RIZA LAHI
EKSKURSION SPEKTAKOLAR I 800 GRAVE SHKODRANE SHKODRANE NË PRIZREN
Që të gjitha të veshura me gjëra të ndezura, si korie me lule ngjyrangjyra, me
dialektin e ambël e të paprekur, siç e fliste Ndre Mjeda, duke kënduar dhe bërë
shaka siç i ka ujrat e veta shpirti i gëzuar i shkodranëve, ato u nisën qënga
Shkodra e tyre herët në mëngjes.
Iu bënë të njëjtën pyetje punonjësit e doganës të Republikës sonë dhe asaj të
Kosovës: autobuzëve me këngë shkodrane “A keni lënë ndonjë grua në Shkodër?”,
apo, “ Paj, të tana motrat e nanat shkodrane ia paskan mësye sot Prizrenit?”
Gratë, si kundruan “ me ato sytë e bukur” – do të perifrazonim Vaso Pashë
Shkodranin – rrugën e re, tunelin madhështor; si panë me përmallim tokën
kosovare, u ndalën në Prizren dhe ngopën syrin me ‘të. Sigurisht që bënë veç
fotove, edhe pazar ( Oh, edhe kur shpenzojnë shkodranet – sëmundje planetare e
grave të shpenzuarit – blejnë gjëra për shtëpinë e njerëzit e shtëpisë e
kënaqen sikur po vënë xhevahire për t’ia vënë vetes në qafë!.)
Kundruan gjithëçka atje…Panë shtëpinë muze të “Lidhjes së Prizrenit”…
Shkodra me Prizrenin janë qytete të traditës së lashtë qytetare shqiptare;
pikërisht këta të dy qytete kanë patur historikisht vajtje e ardhje pareshtur.
Jeta bëri të veten e i ndau. Ja, po i afron sërish.
Tek prisnin të vinin kamarjerët në lokalin më luksoz atje, te “Vila Park”,
kushedi se sa prej grave, mendonin për periudhën e tmerrëshme të popullit të
Kosovës, kur regjimi fashist i Beogradit të Millosheviçit, i përzuri genetikisht
kosovarët nga trualli i tyre.
Lotët të shpëtonin ato ditë ndërsa shihje nëna me fëmijë, pleq, vajza të reja me
xhinse a rroba mode, qerre, makina, traktorë të ngarkuar me plaçka, qën dhe mace
shtëpie, që kalonin kufirin me kokat e ulura dhe sytë e mekur nga të qarët.
Kalonin duke lënë pas, përveç kujtimeve, edhe një grup burrash të armatosur, që
nëpër grykat e armëve po përcillnin si viganë lavdinë e burrërisë kosovare;
duke pritur vdekjen nga plumbi si të lindin edhe një herë..
Kushedi se sa nga këta gra shkodrane u kanë dhënë “me hangër e me pi” kushedi se
sa familjeve kosovare! Burrat dhe fëmijët e tyre mbase ua kanë kthyer vizitën
pas fitores familjeve të strehuara, por, oh, kushedi se sa nga këto gra shtëpie,
nuk e kanë lujatur këmbën nga trualli I shtëpsë . Duke pritur me derën hapur
dhe plot kërshëri “përshtypjet prej Kosovës”...
Janë këto nëna e gra shtëpie shkodrane që e kanë lumurinë e tyre duke u shërbyer
pleqve të shtëpisë, që të gjithëve, ani, edhe të lodhura prej puns; duke pritur
e përcjellë miq, duke fjetur të fundëtat e duke u zgjuar të parat. Duke mbetur
kështu tër jetën - të bukura e me shpirt të bukur, fol e qesh e këndo, duke
ruajtur natyrën e tyre para telasheve të përditëshme këto, me aftësi
spektakolare për të gjetur rrugëzgjidhjen më të bukur për meshkujt e shtëpisë
kur kanë halle.
Kundron këto gra dhe vajza… I përkasin baballarëve e nënave “ashikë”, që për një
këngë, për një mik, e boshatisin xhepin apo hyjnë në borxh dhe mysafiri nuk e
dallon dot këtë sakrificë mbi shpirtërore; I përkasin asaj rrace që kanë dhënë
jetën për dashurinë; një populli kryetrim e I paepur, por që edhe këngët e
trimërisë I këndon me motve nga këngët e dashurisë dhe…në mendime sërish.
Te këta nëna dhe motra, ende nuk ka mundur të hyjë “qytetërimi i shalëjashtave
rebeleve”. Thuajse nuk ka asnjë rast që të ushtrojë prostitucion në Itali
ndonjë vajzë nga qyteti I Shkodrës , kur, sipas statistikave italiane,
përqindja shqiptare e këtyre viktimave e fatkeqeve, është e llahtarëshme ( dhe
unë nuk dua ta shkruaj këtë shifër). Një familje shkodrane bën çfardo sacrifice
për nderin e bijës së shtëpisë. Dhe bija, sigurisht që përlotet dhe egërsohet si
bishë, kur të shikojë që dikush I nëpërkëmbë daillëkun e krenarinë babait a
vëllait të saj.
Edhe mbi popullin e Shkodrës, mbi kështjellën shekullore të kulturës së tij,
kësaj rokaforte mbarëkombëtare, presioni ka qënë turullosës, por ai shtënrgoi
dhëmbët, tendosi shpatullat të ronte qytetërimin e tij të lashtë. Dhe në ballë
të kësaj rezistence kanë qënë dhe janë, ja, këto femra që qeshin me zë të lartë,
që kujdesen të ulin cepin e fustanit kur ulen, që e kanë të zhvilluar krejt të
natyrëshëm ndjenjën e turpit që thuajse ka humbur ngado nëpër Ev ropë dhe po
humbet me të shpejtë edhe në vëndin tonë, aq sa do të vijë koha që ta
dëshërojmë. Sa ç’e dëshërojnë sot nëpër Evropë, që e kanë deri edhe emër gruaje
dëshirën për këtë ndjenjë ( “Verina” – një emër sh I përhapur në Skandinavi,
Gjermani e gjetkë, do të thotë pikërisht “vajzë me cipë”).
Mirëpo, si u organizua ky ekskursion një ditor? Sa vallë të kenë paguar
secila nga këto gra të një qyteti ku një paçe kushton 120 lekë dhe një kafe
normale 30 - tregues të standartit të ulët të jetësës edhe në këtë qytet që ka
ndërtimin gjeografik siç është përfytyrimi I myslimanëve për Xhehenetin, pra,
rrethuar me ujra të ëmbël - Drini, Buna, Kiri dhe Liqeni?
Absolutisht as edhe një kacidhe.
Kush I ka paguar? Bashkia? Ministria?
Jo, jo! Vetëm një njeri. i cili, në drekën madhështore që u shtrua në “Vila
Park”, nuk shkoi. Ishte një ditë më parë në Prizren, bisedoi, pagoi gjithëçka,
porositi që për shpenzime ekstra do të vinte vetë ta likuidonte dhe…u kthye në
Shkodër.
Shpatullat vigane të këtij burri, ish kampion I mundjes klasike për njëmbdhjetë
vjet në peshën e rëndë dhe që shokët e thërresin “harushë”, nuk e përballonin
dot barrën e falënderimeve.. Më mirë se atje, te “Vila Park” mes grave gazmore
shkodrane - ku kishte lënë të shoqen Valin dhe të kunatën Mimozën - Sait
Fishta shkoi te foleja e tij e mëngjesit. Te foleja gazmore e shkodranëve…
Tanimë ky grup shkodranësh në Tiranë, I përbërë nga gjeneralë të humorit
mëngjesor , “qysh në pikë të sabahit” si Fetah Laçaj, Qemal Zhabiaku, Ruzhdi
Fatusha, Xhorxh Grabova, Remzi Kruja, Masar Zekja, Sulw Begolani, Ferit Burrja,
Gilman Muka … është bërë I famshëm edhe nga poezia një poeti rus, nga më të
mëdhenjtë e njerëzimit sot.
Një e qeshur me shpirt është terapia e mrekullueshme e qindra mikroinfrakteve që
kalon çdo ditë organizmi njerëzor.
A nuk e kishte zgjedhur bukur për ta kaluar mëngjesin Saiti që din të qeshë me
shpirt dhe që ka pasionin më të madh të tij t’u bëjë mirë të tjerëv? A nuk ishte
më bukur se sa t ë prisje falënderime, komplimente e lëvdata, të mbaje ijet me
dorë në tavolinën gazmore të “Mesdheut”?
Sait Fishta, që mban titullin honorifik “Nderi I qytetit të Shkodrës” dhe
merret me ndërtime. Ai ka bërë të mundur ringritjen e xhamisë që ka qënë
krenaria e Shkodrës, asaj me dy minaret, në lagjen Parrucë . E ka ngritur pa
ndihmën financiare të fondacioneve të huaja myslimane, siç është bërë gjithandej
dhe, për këtë inisiativë të denjë për bijtë e Shkodrës, së shpejti do të dalë
edhe një libër lluksoz dhe laik. Parku madhështor i apartamenteve në Velipojën
turistike është realizuar nga “Firma Fishta”.
Mirëpo, tanimë ka dalë në modë që biznesmenët që kanë të punësuar në kompanitë e
tyre me dhjetra e mbase qindra kryefamiliarë, duhet të rreshtohen me ndonjë
forcë politike; e kanë të doemosdoshme që të jenë nën ombrelën e një force
politike, që ta ndimojnë e t’I ndihmojë. Shkrimtarët, si puna ime, edhe bëjnë si
bëjnë, sforcohen sa mundin, dhe edhe mund t’i shpëtojnë grishjeve e lluksit për
të qëndruar jashtë këtyre çadrave, por biznesmenët e fuqishëm, e kanë të
pamundur praktikisht.
Dhe Fishta, si pa me kujdes spektrin politik, si studioi liderët e partive, si
provoi edhe përvoja personale me ta, vendosi t’I bashkëngjitej partisë Lëvizja
Socialiste për Integrim. Kjo, falë simpatisë personale që krijoi për zotin Ilir
Meta . Ai na e përsërit shpesh simpatinë për ‘të “ Ilir Meta? Më dëgjoni mua!
Ai është burr! E thotë, e mban fjalën. Është vizionar dhe I afrueshëm me
njerëzit dhe ta din nderen .”
LSI, dega e saj në Shkodër, arriti kështu të joshte një “Superfuqi” të
mirësisë, dashurisë njerëzore por edhe të biznesit, si Sait Fishtën, që që e ka
të shnëjtë dhënien e mbajtjen e fjalës.
Në kohën kur ne kemi evidentuar ndonjë lider partie, I cili, në një çast dobësie
pat deklraruar një të vërtetë të pacipë dhe mbarë kombëtare thuajse, sipas së
cilës “ Jo të gjithë premtimet elektorale mbahen”, Fishta bëri atë që përputhet
me edukatën e shëndoshë familiare, me burrërinë që I ka dhënë qyteti I lindjes
dhe me grishjet e përherëshme të mentalitetit mysliman që e konsideron gjynah
mosmbajtjen e premtimit, amanetit…
Siç tha aktivistja e LSI që patëm rast ta takonim në Shkodër, Shpresa Lekiqi,
“Unë nuk di ndonjë rast tjetër në Shqipëri që dikush të rendë të mbajë premtimin
e dhënë para fushatës e të raportojë s e si e ka tejkaluar atë”.
Në eskursionin e asaj dite qenë parashikuar të shkonin 420 gra, kryesisht
aktiviste të forumit të gruas së LSI që drejtohet nga arsimtarja Vjollca Vuçini,
por në mëngjes qenë mbledhur dy fishi. “Pah! Ça kena hekë me gjetë autobuzat e
mikobuzat për me I nistë të tana.gratë Shkova edhe vetë në Prizren, por Saiti
u nis për Tiranë” – më tha Isa Reka, një burr që I këndon mirësia në çdo qelizë
të fytyrës, zgjedhur “këshilltar” dy legjislatura në Shkodër, dhe që ishte
sekretari I LSI në locale që drejtohet nga një dorë e fortë organizimi, si ish
socialisti Edip Shiroka.
Jemi në selinë e LSI. Kam mbi njëzet vjet që nuk kam shkelur në selinë e
ndonjë partie. E kam thyer rregullin sot për hatrin e Sait Fishtës, me të cilin
kam udhëtuar qënga Tirana sot për të parë dhe, shkruar diçka rreth këtij
ekskursioni. Motivi im nuk është edhe aq shpenzimi I madh nga një individ, as të
mbledh përshtypje nga nëna e gra shkodrane me të cilat jam rritur edhe unë,
madje as edhe të evidentoj përkujdesjen e dikujt për gruan, që me forma të
gjithfarëshme po nëpërkëmbet e poshtërohet përditë.
Është dikush që është sulur të mbajë një premtim të dhënë. Ky “dikush” është
njëra prej luleve të tavolinës gazmore të shkodranëve. Fishta para zgjedhjeve u
ka shtruar një drake 300 aktivisteve të LSI te “turizmi” ku u tha se, mbas
fitores, “kam me ju çue në Kosovë”
Disa gra , aktiviste të LSI në Shkodër, e ndonjë burrë po na prisnin “këtë
gazetarin qi ka ardhë nga Tirana që e kena prej Zdrales? A e njifni familjen
Lahi? Nji ky asht , pra, Rizaja. E kena…”.
Mua më vjen pak rëndë nga prezantimi im.Që tetëmbëdhjetë vjeç kur kam lënë
Shkodrën,gjithmonë, sa herë që vija dhe që vi, I lë “spaletat”, “gradat”,
“trofetë” te “Ura e Bahçallëkut” dhe, me duar në xhepa e duke vërshëllyer,
kthehem 18 vjeçar
sërish…..
Vjollca Vuçini, Kryetare e LSI, Shkodwr: Me mbeshtetjen e vazhdueshme te
kryetarit te partise zotit Ilir Meta, sponsorizimin e vazhdueshem te biznesment
shkodran zotit Seit Fishta kemi organizuar aktivitete te shumta ku do vecoj disa
prej tyre:takim me 60 gra ne zyren e LSI-se me teme:roli i LSI-se ne emancipimin
e gruas dhe vendimmarrje.i shoqeruar me koktej i realizuar ne mars
2011.aktivitetin e mbylljes se fushates per zgjedhjet lokale duke respektuar dhe
falenderuar kontributin e sakrificen e cdo gruaje LSI-ste, ne vecanti 17 grate
dhe vajzat kandidate per anetare e kshillit bashkiak.u realizua ne hotel rozafa
ne nje darke ku moren pjese 200 gra…Nw Prizren?....Banoret shikonin ne autobus
targen e shkodres na buzeqeshnin e pershendesnin me dore.kaluam autokolone duke
perfunduar ne Brahdovic te Vila park,nje pamje magjepese. lokali gjendej ne nje
lugine mes dy Maleve ku afer tij gjarperonte nje perrua.Ata ishin bere gati per
ne,nje shoqe e pyeti nga kurioziteti:Ka ardhur zoti Seit para 2 ditesh dhe na ka
porositur nje sherbim sherbim special dhe mikeprites per grate e LSI-se iu
pergjigj pronari, shqiptari e mban fjalen.kishin pergatitur tavolinat brenda dhe
jashte lokalit, te lodhura paksa nga rruga te gjitha zune vend, po sodisnim
natyren dhe bisedonim duke rrespektuar njera-tjetren dhe duke treguar nje
pefaqesim dinjitoz
…Ixhlal Agoviku, gazetare: “ Kena shkue në Kosovë vetëm me karta
identitetit…Jana këndaqë…Jo, more, kishte edhe prej partive të tjera…Kishte gra
që nuk e kishin kaluar kurr Urën e bahçallëkut, intelektuale, të papunë,
shtëpiake…
Shazie Malevi, ekonomiste: Unë kam shtetitë tanë Shqipninë pëllambë për
pëllambë, kam dalë jashtë shtetit kushedi se sa herë, po, si një këtë herë nuk
jam kënaqë…Si më the? LSI a asht e majtë apo e djathtë? E majtë evropiane, mor
asht, por, asht forcë politike e pamvarun. Kur grihen dy, fiton i treti. , Pse,
jo? E? Si the? Pse pat dalë ajo “pastë rahmet LSI?”. Pastë Rahmet Edi Rama!
Heh!”
Midush Shabaj : “Unë kam kenë në partinë e professor Milos, “Demokracia
sociale”. Mirëpo, ika. A e din se pse?Qe, pot a diftoj nji tash. Ishte nji
ditë….”
Edip Shiroka: “ Jo, more, nuk e shofim jeni tjetrin si armiq me socialistat…Nc,
na nc. As agresivitet me njenitjetrin nuk kena. Na morrëm shumë vota simjet se u
organizuem mirë. Sidomos rinia e gruaja. Ne aktivizuam militantët e vjetër të
LSI krahas të rinjve..kena marrë 5 këshilltarë nga 44…Si the? A na ka ndihmue ne
PD? S’di ça me të thanë, porn a kena votue , si individ, për kanidatin e PD
Lorenc Luka, si këshilltarë, për partinë tonë. Ban vaki e ka votue ndonji I PD
për këshilltarët tonë, por vetë nuk di gja!”
….Aktivistet e LSI më dhanë edhe nje fletore ku kishin hedhur përshtypjet e veta
disa nga gratë eskursioniste. Gjithfarë kaligrafie. Gjithfarë urimesh. Në fund
ka emra dhe mbiemra grashë, ka vetëm emra pa mbiemra, ka iniciale, ka edhe vetëm
firma. Le të exojmë diçka së bashku:
Miriona Lahi : “ Asht kënaqësi me kenë në LSI, ku ka shumë njerëz të ndershëm
dhe intelektualë. Biznesmeni Sait Fishta na ndihmoi shumë forumin e grave të
LSI tuj e mbajtë premtimin.
Mirela Imeraj:” Ëshë kënaqsi e jashtëzakonëshme për mue, si grue shkodrane dhe
si antare e LSI , që u bame të tana bashkë e dolëm nji herë prej
shkodret…hahahah…pa e shti dorën në xhep “
Gani…: I uroj Sait Fishtës :ja priftë zoti të mbarën dhe ja ruejtë zoti
familjen e biznesin”.
Mira Abulli: “ Ka kenë nji kënaqësi e papërshkrueshme…”
Hydi : “Jam Hydi.Ju falënderoj LSI. Ju falënderoj “Vila Park”. Ishte kënaqësi”
Fatmir Hysa, kyretar rajonal I LSI: Sait Fishta asht tregue shkodran tamam!
Nuk ka lanw kwrkend nw tokw sa ishin atje, te teatri “Migjeni”
Vali Fishta - …Wow! Si nuk m’u duk harxh I madh nga fondi I familjes? Dakord pwr
400 veta, po…dy herw ma shumw? Mmm…Mirwpo, kur mw than w telefon Saiti ,
njashtu, me za tw ambwl, se ban zoti mire me ja ba qejfin atyre grave qe
shumica e tyre nuk e kane kalu uren e bahcallekut u qetesova… Posi, kena pasw
telashe boll me organizue drekwn pwr tanw ato njerwz, por I pwrballueme pwr
bukuri bashkw ato tw forumit tw gruas sw LSI, motra jeme Mimoza si dhe me tre
shoqet e mia te shkolles- Drita,Lira dhe Valbona…A? Si the? A jam ba xheloze unw
kur thojshin gratw fjalw tw ambla pwr burrin tem? Hahahahaha….Mirw more me
vinte. Ma pwrshkruejshin Saitin
si nder djemt ma te bukur te Shkodres ,qesh e njesh me thonin fjalw me mw
ngacmue qw… me kthyen 24 vite pas nw kohe kur u fejuam,e ndjeva atw xhelozi tw
atyre viteve. Me te thanw drejten kisha vite qe e kisha reduktu po kwshtu qenka
njeriu,jane disa ndjenja qe nuk vdiskan kurre....
Një kujtimi tillë, ku në përgjithësi ka urime nga më origjinalët për Saitin dhe
LSI, përmëb një souvenir I rrallë pas shumë viteve…
Nisemi për Tiranë.
“Sa harxhove, harushë? Sa të shkoi tanë rruga , me makinat e me drekën, e kafet
e…”
Është e pamundur ta di.
Sait Fishta nuk don të ma tregojë. As lexuesit nuk kanë nga ta dinë.
Në një aforizëm të profetit të myslimanëve Muhamet thuhet: “Atë që dhuron dora e
djathtë, nuk bën ta dijë as dora e majtë”.
Nderi I Qytetit të Shkodrës, Sait Fishta, që mban edhe titullin “Haxhi” I
përmbahet me shumë dashuri kësaj aforizme…
RIZA LAHI
Agjencioni floripress.blogspot.com
2011/06/15
EKSKURSION SPEKTAKOLAR I 800 GRAVE SHKODRANE SHKODRANE NË PRIZREN
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit
Historiaani Prof.dr.Shkodran Cenë Imeraj Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment