2011-06-12

“SHTOI ZOT VALLET”



Dr.Irena Gjoni ka kryer Studimet Universitare për degën gjuhë – letërsi. Në vitin 2007 ka përfunduar Studimet Pasuniversitare dhe ka fituar gradën “Master” për letërsi në Fakultetin e Historisë Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Ka punuar si gazetare në median e shkruar kombëtare dhe lokale, në Radio “Gjirokastra”, në radio dhe televizion lokal të Sarandës. Aktualisht është pedagoge e jashtme në Universitetin e Tiranës Filiali Sarandë, mësuese letërsie në gjimnazin “Hasan Tahsini” Sarandë si dhe gazetare në mediat lokale. Është nënkryetare e “Klubit të krijuesve Jonian”, si dhe redaktore e revistës “Arti  Jonik”, anëtare e Këshillit Artistik të Bashkisë Sarandë.         
            Që prej viteve të shkollës së mesme e në vijim ka botuar poezi, prozë letrare si dhe shkrime kritike e studimore në periodikë të ndryshëm. Në vitin 2003 ka botuar librin me poezi “Tatuazh në shpirt të detit”. Në 2008  boton librin studimor “Marrëdhënie të miteve dhe kulteve të  Bregdetit Jonian me ato ndërkufitare” (material me të cilin ka fituar Gradën “Master”)., si dhe vëllimin me fiksione “Gjysma dashurish”. (2010)

Tatuazh në shpirt të detit


NJËZET E KATËR

Unë i dua thellësitë e mia jonike
dhe majat e maleve të tu
Ajo që s’është e thellë
e nuk kap majat te retë,
s’ka hyrë kurrë në shpirt
e s’ka rrëshqitur mbi lëkurë...


SHTOI ZOT VALLET

Shtojzovallet kishin epoka pa bërë vizitë
Në botën dhe jetën e njerëzve
Kurioziteti shtojzovall nisi rrugën
me fustane të bardhë antike
që ngatërronin epokat, gojëdhënat

... ... ...
... ... ...
... ... ...

Hapën sytë në frymëmarrjen e zgjuar te njëra-tjetrës
Sikur shumë bukuri,
të kishin një mendje
Kujtonin rrugën nëpër ngatërrim epokash, gojëdhënash
Takim me një shpirt të vrarë
Në momentin ku i lihej i pazhdukshëm,
Një tatuazh zhgënjimi
Dhe nga dhimbja klithte me tërbim sakati

Shtojzovallet e dhimsura,
Kaq panë në botën e njerëzve
Në një vizitë,
Shumë më te shkurtër se rruga

Gjithçka u dukej makth ëndrre, makth drite
trupëzuar tek një flokëverdhë si shtojzovallet
Ulur në hijen e zonjave të shtëpisë
Duke thurur gërsheta tatuazhesh zhgënjimi
Të tepruara nga një natë më parë
Në pritje të “MIRËMËNGJESIT” të shtojzovalleve

Duke u ngjasuar me veten,
Me frymë i lanë trupin,
Me qerpikët e gjatë i krehën flokët,
Zërat dhe dritat ia qepën mantel,
Duke e bërë simotrën e tyre

Nën ritmin shtojzovalle:
“SHTOI ZOT VALLET”
Shtojzovallja e re kërcente
Duke argëtuar dhe tatuazhin e zhgënjimit...


NE VEND TE PROLOGUT

Këtu
jam një dilemë e rrënjosur në përjetësi;
ëndërrim flakërues që turfullon si kalë i harbuar;
melankoli e muzgut;
demon i zbutur e hiç në krijim fytyrash;
prekje e realitetit me shqisat e të verbërit;
një psherëtimë galaktike;
një jehonë e saj në shpellat primitive;
dashuri e mallkuar në mëkate epshi;
perlë princesash e nimfë e pavdekshme;
mallkim i vendosur në altar martese;
mjegull e djegur në hapësirë të plakur;
tradhëti shkretëtire në oaze makthesh;
engjëll misteresh i dalë prej ferrmendjeve;
një lot shumëngjyrësh i theksuar nga koha;
imazh i rilindur prej hirit që predikon;
tatuazh në shpirt të detit.

Këtu
jam vetvetja
në pretendim
që të ngelem vetvetja në çdo kohë…


DASHURI BUZË GREMINE

Bëmë dashuri buzë një gremine
Në mollëzat e gishtave të tu,
një cermë hëne të prek

Me ty ëngjëll jam dashuruar unë,
Me ty nata e greminës,
Me ty hëna e njohur si hajdute zemrash

S’di kujt t’ia prishësh

Gremina të josh me fundin e mistershëm
Gëlltit një copë gremine
Hëna të josh me cermën e saj
Gëlltit një copë hënë
Thua se unë të josh me sekretet e pathëna
Gëlltit një sekret timin

Mua më duhet të të shpëtoj
prej vetes sime, greminës dhe hënës
Duke të futur në një akuarium shpirti
të padepërtueshëm prej shumë palë sysh njëherësh

se dashuria ha koka...


PËRNDRITJE  (F)LOÇKE

Trishtimi endet
në perëndimin e diellit.
Muzgu ngrihet nga thellësitë,
duke mbajtur në sup
arkivolin e heshtjes.

Dalëngadalë
erresira nis rëndon mbi ajrin

Trupi i (F)loçkës ershëm farfurin
duke përndritur natën

Eshtë ora e saj...


PUTHJE

Një çast puthjeje-
një mrekulli bote

Strukur
si princesha e perlave
Brenda guackës
së shpirtit të muzgut

Një çast puthjeje-
një mrekulli bote...


PENG NË VARREZA

Në mbërritje tek çdo qytetërim,
Pyes ku janë varrezat

Marr rrugën e dritës së lagësht
duke i ruajtur sytë prej ftohjes
për të mos humbur spektaklin
e dhënë enkas për mua

Një trompë e ngjirur-
gërrisje e portës së varrezave
e lodhur nga përsëritjet shekullore,
uron mirëseardhjen time

Parada e qiparizave të ngatërruar në moshë,
bën përzgjedhjen e mysafirëve
të hyrë nëpërmjet portës së tyre

Portë qiparizash,
e hapur kanatash për kukuvajkat,
E mbyllur përjetësisht për diellin
Këmbëngulës përtej portës
ku përditë, gjatë gjithë ditës,
ka perëndime varrezash
dhe muzgje varrezash

Hapat e nemitur,
përshkojnë relievët e bardhë të varreve
Atelie të ekspozitës së fotografive të të vdekurve
Aty - këtu fatsjellësit e së gjallës,
që jetojnë ende
si relike të qytetërimeve të vdekura
Ndoshta fatsjellës dhe për flirte,
dashuri skeletesh
Gjithçka në kthetrat
e konglomerateve të vajeve
... ... ... ...
Koha po gërryen
Duke më lënë peng të saj në varreza
Në këtë rudiment
të botës së zhurmshme të së gjallës...


TATUAZH NË LEKURËN E DITËVE

Në lëkurën e ditëve
me majën e stërkalave të detit
të djegur nga malli për ty,
Le në tatuazh fytyrën time

Që t’i ngjaj origjinalit,
i derdh flokëve
parfum mimozash të verdha
të mbira, të bleruara e të lulëzuara
në rrugën e detit
përshkuar me hapa të kaltër
ku çdo hapkaltër i penduar,
kthehej mbrapsh

Duke u shndërruar në një saksi mimoze
që për t’u bërë parfumi
më epshndjellës në botë,
thithte me zemër
esencën e jodit, kripës
kaltërsisë dhe hapësirës

...Ndaj tatuazhi në lëkurën e ditëve
më ngjan tmerrësisht mua...


ZOT NA RUAJ

Makthet e përditshëm
Ëngjëllorë në absurdin e tyre
Maktherozionëngjëllor

Çuditshëm si një gjarpër i dehur
lëpin dhe përpin
plagët e lëna përditshëm nga vuajtjet,
nga pasiguria amorfe,
që bëhet më hermetike në dëshifrim
nga format kameleon që shfaq.

Nga iluzionet e djegura
prej vet iluzioneve
Nga gjaku që pikon mbi të ardhmen
pa e ditur ku e ka burimin,
pa e ditur në e ushqen për ringjallje,
apo për inekzistencë...?

Zot na ruaj!


NATË ALI PASHE

" Sonte gjumë s’ka Janina
Val’ e gjolit diçka thotë
Ujë të ëmbël pi Frosina
Ali Pasha helm dhe lotë..."
(Populli)

...ma pëshpërit si ledhatim mes flokësh
...më puth ëndërrisht
...ma pëshpërit përsëri
për të më arratisur gjumin

Ëmbël ma nis ogurin e vrasjes
në këtë natë sterrë përballë Posejdonit
Ku heshtjen e sipërfaqshme
e shprish angullima e qenit
dhe oshëtima e valëve…

Heshto ti qen që angullin për kob!
Heshto!
Heshto det, heshto dhe ti!
Dëgjohet klithma e heshtur e vrasjes sime!

Njeriu që po më vret
më përqafon fort, përkëdhelshëm,
dhimbshëm, dashurisht, përmallshëm
në krahët e tij.
Vazhdon të më puthë
O Perëndi, më ëmbël se vetë Erosi

Je ti Ali Pash modern,
endur labirintheve
te kujtesave të kohëve
që përzgjedh për të më vrarë
pikërisht me dashuri

Je ti
projektuesi i imaxheve
të zhgjëndërrta të së ardhmes
që me vret
duke më lënë gjallë…


RRUGËTIM

... së pari fillohet nga shpirti...
Pastaj nga lëkura, nga...
krejt ngadalë, si nëpër mjegull...
Butë dhe ëndërrisht...
rruga për në qendër të botës
kalon nga era...


RECETË PËR SHËRIMIN E TRURIT

Truri i dhimbte tmerrësisht
Mikrobi i mendimit të burgosur
nga prangat e syve të tij,
mori vetëm një hallkë,
si relike të një kohe
e avancoi thellë e më thellë

Në rrebelim dhimbjeje truri,
iu servir një recetë:

Në mëngjes - një ditë e pirë pa ujë
Në paradreke - dy lugë Luvër
Në drekë - tri rreze hëne
Në pasdreke - nje gotë famë
(Kujdes!
Gotëza duhet të jetë e sterilizuar,
në temperaturë të shekullit të 22-të
se fama hyn në reaksion asnjanësimi
edhe me një kokrrizë mikroskopike xhelozie)
Në paradarkë - gjysmë kokrre lumturi
(Edhe me këte duhet kujdesuar si për famën)
Në darkë - një sy trupash të shkuar në parajsë
Në pasdarkë - dy copëza dashuri
E në mesnatë - tri rreze dielli

Me dhimbjen e trurit dhe recetën në dorë,
(kurë e konsideruar 100% shëronjëse)
Labirintheve endshem gjithë farmacive te botës
Që nga koha kur majmunit i dha lamtumirën
e deri më sot

Kurrë s’i bëri dot të gjitha bashkë
Ndoshta dhimbja e tmerrshme e trurit,
ka për të pushuar kur të rinisë sërisht
ish - bashkëjetesën me majmunin
e mikrobi i mendimit ka për të vdekur...


LARGËSI DRITE

Në kalanë trikohëshe bie dëborë
Mbi syprinën e detit jonik bie shi
Në shpirt e në zemër ndizen zjarre
dhe ëmbël shërbehet ëmbëlsi

BIONDIA E DETIT

Biondia e Detit
Përmbysi Detin
Iku e larë mëkatesh
(Pa të fundit)

E shndërruar në një ujëvarë bionde
Që binte mbi përndritjen e një qiriri,
Strehim gjeti tek shtëpia e Muzave
Si për të qenë më afër zemrës së qiellit
Prej nga priste një kartolinë
me urim mbretërish ciganë

Që nëpër rrugë vetëtimash,
do t’i shtynin
Duke u pëshpëritur me zë sirenash
në tundim për mbërritje të shpejtë

“Unë një cigan
imagjinoni në sa i mirë do të shndërrohem
Kur të njelmtësohem në flokët e ujëvarës bionde
Ikni, ikni në vrapime të çmendura
ju urime mbretërish ciganë”

Por gjarpërinjtë e zjarrtë të vetëtimave
kafshonin kokët, bishtat e njëri-tjetrit
duke lënë rrugë në mes
a duke krijuar udhëkryqe

Dhe urimet e mbretërve ciganë
ende s’kanë mbërritur tek
Biondia e Detit                      


... JETONIN NË TË NJËJTËN TJETËRBOTË...

Erëligat e orëligat po e ndëshkonin
shkulshëmflokësh
shkulshëmrrënjshëm
shkulshëmzemrash
përpiqeshin t’ia merrnin

Tërbimi frenetik ish’ pa fre
Pse e deshti
sa nuk e kishte dasht’
kush tjetër në këtë jetë
e nuk kishte për ta dasht’
as në përtejjetë.

Shpirti vajtueshem kolovitet
nga parajsa në ferr
Stiksi ishte kufiri i fatit
Fati ishte AI
Ajo ishte e destinuar
të jetonte brenda fatit
Ajo jetonte brenda tij.

Ajo po e ndërtonte veten brenda tij
Ndanin të njëjtin pulsion zemre
Një frymëmarrje u mjaftonte të dyve
Hanin të njëjtin ushqim amëshimi
Tirrnin të njëjtën fije drite
Ternin të njëjtin tingull ajri

Vetëm në një lot ngrinin uragane
Tek një flokëz dëbore
ndërtonin themele lumturie
Deheshin në ekstazë
nga e njëjta aromë manushaqeje

Udhëhiqeshin nga të njëjtat muza
Tek i njëjti shikim shpërthenin
e shuanin vullkane brenda një sekonde
Shihnin të njjjtën ëndërr apokaliptike

... Jetonin në të njëjtën tjetërbotë...


DASHURIA SI ZJARRET E CIGANËVE

Hënëzoj ditët që u mungon hëna
Dielloj netët që u mungon dielli
Sa herë shoh sytë e tu prej përralle

Thith helmin e ditëve
Vjell gëzimin e netëve
Kur më arratisen prej shikimit
sytë e tu prej përralle cigan

Në zemër, në tru, në shpirtin tim,
ndeze një dashuri të çmendur
si zjarret e fisit tënd

Një dashuri - zjarr ciganësh
që s’dihet sa do të zgjasë
që s’dihet:
në do të shndërrohet i gjithi në hi,
në do të ngelen ende urë të shuara përdhunshëm,
në do të merren prej tij
disa thëngjij për të ndezur një zjarr të ri
(të paktën për të krijuar egzistencën e dikurshme
të një zjarri të lashtë
si qiri i ndezur mbi kufomat e së shkuarës)

... që s’dihet...

Ah, kjo dashuri si zjarret e ciganëve...


KOHË TEK SHTYLLAT E HERAKLIUT

Më në fund...
Më në fund mbërrita
tek Shtyllat e Herakliut

Gdhendur në njërën
(Ndoshta prej parambërritit tim
A ndoshta prej mbërritit të parë
pas Herakliut)
deri në shpirt te shkëmbit
gati në thërrmim gjeta fjalët:
“KOHA SHËRON GJITHÇKA,
PAÇKA SE ME VONESË”

Në hutimin tim,
në të pabesë më puthi
Perëndia e Diellit

Unë riktheva të puthurën
po në të pabesë
Në gdhendje tek shtylla tjetër:
PO NËSE S’KE MË KOHË,
MOS NDOSHTA ME PLAGË TË PASHËRUARA
TË DUHET TË VDESËSH?”

Më në fund...
Më në fund mbërrita
Tek Shtyllat e Herakliut
Para më pak se të më dilte gjumi...


DEDIKIM MUA

E mora zemrën në njërën dorë
Dhe me dorën tjetër në zemër,
U nisa…

Trokita në një derë lyer me bojë të artë
Prita.
Dhe drynin me ndryshk,
vetëm atëherë e pashë
Atëherë kur qe bërë natë
(Mallkuar sytë e mi
që dinin të shihnin veç natën)

E mora dorën ngarkuar
me sytë e mallkuar
dhe e futa në xhep
(Në një xhep të verbër
që ish ‘pagëzuar nga soji i banorëve të tij)

U ktheva…

Veten s’e gjeta atje ku e lashë
Gjeta vetëm qenin besnik
që ruante shtëpinë e braktisur

Atëherë u ula të qaja
për vete, për zemrën e ikur,
shtëpinë e braktisur,
për sytë e vjedhur nga xhepi
dhe atë tatuazhin e vajzës,
vdekur në asfaltin e thatë
që s’kishte kush ta lante më me lotë

U ula të qaja dhe qesha
Kisha harruar se të qash pa sy
dhe me zemër të lënë diku,
Është e pamundur

U ngrita i verbuar dhe eca drejt vetes
Truri më tha t’i thosha vetes i bindur
se kisha vdekur më në fund…

* * *
Ëndrra thonë që është e shkurtër,
por ajo që le pas, është e gjatë
Më e gjatë se gjatësia e jetës së fundme
Dhe pak më e shkurtër
se gjatësia e jetës së përjetshme


...JO ME LOTË NË SY, POR...

...me sytë në lotë
Në një akuarium grushtash,
Eci rrugëve të verbëra të detit
Për të gjetur ty shpirt

Egziston,
a je imazh iluzionesh vallë... ? !


AUTOPORTRET

Ngjitur shtyllave të rrugëve

- Si në kohët e lashta,
lajmërimet e vdekjeve, - pëshpëris

(Ej, bukuroshe, kjo erë vjeshte
ta zhbën nocionin kohë?)

Fletës së letrës,
në këmbë i ka ngelur vetëm një gisht,
i mjafton balerinës virtuoze
të bëjë vallzimin e vdekjes
nën ritmin e erës

Fryma po i del çikë e nga një çikë

Ekspozitë...fotografike
Modele...- Biondia...e...Detit
Fo...to...graf...-me...ndjet... ...e... ...
              a...dh...u...r...u...e...s...v...e...
                  ...t...ë... ...s...a...j...

Shpirti i fluturoi
rrathëve të ferrit - rrugicave vjeshtake
Per t’u bastarduar
Nënkëmbëve të kushedi kujt
Fotograf - Mendjet e adhuruesve të saj

E fiksuar fotografive nga mendjet
Në çastet më fatlume a fatkeqe
sjellë adhuruesve të saj

Një vetull perfekte në ironi të dashurisë
e vjedhur një fije floku e verdhë,
e mbajtur fatsjellës,
një arkivol sysh - guackë perle kënaqësi,
një buzëqeshje vrasëse pa pagesë,
buzë të kopjuara me karbon të kuq buzësh
për t’u risjellë pranë netëve ogurzeza,
një gjoks ngacmues, përtej dekoldeve
                                    dhe bluzave të ngushta,
mantel të kuq gëzofësh - mburojë shigjetash,
një lot i zi,
përzier me helmin e dhimbjes e rimelit,
duar të sikletshme, përherë në mbajtje të shanceve,
ëndrra të mëdhaja,
pa ditur ditën e lindjes e vdekjes,
mendje në lojëra fantazie,
hipnotizuese për të tjerë

E gjitha e ndarë,
në një labirinth mendjesh,
E ngelur në të njëjtin vend,
E ngelur në të njëjtën moshë,
E gjendur në të njëjtën bukuri Beatriçase

Ekspozitë e parë me shpirt të rrënuar,
E paçuar gjer në fund,
E trembur nga bukuria e dikurshme,
Nga adhuruesit e shumtë gati mitikë,
Nga ëndrrat të ëndërruara dikur fatlume

Me shëmtimin krijuar prej zhgënjimit,
Me çmendurinë prapë pinjoll të zhgënjimit,
Eci rrugëve duke mbledhur gjethet e vjeshtës,
Me përfytyrime - fotografitë e mendjeve të adhuruesve
Pa i parë
Vetëm duke iu trembur
Bastardimit nga nënkëmbët
                         E kushedi kujt...


ARUSH NË FUNDFERR

Malli më la me dhimbje
Dhimbja më la pa zemër
Egërsia zuri vend në poltron të saj

Nëntë muaj kalova
nëpër nëntë rrathët e ferrit

Në fund m’u shfaq një arush
me dy zemra në putrat e tij
Midis tyre kishte ende vend
të më merrte dhe mua

E ndjerë mirë,
has një manjak çmimesh:
-Sa të ka kushtuar ky arush?

-Nëntë muaj trishtim
Një shëtitje përgjatë ferrit
Kaq më ka kushtuar ky arush

Shtrenjtë apo jo?...


IDIL

Më mungon...
duke të pasur në shtrat
në një përqafim hyjnor;
Ku hapësirat përflaken
duke i shkrirë kufijtë;
Ku kohërat digjen
duke humbur nocionet;
Ku ajri prushohet
nga afshi i puthjeve

Kam mall...
edhe pse jam duke ndier
prekjen e çdo poreje të trupit tënd,
lëvizshmërinë e çdo fijeje floku,
drithërimën e çdo fijeze shpirti

Kam frikë...
se bëj zhurmë me frymëmarrjen time
Heshtoj të rrahurat e zemres
të dëgjoj të rrahurat e zemrës tënde

Ankthshëm ...
drithërohem të dremis
se më ikën
dhe një sekondë jete pa ty

Kam mall...
duke të pasur brenda meje
Më mungon...
duke qenë një të dy
Ndaj per nje çast
pushoj së jetuari
Të ndiej si jeton ti
shpirti im i embel...


VITE MBI KARUSEL GJENDJESH

Në dëshirë për të krahasuar,
Brenda një magjie të bardhë,
Hipur mbi një karusel gjendjesh,
rendis vitet e mi

Për të mos humbur në kohë,
një ditë e brishtë shkurti
merret me rrotullimin

Në marramendje kushtesh të barabarta,
etja për pushtet e viteve
bëhet zotëruese
Dëshirë e çmendur për kurorë
pa le të jetë dhe kurorë me gjemba

...Por në rrotullim karuseli,
në marramendje çjerrjesh,
në marramendje nxjerrje sysh
                              të njëri - tjetrit,
Rrëzojnë një vit që ngelet i vdekur

Karuseli hesht...
Vitet heshtin...
Gjithçka hesht...

Të gjithë po shkojnë
Në varrim të vitit të vdekur
Të gjithë pa kurorë

Pa kurorë?

Keni dëgjuar ndonjëherë
Për të mirin që s’ka të mirë?
Për të mirin e pa fat?

...  ...  ...  ...

Dita e brishtë mori fund
Koha e konkurimit mbaroi


FLOKË TË NGRËNË PREJ QIRINJSH

Një dhomë gjysmë e errët,
Brenda saj, gjysmë det,
ngritur në gjysmë dallgë
Qiri i ndezur ngrënë gjysmë
prej urisë së vet

I pangopur prej vetvetes,
ha dhe gjysmën e flokëve të mi
(ate çast, çadër të tortës së ditëlindjes)
Duke kapërdirë në shijim më të mirë
me dy gjysma loti të ndryshëm

Për të më ripërtërirë shpirtin,
vijnë dy gjysma delfinësh në byzylikë,
Karafila gjysmë të freskët,
(gjallëruar prej urimit tënd)
Cigare të fikura përgjysmë,
Harrim brenge e pamerituar,
Gota pijesh lënë përgjysmë,
Kujtesë e egzistimit të diçkaje,
Kujtesë edhe e të qenit tjetër njeri
nga dashuria jote, nga dashuria ime

Brenda gjysmëlotit tim të marr
Gjysmëlot i ngelur përjetësisht në sy
Për të të pasur ty përjetësisht pranë vetes
Me të, të përkëdhel sybukuri im
Korridoreve të gjysmëlotit,
zëri im jehon
deri në gjysmë det,
ngritur në gjysmë dallgë,
“Të dua, të dua marrëzisht shpirt”

Muzikë përgjysmë, përgjysmë fjalë
i ëmbë...shpir...zemë...engjël...
Brenda një puthjeje epshi
                         tejet të gjatë
Të gjitha gjysmat e tjera,
brenda një hijeje
që londron në mur
me një palë e gjysmë flokë...


KORRESPODENCË
LETËR ZEMRËS

Nëse e kaltërta do të vdesë një ditë,
Atë ditë do vdesë dhe qielli,
Edhe deti me jetë në mes,
Do vdesin sytë e tu,
Dashuria brenda tyre,
Do vdesë gjithë bota,
Nëse një ditë e kaltërta do vdesë


PËRGJIGJE E ZEMRËS PAS NDARJES

E kaltërta nuk gjeti asnjë ditë për të vdekur
Dhe s’vdiq
Nuk vdiq as qielli, as deti
Jeta e tyre s’u këput në asnjë pikë

Por sytë e mi vdiqën
Vdiq dashuria e palindur
e jetuar mes moslindjes
Duke më dhembur më shumë
se vdekja e të lindurës së jetuar
e parë me sy

Sytë vdiqën, vdiq dhe dashuria
Por bota rrojti si më parë
E kaltërta nuk vdiq, por vetëm lotoi
Duke marrë një nuancë zibardhë...         


ANKTHSHEM

Ndjesia e zvarritjeve të plakura
të një sythi të prerë
a të vrarë nga acari,
ngërthehet në imitime dëshirash


MBAN ERË SHIU

Në gostinë e shtirur të mjegullës,
mbante erë shiu
                        si sot

E njerëzit përpiqeshin,
t’i vidhnin shpirtin njëri – tjetrit

Hajdutshpirti kampion,
u zvarrit piedestalit lëmimvrasës

Duke u shndërruar
në Zot të Zbrazëtisë


Përgatiti:Flori Bruqi

Shqiptarët e Montrealit, Kanada, zhvilluan kupën e parë të futbollit‏

Tirana u shpall kampione duke mundur në finale Ferizaj. E pranishme edhe ambasadorja e re Shqipërisë në Kanada zonja Elida Petoshati

Nga Ajet Nuro

Kur kam shkruar një artikull për shoqatën e shqiptarëve këtu në Montreal në vitin 2004 që në titull shprehja atë karakteristikë të kësaj shoqate që është një Shqipëri etnike në miniaturë. Asgjë nuk ka ndryshuar me kalimin e viteve. Bashkësia e shqiptarëve të Montrealit ka qenë një nga më aktivet ndër bashkësitë e shqiptarëve në diasporë. Ndonëse kohët e fundit, ndihet pak mungesa e aktivizimit për të mos thënë një përgjumje por, zjarri është aty, mjafton që t’i frysh pak hirit që ka mbuluar thëngjijtë që fshihen tek ne. Ndonëse mua më ka pëlqyer të jem “kronikor” i arritjeve të bashkësisë shqiptare këtu në Montreal, shpesh herë kam bërë vrejtje me qëllim ndryshimet për mirë të punës së bashkësisë. Sidoqoftë, në ato aktivitete ku unë kam dashur dhe mundur të vë dorë, kam dashur cilësi. Në fillim të këtij viti, pata një mendim dhe një dëshirë që të grumbulloja sa më shumë shqiptarë që të ishte e mundur në një aktivitet gjithë familjar ku çdo kush nga pjesëmarrësit të ndihej aktor dhe pse jo edhe të njiheshim me njëri-tjetrin.
I Have a dream ... do thoshte Martin Luther King... unë nuk kisha një ëndërr në lartësinë e ëndrrës së Luter Kingut por të ëndërrosh të zhvillosh një kupë futbolli me bashkatdhetarët këtu në Montreal mund të quhet një ëndërr në diell nëse nuk ke mbështetje. Ndryshe do të të quajnë “i marrë” siç thonë shkodranët. Kur i thash z. Laze Leskaj se dua t’i grumbolloj të gjithë shqiptarët që luajnë futboll për qejfin e tyre, në një kupë ai më hodhi një sy për të parë seriozitetin tim, u mendua pak dhe më tha do flasim me z. Hysni Marku. Z. Marku është një intelektual dhe një mik i imi. Por nuk e dija që ai do më jepte kartë të bardhë me atë mbështetjen e tij pa kufi. Kur shkova tek z. Leskaj dhe z. Marku aty në palestrën ku ata luanin dhe ata i njoftuan miqtë e tyre të mblidheshin sepse unë doja t’u transmetoja një njoftim ata u grumbulluan dhe ndërkohë që unë u bëja të ditur “ëndrrën” time “... ju luani për qejf ç’do të shtunë ... pse të mos luani para familjeve tuaja me ekipe të tjerë si Ju dhe kështu të organizojmë një kupë...” qe pak a shumë ajo që u thash unë... Arturi (Artur Gjidede...) u hodh i pari dhe tha “Nuk e di të tjerët por unë jam dakord!” Po ashtu u shprehën edhe të tjerët. Njëri që unë nuk e njihja më tha “Ajet, kjo është ide e shkëlqyer por ty të faleminderit që erdhe dhe na bëre të pushojmë se ne këtu nuk na gjen ndonjë herë të heshtur...” Pritja që i bënë ata propozmit tim të bënte jo vetëm t’a ushqeja këtë ëndërr apo dëshirë por edhe çdo kthim mbrapa do ishte ...turp...
Po ato ditë takova edhe mikun tim Korab Xharra që edhe ai kishte disa shok që luanin futboll të dielave që e përkrahu pa rezerva nismën por me vrejtjen e drejtë që aktiviteti të ishte serioz në nivelin e një aktiviteti familjar. E njëjta pritje edhe në lagjen LaSalle ku takova z. Gëzim Shabani. Pasi u sigurova që kjo ide ishte jo vetëm e realizueshme por edhe e pritur me doza entuziazmi, kësaj nisme i integrova edhe krijimin e faqeve të verdha të bizneseve në Montreal, gjë që e kisha nisur prej vitesh por kurrr nuk e kisha realizuar. Realiteti i krijuar në këto vitet e fundit, ku shumë shqiptarë kanë sipërmarrjet e tyre më shtyu t’a integroj këtë projekt tek organizimi i kupës për t’i dhënë një vend të privilegjuar njohjes nga bashkatdhetarët tanë biznesmenë, të këtyre investisorëve apo sipërmarrësve.
I sigurt që aktiviteti do pritej mirë u dërgova mesazh gjithë bashkëkombasve të mi këtu në Montreal ku i njoftoja për aktivitetin. Nga mesazhet që më dërguan kuptova se aktiviteti ishte i realizueshëm. Po atë javë kryesia e Bashkësisë shqiptare të Kebekut në Montreal, shyrtoi nismën dhe doli në përkrahje të nismës duke marr përsipër edhe pjesmarrjen në përgatitjen e aktivitetit. Kryetari i shoqatës z. Kujtim Ismaili si dhe z. Besnik Bashi ishin të kontakt të përhershëm me mua dhe me ekipet e krijuara.
Dua t’u them se organizimi i një aktiviteti të till nga ana logjistike dhe mledhja e të gjithë elementeve së bashku është një kokëçarje më vehte. Po përmend disa elemente si rezervimi i fushës, krijimi i ekipeve, krijimi i rregullave, hedhja e shortit, thirrja për biznesmenët, pagesa, pagesa, pagesa... Nëse nuk do të ishte krijuar një grup pune, për shkak të mungesës sime prej 10 ditësh, në fund të majit ndoshta aktiviteti nuk do ishte zhvilluar. Por, falë punës së grupit të punës shumë elemente të përgatitjes u realizuan edhe me mungesën time. Dua të nënvizoj ndihmën e pakursyer të drejtuesve të organizmit CACI ( Centre d’appui aux communautés immigrantes) drejtoreshës së përgjithëshme, zonjës Anait Aleksanian dhe ndihmësit të saj Ramon Carrasco që na vunë në dispozicion lokalet e organizmit për mbledhjet tona të fund-javës.

Dita e madhe e 5 qershorit
Në foto dy ekipet finaliste, me të kupe ekipi FERIZAj dhe me të bardha ekipi TIRONA
Disa ditë para së dielës 5 qershor 2011 të gjitha mediat njoftonin për shi. Vendosëm që edhe në shi kupa të zhvillohet... Por, natyra ishte me ne. Një ditë para, të shtunën, mediat njoftuan ndryshimin e kohës dhe kjo për mirë. Nuk ka shi për të dielën. Dhe jo vetëm kaq. Më njoftuan se ambasadorja e re e Shqipërisë në Kanada e cila i kishte dorëzuar letrat kredenciale tek Guvernatori i Përgjithshëm i Kanadasë më 18 maj kishte konfirmuar pjesëmarrjen. Pra, ajo do të merrte pjesë në aktivitetin e parë të saj me shqiptarët e Montrealit.
Në orën 11 që unë shkova në parkun ku ndodhej fusha, dhjetra shqiptarë ishin rreth fushës. Shumë e shumë të tjerë iu shtuan turmës në vazhdim. Ishte kënaqësi të shikoje kaq e kaq shqiptarë, të rritur dhe të vegjël të merrnin pjesë në këtë aktivitet. Aty nga mesdita pas disa përshëndtjeve të shkurtra që bëra unë, kryetari i Bashkësië Shqiptare të Kebekut në Montreal z. Kujtim Ismaili dhe ambasadorja e Shqipërisë në Kanada znj. Petoshati, filloi aktiviteti sipas shortit të hedhur më parë.
Unë u kërkova pjesëmarrësve të respektonin njëri-tjetrin për të mos patur ndonjë plagosje sepse çdo njëri nga pjesëmarrësit ka një familje dhe përgjegjësi që vijnë pas kësaj.... Por mund të them se aktiviteti u zhvillua me në respekt të jashtëzakonshëm aq sa është me të vërtet për t’u habitur. Madje dyshoj se gjaku ynë i nxehtë ballkanik na është ndryshuar... apo është ëmbëlsuar...
Do të doja të flisja për ç’do ndeshje të kupës pasi njëra ishte më e bukur se tjetra. Sidoqoftë do të përmend ndeshjen mes Vllaznisë dhe Kastriotit ku fituesi u shpall nëpërmjet penalltive dhe dy ekipet u ndan me shtrëngim duarsh si miq të vjetër.
Në finale dolën Tirona (shqiptimi sipas dialektit tiranas...) dhe Ferizaj. E ku mund të kishim një duel më të bukur sesa përplasja e dy ekipeve që mbanin emrat e dy qyteteve shqiptare në dy shtetet aktuale të shqiptarëve. Dy qytete të ndryshme, ndër ta njëri përfaqëson kryeqytetin e asaj që quhet Shqipëria londineze ndërsa tjetri ndonë përfaqëson një qytet shumë më të vogël simboli është po aq i madh. Të dy ekipet ishin më të kompletuar nga ana teknike. Secili nga ekipet kishte një staf prej dy deri në tre vetash që kujedeshin për përgatitjen teknike të ekipit. Nga ana e Tironës në përgatitjen e ekipit u morën zotërinjtë Sokol Allushi dhe Genci Trebicka ndërkohë që ekipi i Ferizajt kishte zotin Ruzhdi Ahmeti dhe dy ndihmësat e tij Sejdi e Enver Sejdiu.
Para finales, në emër të organizatorëve u dhurova dy ekipeve finaliste bluza të blera enkas në Tiranë, bluza me simbolet kombëtare.
Pamje nga ndeshja finale Tirona-Ferizaj
Pastaj finalja. Një ndeshje që ishte në nivelin e një finaleje ... e ngjeshur me raste, e pasur me gola dhe e pastër në shkëmbimet mes futbollistëve. Sidoqoftë ...kur dy vezë përplasen, njëra do thyhet... dhe në fakt Ferizaj u thye para ekipit të Tiranës. Me një rezultat të pastër prej 4 me 1 Tirana u shpall fituese e së parës kupë futbolli organizuar nga shqiptarët që jetojnë në Montreal dhe rrethina.

Faqet e verdha të bizneseve në Montreal.

E organizuar për herë të parë në Montreal, realizimi i një liste me bizneset në Montreal mund të themi pa frikë që ishte një sukses më vehte. Si çdo fillim që ka vështirësitë e vehta edhe ky aksion sigurisht nuk bënë përjashtim por vet fakti që u arrit të mblidhen plotë 13 biznese shqiptare dhe tre biznese kanadeze që duan të bëjnë biznes me shqiptarëret në Montreal, tregon se edhe shqiptarët këtu në Montreal janë të ndërgjegjshëm se duhet bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe se edhe biznesmenët e komunitetit tonë mund të japin ndihmesë në përparimin e shumë objektivave që shqiptarët e Montrealit kanë si bashkësi. Rëndësi ka që secili të shikoj vetveten në realizimin e një aktiviteti. Nja dy kuriozitete rreth bizneseve shqiptare në Montreal. Biznesmenët shqiptarë këtu në Montreal kanë mes tyre edhe milionerë. Në Montreal është diplomuar i pari veteriner në Amerikën e Veriut. Bizneset më të shumta të shqiptarëve të Montrealit janë në fushën e riparimeve dhe ndërtimeve.

Punë të mbarë zonja ambasadore!
E theksova pak më sipër se patëm fatin të kemi në mesin tonë ambasadoren e porsa emëruar të Shqipërisë në Kanada znj. Elida Petoshati. Nuk e kam njohur nga afër dhe as nuk kam qëllim këtu të bëjë biografinë e saj. Unë do të desha të shpreh mirënjohjen për pjesmarrjen e saj në aktivitetin tonë, atë përkushtim për të marr pjesë në të gjitha fazat e aktivitetit(aktiviteti zgjati mbi 5 orë...), atë thjeshtësi që e karakterizonte. Ajo mori pjesë që nga fillimi ku ajo iu drejtua të pranishmëve me një fjalim të shkurtër ku ajo shprehu kënaqësinë që i fillonte aktivitetet e saj si ambasadore me një aktivitet të shqiptarëve të Montrealit edhe për faktin që ajo është njohëse e mirë e gjuhës frënge. Ajo u shpreh e mahnitur për atë valë atdhedashurie që shprehnin shqiptarët e Montrealit që nga të vegjlit gjerë tek më të rriturit që shprehej sidomos në veshjet dhe simbole të tjera me të cilat të pranishmit paraqiteshin në këtë aktivitet por edhe nga fakti i përkushtimit për të kryer një aktivitet gjithëpërfshirës. Ajo shprehu angazhimin e qeverisë për të ndihmuar sado pak për të forcuar lidhjet e diasporës me at'dheun. Zonja Petoshati dhe këshilltari i ambasadës z. Taip Sulko, takuan çdo ekip dhe u fotografuan me të gjithë duke u lënë të pranishmëve nga një kujtim më shumë nga kjo ditë e madhe. Përfitoj nga rasti t'i uroj znj. Petoshati një mandat të suksesshëm në Kanada dhe bashkëpunim sa më të frytshëm mes ambasadës dhe komuniteteve shqiptare këtu në Kanada.

Falenderim

Do të doja të përmendja në këtë falenderim emrat e të gjithë pjesëmarrësve në kupën e parë të futbollit të organizuar nga shqiptarët e Montrealit dhe rrethinave. Çdo pjesmarrës në këtë kupë është një kampion. Do të doja të falenderoja të gjithë ato familje që erdhën për t'u zbavitur por që me pjesmarrjen e tyre mbështetën një aktivitet shqiptar. Do të doja të falenderoja zotërinjtë Laze Leskaj, Hysni Marku, Korab Xharra, Gëzim Shabani, Gëzim Drenica, Rikard Shpori, Genc Trebicka, Besnik Bashi, Besnik Qendro, Naser Veseli që mbështetën aktivitetin që nga fillimi por edhe ndihmuan në organizimin e aktivitetit. Do të doja të falenderoja kryetarin e Bashkësisë Shqiptare të Kebekut në Montreal z. Kujtim Ismaili për angazhimin personal në përgatitjen e aktivitetit por edhe në gjykimin e katër ndeshjeve të kupës. Dua të falenderoj CACI-n dhe drejtuesit e saj Anait Aleksanian e Ramon Carrasco. Dua të falenderoj gjithë biznesmenët shqiptarë, zotërinjtë Sotiraq Shegani, Shkëlqim Tola, Mishel Koçiu, Hysni Marku, Blerim Ponari, Ermir Agolli, Kujtim Talelli, Aurel Zaloshnja, Lulzim Laloshi, Spartak Gjinika, Ideal Hodo, Jeno Sinani, Kujtim Canaj, Edmond Nuraj që Ju mund t'i shihni tek faqja e bizneseve http://yp.albemigrant.com/montreal/index.php
Dua të falenderoj edhe bizneset kanadeze që ishin të gatshëm për të vendosur biznesin e tyre krahas atyre shqiptare, zotin Amirouche Benmérar dhe Mustapha Guechida. Jam i ndërgjegjshëm që shumë nga biznesmenët iu bashkuan nismës për t'u solidarizuar dhe për të ndihmuar në zhvillimin e idesë së bashkëpunimit. Faleminderit, pra.

Së fundi dua të them se sa përshkrova këtu, nuk është një analizë e aktivitetit. Aktiviteti mendoj se ishte i suksesshëm por ka vend për përmirësime. Këtu unë desha të nxjerr anët pozitive të tija, anë që na nxisin për të bërë edhe më shumë për t'u afruar me njëri-tjetrin, për të mbajtur gjallë shqiptarizmën dhe gjithë ato vlera pozitive që ne kemi mbartuar nga atdheu ynë dhe që ua shtojmë vlerave të shkëlqyera të at'dheut tonë të dytë, Kanadasë.

Ajet Nuro
Montreal, qershor 2011
Shënim: Foto nga aktiviteti Ju mund t'i shihni tek faqja e kupës në adresën:

Illyria 20 vjeçare dhe një festë për të gjithë shqiptarët

Si u festua 20 vjetori i botimit të gazetës Illyria në New York
Mbi 800 veta morën pjesë në festimin e 20 vjetorit të botimit të gazetës shqiptaro-amerikane Illyria dhe 20 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, në New York, më 22 maj 2011.

Për fotot, videon dhe shkrimin, klikoni këtu: http://www.illyriapress.com/20/index.html
Illyria Newspaper
481 8th Avenue, Suite 537
New York, NY 10001
212.868.2224
illyriapress.com
Po 20 vjet më parë u rilidhën marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi dekoroi gazetën "Illyria" me "Medaljen e mirënjohjes" me motivacionin "në shenjë nderimi e mirënjohje të thellë për këtë gazetë që ka për ideal të shenjtë në tërë përmbajtjen dhe veprimtarinë e saj shërbimin ndaj çështjes kombëtare, lirisë, prosperitetit dhe përparimit të popullit shqiptar".

Kongresisti Eliot Engel bëri një deklaratë përshëndetëse për gazetën "Illyria" nga salla e Kongresit amerikan ku u kujtoi kolegëve të tij rolin e shqiptaro-amerikanëve në shoqërinë amerikane, miqësinë e fuqishme dhe tradicionale mes dy kombeve tona dhe rolin e gazetës "Illyria" për t'i përforcuar këto karakteristika.

Letra përshëndetëse gazetës i dërguan: shkrimtari i madh Ismail Kadare, ish presidenti amerikan George W. Bush, kryebashkiaku i New York-ut, Michael Bloomberg, biznesmeni dhe filantropisti Donald Trump, kryetari i Bronx-it, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga etj.

Nga Ruben Avxhiu
Gazeta shqiptaro-amerikane "Illyria" festoi ditën e dielë, 22 maj, në Manhattan festën e 20-vjetorit të saj si edhe të 20-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.
Darka festive u kthye në një nga grumbullimet më masive në historinë e komunitetit shqiptar të Amerikës me mbi 800 vetë që mbushën në skaj të kapacitetit sallën më të madhe të mjediseve në përdorim të kompanisë së banketeve "Pasha Events" në Manhattan.
Pjesëmarrja masive ishte një lloj falenderimi i komunitetit për rolin e jashtëzakonshëm dhe unik që ka luajtur gazeta "Illyria" në jetën e saj. Pa qenë nevoja të bëhet një histori e gjatë e këtyre 20 viteve botimi të pandërprerë, mjafton që të kujtohet koha kur doli numri i parë i kësaj gazete. Ishte një kohë kur komuniteti shqiptar ishte përforcuar ekonomikisht, ku shqiptarët e Amerikës nuk ishin më një grup familjarësh hallexhinj që përpiqeshin të mbijetonin në dhe të huaj, por ishin një aradhë individësh të suksesshëm që arritjet e tyre personale e familjare ishin të vendosur që t'i kthenin në të mirë të kombit.
Ishte një kohë kur shqiptarët gjithësesi ishin të shpërndarë në pjesë të ndryshme të Amerikës pa lidhje me njëri-tjetrin. Media që ekzistonte ishte shpesh lokale pa shpërndarje të mirë e të rregullt. Interneti nuk ekzsitonte ndërsa teknologjia telefonike ishte ende me barriera.
Kjo ishte gjithashtu një kohë kur valë të reja shqiptarësh kishin mbërritur prej disa vitesh nga ish-Jugosllavia dhe të tjerë po bëheshin gati të vinin nga Shqipëria paskomuniste.
Kjo ishte gjithashtu koha kur shqiptarët po provonin shanset e tyre të lobimit në Washington, kur po përzgjidhnin miqtë dhe kundërshtarët, kuriozët dhe indiferentët.
Ishte mbi të gjitha, koha kur shqiptarët e Amerikës po zbulonin veteveten. Kush ishin njerëzit më të suksesshëm, më të shquar, më të pasur, më të edukuar, ata që kishin bërë emër në shoqërinë amerikane etj.
"Illyria" krijoi pikërisht atë rrjetin që nevojitej që ky komunitet të ngjizej në një forcë kompakte e dinamike. Lexuesit e saj zbuluan se nuk ishin vetëm, se mund të takoheshin e komunikonin lehtësisht, e se nëse do të aktivizoheshin, pjesëmarrja e tyre do të shënohej në histori. Nga Florida në Alaska, nga një skaj i Amerikës në tjetrin, "Illyria" i bashkoi të gjithë shqiptarët pa dallim, duke vënë kombin mbi gjithshka.
Që atëherë kanë kaluar 20 vjet, gjatë të cilave, bota ka ndryshuar shumë, kombi shqiptar ka ndryshuar shumë, komuniteti shqiptar ka ndryshuar shumë e bashkë me to edhe gazeta "Illyria". Sot, roli i gazetës i është përshtatur kushteve të reja, mirëpo ajo përfaqëson të njëjtat parime, standard e synime që i kanë shërbyer aq shumë këtij komuniteti e për të cilat ai ka nevojë për veprimtarinë e saj.
Një gazetë model
Ishte biznesmeni dhe aktivisti i njohur i komunitetit Harry Bajraktari ai që e nisi këtë udhëtim duke themeluar gazetën në qershor të vitit 1991 (festa u organizua këtë muaj për t'iu përshtatur kalendarit të veprimtarive shqiptare të komunitetit dhe për të qenë disi më afër datës së përvjetorit të marrëdhënieve diplomatike me Amerikën).
Krijimi i gazetës gjallëroi jetën e komunitetit dhe filloi të kanalizonte në drejtimet e duhura energjitë dhe mundësitë e shqiptarëve. Sigurisht që ndihmonte fakti që botuesi i saj Harry Bajraktari ishte edhe vetë një nga aktivistët dinamikë në lobimin për interesa të shqiptarëve. I ardhur nga Kosova, kur ishte vetëm 12 vjeç, suksesin në biznes e përdori për të ndikuar te politikanët amerikanë.
Në atë kohë, shqiptarët në Amerikë ishin sa të entuziasmuar për mundësitë që ofronte rënia e komunizmit në Shqipëri dhe shpërbërja e Jugosllavisë, aq ishin të shqetësuar se keqpërdorimi i shanseve dhe mungesa e ndihmës nga jashtë do të vononin demokracinë në Shqipëri si dhe se pa ndërkombëtarizimin e çështjes, tragjedia që po ndodhte në Kosovë do të thellohej.
Ekrem Bardha ishte botues i gazetës nga viti 1998 deri në vitin 2006. Me origjinë nga Kolonja, ai ishte arratisur me familjen nga Shqipëria për t'i shpëtuar persekutimit komunist. Ekrem Bardha në vitin 1986, siguroi në Kongres një dëshmi për një mërgimtar shqiptar që ishte arrestuar për motive politike gjatë një vizite në Jugosllavi. Kjo bëri që ai të lirohej, ndërsa Jugosllavia për herë të parë në histori mori një goditje në Washington.
Sot, si Harry Bajraktari ashtu edhe Ekrem Bardha, janë jo rastësisht, investuesit shqiptaro - amerikanë nga më kryesorët në Kosovë dhe Shqipëri respektivisht.
Të dy këta ish-pronarë dhe aktivistë u nderuan në darkën e të dielës.
Një falenderim të veçantë botuesi i tanishëm, Vehbi Bajrami kishte rezervuar edhe për mbarë komunitetin shqiptar të Amerikës.
"Kjo gazetë nuk do të kishte mbushur sot 20 vjet suksesesh dhe arritjesh pa mbështetjen zemërgjerë të komunitetit shqiptaro-amerikan", tha botuesi Bajrami në fjalën kryesore të mbrëmjes. "Ata na kanë ndihmuar që nga dita e parë me reklama, abonime, ndihma, këshilla, artikuj, reportazhe, kujtime personale dhe familjare, fotografi e dokumente nga arkivat e tyre, të dhëna, si dhe me mbështetjen e tyre morale. Disa nga më të mirët në këtë drejtim janë këtu në këtë sallë. Dhe fjalët nuk mjaftojnë për t'ju falenderuar aq sa e meritoni që keni qenë pjesë e këtij udhëtimi të jashtëzakonshëm".
Vehbi Bajrami e filloi punën si gazetar në muajt e parë pas hapjes së kësaj gazete dhe u bë redaktor e kryeredaktor i saj. Pas një stazhi rreth njëvjeçar si drejtor i Seksionit Shqip të "Zërit të Amerikës" në Washington, ai bleu gazetën "Illyria" në shtator të vitit 2006.
Vehbi Bajrami është autor i librit voluminoz "Shqiptarët e Amerikës" dhe librit në gjuhën angleze "My Trip to Holy Land" (Udhëtimi im në Tokën e Shenjtë).
Imazhi i shqiptarëve
Gazeta "Illyria" e kishte organizuar darkën e saj festive jo thjesht për t'iu gëzuar 20 vjetëve të saj e për të festuar me komunitetin. Synohej që ajo të shërbente gjithashtu edhe për një nga misionet e gazetës: prezantimin e vlerave dhe kombit shqiptar te të huajt, kryesisht tek amerikanët.
Për këtë arsye, në sallë e festës, ditën e dielë, merrnin pjesë edhe një numër shkrimtarësh dhe arstistësh amerikanë, gazetarë nga media amerikane, biznesmenë dhe veprimtarë të fushave të ndryshme, të njohur e miq. Për shumicën e tyre, kjo ishte hera e parë që prezantoheshin masivisht me botën shqiptare, njerëzit e saj të shquar, kujtimet e të kaluarës dhe shpresat e të ardhmes. Efekti ishte i jashtëzakonshëm. Ndonëse shumë prej tyre e kishin një ide për shqiptarët nga lidhjet personale, përvoja e mbrëmjes ishte një edukim i rëndësishëm për ta.
Në listën e gjatë të të ftuarve amerikane spikasin sidomos këta emra:
Francine Prose, shkrimtare e njohur amerikane dhe presidente e Qendrës PEN në SHBA, organizatës së shquar të shkrimtarëve; Laura Maria Censabella, dramaturge dhe skenariste amerikane që ka fituar dy Çmime Emmy për serialin televiziv "As the World Turns"; Charles Kipps, autor librash, skenarist i njohur televiziv. Lista e tij e gjatë e çmimeve përfshinë edhe një Emmy, një Peabody, dhe një Edgar Award; Kirk Semple, gazetar i "The New York Times" që nga 2003 (ish-korrespondent në Irak, Afganistan dhe Haiti-aktualisht punon për seksionin që mbulon qytetin e New York-ut); Dominic R. Massaro, anëtar i Gjykatës Supreme të New York-ut, që nga viti 1987, autor librash dhe fitues çmimesh e medaljesh nga shumë vende të botës; Michael Genet, skenarist dhe aktor amerikan etj.
Kjo ishte në përputhje me veprimtarinë tashmë 20-vjeçare të gazetës "Illyria" që përpiqet t'ia shpjegojë botës amerikane sukseset e shqiptarëve te Amerikës. Në mënyrë të rregullt që prej themelimit, gazeta "Illyria" i është dërguar senatorëve dhe kongresistëve më të shquar amerikanë, zyrtarëve të rëndësishëm në Departamentin e Shtetit, diplomatëve të njohur, institucioneve studimore të njohura si "think tank", departamenteve të universiteteve ku studiohen shkencat politike, marrëdhëniet ndërkombëtare, historia, antropologjia dhe fusha të tjera studimore që mund të lidhen me Shqipërinë. Fqinjët tanë kanë në akademinë amerikane katedra që i sponsorizojnë vetë. Në vite janë botuar libra e referenca që kanë shtrembëruar historinë. Kjo mungesë e ky disavantazh nuk mund të kapërcehet lehtë, mirëpo ndërkohë "Illyria" ka mbushur zbrazëtirën duke ofruar kontributet dhe informacionet që botohen në faqet e saj, për të ofruar një burim dhe një realitet tjetër.
Në kohën kur u themelua "Illyria" Kosova dhe shqiptarët nën Jugosllavi kishin nevojë për ndihmë, ndërkombëtarizim të çështjes së tyre dhe mirëkuptim. Kauza shqiptare është mbrojtur dhe argumentuar në Washington nëpërmjet faqeve të gazetës "Illyria". Kjo dëshmohet edhe nga dhjetëra letra që personalitete nga më të lartat amerikane i kanë shkruar gazetës, apo mesazhet që ia kanë komunikuar në vite botuesve dhe gazetarëve të saj.
"Illyria" ka ndihmuar për të identifikuar në Washington ata që na përkrahin dhe ata që na dëmtojnë, ata që janë përpjekur të ndihmojnë shqiptarët e Kosovës dhe të ish-Jugosllavisë si dhe integrimin e Shqipërisë në BE dhe NATO si dhe ata që janë përpjekur të na dëmtojnë.
"Illyria" ka treguar se cilët janë shqiptarët që po punojnë më shumë me këta politikanë e ekspertë amerikanë, duke ndihmuar që këta individë të komunitetit të lidhen me njëri-tjetrit, të gëzojnë promovimin dhe nderimin që meritojnë, të sigurojnë përkrahje e pasues, si dhe të nxisin me anë të shembullit të tyre, bashkatdhetarë të tjerë.
James Rubin dhe politika parimore amerikane në Ballkan
Në planin politik i ftuari më i shquar i mbrëmjes ishte James Rubin, ish-zëdhënës i Departamentit të Shtetit dhe ish Ndihmëssekretar i Jashtëm nën zonjën Madaleine Albright (Madëllejn Ollbrajt).
Shtetet e Bashkuara kanë qenë besnikërisht pozitive ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve në këto 20 vjet, sidomos ndaj shqiptarëve të Kosovës. Aty zhvillohej tragjedia më e fortë e kohës dhe aty u përqendruan edhe përpjekjet kryesore të shqiptaro-amerikanëve.
Të zgjidhje pra një përfaqësues të kësaj mbështetjeje nuk ishte e lehtë, por besuam se asnjë periudhë tjetër nuk mund të simbolizonte më mirë mbështetjen amerikane se sa ndërhyrja e vitit 1999 në Kosovë që shmangu katastrofën humanitare dhe çliroi Kosovën nga pushtuesi e kolonizatori serb. Rimëkëmbja, pavarësimi dhe etapat që vijnë më pas janë rrjedhime të natyrshme të asaj ndërhyrjeje.
James Rubin ka qenë në atë kohë, fytyra publike dhe zëri i politikës së jashtme amerikane. Ndonëse ishte Presidenti Clinton ai që dha urdhërin, ndonëse ajo njihej si "Lufta e zonjës Albright", ishte James Rubin ai që mori përsipër t'ia shpjegonte këtë luftë opinionit botëror. Në bashkëpunim me Jamie Shea të NATO-s, Rubin sfidoi publikisht argumentet pro-serbe ruse e kineze, apo edhe ato që dilnin nga Perëndimi. Se sa e vështirë është të fitosh opinionin publik e treguan ndërhyrjet e mëvonshme ushtarake amerikane në botë.
James Rubin nuk ishte thjesht një zëdhënës. Ai ishte edhe një diplomat, një zyrtar i lartë (i vetmi zëdhënës në histori që ka qenë edhe NdihmësSekretar i Shtetit, pra pjesëmarrës në vendimmarrje). Ky personalitet i medias dhe politikës amerikane simbolizon më së miri rritjen e njohjes amerikane të çështjeve shqiptare, sepse ka punuar si ndihmës i Senatorit Joseph Biden (Xhozef Bajden), sot zv-president i Amerikës, në kohën kur Biden u bë një nga politikanët e parë amerikanë që foli hapur dhe qartë për Kosovën dhe shqiptarët në ish-Jugosllavi. Rubin sot është figurë në median amerikane, pikërisht në kohën kur Kosovës dhe shqiptarëve u duhet ndihma në imazhin publik, tashmë që problemin kryesor politik e kanë zgjidhur.
James Rubin, që u nderua, në darkën e të dielës, me një çmim të veçantë nga gazeta "Illyria", u prit me duartrokitje dhe brohoritje nga shqiptarët kur u ngjit në skenë. Çmimi, një pllakë me një mbishkrim domethënës, iu dorëzua personalisht nga botuesi i gazetës, Vehbi Bajrami. Rubin përfitoi nga rasti për të treguar disa mbresa nga viti 1999 si dhe besimin e tij se shqiptarët do të vazhdojnë të ecin përpara.
Nderimi që i bëri "Illyria" ishte sigurisht një shpehje e mirënjohjes të të gjithë shqiptarëve dhe një kujtesë se ndihma që i dha Kosovës i ka shërbyer jo vetëm shqiptarëve por mbarë paqes dhe stabilitetit në rajon si dhe imazhit të mirë të vetë Amerikës dhe politikanëve të saj të asaj kohe.
Vetë kongresisti Engel bëri një deklaratë përshëndetëse për gazetën "Illyria" nga salla e Kongresit amerikan ku u kujtoi kolegëve të tij rolin e shqiptaro-amerikanëve në shoqërinë amerikane, miqësinë e fuqishme dhe tradicionale mes dy kombeve tona dhe rolin e gazetës "Illyria" për t'i përforcuar këto karakteristika. Në emër të kongresistit, çmimin e gazetës e mori këshilltari i tij politik, Bill White.
Një miqësi e vjetër dhe e sinqertë
Historia e lidhjeve shqiptaro-amerikane sigurisht që nuk fillon me vitet 90-të. Ajo fillon qysh nga ardhja e shqiptarëve të parë si mërgimtarë në fund të shekullit 19-të, për të vazhduar te krijimi i "Vatrës" dhe i Kishës autoqefale, te roli i Presidentit Wilson në garantimin e një shteti për shqiptarët në Ballkan, te lufta për çlirimin e Shqipërisë e pastaj në rezistencën kundër komunizmit dhe diktaturës që përfundoi më rënie e kësaj të fundit, jo vetëm në Shqipëri por në mbarë botën.
Sjellja e komunistëve me aleatin tonë të madh është një njollë turpi në historinë e shqiptarëve. Sikur të mos mjaftonte shkatërrimi material e shpirtëror i Shqipërisë, komunistët bënë çmos që të minonin në mënyrë fatale dhe përfundimtare marrëdhëniet me miqtë tanë në Perëndim, sidomos me Amerikën.
Kjo përpjekje e turpshme përfundoi me rënien e komunizmit dhe rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Ky rikthim te aleati ynë i vjetër dhe i duruar ishte një ngjarje që nuk duhej pa iu dhënë respekti i duhur dhe i merituar. Pikërisht për këtë arsye, "Illyria" që një nga misionet ka edhe që të jetë një urë lidhëse e miqësie ndërmjet dy kombeve tona, vendosi ta ndajë festën e saj me kujtimin e kësaj ngjarje.
Në mënyrë kuptimplotë merrte pjesë në këtë përvjetor ambasadori i parë amerikan në Shqipëri pas rënies së komunizmit. William Ryerson është një diplomat i shquar, mik i shqiptarëve dhe anëtar i hershëm i Bordit të Nderit të gazetës "Illyria".
Tipike në natyrën e tij ishte që refuzoi që "Illyria" t'i paguante udhëtimin për në New York dhe qëndrimin në hotel, madje këmbënguli që të paguante edhe çmimin për pjesëmarrjen si çdo anëtar tjetër i komunitetit.
"Jam betuar që kur u bëra diplomat se nuk do të përfitoja asnjë cent për shkak të detyrës sime", shpjegon ai buzagaz.
Ryerson kujtoi kohën kur erdhi për herë të parë në Tiranë nga Ambasada në Beograd dhe ndonëse komunistët ishin ende në pushtet, ndonëse vendi ishte në një krizë ekonomike, atmosfera ishte e mbushur me padurimin dhe dëshirën për të ecur përpara.
Sot, pas 20 vjetësh, Ryerson mbetet një mik i përkushtuar i shqiptarëve. Ai lexon dhe mund të flasë në gjuhën shqipe. Shpesh na dërgon reagime ose komente për shkrime që i ka lexuar në shqip. Ai merr pjesë gjithashtu në aktivitete lokale të shqiptarëve, në zonën afër Washington-it.
I pyetur nga "Zëri i Amerikës", Ambasadori Ryerson i bëri një përshkrim gazetës "Illyria" që e nderon shumë atë: "Illyria ka qenë një zë i arsyes, ka raportuar në mënyrë objektive dhe kjo flet shumë për një gazetë. Eshtë shumë e lehtë për një gazetë komuniteti të mbajë anën e këtij apo të atij. Mendoj se "Illyria" ka qenë shumë e matur duke mbajtur një ekuilibër të vështirë dhe duke na dhënë të gjitha aspektet e një ngjarjeje. Kjo është një gjë vërtet e mirë dhe unë i përgëzoj".
Ashtu siç i takonte një veprimtarie me një temë të tillë, merrnin pjesë në këtë darkë edhe ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës, zotërinjtë Ferit Hoxha dhe Avni Spahiu si edhe konsujt respektivë Dritan Mishto dhe Arta Rama.
Ambasadori Hoxha i dorëzoi botuesit të gazetës, Vehbi Bajrami dekoratën e Presidentit të Shqipërisë Bamir Topi per gazetën "Illyria", "Medaljen e mirënjohjes" me motivacionin "në shenjë nderimi e mirërnjohje të thellë për këtë gazetë që ka për ideal të shenjtë në tërë përmbajtjen dhe veprimtarinë e saj shërbimin ndaj çështjes kombëtare, lirisë, prosperitetit dhe përparimit të popullit shqiptar".
Kreshnik Spahiu, i cili kishte udhëtuar nga Tirana për të marër pjesë në mbrëmje, është shumë i njohur për lexuesin e gazetës sonë. Ai është vënë në krye të rezistencës shqiptare kundër regjistrimit të popullsisë sipas interesave greke që kërkojnë që njerëzit e thjeshtë ta deklarojnë kombësinë e tyre pa vërtetime, për të fryrë në mënyrë artificiale numrin e pakicës greke në Shqipëri.
Kreshnik Spahiu është një nga organizatorët kryesorë të referendumit që kërkon pastrimin e regjistrimit nga ngarkesa politike dhe kryerjen e tij sipas standardeve kombëtare. Në festën e gazetës ai lavdëroi shqiptaro-amerikanët si një shembull i pashoq i patriotizmit dhe ruajtjes së traditave shqiptare. Ai vlerësoi rolin e gazetës "Illyria" për bashkimin e shqiptarëve dhe për vendosjen e interesave kombëtare mbi gjithshka tjetër. Fjalimi u prit me duartrokitje dhe me mjaft interes nga aktivistë të shumë e të njohur të komunitetit. Një fushatë nënshkrimesh për referendumin mund të fillojë edhe në SHBA.
Në prizmin e kësaj teme ishte me vend edhe pjesëmarrja e një numri shqiptaro-amerikanësh që ishin ftuar të merrnin pjesë. Ndër ta edhe Bardhyl Tirana, avokat i shquar shqiptaro-amerikan, që ishte Kryetar i Komitetit për organizimin e ceremonisë së betimit të Presidenti Jimmy Carter; shqiptaro-amerikani Eddi Z. Zyko, një Gjeneral Brigade i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara; Nijazi Tonuzi, veteran shqiptaro-amerikan nga Lufta e Vietnamit; Ed Rexha, ish-oficer shqiptaro-amerikan i Flotës Detare Amerikane, gjatë Operacionit Liria e Irakut në 2003 etj. Këta e të tjerë në sallë janë shqiptarë që kanë përjetuar ngjarje të historisë amerikane, të lumtura apo të hidhura, të nderuara apo të diskutueshme. Tre vetë nuk mund të ishin aty me ne, tre shqiptarët që humbën jetën në tragjedinë e 11 Shtatorit: Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj e Rrok Camaj.
Illyria, shqiptarët dhe politika lokale
Një nga gjërat që e ka karakterizuar punën e gazetës "Illyria" në këto vitet e fundit ka qenë përpjekja e saj për ta angazhuar komunitetin me politikanët lokalë në bashki e në asambletë e kështillat lokalë.
Ashtu si u përpoq të edukonte politikanët amerikanë lidhur me të vërtetat shqiptare në vitet 90-të, po ashtu u mundua "Illyria" të edukonte shqiptaro-amerikanët me mundësitë që ekzistonin para tyre për të ndikuar te politikanët në Washington.
Kohët e fundit, një përpjekje e ngjashme po bëhet nga gazeta për t'i shpjeguar komunitetit rëndësinë e politikanit lokal. Ndërsa politikanët në Washington ndikojnë në fatin e kombit shqiptar, ata të pushtetit lokal ndikojnë në jetën e përditshme të komunitetit. Dhe sigurisht që sa më e mirë të jete jeta e shqiptaro-amerikanëve, aq më shumë mundësi do të kenë ata të ndihmojnë në kauzën kombëtare dhe në çështje të tjera humanitare, shoqërore e kulturore në të cilat janë angazhuar.
Për këtë arsye, përveç kongresistit Engel dhe ish-NdihmësSekretarit Rubin, në festën e të dielës ishin ftuar dhe u nderuan edhe figura më lokale, si Presidenti i Manhattan-it, Scott Stringer, anëtari i Këshillit Bashkiak të New York-ut, James Vacca, ish-asambleisti Stephen B. Kaufman. Një numër figurash të tjera si kryebashkiaku Michael Bloomberg, ish presidenti George W. Bush, biznesmeni i njohur Donald Trump, shkrimtari i shquar Ismail Kadare etj. dërguan përshëndetje e urime të ngrohta për gazetën dhe komunitetin.
Ndërmjet shumë kontributeve që kanë dhënë, Presidenti Scott Stringer në bashkëpunim me gazetën "Illyria" dhe Fondacionin e Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane, të drejtuar nga Esad Rizai festoi pavarësinë e Kosovës këtë vit me një parrullë gjigande elektronike në Times Square, një nga qendrat më të ndjekura të botës. James Vacca po në bashkëpunim me FSHSHA ka siguruar që një rrugë në Bronx të marrë emrin "Nënë Tereza" si dhe po organizon çdo vit festën e pavarësisë së Kosovës në Bashkinë e Qytetit. Avokati Stephen B. Kaufman që ka luajtur dhe luan një rol të dorës së parë në afrimin e komunitetit me përfaqësuesit tanë lokalë, siguroi në vitin 2003 vizitën e kryebashkiakut Bloomberg në Kosovë, kur shqiptarët atje kishin nevojë për vëmendje ndërkombëtare. Për këto dhe kontribute të tjera ata merituan nderimin në darkën e gazetës.
Shqiptarët në median amerikane
"Illyria" ka shkruar shpesh për brezin e ri të shqiptarëve që po shkëlqen në fusha që nuk kanë qenë tradicionale për komunitetin tonë këtu në SHBA, kryesisht në industrinë bankare dhe financiare. Mirëpo, kjo festë e gazetës së komunitetit ishte një rast i mirë për të ftuar e nderuar shqiptarët e rinj që punojnë sot në median amerikane, në gazeta e televizione.
Vetë bashkëdrejtuesja e programit, Lidia Ujkaj është një reportere shqiptaro-amerikane për kanalin televiziv News 12 Westchester. Shpesh aktivizohet si korrespondente speciale për Fox News, CNN dhe Court TV, kur ka tema nga Westchester që kanë interes më të gjerë. Ajo është fituese e një çmimi Emmy.
Një çmim i veçantë ishte ruajtur për Tara Nicajn, producente e shfaqjes Hannity Show në kanalin Fox News, që është emisioni i dytë më ndjekur i lajmeve në mbarë rrjetet televizive amerikane, për gati 10 vjet tashmë. Gazetarja shqiptaro-amerikane ka mbuluar ngjarje si 11 Shtatori, Lufta në Irak, Uraganin Katrina, dy zgjedhjet e fundit presidenciale, tërmetin dhe cunamin në Japoni, etj
Një tjetër pjesëmarrëse ishte Marina Vataj, ish-reportere shqiptaro-amerikane e "New York Post" dhe redaktorja aktuale e versionit në internet të revistës "Wine Enthusiast Magazine" si dhe producente në kanalin video "Wine Enthusiast TV"
Nga ana tjetër ishte një kënaqësi që Rose Dosti, ish-gazetarja e "The Los Angeles Times", një nga katër gazetat më të shquara amerikane dhe autore librash mundi të merrte pjesë dhe "Illyria" pati kënaqësinë që ta nderonte me një çmim për rolin e saj shumë të rëndësishëm në procesin e ruajtjes së kujtimeve të viktimave të komunizmit në Shqipëri dhe nxjerrjes përpara gjyqit të historisë të krimeve të tmerrshme të diktaturës së kuqe në vendin tonë.
Shqiptarët e artit, kulturës dhe spektaklit
Kjo mbrëmje do të ishte e mangët pa shqiptarët që këtu në SHBA dhe në botë janë përfshirë në botën e artit, kulturës dhe spektaklit. Një tërheqje të jashtëzakonshme ka nga industria e filmit. Ka shumë më tepër shqiptarë që aspirojnë Hollywood-in sesa ç'kujtojmë ne.
Po një pjesëmarrje fare e veçantë rastisi në këtë darkë. Ajo vinte vetëm pak javë pasi një kineast shqiptar, Andamion Murataj kishte fituar çmimin prestigjioz Ariu i Argjendtë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin për vitin 2011. Berlinalja siç e njohin disa, është një nga festivalet më të shquar të botës dhe mbase më i madhi për nga pjesëmarrja. Vjen direkt mbas Kanës dhe Venecies, me ambicjen në rritje për t'i konkurruar ato.
Andamioni ka fituar si Skenaristi Më i Mirë, çmim që e ndau me kolegun e tij amerikan Joshua Marston. Ndonëse fitoi për skenarin, Andamioni është një nga kineastët më të kompletuar që kanë pasur ndonjëherë shqiptarët, me aftësinë për të marrë përsipër çdo proces të realizimit të një filmi si dhe që ka pasion t'i japë emër Shqipërisë dhe shqiptarëve në botën e filmit. Ai ka themeluar edhe një firmë produksioni filmash "Lissus". Marston ka bërë emër si regjizor me filmin "Maria Full of Grace". Kësaj here, të dy këta artistë bashkuan forcat për të realizuar filmin "The Forgivness of Blood" (Falja e Gjakut) që e merr temën nga dukuria e rëndë sociale e gjakmarrjes në Shqipëri.
Të gjitha filmimet u bën në Shqipëri, me aktorë shqiptarë dhe mjete shqiptare, në film flitej shqip dhe Shqipëria është ngjitur më në fund në skenën e një festivali të famshëm. Për Andamionin ky është vetëm fillimi. Të dy ata pranuan ftesën dhe çmimin që u ndau "Illyria" për kontributin që po bëjnë për të ndihmuar që trojet shqiptare të afrojnë më shumë interes nga industria shumëmiliadëshe e industrisë së filmave.
Një artist me emër të madh që ka bërë shumë që të ndihmojë njohjen në botë të talenteve shqiptare është edhe Fadil Berisha. I njohur si fotograf i shquar i modës, fotografitë e Fadilit janë botuar e botohen në disa nga revistat më të famshme të botës. Ai është edhe fotografi zyrtar i "Miss Universe", ku ndihmoi që Kosova e sapopavarësuar të ngjitej për herë të parë në një skenë ndërkombëtare si shtet më vete. Studioja e tij në Manhattan ka qenë për shumë vite tashmë foleja e shumë shqiptarëve të talentuar, bazë për hapje ekspozitash, për mbrëmje tematike e muzikore për të prezantuar artistët shqiptarë tek bota e artdashësit amerikan. Çmimin nga gazeta "Illyria" ia dhuroi fotomodelja më e shquar shqiptare, Emina Çunmulaj.
Ndër njerëzit e shumtë të lidhur me filmin, artin dhe median që merrnin pjesë ishin edhe Stan Dragoti, shqiptaro-amerikan, regjizor i njohur filmash, fitues çmimesh dhe autori i fushatës së famshme publicitare "I Love New York" që lavdërohet se nxorri New York City-n nga depresioni i viteve 70-të; Mike Dusi, aktor, producent dhe menaxher produksioni shqiptaro-amerikan. Firma e tij vepron në Los Angeles, California; Luan Bexheti, aktor shqiptaro-amerikan për filma, teatër dhe dokumentarë, komik në klubet e humorit të New York-ut e shumë të tjerë.
Shqiptarët janë bijtë e shqipeve po askush nuk ka fluturuar kaq lart
Një nga vlerat më të rëndësishme të gazetës "Illyria" në vite ka qenë pa dyshim zbulimi i figurave të shquara shqiptare, të cilët kanë arritur suksese në drejtime të ndryshme, mirëpo duke qenë të shkëputur nga komuniteti apo mërgimtarë të brezit të dytë apo të tretë i kanë humbur lidhjet me botën shqiptare. Ishte diçka e natyrshme që festa e të dielës të kishte më shumë njerëz të tillë se sa politikanë.
Dy njerëz që bënë përshtypje të jashtëzakonshme ishin të lidhur me fluturimin në Kozmos, arritjen më të madhe teknologjike të njeriut. William Gregory ishte shqiptari i parë që ka fluturuar në hapësirë. I lindur në New York, ai ishte fillimisht pilot avionësh luftarakë derisa NASA e zgjodhi si astronaut. Fluturimi i tij më i famshëm zgjati për më shumë se 16 ditë në bordin e anijes së famshme kozmike Space Shuttle Endeavour. Shqiptarët e kanë njohur së pari publikisht nëpërmjet gazetës "Illyria".
Në pllakën që i dhuroi gazeta "Illyria" për ta nderuar për arritjet e tij në jetë, për shembullin që përfaqëson, për aktivitetet humanitare ku është përfshirë dhe për krenarinë që u jep shqiptarëve në Amerikë e kudo, shkruhet veç të tjerash: "Shqiptarët janë bijtë e shqipeve po askush nuk ka fluturuar kaq lart".
Një tjetër personazh më i tërhequr por njësoj mahnitës është Wilson Kokalari, inxhinieri me prindër nga Gjirokastra që që luajti një rol kyç në udhëtimin e parë të njeriut në hënë. Ai hartoi programin final inxhinierik në bazë të të cilit u lejua nisja e fluturimeve në hapësirë të misioneve Apollo 11, 12 dhe 13. Misioni Apollo 11 dërgoi njeriun e parë në hënë.
Wilson Kokalari nuk e priste nderimin që iu bë. Ky hero i heshtur i një arritjeje të jashtëzakonshme njerëzore, u përlot ndërsa përpiqej të tregonte historinë e angazhimit të tij me ekipin që bëri bujë në të gjithë botën.
Nëse nesër ju pyet dikush po çfarë keni bërë ju shqiptarët për Amerikën, një përgjigje e mirë mund të jetë: "Ja, ju ndihmuam të shkoni në Hënë! Ç'mund të bëjmë më shumë".
Po kur flitet për çështjet qiellore, jo gjithmonë na vjen në mendje Kozmosi. Ndonëse komunizmi u përpoq që ta kthejë Shqipërinë në të vetmin vend ateist në botë, shqiptarët mbetën kombi që më së miri di të respektojë fenë. Në një kohë pasionesh të mbrapshta e esktremizmash fetare, shqiptarët i ofrojnë botës një shembull të bukur civilizimi dhe harmonie ndërfetare. Përcjellin mesazhin se besimi duhet të konsistojë në dashuri për Zotin e jo në urrejtje për njeriun.
Një nga shembujt më të mirë të kësaj harmonie fetare përfaqëson kleriku që u nderua në këtë mbrëmje, Dom Pjetër Popaj, udhëheqësi shpirtëror i komunitetit katolik të Kishës "Zoja e Shkodrës" në Hartsdale, New York. Ata mijëra shqiptarë, jeta e të cilëve rrotullohet rreth kësaj kishe, janë pa dyshim segmenti më kompakt dhe më vibrant i komunitetit shqiptaro-amerikan. Natyrisht që meritën më të madhe në këtë drejtim e ka pikërisht famullitari i shquar Dom Pjetër Popaj që kohët e fundit mbushi 25 vjet që prej shugurimit të tij, një çerekshekulli në shërbim të Zotit, të Kishës, të komunitetit dhe kombit shqiptar.
Në kohët tona, ne kemi pikërisht nevojë për këta udhëheqës që frymëzojnë idealet më të mira njerëzore, të gërshetuara me mësimet më të mira të fesë. Çmimin me të cilin e nderoi gazeta "Illyria" iu dhurua nga aktivisti i njohur i komunitetit, Lekë Gojçaj, i cili bashkë me vëllain e tij Pashkun kanë mbështetur për disa dekada nismat më të nderuara shqiptare, veprimtaritë patriotike, humanitare dhe kulturore. Ata janë bërë të njohur me punën e tyre për të përjetësuar figurën e Nënë Terezës në trojet shqiptare me statujat e saj. Një e tillë ndodhet edhe pranë Kishës Katolike Shqiptare në Hartsdale, New York, aty ku çdo të dielë, por edhe gjatë javës sipas kalendarit fetar, Dom Pjetër Popaj u ofron besimtarëve udhëheqje e orientim, këshilla e qortime, u jep shpresë dhe guxim për të ruajtur zakonet tona, traditat më të mira dhe emrin e shqiptarit.
Figurat shqiptare që u ngjitën në skenën e "Illyria"-s, në atë darkë, kanë merituar e meritojnë shkrime më vete, e jo një përmendje kalimtare si kjo këtu, mirëpo kufizimi i hapësirës bën të vetën. Një prej tyre ishte edhe Skënder Ghilaga, President i Services Group International, Inc. dhe Kryetar i Dhomës Tregtare Shqiptaro Amerikane. Ka shumë ndërtesa të famshme në New York City ku ai ka lënë gjurmët e punës së tij të talentuar, që nga Javits Convention Center, Lincoln Center for the Performing Arts, Mt Sinai and New York Hospitals, Madison Square Garden etc. Lista e ndërtesave monumentale nëpër botë është shumë e gjatë. Ka qenë ndër të parët që ka investuar në Kosovën e lirë duke ndërtuar Fshatin Ndëkombëtar, bashkë me Dino Asanajn, sot një nga lagjet më luksoze të Prishtinës.
Një tjetër personazh që shqiptarët e kanë njohur për herë të parë nëpërmjet gazetës "Illyria" është Bashkim Dibra, stërvitësi më i famshëm i qenve në botë, këshillues për kafshët shtëpiake në Shtëpinë e Bardhë dhe për shumë yje të Manhattan-it. Librat e tij janë ndër më të shiturat sipas "The New York Times". Ndonëse nuk pati rast të ngjitej në skenën e festës, vështirë të gjesh një shqiptar tjetër që njeh aq shumë nga afër personalitete të politikës, artit dhe spektaklit se sa ai.
Yje të biznesit, të bujarisë dhe patriotizmit
Shumë nga aktivitetet e botës shqiptare, duke përfshirë edhe ato këtu në diasporë, do të ishin të pamundura pa bujarinë dhe patriotizmin e biznesmenëve shqiptarë, që në vend që të blejnë një jaht më shumë, apo një shtëpi më shumë, apo një makinë luksoze më shumë, preferojnë që të dhurojnë për çështjen shqiptare, për zhvillimin kulturor dhe shpirtëror të bashkatdhetarëve të tyre dhe për të ndihmuar të vobektit e njerëzit me problem të pazgjidhshme shëndetësore.
Nuk është e lehtë të zgjedhësh mes tyre se janë kaq shumë që kanë ndihmuar në vite lobizmin e komunitetit në Washington, politikanët që na përkrahin, shoqatat shqiptare e sigurisht edhe gazetën "Illyria", me reklama, me urime në numrat specialë të 28 Nëntorit etj. Për këtë rast u vendos që nderimi të kufizohej te dy prej tyre, kredencialet e të cilëve janë tashmë të padiskutueshme.
Jim Xhema është një biznesmen i suksesshëm shqiptaro-amerikan, aktivist i shquar i komunitetit dhe filantropist i njohur. Ai u shmanget skenave me modesti, mirëpo roli i tij në mbështetje të veprimtarisë shqiptare në Washington është i pakrahasueshëm. Shqiptarët e njohin më shumë si njeriu që afroi senatorin Bob Dole (Bob Doll) me çështjen shqiptare, por vështirë se ka një politikan pro-shqiptar në SHBA që nuk është ndihmuar prej tij.
I ardhur nga trojet e vetme të populluara nga shqiptarë e që kanë mbetur nën Serbi, Jim Xhema ia doli mbanë që të bëhet një biznesmen i suksesshëm dhe qysh atëhere nuk ka rreshtur së ndihmuar çështjen kombëtare. Ai dhuroi 100,000 dollarë për Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë, duke dhënë një shembull të paparë të harmonisë ndërfetare shqiptare.
Biznesmeni tjetër vinte nga Europa. Lazim Destani është biznesmen i shquar nga Tetova, por me banim në Dyseldorf të Gjermanisë. Ai është filantropst, ideator dhe themelues i biznesit të udhëtimeve, president i kompanisë ECOLOG, me një shtrirje ndërkombëtare, qytetar nderi i Tetovës. Mjetet e tonelatave të rënda të udhëtimit që përdor NATO-ja sot në Afganistan janë të gjitha nga kompania e tij.
Destani është gjithashtu një njeri modest, që ka bërë shumë veprimtari humanitare pa iu ndjerë zëri e që ka punësuar mijera shqiptarë duke ua ndryshuar përgjithmonë situatën ekonomike. Kjo nuk është hera e parë që ai viziton New York-un dhe që ka shprehur konsideratë të lartë për gazetën "Illyria". Suksesi i Lazim Destanit është një shembull zemërdhënës dhe frymëzues për të gjithë shqiptarët që jetojnë përtej Oqeanit.
Ai erdhi në New York i shoqëruar nga Emin Azemi, një nga gazetarët më të njohur në Maqedoni, që hapi rrugën për median e pavarur shqiptare edhe në këtë republikë ish-jugosllave duke botuar të mirënjohurin "Fakti". Emin Azemi është gjithashtu edhe shkrimtar dhe analist i njohur i çështjeve shqiptare, ballkanike dhe ndërkombëtare.
Shqiptarët e komunitetit
Nëse do të ndaloje tavolinë më tavolinë, në darkën e festës do të gjeje histori pas historie, personazh pas personazhi, të gjithë aq interesantë sa për t'i përshkruar e prezantuar në gazetë, për t'u kushtuar libra e filma. Ky komunitet është një mori historish të jashtëzakonshme personale. Kjo është e natyrshme për një bashkësi njerëzish që lanë pas vuajtje e fatkeqësi e erdhën në një vend ku ekzistonin mundësi të pafundme.
"Illyria" kishte ftuar dy figura të dy brezave të ndryshme që kanë shkëlqyer e po shkëlqejnë në fushën e sportit: Fortuna Velaj, që është shpallur si Futbollistja më e Mirë e Vitit për Moshën nën 19 vjeç në SHBA, erdhi si refugjate e luftës nga Kosova dhe u bë e famshme duke luajtur me skuadrën "Connecticut Passion", ndërkohë që vazhdonte studimet universitare.
Mergin Sina – ish bashketbollist i njohur shqiptaro-amerikan (ka luajtur në NCA, NBA, Itali, Izrael etj), tani trajner basketbolli për të rinjtë në New Jersey.
Po sa talente të shquara ndodhesin në atë sallë që do t'ia kishin vlejtur programe të tëra festive. Shumë prej tyre i njohim, të tjerë presin që të zbulohen.
Pastaj aktivistë shoqatash politike e patriotike, të organizuara në tavolina apo sipas shoqërive e familjeve. Që nga "Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan" e "Vatra", nga "Rrjeti i Profesionistëve dhe Biznesmenëve të Pavarur" te "Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane", nga "Fondacioni i Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane" te Shoqata "Besa" nga Massachusetts e kështu me radhë.
Ajo që dallonte ishte pjesëmarrja nga të gjitha trojet, shteti i Shqipërisë, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe Çamëria.
Gjithshka reflektonte vijën e njohur të gazetës "Illyria", një gazetë mbarëkombëtare për të gjithë shqiptarët, nga të gjitha trojet që dikur mbulon pjesën më të madhe të Ballkanit, në mbarë Ilirinë.

http://www.illyriapress.com/20/index.html

NUK DUA FESTË NË DITËLINDJEN TIME

NUK DUA FESTE NE DITELINDJEN TIME (ne vend te falenderimit per gjithe miqte qe me uruan ditelindjen)
nga Rexhep Shahu më 2011-06-10 në orën 1:36.MD

NUK DUA FESTË NË DITËLINDJEN TIME

 

 

Nuk dua festë në ditëlindjen time

Nuk dua asgjë, as ta dijë e përmendë kush ditëlindjen time s’dua

As dhuratë nga askush, se askush s’e din se çfarë dua unë vertetë.

 

Dua heshtje, heshtje, heshtje, teksa fëmijët mbyllin ditën e tyre

Pa menduar plakjen time të pashmangshme, të frikshme, të përditshme.

 

Asgjë s’dua, veç ti të jesh me mua, diku në mal mes freskut të lisave krenarë

A në një dhomë, ah sa e kemi ëndërruar me ty, buzë detit

Dhe më jep një gotë verë të kuqe të shoh përthyerjen e flakës së një qiriu

Që digjet në sytë tanë, si unë gjer më sot në heshtje të plumbtë

Heshtje që më thotë se duhet të jem më i matur në jetë e i pangutur

E gjërat në jetën e mbetur duhen vlerësuar më shumë

Për shkak të rëndësisië që kanë e që s’u kam kushtuar vemendje.

 

Të bënim festë me zhurmë e gëzime hipokrite për ditëlindjen time

Do duhej të fikja dhjetra qirinj nën duartrokitje e qeshje të paduhura

Se nuk duartrokitet jeta që iku e motet e deshtuara që çova dëm

Nuk u gëzohem dot dështimeve të mia as sosjes së jetës time

As vitet që humba pa ty nuk duartrokiten se humbja s’duartrokitet kurrë.

 

Ndaj, lermë ta shoh si përthyhet flaka e qiririt në gotën me verë të kuqe

Dhe në sytë e tu që më shohin ëmbëlsisht pafund në këtë qetësi.

Më ler të heshtem në ty që je gjithë bota e jeta që dua,

Dhe lere detin të flasë e ta dëgjojmë teksa shihemi sy më sy, jo për të vajtuar

Motet e mia që ikën pa u nginjur e mbushur dot kurrë me ty,

Joooo! Por lere të flasë e ta dëgjojmë se flet më mirë nga ne të dy

Dhe na fton në valsin e tij magjik mbi valë të dalim të përqafuar në breg

Dorë për dore të ecim zbathur nëpër valën që ikën dhe vjen e të vallëzojmë

Nëpër valën që puth rërën që ikën e ikën poshtë këmbëve tona

Për të na thënë se ashtu ikën dhe ikin vitet e mia dhe s’i mbajtëm dot

Edhe pse dorë për dore kemi ndënjur siç po rrimë tani

Duke u mbajtur fort në njëri-tjetrin

Për të kuptuar e besuar se si na ikën toka nën këmbë, si na ikën jeta

E çuar dëm e që s’kthehet kurrë më për ne sado vaj e lutje të derdhim

Ne të dy dhe gjithë dashnorët e botës zemër coptuar.

 

Pasi të bëhemi esull në breg dhe njerzorë sa njerzit me mend,

Pasi t’i thërras e të flas me sirenat në sy tënd që t’i dëgjosh edhe ti,

E të të thonë se të kanë motër por të kanë lënë në tokë për mua,

Më prij për në dhomën ku kemi lënë qiririn të digjet, të digjemi në flakën e tij

Të sosim gotat e lëna përgjysmë duke pirë në buzët e njëri-tjetrit.

 

Unë nuk dua tavolinë të shtruar feste, urime gëzimi e cakërrime gotash

Në ditëlindjen time,

Sepse nuk dua të festoj humbjet e mia, vitet e çuara dëm

Nuk dua t’i shes mend zotit e as të festoj plakjen.

Nuk dua sepse kështu çoj dëm orët e lumtura që do të rrija veç me ty

Dhe trishtohem për këtë shkak, trishtohem pa fund…


Rexhep Shahu

       NUK DUA FESTE NE DITELINDJEN TIME 
(ne vend te falenderimit per gjithe miqte qe me uruan ditelindjen)


       NUK DUA FESTË NË DITËLINDJEN TIME




Nuk dua festë në ditëlindjen time


Nuk dua asgjë, as ta dijë e përmendë kush ditëlindjen time s’dua

As dhuratë nga askush, se askush s’e din se çfarë dua unë vertetë.



Dua heshtje, heshtje, heshtje, teksa fëmijët mbyllin ditën e tyre


Pa menduar plakjen time të pashmangshme, të frikshme, të përditshme.



Asgjë s’dua, veç ti të jesh me mua, diku në mal mes freskut të lisave krenarë


A në një dhomë, ah sa e kemi ëndërruar me ty, buzë detit

Dhe më jep një gotë verë të kuqe të shoh përthyerjen e flakës së një qiriu

Që digjet në sytë tanë, si unë gjer më sot në heshtje të plumbtë

Heshtje që më thotë se duhet të jem më i matur në jetë e i pangutur

E gjërat në jetën e mbetur duhen vlerësuar më shumë

Për shkak të rëndësisië që kanë e që s’u kam kushtuar vemendje.



Të bënim festë me zhurmë e gëzime hipokrite për ditëlindjen time


Do duhej të fikja dhjetra qirinj nën duartrokitje e qeshje të paduhura

Se nuk duartrokitet jeta që iku e motet e deshtuara që çova dëm

Nuk u gëzohem dot dështimeve të mia as sosjes së jetës time

As vitet që humba pa ty nuk duartrokiten se humbja s’duartrokitet kurrë.



Ndaj, lermë ta shoh si përthyhet flaka e qiririt në gotën me verë të kuqe


Dhe në sytë e tu që më shohin ëmbëlsisht pafund në këtë qetësi.

Më ler të heshtem në ty që je gjithë bota e jeta që dua,

Dhe lere detin të flasë e ta dëgjojmë teksa shihemi sy më sy, jo për të vajtuar

Motet e mia që ikën pa u nginjur e mbushur dot kurrë me ty,

Joooo! Por lere të flasë e ta dëgjojmë se flet më mirë nga ne të dy

Dhe na fton në valsin e tij magjik mbi valë të dalim të përqafuar në breg

Dorë për dore të ecim zbathur nëpër valën që ikën dhe vjen e të vallëzojmë

Nëpër valën që puth rërën që ikën e ikën poshtë këmbëve tona

Për të na thënë se ashtu ikën dhe ikin vitet e mia dhe s’i mbajtëm dot

Edhe pse dorë për dore kemi ndënjur siç po rrimë tani

Duke u mbajtur fort në njëri-tjetrin

Për të kuptuar e besuar se si na ikën toka nën këmbë, si na ikën jeta

E çuar dëm e që s’kthehet kurrë më për ne sado vaj e lutje të derdhim

Ne të dy dhe gjithë dashnorët e botës zemër coptuar.



Pasi të bëhemi esull në breg dhe njerzorë sa njerzit me mend,


Pasi t’i thërras e të flas me sirenat në sy tënd që t’i dëgjosh edhe ti,

E të të thonë se të kanë motër por të kanë lënë në tokë për mua,

Më prij për në dhomën ku kemi lënë qiririn të digjet, të digjemi në flakën e tij

Të sosim gotat e lëna përgjysmë duke pirë në buzët e njëri-tjetrit.



Unë nuk dua tavolinë të shtruar feste, urime gëzimi e cakërrime gotash


Në ditëlindjen time,

Sepse nuk dua të festoj humbjet e mia, vitet e çuara dëm

Nuk dua t’i shes mend zotit e as të festoj plakjen.

Nuk dua sepse kështu çoj dëm orët e lumtura që do të rrija veç me ty

Dhe trishtohem për këtë shkak, trishtohem pa fund…

PERSHENDETJE ME KETE VERGEZIM

PERSHENDETJE ME KETE VERGEZIM


Kalendarë i pa datuar
 
 
 
A thua kam pyetur
Sa të shenjtë jetojnë?
A thua kanë dëgjuar
Lumturimin e një shpirti të rënë?
...befas në tokën e këmbës sime
Pse shekulli shikohet si hajdut
sy zhveshur e pa krip
rrëqethur prej leckash lëkure
shkronjave që të neveriten
...kur përmendet emri
 
Në vend të shekullit të ri
këpucët e reja ja falin djallit
për një thash e thënë
...sot jetohet
Kur pikës së shiut
ja marrin virgjërinë e lënë amanet
kur askush nuk thotë je i pastër si lot
Në orën në cep të dymbëdhjetave
nuk ndërrohet ky shekull më
njësohet dita me numra bosh
 
Vizitorët e varrit të shenjtëve
bëhen viktimë e pluhurit të rënë
Njeriu dhe unë njeri
besojmë në ligjin e rremë
Dy gjysma jete bëjnë një jetë e tërë
sot me hesape matematikash
Mbledhur me vetëm tënde
Të zbritur nga qielli
Shumëzuar me mua kur jam me ty
Ty je gjysma ime
Kalendarë i pa datuar
Munguar pa mua
Skender Korça 


Kalendarë i pa datuar



A thua kam pyetur

Sa të shenjtë jetojnë?
A thua kanë dëgjuar
Lumturimin e një shpirti të rënë?
...befas në tokën e këmbës sime
Pse shekulli shikohet si hajdut
sy zhveshur e pa krip
rrëqethur prej leckash lëkure
shkronjave që të neveriten
...kur përmendet emri

Në vend të shekullit të ri

këpucët e reja ja falin djallit
për një thash e thënë
...sot jetohet
Kur pikës së shiut
ja marrin virgjërinë e lënë amanet
kur askush nuk thotë je i pastër si lot
Në orën në cep të dymbëdhjetave
nuk ndërrohet ky shekull më
njësohet dita me numra bosh

Vizitorët e varrit të shenjtëve

bëhen viktimë e pluhurit të rënë
Njeriu dhe unë njeri
besojmë në ligjin e rremë
Dy gjysma jete bëjnë një jetë e tërë
sot me hesape matematikash
Mbledhur me vetëm tënde
Të zbritur nga qielli
Shumëzuar me mua kur jam me ty
Ty je gjysma ime
Kalendarë i pa datuar
Munguar pa mua

Shkrim per poeten Sevdije Rexhepi

Poetja shqiptare që shërbeu në Irak

Nga Mimoza Dajçi

Pak kohë më parë ndodhej për një vizitë turistike në New York, poetja e përkthesja shqiptare Sevdije Rexhepi. Pasi përfundoi me sukses misionin e saj katër  vjeçar në Kopshtin e Edenit në Irak - pranë forcave amerikane, ajo e pa me vend se duhej të vizitone edhe New York –un, qytetin gjigand e metroplin më të madh të botës së lirë e demokratike.
Sevdija ka shumë shoqe e miq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, disa prej të cilëve i njeh edhe  virtualisht, këtu do të veçoja  rrjetin e Pan Albania Women Network që drejtohet nga znj. Merita McCormack. Krijimtaria e saj letrare e artistike është e njohur jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë ku është vlerësuar edhe me disa Çmime të veçanta. Sevdija shkruan edhe në prozë, por poezia është pasioni i saj. Ajo ka realizuar deri më tani shumë libra e antologji, jo vetëm në gjuhën shqipe, por edhe në anglisht.  Dsa nga titujt e tyre janë; Sinfoni e Heshtur, Orët e Mungesës, Baladë mbi Baladë, The Sounds of Waterfalls, Between Rivers of Babylon, etj .














New York, poetja e përkthesja shqiptare Sevdije Re

Gjatë qëndrimit të saj në New York, Sevdija pati rast të vizitonte edhe Zyrat e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Manhattan, ku  u prit nga Konsullja e Përgjithshme Znj. Arta Rama e dipllomatja Valeza Oruqi.
Takimi kaloi i ngrohtë e i përzëmërt. U bisedua rreth situatës në Kosovë, Shqipëri e trojeve të tjera shqiptare.  U fol për rolin e gruas në Kosovë e gjendjen aktuale të femrës së malltrajtuar nga lufta e makinerisë serbe, si dhe për kushtet në të cilat jetojnë fëmijët me prindër të zhdukur. Gjithashtu biseda kaloi edhe tek puna e krijimtaria e Znj. Rexhepi prane forcave amerikane në Irak, si një shembull i mirë e i veçantë i femrës shqiptare për  të falenderuar SHBA për mbështetjen e madhe që i ka dhënë Kosovës për lirinë e pavarësinë e saj nga Millosheviçi e kriminelët e tjerë te Beogradit.

2011-06-11

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi:Ibrahim Rugova ishte në ballë të mbrojtjes së territoreve shqiptare


PEJË – Nën patronazhin e kryeministrit Hashim Thaçi, në Shkrel të Rugovës të premten u bë përurimi i Qendrës Përkujtimore të Rexhajve të Shkrelit. Kjo u bë në përvjetorin e 133-të të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 132 vjetorin e Betejës së Nokshiqit. Më këtë rast, kryeministri Thaçi tha se në kuadër të rezistencës së organizuar nga kreu ushtarak dhe politik i Lidhjes së Prizrenit, Rugova pati fatin historik dhe gjeografik që të jetë në ballë të mbrojtjes së territoreve shqiptare që padrejtësisht i aspironte Mali i Zi.

Ai ka thënë se beteja e Nokshiqit e 4 dhjetorit 1879 ishte kundërvënia e parë ndaj vendimeve të Kongresit të Berlinit për copëtimin e tokave shqiptare. “Në këtë betejë u dalluan shumë luftëtarë nga kjo krahinë historike, e cila vetëm para dhe gjatë Rilindjes Kombëtare dha 47 personalitete të shquara të lëvizjes për liri. Në këtë betejë u shquan Rexhajt e Shkrelit, që u bënë simbol i fitores së betejës së Nokshiqit, sidomos luftëtarët Adem Isufi dhe Rexhë Avdija. Nga Rugova ishte gjenerali Çelë Shabani, që bie heroikisht në mbrojtje të Plavës dhe Gucisë, një muaj pas Betejës së Nokshiqit”. ka thënë kryeministri Thaçi.

Kreu i ekzekutivit të vendit theksoi se Rugova gjithmonë ka qenë pjesë e historisë shqiptare, duke dhënë kontribut të shquar gjatë Rilindjes Kombëtare, duke vazhduar me luftën kaçake ndërmjet dy luftërave botërore. “Pas luftës së Dytë Botërore, Rugova nga gjiri saj nxori veprimtarë të shquar në lëvizjen për çlirim: në Demonstratat e viti 1968, në ato të viti 1981 dhe në lëvizjen studentore. Rugova me krenari dhe dinjitet ishte e pandashme me luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo dha 17 dëshmorë të lirisë”, ka thënë ndër të tjera kryeministri Thaçi.

Nga ana e tij, kryetari i Komunës së Pejës, Ali Berisha, tha se populli shqiptar dhe veçmas ai i Kosovës kurrë nuk i kanë ndalur përpjekjet për çlirimin e vendit, prandaj kanë dhënë shume heronj, siç është edhe rasti i Rexhajve të Shkrelit. Ky manifestim u përcoll edhe nga ansambli i këngëve dhe i valleve “Rugova”, dhe recitali i aktorit Çun Lajçi.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...