2013-03-12

Epistemologjia dhe metamorfizmi në ndihmë të një vepre letrare



Nga Gjekë Marinaj


Legjenda e titulluar “Bjeshkët e Namuna”, sjell në qendër të vëmendjes së lexuesit një realitet të hidhur, i cili në disa krahina të Shqipërisë edhe sot e kësaj dite ka diçka të përbashkët me përmbajtjen e legjendës. Aty konflikti i brendshëm arrin kulmin. Në qendër vihet çifti në kërkim të një djali, pas tetë vajzave. Mirëpo edhe në përpjekjen e fundit lindin vajzën e nëntë. Aty vihet theksi mbi forcën e mallkimit, kur shpërthen me të drejtë nga zemra e saj e plagosur. Babai i të porsalindurës, me çmendurinë më të madhe, çohet heret në mëngjes, rrëmben foshnjën, futet në thellësi të Bjeshkëve të Namuna dhe kthehet pasdite në shtëpi pa vogëlushen e tij. Pasi e shoqja informohet për fatin e vajzës, revolta shpërthen në shpirtin e saj nga veprimi barbar. Shkon ta kërkojë njomzen e saj në bjeshkë dhe pasi nuk e gjen një zemër nëne thahet nga dëshpërimi dhe si rezultat nama esaj bie mbi bjeshkët, dhe nga bjeshkë me një gjallërim e gjelbërim të theksuar kthehen në ca male të zhveshura e pa jetë.



Si për ta qetësuar lexuesin, pas tragjedisë së mësipërme, vjen një tjetër lloj legjende në stil dhe përbërje: “E bija e Perandorit të Bizantit”. Në këtë legjendë mbizotëron dashuria e shkodranëve për humorin, si dhe njëfarë naiviteti e adhurimi para bukurisë femërore, të gjitha të ndërthura me hijeshinë mahnitëse të peisazhit natyror që afron Shiroka e tyre. Gjthmonë sipas legjendës, shkodranët mund të durojnë të rrinë pa shumë gjëra, por jo pa të drejtën për të bërë humor. Kjo legjendë është e shkruar me një humor të këndshëm nga autori, i cili ka gjetur mënyrën të sjellë etiologjinë e zajeve në plazhin e Shirokës.

Njëfarë huazimi shihet në legjendën “Gicat e artë të Bunës”. Fshati Zus, sipas autorit, është rrëgjuar sipas ligjeve fonetike të shqipes nga forma e hershme Zeus. Autori e lidh huazim me pohimin e rilindasit Vaso Pasha, i cili e konsideronte hyjni Ilire Zeusin, duke e shpjeguar me fjalën shqipe ‘zë’, pra zëri (rrufetë e gjëmimet) që lëshonte vetë Zeusi kur zemërohej me tokësoret. Huazime të tilla nga grekët kanë bërë për një kohë të gjatë romakët, kurse te vëllimi Nëna e Diellit, kjo është legjenda e vetme ku citohet huazimi.

Në të veçantat që gjejmë në legjendën “Motra kërkon vëllain”, autori vë në dukje tiparet themelore të cilësive të shqiptarit; si bujarinë, kur ajo kërkohet me nder dhe trimërinë kur ky nder i cenohet atij. Atydelmendimi se jeta po të mos jetohet me nder është njëfarë vdekjeje. Këtu kemi të bëjmë edhe me dashurinë e motrës për të vëllanë e anasjelltas. E gjithë kjo histori është kompozuar më tepër se gjithçka në formë përralle, por ngaqë ka një fuqi të mjaftushme artistike nuk mund të quhet e tillë. Tregimi është transformuar pa kontraste të rënda në një legjendë që ka lidhje të drejtpërdrejtë me ralitetin njerëzor.

“Kushnuk e ka provuar dashurinë e motrës, ka humbur një nga ndjenjat më të ngrohta të zemrës njerëzore”, shkruhet në këtë legjendë.

Mjeshtria që përdor Naum Prifti në legjendën “Dy vëllezer dashurojnë një vajzë” bën që me lehtësi lexuesi t’i “pranojë” si humanë malin e Tomorit dhe të Shpiragut, të cilët kanë rënë në dashuri me bukuroshen e Mangalemit. Dukuritë interesante që gjejmë në botën e njeriut të lashtë shqiptar, bien si një kometë në një hapësirë të njohur realitetesh njerëzore. Në kontrast me artistët e periudhës së renesancës, Prifti, në punën me karakteret, e krijon femrën ideale të kohës të hollë, elegante dhe jo të dhjamosur apo të trashë nga ana trupore. Këtu alternativa është zgjedhje me vend. Në të njëjtën legjendë dallojmë edhe një tjetër këndvështrim në lidhje me vajzat që edhe sot e kësaj ditë mbetet i preferuar nga shumica e shqiptarëve. Në kulturën etike shqiptare, që vajza të konsiderohej e sjellshme duhej të ecte me “kokë poshtë”. Por, mbi të gjitha, pikët më të mëdha do t’ia jepja gjetjes dhe injektimit të legjendës me një art të filtruar. Nuk ke si të mos dashurohesh me pikturimin që autori transplanton nga natyra dhe imagjinata e tij personale në një përshkrim kaq të ëmbël proze:

“Hyjnitë i kthyen vëllezrit në male dhe Tetën në lumë. Ja tek është Tomori i lartë me gropat që ka lënë mbi shtatin e tij topuzi i të vëllait, ja dhe Shpiragu për karshi me të prerat e shpatës mbi të. Mes tyre Teta e bukur, lumi argjendor Osum, duke shkuar mes luginës takon me krahun e majtë Tomorin dhe me krahun e djathtë Shpiragun, se të dy i deshi dhe vazhdon t’i dojë akoma pa ditur se cilin të zgjedhë”.

Autori shpesh përpiqet t’u kthejë toponomive shqiptare emrat që kanë patur para pushtimit sllav, sikurse këtu ku Osumi quhet Teta, Dobrenji Miras, etj. Një prirje tjetër është pasurimi i panteonit të hyjnive ilire.

Si për të lënë ëmbëlsirën në fund, Naum Prifti e mbyll ciklin me legjendën më të bukur “Çezma e Floririt”. Është ndoshta punimi më i arrirë artistik në prozën e Naum Priftit. Aty shpaloset një spontanitet i veçantë në rrjedhshmërinë e ngjarjes. Për këtë ai e ka patur materialin, i cili vetem nga përmbajtja e jashtme e legjendës do të ishte një sukses në ecurinë e tij si shkrimtar. Pra kemi të bëjmë me një vajzë të zgjuar e pafundësisht e bukur, e cila bie në dashuri me një kaçakmali. Ajo është tepër e ndjeshme, por njëkohësisht edhe krenare. Dashuria e kthen zemrën e saj në një det të mbushur me pasuri ndjenjash të panjohura më parë. Dashuria a tyre përfundon në një tragjedi shumë të dhimbshme: Kaçaku vritet në një betejë dhe Bukuroshja mbytet në ujë për dashurinë e saj të parë dhe të fundit. Pra si të thuash “Çezma e Floririt”, titulli i të cilin vjen nga një çezmë që i ati i vajzës ndërtoi për të si kujtim te vendi i ngjarjes, është shkruar heret në moshën e Priftit si shkrimtar. Kështu, duke jetuar vetë zjarrin djaloshar, një tregim i tillë ka fituar jo vetëm perceptimin personal të ndjenjës së të dashuruarve, por edhe pasionet e para për letërsinë të autorit. Ndryshe nuk mund të shkruhet një tregim kaq i bukur, i cili lundron me të gjitha ngjyrat e ndezuara të ndjenjës nëpër rrugët arteriale të lexuesve, për të mbetur më gjatë në zemrën e tyre. Është pothuajse e pamundur, për mua si shkrimtar i këtij shkrimi, të kaloj te një tjetër paragraf pa e cituar për ju përshkrimin që në hapjen e legjendës autori i bën Trëndafiles së bukur:

“Aq e bukur sa ç’ishte vetë, po aq të bukur e kishte edhe emrin. E quanin Trëndafile dhe emër më të përshtatshëm nuk mund të gjendej për të, sepse faqet qenë si petëla trandafili. Kur kthehej vajza nga kroi, ngarkuar me kënaçe e bucela, pikat e imta të djersës mbi pushin e faqeve dukeshin si vesë mëngjesi mbi fletë lulesh. Gushën e bardhë tulipan ia stoliste një gjerdan floriri, ndërsa nga cepi i lahurisë qendisur me xhixha e tenima, i derdheshin deri te beli dy gërsheta, të cilat kur ecte luanin e hidhnin valle si dy gjarpërushe. Gjoksi i saj – sikur mbante fshehur dy shegë në gji”.

Në librin ”Nëna e Diellit”, edhe përrallat ashtu si mitet janë në anën minore për nga numri. Pesë përralla, të cilat padyshim janë më tëpër se gjithçka me karakter dëfryes, por që mund të shërbejnë edhe si njëfarë barometri për të dalluar veprimet e mira nga ato të këqiat. Natyra e qetë e vet shkrimtarit ka lenë gjurmë edhe në mënyrën e të shkruarit në këto pesë përralla. Secila prej tyre, që nga “E bija e Hënës dhe e Diellit”, “Djali Gjarpër’ e deri te përralla e fundit ‘Mullisi që u bë ortak me djallin”, kanë në vetvete diçka interesante dhe të lexueshme për të gjithë lexuesit pavarësisht nga mosha. Është befasues mesazhi që sjellin këto përralla; ato kanë atë fuqi frymëzuese, të cilat nganjëherë përrallat popullore nuk ta afrojnë dot. Kjo jo për të thënë se përrallat e shkrimtarit tonë Naum Prifti, janë në gjendje ta ndërrojnë personalitetin tonë, por më tepër për të vënë në dukje aftësitë e tij si shkrimtar për të hyrë në botën tonë si regullator dhe jo si një precipitat i padukshëm pluhëror që nuk të pritet ta nxjerrësh jashtë sistemit.

Lidhje të drejtpërdrejtë me këtë ide ka edhe përralla “Mullisi që u bë ortak me djallin”, të cilin do e veçoja si përrallën më të bukur. Në fakt ajo është më tëpër se një përrallë, është gati tregim nga mënyra se si është shkruar dhe poezi nga mesazhi që sjell.

Në këtë përrallë kemi të bëjmë me pozitën e vështirë të një fshatari. Dilema është se ai duhet të zgjedhë djallin si ortak ose të humbasë djersën dhe paratë që ka investuar për ndërtimin e mullirit. Zgjuarësia e djallit fiton epërsi mbi mullisin, falë dëshirës së tij për të mbajtur atë që kishte ndërtuar me djersë, si dhe për të nxjerrë disa fitime, ngaqë nuk kishte tjetër rrugëzgjidhje. Prifti bën një punë të mirë për të arrirë misionin e tij. Gjatë gjithë përrallës, që më jepet ta quaj tregim, ai përpiqet të na kumtojë se sado që të nxitesh nga dëshira për sukses në jetë, kurrë mos ia jep besën të ligut, mos u mundo të vjedhësh pasurine e të tjerëve, dhe ç’është më e rëndësishmja asnjëherë mos bën një krim për të mbuluar një gabim, siç e udhëzoi djalli mullixhiun të vriste dhe ta hidhte në përrua plakën kureshtare. Përralla mund të mos jetë produkt i Priftit, por nuk është përmbajtja ajo që e bën të veçantë këtë përrallë, sa stili i të shkruarit dhe domethënia që e përcjell atë.

Ndonse jemi mësuar me formën poetike të tyre, rapsoditë janë po aq të fuqishme edhe në prozë, kur ajo ka nivel. Konçiziteti me të cilën dallohet krijimtaria popullore e zonave të veriut, bjeshkeve të Jutbinës nuk humb asgjë nga një ripunim konstruktiv që aplikon autori në punën e tij me rapsoditë. Prapë se prapë, edhe të paraqitura në prozë, këngët e kreshnikëve e ruajnë atë imazhin e parë të humanizimit të një bjeshke të tërë, që flet për qëndresën e popullit tonë.

Të dala nga duart e një autori me një diapozon të gjërë kulturor, në librin “Nëna e Diellit” rapsoditë sjellin freski te lexuesi. Qartësia është çelës imperativ për suksesin e çdo letërsie. Ndaj Naum Prifti ka preferuar që versioni i rapsodive të tij të qëndrojë larg nga dialektalizmat gjuhësore. Kjo, jo se ai nuk e ka pranuar vërtetësinë se idiomat e shqipes dhe të dialekteve të saj janë të veçanta dhe të pazëvendësueshme në llojin e kësaj letërsie tek rapsoditë, por, ngaqë ka patur konfidencë të plotë në vetvete se shkrimet e tij edhe në gjuhën tonë letrare do të tingëllojnë po aq bukur, ai ka vendosur t’i ritregojë. Dhe ia ka arritur qellimit. Ka fituar një numër më të madh lexuesish, nga njëra anë dhe ka provuar se rapsoditë tona janë po aq të pëlqyeshme për pjesën tjetër të Shqiperisë sa ç’janë për Veriun.

Këtë e kam vënë re sidomos tek rapsodia “Omeri liron të atin”. Ndonëse në platformën treguese të poetikës origjinale, aftësitë e krijimit të popullit shprehin një reliev poetik të fuqishëm, Prifti ka gjetur forma që mungesën e kësaj natyre ta kompensojë me gjetjen e spikatur të trajtimit të ngjarjes. Duke iu larguar me zgjuarësi linjës përcjellëse të episodeve, ai e ka transformuar sipas interesave të tij rapsodinë e tipit të parë. Ekuilibri legjendar shtrohet i përafërt me ato të legjendave greke, ku heronjtë edhe humbin. Me një zë të fuqishëm shtrohet nevoja e një besimi më të madh të prindërve ndaj mençurisë dhe trimërisë së fëmijëve të tyre. Ai e konkludon legjendën e tij me fitoren e kreshnikëve, ndonëse për ta, duke përfshirë edhe Mujin, humbja e betejës me Ganiç Galanin ishte e konfirmuar. Fitorja, natyrisht nxjerr në pah meritat e luftëtarit të ri Omeri, mosha e të cilit e shtyu të atin të mos e miratojë si luftëtar.

Që në fjalinë e hapjes së rapsodisë “Muji dhe Halili te Sultani” të bie në sy një farë poetizimi në prozën e Priftit:

“Kërrusur nga mendimet, si çetinat nën dëborë, rrinin Muji dhe Halili pas leximit të letrës që kishte sjellë tartari, korrieri perandorak, prej Stambollit”.

Një krahasim i bukur poetik ky që është aq i nevojshëm në prozën bashkëkohore. Futja që heret e artit poetik në tregimet e Priftit, ka ndihmuar në rritjen e mirënjohjes mbarëshqiptare të tij si shkrimtar. Shkathtësia e përdorimit të mjeteve artistike, dhënia me mjeshtëri e roleve të kreshnikve në shoqërinë e atëhershme dhe një humor me art që flladëron ëmbël gjatë momenteve interaktive të tyre me Sultanin e bëjnë këtë rapsodi të jetë superiore ndaj gjashtë rapsodive të ciklit në fjalë. Megjithatë, secila rapsodi ka bukurinë e vet në zinxhirin e eposit të kreshnikëve. Në secilën prej tyre vihet re iniciativa e autorit që nëpërmes përdorimit të hapësirës materiale të zgjerojë sferën e mundësisë së kuptimit sa më të drejtë të rolit të kreshnikëve… Qartësimi i vizionit dhe i manovrimeve të kreshnikëve në ruajtjen e profilit të tyre, indirekt, hedh një dritë të re mbi aspektet historike të kulturës dhe të origjinalietit tonë popullor. Jo pa qellim autori u jep atyre një zgjerim me të madh epik, diku më të lidhura e diku tjetër më organike. Ç’është më e rëndësishmja ai e arrin këtë pothuajse pa u shkëputur nga veçoritë e caktuara kompozicionale, stilistike e gjuhësore të traditës. Karateristikat e brendshme të formës artistike të lënë një shije të embël edhe tek lexon rapsodinë “Rrëfimi trimëror i Dezdar Agës” dhe “Takimi i fundit me kreshnikët”, të cilat mbyllin atë cikël sa inspirues aq edhe argëtues.Rrëfimet Popullore – Fabulat janë vendosur në fund të librit. Autori i përvishet një pune serioze që fabulat e dalura nga pena e tij të jenë diçka më tepër se “thjesht” rrëfime të shkurtra. Këtë e bën të mundur imagjinata dhe fantazia e hapësirës që fabulat Priftiane paraqesin. Ja një shembull i shkëputur nga rrëfimi popullor “Çobani te mbreti”:

“Qentë, me të parë një të panjohur që po i afrohej kopesë, u sulën drejt tij, duke lehur egërsisht. Në një rast tjetër ai [mbreti], do të kishte qeshur me qentë që e kishin marrë mbretin për hajdut bagëtish, po tani që ata po i afroheshin të egërsuar me dhëmbë jashtë, e zuri frika se do t’i shkulnin ndonjë llokmë nga prapanica mbretrore…”

Megjithatë, Naum Prifti nuk ndalet me kaq. Në tentim për të përçuar një të vertetë morale, një mësim apo ide, atij i vjen në ndihmë integrimi i përvojës estetike që zotëron, si dhe eksperienca jetësore që ka si njeri dhe shkrimtar. Madje edhe në fabulat që janë mbledhur prej tij, nga ku do të veçoja atë me titull “Merimaga dhe Sëmundja”, kriteri tematik konkretizohet në aksione të besueshme, të cilat tingëllojnë aq të nevojshme për kohën, sa ç’është Naum Prifti për letërsinë tonë të re.

Krijimtaria gojore e shqiptarëve në shekujt e mesjetës


Deri në fillim të periudhës së pushtimit osman tradita kulturore shqiptare ishte kryesisht e karakterit parashkrimor. Forma më e rëndësishme e saj ishte krijimtaria gojore, eposi shqiptar. Në eposin shqiptar ka edhe zëra të periudhës osmane, që shfaqen sidomos në ligjërim dhe në emërtime, por në thelbin e vet ai është një përmendore kulturore shekuj më e hershme.
Në këtë krijimtari njihen rapsoditë historike e tregimet legjendare, që përbëjnë epikën heroike, si dhe proverbat, të cilat u fiksuan të shkruara vetëm në shek. XVII. Vendin kryesor në epikën heroike e zënë rapsoditë kushtuar kreshnikëve si Muji e Halili, Gjergj Elez Alia, etj. Me gjithë numrin e shumtë të motiveve e varianteve ekzistuese, këto rapsodi kanë një farë përbashkësie që u jep atyre karakterin e një cikli unitar epik. Në qendër të këtij cikli qëndrojnë bëmat e çetës së kreshnikëve, si edhe kundërshtarët e tyre, “kralë” e “kapedanë” veçanërisht nga viset bregdetare.
Lufta e kreshnikëve është vendosur në një kohë e në një ambient që s’njeh ende armët e zjarrit. Nga brendia e tyre dhe botëkuptimi shoqëror, nga elementët artistikë që përmbajnë, këngët e kreshnikëve të çojnë në një periudhë më të hershme se shekujt e invazionit osman.
Sikurse shumica e popujve evropianë, në këtë kohë (në shek. XV) shqiptarët e kishin kaluar “shekullin e epopesë legjendare”, e cila me kohë ishte formuar si gojëdhënë letrare kombëtare, që qarkullonte gojë më gojë e brez pas brezi, duke marrë nga koha në kohë gjurmë, dëshmi e jehona të tyre.
Hershmëri të thellë historike dëshmojnë veçmas dy tipare të rëndësishme të figurave mitologjike të ciklit verior: karakteri i tyre matriarkal, nga njëra anë, dhe ktonik, nga ana tjetër. Kjo është një anë tjetër e çështjes së autoktonisë së popullit që i ka krijuar. Në eposin helenik hyjnitë janë matriarkale e patriarkale. Heronjtë e eposit shqiptar janë bij të Ajkunës. Për herë të parë në epos babai shfaqet me figurën e Mujit në raport me Omerin (ose “shtatë Omerat”). Figurë qendrore është Ajkuna që ka një autoritet të madh. Muji dhe Halili formalisht nuk kanë babë, ata janë bij të një nëne që urdhëron shtëpinë dhe e marrin fuqinë prej zanave.
Tipari matriarkal i figurave mitologjike të epikës legjendare theksohet nga fryma e përgjithshme e rapsodisë së njohur të Gjergj Elez Alisë. Janë gjurmuar e janë gjetur gjurmë të kulturës bizantine, si kërkimi i haraçit nga bajlozi “tim për tim” (oxhak për oxhak). Por, në thelbin e vet, burimi tragjik i rapsodisë së Gjergj Elez Alisë është mbarimi i epokës së flijimit të njeriut (gruas) për një vepër, për një fushatë apo për haraç. Gjergj Elez Alia amniston përgjithnjë gruan nga flijimi.
Karakteri ktonik (tokësor) i hyjnive të eposit shqiptar thekson karakterin autoktonik të popullit. Ndryshe prej poemave homerike, ku hyjnitë kanë një hierarki shumëshkallëshe (nëntokësore), në eposin shqiptar figurat mitologjike të botës shqiptare janë tokësore. Në folklorin rrëfimtar, duke përfshirë eposin dhe përrallat, nuk ekziston “e bukura e qiellit”. Krahas me “të bukurën e dheut” (të kësaj toke) në traditën etnofolklorike të vendit dalin e bëhen bashkë figura të tilla si shtojzovallet (aglutinim i “shtojua zot vallet”), shtojzorreshtat (“shtojua zot rreshtat”), “ato të lumet”, shita.
Cikli shqiptar i kreshnikëve përmban një ndërthurje tiparesh të eposeve antike dhe atyre evropianë të periudhës mesjetare. Por ka më shumë tipare të eposeve antike se të atyre mesjetare. Një varg argumentesh folklorike janë në të mirë të një përcaktimi kronologjik relativ të burimit të eposit në periudhën e kalimit prej ilirëve te shqiptarët, prej ilirishtes te shqipja, prej periudhës së fundme të romanizimit në përballjen me dyndjet sllave.
Eposi shqiptar sundohet fund e krye nga konflikti i bartësve të tij me popullsinë e ardhur në Ballkan, ai mban vulën e dyndjeve sllave. Eposi shqiptar nuk u krijua qysh në kontaktet e para me popullsinë e ardhur. Vetë rapsoditë e këtij cikli bëjnë të njohur se të tjera gjëra ndodhnin “kur kem’ pas’ besë me krajli”. Këto fakte e arsyetime lejojnë të mbrohet mendimi se në epos, pavarësisht nga karakteri i tij shumështresor, megjithatë, ekziston një “kohë e parë”. Ajo përkon me shek.VII-VIII, kur ndodhin proceset më të rëndësishme divergjente të brendshme në kulturën etnike, kur vërtetohen shndërrimet cilësore kulturore, si kalimi nga ilirishtja te shqipja. Pikërisht në këtë periudhë vendësit përballen me dyndjet sllave në Ballkan dhe njohin pak nga pak karakterin ekspansiv të tyre.
Faktet folklorike të eposit çojnë në kultin e dheut të të parëve, në mitin e vendlindjes, në shenjtërimin e bjeshkës, në hyjnizimin e dheut, në atë kuptim që gjermanët e përdorin këtë fjalë kur thonë “land”. Ndonëse të kufizuara, në epos ka të dhëna me karakter etnoveçues, që gjenden të trashëguara në botën shpirtërore shqiptare. Këto fillojnë me dallimin “të vetët - të tjerët”, që është nga shenjat më të hershme të ndërgjegjes së bashkësisë. Ndonëse më shumë mund të flitet për një nocion landi, vendlindjeje, sesa për një hapësirë të përcaktuar qartë, prapë vetëdija e një atdheu që i bën bartësit e eposit të ndihen mes tyre “të vetët” del aty-këtu.
Eposi shqiptar në mesjetë kishte formën e vet artistike të kryer. Prej shekujve të sundimit osman ai mori me vete një shtresë të re ndikimi, që preku pjesën më të dukshme të tij: emrat e heronjve dhe, deri diku, dekorin e ngjarjeve. Kjo shtresë, më në sipërfaqe të eposit, ngjan më e pranishme sa është në të vërtetë. Pjesa më e madhe e emrave të heronjve mendohet të mos jenë huazime të drejtpërdrejta prej osmanishtes, por kalime kuptimore të emrave të mëhershëm, përkthime strukturore të tyre. Emri i Halilit, që i kthyer në shqip do të thotë “i bukur”, i përgjigjet thelbit të personazhit, që trashëgohet prej kohësh shumë më të hershme. Në emrin e Gjergj Elez Alisë gjymtyra e tij e tretë do të thotë “i lartë, fisnik”, që gjithashtu vlen për të theksuar një tipar që personazhi e kishte para kontakteve me botën e Perandorisë Osmane.
Me frymëzimin e tyre poetik, me mjetet e trajtimit artistik, me vargun e tyre të rrjedhshëm e me gjuhën e pastër, rapsoditë e kreshnikëve përbëjnë një thesar të poezisë sonë popullore.
Bashkë me eposin, deri në kohën e kontakteve të para me rrezikun e ri që po shfaqej nga Orienti, me invazionin osman, shqiptarët kishin krijuar gjithashtu fondin e baladave, të cilat vinin si kujtime tronditëse të epokave të shkuara. Njëra prej tyre është ajo që njihet në jug me emrin e Konstandinit dhe Doruntinës, kurse në veri me emrin “Kënga e Halil Garrisë”. Koha e lindjes së baladës së ringjalljes përkon me ata shekuj, kur dija biblike e quante të papranueshëm rikthimin nga bota tjetër, qysh prej ringjalljes së Krishtit. Balada e Kostandinit dhe Doruntinës shpesh është trajtuar si kryevepër që ngre lart kultin e besës, shenjtërinë e fjalës së dhënë, për hir të së cilës mallkimi mund të të ndjekë në këtë jetë dhe në tjetrën. Mesazhi i besës është i pranishëm në frymën e baladës, por para këtij mesazhi është fryma e fuqisë së njeriut për të riardhur në këtë jetë.
Në mesjetë e para saj funksiononin edhe gjini e zhanre të tjera të folklorit, duke filluar prej atyre më të shkurtrave, si proverbat, deri te rrëfimi popullor.
Me pushtimin e Shqipërisë nga dyndjet osmane u krijua mjedisi kulturor për shfaqjen e epikës historike. Kësaj periudhe i përket cikli i Skënderbeut, i cili përmban 10-15 këngë, të ruajtura kryesisht tek arbëreshët e Italisë. Këngë historike të periudhës së qëndresës së arbërve madje para Skënderbeut janë ruajtur edhe në Shqipëri. Në një prej këtyre këngëve i këndohet trimërisë së Milosh Kopiliqit, i cili vrau sulltanin në betejën e ballkanasve të Fushë-Dardanisë. Ai paraqitet duke udhëtuar me kokën e vet të prerë nën sqetull dhe motivi i kokës së prerë që merr e jep mesazhe nga bota tjetër, është ballkanizuar në një shkallë relativisht të gjerë.
Cikli i Skënderbeut në poezinë popullore të arbëreshëve bashkon historicitetin e figurave dhe ngjarjeve reale me legjendarizimin e trashëguar prej epikës heroike. Skënderbeu në këto këngë bën të njëjtat mrekulli si Shën Gjergji në letërsinë biblike dhe vdekja e tij përshkruhet me të njëjtin vajtim të botës, natyrës, qiellit, tokës dhe njerëzve si kryqëzimi i Krishtit. Me këtë cikël ka studiues që bashkojnë edhe këngën e Gjorg Golemit (Gjergj Arianitit), bashkëkohës i Skënderbeut, mbledhur e botuar për herë të parë në vitet 30 të shek. XX.
Këngët epike dhe legjendat që i ruajnë arbëreshët e Italisë, të larguar nga Shqipëria qysh në shek. XV, të cilat me pak ndryshime i gjejmë edhe te fshatarët e malësorët e vendit tonë, dëshmojnë se ato kanë qenë thurrur nga rapsodët shqiptarë para shek. XV. Tradita e arbëreshëve të Greqisë dhe të Italisë, e cila përputhet me atë të mëmëdheut, tregon se poezitë epike dhe lirike rituale këndoheshin, përcilleshin me muzikë dhe shoqëroheshin me lëvizje ritmike. Këto valle bashkë me kostumet e mrekullueshme të valltarëve, përbënin së bashku një shprehje të lartë artistike që mishëronte gëzimin e jetës dhe shijen estetike të shqiptarëve. Kultura popullore shqiptare e mesjetës nuk u zhvillua e shkëputur nga kontaktet me popujt fqinjë ballkanas. Ajo ndikoi me një varg elementesh të saj, veçanërisht në veshje, me muzikën, vallet dhe me tiparet e saj shpirtërore, në kulturën e popujve fqinjë në Maqedoni, në Mal të Zi, në Serbinë Jugore dhe në Greqi. Nga ana e tyre, shqiptarët e pasuruan gjithashtu kulturën e vet me ndikime të marra prej fqinjëve të tyre që i shkrinë në tërësinë e trashëgimit të vet kulturor.

Legjenda e Mujit dhe Halilit







Vërtetësinë e Mujit dhe Halilit në fshatin Marinë nuk e konteston askush. Gurët e këtyre kreshnikëve, që gjenden në këtë fshat, janë krenaria dhe njëkohësisht burimi i një frike të vjetër. Sipas banorëve, ata që janë munduar të ndryshojnë vendin apo formën e gurëve të Mujes dhe Halilit, sot nuk jetojnë më.

Legjendat Muji dhe Halili, të cilët kanë jetuar vetëm në imagjinatën e shkrimtarëve, janë ringjallur në një fshat të Drenicës.

Në telin e Lahutës, ata edhe më tutje shkulin lisa dhe peshojnë shkëmbinj. Muji dhe Halili kanë qenë dy malësorë që kanë pasur fuqi mbinatyrore. Ata, sipas legjendës, ishin shtatgjatë, muskulorë dhe me mustaqe të gjata.

Madje, fshati Marinë i Drenicës ka një lidhje shumë të veçantë me këta dy malësorë. Këtë lidhje e bëjnë më të fortë dhe të prekshme tre gurë të mëdhenj, të cilët qëndrojnë afër shkollës së fshatit.

Brez pas brezi në Marinë me rrethinë tregohen legjenda se si këta gurë janë peshuar nga duart e Mujës dhe Halilit.

Ndërsa profesorët e shkollës fillore nuk kanë nevojë t’ua vizatojnë nxënësve madhësinë e gurëve në dërrasë të zezë. Ata i kanë vetëm pak metra larg shkollës dhe fëmijët kanë mundësi edhe t’i shohin nga afër.

“Së pari kur i kanë gjuajtur gurët Muji dhe Halili, si ka ra këtu njerëzit kanë menduar që është tërmet, por kur ka ra ka shpërthye uji”, rrëfen Kushtrimi i cili është në klasën e tretë.

Marinasit këta tre gurë i ruajnë si sytë e ballit. Ata besojnë se kush i prek gurët, mund t’i ndodhë ndonjë fatkeqësi në familje. Në këtë mënyrë, gurët janë ruajtur nga dëmtimi.

“Nuk kanë guxu, kush e ka prek atë janë domtu të gjithë. Kush e ka prek iu ka kajt nana”, thonë një banor i fshatit Marinë.

Vërtetësinë e tyre nuk e konteston askush në Kosovë. Madje as të rriturit.

Ata besojnë se këta tre gurë janë hedhur nga duart e Mujës dhe Halilit nga fshati Gradicë, i cili gjendet tri kilometra larg Marinës. “Para 150 vjetëve këta gurë janë këtu, dy këtu e një qatje. Thonë që i kanë gjuajt prej Qyqavice, Tali e Muja këta e Halili atë”, rrëfen Metush Hoti nga fshati Marinë, duke treguar me gisht gurët e mëdhenj.



Madje edhe mësuesit besojnë fort në legjendën e kreshnikëve. Kamber Hoti këtë bindje çdo ditë ia transmetohen edhe fëmijëve në shkollën fillore në Marinë. Ai tregon se si kanë ardhur këta gurë në fshatin e tyre. “Është kap guri me dy duart, edhe është hulat edhe është hedh sa ka pas fuqi në lartësi shumë të madhe. Kësaj loje i kanë thënë gurapeshë”, tregon ai.

Ndryshe nga banorët, sociologu Shemsi Krasniqi thotë se legjenda që është thurur për kreshnikët Mujin dhe Halilin ka një mesazh tjetër. “Mesazhi i vërtetë i saj është se fuqia njerëzore është shumë e madhe, dora e njeriut është shumë e fuqishme, mundet të bëj çudi, mund të bëj mrekulli”, vlerëson Krasniqi.

Pavarësisht kësaj, mësuesit dhe banorët e fshatit Marinë e kanë ndërmend t’i ruajnë këta gurë, në mënyrë që legjenda për Mujin dhe Halilin të mos vdesë kurrë. “Si punëtor i arsimit kam propozuar që t'iu sigurohet një bazë, të ruhen, por ku me gjet njerëz që do ta kryejnë atë punë”, rrëfen Sejdi Mziu, mësues i vjetër në këtë fshat.

Këta tre gurë janë krenaria dhe njëkohësisht burimi i një frike të vjetër të fshatarëve. Ata që janë munduar të ndryshojnë vendin apo formën e gurëve të Mujes dhe Halilit, sot nuk jetojnë më.

“Një person e ka shpinë qatje, ia ka hek një copë për me zidu një bunar, atë dite iu ka sëmur një djalë , i ka mbet sakat, tash ka vdek, por gjatë gjithë jetës u kanë sakat”, rrëfen Metush Hoti, banor i këtij fshati.

Ndërsa, mësuesi Kamber Hoti di edhe një rrëfim po kaq të errët për fuqinë mistike të gurëve. "Një shtëpi në lagjen time atje ka bë thyerjen e gurit të madh, por ajo shtëpi e atij personi që e ka thye gurin, është shuar, vetëm një djalë prej asaj familjeje ka mbijetuar”, tregon mësuesi.

Ndërsa sociologu Shemsi Krasniqi vlerëson se frika qindravjeçare e banorëve është e natyrës psikologjike. Sipas tij, mosrespektimin e kultit e lidhin me fatkeqësi. “Fatkeqësitë gjithmonë ndodhin, por bashkësia, popullata e projekton fatkeqësitë si pasojë e një veprimi që nuk e ka respektuar kultin apo vlerën që e ka krijuar bashkësia”, shton Krasniqi.

Ndërsa kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora, është më i drejtpërdrejt. Ai thotë se banorët e Marinës janë duke bashkëjetuar me një frikë të paarsyeshme, që nuk ekziston në realitet.

“Ky është një besim i kotë, një besëtytni, që nuk ka të bëjë absolutisht me të vërtetën. Këto janë vetëm trillime djallëzore që janë ngulitur nga imagjinata të sëmura të njerëzve se nëse lëvizet ky guri do t'i ndodhë dikujt diçka në familje”, thekson ai.

Edhe Don Shan Zefi nga Kisha Katolike e Kosovës mendon po ashtu se kjo është thjesht një legjendë.
“Është shumë e qartë se kemi të bëjmë me një mitologji. Fuqia e Zotit mund të bëjë mrekulli, por në këtë rast, në këtë fshat, mendoj se kjo është thjesht një legjendë dhe nuk ka të bëjë asgjë me të vërtetën”, thotë Zefi.

Por, mësuesi më i vjetër në fshat, Sejdi Mziu këmbëngul se ajo në të cilën besojnë fshatarët nuk është e trilluar. Ai thotë se vërtet kanë ndodhur raste kur njerëzit kanë vdekur, për shkak se janë mundur t’i dëmtojnë këta gurë. Ai tregon disa raste të punëtorëve që kanë punuar në ndërtimin e rrugës. Sipas tij, shumica e atyre që e kanë lëvizur njërin gurë nga vendi tashmë kanë vdekur.

“Nuk është besëtytni, është fakt se të gjithë ata që jo me qëllime të këqija, por edhe me qëllimin më të mirë, kanë pësuar. Prandaj kjo nuk është rezultat i besimit, krijimit të një bindjeje, por është e vërtetë”, rrëfen Mziu.

Rrëfimet për gurët çdo ditë ushqehen me frikë të re. Për ta tashmë janë thurur shumë rrëfime. Sipas banorëve, dikur afër këtyre gurëve janë shfaqur edhe krijesa të papara më herët. Sipas tyre, këto krijesa kanë shërbyer si mbrojtës të gurëve të Mujit dhe Halilit.

“Unë si unë, tash në moshën 65 vjeçare e mbaj mend gurin kur ka qenë sa grushti. Me i thanë dikujt që guri rritet ndoshta çuditet, por këta janë gurë të shenjtë”, thotë mësuesi tjetër Kamber Hoti.

Por, në këtë teori nuk beson sociologu Krasniqi. “Nuk besoj që gurët rriten, por rriten fjalët, shtohen besimet”, thotë ai, duke nënqeshur.

Baca Kamber ka edhe një rrëfim edhe më trishtues, që iu është thurur gurëve të Mujit dhe Halilit, që marinasit i ruajnë si sytë e ballit.

“Shumë njerëz e kanë pa një gjarpër të madh në zgavrën e gurit të madh dhe verës prej zhegut këndon. Ka qenë me një kaqurotë shumë të madhe dhe ka dalë në kohën kah 8:00...9:00 e mëngjesit”, rrëfen Kamber Hoti.

Por, a del dikush brenda dhe jashtë Marinës që ka guxim të dëmtojë këta gurë?
“Jo, kurrë, se kush i ka dëmtuar, ia ka pa sherrin”, thotë Metushi i bindur në fuqinë shkatërruese të gurëve.

Edhe mësuesi Kamber thotë se gurët e Mujit dhe Halilit nuk bën t’i prekë askush. Sipas tij, çdo njeri që i dëmton ata mund të vdesë nga mallkimi i gurëve.

Ndërsa sociologu Shemsi Krasniqi nuk beson në këto rrëfime të errëta të banorëve. Megjithëkëtë, ai thotë se as vetë nuk do të kishte guxim t’i dëmtojë këta gurë.

“Personalisht nuk iu besoj, por personalisht nuk do t'i dëmtoja në asnjë rast, as nuk do të provoja në asnjë rast t’i bindi popullatën që nuk ka nevoje t’i besojë kësaj... Lëri njerëzit le të mendojnë në mënyrën çfarë të duan”, shton ai.

Ndërkohë, në oborrin e shkollës së Marinës vazhdojnë të luajnë fëmijët, derisa rrëfimi për mallkimin e gurëve do të rritet bashkë me ta. Më fëmijët do të rritet edhe frika e hakmarrjes së legjendave.
Sociologu Shemsi Krasniqi vlerëson se mitet në këtë fshat vështirë se do të zhduken ndonjëherë.

“Për faktin që fshati është i populluar dhe nuk ka tendencë të braktiset, mendoj se ky kult do të vazhdojë të mbijetojë edhe në gjeneratat e ardhshme”, thekson ai.
Në këtë janë të bindur edhe marinasit. “Miti për paprekshmërinë e tyre do të ekzistojë sa të ekzistojë njerëzimi”, thotë mësuesi Sejdi Mziu.

Historia e Mujit dhe Halilit

Nga malet e Çiçavicës, pasi kanë pirë qumështin e zanës, Muji dhe Halili kanë bërë garë se cili mund të gjuajë gurë më larg se tjetri. Natyrisht ata gurë kanë qenë të përmasave shumë të mëdha, por qumështi i zanës u ka dhënë atyre një fuqi mbinatyrore. Dhe gara kishte përfunduar pikërisht në fshatin Marinë, ngase gurët që janë gjuajtur prej tyre, janë përplasur në tokën që sot quhet Marinë.

Përshkrimi i personazheve është i mbinatyrshëm; ata flasin me orët, luftojnë me mazdrake (topuz), gjaku i tyre derdhet si lumë, i kanë mustaqet nga një pash, e hedhin topuzin me aq forcë sa ngrihet pluhur nëntë pashë lart etj. Heronjtë e këtyre legjendave janë të shumtë, por kryesorët janë Muja e Halili.

Artan Behrami

Eposi i kreshnikëve (ose Cikli i kreshnikëve)

Skeda:Muji kopertina.gif

Eposi i kreshnikëve (ose Cikli i kreshnikëve) është një epos legjendar i përbërë nga kënge të ndryshme epike, ku këngët kryesisht shoqërohen me lahutë. Zonat ku eposi këndohet janë të shumta në Shqipërinë e sotme. Mendohet se ai është i pranishëm në zonat si Malësia e Madhe, Dukagjin, Has e shumë rrethe të tjera. Përveç territorit të Shqipërisë, cikli këndohet edhe në zonat e Kosovës, si Pejë, Gjakovë, Prizren, Deçan, Rahovec e të tjerë. Në qendër të këtij eposi, qëndrojnë dy vëllezërit Muji dhe Halili. Në epos tregohen historitë e të dy vëllezërve, si edhe ka edhe një këngë ku përfshihet vajtimi i Ajkunës për birin e saj Omerin (aktualisht kënga "Ajkuna qan Omerin" ose e njohur ndryshe edhe si "Vaji i Ajkunës").

Kryesisht trojet veriore të banuara prej shqiptareve, sidomos mbi lumin Drini : nga bregdeti veriperëndimor deri në krahinat verilindore, duke përfshire Krajën, Malësinë e Madhe, Dukagjinin, Nikaj - Merturin, Malësinë e Gjakovës, etj.
Kënge të këtij cikli këndohen dhe në jug të Drinit, sidomos në Pukë, Lumë e Dibër. Ndonjë subjekt haset dhe në Lezhë, Krujë dhe krahinat veriore të Elbasanit e të Librazhdit. Nëpërmjet malësoreve, të zbritur që nga fillimi i këtij shekulli e këtej, si edhe te kosovareve të shpërngulur, ato kanë ardhur deri në rrethet Elbasan, Durrës, Lushnjë e Fier. Per vec ketyre eposi eshe nje histori qe perban hiperbol. Në shkence ai njihet me emërtimin eposi i kreshnikeve ose cikli i Mujit dhe i Halilit, kurse në popull - këngë kreshnikesh, këngë të Mujit e të Halilit, këngë të moçme trimash, këngë lahute etj.



Ky epos, që përbën një pjesë të rëndësishme të epikës legjendare shqiptare në përgjithësi, jeton jo thjesht si një relikt i nderuar dhe i çmuar etno - kulturor, por kryesisht për mesazhin e madh që sjell - rezistencën në emër të lirisë, të së drejtës e të dinjitetit, - si dhe për vlerat e larta artistike. Është mjaft elokuente bindja e thelle e malesoreve së "Këngët e kreshnikeve e burojnë njërin, e banjë trim, i shtien zemër të durojë plumbin, gjakun luftërat ku tresin meshkujt". Ja pse, sipas dëshmive të bartësve popullore e të studiuesve, këto janë kënduar tradicionalisht e janë dëgjuar me kënaqësi e nderim të veçante jo vetëm nder kuvendet e gjera popullore, nder dasma e festa të tjera apo pranë oxhakut te kullave karakteristike malësore netëve të gjata të dimrit, por edhe para fillimit te një beteje, madje edhe në zjarrminë e luftës. Ja pse shtëpia pa lahute, shtëpia ku s'këndoheshin këngë kreshnikesh, konsiderohej si "shtepi e lanun", që s'meriton respekt.
Për vete rrethanat e disfavorshme historiko-shoqërore të së kaluarës (pushtimi osman, niveli i ulet i zhvillimit ekonomik etj.), që kanë kushtezuar edhe gjendjen e shkencave shqiptare në atë kohe, interesi për eposin e kreshnikeve është i vone. Po të përjashtonim një fragment të shkurtër që botoi albanologu i njohur e i nderuar Gustav Majer (G. Mayer) më 1896 ("Albanesiche Studien" VI), do të duhet të thoshim se mbledhja edhe botimi i këtij eposi realisht filloi në krye të shekullit tonë, sidomos në vitet 20. Ndër botimet kryesore të gjertanishme do të mund të përmendeshin : "Epika legjendare", vëllimi I dhe II (1996, 1983), "Chansonnier épique albanais" (antologji frëngjisht, 1983) "Këngë kreshnike" (Prishtine, 1974).
Krahas botimeve me materiale faktike, filluan edhe studimet e eposit të kreshnikeve. Në fillim ato qenë kryesisht shënime të thjeshta e mbresa, që erdhën duke u thelluar e u zgjeruar disi gjatë viteve '30, për të arritur sot një nivel mjaft të kënaqshëm. Kurorëzimi i gjithë kësaj punë studimore u bë me simpoziumin "Epika heroike shqiptare", (Tirane, 20-22 tetor, 1983), ku morën pjese edhe mjaft studiues të huaj dhe materialet e te cilit u botuan të plota në përmbledhësin "Çështje të folklorit shqiptar", vëll. II dhe III (1986).


Eposi i kreshnikeve i ka të gjitha tiparet e zhanrit, por edhe veçoritë specifike, që lidhen me klimën historike-shoqërore e kulturore ku lindi, u rrit, u maturua e jeton. Se pari, ai ka tri veçoritë kryesore : epizmin, frymën heroike dhe legjendaritetin.

Epizmi

Eposi i kreshnikeve e pasqyron jetën në forme tablosh të gjera "objektive". Frymëmarrja e gjere është e pranishme në çdo ind të tij : në përleshjet dhe dyluftimet homerike, në madhështinë e heronjve dhe të botës që i rrethon, në përmasat e larta dhe tradhtitë tronditëse, në ndjenjat dhe mendimet e thella (Muji, p.sh., kur mendohet "shikon barin kah po rritet"), në gjatësinë e poemave (mesatarisht dalin me 200, por edhe me 500, edhe me 1000 vargje), në gjatësinë e vargjeve (pëlqehet më shumë dhjetërrokëshi i bardhe - një varg me mundësi të gjera shprehëse) etj. Por epitetin objektive ne e vumë në thonjëza, sepse rapsodi shtiret sikur vetëm tregon objektivisht si kanë ndodhur ngjarjet, kurse në fakt ai mban një qëndrim të caktuar, qofte edhe duke lënë atë të nënkuptuar. Në të njëjtën kohë, në epos janë të pranishme, do të thoshim, me shumice, edhe detajet, situatat, trajtimet, personazhet e një reference lirike : dashuria midis vëllezërve e shokëve, dhimbja e humbjes së një personi të dashur, gëzimi i takimeve miqësore, ngjyrat plot shkëlqim të një peizazhi dhe lektisja para tij, portreti i një vashe. Një shembull për shprehës lirizmi është, fjala vjen, vajtimi i thekshëm i Ajkunes, gruas së kryetrimit, mbi trupin pa jetë të djalit të saj të vetëm. Veçse le të vihet re që edhe këtu gjithçka përthyhet nëpërmjet prizmit epik, ruan përmasat epike - dhembja e thelle e nënës, mallkimi i saj i fuqishëm, keqardhja e elementeve të natyrës dhe e bishave të malit : Qyqe vetëm rrugën paske marre, / Kan’ zan’ vend yjt’ vajin me e ndie !/ Kur ka dalë nder Lugje t’Verdha, / Ather’ nana hanen ka mallkue : / - T’u shkri-mt’ drita ty, o mori hane, / Qe s’ na çove atë nat’ nji fjale, / N’ Lugje, t’ Verdha shpejt me dalë, / Bashk’ me hy n’nji varr me djale !... Kur ka shkue te varri i djalit, / Ka pa hin treqind vjeç ; / Ahi ishte rrema - rrema, / Nji ma t’bukurin mbi varr po e shtin. / Mir’ po pshtetet për deg’ t’ ahit, / Pikon loti mbi varr te djalit. Kanë lanë kangen zogjtë e malit, / Kanë lanë kangen me veshtrue ! / - Po a s’e din se kush ka ardhe, / Qe nuk çohesh për m’u fale, / More i miri i nanes - o ? / Amanet, o more bir, / Dil nji here ksi burgut t’ erret, / Fol me nanen që t’ka rrite : / S’ m’ ke lan’ kurrë kaq shumë më prite ! . . . / More Omer i nanes - o! / A thue Gjogun me ta prue ? / Dil nji her’ për me lodrue, / Bjer nder gurra me u freskuè , / Kërko majat bashk’ me zana, / Se ty varrin ta ruen nana, / More i miri i nanes - o !...
Edhe rrëfimi është gjithashtu epik. Ai është plastik, monumental, i gjerë, solemn, shpesh mjaft i hollësishëm, zakonisht i shtruar, me një qetësi sublime, pa ekzaltime, eufori e kuje, me një force të brendshme e të natyrshme. Në të zëne vend të gjerë përsëritjet e formave të ndryshme ("Kqyr çka bani krajli për me ba", "Pak u vonue, shum’ s’ u vonue"), deri në përsëritjet e gjera epike, intonacioni zakonisht horizontalisht ose me dallgëzime të lehta. Edhe melodia që shoqëron poezinë është e qetë, recitative, disi monotone, por e thelle, si jehone malesh e kohësh të lashta. Ajo dëgjohet me endje, sepse plotësohet nga dramaticiteti i ngjarjes, nga efekti i fjalës a i figurës poetike.

Fryma heroike

Eposi shqiptar i kreshnikeve, siç del edhe nga kuptimi që ka marre fjala kreshnik , është një epos heroik. Fryma heroike e përshkon atë fund e krye ; me brumë heroik është ngjizur çdo strukturë e mikrostrukturë e tij.
Veçse këtu heroizmi nuk del si diçka e jashtme, si vetëmburrjes a si mjet për të tërhequr simpatinë e dikujt. Ai është krejt spontan, genuin, i brendshëm, buron nga domosdoshmëria e rezistencës dhe e përballimit të rreziqeve e të vështirësive. Eposi e paraqet heroizmin si mënyre mendimi, sjelljeje a veprimi, që ve në qendër të sistemit të të gjithë vlerave trimërinë, vetëmohimin, që i quan ato atribute të pandara te një mjedisi shoqëror të përcaktuar etnikisht, të një mënyre të veçante organizimi shoqëror. Ai e trajton heroizmin si një tradite të lashte, si një kult të vërtete, si një model etnokulturë të kristalizuar, madje të sakralizuar, gjatë shekujve : Zoti t’ vraft, bre Krajle Kapidani, / Pes’ dekika liri me të dha -ne. / Tjetër t’ mir’ në t’ paret s’na kan’ lane, / Kurrnja nësh veç mos me dek’ në t’ shkrue -me, / Por me shpata m’ u pre tue kendue.

Legjendariteti

Këtë veçori ia jep eposit të kreshnikeve tipi i mendimit poetik mbi bazën e të cilit ai është ngjizur e që mëshiron. E ky është mendimi poetik legjendar, një tip mendimi poetik karakteristik për një shkalle të caktuar të zhvillimit shoqëror e që, siç dihet, i paraprin mendimit poetik historik.
Ky tip mendimi përben themelin specifik të eposit të kreshnikeve si zhanër me vete, përcakton mënyrën e përvetësimit të realitetit prej këtij eposi, mënyrën e raportit midis së vërtetës artistike dhe së vërtetës historike, natyrën dhe tere sistemin e mjeteve shprehëse. Thelbin e këtij mendimi e përben fondi i gjerë i elementeve mitike, përrallore, fantastike, që e shpreh realitetin në mënyre të legjendarizuar, jo sipas parimeve të ngasjes a të mundësisë, por, në radhe të pare dhe kryesisht, sipas parimeve të së mrekullueshmes.
Një nder shprehjet e këtij tip mendimi në eposin e kreshnikeve është prania në të e një lende të gjerë poetike që, për nga origjina, lidhet drejtpërdrejt ose tërthorazi me mitologjinë, kryesisht me poetiken mitologjike. Midis morisë së elementeve të kësaj lende do të mund të përmendeshin : një varg figurash mitike, tipike shqiptare, që veprojnë në epos me cilësinë e personazheve artistike (zanat, të lumet e natës, orët, /shtojzovallet, gjarpërinjtë që u japin force kreshnikeve ose u shterojnë plagët) ; zogjtë që paralajmërojnë ngjarjet ose marrin e shpien amanete ; vende të kulteve pagane (Mrizet e Mëdha, Lugjet e Verdha, krojet, pyjet, shpellat) ; trupat qiellore që komunikojnë me njerëzit ose "marrin ndore" (Dielli, hëna, yjet) ; "shpjegimet" e origjinës mitologjike të kreshnikeve (Muji u bë i tille, p.sh., nga që piu "tamel gjini nga zanat) ; lindjet dhe rritjet e mrekullueshme (p.sh. maturimi si kreshnik që në moshën shtatëvjeçarë) ; ngurosjet dhe çngurosjet e heronjve ; vdekjet dhe ringjalljet ; metamorfozat e lloj - llojshme fantastike (p.sh. kthimi i njeriut në qyqe) ; mjetet ndihmese të mrekullueshme ose, siç janë quajtur ndryshe, mjetet magjike (unaza magjike, qumështi i gjirit të nënës, lëngu i luleve, uji që shëron sytë, molla e arte) ; kundërshtaret përbindësha (Arapi i zi, Bajlozi) ; etj. Mbi themelet e poetikes mitike, është sajuar edhe gjithë ai sistem figurash hiperbolizuese ose personifikuese.
Duhet thëne veçse e gjithë kjo lende mitologjike në epos e humbet karakterin sakral, deri- diku zhvishet nga besimi në të si realitet dhe kthehet në lende estetike, në lende që ndihmon njohjen dhe pikturimin e realitetit sipas ligjeve artistike që ndihmon për të theksuar ide të caktuara e për të karakterizuar personazhet e situatat. Kuptohet atëherë së eposi nuk mund të identifikohet me mitologjinë.
Si shprehje tjetër e mendimit poetik që përmendëm, i cili përforcon karakterin legjendar të eposit, do të mund të kuptohej edhe poetika përrallore, e zhveshur nga vetëdija e mirëfillte historike dhe mbi bazën e së cilës janë krijuar me një bukuri të rralle figurat e motivet imagjinare fantastike.
Ne fakt edhe pse në epos historia ndihet qartë e buçet pas çdo situatë a personazhi, jepet jo aq me detaje konkrete, reale, por në mënyre globale, në trajte ideali, si lëng historik ; edhe pse është e pranishme, mjegullohet, errësohet nga hija e personazheve dhe situatave madhështore. Prandaj këtu si në baladat legjendare, përrallat legjendare, koordinatave historike të kohës e të hapësirës u mungon saktësia e plotë, ka diçka të përcaktuar. Me sakte do të mund të thuhej se këtu historia përthyhet nën prizmin e poetikes legjendare, koha dhe hapësira janë kohë dhe hapësire epike, jo identike me kohën dhe hapësirën reale.
Në eposin e kreshnikeve nuk kemi lëvizje lineare të kohës historike. Këtu zotëron përfytyrimi i një kohë konvencionale, që nuk i nënshtrohet datimit, që nuk e përfill kronologjinë, që rrjedh ndryshe nga rrjedha reale dhe historike e saj. Në epos koha mund të ndalet, të kthehet prapa, të ngadalësohet a të përshpejtohet (jo rralle, p.sh., dielli e ndal vrapin e tij, nata zgjatet, pranvera vjen me shpejt). Kjo bën që edhe ngjarjet të mos vijnë gjithmonë njëra pas tjetrës, sipas një rendi real kohor, por të mund të nderojnë vendet ose të ecin paralelisht. Nga ana tjetër, koha është thuajse gjithmonë e shkuar e largët, gjë që duket edhe të shprehjet : "Një here e një kohë", "Kështu m’kanë thanë se â ba moti" etj.
Në eposin shqiptar të kreshnikeve karakterit konvencional, epik të kohës i përqaset edhe karakteri konvencional i përfytyrimeve për hapësirën. Edhe këtu kemi diçka të përcaktuar. Hapësira, si të thuash, jepet në vija të trasha e ndahet po kështu në botë të heronjve e në botë të huaj. Rrjedhimisht koncepti i eposit për hapësirën nuk përkon plotësisht me vendbanimet reale historike, edhe kur aktivizohen toponimet e tyre. Në të njëjtën kohë, sipas poetikes legjendare, në një bote të papërcaktuar, sidomos kur ajo është e largët, ashtu si në kohën e largët, mund të ndodhin lloj-lloj çudirash, të hasen të papritura dhe vështirësi që përballohen vetëm nga guximi dhe forca e kreshnikeve. Kështu që papërcaktueshmëria dhe largësia relative kohore dhe hapësinore nuk janë vetëm rezultat e legjendaritetit, por edhe mjaft për ta rritur atë, për të rritur karakterin e jashtëzakonshëm dhe prestigjin epik të ngjarjeve.


Diçka e tillë vihet re edhe tek antroponimia e të vlera e numrave. Për eposin ka rendësi jo emri i personazheve, por qenësia, përmbajtja, karakteri, profili artistik, botëkuptimi dhe psikologjia e tyre. Prandaj emrat edhe mund të ndërrohen. Në fakt në eposin shqiptar të kreshnikeve një pjesë e mirë e personazheve mbajnë emra myslimane. Ky është rezultat i kohës së sundimit osman (fundi i shekullit XV-1912) e ka ndodhur edhe me krijime të tjera të lashta poetike shqiptare, të cilat tek arbëreshet e Italisë, si dhe në mjaft krahina të vendit, ruajnë edhe sot e kësaj ditë personazhe me emra më të hershme të krishtere : Kostandini i Vogelith, p.sh. (heroi që rikthehet ditën e martesës së gruas), është riemëruar Ymer Aga, Kostandini tjetër (vëllai i vdekur që ringjallet për të plotësuar fjalën e dhëne, - të çoje pranë gjinisë motrën e martuar larg) është kthyer në Halil Garria, Hyseni i vogël etj. Madje në ndonjë rast procesi i islamizimit ka mbetur në mes : në një variant të baladës së rinjohjes motër-vëlla, vëllai quhet Gjon Pretrika (emër i krishterë), kurse motra Fasilet (emër mysliman) ; tek emri i një kreshniku Gjergj Elez Alia - pjesën e parë e kemi të krishtere, kurse të tjerat myslimane. Edhe një varg numrash (përdorim me të gjerë kanë : 3, 7, 9, 12, 30, 40, 300) nuk kanë vlere reale, matematike, por janë kryesisht konvencionale, numra epike klishe (përdoren, p.sh. për të dhëne idenë e shumicës e të madhësisë).

Karakteri polistadial

Vete lënda poetike e eposit shqiptar të kreshnikeve dëshmon se ai nuk është krijuar njëherësh. Si çdo fenomen tjetër artistik ai ka pasur lindjen, veterritjen, maturitetin dhe pleqërinë e tij me një shtrirje të gjatë në kohë. Gjatë kësaj kohë çdo periudhë historikë i ka dhëne eposit një lende të caktuar historiko-shoqërore e poetike, ka lënë vulën e saj në të. Prandaj eposi, ashtu siç na erdhi që kur filluam ta njohim, u ngjan dëborave alpine ku shtresa zë shtresën, ose një pikture të vjetër mbi të cilën janë hedhur shtresime të reja. Kjo i jep atij karaktër të spikatur polistadial. Sigurisht, vete poetika legjendare që zotëron në epos, fakti që ai, si formë artistike, disi e "tjetërson" realitetin e mund të aktivizoje edhe në kohë të vona, lende me origjine poetike të stërlashte, përzierja në ndonjë drejtim i lendes së shtresave të tij, bën që këto të fundit të mos dallohen lehte ; por folkloristika shqiptare ka dalluar tashme qarte mjaft prej këtyre shtresave.
Gjithsesi, janë krejt të dallueshme dy shtresa, ajo paraosmane dhe ajo pas pushtimit osman. Në të vërtete shtresa pas pushtimit osman është tepër e hollë në krahasim me të paren. Ajo përbehet kryesisht nga emrat myslimane të disa kreshnikeve, nga armët e reja që hasen ndonjëherë (armët e zjarrit), nga ndonjë element të leksikut me prejardhje osmane, nga ndonjë incident i rralle11 ose këngë (si të tillë kemi vetëm një), që i bën jehonë konfliktit shqiptaro-osman. Kjo është një shtresë që i është hedhur eposit tonë si një farë pelerine e lehte e plot të çara, të cilën eposi mund ta rrezoje vetëm me një lëvizje të shpatullave të tij të fuqishme.
Shtresa tjetër, paraosmane, është shtresa bazë e eposit, që i jep atij fizionominë ideoartistike si një formë e veçante folklorike. Ajo është pakrahasimisht më "e trashë", e plotë dhe e rëndësishme sa shtresa pasosmane. Është pikërisht kjo që zbulon dhe e përcakton eposin si zhanër, si formë të veçante folklorike, si monument artistik, me volumin, strukturën dhe formën e tij. Ajo përbëhet nga gjithë ato elemente që u përmenden më lart, kur u fol për karakterin legjendar të eposit, si dhe nga gjithë problematika themelore, lënda baze historiko- shoqërore, etnografike, muzikore etj., për të cilat do të flitet më poshtë. Por edhe brenda kësaj shtresë dallohen nënshtresa të ndryshme. Kuptohet se, për arsyet që u përmenden, dallimi i tyre është disi me i vështirë dhe kufijtë më pak të përcaktuara. Kështu, në epos gjejmë elemente të matriarkatit (vendi i veçante i nënës, në një kohë kur babai i kryekreshnikeve mungon krejt, elemente të respektimit të "vijës së tamlit", vendi i veçante i dajës-avunkulati etj.), por edhe të tilla (dhe ato përbëjnë shumicën) të patriarkatit ; zana diku paraqitet në fazën e saj më lashtë, "të eger", si forcë armiqësorë për kreshniket (p.sh. të kënga "Martesa e Mujit"), por me tej njerizohet (humbet virgjinitet-in, fiton një konstitucion psikologjik si të malesoreve, - mban besën, behet vëllam me kreshniket, - i ndihmon ata dhe u kërkon ndihme, përzihet në punët e tyre), ashtu, madje në një mase më të madhe, si perëndite e "Iliades" ; ndonjë figurë tjetër, edhe pse ruan thelbin e vet të origjinës mitologjike, në ndonjë drejtim thith lende historike relativisht të vonë. Bajlozi është një përbindësh, që vjen nga deti, por mban emrin e njohur nga hierarkia evropiane mesjetare - Bajulus - dhe kërkon taksen karakteristike feudale bizantine "tym për tym", (ishte shkruar diçka që unë s’e kuptoja).
Një gjendje e tillë na lejon ta përfytyrojmë rrugën e eposit shqiptar të kreshnikeve si atë të një topi dëbore që e nis rrukullimen nga maja e malit, rritet gjatë saj, për të ndaluar diku, për t’u shkrire disi duke humbur pjesë të tera e duke "fituar" ndonjë shtrese të re. Por bërthama kryesore e këtij masivi mbeti që mbeti e paprekur. Kjo i ka ndihmuar folkloristet shqiptare të përcaktojnë një varg këngësh (rapsodish) që i përkasin kësaj bërthame e që, bashke me rapsodi të tjera, përbëjnë fondin e lashtë a më të vone, por, sidoqoftë, paraosman të eposit. Prej tyre po përmendim sa për shembull : "Martesa e Mujit", "Fuqia e Mujit", "Martesa e Halilit", "Gjergj Elez Alia", "Deka (= vdekja) e Halilit", "Omeri prej Mujit", "Muji i varruem (= i plagosur)", "Ajkuna qan Omerin".

Mirëfilltësia popullore (karakteri fshatarak)

Teoria e përgjithshme e eposit ka provuar se ai lind në atë kohë, në ato vende, në ato krahina të një vendi, në atë komb, popull a shtrese të popullit ku ka probleme të mëdha, shqetësime të mëdha, ballafaqime të mëdha. Eposi shqiptar i kreshnikeve i ka gjetur problemet e tilla të populli shqiptar, me sakte të pjesa fshatare e tij. Ishte pikërisht kjo pjesë, që ishte e interesuar më shumë se kushdo tjetër për problemet madhore që trajton eposi. Jo vetëm kaq, por edhe zgjidhja e këtyre problemeve në epos behet nga pozitat psikologjike e botëkuptimore, kryesisht të fshatarësisë së thjeshtë, që është mësuar të jetoje me pune të ndershme, me zemër e duar të pastra. Ja pse në epos zgjidhja e problemeve që shtrohen behet përgjithësisht nga pozita e jo nga sulmi për të përfituar nga ajo që u takon të tjerëve ; nga trajtimi me dinjitet i të huajve e jo nga mendjemadhësia (në epos flitet me respekt edhe për armiqtë, vlerësohet trimëria e tyre ; ata mund të urrehen, të dënohen e të vriten, por nuk mposhten).
Në epos jepen me plot ngjyra e saktësi mjediset fshatare, kryesisht malore (ku dielli "shumë" po shndrit e pak po "nxeh"), natyra që i rrethon, mënyra e jetesës së njerëzve që janë mësuar të përballojnë ashpërsinë e terrenit e të klimës, rreziqet dhe vështirësitë. Aty nuk ka as edhe një gjurmë nga mjediset e molepsura, "shkëlqimi" i jetës, mirëqenia dhe orgjitë feudale. Por ndryshon puna kur jepet, të themi, jeta e antagonisteve, të cilët notojnë në luks, ndonjëherë edhe në ves. Ja një përgjigje plot interes që i jep Kraleviç Markut kreshniku Musa Arbanasi, pasi kujton lindjen e të parit në saraje të mëdha e shtroje të buta : Mue shqiptarja e ashpër me lindi / Atje të dhente, në gurre të ftohte, / Me plaf të zi me mbështolli, / Me fije ferrash me lidhi, / Me qull tershere me ushqejti.
Edhe mjetet artistike me të cilat trajtohen problemet, janë tipike për folklorin fshatar ; sigurimi i gjithë arsenalit të figuracionit nga mjediset blegtorale, bujqësore e nga natyra.
Karakterin e mirëfillte popullor, folklorik ia jep eposit edhe tipi i rapsodit, i bartësit dhe ekzekutuesit të tij. Këta kanë qene tërësisht blegtore, bujq e fshatare të thjeshtë, që kanë kënduar për qejf të tyre. Pra, s’ka pasur rapsodë oborresh, rapsodë profesioniste e që të kenë kënduar për hesap të të "mëdhenjve", duke i lavdëruar ata, kundrejt një shpërblimi.
Mirëfilltësinë popullore, folklorike e dëshmon edhe mungesa në epos i ndikimeve të artit të kultivuar.

Forma (mënyra) e ekzistencës

Dihet se eposet njihen në dy forma : si unitete integrale, të plota, të ndërtuara si tërësi me një logjike artistike dhe kohore të caktuar, dhe në formë këngësh (rapsodish) të veçanta. Dihet gjithashtu se forma e parë është fryt i iniciativës krijuese të individëve të veçante, që bashkojnë pjesët në një të tere. Eposi shqiptar i kreshnikeve jetoi dhe vazhdon të jetoje në formën e dyte. Secila prej këngëve të tij trajton një problem të veçante, një çështje, që në lindje, në rritje e gjer në zgjidhje të saj ; prandaj çdonjëra paraqitet si njësi e plotë e me vete artistike. Për këtë arsye ato janë quajtur edhe epe, edhe poema. Por të gjitha ato formojnë një mase kompakte e koherente poetike.
Ato i bashkon tematika, fryma e përgjithshme, personazhet e kristalizuara që lëvizin në të gjithë hapësirën e eposit, format kompozicionale dhe strukturat, mjediset e zhvillimit të ngjarjeve, mjetet shprehëse stilistiko-figurative dhe intonativo-melodike. Kuptohet se poemat, duke jetuar si njësi artistike të mëvetësishme edhe pse ruajnë farë mirë thelbin, bërthamën kryesore e me të gjerë, kanë pësuar edhe ndryshime nga koha në kohë, nga krahina në krahine apo nga rapsodi në rapsod ; pra, ato i janë nënshtruar variacionit kohor a hapësinor, fenomen ky i njohur për të gjitha format folklorike. Kështu që eposi, edhe nga pikëpamja e formës së ekzistencës, mbeti si një zhanër i paprekur, i natyrshëm dhe i mirëfillte folklorik.

Tematika Rezistenca

Tema kryesore e eposit shqiptar të kreshnikeve është rezistenca : rezistenca për ruajtjen e trojeve, bjeshkëve, kullotave, shtëpive, nderit e dinjitetit të botës së kreshnikeve, të fisit, të familjes dhe individit ; rezistenca, konflikti dhe lufta kundër forcave të natyrës, të përfaqësuara nga zanat në fazën e tyre të "egër" (kënga "Martesa e Mujit"). Në të gjitha rastet e tjera rezistenca e kreshnikeve lidhet me forca të përcaktuara etnikisht. Vetëm në një ose dy këngë si forcë e tillë dalin osmanet (kënga e dyluftimit të Musa Arbanasit me Kraleviç Markun dhe kënga "Muji dhe Halili të mbreti", për të cilat u fol). Vetën në fare pak këngë (ato mund të numërohen me gishtat e njërës dore) si forca të tilla dalin "Krajli i Talirit" (mbreti i Italisë), maxharet, gumatet, venedikasit (Bajlozi i eposit është Bajlusi - i dërguari i Venedikut). Në te gjitha këngët e tjera si forca të huaja, me te cilat lidhet rezistenca e kreshnikeve, janë shqete (shkjete) - sllavet.

Tema te tjera

Mund të thuhet se temës bazë, rezistencës ndaj shqeve, i nënshtrohen te gjitha temat e tjera, si : lindja e mbinatyrshme e heronjve, mosmarrëveshjet e keqkuptimet e përkohshme midis vete kreshnikeve, marrëdhëniet familjare, rrëmbimet e ndërsjelleta të kuajve, të grave etj. Kështu, forca e jashtëzakonshme që fiton kryekreshniku Muje me ndihmen e zanave, konsumohet për t’u rezistuar shkieve ; mosmarrëveshja midis vëllezërve Muje e Halil, që gati sa nuk arrin në dyluftim (kënga "Halili i qet bejleg Mujit"), gjykohet nga nëna e tyre si diçka që do ta uronin shkiet. Në këtë mënyre terë eposin e përshkon fryma e rezistencës kundër shqeve, fryma e alarmit te vazhdueshëm për shkak të tyre, fryma e pasigurte dhe e nevojës së vigjilencës së përhershme për të ruajtur botën kreshnike "mos më hy as korbi".
Në vargun e gjatë të poemave që përbëjnë eposin, situatat ku zbërthehen temat janë nga më të larmishmet, më fantastiket, më tërheqëset, më madhoret, gati marramendëse. Kemi aty kulla hijerënda, ku gdhijnë e ngrysin ditët e armëpushimeve heronjtë ; marrëdhënie midis vëllezërve, kunatave, vëllamëve ; zjarre alarmesh që paralajmërojnë rrezikun ; zana që i afrohen kullës së kreshnikut në muzg për t’u ankuar për diçka ; festa që ndërpriten nga një kushtrim rrënqethes ; marshime të gjata, ndeshje të egra në bjeshke, dyluftime, pas mbarimit te të cilave toka mbetet djerre nga zhgërryeja e këmbeve të njerëzve e të kuajve ; ndjekje homerike midis pamjeve madhështore të natyrës ; karvanë dasmoresh që lëvizin drejt dasmash të rrezikshme ; krushq të ngrirë a të copëtuar ; endje si në ankth kreshnikesh të qorruar ; motra që kërkojnë rrugën e kthimit të vëllait të plagosur me anën e njollave të gjakut ; turma korbash që kakarisin mbi kufomat ; kronj që skuqen kur nënat lajnë rrobat e djemve të kthyer nga lufta ; varre të vetmuara e burgje të errëta ; rënkime të vdekurish që s’mund të ngrihen te ndëshkojnë fyerjet ; vajtime të madhërishme e mallkime me përmasa të përbindshme. Shkurt, siç janë shprehur me të drejt studiuesit, një aksion të ethshëm, që vazhdon qindra ditë apo qindra vjet, e që përbën materien poetike të eposit.
Se fundi, lidhur me tematiken e eposit të kreshnikeve vlen të përmendet se në asnjë rast nuk kemi konflikte fetare. Një argument plus në këtë drejtim është edhe fakti se eposi ka jetuar e jeton në mënyre të gjallë e gjithë respekt dhe në elementin katolik.

Bota dhe jeta e kreshnikeve

Jeta dhe veprimtaria e kreshnikeve zhvillohen rreth Jutbinës, qytet i vogël në Kroaci. Teatri kryesor i ngjarjeve shtrihet në viset veriperëndimore të Gadishullit Ballkanik (Zader, Senjë, Kotorret e reja etj). Por në epos rrethi i veprimeve zgjerohet dhe shkon nga Shqipëria në Brigjet e Tunës (Danubit). Gjeografia e eposit përfshin, veç toponimeve të mësipërme, edhe të tilla si Vlora, Shkodra, Tetova, Budini (Budapesti), Bosnja, Rumelia, Maxharia, Toliri (Italia), Venediku, Turqia ; madje, në raste të rralla, edhe Moskovi e Bagdadi. Veç kësaj, përmenden dendur edhe toponime të paidentifikuara gjeografikisht si Bjeshkët e Nalta, Lugjet e Verdha, Klysyrat e Zeza, që më shumë tingëllojnë si legjendare. Siç mund të vihet re, toponimia e eposit nuk përkon plotësisht me territorin e përhapjes së tij, siç e njohim që në fillim të shekullit, që kur eposi nisi te mbidhej prej studiuesve. Një dukuri të tillë shkencat shqiptare e shpjegojnë me dy shkaqe, që ndërthuren midis tyre. Njëri është i natyrës historike, tjetri i natyrës artistike.
Dihet se Iliret, të parët e shqiptareve, dikur shtriheshin në vëri deri në brigjet e Danubit. Dyndjet në masë të sllaveve dhe përpjekjet për t’u stabilizuar në Ballkan (intensiteti i tyre më i madh i hershem u përket shekujve VI-VIII), bënë që elementi ilir e më vonë iliro-arbëror, të tërhiqet gjithnjë e më shumë në drejtimet jugperëndim, pjesërisht të asimilohet, diku-diku te mbetet edhe si ishull. Pra, kufiri i shtrirjes së elementit të shtyrë e në tërheqje, ishte gjithmonë në lëvizje. Atëherë nuk është krejt pa kuptim të supozohet, merret vesh, me një siguri mjaft relative, se bërthama e eposit shqiptar të kreshnikeve sjell jehonën e një stadi të hershem të caktuar të kësaj lëvizjeje.
Në të njëjtën kohe, siç u tha, hapësira dhe koha e eposit, si zhanër që ka në themel legjendaritetin, janë hapësire dhe kohe epike. Për më tepër, ky zhanër i lejon vetes që, si kohën dhe hapësirën e largët, t’i përdore për të rritur legjendaritetin, prestigjin epik. Në këtë kuptim gjeografia e eposit, nga ana artistike, është plotësisht e përligjur.
Shoqërisht kreshniket dhe ajo shtrese e popullit që ata përfaqësojnë janë të organizuar në bashkësi te lira fshatare : nuk i paguajnë detyrime askujt, kanë si preokupacion të përhershëm "mos me u ba raja", udhëhiqen nga prijës të zgjedhur midis me trimave e me te virtytshmeve sipas moralit të tyre, nuk njohin asnjë zot veç prijësit, vendimet e rëndësishme i marrin bashkërisht në kuvendet e mbledhjet e gjera.
Këto bashkësi të lira jetonin në vendbanime te ngulura, që thirreshin katunde. Ndonjëherë në epos përmenden edhe lagje të veçanta, p.sh. lagjja Potureshe.
Ekonomia e tyre ishte kryesisht blegtorale. Në shumë poema përmenden grigjet me dhen e dhi ose gjedhe, përmenden kullota e tëbanat e tyre (stanet verore). Në poema të tjera tregohet se edhe vete kreshniket shpesh merreshin me gjueti (një skenë madhore gjuetie kolektive e kemi te "Martesa e Mujit"). Në poema të tjera akoma ka mjaft të dhëna që dëshmojnë se bashkësitë e lira fshatare, ku bënin pjesë kreshniket, merreshin edhe me bujqësi (figuracioni i marre nga mjedise bujqësore, - "Po a t’ kan’ plasun sytë e ballit, / Kështu me i shkrepe demat e kularit", - tregime si ai për Mujin që, kur është duke lëruar me qete e mbrehur në parmendë dhe një kalimtar e pyet se ku i ka kullat Muji, i tregon drejtimin duke ngritur parmendën me gjithë që, etj.) Pra kreshniket nuk njohin vetëm zanatin e luftës. Ata dalin kështu si reparte të armatosura të bashkësive të lira fshatare që vigjilojnë buze kufirit, por edhe, sa herë kanë mundësi, e nderojnë shpatën me kërrabën a parmendën.
Kreshniket banojnë në kulla tipike shqiptare, kulla të ndërtuara jo vetëm për banim, por edhe për mbrojtje (me mure te trasha e frëngji) ; ushqehen me produkte blegtorale - bujqësore të përpunuara në mënyre etnikisht tradicionale (p.sh. hanë nga një dash të pjekur, pinë verë a raki) ; vishen e mbathen malësorçe (në epos kemi një rekuizite të terë veshmbathjeje dhe orendish shtëpiake karakteristike : lëkurçet, tirqit, opingat dhe kapuçi i bardhe gjysmësferik, fustanella- "fistani" -, jakucja, shtretërit prej druri, çerepët për pjekjen e bukës, mjelcet prej druri, kungujt e verës) ; ata luftojnë me topuzë, mizdrake, heshta, shigjeta, shpata, gurë (më vonë hyjnë në epos armët e zjarrit).
Eposi e jep botën e kreshnikeve si një botë etnikisht të veçante, të ndryshme nga ajo e të huajve, edhe në pikëpamje të veçorive kulturore ose traditave etnike, te gjithë konstitucionit etno-psikologjik.

Mosha e eposit

Një varg arsyesh na bindin se eposi heroik i kreshnikeve e nisi rrugën e vet artistike mjaft herët.
Se pari, do të rikujtojmë lëndën e gjerë me origjine mitologjike e përrallore, mendimin poetik legjendar, reminishencat e matriarkatit, që u përmenden. Në këtë fond të lashtë do të duhej të shtoheshin edhe elemente të hershme muzikore (forca e madhe përgjithësuese dhe karakteri i qëndrueshëm intonativ, prania e një "fjalie" muzikore të vetme që përsëritet e ndryshuar gjate këngëve, modet e gjymte dy - re - katër tingullore, karakteri i ndieshem recitativ), si dhe disa fjale e forma gjithashtu të hershme gjuhësore që janë ruajtur të ngurosura, të fosilizuara (fjala gjegjem me kuptimin dëgjoj, folja djerg me kuptim vepror kalimtar - dërgoj, çoj, zbres diçka a dike, forma foljore nderin në vend te nderojnë ose nderonjen, përmbysja e gjymtyrëve të kohës së kryer - pshtue kam, dalë kanë - në vend të kam pshtue, kanë dalë etj.) Janë pikërisht këto elemente që i kanë bërë studiuesit objektive të pranojnë gati njëzëri lashtësinë e eposit shqiptar të kreshnikeve. Le të citojmë një konstatim të M. Lambercit : "Elementet shqiptaro - ilire, figurat e besimit popullor shqiptar, që janë të gjalla, si edhe armët e vjetra janë dëshmi kujtimesh të një datë fort të lashte".
Shkencat shqiptare marrin në konsiderate teorinë e përgjithshme të eposit, e cila ka pranuar tashme se çdo epos me përmbajtje të tillë epiko - legjendare është fryt i periudhave historike, kur kapërcehet faza e bashkësisë primitive, e shoqërisë thjesht fisnore dhe kur bashkësi të tjera popullsish më tipare të njëjta etnike hyjnë në rrugën e kristalizimit të kombësisë. Për historinë shqiptare kjo faze përkon me periudhën e kalimit nga bashkësitë e gjera etniko-politike ilire (shek. V-VI) drejt formimit të kombësisë shqiptare (shek. X-XIV). Shekulli i XIV është kufiri kohor kur kapërcehet historikisht ai tip mendimi poetik që plazmonte eposin heroik legjendar, kur shter procesi i mirëfillte i kësaj poezie dhe zhduket domosdoshmëria historike që lind këtë poezi. Në prag të pushtimit osman kishin ndodhur procese të tilla (zhvillimi ekonomiko-shoqëror e politik - kalimi në fazën e zhvillimit të plotë të feudalizmit), te cilat po zëvendësonin brenda folklorit mendimin poetik legjendar me mendimin poetik historik, i cili nisi të krijoje epiken historike. Që eposi shqiptar i kreshnikeve e mbylli qerthullin e vet krijues në shekullin XIV, dëshmon edhe vete folklori shqiptar : sipas një legjende, kur Muji ndeshi një bari më pushkë dhe provoi në pëllëmbën e vet së plumbi i pushkës, i këtij "teshi" (sendi) të vogël, të shpoka, e kuptoi se mbaroi epoka që kishte nevoje për ta, për heroizmin e forcën e madhe fizike, prandaj, bashke me kreshniket e tjerë, u fut në një shpellë të thellë për të mos dalë kurrë më.
Ky proces provohet edhe nga vete tematika e eposit të kreshnikeve. U tha se tema e tij kryesore është rezistenca kundër trysnisë së të huajve, kryesisht të sllaveve. Historikisht dihet që kjo trysni e rezistencës filloi që në dyndjet e para të sllaveve në Ballkan në shek. VI-VII, për të vazhduar edhe më vonë, sidomos në shek. XII-XIV, në kohën e shtrirjes së sllaveve drejt jugut, perëndimit e juglindjes së Ballkanit (koha e Nëmanjideve). Sigurisht rezistenca kundër trysnisë së të huajve, në një fazë të caktuar, u gërshetua me rezistencën e fshatarësisë së lirë kundër depërtimit feudal. Por në rrethanat e Shqipërisë feudalet ishin më tepër të huaj. Ndofta pikërisht për këtë arsye në epos nuk gjejmë asnjë rast rezistencë kundër feudaleve vendas.
Si rrjedhim do të mund të thuhej se eposi shqiptar i kreshnikeve e nisi rrugën e vet artistike që me fillimin e rezistencës kundër dyndjeve sllave, për t’u maturuar në shek. XII - XIV e për t’ia lënë vendin pas kësaj eposit historik shqiptar. Me tej ai do të vazhdojë të jetojë, madje do ta theksoje karakterin e vet polistadial, por si një formë artistikë me fytyrën e kryer kryesisht nga e kaluara, cilësinë e një zhanri folklorik paraosman.

Gjykime

Mendohet se eposi e ka origjinën e tij në para dyndjeve sllave në territorin e Ballkanit. Teksti i këngëve të ndryshme tregon për betejat e dy vëllezërve me grupe sllave, duke e bërë këtë cikël më shumë një rrëfim të rezistencës së popullsisë etnike aty, kundrejt fiseve sllave. Në këto luftime, Muji dhe Ajkuna humbasin Omerin. Ky epos epik ngjason shumë në formimin e tij epik, me "Iliada" dhe "Odisea" dhe është Eposi i kreshnikëve një epos me vlera etnokulturore. Mendohet se këngët, në shumicën e rasteve këndoheshin për "miqtë e ardhur" si një mënyrë dëfrimi. Pa dyshim këto këngë nuk mund të mungonin në festat e ndryshme të malësorëve, edhe pse është e dyshimtë ideja se këngëtarët nuk merrnin asnjë shpërblim për të ekzekutuar këngët e kënduara.
Jo shpesh herë dhe jo radhë herë, studiuesit debatojnë mbi këtë epos. Një mendim se Ajkuna është në të vërtetë gruaja e Omerit, dhe jo nëna, nuk është shumë i përhapur, edhe pse një mendim i tillë ekziston. Sa do i pabazuar të jetë ky mendim, do të duhej një analizë e thellë nga persona të specializuar në këtë fushë për të mbështetur këtë mendim. Për momentin ideja më e saktë është se Ajkuna ishte nëna e Omerit dhe gruaja e Mujit duke u mbështetur te kënga elegji "Ajkuna qan Omerin", që është një vajtim tipik i një nëne për të birin e saj. Një debat tjetër jo shumë i përhapur është origjina e eposit. Pak persona shprehen se Muji dhe Halili janë Boshnjakë. Megjithatë një mendim i tillë do të ishte pa bazë, sepse cikli vetë flet për luftërat e popullit etnik shqiptarë kundra të ardhurve sllavë. Megjithatë këto janë debate që nuk kanë shkaktuar trazira në aspektin kulturor.

Këngët më të njohura të eposit

Në të vërtetë Eposi i kreshnikëve është një epos i pasur me këngë të shumta. Më poshtë paraqiten disa nga këngët më të njohura të këtij eposi :
Martesa e Mujit
Fuqia e Mujit
Orët e Mujit
Ajkuna qan Omerin
Martesa e Halilit
Muji e tri zanat e malit
Halili pret Pajo Harambashin

Literaturë

Ky material duhet bartur tek projekti i Librave


“Vajtimi i Ajkunës”
Drita a dale e drite s’po ban,
ka le dielli e nuk po nxeh :
ça ka ba Gjeto Basho Muji ;
Djalin n’dhe Muji e ka shti...
A dredhe Muji e në shpi ka shkue,
nana e djalit po e pyet ;
- Mujo, djalin ç’ma ka gjete ?
N’Lugjet t’Verdha, a thue ka mbete ?
Qyqe vetëm rrugën paska marre,
kane zane vend yjt’ vajin me e ndie !
Kur ka dale nder Lugjet t’Verdha,
atëherë nana hanen ka mallkue :
- T’u shkimte (shoftë) drita ty, o mori hane,
qe s’ma çove atë natë nji fjalë,
n’Lugje t’Verdha, shpejt më dalë
bashkë me hy n’nji varr me djalë !
Kur ka shkue te varri i djalit,
ka pa ahin treqind vjeç,
ahi ishte rrema-rrema,
nji ma t’bukrin mbi varr po e shtin
Mire po pshtetet për degë t’ahit
pikon loti mbi varr te djalit
Kane lanë kangen zogjtë e malit,
kane lanë kangen me veshtrue !
- Po a s’e din se kush ka ardhe,
qe nuk cohesh për m’u fale,
more i miri i nanes-o ?
Amanet, o more bir,
dil nji here ksi burgut t’erret,
fol me nanen që t’ka rrite
s’m’ke lanë kurrë kaq shume me prite !
More Omer i nanes-o ;
A thue gjokun me ta prue ?
Dil nji here për me lodrue
bjer nder gurra me u freskue
kërko majat bashke me zana
se ty varrin ta ruen nana,
mori i miri i nanes-o !

"Fuqia e Mujit"

Lum e lum për t’lumin Zot,
Nu’jem kanë e Zoti na ka dhanë !
Kurr ish’kanë Muja djalë i ri,
M’a kish cue baba n’rroge tu njizotni ;
Coban lopesh zotnija e ka ba,
Për gjith ditë bjeshket Muja tu’i kerkue ;
Për gjith ditë nder gurra t’u u freskue,
Për gjith ditë nder mriza tuj pushue
Rruge as shtek pa njofte nuk ka lanë
M’i çon lopët gjithhere ku s’i’n kanë
‘I nate lopët cobanit i paskan hupe
E tu shpija nu’ka mujte me dredhe
Buze nji shkambit m’u ndalë asht ngushtue
Asht ule djali aty për me fjete
Paj dy djepa aty ki’n qillue ;
E kan marre brimen e tuj kjajte
M’asht avite Muja me i shikjue
Po i pajton tuj i pekunde
E t’dy djepat ika vun në gjumë
Bardhe si drita dy Zana atëherë kanë ardhe
- Ty, qysh të thonë – Mujon e kan pvete-
Zo’ ! c’te ka pru n’ket vend e shka t’ka trete !-
Muja atëherë shka u ka thanë
Rrogtar lopesh un kam qillue
Për gjith dite kto bjeshke i kam kerkue
Mue rreziku sot ka ardhe me me ndeshe
M’kan hupe lopët, e askund s’kam mujte më i gjete
Ktu m’xu nata e u ngja për me fjete
S’mylla sy prej vajit, qi kam ndie
Ishin kanë tuj kajte keta dy fmi
Kurrkund carje fmia nu’m’kan lanë
M’u kan dhimte e jam hudhe me i pajtue
I pajtova e sa grima n’gjume i kam vdue
Po Zo’ ! shka jeni me gjithë ket drite ?-
- Zana jemi, Mujo, tuj shetite,
- Tuj u sjelle na njërzvet me u ndihmue,
Ti c’farë ndere, Mujo, po na lype ?
Qi dy djepat na ike vu në gjumë ?
A don force, Mujo, me qindrue ?
A don lufte, Mujo, me luftue ?
A don gja, Mujo, a don mall ?
A don,dije, Mujo a don gjuhe ?
Lyp shka te duesh Mujos te i kan thanë
Kqyr Muji atëherë c’ka qite e ka thanë :
- Shpesh po m’ngucin cobanija
Shum inad cobajt si me kanë
Paj me force me ja u kalue un due
Njana shoqes Zanat atëherë i kan thanë :
- Tamel gjiut Mujit për me i dhanë
Tamel gjiut i kan dhanë me pi
Me tri pika djalin m’a kan ngri
E ika fale Zoti kaq fuqi
Sa me e luejte shkambin ma t’madhin
- Kape gurin ! - Zanat i kan thanë
Njimi okesh e ma guri ish’kanë
E ka kap gurin njimi okesh
Badihava peshue me duer e ka ;
Der n’nye t’kames vec e n’mujt ma
Njana shoqes Zanat atëherë i kanë thanë :
- Edhe do tamel Mujos me i a dhanë
E ka marre tamlin Muji e e ka pi
E ka kape gurin me e peshue
Deri në gju ai gurin e ka cue
E ka ugje prap n’toke e ka pushue
Kqyre Zana sa mire ka thanë :
- Edhe pak gji Mujo me i a dhanë
I ka dhanë prap gji për me pi
Sa don Zoti t’i ka dhanë fuqi
E e ka marre gurin me e peshue
Deri në shoge (brez) gurin e ka cue
E kan pa Zanat e kan kqyre
Njana tjetrës prap te i kan thanë :
- Opet (përsëri) Mujit gji lypet me i dhanë
E ka marre Muji gji me pi
O ! se c’po i ep edhe Zoti fuqi
Kenka ba si me kanë drangue
Ka marre gurin me e peshue
N’cep te krahit Muji e ka vdue
Njimi okesh gurit i ka qindrue
Njëna shoqes Zana c’ka i ka thanë :
- Tjetër gji Mujit mos me i dhanë :
Pse tjetër gji Mujit për me i dhanë
E batis dyrnjan ana-m’ane,
Atëherë Zanat Mujin po e zhgjertojne
Se sa t’vogël qi po flasin :
Përmbi krye hana tuj i shikjue
Përmbas shkambit hija tu’u zgjatue
Sa miqsisht me te kan kuvendue
Kqyre Zanat, Mujit, shka i kan thanë :
- Probatin na, Mujo, duem me te xane :
Fol ti, Mujo tash qysh po thue ?-
- Tu t’jem ngusht, Zanat, me m’ndihmue !-
E ka fale Zoti sabahin
Ferk e ferk Muji kanka cue
I ka gjet lopët e në shpi ka shkue
N’fushë t’Jutbines Muji kur a ra
Bytym shoket e mbledhun i ka pa
Se me Mujin aty i’n kenë msue
Me i a mujte Mujit tuj ladrue
Kqyre seri Muji shka ka ba :
I a ka nise me cobaj me ladrue
Send ma t’fortin me dore e ka kape
Pese konope perpjete i ka dhanë
As kurrkush me fole nuk po flet
Se me thue kur po i bjen
Dekun n’toke gjinden po i qëte
Prej zotnis – tha – Mujit asht largue
Prej zotnis – burri kur asht da
Ka dredhe n’shpi - tha – nanen për me e pa
*Tha – I a ka nise Muji tuj punue
*Tha – I a ka nise Muji tuj luftue !
E n’sa lufta Muji si po bjen
Ai gjith here me ndere si po del

Martesa e Halilit

Fort po shndrit njaj diell e pak po nxeh !
C’po e merr fryma rrapin e Jutbines !
Bore e madhe paska ra :
Randojne ahet për me u thye
Kanë cetinat vetëm kreshtat
Ushtojne lugjet prej orteqesh
Prej orteqesh kah po bijne nder gropa
Kanë ra vashat me gja në lume
Kanë gjete lumin ngri akull
Kanë nise vashat me lype krojet
Kanë gjete krojet tane ngri hej !
Ka dalë Muji me kreshnike
A thue ndeshet me ndoj gja malit
Sa shpejt diellin ma zu reja !
Shpejt ma endi njëi pelhure t’gjane e t’gjate
E ia ka veshun majat rreth e rrotull
Qe kur jane kap trimat-o te lumi
Kaq perzi i ka fryma e plajm e re
Askurrnji shoshojne trimat s’po e njohin
Ngrine trimat, u sharruen
Por n’breg t’lumit – kulla e Mujit
T’tane për darke Muji i ka ndalë
Kqyr cka bani Gjeto Basho Muji
E ka vu një barre dru t’vogël në zjarr
Treqind vete prihere m’u nxeh…
Sa shpejt fryma burrave u ka ardhe
Sa shpejt gjaku trimave po u nxehet !
Kanë marre llafin e po llafiten
Kanë marre gazin e po gazmojne
Kanë nise trimat Mujin, po pyesin
- N’vater tande, Muje, kemi qëllue
mos na ki rande për nji fjale…
Qysh Halilin s’e martove ?…
Jane martue krejt mosha e tij…
Djemt’e tyne n’loje te tane kanë dalë
A t’u dhimbsen paret për me i dhanë ?
A t’u dhimben dasmat për me i ba ?
Tutna djalin dikush po na e rre
Shpesh e shpesh po bie n’Kotorre t’Reja
Rob te gjalle djalin po e zane
Le konakun, Muje, po ta fikin
Ma zi fisin, Muje, po na koritin…
- Faqebardhe, more shoke,ju qofshi
Se mire hallin po ma ditki, burra !…
Ju t’pavllazen shoke s’keni qëllue
Kujt po i dhembe dasmat për vlla t’vet ?
Ky edhe s’asht or burra cub flligshish
Mire e njihni se asht daji trimnish-
Atëherë djali ka nise me fole
- Kah kam vlla e kah kam moter
vdeksha para n’u martofsha
se gjithë gratë e Krahines ku jane
se gjithë vashat e Jutbines ku jane
bash si motra që po m’duken
dheu m’ka mblue e fat s’i qita vedit
po s’e mora Tanushen e kralit
E une Tanushen vete e kam pa
Gja ma t’mire s’sheh njëri nën kete diell
Vetulla e saj e drejte si fiskaja
Shtegu i ballit si shtegu i malit
Kur merr hana me prendue
Syni i saj si kokrra e qërshis
E ka qërpikun si krahu i dallendeyshes
Fytyra e saj si kuqet molla n’dege
Hunda e drejt-o si kalemi i Tushes
Goja e vogël si lulja që shperthen
Dhambet e bardhe si gurezit e lumit
Fill mbas shiut, kur po i shndrit dielli
Qafa e saj si qafa e pellumbit
Shtati i saj porsi shtat cetine
Mishi i dores posi rremi i shemshirit (lloj druri)
Por n’qafe m’paci mor Bjeshket e Nalta
Kurrrkund nji shteg që nuk me late
Për me dalë deri në Krajli !-
Sa mire nama bjeshket m’i paska gjue !
Sa shpejt deti ka ndigjue !
E e ka cue nji fryme te forte
E e ka cue një fryme te nxehte
Bijne orteqet nëper gropa
Ushtojne malet si prej motit !
Por tri dite e ma s’ka zgjate
A shkri bora e ka ra n’lume
Por tri jave e ma s’ka zgjate
Cka e ka ba lumi ate te bardhe ?
T’bardhet e bjeshkeve krejt e ka mbyte n’det
Cpo kendojne bilbilat n’mal
c’po lodrojne femija n’fushë
- Shpejt më dalë te t’bani (stan në bjeshke)
se ka shperthye ahi ! –
Atëherë djali Mujit i ka thene :
- Qetash gjokun , Muje, ti me ma dhanë…
Atëherë djali i ka kcye gjokut n’shpine :
- T’mire u pafshim ! – Mujit i ka thanë
Ka marre rrugen për krali
Dy here djalin kurkush s’e ka pa
Kalojne male e kalojne lugje
Kalojne brështë (pyll me bredha) e kalojne ashte (pyll me ahe)
Kal ojne dite e kalojne nët…
- C ’ka ka hana që s’po del ?
Kan e pyet bilbilat e malit
Pritni pak more zogjt e malit
Ju me kndue tjetër pune s’keni
Hana sonte ka ndodhe zane
Ka nji ndore (ne mbrojtje) me përcjelle…-
Qatëherë djali sa kish ra n’breg t’lumit
Ka lidhe gjokun brenda në nji imshte (ahishte me drure te rinj)
Imshta ishte tane ahishte
Vete shatorret nëper muzg te nates po i lyp
Kur ta mbrrite të cadra e kuqe…
Ka zane vend përmbas nji lisi
Rranjët e lisit shpernda në lume …
Sa urtisht djali që po e msyn (sulmon)
Ma ka nxjerr thike ma te mprehten
Kamba-doras asht avite…
- Po ket fytyre ku e ka pa
qe po me gjet me te Halilit ?-
Ma gjate djali s’ka durue :
- Po je a njëri që ke bese ?
- Te thafshin krahet more djale i ri
se fort thelle që paske hy !…
Hajde brenda, kopil (djale i shkathet) ; - po i thote
Se ja vdesim te dy pernjihere
Ja te dy kemi shpetue !-
Atëherë djali brenda ka hy
E ka marre vasha për dore
Shpejt e shpejt te nj’ode i prin…
I ka zgjedhe nji pale petka ma te mirat…
Krejt si cike djali po ngjan…
N’breg te detit, përmbi shkamb
Dymbedhjete katesh kulla e nalte
Kurrkund shoqen nuk e kishte
Treqind hapash kulla e gjane
Te tana ballet guri te lemue
Anash krejt guri te latue
Latue shkambi prej mermeri
Aty gurrat me flladite
Aty kopshti me u mahite (për te kaluar kohen)
Aty velat me valzue (për te lundruar)
Me valzue për shpine te detit…
Me Halilin brenda kanë hy…
Sa fort shpejt kralica gati asht ba !…
Kur ka pa sokol Halilin
A dredhe mbrapsht si dridhet gjarpni…
Edhe deren e ka shkrepe (ka hapur me force)
Fill te krali paska shkue…
- Te kanë ardhe cubat e Jutbines
e ty kullat t’i kanë zaptue
erzin marre, cikat cnjërezue ! -
Krali shpejt qënka shtrengue
t’dy prej krahu krajli i ka kape…
n’burgje t’thella Halilin e ka ndrye
rrugen e madhe Tanushes ia ka dhanë
Mire po e ndal Jovani (një mik) e po e pyet :
- C’asht ky vaj Tanushe lum motra ? – i thote-
Se kso britme kure nuk kemi ndi !
- Rob kanë zane Halilin e Mujit
e mue rruget tata m’i ka dhanë
ma për t’gjalle te shpia mos me kthye !…
Nji fjale Mujit te dera me ia cue
Me i ra mbrapa Halilit sa ma pare
Ndryshe djali n’tburgje t’u ka kalbe ! –
E ka gjete nji njëri te beses
Menjihere Mujit naten ia ka nisun
N’nestret nadje djali asht kape te kulla
Nji ka nji punet ia kallzon Mujit
T’madhe burri paska nise me qëshe :
- A t’kam thanë taraku (dem, mezat) i Kotorrit
se Kotorret kanë me ta hanger kryet ?…
Ka dalë trimi në beden te kulles
Me nji kushtrim ka thirre Jutbine e Krahine
- S’kam cka u them more aget e mi
vec me koriti sokol Halili
Me u shtrengue burra si te mundni
Se dita e vdekjes ma e veshtire nuk vjen ! –
Kanë ba ashtat trimat me ushtue
Kanë ba lumin trimat mu turbullue
Kanë ba gjoket trimat me fluturue
E t’jane kape te Kotorret e Reja…
Neper rane t’detit Muji i ka shpernda :
- Ver me goje mos guzoje kush me ba…
Se shume njërez qënkan mbledhe n’Kotorre !
Me kushtrim krali i ka thirre –
Midis logut asht nji djale i ri
Hekrat duersh bugagite (prangat) kambesh
Ai asht Halil aga i ri
Mbare Kotorret me ate po qëshin :
- A po e sheh Halil, vdekjen me sy ?
Kurre ma ngushte, Halil, a thue ke qën ?
Kuvend burrash djali paka shtrue…
- S’asht ngushte njëriu deri n’dite te vdekjes
- Fjalen e mbrame në pac me e fole
se ty jeta m’at hu t’u ka sose !…
- Pese dekika (minuta) liri me me dhanë :
Tjetër t’mire në t’paret nuk na kanë lanë
Kurrnji nësh mos me vdeke në shtrat
Por me shpate m’u pre tuj kendue…-
Edhe duert mire ia shpengojne
Ia kanë dhanë lahuten në dore
Kurrkush djaloshin vesh s’e ka marre
Krejt po e kendon kangen në gjue te pareve
Qaty Muji nëper fushë ka dalë
E e ka ba nji piskame te madhe
Jane shembe kullat gjer në themele
U trand deti me hy brenda
Kanë gjemue malet si për mot t’lig !
Kurrnji trimat nuk po e lanë me ike
Lufte e rrepte aty që po bahet
Me dhambe trimat duen shoshojne me shkye
Me dhambe gjoket duen shoshojne me e marre
Notojne kurmat thelle në det
Notojne trupat nëper gjak
Hic s’po lodhet Gjeto Basho Mujei
Sa thelle trimi me paska hy !…
Muji djalin e ka shpengue
A turre djali si i terbue
Gjalle me dore kralin e ka zane
Me shpin në hu ditet i mbaroi
Qatëherë burrat kanë rroke unat (urat e zjarrit)
Shpejt qyteti ka marr zjarr
Ka marre zjarr krejt në fund e në maje
Sa fort Muji m’asht terbue !
Aspak dhimbe trimi s’po ka
As për kulla që rrenohen
As për t’vdekun që shkrumbohen !…
Tri here dielli ka prandue
Tri here hana ka ague
Kurrkund zjarri me pushue



Kreshniket dhe lufta e tyre


Pak histori


Sikur të flasësh për një sipërfaqe qindra-mijëra kilometra², lufta bëhet nga tre grupe etnografike të mëdha. Larg historisë së eposit, ajo bëhet thjesht për mbijetesë, ndërsa kudo gjaku vulos gjithçka. Shqiptarët duket se rrojnë vetëm me ajrin, nderin dhe barin. Malësia e Madhe (Hoti, Gruda, Kelmendi, Shkreli, Kastrati, Rjolli, Reçi, Loheja, Kopliku); Dukagjini ( Shala, Shoshi, Nikaj, Mërturi, Kiri, Plani, Xhani, Temali, Tolana, dhe Shllaku); Malësia e Gjakovës (Gashi, Krasniqja dhe Bytyçi)…janë në luftë të parreshtur për vetëm…një rrip kullotë. Kush guxon të kalojë në kullotën e tjetërkujt, qoftë dhe kot, e pret pushka, pastaj varda gjaku.

Kreshnikët dhe lufta e tyre
Cikli i Kreshnikëve është i lokalizuar në Jutbinë. Flitet për dikur shekullin e IX, X, XI. Në variantet e ndryshme, vëllezërit e përbashkët Mujo e Halil, që veprojnë bashkë me një tufë kreshnikësh të tjerë si Zuku Bajraktar, Omirin e plot të tjerë me emra islamikë, që të kujtojnë okupacionin turk… Muji dhe Halili me 300 agot (titull fisnikërije në mesjetën e lashtë) bëjnë rrëmujë pa fund?! Me qendër Jutbinën, lufta shtrihet mandej me rradhë me Klladushën, Lugjet e Verdha dhe më poshtë në bjeshkë e kullota të pasura, ku mijëra bagëti e qindra barinj e stane, çonin jetën si blegtorë të zotë dhe trima, shkruan Kolë Jakova. Por, këta njerëz kanë një vend me Pazar dhe kuptohet me artizanat. Kishte berber, nallbanë, saraçë, rrobaqepës. Njerëzit merreshin me blegtori por punonin dhe tokën me drithin. Kishte vreshta, bletë dhe pemë. Punonin leshin e lirin. Sipër tyre, lufta e vërtetë heroike e agove dhe pasardhësve të Mujit dhe Halilit, bëhet për një gjë krejt tjetër. Ajo është thjesht për kullotat. Në vendin e tyre kanë ardhur sllavët. Në fillim të dy palët shkonin mirë. Bashkëjetonin pa grindje e ndihmonin njëri-tjetrin, derisa erdhën luftrat dhe pllakosi zija e ushqimit. Vendasit grihen me sllavët, ndërsa simbioza pak nga pak humbet. Arbanasi, si i thërrasin sllavët, janë tashmë ishuj etnije, që luftojnë kundër shkjeve dhe mbrojnë me guxim tokat, bjeshkët dhe nuk pranonin të bëheshin skllavë e nënstroheshin kraljave. Por kaq. Digjet Jutbina dhe pas humbjes së gjuhës së fesë, vendasit u sllavizuan në mënyrën e tyre…Në rapsoditë e ciklit të sllavizuar Muji hyn në shërbim të Kraljave…Veiz Sejko, që e ka shëtitur më këmbë Bosnjen, Kroacinë dhe Dalmacinë vërteton ndryshimet pas pushtimit turk, ku Muji u quajt Mustafa…Por Hani, sërish, na zbret në tokë: “një pjesë e tyre e siguronte jetesën nëpërmjet grabitjeve, ndërsa pjesa tjetër në këtë drejtim ishte në pozicionin e fillestarit. Të krishterët dhe muhamedanët bashkoheshin kur ishte puna dhe formonin banda prej 10-40 frymësh të cilët ndërmerrnin grabitje duke zbritur thellë në fushën bregdetare deri në viset përreth Durrësit. Në keto raste, vëmendjen ia kushtonin bagëtisë, por nuk mungojnë që të marrin me vete gjithçka”.

Lufta e kullotave


Ndaj, çdo kullotë e veriut në Shqipëri, ka një histori. Ipeni, ish-konsulli i perandorisë Austro-hungareze, u mundua i pari të hedhë dritë mbi to: “Me bjeshkët e fshatit Vunsaj takohen në lindje kullotat malorë të fiseve muhamedane Krasniqi dhe Gashi, fshatrat e të cilëve ndodhen në shpatet jugore të malësisë së qarkut Gjakovë. Nga koha ka mbetur si dëshmitar në Gash, mali i lartë Shkëlzen, që sot vigjëlon mbi Bajram Curr. Në verë, në pjesën jugore të Vunsajt, afrohen të dy fiset muhamedane të Gashit dhe Krasniqes. Disa kullota i takojnë edhe fisit katolik të Shalës. Mes tij dhe Krasniqes në kohën e Hahnit, ka një konflikt për pronësinë mbi kullotat, kështu që çdo verë malësia ushton nga të shtënat e palëve ndërluftuese… Në bjeshkët e Rogamit dhe të Dragobilës banorët e Thethit ishin fqinjë me Krasniqët, që kanë aty sipër edhe sot e kësaj dite një katund me emrin Selimas. Ata janë fqinj edhe me Gashët, “me të cilët prej moti kanë konflikte për çështje kullotash, çka sjell për vit luftime”. Jo shumë larg, Komuna e Pllavës i jep me qera fiseve shqiptare nga krahinat e Shkodrës, kullotat e saj. Fiset e Shkrelit, Bogës, Lohjes dhe Reçit kanë shumë pak kullota veriore në malet e tyre, ndaj vijnë në bjeshkët e larta të Pllavës me kopetë e tyre. Duke ikur më në jug, prej shumë kohësh, thotë Ippen, -sundon një grindje e gjatë mes fisit malazes Kuçi dhe fisit shqiptar Kelmendi për shkak të kullotave të Velipojës, çfarë ka shpënë në përplasje të armatosura. Sërish Malazestë. Në një vend tjetër i akuzojnë guciasit si keqbërës fanatikë, mizorë e të pabesë. Në fakt, Gucia në atë kohë ishte një avanpost pararoje muhamedane përballë fiseve serbe të Malit të Zi . Në luginën e Limit (?) në shpatet veriore të Alpeve të Shqipërisë veriore kalonte kufiri gjuhësor midis fiseve shqiptare dhe serbe. Lufta ishte e përligjur, sepse kullotat e këtyre maleve më parë i takonin fisit malazes të Kuçit, të cilit iu morën në shekullin e 18-të prej familjes së Bushatllinjëve. “Edhe sot këto janë prona të tyre?!”- thotë Ipen. Katundet malazeze të Vasojevicit, Konjuhës, dhe Cecunit, në kronikat e kohës- kërkojnë me ngulm ti marrin këto kullota, që do t’i kishin ndanë shtëpive të tyre, por kjo sjell shumë sherr mes palëve. Shqiptarët e kanë të pamundur të heqin dorë nga këto kullota, se s’kanë si t’i mbajnë pa to kopetë e tyre. Më keq akoma, në vargun e Prokletisë (Bjeshkët e Namuna) është i vështirë kalimi i malësorëve në anën lindore ku janë fiset muhamedane, Vunsajt, Krasniqët, Gashët dhe Rugova…
Krasniqët dhe Gashët ishin në luftë vazhdimisht për hegjemoni. Krasniqët mbështesnin familjen e Currajve, që kishte të trashëguar ofiqin e vojvodës së Krasniqit, Mërturit dhe Nikajt, kurse Gashët ishin më afër familjes së bejlerëve trashëgimtarë, feudalëve zotërinj të dikurshëm të Gjakovës, shpjegon diplomati. Më të ashpërit nga të gjithë ishin hotjanët. Ata kishin pak blegtori për shkak të kullotave dhe të ujit, ndaj edhe popullsia e Hotit ishte më e varfra, por edhe më agresivja. Hotjanët qëndronin në krye të të gjithë fiseve në rrethinat e Shkodrës. Ky vend nderi ishte i ardhur nga qëmoti. Hotjanët e mtojnë dhe të tjerët e njihnin…Atë i respektonin pa asnjë fjalë dhe Kelmendët, Kastratët, etj. Por nuk ndodhte me fisin katolik shqiptar të Triepçit, që pretendonin luginën e Cemit në shpatin verior të malit Bukovik. Vërtet, pushka nuk pushonte në mes të dy palëve. Banorët e Plantit kanë probleme me Shkrelët për luginën e Përroit të Thatë. Nuk mungonin zënkat, të shtënat e pushkëve dhe gjakmarrja. Kurse kulmi ishin Shala dhe Shoshi tepër foklorikë dhe kokëfortë. Kryelartësia e kokëfortësia i mban shaljanët dhe shoshjanët në një dyluftim të përjetshëm me dy fiset e Nikajt dhe Mërturit, që ndodhen në luginën lindore. “Ky dyluftim zhvillohet me aq rreptësi sa që të mos ndodhtë të takojnë banorë të dy fiseve njerëz të këtyre të fundit se menjëherë do të hapet zjarr mbi tjetrin, duke parë se kush e kush do të vrasë, edhe kur nuk ka ndonjë gjak për të marrë ose ndonjë armiqësi personale…”, thotë Hahn. Po ashtu Nikajt me Mërturajt. Nikajt janë në bregun e djathtë dhe Mërturajt në bregun e majtë …Nikajt mbeten një shembull tipik i organizimit fisnor të malësorëve shqiptarë. Ata ishin vëllezër të fisit Krasniq, por këta të fundit i mbanin inat pse nuk u kthyen në muslimanë. Vetë Krasniqët dhe Gashët kishin problemin e Luginës së Valbonës. E njëjta gjë në Malësinë e Pukës. Tërbuni kishte kullota të mira që i shërbenin fshatit Kçira si kullota veriore meqë këto kullota nuk ishin larg nga vendbanimi i Pukës. Këtu muslimanët pukianë ishin në luftë me fshatarët katolikë të Kcirës.

Zbulohen topat e Mujit dhe Halilit që rrafshonin kodrat!


Zbulohen topat e Mujit dhe Halilit që rrafshonin kodrat!

Sfera e çuditshme e gjetur në rrugën Rrëshen-Kalimas

Dikush mendon në Shipëri se topi gjigand nga guri, me formë të rrumbullakët të përsosur që është gjetur në Shqipëri, qysh në vitin 2007 në krahinën e Mirëditës, dhe që askujt, madje as folkloristëve nuk ua tërhoqi vëmendjen, janë topa që I përkasin legjendës së Herkulit dhe menjëherë ia adresojnë qytetërimit grek. Harrojnë këngët kershnike të shqiptarëve, që janë më të vjetra se vetë poemat epike homerike, se ishte Muji dhe Halili që shembnin kodra, rrafshonin male, shkulnin lisa dhe ç‘nuk bënin në betejat e tyre madhështore, tregime këto që sipas shkencëtarëve të rinj, janë fantastike. Por, sferat, topat që ndoshta mund të kenë qenë edhe predha lufte, si ato të zbuluara shumë kohë më parë në Bosnje, në territorin iliro-pellasgjik, në Fier më parë dhe tani në Mirditë vetëm sa përmbushin idenë për qytetërimin e pazbuluar iliro-pellasg, që arkeologu Samir Osmani (-agiç), nga Bosnja një iliro-boshnjak, pretendon se ka zbuluar edhe një kompleks piramidash, pesë në Visoko të Bosnjës, që i takojnë qytetërimit ilir ose paradhësve të tyre. Ndërsa, ‘shkenca shqiptare’ vazhdon të ngarend e nënshtruar dhe inferiore dhe qytetërimin t’ia atribuojë grekëve apo eventualisht fenikasve. Marrëzitë e këtij nënshtrimi nuk kanë të ndalur! BS
Më tej mund ta lexoni tekstin sipas medieve në Shqipëri.
Kjo sferë gjendet sot pas godinës së Shërbimit Gjeologjik Shqiptar. Ka ardhur aty prej së largu, nga fshati Gziqi i Mirditës. Është gjetur atje në vitin 2007, kur firma Bechtel&Enka po bënte punimet për segmentin e rrugës Rrëshen-Kalimash. Sapo është vënë re nga punonjësit, është trajtuar si një objekt i çuditshëm e mistik, një ekipë gjeologësh e panë atë dhe ngelën të habitur. Një vit më vonë kjo sferë u soll në Tiranë, me qëllim bërjen e analizave dhe përcaktimin se çfarë ishte dhe nga se ishte formuar. Ka një rrumbullakësi gati-gati perfekte dhe është gjetur nën tokë. Ajo konsiderohet e rrallë nga specialistët dhe ende e pa shpjegueshme për vendin e gjetjes dhe prejardhjen. Hamendësimet e gjeologëve janë të ndryshme, mund të jetë llavë jastëkore e formuar 160 deri 145 milionë vjet më parë, por edhe mund të jetë krijuar nga dora e njeriut. Në kemi biseduar me Inxhinier Gjeolog Sokol Markun, i cili është marrë hap pas hapi më këtë sferë dhe me përpjekjet për të zbuluar origjinën e saj. Ne, nuk jemi i vetmi vend ku janë zbuluar objekte të tilla, kemi rastin në Kosta Rika e në Bosnje.
Sokol, na tregoni, kur është zbuluar kjo sferë?
Sfera e gurtë është zbuluar pranë fshatit Gziq të Mirditës, i cili ndodhet rreth gjashtë kilometra në vijë të drejtë në veri-perëndim të Rrëshenit. Doli në sipërfaqe në pranverën e vitit 2007, gjatë gërmimeve të kryera prej firmës Bechtel&Enka, për realizimin e trasesë të segmentit Rrëshen-Kalimash, në autostradën Durrës-Kukës-Morinë.
Si u soll ne Tiranë?
Pak muaj pas zbulimit, një ekip nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, duke shfrytëzuar një detyrë në një rajon aty pranë kreu një vëzhgim të parë të objektit. Por meqë detyra e ekipit nuk ishte vëzhgimi i sferës, ajo veç u fotografua, dhe u la përsëri në vend.
Në vjeshtën e vitit 2008, në kuadrin e një teme për mbledhjen e kampionaturës për ngritjen e bazave të Muzeut të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, shkuan përsëri në objekt, unë dhe gjeolog Ndoc Vukzaj. Vukzaj kishte qenë pjesë edhe e grupit që e vëzhgoi një vit më parë. Grupi i dytë e ridokumentoi dhe duke krijuar idenë mbi përmasat, vendndodhjen dhe peshën e sferës propozoi transportimin e saj drejt Tiranës, me qëllim, studimin, ruajtjen dhe ekspozimin e sferës duke e parë atë si një kampion me interes në pamje të parë, në këndvështrimin gjeologjik. Sfera u transportua në Tiranë në fillim të Dhjetorit të vitit 2008, nën drejtimin e Vukzajt.

Çfarë mendohet se është? Cilat janë hamendësimet tuaja?

Që nga forma, objekti është shumë interesant për tu studiuar. Është një sferë guri me perimetër katër metra. Gjithçka sferike, duke filluar nga një top i thjeshtë, një flluskë, Hëna, Dielli apo dhe vetë Toka, kanë qenë mjaft tërheqëse për njerëzit. Kjo më ka tërhequr edhe mua për ta studiuar këtë sferë.
Si në çdo rast tjetër në punën e gjeologut, edhe studimi i saj filloi me studimin e terrenit ku ajo u gjet. Gziqi ndodhet mes shkëmbinjve me prejardhje magmatike, por nuk mungojnë shkëmbinj të Jurasikut të sipërm, formime me prejardhje nga vullkanizmi detar të emërtuar si llava jastëkore, të cilat krijohen si rezultat i ftohjes së menjëhershme të shkulmeve të llavës, e cila del menjëherë nga zemra e tokës në tabanin e ftohtë të fundoqeanit. Kjo gjë ka ndodhur rreth prej 160 deri 145 milionë vjet më parë. Në zonën rrotull unë kam fotografuar edhe fragmente të tjera, të thyera apo të eroduara të këtyre llavave jastëkore, prandaj e kam menduar fillimisht si llavë jastëkore, për sa i përket prejardhjes shkëmbore të saj.

Keni bërë analiza për të zbuluar prejardhjen e saj?
Një analizë silikate e kryer në laboratorin tonë, prej një cipe rezulton se kemi të bëjmë me një ranor, gjë pak e çuditshme për rajonin ku ajo u zbulua. Mirëpo unë i qëndroj përsëri hipotezës së llavës jastëkore për shkak se cipa nuk mund të konsiderohet si përfaqësuese reale e ndërtimit shkëmbor të të gjithë sferës.
Deri më sot duke mos pasur mundësi të studimit pa dëmtuar fizikisht sferën, unë kam mbetur në këto fakte dhe në opinione të mbledhura prej kolegësh, kryesisht të huaj, si mund të përmendet Antoni E. Milodowski, kryepetrolog i Sektorit të Laboratorit të Petrografisë dhe Mikroanalizave në Shërbimin Gjeologjik Britanik. Me Antoni E. Milodowski kam kryer një shkëmbim e-mailesh, për të marrë opinionin e tij, bazuar në përvojën e tij në lidhje me fenomene të tilla. Por duhet thënë se raste të tilla nuk mund të vlerësohen pa analiza të drejtpërdrejta apo të tërthorta, në këtë rast gjeofizik, të cilat duhet të kryhen drejtpërdrejtë mbi objektin që studiohet. Megjithatë, unë po vazhdoj me anë të metodave të tërthorta, të cilat konsistojnë në shfrytëzimin e kontakteve, sidomos me kolegë të huaj për të pasur opinionet e tyre, dhe studimin e çdo lloj literature që gjendet në biblioteka apo në internet për të krahasuar ngjashmëritë për raste të ngjashme.
Duhet thënë që më rezulton se ky fenomen ka përhapje, por rasti ynë mund të renditet i ngjashëm me ato raste që rezultojnë interesantë, ku përveç një fenomeni të krijuar nga natyra, aludohet apo vërtetohet edhe ndërhyrja humane me qëllimin e dhënies se mesazheve inteligjente, për bashkëkohësit apo pasardhësit. Raste të tilla të rëndësishme mund të përmend atë të sferave të Bosnjes apo ato në Kosta Rika.
Diçka që më ka shtyrë të mendoj më shumë në një rregull të vendosjes së sferave, të krijuar nga njeriu, është një rast i dytë që më është bërë i njohur për sfera të ngjashme pranë fshatit Visokë të Fierit.
Për sa i përket formimit të sferës, për atë nuk mund të përjashtohet akoma as krijimi natyror as ai artificial, por unë këmbëngul për një kombinim, pra një llavë jastëkore e përpunuar pastaj nga dora e njeriut.

Çfarë do bëhet me të?
Sido që të konkludojmë për origjinën dhe përbërjen e sferës, ajo përbën një objekt interesant muzeal, dhe si e tillë ajo mendohet të ekspozohet në një hapësirë të veçantë, në ambientet e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar. Me këtë qëllim u ndërmor aksioni i transportimit të saj në oborrin e Drejtorisë së Përgjithshme të SHGJSH, ku ndodhet sot. Me këtë veprim ne e siguruam atë si nga shkatërrimi për efekt të fenomeneve natyrorë apo humanë, ashtu edhe nga mundësia e marrjes në posedim për qëllime përfitimesh nga persona abuzues, të cilët nuk do kishin veç të tjerash as të drejtën ligjore për ta zotëruar atë.
Çfarë e pengon analizimin e saj dhe nxjerrjen e një konkluzioni më konkret?
Mënyra e studimit është pak e komplikuar. Normalisht për të pasur një përgjigje të saktë, duhej të shkëputej një copë kampion nga kjo sferë, për ta analizuar në të gjitha elementet e saj. Por kjo do të çonte në dëmtimin fizik të saj, çka ne jemi përpjekur ta shmangim gjatë punës tonë, sidomos gjatë transportimit, i cili duhet thënë se ka paraqitur mjaft vështirësi. Unë jam duke u përpjekur të studioj një analizim me metoda të tërthorta gjeofizike, mbase sizmike, për të cilat jam konsultuar me kolegët e mi të sektorit përkatës. Ata po e studiojnë mundësinë e përshtatjes së aparaturave për këtë qëllim.
Pritshmëria për ndërtimin e brendshëm të sferës është në dy variante, ai në formën e disa llokmave që krijojnë disa shtresa gati koncentrike, pak a shumë si një qepë, dhe në këtë rast do të kemi një llavë jastëkore, ose një trup masiv nëse bëhet fjalë për një konkrecion ranor.
Kjo për sa i përket studimit të formimit nga ana natyrale, por ndërkohë duhen studiuar tre mundësi të formimin, thjesht natyrale, kombinim natyralo-artificial, ose tërësisht artificial. Të dhënat flasin tani për tani në favor të dy mundësive të para.
Unë mbetem akoma në studim. Për këtë material interesant më afrohen volume të tëra artikujsh shkencorë të shkruar sidomos nga gjeologë italianë, të cilët po i mëshojnë këtë fillim shekulli teorisë së lidhjes midis gjeologjisë dhe zhvillimit social-kulturor të njerëzimit, që nga fenomenet gjeologjike që ndikuan në krijimin e qënieve mitologjike, e deri në lidhjen e materialit gjeologjik si lëndë e parë për krijimin e qytetërimit.
Kosta Rika
Sferat e Kosta Rikës janë artifakte, pra krijime nga dora e njeriut, që datojnë mes viteve 200 pes dhe 1500 es. Janë rreth 300 të tilla, të diametrave të ndryshme, prej disa cm deri 2 metra. Pjesa më e madhe kanë përbërje gabrore, por ka dhe gëlqerore dhe ranorë. U gjenden rastësisht, ndërsa kompania amerikane “United Fruit Company” kryente një pastrim të plantacioneve të bananeve. Përmasat janë sferike, gati perfekte. Nuk ka akoma një përfundim mbi arsyen e krijimit të tyre.

Bosnja
Në Bosnje, pranë fshatit Visoko, aty ku Emir Osmanagic pretendon zbulimin e pese piramidave, janë zbuluar deri më sot rreth 40 sfera të gurta, nga të cilat 15 të pa dëmtuara. Përmasat e tyre përafrohen me sferën Gziqit. Nga studime të arkeologëve vërtetohet se të paktën një pjesë e tyre janë të punuara nga dorë njerëzore. E panjohur deri më sot arsyeja e krijimit, por banorë të zonës së Banja Lukës (rreth 130 km më në veri) kanë besuar se sferat kishin veti kurative.
Përmasat
Duke qenë se dy perimetrat janë tek 4 metra dhe se P=2Ï€R, ku Ï€=3.14 dhe 2R=diametrin, rezulton një diametër diku tek 1.30-1.40 metra. Pesha nuk mund të përcaktohet pa e peshuar ose pa ditur çfarë materiali është që të shumëzohet vëllimi me dendësinë specifike, po nga rrezja me formulën V= (4/3)Ï€R3 nxjerrim se vëllimi duhet të jetë diku tek 1.15 metër kub.

Herkuli ka kaluar nga Visoka?
Sokol Marku, ing. gjeolog: Sferat e ngurta janë zbuluar në shumë vende të botës, por ka raste si ai në Kosta Rika, ku vërtetohet se janë krijuar nga dora e njeriu, apo ai i fshatit Visokë, në Bosnje ku Semir Osmanagic, thekson mundësinë e një qytetërimi të lashtë, dhe ku veç gjetjes së gjurmëve të tre piramidave, dokumentohen e edhe një numër sferash të gurta. Duke u nisur nga forma dhe ngjyra e përngjashme dhe nga fakti se në këto raste kemi të bëjmë me shkëmbinj magmatikë e vullkanikë, unë supozoj se arsyet e ruajtjes së sferës tonë të jenë të ngjashme me dy rastet e mësipërme, ose të paktën me ato të Bosnjes. Sferat e gjetura pranë Visokës së Fierit ma përforcojnë këtë mendim, për dy arsye, sepse së pari në tre fshatra të ndryshme të Ballkanit kemi të përsëritur të njëjtin fenomen, e nga këto njëra vërtetohet si veprimtari humane. Dhe së dyti se rasti më verior në Bosnjë dhe ai më jugor në Fier, gjenden pran territoresh me emërtime identike Visokë. Kjo fjalë që në serbo-kroatisht do të thotë Akademi, më bën të mendoj se në këto hapësira kishte dikur veprimtari të shquar studimore. Pyetja lind se pse u formua sfera, e cila ndodhet në Gziqin e Mirditës, në mes dy Visokave? Momentalisht jam i detyruar të shtroj hipoteza. Një ndër to mund të jetë që sfera përfaqëson një trup qiellor, në kuadrin e ekzistencës së një observatori astrologjik.
Por një hipotezë e imja mjaft e guximshme i lidh të tre rastet me një ngjarje mjaft të lashtë. Kështu dy popuj të lashtë, grekët e fenikasit kanë dy heronj që ndryshojnë në emra, por janë të njëjtë në bëma, Irakliun (Herkulin) dhe Melkartin. Në përshkrimin e bëmave të tyre mitike dimë se ata ngulnin gurë lapidarë, më të shquarit ndër ta, “Kolonat e Herkulit” në Gjiblartar. Po kështu dimë se gjatë kthimit Herkuli udhëtoi nga Alpet për në Greqi. Pra a mos janë këto sfera shenjat që u vendosën për të përjetësuar itenerarin e tij. Nuk, di! Për të vërtetuar këtë, veç studimit të sferës, duhet gjetur dhe gjurma e rrugëtimit të Herkulit. E vetmja që di është se ai kaloi këndej.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...