2011-07-09

MENTALITET



Afrim Morina

Nuk e kam ndërmend të marrë për analizë fjalën mentalitet, por do të mundohem që këtë fjalë ta zbërthej në kontestin e politikës. Edhe për të bërë politik duhet të ketë njeriu mentalitet, sepse kjo është bukur me peshë, kur dihet se ka mentalitete të ndryshme, qoftë individuale, qoftë të kolektive, por edhe pushtetar.

Mentaliteti i robit

Mentalitetin e robit e mora si të parën për trajtesë, sepse kjo pothuaj ka zërë vend më shumë në kokat e njerëzve. Ky lloj mentaliteti ka lindur si rezultat i të qenit i robëruar, qoftë si individ apo edhe më gjerë, gjer në përmasa kombëtare.
Kjo na përcjell sot pothuaj të gjithëve dhe pak ka individ të caktuar që kanë flakur këtë dhe nuk donë për të dëgjuar për askënd, por në radhë të parë, e kanë atë të përgjithshmen, kombëtaren, njerëzoren, ndihmesën, përkujdesën, etj.
Kjo kategori e njerëzve kanë lindur barabar me frikën dhe e respektojnë forcën për sa është e arsyeshme dhe nuk i lejojnë teprimet.
Kategoria e dytë është ajo që ka lindur para lindjes së frikës dhe ata nuk dinë asgjë dhe me mend nuk qëndrojnë mirë, sepse ata nuk dinë të frikohen nga shiu, breshëri, zjarri, uji, egërsirat, e mos të flasim për njeriun.
Kategoria e tretë është ajo e cila frika ka lindur para tyre. Ata frikohen edhe prej hijes së vet, të mos flasim për gjërat tjera. Një pjesë bukur të mirë të botës e sundojnë pothuaj kjo kategori njerëzish- pushtetarë, sepse në pozitat në të cilat gjenden i kanë vendosur ata të cilët kanë lindur barabar me frikën dhe i përdorin për qëllime të tyre. Këta janë në gjendje të bëjnë gjithçka për të qenë besnik i të fortit, madje edhe të shesin interesin familjar, e mos të flasim për interes kombëtar.
Interesi kombëtar, në të cilën thirren më shumë se kategoria e parë, nuk vije në shprehje, sepse punëdhënësit e tyre nuk i lënë, se u prishin planet në gjeopolitikën globale dhe i dresojnë që të mbajnë vetëm këtë iso, përmes së cilës mundohen të shpërlajnë trurin e intelektualve dhe kushdo që nuk e akordon zërin me këtë melodi, është armik dhe armiqtë duhet luftuar. Me një fjalë, kjo është kategorie me mentalitet robi dhe ata nuk dinë të dallojnë robërinë nga liria, po qe se u jepet mundësia për të ushtruar pushtet.
Në hapësirën tonë kombëtare, kjo mund të personifikohet me tre udhëheqës aktual politik, Sali Berishën, Hashim Thaçin dhe Ali Ahmetin. Që të re janë liruar mendësish, me ndihmën e të tjerëve. e jo pse kanë pasur guxim e dituri dhe tash nuk dinë se si të gjenden në këtë vorbull politike që na ka përfshirë neve shqiptarëve. Ata, nuk dinë për të vepruar në kuadër të kohës, por e lënë që dallgët e jetës politike t’i bartin andej kah është interesi i huaj, që u duket miqësor, në relacion me kombin dhe fqinjët. Ata, në radhë të parë kanë shtrirë qafën si demat në zgjedh, duke u mashtruar pas një tramaku që nuk po arrijnë ende ta lëpijnë, dhe shkojnë pas punëdhënësve të vet, duke mos shikuar prapa dhe për të parë e kanë edhe kombin pas. Po të njëjtit mentalitet janë edhe opozitarët, që kur u duhet për marketing politikë e zënë çështjen kombëtare në gojë, se për ndryshe nuk u ha palla për të. Ai që e ka në plan të parë çështjen kombëtare, gjithnjë i bie të njëjtit tel, duke prekur nervin senzibilizues, që do të alarmonte edhe mekanizmat kombëtar dhe çështjen tonë ta bëjnë çështje ndërkombëtare.

Mentaliteti kohor

Ky lloj mentaliteti i përshtatet kohës. Mirëpo, edhe këtu kemi llojet e tyre, sepse në fund të fundit është produkt i mendjes së njeriut. Njerëzit sillen në kuadër të kohës dhe ashtu siç dikton koha, veprojnë, por jo të gjithë. Përsëri kemi një kategori të vogël njerëzish që tentojnë të shpërthejnë këtë mentalitet dhe ata merren si njerëz që i prijnë kohës dhe epokave nëpër momente të caktuara dhe janë të pamoralshme për kohën, sepse nëse koha kërkon të jesh vasal, hajn, gënjeshtar, puthador, nuk bënë atë ta luftosh, por duhet pajtuar dhe kryengritësit nuk janë të mirëseardhur në asnjë kohë.
Të rrallë janë ata që i përballojnë të gjitha kohëve dhe të jenë me mentalitet të përparuar.
Kohët kanë dëshmuar, se nëse dikush nuk ka përkuar me kohën, por ka synuar një kohë më të mirë, kur ka ardhur në pushtet ka ndryshuar së menduarit e së vepruarit dhe ka hyrë në valle me të tjerët.
A nuk ka ndodhur te ne shqiptarët kjo, kur dikur opozitarët e pushtetit na kanë premtuar edhe qumësht dallëndysheje, e diku - diku edhe është derdhur gjak, e kur i është ofruar kolltuku e paraja kanë heshtur dhe u vjen për të vjellë kur ua përmend dhe pa kurrfarë turpi të thonë se t’i i ke sajuar në kokën tënde të gjitha ato dhe merresh me shpifje, sepse koha e do këtë e atë dhe ne duhet të ecim në hap me kohën.

Kur mentaliteti përkon me ndërgjegjen

Kjo kategori e njerëzve që mundohen mentalitetin ta barazojnë me ndërgjegjen kombëtare, me ndërgjegjen njerëzore, me ndërgjegjen shkencore, ata duhet të përballen me shumë pengesa që u dalin përpara, sepse pushtetarët frikohen se zgjojnë ndërgjegjen edhe të atyre që nuk kanë njohuri për kohën, rrethanat kohore, fenomenet kohore dhe lojërat që përgatitën në kuadër të kohës. Ata, do të përballën dhe trajtohen të çmendur, sepse nuk bënë të zbërthesh kohën në të cilën jeton dhe një veprim i tillë mund ta bëjë vetëm Mesina, se të tjerët nuk e kanë mandatin për të vepruar e analizuar.
Ndërgjegjja për kategorinë më të madhe të shoqërisë njerëzore, është shpifje, e pa qenë, imagjinatë, sepse sorollopit të tillë ajo u ka mbetur nëpër ferra gjatë rrugëtimin nëpër kohë, sikurse leshi i dhënëve. Parandej edhe nuk dinë për të vepruar në kuadër të ndërgjegjes, sepse lakmia, si fenomen i ndërdijes njerëzore, u ka mbyllur sytë e arsyes dhe ata për vete dhe familjen shohin vetëm të mirat që duhet gëzuar dhe nuk lënë gur pa lëvizur për të arritur qëllimin.

Në këtë kontest janë përdor edhe tortura e vrasje të njerëzve të cilët kanë parë më larg se koha në të cilën kanë jetuar fizikisht.

Në kuadër të lëvizjes kombëtare kjo kategori ka ecur përpara, ka shpjeguar dhe trasuar rrugën e ndritshme për kobin, duke zbërthyer çështjet dhe llogaritur nëpër kohë se ku mund të arrihet. Ata, të cilët nuk kanë qenë të gatshëm të ecin me përkushtimin e filluar dhe janë joshur nga najadat gjatë rrugëtimit, kanë bërë që rruga herë-herë të ndërpritet, sepse nuk kanë qenë të përgatitur për të përfunduar maratonën e çlirimit dhe bashkimit kombëtar. Sot, është momenti mëse i nevojshëm dhe i domosdoshëm për një bashkëveprim me mentalitetin i cili përkon me ndërgjegjen dhe secili të jep atë që mundet, së pari të ndërgjegjësohemi dhe të shohim se ku po na shpie kjo politikë me mentalitet të robit, udhëheqësit e të cilit kanë lindur pas frikës.

Prishtinë, 07.07.2011

Fjalët boshe të gazetarit Fadil Shyti !!!!

 PAK FJALË RRETH POLEMIKËS ME FLORI BRUÇIN!


PËRGJIGJE PËR FLORI BRUÇIN ME ARGUMENTE!

Kanë kaluar disa javë që, pasi e lexova një intervistë "famoze" që Flori Bruçi e kishte bërë me Maks Velon, këtyre zotërinjve dhe gjithë sojit të tyre që, për më tepër se 2o vjet po vjellin vrer kundër gjeniut Enver Hoxha.
Në këtë kohë të pakohë - kur shqiptarët më shumë se kurrë iu duhet uniteti, këtë unitet pandërprerë e kanë minuar dhe goditur ashpër ish-titistët dhe ish-kundërshtarët e regjimit komunist në Shqipërinë Socialiste, por edhe e tërë ajo llavë ujqërish, të cilët sot janë pangopur për pushtetin "demokratik" dhe për para, pa qoftë edhe si lypsarë prej aleatëve europianë e të tjerë, janë këta soji i kameleonëve që shesin gjithçka edhe shpirtin dhe idealet e tyre për të cilat deri dje i kanë ngritur deri në qiell si vlera të mëdha politike, shkencore, kulturore e të tjera gjinive të artit e të kulturës...!
Bukëshkalët e tillë aspak nuk na habisin, sepse ne që kemi jetuar në këto dy dy-kohëra bardhë e zi: fort mirë ua njohim surratet...
Për Flori Bruçin kam shkruar më herët me dashamirësi duke u bazuar në faktin se, nuk ka treguar aspak ngushtësinë prej botuesi, pra e ka botuar dhe mendimin tjetër, pra, konkretisht mendimin opozitar, në publicistikë, po këtë meritë e ka dikur edhe Bahtir Hamza, i cili në gazetën "Pena" e drejtuar prej tij, i ka botuar gjithashtu shkrimet opozitare, që dikur menjëherë pas luftës çlirimtare, kur unë dhe shumë përkrahës të mi e sulmonim UNMIK-un, “presidentin legjendar”, Ibrahim Rugovën, dhe qeveritë e ndryshme servile, -shumë prej gazetave me "famë" të patriotizmit në mëhallëve të dala prej partive të tyre, nuk e kanë bërë këtë, apo e kanë bërë tepër rrallë dhe për më keq- duke i censuruar shkrimet e mia dhe të shumë autorëve të tjerë, brenda dhe jashtë vendit. Bile, për këtë, - përfitoj nga rasti t´iu shprehë falënderim!
Pra, pas kësaj interviste me M. Velon ka pasuar një FLETËRRUFE prej meje të cilën ia kam dërguar Flori Bruçit për botim. Ky, e ka botuar pa vonesë me një kundër-reagim që e quan me titullin e matur: Në vend të përgjigjes! Aty, në atë reagim Flori Bruçi, hedh në dritë shumë kundër-argumente, të "fuqishme", me të cilat donë të vërtetoj faktet që i paska kundër Enver Hoxhës, e të cilat s´janë asgjë tjetër vetëm shpifje të Velove dhe të kompanisë veloviqjane!...
Pastaj, Flori Bruqi, "habitet" si paskam reaguar unë duke shkruar "si po në ndërrojnë njerëzit", duke e faktuar se, dikur e paskam quajtur vëlla!...
Nëse, ky Flori Bruçi i je p të drejtën vetes të devijoi, -sepse siç shkruan: "Dikur e paska dashur Enverin", si nuk më jep të drejtë mua të reagoj kur përjetësisht, mbetem i patundur në idetë e mia, pikërisht, i frymëzuar, i kalitur dhe i mësuar -të mos e devijoj kurrë atë rrugë të ndritur që kombin e solli në pavarësi të plotë, së paku në një pjesë të kësaj Shqipërie që ne e quajmë Shqipëri Etnike.
Në kundër-reagimin e tij, Flori Bruçi nuk harron të më kujtoj mua dhe lexuesve të tij se, ky qenka një patriot i madh, sepse paska shkruar shkrime për Albin Kurtin. Nëse, e paska bërë këtë Flori Bruçi, natyrisht e ka përkrahjen time dhe të shumë atdhetarëve të Vetëvendosjes, por, mos të kujton Flori Bruçi, se Albini dhe Vetëvendosja, na e paskan hallin apo nevojën aq të madhe për shkrimet e tij apo për shkrimet e mia - të cilat, datojnë që prej themelimit të kësaj organizate politike. Dëshmitë i keni në shtypin e kohës e në veçanti në ueb-faqet tona të lartcekura...
Unë, kurrë nuk kam shkruar për hatër të Albinit as të përkrahësve të tij – nga aspekti personal. Unë, kam shkruar dhe do të shkruaj kurdoherë për ata dhe ato flakadane të lirisë së Kosovës së Shqipërisë, sepse ishin dhe janë e vetmja opozitë e vendosur dhe tejet e vendosur dhe guximtare që, t´i shpijnë përpara proceset e çështjes madhore shqiptare.
-Mirëpo, i mësuar me këto zhurma të kota- ky Flori Bruçi, nuk harron, as të më kujtoj mua dhe të tjerëve se, si dikur unë i paskam shkruar edhe kundër M. Krajës, për konfliktin që kishte dikur, me A. Zenelin. Ai, harron se duke bërë këtë e kryen dhe një pabesi jo të vogël, duke i qitur letrat private për botim! Por, fundi, kjo paturpësi e tij mua nuk më shqetëson, sepse. M. Krajën dhe soj-sorollopin e tij, as i kam dashur, as i dua; jo pse më paskan prekur dikur në "pronën time që ma kanë lënë trashëgim gjyshi e babai", atje në Gurbardh, - por pikërisht, sepse ishin në shërbime të huaja, nga më të pistat siç ishin gazetat jugosllave, madje edhe ato ushtarake bile!...
Ndërsa, kur e thekson citatin për të madhin Ukshin Hotin, i cili thotë: " Kur disa nuk marrin vesh me fjalë, i mirë është edhe kallashi" - kujtoj, më ka nderuar me këtë, sepse jam ithtar i patundur se, armiqtë edhe horrat që ishin në shërbim të tyre -këtë dhuratë e meritojnë! Vetëm kjo dhuratë i skuq ata/ato; sepse, lidhur me këtë ë lexuesve të nderuar ua kujtoj se, i madhi atdhetar, dëshmori i kombit, Bajram Bahtiri, thoshte: "Armiqtë dhe tradhtarët skuqen vetëm nga plumbat"!
Por, mos të harrojmë se, historia është e pamëshirshme, i sfidon të gjithë!
Kjo fundi le të mbetet në “ndërgjegjen” e secilit si ka vepruar dhe si po vepron!...
Tani, Flori Bruçit dhe M. Velos dhe gjithë asaj lukunie të pangopur për para dhe pozita madje, qoftë edhe me shpifje tejet monstruoze kundër Enver Hoxhë Shqiptarit, kam vendosur t´u përgjigjem me këto argumente të pathyeshme që, jo fort larg i kam botuar dhe në dy ueb-faqet tona të ndritura kombëtare: albaniapress dhe diplomacia.dk.

Suedi, 20.05.2011

PËRGJIGJES PËR FLORI BRUÇIN ME ARGUMENTE!

- VAZHDON ME SHKRIMET E MIA: NË VIGJILJE TË 102 VJETORIT TË LINDJES SË ENVER HOXHËS"... DHE SHPIFJE TË "PABAZA NDAJ ENVER HOXHËS NGA ”HISTORIANI” PLAKU MATUF SABRI GODO!
  

3 tregime nga Beqir Elshani

1.DARDHAT E KALBËTA

Skicë
Një ditë shkova në bibliotekën e gjimnazit në Therandë, aty takova atdhetarin dhe profesorin e gjeografisë me përvojë të madhe shkencore e pedagogjike, Bajram Kurtin, ndaj bibliotekari, Hysni Kabashi, na nderoi me kafe. Kishin kaluar dy-tre vjet që profesorin e gjeografisë për shkak të Demonstratave të Studentëve për Kosovën Republikë, Komiteti Komunal e kishte larguar prej detyrës. Jo vetëm kaq, sepse profesor Kurti u jepte nota të larta nëse nxënësit dinin për pozitën gjeografike të Shqipërisë. Ishte një ndër profesorët e parë shqiptar që zbatoi arsimin europianoperëndimor, thoshte se mbi të gjitha duhet njohur mëmëdheun tënd – Shqiperinë Etnike. Si rrufeja u përhap lajmi se ish-kolegu i tyre, Prof. Bajram Kurti, gjendet në bibliotekë, ndaj disa arsimtarë hynë për t’u përshëndetur. Pas pak hyn edhe një arsimtar serb, quhej Bora dhe ishte i moshuar, gjë që dukej i zbardhur në flokë. Bajram Kurti dhe arsimtarët tjerë e kuptuan qëllimin e serboçetnikut që hyri në bibliotekë, megjithatë Bajrami përshëndetet, duke “përgëzuar” kolonistin serb që puna po i ecën mbarë dhe vazhdoi duke ngritur duart:
“Borooo!!! Unë dhe ti kemi dalë në treg për të shitur dardha. Unë po bërtas në treg: Urdhëroni dardha të mira!… Mirëpo myshterinjtë nuk vijnë te unë, krejt po vijnë te ti, edhe pse dardhat e tua janë të kalbëta”. Arsimtarët e pranishëm në bibliotekë po qeshnin me të madhe për tregimin ironik të Bajramit, ata e dinin se fjala ishte për burgosjen dhe largimin e mësimdhënësve shqiptarë nga procesi mësimor. Arsimtari serb, Bora, dinte nga pak shqip, ai një kohë të gjatë ka dhënë serbisht në paralelet shqiptare: prej shkollës fillore deri në gjimnaz, ndaj së shpejti do të shkonte në pension. Kështu edhe ngjau, para se të thyente qafën në pension, flitej se ka plaçkitur eksponatet ilire në dollapin e gjimnazit, mu pranë zyrës së drejtorit dhe i ka dërguar në Muzeun Popullor të Beogradit. Dhe plaku serb kurrë më nuk u duk në Therandë. Prandaj doli fjala e Prof. Bajram Kurtit, i cili një vit më parë tregoi se si çetnikëve serbë po u shiten dardhat e kalbëta - (lexo: politika).
2.SHTËPIA E GURIT

Në tokën e djegur, porsi oaza në mes të shkretëtirës, ka nisur të bulojë bari i ri. Ndonëse është stina e pranverës, pemët i ka prekur bryma e shkaut, në kurorat e pemëve nuk ka asnjë gjeth. Pemët nuk kishte mundur t’i thajë as thatësia më e madhe midis verës me diellin prush, kurse flaka e shtëpive të katundit gjatë luftës i kishte shkrumbuar deri në palcë. Një mjek me stetoskop mundohet të dëgjojë frymëmarrjen e pemës në oborrin e tij plotësisht të djegur. Disa njerëz mjekun e merrnin për të çmendur, militaristët serbë ia kanë masakruar gruan dhe djalin katërmdhjetë vjeç, kurse bijën gjashtëmbëdhjetëvjeçare ia kanë dhunuar. Mjeku me stetoskop në veshë kontrollon nëse pema ende është gjallë; sa për kurorën, pema bulon përsëri, kështu tha mjeku me flokë të shprishura.
- Jooo! Aty ku shkelë këmba e shkaut, nuk mbin më barë! - kumboi zëri i fortë i plakut, që ishte afër mjekut me stetoskop në veshë. Ai e kuptoi veprimin e mjekut me stetoskop, prandaj nga revolta e luftës shkatërrimtare kishte bërtitur në kupë të qiellit.
Plaku i dinte dëmet e pushtuesit serb, kishte lindur dhe ishte plakur në zjarrin e luftës, ç’prej ditës që atdheu mbeti nën këmbë të shkaut. Dy djemtë e tij ishin vrarë në luftë për mbrojtjen e atdheut. Tani ata prehen në varrezat e dëshmorëve të kombit në vendlindje. Një shtëpi e gurtë skaj katundit i ka shpëtuar djegies, është shtëpia e plakut - babait të dëshmorëve. Ka mbetur shtëpi e vetme pa shoqe, të tjerat janë bërë shkrumb e hi nga ushtria gjakatare serbe. Populli shqiptar luftën e donte më shumë se shumë, sepse ua impononte pushtuesi serb me 100 vjet dhunë e vrasje - prej fëmijëve në djepa deri te pleqtë e vjetër.
Në vend të erës së gjelbërimit pranveror, në katund kundërmon era e shkrumbimit të shtëpive. Toka është e përgjakur nga luftëtarët trima të UÇK-së, që kurrë nuk ja ndalën pushkën shkaut. Të gjithë fshatarët kanë hapur tendat, ndaj familja e plakut nuk kishte nevojë të hapte tendën, ai kishte shtëpinë. Fqinjët e kishin përgëzuar plakun për shpëtimin e shtëpisë së tij nga flaka që i digjte ushtria serbe. Një javë fjeti plaku me familjen e tij në këtë shtëpi të gurit, të fortë si shkëmb graniti. Gurët e shtëpisë ishin gurë të shkëmbinjve shqiptarë, ndërtuar nga duart e mjeshtërve vendës. Plaku i kishte kaluar netët me ankth dhe me shqetësim, ëndrrat nuk e linin të qetë. Shumë njerëz ishin vrarë, edhe bagëtia, edhe shpezët ishin vrarë, por edhe gjelbërimi ishte zhdukur nga faqja e dheut. Ëndërronte se si shtëpia vajtonte që ka mbetur pa shoqe, pa gjelbërimin e pemëve në fshat, prandaj donte që edhe ajo të digjej, kështu e paramendonte plaku ëndrrën e tij të tmerrshme. Kjo gjendje shpirtërore e shqetësonte më së shumti, sepse e dinte që dora e shkaut digjte, jo vetëm gurët, por edhe hekurin.
Në agimin tjetër zbardhi drita, ishte qetësi varri, meqë kaherë ishin zhdukur pëllitja dhe blegërima e bagëtisë. Vetëm gurgullima e lumit dëgjohej, atë nuk kishte mundur ta zhduk dora kriminale serbe. Tani ky lumë së bashku me rrezet e diellit do t’i jep jetë tokës, në mënyrë që të bulojnë bari dhe lulet, të mbijnë gruri dhe misri, të kultivohet hardhia shekullore, të skuqen qershitë e fëmijëve të vegjël. Lumi nuk ndalet dot së rrjedhuri, prandaj as jeta nuk do të ndalet kurrë, vetëm lindje do të ketë në Kosovën martire.
Papritmas plaku nxori jashtë të gjithë robitë e shtëpisë. Fqinjët dyshuan për ndonjë granatë të pashpërthyer brenda në shtëpi, që ka mbetur nga lufta. Pas pak plaku hyri brenda dhe ia futi flakën shtëpisë. Të gjithë fshatarët vrapuan kur panë flakën mbi shtëpi. Thanë se plaku është çmendur, dhe u përpoqën të fikin zjarrin, mirëpo i zoti i shtëpisë pengonte ndërhyrjen e tyre. Më vonë erdhi një gazetar dhe të zotin e shtëpisë e pyeti për pasojat dhe rrethanat e ndezjes.
- Kurrkush nuk ma dogji shtëpinë!… Unë vetë, me këta duar, ia futa flakën, - tha plaku duke shtrirë duart zhubravitura përpara gazetarit. Dukej sikur kërkonte dënimin prej popullit.
Plaku nuk donte që shtëpia e tij të ndahej nga shoqet, që i kishte djegur dora e shkaut, ndaj kishte bërtitur:
- Digju, oj shtëpia ime, mos më ndaj nga fqinjët! A nuk kam luftuar edhe unë kundër fashizmit serb, që na masakroi dhe na shkrumboi krejt katundin!
Ndërkohë një veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishte parë flakën e shtëpisë dhe me një frymë kishte mbërritur në vendin e ngjarjes. Pa plakun duke soditur shtëpinë që po digjej flakë.
- Mixhë, unë e shpëtova këtë shtëpi pa u djegur. Në çastin kur militaristët serbë po i venin flakën tërë katundit, i vrava me këtë pushkë, - tregoi ushtari i UÇK-së që ende mbante pushkën në dorë. - E kuptoj dhimbën tënde shpirtërore, sepse një shtëpi nuk e zbukuron katundin…
Plaku qau, ashtu siç qajnë çunat dhe ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e përqafoi duke e shtrënguar me gjoks.
- Ne do ta ndërtojmë katundin më të fortë dhe më të bukur. Shtëpitë tona do t’i bëjmë kështjella përballë armikut gjakatar, - kumboi zëri i bijës së mjekut.
 


 
3.TRONDITJE NË KATUND

tregim lufte
Në fushëgropën e rrethuar me kodra e male gjendet një fshat i djegur, fashistët serbë e dogjën deri në themel. Në krye të fshatit duken muret e larta me të vetmin oxhak, janë muret e ambulancës së djegur. Askush nuk beson që dikur ka qenë ambulancë e fshatit, gazetarët mendojnë sikur ushtria serbe i kursen sipas konventës ndërkombëtare. Të njëjtin fat tragjik kishte pësuar edhe biblioteka e vogël e fshatit, ku lexuesit lexonin librat shqipe. Ndonëse biblioteka ishte e vogël dhe kishte pak libra, megjithatë për kolonizatorin serb ishte tmerr.
Tani jemi në pranverë dhe zogjtë fare nuk fluturojnë, kjo ndodh për shkak të shkrumbimit që kundërmojnë shtëpitë e djegura. Një tank i shkatërruar serb pushon në oborrin e shkollës fillore, është një përmendore e zezë që ka mbetur nga lufta e përgjakshme e fashizmit serb. Gjatë luftës nga shpati i malit, mbi fshat, trimat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me dylbi e kishin vrojtuar tankun serb që po shkonte në drejtim të shkollës, mu në klasën ku fëmijët mësonin abetaren. Ushtarët trima të UÇK-së e kuptuan qëllimin e tankut serb, ndaj e vëzhguan me kujdes dhe e qëlluan me granatë. Ashtu siç ngordhë bisha e tërbuar, ngordhën tankistët serbë brenda në kabinë, dhe tanku u ndalë në vend. Po, kush mund ta ndalte tankun e tërbuar serb, që shkonte drejt shkollës plotë me nxënës të etur për dituri, pos ushtarëve trima shqiptarë të Kosovës.
Në përrua, ku vazhdimisht laheshin rosat që gagaritnin në kupë të qiellit, gjinden dy lopë me një viç të ngordhur pranë. Viçi i ka ngritur këmbët në drejtim të qiellit, kurse koka i ka mbetur nën gjinjtë e lopës mëmë. Matanë shpatit gjinden dhjetëra varreza të fshatarëve të vrarë nga hordhitë serbe. Kjo të përkujton "Gernikën" e piktorit spanjoll, megjithëse Gernika spanjolle është episod i tragjedisë në krahasim me tragjedinë e tmerrshme në mbarë Kosovën.
Papritmas një krismë e fuqishme ushtoi dhe dy kuajt e bijkut, që po lëronte arën buzë xhadesë, u trembën. Është krismë e ndonjë mine që ka shkelur një fëmijë tek po luante me top. Krismën e minës së shpërthyer e dëgjoi tërë fshati, ndaj të gjithë fshatarët vrapuan në drejtim të krismës dhe qarjes së fëmijëve që s’pushonte. Është krismë që sjellë vdekjen e kurdisur nga paramilitarët serbë, të cilët gjatë pushtimit të hekurt çdo pëllëmbë të Kosovës e kanë mbushur me granata dhe me mina për vrasjen e shqiptarëve. Pas pak ambulanca e fshatit mbushet me pacientë të vegjël të plagosur për vdekje nga shpërthimi i minave, të cilat i ka vendosur ushtria kriminale serbe, në mënyrë që sa më shumë fëmijë shqiptarë të vriten. Pikat e gjakut të fëmijëve të plagosur duken në korridorin e ambulancës. Oborri i ambulancës u mbushë plotë me fshatarë, nënat qanin dhe luteshin për shpëtimin e fëmijëve nga dora e mjekut. Askush nuk mbeti nëpër shtëpia, të gjithë dolën në rrugë, janë bërë ankth nga tmerri i luftës që kurrë nuk ndalet.
Doktrina serbe për shfarosjen e shqiptarëve gjendet diku në arkivat e Beogradit, metropol i përkëdhelur evropian, të cilën aeroplanët e forcave atlantike nuk arritën dot ta asgjësojnë. Një fëmijë kishte vdekur në vend, kurse tre të tjerë janë plagosur. Kuptohet që për këtë lajm tronditës, kriminelët serbë ngërdheshën fytyrat, meqë ata dëshirojnë që sa më shumë fëmijë shqiptarë të shkelin në mina dhe të vriten. Dëshira e popullit shqiptar bie në kundërshtim me dëshirën e popullit serb, meqë shqiptarët më shumë ua dëshirojnë vdekjen vrastarëve serbë që e kanë përgjakur Kosovën.
Ushtari rus i Kforit mban dëgjimin e radios në vesh, sipas ritmit të muzikës luhat kokën. Ai është indiferent dhe as që donë të dijë për çunat e vrarë nga minat serbe. Nëna e tronditur nga tragjedia donë t´i nxjerrë flokët prej kresë; sepse djali i vetëm i saj që vitin e kaluar kishte shpëtuar nga lufta, u vra nga minat që ka vendosur ushtria serbe. Bashkësia Ndërkombëtare gënjen se liria u fitua, derisa minat serbe vazhdimisht vrasin shqiptarë, që do të thotë se lufta verbale serbe vazhdon. Kjo vrasje me anën e minave të vendosura në dhe i pëlqen vetëm serbit dhe rusit. Nëna fatkeqe qanë, mallkon sojin e stërsojit të serbit dhe rusit. Skaj tankut kaloi një qen duke çaluar me një këmbë, ushtarët e shikuan, pastaj i hodhën një kockë peshku, mirëpo qeni i vështronte të panjohurit, ndaj nuk hëngri asgjë, një këmbë ka humbur gjatë kullotjes së bagëtisë.
- Mos të kanë plagosur edhe ty vëllezërit e mi, - kështu thoshin rusët për vrasësit serbë. Qeni me një këmbë, të shkurtuar nga granatat serbe, nuk lëvizte. Rusi tjetër, qenit i hodhi një copë mish nga gullashi që hante në konserva, mirëpo qeni nuk shtiu asgjë në gojë.
- Edhe qentë na urrejnë, kanë frikë se po i helmojmë, - tha ushtari i dytë rus, dhe qenit i lëshoi një britmë që menjëherë të largohet prej vendit, përndryshe do ta vriste nga inati.
- Mjera unë, e mjera! - ankohet nëna e tronditur nga pikëllimi, duke shikuar shtëpinë e djegur, - më vranë burrin, fëmijët, vëllezërit dhe motrat… Tani kam mbetur porsi ai oxhaku i vetëm mbi shtëpinë e djegur.
Vjehrri i gruas së ve, të mbetur me duar në gji, u vra në atë shtëpi me të vetmin oxhak - pa çati dhe pa dritare. Ushtarët serbë hynin nëpër shtëpia dhe i futnin flakën, aty digjeshin njerëzit që nuk i bindeshin pushtuesit gjakatar dhe që nuk arrinin të iknin prej flakës. Kafshët shtëpiake bërtisnin nga pasojat e zjarrit që i shkrumbonte, kërkonin ndihmë prej të zotit. Të gjorat kafshë nuk dinin që bashkë me ta po digjeshin edhe njerëzit, edhe ushqimi, edhe fushat, edhe qielli me zogj. Për të ndalë britmën padurueshme të kafshëve për ndihmë, një ushtar serb ua futi granatën në stallë dhe u largua. Pas pak granata eksplodoi dhe britma e madhe e kafshëve u shua.
Vjehrri kishte marrë një vendim të ashpër, nuk deshi ta braktiste shtëpinë dhe të shkojë në Shqipëri, ku i detyronte ushtria kriminale serbe. Plaku u kthye në shtëpinë e tij kala të fortë. Mblodhi arin - stolitë e rejave të tij dhe u ul në qyshe të odës tradicionale shqiptare. Oda ishte e bukur, e shtruar me qilima persianë dhe dukej sikur plaku po priste dasmorët shqiptarë. Në prehër mbante shportën me bomba, por të mbuluar me ari dhe stolitë e rejave. E dinte që serbët lakmojnë dukatin, sepse shkaktare e të gjitha tmerreve të luftës ishte ari i Trepçës. Për dukat serbi po lufton, jo për kisha, mendonte plaku, ndaj kështu do ta pres armikun gjakatar. E kishte mësuar përvoja e luftës shumë vite me radhë, por edhe historia e trimit legjendar, Oso Kuka, në Kullën e Vraninës, i cili duke flijuar veten vrau me qindra ushtarë malazezë.
Kriminelët serbë kur kishin parë shtëpinë e bukur me dhoma të pajisura, fluturimthi kishin hyrë për të plaçkitur. Posa e panë plakun në qyshe të odës, deshën ta vrasin, mirëpo shkëlqimi i arit dhe stolive ua mori sytë, dhe me dhjetëra serbë iu vërsulën për t´ia gllabëruar nga duart. Pas një çasti shtëpia, siç ishte e bukur me shumë dritare dhe kulmin e lartë, i doli flaka në drejtim të qiellit. Kjo grua kishte parë flakën mbi shtëpinë e vet tek po largohej nga fshati në drejtim të kufirit shqiptaro-shqiptar. E dinte qëllimin konspirativ të vjehrrit dhe kishte bërtitur:
- Lavdi të qoftë, vjehrri im! Emni yt u bëftë dritë! Së shpejti do kthehemi në atdheun tonë të lirë dhe do të vejmë kurorë mbi varrin tënd. Ti hyre në mitin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
            






Gabriel Garcia Marquez: SHPREHJE TË JETËS



13 shprehjet e famshme te jetes, nga Gabriel Garcia Marquez
1. Nuk te dua per ate qe ti je, por per ate qe jam une kur jam prane teje..

2. Askush nuk i meriton lotet e tu, dhe ai qe i meriton, nuk do te beje per te qare.

3. Thjesht sepse dikush nuk te do ne menyren qe ti do deshiroje, nuk do te thote qe ai/ajo nuk te do me gjithe forcen e vet..

4. Nje shok i vertete eshte ai qe te mban doren dhe prek zemren tende.

5. Menyra me e keqe per ti ndjere mungesen dikujt eshte te ulesh prane tij/saj dhe ta dish se s'do e kesh kurre ate..

6. Asnjehere mos rresht se qeshuri, as kur je i/e merzitur, diikush mund te bjere ne dashuri me te qeshuren tende..

7. Ti mund te jesh thjesht nje njeri me shume ne kete bote, por per dike, je vete bota..

8. Mos e harxho kohen tende me dike qe nuk i intereson ta kaloje kohen e vet me ty.

9. Ndoshta Zoti do qe ti te takosh disa njerez te gabuar perpara se te takosh te duhurin, keshtu qe ti jesh mirenjohes.

10. Mos qaj sepse i erdhi fundi. Buzeqesh sepse ndodhi.

11. Gjithmone do kete njerez qe do te te lendojne, keshtu qe ti ke nevoje te vazhdosh te besosh, thjesht ki kujdes.

12. Behu nje njeri me i mire dhe te jesh i sigurt se e njeh mire veten, perpara se te njohesh dike te ri dhe te shpresosh se ky person te njeh..

13. Mos u mundo shume, gjerat me te mira ndodhin kur nuk i pret.

Zgjodhi: Fadil SHYTI

RËNIA E ENVER HOXHËS

Agim Vinca: POEZI

RËNIA E ENVER HOXHËS

Më 20 shkurt 1991,
në sheshin Skënderbej në Tiranë
ra Enver Hoxha.
Për ne këtej kufirit
nuk qe lehtë kjo rënie,
Qe si një gjëmim gjëme.
Tërë jetën kërkonin nga ne që ta shanim
Ata që na quajtën shiftarë.
Tërë jetën kërkonin nga ne që ta mohonim
ata që na mohonin.
Tërë jetën kërkonin nga ne që ta pështynim
ata që na pështynin.
Për emrin e tij shkohej në burg,
për një këngë, për një vjershë
a veç për dy germa:
Eh, or tungjatjeta!
Tërë jetën kërkonin nga ne që ta shanim
ata që prapë na shajnë.
E ne e donim si për inat!
Nuk më erdhi mirë,
nuk më erdhi mirë –
ajo pamje në rrugët e Tiranës
në ekranin e TV Beogradit.
(TVP-në na e ndaluan
Ata që na ndalonin edhe Enver Hoxhën!
Ata që trumbetonin me tamtam
se fjala Tiranë vjen nga tirani.
Ata që na ndalonin të thërrisnim: EHO
së stadiumin e Prishtinës).
Më 20 shkurt 1991,
në sheshin Skëndrebej në Tiranë
ra Enver Hoxha.
Thanë u hoq zvarrë shtatorja e tij
si trupi i Hektorit rreth mureve të Trojës
rrugëve të Tiranës.
Thonë: kështu e pësojnë tiranët!
Thonë e çka s’thonë.
Po mua m’u errën sytë m’u errën
tek e shihja këtë horror kuadër
përmes ekranit të TV Beogradit!

Prishtinë, 21.2.1991

Shkrim më shkas:Vajtim për librin shqip ose kultura e mosleximit

AGIM VINCA

Rënia e sistemit komunist e çliroi letërsinë shqipe nga diktati e censura, por e vuri para sfidash të reja. Tok me sistemin e vjetër ra edhe doktrina e realizmit socialist e instaluar prej tij, me çka letërsisë shqipe, në tërësinë e saj, iu bë i mundur zhvillimi i lirë mbi bazën e pluralizmit estetik. U demonopolizua veprimtaria botuese dhe u rehabilituan krijuesit e ndaluar; u zgjerua harta e vlerave edhe me veprën e këtyre të fundit, të gjallë e të vdekur, gjë që mund të quhet një arritje e kulturës sonë në fillimet e pluralizmit. Por, ekonomia e tregut, në njërën anë dhe rrënimi i mekanizmave vlerësues, në anën tjetër, krijoi mundësinë që gjithkush që kishte para ose edhe një status të caktuar shoqëror të mund të botonte libra, edhe atëherë kur ato nuk i plotësonin as kriteret minimale letrare, estetike, gjuhësore e të tjera.
Pas një periudhe fashe në fillim të viteve nëntëdhjetë dhe kah mesi i kësaj dekade për mungesë letre e normaliteti në Shqipëri, kurse në Kosovë për shkak të apartheidit serb, i cili nuk i kursente as njerëzit e as librat, gradualisht u normalizua veprimtaria botuese në gjuhën shqipe, kurse letërsia shqipe, falë prurjeve të reja, si të krijuesve të afirmuar, ashtu edhe të të rinjve që dolën në skenë ndërkohë, nisi ta marrë veten dhe ta zërë hapin me letërsitë e tjera në rajon dhe, deri diku, edhe në botë. Mirëpo, letërsia, në sistemin e ri të vlerave, që e dikton shoqëria e konsumit, nuk e ka më statusin e dikurshëm dhe nuk është tërheqëse si më parë, kur leximi i veprave letrare, si në poezi, ashtu edhe në prozë dhe veçanërisht i romaneve, ishte një nga kënaqësitë më të mëdha për lexuesin shqiptar.

Tirazhi i veprave letrare në gjuhën shqipe sot është i vogël. Rëndom ai sillet te 500 kopje, në mos edhe më pak. Edhe veprat e shkrimtarit më të njohur, më të përkthyer dhe më të lexuar bashkëkohor shqiptar, Ismail Kadaresë, botohen në 1000 kopje. Në disa syresh, madje, mbase mu për këtë arsye, tirazhi nuk figuron fare (shembull: romani "Aksidenti" dhe libri eseistik "Mosmarrëveshja"). Ka ikur koha kur romanet e këtij shkrimtari botoheshin me tirazh prej 25 mijë kopjesh, siç ndodhte, fjala vjen, me romanin "Dimri i vetmisë së madhe" (1973) dhe shiteshin brenda pak ditësh ose shumë-shumë brenda javës. Kurse rrëfimet për pritje në rend para librarisë për të shtënë në dorë një libër letrar, sot duken si përralla me marsianë.

Nga librat që autori i këtyre rreshtave ka pasur në dorë në kohë të fundit vetëm dy arrijnë shifrën rekorde prej dhjetë mijë kopjesh: libri auto-biografik i biznismenit dhe politikanit Behgjet Pacolli: "Nga sfida në sfidë, një jetë" (2010) dhe libri i publicistit Bedri Islami kushtuar një figure politike, kryetarit të një partie politike, të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), zotit Ali Ahmeti, me titull: "Ali Ahmeti si e njoha unë ose I vërteti", i shkruar pas aferës së dosjeve në Maqedoni dhe i botuar (e promovuar) në prag të zgjedhjeve më të reja parlamentare në këtë vend. Për hir të së vërtetës duhet thënë se ka pasur edhe vepra letrare që në këto vite janë bërë "bestselerë", natyrisht në rrethana shqiptare, si proza "Preja e një martese të lodhur" (2003) e Rudina Xhungës dhe romani "Të jetosh në ishull" (2008) i Ben Blushit, por zhvillimet e mëvonshme treguan se këto vepra famën e tyre, më parë sesa vlerës artistike, ia detyrojnë mbështetjes mediale të mediave të fuqishme elektronike të Tiranës. Tirazhi i veprave letrare në gjuhën shqipe është i vogël; një pjesë e autorëve ua shpërndajnë falas atë miqve dhe të njohurve ose u mbeten në rafte nëpër shtëpitë e tyre, kurse librat me poezi, me pak përjashtime, as që pranojnë t'i tregtojnë pronarët e librarive për shkak të interesimit të vogël të lexuesve. Dhe është e çuditshme që numri i studentëve dhe i universiteteve, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë e në Maqedoni, rritet nga dita në ditë, kurse numri i lexuesve dhe i konsumuesve të librit bie vazhdimisht.

Një kolumnist shqiptar nga Shkupi, që është njëkohësisht edhe shkrimtar (nuk është Kim Mehmeti, por Shkëlzen Halimi), shkroi kohë më parë: "Sikur vetëm një për qind e atyre që kanë tituj të magjistrave dhe doktorëve t'i vizitonin libraritë edhe ashtu të pakta, me siguri botuesit tanë nuk do të ankoheshin për pozitën e rëndë të librit shqip". Nuk e di si qëndron puna te popujt e tjerë që janë në tranzicion (një tranzicion i stërzgjatur, që s'i shihet fundi), por te ne shqiptarët aktualisht është shumë më i madh numri i atyre që shkruajnë libra sesa i atyre që lexojnë libra, kurse universitetet tona më shumë se kuadro të afta, të pajisura me dije e kulturë, prodhojnë analfabetë me diplomë.

Qasja e këtillë arsimit shqip, shkollës shqipe dhe kulturës shqiptare mund të duket e zymtë dhe pesimiste, por shpalosja e së vërtetës dhe diagnoza e saktë e sëmundjes është gjithmonë më produktive sesa fshehja dhe zbukurimi i së vërtetës, siç veprojnë ata që duan t'i mashtrojnë njerëzit dhe t'i arsyetojnë dështimet e veta individuale e kolektive. Letërsia shqipe sot, sikurse edhe në të kaluarën, vazhdon të krijohet në kontekste të ndryshme politike e kulturore, por, ndryshe nga ç'ndodhte dikur, duke përjashtuar pjesërisht periudhën e viteve '70, sot është bërë realitet ëndrra e qarkullimit të lirë të njerëzve, librave dhe ideve në relacionin: Prishtinë-Tiranë dhe anasjelltas. Kanë rënë barrierat ideologjike dhe kontrolli i vjetër i kufijve, por hapësira kulturore shqiptare ende nuk funksionon si një e tërë dhe e përbashkët. Është krijuar mundësia e botimit dhe e shkëmbimit të librave, por mungojnë revistat e përbashkëta letrare e kulturore, manifestimet letrare me karakter mbarëkombëtar, projektet e përbashkëta të prezantimit të letërsisë shqipe në botë dhe nisma të tjera të ngjashme me interes për letërsinë dhe kulturën kombëtare. Për integrimet shqiptare flitet vazhdimisht në mënyrë verbale, por pak është bërë konkretisht në këtë plan, si në Prishtinë, ashtu edhe në Tiranë, për të mos thënë se herë-herë bëhen veprime që çojnë në drejtim të kundërt. (Ndoqa këto ditë në TV Klan një emision për poezinë.

Gjatë dy orëve e gjysmë, sa zgjati emisioni, nuk u përmend asnjë emër poeti jashtë territorit të Shqipërisë shtetërore: gjithçka sillej brenda atyre 28 mijë kilometrave famoze, shumë më keq se në kohën e komunizmit. Madje fitohej përshtypja se të ftuarve në studion e TV Klanit as që u shkonte në mend se letërsi shqipe është krijuar dhe krijohet edhe jashtë kufijve të Shqipërisë së cunguar. Asnjë emër poeti, asnjë libër, asnjë vjershë, asnjë varg; asgjë për farë, jashtë territorit të asaj që quhet Republika e Shqipërisë! E ishin ftuar për të biseduar në temën "Të jesh poet" poetë të njohur, dhe poetesha, gjithsej gjashtë, plus moderatori i emisionit, që edhe vetë merret me letërsi. Televizioni i fuqishëm "Klan" nuk e kishte parë të udhës të ftonte qoftë edhe një krijues të vetëm nga Kosova a Maqedonia në emisionin në të cilin flitej për letërsinë kombëtare! Që të mos më zihet për të madhe se po bëj vërejtje të njëanshme, në kuptimin politik të fjalës, po shtoj sakaq se edhe emisioni për librat e rinj, që emetohet çdo të diel në "Top-Channel", ngrihet mbi të njëjtin koncept: shtetëror e jo kombëtar. Në morinë e fytyrave të shkrimtarëve që shfaqen në "shpicën" e emisionit "Libri i ri" të Top-it të dielave në mbrëmje (që edhe ashtu është e pashije), nuk shihet portreti i asnjë shkrimtari jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë. Dhe sikur të mos mjaftonte "shpica", edhe gjatë emisionit shumë rrallë ndodh, për të mos thënë fare, të paraqitet ndonjë libër i botuar në Prishtinë, në Shkup, në Tetovë, në Ulqin a gjetiu ku jetojnë e krijojnë shqiptarët).

Për çka flasin shembujt e mësipërm: për mungesë vetëdijeje mbi ekzistimin e një kulture unike kombëtare; për inerci nga e kaluara apo për nënçmim të vlerave të krijuara jashtë kufijve administrativë të "shtetit amë", në "diasporë", siç thuhet shpesh gabimisht edhe kur flitet për shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre etnike e jo vetëm në botën e jashtme. Sido që të jetë, për të gjitha ngapak apo për secilën veç e veç, dukuritë e këtilla ndikojnë negativisht te njerëzit që e duan dhe përpiqen me gjithë zemër për bashkimin e kombit të ndarë shqiptar, qoftë edhe në planin shpirtëror dhe i "inkurajojnë" ithtarët e të ashtuquajturit "identitet të ri kosovar", duke u dhënë një "argument" më shumë për ta vazhduar turrin e tyre të marrë kundërhistorik të krijimit të kombit të shpifur "kosovar" dhe, rrjedhimisht, edhe të dy gjuhëve e kulturave kombëtare.

Është për t'u habitur fakti që këtë tezë e mbrojnë të shumtën e herëve mu ata që në vitet '80, kur zhvillohej fushata e egër kundër kulturës shqiptare dhe "propagandës nga Shqipëria fqinje", angazhoheshin për krijimin e hapësirës së përbashkët kulturore jugosllave, përfshirë edhe kulturën shqiptare që krijohej në ish-Jugosllavi, sepse, "duhet të nisemi nga ajo që na bashkon e jo nga ato na ndajnë", arsyetonin ideologët e "hapësirës së përbashkët kulturore jugosllave", që gjenin shumë pika të përbashkëta me Beogradin atëbotë, kurse nuk gjejnë të tilla me Tiranën sot! Bëra dy vërejtje qëllimmira për dy nga mediat më të rëndësishme shqiptare të kohës sonë, televizionet "Klan" dhe "Top-Channel", në lidhje me dy emisione konkrete, por, për hir të së vërtetës duhet thënë se mediat dhe posaçërisht ato elektronike, kanë bërë një punë të madhe në afrimin dhe njohjen e shqiptarëve në të dy anët e kufirit, madje më shumë se universitetet, katedrat e letërsisë, shoqatat e shkrimtarëve, institutet shkencore etj. Mund të thuhet, madje, se televizionet shqiptare, kanë bërë më shumë se institucionet shtetërore të Shqipërisë dhe të Kosovës bashkë në integrimin e shqiptarëve si komb. Rasti i Italisë, sipas Umberto Ekos, tregon se ky fenomen ka ndodhur shumë kohë më parë edhe me popujt e tjerë.

Në një intervistë dhënë gazetës franceze "Le Monde" me rastin e 150- vjetorit të bashkimit të Italisë, shkrimtari dhe semiologu i njohur theksonte rolin e madh të televizionit italian në afrimin e dallimeve gjuhësore e të tjera mes Jugut dhe Veriut. Duke filluar sidomos nga fundi i viteve '50 të shekullit të kaluar, televizioni luajti, sipas Ekos, një rol të rëndësishëm në përhapjen dhe konsolidimin e gjuhës së përbashkët letrare italiane. Falë TV-së, edhe kryeministri problematik italian, Berluskoni, thotë Eko, e flet mirë italishten, kurse polici e taksisti i thjeshtë, shton, "mund të më njohin me të parën". Por roli i televizionit në shoqërinë e sotme është ambivalent: emancipues dhe akulturues njëkohësisht. Sepse ai i largon njerëzit nga libri dhe i bën rob të ekranit, që pasivizon mendjen e njeriut dhe degradon vlerat. E njëjta gjë mund të thuhet pak a shumë edhe për internetin, njërën nga shpikjet më të mëdha të kohës sonë, që po ashtu ka përparësitë dhe dobësitë e veta. Prozatori i talentuar shqiptar nga Shkodra, Ridvan Dibra, shkroi kohë më parë: "Libri në koma. Rroftë Facebooku!".

Libri klasik, i shtypur në letër, me shkronja tipash e madhësish të ndryshme dhe i lidhur mes dy kopertinash, të forta a të buta, po rrezikohet gjithnjë e më shumë nga komunikimi virtual. Lartmadhëria e tij, Interneti, është bërë si një sirenë bashkëkohore, tundimit të të cilit nuk mund t'i rezistojë askush. Letërsia po e humbet karakterin e saj elitar, kurse puna krijuese po bëhet gjithnjë e më shumë çështje private. Pozitën e shkrimtarit shqiptar sot, vetminë dhe braktisjen e tij, e ka shprehur më së miri, nëpërmjet një parabole interesante, poeti Anton Papleka në parathënien e librit të tij me poezi "Udhëhumbur" (2000). E kam cituar edhe një herë tjetër këtë tekst, prandaj po e jap në mënyrë paksa të shkurtuar. "Duke vrarë mendjen për gjendjen time pa rrugëdalje një ditë m'u kujtuan barinjtë e vendlindjes (…). Në bjeshkët e larta, në vetmi (…), befas ndaleshin diku dhe sokëllinin sa u hante zëri. Ai vrushkull tingujsh (…), i ngjante një pasthirrme, por nuk ishte një pasthirrmë e zakonshme. Sokëllima e tyre nuk i drejtohej ndonjë njeriu konkret. Ata nuk shpresonin që atë ta dëgjonte ndokush. Ca më pak, që të merrnin përgjigje. Ata sokëllinin për veten e tyre. Ishte një reagim instinktiv kundër vetmisë, kundër izolimit. Me sokëllimat e tyre, ata (…), donin ta bindnin veten se gjallonin diku. Donin të sfidonin, në një farë mënyre, vetminë dhe shurdhërinë që i rrethonte".

Një reagim instinktiv kundër vetmisë dhe izolimit; një "klithmë ekzistenciale". Kjo është poezia e kohës sonë. Një mënyrë për të sfiduar vetminë dhe shurdhërinë që na rrethon. Mbase një iluzion. Si pasojë e zhvillimeve socio-kulturore dhe tekniko-teknologjike, letërsia nuk e luan më rolin që kishte dikur në jetën e njerëzve dhe në gjirin e shoqërisë, kurse kultura shqiptare ballafaqohet me disa probleme specifike, që dolën nga kutia e Pandorës në periudhën postkomuniste. Është shqetësues fakti që në emër të lirisë së mendimit, të rishikimit të së kaluarës dhe të kinse çmistifikimit të miteve nacionale, në hapësirën shqiptare janë shfaqur tendenca çintegruese dhe janë ringjallur paragjykimet krahinoriste, të cilat kombin shqiptar e trajtojnë më shumë si ansambël fisesh sesa si komb modern me vetëdije historike për të kaluarën e vet dhe me vizion të qartë për të ardhmen.

Vlerat identitare të kombit, ato që quhen shtylla të tij: gjuha, tradita, kultura, heronjtë kombëtarë etj. kanë marrë dhe vazhdojnë të marrin goditje nga më të shëmtuarat nga të ashtuquajturit "rimohues" (term i Kadaresë), që, në të vërtetë, s'janë tjetër pos mercenarë intelektualë të të gjitha ngjyrave. Letërsia shqipe sot krijohet jashtë caqeve të një metode të vetme krijuese, çfarë ishte realizmi socialist në të kaluarën, në Shqipëri, por edhe një lloj estetizmi shterp në Kosovë. Shkrimtari shqiptar sot, ndryshe nga ç'ndodhte më parë, sidomos në Tiranë, është i lirë ta zgjedhë temën, stilin dhe metodën e vet krijuese.

Rënia e censurës dhe e diktatit i hoqi kufizimet në këtë plan. Por censura e dikurshme, e cila në Shqipëri kishte karakter kryesisht ideologjik, kurse në Kosovë karakter kryesisht kombëtar, është zëvendësuar tani, në erën e pluralizmit dhe të mendësisë konsumuese, nga shpërfillja e lexuesve dhe e shoqërisë ndaj librit, që, sipas Josif Brodskit, është më e keqe se censura dhe mund të quhet krim. Djegien e librave në sistemet totalitare, Brodski e quan krim. Por ka një krim edhe më të rëndë - thotë ky poet, laureat i Çmimit Nobel në vitin 1987 - përbuzja e librave, mosleximi i tyre - shton ai, për të përfunduar se kur këtë krim e kryen individi e paguan me jetën e vet, por nëse këtë krim e kryen kombi - ai e paguan me historinë e vet.

LETËRSIA NË TEKSTET MËSIMORE

Shkruan Adem Demaçi Në historinë e jetës kulturore shqiptare, në përpjekjet për kuptimin dhe zotërimin e dikotomive ekzistenciale, morale, shoqërore e historike, letërsia do të bëhet mediatori më besnik nëpërmjet të cilit kombi shqiptar do ta shprehë synimin e të qenit të tij subjekt krijues në histori. Jeta letrare e një kombi – si pjesë përbërëse e identitetit kulturor, moral, intelektual e shpirtëror dhe si pjesë përbërëse e zhvillimit të gjithmbarshëm të tij – në faza të ndryshme, përpos që do të përcaktohet prej komponentit të prodhimit të vlerave letrare, ajo do të përcaktohet edhe prej mënyrës dhe cilësisë së shpërndarjes së tyre. Ndër mediet e rëndësishme për shpërndarjen e vlerave letrare, e kjo domethënë ndër mediumet për ngritjen dhe avancimin e kulturës letrare në mënyrë sistematike brenda një kombi, përbëjnë tekstet mësimore në shkollat fillore, të mesme dhe në fakultete. Përmbajtja e teksteve mësimore të shkollave fillore, të mesme dhe të fakulteteve është treguesi nëpërmjet të cilit mund të maten drejtimet, qëllimet, kriteret si dhe vetë vlerat diturore, artistike e morale që një komb apo që një shtet i vë vetes për ngritjen e mirëqenies intelektuale e morale të anëtarëve të vet. Dhe, jo vetëm kaq. Për shkak se tekstet mësimore synim të tyre duhet ta kenë njeriun e përmbushjes së synimeve të shoqërisë në të sotmen dhe të ardhmen e saj, mund të thuhet se përmbajtjet e teksteve mësimore ashtu bëhen treguesit e shkallës së përgjegjshmërisë së asaj shoqërie për të sotmen dhe të ardhmen e vet. Ligji dhe arsimi përbëjnë dy entitete me funksione reciprokisht përplotësuese, nëpërmjet të cilave shtetet dhe qeveritë marrin pjesë në formimin dhe krijimin e mirëqenies intelektuale dhe morale për anëtarët e vet. Mungesa e vetëdijes kombëtare në aspektin e drejtimit të veprimtarive tona në jetën politike, ekonomike, sociale, kulturore e arsimore; brishtësia e institucioneve shtetërore në Shqipëri dhe në Kosovë; keqpërdorimi i demokracisë dhe vënia e institucioneve shtetërore në shërbim të interesave të grupeve dhe klaneve partiake, krahinore e fetare jo pak, sidomos pas vitit 2000, do ta përcaktojnë shkallën e rrëgjimit të përmbajtjes së teksteve mësimore të lëndës së letërsisë për shkollat fillore, të mesme dhe fakultete. Mungesa e organizimit në mënyrë të njësishme të institucioneve që e formojnë dhe e drejtojnë jetën arsimore e kulturore shqiptare, dhe shfrytëzimi e keqpërdorimi – prej grupeve të ngushta të interesit – i hapësirave të aparateve të brishta shtetërore në shoqëritë tona me demokraci në ndërtim, në tekstet mësimore të lëndës së letërsisë është manifestuar me shumë deformime të natyrës materiale dhe konceptuale, si: - me mungesën e parimit bazik teorik e metodologjik që letërsia shqipe të trajtohet në mënyrë të njësishme e të pandarë në bazë të kriterit të gjuhës kombëtare, e jo të kriterit të territorit dhe të njësive administrative-politike në të cilat ajo është krijuar; - me mungesën e një qëndrimi të përbashkët për emërtimin e letërsisë shqipe si “letërsi shqipe”, e jo si “letërsi shqiptare”; - me mungesën e periodizimit të drejtë e objektiv të letërsisë shqipe, i cili do të eliminonte çfarëdo mundësie që një autor – siç është rasti me Mjedën – në një tekst mësimor të mësohet si poet romantik (shih. R. Petro, A. Leta, I. Metani, Gjuha shqipe dhe Letërsia 2, “Albas”, Tiranë-Tetovë, 2003), ndërsa në një tekst tjetër si poet modern (shih. Sabri Hamiti, Letërsia moderne shqipe, “Albas”, Tiranë-Tetovë, 2007); - me mungesën e një qëndrimi të përbashkët për një sistem unik vlerash letrare, të përdorshme në gjithë hapësirën arsimore e kulturore shqiptare dhe praninë e theksuar të trajtimeve fyese e përçmuese që iu bëhen disa autorëve tanë të traditës (siç është rasti me Asdrenin) dhe të bashkëkohësisë (siç është rasti me Esad Mekulin) duke i mënjanuar ata krejtësisht prej teksteve mësimore në rastin e parë, apo duke e minimizuar rolin e tërë një periudhe letrare, siç veprohet me letërsinë romantike dhe me autorët e saj duke ia kundërvënë asaj letërsinë e vjetër dhe autorët e kësaj letërsie, në rastin e dytë; - me mungesën e idealit për formimin e vetëdijes moderne kulturore letrare të brezave të rinj, të cilët letërsinë do të duhej ta perceptonin, interpretonin dhe vlerësonin në bazë të kriterit të vlerave estetike, e jo në bazë të paragjykimeve politike, fetare, partiake, krahinore (siç ndodh me tekstin e Kujtim Rrahmanit “Letërsia bashkëkohore 13”, “Albas”, Tiranë-Tetovë, 2007), paragjykime këto të cilat jo pak i kontribuojnë formimit, rrënjosjes dhe përhapjes së shovinizmit kulturor brenda¬shqiptar; - me mungesën e pranisë së letërsisë popullore; - me mungesën e përfshirjes së shkencës së letërsisë shqipe, si pjesë përbërëse e teksteve mësimore dhe si aspekt i rëndësishëm në formimin e kulturës së përgjithshme letrare; - me mungesën e kulturës gjuhësore dhe të vetëdijes për rëndësinë e përdorimit të nocioneve dhe të togfjalëshave terminologjikë letrarë në punë të përvetësimit të materies letrare brenda njësive mësimore. Mungesa e idealit për iluminimin e brezave me informacione, ndjeshmëri dhe përmbajte diturore moderne, tekstet mësimore të lëndës së letërsisë të botuara në fillimvitet ’90 të shek. XX dhe sidomos pas vitit 2000, të shumtën e rasteve – si në rrafshin e metodologjisë së hartimit të tyre, si në rrafshin e përzgjedhjes së lëndës letrare, si në rrafshin e interpretimit të veprave letrare; si në rrafshin e fakteve dhe të dhënave për jetën dhe veprën e autorëve të veçantë, ashtu edhe në rrafshin e lektyrave të përzgjedhura – dëshmon se hartuesit e tyre jo gjithnjë janë udhëhequr prej kriterit të vlerave artistike, ashtu sikur se jo gjithherë ata janë udhëhequr prej kriterit të nivelit të grup-moshës së cilës i dedikohen këto tekste. Kështu, bie fjala, Sabri Hamiti, punimet studimore të botuara në vitet ‘80 për një audiencë më të specializuar lexuesish – duke mos përfillur asnjë kriter pedagogjik (as kriterin e aftësive psiko-fizike të nxënësve), me ndryshime formale (shkurtimin e teksteve në mënyrë mekanike pa përfillur asnjë kriter didaktik!?) – do t’i inkor¬porojë si materiale mësimore në tekstin shkollor “Letërsia moderne shqipe” të hartuar prej tij në vitin 2007 (shih, p. sh., punimin “Ndre Mjeda poet” në librin “Arti i leximit” – “Rilindja”, Prishtinë, 1983, fq. 191-221; dhe “Ndre Mjedja (1866-1937)” në “Letërsia moderne shqipe”, “Albas”, Tetovë-Tiranë, 2007, fq. 26-46). Prej qëllimeve pedagogjike, prej metodologjisë pedagogjike si dhe prej koncepteve teoriko-letrare të hartuesve të teksteve mësimore del se prej tre faktorëve të mësimnxënies: tekstit, arsimtarit dhe nxënësit, më i rëndësishmi për ta ka qenë faktori tekst Pse? Sepse tekstet mësimore këtyre autorëve u kanë shërbyer si caqe për monopolizimin dhe monolita¬rizimin e të vërtetave për fenomene, procese, rrjedha, struktura dhe vlera letrare; u kanë shërbyer si mediume për afirmimin e koncep¬teve të tyre subjektiviste letrare, për afirmimin e shijeve dhe të vërtetave subjektiviste që ata kanë për autorë dhe vepra letrare. LSHK-ja e shqetësuar për përmbajtjet dhe qëllimet antipedagogjike, antiarsimore si dhe antikulturore që përmbajnë plan-programet dhe tekstet mësimore të lëndës së letërsisë, si dhe duke qenë e ndërgjegjshme dhe e shqetësuar për ndikimin negativ që këto përmbajtjeje ushtrojnë në vetëdijen dhe formimin emocional, intelektual, moral, shoqëror dhe kombëtar të të rinjve tanë – propozon që, nën patronazhin e MASHT-së të Kosovës dhe të ministrisë përkatëse të Shqipërisë, të organizohet një këshillim i përbashkët publik për plan-programet e letërsisë shqipe në shkollat fillore dhe të mesme, të cilin do ta organizonin institucionet shkencore, si Instituti Albanologjik i Prishtinë dhe Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë i Tiranës, me mundësi që në këtë këshillim të përfshiheshin edhe asociacione të tjera, pedagogë, shkrimtarë, kritikë, historianë të letërsisë të dëshmuar nga e gjithë hapësira kulture e arsimore shqiptare.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...