2011-06-16

DEBAT PUBLIK PËR FESTIVALIN E POEZISË "DRINI POETIK"(10-11 QERSHOR 2011)

Festivali Ndërkombëtar "Drini poetik" Kritik, Pyetje, Sqarime

Kritika / Komente nga lexuesit tanë

Përshëndetje për juve të bashkangjitur në Email.

Falemenderit që më jepet rasti, që ti kem adresat tuaja. Jo që dua ti keqpërdor apo t'ju bezdis, po thjesht, të kam mundësin të ju kontaktoj ndonjëher.

Po ju prezantohem shkurt:

Unë jam Muhamet Hoxhaj, jam nga fshati Zhur, jetoj dhe veprojë në Gjermani, tashmë 21 vite. Për moment jam pa punë dhe me hobin që kam startue para gati 3 viteve, kam punësuar vehten për çështjen kombëtare me dy vebfaqe elektronike dhe me një stacion të vogël të radios, ku po mundohemi të mirëmbajm kulturën tonë të shtrenjët dhe me vler, me muzik të mirëfillt dhe të pastërt shqipe.

Pa qëllim reklame, po u ceki vebfaqet: www.KosovariMedia.com dhe www.RadioDrijona.de

Neve të nderuar përfaqësues medial, të artit dhe kulturës po edhe nga politika, po mundohemi që të informojmë opinionin në drejtime të ndryshme... E veqanta që posedojm neve nga portalet tjera, është se ne përfaqësojm me veqanti artin, kulturën, letërsin, historin, publikojm autor, punime të tyre, tregime, poezi, proza, libra shqip e shum e shum kategori tjera, që në shumicën e portaleve shqiptare nuk mundesh me i gjet.

Këtë punë po e bëjm me kënaqsi dhe me moton e mikut të parë i cili ka kontribue në vebfaqen tonë elektronike, Mexhid Yvejsit, "shkojmë së bashku në shërbim të kombit" po e shërbejm kombin, me vullnetin tonë të plot dhe pa asnjë sponzor apo të marrura gjetiu....

Me keqëardhje marrim këtë informacion, të cilin veqse e keni lexue....(dërguar nga Flori Bruqi)

Neve informacionin këndej në vebfaqen tonë elektronike rreth festivalit ndërkombëtar të poezisë "Drini Poetik" e kemi publikue edhe si zakonisht edhe e kemi reklamue në shumë forume tjera, me shpresë natyrisht që të keni pjesmarrës sa më shumë..... Të jetë ky festival sa më i begatshëm dhe i pasuruar edhe me publik....

Shiko publikimin e artikullit: Njoftim: Në Prizren mbahet Festivali ndërkombëtar i poezisë "Drini poetik" 10-11 qershor 2011
me veqanti ju propozojmë që ti shikoni emrat të cilët figurojn në artikull (artikulli fillimisht na është dërguar nga Flori Bruqi)

E bëjmë këtë punë se vërtet është kënaqësi ta informon opinionin rreth një takimi të madh ndërkombëtar, siqë është ky Festival i cili për herë të dyt mbahet.

Përse po ju shkruajm?

Nuk po kam dëshir të komentoj, këto përçamje që jan të përditshme, jo vetëm në rrethin e përfaqësuesve të artit dhe kulturës.... Nuk e komentoj se vërtet juve si pasqyr e jona, e rinisë, e të së ardhmes, juve që po pasuroni artin dhe kulturën, të i lejoni vehtes kritika "korruptive" rreth qmimeve simbolike që natyrisht edhe i përkasin punës së një autori. I jepni vullnet, përkrahje që punën që ka bërë, sado pak me diqka të qmohet.... është simbol i vullnetit për punë.

Ç'farë më shtyn të ju shkruaj?

Mbasi se ky takim apo festival letrar i poezisë " Drini Poetik" Festival Ndërkombëtar - andej në prizren sponzorohet nën patronatin e Kryeministrit z.Hashim Thaqi dhe me kryetarin e lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës z.Adem Demaqi, po ju drejtohemi direkt:

Sa për sqarim: Në listën që kemi publikuar neve, asnjë autor nga Kosova Lindore nuk figuron aty!!

Nuk e di sa mundet me qenë ndërkombëtar një Festival, përderisa autor që pasurojn me të madhe artin dhe kulturën edhe nga Kosova Lindore, nuk kanë qenë të ftuar, apo ndoshta edhe thjesht mundemi të gabohemi se të gjithë autorët nuk po i njohë, po ja që nga reklamat që kemi bërë në forume, kemi pasur kritika negative se pse nuk figuron asnjë autor nga Kosova Lindore në listën e publikuar?!

* * * * * * * * * * * *

I nderuar z.Hashim Thaqi, i nderuar z.Adem Demaqi

këto përgjegje ia kemi borgjë vizitorëve tanë dhe me këtë rrugë edhe gjithë opiniont:

Përse nuk figuronte asnjë autor nga Kosova Lindore në listën e publikuar?

Sa mundet me qenë ndërkombëtar një festival përderisa anashkalohen motrat dhe vëllezërit tanë në Kosovën Lindore?
(Mos më thuani se kemi pas nga Shqipëria autor)

Si mundet që juve ti lejoni vehtes, një skandal të tillë?

dhe më në fund,

Përse të arrijnë kësosh komente si më posht, nga juve pasqyrë e rinisë dhe e kombit?

Ku po shkojmë me të vërtet me shtetin tonë, përderisa juve përfaqësues të artit dhe kulturës merreni më akuza korruptive për qmime letrare, qfar presim nga politika ku të gjithë tregojmë me gisht drejt tyre se spo punojn si duhet, e për qmime letrare arrijn kësosh akuza si më posht.

U them personalisht, marre të ju vijë.....Turp turp turp.

Ju kërkoj ndjes për gabimet në shkrim, siq thash 21 vjet jam në gurbet! Poashtu kërkoj ndjesë që po ju marr kohë dhe ju kërkojë ndjes nëse gabohem për autor të Kosovës Lindore se sipas listës na janë dhënë komentet, kështu që skemi pas mundësi të sigurojm informacione për pjesmarrës të trojeve tona etnike, nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci....

Ju përshëndes me rrespekt,

Muhamet Hoxhaj, Gjermani




From: bruqi-flori@hotmail.com
To: sterkala@yahoogroups.com
Subject: Mendimi ndryshe për festivalin nderkombetar të poezise "Drini poetik" /KOMENTET I PRESIM PER BOTIM/
Date: Thu, 16 Jun 2011 15:00:50 +0000

11-06-16


Agjencioni Floripress


http://floripress.blogspot.com/2011/06/mendimi-ndryshe-per-festivalin.html

Mendimi ndryshe për festivalin nderkombetar të poezise "Drini poetik"

 Redaksia "Floripress"me datën 13 qershor  2011 08:56:42 +0200  nepermes emajlit  lshk2009@hotmail.com si dhe disa emajlave tjere ka kerkuar nga Kryesia e LSHK ,qe te dergohen poezite fituese te festivalit nderkombetar te poezise "Drini poetk"(10-11 qershor 2011) por ne redaksine tone deri me tash erdhen disa  letra te disa shkrimtareve qe jane te rezignuar ne cmimet letrare   te "Drinit poetik".Per hire te vertetes redaksia publikon keto letra ,pa ndonje nderhyrje redaktoriale apo censure.
Letra e redaksise eshte postuar ne disa adresa te shkrimtareve:

lshk2009@hotmail.com; ademdemaci@gmail.com; sabile_basha@hotmail.com; hajdinabazi@hotmail.com; sfetiu42@hotmail.com; prendbuzhala@hotmail.com; deskuagim@hotmail.com; avnidehari@hotmail.com; drilonf@hotmail.com; ats_tadu@hotmail.com; agimi_berisha@hotmail.com; salajdin_k@hotmail.com; sharri2001al@yahoo.com; arbenrashkaj@hotmail.com; ibrahimibishi@hotmail.com; arsimhalili_2008@live.com; myrvete-dreshaj-baliu@yahoo.com; i.skenderi@hotmail.de; ramabaja2006@gmail.com; mkerveshi@gmail.com; bytyqi_32@hotmail.com; shqipe.2007@hotmail.com; shefqetrexhepi@hotmail.com; havolli_m@hotmail.com; fara_154@hotmail.com; zbeksac@yahoo.com; stublla_gj@hotmail.com; bedrizyberaj@hotmail.com; e.loshaj@hotmail.com; ademzaplluzha@hotmail.com; albinaidrizi@live.com; nuhiveselaj@hotmail.com; avdiibrahimi@yahoo.com; nexhat_rexha@hotmail.com; dren.shala@gmail.com; nezirprokshi@hotmail.com; rizag2008@hotmail.com; skender-hoxha@hotmail.com; veli.veliu@ks-gov.net; gjon_gjergjaj@hotmail.com; alimuratdemaj@hotmail.com.

Heshtja e shkrimtareve dhe gazetareve eshte nje non sens i radhes , ngase poezia per Gadafin,te cilen e fitoje z.ministri i kultures Luma Haxhiu,nuk ka asnje vlere letrare-artistike.Koha e monizmit -Revolucionet tip Che Gevara kane perfunduar!!!

Sipas mendimit te Redaksise dhe shume shkrimtareve poezite me te mira kane qene te shkruara nga Kozeta Zavalani,Hydajet Hyseni,Namik Selmani,Flori Bruqi,Raimonda Moisiu,Riza Grejcevcit ...etj...

Per hire te lexuesve edhe njehere luesim Kryesine e LSHK-se ,qe ne nje afat sa me te shkurter ti bene poezite fituese transparente ne menyre qe vete publiku te jap mendimin e vet,...per poezite Fituese ne" Drinin poetik".....


Redkasia Floripress

***********


Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës
 
Vëllezër e motra,
Kolegë të nderuar!
 
Duke uruar që do të keni kaluar mirë rrugës për në shtëpi, së pari ju kërkojmë falje për ndonjë lëshim eventual, kurse në veçanti ju falënderojmë për ndihmesën tuaj që dhatë me punimet e bukura dhe me angazhimin për të paraqitur vlera në skenën e festivalit ndërkombëtar të poezisë "Drini poetik" të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, që u mbajt më 10-11.6.2011, në kryeqytetin tonë historik, në Prizrenin e bukur.
 
Duke ju uruar suksese të reja në krijimtarinë tuaj poetike, luteni që në një mënyrë a tjetër të na shkruani për përshtypjet tuaja, por edhe për të metat e sugjerimet eventuale. Për këtë do t'ju jemi mirënjohës.
 
 Prishtinë,                                                             Me dashuri e respekt,
 më 12.6.2011                                     Prof. dr. Shyqri Galica, nënkryetar i LSHK-së


 ****************
Çmimet i marrin ata që nuk e kanë as P-në e P-oezisë.


Nga Fahredin Shehu ....



Po i lexoj këto letra të dhimbshme nga njerëz të cilëve u dhimbset vlera kombëtare. Përkundrazi kjo nuk ndodh me Demaçin. Të kam treguar se si jam takuar me të para se të shkoj në festivalin Botëror të Poezisë në Sarajevëë.

Nga njeri që kam pritur përkrahje, madje edhe financiare si koka e LSHK—se, mora një refuzim të paparë. Dhe pyetjet Pse ti me shku bacë? E shumë e shumë të tjera.

Ja kësi mashtrues të cilët vetëm krekosen që të dalin në media me gojën plot patriotizëm. Unë asnjhere nuk kam marrë pjesë në asnjë takim letrar në Kosovë dhe në asnjë garë se apriori e di se nuk e fitoj asnjë çmim.
Kam 20 vjet përvojë dhe jam botuar në të gjitha gjuhët më të mëdha të botës.

Dhe e gjithë kjo nuk më lë mbresat e veçanta. Koha do ta dëshmoj.

Ky është ai mohimi për çka duhet një zv. Ministër i kulturës të marr çmim. Pastaj edhe çmimin që e ka marr ajo moderatorja e Radio Kosovës,

Naza e si e ka emrin e plotë nuk e di. Çmimet i marrin ata që nuk e kanë as P-në e P-oezisë. Në zyre më erdhi Arif Bozaxhi, anëtar i LSHK dhe më tha: “Pse nuk ke ardh...kishe mujt me marr çmim.

Eh qashtu është kur shkon me qenë anëtar i PEN Kosovës”. Por ed di se as Flutra Acka e as Kozeta Zavallani nuk jane anetare te LSHK. Unë pa ftesë shkoj veç në t’pame në rast vdekjeje.

Por unë e di se ka njerëz që janë edhe anëtarë të PEN Kosova edhe të LSHK. Unë poashtu e di as të parët as të dytët nuk japin hapësirë; po nuk ishe në ndonjë pozitë udhëheqëse.

Veç një send e di më mirë se as Homeri, Shekspiri, Gibrani e as unë nuk jemi qeveritar dhe nuk kemi marrë çmimet e lodhura, të inskenuara dhe të hedhura në gropa kanalizimi, fundja.

Të njëjtin dëm i ka shkaktuar edhe Kadareja Shqipërisë duke i mohuar, At Zef Pëllumbin, Fredrik Rreshpjën, Fatos Kongolin, Visar Zhtitin e shuam të tjerë.

Në korrik jam në Festivalin e Mediteranit në Lodeve të Francës. Në gusht jam në Strugë ku është 50- vjetori i festivalit më prestigjioz në botë, pastaj në tetor jam në Izmir të Turqisë, nëntorin e kam në Singapor kurse dhjetorin në Indi.

Ja kjo është e vërteta, të cilën Demaçi nuk po don me e pa as me e ndi dhe me shumë zell po e mohon. Dhe aq më bën. E di se për me qenë poet duhet Dija universale, Frymëzimi dhe Pasioni.

Që të trijat i mungojnë Demaçit Nëse ka diçka që më zell aq të madh Shqiptarët kanë mësuar nga shkijet, Ajo është PAFTYRËSIA.

I mallkuar është një popull, i cili lë hapësirë për mashtruesit, ndërsa dështimin e ka të garantuar me të gjitha vulat e mundshme. ...Neve na mungon vokabulari tokësor për çështje qiellore. ...

We lack terrestrial vocabulary for the celestial quest

http://www.fahredin-sh.blogspot.com/


********

...Mos mendo se jam  aq budalla, naiv dhe injorant, dhe s'e di dhe nuk i vjen keq qe luhet loje djallezore me vlerat e letersise se nje kombi, me nderin dhe autoritetin e shpures aq te madhe te krijuesve kosovare, me vlera te deshmuara krijuese, por qe fyhen e shkilen pabesisht dhe mizorisht per shkak te nje vote ne hierakine pushtetorete Demacit!

...nuk kane faje Abdyli(vj. prof.Abdyl Kadolli) dhe Shyqa(prof.dr.Shyqri Galica), konkursi (vj.Festivali nderkombetar i poezise ne Prizren "Drini poetik)u pa  se ishte kurdisur ashtu sic u pa e ndodhi,nga kush tjeter, pos nga njeriu i pare i LSHK, z.Adem Demaçi.
me vjen keq.

Organizimi  ishte ne shkallen me te larte!

...Nuk duhet marr afer zemre kete loje te turpshme, te lige, jonjerezore ,qe mund te ndodhe si nje rastesi, merre me mend: me leke te popullit te Kosoves!

Riza Greicevci

(anetar i LSHK-se nga Prishtina)
http://floripress.blogspot.com/2011/06/adem-zaplluzha-himni-i-patriotik-miqve.html

11-06-13

Adem Zaplluzha :HIMNI I PATRIOTIK (Miqve të mi patriot që i dolën atdheut zot)

 
Shënimi juaj është krijuar.
Nëpër vërrimat e fjalës
Sonte më ka ikur gjumi
Nuk pata kohë për të humbur
Andaj erdha në Prishtinë
Duke i shaluar mjegullat              
Në atdhe më së miri mbërrin                      

Lajmin për humbjen e betejës
Nuk e sjellin luftëtarët
Por kasnecët e zinj
Kot i mprehëm shpatat
Kurrë nuk dolëm në dyluftim
E iknim si patat

Na azdisnin fjalët e folklorit
Tërë natën këndonim
Kurse të nesërmen fshiheshim
Pas gardheve të urinuar nga qentë
E në heshtje festonim
Askund asnjë plumb nuk shkrepëm

Iknim nga njëri tjetri
Si djalli prej tymit  të temjanit
Rrugët na kryqëzoheshin diku në perëndim
Nëpër pufa mbjellim mjerimin tonë
Duke u shkundur si gjeli i dehur
Nga mjerimi kërkonim shpëtim
 Gojën plotë atdhetarizëm
Nga sytë pështynim blasfemi
Dhe kullotnim në trastën e nderit
Duke mprehur gishtin tregues
Në Kodrën e Diellit
Ia shponim sytë e ylberit


II.

Kur ia doli djemuria të keqes përballë
Ia dhamë këmbëve deri te balta e Bllacës
Dhe pritnim mu si stramastikë
Të na qojnë diku aeroplanët
Në ndonjë oazë lumturie
Ose në Amerikë

Sot është koha vëlla
Të kthehem në atdhe pak për sevda
Se shumë keq hoqëm
Atje larg tej Oqeanit
Duke menduar
Për fatet e vatanit

Epo lufta mbaroi
Ngadhënjeu flamuri kuq e zi
Erdha të dëgjoj zërin e tupanit
E të ha pak kikirikë
Pastaj duhet të kthehem
Sërish në Amerikë

Më duhet të marr një pension
Sepse pa mashtruar edhe kësaj here
Jeta mbarë nuk më shkon

Pas shumë e shumë dekadave
Erdhën edhe ditët e mia
Rroftë Kosova E ODAVE
Rroftë Shqipëria
Rroftë flamuri kuq e zi
Do ta bëjmë Kosovën Shqipëri
                                             
Prizren,  13.06.2011.                                            
                                                     
Posted by AGJENCIONI FLORIPRESS at e hënë, qershor 13, 2011

 

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...