2012-01-29

Nuk është as i pari e asë i mbrami ....


“Me nanë” në internet


Blerina Rogova Gaxha

Librin për Enver Hoxhën, të renditur në njërin prej “best sellerëve” të fundit në letërsinë shqipe, e kanë djegur në Ferizaj, në Gjirokastër, në Berat... Në vitet 1936-1937, kur nazistët e Hitlerit po i digjnin librat e disa shkrimtarëve hebrenj, njëri prej tyre tha: “Këta që sot po na i djegin librat një ditë do të na djegin edhe neve”. Pak vite më vonë populli hebre u shndërrua në popullin më të djegur të kohës.

Ka shumë vjet që në Kosovë ose në Shqipëri nuk është parë të jenë djegur libra. Bile kjo nuk ka ndodhur as në kohën e regjimeve të hekurta kur librat janë ndaluar e zgjedhurme ‘gisht’. Është shkruar shpesh për kulturën e komunikimit si bazë e një normaliteti të një entiteti të madh ose të vogël, por degradimi i kësaj kulture ndër ne dhe përtej kufijve, rezulton të jetë më shqetësues së kurrë më parë. Tashmë, më shumë se ndonjëherë tjetër, është “fëlliqur goja” e politikanëve, e deputetëve, e ministrave, e publicistëve dhe e intelektualëve.

Për më tepër është ashpërsuar tej mase fjalori i i qytetarëve të zakonshëm, i njerëzve që frekuentojnë faqet e internetit, rrjetet sociale apo portalet që janë bërë me qindra dhe shumica syresh janë shndërruar në log të përplasjes. Lufta verbale në faqet e internetit, fillon herët në mëngjes dhe nuk përfundon kurrë. Disa vite më parë kjo luftë zhvillohej më “armiqtë” virtual të një kombi tjetër, por tash është shndërruar në luftë brenda llojit. Në kupolën e politikës shqiptare në Prishtinë dhe në Tiranë, niveli i komunikimit ka shkuar te pika e kuqe, ku drejtues më të lartë të politikës janë cilësuar horra të bulevardeve ose lavire të shesheve.

Lufta për fuqi e njerëzve që kurrë më parë nuk kanë pasur pushtet, dhe niveli sadist i komunikimi të tyre, është reflektuar keq edhe në shtresën e njerëzve të zakonshëm, të cilët tashmë nuk janë të gatshëm ta kuptojnë mendimin ndryshe. Mjafton të hysh në Facebook, ose në cilindo portal shqiptar e të shohësh forumet e luftës me fjalë, përplasjet me sharje dhe fyerje që mund të të shpojnë deri n’asht. Ose t’i shohësh “titrat” ku shikuesit mund të shkruajnë çfarë të duan e të nënshkruhen si të duan dhe të fyejnë për shembull edhe moralin e dy ministreshave në qeverinë e vendit.

Komunikimi apo polemikat intelektuale në letërsinë ose publicistikën shqiptare, kanë ditur të jenë të nivelit të lartë, ato sot ruhen në biblioteka si shembuj të përplasjes inteklektuale. Lufta e sotme me fjalë, është bartur në formën më të përhapur të komunikimit, në internet. Prandaj edhe mënyra e forma se si po na vjen kjo luftë verbale, është shqetësuese.

Megjithëse nuk ka statistika të sakta, besohet se numri i njerëzve që lexojnë gazeta apo e kanë fuqinë e të kuptuarit të informacionit që plasohet në mediet elektronike, është shumë i vogël. Por numri i atyre që e “plakin” ditën në internet, është tmerrësisht i madh. Në një studim të publikuar në SHBA, thuhej se një fëmijë amerikan deri në moshën 12 vjeçare, falë internetit, mund t’i shohë 24 mijë vrasje dhe prandaj fuqia e tij shkatërruese njëkohësisht, luan një rol të jashtzakonshëm në krijimin e personalitetit të tyre.

Po cila është fuqia shkatërruese e “luftës verbale” të shqiptarëve në internet? A po krijohet një brez njërëzish të cilët edukohen në frymën e një “lufte të fëlliqur” ku sharjet dhe ofendimet i kanë në majë të gjuhës e ku luajnë me nanë e me babë? A mos kjo formë komunikimi po na shndërron në një shoqëri jotolerante, pasojat e së cilës do t’i ndjejmë gjatë? Cila është përgjegjësia e elitës intelektuale e politike për instalimin e një klime të tillë komunikimi? Dhe fundja a ka mundësi që të ndalen “yryshxhitë” e internetit që po zbrazin kaq shumë vner e primitivizëm në çdo gjë që u del përpara? Javën e fundit u tha se globin do ta përfshinte një stuhi magnetike, që besohej se do të shkaktonte telashe në sistemet e telekomunikimit dhe të internetit. Çfarë do të mund të ndodhte atëherë...

Nga Flori Bruqi : Nuk ndëshkohen pedagogët e Universitetit të Prishtinës


Nuk janë marrë masa ndëshkuese për profesorët universitarë, emrat e të cilëve u prezantuan në dhjetor nga Parlamenti Studentor (PS), si profesorë që mungojnë në ligjërata dhe provime.



PS-ja pas realizimit të monitorimit (hulumtimit) të procesit mësimor përmes pyetësorëve që iu shpërndanë mbi katër mijë studentëve, të cilët u deklaruan për profesorët e tyre dhe akuzuan me emra rreth 83 profesorë që janë të papërgjegjshëm, duke radhitur kështu në mesin e tyre edhe profesorët që janë të inkuadruar në politikë si Prof.dr.Besim Beqaj, Prof.dr.Enver Hasani, Prof.dr.Ibrahim Gashi,Prof.dr. Arsim Bajrami, Prof.dr.Hajredin Kuçi,Prof.dr. Isa Mustafa,Prof.dr. Mazllum Baraliu... Për këta profesorë PS-ja dha ultimatum që të ndëshkohen, në të kundërtën do të bllokonte hyrjet e fakulteteve.



Mirëpo, disa javë pas publikimit të këtij raporti, studentët kanë arritur konsensus me Rektoratin. Qëllimi i këtij konsensusi është prezantuar nga studentët senatorë si një hap për të vërtetuar rezultatet e raportit dhe vetëdijesuar profesorët.


 Senatori nga radhët e studentëve në Senat, Arian Janova, ka thënë se pas marrjes me rezervë të rezultateve të hulumtimit rreth procesit mësimor nga rektori i UP-së, Mujë Rugova, studentët për të vërtetuar se raporti i tyre është në përputhje me gjendjen aktuale në UP, i kanë propozuar menaxhmentit të universitetit krijimin e një komisioni për të monitoruar profesorët e radhitur në listë.


Ky monitorim, sipas Janovës, do të realizohet gjatë ditëve të para të semestrit të dytë.



“Propozimi i është bërë direkt rektorit Rugova, pas një takimi që kemi zhvilluar me të, duke marrë parasysh deklarimin e tij se do të marrë me rezervë raportin.



Ne kemi propozuar formimin e një komisioni me përbërje të dy studentëve, një prorektori dhe dy dekanë”, ka thënë Janova, duke shtuar se ky komision do të monitorojë mbarëvajtjen e ligjëratave dhe prezencën e profesorëve në ligjërata gjatë ditëve të para të semestrit veror që do të fillojë më 15 shkurt 2012..



 “Komisioni më pas do t’i raportojë Senatit dhe profesorët që rezultojnë se nuk kanë vijuar ligjëratat do të merret vendim për ndëshkim të tyre në Senat”.


Ai ka thënë se propozimi i studentëve, sipas premtimit të rektorit, do të dalë në mbledhjen e ardhshme të Senatit.



Janova ka mohuar ndërhyrjet që mund të ketë Rektorati në komision, me arsyetimin se në këtë komision do të jenë dy përfaqësues të studentëve që do të monitorojnë bashkë me dekanët dhe prorektorin që do të emërohet.


PS-ja ka deklaruar se hulumtimi ka pasur efekt pasi profesorët e përmendur si të papërgjegjshëm kanë nisur të duken në fakultete. Janova ka thënë se këta profesorë kanë filluar të jenë më të përgjegjshëm gjatë mbajtjes së provimeve që po mbahen tash në UP.

Monitorimi i realizuar në të gjitha njësitë akademike të universitetit, i përmbyllur me plotësimin e katër mijë pyetësorëve nga studentët, ku janë parashtruar gjithsej 80 mijë pyetje që kanë përfshirë të gjitha aktivitetet akademike e administrative në universitet, ende pa dhënë rezultatet konkrete është tentuar të manipulohet.


Rektori i Univeristetit të Prishtinës

Prof. Dr. Mujë Rugova
Rektor i Universitetit të Prishtinës

Rektorati i Universitetit të Prishtinës
Rr. "Nëna Terezë", p.n.
10 000 Prishtinë
Republika e Kosovës
Tel: +381 38 244 183 /244 186
Fax: +381 38 244 187
E-mail: muje.rugova@uni-pr.edu
 
 



Universiteti i Prishtinës ka tre prorektorë:

 
Prof. Asc. Bajram Berisha, Dr. habil.
Prorektor për mësimdhënie dhe kërkime shkencore
 
Rektorati i Universitetit të Prishtinës
Rr. "Nëna Terezë", p.n.
10 000 Prishtinë
Republika e Kosovës
Tel: +381 38 244 183 /244 186
Fax: +381 38 244 187
E-mail: bajram.berisha@uni-pr.edu



 
Prof. Asc. Dr. Enver Kutllovci
Prorektor për burime dhe infrastrukturë
 
Rektorati i Universitetit të Prishtinës
Rr. "Nëna Terezë", p.n.
10 000 Prishtinë
Republika e Kosovës
Tel: +381 38 244 183 /244 186
Fax: +381 38 244 187
E-mail: enver.kutllovci@uni-pr.edu
 


 
Prof. Asc. Dr. Naser Mrasori,
Prorektor për bashkëpunim ndërkombëtar
 
Rektorati i Universitetit të Prishtinës
Rr. "Nëna Terezë", p.n.
10 000 Prishtinë
Republika e Kosovës
Tel: +381 38 244 183 /244 186
Fax: +381 38 244 187
E-mail: naser.mrasori@uni-pr.edu
 



Lexoni edhe:

http://www.uni-pr.edu/Lajmet/Universiteti-Gjovik-ne-Norvegji-ofron-bursa-per-st.aspx

http://www.uni-pr.edu/Lajmet/Aplikoni-per-burse-ne-kuader-te-programit-JoinEU-S.aspx

http://www.uni-pr.edu/getattachment/0f9e4fcd-fe4c-4081-a69c-6df0a171e9c5/Quota-Program-students-from-Prishtina.pdf.aspx

http://www.uni-pr.edu/Lajmet/Vendimet-e-Komisionit-per-lirim-nga-pagesa-e-semes.aspx

http://www.uni-pr.edu/Lajmet/Permiresim-dhe-plotesim-i-konkursit-per-personel-a.aspx

http://www.uni-pr.edu/Lajmet/Universiteti-i-Graz-it-ofron-bursa-per-studente-te.aspx

Ish Rektori i UP-së ,Prof.Dr.Enver Hasani,për një mandat, 100 mijë euro!


Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës,Prof.dr. Enver Hasani, gjatë një mandati si rektor i Universitetit të Prishtinës ka marrë mbi njëqind mijë euro, pavarësisht se paga e tij mujore ka qenë vetëm pesëqind euro, që për 3 vjet i bie mbi 18 mijë euro.

Për më pak se tre vjet, ai ka përfituar jashtëzakonisht shumë, madje duke arritur që të hyrat brenda një muaji nga shtesat dhe shpërblimet për punë tjera të jenë deri në pesë herë më të larta sesa paga e tij.



Gazetari i Zërit ditor ,z.Jeton Llapashtica, ka siguruar listën e pagave dhe të ardhurave të tjera që ka përfituar prof.dr.Enver  Hasani, sipas së cilës, për ish-rektorin secili vit ka qenë më frytdhënës sesa viti paraprak. Madje, sipas trendit të rritjes së të hyrave nga njëri vit në tjetrin, sikur të rizgjidhej edhe një mandat, xhirollogaria bankare e tij do të “pasurohej” goxha shumë, ndërsa e kundërta do të ndodhte me atë të universitetit.

Kjo duket se ia ka lënë “ëmbël” ish-rektorit, i cili vetëm në fund të vitit 2011 kishte kërkuar nga Qeveria e Kosovës që punëtorët e Gjykatës Kushtetuese të shpërblehen me pagën e trembëdhjetë, për “punën e madhe” që kanë bërë, kërkesë kjo që nuk është realizuar nga ekzekutivi kosovar..

2012-01-28

Nga Artan Fuga : Si çmendet njeriu në kohë krize




Si çmendet njeriu në kohë krize
           Mbetet gjithëmonë detyrë e pashmangshme që sa herë problemet shoqërore bëhen të mprehta të kthejmë sytë nga e kaluara për të parë se çfarë na mëson ajo. Nuk është fjala vetëm për historinë e së shkuarës, por sidomos, dhe në rradhë të parë, për të rikthyer sytë nga mendimtarët e së shkuarës që kanë nxjerrë mësime nga krizat e së shkuarës.
            Si sillet njeriu në kohë krizash financiare?      Cfarë gjendjeje psikologjike ai përjeton dhe që e shtyn pastaj të ketë këtë apo atë reaksion ndaj botës në përgjithësi, ndaj pasurisë, familjes, miqve, profesionit, etj?
            Me një fjalë, cilat janë psikopatologjitë njerëzore përgjatë depresioneve ekonomike? Shkurt : Si çmendet njeriu në kohë krize? 
          Mbi filozofinë e parasë
            Sigurisht që lidhur me këtë pyetje që është sot aktuale jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë botën e zhvilluar që po kalon tronditje të forta ekonomike dhe financiare, mund t’i drejtohesh një kujtese teorike të pasur. Ndërkohë, duke zgjedhur analizat dhe refleksionet e sociologut dhe filozofit gjerman Georg Simmel, nuk është se çështjen ia lemë në dorë rastësisë apo parapëlqimeve tona krejt subjektive.
Dihet se Simmel ishte në plan të parë të skenës së mendimit teorik gjerman dhe europian në gjysmën e fundit të shekullit të njëzetë. Të mos harrojmë që ndonëse nuk jetoi dot aq gjatë sa shpreson një njeri i zakonshëm, pra u largua nga jeta aty në të gjashtëdhjetat, ai jetoi në një epokë të mbushur me kriza të rënda financiare, ekonomike dhe me luftra të përgjakshme bash në zemër të Europës. E pa mirë me sy e tij se sillet e përçudnohet njeriu sidomos kur ndodhet në raporte të vështira me ekonominë, politikën dhe pasurinë. Mbi të gjitha, me librin e tij bazik dhe shumë të njohur “Mbi filozofinë e parasë”, Simmel ka hapur një dritare të gjerë për t’a parë marrëdhënien e njeriut me paranë në një këndvështrim që vjen nga kryqëzimi i shkencave të ndryshme sociale dhe humane.
            Pa humbur shumë kohë në këtë paraqitje, duhet thënë se merita kryesore e Simmelit është se ai diti që të përqendrohet në marrëdhënien midis njeriut dhe botës financiare, duke e e trajtuar atë si boshtin që tregon si natyrën e njeriut ashtu edhe natyrën e shoqërisë në të cilin individi jeton.
            Dy përfundime të rëndësishme dalin nga vepra e Simmelit. I pari është se marrëdhëniet e njeriut me botën e parasë nuk janë asnjëherë normale psikologjikisht. Ose për të qenë disi “brenda” me të shprehurit korrekt, do të thoshim se normaliteti në këtë pikë, pra një sjellje racionale, nuk është veçse shumë i rrallë. Më shumë vihen re ekzagjerime nga njeri drejtim ose nga një tjetër, të cilat do të përpiqemi t’i trajtojmë më poshtë. Përfundimi i dytë i përgjithshëm është se, kjo marrëdhënie e njeriut me botën e mallrave, të pasurisë dhe të ekonomisë, ndonëse e ka shoqëruar njerëzimin për afate shumë të gjata kohore, në epokën moderne, kur paraja është vendour në qendër të botës ekonomike, ajo është transformur dhe ka marrë pamje që e kanë theksuar mprehtësinë e situatës.
            Në analizat e veta, Simmeli mban parasysh jo vetëm përvojën e kohës së tij, por edhe atë të periudhave të mëparshme të njerëzimit duke u nisur nga arkivat historike dhe nga tekstet që dëshmojnë fakte, mënyra sjelljeje, karaktere personazhesh, etj.
            Ka, sipas tij, pesë tipe psikologjish njerëzore që dallohen në marrëdhëniet e njeriut me paranë, sidomos në kushte krizash financiare.
            Le t’i shohim me rradhë.
          Kurnacëria
            Së pari, është sjellja prej kurnaci. Nuk është vendi të zgjatemi se sidomos brenda mësimeve fetare, kopracia, është konsideruar një nga veset kryesore të njeriut. Veçanërisht brenda fesë së krishterë, kjo lloj gjendje psikologjike është trajtuar si burim të këaqiash morale dhe i një egoizmi pa kufij. Nuk është vetëm fjala për aspekte të planit moral, por edhe për faktin se kopracia, e parë së dëshirë për të mbledhur parà si qëllim më vete, për të akumuluar burime monetare, pa pasur qëllim konsumimin e tyre, dëmton shumë dhe ekonominë.
            Mirëpo, ajo që vendos në dukje Simmel në veprën e tij të shkëlqyer dhe madhore është se kopracia nuk lind brenda ndërgjegjes individuale si një prirje e shkëputur nga vetë natyra e parasë si të tillë. Kopracia ka një lidhje të fortë me vetë njerën nga karakteristikat e parasë. Paraja është një objekt abstrakt, i cili, në dallim nga çdo objekt tjetër, ka vetinë të shndërrohet në të gjitha objektet që kthehen në sytë e saj në mallra. Pra, ka fuqinë, tërheqjen, forcën psikologjike për t’i dhënë individit që e zotëron atë mbresën dhe sigurinë se me anë të parasë mund të zotërojë gjithçka tjetër.
            Në këtë mënyrë sapo njeriu harxhon parà, nga njera anë ai fiton mundësinë për të pasur mallra dhe shërbime në dispozicion të tij, jo vetëm kaq, por edhe pushtet, mundësira shoqërore, njerëz në dipozicion, famë, akses të privilegjur në fusha të ndryshme të veprimtarisë shoqërore, etj.
            Mirëpo, Simmel, me inteligjencën e tij, ve në dukje se pikërisht brenda këtij proçesi të shpenzimit të parave, njeriu nga njera anë kënaq shijet, nevojat, ambiciet e tij, por nga ana tjetër, duke dhënë parà dhe marrë si shkëmbim mallra, humbet një dimension të rëndësishëm. Cfarë humbet? Humbet pikërisht nga fakti se asnjë nga mallrat apo shërbimet e përftuara, sado që në treg mund të jenë ekuivalente me një shumë parash, nuk është në gjendje gjithëmonë e në çdo çast të shkëmbehet aq lehtësisht si paraja me mallra dhe shërbime të tjera. Nis një vështirësi.
            T’a zemë me anë të parasë mund të blejë një biçikletë, një automobil, një motoçikletë, por pasi i ka blerë, nuk mund të jetë gjithëmonë i sigurt se duke i rishitur ato do të mund të marrë si shkëmbim çdo mall tjetër që dëshëron. Kurse paraja kthehet menjëherë në çdo mall apo shërbim tjetër, mjafton që ai të ketë një vlerë financiare në treg.
            Nga kjo pikëpamje kopracia është pikërisht lidhja psikologjike deviante që e dëshëron paranë për parà, për t’a mbledhur, për t’a pasur mënjanë, për t’a shndërruar në thesar, për t’a fshehur diku, pra për të mos e shndërruar nëpërmjet një fluksi të shndërrueshëm në mjete të tjera materale aq të rëndësishme për ekonominë.
            Mirëpo, nëse në raste zhvillimesh normale ekonomike dhe financiare, dashuria për paranë si të tillë, dashuria e parasë si parà, për t’a mbajtur mënjanë dhe jo për t’a harxhuar, është një sjellje psikologjike aspak normale, në kushtete e krizave të forta financiare, pikërisht kjo sjellje deviante nis e kthehet në normalitet, në një sjellje të përgjithësuar. Veçanërisht në shoqëritë e zhvilluara në kushte krize ka një prirje të fortë të konsumatorit për të mos e harxhuar paranë, por për t’a mbajtur në formë të akumuluar. Ka frikë nga e ardhmja dhe prandaj kërkon të jetë i mbrojtur nëpërmjet pasjes gjithëmonë sa më të paprekur të një mase monetare që mund t’i duhet më vonë për të përballuar jetën, por pa e ditur se kur dhe ku e me çfarë rasti. Devianca psikologjike e kopracisë, sa e dëmshme ekonomikisht, kthehet dhe shndërrohet në një sjellje racionale nga pikëpamja e prirjes që ka individi i traumatizuar nga kriza për të kuruar frikërat e tij të kuptueshme përballë një jete me të papritura.
            Të gjithë nisin nga sadopak të ndjekin vesin e kopracisë.
            Grykësia
Një tjetër sjellje psikologjike deviante sipas Simmelit, por e konsideruar si ves në thelb nga tekstet e shenjta fetare, është edhe grykësia. Edhe këtë lloj sjellje psikologjike, merita e Simmelit është se  trajton lidhur me natyrën e parasë, dhe jo thjesht si një prirje subjektive krejt e pakuptueshme e njeriut.
Përse e lidhur me natyrën e parasë? Përgjigja është se meqë paraja ka dy anë, pra edhe mund të kthehet në çast në mall, por edhe, si aspekt i dytë, kthehet realisht në mall, pra e lejon njeriun të konsumojë çfarë i sheh syri, çfarë i ze dora, çfarë i dëshëron zemra, (mjafton të ketë parà për t’a blerë), atëhere ky mund të bjerë preh e grykësisë. Dëshëron të blejë gjithçka që sheh e i pëlqen, në çast, të kërkoj të plotësojë gjithçka që e konsideron si plotësim të dëshirave të tij. Nuk jeton dot pa mallra, edhe kur nuk janë të normale për fuqinë e vet blerëse, pa shërbime, edhe kur e di se janë përtej mundësive të tij, pa harxhuar, edhe kur e di se gjithçka po shkon drejt rrënimit të tij financiar.
            Grykësia është një deviancë psikologjike në kushtet e një zhvillimi ekonomik normal, porse në kohë krize, do të shtoja në vazhdën  arsyetimeve simmeliane, është një sjellje që ka prirje për t’u përgjithësuar. Devianca psikologjike në kushte normale ekonomike, ka rrezik të kthehet në kohë krize në një sjellje që duket normale.
            Grykësia e bën korrigjimin e defekteve të sistemit financiar në krizë gati të pamundur. Psikologjia ngrihet kundër ekonomisë. Njerëzit kanë përfituar mallra të çmuar, shërbime të kushtueshme, janë mësuar të punojnë më pak dhe të kenë grykësi për t’i “shtrirë këmbët përtej jorganit”, dhe nga kjo gjendje grykësie nuk heqin dot dorë.
            Mbi të gjitha ka një prirje për të kaluar nga pjesë të caktuara të popullsisë drejt një grykësie, pra konsumi të palogjikshëm, meqë mundësia për t’a financuar paranë në investime bëhet e vështirë. Njerëzit paguajnë për konsume të kota sepse nuk kanë mundësi për t’a përdorur më mirë paranë. Poashtu, njerëzit duke pasur frikë se kursimet e tyre në banka mund të zhvleftësohen nga dita në ditë, më mirë preferojnë të konsumojnë sesa të mendojnë për t’a transformuar paranë në projekte zhvilluese. Njerëzit nisin të urrejnë bankat. 
            Grykësia është bashkëshoqëruese e krizave fianciare sepse përgjatë tyre rritet depresioni psikolgjik dhe për rjedhojë individi kërkon t’a shërojë atë duke u harruar sipas mundësive dhe niveleve të ndryshme në praktika konsumiste jashtë një logjike të shëndoshë dhe normale.
            Plangprishësia
Për Simmelin, devianca e tretë psikologjike është të qenit dorëshpuar. Këtu nuk do të zgjatemi, por na duhet përgjithësisht të bëjmë kujdes për t’a kuptuar mirë dallimin midis “grykësisë” dhe “të qenurit dorëshpuar”.
Nuk është aspak e njejta gjë. Grykësi e merr kënaqësinë psikologjike atëhere kur e konsumon mallin dhe shërbimin që ka paguar, kurse “dorëshpuari” e merr këtë kënaqësi, përkundrazi, te akti i blerjes së mallit, sepse edhe ky operacion në vetvete jep një kënaqësi psikologjike të fuqishme, jep ndjenjën e pushtetit.
Si t’a themi më qartë? Nëse grykësi harxhon paratë e tij dhe përtej mundësive të veta financiare për të blerë një automobil, meqë ai kënaqet pa masë duke e pasur në zotërim një të tillë, pavarësisht nevojave dhe fuqisë së tij ekonomike, dorëshpuari e merr kënaqësinë psikologjike jo duke konsumuar cilësitë e mallit që ka blerë, por në vetë aktin e blerjes. Kënaqet nga akti i blerjes dhe jo nga malli i blere.  
            Simmel thotë se kjo kënaqësi psikologjike është për shembull edhe në rastin e dhënies së një bakshishi. Është akti i pushtetshëm  për t’a parë tjetrin të përulet para marrjes së parasë nga dora e atij që e ka atë parà.
            Cinizmi
Sjellja e katërt psikologjike që ve në dukje Simmel në marrëdhëniet e njeriut me botën e parasë dhe financat në përgjithësi është ajo e cinikut. Cinizmi, sipas Simmelit, në dallim nga trajtimet psikologjike klasike dhe filozofike, nuk është një prirje e pakuptueshme e njeriut, por shpjegohet në një shkallë të madhe nga vetë natyra e mjeteve financiare në qarkullim, nga vetitë e parasë.
            Nga lind cinizmi, në thelb, sipas arsyetimeve që Simmel bën në veprën e tij madhore “Filozofia e parasë”? Nga fakti se paraja, ndonëse nuk ka asnjë veti konkrete materiale, ka vetëm funksione abstrakte, mund të shndërrohet në cfarëdolloj malli, me cilësitë materiale nga më të ndryshmet.
            Cdo malli është i detyruar të kthehet në botën e tregut në një vleftë monetare. Ndofta janë të rralla ato cilësi apo ata individë që nuk shiten, që nuk transformohen në ndikimin e parasë. Inteligjenca, aftësitë racionale, trupi, bukuria, zgjuarësia, profesioni, koha, etj., sa për të cituar disa vlera, janë të gjitha të bleshme në parà, janë të hedhura në treg dhe ndodhen përpara presionit të parasë.
            Në këtë mënyrë, shtresat shoqërore që zotërojnë fuqira blerëse, pra mjete financiare, mund të bien preh edhe përpara një sjelljeje tjetër psikologjike deviante, që është cinizmi.
            Gjithçka trajtohet si mall dhe humbet vlerën e vërtetë. Trajtohet thjesht nga pikëpamja e çmimit që ka, pra si një vlerë numerike dhe aspak më si një objekt, vlerë njerëzore, që ka cilësira përtej botës financiare.
            Bota e tregut bëhet e vetmja matëse e suksesit dhe e vlerave që prodhon njeriu dhe shoqëria. Cinizmi është në thelb të praktikave të audiometrisë, të matjes së klientelës, të matjes së opinionit publik. Jo se këto janë praktika negative në vetvete, por sepse kur ato shndërrohn në të vetmet matëse të vlerave njerëzore, kulturore, shoqërore, shkencore, etj., atëhere cinizmi i ka dyert e hapura dhe shoqëria ndodhet para rreziqeve të spikatura.
            Në kushte normale ekonomike është mëse normale që bota e tregut, e parasë, të ketë një impakt e ndikim mbi të gjitha fushat e tjera të shqërisë. Por, rreziku i cinizmit në kushtet e një krize financiare është se ka prirje që të gjitha vlerat shoqërore të maten me parà, për të cilën të gjithë kanë një nevojë urgjente, dhe mbi të gjitha, se të gjithë, e të gjitha, kërkojnë të shiten. Cinizmi si deviancë psikologjike ka rrezik të shndërrohet në një sjellje të përgjithësuar në kushte krize. Cila është vlera e një libri? Shih sesa shitet. Sa është vlera e një filmi? Shih sa vetë kanë prerë biletën për të hyrë në kinema. Cila është vlera e një emisioni televiziv? Shih sa vetë e kanë ndjekur. Kjo mënyrë e mbrapshtë matjeje bëhet karakteristikë në kohë krizash, së paku kështu na mëson Simmel me veprën e tij.      
            Pêrhumbja
Së pesti, sellje psikolgjike deviante është edhe atëhere kur kemi atë që quhet “lëshim psikologjik”. Njeriu që për shkak të varfërisë, për shkak se i mungon fuqia blerëse, kërkon të mbrohet psikologjikisht, megjithatë, quhet një njeri i lëshuar”, “i dëshpëruar”, që ka hequr dorë nga kënaqësitë dhe interesat materiale.
            Zakonisht kjo na kujtohet nga fabula e La Fontenit “Dhelpra dhe rrushtë”. Dhelpra që nuk i arrinte dot rrushtë, i tha vetes se po i braktis meqë duken se ende nuk janë pjekur. Duket si një sjellje krejt patologjike nga ana psikologjike, përderisa përjetimi psikologjik nuk i korrespondon realitetit, rrushtë janë të pjekur, por nga ana tjetër, kjo lloj sjellje e deviante ka një racionalitet, ka një arsye që e bën të ekzistojë. Njeriu me anë të saj kuron mangësitë nga të cilat vuan përderisa nuk ka mundësi t’i plotësojë ato meqë nuk ka parà.
            Nuk shkon dot të drekojë në një restorant? Pf... këto restorantet... ! Nuk shkon dot me pushime në Turqi? Pf... kjo Turqia! Nuk është në gjendje të blejë një rrobë të bukur e të shtrenjtë? Pf... kjo moda!
Është mëse e kuptueshme. Heqja dorë nga vlerësimi i botës materiale që e rrethon është i vetmi reagim psikologjik që e mbron klientit e munguar nga trauma psikologjike e mospasjes dot të mundësisë për të blerë shërbime e mallra në treg.
            Mirëpo në kushte krize ekonomike, ky racionalitet psikologjik ka prirje të shndërrohet në një prirje të përgjithësuar, ku moskokëçarja, kotësia, dembelizmi, pajtimi me gjendjen e papunësisë, varfërisë,etj., shndërrohet në një sjellje boll të përhapur. Nga njera anë është një mburojë mbrojtjëse psikologjikisht, shumë e kuptueshme dhe legjitime, por nga ana tjetër, e dëmshme ekonomikisht sepse bllokon e frenon dinamikat e krahut të punës, e opinionit publik, than pretendimet qytetare, e mbi këtë bazë gjithçka mund të bjerë në amulli.
          Si përfundim?
Përfundimi është që në kushtet e krizës ekonomike ka rrezik që ato sjellje e qendrime psikologjike deviante si “kopracia”, “grykësia”, “dora e shpuar”, “cinizmi” dhe “lëshimi”, të bëhen modele sjelljesh që i kthen në norma, në normalitet, e prej këtej e bëjnë krizën financiare dhe ekonomike një gjendje stagnative dhe të përhershme psikologjikisht.
Psikopatologjitë e krijuara nga kriza financiare kthehen e bëhen frena që pengojnë daljen nga depresioni financiar.     

BOTUESI TRAZON GJERMANINË ME LIBRIN E HITLERIT ,,MEIN KAMPF,,



Mein Kampf.png

Botuesi britanik, Peter McGee, synon që të botojë në Gjermani pjesë të librit "Mein Kampf", të Adolf Hitlerit. Meqë botimi i librit ndalohet në Gjermani, çështja ka nxitur diskutime pro dhe kundër botimit

Botimi i librit “Mein Kampf” është i ndaluar në Gjermani. Ai vlerësohet si propagandë përplot parulla armiqësore, dhe si mjet për nxitjen e urrejtjes në popull. Nga ana tjetër, historiani britanik, Ian Kershaw, pati thënë njëherë se përpjekja për censurimin e lexuesit është një veprim i pakuptimtë në kohën e internetit. Në fakt, pjesë të librit, apo edhe versioni komplet i tij, tashmë është në internet, ose në antikuariatet brenda e jashtë Gjermanisë. Në Indi, Rusi, Turqi ose Kroaci, "Mein Kampf" e gjen me lehtësi.

Kësaj radhe synimi i botuesit britanik, Peter McGee, i cili planifikon ta botojë "Mein Kampf" në serinë e tij "Dëshmitarë gazete", është ndeshur me kufijtë e së drejtës autoriale në Gjermani. Pas luftës, të drejtën e manuskriptit të Hitlerit forcat aleate ia dhanë Qeverisë së Bavarisë, sepse vendbanimi zyrtar i Hitlerit gjithmonë ka qenë Munihu. Përmes rrugës juridike Qeveria e Bavarisë deri tani ka penguar me sukses çdo përpjekje për publikimin e pjesëve të librit dhe të teksteve tjera të Hitlerit. Edhe tani ajo ka njoftuar se do të shfrytëzojë të gjitha mundësitë për pengimin e botimit.
Por, 70 vjet pas vdekjes së autorit të drejtat autoriale shuhen. Kjo do të thotë se "Mein Kampf" tani mund të botohet plotësisht.

“Ka ardhur koha që një publik më i gjerë të ketë mundësi që të përballet me tekstet origjinale”, thotë botuesi McGee për revistën gjermane ‘Der Spiegel’. Megjithëse, ka të atillë që mendojnë se britaniku niset vetëm nga interesi komercial.
Ndërkohë, libri është përpunuar edhe shkencërisht. Instituti për Histori Bashkëkohore në Munih po përgatit një edicion serioz, me komente. Synohet që ai të publikohet para librave të atyre që kanë synime komerciale. Por, historiania vjeneze, Brigitte Hamann, është skeptike sa i përket këtij synimi, sepse mendon se në këtë mënyrë vepra do të publikohet në dhjetë vëllime.
"‘Mein Kampf’ kështu do të nderohet më së shumti, që prejse është krijuar", thotë ajo. Sipas Hamann, mund të bëhet një botim i thjeshtë, por s’ka nevojë që në një libër të bëhet sqarimi i gjithë historisë botërore.
Çështja nëse pjesë të librit duhet të shiten nëpër kioskat gjermane, mbetet e diskutueshme. Ministrja gjermane për Çështje Familjare, Kristina Schrödër, mendon se kjo s’duhet të ndodhë në assesi. Sipas saj, për të kuptuar veprat çnjerëzore naziste nuk nevojitet një gjë e tillë, aq më parë kur ekziston një numër i madh i vendeve historike në gjithë Gjermaninë.
Kryetari i Këshillit Qendror të Çifutëve në Gjermani, Dieter Graumann, nuk e komenton publikimin e librit të Hitlerit, por shpreson se pas leximit të tij "do të vije edhe zhgënjimi".

LEXONI:

Poetët Ali Podrimja dhe Nikolla Spathari e ndanë përgjysmë çmimin për poezinë më të mirë të lexuar në orën e madhe letrare ‘Pena e Flakës’.


Krijuesit Ali Podrimja e Nikolla Spathari e ndajnë çmimin poezia më e mirë e lexuar në orën e madhe letrare ‘Pena e Flakës’, në të cilin aktivitet letrar të manifestimit “Flaka e Janarit 2012”, punimet e tyre i lexuan më tepër se 30 krijues nga pjesë të ndryshme të Kosovës, nga Shqipëria, Maqedonia e Lugina e Preshevës.
Juria në përbërje: Haxhi Vokshi, Albinë Idrizi e Prend Buzhala, shpërblimin për poezinë më të mirë të lexuar, ia ndau dy krijuesve, Ali Podrimja dhe Nikollë Spathari, me këtë rast Albinë Idrizi, njëra nga anëtarët e jurisë, bëri të ditur se vendimi i jurisë ishte unanim e që vendosi që poezitë e këtyre dy poetëve u vlerësuan për të marrë epitetin e çmimit poezia më e mirë e “Penës së Flakës”.
Ndërkaq, juria e konkursit letrar “Flaka e Janarit 2012”, në përbërje: Musa Ramadani, Sabile Keqmezi – Basha e Xhevat Latifi publikoi edhe fituesit e konkursit letrar në poezi dhe tregim të shkurtër.

Xhevat Latifi, në emër të jurisë, tha se kanë pranuar dhe shqyrtuar 122 poezi e 35 tregime. Sipas tij, juria ka lexuar punimet, rilexuar dhe vlerësuar, duke konstatuar se konkursi i sivjetmë letrar i këtij manifestimi ruan me fanatizëm një traditë të begatë dhe inkurajon artistët dhe fjalën e shkruar, përmes vlerave të të cilëve nderon edhe ata që u flijuan për liri, ka ruajtur konstantën edhe sa i përket numrit përkatësisht vëllimit, por, në rend të parë edhe cilësinë në krijimet, qofshin ato poezi apo në prozë, tregime.
Përndryshe, para këtij aktiviteti, u mbajt takimi letrar kushtuar portretit krijues të Jusuf Gërvallës, në 30-vjetorin e rënies për lirinë e Kosovës, ku me referimet e tyre u paraqiten Nazmi Rrahmani, shkrimtar dhe botues, Prend Buzhala, poet dhe kritik letrar, Flamur Maloku, poet dhe kritik letrar, Nexhat Rexha, poet dhe kritik letrar, Rexhep Munishi, muzikolog, Tahir Arifi, kritik letrar, Imer Topanica, poet dhe kritik letrar, derisa poezi për dhe të Jusuf Gërvallës i deklamuan: Ramadan Kurti, aktor i Teatrit të Qytetit, Linditë Ramushi, poete dhe aktori e regjisori Llesh Nikolla.
Ndryshe, pas më shumë se dy javë aktivitetesh të ndryshme kulturore, të mbajtura në kuadër të manifestimit tradicional “Flaka e Janarit 2012”, i cili mbahet në kujtim dhe nderim të atyre që ranë gjatë janarëve të historisë, me këtë orë letrare dhe komunikimin e rezultateve të konkursit letrar, iu hap rruga edhe shtyllës së katërt, asaj muzikore, “Fest Flaka”, me çka edhe u përmbyll ky manifestim.

DËSHMI RRËQETHËSE TË TË VRARËVE


Muzeu Memorial Auschwitz ka paralajmëruar botimin e një katalogu gjigant me vizatime dhe me vepra të tjera artistike, të cilat i krijuan të burgosurit e këtij kampi të përqendrimit derisa prisnin të ekzekutoheshin.

Katalogu përmban 6,000 punime, shumica e të cilave tregojnë realitetin brutal të makinerisë së Hitlerit për shkatërrimin e të gjithë atyre që nazistët i konsideronin të papastër si racë.
Një prej qëllimeve të ekzistimit të Muzeut Memorial Auschwitz është pikërisht kujtimi, andaj muzeu sapo ka botuar një katalog të gjerë vizatimesh dhe veprash tjera të ngjashme artistike, të cilat janë krijuar nëpër llogoret naziste të vdekjes. Para pak ditësh është publikuar seria e parë prej 32 vizatimesh, të krijuara në kampin nazist Birkenau, të cilët shfaqin përditshmërinë e tmerrshme të terrorit ndaj çifutëve dhe njerëzve të tjerë “të racave të papastra”. Vizatimet u zbuluan në vitin 1947, në një shihesh të vendosur në themelet e një barake afër krematoriumit të kampit. Shishja u gjet nga një ish-llogorist, i cili asokohe punonte si roje e kompleksit të kampeve të përqendrimit Auschwitz-Birkenau.


Muzeu Memorial Auschwitz tashmë i ka botuar këto vizatime, që janë paralajmërim të një katalogu të madh në të cilin do të paraqiten plot 6,000 vepra artistike të krijuara nëpër kampet naziste të vdekjes. Autori i 32 vizatimeve të para është anonim, mirëpo sipas asaj që shihet në vizatime ekspertët erdhën në përfundim se ato u krijuan deri në vitin 1943, sepse porta kryesore të hyrjes në kamp shfaqet pa elemente mbindërtimi, të cilat i ishin shtuar në fillim të vitit 1944. Skenat e vizatimeve të autorit anonim, i cili sipas të gjitha gjasave ka qenë një prej viktimave në kamp, janë goxha të prekshme. Disa shfaqin pamje të ushtarëve derisa i marrin fëmijët e vegjël nga duart e prindërve.
Ndryshe, të premten shënohet 67-vjetori i Ditës së Holokaustit, gjegjësisht i çlirimit të kampit në Auschwitz.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...