2011-06-18

Shqipëria dhe Kosova me një abetare

 Autoritetet arsimore të Shqipërisë dhe të Kosovës janë duke bashkëpunuar për aplikimin ë një programi, që njehson tekstet që përdoren në nivelin e shkollave fillore të të dy vendeve. Grupe të ekspertëve do të nisin me përplimin e një Abetare të njëjtë dhe gradualisht procesi do të përfshijë dhe librat e lëndëve të tjera bazë.  



Projekti për hartimin e një teksti Abetare-je të përbashkët që të përdoret në të gjitha trevat shqipfolëse është shumë afër realizmit, njofton DW. Zyrtarët e arsimit në Tiranë, Prishtinë e Shkup kanë një marrëveshje kooperimi që do të shtrihet dhe për tekstet e lëndëve të tjera nga sistemi shkollor fillor. Zëvëndësministrja e Arsimit të Shqipërisë, Nora Malaj, duke veçuar marrëveshjen që ekziston mes Shqipërisë dhe Kosovës thotë se unifikimi i teksteve është një proces i natyrshëm, që zbatohet me lehtësi pasi, sipas saj, edhe vetë strukturimi edukativ publik në të dy shtetet ka ngjashmëri. Atëhere një standartizim sipas modelit europian do të ndihmonte të gjithë ata nxënës dhe prindër të tyre që lëvizin nga Shqipëria në Kosovë, ose anasjelltas. 



Kjo vjen nga hapja e tregjeve dhe lëvizja e lirë, thotë Nora Malaj për DW. “Duke patur parasysh që një pjesë e bizneseve të shqiptarëve në Shqipëri janë të lidhura me ato të bizneseve në Kosovë dhe ju krijohet mundësia, që fëmijët e familjarët e tyre të ndjekin shkollën pa asnjë problem dhe të krijojnë një mobilitet brenda rajoneve shqipfolëse.

Malaj  shton se standartizimi kap disa elementë thelbësorë, siç janë njehsimi i kurikulave dhe programeve dhe burimet njerëzore të kualifikuara të mësimdhënies. Për këtë të fundit do të ketë një program intensiv për trajnimin e mësuesve sipas planeve të reja mësimore. Zëvendësministrja e arsimit thotë për DW-në se niveli i bashkëpunimit nuk është institucionalizuar vetëm me Kosovën, por dhe me Maqedoninë. Ky akord sipas saj është dhe në nivelin e diplomimit të të rinjve, sipas standarteve europiane, duke patur në qëndër modelin e Kartës së Bolonjës. Nora Malaj përmend disa nga aspektet e bashkëpunimit. “Nga të treja ministritë e arsimit është vendosur një plan afatgjatë marrëveshjes që të krijojë mundësinë në realizmin e diplomave të përbashkëta, në realizmin e një kurikule të standartizuar të përbashkët për të tre shtetet, në realizmin e modelit të alter tekstit, sic është në Shqipëri, në realizmin e programeve të përbashkëta që do të shkojnë më pas në realizmin e teksteve, të përgatitur nga autorë shqiptarë që janë brenda Republikës së Shqipërisë, por dhe nga ata që janë nga të gjitha trevat shqipfolëse”.



Albano Zhapaj, drejtor në departamentin e arsimit të lartë në këtë ministri thotë për DW-në se bashkëpunimi Shqipëri - Kosovë do të shoqërohet dhe me liberalizimin e pranimeve, që do të bëhen në universitet publike. Duke ju referuar shifrave konkrete në sistemin universitar të Shqipërisë studjojnë rreth 700 të rinj nga trevat, nga Mali i Zi, nga Lugina e Preshevës dhe nga Maqedonia. Sa i takon studentëve nga Kosova nga viti i ri akademik pranimi i tyre do të jetë pa limit. Por Zhapaj tregon për një tendencë të pranimeve të këtij kontigjenti. 

“Do të ketë më shumë kuota për ciklin e dytë dhe të tretë. Kjo do të thotë që do ti jepet prioritet, ose më mirë të themi ata i japin prioritet masterave dhe doktoraturave, se sa ciklit të parë të sistemit Bachelor”.



Albano Zhapaj duke treguar preferencat e studentëve nga Kosova, shton se ata ndjekin më shumë degët në universitetin e Tiranës, në atë të Shkodrës dhe të Gjirokastrës etj. Por një kontigjent nga të rinjtë kosovarë frekuentojnë dhe sistemin universitar privat në Shqipëri, kryesisht për drejtësi, mjekësi, ekonomik, marrëdhënie ndërkombëtare etj.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...