2012-02-21

Nga Albert Shabanaj :Kur(r) Thaçi (s)e “shporri” rezuluten 1244



Edhe tani,ashtu si gjithëmon i njohur tashme për konsesione Kryeministri Thaçi konfirmoi pranimin e fusnotes 1244 ne perfaqsimin e Kosovës ne nisma ndërkombëtare. Për ata te cilët i njohin zhvillimet ne Kosove nuk janë  befasuese lëvizjet treqind e gjashtdhjet shkallve brenda njezet e kater oreve te Kryeministrit Kosovës,i cili një dite me herët gjate ceremonive për katervjetorin e “pavarësise se Kosovës” garantoi për mos pranimin e fusnotes 1244 e cila njeh dhe garanton integritetin dhe sovranitetin territorial te Serbis mbi Kosovë. Ajo deklarat e Thaçit ishte ne përputhje te plot me Kushtetuten e Kosovës por duke e njohur karakterin e tij prej sapuni nuk me habiti deklarata e fundit ne te cilën shprehet pa asnjë skuqje,pa asnjë fije karakteri kinse,Rezoluta 1244 njeh dhe garanton integritetin territorial te Kosovës!? Ky nonsens i korruptuar tashme sa është fyes për popullin shqiptar te Kosovës aqe është edhe qesharak ne qëndrimet e tij!...
Xhokeri i qarqeve ende te pa njohura ndërkombëtare Hashim Thaçi,ka vendosur qe si i djegur politikisht te djege edhe interesat e Kosovës,aqe sa ja mundeson mandati i turpshem nga votat e vjedhura.
Ti kthehem temes e cila është jetike për gjithë shqiptaret dhe Kosovën.
Unë mendoj se bashkepunimi ndërkombëtar apo qoft ai rajonal i cili është aktual mes Kosovës dhe Serbisë,marreveshja ne fjalë dot duhej te raflektojë si e pa tjetersueshme realitetin ekzistues,atë te shtetit te pavarur te Kosovës,pa marre parasysh këtu sterkeqjet serbe qe nuk duan ta njohin ketë realitet. Sipas mendimit time,pozicionimi me i duhur i lidershipit te Kosovës ka qene dhe është për të shprehur vendosmerisht shtetesin dhe te ardhmen substanciale te Kosovës,me simbolet e saja si diçka krejt jetike për te gjitha shtetet e botës.
Këtu nga e kaluara e sidomos nga sot-ne kontinuitet kemi ramje satisfaktcionale ne ketë drejtim. Dhe... Kosova perfundimisht me ketë marr(e)veshje nuk do te prezantohet si shtet e aqë me pak sovran ne nismat rajonale dhe ato nderkombëtare. Gjithashtu edhe opinioni i GJND-se qe konfirmon nderkombëtarisht ligjshmerin e shtetit te Kosovës,do te zbehet deri ne pa vler,duke e mbi konfirmuar tashme nderkombëtarisht rezuluten 1244 e cila respekton dhe garanton integritetin territorial te Serbisë mbi Kosovë.

A është i rastesishem mos avancimi Evropian i Kosovës?!

Unë mendoj se jo. Jo se vetëm nuk është i rastesishem por është flakareshë fytyres se qeverisë se Kosovës për dukuri te shumta negative dhe për politiken e saje destruktive,siç janë me te theksuarat krimi i organizuar,korrupsioni,nepotizmi,koncesionet deri ne subordinim te veriut te Kosovës. Këtu nuk kane te drejt një mas e manipoluar e opinionit,e cila ende i beson erresirave aktuale politike ne Kosove te cilët mendojnë se,padrejtësisht ndodhe gjithë kjo vones ne raport me prespektiven europiane te Kosovës,kur kemi te bejme me liberalizimin e vizave,marreveshjeve kontraktuale tregtare me BE,anetarsimit te Kosovës ne BERZH,stabilizim-asociimit etj.etj..
Ne ketë sfond,unë mendoj se politika por dhe shoqeria shqiptare ne Kosove nuk u tregua e afte për shtetformimin e Kosovës,duke u ulur kembekryq mbi ligjin për t’u fryer krimi,korrupsioni e tjera sinjale negative te cilat janë tepër shqetesuese për partneret tanë perëndimor.

Lobimi për Kosovën

Sipas mendimit timë,Me pranimin e Rezolutes 1244,Kosova është kthyer 10 vite prapa dhe tani e tutje lobimi për Pavarësin e saj është berë i pamundshëm.
Për te parashikuar ketë qe themë unë nuk është e veshtirë nëse kujtojm kohën kur raportuesja e Parlamentit te BE-se për Kosovën Ulrike Lunacek,qe prezentoj rezoluten e saj te fundit për Kosovën. Atë bot eurodeputetet socialist grekë,qipriotë,sllovakë,rumunë,spanjollë por dhe shumë te tjerë nga perfaqësuesit e partive popullore,e nëse nuk gaboi janë grupi me i madh ne Parlamentin e BE-se,kërkonin me çdo kusht perfshirjen e çdo dokumenti edhe rezoluten famëkeqe 1244. Dhe deputet te cilët ishin nga shtete qe kanë njohur Kosovën mezi arritën te ndalonin ato kerkesa,ajo seancë e Parlamentit te BE-se kishte vazhduar për orë te tera me replika dhe debate. Deputetet te cilët vinin nga shtete te cilat nuk kanë njohur pavarësin e Kosovës pyesnin pse nuk e njohin pjesa tjetër e deputeteve rezoluten 1244? Ashtu qe për pos deputeve tjer u ngrit deputetja Doris Pack,për te sqaruar arësyen e mos njohjes se rezolutes ne fjale nga ajo dhe tjerë ku nder shumë arësye permendi edhe faktin se,me shpalljen e pavarësise se Kosovës,ajo rezolut është jo valide dhe jo ligjitime sepse kështu ka vendosur populli atje ne menyr demokratike gjë qe ne,nuk mundemi te prodhojme nga këtu fakte qe janë ne kundershtim me vullnetin e një populli te tërë.
Tani shtrohet pyetja e radhës se,me çfarë fakteve do te lobohet dhe mbrohet pavarësia e Kosovës???

Ne retrospektiv për ata te cilët kane harruar premtimet e Kryeministrit Sharlatan Thaçi.
Kryeministri Thaçi me 17 Shkurt 2008 duke lexuar deklaraten e pavaresisë se Kosovës,kerkoi permbylljen e misionit te UNMIK-ut dhe shpalli pavlefshmerin e Rezolutes 1244-sot edhe pas kater viteve e njeh dhe e nenshkruan te njejten si te vlefshme duke i gelltitur pa turpshem  vendimet e veta!
-27 Mars 2009. Kosova e pavarur dhe demokratike,me funksionimin e te gjitha institucioneve shtetërore dhe prezenca e EULEX-it,ICO-se detyrojnë UNMIK-un dhe Rezoluten 1244 te ndjehen dhe te shkojnë si te teperta nga Kosova- sot edhe pas tri viteve e njeh dhe e nenshkruan te njejten si te vlefshme duke i gelltitur pa turpshem deklarimet e veta!

-          22 Mars 2010. Rezoluta 1244 ka përfunduar për Kosovën,ne diten qe kemi shpallur pavarësin e Kosovës dhe nga ai moment perjëtesisht,vendi ynë do te prezantohet vetëm e vetëm si shtet ne çdo cep apo nismë dhe Forume ndërkombëtare- sot edhe pas dy viteve e njeh dhe e nenshkruan te njejten si te vlefshme duke i gelltitur pa turpshem premtimet e veta!

-          Me 02 Shkurt,ne Kuvendin e Kosovës dhe 17 Shkurt për katër vjetorin e pavarësisë 2012,citim i Kryeministrit: E di se ka pasur shum zhurma te ndryshme por ju garantoj se qëndrimi i qeverisë se Kosovës është dhe do te mbetet i qartë plotësisht ne perputhshmeri me Kushtetuten dhe ligjet e saj. Dëshiroj qe edhe njehere te ju siguroj juve dhe gjithë qytetaret e Kosovës se Rezoluta 1244 për mua dhe qeverin time ka vdekur njehere e pergjithëmonë,ndërsa shteti i Kosovës sovrane dhe i pavarur është i përjetshëm. Dëshiroj te theksoj këtu vazhdonte mjerani,gjithashtu garantoj se vendimet që kanë dalur nga Kuvendi i Kosovës do te zbatohen me perkushtim te plot. Pavarësia e Kosovës ka qenë kompromisi ynë i fundit prandaj do te punojmë se bashku ne forcimin dhe konsolidimin e shtetit te Kosovës - sot pas njezet e kater oreve jo te plota njeh dhe e nenshkruan Rezoluten 1244 e cila hedhe poshte te gjitha zotimet e Kryeministrit,duke i gelltitur pa turpshem zotimet e veta!

-          Këtu për ata te cilët nuk e kanë lexuar Rezoluten 1244.

Ajo Rezolut ne fjalë 1244 e vendosur për Kosovën me 10 Qeshor 1999 pos tjerave thotë:
Duke pasur parasysh dhe rikonfirmuar perkushtimin e Shteteve Anëtare për sovranitetin dhe integritetin territorial te RFJ (trashegimtare e cilës është sot Serbija) dhe te shteteve tjera ne rajon,siç parashikohet ne Aktin Final te Helsinkit ne Aneksin 2.
Aneksi 2 : Parashikon vendosjen e një administrate te perkohshme për Kosovën si pjesë e prezences ndërkombëtare civile nen te cilën populli i Kosovës do te gezojë autonomi substanciale brenda RFJ-se,e cila do te vendoset ne KS te OKB-se. Administrata e perkohshme (UNMIK) do te mbikëqyrë zhvillimin e institucioneve vetëqeverisëse për një jetë normale dhe te qetë për te gjithë banoret e Kosovës.
Pra lexues te nderuar Rezoluta ne fjalë 1244 e nenshkruar nga Thaçi,nuk e parasheh Pavarësin dhe Sovranitetin e Kosovës por për kundrazi atë te RFJ-se trashegimtare e se cilës është Serbia dhe ky ishte qellimi final i politikes serbe për te rrelativizuar dhe minuar Pavarësin e Kosovës duke fuqizuar me çdo kusht 1244-in.
Sipas mendimit timë kjo ishte një tradhti tjetër e Kryeministrit për ballë interesave te vendit tonë. Dhe... si gjithëmon kater vjetori i Pavarësisë se Kosovës ashtu si përvjetoret tjera u manifestua me mashtrime dhe gënjeshtra te mjeranit Thaçi.

ZOTI NA BEKOFT!

Kuçedrat gjakatare serbe, dhe etja për një “Serbi të madhe”!





Nga: Jahë Sadrija

jahesadrija@live.com


   Ponoshec,20.02.2012                                                                                  

  Aspiratat për “Serbinë e madhe” filluan të rindizen pas vdekjes së mbretit të serbëve Stefan Dushan më 1358,kur aleatët e tyre,Rusët,fituan luftën kundër turqëve dhe kur sulltani u detyrua sipas traktatit të Shën Stefanit ti dorëzonte rajonet dhe territoret në Ballkan.

  Këto rajone dhe territore iu shpërndanë kryesisht shteteve feudale sllave, pa marrë parasyshë veçoritë e tyre etnike e kombëtare.

  Traktati i Berlinit dhe më vonë Konferenca e Londrës, 26.04.1915, vulosën fatin e këtyre minoriteteve. Fuqitë fituese të luftës së parë botërore {LPB},Rusia,Britania dhe Franca miratuan më të keqin “Modus Vivendi”, i cili nuk njihte: kombësinë,fenë,gjuhën, lidhjet apo zakonet.


   I madhi ,Ismail Qemal Bej Vlora, at botë kishte thënë “Fuqitë e mëdha,mbushen një thes të madh plot me peshq prej llojesh të ndryshëm, të gjetur në një oqean të turbullt dhe i hodhen në Jugosllavi,e cila tashmë bie erë”.


  Për arsyet e sipërpërmendura sapo Komunizmi vdiq në Jugosllavi, ishte e pamundur që të rrinin bashkë këto shtete të bashkuara artificialisht, sepse nuk kishte as dashuri,as lidhje gjaku e zakoni,andaj çdo kush e aspironte lirinë,me përjashtim të Serbisë, e cila nuk kishte çfarë të fitonte ,pos të humbiste . 


  Kështu iu kthyn edhe një here idesë së shekullit të 13-të për “Serbinë e madhe”. Rrëmbe sa të mundesh nga fqinji yt, vrit sa më shumë,dhuno,shpërngul e shkatërro fshatra e qytete , me besime të ndryshme apo grupe etnike.Kasapi i Ballkanit i quajtur Millosheviq në fillim e nisi me Sllovenët ,por pas një përplasje me ta u tërhoq,Sllovenia e fitoj lirinë e kërkuar.

  Më pas radha i erdhi Kroacisë,serbët u përpoqën ta pushtojnë dhe mbajnë token Kroate,por pas luftimesh të ashpra,serbët u detyruan të terhiqen,duke ju bindur një marraveshjeje për pushimin e zjarrit. Shumë jetë njerëzish mori kjo luftë,shumë shtëpi, fshatra e qytete u shkatrruan. 

Mijra kroat u nisen refugjatë duke lënë vendin e tyre. Por në  fund ata fituan,tani jetojnë të lire në Republiken e tyre.

  Ndryshe ndodhi në Bosjnë-Hercegovinë,republikë kjo që ishte e populluar me shumicë muslimane.OKB-ja vendosi të mos lejoj hyrjen e armatimit atje. Kështu ky vend u shdërrua në një poligon  të lire qitjeje,djegjeje e vrasje masive të pa njohura në historionë e njerëzimit. 

 Tragjedia e Bosnjës e shkaktuar nga kuçedrat serbe tani e prek çdo komb të botës,ajo qëndron si një plagë e rëndëe trupit njerëzor,që ndikon në çdo pjesë tjetër kur ndjen dhembje.

  Maqedonia ishte një tjetër kafshatë,që serbët nuk mund ta kapërdijnë,pavarësia e saj ,as sot ata nuk i lë të qetë, dhe do tua brejë zemrat  me kalimin e kohës. Serbët po harrojnë se koha për të skllavëruar të tjerët ka ikur,nje epokë dhe erë e re po fryn.

  Mali i Zi ,që në fillim ishte aleati i serbisë Millosheviqjane,me diplomaci  të përkrahur nga perëndimi pa humbje e shkatrrime ,por si në heshtje të fshehur ,përgaditi shkëputjen dhe shpalli pavarsinë.

Strategjia e politikës antishqiptare e Serbisë,ndertuar mbi represion e dhunë fizike të hapur,është e mbështetur në strategjinë e njohur Bizantine,me paragjykime raciste   e shfarosje  kombëtare.Pra që nga ajo kohë,Dardania ilire,Kosova shqiptare u bë zezelinë ku shovenistët serb,bënë qejfe e shfrynë epshet si gjakpirës.Lufta e imponuar në Kosovë ishte edhe një polygon i ri i gjakderdhjes. 

Fshatra e qytete të shkatërruara,një million qytetar të përndjekur ,qindra e mijëra dëshmor,martirë,invalid e të pagjetur edhe sot janë një tragjedi e madhe kombëtare.

 Lufta e lavdishme e UCK-së e përkrahur nga trupat e NATO-së e sollen fundin e luftës së dhimbshme e krenare në Kosovë. 

Kosova nuk është çliruar përkohësisht,as liria e saj nuk mund të jetë fenomen i përkohshëm.

Ndërsa kukullën e Rusisë,Serbinë duhet që BE ta izoloj dhe ta fus në karantinë,përderisa ajo nuk sillet në mënyrë të qytetruar,duke e njohur edhe realitetin e ri , sovranitetin e Kosovës.





                                                                                       

2012-02-20

Deri kur Serbia të bëjë plane për Kosovën




Shkruan:Mr. sci.Bislim ALIU
S’do mend se Serbia ndaj Kosovës gjithherë ishte shtet gjenocidal. Shtet që bëri masakra dhe tortura nga më të ndryshmet në popullin shqiptar. Ajo me këto të këqija asnjëherë nuk u ndal. Asnjëherë. Dhe, qe 150 vjet ajo bëri plane e plane të shumëllojta për shfarosjen e shqiptarëve. Masakrat më të tmerrshme ajo i bëri, duke i realizuar kapriciet e veta më çnjerëzore.
Dhe, asnjëherë nuk u ndal. E vazhdoi e vazhdoi dhe nuk u skuq fare. Këto plane, zaten, ishin të tmerrshme, që nga Garashanini, Çubrilloviqi, Cvejiqi, Andriqi, Millosheviqi, Tadiqi… Secili prej tyre u përpoq të jetë më i vrazhdë dhe më i keq se tjetri. Dhe, secili prej tyre u përpoq t’i realizojë me përpikëri planet që i bënte ASHAS. Ata, “akademikët” e famshëm, me këto plane e treguan “patriotizmin” e lartë për shfarosjen e shqiptarëve.
Dhe, qe 150 vjet asnjëherë nuk u ndalën së vepruari. Edhe tani Serbia e vazhdon këngën e vjetër duke e atakuar vazhdimisht Kosovën. Ajo tani hapur kërkon ndarjen e Kosovës. Mirëpo, kur kjo nuk lejohet, ajo për pjesën veriore të Kosovës kërkon status special. Në këtë vazhdë ajo krijoi struktura paralele dhe formoi barrikada të shumta. Tevona në nismat rajonale kërkon që Kosova të prezantohet me fusnotën pa Republikë, e në vend të saj të shënohet fusnota 1244. Ata vazhdimisht krekosen me plane të shumëllojta, duke e atakuar përherë Kosovën si shtet. E tani, vallë, kush është ai burri i dheut që do të pranojë heqjen e republikës në fusnotë dhe a duhet të japë llogari para popullit për këtë?
Dialogu “teknik” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, farsë e llojit të vet
Por, të gjitha këto të këqija që i bëri Serbia qe 150 vjet, sikur shpejt u harruan. Sikur fare nuk u mbajtën në mend dhe sikur nuk u kujtuan për të gjithë ata intelektualë, patriotë dhe heronj që e dhanë jetën për lirinë e vendit dhe për këtë tokë rrezatuese, për Kosovën e dashur. Dhe, pa hezitim, e pa një analizë gjithëpërfshirëse dhe përmbajtjesore, institucionet tona [Qeveria] e pranoi dialogun. Dhe, fare nuk u kërkua që Kosova të njihet si shtet. Që ajo të kërkojë falje për të gjitha të këqijat që i bëri Serbia qe 150 vjet. Nuk u kërkua që ajo të përgjigjet për dëmet që ka shkaktuar gjatë luftës 1999. Pra, nuk u kërkua asgjë dhe asnjë kusht. Dhe, a thua a ishte dashur kështu të veprohet? Assesi jo.
E, të gjitha u harruan dhe nuk u kujtuan fare për të ato të këqija që i bëri Serbia. Ishte koha dhe momenti i duhur që ajo të kërkon falje dhe të sanksionohet ky shtet gjenocidal.
E, aq më keq, fare nuk u debatua në Parlament si institucioni më i lartë i vendit dhe të japi vizën për dialog, sigurisht, duke i vënë disa kushte. Andaj, pa u pyetur Kuvendi, Qeveria e jonë hyri në dialog ‘teknik’ me Serbinë!
Pa hezitim u pranua ky dialog dhe, ishte ”dardhë me bisht”. Nuk u analizua dendur ky dialog teknik. Nuk u kujtuan se dialogu teknik zhvillohet vetëm kur dy shtete njihen në mes vete. Dhe, besa, është edhe më keq, meqë Serbia përherë deklarohet, se Kosovën nuk do ta njohë kurrë si shtet. Atëherë, pse të dialogohet me një shtet kur fare nuk të njeh! Pa dyshim, qe një vit ka filluar dialogu me Serbinë e marrëveshjet e biseduara fare nuk po realizohen. Dhe, ndoshta, asnjëherë edhe nuk do të realizohen.
Rrjedhimisht, Serbia ka hyrë në dialog, meqë ajo pretendon që ta marrë statusin e kandidatit për të hyrë në BE-në. Atëherë, pse ne ia plotësuam dëshirën asaj që të hyjë sa më shpejt në BE. E ne çfarë fituam? Asgjë.
Andaj, kemi hyrë në dialog pa e ditur fare rezultatin e këtij dialogu. E tani ne fare nuk mund të largohemi nga ky dialog, meqë BE-ja po i vë kushte Kosovës që të lëshojë pe në dialogun me Serbinë. Tani, pra, vë kushte Serbia, vë kushte edhe BE-ja. E, deri kur Kosova t’i pranojë kushtet e Serbisë! Kosova ka hyrë në qorrsokak e tani duhet t’i pranojë kushtet e rezervuara. Plotësisht jemi bindur se institucionet tona fare nuk kanë vizion të qartë se çka do të na sjellë ky dialog!
Zaten, kemi hyrë në dialog me Serbinë si për dialog “teknik”, megjithatë nuk kemi menduar mirë se ky dialog tërësisht është dialog politik. E, Serbia gjithmonë i politizon gjërat. Ajo di të bëjë politikë dhe e ka vizionin e qartë. E, ne si pa vizion të qartë dhe disi më tepër na intereson pushteti se sa shteti.
E, deri kur të vuajë ky popull, kur politikanët tanë mendojnë vetëm në pushtet?

Çka paraqet plani katërpikësh i Boris Tadiqit për Kosovën?
Edhe tani, së fundi, plani katërpikësh i kryetarit Tadiq është sulm permanent dhe atak direkt në punët e brendshme të Kosovës. Pra, Serbia me këto plane të vazhdueshme tregon interesim dhe propozon kinse rrugëzgjidhje për problemin e Kosovës. Thuajse ende Kosova është pjesë integrale e saj. Zaten, në Kushtetutën e saj, Kosova ende figuron si pjesë integrale e saj! E, BE-ja hesht për këtë.
BE-ja me vëmendje po i përcjell propozimet e Serbisë, e sidomos këtë të Tadiqit. Këtë propozim BE-ja as e ka përkrahur, por besa as e ka hedhur poshtë. Diçka po “zihet” edhe në BE. Dhe, për këtë tani BE-ja vazhdimisht po kërkon nga Kosova se çfarë plani ka për zgjidhjen e kësaj pjese të Kosovës. Thuajse planit të Ahtisarit duhet shtuar edhe diçka! Dhe, besa mu këtu është qëllimi, duke ia dhënë një status special. Dhe, unë e kam drojën e madhe se kështu edhe do të jetë.

Vetëm uniteti do ta shpëtojë Kosovën
S’do mend se vetëm uniteti i partive tona dhe i liderëve tanë do ta shpëtojë Kosovën. Andaj, edhe kur është fjala për probleme madhore të shtetit, ata nuk flasin me një zë dhe besa as nuk flasin ndërmjet tyre.
Dhe, sikur e kanë harruar shtetin dhe interesat vitale të tij. E, përçarjet e urrejtjet ndërmjet tyre vetëm sa thellohen vazhdimisht. Kjo përçarje sigurisht do të na kushtojë shtrenjtë.
Andaj, t’i lëmë inatet, përçarjet, bajraktarizmin dhe liderizmin e tepruar. Se Kosova nuk është pronë e asnjë parie, ose e ndonjë lideri. Kosova është e të gjithëve dhe të gjithë kanë hise në të.
Pa dyshim populli pret unitet partiak e njerëzor. Pret përparim dhe zhvillim në çdo cep të Kosovës. E, populli po pret e po pret. Dhe u mbyt duke e pritur këtë bashkim dhe unitet.
Dhe për të mirën e vendit, t’i lëmë ndasitë. Se mjaft kemi vuajtur. Plot 150 vjet. Ende duhet vuajtur, a?

Braktisja e mangallit, trendi i kaminave dhe kultura shqiptare mbi zjarrin

description



 
Zjarri ishte zbulimi që çau në mënyrë epokale historinë njerëzore dhe nxiti emancipimin e gjithfarshëm të njeriut dhe njerëzimit. Përmes tij, njeriu filloi të ndryshojë veglat e punës, mënyrën e prodhimit, përgatitjen e ushqimit, vendbanimin, varësi më të vogël kundrejt natyrës dhe kontroll më të lartë të ligjësive të saj, ndryshim të mënyrës së jetesës, zhvillim fizik, oscilim kulturor të organizimit të fiseve/komuniteteve, mistifikime religjioze dhe pagane që korrelojnë direkt me kultin mbi zjarrin dhe shumë e shumë ndryshime të cilat na sollën deri në kultin e teknologjisë së sotme. Komuniteti njerëzor u transformua dhe u ndryshua nga një fazë elementare e zhvillimit shoqëror duke ndërruar edhe relacionin e njeriut me vetveten, natyrën dhe marrëdhëniet shoqërore. Zjarri rezultoi ta çapalis njeriun dhe kulturën e fiseve/popujve/klaneve/komuniteteve, duke qenë i pranishëm pranë tyre kudo. Në gjendjen e lidhshmërisë absolute të shoqërisë së gjuetarëve, mbledhësve të ushqimit, shoqërisë blegtorale, shoqërisë bujqësore me mjedisin natyror, zjarri ishte gjithçka, madje edhe Hyjni që meriton lavdërimin apo edhe hakmarrës nëse nuk respektohet. Nga zjarri i hapur në natyrë, nga lëvizjet e mëdha dhe sezonale migruese, njerëzit filluan të kenë një vendbanim më jetëgjatë, më të përhershëm dhe më të qëndrueshëm. Kjo bëri që zjarret për ngrohje dhe funksione të tjera, pra vend-zjarret të ndryshojnë nga pjesët e hapura në pjesët e mbyllura në dhoma shtëpie. Kështu lindi ideja e oxhaqeve, mangallit (tangari) tradicional me prush, shporetit me dru, thëngjill, rrymë elektrike dhe kaminat estetike-funksionale, përkatësisht prania e këtyre të fundit te familjet e pasura shqiptare në Kosovë.
Oxhaqet
Shoqëria shqiptare është e njohur për oxhaqe. Tradicionalisht këto bëheshin në dhomën e ndejës, por edhe në ndonjë dhomë tjetër. Odat nuk mund të paramendoheshin pa oxhaqe. Ato funksionin përmes ventilatorit të betonuar dhe të vrimëzuar brenda murit. Si lëndë djegëse përdorej druri, por edhe thëngjilli, impiante bajgash, të cilat kalojnë në faza të ndryshme të transformimit të lëndës dhe përpunimit për djegie. Anëtarët e familjes, por edhe mysafirët, afroheshin afër oxhakut, ngroheshin pas ardhjes nga ambienti i jashtëm i ftohtë dhe më pas stabilizoheshin për të filluar bisedimet dhe për të ngrënë. Në raste të emocionalitetit festiv familjar e farefisnor, këndonin afër oxhakut. Të kënduarit e këngëve patriotike apo të motiveve rurale tradicionale, apo të dashurive të ndaluara, zakonisht bëhej në zjarre që bëheshin herë pas herë në ambiente të hapura, ku argëtoheshin edhe të rinjtë. Oxhaqet tradicionale nuk po zhduken, sepse në shoqërinë shqiptare ka filluar një ripërtërije e tyre për sharm estetik të dhomës, nxitjes së një hapësire të ngrohtë dhe pritje të mysafirëve në raste speciale. Sidoqoftë, ndër motivet e ulëta për t’u përhapur si atëherë, si sot, qëndron në faktin që shporeti tradicional me dru kryen funksionin edhe të ngrohjes së përgjithshme të dhomës, por edhe mund të shfrytëzohet për pjekje, fërgim dhe aspekte të tjera të amvisërisë dhe përgatitjes së ushqimit. Kushton më lirë ekonomikisht për shkak që energjia që përdoret luan funksione të shumëfishta.

Braktisja e mangallit në kulturën shqiptare
Në kulturën shqiptare jemi mësuar edhe me të ashtuquajturin mangallin me prush, si mjet ngrohës. Tashmë përdorimi i tyre është i rrallë në familjet shqiptare në Kosovë dhe gjetiu, por sidoqoftë akoma janë të pranishëm te disa familje. Madje, jemi informuar nga mediet elektronike për një rast tragjik që ndodhi në Shqipëri këtë vit, siç ishte vdekja e një çifti të të moshuarve, e cila kishte ardhur nga mungesa e oksigjenit gjatë natës dhe krijimit të monoksidit të karbonit në dhomën e fjetjes, pasi kishin lënë mangallin e ndezur me prush gjatë natës. Kështu ka njoftuar policia pas hetimit të vendngjarjes. Sipas informacionit të policisë shqiptare që e pata lexuar në një portal të Tiranës, nusja e shtëpisë gjatë marrjes në pyetje ka dëshmuar se, për shkak të temperaturave mjaft të ulëta, ka vendosur në dhomën e fjetjes së të moshuarve një mangall me prush… Edhe gjenerata ime kujton kohën e përdorimit të tyre dhe në netët e ftohta jashtëzakonisht rrinim afër, meqenëse rreziku i tyre është i madh. Këtë e thonë edhe ekspertët, por edhe përvoja e shumë familjeve shqiptare, që ndodhte të sëmureshin dhe diagnoza e mjekëve rezultonte të ishte për shkak të mungesës së oksigjenit në dhoma të mbyllura dhe prekeshin direkt organet e frymëmarrjes dhe tërë organizmi nga mangalli. Në kohën e sotme, edhe në pjesët rurale thuajse është duke u braktisur mangalli me prush.

Shporeti tradicional me dru në shtëpitë shqiptare
Shporeti tradicional me dru thuajse është forma dominuese e mënyrës së ngrohjes në familjet shqiptare gjatë sezonit vjeshtë-dimër, por diku-diku përdoret për përgatitje të ushqimit gjatë tërë vitit, apo zhvendoset në ‘bodrume’ apo dhomë pre-kuzhine. Zakonisht lëndë djegëse është druri apo thëngjilli. Edhe shporetet tradicionalë e të thjeshtë me metal, nuk janë si më parë. Tashmë blihen në treg shporete mjaft efikas, estetik dhe shumë funksionalë. Janë të konstruktuar në formë, përmbajtje dhe me plan modern. Ky lloj shporeti është mbizotërues në zonat rurale të afërta dhe të largëta të Kosovës. Tipari dallues i shporetit me dru nga ai elektrik pa dyshim se qëndron në ruajtjen e shpenzimeve të energjisë elektrike dhe supozimit të kostos më të lire, ngase e njëjta energji shfrytëzohet për ngrohje dhe gastronomi. E meta e tyre qëndron se ngrohet e tërë dhoma e ndejës, por mbeten dhomat e tjera shumë të ftohta, apo thënë më saktë, e njëjta energji termike nuk mund të shfrytëzohet racionalisht për shpërndarje difuze në tërë dhomat dhe korridorin brenda shtëpisë. Realisht kjo varet edhe nga arkitektura e shtëpive tona, të cilat deri më tash kanë qenë të ndërtuara për familje të mëdha e të zgjeruara, për mysafirë të shumtë e të ngjashme, ndërsa planifikimi arkitektonik dhe ndërtimor i shtëpive të sotme është direkt i lidhur me ndryshimet e mëdha të familjes tradicionale shqiptare, lidhjeve farefisnore, ndikimit të tregut të ri të shporeteve, krahasimet gjithnjë e më të mëdha kulturore për mënyrën e ngrohjes, rritja e ekspertëve që japin këshilla për ngrohje etj. Mirëpo, ka edhe shtrirje përdorimi i shporetit tradicional përmes ventilatorëve për të ngrohur tërë ambientin e brendshëm shtëpiak.

Shporeti elektrik dhe diferencimi i energjisë për amvisëri
Shumë familje urbane kanë shporetin elektrik që e shfrytëzojnë për përgatitje të ushqimit, ndërsa për ngrohje përdorin ‘termot’ e ndryshme, me ngrohtore elektrike, kalorifer etj. Bie fjala, në banesat në Prishtinë, furnizimi me ngrohje është i kontraktuar nga “Termokosi”, pavarësisht se ka probleme të mëdha me furnizim dhe shpesh familjet detyrohen të përdorin edhe ndonjë ngrohtore elektrike, sidomos në acarin e lartë dimëror. Nuk do të thotë se familjet në fshatrat e Kosovës nuk kanë shporete elektrikë, as se familjet urbane nuk e përdorin shporetin me dru, sepse mënyra e jetesës si në fshatra, si në qytete ka filluar të homogjenizohet dhe në disa familje fshatare mund të jenë kushtet shumë të mira dhe mjaft luksoze të ngrohjes, sesa në disa familje të qytetit. Mirëpo, vetë jetesa familjare në fshatra dhe rrethanat rurale, por edhe mentaliteti kulturor më tradicional, e bën që në fshatra shporeti me dru të përdoret më intensivisht për dyjat: për ngrohje, por edhe për përgatitje të ushqimit (zierje, pjekje etj.).

Kamina dhe klasa
Në kërkimet enciklopedike të fjalorëve të ndryshëm, thuhet se kamina mund të ketë prejardhjen nga gjuhët e vjetra latine e greke, “caminus”, “???????”, “káminos”, merr kuptimin e “furrës”, “ngrohëse zjarri”, “hapësirë zjarri”, “vatër zjarri”, ang. “fireplace”, etj. Dhe ky aspekt semantik, nuk është edhe aq i ndryshëm sot, por vetëm ndërron pak në aspektin e konstruktimit të aparatit ngrohës, e jo hapësirës; jo lokacionit, por aparatit. Kamina përdoret edhe në gjuhë të tjera si serbo-kroate, skandinave etj. Kamina ka marrë kuptimin në gjuhën shqipe të mjetit bashkëkohor në të cilin vendosen druri apo ndonjë lëndë tjetër djegëse, me pjesën hyrëse të lëndës, me një xham të tejdukshëm që shihet nga jashtë zjarri (krijohet edhe një ndjenjë më e ngrohtë nga spektri vizual në distancë) dhe me një gyp ose i vendosur për muri në një dhomë. Zakonisht këto kamina blihen nga familjet e pasura e të kamura, sepse kushtojnë shtrenjtë në treg, por edhe shpenzojnë shumë lëndë djegëse. Familjet e varfra e kanë të vështirë jo vetëm blerjen e tyre, apo instalimin e tyre variabil të kushtueshëm financiar, por edhe funksionalitetin dhe qëndrueshmërinë e tyre. Kaminat madje janë bërë sot në kulturën kosovare si ikona të luksit, komoditetit, pasurisë dhe shpërfaqjes së stratifikimit klasor. Sado që mund ta mohojmë, kaminat sot janë shenja identifikuese e shtresës shoqërore kosovare që kanë të ardhura të mira financiare dhe kanë shtëpi ‘për merak’. Kanë dalë edhe kamina me ventilatorë, analoge me instalimin e nxehëseve në të gjitha pjesët brenda shtëpisë, të cilat ngrohin tërë hapësirën brenda shtëpisë. Mirëpo, duhet përmendur se ndarja tradicionale e dhomave shqiptare ka ndryshuar dhe tani po rritet numri i shtëpive që nuk kanë dhoma të ndara strikte dhe fizike, prandaj shpërndarja e energjisë lartë-poshtë, poshtë-lartë dhe në të gjitha dhomat, është më se e mundshme dhe zvogëlon koston e lëndës djegëse. Sidoqoftë, familjet e pasura mund t’i bëjnë më lehtë këto përzgjedhje, për shkak se varet edhe nga izolimi i volitshëm dhe i jashtëm i shtëpisë dhe plani arkitektonik internal. Pa dyshim, kaminat sot lidhen edhe me klasën, në kuptim direkt material.

Zjarri dhe kultura shqiptare
Në ritualet tradicionale shqiptare ka qenë praktikë e shpeshtë rituali i largimit të shpirtrave të ligë edhe përmes ndezjes së zjarrit në vatër. “Besohej se foshnjën s’duhet lënë vetëm, as ditën as natën pa mos i mbushur gjashtë javë… Gjatë natës fëmijën e mbulojnë me tesha të zeza, në zinxhirin e zjarrit varin një kusi të zezë. Gjatë natës digjet një dritë, qoftë kandil, qiri, llambë vajguri apo gackë vaji, ngase shpirtligat ikin prej gjërave të zeza si dhe prej dritës. Rituali i ndezjes së zjarrit para se të lind fëmija. Se çfarë fëmije do të lindet, djalë apo vajzë, për këtë haset rituali pagan i ndezjes së zjarrit, dhe atë, në këtë mënyrë: Në vatrën e zjarrit vendojnë drunj të renditur me kujdes, pasi që turmën e drunjve e rregullojnë, atëherë e ndezin zjarrin. Nëse zjarri kallet përnjëherë, në popull besohet se shtatzëna do të lind djalë dhe do të rritet e të shtohet përparimi në bujqësi, blegtori e kështu me radhë. Por nëse zjarri nuk kallet, atëherë e fryjnë që prej saj del vetëm tym, që kuptohet se drunjtë nxihen, dhe për këtë besohet se shtatzëna pas shumë mundimeve pritet të lind vajzë.”(shih: http://fejashqiptare.org/showthread.php?t=96) Po ashtu, është e njohur edhe figura mitologjike e sendërtuar nga konteksti i zhvillimit shoqëror dhe shpirtëror të familjeve tradicionale në hapësirën tonë jetuese si “Nana e Votrës”, e cila ka “…disa tipare të zvetënuara të një hyjnie shumë të lashtë të vatrës, me origjinë nga matriarkati. Fillimisht ajo ishte një figurë pozitive. Madje, ndonjëherë Nana e Votrës quhej edhe ”të tretat e vatrës”, pra tri motrat që përcaktojnë fatin e fëmijës, natën e tretë pas lindjes. Më vonë dhe, sigurisht, me fillimin e rendit të patriarkatit, vetitë e saj ndryshuan. Ashtu siç përfytyrohet tani, Nana e Votrës u rrëfehet plakave që rrinë shumë vonë natën duke tjerrë li ose lesh. Ajo fanitet në trajtën e një plake të keqe flokëthinjur që rri gërmuq bri vatrës. Ndodh që, kur ngrihet nusja në mëngjes për të ngrohur ujë, sheh në vatër një plakë që kreh flokët me krehër apo që tjerr. Nusja kujton se është e vjehrra: i flet, por ajo s’përgjigjet. Kështu ajo e kupton se është Nana e Votrës...” (shih: http://kuqezi.albanianforum.net/t67-figurat-e-mitologjise-shqiptare)

Tym, dritë dhe ngrohje
Për të kuptuar ndryshimet në shoqërinë shqiptare dhe në Kosovë, mjafton të gjesh edhe këso temash. Ka ndërruar mënyra e ngrohjes te shqiptarët, bashkë me të edhe vetë jeta, botëkuptimet dhe idetë e tyre mbi zjarrin. Kaminat gjithnjë e më shumë po bëhen identifikim i shtresave të të pasurve. Familjet rurale dhe urbane kosovare në masë të jashtëzakonshme kanë braktisur praktikën e mangallit me prush. Janë përhapur ekstremisht shumë edhe bombolat e gazit, të cilat janë dominuese në hapësirat e ndërmarrjeve të vogla, kiosqe, bizneset me të ardhura të dobëta, për shkak të kostos më të lirë të gazit, por që nuk shpërndajnë energjinë në mënyrë ekuilibruese/difuzive, të nxehen këmbët dhe mërdhihesh në pjesë të tjera të trupit; me rrezikshmëri mjaft të theksuar, por edhe me kutërbim të pafalshëm! Ka edhe asosh që kanë shpërndarës difuzioni, por përdoren shumë pak! Është rritur vetëdijesimi shoqëror dhe kulturor për metodat më efikase, më të shëndetshme, më të lira dhe më estetike të mënyrës së ngrohjes, por akoma ka nevojë për rritje kulture familjare dhe shoqërore për të analizuar dëmet e secilës mënyrë të ngrohjes. Në kontekstin e vetëdijes njerëzore, zjarri është elementi bazë i doktrinave të lashta religjioze (p.sh. në religjionin e vjetër persian, shumica e ritualeve dhe adhurimeve lidheshin me zjarrin), doktrinat filozofike, alkiminë dhe filozofitë mbi elementet thelbësore të botës si: uji, ajri, toka, zjarri (Talesi, Anaksimandri, Anaksimeni, filozofia e afërt kineze, alkimistët e ndryshëm etj.). Zjarri lidhet edhe me mitologjinë, sidomos personazhi më i famshëm Prometheu, i cili vjedh zjarrin nga Perënditë dhe merr shumë guxim e sfida vetëm për t’ia dhënë njeriut këtë element për ta bërë më të fortë; ta përdorë për shkrirjen e metaleve që t’i lehtësohet jeta për të bërë vegla sa më të zhvilluara për mbijetesë etj. Zjarri lidhet edhe me simbolikën e djallit dhe të keqes, madje në krishterizëm dhe islam, bota tjetër e ferrit për mëkatarët do të jetë plot zjarr. Po ashtu, në islam edhe fjala për xhinët si botë paralele me njerëzit dhe melaqet, janë të krijuara nga zjarri. Zjarri në simbolikën e erosit lidhet pozitivisht si: pasion, afsh, eksitim. Në fakt, krejt perceptimet njerëzore dhe kulturore kudo në botë për zjarrin janë ashtu siç janë edhe gjendjet e zjarrit: tym, dritë dhe ngrohje.

Muzika e mirëfilltë, pasqyrë e një populli

Muzikës tallave së fundmi është duke i humbur shkëlqimi, kjo së paku vërehet se edhe televizionet lokale nuk ua japin më hapësirë sikur dikur. Vetë këngëtarët thonë se është lajm i mirë që muzika tallave është në zhdukje, por ka edhe këngëtarë që shiten si shumë serioz, por nëpër mbrëmje të ndryshme e kallin tallavanë, këtë e bëjnë edhe disa këngëtarë që shiten si shumë serioz, por nëpër mbrëmje të ndryshme e kallin tallavanë, këtë e bëjnë siç thonë ata, sepse kërkohet nga ta. Korab Shaqiri mendon se muzika tallava është në zhdukje dhe për këtë gjë ndihet shumë mirë. "Mendoj se kjo është shumë e vërtet dhe patjetër kësaj lloj muzike mediokre të kënduar nga disa pseudo-artistë duhet t'i vijë fundi, sepse është pa asnjë vlerë", thotë ai. Natyrisht se kjo lloj muzike nuk është zhdukur tërësisht dhe ka edhe këngëtarë të cilët i shajnë këto këngë, por me shumë vullnet e dashuri i këndojnë nëpër dasma dhe diasporë.


description


 "Mendoj se ne të gjithë si komunitet artistik duhet të punojmë mbi motivet e bukura shqipe dhe ta përfaqësojmë vendin tone. Ne duhet të paraqitemi para të tjerëve me diçka tonën dhe që ka vlera. Ritmet tona popullore janë shumë të bukura, vallëzuese dhe njëkohësisht interesante për botën. Konfuçi, filozof i lashtë kinez thotë: "Nëse dëshiron të dish se si është një popull, atëherë dëgjoje muzikën e tij", tha ndër të tjera këngëtari i talentuar Korab Shaqiri. Natyrisht, tërësisht nuk do të ndalet asnjëherë kjo muzikë, sepse gjithmonë do të ketë njerëz që do ta duan muzikën tallave, kjo për shkak të ritmit që ka kjo muzikë dhe tjetra është muzikë që më së shumti pëlqehet nëpër dasma. Ndërkaq, këngëtarja Adelina Emini, e cila me këngën e sa "Bëhu burrë", ka arritur të jetë ndër këngëtaret më të pëlqyera shqiptare, mendon se nuk ia vlen të flitet për muzikën tallave, kur dihet se është muzikë pa vlera të mirëfillta, megjithatë ajo nuk i fajëson këngëtarët që merren me këtë muzikë, duke thënë se çdo njeri e ka shijen e vetë. "Vërehet qartë së kohët e fundit muzika tallave dëgjohet gjithnjë e më pak, këtu sigurisht kanë ndikuar këngët e shumta që bëhen nga këngëtarët që e duan muzikën e vërtetë. Kjo ka bërë që edhe ata që e kanë dëgjuar muzikën tallave, t'i shmangen kësaj muzike dhe të dëgjojnë diçka më me shije", thotë ajo. Kundër kësaj muzike është edhe këngëtarja e re dhe e talentuar Lendita Destani, e cila thotë se muzika tallava është e bezdisshme dhe më shumë të bën me dhembje koke se sa të kënaq me tingujt që i ka. "Mendoj se çdo kush ka të drejtë ta dëgjojë atë që i pëlqen, por nuk di njerëzit si e dëgjojnë muzikën tallave, e cila është pa shije dhe nuk ka ndonjë vlerë të caktuar. Thjesht është muzikë që në të shumtën e rasteve "këngëtarët", bërtasin. Është muzikë për t'u harruar, prandaj më vjen mirë që njerëzit po vetëdijesohen dhe po largohen nga kjo muzikë", thotë këngëtarja Destani.

Diskreditimi medial i mediokritetit tonë politik


Shkruan: Adnan ABRASHI
Protestat e janarit të organizuara nga lëvizja Vetëvendosje mendoj se nuk e kishin vetëm efektin e tyre të fuqishëm në drejtim të kundërshtimit apo mbrojtjes së një mocioni të aprovuar të Parlamentit të Kosovës në lidhje me zbatimin apo moszbatimin e reciprocitetit politik, ekonomik dhe tregtar ndaj Serbisë, por, nga aspekti i aktualitetit dhe mbulimit të tyre medial, ato na shpalosën edhe një të vërtetë tjetër të cilën shumica prej nesh e kemi ditur por këtë herë patëm rastin që të bindemi drejtpërdrejt.
Sikur ngjan zakonisht, vetë situata e tensionuar në lidhje me këto protesta, pa dyshim se, në punën e tyre informative, më së tepërmi i mobilizoj mediet tona të shkruara dhe elektronike, të cila, si gjithnjë, edhe këtë herë, patën rol kuç në formimin e opinionit të caktuar kolektiv për ngjarjet që ishin në vazhdimësi.
Edhe pse në mënyrë direkt apo indirekt Hashim Thaçi dhe pushteti i tij i ka nën kontroll disa prej medieve në Kosovë, më duket se tek pas 14 janarit edhe më seriozisht ata u bindën për fuqinë e tyre të madhe ndikuese. Andaj pas sa e sa premtimeve të bëra, as nuk mund të merrej si e rastësishme marrja e vendimit qeveritar për heqjen e ngarkesës së pagesës së tatimit në vlerë të shtuar ndaj tyre. Pa dyshim! Ky përfitimi ishte i vlefshëm për ta, por momenti i marrjes së këtij vendimi nga Qeveria reflektoi si karrem naiv për ta.
Sido që të jetë, edhe pas këtij përfitimi ligjor, shumica e medieve tona të shkruara dhe elektronike vazhduan punën e vet profesionale me ritëm të njëjtë në drejtim të informimit sa më objektiv të qytetarëve dhe në harmoni me politikat e veta të përcaktuara redaktuese.

Diskreditimi medial i disa kuadrove mediokër politikë
Përgjithësisht, nga mënyra dhe forma mediale e mbulimit të ngjarjeve të janarit, mua më së shumti më kanë lënë përshtypje debatet e shumta televizive, nga të cilat, përmes mysafirëve të ftuar në studio, përveç temës aktuale që debatohej, na u shpalos edhe një realitet i hidhur të cilën ndoshta edhe më parë e kemi ditur, por tani e vërtetuam edhe në flagrancë: zhgënjimi me nivelin e ultë elokuent, mediokritetin, injorancën dhe mungesën e kulturës debatuese të disa politikanëve, ku si më të ekspozues në këtë drejtim, u treguan nga tarafi qeveritar që aktualisht janë në krye të funksioneve përgjegjëse të pushtetit.
Duke i përcjell me vëmendje të shtuar shumicën e këtyre debateve televizive, shpesh në kokë më lindnin disa hamendësime praktike: A thua, partitë politike në pushtet (por edhe disa në opozitë) e kanë ndonjë qendër të tyre vlerësuese dhe këshillëdhënëse analitike të mënyrës së paraqitjeve mediatike?! A vërejnë ata se disa emra tanimë të diskredituar nga radhët e tyre, me paraqitjet e shpeshta televizive (përgjithësisht mediale), dita-ditës po dalin shumë qesharak në opinion, duke ndikuar kështu në zvogëlimin gradual të autoritetit partiak apo (përfaqësues) qeveritar në masë?!
Sido që të jetë, pa dashur që askush me këtë rast të më keqkuptoj si të njëanshëm, sipas një analize time personale, këtë aktualitet të shtuar mediatik gjatë ngjarjeve të janarit, më së miri e ka shfrytëzuar lëvizja Vetëvendosje!, e cila, pa dyshim, për një pjesë të madhe të shikuesve, gati në të gjitha emisionet debatuese televizive, emocionalisht reflektoi më stabile, logjikisht më e kapshme dhe intelektualisht më dominuese.
Jo vetëm si performancë e përsosur e tërheqjes së përqendrimit dhe lënies së përshtypjes momentale tek shikuesit, por Vetëvendosje në këto debate publike, arriti që nënvetëdijshëm në heshtje ta demantoj atë paragjykimi të gabuar dhe të imponuar me kohë tek shumica se, “këta të rinj axhami, përveç se dinë të protestojnë dhe të shkaktojnë trazira në rrugë, nuk kanë njerëz të aftë për marrjen eventuale të pushtetit në zgjedhje”?!!
Nga qytetarët e zhgënjyer diçka e re kaherë po pritet. E, në këtë hapësirë të brishtë dhe tejet konfuze politike gjithëshqiptare, lëvizja Vetëvendosje dita - ditës po promovohet, jo vetëm si një subjekt politik që gjithsesi pretendon të vijë në pushtet, por edhe si një qendër dhe shkollë e mendimit të ri filozofik dhe politik shqiptar në ekspansion . Një shkollë e cila në vete ngërthen kombinimin e idealizmit (të pa përmbaruar) politik kombëtarë të rilindësve tanë, nga njëra anë, dhe nevojave të natyrshme të njeriut si individ që përherë të jetë i lirë, i papërkulshëm, krenarë me veten dhe të kaluarën e vet dinjitoz, vigjilent, konsekuent dhe i pathyeshëm ndaj kujtdo qoftë që në çfarëdo mënyre do të tentoj t’ia rrezikoj këto vlera. Pra, ajo po shndërrohet në një kult të edukimit masiv ku përgatitet një brez i ri i cili refuzon të përkulet dhe nënshtrohet para sakrificave; nuk është pjatëlëpirëse dhe lajkatare; nuk frikësohet nga askush, e më së paku nga vetja; është gjeneratë që është kalitur t’i gjejë shkaktarët në pasoja; të dallojë realitetin nga iluzionet dhe të vlerësojë saktë ç’është patjetër për momentin.
Pa dyshim se faktori i vetëm argumentues, ose eventualisht demantues, në këtë konkludim timin do të jetë koha e cila çuditërisht këtë vit duket se po ecën shumë shpejt..

Nuk e harrojnë Toplicën




Në Koshtovë të Mitrovicës u mbajt takimi i familjes së gjerë Pllana nga të gjitha komunat e Kosovës

Nga Ahmet Pllana

Ky takim pune, i organizuar nga Këshilli Organizativ, u mbajt të dielën më 16 janar 2011 në fshatin Koshtovë të Mitrovicës, ku morën pjesë përfaqësues të familjes së gjerë Pllana nga të gjitha komunat e Kosovës, ndërsa kishte për qëllim njohjen mes tyre dhe përkujtimin e dëbimit të tyre me dhunë nga fshatrat Pllanë e Madhe dhe Pllanë e Vogël të Toplicës në vitin 1878, kur u dëbuan edhe popullata shqiptare e 720  fshatrave të Toplicës
Dita e këtij takimi ka koinciduar pikërisht me ditën kur Pllanajt së bashku me popullatën shqiptare të krahinës së Toplicës me 720 fshatra, u dëbuan me dhunë e zjarr nga serbët nga trojet e tyre etnike stërgjyshore. Takimi i udhëhequr nga kryetari i Këshillit Organizativ, Prof.dr.Nusret Pllana, u mbajt në atmosferë pune, me ç‘rast u tha se familja e gjerë Pllana nga e gjithë Kosova , e përkujtoi dëbimin masiv me dhunë e zjarr, me vrasje e masakra, nga trojet e tyre, nga Toplica në vitin 1878, që tash në këtë janar bëjnë 133 vjet.
 
Nusret Pllana prezantoi përfaqësuesit e familjeve Pllana nga vendbanimet dhe komunat e ndryshme të Kosovës, si nga Prishtina, Mitrovica, Vushtrria, Gjilani, Peja, Besiana, Ferizaji, Kastrioti, Fushë Kosova, Lypjani, Kacaniku, etj. Nusreti tha se në këtë takim janë mbledhur mbi 70 përfaqësues të familjeve Pllana kudo që gjenden ata gjithandej Kosovës, nëpër fshatra dhe qytete. Ai shtoi se elita e familjes së gjerë Pllana janë këtu në këtë takim historik që për herë të parë bashkohen kështu në mënyrë të organizuar. Nusreti tha se ky është jo vetëm takim familjar, por ka rëndësi edhe kombëtar, sepse ky takim është një rikujtim se ne ishim të Toplicës, ku kemi qenë, ku kemi jetuar e ku jetojmë sot.
 
Ne Pllanajt dhe qindra familje të tjera shqiptare të Toplicës të përzënë nga trojet e tyre, janë përballur me vështirësi të mbijetesës, duke qenë pjesë e tragjedisë së kombit. Nuk është këtu vetëm familja Pllana, por është kombi ynë i shumëvuajtur nga gjenocidi e pastrimi etnik i vitit 1878, tha Nusreti. Këtë takim e ka sponzoruar bisnesmeni Agim Shahini (Pllana) nga Vushtrria. Ai tha se është tejet i lumtur që sot janë takuar përfaqësuesit e familjeve Pllana nga i gjithë vendi, nga shteti ynë më i ri në botë –Kosova,  për t’u njohur mes vete dhe për të zhvilluar këtë takim pune .
Në këtë takim folën edhe Dr.Ejup Pllana, Dr.Xhevat Pllana, Dr.Pajazit Pllana, Dr.Ruzhdi Pllana, Dr.Gani Pllana, Dr.Nusret Pllana, Dr.Mustafë Pllana, poeti Qerim Pllana, Idriz Ibrahimi, ish drejtor i TC "Kosova A", si dhe profesorë, inxhinierë, mjekë, menaxherë, drejtorë, biznesmenë, gazetarë, shkrimtarë, etj., të familjes Pllana, ndërsa shumë ndër ta ishin që kishin mbiemra të tjerë e jo Pllana, si Shahini, Ibrahimi, Halili, Arifi, Rrustemi, Kadriu, Ismajli, Syla, Jashari, Muhaxheri nga Peja, etj.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...