2011-06-12

POPULLI I KOSOVËS - UÇK-JA & NATO = Liria e Kosovës

[foto+flori.jpg]

NGA FLORI BRUQI


 
http://www.botasot.info/img/NATO-Kosove-99.jpg


Trupat britanike të NATO-s duke hyrë në Kosovë, qershor  1999 .



12 Qershori i vitit 1999, dita kur NATO ka hyrë në Kosovë, paraqet njërën prej datave më të rëndësishme në historinë e shtetit të Kosovës, vlerësojnë qytetarët dhe zyrtarët e Kosovës.

Skeda:Perdhunimfemrerroba....jpg
       KRIMINELET SERB ÇDO GJË SHKATRROJNË


Sipas tyre, ndërhyrja e NATO-s paraqet kurorëzimin e aspiratave shekullore të Kosovës për liri dhe pavarësi.
[IMG] 
 NËNA SHQIPTARE E  PLAGOSUR ËSHTË E STRUKUR
NËN QIELLIN E HAPUR TË NËNËS NATYRË

Ndërhyrja e NATO-s dhe shtrirja e trupave të KFOR-it kanë bërë që Kosova sot të jetë e lirë dhe e pavarur, vlerësojnë udhëheqësit dhe përfaqësuesit politikë në Prishtinë.

[IMG]
        NJË HENDIKEP SHQIPTAR GJATË LUFTËS

Sipas tyre, trupat e NATO-s i duhen Kosovës edhe sot, kur ajo është një shtet i pavarur.
Kjo prani vlerësohet të jetë në funksion të stabilitetit rajonal dhe në harmoni me ambiciet e Kosovës për të qenë pjesë e Aleancës Veri-atlantike.
[IMG]
 FËMIJTË SHQIPTAR GJATË LUFTËS


Lufta e Kosovës filloi me 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatërat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës.
[IMG]
 SHPËRNGULJA MASIVE E SHQIPTARËVE ME TREN PËR SHKUP

Lufta nga 28 shkurt 1998 e deri më 23 mars 1999 u zhvillua mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave jugosllave.
[IMG] 

AH , SA FTOHTË BËNË  OJ  NËNË !!!!


Ndërsa nga 24 mars 1999 e deri më 10 qershor 1999, Aleanca Veriatlantike NATO me bombardime të përditshme në caqet ushtarake jugosllave, me përkrahjen tokësore të UÇK-së detyroi forcat serbomalazeze dhe Kasapin e Ballkanit Sllobodan Millosheviqin të nënshkruaj kapitullimin në Kumanovë.

[IMG] 

SHPËRNGULËN SHQIPTARËT ME FORCË NGA TROJET ETNIKE


Në këtë luftë u dëbuan 800,000 mijë shqiptarë, u vrane 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët civilë.
Skeda:Destroyed-t-55-tank-Kosovo.jpgI VJEN FUNDI  TANKUT TË FORCAVE USHTARAKE SERBOSLLAVE !

Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara. Vlerësohet, se gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), forcat militare dhe paramilitare serbe kanë vrarë, ekzekutuar apo masakruar në forma më mizore, rreth 15 mijë shqiptarë, ku 90% prej tyre qenë civilë të pa armatosu.. Në këtë periudhë kohore janë përdhunuar afër 20 mijë femra shqiptare. Gjithashtu, mësohet për rrëmbimin e mbi 3 mijë shqiptarëve, ku pas luftës një pjesë e tyre u gjetën nëpër varrezat masive në Serbi, ndërsa akoma nuk dihet për fatin e 2087 të tjerëve.
 Skeda:War in kosovo 1999 2.jpg
 XHAMIA E SHKATRRUAR NGA FORCAT SERBE(1999)

Sipas një përllogaritje, gjatë periudhës kohore mars 1998 - qershor 1999, njësitë kriminale dhe artileria e rendë serbe kanë shkatërruar dhe djegur pjesërisht ose tërësisht rreth 1.100 vendbanime Shqiptar, kanë plaçkitur, djegur e shkatërruar mbi 200.000 shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore, fetare etj.

Ushtare UÇK 300x199 Lufta e Kosovës, kontribut edhe i Shqipërisë   VIDEO 
USHTARËT TRIMA TË UÇK-SË

Mes kontributit të përgjithshëm, një ndihmë të çmuar në këtë Luftë dhanë dhe shqiptarët e shtetit amë, Shqipërisë 3 vjet më parë, Kosova u shpall shtet i pavarur.

Që të arrihej deri në këtë ditë të ëndërruar, në vitet 1997-1999 u desh të ndërmerrej një luftë e përgjakshme ndaj regjimit serb të pushtimit.

Në Luftën për Çlirimin e Kosovës dhanë kontributin e tyre shqiptarë nga të gjitha trevat shqipfolëse, apo edhe emigrantë të çdolloj kohe në shtete të ndryshme të Botës.

Mes kontributit të përgjithshëm, një ndihmë shumë të çmuar në këtë Luftë kanë dhënë edhe shqiptarët e shtetit amë, Shqipërisë.

Për konjuktura të detyruara të politikës, historitë e këtyre vullnetarëve nga trojet amë, janë mbajtur të fshehta apo edhe gjysmë të fshehta.
Lufta e Kosovës, kontribut edhe i Shqipërisë (VIDEO)




Në specialen që kohë më parë e pamë (e përgatitur nga gazetari i ABC news Ferdinand Dervishi), për herë të parë u zbuluan  historitë personale të disa dëshmorëve, por edhe të disa drejtuesve të kësaj Lufte, që ishin vullnetarë nga shteti amë...
http://www.youtube.com/watch?v=O4nfjf8CbuA&feature=player_embedded

 Disa pamje filmike nga Lufta e Kosovës gjat viteve 1998-1999

(http://mergimtari.npage.de/lufta_e_kosoves_60407827.html)













Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...