Poetja shqiptare që shërbeu në Irak
Nga Mimoza Dajçi
Pak kohë më parë ndodhej për një vizitë turistike në New
York, poetja e përkthesja shqiptare Sevdije Rexhepi. Pasi përfundoi me sukses
misionin e saj katër vjeçar në Kopshtin
e Edenit në Irak - pranë forcave amerikane, ajo e pa me vend se duhej të
vizitone edhe New York –un, qytetin gjigand e metroplin më të madh të botës së
lirë e demokratike.
Sevdija ka shumë shoqe e miq në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës, disa prej të cilëve i njeh edhe
virtualisht, këtu do të veçoja
rrjetin e Pan Albania Women Network që drejtohet nga znj. Merita
McCormack. Krijimtaria e saj letrare e artistike është e njohur jo vetëm në
Kosovë, por edhe më gjerë ku është vlerësuar edhe me disa Çmime të veçanta.
Sevdija shkruan edhe në prozë, por poezia është pasioni i saj. Ajo ka realizuar
deri më tani shumë libra e antologji, jo vetëm në gjuhën shqipe, por edhe në
anglisht. Dsa nga titujt e tyre janë;
Sinfoni e Heshtur, Orët e Mungesës, Baladë mbi Baladë, The Sounds of
Waterfalls, Between Rivers of Babylon, etj .
New
York, poetja e përkthesja shqiptare Sevdije Re
Gjatë qëndrimit të saj në New York, Sevdija pati rast të
vizitonte edhe Zyrat e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Manhattan,
ku u prit nga Konsullja e Përgjithshme
Znj. Arta Rama e dipllomatja Valeza Oruqi.
Takimi kaloi i ngrohtë e i përzëmërt. U bisedua rreth
situatës në Kosovë, Shqipëri e trojeve të tjera shqiptare. U fol për rolin e gruas në Kosovë e gjendjen
aktuale të femrës së malltrajtuar nga lufta e makinerisë serbe, si dhe për
kushtet në të cilat jetojnë fëmijët me prindër të zhdukur. Gjithashtu biseda
kaloi edhe tek puna e krijimtaria e Znj. Rexhepi prane forcave amerikane në
Irak, si një shembull i mirë e i veçantë i femrës shqiptare për të falenderuar SHBA për mbështetjen e madhe
që i ka dhënë Kosovës për lirinë e pavarësinë e saj nga Millosheviçi e
kriminelët e tjerë te Beogradit.