogism, na sort de schema logich. A men-a anans cost estudi con d’arflession an sla dimostrassion e l’andussion”, me krijon njefare ndjeshmerie. Por ma krijon sepse me kujton se si zbaviteshim teksa riperserisnim ne dialekt ato qe profesoret na mesonin ne italisht. Asokohe flisnin me mire ne dialekt dhe keshtu na benin me shume per te qeshur; por ata qe ne shtepi nuk kishin folur kurre italisht, ne provimet e pjekurise do t’ja hidhnin dhe aq paq. Kjo jo vetem ne lenden e italishtes, por edhe ne filozofi, sepse nuk dinin te shprehnin me qartesi konceptet.

Ne fakt dialekti, i pershtatshem per gjerat komike, familjare, per te perditshmen konkrete, nostalgjiken-sentimentale, dhe shpesh poetiken, ne veshet tona i rrezon permbajtjet konceptuale te lindura dhe te zhvilluara ne nje gjuhe tjeter. Pyeteni veten perse fraza “mendimi i Aristotelit ka si teme kryesore substancen”, kur perkthehet ne gjermanisht nuk te ben te qeshesh, ndersa e perkthyer ne dialektin venecian duket si sherbetori Arlekin qe u ben hyzmet dy padroneve. Vec kesaj, edhe ai qe eshte i zoti ta permbledhe te gjithe Aristotelin ne dialektin piemontez, nuk do te arrinte t’ia tregonte atij qe flet, nuk them sicilianen, por edhe dialektin lombard. Te mendosh se dikur, duke lexuar nje permbledhje poezish ne dialektin aleksandrin, u gjenda i zene ngushte perpara nje poezie shume te kuptueshme, dhe me vone zbulova se ishte shkruar ne dialektin e Kazalbaljanos, qe nga Aleksandria eshte vec 6 kilometra larg.

Gjuhet kombetare kane sherbyer pergjate historise per te unifikuar kulturat lokale. Fjala vjen, ne poteren e dialekteve afrikane shyqyr qe ka ekzistuar dialekti suahili permes te cilit shume njerez kane mundur te kuptohen dhe bejne tregti. Duke u kthyer ne njohurine e dialekteve (ose per mos ta humbur) eshte thelbesore te ruajme rrenjet tona, por duke zevendesuar gjuhet kombetare me dialekte, sic duan te bejne disa kacaflaqe, do te thote te mbyllesh ne geto shume popullsi qe kane pasur deri tani, mundesine te hidhnin veshtrimin pertej gardheve te fshatit te tyre.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...