2011-06-17

Kush i shkroi dramat e Shakespeare-it?



Një film i ri nga regjisori Roland Emmerich do të zgjojë një komplot shumë të vjetër.

Filmi i ardhshëm i regjisorit Roland Emmerich ‘Anonymous’ do ta vë në lëvizje regjisorin e filmave ‘Independence Day’ dhe ‘The Day After Tomorrow’ në një botë të re, Anglinë e shekullit 16 dhe 17. sikurse i ka thënë Prospero Mirandas në një prej vargjeve më të famshme të Shakespeare-it, "Tis new to thee". Për ne të tjerët, është vetëm një kthim në shkurren e tharë të çështjes së autorësisë. 

‘Anonymous’ nuk do të lëshohet deri në vjeshtë, por tashmë e dimë nga publiciteti se filmi i regjisorit Emmerich adopton pohimet e kontit të Oksfordit rreth dramave. 
Përkrahësit e besimit se Edward de Vere është autori i vërtet i veprave të Shakespeare-it, pavarësisht nga vdekja e hershme në vitin 1604 (për shembull para prodhimeve të para të 

‘Macbeth’, ‘King Lear’, ‘Coriolanus’, ‘The Winter's Tale’ dhe ‘The Tempest’), përftojnë një shumë të besimit të tyre nga përkrahja e Sigmund Freud. Kjo fantazi i kthen dramat në autobiografi surrogate të një konti të fshehtë letrar. 

Nuk e kam asnjë ide se sa i beson Emmerich kësaj linje të argumentit, e cila është e mbështetur nga Derek Jacobi dhe Mark Rylance, por është me rëndësi se regjisori ka vendosur t’i injorojë komplotet e panatyrshme të autorësisë, pothuajse të ngjashme, por shumë më melodramatike, që janë të bazuara në vdekjen e çuditshme dhe të dhunshme të dramaturgut Christopher Marlowe. 

Për hierofantët e shoqërisë Marlowe, dramaturgu nuk ishte vrarë në një tavernë në Deptford, pas një zënke rreth faturës, por ishte zhdukur si me magji për në Francë nëpërmjet lidhjeve në gjykatë (Marlowe ka qenë spiun). Aty, për 20 vitet e largëta, ai shkroi dramat që i atribuohen Shakespeare-it, duke i trafikuar prapa në Londër nëpërmjet kanaleve diplomatike. 

Dyshoj se Emmerich nuk e ka adoptuar këtë skenarë për shkak se tashmë paraqitur me mendjemprehtësi në filmin fitues të Oskarit të regjisorit Tom Stoppard ‘Shakespeare in Love’. Megjithatë, skenari i Oksfordit, që asnjëherë nuk është bërë film, është territor i virgjër. 

Përndryshe, Emmerich vetëm tani do të fillojë ta kuptojë se në çka e ka futur vetën. Interneti është shtëpi natyrale për teoritë konspirative dhe çështja e Oksfordit është një teori konspirative. ‘Anonymous’ mund të jetë i mirë, i keq apo indiferent: por do të paracaktojë një sezon të hapur për çdo emër të entuziastit letrar. Për ta shikuar shpejt atë çfarë kjo mund të përfshijë, vetëm hapeni ndonjë faqe të librit të autorit James Shapiro ‘Contested Will, Who Wrote Shakespeare?’, një shpjegim prej dijetari i teorive kryesore anti-Stratfordiane. 

Mbetet të shihet nëse ky është ‘box office’ (Shakespeare in Love sinqerisht ka qenë). 
Një gjë është e besueshme: ‘Anonymous’ do të gjenerojë një numër të madh të shkrimeve. Përderisa çdo publicitet është publicitet i mirë, mund të ketë pasoja të pamenduara të prezantimit të një autori të ri të kanonit, megjithëse nën një prospekt tërësisht fals.
(The Guardian - Përktheu: Alfred  Beka)

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...