2011-06-13

Adem Zaplluzha :HIMNI I PATRIOTIK (Miqve të mi patriot që i dolën atdheut zot)

 
Shënimi juaj është krijuar.
Nëpër vërrimat e fjalës
Sonte më ka ikur gjumi
Nuk pata kohë për të humbur
Andaj erdha në Prishtinë
Duke i shaluar mjegullat               
Në atdhe më së miri mbërrin                       

Lajmin për humbjen e betejës
Nuk e sjellin luftëtarët
Por kasnecët e zinj
Kot i mprehëm shpatat
Kurrë nuk dolëm në dyluftim
E iknim si patat

Na azdisnin fjalët e folklorit
Tërë natën këndonim
Kurse të nesërmen fshiheshim
Pas gardheve të urinuar nga qentë
E në heshtje festonim
Askund asnjë plumb nuk shkrepëm

Iknim nga njëri tjetri
Si djalli prej tymit  të temjanit
Rrugët na kryqëzoheshin diku në perëndim
Nëpër pufa mbjellim mjerimin tonë
Duke u shkundur si gjeli i dehur
Nga mjerimi kërkonim shpëtim
 Gojën plotë atdhetarizëm
Nga sytë pështynim blasfemi
Dhe kullotnim në trastën e nderit 
Duke mprehur gishtin tregues
Në Kodrën e Diellit
Ia shponim sytë e ylberit


II.

Kur ia doli djemuria të keqes përballë
Ia dhamë këmbëve deri te balta e Bllacës
Dhe pritnim mu si stramastikë
Të na qojnë diku aeroplanët
Në ndonjë oazë lumturie
Ose në Amerikë

Sot është koha vëlla
Të kthehem në atdhe pak për sevda
Se shumë keq hoqëm
Atje larg tej Oqeanit
Duke menduar
Për fatet e vatanit

Epo lufta mbaroi
Ngadhënjeu flamuri kuq e zi
Erdha të dëgjoj zërin e tupanit
E të ha pak kikirikë
Pastaj duhet të kthehem
Sërish në Amerikë

Më duhet të marr një pension 
Sepse pa mashtruar edhe kësaj here
Jeta mbarë nuk më shkon

Pas shumë e shumë dekadave
Erdhën edhe ditët e mia
Rroftë Kosova E ODAVE
Rroftë Shqipëria
Rroftë flamuri kuq e zi
Do ta bëjmë Kosovën Shqipëri
                                              
Prizren,  13.06.2011.                                             
                                                     

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...