ROMANIA E TRËNDAFILAVE
“Shqiponjat” dhe “Kaltërsia” fituan çmimin e posaçëm të publikut
Reportazh
Trëndafila….trëndafila ngado, pafund, gjithfarë ngjyrësh, të mëdhej, të paçelur
mirë, gonxhe. Trëndafilë papërjashtim në oborret e të gjitha rrugëve, në të
gjitha rrugët, në të gjithë ballkonet – edhe ballkonet e të dyja bashkive.
Budallallëku I Tiranës aktuale për t’I lënë ato pak hapsira që kemi “bar të
blertë” , pra, sipas përrallës së njohur të tre dembelëve e dhelprës, nuk shihet
gjëkundi. Aroma dhe fletët e ndezura të marrin me vete drejt hënës së bardhë ku
nuk ka mëkatarë apo nëpër qiellin blu. Marinela Paciurea , organizatorja e
festivalit folkloric ndërkombëtar të komunës së vogël të Pieleshtit, në
rrethinat e qytetit me 600 mijë banorë të Krajovës, ngjan me një kaçube
trëndafilash që vetëm lëviz. Gjith temperament, edhe kur qeshën me të madhe,
edhe kur nxehet, edhe kur rend me vrap, edhe kur të vështron në dritën e syrit
gjith dinakëri të bukur, ajo ka mundur të organizojë një të tillë festival që ka
kërkuar një barrë shpenzime duke future në lojë edhe vetë kryetarin e bashkisë,
z. Dan Viorel Dica; patjetër edhe biznesin vëndas. Kurse as Tirana e as Kamza,
prej nga vijnë artisët e dy ansambleve “Shqiponjat” dhe “Kaltërsia”, jo vetëm që
as flitet të organizojnë ndonjë të tillë festival ndërkombëtar, por,
personalisht unë, jam skeptic të besoj se Bashkia e Njësisë Nr 8 dhe ajo e
Kamzës, do t’i ftojnë për t’u dhënë dorën artistëve të tyre që sollën nga
Romania në atdhe një çmim. Nuk i ka përcjellë askush nga bashkiakët këta artistë
që do të prezantonin folklorin tonë të mrekullueshëm jashtë atdheut. Për fatin e
keq dhe dhimbjen time të thellë që e shpreh publikisht, folklori, që është gjëja
nga më të afërtat e identitetit kombëtar të popullit tonë, këta provincialët
tanë pasionantë për të patur të tjerë nën urdhëra, për t’u kënaqur me laj kat e
servilëve që I njohin mirë si ujku çakallin, përbën brimën e fundit të
kavallit.. Populli ynë i vogël këmbëngul për të hyrë në hapësirën e paanë
Evropiane , por, për pancirët e tija mbrojtëse kundër asimilimit, që janë
folklori,gjuha dhe letërsia, kush dhe sa të kujdeset nga mjeshtrat e
mentaliteteve fshatare që sundojnë nëpër kupolën e organizimeve tona shtetërore?
Nuk është fatkeqësi të lindësh fshatarë, por është fatkeqësi të vdesësh fshatar,
thotë një aforizëm. Kudo ku kemi qënë nëpër festivale folku, kryebashkiakët kanë
qënë të pranishëm me të tërë mirësinë dhe fuqinë që të jep posti, siç është Dan
Viorel Dica, që duke qeshur , zbulon një të vërtetë të bukur që mbase nuk u
pëlqen kollarezhinjëve tanë – “Unë vishem me kostum dhe kollare vetëm në ditë
dasmash”.
Edhe në gjuhën romune, është e njëjta fjalë sikurse në të gjithë ballkanin për
këtë lule që I ngan vajzave të shëndetëshme dhe që e dijnë fare mirë mrekullinë
e bukurisë së tyre. “Trëndafil”. Vallë të kenë kaq shumë dashuri për trëndafilët
në Greqi, prej nga ka shkuar në tër Ballkanin ky emër dyfjalësh “tridhjetë
fletë”?
Rreth katërind km nga ne ndodhet Bukureshti.
Përkthyesja jonë delicate dhe e zgjuar si një bugenvile, një valltare e
mrekullueshme dhe studente e vitit të katërt në juridik, Andreea ( te meshkujt
Andrei), si mendon ca, tregon se fjala “Bukur” që ndodhet në përbërjën e emrit
të kryeqytetit të vëndit, nuk I kujton asgjë. A, “Bukurije”, po. Don të thotë
“Gëzim”. Unë çuditem se si nuk janë kujtuar të pyesin kështuë qejfllinjtë e
spegimeve linguistike që kanë dhënë spiegimin gazmor të prejardhjes së emrit
“Bukuresht” apo “Berlin “ (Berrat e Linit).
Nuk ka mundur të vijë të na takojë poeti, publicisti dhe botuesi I njohur
Baki Ymeri, një krijesë e hijëshme e dy prindërve , babai ngaShipkovica
shqiptare dhe nëna romune. Me siguri çështje shpenzimesh. Në tër botën poetët e
vërtetë I kanë xhepat e shpuar. Poetët kuptojnë gjithëçka më mirë se sa të
tjerët dhe, “të tjerët” mendojë për herë se ua kanë hedhur, apo, kur kuptojnë më
shumë, duke ditur shpirtin e tyre të shimbshur, bëjnë në kurrizin e tyre edhe
gjëra të pahijëshme . Bakiu nga Saranda nuk ka ardhur, por ai na ka lënë një
kujtim. Poezia “Pisha me bugenvile” me motive nga Saranda. E kam të ruajtur në
usb dhe , kaq mjaftojnë për entuziastin e rrëmbyer si një përrua I kulluar,
Et’hem Gegën, ppresidentin e “Kaltërsisë” që t’u tregojë të gjithëve adej e
këndej se, ja, me ta është edhe një poet nga Shqipëria.
Ndërsa kalojmë nëpër rrugët me njerëz dhe trëndafila e me fëmijët tanë të veshur
me kostumet tona të mrekullueshmë, ai buçet andej e këndej “Albania – Albania”
duke I ftuar banorët të duratrokasin dhe, ata, sigurisht intensifikojnë
duartrokitjet. Ilona Catalina Lica, një valltare nga Bukureshti, bashkëshortja e
mikut të ansambleve shqiptare , turkut Cengiz, spiegon se lulet, blerimi e
sidomos trëndafilat patjetër që kanë ndikuar në shpirtin e gëzuar dhe aq të
dashur të romunëve.
Eqerem Tuga, nuk ka mundur të vijë këtë radhë me ansamblin e tij “Shqiponjat”
që ka sjellë trofe në Atdhe që nga viti 1994. ai telefonon përditë dhe kërkon të
dijë gjithëçka.
Por…Që të nesërmen e natës së parë, pronari I hotelit, duke shoqëruar në mënyrë
demonstrative vendimin e tij kategorik, kërkon që net ë largohemi menjëherë nga
hoteli I tij. Mbase ai është njëri prej sponsorëve. Fëmijët tanë natën kishin
luajtur, bëritur e kënduar deri në orët pas mesnate. Disa ishin futur për t’u
larë në pishinë pa lejën e askujt. Situate është krjet dramatike. Më bie në sy e
bërtitura e drejtuesit artistic Muhamet Melanit dhe Marinelës së bukur. Që të dy
I drejtohen njëritjetrit me britma në gjuhën e vet. Si lodhen ca, sa për të
marrë frymë, unë u kujtoj se ata kanë marrë vesh nga kjo grindje vetëm se çfar
thonin secili për veten e tij. Të dy luftarakët kujtohen se duhej patjetër edhe
përkthyesi. Më tej, I patundur në vendimin e tij, rri si një statujë pronari I
hotelit. “Thotë se është gati të paguajë nga xhepi I tij, port ë largoheni që të
gjithë nesër në mëngjes. Menjëherë”. Është bija e Marinelës, përkthyesja jonë e
bukur dhe delicate si një bugenvile dhe e saktë si ajo lule. Sytë e saj si dy
petale janë poshtë. Turp më të madh se të largohemi nga hoteli sit ë padëshëruar
është I frikëshëm. Nuk na ka ndodhur asnjëherë.
Marinela dikënd merr në telefon dhe, pas pak, vjen pikërisht kryebashkiaku Dan
dhe, më së fundi…Vendimi anulohet. Fëmijët janë të trëmbur, por I zoti I hotelit
duket ka të drejtë. “Edhe Cengizi po të ishte në vëndin e tij, ai Cengiz që
është vërtetë aq I mirë, edhe ai do të kishte qënë aq I prerë. Rregullat janë të
rrepta ngado dhe ju I keni shkelur rëndëshëm duke prishur qetësinë”, më thotë më
vonëIlona e mirë dhe e shkathët, e cila I tregon gjithëcka në telefon
bashëshortit të saj, që ka ndërhyrë që ne vijmë për herën e parë në Romani
kësaj radhe..
Albania!
Kanë nisur shfaqet e ansambleve.
Pas disa motiveve muzikore që prezantojnë vallen e parë, befas…Një fëmijë del
para publikut, duke breë lëvizje me trup në kërcimine valles me motive kuksiane,
që I detyron të duartokisin të gjithë nxetësisht. Është Elton Prenga nga Puka me
origjinë por që banon në Kamzë. Juria e përbërë nga koreografët e njohur Florin
Teodorescu, Marin Stelea, Adriana Stelea dhe Ilona ka harruar pozicionin prej
flegmatiku që duhet të mbajë ajo në konkurime dhe duartroket me zjarr këtë valle
me koreografinë e Avni Ndreut, birit të talentuar të Artisti të Popullit , Aziz
Ndreu. Vërej dy vajza romune që janë krah meje, se si lujanë duart e këmbët
sipas ritmeve të valles sonë që nuk e kanë parë e dëgjuar kurrë.Ndreu I
“Kaltërsisë” dhe Aida Xhamballati, koreografia e “Shqiponjave” kanë punuar me
shumë passion dhe përkujdesje në paraqitjen e valleve tona.
Tini 15 vjeçar, regjistron ngado me kamerën e tij , e herë me aparatin. Ai
është qejflli I njohur I lëndëve të shkencave egzakte dhe internetit, më thotë
në darkë I ati I tij Et’hemi, duke u ankuar se mund të rrijë pa ngrënë edhe
njëezetekatër orë mbërthyer pas kompiuterit, internetit apo mësimeve të fizikës
.
Festivali zhvillohet në një shesh të madh, mes plantacioneve të blerta dhe
shtëpive plot trëndafilë. Një tribunë e bërë me drunj të zgjedhur, qarkuar me
tollumbace dhe ngado ka lodra gjithfarëshe për fëmijë. Në qiell po afrojnë retë
e zeza. Ne na ka rënë radhe të tretët, por …dikush tjetër dueht të provojë
terrorin e shiut. Dy pasdreket më vendimtare kanë qënë me shi. Dhënia e çmimeve
më së fundi vendoset të realizohet në shtëinë e kulturës. Ajo është plot
artistë. Koreografia vëndase, Marga, na fton të hyjmë në zyrën e saj. Kemi
rendur nëpër shi paksa deri sa kemi arritur këtu.
Çmimi I veçantë I publikut shoqërohet me duartrokitje nga të gjithë. Spikerja e
programeve, spikere edhe e TV shtetëror të Romanisë por që ka ardhur
vullnetarisht të prezantojë programin, më pëshpërin në vesh se ishte e mahnitur
nga valet dhe kostumet tona. Ajo nxiton të ftojë në skenë liderët e shqiptarëve.
Mua më shkon mëndja te Eqeremi që nuk ka mundur të vijë këtë radhë. Popo. Të
nisë koncertin Shqipëria e para.
Nata e përcjelljes. Një darkë dhe, që andej, Gjergji, shoferi ynë do të marrë
kursin për në atdhe. Ai rri I pandarë me Aurelin, një shofer romun I
mrkullueshëm, shumë I zgjuar dhe I patëkeq, që e ngacmonin papushim vajzat
romune.
Fëmijët tanë nisin të qajnë ndërsa ndahen me romunët, me të cilët është e
pamundur ndarja.
“Bota është kaq e vogël për kaq shumë dashuri” – ndjej mërmërimën e Ilonës që do
të bëjë çmos të vijë të na takojë dhe në Turqi, atdheun e saj të dytë, kur të
nisemi pas pak ditëve për të shpalosur vallet tona….
RIZA LAHI
No comments:
Post a Comment