2011-06-12

Abuzim hipokrit i organizuar dhe skandaloz në Autostradën e Kosovës Morinë-Merdare




Foto-reportazh-koment  nga Asllan Dibrani  -2011
Shkruan Asllan dibrani
 
Kosova  e vuajtjeve ,Kosova e përçarjeve, Kosova  e  gjakosur  mbas shumë shekujve, Këto tmerre Kosova dhe ai popull i përjetoj  në palcë,  pasojat e sajë po i ndien   akoma. Ky popull po i ndien dhe plagët e shekujve,   deri me ditët e sotme  nga pushtuesit e racave te  huaja,në fushën ekonomike,sociale, kulturore,  integruese etj. Ne shqiptaret  ju gëzuam "Pavarësisë se Kosovës"  me këtë nocion menduam se do ti hiqen barrierat dhe ndërskamsat  këtij populli  të shumë vuajtur. Të  keqen ta bënë vetëm i huaj të vret, të përdhunon, te nënçmon  por edhe të zhduk ,se edhe për atë ka ardhur që të pushtoj ,të masakrojë  të degjenerojë dhe të shfrytëzojë. Një gjë e tillë sikur po na ndodhë edhe me pushtetarët tanë shqiptar  ,flasin shqip, bisedojnë shqip,polemizojnë shqip dhe  udhëheqin politikë shqip,komunikojnë edhe me popullin shqip , e jo siç ishin  gjuhët e pushtuesve deri me tash  romake,turke,italishte bullgare,hungarishte ,gjermanishte  dhe serbishte por me një politikë te mbrapsht . Po si sinonim i  kësaj teme është (skandali   i pa presidencë në zhvillimin e ndërtimit të   autostradës
 
 
 
Morinë-Merdare )që  do të na lidhë me Evropën.
 
 
Pamje e një abuzimi  skandaloze në "Autostradën Morinë -Merdare" cepi i  djatht  zhavorr dhe rërë,  parapërgatitje   përfundimtare e  shtresës së fundi  nga 5-6  cm" kësaj nuk i thuhet burrëri" !po korrupsion ,vjedhje e djersës se popullit.
Nga kureshtja  ,gëzimi,malli  që ta shohë autostradën e Kombit qe mund te quhet kryevepër, u shndërrua në mllef,revoltë dhe zhgënjim?
Ishte një ditë e  bukur dhe me vapë,  vendosa që nga kureshtja ta vizitoj këtë gjigante   "autostrade"për Kosovën akoma të  varfër   dhe me një ekonomi, shumë të pa perspektivë, por megjithatë u nise një rrugë  e domosdoshme që i nevojitet  kombit shqiptar ma shumë se çdo gjë. Zhurma  e here pas hershme  polemizuese  për këtë rrugë, përplasjet dhe debatet  në institucionet e Kosovës,  nuk lenin përshtypje të populli as pak dhe shpesh është irrituar masa. Shpesh janë dhënë shifra  marramendëse për këtë projekt, milionëshe e milionëshe,janë  etiketuar edhe figura te mëdha politike,janë shkruar me qindra artikuj , me dhjetëra emisione  televizive  duke i shpalosur  se kush ma shumë meritat e veta,por edhe   kritikat kundër njeri tjetrit, mbi  korrupsionin,  hajninë dhe keq menaxhimin  ekzistues  në teren! Arritja në  vendin e ngjarjes, sikur nuk ju pëlqej disa nëpunësve  qe  të hyj  në territorin ku zhvillohen punimet nga firma  Bechtel&Enka amerikano-turke, fituesja e tenderit  për këtë autostradë. Ata theksuan që  të  marre ndonjë konfirmim apo leje nga të" mëdhenjtë e famshëm" të tyre për ta vizituar apo fotografuar këtë projekt që po i zhvillon punimet.
 
Pamje e punëtorëve  shqiptarë në kohën e drekës,  të firmës Bechtel&Enka duke punuar në kushte të jashtëzakonshme , me  një orar të stërzgjatur,  nga 320 deri në 350 orë!
Pamje nga punëtorët shqiptar në kohën e drekës,  të firmës Bechtel&Enka duke punuar në kushte të jashtëzakonshme , me  një orar të stërzgjatur,  nga 320 deri në 350 orë, ndërsa sipas rregullores i kemi  160 orë në muaj theksojnë këta punëtorë të lodhur dhe të molisur nga  puna   e kësaj dite. Ma tutje shprehet një  burrë i shtyrë në moshë  me të ardhura  mujore deri ne 200 euro në muaj, gjysma po me shkon për udhëtim nga  fshati Zhuri  i Prizrenit , pa sigurime dhe pa të drejtë reagimi apo ankese,   siç ndodhi para disa  muajsh, akoma pa u organizua një protestë  u shua  me  presione ,shpërndarje dhe largime nga  puna , kush i ka bërë këto marifetlleqe  nuk guxuan të prononcohen me emër, por  thanë se i din qeveria e Thaqit në muajin mars, se kenë e kanë larguar  dhe pse i kane larguar nga puna !?...Këta punëtorë deklaruan shumë  te dhëna  rrëqethëse  por u lutën që mos ti publikojmë emrat e tyre  se na hakmerren dhe na largojnë nga puna!
Vet me vete thash se deri sa këta  janë  kritik ndaj medieve qe mos të lejohen njerëzit e tjerë ta vizitojnë këtë   vepër kapitale për  Kosovën, përfitova bindjen se diçka është duke  u "fshehur ose zier " dhe pa pritë mas  vazhdova ti afrohem  vend punimeve  të rrugës. Ishte  vërtet një kënaqësi   sikur te ishte  puna në rregull  e  këtij sejmeni rrugor  shumë e rëndësishme për  zhvillimin e  Kosovës dhe rajonit ,por me kalimin e një pjese te rrugës shihej se vërtet ka  hile , pikërisht   diku në kilometrin e 7-të në drejtim të Prizrenit nga Morina hasa në  rrugë të përfunduar edhe me shtresën e dytë  , sipas asaj qe shihet  ne praktikë aty kryhen dy shtresa të asfaltit  dhe e treta është finalja me nga 5-6  centimetra  trashësi . Ishte  thjesht rërë e trash zhavorr i shtrirë ne cepin e djatht të rrugës i ngjeshur  ,i përgatitur për shtresën e fundit  ku njeriu  i ndërgjegjësohem  vërtet tmerrohet  nga një  veprim skandaloz, ishte një trishtim rrëqethës për popullin shqiptar në këto kushte të mjerueshme, që  janë duke e nda edhe  kafshatën e bukës nga goja për me investua këtë projekti   në ndërtim. Populli i ka sytë nga ky projekt  i mirëpritur po i kushtueshëm,  deri  në palcë, në këtë kohë me një ekonomi shumë të dobët në Kosovë!  Ky projekt si pore kryesore për rajonin e Kosovës, Shqipërisë dhe të Evropës që do të lidhet kombi  ynë, është mëkat qe pas gjashte muajsh të gropohet siç po ndodh me rrugët e tjera në Kosovë.
Sido qe ta analizosh, paragjykosh ,vlerësosh  këtu ka te bëjë me një abuzim skandaloz.   Ky projekt  të sakatohet  nga njerëz, të pa përgjegjshëm ,nga njerëz të korruptuar nga  njerëz të pa vizion ,   në politikë ,ekonomi dhe fusha tjera   në interesin e popullit është vërtet një vepër skandaloze  edhe me përmasa ma te gjera  jashtë kufijve të Kosovës. Ky  është një skandal i pa parë   ne valën e  një  teme aktuale nga te gjitha institucionet e Kosovës që  mos të ketë  korrupsion lidhur me këtë rrugë ,kjo prapë po ndodhë s'mundet njeriu të thotë qe nuk po ndodhë kur paraja po derdhet për këtë projekt  ndërsa  ne anën tjetër të mbushet  rruga me  dhe  gur  e zhavorr s'ka koment? Me tu kthyer nga ajo rrugë isha  shumë i zhgënjyer  vendosa ta shkruaj  këtë pamje shume  tragjike për kombin ,për investimin dhe paratë e derdhura   për një rrugë që te jetë  rrugë  e ardhmërisë edhe për brezin e ardhshëm   e jo  për një kohë te shkurt te jetë rrugë   e gropave  dhe kalldrëmeve . Duke e pare këtë rruge ne praktike  aty përfiton  njeriu përshtypjen se dikush ka gisht në duke abuzuar në menaxhimin e sajë me sa vijon: 
 
DSC04299
Cepi i djathtë i rrugës duke e pritur  zhavorrin ne vazhdim si fazë  e parafundit! Pamje e pastër nga e djathta  pa asfalt  ,ndoshta  e lënë  qeveritarët  edhe  për veti nëse nuk  ju shkon te gjithëve  rreth arave  dhe katundeve  të tyre?
1."Firma kontraktuese",
2."Njerëzit mbikëqyrës" te objektit në fjalë ,
3."Qeveritarët në pushtet",
4. Apo  koalicioni  i te gjithave  "punën shkel e shko" qe ta ngjyrosi   rërën me ngjyrë sa për ta bërë përurimin, prerjen e shiritit dhe përfitimet e poenave politike  por edhe   duke i mbushur  gjepat me paranë dhe djersen  e popullit!
 
DSC04172
Pamje e dhimbshme e punëtorëve  ne këtë firmë  duke e keqtrajtua punëtorin kosovar  me  punë të rënda pa kushte ,me pagesa te vogla, të pa perspektivë duke  i spekuluar ne trajtimin e tyre gjeja se  kemi punësuar kaq e kaq !
 
Autostrada e Kosovës Morinë- Merdare projekt i gabuar në destinacion !
Ky projekt është përcaktuar nga "qeveritarët e famshëm kosovar " që të përfundoj në Mendare drejtimi i Prokuples në Serbi  qe interesat e kombit tonë janë shumë ma te vogla kur  ka mundësi të  ndërrohet destinacioni  i sajë nga Merdare në drejtim të Kosovës lindore  Preshevë ,Bujanovc e Medvegjë,  qe së paku të kenë dobi vëllezërit tanë që na kanë mbetur nën  pushtimin serb.
DSC04220
Pamje e pa koment e këtij kamioni,  punëtor i firmës  së lartpërmendur,  pa kurrfarë mbrojtje  dhe sigurie  nga punimet që bëhen në urë sipas fotos " jeta në rrezik" .
Ti ndihmojmë vëllezërit tanë atje,  e jo serbët e Shumadisë  për Prokuple e Krushevc. Ta shfrytëzojmë rastin  mor të mjerë "pushtetar  shqiptarë"  përmes këtij projekti  pozitën   gjeografike,  qe ta përforcojmë interesin e kombit ne strategji, ekonomi, me një politikë afatgjate dhe të qëndrueshme  për popullin shqiptar, në këtë rast për shqiptarët e Kosovës lindore, e qe gjeografikisht ma shpejt dalim  ne autostradën e Beogradit që të vazhdohet për  në shtetet e Evropës. Ky projekt në bazë të veprimeve praktike, po që vazhdon edhe ma tutje  mund të quhet  projekt i gabuar në destinacion me një kosto të pa llogaritshme për popullin e Kosovës në këtë kohë  me një ekonomi të dobët.
 
DSC04301
Punimet  në Autostradën  Morinë- Merdare  qe e lidh serbet e Shumadisë duke i anashkaluar vëllezërit e "Kosovës lindore" Ky projekt është përcaktuar nga "qeveritarët e famshëm kosovar " që të përfundoj në Mendare drejtimi i Prokuples në Serbi  qe interesat e kombit tonë janë shumë ma te vogla kur  ka mundësi të  ndërrohet destinacioni  i saj nga Merdare në drejtim të Kosovës lindore  Preshevë ,Bujanovc e Medvegjë,  qe së paku të kenë dobi vëllezërit tanë që na kanë mbetur nën  pushtimin serb.
 
Këtu po shihet se për një arsye apo një tjetër,qeveritarët aktual  janë duke  e gabuar destinimin e kësaj (Autostrade) duke i anashkaluar  vëllezërit  tanë  në "Kosovën lindore"   që të lidhen  me këtë rrugë dhe trungun e Kombit!...
Nga gjendja aktuale  thërras të gjitha institucionet, organet kompetente ,  tekniket e mbikëqyrjes dhe pjesëtarët e ndërgjegjësohem, të qeverisë   që të reagojnë  rreth  këtij  projekti të shkojnë në vendin e ngjarjes dhe ta vërtetojnë  me qëllim që të shpëtojnë  djersen  e popullit shqiptar ,që mos të varroset  në gropa dhe kalldrëme nga njerëz abuzues dhe të  korruptuar. Kombi ju thërret, o sot o kurrë, që tu themi "stop"  qyqarëve,abuzuesve, të korruptuarve,shpirtshiturve,hipokritëve, zuzarëve, injoranteve ,tradhtarëve,intrigantëve ,demagogëve,mafiozëve dhe antikombëtarëve. Ta shpëtojmë kombin, token e shenjte të Kosovës pa u copëtua dhe cenua, territori ynë, nga armiqtë shekullor. Shpresojmë se të gjithë  intelektualët janë të vetëdijshëm si në Kosovë  ashtu edhe në  Diasporë që ta kuptojnë situatën dramatike  në te gjitha segmentet dhe i ftoj që të jenë ma afër  ngjarjeve dhe   ta japin kontributin e vet    për çështjen e atdheut !?...

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...