Brunilda S. BOÇOVA , lindi në qytetin
e Fierit më 10 mars 1977 .Ka kryer shkollën 8-vjeçare në shkollën “Mark
Dashi” të qytetit . Të mesmen e përfundoi në gjimnazin “Perikli
Ikonomi” po në Fier. Studimet e larta i kreu në Fakultetin e
Infermierisë në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë. Aktualisht punon
pranë Drejtorisë Rajonale të Shëndtësisë- Qarku—Fier, në Kabinetin e
Edukimit Shëndetësor. Ka marrë ÇERTIFIKATË nga Bashkia-Fier,e dalluar si
talente e re për vitin 2004 dhe që prej këtij viti është Anëtare e
Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë .
Veprat e autores
“Si ta shkruaj psherëtimën”, poezi 1998
“Ujëvara e ëndrrës”, poezi e prozë 2003
“Disqet nisin të flasin”, poema 2003
“Fajet e reve”, tercina 2004
“Penët krehin dallgët”poezi, 2005
“Simbioza yjeve”poezi, 2005
“Perëndim i ciflosur”poezi, 2006
“Fjalëz e vesuar,”shprehje e aforizma, 2006

“Në gjunjë të mallit…,”poezi 2007
“Shtatëdhjetë e shtatë tufane marsi”, poezi, 2007
“Marsi i zbutur nga vetëtimat”, poezi 2008
“Metaforë mbi valë” tercina 2009
“Psherëtima të gjunjëzuar”poezi, 2009
Etj.
Krijimtaria
e poetit, e sanksionuar në librin e botuar, i shton ligjshmërisë
natyrore të lindjes së jetës njerëzore, rilindje dhe lindje të tjera
shpirtërore, që kanë të datuar vetëm fillesën, kurse fundin nuk mund ta
profetizojë askush. Jetëgjatësia e tyre nuk njeh dhe s'ka të bëjë aspak
me procesin moshues të plakjes, përkundrazi, ky proces mund ta rinojë e
freskojë në paafatshmërinë kohore, në vartësi të vlerave dhe shijeve të
lexuesve të ardhshëm.
Poetes Brunilda Boçova, i lexoj biografinë rilindëse dhe lindëse, me fillesën e parë në vitin 1998.
Pse them rilindëse dhe lindëse?
Për
mendimin tim, poeti rilind nëpërmjet krijimtarisë dhe njëkohësisht lind
vazhdimësinë e shpirtit të tij me krijesat e veta më të veçanta, më të
dashura, më të prekshme e të ndjeshme, librat. Ndërsa rilindja ndodh dhe
ndjehet brenda vetqenies së poetit në çastet magjike të krijimit,
lindja del jashtë vetqenies e materializuar me librin e botuar.
Më
lejoni, që pa hyrë në hollësira analizash letrare të krijimtarisë së
begatë të Brunildas, të bëj një udhëtim simbolizmash, pikërisht kohës
rilindëse dhe lindëse të krijimtarisë së saj.
Lindja e parë është dhe vetë dilema e parë, mendimi, shqetësimi dhe meraku i parë, sikurse gëzimi, emocioni dhe lumturia e parë.
Tek
Brunilda, kjo shumësi ndjenjash e mendimesh, koncentrohet në vetë
titullin pagëzues, titull që përbën sanksionimin e krijimtarisë në
librin e parë të saj.
Fillon
kështu udhëtimi i parë lindës i poetes, që na pyet e vetpyetet, e
bindur, që më shumë se ne, është vetë ajo çkoduesja e kodit zgjidhës të
pyetjes, "Si ta shkruaj psherëtimën".
Brunilda
paralajmëron lexuesin për pozicionimin e saj në këndvështrimin e botës,
pozicionim i qëndrueshëm, i pandryshueshëm, por i pasuruar nëpërmjet
këndvështrimeve të ndryshme e të larmishme.
Mua, ky pozicionim, më ngjan me boshtin, me qendrën valore, që sipas intensitetit goditës shumohet në rrethvalëzimet.
Pasi
kërkon e kërkon se si ta shkruajë psherëtimën, poetja kapërcen gjendjen
në vitin 1998, duke preferuar tjetër rrugëtim lindës në, "Ujvara e
ëndërrës", gjë që e arrin pas pesë vitesh ta prekë e jetësojë(2003).
E
plotësuar në prekje realitetesh brenda e përtej reales, poetja shton
pretendimet e saj në hapësirën e pakufishme të universit, aq sa po atë
vit(2003), edhe "Disqet nisin të flasin" përmes penës kozmike.
Tashmë,
rezonanca valore e Brunildas përmasohet sa horizontalisht, aq dhe
vertikalisht në udhëtimin lindës kohor një vjeçar, ku veç fajeve
tokësore, zbulon dhe "Fajet e reve" (2004). Mos e bën këtë ngjitje
lartësish për të parë mbase më qartë dallgët e shpupurisura? Besoj se
po, se ja tek zbret pastaj, për të bashkuar penën me "Penët që i krehin
dallgët" (2005).
Vënia
në zap e tyre, e bën të rikthejë po atë vit sytë drejt qiellit dhe me
shpejtësinë e mendjes arrin të realizojë, "Simbiozën e yjeve" (2005).
Kjo
është Brunilda, një eksploratore hapësirash të dukshme e të padukshme,
duke na bërë dhe ne bashkudhëtarë të varur e relativisht të pavarur prej
saj.
Kështu
dhe ne, veç perëndimit magjepës që shijojmë pragmuzgjeve, dallojmë,
falë këtij bashkëudhëtimi, edhe një "Perëndim të cfilitur", në vitin
2006. Atë, nuk mund ta dallojë kurrë shikimi i lirë njerëzor, as sy
meteorologu, apo astronomi. Eshtë jashtë aftësisë e fuqisë shqisore e
perceptuese të tyre, por jo të poetes, që po në vitin 2006, duke mos
dashur të na lerë vetëm me cfilosjen e perëndimit, na zgjon magjishëm me
një "Fjalëz të vesuar".
Cili
laborator shkencor, veç atij letrar, mund të arrijë magjinë krijuese e
konvertuese të idesë me materien, të frymës me trupin?
E
ky laborator letrar, ku eksperimenton e krijon suksesshëm Brunilda
Boçova, nuk ndalet vetëm në tjetërsime realitetesh në funksion të
mesazheve të forta ndaj shoqërisë, por edhe në depërtime shpirtrash
njerëzorë të trazuar.
2007-a
e Brunildas na le "Në gjunjë të mallit" e jo vetëm ai vit. Malli
kthehet në mundimin e madh e gërryes të shpirtrave njerëzorë, të ndarë e
degdisur gjithandej kësaj bote.
Tipik
me të këqijat e tij përsëritëse në kohë, marsi nuk i shpëton dhimbjes e
revoltës së poetes. Simbioza e tij me 7-tën, sjell "Shtatëdhjet e
shtatë tufane marsi".Një kataklizmo e tërë, një apokalips pa fund, edhe
pse pas një viti, laboratori letrar i poetes do krijojë një "Mars të
zbutur nga vetëtimat".
Brenda
fuqishmërisë tërbuese marsiane, një tjetër fuqishmëri kundërvënëse, jo
asgjësuese, por zbutëse, gjë që vetëm forca e fjalës, kodi i saj, mund
të arrijë ta realizojë.
Pas një marsi të zbutur, s'ka si mos dëshirosh përsëri detin dhe të udhëtosh me anijen "Metaforë mbi valë" në vitin 2009.
Brunilda është Poseidoni i ujrave në poezi.
Pas
një udhëtimi gati 12 vjeçar, me koencidencë 12 herë rilindjesh të
vetvetes dhe lindjesh librash, Brunilda Boçova duket sikur bën epilogun e
brendshëm logjik të tyre me lindjen e re të librit të 13-të në
fundvitin 2009.
Po miq!
Po, Brunilda!
Prologu
pyetës, "Si ta shkruaj psherëtimën", tashmë ka epilogun e vet zgjidhës.
Laboratori tënd letrar, ja arriti vërtet jo vetëm të shkruajë
psherëtimat, por t'i kthejë ato magjishëm në "Psherëtima të
gjunjëzuara",shkruan studiuesi Edmond Shallvari(Rilindjet dhe lindjet poetike të poetes Brunilda Boçova).
Ky i ftohtë i hidhët dhjetori, s’ma hidhëron vargun e brishtë,
E mëngjesi pendë-varur nga ngricat e para qesh në sytë e mi.
Mbetet metaforë e trembur dimri, një dritëz e largët malli,
Kafshohet në vështrime poetësh një klithmë që digjet shpirtit !
Ky i ftohtë i hidhët dhjetori, ngatërrohet
si lotët e marsit në lulet e kumbullës,
Merr si i trembur zvarranikë akullnajash që pikë-pikë grryejnë gurit,
Mëritë e ditës këputen në hijet e rrenëta të një dielli dimërak !
Të mbetesh njeri !
Të njohësh, të mos vrasësh, të mbetesh
kuptimi i të qënit Njeri,
Bota dhe njerëzit s’janë të gjithë njësoj,
Moralë dhe immoralë, trazojnë në të njëjtën çorbë !
Bota, kafshuar e nxirë nga mijëra gojë të shqyera,
Njerëzit të etur nëpër llumrat e ditëve,
poshtërojnë deri në nder!!
-Të mbetesh Njeri në këtë Botë
MREKULLIA që nuk sjell lot !

Fjalët e një miku
Në hijen e natës e fsheha portretin e heshtur,
Portretin që nuk kishte qenë kaq kohë aty.
Buzëqeshjen e syve e mbolla shpirtit të pastër,
Vështrimit të prerë ia hoqa hijen e rëndë,
Të mbetej kujtim i largët....,
Të largëta fjalët që dikur ishin thënë !

Gjurmët e hijta të trishtimit
Trotuareve trekëndësh hijeje një ndjenjë në zbrazëti,
Trungut vënë radhë, si vija pentagrami në letër,
Fëshfërimat e gjetheve hidhnin melodi të çrregullt,
Diku sythet që shpërthenin çastit mbulonin notat e vjetra.
Trishtimi është rrënjë e ndjesive hyjnore,
Le gurmët e tij në qerpikët që rrëzon loti !

Vjeshta
Ti rrëzove një gjethe mbi token e kaftë,
…, dhe nuk e ndjeve dhembjen e pemës.
Lehtë ranë njëra pas tjetrës gjethe të tjera,
përsëri ti i rrëzove, duke thënë se erdhi vjeshta.
Vjeshta,
përsëri solli me vete erën e shiun…,…,
Vjeshta!
Qetësia fillojë të mbizotërojë dhe shpirtrat
të trazohen pakuptuar,
…,…,pakuptuar, se dikur kanë qenë të dashuruar !

U var mjergulla....,
U var mjergulla mbrëmjes, në fytyrë të qiellit,
Yjet u strukën në furrikun e natës ..., ...,
Endur, si varfanjake, nisi të bridhte mjergulla,
Zbardhi hapësirën, deri në agim ...,
..., ..., u shkri prej rrezeve .

Poezia “mish-këputur” !
E ndjeva poezinë të qante në këmbëz të vargut,
Me gjurmë-gjurmë, lapsi ia maste shtatin,
Numëronte gërmat e diku lidhte bojën,
Niste nga e para dhe e priste gogël fjalën,
Aty pash, poezisë t’i dhembte shpirti !

Rrjedhës së marsit
Ndarë nisi marsi, vetmisë ulur heshtja,
Errur në mjergull, e thyer në kujtesë...,
Ndarë, prehu diellin stina e re në ditë gëzimi,
Djegur eshtrat frika, vatrës së detit në tradhëti fjale,
Mbylli keqkuptimet e pakuptuara,
të kuptonte rrjedhën...,

Krijimet më poshtë janë shkëputur nga libri "Marsi i zbutur nga vetëtimat"
Mes dy shpirtrave
Përtypur në ujëra të mëngjesta…,zgjohem kaltërsive,
…,dhe vesa që më bie qerpikëve, këputet copëzave të lotit,
Prehërit shtrin ijet e ndjen lodhjen e brishtë të mëngjesit.
Ikur në lundrime të klithëta valësh, krruset kristali i fundit,
Mbytet si hënë e vakët mes reve gri syri i tharë i mallit,
E mbetet mes dy shpirtrave të gurtë një kristal që të verbon si dritë qiriri.
Buzëqeshja e thinjur
E ndjeva të më ikte buzëqeshja, si shi i rrëmbyer,
Në pritjen e hidhët u nda mallgrisuri në malle,
Ia ndjeva rrahjen e krahëve prag-degëve të selvisë…,
Gjetheve të saj regjeshin rrezet e një agimi të lodhur.
Iku…,me mëritë e harruara në sundukun e vjetër,
Në pritje, thinja e parë theu heshtjen e lodhur në zarf .
Tik-takeve të një nate
Tani dherazi një pëlhurë e lehtë kafshohet me retë motake,
Duke u nisur për larg, tretet fjala dimërake, si rrezja nën vesë,
Këputet një heshtje e përplaset buzëve që dridhen prej lotëve.
Kam ikur…,jam ndarë…,dhe heshtja hap pas hapi ndjek hapa,
Marroset në vështrimet e qiell-kaltrit, syri që lidh mendime…,
Të lërë nën letrën e bardhë firmë shpirtrash të ndarë, që dikur...,
…,dikur preknin tik-taket e vona të natës, mbuluar nga yjësia.
Rrudhave të poezisë
Marrosur deri në dhembje, shket si lot marsi ora e pritjes,
Rrëzë ftoit dimërak shfletos fletë libri një dorë-thinjur poeti,
Me kohën nis e troket, koha e një tjetër jete, në dritëz-jetën jetë.
Kafshon hijet e mpita, vetmia e shkruar mbi kurriz të viteve,
Dhe rrudhave që koha i ka urtësuar, fle dita e pafundme e poezisë.
Nuk të pashë në ikje
Nuk të pashë në ikje…,ti ike i pari si klithmë dallgësh,
Dhe mbylle fund-harkut të qënit i pasur me gënjeshtër.
Nuk të pashë në ikje…,frika të kishte mbërthyer me kohën,
Fleta e bardhë në dorën tënde, s’kishte më hije-mallesh,
Përtej të qënit veht-vetja, dhe ata që njihje nise ti gënjeje,
Nise të bëje lojën e të kërkuarit…,si atëherë, dikur…,
Nuk të pashë në ikje…,ti ike si gënjeshtra e verbuar nga hijet.
Natë mes gjëmimave
Natën e preka heshtur në pragun e dritares lotmbuluar,
S’kishte yje murrëmësia e qiellit të vonë,
Hëna e mbetur gjysëm zhveshur, meditonte thellë.
Nata dukej se kishte ardhur dehur këtë mbrëmje,
Kafshuar në eshtër…,nxirë prej gjëmimave.
Ja mbulova pa fjalë lotët që i binin me ngashërima !
Diku…,kujtime të harruara
Diku, harruar si udhëtim i largët që kthehet memories,
Diku, pret për vite me radhë një sy i tharë,
Tharë nga loti e mbërthyer prej natës që lidhet pas yjesh,
Tik-taku i lodhur nën qelq, thyen heshtjen e vrarë që vret,
Ndahet në thërrime loti i ngrirë nën strehëz qerpikësh,
Të nis e hedh radhë kujtime që s’do të ishin kthyer kurrë !
S’ma hidhëron vargun
Ky i ftohtë i hidhët dhjetori, s’ma hidhëron vargun e brishtë,
E mëngjesi pendë-varur nga ngricat e para qesh në sytë e mi.
Mbetet metaforë e trembur dimri, një dritëz e largët malli,
Kafshohet në vështrime poetësh një klithmë që digjet shpirtit !
Ky i ftohtë i hidhët dhjetori, ngatërrohet
si lotët e marsit në lulet e kumbullës,
Merr si i trembur zvarranikë akullnajash që pikë-pikë grryejnë gurit,
Mëritë e ditës këputen në hijet e rrenëta të një dielli dimërak !
Kështjellat e rreme të mallit !
Më shtrydhet në qeskë të lotit, ai lot që dhimbet për tek ty,
Këputur fle heshtja që gjumë s’ka vënë, friguar që me kohën.
Ti merr përdore ah-et që shpirtit rrahin si këmbana shekullore,
…,dhe hija e mendimit të shkëputet, si vetëtima që kriset qiellit,
…,çahet në akullnajat e mallit dhembja që si dëgjohet britma.
Aty nisin e përfundojnë të parat e të fundit kështjella të rreme, bregut.
Më shtrydhet e shtrembet ai vështrim, lodhur si rrezja e parë e marsit !
Pritje e vrazhdë
Më le prerë, me atë vrazhdësi që shtroi pritja, tastjerës memece,
Ikja mbërthente zaje të rrudhura në bregun e thellë të memories.
Dita u ngrit me tjetër fytyrë mbi valët që krihnin fjalë-dallgësh,
Trembur si flakë qiriri, që dridhet murit të lashtë pikon brishtësia,
E kapërcen orë që thinjen buzë vatre, ku kreh flokët një fjollë tymi .

Çast mbi letër
Gishti i prerë pikonte pikë, mbi letrën e bardhë,
Dhe hijen e një të marre linte pas-ndarjes, ikur…,
Njollë e patretshme në përkulje të viteve,
Digjet, si fletë e tharë nën gurë nga klithmëra resh,
…,pikë-pikë, vazhdonte e s’pushonte
gishti vargje.
Zëra hijenash fund-dhjetori
Nata tretet me yjet në kupolën e grijtë…,dhe një copëz hëne i vezullon brinjëve,
Vrenjëtësinë dita m’a shtroi çarçafit të bardhë, ku mbi të zëra hijenash flenë…,
Mbërthyer fund-dhjetori, si vetë dhjetor-shtrydhuri në drithërima e rrebesh.
Vetëm mbete në kafaz të vetmisë, na le, nuk të lamë,vetëm mbete, përse kaq larg !
Koha do të përtypet për të mijëtat e sekondit në vështrimin tënd,
…,dhe ti përsëri s’do të më njohësh,
s’do të na njohësh të gjithëve .
Ndarja me emër
Më vrave pa folur, si fjala që këputet në shikim-ndarje,
Më vrave si dritëz dielli në pikë-mëngjesin e lodhur.
Hije ikur, u tret një puthje e njomë në sytë e heshtur,
Ti more zvarrë në shpirt, një mal me përqafime,
S’ishin të fundit, por të parat gonxhe malli.
Me lotë i mbulova në të ikurën e dhimbshme,
Ikja e kishte emrin ; 14-Shkurti i një viti plot lot!
Sofra e yjeve
I mbështolla yjet, i ula rreth sofre…,
Sofra për ta u bë si hënë e plotë,
Nga një copëz poezie u shtrova përpara,
Ngrita shikimin në hapësirën blu…,
Në befasi yjet, poezinë m’a ngjitën lart !
Vetmia që thyen gurët hënës
Vetmia ecën fshehtas dhe gurë thyen hënës,
Shtrembëron forca e mallit fjalët e lamtumirës,
…, bien si ortekët e plagosin shpirtra.
Diku, drithërimat e zërit s’i fshehin
orët e ndarjes,
Vetmia ecën e kthehet përgjatë trotuarit të vjetër.
Laga zemrën…,
Laga zemrën, tek përpëlitej jeta brigjesh,
Laga zemrën, tek çahej malli ndarjeve,
Laga zemrën, tek endej kujtimi, si fija tezgjahut,
Laga zemrën…, të ngrihej e qetë
mbi dhembjen njerëzore .
Vetmia kokëshkretë !
Ka kohë që vetmia troket pas porte…,
Prek pa folur e blen heshtjen që fle brenda,
Ngre kryet si kallamat që kërcasin nëpër flakë,
Dalëngadalë, nis t’i nxihen thinjat vetmisë.
Portës rri e s’shkulet…,kalon në trishtim.
J’a ftoha shpatullën malit !
J’a ftoha shpatullën malit…,…,
Me sy ia tremba gurët, nisi të pikonte lartësia,
Me harresë ia shkula shkurret e drizat,
Zbulova mes shkëmbinjëve zemrën e plasaritur,
Balsamosur nga pritjet e një lamtumire.
U var shpirti, në litarë gjethesh
U ça shpirti, fjala e plagosi hekurave,
Griste ditët me forcën e pafajësisë,
Numëronte hapat ku zbriste e përplasej loti gurit,
Zbardhonte sheshi, prej kripësisë…,
Ball-ngjeshur nga rrjedhat e lumit.
Aty u var shpirti, nëpër litarë gjethesh,
Të pinte frymën e fjalëve të murosura.

POEZI NGA LIBRI "MARSI I ZBUTUR NGA VETETIMAT"
Gardhova ndjenjat Gardhova ndjenjat me tel të sertë…, Fija e rrezes mos t’ia prekte trupin, Gardhova ndjenjat, aty në një “kotec”, As puthja e fundit mos t’u shpëtonte kallamave. Ngrita kurth për dashurinë pa kushte ! Fati im ! Me thonj ia nxora sytë fatit tim, Dhembje, s’ndjeva unë, por ulëriti shpirti. Me thonj ia grisa fytyrën e fajit fatit tim, Vajtoi si fëmija në djep, e ta lëkundja nisa. Me thonj e mbyta shpirtin e fatit tim Kur s’diti të ndalte vajin e pa shkak…, Kafshova freskinë [color="Teal"]Kafshova freskinë që më vinte anës pa folur, Memeces sy gri ia treta natën plot shi. Alfabetit të gjymtuar ,faqe malit ia gdhenda gërmat. Herë me inat forcën tregonte era , Herë e zhgënjyer niste rrugë për fjalët e humbura. Durimi i penës [color="Teal"]Kam ditë frikësuar nga e paqëna, Mureve shkunden krisma heshtjeje, Diku kryqëzon mendja fjalët që të brejnë ndërgjegjes, Shkatërroj me heshtjen, durimin e një pene Tremb rrjetën e lotit, të eci pa vajtime. Frikës t’ia shuaj të dridhërueshmen miqësi . Nata po vjen…, (16-rroksh) Nata po vjen, fjalë-pakët ulet parvazit me lule, Nata po vjen, yje-mangët hapësirës shkon habitur, Nata po vjen, dritë-zbehtë prej hënës qepur nga retë, Nata po vjen, ndjenjë-thyer nga copëra puthjesh të ngrira, Nata po vjen, ditë-shkurtër në fjalëkëmbimet mike, Nata po vjen, shpejt si meteor që bie nga qielli ! U ula me qiellin ! E qetësova qiellin, kur mbrëmja qetësoi vehten Me të u ula në qoshe të tavolinës time, Ngjyra krihej në pasqyrën e syve të mi, Yjet zunë vend nëpër gërmat e harruara, …,diku dhe të fshira nga mos-kujdesja. E qetësova qiellin në shpirtin e një poeti, Unë, më e vuajtura, vuaja me kohë vuajtjen e lindur…, Nisa të qetësoja botë rreth e qark meje, Të merrja frymë prej tyre të shuaja ah-et e mia ! …, …, …, Shumë larg…, larg prej qiellit kërkova copëza shprese, Frymë-pakët u shtri dhembja në sustën e vjetër, Harkonte trupin e syve, e fjalët gjysmonte me qepalla, Largonte lëkundshëm orët mbi veten, Dita-ditës tretej si fitili në vaj ! Kockat e erës Era përcëllonte trupin në rrezet e dimrit, Nga shtrëngatat, shiu i hollonte belin, Maleve prej vetëtimave ndahej copë-copë, Kthehej pas stuhisë në folenë e diellit, Të mblidhte kockat e shpërndara gurëve . Pas xhamit të luleve Ka ditë që rri, heshtur pas xhamit të luleve, Freskia aromatike e tyre më përkundet para syve. Diku vesa…, troket në mendimet e plasaritura, Bën vend, i ushqen, të nxjerr sythe jete aty . …, …, …, Mbi pianon e vjetër tërhoqa gishtat e fjetur, Zgjova kohën e zhgënjyer nga pabesia njeri, Shkunda lotin e djegur nga vitet e brishta. Melodisë ju drodh qerpiku i zemrës, Nisi të harkohej…, t’a ndjente ritmin…, Me rrahjet e saj ngatërrohej melodia ! Palosa vargjet ! Ia palosa vargjet poezisë në sirtarin e vjetër, Trupin ua deformova tek i ngjesha me penë, I mbylla kujtesës me dryn të ndryshkur…, Çelësin e hodha larg…, me të dhe penën, Mbeta e shkretë me frymëzim të vrarë, Fund-shekulli shkoi i ngarkuar me faje…, Largohem me kohën Largohem me kohën si një pulëbardhë e shkretë, Rrah për së fundi herë, krahët mbi kaltërsi, Dallgëve t’ua prish trupin e fildishtë, Largohem me kohën udhëve adresë-humbur të jetës! |
..., ..., ..., Harrimi—emër tre rrokësh , HA- një fjalë që shemb rini në shpirt, Grryen si kripësia bregun e gurtë. RRI- lëndon fletën e bardhë egoizmi, Merr drejtim të shtrembër në memorie. MI- bren kujtesën nga pak çdo ditë, deri… Deri aty ku koha starton finish në harrim . Rini e përjetshme-poezia Vargjeve ia plaka dorë-mendjen, fletës, Rrudhave si fytyra e një mali, s’iu tremb poezia, Qerpikut të zgjuar, dridhte pena gërmat, Shpërtheu pafajësia të mbillte rininë . Qëllova mëngjesin…, Qëllova mëngjesin, me penë ia theva dritën, Qerpikun e heshtur se drodhi flladi i fjalëve, U çua në këmbë roja plak…,…, Qëllova mëngjesin…, s’foli më pena, Kokë-ulur mbeti, e kapur nga vesa. Era përtypte cepa yjesh ! Këputa një yll, pikoi galaktika…, Lëshonte rreze mendimi mbi gjethet e sfilitura, Era përtypte me flladet cepat e yjeve, Shtrinte shkëmbinjëve degë të brishta. Rrënjët ua krihte me orët e agimit . E pash qiellin në të gdhirë ! E pashë qiellin të gdhihej, pa yje në agim, As hëna s’dukej, e trembur kish’ikur, s’di ku !? E pashë qiellin të vetmuar këtë mëngjes, Me petk të hollë mjergulle,hedhur mbi supe Mbuluar me të, sikur flinte kaltërsia…, Mbetur jetime nga yjet dhe hëna . E pash qiellin tek çarkonte vesën, e sitte ngadalë mjegullën e dëndur . …, …, …, Këmbeva dhembjen, me një puthje dashurie, Harrova mesoren ndjenjë, që rritej pa folur, Këmbeva fjalën, me një sy të përlotur, Humbi kristali që shkriu heshtjen. Këmbeva shikimin, me një vallëzim loti Humbi dremitjes, gjerdan iu bë kohës . Kafshohej freskia Kafshohej freskia në shtrat të natës, Merrte mesazhe e këpuste gjemba flladesh. Lëkundte gjethen e vetmuar në degë të yjeve, Lulet i ngjiste lart mbi trupat e tyre . Gurëve trokisja, thellësive Brigjeve mbeta jetim, si gjurmët që s’i fshin dallga, Diku, lartësive kryqëzoja rrugët e detit, Humbisja, thellësive…, gurëve trokisja me penë, Bregut dilja e lodhur nga puthjet e valëve . Mall i grisur Kam kohë në pritje e pritja m’u kthye në zall lumi, Kohën ndrys me orët e humbura…, …, Malli shtrin trupin e vrarë nga heshtja, Harrohet në buzëqeshjet e çara të natës, Ecën grisur, nëpër retë e copëtuara të qiellit, Troket në çdo derë bardhësia mall, të matet me yjet . |