2011-03-05

EULEX: DICK MARTI ENDE S'KA OFRUAR PROVA EULEX-IT

Më shumë se një muaj pasi që ka nisur hetimet preliminare, EULEX-i ende nuk ka siguruar prova që të kthejë në zyrtar hetimin mbi pretendimet për trafikim organesh nga ana e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të ngritura në raportin e Dik Martit.

Në raportin, që u shndërrua edhe në rezolutë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, thuhet se i ashtuquajturi "Grupi i Drenicës", në të cilin përmendet edhe kryeministri Hashim Thaçi, ishte marrë me trafikim organesh, por edhe me trafikun ilegal të drogës dhe armëve.

Megjithatë, zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, thotë se me gjithë korrespondencat me senatorin zviceran, Dik Marti, ai nuk i ka siguruar misionit ende asnjë provë.

"Kemi kërkuar disa herë që të na sjellin dëshmitë, por deri më sot nuk kemi marrë asnjë dëshmi. Për momentin nuk ka asnjë të pandehur e as të dyshuar", thekson Krasniqi.

Ai thotë se hetimet ende mbesin në fazën preliminare, meqë nuk janë gjetur prova se në Kosovë dhe në veriun e Shqipërisë ishin dërguar të burgosurit e UÇK-së, siç pretendon Marti, për t’iu marrë organet.

"Faktikisht, hetimet janë në fazën preliminare. Do të thotë, arsyet që janë nisur këto hetime, janë që të shihet se a ka ndonjë dyshim të arsyeshëm se një krim serioz është kryer, si dhe a ka të pandehur, të cilët do të identifikohen".

"Kemi pasur korrespondencë me zotin Marti, kemi shkëmbyer letra. Deri më tani nuk kemi marrë dëshmi as nga zoti Marti, as nga askush tjetër, edhe pse EULEX-i ka bërë thirrje shumë herë që çdokush që ka ndonjë dëshmi lidhur me këto pohime, t’i sjellë ato tek autoritetet prokuroriale", thotë Krasniqi.
ae
Autoritetet në Kosovë, miratimin e rezolutës që ka për bazë raportin e Dik Martit, e kanë parë si një hap që dëmton Kosovën. Megjithatë, ekziston bindja se përmbyllja e këtij rasti nga ana e drejtësisë është në të mirë të Kosovës.

Edhe miqtë perëndimorë u kanë bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të jenë të hapura ndaj hetimit dhe që ta mbyllin këtë çështje njëherë e përgjithmonë.

LIDHJE TË FUQISHME SHPIRTËRORE TË SHQIPTARËVE TË KOSOVËS ME SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS


Qeveria e Kosovës e dënoi sonte ashpër vrasjen që ka ndodhur në Gjermani. Në një reagim të qeverisë thuhet se ajo "është jashtëzakonisht e prekur rëndë dhe dënon ashpër vrasjen e dy qytetarëve amerikanë dhe plagosjen e dy të tjerëve nga një qytetar me prejardhje nga Kosova, që ndodhi sot në Gjermani.

Qeveria e Republikës së Kosovës i shpreh ngushëllimet më të thella popullit amerikan, qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ushtrisë amerikane dhe familjarëve të viktimave.

Ky rast makabër është një akt individual kundër vlerave civilizuese dhe kundër traditës së popullit të Kosovës, që gjithmonë dhe përjetësisht do të jenë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, popullit amerikan dhe qeverisë së SHBA-ve për mbështetjen e fuqishme që i kanë dhënë popullit të Kosovës gjatë procesit të lirisë, pavarësisë dhe tani zhvillimit dhe integrimit të Kosovës.

Qeveria dhe gjithë populli i Kosovës në këto momente të rënda solidarizohen me dhimbjen dhe qëndrojnë pranë qeverisë amerikane, popullit amerikan, ushtrisë amerikane dhe familjeve të viktimave.

Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh besimin dhe bindjen e plotë që aktorët e këtij akti monstruoz do të dalin para drejtësisë dhe do të marrin dënimin e merituar", thuhet në reagimin e qeverisë së Kosovës.


Dy anëtarë të forcës ushtarake ajrore amerikane u vranë sot në aerportin ndërkombëtar të Frankfurtit në Gjermani. Forca ajrore amerikane thotë se dy anëtarë të tjerë të kësaj force u plagosën.

Policia gjermane thotë se një person i armatosur hapi zjarr ndaj pjesëtarëve të ushtrisë amerikane në një autobus në aeroportin e Frankfurtit.



Lejtnant kolonele Pamela Cook, nëndrejtore e marrëdhënieve me publikun për forcat ajrore amerikane në Evropë foli me Zërin e Amerikës për incidentin.

"Ajo që dimë është që pati një hapje zjarri në Aeroportin Ndërkombëtar të Frankfurtit. Dy pjesëtarë të forcës ajrore amerikane u vranë dhe dy u plagosën në këtë incident. Nga informacionet tona, autoritetet gjermane e kanë nën arrest autorin dhe presim që hetimi të ketë filluar".

Cook tha se pjesëtarët e forcës ajrore po shkonin për t’u dislokuar kur ndodhi incidenti. Presidenti amerikan Barak Obama, foli për incidentin në Shtëpinë e Bardhë.

"Jam i dëshpërruar dhe i indinjuar nga sulmi ku humbën jetën dy pjesëtarë të ushtrisë amerikane dhe u plagosën dy të tjerë. Mendoj se i gjithë populli amerikan shpreh mirënjohjen për shërbimin e atyre që humbën jetën.

Mishelë dhe unë i kemi në mendimet dhe lutjet tona familjet dhe miqtë e tyre dhe po shpresojmë për shërimin e të plagosurve".

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë të gjitha përpjekjet për të mësuar hollësitë e incidentit dhe do të punojnë me autoritetet gjermane për t’u siguruar që shkaktarët të çohen para drejtësisë.

Ministri i Brendshëm i Kosovës Bajram Rexhepi i tha Zërit të Amerikës se ishte informuar nga policia gjermane se i dyshuari ishte Arif Uka, një qytetar nga Kosova, nga Mitrovica.

Rexhepi shprehu keqardhjen e thellë për incidentin dhe tha se autoritetet e Kosovës po bëjnë hetime. Ai tha se nuk është e qartë nëse incidenti ishte akt terrorizmi.

Robert Pein, zëdhënësi ndërkombëtar i Fraport, pronar dhe administrator i Aeroportit të Frankfurtit, tha se autoritetet federale gjermane do të marrin të gjitha masat e duhura për sigurinë e aeroportit si rezultat i incidentit.
"Siguria e aeroporteve në Gjermani është përgjegjësi e Ministrisë së Brendshme gjermane, dhe në praktikisht, zbatohet nga policia federale gjermane. Ata vendosin standartet dhe kërkesat, dhe nëse ka ndryshime që mund të bëhen herë pas here, atëherë ata janë përgjegjës t’i zbatojnë."
Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu ngushëllimet e saj për viktimat dhe familjet e tyre, duke thënë se qeveria do të bëjë ç’është e mundur për të zbuluar çfarë ka ndodhur.

Ushtria amerikane ka disa baza në Gjermani, duke përfshirë bazën ajrore të Ramshtajnit afër Frankfurtit.



KOSOVË: QYTETARËT NDEZIN QIRINJ PËR USHTARËT AMERIKANË TË VRARË NË GJERMANI

Grupe qytetarësh të Kosovës ndezën mbrëmë qirinj në Prishtinë dhe në Mitrovicë, në shenjë nderimi për dy ushtarët amerikan që u vranë dje në Frankfurt të Gjermanisë. Ata shprehën, siç thanë, dhembjen për këtë ngjarje, por edhe zemërimin me faktin se ata u vranë nga të shtënat e një shqiptari me prejardhje nga Kosova. Arif Uka, 21 vjeçar, u arrestua dje nga policia gjermane pas vrasjes së dy ushtarëve amerikan. Të afërmit e tij në fshatin Zhabar të komunës së Mitrovicës, thonë se ai është lindur dhe rritur ne Gjermani ku familja e tij jeton prej 40 vjetësh.

Ngjarja nxiti reagime të ashpra në Kosovë. Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në orët mbrëmjes morri pjesë në ndezjen e qirinjve në qendër të Prishtinës.

"Jemi këtu së bashku me studentët e Universitetit të Prishtinës, që si shtet dhe si shoqëri, ta dënojmë këtë akt të tillë. Përkundër asaj që edhe më tutje nuk dihen motivet e një akti të tillë, një akt i tillë është akt kriminal. Ai i cili e ka bërë këtë akt të tillë është kriminel për qytetarët e Kosovës dhe në asnjë formë nuk i pasqyron bindjet e qytetarit të Kosovës dhe të një kosovari, prandaj përmes këtyre qirinjve ne solidarizohemi me popullin amerikan, me ushtarët amerikanë që janë edhe ushtarë të lirisë së Kosovës dhe çdo herë shteti dhe populli i Kosovës do të ketë marrëdhënie të veçanta dhe speciale me SHBA-të", tha ministri Hoxhaj.

Kryetari i Parlamentit të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, Selim Dallku, dënoi po ashtu sulmin ndaj ushtarëve amerikanë.

"Edhe studentët e Universitetit të Prishtinës, solidarizohen me familjet e personave të prekur nga ky akt, po ashtu me kombin amerikan dhe si studentë, me këta qirinj, paraqesim qëndrimin e Parlamentit Studentor dhe tërë studentëve të Universitetit të Prishtinës, mbi aktin të cilin e cilësojmë si akt jo të mirë dhe kriminel", tha zoti Dallku.

Ngjarja u dënua ashpër nga të gjitha institucionet dhe partitë politike, të cilat theksuan rolin e jashtëzakonshëm të ushtrisë amerikane për çlirimin e Kosovës dhe ruajtjen e sigurisë dhe qëndrueshmërisë në gjithë botën.

Kosova shpalli pavarësinë në shkurt të vitit 2008, ndërsa roli i Shteteve të Bashkuara vlerësohet i pazëvendësueshëm edhe për çlirimin e saj. Edhe më tej rreth 800 trupa amerikane shërbejnë në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë.(FLORI BRUQI)


Reagimet e qytetarëve të Kosovës ndaj vrasjes së dy ushtarëve amerikanë dhe plagosjes së dy të tjerëve në Aeroportin e Frankfurtit nga një i ri, për të cilin thuhet se është me origjinë nga Kosova, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë mjaft të ashpra dhe emocionale.

Por, këto reagime të qytetarëve, të cilat po regjistrohen drejtpërdrejt qoftë nga mediat në Kosovë, qoftë në forumet e ndryshme mediale, njohësit e rrethanave shoqërore dhe psikologjike i vlerësojnë si një shprehje e fuqishme e lidhjeve emocionale, që ekziston te shqiptarët e Kosovës për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sociologu Shemsi Reçica, profesor në Universitetin e Prishtinës, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thekson se ngjarja në Aeroportin e Frankfurtit ka shkaktuar efekte shokuese te qytetarët e Kosovës, të cilët, sipas tij, e kanë përjetuar shumë rëndë këtë ngjarje.

"Kjo është përjetuar rëndë, sidomos për faktin se autori, dorasi i këtyre vrasjeve, humbjeve tragjike të jetëve të dy ushtarëve amerikanë dhe plagosjes së dy të tjerëve, është vepër e një shqiptari të Kosovës. E kanë gjykuar të gjithë shqiptarët e Kosovës, por edhe jashtë saj".

"Në mënyrë hipotetike, në qoftë se thuhet, po të kishte ndodhur një vrasje në radhët e një ushtrie shqiptare, fjala vjen, nuk do të përjetohej kaq tragjikisht dhe nuk do të reagohej kaq fuqishëm", thotë Reçica.

Ndërkaq, psikologu Dashamir Bërxulli, po ashtu profesor në Universitetin e Prishtinës, e sheh të natyrshëm shpërthimin emocional në reagimet e qytetarëve ndaj, siç thuhet, tragjedisë së skajshme në Aeroportin e Frankfurtit.

Sipas tij, në reagimet e qytetarëve vërrehet dënimi i ashpër ndaj veprës së dorasit të quajtur Arid Uka, në çfarëdo rrethane, e aq më tepër nëse dyshohet se motivet përmbajnë radikalizëm fetar.


"Emocioni i dhembjes është i padiskutueshëm. Kur një anëtar i kombit mik e pëson, dhembja është një pjesë e kësaj panorame emocionale që shprehin njerëzit. Por, nga ana tjetër, kemi edhe ndjenjën e revoltës. Këto ngjarje, që bëhen në emër të fesë, të cilat bëhen në emër të elementeve që nuk na përfaqësojnë neve si shqiptarë dhe popullin e Kosovës në tërësi, atëherë njerëzit protestojnë, sepse distancohen nga ky lloj imazhi dhe nga ky lloj perceptimi që njerëzit mund t’iu japin atyre".

"Nga ana tjetër, ata thjesht shprehin mospajtimin e tyre me aktin, sepse populli shqiptar nuk është i dhunshëm, e aq më pak të bëjë vrasje të këtij niveli, siç ndodhi", vlerëson Bërxulli pë Radion Evropa e Lirë.

Ndryshe, sociologu Reçica, reagimet e qytetareve të Kosovës, të cilët në mjaft raste skajshëm kanë shprehur zemërimin dhe revoltën e tyre, i arsyeton për shkak të, siç thotë ai, motiveve të tyre legjitime.

Shqiptarët, në përgjithësi, dhe veçanërisht shqiptarët e Kosovës, duke qenë një pjesë e madhe e tyre myslimanë me përkatësi fetare, ata janë shumë të ndjeshëm ndaj fundamentalizmit islamik.
"E para, shqiptarët në përgjithësi dhe veçanërisht shqiptarët e Kosovës, duke qenë një pjesë e madhe e tyre myslimanë me përkatësi fetare, ata janë shumë të ndjeshëm ndaj fundamentalizmit islamik. Në çdo rast dhe në çdo moment ata dëshirojnë që të distancohen prej fundamentalizmit islamik".

"Dhe, e dyta, siç dihet, liria dhe pavarësia e Kosovës lidhet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një aleat i madh dhe i fuqishëm, do të thoja, vendimtar, për pavarsinë e Kosovës", thekson Reçica.

Sidoqoftë, psikologu Bërxulli vlerëson se e gjithë dhembja, revolta dhe zemërimin i qytetarëve të Kosovës e shprehur në reagime, konfirmon edhe një segment tjetër të orientimit të shqiptarëve në përgjithësi.

"Kemi edhe një konfirmim tjetër të rëndësishëm, që shqiptarët në radhë të parë kanë kombin dhe elementi fetar nuk mund të jetë asnjëherë përpara atij kombëtar. Si i tillë, nëse në emër të fesë dhe elementeve fetare do të bëhen veprime të tilla që e dëmtojnë imazhin në përgjithësi të Kosovës dhe shqiptarëve, realisht ndryshojnë edhe perceptimin e njerëzve".

"Atëherë, njerëzit nuk janë dakord me të dhe e shprehin në mënyrë emocionale, sepse imazhi i Kosovës duhet të jetë i drejtë dhe i pastërt, ashtu siç është, një popull jo i dhunshëm; është popull që respekton kombet tjera dhe i ruan miqësitë e veta, në të cilat ka investuar shumë vite", përfundon Bërxulli.(Bekim Bislimi)

REAGIMET E SHTYPIT AMERIKAN MBI NGJARJEN E FRANKFURT


Dy ushtarë amerikanë u vranë të mërkurën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë kur një njeri ka shtënë mbi ata jashtë Aeroportit Ndërkombëtar të Frankfurit

WASHINGTON D.C:

Sipas shtypit Amerikan, sot thuhet se " Njeriu, që kreu aktin e djeshëm është një 21-vjeçari që tani për tani gjendet në paraburgim në policin gjermane. Ai është personi i vetem që vrau dy ushtar amerikan dhe palgosi dy të tjerë, deri sa ata duke u sistemuar në një autobus ushtarakë të SHBA, që i priste ata jashtë aeroportit të Frankfuritit. Personi i armatosur hipi në autobus duke shkëmbyer fjalë dhe vrau dy dhe plagosi dy amerikanë të tjerë me të shtëna në gjoks dhe kokë." thekson shtypi amerikan bazuar në të dhënat e hetimeve të para nga shërbimet gjermane.

Shtypi amerikan thotë se gazeta më e medha gjermane Spiegel raporton se "hetuesit besojnë se njeriu ishte një islamist radikal që ka veçuar amerikanët si objektiva; në web-sitin e lajmeve, Spiegel thotë se i dyshuari nuk kishte ndonjë një sasi të madhe të municionit me të."

"Fakti i vetëm që ai mbart një armë pranë në një aeroport nuk mund të jetë një rastësi," shkruan Spiegel teksa ajo citon një hetues pa emër të ketë thënë. "Ai mund të ketë pasë vetëm një revole si një anëtar i një grupi të organizuar."

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi i tha CNNit, se i dyshuari është quajtur Arid Uka(21 vjeç), duke përmendur se edhe Ambasada e SHBA në Prishtinë ka marrë si burim dekleratën e tij të cilën dhe policia gjermane nuk e mohojnë ose të mos konfirmojnë këtë.

"Ky është ska dyshim që është një akt terrorist apo ai është një i çmendur që e ka kryer atë", tha ministri Rexhepi për CNN-in, duke shtuar se "Nuk mund të ketë ndonjë arsye tjetër." sipas tij.

CNN-i raporton se ushtarët erdhën me një aeroplanë pasi kishin qënë duke shërbyer në Bazën Ajrore Lakenheath në Britani, kishin në planë të dislokohen në Frankfurt dhe teksa ishin gati për t'u transferuar në Ramstein Air Base, një bazë kjo më e madhja e SHBA, për trupat amerikane në Europë me qendër afër Kaiserslautern rreth 70 kilometra në jug të Aeroporit ku ndodhi ngjarja.

Sipas shtypit amerikan Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se ishte tronditur nga të shtënat dhe premtoi që të shtyjë për një hetim të shpejtë dhe korrekt, siç e quajti ajo. "Është një incident i tmerrshëm," tha ajo dhe ne do të bëjmë gjithçka për të zbuluara sepse u krye ky akt".

Sipas një deklerate të Ministrisë së Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara thuhet se "Presidenti Barack Obama u zotua se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me autoritetet gjermane për të nxjerr një përfundim të cilat kanë të bëjnë me të shtënat që ndodhën dje jashtë Aeroportit Ndërkombëtar të Frakfurit në Gjermani që mori jetën e dy e pilotëve amerikanë dhe u plagosën dy të tjerë."

"Unë jam i pikëlluar dhe unë jam i indinjuar nga ky sulm që mori jetën e dy amerikanëve dhe plagosën dy të tjerë," tha ai. "Unë mendoj se populli amerikan janë të bashkuar për të treguar mirënjohjen tonë për shërbimin të atyre që kishin humbur jetën."

Presidenti shtoi se ai dhe zonja e parë Michelle Obama janë në këto momente afër me familjet dhe miqtë në zëmerat e tyre dhe lutjet, dhe se ata janë duke u lutur për një shërim të shpejtë për ata që u plagosën.

"Unë dua thotë Presidenti Obama që të gjithë të kuptojnë se ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për të mësuar se si të jetë kryer ky akt i rëndë, që mori jetën e dy ushtarve dhe palgosjen e dy të tjerëve," tha presidenti, "dhe se ne kemi për të punuar ngushtë me autoritetet gjermane për të siguruar që të gjithë autorët e krimit të sillen para drejtësisë."

Presidenti Obama e quajti incidentin "një përkujtues të zymtë të sakrifica të jashtëzakonshme të këtyre burrave dhe grave tona në uniformë, që janë duke e bërë në të gjithë botën, për të na bërë një botë sa më të sigurt, dhe megjithse ata përballen me të gjitha rreziqet rreth e rrotull globit."

"Kështu që unë mendoj se është e drejtë të thuhet se në emër të popullit amerikan, ne duam të dërgojmë për sejcilin prej tyre ngushëllimet tona më të thellë të këtyre familjeve," shtoi ai.

Ndërkohë, edhe nga Pentagoni Geoff Morrell Sekretari i shtypit tha se Departamenti i Mbrojtjes do të bashkëpunojë me autoritetet gjermane në hetimin e tyre.

"Departamenti i Mbrojtjes në dekleratën e saj në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes thotë se është thellësisht i pikëlluar nga vdekjen e dy anëtarve të forcave të ushtrisë Amerikane dhe plagosjen e dy të tjerëve dje në Frankfurt, Gjermani," tha ai. "Ne jemi thellësisht të pikëlluar me humbjen e anëtarëve të shërbimit tonë, që janë njerëz të guximshëm të cilët u vranë aq mizorisht . Ne lutemi për familjet e tyre dhe shërim të shpejtë për të plagosurit. Dhe ne do të bëjmë të gjithë atë çfarë mund të bëjmë që të ndihmojë hetuesit e kësaj ngjarje të tmerrshme, për të sjellë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për këtë sulm frikacak. "

Ndërkaq, gazeta Bota Sot, bisedojë, sot në mëngjes me ish kongresmenin republikan dhe ish kanditatin për Senator Joe DioGuardi presidenti vullnetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane dhe analisten e publicisten Shirli Klojes DioGuardi , Këshillatare e Çështjeve Bakllkanike të cilët thanë se "Zemrat dhe lutjet tona në këto momente janë me ata që humbën jetën dhe ata që u plagosën dhe familjet dhe miqtë e të gjithë atyre që u preken nga kjo tragjedi këtu në SHBA. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të prekurra thellë për këtë humbje, dhe tragjedi që ndodhi në Frankfurt - Gjermani". "Ky është një akt, që ne të dy besojmë se ishte i veçuar dhe s'ka asnjë lidhje me shqiptarët miqësinë dhe ndjenjat pro amerikane të shqiptarëve."

Çifit DioGuardi, tha se ne pajtohemi plotësisht me qëndrimin amerikan se "Ne jemi të vetëdijshëm se populli i Kosovës është gjithashtu i tronditur me këtë krim neveritës që është një fyerje për vlerat dhe traditat e popullit shqiptare. Akti i një individi të vetëm nuk do të ndikojë në asnjë mënyrë në miqësinë e thellë dhe të qëndrueshme mes dy vendeve tona, ose në marrëdhënie jashtëzakonisht të ngrohtë dhe të ngushtë të popujve tanë dhe qeverive". përfundojn ish kongresmeni republikan dhe ish kanditatin për Senator Joe DioGuardi presidenti vullnetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane dhe analisten e publicisten Shirli Klojes DioGuardi , Këshillatare e Çështjeve Bakllkanike.

Shtypi amerikan thotë sot se, Ramstein Air Base afër Frankfurtit kanë në objektivat e fundit që janë në planet e sulm nga terroristët në Gjermani. Policia gjermane në 2007, patë arrestuar tre militantë të cilët kishin planifikuar për të sulmuar objektiva amerikane në Gjermani - në mesin e tyre, ata kishin palnifikuar edhe sulme në Ramstein Air Base dhe disa bare që frekuentohen nga trupat amerikane - për të vrarë qindra, ndoshta mijëra trupa amerikane , thuhet në shtypin Amerikan(BEQIR SINA, New York)

KOSOVË: NJË GJYKATËS I EULEX KONFIRMON AKTAKUZËN NË ÇËSHTJEN "MEDICUS"

KOSOVË: NJË GJYKATËS I EULEX KONFIRMON AKTAKUZËN NË ÇËSHTJEN "MEDICUS"


Leonat Shehu, Zëri i Amerikës 

Zyrtarë të EULEX-it në Kosovë thanë sot se një gjykatës i këtij misioni ka konfirmuar aktakuzën kundër katër personave të pandehur për ushtrim të paligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ndërkaq, gjykatësi ka hedhur poshtë akuzat për trafikim të personave dhe krim të organizuar.
Vitin e kaluar prokuroria e Kosovës ngriti një akuzë kundër shtatë personave për trafikim të organeve njerëzore, krim të organizuar, ushtrim të paligjshëm të veprimtarive mjekësore dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Në mesin e të akuzuarve kishte mjekë dhe një person, që më parë ka punuar në nivel të lartë në Ministrinë e Shëndetësisë.
Sipas akuzës fillestare, të gjithë këta kanë qenë të përfshirë në rekrutimin e 20 shtetasve të huaj nga Moldavia, Kazakistani, Rusia dhe Turqia, të cilëve pretendohet se u ishin premtuar nga 20 mijë dollarë për dhurimin e veshkave, ndërsa marrësve të organeve u ishte kërkuar që të paguanin nga 80 mijë deri në 100 mijë dollarë.
Akuza për trafikimin e organeve, ka të bëjë me zhvillimet në klinikën private "Medicus" në Prishtinë në vitin 2008. Një transplantim i paligjshëm i një veshke që ishte kryer në një klinikë private në Prishtinë atë vit kishte çuar në arrestimin e tre udhëheqësve të asaj klinike si dhe në pezullimin nga puna të një zyrtari të Ministrisë së Shëndetësisë.
Prokuroria tha se do të parashtrojë ankesë kundër vendimit të sotëm të gjykatës për të hedhur poshtë pikat e aktakuzës që nuk janë konfirmuar e që kanë të bëjnë me trafikimin e personave dhe krimin e organizuar.
(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch

MARTIRI I ATDHEUT DOM GJON GÀZULLI




-Në 84 vjetorin e varjes


Nga DANIEL GÀZULLI



Mbas vrasjes së atdhetarit opozitar, demokratit të madh Luigj Gurakuqi, të idhullit të rinisë shqiptare e liridashësit të zjarrtë Avni Rrustemi, të Plakut të Maleve, Lisit të paepun të Kosovës, Bajram Curri, nga mbeturinat antikombtare osmane haxhiqamiliste, rradha e eleminimit fizik i kishte ardhë deputetit të Opozitës, atdhetarit intelektual, Dom Gjon Gàzulli, të cilit anadollaku Ahmet Zogolli i zgjodhi, si prift katolik që ishte, mënyrën ma "spaciale" dhe ma çnjerëzore: "varjen". Në Vorrezat e Rrëmajit, atje ku prehen bijë të shquem të Shqipes, atje ku janë themelet prej graniti të një Kombi, asht vorr i tij i thjeshtë, ndreqë rishtas prej familjarëve pse ishte damtue shumë. Ka plot 84 vjet që besimtarë e jo besimtarë, të krishtenë e muslimanë, ndalen tek ai vorr, ndezin një qiri, lanë një tufë lule apo lëmoshë për të vorfnit. "Vorri i Dom Gjonit", i thonë thjeshtë shkodranët, ndoshta edhe pa dijtë shunmëçka për Të, por tashma me një bindje të trashëgueme nga brezi në brez se Ai asht Vorr i Shejtë. Asht vorri i thjeshtë i Martirit Dom Gjon Gàzullit, varë në litar 84 vjet ma parë, me 5 Mars 1927.  Dora gjakatare po ajo: Ahmet Zogolli. Sot edhe Vatikani ka hapë procedurën për shejtnimin e tij. Dhe ja, dhjetorin që shkoi, në Katedralen e Shkodrës, u zhvillua seanca e fundit e Gjyqit Kishtar Kanonik për shpalljen Martirë të Kishës Katolike të 40 klerikëve e laikëve të mbytun gjatë shekullit XX, ndër ta edhe Martiri Dom Gjon Gàzulli.



Po a ishte Shejt Dom Gjoni? Le t’i përgjigjen të tjerë kësaj pyetje.Jeta e vepra e Tij janë dëshmi e ndritëshme se Ai ishte, po, Atdhetar dhe demokrat ndër ma të pastërtit që shkelen, jetuen, punuen e u flijuen për vendin dhe popullin e vet.Kleri Katolik, sogje ndër shekuj në mbrojtje e në luftë për liri të Shqiptarisë e të Fesë, kishte provue mijra shëmtime mbi vete prej pushtuesëve otomanë. Mjaft të kujtojmë një prej tyne: Masakrimin e të madhit, madhështorit, Imzot Pjetër Bogdanit. Si Ai u masakruen sa e sa Meshtarë e besimtarë të tjerë katolikë!Kujtuen shqiptarët se mbas Ditës së Madhe të 28 Nandorit 1912 nuk do të provonin ma shëmtime e masakrime si ato të turqëve. Po jo, çibanët që la mbrapa otomani, feudalët e agallarët atavikë, shartue shpirtin me urrejtje aziatike ndaj të krishtenëve, edhe pse bashkatdhetarë të tyne, shikonin po të njejtat andrra të kobshme:"Me ambasadorin anglez Ahmet Zogu në 1927 u ankue për klerikët katolikë: "Ah sa shumë do të dëshroja t’i varja ashtu siç e meritojnë"…E që të kënaqte kërkesen e mbrendshme për t’i varë, ai çoi në trekambësh një klerik…( Dom Gjon Gàzullin).Ky veprim bani që përfaqësuesi amerikan në Tiranë të komentonte, lidhun me këte ngjarje, se ndrysh nga përsonifikimi i Drejtësisë Përendimore, një Përendeshë me sy të lidhun, që mban në dorë peshoren e paanëshme të fajeve të të gjithë atyne që gjykohen prej saj, drejtësia shqiptare asht një zonjë muhamedane, që herë mbas here vështron tinzisht përmes perçes se cili ndodhet mbi pjatë, përpara se të rregullojë gurin e peshores." (Bernd Fischer - Re Zog e la lotta per stabilità in Albania, Monographs dell’Europa orientale, Boulder, 1984.)Ky ishte Ahmet Zogolli i Matit, që dënonte me tre vjet burg atentatorin e tij Beqir Valteri, ndërsa çonte në litar meshtarin Dom Gjon Gàzulli, pa i provue asnjë faj, nëse faj nuk do të konsiderohen:- Të duesh Atdheun deri në flijim për të;- Të flijohesh për liri e drejtësi të popullit tand;- Të shkrihesh për përparimin e tij;- Të kesh miq toskë e gegë, të krishtenë e muslimanë, e me të gjithë tok të luftojsh për një Shqipni Etnike.



(Kjo asht fotografia e Dom Gjon Gàzullit me Preke Calin, dergue nga mbesa Olga Gàzulli)
Ndoshta këto vepra për disa janë faje edhe sot, pse, ndërsa Dom Gjoni nëmos tjetër e ka një vorr, i vëllaj, gjuhëtari i shquem Dom Nikollë Gàzulli, pushkatue pa gjyq me 02 shkurt 1946, nuk dihet as ku i ka eshtnat, ashtu si nuk dihet ku kanë eshtnat shumë e shumë klerikë e atdhetarë të mirëfilltë masakrue prej bandës serbo-komuniste me në krye Mehmet Shehun, Shefqet Peçin, Koçi Xoxen etj., në Malësi të Mbishkodrës në vitet 1944-1946.Ahmet Zogolli nuk e ndërpreu asnjëherë luftën kundër Klerit Katolik. Jo rastësisht ipeshkvijtë i drejtoheshin më 1933 (kur i paten zanë "dritën" shkollat katolike) se, "Na jemi këtu prej dymijë vjetësh; katolikë atëherë edhe sot, shqiptarë atëherë shqiptarë edhe sot".Si mund të shpjegohet kjo kontraditë e skajshme?Pëgjigjen na e jep qysh në vitin 1933 një njeri i çliruem nga çdo lloj trysnie, pse tashma gjendej i mërguem në Francë e mund të shprehej lirisht. Sundimtarët shqiptarë, që vinin nga administrata osmane, herë mbas here ktheheshin tek origjina, qoftë si mendësi, por sidomos në veprime. Ja si thotë, pra, At Frano Karma në 1933: "Fara e keqe e sektarizmit kundër katolikëve, përhapë nga Turqit veçanarisht tek paria shqiptare muslimane, prodhoi përgjatë tre shekujve frytet e veta ma të këqija, dhe për fat të keq vazhdoi t’i prodhojë edhe ma të helmta qëkurse një pjesë e Shqipnisë u shpall e pavarun qysh para njëzet vjetëve. Për rrjedhojë, katolikët shqiptarë ndjejnë të randojë mbi ta një atmosferë e randë vdekjepruese.Në të vërtetë, duhet thanë se shumica e muslimanëve shqiptarë ….. gjithmonë kanë dashtë të jetojnë në paqë vëllaznore me katolikët. Tue përfitue në të gjitha rastet për të nxitë ndër ta fanatizmin fetar musliman, janë gjithmonë krenët ata që kanë ushqye urrejtjen ndaj katolikëve".Natyrisht, mundet mos me qenë e këtij mendimi historiografia e sotme shqiptare. Jo që sigurisht nuk asht. Fatkeqësisht tek na shkenca i asht nënshtrue gjithmonë politikës. Kështu, në një kohë kur qeveritë tona me radhë i shesin për dy kacidhe pasunitë kombëtare Turqisë, prej Albtelekomit e deri te Minierat e Bakrit; kur shtetarët tanë heqin nga zyrat bustin e Kastriotit pse u vjen për vizitë "vëllau" turk, kur presidenti Topi quen Lekë Zogollin "Naltmadhni" (e na kujtonim se mbas kapitullimit të Italisë Fashiste nuk kishte ma mbretën në Shqipni), e nipi i Zogollit quhet Leka II, këshilltar i Ministrit të Jashtëm, kur …. Nuk do të kishin fund shëmtimet e fallsifikimet e titujve të pamoralshëm. Shqiptarët janë hutue: po baltosen përditë liberatori i madh, demorati Luigj Gurakuqi (Ndoshta ndokush sot shfren me vete: "Ah, të kisha mundësi t’ia hiqja emnin e tij Universitetit të Shkodrës!"- ashtu si prishën Shtëpinë e tij Muze), i shkëlqyeshmi liridashës Avni Rrustemi, Plaku i Maleve Bajram Curri, atdhetari i urtë Hasan Prishtina … E nuk asht me u çuditë: A nuk po hedhin baltë deri mbi Gjergj Kastriotin "inglishmenët" e Tiranës e "jatullahët" e Prishtinës?


II

Në vitin 1961, kur u kthye në Atdhe mbas 35 vjetëve mërgim, tregonte vëllaj i Dom Gjonit, Stefani:"Na e ndjenim thellë përgjegjësinë ndaj Atdheut. Lirinë e kishim në gjak, e kishim trashëgue, nuk na u desht shumë me e kërkue ".E të parët e tyne ishin Gjon Gàzulli i madh, astronomi, matematikani e ambasadori i Kastriotit në Shekullin e Madh, Pal Gàzulli, ambasador i Kastriotit pranë Republikëse së Raguzës në vitet 1452-1459 dhe Rektor i Shkollave të asaj Republike, Doktori i Filozofisë Imzot Ndue Gàzulli, Arqipeshkëv i Shkupit (1702-1753), Abati i Mirditës Ndrè Gàzulli (shek XVII), Andrea Gàzulli, komandant i Forcave të Veriut pranë Ali Pashë Tepelenës deri me sulmin e tij barbar mbi Kardhiq, e kështu me radhë, pse gjithmonë ndër shekuj ka qenë të paktën një pinjoll i familjes që do të shkonte për studime në Universitetet e Europës, e seicili prej tyne u shkri për Atdhe. Jo, nuk dijtën Ata të vdisnin me krye në jastek, sa kohë që Atdheu ishte nën thundrën e mnerëshme otomane apo të sllavit.Po në fillim të shekullit XX, ishin tre vëllazën njëherësh, Gjoni (1893 – 1927), Nikolla (1895 – 1946) dhe Stefani (1896 – 1964), që vijuen studimet jashtë shteti.Gjoni, ashtu siedhe Nikolla e Stefani, leu në Dajç të Sapës (Zadrimë) me 26 Mars 1893. Mësimet e para i bani në shkollën e fshatit, që e kishte çelë Dom Ndre Mjeda.Si vijoi të mesmën në Shkodër, studimet e matejshme i ndoq në Itali dhe Austri, ku ishte edhe vëllaj tjetër, Nikolla.Ai u Shugurue Meshtar me 4 Gusht 1919 në vendlindje, në Dajç. Mbas një shërbimi të shkurtë në Gjadër të Lezhës, e çuen në Qelëz të Pukës.Famullia e Qelëzes ishte i përbame prej 9 katundesh. Kishte një organizim shembullor, gja jo e zakontë për atë kohë. Dom Gjoni dijti me i hy në zemër popullit, e të gjithë përendonin mbas tij. Ishte shëndetpakë, por me vullnet hekuri. Përherë buzëgaz, i rreptë me vete, poaq bujar, i çiltë e i dashtun me të tjerët.Dom Gjoni u ishte përkushtue problemeve të vendit qysh kur ndiqte studimet në Romë, aqsa poeti arbëresh Agostino Ribecco (1867-1928) e cilëson më 1915 "Atdhetari i madh Gjon Gàzulli".Tue pa trazimet e Atdheut, ai u angazhue përkrah Luigj Gurakuqit, Avni Rrustemit, Fan Nolit, Bajram Currit, Gjergj Fishtës, Hasan Prishtinës, në atë krah që asht quejtë në histori "opozita", pse i ishte kundërvu "popullores" së Ahmet Zogut, dhe në zgjedhjet politike të vitit 1923 Dom Gjoni u zgjodh deputet.Po le të ndalemi pak këtu.A ishin parti politike "opozita" dhe "popullorja"? Absolutisht jo! Ato ishin dy kahje të politikës shqiptare të kohës, që përfaqësonin dy mendësi. Ndërsa "opozita" kishte në përbamjen e saj atdhetarë të shquem, intelektualë të mirëfilltë, andërrues të pandreqshëm të një Shqipnia Etnike e të lirë, me vështrim nga Europa, "popullorja" e Ahmet Zogollit dhe vjehrrit të tij Shefqet Verlaci, donte të vendoste ligje aziatike, ndërkohë që edhe vetë Turqia e Ataturkut i kishte kthye sytë nga Europa, donte një popull "raja", që ta shkelte e ta shfrytëzonte njëlloj si kishte ba turku me ta e aty edhe ma keq. Të ndjekun prej mbetjeve ma të përçudnueme të Stambollit, ashtu si i ka pikturue At Fishta, "Ky babën gjaks, gjyshin katil, stërgjyshin mizuer … hasëm të kulturës …", ata nuk përfaqësonin asnjë interes të popullit shqiptar, po një interes të ngushtë bejlerësh që donin me ruejtë ato previlegje që i kishin sigurue tue i shërbue pushtuesit otoman, kryesisht në një rreth nepotik: Ahmet Zogu, nipi i Esat Pashë Toptanit, dhandrri i Shefqet Verlacit, kunati i Ceno bej Kryeziut, një qerthull mehmurësh anadollakë, atavizëm e kohës kobzezë të gjysëmhanës, të shitun te serbi deri në ditën e vdekjes.Ndërkohë, tue qenë meshtar në Qelëz, meshtari-deputet Dom Gjon Gazulli kreu atë akt që për kohën ishte një veprim revolucionar i pashembullt: Hapi në qelë (shtëpinë ku banonte vetë, ashtu si banë edhe shumë klerikë të tjerë) shkollën e parë mikse në botë. Po po, në botë. Asht diçka e vështirë për brezin e ri me kuptue disa gjana, por edhe në Europën e përparueme shkollat mikse (djelm e vajza bashkë) janë çelë për herë të parë mbas Luftës së Dytë Botnore, në Francë më 1948, kurse në Itali katër vjet ma vonë, më 1952. Kurse ai, prift, hapi në qelë shkollë mikse me djelm e vajza bashkë, të krishtenë e muslimanë bashkë. Ja përse thash se ai ishte një revolucionar i vërtetë, në kuptimin ma të mirë, të saktë e ma modern të vetë konceptit të vërtetë të fjalës "revolucionar".Jo rastësisht një ndër votuesit e tij kryesorë, pse zgjedhjet në atë kohë baheshin me përfaqësim, ka qenë Myftiu i Hasit. Kur Musa Juka iu drejtue Myftiut: "Po ti, si nuk pate turp që votove për priftin?!", Myftiu, pa prishë terezinë, iu gjegj i qetë: "Nuk votova për priftin, po për atë që po na mëson përditë çka do me thanë Shqipni, çka do me thanë Atdhe".Në një fletore kujtimesh me titull të përgjithëshëm që pat lanë, shkrue me dorën e Tij, "Njizet fytyrat ma në shej të kohës teme" (Njëzet figurat ma të shqueme të kohës time), trembëdhjetë ishin muslimanë: Bajram Curri, Hasan Pristina, Avni Rrustemi, Mehmet Vokshi etj; e Ai vetë ishte prift, po prift SHQIPTAR, me të gjitha shkronjat të mëdhaja.Paraardhësit e tij, në kohë shumë ma pak të kthjellta, e kishin tregue se asnjëherë nuk i kishte vërbue ndasia, apo deri urrejtja, për motive fetare.Ja ç’thotë Pouqueville tek "Historia e Përlindjes greke": "Andrea (Ndreka) u gjet si prijs i Mirditasve atë ditë që Ali Pasha (Tepelena) mblodhi popullin e Kardhiqit te Hani i Hormovës me u pajtue me ta, por në të vërtetë me mendimin me i grì. Alia, tue mendue se katolikët, për fanatizëm fetar, kishin me e zbatue urdhnin kundër një popullsie muslimane, sillet prej Taborrit të Zi, quejtë kështu prej xhurdinit të zi që mbanin, e u thotë me grì anmiqtë. Ndër ata trima katolikë u ndje një za i lehtë – Pasha kujton se duem me lypë pare për shpërblim; e Aliu i sillet: Lypni sa të doni, por m’i grini këta qafira! Atëherë duel komandanti i tyne Andrea Gàzulli e i thotë Ali Pashës: "Na nuk kemi ardhë këtu me u vra me njerëzit tanë! … ". Por u gjet një farë Athanas Vajo, grek i pashpirt, e atë ditë qenë pré në sakica 600 vetë në Han të Hormovës".Komandanti Andrea Gazulli mori taborrin e gegëve e u kthye në Veri.Dom Gjon Gàzulli kishte një histori shembullore mbas vetes, që do t’i shërbente në jetën e tij të panjollë.


III

Të ndalemi sërishmi tek ai që asht quejtë dikur "Revolucioni i qershorit 1924", kurse sot "inglishmenët" e Tiranës, lakejt e Lekë Zogollit e miqtë Lekës II (sic!) e quejnë me elegancë në frengjisht "Coup d’Êtat" (grusht shteti),kurse Fishta e quente "Trazimet e qershorit 1924". Nëse qé një "Coup d’Êtat" (grusht shteti), kush e bani atë?Fan S. Noli! – Japin përgjigjen menjëherë "historianët" e papaguem të Tiranës. Se këtu qëndron e bukura tek na: historianët shiten edhe pa u pague. Po e vërteta? Po dëshmitarët e kohës ç’thonë? Vallë akt i një të çmenduni të quejtun Selim Reçi ishte vrasja e Avni Rrustemit me 22 prill 1924? Zgjedhjet e 27 Nandorit 1923, edhe pse i fitoi, nuk e patën kënaqë Ahmet Zogollin. Ato u zhvilluen në rrethana e kushte tejet të pafavorshme për opozitën demokratike, megjithate nuk u realizue gjithë ambicja e tij. Ja si shkruen Fishta pak muej ma vonë: "Kalben gjindja në burg, tue pritë me vjetë e vjet gjygjin definitiv të gjykatoreve: por Nuz Vrijoni&Co, të gjykuem për jetë, lëshohen prej burgut kohën e eleksjoneve, pa kurrnji vendim t’autoritetit judicjar. Derdhen miljona e derdhet gjak për me çarmatisë popullin: por qé ministrat e kryeministri vetë, tinëz e nën dorë, armatisin boshibozukët e Shqipnisë së mesme e gjaksit e Dibrës e të Matit". Kjo pra kishte qenë klima e atyne zgjedhjeve. Praktikisht Asambleja e dalë nga ato zgjedhje ishte e pamundun të bante diçka për së mbari.Atëherë Ahmet Zogolli mendoi ta shpërbante ate. Po si? Nuk kishte asnjë të drejtë kushtetuese ta bante këte. "Prandaj – vijon Fishta – duhej qi aj xhahili shqyptar të gjete shkakun e të gjete kohën, se kur me ba këtë Coup d’Êtat. Shkaku ma i mirë do të ishte: me krijue anarkin në Shqypni, për me mujtë me thanë, se Asambleja nuk ishte e zoja me ruejtë qetsin e vendit. Mbasandej, per modum facti, me marrë fuqinë në dorë nëpërmjet njasaj force ilegale e boshibozuke, qi tinzi ishte tue e mbëkamë në Mat e Dibër. Atëbotë me u deklarue diktator … ".Ideja e shpërbamjes së Asamblesë Kombëtare iu përshpejtue mbas atentatit të Beqir Valterit. M’atë rast ai filloi shpërndamjen e armëve boshibozukëve të tij anë e kand, ndërsa përgjakte Malësitë e Veriut në mbledhjen e armëve.(Në parantezë duhet thanë se e gjithë periudha e sundimit të tij ishte e mbushun me atentate kundër tij, e sidomos me vrasje me pagesë prej tij të lules së kombit. Ndër ata atentate që kanë mbetë në histori asht ai që i bani Ndokë Gjeloshi në Vjenë, por kalohet një fakt: Ç’desht Zogolli në Vjenë? Shkoi për mjekim, thonë. Apo në një prej orgjive të tij të zakonshme seksuale me zojushat e atjeshme Françeska Janko dhe e motra Maria? Deri sa paguente aq vrasës, përse të mos paguente edhe dy prostituta vieneze me taksat e shqiptarëve?)Historianët ndërkohë duhet të shpjegojnë përse i organizuen atentate deri edhe bashkpunëtorët e tij ma të ngushtë, si Eshref Frashëri, kryetar i Senatit, Ceno bej Kreziu, kunati i tij, Shefqet Verlaci, vjehrri i tij, e vargu do të ishte i gjatë.Po le të kthehemi në pranëverën e vitit 1924 kur një mullis, një i krisun i paguem e i strehuem prej tij: Selim Reçi që shtin mbi fatosin e kombit Avni Rrustemi. Pra anarkia u sigurue!Po Zogolli dhe vjehrri i tij kryeminstër Shefqet Verlaci kësaj radhe nuk i kishin ba llogaritë mirë: Pë rreth trupit të Fatosit të Kombit u mblodh Shqipnia mbarë, prej Kosove, deri në Çamëri.Ishte kjo gjendje tragjike që kishte krijue Zogolli e flama e tij në mbarë vendin që çoi në rrëzimin e qeverisë dhe ikjen e Zogollit në Beograd. Po po, në Beograd, ku tjetër? Vallë as ato fakte historike që i ka në dorë një Europë mbarë mbi tradhëtinë e Zogollit historianët tanë nuk i dinë?!



IV
Dom Gjoni nuk u largue kur në Shqipni u rikthye Zogu me hordhitë serbe e bjellogardistët e Wrangelit. Nuk iku as atëherë kur Zogu i vrau miqtë e tij ma të mirë, Luigj Gurakuqin e Bajram Currin.Në tetor 1945 Eduard Kardeli, numuri dy i Beogradit, porosiste Enver Hoxhën: Nëse do të mbajsh pushtetin, në radhë të parë duhet të zhdukish klerin katolik, dhe Enver Hoxha ashtu bani. Të njejtën porosi i pat dhanë edhe Pashiqi Ahmet Zogut e ky u lëshue mbi Mirditë, Zadrimë, Pukë e Dukagjin ma keq se serbi mbi Drenicë.Dom Gjonin, mbasi iu desht të përballej në krye të pukjanëve të Qelzës me boshibozukët e Pëllumb Lleshit, që shkonin tue gjuejtë kudo ndeshnin Kryqat e tue vra edhe pukjanët e pafaj tek ktheheshin me bagëti a prej mullinit, në shkurt 1926 e transferuen dhe e çuen në Koman. E puna e parë që bani sa u vendue atje ishte me hapë edhe aty një shkollë.Ahmet Zogu, para se me i shprehë dëshiren e zjarrë ambasadorit anglez me varë klerin katolik, po zbatonte politikën e tokës së djegun ndër krahinat e krishtena të Mirditës, Pukës, Zadrimës, Dukagjinit, Malësisë së Madhe me andërren e fshehtë që të ishte jo sundimtar i Shqipnisë, po i Arnautistanit anadollak. E për të realizue këte, duheshin zhdukë, ose ma e pakta, të mundoheshin, sa t’i detyronin me lëshue vendin, katolikët e maleve, kurrë të shtruem nga pushtuesit e tiranët, pse si thotë Imzot Noli, "Vetëm Malësorët e Veriut mbetën Katholikë me armë në dorë…".Kështu, në verën e vitit 1926, Ahmet Zogu i kishte dhanë letër të bardhë një katili si kapiten Ismajl Osmani, që shkretoi fshatrat e Pukës me njerëz e me pasuni. E njejta gja po ndodhte prej Fanit në Dukagjin. Ajo që asht quejtë Kryengritja e Veriut kundër Ahmet Zogollit, në të vërtetë nuk ka qenë tjetër veçse mbrojtje e lirisë e deri egzistencës fizike nga masakrat mbi popullin e pambrojtun të barbarit diktator të Matit.Njerëzit u detyruen të merrnin malet: Në Pukë, Kolë Bibë Miraka me të vëllanë Pashukun e toger Spiro Kosovën; në Dukagjin një meshtar, Dom Loro Caka e dy oficera, togerat Ndokë Gjeloshi e Vasë Kiri (e bashkë me ta edhe At Çiprian Nika, At Mati Prennushi). Malet kishte marrë edhe Shqipnia e Jugut. Por edhe asaj here shqiptarët nuk dijtën të bashkoheshin e t’i banin ballë së keqes. E Puka e meshtarëve Dom Gjon Gàzulli, Dom Nikollë Gazulli e Dom Lekë Dredha, që u përpoqën të ndalnin masakren mbi popull, po bahej zhur. Postkomandanti i Pukës Dedë Sadrija kishte marrë urdhnin drejtpërdrejt nga Zogolli: Të digjet Puka, sikur edhe për shtatë vjet atje të mos mbijë ma bar!Kështu kishte ba dikur edhe Turqia! Ahmet Zogolli po u dëshmonte shqiptarëve si ishte nip "i dejë" i Esat Pashë Toptanit!Dom Gjon Gàzulli, në pamundësi me ndejë ma në Koman, pse rrezikohej jeta e tij, u strehue në Kalivare tek Dom Ndre Simoni. I thanë të largohej nga Shqipnia, nëse donte të shpëtonte kryet. Po jo: ai nuk do ta linte kurrë truellin amtar! Ai, në luftë me Nënprefektin anadollak të Pukës për çashtje të shkollës që mbante në Koman, Ai, që ishte i mbuluem me nder prej Hasit në Zadrimë, tashti ishte rrethue prej çakejsh e nuk mund të kthehej ma as deri në famullì. E Zogolli nxitoi t’i thurte të gjitha kurthet: së pari, një hoxhë fanatik, që rrejti një njeri qyqan e mendjeshterpë tue e nxitë t’i bante një padi; sekreatri i Prefekturës Ismaijl Axhemi (me origjinë turke), miku i ministrit Musa Juka, nënprefekti Abedin Sakiqi, komandanti i rajonit Rexhep Aliaj – të gjithë të angazhuem me provue "fajsinë" e tij.Dom Gjon Gàzulli, Dom Nikollë Gàzulli, Dom Lekë Dredha u arrestuen në Kalivare me 28 dhjetor 1926, në muzg të mbramjes, nësa po niseshin për Reps. I çuen në Orosh ku i mbajten të burgosun deri me 5 janar, kur i kthyen në Pukë. Kapiteni katil Ismajl Osmani desht t’i vriste qysh aty tre meshtarët, po ia ndali dorën gjakatare, që kishte ba sa masakra anë e kand Pukës, një oficer tjetër trim, aspirant Ndue Pali.Tre meshtarët u burgosën në një kthinë nën shkallë: 75 cm e gjanë, një meter e gjatë. Aty u dergjen ata për dy netë e tri ditë.Gjyqi, një ndër farsat ma të neveritëshme të Zogollit, akuzoi Dom Gjonin dhe shokët e tij se: 1) kishte organizue kryengritjen; 2) kishte shpërnda armë ndër male; 3) kishte pre telin e telefonit. Po po, e akuzuen se kishte pré telin e telefonit!



(Kjo asht fotografia e varjes se Dom Gjon Gàzullit, dergue nga mbesa Olga Gàzulli)



Vendimi i gjyqit:Dom Gjon Gàzulli, dënim me vdekje, varje në litar.Dom Nikollë Gàzulli, me burg të përjetshëm …. (Mbas 4 vjetësh burg në Kala të Gjirokastres, me ndërhymjen e intelektualëve ma të shquem të kohës, e liruen. Sa duel prej burgut, iu dogj qela (shtëpia e banimit) "aksidentalisht" bashkë me dorëshkrimet. A nuk i ishte djegë 15 vjet ma parë biblioteka e pasun edhe të Madhit Imzot Kaçorri?! Haxhi Qamilët, që dogjën shërbëtorin, qelën e bibliotekën e Imzot Nikollë Kaçorrit, nuk i kanë mungue kurrë Shqipnisë, e, për fat të keq, nuk i mungojnë as sot).Arsyeja e vërtetë: të masakroheshin priftënit, ashtu si ishin masakrue për pesë shekuj nga etnit e tij shpirtnorë, osmanët. Por jo si klerikë, pse atëherë do të mbeteshin Martirë të fesë, por si politikanë.Ja pra: "Sa dëshirë do të kisha me i varë… "Pjesa e pashkrueme e atij vendimi gjyqi kishte ma shumë randësi se dënimi me varje i Dom Gjon Gàzullit. Me atë varje barbare Zogolli u thonte të gjithëve, në radhë të parë popullsisë së Shqipnisë të Veriut, kryesisht Malësorëve trima, kundërshtarët ma të rreptë të tij: Ose rrini urtë, ose të gjithë në litar si prifti!


VKujtonin ata që u gjenden në burg pranë Tij, ndërsa ishte i dënuem me varje në litar, se si përpiqej t’i ngushllonte. Po, të ngushllonte ata, të dënuemit me burg! Ai, i dënuemi me varje në litar.Po sjell këtu fragmente nga një intervistë dhanë të përkohëshmes gjermane "Korrespondez des Priestergebetsve" nga oficeri i ngarkuem me varjen e Dom Gjonit, një farë Xhemal Dibra:"Ishte ora 11 para mesnate. Udhët e Shkodrës ishin ende të rrahuna prej njerëzish, pse ishte Bajram. Dhash urdhën të thirrej famullitari Gàzulli n’oborr, pse donte me folë me të Ipeshkvi. Gazulli zbriti poshtë. E kuptoj çfarë do të ndodhte. Një françeskan me Sakramend ndej para tij (At Martin Gjoka, shënim im). … Françeskani kishte mbetë pa gojë. Famullitarit Gàzulli nuk i ndrroi aspak ngjyra e fytyrës. Unë e vuna ore mirë. Ai i kapi dorën Atit e i tha: "Pater Martin, tash ke me më rrëfye". Ati iu lut ushtarëve të mbledhun për rreth me u largue. Mbasi na nuk u larguem, Ati i tha: – "Dom Gjon, rrëfeju, pra, latinisht a italisht". – "Jo, Pater, i përgjigjet Gàzulli, të mbramin rrëfim due me e ba në gjuhë të Nanës". E kështu ai u rrëfye në sy tanë. Na, Muhamedanët, pak marrim vesht kësi sendesh, por mëkat nuk dëgjuem prej gojës së tij. Mandej i dha Ati një bukë të hollë, të bardhë, e rrumbullakët, që e kapërdini me një përshpirtnì të madhe. Ai u dukte se po shndritte krejt fytyret. Tash u çil dera e burgut, e u nismë. Ushtarët ishin para, mbrapa e në të dy anët, ma shumë se kurrë. Në mjedis ishte Ai dhe Ati. Gjithë udhën u luten te dy me za të naltë, por unë muejta me vu ore se zani i Atit dridhej, nësa zani i famullitarit tingëllonte i qetë e i qartë. Një trimni kaq të madhe kurrë s’e pash në jetë time. Unë e ushtarët e mi ishim krejt nën peshë të përshtypjes.Kishim arrijtë te vendi i vdekjes, në Fushë të Druve. Aty ishte shtylla e vdekjes.Magjypi ishte gati me litar në dorë. Një dritë elektrike e shndritte thektas famullitarin në fytyrë. Ai nuk dridhej aspak. Edhe mue më kishte kapë frika. Mue më ishte dashtë me përcjellë edhe të tjerë te ky vend i mjerë, por tash ishte tjetër. Unë kisha gati si nji frikë para qetësisë së këtij prifti. Ai ishte me të këputme i pafaj. Këte e dijshim të gjithë. Por, urdhni! Unë, sikur asht zakoni, i lash fjalën e lirë. Por ma mirë mos ta kisha ba këte gja! Ai nisi me folë me një za aq të fortë, e me fjalë të drejta e që të këputshin zemrën, sa që mue përnjimend më kapi frika. E ta kisha lanë me shkue gjatë me fjalë, kishte muejtë të gjithëve me na ba me u kthye prej vetit. Mue më duhej me mendue për përgjegjësinë teme. E i thash shkurt: Zotni, s’duem me ndje predke! Foli fjalët e mbrame. Mjaft! Atëherë ai çoi zanin edhe ma e tha: Vetë po des i pafaj. Rroftë Krishti, Mbreti ynë! Rrënoftë Shqipnia dhe Shqiptarët e vërtetë".Na ishim të gjithë të përmalluem fort. Lexova vendimin e dekës. I qe veshë një këmishë e bardhë. Magjypi ia vuni vjekcën e konopit në fyt e i hoq shkambin nën kambë. Ai ishte i vdekun! – Kështu foli kapiteni.Ishte dita e 5 marsit 1927."Katër orë mbas varjes, Zogolli, kjo mbeturinë atavike e me djallëzi orientale, dërgoi një telegram ku gjoja i falte jetën. Nuk kanë qenë të pakta veprat e shëmtueme të Zogollit: mjaft të kujtojmë vrasjet e Luigj Gurakuqit, Bajram Currit e Hasan Prishtinës, por varja e Dom Gjon Gàzullit asht pa dyshim një ndër aktet ma të shëmtueme të tij, që e ndoq si hije ndëshkimi, kudo që mërgoi.






(Kjo asht fotografia e vorrit te Dom Gjon Gàzullit)


Nuk e di nëse ishte Shejt apo jo. Di po, se edhe sot mbas 64 vjetësh Vorri i tij ne "Fushë të Rrëmajit" ne Shkoder asht qender pelegrinazhi e Shqiptarëve e se Ai ishte Atdhetar, aq sa në gjyq pat lanë ate thanjen e tij lapidare: "I vetmi faj që i njoh vetes, asht se e kam dashtë Atdheun deri në flijim për të".Pat shkrue më 1942 At Gjon Shllaku për Bajram Currin, Luigj Gurakuqin dhe Dom Gjon Gàzullin: "Fatosa të vramë dy herë, nji herë kur i mbyten, dhe nji herë kur i lanë në harresë".Tue parafrazue thanjen e At Shllakut, mund të them tashma për Dom Gjon Gàzullin: I vramë tri herë: Një herë kur e varën e dy herë me harresë. Po jo, nuk do të harrojë populli i Shkodrës, i krishten apo musliman qoftë. Do të jetë gjithmonë dikush që do të çojë lule tek ai vorr, dikush që do të ndezë një qiri, dikush që do t’i drejtohet në heshtje: Dom Gjon, lutu për ne, se përsëri sot po vazhdojmë me ju vra, Ju, nderi e krenaria e kombit. Nuk po dijmë çka bajmë, Dom Gjon, po rivrasim të vramët e po vritemi edhe mes të gjallëve !…
Këshillime:At Gjergj Fishta – Trazimet e qershorit 1924 (Hylli i Dritës, Nr. 5, 6, 1924)At Gjon Shllaku – Të vramë dy herë …. (Hylli i Dritës, 1939)At Konrad Gjolaj –Çinarët, 1996Bernd Fischer - Re Zog e la lotta per stabilità in Albania, Monographs dell’Europa orientale, Boulder, 1984Dom Nikollë Gazulli – Fjalori toponomastik (Gazullorët), Hylli i Dritës, 1941Fritz Radovani – Një monument në dhéFritz Radovani – Vllaznit Gazulli dhe "Peshorja e drejtësisë" shqiptare.

Valdete Berisha, vjen para lexuesit me vëllimin e ri poetik


Valdete Berisha
Shkruan:Flori Bruqi

Valdete Berisha, vjen para lexuesit me vëllimin e ri poetik
Poetja shqiptare nga Mitrovica Valdete Berisha, vjen këto ditë para lexuesit me vëllimin e ri poetik “Gotë e thyeri”.

 Një vëllim konceptual që zhbirron ndjenjat dhe vegimet emocionale të poetës në sensin e një prezantimi erotik të poezisë. Në tërë konceptualitetin e saj Valdete Berisha jep një rrugëtim pothuaja në çdo varg -erotikë.

 Pasqyron një histori të lidhur me dashurinë e saj që erdhi nga thellësia e e brumit të gatuar në poezinë e hershme.

 Ajo vjen si një lidhje me preambulën e Erosit dhe duke diktuar një armëkrahu-ide të teorisë së gatuar që nga ideja e kënaqësisë së “ledhatimeve nudo”tek elokuenca e “Gotës së thyer “.
Vëllimi poetik është një gatesë vargore e një të tëre letrare dhe filozofike e sensit të dashurisë, të përqëndruar në trashëgiminë e vetë autorës.

Poezitë e Valdete Berishës zbulojnë një ‘dashuri të sjellshme’ që është kyçur fort në memorjen e artë të autorës dhe që tashmë del ngadalë e ndriçon një eter të afshët.


E karakterizuar nga sensi i etikës së sakrificës dhe shtyrjes, por edhe e ngacmuar nga “ekstaza e dashurisë”(poezia “Shpirti yt”,fq.13) që ishte “uragan”(poezia “Rreze dielli”,fq.14) kënaqësi,”zemër e mbështjellur” , lumturi e papërfunduar(poezia “Ditët”,fq.23), poezia e Berishës vjen me këmbë të forta e tejet elegante.

Poezitë “Shi i shpirtit”,”Buzëqeshja “,”Gotë e thyer”;”Freski”;”Koha ikën”,tregojnë se poetët janë shpesh të dukshëm në dijeni të gjuhëve të mbivendosjes etike të filozofisë dhe poezisë erotike.

Këtë e gjejmë edhe tek Valdete Berisha. E gjejmë në poezi të tilla si “Egzod”(fq.49) ku autorja sjell e ristrukturon negzodin shqiptar ‘’me plotë kalamajë’’ për të hyrë deri në detaje të flirta kënaqësie që zbulohen nga natyra e fizionomia e jetës dhe metafizikës: “burrat me armët zvarrë/ecin nën qiellin e rrënuar”,ku “para atyre njerëzve happen dyert e ardhmërisë “….

Në këtë vargëzim ku konteksti i analizës psikoanalitike vjen disi argumentativ e ngacmues, si terminologji më vete vjen edhe një akt normativ i një rivlerësimi të ideve poetike dhe etikës psikoanalitike përmes teorisë dhe ideve të detajizuara mire në 43 poezitë e librit “Gotë e thyer”...

Poetja Valdete Berisha na jep një model. Modeli vjen me produktin e saj”nga rruga e largët“(poezia “Dritare e hapur”,fq.28) që është sfidë e shtratit të zbrazët ,që i përcillët asajë “si e vetmja shoqe” në shtratin ‘’plotë lule”(“Vetmisë” ,fq:29).

Ajo shpesh paraqitet si ngushëllim ngase shndërrohet në pikëpyetje të natës. Atëherë subjekti lirik në vend të vuajtjes e ngushëllon vetveten me ëndërrimin, që bëhet ilaç në hapësirën e madhe. Shndërrimi i dashurisë në diçka të mbetur peng nuk e lë të qetë të dashuruarin.

Ky peng sa vjen e trashet, por kurrë nuk shuhet, madje është e vështirë edhe të harrohet. Kur ajo grishet për t’i shijuar ëmbëlsitë e saj, apo për t’i cakërruar gotat në çaste vetmie, paraqitet një imazh tronditës. Ajo, tashmë veç ka mbetur “pas shpinës së botës”.

Në këto çaste tronditëse vetmia është i vetmi ngushëllim. Vetëm me të mund të cakërrohen gotat. Vetëm ajo bëhet mike.

Në këtë libër me poezi ka edhe elemente dhe aspekte të tjera të jetës dhe të ngjyrave të saj. Autorja i selekton me kujdes ato dhe i projekton si virtyte, por edhe si vese, për t’i shfaqur artistikisht në vargje. Ajo e arrin suksesin më të madh duke zbritur në embrionin e tyre.

Sidoqoftë, opusi i figuracionit i veprës së parë poetike “Gotë e thyer” të Valdete Berishës, shpreh disa qasje paksa të veçanta në temën që trajton, pra, për dashurinë që ka mbetur peng i imazhit të një jete dhe një kohe("Në krahët e hijes",fq.47;"Intimitet vetmie",fq.50;"Jetë me shumë t' panjohura",fq.55)....

ISBN 978-9951-536-17-2





Biografia e shkurter e Valdete Berishës

Valdete Berisha lindi më 2 nëntor të vitit 1968 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe shkollën e mesme i mbaroi në vendlindje, pra në Mitrovicë. Por, si dhe shumë kosovarë të tjerë në moshën e re u detyrua të shkojë në mërgim.

Që nga rinia e hershme merret me shkrimin e poezive. Përveç poezisë, Valdetja merret edhe me pikturë dhe ka arritur suksese të lakmueshme. Ajo deri tash ka marrë pjesë në disa ekspozita kolektive dhe individuale, në qytete te ndryshme, si në: La Loviere, Manage, Anderlues, etj. Ajo pret që ta hapë një ekspozitë të saj edhe në Kosovë, e sidomos në vendlindje, në Mitrovicë. Autorja jeton dhe vepron në Belgjikë, por është shumë e lidhur emocionalisht me Kosovën të cilën e viziton shpesh.


Ka botuar veprën me poezi “Mos e zgjo dhimbjen”(2008)dhe “Gotë e thyer”(Rugova art,2011)

LEXONI

http://floripress.blogspot.com/2011/02/vishu-me-trupin-tim.html


Isa Boletini “Burri me qeleshe të bardhë” në muzeun britanik

Intervistoi: Dr.sci.Fatmir Terziu,Londër 




Intervistë me mbesën e tij Rabije Murati Rrahmani

 
image 
  Rabije Murati Rrahmani,mbesa e gjeneral 
 Isa Boletinit


Rabije Murati Rrahmani, ju jeni një rrënjë e degës ku prehet rrjedha e Isa Boletinit. Ju lutem a mund të sqaroni lexuesit tanë më tepër?

Së pari do të doja që t’ju falenderoj që keni gjetë edhe kohën, edhe interesimin për të biseduar me mua në lidhje me Isa Boletinin, gjyshin tim. Në mënyrë që këtë intervistë ta bëjmë sa me të kuptueshme edhe për lexuesin unë do të doja që t’i japë edhe disa informata në lidhje me familjen time. Unë quhem Rabije Murati Rrahmani. Jam e lindur në Mitrovicë më 27 Shtator 1944 nga babai im Iliaz Murati dhe nëna ime Shehide Boletini (vajza e Isa Boletinit). Unë isha fëmija më e vogël nga fëmijët tjerë, Minire Murati Quna, Remzi Murati, Bahrije Murati Polloshka. Fati i jonë e deshti që ne të humbisnim babain tonë në moshë shumë të re. Unë isha vetëm një vjeçare asaj kohe. Peripecitë me të cilat na rriti nëna ishin të shumta. Lufta e Dytë botërore sapo kishte përfunduar në kohën kur unë kisha lindur dhe në të njejtën kohë regjimi i ri i cili instalohej në shtetin i cili asaj kohe do të quhej Jugosllavi, ishte komunizmi.

A mund të na sqaroni më tej vuajtjet që pasuan familjen tuaj në të dy anët e kufirit?

Po i njëjti sistem me përfundimin e luftës po instalohej edhe në shtetin tonë ëmë në Shqipëri, ku kishim edhe një pjesë të konsiderueshme të familjes. Mirëpo për familjen tonë do të nisnin edhe peripecitë e radhës, në të dyja anët e kufirit, edhe në Kosovë edhe në Shqipëri. Përpos humbjes së bashkëshortit të saj, nëna jonë Shehidja tani do të ballafaqohej edhe me sfidat e tjera siç ishin persekutimet dhe internimet e vëllezërve të saj (djemve të Isa Boletinit) nga regjimi komunist. Për të qenë edhe më absurde ky persekutim ishte po aq i fuqishëm dhe i pamëshirshëm edhe në Shqipëri. Arsyeja e cila qëndronte përmbas këtyre persekutimeve ishte sepse Isa Boletini kishte luftuar për bashkimin e trojeve Shqiptare dhe njëri apo më shumë nga djemtë e Isa Boletinit nuk pajtoheshin me idenë komuniste si dhe me ndarjen e trojeve Shqiptare për të cilat familja dhe mbarë populli kishin sakrifikuar aq shumë.

Po nëna juaj, e bija e Isa Boletinit si i përjetoi ato vite?

Nëna u ballafaqua me dëshminë e persekutimeve, internimeve dhe shtypjeve të ndryshme të cilat u bëheshin vëllezërve të saj si dhe meshkujve të tjerë edhe femrave të familjes Boletini. Familja e ndarë përgjysmë nuk dinin për fatin e njëri tjetrit si dhe për persekutimet që ju ndodhnin anëtarëve të saj në të dyja shtetet komuniste. Me shumë mund dhe sakrificë nëna na rriti ne katër fëmijët e saj që të rrugëtonim në integritetin tonë dhe pavarësinë tonë personale. Ashtu si edhe për babain e saj i cili personalisht nuk ishte i shkolluar, mirëpo i cili e dinte rëndësinë e shkollës dhe edukimin e brezave të rinj dhe i cili për atë qëllim kishte hapur dhe financuar edhe shkolla në Boletin e në fshatra të tjera rreth Mitrovicës ku fëmijët vijonin mësimet në gjuhën shqipe, ndërsa ai i bartte shpenzimet për mësuesit e shkollave. Ashtu edhe nëna jonë e dinte rëndësinë e shkollimit tonë dhe me shumë mund dhe sakrificë na e bëri të mundshme që ne të shkolloheshim.
Ju jeni diplomuar në gjuhën dhe letërsinë angleze. Si arritët që të integroheshit më tej në punë dhe në jetë?
Unë arrita që të diplomoja në Shkallën e parë në Fakultetin Filozofik, grupi i gjuhës dhe letërsisë Anglaeze në Prishtinë, ku gjithashtu fati e deshti që të takoja edhe fatin tim të jetës, Ali Rrahmanin, me të cilin do të lidhja kurorë nga e cila do të kishim dy djem Nolin dhe Asdrenin. Fillimisht jetuam në Gjakovë prej nga ishte Aliu. Unë isha arsimtare e Gjuhës Angleze në shkollën fillore “Mustafa Bakija”, ndërsa Aliu ishte profesor i Gjuhës Angleze në shkollën normale “Isa Grezda” në Gjakovë. Më pas në fund të viteve të 60-ta ne u shpërngulëm për në Prishtinë ku Aliu kishte pranuar detyra të reja e ku edhe unë shumë shpejt gjeta punë në Shkollën e Mesme Ekonomike të Prishtinës ku ligjëroja Gjuhën Angleze pastaj kalova në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë.





Kur ndryshoi dhe si situata ndaj familjes suaj më tej?

Në vitin 1976 me një dekret të posacëm nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë Enver Hoxhës, Isa Boletini shpallet “Hero Kombëtar” dhe vetëm atëherë pjesës së mbetur të familjes në Shqipëri sadopak filluan t’u përmirësoheshin gjërat dhe persekutimet të binin nga niveli. E njëjta gjë nuk vlente në ish Jugosllavinë ku persekutimet ndaj anëtarëve të familjes Boletini ishin të vazhdueshme në fakt mund të them që pas zgjimit të Shqipërisë në njohjen e figurës kombëtare të Isa Boletinit regjimi Jugosllav vetëm sa e shtoi edhe më tepër interesimin për familjen si dhe veprimtarinë e tyre. Kaluan dekada të tëra familja mbeti e ndarë dhe në pamundësi të takimit me njëri-tjetrin. Vetëm në vitin 1976 nënës sime Shehides iu lejua një udhëtim në Shqipëri për takimin me anëtarët e saj të familjes. Mirëpo edhe në atë udhëtim ajo do të përcillej gjatë gjithë kohës nga “distanca” nga ana e shërbimit sekret të Shqipërisë e me siguri edhe spiunëve Jugosllavë. Në vitin 1978 ne patëm një vizitë nga tezja jonë Ajete Boletini, ndërsa në vitin 1980 vizitën nga Djali i dajës tonë*

(*Adem Boletinit ndaj të cilët u bë atentat nga ana e Komunistëve të Shqipërisë respektivisht nga ana e Vasil Shantos) Isa Boletini. Këto të gjithat ishin momente prekëse për familjen ne njiheshim si emra mirëpo kurrë nuk ishim takuar kështu që gjatë këtyre takimeve kishte emocione të shumta.

Çfarë kujtoni nga rrëfimet e të tjerëve për Isa Boletinin?

Kujtoj bisedën me tezen Ajete dhe me nënën time Shehiden të cilat e përshkruanin jetën në Boletin në kullat e babait të tyre. Për bukuritë dhe begatitë natyrore, për bujarinë dhe mikpritjen, traditat, zakonet, burrërinë, besën dhe fjalën e Shqiptarit. Njëra nga bisedat ishte në lidhje me kohën kur Isa Boletini kishte qenë në internim në Pallatin e Sulltanit në Stamboll per tri vite rresht. Isai kishte rënë dakord që të shkonte në atë internim mirëpo vetem me kushtin që Perandoria Osmane mos të lejonte instalimin e Konsullatës Ruse në Mitrovicë. Isai vetem se kishte përzënë Konsullin e parë të dërguar nga ana e Rusisë Cariste gjë që i kishte shkaktuar shumë probleme Perandorisë Osmane në raport me Rusinë Cariste. Kjo ishte në një mënyrë zgjidhje për të zbutur zemërimin e Rusisë me veprimet e Isa Boletinit në Mitrovicë me Konsullin e parë Rus. Isa kishte lënë pas vehtes në Boletin edhe kalin e tij të bardhë – Gjogun i cili prej momentit që Isa kishte lëshuar Kosovën dhe ishte internuar në Turqi ishte bërë nja kalë i pa-përdorshëm dhe i pa-ndëgjueshëm për anëtarët e tjerë të familjes. Edhe nëna edhe tezja e kujtonin shumë mirë Gjogun dhe sjelljet e tij si dhe madhështinë e atij kali fisnik. Pas tri vitesh kur Isa i dërgoi fjalë Sulltanit se do të kthehej për në Kosovë dhe se vetëm të vdekur mund ta ndalnin, Sulltani vihet para një akti të kryer dhe nuk pati zgjidhje tjetëer përvec se ta lironte Isën që të kthehej për në Kosovë. Me të ndëgjuar për lirimin e tij Isës i ishte bërë një pritje madhështore nga njerëzit, bashkëluftarët dhe qytetarët e shumtë që kishin ardhur nga Mitrovica si dhe viset e ndryshme mbarëshqiptare për te pritur Isën në Stacionin e trenit në Shkup ku Isa do të vinte nga Selaniku. Djali i vëllaut të Isës Tafil Boletini – Axhoku kishte qenë përkrah Isës gjatë gjithë kohës, ai gjithashtu kishte shkruar shumë në lidhje me të qenurit “Pranë Isa Boletinit” që titullohet edhe vepra e tij.

Fotot e Kullës së Isa Boletinit janë të bëra nga djali im Asdreni


Dikush nga nipat e tjerë të Isës kishte sjellë me vehte edhe Gjogun në stacionin e trenit dhe në momentin kur treni është ndalur Gjogu kishte filluar që te hingërlliste të shqelmonte dhe njerëzit të cilët e dinin atë kalë nuk e kishin parë kurrë ashtu të shqetësuar në atë masë dhe nuk kishte kush se si ta frenonte dhe ta vente nën kontroll Gjogun. Në atë moment Isa zbret nga treni dhe e sheh gjith popullin aty të mbledhur për arritjen e tij mirëpo zhurma e cila vinte nga anash trenit kishte qenë e pamundur mos të vërehej. Isa e dallon kalin e tij Gjogun dhe e thërret me zë shumë të lartë “GJOG, GJOG urt”, kjo kishte qenë e tëra që Isa i kishte thënë atij kali dhe ai ishte zbutur dhe ishte afruar te Isa i cili më pas edhe e shalon gjë që Gjogu nuk e kishte lejuar askend për tri vitet të cilat Isa i kishte kaluar në Pallatin e Sulltanit në internim. Nëna dhe tezja i’u referuan kësaj si” babi i jonë e kishte atë orën” që d.m.th që vet paraqitja e tij nuk ishte vetëm paraqitje e një njeriu të rëndomtë mirëpo ishte paraqitje që lente mbresa edhe tek njerëzit e edhe kafshët.


Po Londra si është në kujtimet tuaja në lidhje me Isa Boletinin?

Isa Boletini gjithashtu la mbresat e tij edhe në Londër gjatë vizitës së Delegacionit Shqiptar me rastin e Kongresit të Londrës të vitit 1913. Mirëpo unë kësaj radhe nuk do ti ngarkoj edhe lexuesit e juaj në lidhje me atë ngjarje, sepse mendoj që te gjithë janë në dijeni të atyre ngjarjeve që ndërlidhen me Isa Boletinin dhe rastin që ndodhi në Ministrinë e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe. Fati i jetës është interesant bëhen 16 vite qysh se unë erdha në Londër tu ribashkohesha fëmijeve të mi e gjithashtu në qytetin i cili në muzeun e tij kombëtar mban portretin e gjyshit tim Isa Boletini “Burri me qeleshe të bardhë”.





Info rreth fotove:



Fotografia e Isa Boletinit është e bërë në Durrës nga ana e Kolonel Thomson-it i cili ishte i angazhuar në formimin e Xhandarmërisë së parë Shqiptare dhe në foto është mbishkrimi “me nder e conj Isa Bey Boletini – Thomson”. Origjinale i kësaj fotoje ka qenë pronësi e nënës sime dhe gjithmonë ka qëndruar e varur në murin e shtëpisë sonë, më vonë shtëpisë së vëllaut tim të ndjetë Remziut. Origjinali i kësaj fotoje është në bardh e zi ndërsa kjo foto është e përpunuar nga origjinali në një laborator të fotografisë në Vienë nga ana e nipit të Isa Boletinit, Adrian Boletini.

“Dritëhijet e medaljes enigmë…” një roman me vlera unikale

nga Dr.sci.Fatmir Terziu

Patriarkaliteti gjithmonë përpiqet të gjejë forma dhe metoda të ndryshme për të pikturuar gratë me tre qëndrime diversive dhe të debatueshme. Tre qëndrimet që vetëm diktohen me ‘grua të devotshme’, ‘grua për burrë’ dhe ‘grua model’ janë vetëm pjesë e një ajsbergu me të cilin ushqehet dhe është ushqyer politika. Këto në fakt, janë qëndrimet e fshehura që bazohen tek ‘shijet’ që diktohen nga epshe mashkullore, epshe që vijnë e diktohen pas dëshirash të sëmura që shpesh riskohen pas të qënit një “femër me aromë” apo ‘perëndeshë e perëndeshës’. Thjesht objekte frymore, vetëshpallëse për syrin e mashkullit. Kjo në disa raste edhe për syrin bashkëshortor. Pra, edhe kur ky është bashkëshorti i saj (?!) Në këtë patriarkalitet shpesh gjejmë një "vetquajtje më pak njerëzore, pra një njeri që në fatin diversiv të tij, vjen si një modulitet i pakapshëm, më saktë si një ‘Perëndeshë’, duke harruar këtë femër se duhet të jetë ajo me atë që së pari lidhet me kuptimin e mirëfilltë ‘një nënë të përkushtuar’, dhe një femër tipike, pra një njeri, thjesht me sensin: njeri të pastër. Këto ide që shkrimtarja Vilhelme Vranari (Haxhiraj) tenton t’i fusë në kalibrin e saj dialektik me romanin e ri “Dritëhijet e medaljes enigmë…” janë aspekte filozofike me të cilat ajo tenton të zbulojë botën e ndrydhur femërore në lidhje me mjaft situata të zhdërvjellta, por gjithmonë nga këndi i vëzhgimit mashkullor. Duke vënë personazhin e saj, Edlirën, në rolin e paramenduar bukur, Vranari sfumon atë varg që lidhet me aspektet që sipas mendimit tim, janë mjete të politikës seksuale që patriarkaliteti i sëmurë i një sistemi të kalbur është përpjekur t’i vendosë në siparin e tij politik e më pas me to të luajë si një modul intrigues apo si një mostër-politikë të shpallur për gratë e të gjitha moshave. Ky lloj patriarkaliteti gjithmonë tenton t’u bëjë kurth grave, me një ‘ideal’ të sëmurë, duke mohuar individualitetin e tyre. Në të gjitha këto tri qëndrime, grave thjesht u mohohet sublimiteti jetik, që është qëllimi origjinal i lirisë së tyre. Këto tre qëndrime e kanë kthyer gruan, pra atë grua që trajton shkrimtarja Vranari, thjesht në objekt. Në rastin e parë, objekti është vetë kjo grua, në rastin e dytë është ndjenja e saj për të dashur dhe në rastin e tretë, është ajo që lidhet nga shtypja e nevojave fizike dhe psikologjike të saj si qënie njerëzore. Jo më kot e gjithë kjo strukturë e plotë filozofike vjen tek pjesa e parë e romanit nën titullin kuptimplotë “Shkëlqim i rremë”. Në këtë shkëlqim të rremë, është stili i veçantë i Vranarit që paraqet melosin e gjuhës së bukur, simbolikën e qartë dhe të goditur, atë simbolikë që vjen mes një semantike të përsosur, ku çdo fjalë plotëson një kuptim shtesë, ku çdo grupfjalësh ka një mesazh më vete. Aroma është një kompleks përshkrues. Aroma është një dukuri që vjen dhe prek ndjenjat. Senset diktohen dhe drejtohen nga spektri i njohur për lexuesin, por aroma si një fjalë me shumë kuptime nuk vjen thjesht për të treguar togfjalëshat ‘aromë e shampos’, ‘aromë pranvere’, aromë manushaqeje’, apo ‘aromë mahnitëse’, ajo vjen si një ritëm në tërë aspektin metafizik, për të ndikuar në sensibilitetin tonë të ndjenjave, për të shtuar kurreshtjen për botën që konvergon dhe dirigjon ndjesinë tonë. Është aroma, kjo fjalë që të bën të ndjehesh e nuhasësh tërë atë përshkrim model, por është kjo fjalë që vjen me tërë forcën e saj për të diktuar një aspekt që ndriçon më shumë se duhet në atë hapje për të ndjekur me kërshëri ngjarjen: “Hyra në banjë. Afshi i ngrohtë i ujit m’u përplas në fytyrë. Gjithë ëndje nuhatja aromën e shampos, kremit të flokëve, apo të trupit që përdorte ime shoqe. Një aromë mahnitëse, të cilën ajo e ka për zemër, aromë manushaqeje, që edhe gjatë dimrit, të sjell ndërmend hapat e para të pranverës.“Sa kënaqësi! Aromë pranvere! Aromë dehëse! Aromë gruaje…Aromë dashurie. Gjithçka që më dhuron çasti, i bën shqisat e mia të ndjeshme. Madje, kënaqësia e beftë e atij mëngjesi, sikur më ftonte drejt mëkatit. Kjo aromë ndjell tek unë ndjenja sensualiteti. Çudi e madhe me ne meshkujt! Mjafton një aromë dehëse dhe kërkojmë ta shijojmë çastin me të gjitha shqisat,”- mendoja ndërsa prekja mjekrrën. Dola nga banja. Aroma e kafesë më gudulisi hundën. Isha ende me rrobdeshambër, kur nxitova drejt kuzhinës. Zhurma e kafetjerës që vinte deri aty, më tërhoqi si magnet. Kur hyra, ime shoqe ishte duke hedhur kafenë nëpër filxhanë. Bashkë me aromën e kafesë që avullonte në tavolinë, u përzie dhe aroma e mirë e pas rrojes ose më mirë me freskinë që dhurohet pas një tualeti të kujdesshëm. E dija që Edlirës i pëlqenin shumë këto, ndaj iu ...”

Në tërë këtë shkëlqim të remë filozofia e qëlluar e Vranarit lidhet me atë aspekt tejet jetik që prek përditshmërinë. Vetë në këtë aspekt ajo thekson “Nganjëherë njeriut i duhet të harrojë gjithçka; lodhjen, ngjashmërinë mes ditëve, edhe që jemi të rritur apo me përgjegjësi të shumta, sepse rutina është e lodhshme. Herë pas here çiftet duhet të dalin nga vetja, të harrojnë vitet, hallet dhe të shndërrohen në moshën e pakthyeshme të fëmijërisë. Është e domosdoshme të bëhet diçka e tillë, pasi shpesh herë jeta kthehet në monotoni. Madje nganjëherë sikur kemi nevojë të harrojmë edhe veten, për të qënë tjetërkush në çaste të caktuara.” Me gjithë këtë mesazh shkrimtarja plotëson atë anë të psikanalizës që lidhet me dukurinë e jetës. Jeta në tërë aspektin e saj merr një frymë të lehtë, kur depërtohet mes një origjinaliteti të pafryrë, mes një larmie gjërash të prekshme deri në detajin më të vogël.

Duke udhëtuar mes këtyre detajeve sublime e të prekshme, “Dritëhijet e medaljes enigmë…” bëhet një bashkëudhëtar i qetë nga fjala në fjalë, nga grupfjalëshi në togfjalësh, nga fjalia në fjali dhe nga faqja në faqe. Kapitujt bëhen më të kapërcyeshëm dhe leximi të jep kënaqësi. Mes fletëve të romanit, dashuria, lakuriqësia, butësia e lëkurës, freskia dhe aroma e trupave, po aq edhe koha, aspektet që lidhet me çiftin burrë e grua, ajo që lidhet me ndjesinë, kohën, profesionin, suksesin, biznesin, fëmijën e çiftit me emrin Igli, pastaj gjeografia që lidhet me masterin e studimeve të Edlirës, e që fillon me tërë ato emra Itali, Çeki, Greqi, Rumani e përfundon në Angli, është një arsye më shumë që të lehtëson udhëtimin filozofik për të kuptuar të plotë lidhjen jetike dhe arsyen me profesionin e bukur të gazetares, të gazetares së lidhur edhe me ATSH-në.

Vranari kështu luan jo thjesht me atributet e artit dramatik në prozën e saj, por në mënyrën më të përsosur të arsyes gatuan fabulën mes dramaciteteve të jetës bashkëshortore për të plotësuar mesazhin sublim. Janë këto mesazhe sublime që merren me tema të tilla dhe me interes të pranishëm për publikun, për të cilat ato janë të shkruara, ashtu si edhe të luajtura në heshtje me dramatizim të madh. Për një audiencë shqiptare të kohës sonë, marrëdhëniet bashkëshortore shfaqen me interes vital, por janë edhe marrëdhënie që diktohen me problematikën e tyre. Për një audiencë të ditëve të sotme, në rrafshin më të gjerë, lidhja e cituar nga Vranari me tërë problematikat e saj është e një rëndësie të lartë edhe për kultura të tjera. Marrëdhëniet shoqërore, të cilat janë duke u bërë gjithnjë e më të theksuara në mendjet e njerëzve, dhe të cilat mund të jenë të destinuara të jenë subjekt tjetër i madh për artin, i nënshtrohen jo rastësisht penës së mjaft penave sot në botë. Shumica prej nesh janë ende në mes të luftës së përzgjedhjes për tema të tilla në të lexuar. Aspektet morale të pyetjes, kërkesat etike dhe altruistike, po aq edhe ato kërkesa praktike janë shumë këmbëngulëse për ne që të shohim këtë përzgjedhje si një të tërë, ose për ta parë atë në mënyrë të qartë, si material për artin, për ta parë atë si të bukur në tërë kompleksin që lidhet me kulturën, identitetin, globalizmin në art, por edhe me stilin, strukturializmin, postmodernizmin dhe mjaft kritere të tjera që duhen apriori vënë në dritaren e duhur të vlerësimit. Duhen vënë në atë dritare me xham të pastruar mirë, me qëllim që koha të mos ‘qërrohet’ duke vëzhguar kohën për brezat. Në këtë pikë fjala e Vranarit në këtë roman është jo thjesht pikasje, as përzgjedhje e gabuar, por një art më vete. Dhe arti i përket artistit. Artisti, që ecën larg, shumë larg, ndoshta edhe pak përpara moshës së tij, duke treguar bukurinë dhe kuptimin, këto dy aspekte metafizike të jetikes, natyrshëm janë vetë flamuri i përzgjedhjes, që ndodhet në një majë të pakapshme. Ky artist kurrë nuk kalon pa rënë në sytë e gjeneratës së re, dhe me veprën e tij dikton vendin ku flamuri është vendosur, jo me dëshira e stile tashmë të perënduara ‘politiko-miqësore’ të rrëfimit kritik-mik. Brezat gjejnë kështu mesazhin e këtij artisti duke pritur atje ku është ngulur flamuri, për ta shijuar atë arritje si të gjitha gjërat e bukura që presin gjetjen dhe zbulimin, përzgjedhjen e tyre. Vranari është artistja, e cila jo vetëm i ka vënë pikërrëfimin rrugës së bukur prozaike shqiptare, por është edhe arsyeja që rrëfen vendin ku është ngulur flamuri në një mjedis më të gjerë krijues, e pse jo me nivel tashmë botëror për forcën e mesazhit dhe fabulës së saj. Ajo, më shumë se çdo tjetër në këtë pikërrëfim, përdor për bazë të artit të saj ndjesi të interesit jetik, jashtë moshës së saj, por në një pikëtakim me kohën, vendin dhe situatat që gatuhen nga fabula dhe mesazhi. Në këtë pikë ajo është një model!

Në unitetin, kohë dhe vend, gjithashtu, ajo përmbush idealet sublime të lidhjeve në çift, por edhe hapësirat që groposin fate të ndjeshme, duke simbolizuar aspekte patriarkale në kushte moderne, në kushte ku liria e individit dhe epshi janë aspekte të ndikueshme. Në tërë këtë fabulë veprimi gjithnjë është i mbyllur në një moral, dhe në asnjë aspekt të ndikuar nga kjo hapësirë, lidhjet apo dyzimet mes elementit burrë dhe femër, edhe kur në mes është e panjohura, ‘kamerrierja’, janë lidhje që ndikojnë dhe reflektojnë art. Çdo akt i një shfaqjeje të tillë na jep para syve skena përditësie, ku çdo skenë është dhënë pa shumë ndryshime të sfumuara dhe na vihet përpara memorjes si në një skenë. Në roman veprimi është i hapur dhe aspak i kufizuar në aritmetikë kohore, ai nuk funksionon spontanisht, por as nuk ndjehet si në shtëpinë e një kukulle për të prezantuar trupa të ngurtë, apo edhe të zjarrtë që thjesht ndjejnë, shijojnë dhe bëjnë dashuri, dhe në asnjë rast apo çast nuk është shfaqja e jashtëzakonshme, apo e papritura, por ndjenja vjen si kahera, aq e zakonshme dhe e natyrshme, me më shumë se dy apo tre kuptime të fuqishme.

Ai lexues, kritik, studiues apo analist, i cili është mësuar të mendojë për komplot dhe mes veprimit të tij si sinonim i fjalës, i duhet të veçojë dy terma në marrjen e plotë të kuptimit të fabulës së Vranarit në këtë roman. Fjalët e përzgjedhura dhe fjalitë e këtij romani kanë komplot në bollëk, por asgjë nuk ndodh në to, më shumë se çdo gjë në faqet e tij është dialektika e pjekur e fabulës dhe mesazhit kuptimplotë. Veprimi bëhet në shpirtin e një karakteri ose në lidhje të plotë në mes të karaktereve. Ka disa incidente të ndjeshme që fuqizojnë fabulën dhe natyrshëm përveç tyre që shijohen si të tilla, nëse një lidhje të tillë do ta deshifronim me aventurat e shpirtit njerëzor, [nëse do ta quanim si të tillë] ku koincidenca lidhet me momentin psikologjik. Kjo koincidencë e momentit psikologjik dhe simbolik është aq e vazhdueshme, sa që i jep romanit një hapësirë të gjerë metaforike me plot detaje në lidhjet aq të vjetra e të reja të sfondit patriark.

Këto lidhje të vjetra e të reja e transformojnë më tej idenë e autores në një shtrat tjetër ku derivatet fshihen pas një ‘shkëlqimi të remë’ e dominohen nga e dukshmja dhe e padukshmja, që mbetet një gangrenë mes jetës dhe profumit të saj. Në pjesën e dytë autorja zgjedh si një tematikë të ndërlidhur korrupsionin. Këtë plagë të ndyrë, të keqe e të përbotshme Vranari e sheh në aspektin global. Në këtë aspekt globalizmi nuk është vetëm një parashtrim, por edhe një shtysë retorikë në planin parësor. Kjo e keqe e përbotshme që del në faqet e romanit është një shkatërruese e ashpërr e tërë strukturës pas së cilës qëndron ajo që autorja e ka vizatuar pas shkëlqimit të rremë të jetës. Në faqet e romanit krimineli bën ligjin, pronari dhe i pafajshmi burgosen. Dhe kur mendohet të vendoset drejtësi (ku djali i formuar jurist me magjistraturë të kryer në Britaninë e Madhe, arrin dhe dënon nënën e tij, një ishprokurore kriminele). Por vetë ky djalë me edukatën dhe kulturën e mësuar në Angli mëson se ajo, nëna e tij dhe të tjerët e ndëshkuar nga drejtësia dhe ligji marrin pafajësinë. Në tërë këtë amplitudë të trajtuar në mënyrë të tendosur dhe mjaft interesante, fabula dhe mesazhi janë dy derivate filozofike, që mposhtin çdo ndjenjë, që ftillojnë deri në maksimum interes. Djali i specializuar në Angli pas kësaj skene joligjore jep dorëheqjen, sepse mëson se ligjin e bën paraja dhe korrupsioni i gjallë.

Autorja me këtë stil të kombinuar dhe jolinear ka prurë një veçori tipike të prozës që lëvrohet sot, duke argumentuar mes dy ideve dhe duke kombinuar mes tyre me anë të paralelizmës së dy ngjarjeve, ku njëra zhvillohet në Angli dhe tjetra në Shqipëri. Gjeografia që sjell autorja është një dëshmi vlerash dhe mes dy kulturave prezanton dy identitete në dy hapësira të ndryshme. Ajo kështu kërkon të godasë mjeshtërisht dhe fuqishëm fenomenin e korrupsionit, këtë temë që po e shkatërron vendin, shoqërinë, individin dhe pengon integrimin. Duken si dy tema të ndara, por janë në varësi të nëjra-tjetrës. Me këtë “Dritëhijet e medaljes enigmë…” mbetet natyrshëm një roman me vlera unikale, ku Vranari na sjell shansin e përzgjedhjes së vlerave mes mesazhit dhe fabulës duke konkuruar ndjeshëm në hapësirën krijuese botërore.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...