2011-11-15

Apel: Inteletualeve te ndershem, Ministrise se Brendshme, institucioneve ligjore, Ambasades Amerikene ne Kosove


nga Fatime Kulli

Po ju paraqes tre ballina te librave te nje monstre te papare, ju lutem, me thoni, a duhet qe ky njeri te ndeshkohet???

Ende pa u mbyllur plaget e grave, vajzave, femijeve te vrare nga armiku serb, ende pa u gjetur fajtoret e atyre barbareve qe kane perdhunuar ne kohe lufte vajzat dhe grate e Kosoves, na del nje tjeter monster shqiptar qe perdhos figurat e kombit, intelektualet, herojte e kombit dhe vajzat e grate kosovare. Une personalisht, nuk fyhem nga monstra Hamza, por, fyhem nga intelektualet e Kosoves, nga autoritetet ligjore te Kosves, qe e lene ende te livadhise kete monster te rrezikshem per shoqerine tone! Nuk e di, se sa i kenaqur eshte Rexhep Qosja qe "shkelqen" ne foto me kete skizofren monster???"1" />

Rexhep Qosja me monstren Bahtri Hamza
· · · Shpërndaje
  • 3 shpërndarje
    • Fadil Demaku Për Bahtir Hamzën ka dy zgjidhje: Burgu për fyerje ose ndonjë klinikë neuropsikiatrike! "Babai i kombit"(Rexhep Qosja) ka vdekur bashkë me shembjen e permendores së Enverit në Sheshin "Skënderbeu", pas një deklarate se Enveri po vdiste për të dytën herë. Kërcnimet e Enveristëve kosovarë ia ndërruan rrjedhën, duke e futur në valle me rojet e mjegullës nga romani i tij "vdekja më vjen prej syve të tillë".
      Dje në orën 3:25.MD · · 5
    • Fadil Demaku Kur të fyejnë Bahtirat duhet të ndjehesh krenar, por njëkohësishtë duhet dijtur se ne kemi edhe të atillë që për hirë të interesave të ngushta dhe primitivizmit të tyre këto trillime mund t'i përdorin sipas nevojës për të eleminuar kuadrot e mirëfillta për injorancën aktuale.
      Dje në orën 3:34.MD · · 3
    • Kaman Myftaraj mesa e kam pare surratin e tij, ai eshte nje monster e indoktrinuar e islamizmit mesjetar dhe sherbetor i atyre qe e masakruan dhe e perdhosen popullin martir te Kosoves dhe femren kosovare. te tille njerez jo vetem qe duhet te izolohen nga shoqeria dhe te mos piprtijne me as emri dhe as nami i tyre , por te tillet e kane pak eshe zhdukjen nga kjo shoqeri.
      Dje në orën 3:56.MD · · 1
    • Vladimir Marku Fadil, nuk te nderojne fjalet qe thua per te nderuarin Rexhep Qosja. Ti e lidh me emrin e Enverit...kjo eshte ceshtje pikpamjeje...
      Dje në orën 4:42.MD · · 1
    • Partizan Cene
      Fatime Motër . E kuptoj shqetësimin tënd ... Ky person është jashtëqitje e kombit dhe nuk ka asnjë shans të mbushë mendjen e askujt ..Por jam pjesërisht dakord me Fadilin : Ai do izoluar pasi është mjaft i rrezikshëm jo se shkruan kështu , por ka një radio të shpifur , që e emeton në Skype , dhe duke joshur me këngët popullore shqiptare , bën propagandë antishqiptare në pushimin midis këngëve .. Ai do ti nënë shtrohet gjykimit pa tjetër dhe do të marrë dënimin e merituar ..!!
      Dje në orën 4:50.MD · · 2
    • Agim Kasemi Nqs ky "moster! o i cmendur na deformoka realitetin ju te zgjuar vertetoni me fakte e argumenta dhe perlasjani ne fytyre..nuk eshte kurr e mundur qe nje "budalla" te veproj ne kete menyre,une jam cam dhe pak me interesojne keto gjera se jemi deri ne fyt me hallet tona,por historia na ka mesuar qe luhet dhe me dy porta..!ku e dini ju qe ky i cmendur ka "asin! nen meng......!
      23 orë më parë · · 1
    • Xhesika Vula miq te nderuar kontaktoni me apel dhe peticion per procesin verbal ndaj bahtir hamza ne ambasaden amerikane kosov qe te jet puna ime me e leht ndaj bahtir hamzes..... http://albanian.pristina.usembassy.gov/ambasadori_dell.html
      22 orë më parë · · 2
    • Agim Kasemi Ne shqipetaret e kemi zakon qe flasim me pasion o pa peshuar fjalen o ate qe shkruan...Fatua na ben apel...!?por para kesaj zonje e din shume mire organet kopetente te Kosoves,dhe po ta din qe jane shpifje te ketij "mostro"i kishin vene byrzylyket por kur ka ze nuk eshte pa gje...lerjani atyre qe kan per zanat te gjykojn para se ju te tjeret te dilni bllof....
      22 orë më parë · · 2
    • Fehmi Berisha Dhe ti Fadil Demaku,boll pak je larg Bahtir Hamzës.Bile bile je shumë shumë afër me të dhe në klinikën e Shtimjes do u dërgoja të dyve bashkë.
      22 orë më parë · · 1
    • Agim Gashi
      agim.poeticforum.com
      Fatime Kulli:Apel-Inteletualeve te ndershem, Ministrise se Brendshme, institucio...Shiko më shumë
      22 orë më parë ·
    • Xhesika Vula
      fehmi berisha mik i nderuar bahtir hamza esht nje kriminel i cili vrau gruan e tij ne zvicerr dhe mbajti vetem 2 vite arrest per shkak te publikimit te diagnozes se mjekut per nje qmenduri te lart .kesh...Shiko më shumë
      22 orë më parë · · 3
    • Agim Kasemi Ku e dini ju zonja Xhesika se ato figura jane kaq te pasterta...?..askush nuk e tregon fytyren e vertet,po sikur te hapen dosjet c'do ju ngelet juve..?
      22 orë më parë · · 1
    • Xhesika Vula
      po mik i nderuar dosja esht hapur ne at jam dhe un personalisht me foto te profilit dhe akuzon miqet se fshehen pas kesaj fotografije se nuk ekziston jessika leon vula .por ti mik i nderuar je i ...Shiko më shumë
      22 orë më parë · · 1
    • Fehmi Berisha
      Fehmi Berisha Xhesika nuk i ndava,sepse shkrimet e Fadil Demakut më kan bindur që është vëlla siamez me Bahtir Hamzen.Këtë e dëshmon edhe komenti i tij sot,kur flet për prof.Rexhep Qosjen.Cfarë do më? E ti mbaje për krenari komtare.Zatën nu...Shiko më shumë
      22 orë më parë · · 2
    • Xhesika Vula mik i nderuar fadil demakun e njof per veprimet e tij ne usa per qeshje komtare andaj shkrimet jo koh te mberrem shum ne shkrimer te asnjerit nga miqet jo per ndonje neglizhenc por per shkak te agjendes te punes mik i nderuar...
      22 orë më parë · · 2
    • Ferderova Dauti plehrat duan plehrat-ndeshkimi bie mbi pastertin,cojeni ne gjyq sic beri aktoria monda bulku...
      PROTESTOJME TE GJITHE KUNDER PLEHRAVE E XHUXHAVE TE KURDISUR NGA SEGMENTE BARBARE!
      ZGJOHU PRESIDENT,ZGJOHU SHQIPTARE-NA DHUNOJNE KU SMBAN!
      DUAN TE TRETIN SHQIPTARIN-MBI VLERAT TONA HEDHIN HORDHIT!
      22 orë më parë · · 1
    • Ferderova Dauti FATIME,MONDA ETJ...VETVEPRONI...NE GJYQ E CONI ..ATE DHE TRADHETARET TANE,QE NE MBROJTJE E MBAJNE,SI QENIN PER KAPISTER...NE DONI FIRMEN TONE-GATI JEMI
      21 orë më parë · · 2
    • Agim Kasemi Flasin letrat zonja Ferderova.!Canta carta thot italiani...! nuk behet me mbledh firma,por me fakte akuzohet tjetri jo duke bere show ketu ne fb.....
      21 orë më parë · · 1
    • Fehmi Berisha Federova,
      Njeriun e sëmur psiqikisht nuk e dënon ligji përse llapë.Mua më duket, që sa më shumë mirremi me të, aq më shumë e mbajmë në sqenë. Tipat e tillë duhet injoruar total,sepse vetë fakti që mirremi me ta dëshmon,që ne e pranojmë mes nesh.Nderime!
      21 orë më parë · · 5
    • Fatime Kulli Nese ligji nuk e ndalon nje te semure psikik pse shan e fyen, atehere ta izolojne ne psikiatri dhe ta sherojne! Si do t'ju vinte ju te nderuar miq, sikur keta burra, djem, gra, vajza, te ishin bijte, vellezerit, baballaret, motrat, vajzat apo grate tuaja??? A DO TA LEJONIT KETE PERBINDESH TE FYEJ DINJITETIN E TYRE???
      21 orë më parë · · 4
    • Ferderova Dauti luhet loja e marrezise per te na bere te keqen shqiperise...me respekt per kedo moter aty...mos e canio koken ,e dim kush jeni...ka rendesi qe ju jeni nje therime vlere-ne kete toke te djegur e te mjerr...KUR DO TE KEMI NJE ZOT NE,TE NA MBROJE SI MBARE QYTETERIMI MBI DHE?!
      21 orë më parë · · 1
    • Ferderova Dauti U DHUNUA KOSOVA NE GRA E VAJZA -burreria heshti e ben biseda...mire qe flet nje kadare,e shkruajti nje elvira dones...O BURRA SI RRONI MBI KETE DHE!?
      21 orë më parë · · 1
    • Agim Kasemi Pse kancelohen komentet...!?
      21 orë më parë ·
    • Fatime Kulli nuk e di zoti Agim, kjo eshte faqja ime, dhe une nuk kam fshire gje
      21 orë më parë ·
    • Agim Kasemi ‎!!!!????
      21 orë më parë ·
    • Gezim Azemi O plum nuk bon me ju dhan po duhet mipre prkadal kta muta qe pona kelbin ter kombin.
      20 orë më parë · · 1
    • Shala E Bajgorese edhe mua ma ka thye paswordin mi ka sha miqet disa edhe me tjeter adres te femrave u mundua tme fus ne gracke per luften e uck se ku kam ken komandant me ken se bahtir hamza ka dore per zbulimin e pjestareve te UCKse dhe te gjitha keto te dhena i jap BIAs
      18 orë më parë ·
    • Shala E Bajgorese mua mu kundervy se skisha lidheje me ate kurr ne jeten time ama kur e pash nje video se cfare fliste per femrat shqiptare i thash a je normal ti njeri
      18 orë më parë ·
    • Ardian Zejnaj
      Me kete Monster qe po e quani, para disa muajve me pat dal edhe mua pun, madje si patriot (tradhetar) qe eshte edhe mu kercnua. Si duket ky e paska te mesuar kete gje, per faktin se e paskan trajnuar serbet, qe duke sulmuar dhe kercnuar te tjeret (normal ne shpin te sherbimit sekret serb), te thot pastaj se eshte ky qe po me kercnon mua dhe suljuni per ta shkaterruar. Nese nuk bejn pune shqiptaret ne Kosove, ateher therret ne ndihme punedhenesit apo miqt e tij serb. Keta njerz jane qe Kosoven e kane zen peng, duke e prezantuar rrejshem dhe poshtersisht, per faktin se nje monster si ky te prezantoi "Pena Shqiptare" eshte mekat dhe nje sherbim i keq qe i behet Kosoves dhe shqiptarve. Ku jane intelektualet shqiptar?
      18 orë më parë · · 1
    • Shala E Bajgorese me shau edhe aty filloi ajo cfare i kame thene se po te zura do te vjerri ne lis me mbaj ne mend kete gje cfare ja kame thene edhe me pas beri edhe videon per mua ku thot udba jugoslllave edhe ne nje foto timen ku eshte betimi i UCKse aty komenti i Bahtir Hamzes eshte ku shan betimin edhe flamurin tone kombetr
      18 orë më parë ·
    • Shala E Bajgorese ne nje mbrembje ne ate tv e ti thot muslimanet shqiptar 80%jane koke derra jane terrorista jane hajdut e cka jo me te vertet eshte per tu mahnitur me cmendurin e keti personi se cfare di te beje ne youtube por te gjithe e kan vrejt e njohin eshte i njohur per policin e tiranes edhe te prishtines
      18 orë më parë ·
    • Shala E Bajgorese kujdes se cfare akuzoni pavarsisht se cfare u tha per qosjen apo ate tjetrin keto jane mendime te lira ka njeri drejt te shprehet edhe te vlerson ate cfare e mendon nuk do thot pse ka shkrue per qosjen apoate tjetrin tash zduhet gabim jene ata qe mendojn keshtu
      18 orë më parë ·
    • Fadil Demaku Fehmi Berisha...Bahtir Hamza...a të kthehm e ti kafshoj klyshët e Rexhep Qosjes?! Mish që kundërmon!
      14 orë më parë ·
    • Hana Luka
      Po ky nacoionalromantiku me emrin Fehmi Berisha ka dal ne skene tuj leh per Rexhep Qosjen. Ky dhe Rexhep Qosja ja kane shkruar vjershat Bahtir Hamzes. Bahtir Hamza eshte pjelle e krimbave si keta. Nje gjysëm analfabet të flas pë Fadil Demakun kështu është edhe më mut se vet Bahtir Hamza. Unë si nxënëse e Fadil Demakut nuk mudn të duroj një sahanlëpirës si Fehmi Berisha të flas kështu. Njëri i rrinin Rexhep[ Qosjes në anën e m,ajtë e tjetri në anën e djathtë. Fehmiu e Bashtiri janë krimbat e mishit që kundërmon i nderuari profesor.
      14 orë më parë ·
    • Fadil Demaku Hana paska gjelozuar miku im Fehmi Berisha, por nuk ja marr dot vëllaun e tij. Fal i qoftë! Mos u nxej ti shumë se unë e thash në fillim se do të gjenden edhe Fehmi Berisha që do të manipulojnë, sipas nevojës edhe me të dhënat e Bahtirit.
      14 orë më parë · · 1
    • Hana Luka Po këta janë poetët që i krijon Rexhep Qosja sot e i mbanë rreth vetes për të mashtruar vetveten se ende është i madh. Vërtetë përballë Fehmive dhe Bahtirave ai është GJENI!
      14 orë më parë ·
    • Fadil Demaku Në perendim "zonjat e rënda" dalin me shetit me nga tre-katër qenë... Fehmiu më ka nderuar njësoj si Bahtiri. Ai që mohon Gjergj Fishtën mund të mohoj lirishtë edhe Fadil Demakun, që krahasuar me te Fehmiu na del asgjë më shumë se një gomar veshgjatë që pret zotëriun t'ja heq dhe ngjet samarin!
      13 orë më parë ·
    • Hana Luka Rexhep Qosja si duket prej atehere kur thoni ju profesor eshte shendrruar ne homoseksual sepse krejt do pedera po i sillen perrreth.
      11 orë më parë ·
    • Sofia Ziri-Nako
      Të dridhet mishi, cirret lëkura, hidhet poshtë pastërtia e njeriut, digjet një det arti, dhe në emrin GRUA, do të thoja si ka mundësi që ka mendje të tilla mes letrave të të shkruarit dhe që ushqen me këtë gjuhë, një paturpësi që hidhet mbi emrin GRUA...? çfarë lloji qënie ka në trupin e tij, ky njeri që poshtëron në radhë të parë nënën, që e ka lindur, sjellë në jetë...quhet grua edhe ajo...E çfarë ushqimi kapërdin drejt artit ky njeri, që do të thoja njollos veten në rradhë të parë, para se të përdore epitete të turpëshme për emra të nderuar...? PATURPESI është pak të thuash, CMENDURI është përsëri pak....Në ka Zot, do dijë t'i vendosë gjërat në vendin e duhur!
      2 orë më parë ·
    • Pipa Agim Turp. Monstra te tilla, si ky pleher Hamza, e kane vendin ne pusetat e mutit. Ky eshte Djalli! Digjeni, sa pa leshuar kuterbimin e kermave serbe, mbi qiellin e paster te Kosoves!
      rreth një orë më parë ·

2011-11-14

Heshtja e Rexhep Qosjes!

Nga Flori Bruqi

Rastësisht i lexova disa shkrime që kishin të bënin për njeriun nga Drenica, që unë më së miri e njoh dhe e di se kush është Bahtir Hamza, dhe mu kujtuan bisedat që kisha me ju per te.

Me vjen keq dhe është më së turpi i kohës sonë,që pikërisht në vendlindjen e shkrimtarit tashmë të ndjerë Ymer Elshani(Korreticë e Poshtme,Drenicë)të flitet për njëfarë Bahtir Hamza,për gjoja na qenka ,,poet(sic!!!),i cili nuk i ka as dy vjet të shkollës së mesme dhe as që ka lexuar të paktën as dy faqe librash(sic!!!)të bëhet madje ,,poet,,modern dhe i këtij fundshekulli që mjerisht me të është marrë edhe Akademiku  ynë Rexhep Qosja (!!!).
 

Rexhep Qosja dhe Bahtir Hamza
Familja e Bahtir Hamzës në Korreticë të Poshtme(Drenicës)askush nuk e ka konsideruar për familje dhe si fqinj.Ata,siç e dinë Drenicakët  është familje pa taban dhe e mjerë,që siç thonë drenicasit,mjerë ajo që jeton sot e këtu..!

Bahtir Hamza është askushi.Ai me kohë dhe i çmendur nëpër rrathët e varfërisë dhe gabeljetës(sic!!!)ishte përkerkushi jo vetëm në rrethin e tij por edhe me gjerë në Drenicë.Me vjen keqë që një lagje kaq e madhe njerëzish dhe,madje intelektualesh janë marrë me këtë njeri plah i Drenicës dhe askushi...!Me besoni po ky farë Bahtiri as shqip nuk di të flasë e lërë më të shkruaj ,,krijimtari poetike,,(sic!!!).Fëmijët e tij kanë qenë të trazuar dhe me shemtinë e sjelljes së prindit të tyre ata edhe sot e kësaj dite janë fëmijë pa fëmijëri dhe,herë-herë me shumë lot se sa bukë në sofër...!!!

Për sjelljet e qororditura prej gabelesh disaherë edhe vëllain e tij e rrafen në Drenicë për vdekje.Me një fjalë familje e tij dhe Bahtir Hamza në fshatin e tij nuk ka vlerë më shumë se sa një bagël lope...!

Duhet që qarqet intelektuale në Kosovë dhe në mbarë gjeografinë e Atdheut në të ardhmen mos të merreni me plehun e Drenicës!

U shihet për të madhe,një grupi shkrimtaresh dhe intelektualesh nga Kosova,që kanë pranuar të jenë përballë,,librave të tij me poetikën gabelqe hiq më shumë(sic!!),
ndonëse kurrë ne jetën e tij Bahtir Hamza nuk e di se ç,është arti dhe poezia dhe si i tillë të jetë ,,poet dhe shkrimtar,,ruana Zot se në çfarë shkalle kemi arritur sot.

Po të kalosh nëpër fshatin Korroticë e Poshtme/Drenicë/e të shohesh shtepinë e Bahtir Hamzës dhe të kujtosh se si ky njeri na u bë ,,poet,,pa lexuar dhe pa kryer asnjë shkollë,është për të qarë rrugëtimin dhe angazhimin e atyre që iu bënë krah këtij njeriu analfabet dhe plehu i Drenicës.

Vetëm ta shikosh Bahtir Hamzën do të fitosh përshtypjen e një njeriu hiqnjeri dhe më shumë se plehu i Drenicës kreshnike.

Po ua them nga zemra:Kur e dëgjon emrin e Bahtir Hamzës dhe kujtoi emrin e poetit dhe të shkrimtarit të dalluar për fëmijë  Mr.sc.Ymer Elshani dhe të vëllait të tij Zymber Elshani,me vjen keq se si lejuan njerëzit përgjegjës të letrave tona shqipe në Kosovë të jetë edhe emri i Bahtir Gabelit(!!!),që po ua them me plot gojë se ai nuk ka familje,nuk ka plang shtepie,nuk ka gjak  shqiptari/por jevgu/dhe as ndjesi poetike për jetën dhe tokën,ai thjeshtë është një askushi që turp të qarqet tona letrare shqipe në Kosovë të kenë punë me një njeri analfabet dhe tarabosh ne jetë dhe pa asgje...!

Turpi më i madh i intelektualëve tonë është  pse nuk distancohen nga ky manjak kur i njajti pothuaja çdo ditë i shanë dësmoret e kombit ,shkrimtarët,gazetarët, ndërsa nënat dhe motrat tona shqiptare  i quan kurva.

Ku është Policia,Prokuroria dhe intelegjenca shqiptare.Ku janë miqët e mjeranit B.Hamza që i kanë shtirë veshët në lesh dhe heshtin nga sharjet e skizofrenikut dhe spijunit jugosllavë Bahtir Hamza.

2011-11-12

Nga Flori Bruqi :Via e Arbërit – një korridor arbëror

http://floart-press.blogspot.com/2009/08/nga-flori-bruqi-via-e-arberit-nje.html

Agjencioni FLOART - PRESS

Skeda:Via Egnatia-en.jpg
Via Egnatia

Dyrrhachium, Edessa, Thessalonike, Antipolis, Kavala, Abdera, Alexandroupolis, Kipsela, Byzantium/Istanbul

Rruga Egnatia është ndërhyrja në infrastrukturë me të cilën Romakët quajnë dhe organizojnë duke filluar nga gjysma e dytë e shekullit te dytë p.e.s., një vijë drejtuese mijëvjeçare komunikimi midis perëndimit dhe lindjes, midis Adriatikut të poshtëm dhe Egjeut verior. Rruga, siç dëshmon Straboni, kishte si pikë degëzimi në ekstremitetin e tij perëndimor, në bregdetin Adriatik, qytetin e Apollonisë. Me rrugën Egnatia bashkohej një rrugë që vinte nga Epidaninos (Dyrrachium), e quajtur në mënyrë konvencionale nga studimet degë veriore e rrugës Egnatia ose në rrugë më të përgjithshme e më të thjeshtuar "Rruga Egnatia", në një pikë, vlerësuar nga Straboni e barazlarguar nga të dyja qytetet, që të paktën në periudhën në të cilën janë shkruajtur dy intinerarët të përfshira në Intenerarium Provinciarium, koiçidonte ose kishte si stacion vijues të parë zonën e quajtur Klodiana, e quajtur Mansio Coladiana nga një burim i tretë internerari Internerarium Burdigalense. Duke u bashkuar të dyja rrugët në një rrugë të vetme ato përshkonin luginën e mesme të Shkumbinit dhe ngjitej deri në kodrën e Sopi Polis, në zonën e Haxhi Beqarit, ku rruga antike ishte e detyruar nga morfologjia e luginës të kalonte nga bregu i djathtë te bregu i majtë i lumit Shkumbìn. Sigurisht nga kjo zonë, për më shumë nga lugina, Straboni thoshte që rruga quhej rruga Candavia, nga emri i një mali Ilir. Kjo pjesë e rrugës përshkon pikërisht një zonë malore që duhet të themi se shtrihet të paktën deri në zonën e liqeneve Lychnidòs (liqeni i Ohrit, liqeni i Prespes se Madhe e të Vogël).

http://www.forumivirtual.com/attachments/gjeologji-gjeografi/1927d1222024559-rruga-egnatia-trase-bizantine-mbi-spathar.jpg
Nga Lychnidòs rruga vazhdon drejt qafave të maleve gjatë të cilave kalonte kufiri midis Ilirisë dhe Maqedonisë. Nëpërmjet tyre rruga lejonte hyrjen në një zonë të Maqedonisë veriore, që quhej Lyncestide me qendër kryesore Herakleia Lynkestidos, nga ku kalonte dhe një rrugë nga nyja e rëndësishmë "viario e stobit". Rruga Egnatia kalonte më pas në Edessa e më pas duke kaluar Ultësirën e Maqedonisë arrinte në Pella dhe më tej në Thessalonika.
http://www.elbasani.gov.al/elbasani/pub/05203.jpg
Urë e rrugës Egnatia

Qyteti në gjirin termik ndodhej vetëm në gjysmën e rrugës që mbaronte në Cipsela në Ebro. Duke parë që rruga kalon në shumë zona, gjatë gjithë hapsirës së saj ajo ndeshej me shumë konfiguracione morfologjike të terrenit: terrene fushore në afërsi të zonës moçalore të Muzakajve, brezaret lumore gjatë Shkumbinit, bregu i liqeneve me origjinë tektonike, kalime të menjëhershme nga kodrat në shpatet e maleve që më pas ndiqeshin nga zbritje të menjëhershme.
http://www.tirana.gov.al/common/images/uraetabakeve.jpg

Megjithatë inxhinierët romakë që ndërtuan rrugën arritën të evitonin me përjashtim të pak rasteve të paevitueshme ndryshime të menjëhershme të lartësisë së rrugës. Në trasenë e rrugës Egnatia gjejmë teknikën e ndërtimit romak të rrugës: arritja e qendrave në mënyrë më të drejtperdrejtë, komode, ekonomike, përpjekjeve për të evituar përmbytjet dhe uljet e terrenit me forcë.



Megjithëse rruga Egnatia ka qenë një nga rrugët më të rëndësishme të komunikacionit me botën romake, dy shekuj kërkime arkeologjike e studime sedimentare në një stratigrafi mbi këtë rrugë është tepër larg për të thënë që është e kënaqshme.

*****
http://xhaxhai.files.wordpress.com/2009/05/new-egnatia.jpg

Shembull, në fakt janë komplet të panjohura jo vetëm rruga në detaj por dhe linja e ndjekur nga rruga midis Kuçit dhe Muriqanit. Përveç kësaj, shumë shpesh dhe me shpejtësi është rastisur çdo hipotezë e rrugës, me atë të ndjekur nga rruga moderne. Ndërsa këtë rast e gjejmë kur me të vertetë konfiguracioni fizik i terrritorit detyron rrugën të kaloj dhe në zona të ngushta. Megjithëse ka mundësi që të kenë ekzistuar një seri rrugësh që vinin në bashkëpunim të vazhdueshëm me njëra-tjetrën, vendburime bronxi, ofiçine, pika prodhimi, merkato, tentativat për të gjetur gjurmë të pistave për periudhën greke, maqedonase dhe ilire edhe me hartat e punuara me dorë nuk kanë dhënë asnjë rezultat deri më sot.
http://hosting07.imagecross.com/image-hosting-05/9233albanop.jpg
Dhe kështu tentativat për të besuar për ekzistencën e ndërtimeve dhe shtrimeve ilire ose ato teza për ndërtimin e rrugës para kohës romake dhe në mënyrë analoge pas kohës romakë nuk duken shumë të besueshmë nga hetimet e gërmimeve, por bazohen ekskluzivisht në vështrime makroskopike te trasesë dhe matjeve që shpesh herë jane kundërshtuese përsa i përket gjerësisë së rrugës. V. Shtylla që përmbledh shkrimet e Cekës dhe Papajanit konsideron para kohës romake (ilirë) për shembull, mbetjet e dukshme në Gurat e Zeza të Xhyrës dhe një mur të madh afër Qafë Thanës me motivin që gjerësia e tyre (1. 2 deri 1. 8 m) do kishte lejuar vetëm kalimin e kuajve dhe të kafshëve, dhe jo të qerreve.

rrugaearberitdurresmoriph9.jpg
Rruga e Arbërit

Njëra nga alternativat nga ku mund të ketë marrë emrin rruga Egnatia, është qyteti Egnatia në Italinë jugore buzë Adriatikut, i banuar në origjinë nga fisi Ilir i Japigëve, të cilët patën kapërcyer Adriatikun. Rruga Egnatia në trojet e Ilirisë jugore, ishte vazhdimi i rrugës Apia në Itali, njëra nga arteriet më të mëdha rrugore të Romës ( shek. IV p.e.s ) e cila niste nga Roma duke kaluar nëpër Beneventum dhe e arrinte Adriatikun në Brindizi.


Për herë të parë rruga nga Apollonia në Selanik përmendet nga historiani grek Polibi, në vitin 120 p.e.s dhe më vonë historiani tjetër grek Straboni, i cili jetoi në periudhën nga viti 63 p.e.s – 20 e.s.
Në fillim, gjatë periudhës republikane, rruga Egantia kishte karakter ushtarak, e lidhur kjo kryesisht me luftrat romako-maqedonase deri në vitin 16 p.e.s., kur Maqedonia u bë provincë romake. Më tej, ajo fitoi një karakter të një arterie të rëndësishme ekonomike duke lidhur gadishullin e Apenineve dhe një pjesë të mirë të Evropës Perëndimore me Ballkanin e Jugut, Azinë e Vogël, Lindjen e Afërme e deri në Mesopotaminë e njohur.
http://xhaxhai.files.wordpress.com/2009/05/via-egnatia-1.jpg

Në territorin e Ilirisë gjatë shek. I p.e.s., në kohën e ekspeditave ushtarake romake, rruga Egnatia ka luajtur një rol të rëndësishëm, veçanërisht në luftimet ndërmjet Çezarit e Pompeut në mesin e shek. I p.e.s.
http://www.albanian-tourism.com/images/elbasan1.jpg
Romakët në vendet e pushtuara, gjatë ndërtimeve të tyre sidomos në ndërtimet rrugore shfrytëzuan rrugët ekzistuese. Kështu ndodhi konkretisht dhe me rrugën e rëndësishme Egnatia, e cila kaloi në trasenë e rrugës pararomake të Kandavisë me drejtim po luginën e Shkumbinit, që në periudhën qytetare ilire kontrollohej nga disa vendbanime të fortifikuara.

****


Hammondi nënvizon limitet e këtyre tentativave për të arritur gjerësinë e trasesë dhe sjelljen e tyre në fazat e ndërtimit. Pikërisht për këtë duket e vështirë që mbretëria Ilire e Agronit e më pas ajo e gruas së tij, Teutës, që kishte arritur të zhvillonte strukturat shtetërore vetëm nga mesi i shekullit të tretë të kishte arritur të realizonte veprimtarinë e shtrimit të rrugëve në një territor, në të cilin, për më shumë nuk dihej nëse ishte në kontrollin e tij. Eshtë e ndryshme çështja përsa i përket ndërhyrjes rrugore në kohën e Maqedonisë. Në fakt është e sigurtë që disa pjesë të rrugës që më pas do bëhen pjesë të rrugës Egnatia si ajo përmes paradës së Kirli Derven ishin të fiksuara dhe të shënuara nga Horoi si gurë përgjatë rrugës që tregonin distancën në njësi. Maqedonësit kanë bërë me siguri ndërhyrje në mirëmbajtjen dhe riparimin e rrugës në vitin 190 p.e.s. nën drejtimin e Filipit V, për të ndihmuar kalimin e Konsullit Lucio Comelio Scipone, ashtu sic i ishte kërkuar nga romakët.
I vetmi dorëshkrim mbi ndonjë ndërhyrje infrastrukturale të maqedonasve në zonën për të cilën po flasim, është ajo e bërë me urën e Topçias e bërë nga Hammondi, por e vënë në diskutim kohët e fundit për shkak të kërkimeve arkeologjike që dëshmojnë ndërtimin artizanal në kohën romake. Ka shumë mundësi që romakët të mos kenë përfituar nga eksperiecat e mëparshme të ndërtimit. Ndërhyrja e tyre bashkëpërcaktohet si një diçka evolutive e cila supozon njohje të mirë ekonomike, gjeografike, etnografike, gjeometrike dhe organizim të mirë.
Trasetë e vjetra me kthesa u zëvendësuan, kjo edhe falë bonifikimit të zonave moçalore, me rrugë të drejta që ndonjëherë evitonin qëndrat ekzistuese dhe krijonin kështu qëndra të reja popullimi. Në disa raste u shfrytëzuan pista të mëparëshme duke u shtruar dhe një herë. Filluan të ndërtoheshin ura prej guri për të kaluar, në vendet ku kalonte uji. Për kalimin në disa vende të veçanta u bë i nevojshëm ndërtimi i urë-rrugëve dhe i mureve mbajtës.
Romakët filluan ta ndërtonin rrugën menjëherë pas ose maksimumi në çerekshekullin pasardhës nga nxjerrja e masave paraprake përmbledhëse në shprehjet e Tloro Metello "ordinanti cum maxime Macedoniae statum", sipas të cilave jepej urdhri, mbas ngjarjeve të rëndësishme të 2-vjeçarit 148-146 p.e.s., në provincën e Maqedonisë për realizimin e të gjitha kushteve politike e juridike në përdorimin e territorit nga ana e pushtuesve të rinj.
http://www.missshqiperia.com/images2007/kala4.jpg
Përveç ndërtimit të rrugës Domizia, gjithmonë në gjysmën e shekullit të dytë mund të çojë në një kontest të vetëm kohor e strategjik dy infrastruktura të menduara dhe të ndërtuara gati duke përqafuar njëkohësisht territoret e reja që romakët kishin pushtuar në pellgun mesdhetar. Motiv për ndërtimin e infrastrukturës së re ishin natyrisht, jo vetëm nevoja ushtarake që me raste favorizonin një lëvizje më të shpejtë të trupave ushtarake por edhe nevoja ekonomike, duke vënë në lëvizje vendet e reja dhe banorët e tyre.
http://img359.imageshack.us/img359/3046/rrugaegnjatib3.jpg

Rruga e re duhet të shërbente në këtë profil për të shkaktuar një rritje ekonomike të përgjithshme të zonës, të cilat që pas masave të ashpra të marra në vitin 168 p.e.s. kishin rënë në një gjendje të rëndë rraskapitje. Edhe pas një shekulli distancë, efektet shkatërruese të atyre masave të marra, Strambone mundej akoma t’i vlerësonte dhe janë evidentuar edhe në burime të tjera historike dhe letrare të shekullit të parë p.e.s., që përshkrojnë zonën rreth disa pjesëve të rrugës si një peisazh i shkretëtuar.

http://img253.imageshack.us/img253/498/rrugetromakeneballkanuk1.jpg
****
Rruga Egnatia hyn pa pikë dyshimi, dhe gjetja e bërë në vitin 1974, afër Thessalonikës nën zonat lyshtërore të lumit Gallikos të një guri miliar që mbante emrin e ndërtuesit të mundshëm i dha fund çdo dyshimi, midis atyre rrugëve që e marrin emrin nga funksioni apo nga zona ku ndodhen, por nga ndërtuesi i tyre, ose më mirë nga ai që i ka shtruar me kalldrëm sipas traditës të sjellë nga Festo dhe Flacco Siculo. Realizues i veprës ishte gjykatësi romak, për të cilën shkruhej dhe në gurin miliar të gjetur në vitin 1974, Cnaeus Egnatius i biri i Caius për të cilin nuk dihet asgjë përveç emrit dhe funksionit si prokonsull.Thjeshtësia e tekstit, emri i gjykatësit në emërore, dhe hollësira të tjera të të shkruarit si në latinisht ashtu edhe në greqisht tregojnë për datimin e gurit miliar. Mbi këtë gjë të gjithë studiuesit bien dakort për gjysmën e dytë të shekullit të II-të p.e.s. Midis mesit të shekullit të II-të p.e.s. (datë në të cilën u bë hartimi në provincën e Maqedonisë) dhe shekullit të I-rë p.e.s. (datë në të cilën Straboni shkruajti librin e shtatë të gjeografisë në të cilin është folur për rrugën Egnatia) njohim nga burimet vetëm 5 persona publik me emrin Egnatius që mund të kenë lidhje me ndërtimin e rrugës Egnatia. Nga këta vetëm Cn. Egnatius C. f. Stell (atina tribu) i përmbush kushtet për t’u indetifikuar me ndërtuesin e rrugës po nuk ka shumë siguri. Ai është i vetmi i përmendur në lidhje me ngjarjet në Greqi duke u përmendur nga P. Cornelius Blasio (historian romak ndoshta midis viteve 175-160 p.e.s.) në një letër për Corciresin që mbante një kopje të Senatus Consultum. Përsa i përket ndërhyrjeve të mëtejshme për mirëmbajtjen dhe restaurimin, shqyrtimi i gurëve miliar dhe të hartave të bëra me dorë të rrugëve vë në dukje aktivitetin e Augustos në epokën e të cilit restaurohet rruga "longa intermissione neglectam" dëshmia e të cilës janë 2 gurë miliarë për të cilët kujtimi mbeti për shumë shekuj. Gjithmonë duke u bazuar te gurët miliarë lind një interes i sigurt për rrugën e ndjekur nga Settimio Severo dhe nga Caracalla dhe nga perandorët e Tetrarkis së dytë. Së fundi, shenjë për mirëmbajten e fundit të rrugës Egnatia është ripërdorimi i gurëve miliarë më antik me shkrime të kohës së Konstandinit. Sistemi rrugor i kohës romake në zonat qëndrore të Shqipërisë duket i ndërtuar në kohën perandorake, i përbërë nga 4 drejtime kryesore. Përsa i përket degëve jugore dhe veriore të rrugës Egnatia përfshirë midis Apollonisë, Dyrrachium dhe qytetit të Herakleia Lynkestidos burimet e intinerarëve kujtojnë që ekzistojnë: 1. -Shtatë stacione të vendosura në 153 m.p. Të nxjerra nga intenerari Ant. 317. 7-319. 1 (në rast se pranohen të dhënat e distancës midis Dyrrachium dhe Klodianes të treguara nga kodi B i Int. Ant. 318. 1 distanca duhet të rritet me 10 m. p. ) 2. -Nëntë stacionet e vendosura në 163 m.p. në Int. Ant. 329. 5-330. 3 (pjesë e rrugës që ka shumë mundësi të korespondojë me rrugën Egnatia që niste nga Apollonia) 3. -16 (15) në të cilat 8 mutatio të shpërndara në 177 m. p. në Int. E.Burdigalenses 606. 9-607. 8 (nqs. pranohet hipoteza e hedhur nga Hammond që Marusio është një gabim i kopistit që duke përsëritur fjalën i jep një distancë fjalës "Mansio", i duhen hequr 13 m.p. të cilat i kanë dhënë distancës midis Mansio Coladiana dhe Mansio Marusio) 4.-10 stacione në tabulen Peuntingeriane (ndoshta mund të shtohen të pakten edhe 2 të tjere të cilat nuk jane shkruajtur për shkak të boshllëqëve që ka dokumenti ekzistues) 5. -Anonimi Ravennate në shumë udhëtime të bëra kujton gjithsej 8 stacione. 6. -Të dhënat e sjella në formulimin e Guidone nuk rezulton tregues për shkak të boshllëqeve të saj.
http://www.t669.net/images/rruge_dhe_objekte.jpg
Nga këto të dhëna mund të nxjerrim që rruga Egnatia midis Apollonisë dhe Herakleias ishte e gjatë rreth 163-164 m. p. dhe kishte jo më pak se 9 stacione të cilat që nga shekulli IV p.e.s. do të rriteshin në numër derisa të bëheshin 15. Propozimet për kërkimet e avancuara nga studiuesit nuk duken gjithmonë të bindshme. Eshtë bërë e mundur të tregohet me një farë saktësie traseja e rrugës Egnatia midis Apollonisë dhe Verbës, e më pas nga Muriqani në Haxhi Beqarit, dhe nga Qukësi mbi Shkumbin deri në Radozda në anën perëndimore të liqenit të Ohrit.
http://www.struga.eu/struga/dobovjani-2.JPG
Me saktësi dihet dhe traseja e rrugës antike nga Durrësi deri te Hani i Goses. Në zonat e tjera mungesa e kërkimeve ose mungesa e të dhënave ekzakte rreth gjëndjes së zonave të tjera në të cilat ka pasur gjetje të materialeve arkeologjike, nuk lejon njohjen e infrastrukturës rrugore romake. Këtyre problemeve u janë shtuar edhe pengesat e ardhura nga kushtet e ambjentit natyror: në zonat malore midis Babjes dhe Qukës ka ndodhur shumë rrëshqitje ose fundosje terrenesh, në zonat e përmbytura të Muzakajve, në ato zona ku ka ndryshim të rrjedhjes së lumit, dhe në zonat afër liqeneve dhe deteve ku ka ndryshim të nivelit të tyre.
http://www.egnatia.gr/files/images/Project_Status_ENG.jpg
Të pakta kanë qenë të dhënat e sjella deri tani nga toponomastika për arsye të mungesave të kërkimeve specifike dhe të prezencës së paktë të kartografisë të përdorur nga toponimet, por me gjithë këto vështirësi pati mundësi që të arrihej në rezultat të mirë në bazë të të dhënave. Analiza e të dhënave, për më shumë, shpeshherë në vija të trasha, të pasakta dhe të copëzuara në lidhje me mbetjet e trasesë së rrugës, tregon që rruga Egnatia nuk ka pasur një gjerësi të njëjtë gjatë gjithë gjatësisë së saj. Përmasat e gjatësisë në fakt ndryshojnë nga 6.7 m, duke përfshirë me raste edhe trotuare deri në 1m, deri në 2. 4 m në zonat malore. Në shtrimin e rrugës, sigurisht duke u kushtëzuar nga materiali i disponueshëm, përdoreshin gurë të dimensioneve të ndryshme. Në fund të kësaj faze të parë të studimit të marrë përsipër mbi rrugën Egnatia, mund të themi që jo vetëm u bënë parapërgatitjet për një bazë njohje (të përbërë nga të dhëna dhe hipoteza mbi rrugën) duke e parë në këndvështrimin e një studimi të mëtejshëm në terren me rastin e "Via Egnatia (Albania) Project", por dhe lejoi në bazë të ekzaminimit të fotografive ajrore njohuri të reja mbi trasenë e rrugëve të ndryshme antike.
http://mydibra.com/thumbnail.php?file=rrugaaaaa_200509116.jpg&size=article_medium
Në veçanti këto fotografi ndihmuan për rrugët e vjetra në zonat midis Durrësit dhe Kavajës, Qukësit dhe Qafë Thanës dhe midis Izbiste dhe Jankovec. Përveç kësaj janë evidentuar pjesë të terrenit, respektivisht midis Apollonisë dhe Kuç-it dhe midis Lushnjës dhe Belshit, ku mund të ketë kaluar rruga Egnatia ose rruga e lidhur me të. Pikërisht për këtë, duket evidente që zona midis Thanaj, Lushnjë, Cërrik dhe Kuç, është ajo zonë ku duhen bërë studime dhe njohje të terrenit për të verifikuar ekzistencën apo jo ekzistencën e traseve rrugore. Në këtë zonë në veçanti mund të ketë qenë vila e Klodianës (pronësi agrikulture të një personazhi i rëndësishëm romak me emrin Klodio).



****

Rruga Egnatia përgjatë luginës së Shkumbinit

Romakët në vendet e pushtuara, gjatë ndërtimeve të tyre sidomos në ndërtimet rrugore shfrytëzuan rrugët ekzistuese. Kështu ndodhi konkretisht dhe me rrugën e rëndësishme Egnatia, e cila kaloi në trasenë e rrugës pararomake të Kandavisë me drejtim po luginën e Shkumbinit, që në periudhën qytetare ilire kontrollohej nga disa vendbanime të fortifikuara.
Sipas Strabonit, në Ilirinë e Jugut kishte dy pikënisje për rrugën Egnatia, njëra nga Apollonia, ndoshta më e hershmja (para pushtimit romak), e tjetra nga Dyrahion. Gjithashtu Straboni theksonte, se të dy degët bashkoheshin me njëra-tjetrën në largësi të barabarta. Duke e quajtur degën e Apollonisë si degë jugore e Egnatias përshkruajmë intinerarin e rrugës me nisje nga Durrësi.
Nga Dyrratio, një nga portet më të lashta e më të mëdhenj të Adriatikut, rruga Egnatia, sipas të gjithë intinerarëve antikë, si stacion i parë, "mansio" kishte Klodianën (Peqini i sotëm). Më tej, arrinte në nimfeun dhe termat e stacionit Ad Quintum (Bradasheshi i sotëm), ndërtim i shek. II-III e.s.. Ky stacion "Mutatio" i rrugës Egnatia i përmendur në intinerarin e Burrdigalës ndodhet rreth 5m më lart se gjurmët e rrugës antike.
Pak kilometra më në lindje, rruga arrinte në Scampis (Hiscampis sipas Burdigalës)- Elbasani i sotëm. Qyteti i lashtë i Skampinit me një jetë që nga shek. II e.s, shërbente si "mansio" për rrugën Egnatia. Duke ndjekur pak a shumë aksin e sotëm të rrugës autmobilistike Elbasan-Librazhd, Egnatia tek ura e Haxhi Beqarit takohet me lumin Shkumbin, këtu ishte stacioni Genesis flumeni "Tabula Peutingeriana" ose "Mutatio" trajektore e itinerarit të Burdigalës. Me anën e një ure të periudhës romake ndërtuar me harqe tullash, rruga Egnatia kalonte nga ana e djathtë në të majtë pasi bregu i djathtë nga ky vend e deri në Përrenjas është mjaft i thepisur.
Me kalimin e Shkumbinit, rruga i ngjitej shpateve veriore të malit të Polisit. Stacioni që pasonte sipas Burdigalës-Grandavia, identifikohet me Rrafjet e Spatharit ku gjurmë banesash flasin për një vendbanim të shek. I e.s., e jo me stacionin Babje të itinerarit, kjo edhe në korespondim me distancat tabelare. Pas Grandavias ku bëhej pushimi në Mansio rruga arrinte në "Mutation" In Candavias (tab Peuntigeriana) ose Tres Tabernas (sipas Burdigalës) vend i përshtatshëm për pushim ku janë zbuluar gjurmë vendbanimesh të kohës së pushtimit romak.
Kjo pikë i përgjigjet Qukësit të sotëm, i cili sipas itinerarit Antonim emërtohej "Tres Tabernas" dhe "Tribus Tabernis". Në Qukës, Rruga Egnatia ulej poshtë në lumin e Shkumbinit për të kaluar tashmë nga malet e Polisit majtas lumit, në të djathë të lumit Shkumbin siç ndiqet sot rruga Qukës-Prrenjas. Këtu Shkumbinin, rruga e kalonte mbi një urë me tre harqe guri e gjatësi 70m, mbeturinat e së cilës ruhen ende rreth 500 m para hyrjes në Qukës. Nga Qukësi deri në Qafën e Thanës, vetëm Tabula Peuntigeriana shënon Stacionin Pont Servili (Uraka e sotme) emërtim ndoshta i lidhur me tre urat në ngushticën e përroit të Prrenjasit, vend delikat i rrugës. Stacion në qafën e Thanës shënon vetëm itinerari i Bradigalës, që piketon mansion Glaudanon. Gjurmë e rrugës Egnatia në këtë stacion është një mur mbajtës rrugor 55m i gjatë e tre metra i lartë, i ndërtuar me blloqe guri pa llaç, që ruhet edhe sot, sapo zbret Qafën e Thanës, (fig. 9), i cili mund t’i ketë takuar më herët rrugës Kandave.

****
Megjithëse rruga Egnatia përmendet në burime të shumta që në shek. II-të p.e.s, stacionet e rregullta gjatë saj u ndërtuan vetëm në shek. I-II e.s, konkluzion ky i arritur pas vrojtimeve arkeologjike në terren. Gjatë këtyre shekujve të parë, në aksin e rrugës Egnatia gjatë luginës së Shkumbinit nuk u ndërtuan vendbanime të fortifikuara, kjo sigurisht e lidhur shumë me faktin që vendasit të mos mbroheshin gjatë kryengritjeve kundër pushtuesit. Nga ana tjetër lindën një sërë vendbanimesh të hapura si: Karina, Bradasheshi, Mansi, Krasta etj, të lidhura direkt me funksionimin e rrugës Egnatia.
Mbas stacionit Glaudanon të Qafë Thanës, rruga Egnatia vijon tej kufirit të sotëm shtetëror të vendit tonë duke kaluar mbi kalldrëmin e Rodozhdës e më tej me mure mbrojtës gjatë liqenit nëpër Strugë-Muratio Patras e itinerarit të Burdigalës.
Gjatë bregut të liqenit të Ohrit rruga arrinte në stacionin Lignido(Ohri) sipas itinerarit Antonin e Tabulës Pentigeriana dhe Civitas Cledo sipas Burdigalës. Pas Lignidos, rruga antike merrte drejtim për në juglindje. Në veri të Prespës së Madhe ndodhej stacioni Scirtiana, i paindefikuar ende, ndoshta Reseni i Poshtëm i Maqedonisë. Afër ndodhet stacioni tjetër Castra, mundet Mutatio, Parembole i Burdigalës, pranë Dolencit të sotëm ku është zbuluar një kala romake, gjurmë kalldrëmi mbi murin kufizues së trasesë. Pas Castrës rruga Egnatia duke zbritur pak në juglindje arrin në një nga stacionet kryesorë të saj, në Heraclea (afër manastirit, Bitolës së sotme). Nga Heraclea e itinerarit Antonin dhe e Tabulës Peutigeriana, apo Civitas Heraclea e Burdigalës, shkëputet një degëzim rrugor drejt verilindjes dhe në Stobi takon rrugën e njohur antike Thesalonik-Scupi-Ulpiana(afër Prishtinës)-Naissus-Sirmium. Pas Heracleas, me mjaft ndërtime të periudhës romake (shek. II e.s) rruga arrinte në stacionin Melitonos (Vostarani ose Kenali në Greqi) e prej andej zbriste në jug në Kelle, stacionin Cellis-Cellas në italisht, Antonini dhe stacioni Cellis në itinerarin e Burdigallës, afër Arnisë, në Greqi. Pas këtij vendpushimi rruga hynte në Edesa, vendbanim i njohur në periudhën romake. Tej Edesë ndodhej mutation Skurio, sipas Burdigalës, afër Kyrrkos së sotme gjatë vazhdimit rruga Egnatia takonte stacionin Pella (Guido sipas Burdigalës dhe Dio sipas Peutingerit) vendbanim i njohur romak në Maqedoninë e Greqisë. Para se të arrinte në Thesalonikun e njohur rruga kalonte nëpër stacionin Ad Decinum (Nea Anchialos e sotme) të itinerarit të Burdigalës.
Takimin me detin Egje, rruga e rëndësishme e bënte në Thesalonik, qytet i krijuar në shek. IV p.e.s qendër province romake, e njohur në të gjithë itinerarët antikë, ku janë zbuluar disa gurë miliarë të rrugës. Trakte të rrugës Egnatia në këtë qytet-stacion të këtij arteri të rëndësishëm ekonomik janë zbuluar në veri të Bazilikës së Shën Dimitrit, në dy pika të rrugës së sotme Agiu Nikolau. Drejt lindjes rruga takonte stacionin Duodea (sipas Burdigalës), stacioni Melissirgin, të njohur në të gjithë itinerarët si stacioni Heracleustibus. Në bregun e liqenit Boble rruga kishte stacionin e njohur Apollonia e Maqedonisë e njohur tek itinerarët antikë dhe stacioni Arethusa (Rentina e sotme) sipas Burdigalës. Në gjirin e Strumonit ndodhej stacioni Penana, pas të cilit rruga hynte në qytet. Pas Galepsosit rruga Egnata vijonte edhe disa stacione në territorin e Greqisë pastaj hynte në territorin e Turqisë së sotme deri sa arrinte në Kostandinopojë (Stambolli i sotëm). Në territorin e sotëm të vendit tonë, gjatë kalimit nga Dyrrachium deri në Klaudanon (Qafa e Thanës) rruga Egnatia kishte katër stacione për pushim e fjetje-mansio: Clodianën (Peqini), Scampën (Elbasani), Grandavian (Rrafjet e Spatharit) dhe Claudanon (Qafa e Thanës) si edhe katër stacione për ndërrimin e kuajve, stacioni Ad Quantum (Bradasheshi), Genesis apo Ad Trejecto (Ura e Haxhi Beqarit), dhe Pons Servili (Uraka). Me afërsi, në territorin e Greqisë e të Turqisë së sotme rruga Egnatia nga Lygnidos(Ohri) e deri në Kostandinopol (Stamboll) numëronte rreth 20 stacione"mansion" po aq edhe "mutation". Sipas Tabulës Peutingeriana gjatësia e Rrugës Egnatias nga Dyrratio në Kostandinopojë arrinte 264 milje romake ose e thënë ndryshe 390.7 km, duke qenë kështu rruga më e shkurtër që lidhte Europën Perëndimore me Azinë.

****
Degët e Rrugës Egnatia

Sipas Strabonit dega jugore e rrugës Egnatia fillonte që nga Apollonia, ndërsa itinerari Hierosolimitan ( i Burdigalës) e nis nga Vlora këtë degë. Sidoqoftë me interes është përshkrimi i rrugës nga Apollonia në Dyrrah, e cila sipas burimeve historike rezulton si rast, i ndërtuar para rrugës Egnatia.
Rruga nga Apollonia në Dyrrah përmendet që në shek. V p.e.s nga historiani grek Thukididi e më tej në vitin 200 p.e.s nga historiani i Augustit Tit Livi. Më vonë në shek. I p.e.s, rruga luajti një rol të rëndësishëm në luftërat civile ndërmjet Cezarit e Pompeut. Rruga nga Apollonia kalonte në fshatin Mbrostar të sotëm, ku janë gjetur dy gurë miliarë me mbishkrime të shek. III-IV e.s të kohës së perandorisë elegabel (218-222) dhe Julian ( 361-363), në të cilat bëhet fjalë për riparime të shtyllave dhe të vetë rrugës së Apollonisë, gjatë periudhës perandorake, në shekujt e parë të erës sonë. Kjo rrugë duke u ngjitur drejt veriut e kalonte lumin e Aspit (Semanit) në shtratin e tij të vjetër, më në veri, pranë fshatit Babunjë e Re, ku në të djathtë të Apsit ndodhen rrënojat e një qyteze të fortifikuar ilire, e cila sigurisht lidhet me këtë rrugë të rëndësishme. Kështu mund të themi që rruga e luginës së Shkumbinit, me emrin Candavia në antikitet dhe Egnatia gjatë periudhës romake, mbetet rruga më e rëndësishme e Ilirisë së Jugut gjatë shekujve të fundit para erës sonë e veçanërisht në shekujt e parë të erës sonë. Përveç fortifikimeve të periudhës antike dhe vendbanimeve të hapura të periudhës romake, që ruanin e kontrollonin rrugët e luginës së Shkumbinit, edhe në degët e saj ndodheshin sisteme fortifikimi si Dorëzi (rruga e Ndroqit, Bodin (rruga nga Arbana), Graceni (rruga e Krrabës), të treja degë veriore të rrugës. Ndërsa degët jugore kontrolloheshin nga Gradishta (rruga e Myzeqesë) dhe fortifikimi i Valshit (rruga e luginës së Devollit). Në aspektin ekonomik, përveç funksionit kryesor si portë e rëndësishme e Adriatikut nga perëndimi në lindje, rruga e luginës së Shkumbinit gjatë funksionimit të saj ushqehej dhe nga degët e saj si: Apolonia, Myzeqeja, Belshi e lugina Seman-Devoll nga jugu, si dhe nga Krraba, Vila (Pertela), Arbana e Pezë nga veriu të cilat e lidhnin atë me rrugë të tjera të rëndësishme si ajo e luginës së Vjosës, e bregdetit, e luginës së Devollit etj.
Me kalimin e kohës, pra pas shekujve të parë të Perandorisë Romake (shek. I-II e.s) kur Rruga Egnatia u pasurua me ndërtime e sistemime për të qënë sa më e shfrytëzueshme, me shthurjen e sistemit skllavopronar dhe me ekspeditat barbare në territorin Ilir gjatë shek. IV-VI të antikitetit të vonë, Rruga Egnatia e humbet rëndësinë e saj ekonomike por njihet më tepër si rrugë strategjike. Rruga Egnatia e njohur në antikitet e në periudhën romake, si pasojë e ekspeditave barbare dhe atyre sllave gjatë antikitetit të vonë dhe e pushtimeve të mëtejshme, që copëzimet politike territoriale e dëmtuan dhe e cunguan trasenë e saj duke lënë atë në rol dytësor apo ndoshta herë pas here edhe pa funksion gjatë mesjetës (së hershme kryesisht), e humbi rolin që historia i pati njohur asaj gjatë periudhave të hershme.
Paralel me të në territorin e vendit tonë punonin siç e kemi theksuar edhe akse të tjerë rrugorë të cilët duke mos e pasur rëndësinë antike të rrugës Egnatia, nuk janë përshkruar me hollësI...

RESYME:

Via Egnatia apo Rruga Egnatia është ndërhyrja në infrastrukturë me te cilën Romakët quajnë dhe organizojnë duke filluar nga gjysma e dytë e shekullit te dytë p. e. s një vijë drejtuese mijëvjecare komunikimi midis perëndimit dhe lindjes, midis Adriatikut të poshtëm dhe Egjeut verior.

Rruga siç dëshmon Strabon kishte si pikë degëzimi në ekstremitetin e tij perëndimor, në bregdetin Adriatik, qytetin e Apollonis.

Me rrugën Egnatia bashkohej një rrugë që vinte nga Epidamnos (Dyrrachium), e quajtur në mënyrë konvencionale nga studimet degë veriore e rrugës Egnatia ose në rrugë më të përgjithshme e më të thjeshtuar "Rruga Egnatia", në një pikë, vlerësuar nga Straboni e barazlarguar nga të dyja qytetet, që të paktën në periudhën në të cilen janë shkruajtur dy intenerarët të përfshira në Itinerarium Provinciarium koicidonte ose kishte si stacion vijues të parë zonën e quajtur Klodiana, e quajtur Mansio Coladiana nga një burim i tretë internerari Itinerarium Burdigalense. Duke u bashkuar të dyja rrugët në një rrugë të vetme ato pershkonin luginën e mesme të Shkumbinit dhe ngjitej deri në kodrën e Sopi Polis-it, në zonën e Haxhi Beqarit, ku rruga antike ishte e detyruar nga morfologjia e luginës të kalonte nga bregu i djathtë te bregu i majtë i lumit Shkumbìn.

Kjo zonë, për më shumë nga lugina, Straboni thoshte që rruga quhej Via Candavia, nga emri i një mali Ilir. Kjo pjesë e rrugës përshkon pikërisht një zonë malore që duhet te themi që për antikët shtrihet te paktën deri në zonën e liqeneve Lychnidòs (liqeni i Ohrit, liqeni i Prespës së Madhe e të Vogël). Nga Lychnidòs rruga vazhdon drejt qafave të maleve gjatë të cilave kalonte kufirin midis Ilirisë dhe Maqedonisë. Nëpërmjet tyre rruga lejonte hyrjen në një zonë të Maqedonisë veriore, që quhej Lyncestide me qendër kryesore Herakleia Lynkestidos.

Rruga Egnatia kalonte më pas në Edessa e më pas duke kaluar ultësirën e Maqedonisë arrinte në Pella dhe më tej në Thessalonika. Qyteti në gjirin termik ndodhej vetem në gjysmen e rruges që mbaronte në Cipsela në Ebro.

Rruga e re duhet të shërbente në këtë profil për të shkaktuar një rritje ekonomike te përgjithshme të zonës, të cilat që pas masave të ashpra te marra në vitin 168 plk kishin rënë në një gjendje të rëndë rraskapitje. Edhe pas një shekulli distance efektet shkatërruese të atyre masave të marra Strambone mundej akoma ti vlerësonte dhe që janë evidencuar në burime të tjera historike dhe letrare të shek të parë plk që përshkrojnë zonën rreth disa pjesëve të rrugës si një peisazh i shkretëruar. Rruga Egnatia, pa dyshim, dhe gjetja e bërë në vitin 1974, afër Thessalonikës nën zonat lyshtërore të lumit Gallikos të një guri miliar qe mbamte emrin e ndërtuesit të mundshëm i dha fund çdo dyshimi, midis atyre rrugëve që e marin emrin nga funksioni apo nga zona ku ndodhen, por nga ndertuesi i tyre, ose me mire nga ai që i ka shtruar me kalldrëm sipas tradites të sjellur nga Festo dhe Flacco Siculo që rreth shek te dytë pas krishtit deklaronte:"nam sunt viae, quae publ. ice muniuntur et auctorum nominem. optinent" Realizues i veprës ishte gjykatësi romak, për të cilën shkruhej dhe ne gurin miliar i gjetur ne vitin 1974, Cnaeus Egnatius i biri i Caius për te cilin nuk dihet asgjë përveç emrit dhe fuksionit, proconsul.

Studiues i etnologjisë- Specialisti ushtarak në shërbimin xhenier z.Ramiz Fiçorri,në mes tjerash për Via Egnatia thotë:

Rruga e Arbrit është përdorur gjerësisht në kohën e Gjon Kastriotit dhe birit të tij Skënderbeut. Kjo rrugë që kalonte afër kalasë së Petralbës, në Gur të Bardhë, lidhte këtë kala të rëndë sishme më kalanë e Stelushit, me atë të Sfetigradit, të Petrelës dhe atë të Krujës
http://www.elitetravel-albania.com/index_files/adquintium.jpg
Rruga e Arbrit ka qenë rrugë e vjetër më rëndësi krahas rrugës Egnatia. Ajo njihet si rruga Durrës – Fusha e Arbërit (Tiranë) – Mat – Dibër. Kjo rrugë kalonte nëpër territorin e shtetit të Arbërit, që siç dihet nga historia shtrihej nga Mirdita e sotme, përfshinte Matin, Çermenikën, Tomadhen, Benden, fushën e Tiranës e të Krujës dhe deri në Elbasan, pa përfshirë një brez bregdetar ne të dy anët e qytetit të Durrësit.
Kjo rrugë njihet që në shekullin e parë në kohën e romakëve. Por në Mesjetë mori rëndësi edhe me ndërhyrjen e venedikasve, ajo edhe rinovohej herë mbas here, duke ndërtuar mure mbrojtëse, ura të stilit venecian etj. Rruga për arsye të thyerjeve të terrenit shfrytëzohej për karvane dhe atje ku ishte e përshtatshme shfrytëzohej me karro të tërhequra me kafshë (kuaj e qe).
Kjo rrugë shërbente në mënyrë të veçantë për tregtinë me Venedikun, Raguzën, Romën etj., me vendet lindore të Adriatikut. Për këtë dëshmojnë edhe dy dokumente të vjetra: E para në fillim të shekullit të XIII-të, ku Dhimitri “Princi i madh i Arbrit” garanton kalim të sigurt në tokat e tij, pra nëpër rrugën e Arbrit. E dyta është e vitit 1429, e cila është firmosur nga Gjon Kastrioti dhe bijtë e tij, ku figuron dhe Gjergj Kastrioti. Rruga e Arbrit është përdorur gjerësisht në kohën e Gjon Kastriotit dhe birit të tij Skënderbeut. Kjo rrugë që kalonte afër kalasë së Petralbës, në Gur të Bardhë, lidhte këtë kala të rëndë sishme më kalanë e Stelushit, me atë të Sfetigradit, të Petrelës dhe atë të Krujës.
http://shqiperia.gr/wp-content/uploads/2009/01/harta_shqipetare_cameria.jpg
Rruga e Arbrit fillon në Durrës, kalon nëpër fushën e Tiranës, në Shkallë të Tujanit, në fshatin Bastar dilte në Qafë Murrizë, kalon nëpër Xibër, në Qafë Shkallë dhe dilte të Pazari i Urës në Klos dhe nëpër Klos katund dilte në Qafë Buall – Bulqizë – Vau i Drinit – Gjoricë – Dibër – Shkup. Kjo rrugë ka vazhduar deri në 1932, kur është hapur rruga automobilistike Krujë Burrel. Që në atë kohë nuk është përdorur më dhe kalldrëmet dhe gjurma e rrugës është prishur.
Qyteti i Tiranës pas vitit 1922 kur filloi të rritet, rrugën që vazhdonte në atë të vjetrën e emëroi Rruga e Dibrës dhe në atë emër është dhe sot. Ndërsa rruga nga jashtë rrethinave të qytetit të Tiranës; Rrapi i Treshit – Brar – Qafë Murizë – Qafë Buall – Dibër quhet Rruga e Arbërit. Leverdia që ka kjo rrugë është se shkurton distancën rreth 100 km, ndërtohet sipas parametrave kohorë, përmirëson jetesën e 1.5 milion banorëve, lidh popullsinë e Maqedonisë Perëndimore e Kosovën me portet e Durrësit dhe të Shëngjinit Lezhë, me Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinë e Kroacinë, duke përtërirë traditat e tregtisë e të bashkëpunimit më shtetet që përbënin Jugosllavinë.
Hapja e kësaj rruge është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Rrugëve që në vitin 2004 dhe ka filluar punimet vitin e kaluar në segmentin Ura e Çernecit deri në Bulqizë, si dhe ka përfunduar projekti Bulqizë – Ura e Vashës në Gur të Bardhë, si dhe vazhdon puna për projektin Ura e Vashës – Qafë Murrizë – Tiranë. Kështu plotësohen kërkesat dhe dëshirat e tërë banorëve të këtyre trevave. Ne gëzohemi shumë për këtë zhvillim të rëndësishëm në favor të zhvillimit ekonomik kulturor të vendit. Por mendojmë se disa probleme që kanë të bëjnë me këto zhvillime të shihen ma mirë, ma me përgjegjësi, ma me perspektivë dhe në kompleks me njëra tjetrën.
http://images.quickblogcast.com/51038-46219/Greece_5_217.jpg
Sot në Shqipëri janë dhjetëfishuar automjetet, është dhjetëfishuar sasia e mallrave dhe ka lëvizje të dendur prandaj elementi i parë i zhvillimit është rruga. Ekonomia e tregut sot kërkon të kesh një strategji të hartuar me shumë kujdes, ku të merren parasysh se cili korridor rrugor do të kompletohet më parë me transversalet e tij, cilat nga këto kanë ma tepër leverdi ekonomike, politike, turistike etj., dhe të punohet për të zbatuar dhe jo të ndryshohen planet sa herë ndërrohen qeveritë, siç është edhe rasti i prishjes së hekurudhës Milot - Rrëshen. Kështu vendi ynë do të ketë perspektivë të madhe në shfrytëzimin e resurseve si të mineraleve, prodhimeve bujqësore, blegtorale, pyjore, turizmin malor që është nga ma të përshtatshmit, sepse nga Tirana shkon për një orë në plazh, ashtu si mund të shkosh për klimë të freskët në Qaf- Shtamë ose Qafë Murrizë etj., nëse rrugët do të ishin të përshtatshme.
http://holylandarchive.com/section_images/ViaEgnatiaMap.jpg
Rruga e Arbrit, me degëzimet e saj, do të krijojë mundësi për gjallërimin e bujqësisë dhe të industrisë, për mundësinë turistike dhe lëvizjes së njerëzve, si dhe për të përmirësuar aksesin ekonomik të dibranëve dhe të shqiptarëve në atë anë të kufirit deri në Shkup, për të cilën- ato janë shumë të nevojshme. Kjo do të mundësojë zhvillimin e tregut, zhvillimin ekonomik, marrëdhëniet midis trevave shqiptare, stabilitetin social e kulturor të gjithë rajoneve të Shqipërisë.
Duke e ditur se zona e Matit, Bulqizës, Dibrës etj. janë vende me pasuri nëntokësore, sidomos kromeve, rregullimi i rrugëve do të mundësojë interesin e investitorëve të huaj për të shfrytëzuar mineralet e për të hapur vende pune. Ky korridor rrugor Dibër – Qaf Buall – Qafë Murrizë – Tiranë nuk do të kishte të plotë vlerën e saj në rast se traseja e saj nuk do të kalonte në qytetin e Klosit. Prandaj mendojmë dhe propozojmë që të rishikohet projekti i segmentit Bulqizë – Ura e Vashës, duke marrë parasysh shfrytëzimin e tunelit të tranverbangut që është hapur në Klos dhe prej këndej të vazhdojë projekti siç mund të jetë ma i përshtatshëm e ma i leverdishëm. Pra të shfrytëzohen qindra metra tunel dhe të lidhet qyteti i Klosit me rrugën e re.
http://www.hindu.com/2005/07/28/images/2005072807581501.jpg
Qyteza e Klosit nyje e rëndësishme rrugore për gjithë zonën verilindore. Klosi ka qenë nyje e vjetër rrugore që në kohën e Ilirëve. Aty bëhej pazari i Urës, që Hahn dhe udhëtarë të tjerë të huaj e kanë vlerësuar si një nyje tregtare midis trevave të Tiranës, Krujës, Matit, Dibrës e më gjerë. Ne jemi të mendimit që të ripunohet strategjia rrugore duke pasur për bazë edhe si qendër Klosin, nga ku mund të nisin rrugë të shkurtra për në qendra të rëndësishme si në portin e Shëngjinit, në Liqenet e Lurës, në Peshkopi, në Rrëshen e në shumë qendra rurale e ekonomike. Kjo mund të arrihet duke rikonstruktuar rrugët ekzistuese dhe duke hapur rrugë të reja nëpër vende të përshtatshme dhe më leverdi ekonomike.
http://www.museumonline.at/2006/sine_fine/sinefine/imagines/Via_Egnatia_2.png
Rikonstruksioni i rrugës Klos – Shoshaj – Rrëshen (takimi me rrugën Rrëshen – Morinë). Kjo rrugë do të kishte leverdishme të madhe për shqiptarët e Maqedonisë dhe për vetë Maqedoninë e cila mund të shfrytëzonte këtë rrugë (Blatë – Klos – Shëngjin) për të shfrytëzuar portin e Shëngjinit, për të shkuar në Mal të Zi, Kosovë e në zona të tjera. Shteti maqedonas shfrytëzon për tregti portin e Selanikut që është 100 km më larg se porti i Shëngjinit.
Duke ndërtuar një rrugë Klos – Cerujë – Patin , Qafë Burrel – Qafë Murrë – Guri i Vashës, Liqenet e Lurës, bëhet e mundshme ndërtimi dhe vënia në efiçencë e qendrës turistike të liqeneve të Lurës dhe të zonave turistike të tjera të cilat mund të bahen ma të mirat në Evropë dhe mund të konkurrojnë me sukses turizmin alpinistik, malore e klimaterik.
Kjo zonë ka objekte shumë të rëndësishme historike, sidomos për historinë e Kastriotëve, Arbërve etj. Krijohen mundësi të mira për shfrytëzimin e mineraleve të kromit, bakrit e pyjeve dhe lidhjen e fshatrave të thella me qendrat rurale e qytetare të rëndësishme.
3. Në Klos mund të ndërtohen e të vendosen agjenci të shumta tregtare, informacioni, të ndërtohet infrastrukturë për ruajtjen e shpërndarjen e mallrave si në veri dhe në jug e tj. Kjo qendër forcon lidhjet midis shqiptarëve e maqedonasve, forcon marrëdhëniet midis dy kombeve, paqen e mirëkuptimin e ndërveprimin ndërmjet palëve. Gjithashtu ringjall traditën e vjetër qindravjeçare të bashkëpunimit e bashkëjetesës midis shqiptarëve e maqedonasve. Dikur në kohë të vjetra Durrësi ka pasur si fqinj qytetin e Dibrës, midis këtyre qyteteve të vjetër bëhej tregti dhe zhvillohej qytetërimi që na mundohemi ta ringjallim.
Natyrisht ka vështirësi ndërtimi i këtij korridori dhe kërkon fonde, por është plotësisht i mundur dhe i a vlen që çdo shqiptar të sakrifikojë, qoftë kjo edhe përmes ndonjë takse të lehtë. Kjo do të shkurtonte ndjeshëm kohën e udhëtimit dhe do të rriste fitimet, nga shkurtimi i kohës, kursimi i karburantit, amortizimi i automjeteve. Fitimet nga kjo janë 50 % për çdo vit të ekonomisë shqiptarëve. Specialistët këtë e kuptojnë fare mirë por nuk kanë ngritur zërin, nuk shpalosin ide e propozime të qarta.
http://www.welcometohosanna.com/PAUL_MISSIONARY_JOURNEYS/paul%27s_2nd/paul%27s_2nd-2/kavala.jpg
4. Korridori i rrugës së Arbrit bashkë me rikonstruksionin e rrugës tashmë të vjetër Klos – Shoshaj – Rrëshen – Milot, do të përmirësojë dukshëm gjendjen e keqe ekonomike të zonës verilindore Mirditë, Mat e Dibër dhe në kompleks me rrugën e re Rrëshen – Kalimash – Qaf Morinë do të ishte një rilindje e krejt zonave verilindore të vendit tonë, që për nga sipërfaqja përfaqësojnë 1/3 e krejt territorit të vendit.
http://www.pelagon.de/wp-includes/images/mediadaten//first_part-via-egnatia.jpg
Mos interesimi i duhur i qeverisë tonë për Korridorin 8 ka bërë që ky shans i madh me të vërtetë të humbë, duke bërë të mundur ngecjen në vend të ekonomisë e zhvillimit. Zyrtarët përkatës nuk e kanë pasur dhe as e kanë të qartë se çdo të thotë zhvillim rrugor i vendit ç’janë të mirat që na sjellin korridoret ndërballkanike e Ndërevropiane. Në rast se krerët e dikastereve nuk janë specialistë të këtyre fushave, atëherë ato duhet të thithin mendimin e specialistëve të mirëfilltë që vendi ynë ka me bollëk dhe shumë të zot e të përkushtuar, por ata nuk i pyet njeri.
http://www.greeceathensaegeaninfo.com/a-greece-travel/a-h-historic-destinations/phillipi-amphipoli/area-map.jpg
Politika e ka vënë në dukje rëndësinë e rrugëve në Shqipëri dhe ka plot 17 vjet që hidhen fjalë në ajër, jepen variante, propozime nga mediet deri dhe në absurditet si hapja e tunelit Durrës – Bari, apo Fush-Krujë – Burrel. Por konkretisht siç po lexoni edhe në faqet këtu më sipër nuk është bërë sa u bë në 10 vjet të monarkisë së Ahmet Zogut, 80 vjet ma parë kur shkëmbinjtë hapeshin me vare e qysqia. Kurse sot zhvillimi i teknikës rrugorë ka arritur perfeksionimin më të lartë. Punimet rrugore për gërmim e betonim sot janë gjërat më të thjeshta dhe vetëm kërkojnë fondet përkatëse mbasi nuk ka ndonjë vështirësi teknologjike të sofistikuar. Të mos hapësh rrugë sot në shekullin e XXI është pazotësi, dembelizëm dhe anti-zhvillim...
http://farm2.static.flickr.com/1248/1019845514_8af5d1c3e8_o.jpg

Gur famoz i Via Egnatia


http://www.gazetalibertas.com/wp-content/uploads/2009/05/rreshen-kalimash-tuneli-300x225.jpg

Sot është duke u kryer një punë shembullore për ndërtimin e rrugës Rrëshen – Kalimash – Morinë dhe kjo duhet konsideruar si një aksion i madh mbarëkombëtar e nuk duhet të hiqet vëmendja në realizimin e lënien e punëve, sepse kjo rrugë siç është thënë është shpresa e kombit shqiptar.
http://www.gazetaexpress.com/images/gexGallery/8786/cache/a_fisnik_dobreci-490x320.jpg
Urime zoti Sali Berisha
Por jo vetëm kjo, por dhe korridore të tjera si ai me Maqedoninë, me qytetet bregdetare shqiptare me zonat e brendshme të Shqipërisë, do të bëjnë që vendi ynë të shkojë në Evropë me dinjitet.
http://arkivi.peshkupauje.com/wp-content/uploads/2007/12/tunel.JPG
Tuneli Rreshen-Kalimash

Kullat binjake që u dogjën pabesisht në agsholin e Shekullit të Ri!

http://floripress.blogspot.com/2011/09/skifter-kellici-shtatori-i-gjemes-se.html

 
 
Urojme shkrimtarin SKIFTER KELLICI per botimin e romanit te ri  "Shtatori i gjemes se madhe"
qe ka si subjekt ngjarjen e 11 shtatorit 2001.  Skifter Kellici eshte nje krijues qe kurre nuk resht se shkruari,
plot energji e me nje pasion djaloshar per t'ia patur zili.
Keshtu te pacim perhere miku yne!

Kolec Traboni

####

Kullat binjake që u dogjën pabesisht në agsholin e Shekullit të Ri!

Nga Këze Kozeta Zylo


Meditim rreth librit “Shtatori i gjëmës së madhe”)

Botoi gazeta “Illyria”


Kopertina e librit të Skifter Këlliçit "Shtatori i gjëmës së madhe"
Ftesa nga shkrimtari i mirënjohur z.Skifter Këlliçi për të mbajtur një kumtesë në ceremoninë e promovimit të librit të tij të fundit: “ Shtatori i gjëmës së madhe” në kishën “Zoja e Shkodrës” dhe shtypur nga shtëpia botuese “Albin”, çuditërisht brenda sekondash ma errësoi ngazëllimin që të dhurojnë ftesa të tilla dhe para syve të mi u shfaqën retë e zeza, që mbuluan qiellin blu të New Yorkut, dhe njëkohësisht duartë tona që mbyllnim dritaret gjatë ditëve që u kthyen në muzg nga tymi i zi si vetë shpirti i mjerë i talebanëve. Mua më rrënqeth e zeza, ndërsa në trup më kalojnë një zjarr mornicash, nga çfarë pashë dhe përjetova bash mu në kërthizë të botës në New York.
Që nga ajo ditë trëmbem dhe bashkë me mua është trembur gjithë njerëzimi nga gjarpëri që stërpik me helm këtë botë të çakërdisur. Unë nuk besoj të kem faj në se marr këto ndjesi të tmerrshme, ngase dhe vete titulli i librit ka gjëmën brenda, ka gjëmën e madhe të 11 shtatorit, ka vdekjen e zezë të 3000 personave që u dogjën për së gjalli, ka vdekjen e tre shqiptarëve, gjakut tim, të cilëve për çdo shtator në kujtim të tyre une ndez qiri për t’i përkujtuar. Unë nuk besoj të kem përsëri faj, në se para meje nga ky libër vinë imazhet me krah korbash para kufomave të shumta, dhe që unë si një tjetër shqiptare e ardhur nga erërat e luftës së vitit të mbrapshtë në 97-ën për një jetë më të mirë, më të qetë, të shoh me sytë e mi dhe të përjetoj tragjedinë apo gjëmën e madhe siç e cilëson autori Këlliçi.
Shfleton faqet e librit dhe tronditesh nga egërsia e njerëzve, që mundohen të hanë dhe fëmijën qysh në sythin e mitrës!…Mund ta kesh përjetuar tronditjen, por kur lexon librin “Shtatori i gjëmës së madhe”, ndjen së brendshmi se autori sjell mesazhe paqeje, mesazhe mjelmash me pupla të bardha mëndafshi dhe çliron paksa jo vetëm lexuesit e tij, por dhe prindërit dhe të afërmit e tre shqiptarëve që humbën jetën në këtë tragjedi botërore.
Kujtesa mbarë popullore dhe veçanërisht e popullit amerikan nuk do ta harrojë kurrë tragjedinë që ndodhi në kërthizë të botës në Manhattan, por në se shkrimtaret nuk e hedhin në fleten e bardhë përjetimin e tyre ka rrezik që në brezat e mëpastajmë të harrohen dhe të krijohet një mjedis apokaliptik për historinë.

Shkrimetari dhe publicisti Skifter Këlliçi
Mirëpo pena e shkrimtarit Këllici bëhet gati-gati si e një dëshmitari okular brenda qendrës ku ndodhi gjëma e madhe, ngase ai mjeshtërisht është futur brenda botës së mijëra njerëzve që u ndodhën aty pranë dhe që largoheshin si vetëtimë në mbrojtje të vehtes së tyre. Autori shkruan se ata donin të degdiseshin sa më larg që të ishte e mundur, sa më larg asaj ndërtese që deri para pak kohësh kishte qenë një bukuri e madhërishme…por tani ishte goditur pabesisht për vdekje dhe po lëngonte si drenushë bardhoshe në grahma që nuk dihej se kur do të sosnin!…
Nëpërmjet një gjuhe të kthjellët dhe të begatë, autori ka dhënë një studim artistik të thukët duke e futur lexuesin ndjeshëm brenda psikologjisë së viktimave që po përjetonin në ato orë të kobshme historike.
Në hapësirë, gjaku pikonte mbi pikëllimin e syve të tmerruar, ndërsa une thjesht si lexuese në kohën që komentoj më duket sikur fletët e të gjithë librit janë të veshura me cipë gjaku deri në oxhaqet dhe dritaret qiellore ku dhanë jetën bashkatdhetarët e mi të një flamuri dhe të një gjuhe…
Me një kontrast të fuqishëm autori ka dhënë nga njera anë tragjedinë dhe trandjen e njerëzimit, ndërsa nga ana tjetër turmat laramane fanatike, që qëndronin të ulur këmbëkryq mbi fushëtirën e rreth, të cilët hovën perpjetë dhe duke ngritur lart kallashnikovët që mbanin në duar zunë të çirreshin:
-Bin Laden, Bin Laden!
Kjo antitezë është lufta për jetë a vdekje midis qytetërimit dhe vdektarëve si Bin Ladeni, që autori metaforikisht e jep vendqëndrimin e tij dhe të talebanëve nëpër strofulla, dhe mua si lexuese më shfaqen zi, si ujqërit në strofullat e tyre…
Fanatikët dhe ekstremistët me liderët e tyre si Bin Ladeni dhe personazhi tjetër besnik në libër Khalid Sheik Muhamedi, përshkruhen me urrejtjen më të madhe, është urrejtja e mbarë globit për fondamentalistët që pranë zemrës së tyre lidhin gjerdanin me fishekë dhe bomba për të vrarë njerëzit si foshnja të pafajshme.
Janë këto hijena që shkaktuan një lumë dhimbjesh këtu e dhjetë vjet më parë dhe vazhdojnë të ndihen mbi kurmin e popujve dhe prindërve zemërdjegur.
Autori me shumë finesë flet për tolerancën që duhet të kemi midis njeri-tjetrit, sepse siç thotë Nënë Tereza në se nuk kemi paqe, kjo ndodh sepse ne kemi harruar që i përkasim njeri-tjetrit. Jam e bindur se lexuesi kur merr këtë libër në dorë, sekondi i bëhet shekull, dhe tehu i thikës së Bin Ladenit vazhdon të shpojë, ai ka pas një kope të tërë talebanësh që vazhdojnë të ushqejnë këlyshët e tyre me palcën e viktimave, ndaj dhe u betuan që atë ditë, ditën e gjëmës së madhe shkruan autori në libër dhe ja se si: - “A jeni gati, gati për këto bëma të shpërbleheni duke vajtur edhe ju si ata martirë të avionëve në parajsë? – këlthiti pas tij Bin Ladeni me sy gati të shqyer. E sërishmi turmat mendjeçartura ngritën lart kallashnikovët dhe e pasuan: – Që tani, o i dërguari i Muhamedit në tokë! Na thuaj ç’duhet të bëjmë që ta meritojmë këtë nder”….
Dhe kështu udhëheqesat e tyre vazhdojnë ende dhe sot të thurin plane për bëma të Xhihadit, për zjarret që do të hapin kudo ku jeton qytetërimi, atje ku është dielli… Autori me penën e tij ka ditur të orperojë dhe të futet psikologjikisht në mendjet e tyre, duke dhënë dy botë krejtesisht të kundërta, dy botë që njera e do me shpirt jetën, ndërsa tjetra e Bin Ladenit, e do po aq vdekjen sa ç’duan kundërshtarët e tyre jetën…
Bin Ladeni shfaqet dhe me aluçinacione sepse ai vetë vrau qetësinë e tij, pikërisht nga krimet e mëdha që kishte kryer, duke qenë në kundërshtim të hapur me mësimet e fesë, ndaj një ditë e di se në botën e përtejme do të jetë në ferr. Sytë e tij të frikshëm si nata, duken sikur duan të përpijnë gjithçka, biles dhe pirgun e gërmadhave, dhe ai, ai të ndriçojë si far para besnikëve talebanë të tij. Ato copëza gërmadhe thërrmoheshin në ujërat e oqeanit Atlantik, ndërsa hija e zezë e Bin Ladenit përpëlitet e përpelitet ndoshta një ditë gjer në zhdukje…
Hija e frikës do të zhduket në rast se njerëzimi dhe historianët nuk do të kenë një heshtje të eshtërt, por do të shkruajnë për çfarë panë dhe ndjenë, do të shkruajnë ashtu siç veproi pena e shkrimtarit Kelliçi që iu solli gjithë lexuesve këtë roman në përshpirtje të 10 vjetorit të gjëmës së madhe për njerëzimin…
Hija e frikës nuk mund të sjelle qetësi, pasi Paqja nuk mund të arrihet përmes dhunës, arrihet vetëm nëpërmjet të kuptuarit do të citonte Ralph Waldo Emerson. Është e pamundur që në çdo faqe të mos vishesh me një vello të zeze trishtimi, dhe nga larg të vinë si jehonë klithma viktimash, klithma zogjsh që shkojnë gjer në rrënjë të pemëve madhështore të parkut Kombëtar magjepsës në Manhattan, tek ato momente dramatike, psikologjike, ku avionet si llava të zjarrta dogjën kullat në agsholin e Shekullit të Ri…
Shtator, 2011
Staten Island, New York
Ps: Kumtesa do te lexohet sot ne promovimin e librit te autorit Skifter Kellici, qe do te organizohet ne Kishen “Zoja e Shkodres” ne New York

 ####

TRAGJEDIA E 11 SHTATORIT ’01 NE FAQET E NJË ROMANI TRONDITËS

(Me rastin e 10-vjetorit të saj)


Me krijimtarinë e shkrimtarit dhe të komentatorit të njohur sportiv të RTVSH-së, Skifter Këlliçi, jam njohur në fund të viteve ’60 me disa vëllime me tregime dhe sidomos nga fundi i viteve 80-të me romanin “Atentat në Paris”, ndër romanet më të mira të letërsisë shqiptare me temë historike, i cili asokohe arriti të depërtonte edhe në Kosovë e të pritej mirë. Arsyeja ishte sepse ky roman lartëson aktin heroik të atdhetarit të njohur, Avni Rustemi, i cili më 13 qershor të vitit 1920 me dy të shtëna vrau në mes të Parisit tradhtarin me damkë,Esat pashë Toptani, që gjoja në cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë ishte gati t’u bënte lëshime tokësore ambicieve të fqinjëve dhe veçanërisht atyre serbë, që kishin pushtuar Shkodrën dhe vise të tjera shqiptare të Shqipërisë Etnike.

Dhe ja, kohëve të fundit, pas kaq vitesh pata rastin të lexoj një vepër tjetër të këtij shkrimtari të njohur shqiptar-romanin me temë shqiptaro-amerikane “Shtatori i gjëmës së madhe “ (botoi “Albin”, Tiranë, 2010), i pari i këtij lloji në letërsinë shqiptare, që këtë radhë i kushtohet një ngjarjeje tjetër historike, por bashkëkohore dhe me përmasa mbarëbotërore-tragjedisë së 11 shtatorit të vitit 2001 në Kullat Binjake të Qendrës Tregatre të Nju-Jorkut, ku, si shkak dhe pasojë e sulmeve terroriste të fundamentalistëve islamikë mbetën të vdekur rreth 3000 njerëz të pafajshëm, nga të cilët, edhe tre bashkatdhetarët tanë, Rrok Camaj, Mon Gjonbalaj dhe Simon Dedvukaj.



Duke u bazuar në motive të jetës së këtyre bashkatdhetarëve autori, krahas personazheve të tjera amerikane, ose të ardhur nga vende të tjera të botës, frymëzohet dhe arrin të krijojë tre personazhe të reja, me një shtrirje gjeografike dhe përgjithësim ideoartistik edhe më të madh dimensional. Këta janë Besim Vokshi nga Kosova, Rrok Camaj nga trevat  etnike shqiptare nën Mal të Zi dhe Mark Muzaka, arbëresh me prejardhje nga kjo familje e njohur feudale shqiptare, e lidhur ngusht me Skënderbeun, që së bashku me qindra e qindra familje të tjera shqiptare u detyrua  që pas pushtimit turk të linte atdheun dhe të vendosej në krahina të Italisë së jugut. Dhe po t’u shtojmë këtyre edhe Sokol Kamën, ish-gazetar i RTVSH-së që ka emigruar në Amerikë pas vitit 1990, një personazh që na kujton vetë autorin e romanit “Shtatori i gjëmës së madhe”, kuptohet se lajtmotivet shqiptare me retrospektivat e personazheve na krijojnë idenë se brenda 188 faqeve të këtij romani që nuk janë shumë, lëvizin masive ngjarjesh të stuhishme historike që na shpien nga tragjedia e viseve shqiptare të Ulqinit, Hotit, të Grudës, të  Plavës, të Gucisë, të Tuzit, që pas Kongresit të Berlinit të vitit 1878 ranë nën sundimin malazez, për të ardhur më 1913, kur pas Traktatit të fshehtë të Londrës, Kosova  u gllabërua nga shovinistët serbë. Jo vetëm Kosova, por edhe territore të tjera të Shqipërisë Etnike.

Përfundimi që nxorëm me të lexuar pjesën e parë të romanit me titull “20 Maj 2001, pasdite, rreth orës 17.00”: këto personazhe nga bota shqiptare, si pasojë e këtyre fatkeqësive që kanë goditur kombin tonë në shekuj, i bashkon mërgimi në Amerikë, me shpresë se një ditë do të kthehen përsëri në trojet amëtare të  Shqipërisë etnike. Kjo është njëra anë e medaljes, që e bën këtë roman të ketë së pari temë shqiptare e pastaj amerikane, falë retrospektivave, megjithëse ngjarjet zhvillohen në Amerikë. Dhe, nuk mund të ndodhte ndryshe, përderisa këta bashkatdhetarë të ardhur nga vise të ndryshme të Shqipërisë, jetojnë dhe punojnë në Amerikë, pra midis amerikanësh.

Dhe, është meritë e autorit që lidhja e shqiptarëve të mësipërm me amerikanë bëhet nëpërmjet Stiv Fergusonit, një gazetari të CNN-it, të këtij gjiganti televiziv me famë botërore. Ky gazetar, siç pasqyrohet në faqet e romanit, është ngjitur në katin e 107-të të së njërës prej kullave binjake për t’u njohur me kosovarin Besim Vokshi dhe me arbëreshin Mark Muzaka  për të përgatitur një dokumentar televiziv kushtuar këtyre shqiponjave që me guxim të pashembullt , të futur në kosha, pastrojnë nga jashtë qelqet e kateve të larta të kullave binjake, në lartësi mbi 300 metra,kur këta kosha në dimër a verë lëkunden nga erërat si të ishin lëvozhga arre. Ndaj dhe dokumentari i tij do të titullohet “Shqipe mbi kullat binjake.”

I dashuruar dhe kureshtar për ta njohur historinë e Shqipërisë dhe Kosovës, të dëgjuar nga goja e miqve të tij shqiptarë dhe leximeve, sidomos të Besimit, i cili në vitet e 60-ta të shekullit XX, për t’u shpëtuar ndjekjeve të UDB-së, është arratisur nga vendlindja,në Shqipëri dhe atje përsëri i ndjekur nga Sigurimi shqiptar arratiset në Greqi, për t’u vendosur  më pas në Amerikë, Stivi që kishte marrë me vete në kullë edhe të fejuarën, Zhaklinën, stjuardesë e një kompanie ajrore nga Bostoni, i fton ata në dasmën e tyre që do të bëhej më 20 shtator të vitit  2001.

Derisa në pjesën e parë të romanit kemi shtjellimin e ngjarjeve, pra të kësaj tragjedie dhe nyjën lidhëse të ngjarjeve të tjera, që do të pasojnë, në pjesën e dytë dhe të tretë të romanit kemi zhvillimin e këtyre ngjarjeve, sepse tani shfaqen pesë terroristët- Muhamet Ata,arkitekt që ka mbaruar studimet në Egjipt, Satem al Sukami, student në Fakultetin e Drejtësië në Universitetin Mbretëror të Rabatit në Arabinë Saudite, dy vëllezërit Vail dhe Rashid al Shakri, i pari mësues dhe i dyti punëtor mëditës dhe së fundi Abdul al Omari argat, edhe ai nga Arabia Saudite.

-Janë personazhe të sajuara këto? –Jo, aspak. Janë personazhe të vërteta, pra pikërisht pesë terroristë në njërin nga të dy avionët e rrëmbyer në Aeroportin Ndërkombëtar “Logan” të Bostonit, me të cilët u goditën dy kullat binjake të Nju-Jorkut. Natyrisht, të trajtuar artistikisht, madje me shumë realizëm.Nuk janë personazhe bardhezi, përkundrazi, kanë botën e tyre shpirtërore, kanë dilemat, sidomos vëllai i dytë, Vaili, kur mendon se së bashku me vëllain e parë, Rashidin, do të vdesin në këtë atentat terrorist, si viktima të premtimit bosh të Bin Ladenit, edhe ai personazh në këtë roman, gjoja se pas këtij aktflijimi, do të shkonin në parajsë, por, nga ana tjetër, do të lënë kërçure nënën burrëvdekur, që mezi i kishte rritur.Ose argati Abdul që kishte lënë në fshat gruan e re me fëmijën dyvjeçar, ishte stërvitur në kampet ushtarake të Afganistanit dhe, tani, sipas bindjes së tij të kot, po shkonte në parajsë. ”Vërtet në parajsë?”- pyet ai vetëvetën? Dhe, Abdul i dyshuar në vetëvetën humb durimin dhe besimin fantazmë,  pasiqë  bashkëterroristët  e tij kishin vrarë përdhunisht dy pilotët, Muhamet Ata drejtonte avionin nga kullat, Abduli i sulet, përleshet me të ,por ishte vonë, tragjedia kishte ndodhur.

Dhe, pikërisht faqet që përshkruajnë meditimet e terroristëve,urrejtjen e tyre të pajustifikueshme si fundamentalistë, ndaj Amerikës,  ndaj krishterimit, të mbrujtur që në periudhën e kryqzatave kundër islamit, për çlirimin e tokave të shenjta dhe Jerusalemit, të pushtuara nga turqit dhe, që jo rrallë përfunduan me krime ndaj popullsisë së pafajshme myslimane dhe çifute, pastaj urrejtja, gjithashtu e pajustifikueshme ndaj qytetërimit perëndimor,që gjatë meditimeve në avion shërbejnë për t’i shpirtëruar dhe për t’i hovëzuar terroristët drejt veprimeve të tyre kriminale antijerëzore,gjoja në mbrojtje të Islamit, ankthi i pasagjerëve,midis të cilëve edhe i Zhaklinës që si stjuradesë po kryente fluturimin e fundit nga Bostoni, për t’u martuar pastaj me Stivin në Nju-Jork, më 20 shtator, pra pas disa ditësh,ky ankth i pasagjerëve të mashtruar nga Muhamet Ata ,i cili me mikrofon  tentoi rrejshëm t’i  qetësonte të gjithë pasangjerët në avion, duke u premtuar se po ktheheshin sërish në Boston nga ku ishin nisur… dyshimi i Zhaklinës, e cila me celular njoftoi Stivin në zyrat e CNN-it se po ndodhte e kundërta, se avioni po i drejtohej njërës prej kullave, përleshja e pasagjerëve me terroristët, janë nga faqet më emicionuese të këtij romani që e mbajnë lexuesin me frymën pezull.

Dhe po t’u shtojmë këtyre epizodeve skenat ngjethëse në njërën nga kullat tashmë të goditura, ku po punonin Besimi me Markun, e shumë kate më poshtë edhe  shqiptari i tretë, Rrok Camaj, zbritjen e trandshme të qindra e qindra punonjësve nga shkallët, kur ato shemben nga djegjet,për t’i djegur dhe shkrumbuar edhe ata vetë, plagosjen e Besimit, përpjekjet e Markut për ta shpëtuar atë, bisedën e fundit telefonike të Besimit me të birin, amaneti i tij- që ai me të  ëmën një ditë të kthehen pa tjetër në Kosovën e lirë,vdekjen e tij, pastaj fluturimin e Markut, fluturim i vdekjes, nga njëra prej dritareve të kullës, kur sheh se nuk ka rrugë shpëtimi,ashtu si vite me parë, kur i mitur kërcente nga shkëmbinjtë e lumit që rridhte pranë fshatit të tij arbëresh,vdekjen edhe të Rrok Camajt, që, sidoqoftë arrin të dalë nga kulla që po shembej me një fëmijë të vogël, që për ta mbrojtur nga flakët, e kishte mbuluar me xhaketën  e tij dhe ua dorëzon zjarrfikësve, si  dhe skena të tjera ngjethëse, të përshkruara me gjuhë të zgjedhur artistike që mund ta gjejmë vetëm në prozën e Koliqit, të Pashkos dhe  të Kadares,arrijmë në përfundimin se kemi lexuar kështu një roman shumë tronditës, shumë origjinal, me një kompozicion tepër të saktë harmonik, ku ngjarjet ndërsillen natyrshëm brenda pak orësh, herë te kullat binjake, herë në Aeroportin Ndërkombëtar “Logan” të Bostonit, nga ku u nisën terroristët dhe, ku punonte Sokoli, ish-gazetari i  RTVSH-së, pra një  vetëshembëllim-autori  i  romanit, i cili, kështu bëhet shqiptari i vetëm i këtij romani që shpëton nga kjo tragjedi.


Ja,  sepse Stivi që ka transmtuar në CNN tërë kronikën e kësaj tragjedie, ku gjen vdekjen edhe e fejuara e tij Zhaklina, me të cilën do të martohej pas disa ditësh,kur Sokoli, pasi e ngushullon për humbjen e saj, e vlerëson për mjeshtrinë e treguar gjatë këtij transmetimi të drejtpërdrejtë për miliona teleshikues, Stivi pra, gjen forcën që t’i përgjigjet:

”S’është e vertetë, Sokol,…Ti mund të bësh shumë më  tepër se ç’bëra unë.Ti mund dhe duhet të shkruash një roman,sepse ti je vetë pjesë gjalluese e tërë këtyre ngjarjeve që i përjetove dhe që po i përjeton…Dhe kujto, i dashur, se ashtu si grekët dredhisht pushtuan Trojën me kalin e drunjtë, ashtu edhe terroristët islamikë me dredhi rrëmbyen avionët dhe me ta goditën kullat. Por nëse ato ranë duke varrosur në rrënojat e tyre sa e sa viktima,me Amerikën kjo nuk do të ndodhë kurrë.Kjo tokë e bekuar nga perëndia do të mbetet prore tokë e premtuar për tërë ata që kërkojnë të gjejnë me këmbëngulje dhe vullnet , strehim, mbarësi, lumturi. Ja, përse ne amerikanët kemi të drejtë ta ndjejmë veten krenarë, edhe pse ajo ka rënë në mort, në atë mort për të cilin ti do të shkruash një ditë.”

Konsideroj se romani “Shtatori i gjëmës së madhe”, i autorit Skifter Këlliçi, me temë shqiptaro-amerikane, është një nga prozat më të fuqishme të krijuara në Shqipëri gjatë këtyre 20 viteve të fundit, duke qenë se, në  fokus të shtjellimit të tij ka edhe një personazh kosovar që mbart  problemet dhe hallet e Kosovës deri në ditët tona, meriton të botohet edhe nga ndonjë shtëpi botuese në Prishtinë.

Turpi shqiptar më serb në Panairin e Librit në Tiranë


Tiranë, Panairi i Librit i pushtuar nga kuzhina dhe turbo-folku serb

Kiosqet, zgara dhe kënga serbe ka pushtuar hyrje-daljet e Pallatit të Kongreseve ku po mbahet Panairi i Librit në Tiranë. 

Janë stendat e restoranteve dhe kafeneve të njohura serbe nga Beogradi por edhe nga dy qendrat më ultranacionaliste serbe si Nishi dhe Leskovci.
Agjencia e lajmeve INA ka kapur në fokusin e saj praninë e këtyre stendave të improvizuara në formë restorantesh “fast – food”, ku vizitorët dhe lexuesit e panairit, duke përfshirë edhe shkrimtarët shijojnë rakinë serbe, tingujt e muzikës serbe dhe qepabin e suxhukun serb.
Shërbimi është ekskluzivisht në gjuhën serbe dhe kjo nuk i bën përshtypje tiranasve. Një reagim të ashpër e shprehin vizitorët nga Kosova dhe Maqedonia. Kushtrimi, një vizitor i rregullt i panairit shprehet i dëshpëruar nga kjo që ka hasur.
”Unë jam i befasuar me këtë që po shoh këtu. Ndoshta mungesë vetëdije apo injorance mediokre. Mund të dukemi ndoshta të bezdisshëm kur flasim për këtë se si një serb me reklama kirilicë dhe këngë serbe lirshëm bën punën e tij në mes të Tiranës, derisa ta provoje dikush nga Tirana ta bëjë një gjë të tillë në Beograd apo diku tjetër. Pikërisht këta serbët shqyen pikturat e një piktore shqiptare në Beograd, vetëm pse ishte pjesëmarrëse në një ekspozitë ballkanike”, ka theksuar për agjencinë INA, Kushtrimi, vizitori nga Kosova.
Anisa nga Tetova, një studente në Universitetin e Tiranës gjithashtu ndjehet e befasuar me atmosferën parahyrëse të panairit. ”Është vërtetë një turbo-follk i përzier me zgarën e tyre serbe, që është e njohur për ne dhe që nuk lë ndonjë shije të veçantë. Ne kemi traditën tonë si tetovarë për kuzhinën tonë të begatë dhe pse ajo të mos ishte ftuar, kur dihet se kuzhinë e jona pushton qendrat turistike të rajonit, Evropës dhe botës. Por, mentaliteti ynë tregon se ne jemi të tillë dhe nuk vlerësojmë tanët. Por më e keqja është se këtu mungon një ndjenjë kombëtarizmi dhe atdhetarizmi”, thekson për INA studentja tetovare.
Një grup studentësh kosovarë apelojnë që partitë politike dhe lëvizjet e tjera të zgjohen dhe të shprehin një revoltë rreth kësaj. ”Pyesim Aleancën Kuq e Zi apo disa të tjera që rrahin gjoks për kombëtarizëm këtu, se ku janë tani. Atje ku serbët po vendosin barrikada dhe nuk lejojnë që të shkel këmba e shqiptarit apo të dëgjohet zëri i tyre, këtu po ndodhë e kundërta dhe serbët po defilojnë si të duan dhe ku të duan”, është apeli i studentëve nga Kosova, të cilët vizituan panairin e librit.
Autoritetet politike dhe institucionale në Tiranë nuk dëshirojnë të flasin mbi këtë ngjarje, që për shumë vizitorë lë përshtypje jo të mirë në pamje të parë.





Sali Berisha injoroi “Kurbanin” e Ramës


Berisha injoroi “Kurbanin” e Ramës


Kryeministri Berisha gjatë vizitës së tij në panairin e librit që zhvillohet në kryeqytet ka anashkaluar stendën ku ishte publikuar libri i kreut të opozitës Edi Rama, “Kurban”.
I pyetur nga mediat në lidhje me këtë, shefi i qeverisë theksoi se edhe pse ai është libradashës ai nuk mund të vlerësojë dështakët e politikës.
“Nuk ishte e paqëllimtë sepse unë jam një libër dashësh. Zoti i mbrojtë letrat tona nga politikanët e dështuar, por zoti e mbrojtë politikën nga shkrimtarët e dështuar. Nuk mendoj se meritojnë nderim ata që dështojnë në politikë, letrat nuk janë për strehë, janë eliksir i mendimit ndaj dhe jo pa qëllim u mora me shkrimtarët e vërtetë dhe lashë mënjanë dështakët e politikës që duan të shndërrohen në shkrimtarë” ka theksuar Berisha.
Kryeministri Berisha gjithashtu ka përgëzuar botuesit, shkrimtarët, poetët dhe eseistët shqiptarë për botimet e shkëlqyera që paraqesin në këtë panair që sipas tij është nga më të pasurit që është hapur ndonjëherë.
“Përshëndes organizatorët e panairit dhe të shpreh kënaqësinë që vëmendjen që lexuesit e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë kanë treguar për librin. Nuk ka tregues më cilësor për një individ, për një shoqëri sesa raporti me librin, raport që po njeh rritje të mëdha” ka shtuar Berisha.
Sipas tij ky panair është një ogur i bardhë për shqiptarët dhe një dëshmi i ngjitjes së tyre në rrafshin më të rëndësishëm, atë të pasurisë së tyre më të madhe kulturore.

Përurohet autostrada "Rruga e Kombit- -Autostrada "Dr.Ibrahim Rugova " në Kosovë


Përurohet autostrada "Rruga e Kombit" në Kosovë


Prej sot qytetarët e Kosovës dhe të Shqipërisë do të mund të shfrytëzojnë 38 kilometrat e parë të autostradës, Morinë- Mërdar.
Në orën 11 nis ceremonia e përurimit të 38 kilometrave të para të autostradës, Morinë -Merdar. Presidentja e Kosoës, Atiftet Jahjaga dhe kryeministri, Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së 38 kilometrave të parë të autostradës. Gjithashtu, pritet të marrin pjesë zyrtarë tjerë të lartë nga Kosova, Shqipëria, kongresisti amerikan Eliot Engell, diplomatë evroperëndimor dhe qytetarë.
Ceremonia do të mbahet në afërsi të kufirit Kosovë-Shqipëri, në fshatin Vërmicë. Kjo pjesë e autostradës fillimisht do të jetë pa pagesë, por pas ndërtimit komplet të saj, do të vendosen edhe tarifat, në përputhje me përvojat e vendeve tjera.
Kostoja e ndërtimit të 38 kilometrave të parë të autostradës Morinë –Merdare ka kushtuar 330 milionë euro. Në buxhetin e vitit 2012 për ndërtimin e autostradës janë paraparë rreth 300 milionë euro.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...