Fitues i sivjetmë i çmimit letrar “Beqir Musliu” është shkrimtari Ibrahim Kadriu. Kështu ka vendosur juria në përbërje nga prof.dr.Agim Vinca, studiues i letërsisë, Miradije Ramiqi, poete dhe Ramadan Musliu, kritik letrar.
Vendimi është bërë publik të martën, në zyrën e kryetarit të Komunës, i cili edhe e jep këtë çmim letrar, që jepet nga viti 2004 e këndej.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, ka thënë se juria ka bërë një punë të shkëlqyeshme. Ndryshe, duke premtuar vazhdimësinë e kësaj tradite, ai ka nënvizuar se çmimi “Beqir Musliu” i bën nder Gjilanit dhe komunitetit letrar dhe sado simbolik që është për nga vlera, megjithatë është inkurajues për krijimtarinë letrare.
“Tani për tani i kemi këto mundësi, si komunë, por me rritjen e buxhetit, në të ardhmen, do të rritet edhe çmimi letrar, që tani peshon 2 mijë euro”, ka thënë Mustafa.
Duke inkurajuar miqtë e Beqirit që të merren me dorëshkrimet e tij, kreu i kësaj komune, Mustafa premtoi mbështetje financiare për botimin e tyre, që llogaritet të jenë diku rreth 200 tabakë.
Ramadan Musliu, i cili e ka arsyetuar vendimin e jurisë, ka thënë se shkrimtari Ibrahim Kadriu, autor i mbi 40 veprave letrare në gjininë e poezisë, të prozës dhe të dramës, përfaqëson njërin nga individualitetet e shquara letrare të letërsisë së sotme shqipe, i cili në vazhdimësi ka ndërtuar një arkitektonikë letrare artistike në themel të të cilës është ekzistenca historike dhe aktuale e njeriut dhe etnosit shqiptar.
Prandaj, dhënia e Çmimit letrar “Beqir Musliu” për vitin 2011, sipas mendimit të jurisë, është në favor jo vetëm të ruajtjes, por edhe të ngritjes së reputacionit të këtij çmimi që mban emrin e shkrimtarit tonë tashmë klasik, Beqir Musliu, ka thënë Musliu.
Anëtarja tjetër e jurisë, Miradije Ramiqi, ka thënë se dhënia e këtij çmimi është një meritë e madhe për Gjilanin. Sipas saj, shpërblimi më i mirë për Beqirin është botimi i dorëshkrimeve të tij.