2011-06-02

Mbahet nesër Konferenca Shkencore Ndërkombëtare nga Dermatovenerologjia


prof.dr.Ferid Agani


Nën patronatin e Ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, prof.dr.Ferid Agani, nesër në Prishtinë mbahet Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me temë qendrore : “Melanoma malinje dhe karcionomat e lëkurës” (Melanoma and non –melanoma skin cancer), organizuar nga Asociacioni i Dermatovenerologëve Shqiptarë, në bashkëpunim me Klinikën e Dermatologjisë, KBC-Zagreb.

Kjo konferencë ka për qëllim të këmbejë përvojat shkencore midis ekspertëve vendorë e të huaj në hulumtimet nga kjo fushë, metodat e diagnostikimit dhe trajtimit të kësaj sëmundje shumë të rrezikshme si dhe të japë sa më shumë informacione lidhur me aspektet bashkëkohore preventive dhe mjekimin e melonomës malinje.
Konferenca mbahet nesër, më 3 qershor 2011, në Sallën e Ministrisë së Administratës Publike (ndërtesa e ish-Rilindjes), duke filluar nga ora: 10:00.

Hashim Thaçi i përgjigjet Daqiqit: Pavarësia është minimumi i kërkesave të shqiptarëve



image
  Prishtinë, 1 qershor  - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u është përgjigjur zërave që vijnë nga Beogradi për ndarje të Kosovës, apo ndryshime kufijsh, duke thënë se për asnjë çmim dhe në asnjë rrethanë nuk do të ketë ndarje të Kosovës, nuk do të ketë shkëmbim territoresh dhe nuk do të ketë autonomi në veri, por do të ketë integrim territorial e gjithetnik.
Ai ka ftuar edhe Beogradin zyrtar që ta pranojë këtë realitet dhe t’u thotë troç serbëve të veriut, se edhe kjo pjesë është e Kosovës, raporton Kosovapress.
“Në emër të Qeverisë se Kosovës, të institucioneve dhe popullit të Kosovës, jemi të obliguar dhe detyruar që përsëri të ritheksojmë fuqishëm se në asnjë rrethanë, me asnjë çmim nuk do të ketë ndarje të Kosovës, nuk do të ketë shkëmbim territoresh, nuk do të ketë autonomi në veri, por integrim territorial dhe gjithetnik, nuk do të ketë ndryshim kufijsh. Definitivisht Beogradi duhet, dhe e ftoj në emër të Qeverisë së Kosovës që t’u thotë troç serbëve në veri, se edhe ajo pjesë është Kosovë, dhe ata janë qytetarë të Republikës së Kosovës dhe kryeqytet i tyre është Prishtina. Kjo është ndihmesa më e madhe që Beogradi mund t’u bëjë serbëve në veri”, ka thënë Thaçi.
Me këtë rast, kreu i ekzekutivit të vendit, nuk ka hezituar të aludojë edhe në kërkesa më të mëdha të shqiptarëve, siç është bashkimi kombëtarë, duke i ka bërë të qartë Serbisë se Kosova me pavarësinë e saj ka fituar minimumin e kërkesave të saj.
“Tek e fundit, sot me lejoni që t’iu përgjigjem në emër të Qeverisë Republikës së Kosovës, gjithë ithtarëve të këtyre ideve antihistorike mund të them dhe të anti-perspektivës perëndimore të rajonit, se pavarësia e Kosovës është minimumi i së drejtës historike të shqiptarëve dhe nëse pretendohet të hapen tema çfarë po ngritën së diskutuari medialisht, Prishtina në momentin që do të hap tema, Beogradi nuk do të mund t’i mbyllë kurrë. Por ne jemi të përcaktuar për paqe stabilitet, bashkëpunim rajonal dhe perspektivë euroatlantike”, ka thënë Thaçi.
Ai ka thënë se e ardhmja e Kosovës demokratike dhe multietnike është në NATO dhe Bashkim Evropian, dhe Kosova është e përcaktuar qartë për vazhdimin e dialogut për zgjidhjen e problemeve teknike në të mirën e dy vendeve dhe popujve.
Deklaratat e kryeministrit Thaçi kanë ardhur pas deklaratave të vazhdueshme të Beogradit zyrtar, përkatësisht zëvendëskryeministrit Ivica Daçiq, i cili në deklaratën më të fundit, ka thënë se Serbia dhe Shqipëria do duhej ta ndanin Kosovën.

*****

Zëvendëskryeministri serb, Ivica Daqiç, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, ka thënë se Serbia ka bërë gabim të madh, ngase për Kosovën nuk ka biseduar me Shqipërinë, ndërsa sërish ka potencuar se Kosova duhet të ndahet midis Serbisë dhe Shqipërisë


image
 
Zëvendëskryeministri serb, Ivica Daqiç, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, ka thënë se Serbia ka bërë gabim të madh, ngase për Kosovën nuk ka biseduar me Shqipërinë, ndërsa sërish ka potencuar se Kosova duhet të ndahet midis Serbisë dhe Shqipërisë.

“Është i nevojshëm përcaktimi i vijës kufitare midis Serbisë dhe Shqipërisë, dhe ky është opsion real. Serbia nuk është dashur të pranojë askënd tjetër si negociator përpos Shqipërisë. A vërtet jemi naivë të mendojmë se Kosova do të ekzistojë si e pavarur, shtet i pavarur?”, ka thënë Daqiç në intervistë për javoren beogradase NIN, transmetojnë mediat kosovare.

Sipas tij, Serbia me luftë ka tentuar të mbrojë Kosovën dhe nuk ia ka dal, ndërsa tash duhet të flitet për ndarje kufijsh “që të mos bëhet vonë”.

“Kjo do të thotë se duhet të bëhet koleksion në kufirin midis dy shteteve fqinje – Serbisë dhe Shqipërisë. Nuk janë shqiptarët popull tjetër në Prishtinë dhe Tiranë”, ka thënë Daqiç, i cili është edhe kryetar i SPS, partisë së Slobodan Milosheviqit.

Ai ka supozuar se Kosova do t’i bashkohet Shqipërisë, gjë të cilën do ta bënte edhe Republika Srpska me Serbinë.

Daqiç, në këtë intervistë – siç transmetojnë mediat, ka vlerësuar se dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit nuk do të zgjidhë çështjen thelbësore për shkak të qëndrimit të BE-së dhe SHBA-ve dhe se pika më e lartë e bisedimeve do të jetë “një lloj autonomie speciale për serbët në veri të Kosovës”.


Dhoma e Apelit anulon kërkesën e gjeneral Ramush Haradinajt


Mbrojtja e Ramush Haradinajtk ka thënë se “Dhoma e Apelit në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime në ish-Jugosllavi ka marrë vendim që të anulojë kërkesën e mbrojtjes së Ramush Hardinajt dhe ka urdhëruar që Prokuroria, përveç dy dëshmitarëve të cilët dështuan të paraqiten në gjykimin autentik, mund të thërrasë dëshmitarë të ri në ri-gjykimin e pjesshëm”
image
  Mbrojtja e Ramush Haradinajtk ka thënë se “Dhoma e Apelit në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime në ish-Jugosllavi ka marrë vendim që të anulojë kërkesën e mbrojtjes së Ramush Hardinajt dhe ka urdhëruar që Prokuroria, përveç dy dëshmitarëve të cilët dështuan të paraqiten në gjykimin autentik, mund të thërrasë dëshmitarë të ri në ri-gjykimin e pjesshëm”.

Në një njoftim për media të koordinatorit të mbrojtjes së Haradinajt, Majkëll O’Rejlli, thuhet se ka qenë pikërisht mungesa e dëshmitarëve, arsyetimi për hapjen e ri-gjykimit të pjesshëm.

Në njoftim thuhet se “si më parë, vendimi është marrë nga shumica në Dhomën e Apelit, me presidentin e Tribunalit, gjyqtarin Patrick Robinson, i cili nuk është pajtuar me opinionin e shumicës.

O’Rejlli thotë se “mbrojta e Haradinaj tani do të kërkojë që ri-gjykimi i pjesshëm të fillojë sa më parë që të jetë e mundur, me shpresë brenda pak javësh”.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga takoi shumë homologë të saj në Itali



image
   Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila po qëndron për një vizitë zyrtare në Italisë, me ftesë të homologut të saj Giorgio Napolitano, mori sot pjesë në manifestimin qendror të festimit të 150 vjetorit të bashkimit kombëtar italian.
Në ceremoninë madhështore, të përcjellë edhe me parakalim ushtarak, presidentja Jahjaga ishte e ulur krahas presidentes së Zvicrës, Micheline Calmy-Rey, presidentit të  Afganistanit, Hamid Karzai, nënkryetarit të SHBA-së, Joseph Biden, presidentit të Kroacisë, Ivo Josipoviq e të tjerë.
Jahjaga u takua dhe bisedoi me nënkryetarin e SHBA-së Biden, i cili e përgëzoi për zgjedhjen e saj në krye të vendit. Ai e quajti zgjedhjen e saj një moment shumë të rëndësishëm në angazhimin e vazhdueshëm të integrimit sa më të shpejtë të Kosovës në strukturat euroatlantike dhe përparimin e përgjithshëm të vendit.
Nënkryetari Biden theksoi marrëdhëniet shumë të mira mes SHBA-së dhe Kosovës, të cilat do të zhvillohen më tej, sepse SHBA-ja e ka përkrahur dhe do të vazhdojë edhe më tej të përkrahë Republikën e Kosovës në të gjitha drejtimet.
Presidentja e vendit e falënderoi nënpresidentin amerikan për përkrahjen e SHBA-së, që është vendimtare dhe që vlerësohet shumë nga populli dhe institucionet e Kosovës.
Presidentja Jahjaga u takua edhe me presidenten Calmy-Rey, koprincin e Andorës, argjipeshkvin Joan Enric Vives i Sicilias, presidentin kroat Josipoviq, presidentin maqedonas Ivanov, presidentin slloven Türk, presidentin afgan Karzai, presidentin hungarez Shmit, di dhe shefa të tjerë shtetesh pjesëmarrëse në këtë manifestim.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, zyra për bashkëpunim me Interpolin hapet më 22 qershor

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, ka thënë se para 5-6 muajsh i kanë filluar negociatat me Interpolin për anëtarësim të Policisë së Kosovës në këtë organizatë policore ndërkombëtare. Maliqi ka thënë se, në këtë drejtim, janë duke punuar intensivisht, ndërsa mbetet vetëm çështja e caktimit të datës 

image
  
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, ka thënë se para 5-6 muajsh i kanë filluar negociatat me Interpolin për anëtarësim të Policisë së Kosovës në këtë organizatë policore ndërkombëtare. Maliqi ka thënë se, në këtë drejtim, janë duke punuar intensivisht, ndërsa mbetet vetëm çështja e caktimit të datës.

Në këto negociata mes Prishtinës dhe Interpolit, sipas maliqit, është caktuar një koordinator, specialist dhe njohës i mirë i çështjes së kriminalitetit rajonal e ndërkombëtar, i cili është duke u prirë këtyre bisedimeve rreth anëtarësimit në familjen  e madhe të policisë botërore.

Sipas tij, në fund të këtij muaji në Prishtinë do të hapet zyra koordinuese dhe për komunikime ndërmjet PPK-së dhe Interpolit. Maliqi ka thënë se tashmë kanë filluar përgatitjen dhe transferimin e kuadrove profesionale, njësive policore në këtë zyrë, e cila do të zyrtarizohet më 22 qershor të këtij viti. Këtë ditë, sipas tij, parashihet të mbahet edhe një ceremoni me rastin e hapjes së  kësaj zyreje koordinuese me Interpolin.

Maliqi ka thënë se me hapjen e kësaj zyreje Kosova do të bëhet partnere e Interpolit dhe se vendit tonë po i hapen dyert për anëtarësim në Interpol, siç ka deklaruar edhe vet shefi i Interpolit, para ca kohësh në Kongresin e Interpolit në La Valetta të Maltës”.

Shefi i diplomacisë kosovare, prof.dr.Enver Hoxhaj :Ndarja e Kosovës, ide e rrezikshme


Shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, ka thënë se ndarja e Kosovës është një ide shumë e rrezikshme, që do të shkaktonte dhunë dhe jostabilitet në rajon, ndërsa ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që ta mbështesë Republikën e Kosovës në të gjitha aspektet
image
  Gjatë qëndrimit në Francë, ku po zhvillon takime të shumta me zyrtarë të shtetit francez, ministrri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, të enjten ka dhënë edhe një intervistë për gazetën prestigjioze franceze “Le Monde”.

Në pyetjen rreth qëndrimit të tij pas arrestimit të kriminelit Ratko Mlladiq, ministri Hoxhaj ka thënë se ky është një lajm i mirë, mirëpo i vonuar. Sipas tij, arrestimi Mlladiqit ka qenë një obligim që është dashur të kryhet shumë kohë më parë.

“Arrestimi i Ratko Mlladiqit nuk është i mjaftueshëm. Për Serbinë është kruciale të fillojë reformat nga brenda në mënyrë që në këtë vend të implementohen standardet evropiane dhe të normalizohen raportet me Kosovën. Përkundrazi, Serbia po tenton të krijojë tensione jashtë kufijve të saj. Nuk është në interes të Bashkimit Evropian që t’i japë statusin e “vendit kandidat” një vendi që mban probleme të pazgjidhura me fqinjët e tij, siç është me Bosnjën, ku po mundohet që të vejë në pyetje marrëveshjen e Dejtonit ose me Kosovën, ku po mbështet ndarjen e veriut të Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

Kurse, në pyetjen e “Le Monde” se si e sheh faktin se përkundër nisjes së dialogut Beograd-Prishtinë nën ombrellën e BE-së, Qeveria serbe ka lansuar idenë e ndarjes së Kosovës, ministri Hoxhaj ka thënë se dialogu është një instrument i mirë i cili ka për qëllim zgjidhjen e problemeve praktike.

“Ky dialog është i fokusuar në bashkëpunimin rajonal, lirinë e lëvizjes dhe perspektiven evropiane. Kemi të bëjmë me një dialog midis dy shteteve të barabarta. Serbia po e keqpërdor që tre muaj: në çdo takim me përfaqësues Evropian, Qeveria e këtij shteti propozon ndarje etnike. Për ne kjo është vijë e kuqe. Ndarja e Kosovës është një ide shumë e rrezikshme e cila do të kishte një “efekt domino“ në rajon dhe do të prodhonte dhunë dhe jostabilitet”, ka thënë Hoxhaj.

Duke folur rreth mundësisë së dhënies së një statusit special për veriun e Kosovës, ministri Hoxhaj e ka mohuar kategorikisht një mundësi të tillë.

“Absolutisht jo. Një status special do të ishte njësoj sikur të ndërrohet marrëveshja e Dejtonit në Bosnjë. Edhe në vitet e 1990-ta, kur ishim të okupuar nga regjimi serbe vizioni i jonë ka qenë të krijojmë një shtet heterogjen dhe assesi mono-etnik. Etniciteti nuk është më problem në vendin tonë”, ka thënë Hoxhaj.

Ai po ashtu është shprehur krenar që Kosova po e zbaton planin e Ahtisarit, plan i cili ofron garancitë më të mira për integrimin e minoriteteve.

“Veriu është pjesë e Kosovës. Aty kemi një prezencë të strukturave paralele serbe. Ky është një problem politik. Është misioni EULEX, i cili ka përsipër këtë rajon. Në përgjithësi ky mision po kryen punë të mirë në vend, mirëpo mund të bëjë më shumë në veri. Bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë më shumë presion ndaj Beogradit që të mos flitet më për këto struktura paralele. Serbia nuk mund të ketë ‘një këmbë’ në Republikën Serbe në Bosnjë, ‘një këmbë’ në veri të Kosovës dhe ‘një këmbë’ në Bruksel”, ka thënë Hoxhaj.

Daniel Server: Ndarja joreale, Serbia duhet ta pranojë Kosovën


Ideja për ndarjen e Kosovës është joreale, por për të duhet biseduar, për ta kuptuar njerëzit përse kjo është një ide keqe, thotë Daniel Server
image
  Postuar më, 2 qershor 2011 - Ideja për ndarjen e Kosovës është joreale, por për të duhet biseduar, për ta kuptuar njerëzit përse kjo është një ide keqe, ka thënë në një intervistë për shërbimin serb të "Zërit të Amerikës", Daniel Server, analist i Qendrës për Marrëdhënie Eurotlantike të Universitetit John Hopkins, lidhur me deklaratat e zëvendëskryeministrit serb Ivica Daçiq për ‘ndarjen, përkatësisht përcaktimin e kufijve si zgjidhjen e vetme reale për Kosovën’.

Sipas Serverit, nëse Serbia dhe Kosova do të arrinin ndonjë pajtim, duhet t'i garantonin komunitetit ndërkombëtar se një "dill" (marrëveshje) i tillë nuk do të rrezikonte stabilitetin rajonal, përkatësisht Maqedoninë dhe Bosnjën. Por Server nuk beson se Beogradi apo Prishtina mund të garantonin diçka të tillë dhe as që kjo do të japë fryte.

Gjithashtu Server mendon se ndarja nuk është e pranueshme për shqiptarët e Kosovës, "nëse nuk bisedoni me ata që duan të krijojnë Shqipërinë e madhe".

Por, nga ana tjetër, thotë Server, nuk e di përse kjo ide do të ishte e pranueshme për serbët e Kosovës, pasi "ndarja përgjatë lumin Ibër do të privonte Serbinë nga të gjitha manastiret, kishat dhe monumentet e saj".

Pasi konstaton se Serbia duhet të pranojë legjitimitetin e institucioneve të Kosovës, Server thotë se "refuzimi i presidentit Tadiq për të marrë pjesë në samitin e Evropës Qendrore dhe Lindore në Varshavë për shkak se Presidentja e zgjedhur në mënyrë demokratike merrte pjesë në atë eveniment, është një veprim i gabuar - një lloj autogoli, posaçërisht në dritën e pjesëmarrjes së presidentit Obama në atë konferencë.

Madje, edhe pa njohjen formale, diplomatike të Kosovës, Server porosit se Serbia duhet të pranojë që në Kosovë ekzistojnë institucione legjitime dhe demokratike, pavarësisht statusit të saj dhe duhet direkt të bisedojë me ato institucione, siç bën në Bruksel.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...