Shkruan: Fadil SHYTI
Politika e prapësive imperialiste në relacionin Moskë-Beograd-Paris-Athinë e gjetiu e ka krijuar problemin e paqenë kurrë të Mitrovicës së ndarë së bashku me kompromiset e poshtra të politikanëve të poshtër nga Prishtina-Tirana e gjetiu!... Deklaratat e Rajnihard, se: "Nuk do të lejomë përsëri një Berlin të dytë"; janë vetëm ca bombonierka të radhës për naivët politikë, -mirëpo, jo të gjithë shqiptarët i hanë këto bombonierka të përgatitura në kuzhinat e shteteve të lartëpërpendura. -Them kështu, kur dihet që, muri i “Berlinit Shqiptar”, ekziston në Prizren dhe mes përmes viseve shqiptare; qe 133 vjet! Ky mur i zi me kufij të përgjakur, duhet të hiqet një orë e më parë! Janë të parët tuaj z. Rajnihard që atëbotë e copëtuan si një mollë të kuqe –deri tek Molla e Kuqe –Shqipërinë Etnike. Ndërsa, ju pretendoni tani ta hedhni shigjetën gjetiu në pjesë të tjera të Shqipërisë Etnike të ricopëtuar. Ju fort mirë e dini z, se: Kosova ka forca të mjaftuara si Policinë e Kosovës, FSK-n , -e të tjera forca vullnetare që rrufeshëm si dikur armata heroike kroate e cila i shporri kolonialistët serbë nga Knini - pra, padyshim-do t´i dëbonin bandat kriminale serbo-çetnike; mirëpo, jeni pikërisht ju “miqtë” ndërkombëtarë që, me UNMIK-un, EULEX-in dhe KFOR-in, që tani e 12 vjet pas luftës jeni kthyer në SATELITË besnikë të sotëm të Serbisë në Kosovë e më gjerë, -pa harruar të përkujtoj edhe klasën servile politike "shqiptare" -që po e pengojnë çlirimin dhe ribashkimin e Mitrovicës së bukur dhe shumë të begatë -mbase, për të gllabëruar Trepçën e cila i ruan ndër shekujt vendburimet e pasurisë përrallore të Shqipërisë Etnike. Kjo, është PIKËSYNIMI i Serbisë fashiste dhe aleatëve të saj besnikë, që ta krijojnë edhe pas 133 vjetësh në veriun e Shqipërisë Etnike; një "Prizren të Dytë " -të ndarë me mashtrime e dhunë- me kufij imperialistë. Sa do ta arrijë këtë, -mbetet të shihet, -kur po deklarohet qartë kjo edhe gjatë bisedimeve që po zhvillohen nga klasa servile politike në mënyrë tejet të mbyllur (jo transparente) nga populli i Kosovës, atje në Bruksel, me këto bisedime "teknike", -këtë objektivë e ka gjakatarja Serbi. Vigjilencë o popull! Re të zeza po sillen mbi atdheun tonë të përflakur e të përgjakur në kurriz të të cilit “dikush” tani -po e feston 12 vjetorin e çlirimit - duke harruar marrëzisht e dinakrërisht se, shumë vise tona kanë mbetur sot e sot të ndara nga trungu AMË. E shtrenjta, e begatshmja dhe sokolesha trime, Kosova Lindore ende po heq të zitë e ullirit nën kthetrat sllave; poashtu simotrat tjera të saj Tetova Shqiptare, Malësia e Madhe dhe Çamëria Heroike, ende nuk iu bien rrezet e lirisë e të ribashkimit kombëtar për të cilën kanë derdhur lumë gjaku, gjatë shekujve. Suedi, 12 .06.2011 |
2011-06-12
PSE TË FESTOJMË, KUR JEMI KËSHTU HUMBËS?!
Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...