Mbi 100 poetë në Prizren
Çmimi i qytetit të Prizrenit për poezi iu nda atdhetarit e poetit Zeqir Gërvalla. Edhe juria e LSHK’së dha tri çmime, atë “Metafora” dhe dy të tjera. Në takimin e poetëve morën pjesë edhe dy poetë të njohur turq, Ataol Behramoglu nga Stambolli, dhe Beste Sakalli nga Qiproja Turke.
Nga Express më 14 qershor 2011 në ora 08:42
Në qytetin e bukur të Prizrenit për dy ditë me radhë u mbajt festivali ndërkombëtar i poezisë “Drini Poetik”. Morën pjesë mbi njëqind poetë nga të gjitha viset shqiptare dhe dy mysafirë turq, Ataol Behramoglu nga Turqia dhe Beste Sakalli nga Qiproja Turke. Në mesin e pjesëmarrësve ishte dhe atdhetari e poeti, Zeqir Gërvalla, i cili momentalisht jeton në SHBA.
Manifestimi poetik me përmasa ndërkombëtare i Lidhjes së Shkrimtarëve u mbajt nën patronazhin e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit.
Përveç tri takimeve poetike, gjatë festivalit u hap dhe ekspozita letrare “Vepra e Hapur”, me ç’rast u bë edhe përurimi i disa veprave letrare e shkencore, dhe ekspozita artistike “Medaljoni i Prizrenit”, e piktorit Xhevdet Dada nga Tirana.
Sesioni letrar, që këtë herë kishte për temë “Si trajtohet letërsia shqipe sot?”, u mbajt në sallën e Asamblesë Komunale të Prizrenit.
Poetët vizituan muze e monumente kulturore e historike, vendosën lule në monumentin e dëshmorit te Posta e qytetit dhe te busti i dëshmorit Xhemajli Berisha. Poetët i bënë dhe një vizitë Universitetit të Prizrenit, ku tani kryetari i LSHK’së, Adem Demaçi, u nderua me një punim artistik që kishte të bënte me Prizrenin.
Me propozimin e Kryesisë së LSHK’së, çmimi i Komunës së Prizrenit iu dha poetit Zeqir Gërvalla, dhe ai iu dorëzua nga i pari i qytetit, Ramadan Muja.
Juria e festivalit pati një detyrë të vështirë, sepse para vetes pati shumë vlera letrare që meritonin çmime.
Çmimin “Metafora I” e fitoi krijimi poetik “Miku im nga Tubroku dhe liria” i poetit Hajdin Abazi, “Metafora II” i takoi poezisë “Ne” të Flutura Açkës, kurse “Metafora III” poezisë “Një pikë shiu” të poetit të ri Dren Shala. Veprën letrare (këtë herë kompletin e veprave të Rexhep Qoses) e mori poezia “Pas hartimit të një antologjie...” e poetit Anton Papleka, kurse “Pikturën e bukur” e mori poezia “Vajtja” e poetit Uzeir Ajradini.