2013-03-04

Intervistë me shkrimtaren dhe poeteshën durrsake Viktori Xhako…alias-Zhorzh Sand



Bisedoi: Raimonda MOISIU

Poetesha dhe prozatorja Viktoria Xhako njihet  me pseudonimin letrar Zhorzh Sand. Ka  lindur në qytetin e Durrësit. Prindërit e saj  kanë qenë model në jetën e tyre me gjithë varfërinë e tejskajshme edhe për vajzën e tyre, Viktorinë.  Poetesha durrsake në moshën 9 vjeçare  lexoi romanin e parë “Historia e njeriut të vërtetë” që i la shumë mbresa të cilat vite më vonë i hodhi  në vargje. Që nga ajo kohë Viktori Xhako-alias Zhorzh Sand nuk ka pushuar së lexuari.  Ka filluar të shkruajë  që  në moshën 17–18 vjeçe. Krijimet e para letrare të adoleshencës nuk ia ka treguar njeriu, përveç shoqeve, nuk ka patur as ambicie, as inkurajim, dhe ato të gjitha kanë humbur, “….përjashtuar 4 prej tyre, që m’u kujtuan befas pak kohë më parë..”-shprehet Viktoria.. Më pas nisi  universitetin, në fakultetin -Gjuhë dhe Letërsi shqipe. Në vitin e dytë të universitetit lind fëmijën e parë. Dhe ashtu nënë me një fëmijë mbaroi  universitetin në kohën e rregullt për 4 vjet. Pesë vjet pas lindjes së djalit, lindi vajzën.

Viktori

 Ka qenë mësuese e letërsisë në gjimnaz deri sa emigroi  jashtë vendit. Gjatë kohës së mësuesisë asnjë varg nuk ka shkruar, përveç tri tema për sesionet shkencore të arsimtarëve: -Bota e femrës në romanin “Bota ime”, -Një bisedë me personazhet e vëllimit me tregime “Ajo tokë që s’kish të ngopur”, -Heroi pozitiv tek romani “Të gjithë lumenjtë rrjedhin” Më 9 mars 2010, pas një heshtjeje 42 vjeçare, rinisi  të shkruajë dhe që prej asaj dite  nuk ka pushuar së shkruari. Në prill 2011 botoi në Tiranë vëllimin e parë poetik “Zemër e ngrirë”. Në maj 2012 po në Tiranë botoi vëllimin me tregime “DORA E JETËS”, njëkohësisht edhe vëllimin e dytë poetik “TAKOHEMI NË QIELL”. Ka gati për botim vëllimin e tretë poetik “TESTAMENTI”. Në planet e saj krijuese është edhe një roman me të cilin po merret që nga nëntori i vitit 2010, po për shkak të sëmundjes e ka ndërprerë punën në maj të vitit 2011, për ta rifilluar  në qershor 2012 e në vazhdim. Prej 14 vjetësh jeton jashtë Shqipërisë. Merret  me lulet,  shkruan dhe  lexon. Pata kënaqësinë të bisedoja me këtë shkrimtare e poeteshe vitale e tejet të ndjeshme. Ju lutem për më shumë ndiqni bisedën…
Përshëndetje kolege e mike e nderuar Viktori! Disi larg, por arti i afron kufijtë, veçanërisht për ne mërgimtarët…..-Disa vëllime me poezi, “Zemër e ngrirë”, “Takohemi në Qiell”, dhe në dorëshkrim “Testamenti”, që dëshmojnë gjithnjë e më shumë se jeni ndër poetet e mirënjohura në dy dekadat e demokracisë në atdhe. A ka diçka të tillë në fëmijërinë tuaj që ju hapi rrugën për t’u bërë poete?
Fëmijëria ime është më e bukura e botës, edhe pse jam lindur e rritur në një familje me kushte jo të mira ekonomike. Prindërit kanë qenë punëtorë, të drejtë e të ndershëm dhe të përkushtuar për familjen. Unë jam e sigurtë sot se nëse janë gjallë moshatarë të tyre dhe i kanë njohur, flasin për ta me respekt e admirim. Ata të dy kanë qenë fëmijë të vetëm me baba të vdekur. Nënat e tyre kanë rrojtur së bashku me ne gjersa vdiqën. Unë besoj se kjo bashkëjetesë është rast shumë i rrallë, në mos i vetmi, që ka ndikuar mjaft pozitivisht në kultivimin e dashurisë për njëri – tjetrin tek ne. Në moshën 9 vjeçe unë lexova romanin e parë “Historia e njeriut të vërtetë”. Kur e mbarova, shkruajta vargjet e para me mbresat që më la ai. Që nga ky çast unë nuk kam pushuar së lexuari. Gjithçka që më binte në dorë. Po në këto dy – tri vjet, kam ndjekur një kurs të shkurtër për piano dhe u regjistrova në kursin e baletit. Këto në shtëpinë e pionierit. Më kanë pëlqyer shumë filmat. Mblidheshim disa vajza dhe gjyshja ime na shoqëronte në kinema, në orën 14:00, seancë filmi vetëm për gra. Më vonë u klasifikova e para në atletikë, në shkollat 7 vjeçare të qytetit, në kërcim së larti, 1.10 cm. Më kanë pëlqyer këngët e muzikës së lehtë. Po si duket këto ishin dëshira kalimtare, sepse u zbehën përballë letërsisë e cila jo vetëm ishte më e fortë se to, por ajo mbeti e përjetshme tek unë. Shtysën e parë për të shkruar ma dhanë përshtypjet dhe mbresat e forta që më linin librat. Nuk e di nëse ishte talent, por di të them që në familjen apo fisin tonë, unë jam e vetmja që kam shkruar e shkruaj. Me mbarimin e gjimnazit, pushova së shkruari. Por pushova gjatë, 42 vjet. Rinisa të shkruaj në mars të 2010. Më saktë në 9 mars.
Çfarë ju ka pëlqyer në adoleshencë për të lexuar? Cilët nga autorët tanë pëlqeje më shumë?
Nuk mund të flas për pëlqime, shije apo përzgjedhje në të lexuar. Nuk kisha të tilla. Bile edhe të holla për të blerë libra nuk kisha. Kam lexuar ato pak libra që kishim në familje, si romanin që e përmenda më lart, “Fill vetëm në stepë”, “20 mijë lega nën det”, plot libra për fëmijë, “Romeo e Zhuljeta”, “Garda e re”, “Të fala nga fshati” “Gurnecka” “Ana Karenina”, “Tregime kineze”, “Vetëvrasja e trimit!, “Doni i qetë”, etj, etj, etj…. Siç duket edhe nga titujt, leximet e mia ishin të paorganizuara dhe në kokën time lëvrinin personazhe kaq të shumtë e të ndryshëm, sa që në këtë moshë më filloi një dhimbje koke, e cila e shqetësoi mjaft familjen. Po ja, ku jam gjallë edhe sot, por me dhimbjen e kokës dhe ëndrrat e gjumit, mjaft të shqetësuara, që i kam gjithnjë me vete.
Cila ka qenë poezia apo tregimi i parë që keni shkruar?
Kam shkruar vetëm poezi. E para është një poezi me përshtypjet që më la leximi i romanit “Historia e njeriut të vërtetë”. Po ka humbur, ashtu si më kanë humbur të gjitha, të gjitha të asaj kohe. Tani së fundi që rinisa të shkruaj, po më vijnë vetvetiu në kujtesë copëra poezish apo vargje të veçanta: “Ra një yll/U shua përngaherë/ Po në shpirt më ndezi një ndjenjë /Të paprovuar tjetër herë.” Ishte dashuria ime e parë, ajo që quhet: dashuria për të shkruar.
Cilat janë temat më të pëlqyeshme në krijimtarinë tuaj?Sa janë motivet vetjake?
Krijimtaria ime si në poezi ashtu edhe në prozë, me fare pak përjashtime, ka një temë: Bota e gruas, jeta e saj e pajetuar emocionalisht. Gruaja që nuk ka mundur të bëhet femër. Ky motiv është vetjak.
A mund të na thoni një nga poezitë tuaja më të dashura? Për të dhënë një poezi cila është pjesa më e vështirë?
Brenda një periudhe më pak se tre vjeçare unë kam shkruar mbi 300 poezi. Me to kam ndërtuar tri vëllimet e mia poetike, dy të botuara, të tretin gati për botim dhe një pjesë të poezive i kam të arkivuara. Nuk e di akoma nëse do të bëj edhe një vëllim të katërt. Poezitë i dua pothuaj të gjitha. Copëza shpirti kam hedhur në secilën prej tyre. Veçoj si poezinë time atë me titull “VALSI YNË”, të cilën e kam bërë edhe video. Kjo poezi, e botuar në vëllimin tim të dytë “TAKOHEMI NË QIELL”, merr shkas nga një ftesë e vërtetë për të veshur fustanin më të bukur e për të valsuar. M’u kujtua kjo ftesë dhe shkrova poezinë. Përveç ftesës, aty është edhe valsi, edhe ndarja. Poezia më pëlqen, po aq sa më dhemb. Por unë kam një poezi tjetër, shkruar ndryshe nga stili im, me një kombinim vargjesh e skenash, me prolog e epilog, me rimë e varg të bardhë, të matur e të thyer, ku kam shpalosur gjithë shpirtin tim si grua, si femër. Titullohet “TESTAMENTI”, dhe i ka dhënë titullin vëllimit tim të tretë, që e kam gati për botim.
Cila është pjesa më e vështirë për të shkruar një poezi?
Të them të drejtën, nuk e di. Gjer më sot unë nuk kam hasur ndonjë vështirësi.
Në tërësi ju jeni një poete e shëndetshme, me besimin solid për jetën; megjithatë herë-herë vihen re doza melankolie të ndjeshme, Si bashkëjetojnë optimizmi me pesimizmin te ju?
Përderisa jam gjallë e jetoj, shkruaj prozë e poezi dhe i botoj, bëj një jetë të qetë e të bukur familjare me të dy fëmijët e mi të rritur, ky është optimizmi që më thotë se jeta është e bukur, edhe kur ajo nuk është aq e bukur sa duhet. Po kur hyj në botën e të shkruarit, shoh dhe ndiej të gjitha mungesat e jetës sime, ky optimizëm përmbyset duke më treguar fundin e tij të zi dhe mua më mbysin lotët. Vargjet i hedh në fletë, nën breshërinë e tyre, e cila vazhdon edhe pasi mbaroj së shkruari dhe i rilexoj.
Qindra vargje poetike lirike,patriotike, qytetare me ton protestues, social e intelektual të përmbledhura në disa vëllime me poezi. Përveç vëllimeve që përmenda më lart ju jeni përfshirë edhe në disa antologji me poezi në Kosovë e Shqipëri . Ç’mund të na thoni për këtë përvojë interesante e përkushtim profesional?
Të shkruash për një njeri e poet të madh si Ali Podrimja është një obligim që duhen shpatulla të forta për ta mbajtur. Unë nuk u ndjeva e tillë. Rri urtë, thashë, nuk e bën dot ti. Por erdhi mbrëmja dhe unë, ashtu krejt qetë dhe thjesht, modestisht, siç e kam shkruar edhe në poezi, hodha në fletë vargjet për Ali Podrimjen. Përfytyrova ardhjen e tij në klasën ku jepja mësim, jo fizikisht, po nëpërmjet vargjeve që kam komentuar me nxënësit dhe e shkrova poezinë. Kaq ishte. E postova në Facebook. Ditë më vonë një mikja ime nga Gjakova, poetja Shyhrete Ahma, alias Shpresa Besa, më njofton për botimin e kësaj antologjie. U gëzova, pa e ditur vazhdimin. Nuk e dija që poezia ime ishte zgjedhur për të hyrë në këtë antologji. Nuk e kisha adresuar gjëkund. Mikja më lajmëroi që jo vetëm është botuar edhe poezia ime, po strofa e saj e fundit përmendet në parathënien e antologjisë si ilustrim. Çdo kush duhet ta kuptojë emocionin tim që nga 101 poezi u zgjodh për ilustrim vetëm poezia ime. Dhe shumë mirënjohje! Një tjetër poezi e imja, një kushtim për poetin Adem Gjurgjeviku, që u nda nga jeta tragjikisht, në një aksident me makinë, duke shkuar në një promovim libri, është zgjedhur, gjithashtu, që të jetë pjesë e një libri kushtuar këtij poeti, që do të botohet në të ardhmen. Për këto përzgjedhje, ndjehem e privilegjuar, po gjithnjë duke i bërë pyetjen vetes: a janë në lartësinë e duhur ato poezi? Kjo më detyron që të shkruaj me shumë kujdes, që të mos e zhgënjej lexuesin. Mendimi i një kritike të mirëfilltë, do të ishte një dorë e fortë, e zgjatur drejt meje.
Çfarë shërben si frymëzim për të shkruar poezi? A keni ndonjë ndjesi të veçantë kur ju shkruani një poezi të bukur, të ndjeshme e të mirë?
Unë përgjithësisht vetëm një ndjesi kam: trishtimin për atë që më ka munguar në jetë, për dorën e ngrohtë ku të mbështetesha dhe që të më ndihmonte e të më udhëhiqte. Por, a janë poezi të bukura, të ndjera, të mira, vetëm kritika mund ta thotë fjalën e saj. Shtoj këtu që nga miqtë e mi kam marrë fjalë të mira.
Kur shkruani poezi, cili është vendi tuaj më i preferuar, në studio, në natyrë apo krejt rastësisht edhe duke pirë kafe diku?
Shkruaj kudo, në dhomën e punës, në ballkon, në rrugë, në shtrat, ditën, natën. Në vende të ndryshme të shtëpisë kam lënë në “gatishmëri” fletushka dhe stilolapsa (qesh). Sepse edhe kur lëviz nëpër shtëpi, në çdo çast mund të shkruaj. Kam udhëtuar shumë. Si makina, si treni, si aeroplani, për mua janë vende mjaft komode për të shkruar. Bile, mund të shtoj, që në këto udhëtime, mua më krijohet një ndjesi sikur afrohem atje ku nuk kam qenë kurrë duke u futur kështu në një ëndërr. Shumë poezi të miat janë krijime të çasteve të tilla. Edhe tregimi im i fundit “Haluçinacione” është rezultat i një udhëtimi, po ndryshe nga të tjerët, i një udhëtimi të zymtë.
Çfarë është muza për ju,është aftësi gjenetike, sipas mendimit tuaj?
Nuk e di. Në familjen dhe fisin tim unë jam njeriu i vetëm që shkruaj, të paktën që nga 1880, kur ka ardhur në jetë gjyshja ime.
Ju jeni edhe prozatore . Libri me tregime “Dora e Jetës” e disa vëllime me poezi, tashmë një shkrimtare e afirmuar, autore e disa librave. Çfarë mendoni se ka mbetur konstante?
Po përgjigjem me një mendim timin: Koha çdo ditë ma ndryshon fytyrën, Konvencion i thjeshtë është emri im, Unë ruaj të pandryshuar zemrën, Rrahjet ia derdh në fletën e bardhë çdo ditë!
Si mendoni ju, cilat janë elementët thelbësorë të një proze, në rastin tuaj, të tregimit. Sfida që përballeni me ndërtimin e tij, duke e krijuar atë me idetë që keni në mendje për ecurinë e personazheve. Ju i paraqisni personazhet tuaja nga jeta reale në përshtatje me kohën e situatën, apo anasjelltas?
Sa herë jam ulur të shkruaj një tregim, gjithçka e kam patur para syve. Të gjallë, më shumë se të gjallë. Unë nuk kam bërë gjë tjetër, vetëm se atë që më shihnin sytë, unë e shprehja me fjalë. Personazhet e mia i takojnë jetës. Ato jetojnë dhe unë i ndjek pas me lapsin tim. I shoh kur përshëndesin një të njohur, i shoh kur nxitojnë të marrin metronë, i shoh kur u shkëlqen fytyra kur dalin nga salla e zbritjes nga aeroplani dhe një njeri shumë i dashur u zgjat duart dhe i puth. Gjithçka e shoh, e shoh. Kjo mbase është edhe arsyeja që unë përdor fjalinë e shkurtër, sikur kam frikë se po të zgjatem, do të humbas lëvizjet e tyre. Jeta është lëvizje, apo jo? Si mund ta ndjek pas, përveç se në këtë mënyrë?
Zhanrin e tregimit “e bëtë ju që të vinte te ju”, apo është preferenca tuaj?
As ishte preferenca ime, as e bëra që të vinte tek unë. As e dija që ekzistonte. Hapa bllokun tim gri dhe nisa të shkruaj për kurorën e hollë që nëna e bënte me duart e saj e ma vinte në flokët e mi rebelë. E shkrova, e shkrova, e shkrova duke e parë në sy atë vajzën me flokë rebelë dhe tregimi mori jetë. Nuk di ta shpjegoj se si ndodhi. Ja, kështu.
Sa kohë keni që shkruani tregime ? Çfarë iu ka tërhequr në zhanrin e prozës?
Tregimin e kam lëvruar krahas poezisë. Nëse poezia ime e parë mban datën 9 mars 2010, tregimi im i parë mban datën 30 korrik 2010. Mendova se një ose dy orë jetë mund ta jap duke e përshkruar në disa faqe. I mbetet kritikës të flasë për këtë. Ndërsa lexuesit i kanë miratuar tregimet e mia.
Cila është eksperienca më e mirë që keni përjetuar në të shkruarin e një tregimi? Po më zhgënjyesja?Cilat janë emocionet tuaja kur shkruani tregimin?
Tregimin e parë e shkruajta më 30 korrik 2010, kur kisha vetëm pesë muaj që kisha rinisur të shkruaj poezi. Brenda dy muajsh kam shkruar dhjetë tregime, krahas poezive. Pastaj më rrallë, pa ndonjë rregull kohor, gjersa u bënë 19 tregime dhe unë vendosa t’i botoj në prill 2012. Eksperienca ime më e bukur janë katër tregime dhe epilogu i tyre, brenda të cilëve lëvrijnë të njëjtët personazhe. I postova në Facebook njërin pas tjetrit brenda një muaji dhe të them të drejtën kam ndjerë një kënaqësi të madhe nga komentet e pafund të miqve, aq sa u ndjeva në zor që u kisha marrë aq shumë kohë për t’i lexuar. Eksperiencën zhgënjyese duhet të ma thotë kritika, po meqë ajo nuk është, unë po mendoj se nuk kam eksperiencë të tillë. Kur nisa të shkruaj tregimin e parë, u çudita që gjithçka e kisha shumë të qartë në kokë, vendin, personazhet, portretet, veshjet, ecurinë e veprimit, sa e kam shkruajtur pa pushuar një çast gjer sa e mbarova. M’u duk se ishte një punë fare e thjeshtë. Unë u zhyta në ngjarje dhe harrova se ku isha. Po kështu me të gjitha tregimet. Bile njërin tregim ”Luiza Miler” e ktheva në novelë se nuk më pushonin mendimet për të. Kam bërë edhe një provë, kam shkruar një tregim në vetën e dytë dhe e kam botuar gjithashtu. Po kritika përsëri nuk më ka dhënë mendim.
Ju jeni mjaft e suksesshme biles e vlerësuar nga kritikët e kohës, por edhe me marrëveshjen e mrekullueshme të admirimit nga lexuesit e shumtë vendas e të huaj? Si ndiheni për këtë?
Si ndihem? Si një grua e zakonshme, që ka bërë punën e saj të zakonshme, që të tjerët e kanë parë vetëm në këtë të zakonshmen e saj. Si një kallëz e vjetër gruri, e shkërmoqur, e shtrirë në fushë. Që buzëqesh kur mendon se ato kokrra të saj, edhe pse shumë të pakta, mund t’i shtohen bukës së madhe që ushqen njerëzimin. Kështu edhe dua të shkoj, me buzëqeshjen e asaj kallëze. Asgjë më tepër.
Shumë vargje lirike. Çfarë është dashuria për ju? Kur një grua e ndjen se është e dashuruar? Si arrini ta reflektoni këtë në krijimtarinë tuaj letraro-artistike?
E vështirë kjo pyetje për mua. Unë nuk hyj në grupin e grave të dashuruara. Jetës sime kjo ndjenjë i ka munguar. Një ëndërr vetëm kam patur dhe e kam në jetë, por e kam vetëm unë. Si të them? Është vetëm një kujtim. Por edhe pse shumë i dhimbshëm, mua më ka frymëzuar të shkruaj kaq shumë për të, sa herë – herë mendoj se është i vërtetë. Por jeta ime ka shumë dashuri të tjera, të ngrohta, të bukura, njerëzore, për prindërit, për fëmijët, për njerëzit me të cilët më ka njohur e lidhur jeta, për detin, për lulet, për borën, etj, etj, etj. Janë kaq shumë dashuri sa më kanë bërë e më bëjnë të kapërcej atë që më ka munguar. Duke lexuar se sa shumë e me sa ndjenjë shkruajnë për dashurinë, mendoj që ekzistenca e saj e lumturon njeriun, ia plotëson të gjitha dashuritë e tjera, ia bën më të prekshme.
Pse shkruan Zhorzh Sand…dhe pse me këtë emër?
Kam një foto të moshës 14 vjeçare me kapele republikë dhe e veshur me pantallona. Po në këtë moshë kam parë filmin “Frederik Shopen” ku e pashë Zhorzh Sandin. Po kjo është vetëm ana vizuale. Dy gjëra më kanë bërë përshtypje në jetën e saj: Martesa në moshë shumë të re, ashtu edhe unë. Prishja e martesës dhe futja në shoqëri me emër mashkulli. Kjo për mua nuk ndodhi.(Qesh). Si tek kinezët: tre të këqija, dy të mira. Po këtu është njëra njëlloj dhe tjetra e keqe për mua. Unë nuk munda!
Mendoni se keni arritur aty ku duhet me krijimtarinë tuaj apo kini akoma për të bërë?Çfarë po shkruani aktualisht? Projektet tuaja në të ardhmen?
Nuk mendoj se kam arritur aty ku duhet. Kam shumë mungesa, që janë të kushtëzuara nga jeta që bëj. Jam shumë e vonuar në të shkruar dhe nuk do të jetë e mundur fizikisht ta kap kohën e humbur. Kjo më trishton. Tani kam në duar një roman, prova ime e parë. Kam punuar shumë, po nuk mund të them se kur do ta nxjerr nga dora. Por më kryesorja për mua është nëse do ta nxjerr. Gjithsesi unë vazhdoj të punoj çdo ditë.
A ka ndonjë ngjarje në jetën tënde së cilës ia sheh gjurmët edhe sot?
Po! Dashuria ime e vetme, e prekur vetëm për një çast, por që jetën time e ka mbushur plot!
Autorët tuaj më të preferuar…
Janë shumë. Sipas përshtypjeve që më kanë lënë veprat e tyre. Që nga Homeri me figurën e Hektorit, me vrasjen dhe përdhunimin e kufomës së tij, tek Balzaku me punën e tij kolosale, tek Remarku, tek Tolstoi me Ana Kareninën, tek e cila gjej veten, tek Gëte me Margeritën, ku gjej përsëri veten, tek Ibsen me Solvejgun ku gjej gjithashtu veten time katërcipërisht e plot të tjerë. Çdo libër i lexuar, shton tek unë pak gram paqe e dashuri.
Ju përveç poezisë dhe tregimit kini përfshirë në krijimtarinë tuaj edhe këndvështrime letrare sikundër: Bota e femrës në romanin “Bota ime”,një bisedë me personazhet e vëllimit me tregime “Ajo tokë që s’kish të ngopur”, dhe Heroi pozitiv tek romani “Të gjithë lumenjtë rrjedhin”. Ç’mund të na thoni për këtë?
Kisha vite që nuk shkruaja, bile kisha harruar se dikur kisha shkruar vargje. U trondita kur m’u kërkua që të shkruaja një kumtesë për cilindo libër që unë dëshiroja. Kundërshtova që ta marr përsipër këtë punë, por pa dobi. E detyruar zgjodha romanin “Bota ime” dhe analizova hollësisht figurën e Lirisë, personazhit kryesor. Ky punim u mirëprit. Diku, diku talenti im për të shkruar nuk ishte zhdukur. Për temën e dytë rreth tregimeve të vëllimit “Ajo tokë që s’kish të ngopur”, nuk kundërshtova, bile mendova edhe për një formë të re punimi. I mblodha të gjitha personazhet e tregimit “në dhomën e zjarrit” të ulur sipas radhës e moshës dhe veten time e përfytyrova si gazetare që i marr në intervistë. Kur më erdhi radha për ta lexuar në seminarin e mësuesve të letërsisë në fundvit, ora po shkonte 13:00, në sallë kishte nisur shushurima dhe dikush u kthye nga unë e më pyeti me bezdi se a ishte e gjatë kumtesa ime. Kjo pyetje pa takt më nervozoi sepse unë vetë, kudo që të jem, qëndroj në qetësi dhe respektoj atë që referon, edhe pse tema mund të mos më interesojë. Shkova drejt podiumit përmes asaj shushurime, hapa fletoren dhe nisa të lexoj. U zhyta në leximin tim pa ia vënë veshin sallës. Befas vij në vete e shoh që në sallë ka rënë një heshtje e plotë. Kjo gjë më shqetësoi shumë, ma humbi fillin e përqëndrimit dhe të qetësisë. U ndjeva brenda qerthullit të vëmendjes të të gjithëve. Kthej kokën nga e majta, ku ishte tryeza e drejtuesve dhe shoh kokat e tyre të kthyera drejt meje. Kur e mbarova leximin, në sallë shpërthyen duartrokitje të vërteta. Pata edhe disa duarshtrëngime si vlerësim për këtë punim. Ndërsa për temën e tretë rreth heroit pozitiv të romanit “Të gjithë lumenjtë rrjedhin”, zgjodha një formë tjetër përshkrimi. E vura veten si shoqe fëmijërie të personazhit kryesor dhe nga ky këndvështrim shpalosa jetën e tij. Kur ma lexoi Dodona Dhima, ish punonjëse e Bibliotekës Kombëtare, sot nuk jeton, nguli këmbë që ta botonte. Edhe ky punim i tretë pati sukses.
Si e shihni kritikën letrare sot? A ekziston një e tillë dhe e mirëfilltë?
Jam larguar para 14 vjetësh nga Shqipëria dhe pothuaj nuk kam patur kontakte me median. Vitet e para të demokracisë, kur isha në Shqipëri, nuk kam shkruar, pra nuk jam lidhur drejtpërdrejt me këtë fushë. Diçka njoha në 2011 kur u ktheva për herë të parë në Shqipëri dhe botova vëllimin tim të parë. Në biseda me miq të vjetër e të rinj mora vesh që kritika letrare siç ka qenë dikur, nuk ekziston. Kushdo mund të botojë një libër, nëse ka kushte ekonomike. Mendoj që çdo shtëpi botuese duhet të ketë grupin e kritikëve për të nxjerrë vlerat dhe antivlerat e çdo libri para se ai të botohet. Por me aq sa jam unë e informuar, kjo nuk ekziston.
Jetoni në Itali, kini jetuar në Durrës çfarë ju lidh me Leskovikun……?
Babai im është nga Leskoviku. Në moshë të re u zhvendos në Tiranë e më pas në Durrës. Unë jam lindur e rritur në Durrës. Gjer në Korçë kam qenë, po në Leskovik, jo. Nuk kishim as të afërm atje. Të gjithë u shpërngulën.
Mesazhi tuaj për talentet e reja në përgjithësi…..
I kam zili, në kuptimin e mirë të fjalës, talentet e reja që i kanë sot kushtet dhe mundësitë jo vetëm për ta zhvilluar talentin e tyre, po edhe të botojnë e të përhapin librat që shkruajnë. Por, mendoj unë, para se të arrihet gjer tek botimi, çdo fjalë e hedhur në letër duhet të rishihet e të lëmohet gjer në përgjërim, pa menduar se të mungon koha. Koha duhet “vjedhur”, lapsi duhet ngulur në fletë e nuk duhet hequr prej saj. Këshilloj punë, punë, punë dhe modesti. Fjala e bukur poetike do ta gjejë njëherë rrugën e saj për të shkuar tek lexuesi.

Del në treg libri më i ri i shkrimtarit satirik Luan Laze

735000_520750511300971_408484281_n
Sapo doli nga shtypi dhe është hedhur në treg libri më i ri i shkrimtarit satirik Luan Laze, me titull interesant dhe intrigues “Mendova se ishit njerëz”, nga shtëpia botuese “Erik”. Me parathënie të Armir Shkurtit, ky libër me 223 faqe, sjell për lexuesit përvojën jetësore të shkrimtarit në gjininë e aforizmave, paradokseve, tregimeve dhe eseve. Për lexuesit e gazetës po sjellim sot një këndvështrim të shkrimtarit mbi satirën dhe paradokset e tij, të shkëputura nga ky libër i sapo botuar. Shpresojmë që ky botim i ri do të pasuroje bibliotekën e ç’do lexuesi qe kërkon më shumë se sa një humor i rëndomtë. Satira e Luanit është përtej asaj që konsumohet në ç’do spektakël, duke u konsideruar nga kritika letërsi e mirëfilltë satiro-humoristike. Prandaj edhe ky libër i njëmbëdhjetë i tij me siguri që do të mirëpritet nga lexuesi i kësaj gjinie të bukur dhe të mençur. Vështroni karikaturën dhe titullin në kopertinë dhe do të bindeni për përmbajtjen e saj.

Aforizma-Paradokse

*Në kryqëzim pyeta lustraxhiun ku ndodhej lagja e të pasurve. Ai më tha: cilët, ata që kanë para, apo ata që kanë humor?
*Ai shkruante gjera të mençura, por vetëm të mençurit nuk i lexonin.
*Kuleta: lëkurë kafshe që na tregon sa vlen lëkura e njeriut.
* Të kërkosh të drejtën është shumë e drejtë. Të mos e fitosh kurrë atë, është akoma më e drejtë.

* Ka njerëz që pasuria nuk ua ngre dinjitetin. Disa të tjerëve varfëria nuk ua ul personalitetin.
* Idiotët: njerëz të aftë që drejtojnë mençurinë e budallenjve.
* Falenderoj bixhozin për fatin e mirë që kam patur. Sepse nuk kam luajtur asnjëherë.
* Seicili nga ne ka arrogancën e sasisë së parave të veta.
* Ata që thonë se ka dritë në fund të tunelit, asnjëherë nuk tregojnë se tuneli është i pafund.
* Para seksit lexonte kodin penal, para buke lexonte biblën, para gjumit lexonte ëndrra, para se të vidhte lexonte gazetat.
* Liria është një vlerë e paçmuar prandaj është mëkat t’ua dhurosh atyre që e përdhosin.
* Me të drejtën është shumica e njerëzimit. Prandaj sot varfëria ka mazhorancën.
* Gruas time i është mbushur mendja të martohet me mua. E tmerrshme!
* Prejardhja e njeriut nga majmuni nuk po ndalet edhe sot e kësaj dite.
* Dhjetë këshilla për një martesë të lumtur. E para: mos u martoni asnjëherë.
* Edhe burri shtrëngohet por jo për të pjellë fëmijë.
* Ajo ishte aq e zgjuar sa të mos e tregonte sekretin e injorancës së vet.
* Një biznesmen është shumë filantrop, sepse edhe pas vdekjes ka menduar për pasurinë. Ia ka lënë trashëgim vetes.
* Kur më rreh burri më bën shumë për të qeshur, sepse më gudulis.
* Nuk jam kundra shëndoshjes dhe kileve të tepërta. Por e keqja është se ato je i detyruar t’i mbash gjithnjë me vete.
* Gjysëm budalla dukesh kur nuk flet. Gjysma tjetër të duket sapo hap gojën. * Të jesh sot njeri është kafshëri e vërtetë.
* Një deputet mund ta largosh nga fshati, por fshatin nuk e largon dot nga deputeti.
* Më pëlqen më shumë të ëndërroj se sa t’i kem pranë. Përveç parave.
* Nëse do të kisha 2 milion euro do të ndihmoja të varfërit dhe jetimët. Por janë të pafat, sepse aktualisht kam 3 milion.
* Kur ishte i vogël dhe i varfër e nuk kishte me çfarë të luante babai i thoshte, merru me bibilushin tënd! Ky ves i ka mbetur edhe sot.
* Këngëtarja ankohej shpesh për dhimbje koke. Sipas saj kishte kafkë të vogël për gjithë ato tru.
* Kush paguan për të fituar të drejtën e tij ka ushqyer padrejtësi për të tjerët.
* Unë u tregova budalla që të gjeta ty. Ti ishe e mençur që më gjete mua.
* Të gjitha të vërtetat që janë thënë për të vërtetat, janë gënjeshtra.
* Kam mendim të keq për të gjithë ata që mendojnë mirë për mua.
* Të nxjerrësh një gënjeshtër të re nga gënjeshtrat e vjetra është balsami më i mirë për budallenjtë.
* Më i zgjuari i pasardhësve të majmunëve ende nuk beson se dikur këtu kanë jetuar alienët. Prandaj edhe më budallai i alienëve nuk pranon të lidhet me racën e majmunëve.
* Kur ishim të rinj kemi qenë të papjekur, e kur u poqëm nuk kemi më rini.
* Çdo absurd ka fillimin dhe fundin. Por fundi është më i gjatë se fillimi.
* Dikur burrat ishin në të vërtetë shërbëtorë të kombit. Tani kombet mbijetojnë për ti shërbyer burrave që i drejtojnë.
* I pari vlerësim emocionues dhe serioz që merr sapo të është rritur fëmija vjen me konsideratën: prind idiot!
* Një pikë gëzim është më i shëndetshëm se një maune ëndërrim.
* Mos shqetësoni veten duke menduar se ju paragjykojnë. Prapagjykimi do t’iu ndjekë tërë jetën.

* Opozitë do të thotë të mos realizosh nesër gënjeshtrat e sotme.
* Shpesh herë dashuria me shikim të parë përfundon me një shikim për herë të fundit.
* Kush e kupton budallallëkun e vet është në hapat e para të mençurisë.
* Pluralizmi i martesave është një nga vlerat më të mira të demokracisë. Sepse e di që në fillim se nusja e dytë do të jetë më e keqe se e para.
* Optimizmi është një lloj besim se vuajtjet e së kaluarës do të ndjekin edhe në të ardhmen.
* Njeriu ka dy faqe, një për tu skuqur dhe një për tu rrahur. Të kishte edhe një tjetër për nderin, do ta përdorte.
* Gazetaria është i vetmi profesion që gënjen të tjerët për të mirën e vetes.
* Zgjedhje pa gënjeshtra nuk ka, ndërsa gënjeshtra të zgjedhura plot.
* Akademia më e lartë e artit të hipnozës është politika.
* Sa më shumë vizitojnë Shqipërinë aq më shumë vlerësojnë vendin e tyre.
* Nëse i thoni vetes budalla përpara pasqyrës i tillë është vetëm ai përballë, jo ju.
* Një qen rruge dukej sikur e kishin ngrënë qentë. Më tutje një njeri që dukej sikur e kishin ngrënë njerëzit.
* Fati i të mençurve varet nga sasia dhe cilësia e budallenjve.
* Injoranca është sukses, dituria bela e madhe. Prandaj ndiqni suksesin.
* Nuk do të ishim këta që jemi, nëse nuk do të ishim ata që kemi qenë.
* Nga gjinekologu deri tek arkeologu, kjo quhet jetë.
* Bashkëjetesat e palegalizuara janë të vetmet ndërtesa që kanë fatin të mos shkatërrohen nga buldozerët e përbuzjes.
* Sa mirë që je keq dhe sa keq që je mirë! Lumturia që na kënaq më shumë.
* Për tu bërë lezbik një mashkulli i duhet të kapërcejë dy ylberë. Ndërsa femrës që ta meritojë homoseksualizmin i duhet të përshkojë rrugën e kundërt.
* Nuk është e plotë lumturia nëse rreth e përqark ka edhe të tjerë që jetojnë si ju.
* Edhe me njerëzit duhet mbajtur periz. Disa nuk duhet t’i përdorësh se të bëjnë dëm.
* Vetëm idiotët nuk e kuptojnë se farmacia nuk zgjat jetë por shkurton buxhete.
* Gjuha e njeriut gënjen për llogari të të zotit dhe kafshohet nga inati i tij kur i shpëton e vërteta.
* Gjithë gënjeshtrat që kam shkruar nuk kanë dalë prej mendjes sime por prej stilolapsit.
* Femra kini kujdes, mos i thoni burrit tuaj të vërtetën se ai është budalla.

****

Të shkruash satirë

Luan Laze
Gjithnjë kam besuar se, çdo fjalë apo mendim kundra së keqes nuk është kurrë më e keqe se e keqja vetë. Këtë gjë mund ta realizojë artistikisht vetën satira. Viktor Hygoi më jep kurajo kur kujtoj thënien e tij se: “në letërsi jam e madhja kundra të voglës, në politikë jam e vogla kundra të madhes”. Të merresh me satirë është njësoj si t’i deklarosh shoqërisë: unë do të kritikoj, ndërsa ju mos më doni, më pengoni, më urreni, më luftoni, më lini pa punë, pa respekt e vlerësime. Sepse kështu është e vërteta e këtij zanati të uruar, të bekuar dhe të dashuruar nga ustallarët që ia njohin të fshehtat, magjinë dhe dobinë që sjell. Gjithsesi, ngushëllimi të vjen sapo kujton se kjo specie e shkrimtarit të satirës, në çdo cep të botës, të qytetëruar ose jo, të bardhë apo të zinj, të verdhë apo mulatë, janë trajtuar kudo njësoj. Ngjan se satirikët i ka lindur një nënë, prandaj dhe kanë patur të njëjtin fat. Duke qenë të tillë, si fëmijët e një familje, ata duhen urryer njësoj, sepse të gjithë ashtu mendojnë. Çdo shkrimtar i satirës, qoftë amerikan, francez, grek, turk, gjerman, italian, anglez, hollandez, suedez, spanjoll, iranian, saudit apo shqiptar qoftë, të gjithë vuajnë nga një sindromë: dashuri për vendin dhe përbuzje ndaj atyre që e katandisin. Ata mund të dallojnë nga njëri- tjetri, vetëm nga stili i të shkruarit, i të thënit mendimeve apo lloji i plagës shoqërore që i ka shqetësuar e detyruar për të satirizuar. Ndërsa në thelb janë padyshim të ngjashëm, prandaj dhe përbuzjen zyrtare e kanë merituar të njejtë. Zanati i satirikut shkrimtar është si i atij mjekut të përkushtuar, i cili pasi ka zbuluar sëmundjen në trupin e pacientit, e fton që ta luftojnë sëbashku. Kur ai është me vullnet dhe e do jetën pranon dhe, në të shumtën e rasteve sëmundja largohet. Por ndryshe nga mjeku, qeveritë nuk kanë nevojë tu tregosh me gisht plagët e shoqërisë të cilat ata vetë i kanë hapur. Për pacientin popull, të cilin e kanë dërguar në reanimacion, nuk kërkojnë nga askush, aq më pak nga një shkrimtar i satirës, t’i ndihmojë për ta kaluar këtë gjendje. Aq më tepër të pranojë sarkazmën e tij e të durojë që njerëzit t’i bëjë të ndërgjegjshëm mbi atë që po i punohet jetës së tyre. Sepse antidoti i satirikut nuk është njësoj i efektshëm, si në rastin e shkaktarit, ashtu edhe në atë të viktimës. I pari e sheh antidotin e shkrimtarit si përpjekje të kundërt për të cilin u sajuan plagët e shoqërisë. Pra, satiriku dhe metodat e tij artistike shikohen si balsam dhe ndërgjegjësim. Ndërsa për viktimat është një ngushëllim se mendjet e hapura të satirës janë me ta dhe kundra çdo padrejtësie apo barbarie njerëzore. Mirëpo kjo kontradiktë sjell edhe përbuzje për shkrimtarin. Ai nuk i shpëton dot misionit për të cilin ka ardhur padashjen e tij në këtë jetë, dhe po padashjen e tij i kanë injektuar këtë talent që është sa i vështirë për tu mbajtur e ushtruar, aq edhe i bukur e i veçantë. Perversitetet, shthurja, mutacionet seksuale, etja e shfrenuar për fitim, vrasjet, luftrat, varfëria ekstreme, pasuria marramendëse, dhunimi i natyrës e qindra plagë të tjera, të mbrojtura me ligjin e të fortit, janë njëkohësisht dhimbje dhe lëndë e parë për fokusin shpirtëror dhe intelektual të satirikut. Që në këtë moment, ai kthehet ose vetdeklarohet si opozitari kronik dhe profesionist i çdo qeverie, opozitë me të, madje dhe opozitë e opozitës. Sepse ai e di mirë se, kur opozita zyrtare nuk e ngre zërin, do të thotë se meraku i saj është që tulet e veta të ulen sa më parë në karriket e kundërshtarit, dhe jo meraku për urinë e stomakut të atyre që i votuan. Kështu fillon të bëhet i urryeshëm profesioni i satirikut për shkaktarët e plagëve shoqërore dhe kandidatët shkaktarë që do të vijnë nesër në pushtet. Duke qenë armik i padrejtësisë, satiriku bëhet njëherësh dhe armik i shtetit dhe opozitës. Ai mbetet në mes të turmave që i gënjejnë dhe gënjeshtarëve që dinë vetëm të mashtrojnë. Njëra palë e simpatizon, tjetra e përbuz. Por ata që e simpatizojmë janë të varfër, ata që e përbuzin janë të pasur. Dhe të pasurit thonë në heshtje: ti që kërkon të mbrosh shumicën, duhet të bësh edhe jetën e tyre! Fati i satirikëve të vërtetë ka qenë kudo njësoj. Me sa duket, prandaj në këtë botë ka aq pak shkrimtarë të kësaj gjinie, sa nëse je lexues i tyre, mund edhe t’i njohësh me emër e mbiemër të gjithë. Të pasurit janë pak në numër por me shumë llogari monetare. Të varfërit janë shumë në numër por me aspak llogari monetare. Kujtojmë fatin e disa prej krijesave satirike që u kthyen në të urryeshëm për qeveritë e vendeve të tyre. Sepse satira nuk është vetëm zili, por më shumë se kaq, është urrejtje nga ata që drejtojnë vendet e tyre. Nuk janë vetëm satirikët të ngjashëm si vëllezër të një nëne. Edhe ata që ushtrojnë profesionin e urryesit, qeveritë, janë si të lindur prej një nëne, madje duken si binjakë edhe kur janë tridhjetënjakë apo pesëdhjetënjakë. Satiriku ka në formimin e tij njerëzor dashurinë, përbuzjen, guximin dhe sfidën. Nëse duhet të mbajë edhe inatin e shtetit të vet, kjo nuk i prish punë, veçse i shton akoma më shumë nur dhe sharm personalitetit të vet njerëzor dhe artistik. Fabulisti i lashtë grek, Ezopi, mbeti skllav i pronarit të tij gjithë jetën. Xhonatan Suiftin e dërguan në çmendinë dhe e vranë me sopatë duke e shpallur si të vetëvrarë. Vetvrasje me sopatë!! Satirë të zezë bëjnë edhe ata që kanë urryer gjithmonë satirikët. Për Zhan Batist Pokëlen, Molieri, pëshpërisnin se ishte homoseksual, vetëm e vetëm se ky djalë i tapicierit të oborrit mbretëror, u bë gjeni i komedisë dhe për këtë arsye, fama çdo natë i fuste në shtrat gratë dhe vajzat e princërve të oborrit që e urrenin. Ndoshta këtu kishin pak të drejtë. Të tallesh me pushtetin e të pasurve në komedi, dhe të shkosh me gratë e tyre në jetë, duket jo fort e moralshme. Por ky ishte fati i fatbardhit Molier. Çarli Çaplinit i hoqën shtetësinë amerikane dhe e dëbuan nga ai vend pa i kërkuar edhe sot e kësaj dite ndjesë. Dhe cilit? Figurës artistike më brilante të satirës dhe humorit që ka nxjerrë ky planet. Por Çaplinit nuk mund t’i kërkohet ndjesë për sa kohë filmat e tij janë aktual, ashtu siç janë aktual mëkatet e pasardhësit e atyre që i hoqën shtetësinë këtij gjeniu. Kriza e dikurshme ekonomike e filmave të Çaplinit, sot është më e dhimbshme se atëherë edhe pse është me ngjyra. Personazhi i Çaplinit për të shuar urinë hante shollën e këpucës, ndërsa sot, po ajo shtresë shoqërore është e detyruar të hajë jashtëqitjen e të pasurve si çokollatë. Turku Aziz Nesin, disa herë u burgos në vendin e tij, jo se vodhi apo përdhunoi, por se shkroi libra me satirë dhe humor kundra marrëzisë shtetërore. A ka patur të drejtë shkrimtari? Nëse zyrat e shtetit thërrasin ushtar një gjyshe 85 vjeçare, me pretendimin se i ka bërë bisht detyrimit ligjor, a duhet ironizuar nga satiriku? Të luftosh guximin letrar dhe artistik, siç u veprua me këta kolosë të humorit e satirës, padyshim që fara e këtij zhanri do të mbijë vetëm në disa mendje të rralla dhe të guximshme. Shkrimtari i satirës mbetet krijesa për të cilin mbretërit, presidentët, diktatorët dhe shërbëtorët, luten që në tokën e tyre të mos lindë asnjë krijues i kësaj gjinie therësë, të mençur dhe argëtuese. Por edhe kur ndodh kjo fatkeqësi, pa pyetur dhe padashur, do të kujdesen që satiriku lirinë ta ketë të kufizuar, banesën dhe ushqimin të racionuar, burgun të afruar, sëmundjen të pashëruar, përbuzjen të paharruar, pengesat të pakufizuara, inatin të palimituar, emrin e mohuar dhe punën e pushuar. Pra, të gjitha ato që mbarojnë me “uar”, t’i gëzojë satiriku që mbërriti pa lejen e shtetit në këtë tokë! Prapashtesën e kësaj fjale mos e ngatërroni me atë të fjalës dekoruar. Sepse asnjë vend nuk i ka komplimentuar zyrtarisht, asnjë shtetar, mbret apo president, nuk i ka dekoruar satirikët. Në disa raste vetëm i ka pushkatuar, pushuar dhe mohuar. Mesazhi është i qartë: satirikë, nuk iu durojmë dot! Kaq thellë është rrënjosur në psikologjinë e njerëzve kjo ndjenjë antisatirë, sa dikush thoshte se: shumë nëna të mençura dhe shpirtdhembshura luten që asnjë nga fëmijët të mos i lindë satirik. Po të bënin punë lutjet, shteti me siguri këto nëna do t’i dekoronte si nëna antisatirik dhe pro pushtet. Nëse një vend nuk ka fatin të lindë satirikë, ose një prej tyre, së paku të ketë fatin të lindë shumë lexues të kësaj gjinie. Të jesh satirik në këtë botë të çmendur, më shumë të shëmtuar se të bukur, më shumë të padrejtë se të drejtë, më shumë të varfër se të pasur, më shumë imorale se të ndershme, më shumë hakmarrëse se tolerante, më shumë të frikshme se të sigurtë, më shumë të nënshtruar se rebele, e kupton menjëherë se zyrtarisht je një qenie bezdisëse. Nëse ndodh e kundërta, pra, që vlerësohesh nga shteti dhe presidenti, me siguri ka dy arsye të forta: ose krijimtaria është një paçavure proqeveritare, ose qeveritarët nuk janë mirë nga trutë e i ka përfshirë skleroza dhe kanë harruar të të urrejnë. Në rastin e parë mund të jesh një lloj hibridi satiro- shtetare, ose llapashkrimtar që shkruan pro të pasurve për tu pasuruar vetë dhe, kundra të varfërve për t’i varfëruar më shumë. A ka satirik që mbron padrejtësitë ose humorist i të pasurve, përveç kllounëve mbretëror të oborrit? Një ish mik i këtij zanati më tha dikur: më mirë u shërbej atyre që më japin para, sa të ndihmoj ata që nuk kanë para. Satira kthehet kundra meje, ndërsa lëvdatat më shërbejnë. Dhe ashtu bëri. Për shkrimtarin e vërtetë satirik, por edhe për llapashkrimtarin, në fund Zoti ka menduar për shpërblimin. Të parit mund t’ia gëzojnë fëmijët lavdinë dhe honoraret, të dytit po fëmijët do t’i paguajnë gjynahet. Sepse një furçë me lëvdata pro padrejtësive, nuk ka lidhje me satirën por me mirëqenien personale. Satira është i vetmi institucion opozitar i vërtetë që nuk i dhimbsen as shëmtirat brenda vetes, as ato në majë të piramidës. Ajo nuk ka sallë, administratë, fonde, studio, deputetë, anëtar dhe lajkatar. Satira ka vetëm talentin e shkrimtarit, dashurinë për njerëzit, urrejtjen për padrejtësitë dhe respektin për lexuesit. Satira nuk ka për detyrë të fusë njerëzit në mendime por t’ua zgjojë ato. Çdo shkrimtar i zhanreve të tjera ka mundësi të jetë edhe pak satirik. Ndërsa një satirik e ka për detyrë të jetë shkrimtar i plotë satirik. Zhanret që ai lëvron kanë brenda personazhin letrar, dashuritë, dramat, urrejtjet, mençurinë, filozofinë, humorin, ironinë, fantazinë. Satiriku nuk mund të shesë gallata rruge, klubi, shtëpie apo kazinoje si krijime letrare. Kjo letërsi është një gjë tjetër, ndërsa ajo është një tjetër gjë. Jo çdo torrollak që na bën për të qeshur është satirik. Aq më pak po të jetë edhe shpirtzi, i lig e i dekoruar. Që këtu do ta kuptojmë se ai është i shtetit, për shtetin dhe i dalë prej shtetit. Në një shoqëri ku injorohen satirikët e vërtetë, dekorimi i një llapashkrimtari është gishti tregues se kujt i ka shërbyer. Një lexues i satirës ka fatin të lexojë shkurt për mençuritë e gjata, ndërsa mund të bezdiset nga romanet e gjata pa asnjë zgjuarsi të shkurtër. Prania e satirës në letërsinë e një vendi, është dhuratë e çmuar. Por e keqja për injorancën dhe ligësinë është se ajo vjen bashkë me satirikun. Si t’ia bëjmë që të mos i kemi të dy pranë? Është e thjeshtë zgjidhja. Le të bëhet ajo që është bërë që nga koha e Ezopit. Qeveritë ta përbuzin, lexuesit ta mbajnë në biblioteka. Ndonjëherë, edhe në mendje për të kuptuar sa të jetë e mundur shkaktarët e mjerimit të jetës së tyre. Sepse të parët e çdo vendi prandaj nuk i duan librat e satirikut, ngaqë satirë do të thotë: çdo fjalë apo mendim kundra së keqes nuk është kurrë më e keqe se e keqja vetë. Në fund edhe një arsyetim: do të thuhen shumë gjëra për satirën, por asnjëherë sa e nevojshme është ajo. Edhe autori nuk i tha të gjithë në këto radhë. Ndoshta e keni gjetur pjesërisht në librin që sapo lexuat.

Sali Berisha takon Hashim Thaçin: Pakt për shtetësinë, jo për vizat

thaci berisha
Kryeministri priti në një takim homologun e tij kosovar Hashim Thaçi

Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar dje një takim homologun e tij kosovar Hashin Thaçi. Në një konferencë të përbashkët, pas takimit të dy kryeministrat zbardhën përpara mediave temat për të cilat folën gjatë këtij takimi.
Kryeministri Berisha
Në fjalën e tij kryeministri Berisha tha se informoi homologun e tij kosovar për përpjekjet e qeverisë së tij për një proces zgjedhor të ndershëm e të lirë. Më pas kreu i ekzekutivit u ndal tek marrëveshja e premtuar për shtetësinë shqiptare për qytetarët e Kosovës. Sipas kryeministrit për sa i përket kësaj çështjeje duhen saktësuar disa pika, kryesisht ajo për sa u përket vizave. “Lidhur me vizat duhet të bëj një saktësi. Për qytetarët e Kosovës qëndrimi është njësoj. Kjo do zgjidhet me një marrëveshje me qeverinë e Kosovës në një kohë të përshtatshme. Natyrisht është interesi kombëtar i shqiptarëve, qëllimi kryesor. Por nuk duhet, këtej negociojnë kosovarët me Brukselin me vizat këtej t’u them unë hajde se ua zgjidh unë. Kjo nuk mund të ndodhë. Dëshira ime është nesër që t’ju akordoj lëvizjen e lirë, por hapa të cilat ndërhyjnë në një proces si ai me Brukselin, këto nuk mund të ndodhin nga Shqipëria”, tha Berisha. Ndërsa kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi për sa i përket çështjeve të vizave tha se Kosova është në rrugën e sigurt për të ardhmen evropiane, porse vonesa po ndodh padrejtësisht nga Brukseli. “Kthehem nga Brukseli dhe Kosova them me bindje është në rrugën e sigurt për të ardhmen evropiane. E kam ritheksuar se Kosova para dy vitesh ka kërkuar liberalizimin e vizave. Por duhet të them përsëri se vonesa për liberalizimin e vizave po ndodh padrejtësisht nga mosuniteti i vendeve të BE. Por i mirëpresim të gjitha kriteret e tjera që po vijnë, të gjitha obligimet që bëhen para saj. Në Kosovë ekziston një unitet i gjerë politik qytetar për liberalizimin e vizave”, deklaroi Thaçi.
(Renato Dauti)

…Meditim, duke lexuar shkrimin e Kadri Ujkaj

PUSHOFSH NE PAQE, O YLBER I FJALES…

…Meditim, duke lexuar shkrimin e Kadri Ujkaj



ZEF PERGEGA

Ne njeren ane kam perballe shtypin e dites, qe me peshon si gur i rende mbi sup. Me duket se shinat e trenit jane deformuar dhe lokomotiven e jetes po e drejton lopata e mazutit te zi, qe zjarr te fote i jep furres dhe me tym te thinjur alarmon sirena…
Ne faqen e pare, fotografi me ngjyra, te lara ne ar dhe ne argjend, thurur me kordele te kuqe, qe paraqesin mbi nje tullumbace sapuni, si ne lojrat e femijeve, politikane shqiptar tek marrin dekorata te ndryshme “Qytetar Nderi”pa u njohur thembren e Akilit te nderit, meriten si doctor “Honoris Causa” pa patur as me te voglin shenje doktorate, te veshur me kapele te medha me shirita te verdhe, po na i verbojne syte me muzikalitetin e shterrur , edhe pse fotografet po mundohen mbi brengen e piskames se lirise tu japin driten e paditeshme…
Se c’eshte nje ethe e semure nje Zot e di!
Duhet kuptuar nga te gjithe, se kemba e suksesit te politikanit merr force jo kur ve doren mbi Bibel apo Kuran, por kur shkel mbi krena te diturise se kombit, mbi gjokset e bardha te kodikeve dhe korifejve te krijimtarise se elites intelektuale. Kjo semundje e pa sherueshme eshte semundje shqiptare. Hendek i pa mbyllur dhe i pa gjykuar. Se ende historia e jone e mberthyer ne darat e politikes konjukturale qe ben pazar me interesat me te larta e strategjike kombetare, nuk e ka gjykuar me realizem djegien e ne turren e druve te diktatures te literatures kishtare dhe te prelateve te saj. Politikane qe rranin per dekorata deri ne fiset e paqyeteruara te Afrikes se Jugut…politikane qe sundojne dhe ndryshojne pavionet e historise, sikur te jene padrone te saj. Jetojne ne pellgun e iluzionit pa hoje ne ngjitje dhe me ne fund ua zhvesh lekuren mallkimi ne zbritje…
Sot kam perballe nje shkrim te botuar ne “Albdreams. net” me autor z. Kadri Ujkaj, nje nga frymemarrjet me te pasterta te Malesise se Madhe ne fushen e kritikes se letersise shqipe. Ujkaj me nje deshire, profesionalizem, perkushtim dhe objekt te caktuar, i sjelle lexuesit ate qe i duhet ne momentin e duhur, ate qe i mungon, ate qe i nevojitet te vertetes, ne fytyren e kohes se turbullt nga euforia e fitimit dhe e mohimit, me se fundi ate qe gjeneratat duhet ta kene si busull ne udhen e tyre te kresherise dhe diturise se kombit, si nje busull orjentuese ne horizontin e gjere te interesave te tyre,.
Shkrimi i tij vital “Modeli i intelektualit qe na mungon” me zgjoi kujtimet e nxenesit per profesorin…
Profesoret e mi te leterise Neki Lezha, Fadil Kraja, Salami Tabaku…jane njerezit me te perkryer, jo vetem ne jeten e thjeshte njerezore, por edhe ate ne lartesimin me vlera te shkences shqiptare te letersise. Prurjet e tyre ne kete fushe, jane thesare ne detin e shpirtit te shqiptarit, por varketaret e keqinje qe kane veshur uniformen e balozave te zinje, po e vrasin kengen e valeve per te marre dekorata ne breg, ne syte e mjerimit te shqiptareve. Por me pare duhet te kalojne ne trupin e disa intelektualeve si Kadri ukjka, Sytki Ndrecaj… e plot krijueve e patrioteve te Malesise se Madhe…
Turpi dhe dekoratat e rreme jane sinonimi i mbrapshte i kohes, qe ende nuk po i gjykon deformuesit e saj!
Nje here trokita ne deren e shtepise se Neki Lezhes, ne Shkoder afer pazarit te saj. E zonja e shtepise, e celi deren dhe menjehere nga mosnjohja mori nje pamje te befte.
“A eshte profesor Nekiu ne shtepi!”- pyeta une.
“Prit nje minut!”- tha ajo dhe deren e la hapur. Degjova se ajo i tha burrit te saj se te kerkon nje fytyre e njohur dhe nje e panjohur qe kerkon te flase me ty. Profeson Nekiu ia ktheu: “Le te urdheroje brenda”
Ende pa bere dy tri hapa ne koridorin e shtepise m’u shfaq profesor Nekiu, me nje trup te gjate dhe elegant, me dy sy qe leshonin larg drite miresie, fytyre te qeshur, qe kurre nuk i thahej humori, me priti me dashamiresi te madhe. I thashe vetem emrin dhe se shkruaj ne gazeten “Koha Jone” te Tiranes, qe brumin e ka nga tharmi yne ne Lezhe. Elekuenca e prof. Nekiut, fjala e tij per gazetarine e re ne demokraci dhe misionin e madh te saj, njohurite e thella dhe te paimagjinueshme qe kishte ai per letersine dhe artin modern mu be se jam ne nje ore leksioni. Ai nuk me pyeti pse kisha trokitur ne deren e tij dhe as une nuk i tregova se me duheshin disa libra per letersine…
Ne shtepine e prinderve te mi ne Plazhin e Shengjinit trokiti dera. Bashkeshortja erdhi me te shpejte ne ballkonin e vogel me fytyre nga deti. Ishte fund pranvere. “Ka ardhur nje mik nga Shkodra!”- tha ajo me nxitim. Zemra me tha se mund te jete Neki Lezha. Studentat e Universitetit “Luigj Gurakuqi” po e prisnin bregut te detit. Bisedova me drejtorin e ndermarjes se peshkimit inxh Shtjefen Ndreu dhe ai na vuri ne dispozicion nje anije peshkimi per nje lundrim ne detin e hapur. Shkuam ne kryporen e Ishmit dikur ne Mesjete prone e familjes se Kastriotit, vizituam ne Kepin e Rodonint kalane dhe kishen katolike te Heroit tone kombetar, kaluam ne Gryken e Bunes, ne ishullin e Shen Jozefit, ne Malin e Recit, Pyllin e Zanave dhe Kodren e gurit te Nuseve…
C’ fare temash mund te rrokni?” – pyeti Prof Nekiu studentat. Ata kishin nje mori emocionesh dhe temash interesante, sic eshte jeta e peshkatareve nje minjere e pazbuluar. Nje dreke e paharruar me peshk e vere ne kuverten e peshkarexhes “Kepi i Rodonit”
Kur shkova ne Shkoder Prof. Nekiu kishte organizuar nje konkurs se cili nga studentet e kishte pershkruar me mire udhetimin ne Gjirin e Shengjinit. Ai me ftoj ne juri qe te jepja mendimin tim edhe si njohes i kesaj teme. Ka qene nje nga kenaqesite me te paharruara te jetes time…Ashtu po them me ndjenjen me te thelle:
“Pusho ne paqe Prof. Nekiu se detyren ndaj fjales dhe misionit te saj e ke kryer ne menyre shembullore dhe shpirti yt me trupin tend te radhiten tek shenjtoret e letersise dhe histories se Shqiperise. Kjo eshte dekorata q eta jep Dheu i Atit tend!”

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi mes Kosovës dhe ofertave të majme

Nga Flori Bruqi


Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, dy medalje për Kosovën, shtetin që ende nuk njihet nga federatat ndërkombëtare sportive


Me gjithë paraqitjen zhgënjyese në lojërat olimpike “Londër 2012”, Majlinda Kelmendi ka ditur të tregojë se është mes xhudistëve më të mirë të globit. E ka bërë edhe në Kampionatin Botëror të Xhudos, të zhvilluar në Romë, ku më 30 shtator u shpall nënkampione e botës. Shqiptarja nga Kosova arriti në mënyrë të mrekullueshme deri në finale, për peshat deri në 52 kg dhe vetëm aty u mposht nga atletja italiane Elena Moretti që u shpall kampione e botës. Kelmendi, 21-vjeçare, është prej vitesh një xhudiste e nivelit të lartë. Ka fituar titullin botëror për të reja në vitin 2009 në Paris, dhe ka dalë e 9-ta në botërorin për të rritur në vitin 2010 në Tokio.

Bashkë me Kelmendin, në Botërorin e Romës mori pjesë edhe kosovarja tjetër Nora Gjakova, e cila ka marrë medalje bronzi në peshat deri në 57 kg.

Kjo është herë e parë që Kosova (edhe pse dy atletet nuk kanë përfaqësuar shtetin e tyre në botëror) merr dy medalje në Kampionatin e Botëror të Xhudos.




 Kelmendi ishte në Lojërat Olimpike në Londër me flamurin e Shqipërisë, por këtë herë të dyja vajzat morën pjesë nën flamurin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos. Gjithsesi, paraqitja shumë e mirë e dy sportisteve shqiptare nga Kosova rrit imazhin e shtetit të tyre të ri dhe shtron rrugën për një njohje të tij nga federatat ndërkombëtare dhe nga Komiteti Olimpik.








Krenaria e sportit të Kosovës, xhudistja Majlinda Kelmendi, të hënën në një konferencë për media, ka bërë të ditur se ende nuk ka vendosur për të ardhmen.



 Xhudistja pejanë ditë më parë kishte deklaruar se ka marr oferta të majme nga tri shtete të huaja.

Majlinda ka thënë se nëse do të vendos të përfaqësojë ndonjë shtet tjetër, një gjë të tillë do ta bënte vetëm për shkak të gjendje jo të mirë familjare.



 “Unë ende nuk kam vendosur për të ardhmen time. Jam duke pritur që të aprovohen ligjet për sportistët e më pas do të vendosi për të ardhmen time”, ka thënë Kelmendi.


 “Nëse do të garojë për ndonjë shtet tjetër, atëherë këtë do të bëjë vetëm për familjen time.

Askush nuk e din gjendjen e familjes sime. Thjesht dua ta dijë se çka me pret në rast se do të fitojë medalje të artë nga Lojërat Olimpike, e jo kur të kthehem në Kosovë të më pres ministri apo kryeministri i vendit me një shpërblim. Ofertat që kanë ardhur për mua janë shumë të mira”, tha ajo.



 Ndërkohë, trajneri i Majlindës, Driton Kuka, pasi ka folur rreth suksesit që kanë arritur Majlinda dhe Nora Gjakova në Duseldorf dhe në Pragë, ka kritikuar drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) për neglizhencën e tyre.

“Komitetit Olimpik i Kosovës (KOK) nuk ma ka kthyer asnjë imell nga i cili kam kërkuar që të verifikojë suksesin e garuesve të mi. Arsyetimi i tyre është se KOK nuk kam mjete.


 Unë nuk e kuptoj se si nuk ka mjete. Ai duhet të luftojë për të gjetur mjete”, ka theksuar Kuka.


E ardhmja e Majlindës dhe Nora Gjakovës do të vendoset pas disa ditëve kur është paraparë të mbahet takimi i radhës më ministrin e sportit, Memli Krasniqin.

Persona të maskuar sulmojnë me thikë një vajzë shqiptare në Shkup




Një vajzë shqiptare e moshës 16 vjeçare është lënduar me thikë në afërsi të shkollës “Dimitar Vllahov”. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10 të mëngjesit kur dy persona të maskuar, së pari e kanë shtyrë vajzën në thera dhe njëri prej tyre e ka lënduar me thikë.

Rastin e konfirmon edhe zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja në afërsi të shkollës nuk ka patur policë. Vajza është dërguar menjëherë në Spitalin e Shkupit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë, ndërsa policia njofton se është në kërkim të autorëve, raporton Gazeta Koha.

Kjo është hera e dytë që sulmohet vajza e njëjtë nga persona të panjohur. Herën e parë ajo kishte kaluar më lehtë. Ndryshe, ky nuk është sulmi i parë i maskave me thika ndaj nxënësve shqiptarë, ditë më parë prerje me thikë në fytyrë iu shkaktuan edhe një nxënësi shqiptar të moshës 13 vjeçare.

Nga ana tjetër në shkollën “Dimitar Vllahov” ditë më parë u rrahën disa nxënës nga Haraçina të cilët përfunduan me lëndime të rënda në spital. MPB gjithashtu njofton se një rast tjetër të ndodhur të dielën në mbrëmje 8 persona e kanë rrahur një djalë në afërsi të kinemasë Butel.

Serbia dëmshpërblen shqiptarin për torturat e vitit 1999

Gjykata e Apelit në Beograd ka vendosur që Republika e Serbisë t’ia paguajë Sylejman Bajgorës nga Podujeva dëmshpërblimin në shumë prej 200.000 dinarësh, për shkak të torturës që kishin kryer mbi të pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme serbe në vitin 1999. Përmes po të njëjtit vendim, sipas ‘E-novine’ të Beogradit, që e transmeton “Koha Ditore”, Gjykata e ka konfirmuar verdiktin e Gjykatës së Shkallës së Parë, që e kishte refuzuar padinë e Ekrem Nebihut nga Drenasi.

Fondi për të Drejtën Humanitare (FHP) në emër të Sylejman Bajgorës dhe Ekrem Nebihut e kishte ngritur padinë në Gjykatën Komunale të Beogradit, në vitin 2007. Përmes padisë nga shteti i Serbisë ishte kërkuar dëmshpërblimi për shkeljen e lirisë dhe së drejtës së personalitetit, për shkak të arrestimit të paligjshëm dhe në bazë të kufizimit të aktivitetit jetësor që ka ardhur si pasojë e torturës së përjetuar. Procedura ishte nisur në Gjykatën Komunale të Beogradit, duke u bartur më pas te Gjykata e Parë Themelore në Beograd.

Gjykata kishte konfirmuar se pjesëtarët e MPB-së serbe pa bazë kishin arrestuar Bajgorën dhe Nebihun, dhe se që të dytë në paraburgim kishin kaluar më shumë se katër muaj, përkatësisht pesë muaj, duke u keqtrajtuar disa herë fizikisht dhe psikikisht. Pas ekspertizës mjekësore, gjykata kishte konfirmuar se si pasojë e torturës, Sylejman Bajgora vuan nga stresi posttraumatik, për ç’arsye i është kufizuar aktiviteti jetësor.

Padinë e Ekrem Nebihut gjykata e kishte hedhur poshtë, për shkak se eksperti mjekësor kishte konstatuar se tortura nuk ka lënë pasoja afatgjata për shëndetin e tij. Gjykata qysh në procedurën e parë (para Gjykatës së Parë Komunale) kishte marrë vendimin se kërkesa e Bajgorës dhe e Nebihut për dëmshpërblim, për shkak të shkeljes së lirisë dhe së drejtës së personalitetit është stërvjetruar.

Fondi për të Drejtën Humanitare (FHP) ka thënë se rasti i Sylejman Bajgorës dhe i Ekrem Nebihut paraqet shembull të raporteve të institucioneve të Serbisë ndaj viktimave të shkeljeve të të drejtave të njeriut gjatë viteve nëntëdhjetë, që ishin kryer nga pjesëtarët e ushtrisë dhe policisë serbe.

Në të vërtetë, gjykatat janë duke vendosur për dëmshpërblime që janë joadekuate dhe shumëfish më të ulëta prej dëmshpërblimeve për shkeljen e të drejtave të njeriut që nuk kanë të bëjnë me konfliktet e armatosura në ish-Jugosllavi. Për shembull, dëmshpërblimet që janë vendosur për personat e mbajtur në mënyrë të paligjshme në aksionin “Sablja” kanë qenë disa miliona dinarë.

Rrjedhimisht, gjykatat janë duke interpretuar në mënyrë strikte ligjin në dëm të viktimave, posaçërisht në aspektin e vjetërsisë së kërkimit të dëmshpërblimit. Një interpretim i tillë strikt i dispozitave për vjetërsinë është duke u zbatuar që nga viti 2004, kur është rritur numri i kërkesave për dëmshpërblim kundër shtetit të Serbisë, për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut gjatë viteve nëntëdhjetë.

Shumë institucione ndërkombëtare që përcjellin respektimin e të drejtave të njeriut në Serbi (Komiteti i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Komiteti Kundër Torturës, komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut) kanë përmendur në raportet e tyre se institucionet e Serbisë nuk janë duke u kushtuar rëndësi obligimeve që kanë në aspektin e dëmshpërblimit të viktimave të të drejtave të njeriut.

Sylejman Bajgora (1957) kishte ikur me familjen nga fshati i tij Herticë, Komuna e Podujevës, më 24 mars të vitit 1999. Ata kishin gjetur strehim në Podujevë. Më 1 qershor të vitit 1999, Sylejmani në Shtabin e Mbrojtjes Civile në Podujevë e kishte marrë lejen për qarkullim dhe kishte shkuar në Prishtinë që të sigurojë ilaçet për nënën e sëmurë.

Ai e kishte kaluar natën te xhaxhai i tij dhe në mëngjes ishte nisur që të blinte barnat. Në “Ulpianë” ai e kishte takuar një mik dhe bashkëshorten e tij. Në atë çast u ishin afruar dy policë për t’i legjitimuar. Bajgora ua kishte dhënë dokumentet personale dhe lejen për qarkullim, por polici kishte filluar që ta shante dhe ia kishte grisur lejen e qarkullimit, duke e mbajtur letërnjoftimin. Policët e kishin dërguar Sylejmanin me veturë policore në stacionin në Lagjen e Spitalit. Aty kishin filluar që ta rrihnin.

Një polic ia kishte vënë thikën në qafë, derisa tjetri armën në vesh. E kishin kërcënuar se do ta vrasin. Keqtrajtimi kishte zgjatur katër orë dhe më pas e kishin lidhur me pranga për radiator. Pas një ore e kishin futur në veturë dhe e kishin dërguar në stacionin policor në Lagjen e Muhaxhirëve. Aty policët e kishin shkruar një deklaratë, të cilën Sylejmani duhej që ta nënshkruante, gjë të cilën ai e kishte refuzuar.

Në mëngjes, rreth orës 8.00, ai ishte dërguar në burg në Prishtinë, ku ia kishin marrë të gjitha gjërat personale. Gjatë shtatë ditëve sa kishte qëndruar në burgun e Prishtinës, policët e kishin rrahur, ndonëse gjendja e tij ishte tejet e rëndë. Më 10 qershor, Sylejmani me 25 shqiptarë tjerë ishte transferuar në burgun në Mitrovicën e Sremit. Gjatë hyrjes në burg, të burgosurit kishin kaluar nëpër dy rreshta të policisë të cilët i rrihnin.

Kushtet në burg ishin tejet të rënda, derisa nuk kishte ushqim të mjaftueshëm. Në fillim të gushtit ai kaloi pesë ditë në izolim. U lirua më 4 tetor të vitit 1999, me ndërmjetësimin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Me rastin e lirimit, policia ia kishte marrë vendimin për mbajtje në burg, të vetmin dokument që i ishte dhënë.

Në fillim të vitit 1998, Ekrem Nebihu, atëbotë gjashtëmbëdhjetëvjeçar, kishte ikur nga fshati Damanek i Komunës së Gllogovcit. Ai ishte fshehur te daja në fshatin Shtrbullovë, ku kishte qëndruar deri më 28 maj të vitit 1999, kur u arrestua nga policia serbe dhe u dërgua në qendër të Gllogovcit, ku u mbajt i mbyllur në një lokal.

Aty ishte mbajtur tërë natën. Të nesërmen pasdite, policët me autobusë i kishin dërguar në burgun e Lipjanit. Aty ishte mbajtur në një stallë me rreth 300 të burgosur tjerë shqiptarë. Aty të burgosurit flinin në dysheme. Ushqimi ishte i pamjaftueshëm, derisa shkuarja në tualet lejohej vetëm dy herë në ditë. Mëngjesin e 10 qershorit në sallë kishin hyrë rojat dhe policët, duke i ndarë të burgosurit në grupe me nga 50 persona, për t’i dërguar me autobusë në Nish.

Pasi që në burgun e Nishit nuk kishte vend, ata kanë vazhduar drejt Pozharevcit. Në burgun e Pozharevcit, policët dhe rojat i kishin vendosur nga pesë të burgosur në secilën qeli. Secilit të burgosur ia kishin marrë të dhënat, por nuk i kishin dhënë asnjë dokument. Në burgun e Pozharevcit kushtet ishin të rënda.

Rojat e kishin rrahur një herë Ekremin, pasi që ai nuk e kishte ditur se nuk i lejohet të qëndrojë i ulur në shtrat gjatë ditës. Askush nuk e kishte marrë kurrë në pyetje dhe as që i ishte dhënë ndonjë dokument se është i burgosur.

Ai ishte liruar më 19 nëntor të vitit 1999, kur me një grup të të burgosurve u bart deri në Merdar.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...