Dr. Musa Ahmeti
Pasurimi i fondeve të albanologjisë me tituj të ri, të librit antikuar, ku autorë janë shqiptarët, përbën një risi, përkatësisht zbulimet e tilla janë me një rëndësi të dorës së parë për albanologët dhe historianët. Zbulime të tilla janë të pakta dhe shumë të rralla, për shumë arsye. Më kryesorja, kërkohet një punë këmbëngulëse, e lodhëshme dhe shumëvjeçare, por edhe një përgaditje e lartë profesionale duke shtuar këtu edhe “fatin” si një faktor të rëndësishëm. Kërkime dhe hulumtime të mirfillta, sistematike të planifikuara dhe të organizuara nga institucione shqipatre deri me tani për mesjetën shqiptare nuk ka pasur. Kryesisht, për këtë periudhë “të errët të hisotrisë dhe albanologjisë” kanë shkruar autorë të huaj, e ndër ta, janë të paktë ata që kishin qëllim kryesor botimin dhe publikim e studimeve të mirfillta. Të huajt, më shumë rastësisht, pra pa ndonjë qëllim të caktuar, botuan dokumente, dorëshkrime dhe informacione me vlerë, të cilat edhe sot e kësaj dite edhepse jo të kompletuara, janë të patejkaluara në albanologji dhe historinë e popullit shqiptarë.
Nëse më parë kishte arsye dhe alibi për studuesit, hulumtuesit, historianët dhe albanologët shqiptarë, që nuk bënin studime dhe botime serioze, me karakter të mirfillët shkencor, sot, kjo alibi nuk ekziston më. Në fakt, tani vërehet hapur mospërgaditja profeisonale dhe mungesa e specialistëve të cilët me rrezultatet e tyre të mirogranizuara sistematiksiht të mbështetuara nga Shtetit Shqiptar dhe institucionet e përkatëse do të ishin të barabartë me kolegët e tyre pëerëndimorë.
Studiuesit e huaj, në botimet e tyre, të shumtën e rasteve, duke mos pasur qëllim parësor studimet albanologjike, botimet e tyre i kanë të mangëta, të paskata, kunëdrthënëse dhe mjaft të gabuara. Megjithatë, ne shqipatrët, duke mos pasur mundësi tjetër, jemi shërbyer me këto botime. Është koha e fundit, që Institucionet përaktëse shqiptare në mënyrë të planifikaur dhe sistematike të bëjnë kërkime dhe hulumtime për të gjitha fushat e albanologjisë dhe historisë, sepse për këtë gjë, kemi shumë nevojë dhe jemi të bindur se rrezultatet nuk do të mungojnë.
Gjatë kërkimeve tona nëpër arkiva e biblioteka kemi ndeshur në shumë dokumente, dorëshkrime, inkunabula, libra antikuar dhe të tjerë, të cilët janë të panjohura ose fare pak të njohura. Në këtë kuadër, bëjmë publike librin antikaur të Pal Engjëllit (nipit të kryeiepshkvit të Durrësit, Pal Engjëllit senior) i cili është botuar në Venedik më 7 maj 1524, me titull: “”Epistola Pauli Angeli: ad Sanctissimum in Christo patrem et Dominum Nostrum Dominum [D.N.D] Clementem diuina Prouidentia Papam septimum...”
Kjo ksombël, edhe pse e botuar para 486 vjetësh, është e panjohur për albanologët dhe studiuesit shqiptar, edhe pse ajo ruhet të paktën në nëntë kopje të botimit të parë nga viti 1524, të cilat i kemi konsultuar ne dhe në një kopje të ribotimit të dytë nga viti 1525. Duke dashur që kolegëve studiues, historianë dhe albanologë, por edhe lexuesit të gjërë, t’ua bëjmë sa më të afërt këtë ksombël të rallë, për mendimin tonë me vlera të veçanta hisotrike, filozofike dhe teologjike, ne botojmë disa faksimile të saj, përshkrimin fizik sipas kritereve bashkëkohore shkencore dhe analizojmë përbajtën e saj në mënyrë përmbledhëse.
Ne nuk dëshirojmë për momentin të futemi në debate me autorë të cilët me shkrimet e tyre paragjykojnë familjen e Engjëllorëve, për shkak se pothuajse të gjithë ata përshkruajnë njëri tjetrin ose kopjonë ndonjë studiues të huaj që nuk i ka dashur të mirën albanologjisë dhe historisë shqiptare, duke mos pasur në dorë dokumentet e shumta, dorëshkrimet dhe botimet poashtu të shumta, për të cilat ne, në asnjë mënyrë, nuk dëshirojmë të marrim guximin e të pohojmë origjinalitetin dhe saktësinë e tyre, pa bërë studime krahasuese dhe pa i ballafaquar ato, të paktën me disa burime tjera të sigurta. Në të vërtet, duke botuar dokumente e dorëshkrime, duke sjellur njoftime për tituj librash antikuar dhe të dhëna të reja biografike dhe bibliografike, dëshirojmë që vlerat e vërteta të dalin në dritë ndërsa falsifikatet (nëse ka tëtilla, të cilat duhet të dëshmohen me argumente e jo me pohime boshe dhe të paqëndrueshme) të hudhen në pluhurine harresës, atje ku e kanë edhe vendin.
Përshkrimi fizik i ksomblës nga viti 1524
Të gjitha ksomblat e librit antikuar të Pal Engjëllit t; botuara n; vitin 1524 me 7 maj, janë të lidhur me kopertina të forta pergameni të bardhë. Në asnjërën prej 9 (nëntë) ksomblave që njohim ne, në kopertinë nuk ka shenime, dekorime apo ndonjë vizatim. Menjëher pas kopertinë janë 2 fletë boshe dhe pastaj vjen frontespici i cili është i shënuar në gjysëm faqe. Nuk ka asnjë ndryshim, cilidoqoftë ai, në asnjërën prej kosomblave që njohim ne, nga botimi i parë i vitit 1524. Të gjitha janë identike dhe kanë dimensione 21 x 14,5cm.
Përsa i përket botimit të dytë të librit antikuar të Pal Engjëllit, nga viti 1525, ne njohim vetëm një ksombël deri me tani, ndryshimi i vetëm është te dimensionet. Dimensionet e ksombëlës janë më të vogla, përkatësisht 15 x 10cm. Poashtu edhe madhësai e grafemave është më e vogël, ndërsa është ruajtur e njëta renditje si edhe te botimi i parë, i rreshtave në faqe, i paginimit, titullit dhe gjithçka tjetër. Faqja e frontespicit është e papaginuar. Në pjesën sipër tekstit është stema e Papës Klementi i shtatë, e cila është e vendosur në kronizë katrore. Ksombla nuk ka një titutll të shkrutër apo të veçantë, por fillon me një inicilal, grafemën “E” e cila është e shtrirë vertikalisht në tre reshta. Teksti i frontespicit përbëhet nga 14 rreshta.
Sikurse të gjitha botimet e kohës, edhe të nëntë ksomblat që kemi konsultuar, frontespicin e kanë të shoqëruar me një katërkëndësh të dyfishtë. Brenda katërkëndëshit ka dekorime floreale shumë të bukura, në të majtë, ndërsa lartë ka figura nga mitologjia, kurse në anën e djathtë dekorimet janë me motive bilbike shumë domethënëse. Poshtë, në fund të frontespicit ka dekorime floreale të shoqëruara me figura nga përditshmëria, ndërsa në mes është një stemë e cila mbahet fort nga duart e dy personave të cilët shikojnë në të majtë.
Në frontespic nuk është shënuar vendi i botimit, botuesi e as data, muaj apo viti i botimit të ksomblës, por këto shënime i gjejmë në faqen e fundit të ksomblës (f. 49v). Nuk është shënuar emri i botuesit, e as vendi i botimit. Mirpo, për vendin e botimit, pohojmë me siguri se është Venediku pas kërkimeve tona të bëra atje dhe literaturës së konsultuar kemi ardhur deri një përfundim i tillë.
Faqet janë të paginuara lartë në të majtë. Dy faqet që janë të renditura menjëher pas frontespicit nuk janë të paginuara, ndërsa fletët tjera janë të paginuara edhe pse në disa raste numrat nuk vërehen, për arsye se ngjyra është fshirë apo kur është bërë prerja e margjinave të e faqeve të ksomblës së bashku me pjesët e letrës janë prerë edhe numrat përkatës. Ksombla ka gjithsej 98 faqe tekst. Pas përfundimit të teksti janë 2 fletë (katër faqe) boshe dhe kopertina e veshur nga brenda me letër të hollë të kohës. Ksombla është e ndarë në dy pjesë dhe tre kapituj. Pjesa e parë është e ndarë në dy kapituj të gjërë. Kapitulli i parë është i ndarë në pesë nën kapituj dhe atë: f. 1r-8v nënkapitulli i parë, f. 9r-12v i dyti, f. 13r-15v i treti, f. 16r-v i katërti, dhe f. 17r-v i pesti. Kapitulli i dytë është i ndarë në nënkapituj: f. 18r-20v i pari, f. 20v-22v i dyti, f. 23r-26r i treti, f. 26r-v i katërti, f. 26v-28v i pesti, f. 29r-30v i pesti, f. 31r-v i gjashti, f. 31v-33r i shtati, f. 33r-v i teti, f. 33v-34v i nënti, f. 35r-v i djeti, f. 35v-39v i njëmbëdjeti. Në f. 40r është përmbajtja tabelare e lëndës. Në f. 40v është stema e Pal Ëngjëllit. Stema është e vendosur në një shqyt, ndërsa shqyti brenda një katërkëndëshi. Nuk ka dekorime. Brenda shqytit të stemës është një engjëll që mban në dorën e djathtë një degë palme, ndërsa në kokë ka një kurorë mbretëore. Engjëlli krahë ti ka të ngritur lartë. Është i gjunjëzuar dhe është i kthyer në të majtë. Sipër shqytit është një kryq me dekorime të varfëra.Pjesa e dytë e ksomblës fillon në f. 41r dhe ka këtë titull: “Epistola Salutifera charitatis: Pauli cognomento Angeli...” Në fillim të tekstit është një inicial me dekorime floreale ku dominon hardhia e rrushit me frut dhe gjethe të shumta, kurse brenda grafemës “E” është një zog me krah të hapur dhe kokën e kthyer në të majtë. Kjo pjesë nuk është e ndarë në kapituj, por paraqet një tërsi të veme përmbajtësore dhe tematike. Siç thamë fillon në f. 41r dhe vazhdon deri në fund të ksomblës në f. 49v. Në fund të faqes 49v, është data, mauj dhe viti i botimit të ksomblës, pra ksombla ka gjithesj 98 faqe. E tërë ksombla ka 107 inicila, me dimensione dhe forma të ndryshme. Nga këto iniciale (nistore) 3 janë me dekorime floreale, 68 e janë unicial (grafema kapitale) dhe 38 janë grafema të vogla, të tipit mijuskul (italike).
Cilat janë veprat tjera të Pal Engjëllit junior dhe ku ruhen ato
Ksombla e librit antikuar e Pal Engjëllit ruhet në bibliotekën: “Seminario vescovile–Como,” pastaj në “biblioteca Statle–Cremona, biblioteca Nazionale Vittorio Emanuele III–Napoli, biblioteca Comunale Augusta–Perugia, biblioteca Angelia–Roma, biblioteca Vallicelliana–Roma, biblioteca Universitaria Alessandrina–Roma; biblioteca Civica-Padova dhe në biblioteca Civica A. Hortis-Trieste.” Gjatë kërkimeve dhe hulumtimeve tona shkencore ne kemi konsultuar këto ksombla dhe kemi edhe riprodhimet e tyre në letër, në CD dhe mikrofilm. Për të mos e rënduar lexuesin ne nuk po shënojmë edhe vendodhjet [signaturat] ku ruhet ksombla në bibliotekat përkatëse.
Pal Engjëlli është autor i gjashtë librave të botuar në periudhën kohore 1520-1544. Nga këta tituj, vetëm njëri është i njohur për studiuesit, albanologët dhe historianët shqiptar dhe ai, vetëm si titull i përshkruar nga të tjerët (studiuesit e huaj) sepse shqiptarët nuk e kanë pasur asnjëher në dorë ksomblën origjinale. Është fjala për ksomblën me titull: “Epistola Pauli Angeli ad Saracenos: cum libello contra Alcoranum: pro proudia: preuiaque dispositione conuersionis infidelium omnium mirabiliter: et fere repente: ad Iesum Christum Dominum Deum nostrum, uiam, ueritatem, et vitam plene satietatis: cui soli sit emper omnis laus, honor, et gloria, nobis autem obedientia fidelis, et pura tantum. Amen. Venezia: Alessandro Bindoni, 1520” të cilën ne e kemi të riprodhuar të tërën në letër dhe të skanuar. Për këtë ksombël, vendodhjen e saj, përmbajtjen, përshkrimin fizik dhe gjëra të tjera do të shkruajmë në njërin nga numrat e ardhshëm të Milosao-s.
Titujt e pesë librave të tjerë antikaur të Pal Engjëllit janë:
1. “Epistola Pauli Angeli: ad Sanctissimum in Christo patrem et Dominum Nostrum Dominum [D.N.D] Clementem diuina Prouidentia Papam septimum. In Sathan ruinam Tyranidis et in salutiferi supersubstantialis panis quottidiani Christicolarum gloriosam resurrectionem triumhatem iterum in omnem terram. Item prefato eiusdem Paulum Angeli [P. A.] in summam angelicam ordinatiori transmutatione capitulorum iam reformatam pro quacumque etiam summam consimilim et prefato summi Pontifici suoque sacro Concistoriali Senatui corrigendam submissam, cum enucleata veraci, apertiorique declaratione perfectae detegenda... [Venezia, m.a.] Datum in Domo Domino Nostro Iesu Christi in peregrinatione nostratis, Anno Domini M.D.XXII, nonis Maii [7 maj 1524];
2. “Epistola Pauli Angeli ad Sanctissimum Dominum Nostrum Dominum [D.N.D] Clementem diuina Prouidentia Papam septimum. Venezia: Bernardino Viani da Lissona, 1525;
3. “Apologia: vel quasi exorcismus aduersus illorum hostium Dei peruersam: & ualde malignam intentionem: qui nuperrime triginta illas hamatiuas conclusiones Vuittemberge sic publice coaxare non horruerunt. Venezia: da Bartolomeo Zannetti, 1537;
4. “In transmutationis Summae angelicae ornationem Pauli Angeli nouissima satiusque reordinata connexio. Venezia, 1543;
5. “Pauli cognomento Angeli Apologia aduersus Lutheranae perfidiae nonnullas versutas palliatas & impias conclusiones. Venezia: da Bartolomeo Zanetti, 1544.
Përmbajtja e ksomblës dhe vlera e saj
Ksombla e Pal Engjëllit e shkruar para 486 vjetësh ka një vlerë të veçantë, për vetë faktin se renditet ndër librat e paktë të njohur deri me sot, që kanë për autorë një shqiptarë. Nëse e shikojmë në këtë kuadër, atëherë kjo ksombël me botimin e saj të parë (1524) dhe atë të dytë, (1525) është një fillim i mbarë (së bashku edhe me titujt tjerë të Pal Engjëllit) për plotësimin e një zbarzëtise shekullore të krijimeve autoriale shqiptare në latinisht dhe italisht.
Së bashku me paraardhësit ose bashkëkohësit, Marin Barletin, Marin Beçikemin, Mikel Marulin, Mikel Trkanjotin, Gjon Gazulin, Domenik Topinë, Dhimitër Frangun, Gjon Muzakën e ndonjë tjetër, Pal Engjëlli junior, me 6 veprat e tij të njohura deri me sot, do jetë njëri ndër krijuesit më frytëdhënës me vepra kryesisht teologjike, përkthime por edhe krijime të mirfillta në latinisht dhe italisht.
Ksombla që kemi në dorë fillon me letrën që autori i drejton papës Klementi VII, për të vijuar pastaj edhe me dy të tjera për adresantin e njëjtë. Letrat kanë karakter teologjik dhe trajtojnë porbleme thellësisht religjioze aktuale për kohën. Edhe pjesa tjetër kryesore e ksombllës trajotn të njëtën problematik, në disa raste me një trajtim filozfiko-historik të problemit, ku vërehet thellësia e mendimit dhe euridicioni i gjërë i doeminakit Pal Engjëlli.
Autori në më shumë se një vend shënon vitin 1524, por edhe muajt mars dhe datat kur ai shkruan letrat-debat të cilat secilan në vetvete duhet studiuar e analizuar për porosinë dhe anën përmbajtësore shumë të pasur.
2011-03-05
Historia e 15 nistoreve të veprës antikuar të Barletit
|| Bluetooth në PDF
Historia e 15 nistoreve të veprës antikuar të Barletit
» Dërguar më: 23/02/2011 - 17:25
Lajme te ngjashme
Zbulohet një vepër antikuar e Pal Engjëllit
• Datë: Feb 14, 2011
Dr. Etleva Lala Dr. Musa Ahmeti
Hapja e debateve të reja shkencore, ose rizgjimi i atyre që konsiderohen si të mbyllura përgjithmonë ka qenë dhe mbetet një ndër misionet më të vjetra të shkencëtarit me qëllimin që këto debate të nxisin kontribute të reja në shkencë dhe të hapin dyer të reja për hulumtime. Shkencëtari për nga natyra është ai që shikon rrugë e mënyra të reja të trajtimit të një çështje dhe të hapjes së një problemi aty ku syri i një njeriu normal shikon një të vërtetë absolute që nuk ka nevojë dhe mundësi të vihet në pikëpyetje nga asnjë këndvështrim.
I kësaj natyre është edhe datimi i veprës më të njohur deri më sot për Skënderbeun, dhe pikërisht i asaj të Marin Barletit, Historia de vita et gestis Scanderbegi epirotarum principis. Pavarësisht se asnjë nga ksomblat më të hershme të këtij botimi nuk kanë pasur asnjëherë deri më sot vit botimi, (nëse me këtë rast përjashtojmë ksomblën – inkunabulë nga Bilbioteka ELTE e Budapestit e cila në kolofon dhe në portretin e Gj. K. Skënderbeut ka të shënuar vitin 1493, me gjasmë duhet të jetë vepër falsifikat) është rënë dakord shumica e studiuesve dhe historianëve se botimi më i hershëm i kësaj vepre duhet të jetë bërë diku midis viteve 1508-1510. Debati për këtë datim është konsideruar i mbyllur me këtë aksiomë të pranuar pothuajse nga të gjithë, dhe çdo përpjekje për rihapjen e këtij debati ka dështuar deri më sot për mungesë “provash!”
Duke qenë se viti i botimit të njërit prej librave më të rëndësishëm të Marin Barletit, Historia de vita et gestis Scanderbegi epirotarum principis, ka qenë një prej elementeve munguese në të gjitha ksomblat e njohura deri më sot të këtij libri, kjo gjë i ka çuar të gjithë studiuesit dhe historianët ta marrin me hamendësim këtë të dhënë duke e nxjerrë atë në mënyrë të tërthortë nga përmbajtja apo nga elemente të tjera të botimit të tij. Sigurisht që hamendësimet e ndryshme kanë çuar në rezultate të ndryshme disa më kryesoret e të cilave do t’i përmendim në vijim.
Hamendësimet dhe mendimet kryesore që kanë mbizotëruar për vitin e botimit të veprës së Barletit, Historia de vita et gestis Scanderbegi epirotarum principis pluskojnë në periudhën kohore prej vitit 1502 [E. Çabej, Kastritotët. Në: Studime gjuhësore. (Botimi i dytë). Prishtinë, 1988, vëll. V, f. 328] deri në vitin 1521-1522 [Aurel Plasari, Arbëria e Skënderbeut dhe Burgundi i Filipit të Mirë. Në: Skënderbeu dhe Europa. Tiranë, 2006, f. 128, ref. 8]. Megjithatë, si vite më të përafërta, për të mos thënë të sakta, kudo janë konsideruar vitet 1508-1510. Kështu shkruhet viti i botimit i kësaj vepre edhe në pothuajse të gjitha katalogjet e bibliotekave evropiane që e kanë këtë vepër në fondet e tyre, megjithëse ka edhe nga ato biblioteka që shënojnë si vit të mundshëm botimi vitet 1506, 1508, 1510, 1520... etj.
Pavarësisht nga sa u tha më sipër, duhet të pohojmë edhe faktin që ka pasur edhe studiues të cilët vitin e botimit të këtij libri e japin jashtë kornizës së sipërpërmendur duke thënë se ky libër mund të jetë botuar edhe në vitin 1493. Këtë informacion, e aktualizon historiani rumun, Francisc Pall, në studimin e tij: Marino Barlezio: uno storico umanista. Në: Melanges d’Histoire Generale. Cluj, 1938, v. II, f. 135-315.
F. Pall, shkruan se Jovan Popoviæ (Život i viteža kneza Epirskoga Ðorða Kastriota Skenderbega. Opisana Ioannome S. Popoviæeme. Budim, 1828, f. V), dhe Vilmos Franknói, (A Hunyadiak es a Jagellok kora (1440-1526). Budapest, 1896, f. 667) shënojnë si vit botimi të këtij libri vitin 1493, por duke qenë se ata nuk sjellin ndonjë burim të caktuar për të mbështetur këtë datë, F. Pall e konsideron si gabim vitin 1493. Ky veprim i F. Pallit, deri diku mund të duket i arsyeshëm, sepse përveç këtyre dy autorëve të lartëcekur, të cilët veprat e tyre i kishin botuar në Hungari, të gjithë të tjerët kanë konsideruar si të më të përarfërta vitet 1506-1510. Natyrisht, ka edhe disa hamendësime të ndonjë autori, veçanërisht bibliografi, të pa mbështetura në ndonjë burim të saktë, se viti i botimit mund të lëvizë në mes viteve 1508-1522.
Në historiografinë shqiptare, studiuesi Aurel Plasari është i pari që është marrë seriozisht me analizimin e hamendësimeve për vitin e botimit të veprës të Marin Barletit, Historia de vita et gestis Scanderbegi epirotarum principis, duke e vendosur datën e botimit rreth viteve 1515-1522. Pra, A. Plasari kishte shumë të drejtë për një ndërlikim të kufijve kohorë të botimit të librit të M. Barletit. Në fakt, nuk ishte i pari Norton (F. J., Norton, Italian printers, 1501-1520. An Annotated list, With an introduction by F. J. Norton, under-Librarian, University Library Cambridge. London: Bowes and Bowes, 1958) ai që shënoi në f. 104, të studimit të tij, vitin 1522, sepse një gjë tillë e kishte bërë shumë më herët, përkatësisht në vitin 1909, Prince d’Essling (Les Livres a figures Vénitiens de la fin du XVe Siècleet du Commencement du XVIe. (Études su l’Art de la Gravure sur bois a Venise). Seconde Partie. Ouvrages impromés de 1501 à 1525. FLORENCE: Libraire Leo S. Olschki 4, Lungarno Acciaioli; PARIS: Libraire Henri Leclerc 219, Rue Saint-Honoré, 1909), i cili në blenin e dytë të vëllimit të dytë të veprës së tij (vëll. II/2) f. 527, shënon si vite të mundshme botime periudhën kohore 1508-1522.
Inicilat në veprën antikuar të
Marin Barletit
Iniciali (nga latinishtja initialis – nistore) paraqet grafemën e parë në fjalë. Në artin grafik, iniciali është grafemë që dallohet për nga madhësia, forma, stili, dekorimi dhe përmbajtja e cila zakonisht vendoset në fillim të kapitullit, të një kryerrreshti apo pjese kryesore të tekstit ose dorëshkrimit. Në tekst, është shenjë dalluese për nga madhësia sepse të paktën shtrihet në dy e më shumë rreshta, ndërsa për nga forma është krejtësisht tjetër nga grafemat e tekstit normal, sepse ka stil të veçantë dhe dekorime të ndryshme qofshin ato floreale, simboleve të caktuara, të njerzve, kafshëve, shpezëve etj të cilat domosdoshmërisht janë të lidhura me fjalën, fjalinë apo përmbajtjen e tekstit qoftë faqes apo kapitullit përkatës ku vendoset iniciali. Si dekorim stilistik dhe përmbajtësor është pjesë e pandashme e tekstit, ku së bashku me miniaturën, marginat dhe interpunktimin përbëjnë librat e iluminuar.
Deri me sot, iniciali (nistorja), më i lashtë i njohur (me elementet dhe përmbajten e tij sipas rregullave të njohura ndërkombëtarisht) është ai nga gjysma e parë e shekullit VIII nga një dorëshkrim që ruhet në Bibliotekën Kombëtare në Rusi. Zhvillimi i inicialit është i ndryshëm varësisht nga kushtet dhe rrethanat përkatëse ku është krijuar qoftë dorëshkrimi apo libri i shtypur, i ndikuar edhe nga shkollat të cilat e kanë praktikuar atë në punën krijuese të veprimtarisë së tyre.
Inicilai është i njohur edhe në dorëshkrimet që u krijuan në territorin arbëror-shqiptar i cili ruan karakteristika të veçanta të kohës dhe shkollës e cila e krijo dhe praktoi atë. Poashtu, edhe te dorëshkrimet që u shkruan nga scribes të ndryshëm shqiptarë e jo shqiptarë jashtë Shqipërisë, në mesjetë, iniciali është praktikuar dhe është pjesë e pandarë e tyre. Shembulli ilustrues më i bukur me këtë rast është dorëshkrimi i “Statuteve të Drishtit” nga viti 1468, ku në fillim të dorëshkrimit në inicilain (nistoren) “P” është vënë portreti më i vjetër i njohur deri me sot i një figure të shquar shqiptare, ai i Pal Engjëllit.
Natyrisht edhe te librat më të hershëm të botuar, inkunabulat, që kanë për autorë shqiptarët Marin Bechicemi-n dhe Michael Marullus Tarchaniot-in etj, e deri te libri i Marin Barletit, Historia de vita et gestis Scanderbegi epirotarum principis, inicialt (nistoret) janë përdorur nga botuesit e tyre në funksion qoftë dekorativ, qoftë përmbajtësor apo stilistik ngjashëm me të gjitha veprat e kohës.
Në vepërn e Marin Barletit, Historia de vita et gestis Scanderbegi epirotarum principis, botuesi-shtypëshkruesi ka përdorur gjithsej 15 iniciale dekorative. Nga këto 15 inicilae 3 na përsëriten në grafemat: “Q, P dhe D,” nga dy herë dhe janë krejtësisht identike, ndërsa inicilaet në grafemat “Q” dhe “P” gjenden edhe në një rast tjetër, por të ndryshme nga dy herët e para.
Ndryshimi në dimensionet e inicialeve në ksomblat e librit antikaur të Marin Barletit, Histori e Skenderbeut, që kemi konsultuar deri me sot (gjithsej 34 të tilla) varion prej 0.5 cm deri në 1cm, gjë që sipas mendimit të botuesve të sotëm, le të kuptohet, se kemi të bëjmë të paktën me tre botime të ndryshme të kësaj vepre.
Nga 15 inicalet te vepra e M. Barletit, vetë iniciali i parë është origjinal, përkatësisht i botuar për herë të parë, kurse 14 inicialet e tjera janë të botuara në veprat e mëhershme të botuara nga shtypëshkruesi Vitalibus.
Dimensionet e inicialeve (nistoreve) të cilat i gjemë më së shpeshti te libri antikuar i M. Barletit, në 23 raste, janë:
1. f. 1r: 5.3 x 5.4 cm
2. f. 2r: 4.1 x 4.6 cm
3. f. 14r: 2.8 x 2.8 cm 4. f. 28v: 3.2 x 3.2 cm 5. f. 41r: 3.2 x 3.2 cm 6. f. 52v: 3.4 x 3.4 cm 7. f. 65v: 3.2 x 3.3 cm 8. f. 74v: 2.7 x 2.8 cm 9. f. 75r: 3.8 x 3.2 cm 10. f. 98r: 3.2 x 3.3 cm 11. f. 109r: 3.3 x 3.3 cm 12. f. 122r: 3.3 x 3.2 cm 13. f. 132r: 3.3 x 3.2 cm 14. f. 151r: 3.3 x 3.2 cm 15. f. 156r: 3.4 x 3.3 cm
Përmbajta e inicaleve në librin antikuar të Marin Barletit
Në inicialin e parë (f. 1r /I./ është paraqitur i ashtuquajturi “Portret i Marin Barletit” me disa dekorime të varfëra floreale, por në sfond me një kështjellë. Në inicialet e dytë, f. 2r /II/ është paraqitur një moment biblik, përkatëisht një drague dhe tre figura engjush, njëri brenda grafesëm së “P”. Ndërsa në inicialin e tretë, f. 14r /XIIII/, që njëherësh është edhe iniciali me dimensionet më më të vogla në këktë vepër është paraqitur një engjëll brenda rrethit të grafemës “Q” ku e shoqërojnë kokat e katër engjujve tjerë. Dy inicialet në vijim ato të f. f. 28v /XXVIII/ dhe 41r /XLI/ kanë dekorime të thjeshta floreale. Iniciali në f. 52v /LII/, paraqet figurat e dy personave dhe është më përmbajtësori në vepër si për nga stili, porosia dhe dekorimet. Në të gjitha inicilat tjera në vijim, pos në ato të f. f. 109r /CIX/ dhe f. 156r /CLVI/ ku kemi pos dekorimeve floreale edhe paraqitjen e dy zogjve, ka vetëm dekorime floreale mjaft të varfëra.
Kush është botuesi i veprave të Barletit
Botuesi i veprës së Barletit ishte Bernardinus de Vitalibus, njëri nga vëllezërit de Vitalibus që ndryshe njiheshin edhe si Albanesoti. Hulumtimet shkencore për veprimtarinë e këtij botuesi na çuan në rishikimin e gjithë aktivitetit botues të vëllezërve de Vitalibus, (Bernardins dhe Matheus) dhe në gjetjen e fakteve të reja në lidhje me aktivitetitin botues të tyre në kapërcyellit të shek. XV dhe të fillimshekullit të XVI.
Në të gjitha bibliografitë dhe katalogjet e specializuara të autorëve me eminentë botërorë thuhet se vëllëzërit de Vitalibus e kanë filluar aktivitetin e tyre botues jo më herët se në vitin 1494. Në shumë prej këtyre bibliografive dhe katalogjeve thuhet madje që ata e kanë filluar këtë aktivitet rreth vitit 1501. Me sigurinë më të madhe, ne mund ta korrigjojmë datën e deritanishme të fillimit të veprimtarisë botuese të Bernardinus de Vitalibus, nga viti 1494, si vit i fillimit të shtypshkrimit të librave nga ky botues në vitin 1480.
Në vitin 1480, Bernardinus de Vitalibus botoi inkunabulën e autorit: Arnaldus de Villanova: Regimen sanitatis Salernitanum. Venetiis: Bernardinus de Vitalibus 1480, e cila ruhet në fondet e bibliotekës së Vienës “Bibliothek des Instituts für Geschichte der Medizin an der Universität Wien” me signaturë JB 6402. Kjo është njëra nga 16 inkunabulat që ruhet në fondet e “Bibliothek des Instituts für Geschichte der Medizin an der Universität Wien” dhe njëra nga gjashtë inkunabulat e kësaj biblioteke që janë shtypur në Venedik. Informacionin e parë për ekzistencën e kësaj inkunabule e kemi shënuar nga: Georgii Vvolfgangi Panzer, Annales typographici... Norimbergae, Bibliopolae, 1745, vëll. III, f. 158, nr. 464, për ta përforcuar me vonë edhe me linkun: http://www.b2i.de/fabian?Geschichte_Der_Medizin_(Wien)
I përshkruam jo pa qëllim deri në hollësi informacionet për këtë inkunabulë, edhe pse në dukje duken jo shumë e rëndësishme për ne! Rëndësia e veçantë e këtij konstatimi dhe konfirmimi është se botuesi i veprës së Marin Barletit, Historia de vita et gestis Scanderbegi epirotarum principis, ishte tashmë një botues me shumë përvojë kur botoi veprën e Barletit. Ai e kishte filluar aktivitetin e tij botues që në vitin 1480, dhe para vitit 1494 kur mendohet nga historiografia e deritanishme të ketë filluar këtë akvititet ai kishte botuar edhe dy inkunabula të tjera. Inkunabula e dytë është ajo e John Estwood, Summa astrologlae judiclalis. Venice: Bernardinus de Vitalibus, 1489, (për më shumë informacion shih: Stillwell, R. 72.), ndërsa inkunabula e tretë është me autor: Fran Lucijan Gunduliæ, Baptistinus. Venetiis: Bernardinus de Vitalibus, 1490, dhe ruhet në Biblioteken Kombëtare dhe Universitare të Zagrebit, sektori i inkunabulave, dorëshkrimeve dhe librit të rrallë.
Gjatë veprimtarisë së tij si shtypëshkrues-botues (tipograf), për 56 vite me radhë, B. Vitalibus botoi 152 tituj të njohur deri me sot. Për ta disponojmë të dhëna të sakta, si për vendndodhjen, bibliotekën, arkivin ose koleksionin privat të tyre, poashtu /signaturën/ dhe të dhëna të tjera, si titullin, kopertinat, frontespicet, kolofonët, ilustrimet, inicialet, gravurat, portretet... etj. Prej këtyre 152 titujsh, 74 janë inkunabula të botuara deri më 31 dhjetor të vitit 1500, dhe sipas vitit venedikas deri më 31 mars të vitit 1501. Të gjitha këto inkunabula si dhe pjesa tjetër prej 78 titujsh të librave antikuarë-rarae nga viti 1500 deri më 1536 (kur Vitalibus botoi edhe librin e fundit) janë të ruajtura në biblioteka e arkiva të ndryshme.

"Paris 1919"
Si u vendos largimi i trupave të huaja nga Shqipëria
Margaret Macmillan duket aq e thjeshtë. Edhe pse ne nuk kemi mundësi ta takojmë zonjën që shkroi me aq pasion për Shqipërinë, ndërsa interpretonte Konferencën e Paqes në Paris të vitit 1919, ajo pranon të dialogojë me ne përmes tastierave të kompjuterit, për të bërë një intervistë me e-mail. Sigurisht që nëpërmjet këtij mjeti të ftohtë nuk do të mundnim të merrnim gjithë ato rrëfime interesante që kjo grua e magjepsur pas historisë mund të na i tregonte sikur me të të ishim takuar në Torino, vendin ku ndodhet tani, apo në Shqipëri, në vendin të cilin ajo na thotë se ka dëshirë ta vizitojë së shpejti. Por, edhe në këtë mënyrë, Margaret nuk nguron të na japë konceptet e saj për një prej evenimenteve më të rëndësishme të kohës, duke rrëfyer të mirat dhe të këqijat e muajve të nxehtë të "Paris 1919". Mbesa e ish-kryeministrit britanik, George Lloyd, arriti të tërhiqte vëmendjen e një opinioni të tërë kur hodhi në treg "Paris 1919". Tepër thjesht, mbesa e preferuar e Lloyd dhe tashmë një prej studiueseve më të njohura evropiane, analizon një prej ngjarjeve që ende ka lënë pasoja për shumë vende, duke dhënë të vërtetat e kësaj historie. Përshkrimet për Parisin, Macmillan i bën thjesht si një historiane, duke mos mbajtur kahun e vendit të saj, por duke dhënë atë çfarë ndjenë ata burra që përpiqeshin të merrnin më të mirën për vendin që përfaqësonin. Edhe pse nuk ka shkelur asnjëherë në Shqipëri, Macmillan e njohu atë përmes kërkimeve, ndërsa shkruante këtë libër. Ajo thotë se ende i ka mbetur në mendje vendi ku kalonin udhëtarë të rrallë, të cilët binin në dashuri me tokën apo me njerëzit. "Bajroni ka pikturuar veten me kostumin shqiptar, mbase pashmangshmërisht ai zgjodhi një zonjë shqiptare. Në fund të shekullit të 19-të, gazetarja Edit Durham shkoi atje me këshillën e doktorit të saj. Ai i kishte thënë se udhëtimi ishte i mirë për qetësinë mendore të saj, por Shqipëria nuk ishte ajo çka ai nënkuptonte me këtë. Ajo e eksploroi vendin nga cepi në cep para luftës, zakonisht vetëm ose me një shërbëtor. Shqiptarët nuk dinin si ta trajtonin këtë krijesë trashaluqe. Në fund, ata vendosën ta trajtonin atë si njeri të nderuar. Kur ushtarët britanikë po lëviznin përgjatë Shqipërisë lindore gjatë luftës, ata panë se nëse thoshin "Durr-ham", kjo ishte pasaportë kalimi për ta, ky është vetëm një moment i shkëputur nga përshkrimet që Margaret bën për Shqipërinë në këtë libër. Ndërsa këto janë disa momente romantike në lidhje me vendin tonë. Interesante janë momentet kur vetë George Lloyd pyet se "çfarë do të bëhej me Shqipërinë?" Margaret shkruan: "Vërtet nuk e di se çfarë ata do të bënin me të, u përgjigj George Lloyd, përveçse të presin fytet e njëri-tjetrit. Shqipëria do të bëhet si malësitë e Skocisë në shekullin e 15-të". "Mos fol keq për malet e Skocisë, iu përgjigj Willsoni, është vendi i origjinës së familjes sime". Të trishtueshme janë konstatimet e Macmillan për Shqipërinë në libër. Ajo thotë: "E mjera Shqipëri, me kaq shumë armiq të fuqishëm dhe kaq pak miq. Ajo nuk kishte as industri, tregti të zhvilluar, as hekurudha dhe vetëm 200 milje rrugë të shtruar...". Dhe ndërsa ky rrëfim për një nga vendet post-komuniste të Ballkanit vazhdon të qëndrojë në të gjitha libraritë e botës, ku ky libër është përkthyer, vetë Macmillan ka vendosur të shkelë në vendin për të cilin ka dëgjuar aq shumë. "Kam dëshirë të vij në Shqipëri, pasi kam dëgjuar që është një vend shumë i bukur", na shkruan ajo. Për gruan që tashmë është futur në kërkim të interpretimeve të tjera historike, për të shkruar rreth një ngjarjeje tjetër me rëndësi, atë të vizitës së Presidentit Nilson në Kinë në vitin 1972, Konferenca e vitit 1919 duhet t\u shërbejë vendeve të Ballkanit vetëm për një gjë, "se sa e lehtë është të bësh luftëra dhe sa e vështirë është për të arritur paqe...".
Si e gjeti Margaret veten të përfshirë në faktet historike të "Paris 1919"?
Kam qenë gjithnjë shumë e interesuar për atë periudhë historike, veçanërisht më kanë tërhequr çështjet, të cilat u diskutuan gjatë muajve të gjatë të konferencës, që konsiderohet si një prej më të rëndësishmeve të shekullit të kaluar për çështjet ndërkombëtare. Kam qenë shumë e interesuar edhe për personat që morën pjesë në atë ngjarje dhe që me vendimet e tyre ndryshuan historinë e Evropës.
Ndërsa shkruanit këtë libër, a keni reflektuar apo gjykuar mbi ato personazhe historike që "bënë lojë jo të ndershme" dhe me pasoja jo vetëm për Ballkanin? A mund të më përmendni disa nga këto momente refleksioni?
Nuk mendoj që kishte shumë persona, të cilët bënë një lojë të pandershme. Në këtë konferencë, të gjitha vendet përfaqësoheshin nga njerëz me integritet të fortë politik dhe njerëzor. Secili nga këta përfaqësues sigurisht që kishte për synim të bënte më të mirën për vendin e tij. Në lidhje me pjesën e parë të pyetjes suaj, sikurse do ta gjeni edhe në librin tim, mendoj që rumunët ndoshta avancuan më shumë sesa duhet, duke marrë nga toka hungareze më shumë sesa u takonte. Një fakt është i vërtetë, se pjesa më e madhe e kufijve ballkanikë u vendos para Luftës së Parë Botërore. Bullgaria humbi goxha territor, por në atë kohë ajo ishte një ndër fuqitë e mundura. Për sa i takon Serbisë, ajo përfitoi një territor shumë të vlefshëm nga shtetet fqinje. Ishte pikërisht ky territor, i cili shërbeu për krijimin e Jugosllavisë dhe gjithë shteteve përbërëse të saj. Kufijtë e Shqipërisë nuk ndryshuan, edhe pse Shqipëria ndodhej nën sundimin e disa forcave të huaja për pak kohë. Sikurse e thashë edhe në fillim, të gjithë përfaqësuesit e kombeve që morën pjesë në këtë konferencë, kishin si synim të bënin më të mirën e mundshme për vendin nga vinin. Sigurisht, konferenca nuk ishte një zgjedhje perfekte e problemeve, kryesisht atyre territoriale ballkanike, pasi vitet e më pasme treguan që një zgjedhje e re ishte e domosdoshme për të vendosur paqen mes popujve të Ballkanit, por ajo ishte padyshim më e mira e mundshme dhe rezultatet e saj më të ekuilibruarat e mundshme.
Libri juaj është përkthyer dhe botuar në shqip. Një kapitull i rëndësishëm është edhe ai për Shqipërinë. Çfarë njohurish keni për Shqipërinë dhe mund të na thoni se çfarë domethënie kishin për Shqipërinë vendimet e Parisit?
Unë jam në dijeni vetëm për çështjet kryesore të historisë së gjatë dhe shumë interesante të Shqipërisë. Në tërësi, vendimet e marra në Paris nuk kanë të bëjnë shumë me Shqipërinë, përveç faktit që në fund u vendos largimi i trupave të huaja.
Si e vlerësoni pozicionin aktual të vendeve të Ballkanit? Sa pozitive janë zhvillimet e fundit, kryesisht ato në Kosovë?
Disa vende ballkanike, si Sllovenia dhe Kroacia, të cilat u çliruan më së pari nga suaza e shtetit të shpërbërë të Jugosllavisë, po ecin shumë mirë si ekonomikisht, ashtu edhe politikisht. Vende të tjera, si Serbia dhe Maqedonia, ende përballen me vështirësi të konsiderueshme. Kryesisht, Serbia nuk ka dalë akoma nga e shkuara e saj e dhembshme, sidomos në lidhje me dorëzimin e kriminelëve të luftës së Bosnjës në Gjykatën e Hagës. Formalisht ajo është e gatshme për bashkëpunim, por në fakt, mospasja e asnjë rezultati tregon që klasa qeverisëse në Serbi ende ndikohet nga segmente të së kaluarës. Për sa i takon Kosovës, më duket se ende është një çështje e pazgjidhur. Pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare nuk do të jetë pjesë e Serbisë dhe nga ana tjetër, serbët nuk e lëshojnë Kosovën. Për momentin, situata mbetet nën kontrollin e ndërkombëtarëve. Tashmë Kosova është një nga çështjet që duhet të marrë zgjidhje për Ballkanin.
Cili ka qenë pozicioni i Francës në lidhje me Shqipërinë dhe krijimin e shtetit shqiptar?
Nuk mendoj që Franca ka pasur ndonjë interes të veçantë ndaj Shqipërisë, sidomos në periudhën kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur para Luftës së Parë Botërore. Por, do të thosha se, sipas fakteve historike Italia është vendi vetëm gjeografikisht më pranë Shqipërisë, e më pranë saj edhe përmes interesave konkrete. Këtë lloj afrimiteti Italia e ka treguar vazhdimisht ndaj Shqipërisë.
Përse Konferenca e Versajës e la jashtë pjesën e Kosovës dhe Çamërisë?
Fuqitë e Mëdha kishin vendosur të merreshin me kufijtë e Ballkanit dhe të mos bënin ndryshime të mëdha në to.
Çfarë duhet të mbajnë mend dhe çfarë duhet të harrojnë shtetet evropiane nga kjo konferencë?
Ato duhet të mbajnë mend se sa e lehtë është të nisësh luftëra dhe sa e vështirë është të bësh paqe.
Nga të gjitha opinionet dhe komentet në lidhje me librin, si ndihet Margaret?
Më vjen mirë që libri ka pasur shitje të mbara dhe ndoshta i ka ndihmuar njerëzit të kuptojnë diçka më tepër përmes së shkuarës për atë çfarë jetojnë sot.
A keni dëshirë të vizitoni Shqipërinë?
Sigurisht që kam shumë dëshirë ta vizitoj, sepse kam dëgjuar që është një vend i bukur.
Me çfarë po merreni aktualisht?
Sapo kam mbaruar së shkruari një libër mbi vizitën e Presidentit Nilson në Kinë, në vitin 1972.

Malraux, leksion sentimental për komunizmin kinez
Komunizmi është diçka e pashpresë. Andre Malraux, shkrimtari i njohur francez, i cili bëri dhe hapin e parë drejt një rryme filozofike në letërsi, e dinte se përshkrimi i një dogme të tillë do të përçonte mesazhe për gjithë ata popuj a vende që kanë jetuar një sistem të tillë. Nga Franca e atyre viteve, ai shkroi për kryengritjen e Shangait në vitin 1927, të cilën e përcolli për lexuesit nëpërmjet një personazhi, që ende është i njohur në ditët e sotme. Një njeri që sakrifikon në emër të shumicës, një fenomen kaq i përhapur në ditët e sotme në emër të dogmave që kanë marrë epitete të ndryshme. Pikërisht, shuplakat e Malrosë në këtë roman kanë të bëjnë me këtë temë, të cilën ai e trajton me finesën e një shkrimtari që kishte ditur të ishte edhe një diplomat gjatë jetës së tij. Mbi 11 vjet si ministër në qeverinë franceze, e ndihmuan atë të kishte një këndvështrim të mprehtë ndaj fenomeneve të tilla. Edhe pse në kohën kur ai shkroi "Gjendje njerëzore", ashtu siç e ka përkthyer në shqip përkthyesi dhe shkrimtari Hysen Sinani, në Kinë librat e tij do të digjeshin nga komunistët, ai vazhdoi të besonte se "gjendje njerëzore" do të ishte një libër që do t\u fliste kohërave. Dhe ndërsa në Francën e këtyre viteve apo në Kinë libri vazhdon të jetë si udha ku nisi edhe letërsia filozofike, e cila më vonë u udhëhoq nga Sartri, duke u prodhuar në mijëra kopje çdo vit, në Shqipëri në libraritë tona libri pritet të dalë së shpejti. Për përkthyesin Hysen Sinani, ky roman mund të jetë shumë i dobishëm për lexuesin shqiptar, duke qenë se vetë ne kemi pasur një periudhë të tillë në të kaluarën tonë. "Kur një përkthyes i ftohtë, si unë, nis e emocionohet në fund të përkthimit, atëherë libri është vërtet i mirë", thotë me shaka Sinani.
Shkrimtari kundër dogmave, maja më e madhe e letërsisë moderne franceze, duket se qëndron edhe në ditët e sotme në leksionet e tij sentimentale ndaj komunizmit.
Mund të na flisni pak për librin që sapo keni përfunduar së përkthyeri të Andre Malraux. Përse zgjodhët të sillnit në gjuhën shqipe një autor francez?
Ky autor përfaqëson brezin e shkrimtarëve më të mirë të gjysmës së parë të shekullit XX. Unë kam filluar të eksploroj këtë brez në përkthimet në gjuhën shqipe. Kam filluar me një vepër të Lui Ferdinant Selinit. Mendoj se janë një brez i rëndësishëm i shkrimtarëve më të shquar francezë dhe botërorë, të cilët nuk kanë qenë të përkthyer këtu. Mund të ishin përkthyer më përpara, por për arsye të konsideratave që kanë ekzistuar më parë. Romani që është zgjedhur nga ky autor, është edhe më përfaqësuesi i veprave të tij. Në shqip, përkthimi i titullit të romanit do të thotë ose "Fati njerëzor" ose "Gjendje njerëzore", pasi në të bëhet fjalë për një mjerim të gjendjes njerëzore. Tema e tij është ekzotike, dhe tematika është marrë nga kryengritja e Shangait në 1927, dhe shtypja e komunistëve kinezë nga forcat nacionaliste. Kjo mund të quhet edhe vepra e parë e karakterit ekzistencialist, ku ende nuk kishte lindur në atë kohë asnjë rrymë filozofike, ku njeriu merr përsipër fatet e veta, dhe këto fate, sipas Malrosë, ashtu siç kërkonte ta eksportonte komunizmin dhe revolucionin Bashkimi Sovjetik nëpër vende të tjera të botës, ishte i destinuar të dështonte. Por Molro merret më shumë me fatin e njeriut, me përshkrimin e njerëzve. Ajo që është më e bukur dhe që më ka mbetur në mendje mua si përkthyes është depërtimi i këtyre shoqërive perëndimore në Kinën e varfër. Këto janë edhe anët interesante që i gjen te këta autorë që mund t\i quajmë edhe autorë të pararojës, të cilët hyjnë në autorët modernistë pas Luftës së Parë Botërore, të cilat bënë ndryshime në letërsinë franceze, dhe në letërsinë botërore në përgjithësi. Prandaj është rasti të themi se si Malro e Selin, që mund të vijnë më vonë në shqip, apo autorë që kanë ardhur keq në shqip, do të vijnë nëpërmjet veprave të tyre më të zgjedhura.
A mund të quhet modern një shkrimtar që kërkon të rrëfejë për komunizmin?
Janë komunistë idealistë, patriotë. Molron nuk do të ishte modern nëse në librin e tij do të bëhej fjalë për ideologji komuniste. Në libër nuk ka ideologji komuniste. Romani fillon me një personazh të jashtëzakonshëm, i cili është gjysmësamura e gjysmëhero. Një Çen, i cili shkon të vrasë një njeri. Njeriu që ai vret është një tregtar armësh, që ka sjellë armët. Ai do t\i marrë letrën e tij do të grabiti armët e anijes për t\u organizuar, për të bërë kryengritjen e armatosur kundër qeverisë aktuale të Shangait, por në të vërtetë këta bashkëpunojnë me forcat nacionaliste, nuk janë vetëm komunistët që bëjnë kryengritjen. Ata bashkëpunojnë me komunistët deri sa rrëzojnë qeverinë pastaj shpartallojnë edhe komunistët e mbetur. Ata kanë dëgjuar se revolucionet proletare ashtu si në Rusi, përmbysin dhe u japin tokat të varfërve, kanë dëgjuar se punëtorët punojnë më tepër, e një vijë e tillë rrëfimi. Por romani nis me një terrorist, i cili do të vrasë në emër të përfitimit të shumicës. Ky është një problem që vazhdon edhe në ditët e sotme. Aktualiteti është se edhe ata kamikazë që hedhin veten në erë në emër të kujt e bëjnë. Romani tregon se kjo nuk është rruga e drejtë.
Cili është morali që do përcjell Molro në shqip?
Libri nuk kërkon të bëjë moral, por thjesht të thotë se nuk është kjo rruga për të ndryshuar mjerimin njerëzor. Nuk ndryshohet gjendja njerëzore në mënyrë monarkiste. Por gjëra kryesore në këtë roman nuk është vetëm subjekti, ku Molron kërkon të thotë se duhet një plan mareshal. Romani nuk bën ideologji as komuniste, as kapitaliste, apo borgjeze, por paraqet një histori.
Përveç Andre Molro, ju keni përfunduar dhe përkthimin e një autori tjetër po kaq të njohur, si Selin? A ka të përbashkëta mes këtyre dy autorëve?
Nga pikëpamja e konceptit krijues, këta dy autorë duken krejtësisht të ndryshëm. Selini e ka botuar "Udhëtim në fund të natës në 1832", dhe është themeluesi i letërsisë së re moderniste, dhe i pari që vë në qendër të veprës së tij një antihero. Eshtë krijuesi i antiheroit në romanin modern të shekullit XX. Andre Malro përkundrazi kërkon të vejë një hero në qendër, një hero të përkushtuar, të edukuar nga një baba profesor sociologjie. Këta dy autorë i bashkon një filozofi, e cila në atë kohë akoma nuk kishte marrë përmasat e dimensionet e veta. Ishte një filozofi ekzistencialiste, e cila më vonë do të plotësohej nga Sartri. Këta të dy në konceptimin e jetës e fatit të njeriut e gjithçkaje janë të përbashkët dhe njësoj, duke e parë fatin e njeriut në gjendje katastrofike. Këta, në fund të fundit, janë historia e letërsisë franceze, por jo vetëm e asaj, por edhe e letërsisë botërore e gjysmës së parë të shekullit XX. Pa këta dy autorë nuk mund të kishte letërsi botërore.
Çfarë do të gjej lexuesi shqiptar te Molro?
Çdo roman që arrin të bëjë për të qeshur dhe për të qarë, sigurisht që është i mirë. A ka nevojë lexuesi ynë për Don Kishotin, i cili është shkruar para 500 vjetësh? Ky roman, kur e kam mbaruar së përkthyer, më ka emocionuar. Të emocionohet përkthyesi, i cili është pak i ftohtë. Eshtë një roman që, përveç informacionit, të jep edhe kënaqësi. Po t\i krahasoja të dy romanet, romani i Selinit është më i bukur.
Kur Molro niset të shkruajë një libër, do të bëjë letërsi me një qëllim të caktuar, apo nuk ka qëllim?
Këta dy autorë duket se nuk nisen nga qëllimi. Qëllimi për të pasur një libër të bukur është brenda çdo autori. Këta duket se kanë synimin për të bërë libra të mirë. Selini ka një qëllim të dukshëm për të bërë një libër të mirë. Ai e ka nisur romanin me mendimin për të bërë librin më të mirë në Francë, dhe e ka bërë.
Meqë libri flet për komunizmin, si u sollën komunistët kinezë me këtë libër?
Këtë autor e kanë djegur. Se komunisti i Malrosë, për Mao Ce Dunin ishte nga armiqtë e hatashëm. Por ai është shumë human dhe i vjen keq për njeriun, kushdo qoftë ai.

"Bunker gënjeshtar"
Tiranë-Paris
Një francez në gjurmët e vrasjes së një shqiptareje
Paris-Tiranë. Për një nga romancierët më të njohur francezë, Olivier Douyere, ky ka qenë një udhëtim i zakonshëm gjatë kohës kur në mendjen e tij ndërtohej romani i ardhshëm policesk "Bunker gënjeshtar". Një histori të cilën e kishte dëgjuar diku në sallat e artit parisien, aty ku emri i Shqipërisë depërtonte i veshur me aq mister në vitet \90, Oliver vendosi ta kthente në subjektin e librit të tij të ri. Shkrimtari që ka brenda shpirtin e aventurës do të bënte gjithçka për të rigjetur personazhet e këtij historie në letërsinë e tij dhe t\i sillte lexuesit francezë jo më një histori nga ato që janë plot në tregun e librit, por një histori e cila në qendër do të kishte pikërisht Shqipërinë postkomuniste. Oliver, i cili quhet nga kritika franceze si një shkrimtar i pamëshirshëm me përshkrimet që bën në librat e tij, këtë herë tregohet i butë, ndërsa kërkon të përshkruajë veset dhe trishtimin e këtij populli që kërkon ndryshimin. Ai e di se letërsia e madhe gjendet pikërisht aty ku zien e vërteta. E ku tjetër se në Shqipëri, në vendin më të virgjër të Ballkanit, pas viteve \90, ai mund të gjente një subjekt që do ta ndryshonte disi temën e librave që ai shkruan. Rruga nga ambasada franceze, pluhuri i gjatë në tylet e thjeshta të hoteleve shqiptare në atë kohë, gjellët që serviren në restorantet tona, janë përshkruar me aq hollësi nga Oliver. Ajo që vihet re nga fillimi i librit deri në fund është një dashuri e fshehur që ky francez ka ndaj këtij vendi, një dashuri që e jep në mënyrën sesi i trajton personazhet shqiptarë që orvaten në galerinë e subjektit të tij. Ai e vesh me gjithë sensualitetin e duhur një femër shqiptare dhe është i aftë të dallojë karakteristikat mes jugut dhe veriut të Shqipërisë, edhe pse mund të ketë ndjekur në këtë vend shumë pak. Vetëm bindja se Shqipëria është vendi i duhur për të realizuar një triller të tillë e ka çuar Oliverin drejt Tiranës për të ndërtuar romanin me të cilin do t\i rrëfente diçka ndryshe lexuesit të tij. Romani është përkthyer në gjuhën shqipe nga Irena Rambi dhe është botim i shtëpisë botuese "Ora".
Subjekti
Një mjeke shqiptare mbërrin në Francë me një gisht kufome për të kryer një analizë që do ta ndihmonte të kuptonte shkakun e vdekjes së çuditshme të disa pacientëve, banorë të të njëjtit fshat, diku në veri të Shqipërisë. Por ajo vetë përfundon sakaq e masakruar, me gjuhë të prerë, në një trotuar të Belleville, lagje në periferi të Parisit. Policia e trajton çështjen si një krim ordiner dhe e mbyll. Gabriel Lecouvreur, ose Piovra siç e thërrasin miqtë e tij, një personazh i lirë, kurioz dhe kurajoz, që do të mbushte 40 vjeç në vitin 200, nuk bindet nga ky version zyrtar dhe vendos të gërmojë pa ia kërkuar askush dhe pa marrë përsipër të përfaqësojë ndonjë ligj e as moral. Vjen në Tiranë dhe gjendet i mbërthyer nga një rrjetë merimange, ku më së paku rrezikon t\i priten krahët. Kjo është me pak fjalë subjekti mbi të cilin është ndërtuar "Bunker gënjeshtar", ajo çfarë kritika franceze e ka quajtur " një roman policor modern, plot të vërteta të hidhura nga Shqipëria postdiktatoriale". Por duket se vetë Oliver është ndjerë mirë ndërsa ka shkruar një histori të tillë në rrugët e një vendi të cilin e ka njohur vetëm në pak kohë. Idetë e tij se mund ta njohësh dikë edhe vetëm duke e parë, mund të kuptohen shumë mirë në zgjedhjen që ai kërkon t\u japë situatave të ndryshme në këtë roman. Ai e di se të hulumtosh në një vrasje nuk është një punë e lehtë për një shkrimtar, aq më tepër kur ai e zhvendos këtë histori në një vend tjetër. Oliver përshkruan me aq vendosmëri gjithçka që ka parë në Tiranë në skenat që ka krijuar në libër, sikur të kishte jetuar prej vitesh këtu. Duket sikur Oliver i njeh mirë shqiptarët dhe kërkon të analizojë atë çfarë ky popull kërkon të bëjë pas viteve të diktaturës. "Nuk kalohet pa kaos dhe pa një fazë tranzicioni nga errësira staliniste në dritën e liberalizimit. Ta keni nga unë, e dini ç\u mungon atyre njerëz? Durimi. Nuk fitohen gjërat menjëherë, e pamundur! Po hëngre për një javë të tërë ushqim spitali, kur del, nuk mund të shkosh drejt e në restorant me pesë yje, apo jo?", shkruan ai. Oliver ka depërtuar jo vetëm për të gjetur çelësin e një romani që mund të ecë në treg, por edhe në psikologjinë e shqiptarëve, në fazat e trancizionit që ata po kalonin në periudhën postkomuniste. Çdo gjë i shkon më së miri sfondit ku ai ka vendosur personazhet, mënyrës së tyre të jetesës dhe asaj çfarë ata kërkojnë.
Libra jo të zakonshëm
Ajo çfarë kritika franceze shënon nëse kërkon të dish më shumë për Oliver Douyere është fakti se ai kërkon të dalë nga kornizat e zakonshme të të shkruarit të një libri policesk dhe ta veshë atë sa me letërsi, aq edhe me mesazhe bashkëkohore. Ndërsa shkruan për shqiptarët, një vend që edhe vetë e ka prekur vetëm pas rënies së diktaturës dhe që ditët e gjata që mund të ketë ndenjur këtu nuk mund t\i kenë shpallur gjithë tablonë e dhembshme të këtij populli që jetoi mbi 40 vjet diktaturë, Oliver e dinte se nuk mund të shkruante për këtë vend thjesht për të treguar një histori triller. Ai përqendrohet aq qartë në dialogët e personazheve, duke dhënë nëpërmjet fjalëve të tyre, atë çfarë vërtet kishte në këtë vend. Rrëfimet e Mimozës, personazh femër që jo rastësisht është zgjedhur nga Oliver për të qenë ajo udhëheqësja e aventurës në viset shqiptare të Gabrielit, personazhit kryesor të këtij romani, nuk janë thjesht rrëfime të një femre në një situatë të caktuar para një të panjohuri. Ajo flet në emër të gjithë atyre femrave që janë rritur në një sistem totalitar dhe që mbartin nga ai sistem kujtimet më të dhimbshme.
"Shqiptarët janë të mësuar me konspiracionin. Në kohë të Enverit, gjithsecili ndihej pak tradhtar dhe konspirator, sepse dihej që gjithkush mund të denonconte për hiçmosgjë. Unë isha e vogël, por e ndieja që njerëzit kishin frikë. Edhe unë kisha frikë. Sepse mund të bëhesha konspiratore, revizioniste, tradhtare ndaj atdheut. Fëmijët ishin të rrezikshëm, sepse një ditë edhe ata do të rriteshin. Sepse prindërit mund t\u arrestoheshin një ditë të bukur dhe në këtë rast e gjithë familja bëhej bashkëfajtore e një krimi të sajuar nëpër procese politike. Ti je francez dhe nuk e kupton dot. Më flet për një konspiracion në një zyrë pranë Parisit, por mos e ke keqkuptuar ose imagjinuar...çfarë di ti për konspiracionin e vërtetë? Te ju kjo nuk është e mundur, ju jeni të lirë, prej shumë kohësh", kështu i thotë ajo në një moment Gabrielit, të huajit që kërkon të zbardhë vrasjen e një shqiptareje. Libri, i cili prej dy vitesh ndodhet në libraritë e Parisit apo të qyteteve të tjera në Francë apo jashtë saj, është një udhëtim interesant nëpërmjet subjekteve që sot janë aq në modë në Evropë, atyre të romaneve policeske, ku këtë herë nëpërmjet një rrëfimi aq modern mund të shohësh pamjet e një vendi postkomunist si Shqipëria, të trajtuar me dashurinë e një shkrimtari të ri francez.

"Dashuritë ekstreme të një afrikaneje"
Nadine Gordimer
"Hajde sërish nesër", kështu quhej tregimi që nobelistja afrikane, Nadine Gordimer, gruaja së cilës i referohen emrat më të mëdhenj të kulturës botërore sot, shkroi kur ishte vetëm nëntë vjeç. E frymëzuar nga rrëfimet plot botë të së ëmës, vajza brune që i pëlqente të luante me fqinjët e saj me ngjyrë bëri një tregim befasues për mësuesit që kishin vetëm një vit që i kishin mësuar të shkruante. Këto ishin hapat e para drejt udhës së bukur të letrave të një nobelisteje. Të shkruarit, që nga ai moment do të ishte një proces i vazhdueshëm në jetën e saj, dhe në moshën 20-vjeçare gjatë historitë e saj të shkurtra do të botoheshin në shtypin e kohës. Lindi në Transval të Afrikës së Jugut, vajzë e Nan Myers dhe Isidor Gordimerit. Ajo parapëlqeu të ndjekë Universitetin Witwatersrandit, ndryshe nga shumë shkrimtarë të tjerë të bardhë të Afrikës, të cilët janë arsimuar në Angli. Një stil joshës, i thjeshtë dhe shumë psikologjik, kjo ishte panorama që të ofronte në letërsi kjo vajzë afrikane, që dukej se kishte hyrë mirë në botën e letrave. Më vitin 1949, ajo do të botojë përmbledhjen e parë me tregime "Ballë për ballë", një përmbledhje me tregime psikologjike, të cilat të bënin të besoje se ndodheshe në laboratorin e një psikologeje. Shumë kritikë do të habiteshin me fuqitë e vajzës për të shpjeguar periudha të ndryshme të jetës kur ishte vetëm 20 vjeç. Ajo mund të ishte gruaja e tradhtuar nga i shoqi pas dhjetë vitesh martese, një psikologe në kulmin e karrierës së saj dhe një nënë e dashuruar fort pas fëmijëve. Ajo ishte zemra e personazheve që dukej sikur i kishte njohur apo takuar në jetën që kishte bërë. Ajo çfarë Gordimer solli në letërsinë e atyre viteve ishte pikërisht futja thellë në lëkurën e personazheve, të cilat nuk ishin dhënë asnjëherë në mënyrë më të detajuar më parë. Ajo nuk kërkonte të dinte se nga ishin ku kishin lindur femrat në letërsinë e saj, por futej në fijet e lehta të trurit për të dhënë dhembjen e grave, apo meshkujve që kishte njohur në jetë. "Më ngacmon qoftë edhe syri i heshtur i një burri të vjetër, që e shoh çdo ditë në rrugën për në shtëpi. Kaq mjafton për të shkruar historinë e tij", shprehej në atë kohë shkrimtarja që po fillonte t\i ngjiste mirë shkallët e karrierës. Ajo mund të fliste mirë në letërsi për detaje erotike, për mendjet tona seksuale, ashtu sikur të ishte duke përshkruar një stinë të mërzitshme vjeshte. Një armë tjetër e fortë e shkrimtares ishte dhe përshkrimi i një prej fenomeneve të njohura në Afrikë i marrëdhënieve mes të bardhëve dhe njerëzve me ngjyrë. Ajo është quajtur nga studiuesit si "Zëri dhe ndërgjegjja letrare e shoqërisë së saj". Në romanet dhe tregimet e saj, ajo e përqendron vëmendjen në problemet e Afrikës së Jugut aparteidit dhe në sistemin politik gjatë viteve 1948-1991, i cili krijoi një ndarje të padrejtë të shoqërisë, duke u dhënë privilegje vetëm njerëzve me origjinë evropiane. Ajo përshkruan karaktere që i përkasin shtresës së mesme të të bardhëve, të cilët ia kanë frikën njerëzve me ngjyrë, që jetojnë në situata sociale shumë të vështira. Gordimer tregon pasojat e rënda të aparteidit në jetën e përditshme të njerëzve dhe tregon se si qeveria i deformon marrëdhëniet ndërmjet të bardhëve dhe njerëzve me ngjyrë. Më vitin 1991 ajo fitoi çmimin "Nobel", duke u futur kështu në një numër të paktë grash që e kanë pasur këtë fat.
Burrat
"E kam të vështirë të flas për burrat, ndoshta gjithë jetën time nuk do të kuptoj pse i kam dashur ata". Por Gordimer nuk e ka fshehur asnjëherë se letërsia krijohet nga magjia e dy trupave nga stinët që kalojnë nëpër jetët e tyre. Gruaja që ka shkruar aq shumë për dashurinë, duke pranuar edhe atë që në Afrikë quhet disi e ndaluar, dashurinë mes të bardhëve dhe të zinjve duke i bërë të pranueshëm për një shoqëri që paragjykon, nuk është se ka kaluar vetëm stinë të bukura në dashurinë e saj. Ajo do të jetojë dy martesa në jetën e saj, prej të cilave ka dy fëmijë. Por morali që Gordimer kërkon të përcjellë nëpërmjet letërsisë në rrëfimet romantike është i qartë. Ajo e do dashurinë dhe kërkon ta justifikojë atë, duke mos u shmangur kështu nga shpirti i saj prej gruaje që kërkon gjithnjë të falë.
Letërsia erotike
Emri i Gordimer, shkrimtares së njohur afrikane vazhdon të jetë simboli i jetës dhe vdekjes jo vetëm në vendin e saj të lindjes, por kudo që librat e saj kanë udhëtuar. Protagonistët e romaneve të saj vazhdojnë të jenë heronjtë e preferuar për të gjithë lexuesit. Jeta e saj nuk ka qenë asnjëherë e vendosur në të njëjtin vend. Ajo ka jetuar në Johannersburg, ndërmjet viteve \60-\70 ka jetuar në Amerikë. Por edhe pse mund të jetonte mijëra kilometra larg vendit të lindjes, ajo nuk mund të shkëputej asnjëherë nga historitë e fragmentizuara në jetën e saj nga ai vend i largët. Vetëm për Afrikën e saj të dashur, edhe atëherë kur duart i kishte plot rrudha vazhdonte të hidhte në letër historinë e dy dashnorëve të qytetit dhe fshatit, duke vendosur protagonistë njerëz të cilët i kishte njohur. J.M Coetzze nobelisti tjetër i njohur do të ishte shpesh vizitori i saj, për të kuptuar se ku qëndronte fuqia dhe sharmi i Gordimer, një gruaje që asnjëherë nuk mund të plakej dhe se në letërsi mbeti gjithnjë e re. Apo se çfarë fshihte nën vështrim gruaja që e bëri aq të bukur seksin në letërsi.

Një zonjë zbardh intimitetet e një nobelisti
Drita Çetaku, përkthyesja nga turqishtja e romanit "Unë jam e kuqja" e Arhan Pamuk, zbardh disa nga detajet e këtij përkthimi
Në Stambollin e shekullit të 16-të, disa miniaturistë punojnë në atelienë e një sulltani. Papritur, një prej miniaturistëve vritet dhe një mori ngjarjesh trazojnë jetën e këtyre njerëzve që mundojnë të bëjnë art sallonesh ashtu siç ishte moda e asaj kohe. Vetë Orhan Pamuk nuk e ka shpjeguar përse i ka vendosur ngjarjet shekuj më parë dhe pse kërkon të analizojë jetën e miniaturistëve këtij arti kaq pak të njohur në ditët e sotme. Një roman që zbërthen një nga temat më të diskutuara sot në botë, atë të dy kulturave, Lindjes dhe Perëndimit, por jo me gjuhën e filozofisë, shkencës apo politikës, por në gjuhën e bukur të artit, ajo gjuhë që e thotë aq thjesht gjithë atë mundim që mund t\u hajë studiuesve kjo temë delikate. "Unë jam e kuqja", një roman sa simbolik aq edhe i thellë prek temën më të ndjeshme sot në botë, atë të dy kulturave që edhe pse kanë një bagazh të rëndësishëm historik sërish janë të përfshira në debatet se cila dominon mbi tjetrën. Për të shuar të gjithë debatet që mund të lindnin pas botimit të këtij romani jo vetëm artistik, por dhe një prerje e bukur e një prej problemeve më bashkëkohore të kohës, Pamuk shkruan në hyrje të librit se: "Lindja dhe Perëndimi i përkasin Zotit", duke iu referuar kështu një thënieje të huazuar nga Kurani. Ky roman që e bëri famën e këtij shkrimtari të kishte një sukses të jashtëzakonshëm në vitet \97-\98 do të jetë këtë javë në tregun e librit shqip, nga përkthyesja Drita Çetaku. Kjo zonjë që e ka njohur për herë të parë këtë autor në vitin 1998, vendosi ende pa e imagjinuar si një nobelist të ardhshëm ta sillte këtë autor në gjuhën shqipe. Kthimi i saj nga Stambolli drejt Tiranës do të shoqërohej edhe me një mori librash të këtij autori, duke nisur kështu dhe tentativën për të gjetur një botues për këtë autor. Kjo zonjë mund ta shpjegojë shumë thjesht atë çfarë ndodhi mes saj dhe Pamuk, duke u shprehur se e gjithë kjo punë lindi falë një admirimi. Për një vit me radhë, në tryezën e saj të punës ka qenë vetëm një libër "Unë jam e kuqja", i cili zbardhej çdo ditë në gjuhën shqipe nga Çetaku. Kohët e përkthimit të këtij autori duket se kanë qenë të pazakonta për përkthyesen, e cila e quan edhe këtë si një sfidë që kërkon të bëjë në botën e bukur të përkthimeve. Ajo çfarë kërkon vazhdimisht ndërsa endej në faqet e këtij romani, ishte ideja që ky libër të kishte të njëjtat ndjesi si në origjinal. Pasionet e bëra në shekullin e 16, nuk kanë pse të humbasin shkëlqimin në shekullin e XXI, kur mesazhet vijnë për kohën që ne jetojmë. Teksa flet, kupton se përkthimi i Pamuk ka lënë gjurmë të bukura në fytyrën e saj, që i jep një shkëlqim të çuditshëm këto ditë vjeshte. Për të është vetëm një gjë e rëndësishme, që përkthimi të jetë sipas standardeve të duhura, në mënyrë që nobelisti të mos zhgënjejë lexuesin shqiptar.
Si lindi ideja për të përkthyer një autor si Orhan Pamuk?
Ideja ka lindur kohë më parë se ai të mendohej si një nobelist i ardhshëm. Unë e kam lexuar këtë roman në vitin 1998, kur sapo ishte botuar në Turqi dhe sigurisht për vlerat që mbart më ngacmoi që unë ta përktheja duke ia prezantuar edhe lexuesit shqiptar. Sigurisht që në atë kohë unë nuk e dija se cila nga shtëpitë botuese mund të ishte e interesuar për të përkrahur këtë nismë timen dhe mbeti për një kohë të gjatë thjesht një ide. Vitin që kaloi u takova me zonjën Flutura Açka të shtëpisë botuese "Skanderbeg" dhe të dyja e kuptuam se kishim të njëjtën dëshirë, shumë të madhe që ky libër të vinte në libraritë shqiptare.
Cilat kanë qenë vështirësitë që keni hasur në përkthimin e një romani si "Unë jam e kuqja", i cilësuar nga kritika si një nga prodhimet më të mira të këtij autori?
Eshtë një roman jashtëzakonisht i bukur dhe kualitativ, por të gjithë autorët e mëdhenj, përveç kënaqësisë së leximit kanë edhe vështirësinë gjatë përkthimit, për faktin se edhe tema që trajtohet është paksa e vështirë. Eshtë një temë paksa e panjohur për shqiptarët. Eshtë një lloj diskutimi për artin e Lindjes dhe atij të Perëndimit duke u konkretizuar me miniaturat. Miniaturat janë format e pikturave të aplikuara në shekujt e kaluar në shtetet e lindjes. Sigurisht që kjo është diçka fare e panjohur për lexuesin shqiptar dhe vështirësia niste që në termat që përdoren në këtë drejtim.
Mund të na flisni pak se për çfarë flet romani?
Duke e thënë fare thjesht, ngjarjet zhvillohen në fund të shekullit të 16-të në Stamboll, kryeqytetin e Perandorisë Osmane, në atë periudhë dhe kryesisht ngjarjet lëvizin nga atelieja e sulltanit në shtëpitë e disa miniaturistëve që punojnë për llogari të tij. Romani hapet me një vrasje të kryer dhe njëri prej këtyre miniaturistëve papritur zhduket, vritet nga dikush dhe megjithëse në pamje të parë ngjan si një roman policesk të rëndomtë, ecuria dhe duke kaluar nga faqe në faqe të japin të kuptosh se ke të bësh me shumë plane brenda këtij romani. Nga plani policesk ke të bësh me lidhjen dashurore të një çifti, në dilemat e një artisti të lindjes ku ai papritur ndihet me artin e Perëndimit. Sigurisht që romani nuk mund të shpjegohet kaq thjesht, pasi është një orvatje e Pamuk për të treguar kulturën, themelin kulturor të Perëndimit dhe Lindjes.
Cilën anë të këtyre dy kulturave mban Pamuk?
Do t\i përgjigjesha kësaj pyetjeje me një fjali të shkurtër që ai vetë e ka huazuar nga një libër i shenjtë nga Kurani, ku thuhet se "Lindja dhe Perëndimi i përkasin Zotit", dhe këtë ai e ka vënë në hyrje të librit të tij.
Cilat kanë qenë pikat tuaja të takimit, përveçse atij nëpërmjet procesit të përkthimit me këtë autor?
Unë, personalisht, nuk e kam takuar Pamuk, por thjesht e kam admiruar si shkrimtar. Shtëpia botuese "Skandarbegs" në momentin që nisëm të merreshim me përkthimin e librit, ka kontaktuar me këtë autor, duke e ftuar të vijë në Shqipëri dhe ai e ka pranuar me kënaqësi këtë ftesë për të ardhur në panairin e librit në nëntor, por siç duket marrja e "Nobel"-it e shtyu edhe ardhjen e tij në Tiranë. Përveç librit "Unë jam e kuqja" që pritet të dalë këtë javë në treg ne kemi në proces edhe disa libra të tjerë të këtij autori për t\i sjellë në shqip. Po të shohësh librat e tij, ata janë shumë interesantë. Në disa prej tyre që në tituj ndeshim ngjyrat. Si "Libri i zi", "Bora". Ai luan jo vetëm brenda librave, por që në tituj me kontrastet, si romani "Kështjella e bardhë", ka "Fytyra e fshehtë" që është bërë edhe film në Turqi,
"Shtëpia e heshtur". Romanet e tij janë tetë si romane dhe unë mund të them se romanet e fundit sa vijnë e bëhen gjithnjë e më të suksesshëm.
Sa kohë ju është dashur për ta përkthyer këtë roman?
E gjithë puna ime për të sjellë në gjuhën shqipe Orhan Pamuk ka qenë gati një vit, duke pasur parasysh se gjatë kësaj kohe kam pasur edhe shkëputje normale për një proces pune.
A jeni njohur me modele të tjera përkthimi në gjuhë të tjera që ka pasur ky autor, apo jeni bazuar vetëm në botimin origjinal?
Përkthimi im është bazuar në përkthimin nga origjinali, por gjatë këtij procesi pune më është dashur të shikoj edhe përkthimet që i janë bërë këtij autori në gjuhë të huaj. Kam parë një përkthim në anglisht të Erda Dognar, i cili e ka këtë përkthim për në Amerikë dhe për mua ka qenë një përkthim jashtëzakonisht i suksesshëm. Por jam munduar të jem një përkthyese sipas origjinalit.

Subscribe to:
Posts (Atom)
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...