2013-06-02

Një Vidovdan pervers


  Alma Lama-Sejdiu



Dikur mund të ketë qenë një festë fetare, e përkujtuar me përvuajtje e krenari, e cila iu ka shërbyer si burim frymëzimi patriotik, edhe pse popujve të Ballkanit dhe veçanërisht shqiptarëve të Kosovës i ka sjellë vetëm tragjedi. Por sot, kur këtyre tragjedive iu është vënë kapaku, festimi i Vidovdanit i ngjan më shumë një proteste njerëzish të frustruar që nuk dinë çfarë të bëjnë me veten e tyre.
E kur nuk dinë çfarë të bëjnë, ia mësyjnë Kosovës, me qëllimin e vetëm për të provokuar ndjenjat e shqiptarëve, e madje edhe nervat dhe durimin e tyre. Pamjet e kësaj feste, ku u bë thirrje për vrasjen e shqiptarëve, ku u dogj flamuri në shtëpinë e tyre, e madje gazetarëve iu nxorën prapanicën, nuk është tjetër veçse një frustrim që tashmë ka kaluar në perversitet. Ky lloj frustrimi nacionalisto-politik po vjen duke u rritur nga një 28 qershor në tjetrin dhe shqiptarëve në Kosovë nuk iu mbetet tjetër veçse në këtë trend të ruajnë gjakftohtësinë e të mprehin mendjen që të shmangin ndonjë Franc Ferdinand në tokën e tyre. Banorët e Kosovës, përfshirë edhe serbët autoktonë që kanë vendosur ta kalojnë jetën e tyre këtu, nuk kanë pse të ndihen keq nga veprime të tilla. Keq duhet të ndihen ata që këtyre të rinjve ua kanë mbushur mendjen me përralla dhe i kanë dërguar me misionin për të dhunuar kulturën e mikpritjes, respektin për fenë e tyre dhe monumentin që adhurojnë. Kaq sa i përket një manifestimi pervers për të cilin Shën Vidovdani me siguri nuk do të ndihej krenar.
Ngjarja bëhet serioze kur vijmë tek çështja e sigurisë.
Në Kosovë ka së paku dhjetë vjet që fjala stabilitet është kryefjala e çdo veprimi. Në emër të tij që në fillim janë lënë të lirë kriminelët serbë të luftës, në emër të tij nuk është ndërtuar sistemi gjyqësor, në emër të tij janë futur në një thes pozita dhe opozita, në emër të tij nuk është bërë regjistrimi i popullatës që të merret vesh një herë e mirë se kush është banor i Kosovës e kush jo, në emër të tij janë lënë të zhvillohen zgjedhjet serbe në territorin e Kosovës, janë lënë të lirë peshqit e mëdhenj të krimit dhe korrupsionit, në emër të tij janë mbyllur sytë për fenomenet më të këqija të pasluftës dhe tranzicionit, në emër të tij është lënë të rritet e të lulëzojë mbretëria e krimit në veriun e Kosovës.
E kur jemi te mbretëria e krimit, duhet të përmendin grupet e armatosura që herë pas here destabilizojnë këtë pjesë, shërbimet sekrete, institucionet paralele që në të shumtën e rasteve shërbejnë si mbulesë për veprime të tjera të jashtëligjshme, makinat e paregjistruara, kontrabandën, dokumentet false, pastrimin e parave… e lista do të zgjatej e zgjatej. Pra sakrifica të pafundme gjatë rrugës së ndërtimit të një shteti ku do të duhej të sundonte ligji, vetëm e vetëm për të blerë një lloj paqeje e cila në fund të ditës, nuk ka si të dalë ndryshe veçse e rreme.
Në emër të stabilitetit Policia e Kosovës nuk ndërhyri kur serbët klithnin në mënyrën më provokuese të mundshme, se do t'i vrasin shqiptarët, apo kur dhunuan simbolin e shtetit të Kosovës, flamurin. Sepse turma e tërbuar priste një shkëndijë, për të ndezur më pas një zjarr që do të dëmtonte imazhin e Kosovës.
E gjithë kjo skenë sepse dikush tjetër kish vlerësuar se këta persona, mes tyre edhe një kryetar i veteranëve serbë të luftës së Kosovës, i cili nuk është një nga kriminelët e mundshëm të luftës kësaj lufte, kanë të drejtën e lirisë së lëvizjes nëpër territorin e Kosovës dhe atë të vizitës nëpër monumentet historike apo kultet fetare. Në kundërshtim të plotë me "logjikën e stabilitetit," për vite më radhë, UNMIK-u dhe tashmë edhe EULEX-i predikon lirinë e lëvizjes për serbët e Serbisë, si një e drejtë që ka supremaci mbi të gjitha të tjerat. Për shkak të kësaj supremacie, zyrtarë të lartë serbë hyjnë në Kosovë e bëjnë politikë si në shtëpi të tyre, zhvillojnë zgjedhje, bëjnë biznese të paligjshme, shpërlajnë para, provokojnë. Për shkak të kësaj supremacie qytetarët serbë nga Serbia lejohen të hyjnë në territorin e Kosovës, edhe nëse ata janë grupe tepër provokuese për sigurinë si ai i Car Llazarit, lëvizja ultranacionaliste "1389," apo qindra motoristët të cilët erdhën me të njëjtin mision, provokimin dhe vetëm provokimin e shqiptarëve. Nuk dihet në çfarë peshoreje i kanë vënë këto dy gjëra EULEX-i dhe Ministria e Brendshme e Kosovës, por një gjë është e sigurt, se situata i është lënë në dorë vetëm rastësisë. Analizat e këtyre dy institucioneve në lidhje me çështje të sigurisë kanë injoruar një version krejtësisht të mundshëm të "festimit të Vidovdanit". Ta zëmë në vend të gurëve që u hodhën mbi motoristët, dikujt do t'i ishte mbushur mendja të shkrepte një AK-47, të cilët janë ende me shumicë në duart e banorëve. Ose ndërsa serbët e frustruar me tre gishtat përpjetë çirreshin se do t'i presin në fyt shqiptarët, ndonjë nga këta të fundit, gjaknxehtë ose disa nga këta të fundit, gjaknxehtë, të binin pre e provokimit dhe me një teknologji shumë më të avancuar se thika të bënte ndonjë akt të nxituar...
Kush do ta mbante përgjegjësinë në këto raste, policia e EULEX-it apo Policia e Kosovës? Me siguri faji do të mbetej jetim, për të garantuar kështu vazhdimësinë e traditës dhjetëvjeçare të ikjes nga përgjegjësia. EULEX-i, i cili i mban në duart e tij përgjegjësitë për pikat kufitare 1 dhe 31, jo vetëm që po tregohet apatik, por edhe shumë hileqar. Pikërisht si administratë e mëparshme e OKB-së e cila gjatë 8 vjetëve të saj në Kosovë nuk u mor asnjëherë seriozisht me çështjen e veriut. Është e vështirë të besohet se një grusht kriminelësh ordinerë, edhe pse kanë mbështetjen e disa subjekteve politike të Beogradit apo dhe vetë Qeverisë, që mbajnë peng veriun janë të pamposhtur. Është vështirë të besohet se deri më tani nuk paska pasur asnjë mënyrë për të kontrolluar kufirin në veri, hyrjen dhe daljen e njerëzve të dyshimtë. Ashtu sikurse është e vështirë të besohet se nuk paska asnjë rrugëdalje për të futur në sistem një popullatë prej 80 mijë banorësh, shumica e të cilëve ndihen të shantazhuar nga lordët e kontrabandës. Kufizimi i lirisë së lëvizjes, në emër të sigurisë mund të kishte qenë dhe të jetë një nga mënyrat. Këtë e praktikojnë edhe shtetet më demokratike në botë, kur ndihen të kërcënuar. Edhe kësaj here, e gjithë merita që situata nuk doli jashtë kontrollit u takon qytetarëve të mataruar të Kosovës.

Alma Lama-Sejdiu ka lindur në Krujë. Ajo është diplomuar në vitin 1999, në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë, Universiteti i Tiranës.Është e martuar me biokimistin e mirënjohur shqiptar Dr.Dritan Sejdiu.Ka dy fëmije(djalë dhe vajzë).

Me profesion është gazetare dhe reportere ne një numër të madh mediash vendore dhe ndërkombëtare.

Në vitin 2000 u angazhua në Gazetën Shqiptare në Tiranë, si reportere që mbulonte sistemin gjyqësor. Në tetor të vitit 2002 vjen në Prishtinë, ku kontribuon ne disa media te huaja si, IWPR, Osservatorio Sui Balcani, si korrespondente nga Kosova per 5 vite, United Press International, Washington Times, Transition Online etj. Gjatë kësaj periudhe ka publikuar artikuj në mediat më të rëndësishme vendore në Kosovë dhe Shqipëri. Znj. Lama u angazhua në televizionin Publik të Kosovës RTK në vitin 2003, si gazetare në departamentin e lajmeve, si dhe të Informacionit.

Gjatë kësaj periudhe zhvilloi disa debate televizive të cilat u shquan për guxim dhe profesionalizëm. Në shkurt të vitit 2006 u angazhua në tv Shqiptar TOP CHANNEL, si korespondente nga Kosova.

Ajo themeloi zyrën e këtij televizioni në Prishtinë dhe për më shumë se tre vite me radhë mbuloi gjithë proceset politike dhe shoqërore nëpër të cilat kaloi Kosova, duke dëshmuar integritet të lartë profesional në përgatitjen e lajmeve si dhe dokumentarëve nga Kosova dhe rajoni. Në shtator të vitit 2010, në bashkëpunim me gazetën Kosova Sot implementoi projektin e gazetarisë investigative INVESTIGIM.

Në këtë gazetë gjithashtu u angazhua si analiste për ceshtje politike që prej vitit 2009. Gjatë kësaj periudhe ka bashkëpunuar herë pas here edhe me televizionin britanik BBC për përgatitjen e dokumentarëve me tema nga Shqipëria.

Zonja Lama ka zhvilluar një numër të madh trajnimesh profesionale në lidhje me gazetarinë dhe rolin e medias në shoqëri. Në vitin 2005 u trajnua për Gazetari Ndërkombëtare, Media dhe Komunikim në Greqi nga The Dewitt Wallace Centre for Communications and Journalism, Duke University.

Në vitin 2009 përfundoi me sukses Trajnimin në shkollën e integrimeve Evropiane, në Prishtinë, ndërsa në vitin 2010 u trajnua për lidership, në Prishtinë dhe Washington, si pjesëmarrëse në programin Hope Fellowship. Përvec fushës së medias, Zonja Lama ka treguar interes edhe në sferën e shoqërisë civile, vecanërisht në cështjet që kanë të bëjnë me transparencën dhe rritjen e rolit të femrës në institucione.

Është aktiviste e Lëvizjes vetëvendosje.

Përgatiti Flori Bruqi

Dështimi i një samiti të FYROM-it të Ohrit


Kosova po bën përpjekje të vazhdueshme t’i forcojë marrëdhëniet fqinjësore e më gjerë, duke demonstruar vullnetin për stabilitet rajonal. Si një Republikë e re, në këtë proces bashkëpunimi, në vend që Prishtina zyrtare të gjejë mbështetjen e duhur, jo rrallë po has në një politikë refuzuese. E tillë duket të jetë vija politike maqedonase. Presidenca e Maqedonisë ka informuar se Kosova nuk merr pjesë në Samitin e Ohrit për Bashkëpunim Rajonal, që do të mbahet më 1 qershor. Arsyetimi i tyre nuk ka kurrfarë baze. Në një njoftim nga kabineti i presidentit Gjorgje Ivanov, theksohet se Kosova nuk e ka marrë ftesën, për shkak se me ardhjen e Jahjagës, shumë shtete do ta bojkotonin këtë samit. Kjo është një e pavërtetë e madhe. Dihet se janë serbët ata që kanë bojkotuar vazhdimisht takimet ndërkombëtare, ku është ftuar të marrë pjesë edhe shteti ynë. Sipas njoftimit zyrtar, Republika e Maqedonisë nuk mund të bëjë ftesa, për shkak se do të rrezikojë që disa nga vendet anëtare të SEECP (Procesi për Bashkëpunim në Evropën Juglindore) të refuzonin pjesëmarrjen. Në fakt rreziku nuk është se disa shtete mund ta bojkotojnë këtë ngjarje, por vihen në pikëpyetje marrëdhëniet Beograd-Shkup. Është e qartë se politika maqedonase, ndonëse përpiqet të tregohet dashamirëse, në thelb është e ngjashme me atë serbe. Ky refuzim për ta ftuar përfaqësuesen e Republikës së Kosovës, në këtë rast presidenten Atifete Jahjaga, e ilustron edhe një herë realitetin hipokrit ballkanas, ku gjurmët e shovinizmit nuk janë shlyer ende. Fqinjësia e mirë dhe partneriteti rajonal nuk ndërtohen në këtë mënyrë përjashtuese. Si duket, as ajo fusnota e famshme nuk ka bërë punë që t’ua hapë derën zyrtarëve kosovarë të marrin pjesë në forumet e tilla. Kjo është dëshpëruese dhe BE-ja duhet t’ia tërheqë vërejtjen Maqedonisë për këtë.



Ende pa u ratifikuar marrëveshja në kuvendet respektive, të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, Beogradi po shfaqet pengues për vendin tonë në proceset integruese. Një nga pikat e marrëveshjes së 19 prillit, parasheh që pala serbe nuk do ta pengojë integrimin e Kosovës në BE. Samiti i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, i paraparë të mbahej në Ohër këtë fundjavë, është pjesë e këtij procesi të gjatë. Nëse pikërisht edhe këtu hasim në bllokadën serbe, mund të merret me mend se çfarë obstruksionesh do të bëjë Qeveria serbe në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian. Përveç marrëveshjes 15-pikëshe të arritur muajin e kaluar në Bruksel, është edhe një marrëveshje tjetër, e vitit të kaluar, për përfaqësimin e Republikës së Kosovës me fusnotë, në forumet rajonale, siç është edhe ky i Ohrit. Por, presioni i Beogradit ndaj Shkupit zyrtar për ta injoruar prezencën e zyrtarëve të lartë kosovarë, e ka anashkaluar edhe këtë marrëveshje. Pala serbe ka bërë kështu dy shkelje të njëpasnjëshme, ndërsa është dekurajuese që zyrtarët evropianë nuk kanë bërë ndonjë reagim ndaj këtyre veprimeve. Mbajtja e Samitit të Ohrit pa Kosovën, do ta margjinalizonte pozicionin e shtetit tonë në rajon, por refuzimet e njëpasnjëshme të disa presidentëve për të marrë pjesë, e kanë kthyer situatën në favorin e Prishtinës zyrtare. Nuk është mirë që ngjarje të tilla të dështojnë, por në të njëjtën kohë është dërguar një mesazh i fortë për minorancën refuzuese të pavarësisë së Kosovës. Ne duhet t’u falënderohemi sigurisht presidentit shqiptar Bujar Nishani dhe presidentit kroat Josipoviç, të cilët e anuluan pjesëmarrjen në këtë Samit, për shkak të mosftesës për lidershipin kosovar. Bashkëpunimi rajonal duket se është përballë sfidave serioze, ndërsa askush nuk mund t’i mbyllë sytë përballë realitetit të ri gjeopolitik. Ballkani nuk mund të shkojë drejt BE-së me armiqësi mes popujve, mëri mes shteteve, refuzime statusi.

Cilët po e blejnë Telekomin e Kosovës?‏



Aktivistët e Lëvizjes "Vetëvendosjes" organizuan sot një aksion simbolik në hyrje të ndërtesës kryesore të Postë Telekomit të Kosovës. Me këtë rast aktivistët vendosën një baner ku paraqiteshin të dhënat krahasuese të PTK-së dhe kompanisë "ACP AXOS Capital”, për të cilën thonë të jetë një firmë fantome, e regjistruar së fundi, qëllimi i së cilës shërben si mbulesë për paratë e pista të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

description

Drejtuesi i Sekretariatit për ngritje ideo-politike, Zgjim Hyseni tha se duhet të dihet se kujt po i falet aseti kryesor strategjik i Kosovës, pasi konsorciumit "ACP AXOS Capital” nuk i dihet as burimi i të ardhurave e as investimet në fushën e telekomunikacionit. "AXOS i ka 2 punëtorë ndërsa PTK i ka 3349 punëtorë. AXOS ka asete në vlerë prej 155 mijë eurosh, ndërkaq shuma e aseteve të PTK-së arrin shifrën e 200 milionë eurosh. AXOS nuk dihet të ketë ndonjë klient në fushën e telekomunikimit, por PTK i ka 1 milion e 200 mijë klientë. AXOS nuk ka shpërndarë fare dividendë, PTK i ka dhënë shtetit të Kosovës dividendë në vlerë prej 55 milionë euro. AXOS-it nuk i dihen të ardhurat vjetore, PTK i ka ato në shumën prej 165 milionëve. AXOS është themeluar më 25 korrik 2012, PTK është themeluar më 21 dhjetor 1959". Të gjitha këto të dhëna tha Hyseni, flasin për një dallim shumë të madh midis PTK-së dhe AXOS, duke thënë se PTK është larg përpara kësaj kompanie qoftë në performancë biznesi, qoftë në vlerë asetesh, po ashtu edhe në shkallë profesionalizimi në fushën përkatëse. "Por, krejt kjo logjikë përmbyset kur kuptojmë së është AXOS që e ka blerë PTK-në. Ndodh zakonisht përgjatë procesit që njihet si centralizim i kapitalit që kompania më e madhe, përmes mundësive më të mëdha konkurruese, ta fusë nën sqetull të voglën. Asnjë racionalitet, asnjë logjikë ekonomike nuk e shpjegon këtë transaksion absurd", theksoi Hyseni. Megjithatë, sipas tij shpjegimi qëndron diku tjetër. Hyseni tha se AXOS është një kompani fantome që po paraqitet si mbulesë për paratë e pista të korrupsionit e krimit të organizuar të bandave që udhëhiqen nga kryeministri Thaçi. "Jo rastësisht as ish ministri Beqaj dhe as kryeministri Thaçi nuk u përgjigjen kurrë se të kujt janë realisht paratë e fondit investiv AXOS. Si për ta vërtetuar gjithë këtë proces të shpronësimit grabitqar, kuptojmë se paratë për shitjen e PTK-së vijnë prej ishujve Cayman. Ky vend njihet si parajsë fiskale, ku nuk paguhet kurrfarë tatimi për paratë e investuara, por çfarë është më e rëndësishme, nuk kërkohet kurrfarë llogarie për prejardhjen e parasë, pikërisht siç i nevojitet pushtetit kriminal të PDK-së", tha ai. Hyseni shtoi se ekzistojnë të gjitha mundësitë argumentuese, nga ato ekonomike si dëmtim i interesit publik, deri tek shkeljet ligjore që ky proces të kthehet mbrapsht, gjë të cilën tha se "Vetëvendosje" është e vendosur për ta bërë.

2013-06-01

ME SHKAS-Etnografia :Veshjet shqiptare





Pas ekspozitës në Pogradec, Korçë, Apoloni , si dhe më herët në Delemond, në Aarau e Zurih të Zvicrës, në Vjenë dhe këtë vit edhe në Suedi, këtë verë bën një prezantim edhe në Strugë. Në 20-vjetorin e festivalit muzikor "Këngë jeho" në Strugë, Shkëlzen Rexha, fotograf artistik, dhe Bora Balaj, kreatore e modës, hulumtuese e etnografisë, e prezantuan ekspozitën me veshje tradicionale shqiptare. Me këtë rast është mbajtur edhe një takim me gazetarët, me ç'rast janë shpërfaqur qëllimet dhe rëndësia e këtij manifestimi. Ekspozita shëtitëse me veshje tradicionale shqiptare, me autorët Shkëlzen Rexha dhe Bora Balaj, po merr gjithnjë e më shumë karakter kombëtar, duke u prezantuar në shumë shtete të Evropës dhe gati në të gjitha trojet shqiptare, duke prezantuar etnografi, art dhe hulumtim .Veshjet tradicionale janë bërë temë studimi edhe nga të huajt, si dhe nga etnologë e historianë shqiptarë. 





Ekspozitë e Bora Balaj me fotografi të veshjeve kombëtare shqiptare

Në kuadër të ditëve të kulturës shqiptare- ditëve të festivalit “Këngë jeho”, ku pos këngës dhe valles popullore shqiptare shpalosen edhe një mori kostumesh kombëtare shqiptare nga trevat e ndryshme, është hapur edhe ekspozita e fotografive të veshjeve kombëtare shqiptare.
Kjo ekspozitë e Bora Balaj, vjen në Strugë, në ditët e festivalit, pas shumë ekspozitave në Kosovë, Shqipëri dhe vendet e Evropës, ndaj dhe interesimi i kalimtarëve të rastit ishte tepër i madh. Krahas ekspozitës me fotografi të veshjeve popullore shqiptare, sipas idesë së Bora Balaj, të bëra nga fotografi Shkëlzen Rexha, u shpalos edhe libri i kësaj autore, “Veshje Tradicionale shqiptare në Kosovë”.
Për ekspozitën në fjalë, koreografi i mirënjohur shqiptar, Dilaver Kryeziu u shpreh: “Etnologjia është një shkencë e cila e ka për detyrë për ruajtjen e trashëgimisë, e në këtë trashëgimi janë edhe këto kostume që shihen në këto fotografi. Kjo ekspozitë, po koincidon me festivalin e 20 jubilar, “Këngë jeho”, në të cilin festival të gjitha këto kostume kanë qenë të pranishme në motive të ndryshme të vallëzimit nga mbarë territori ku jetojnë shqiptarët. Është kjo një kulturë, një trashëgimi që nuk e ka askush në botë pos neve shqiptarëve. E përgëzoj Borën për këtë ekspozitë të shkëlqyeshme në këtë vend të shkëlqyeshëm, sepse Bora balaj është unikat në Kosovë që merret me kostumografi”.

Në pyetjen se a e plotëson Bora Balaj ndonjë boshllëk apo mangësi që eventualisht  kanë lënë Andromaqi Gjergji dhe Afërdita Onuzi, Dilaver Kryeziu shtoi: “Janë dy emra të mëdhenj të etnokostumografisë shqiptare dhe vështirë se mund të thuhet për plotësimin e ndonjë mangësie, por megjithatë Bora është në rrugë të mbarë ta ruaj trashëgiminë etnokostumografike të Kosovës, me të cilën sidomos ne koreografët mburremi, sepse në bazë të kostumeve edhe vejmë një valle në skenë”.

Vetë autorja, Bora Balaj u shpreh: “Së pari uroj përvjetorin e festivalit që më dha kënaqësinë dhe privilegjin, që të jem e pranishme me ekspozitën e veshjeve tradicionale të Kosovës nëpër shekuj, ku ka një përputhshmëri të madhe me këngët dhe veshjet shqiptare të prezantuara në këtë festival. Janë rreth 50 fotografi të veshjeve tradicionale shqiptare, nga të gjitha trevat e Kosovës dhe jashtë sajë. Të gjitha veshjet shqiptare e kanë nga një element që i bashkon shqiptarët, që më bën të finalizoj këtë ide timen për pasqyrimin e të gjitha veshjeve-kostumeve të ruajtura origjinale shqiptare”.






Photo of Bora.Balaj FASHION























 

 





Etnografia e poetja Bora Balaj në faqet e shtypit shqiptar në SHBA



Nga: Mimoza Dajçi

Bora me punën tuaj krijuese si etnografe e poete jam njohur nëpërmjet medias elektronike, e ndërsa sot kam rastin të bisedoj me ju pranë familjes së veprimtarëve të njohur në SHBA Tereza e Pashk Maksuti.

Bora: - Edhe unë ndjej kënaqësi të kem rastin të komunikoj me periodikun i cili mban gjallë frymën shqiptare larg Atdheut, por kam kënaqësi të flas këtu ku takoj shumë njerëz që vazhdojnë të punojnë, të frymojnë e të kultivojnë edhe kulturë edhe traditë Shqiptare, por edhe vlera që i kontribuojnë vendit dhe pasurisë shpirtërore. Vërtetë, në këtë familje gjeta shqiptarinë dhe intelektin modern e tradicional.

M.D: - Ju keni kryer fakultetin ekonomik në Pejë, si kaluat më pas në poezi dhe në hulumtin e veshjeve tona kombëtare?




Bora: - Shkollimin e bëra siq e bëjnë të gjithë, apo siq e bënim në atë kohë, aty ku është më afër. Atë botë studioja në Pejë dhe zgjodha një drejtim që më tërhiqte së paku të studioj dhe të kem një përgatitje shkollore të Lartë, por edhe nuk e kisha largë dëshirës këtë profesion të drejtimit ekonomik.

Ndërsa, në mua ishte e lindur dhe vazhdoja ta mbjellja pasionin e leximit dhe të krijimit që heret. Poezia erdhi si krijimtari në mua dhe ndjeja nevojë të zbërthehem në diçka të shkruar.

 

Këtë e them kështu, sepse më vonë linden dhe vërshuan edhe shumë ide tjera të hulumtoj artin e krijuar në popullin tim. Pikërisht në zonën ku unë jam rritur, ky art është kultivuar më shumë nga populli dhe ky etnos është ruajtur herë si një sfidë, e herë si kulturë autoktone.

Dhe veshjet, të cilat edhe i punonim në mesin tonë, punë dore pra, u bënë pasion i imi të kalojnë në mua si fondacion koleksionues. Dhe me disa nga miqët e mi, thamë pse mos ti mbledhim dhe pse mos ti prezentojmë publikisht. Kështu që unë edhe mblodha shumë nga veshjet, edhe hulumtova edhe i botova në një lidhje si boletin koleksionar.Kjo bëri bujë dhe ia ka vlejtë besoj.




M. D : - Që nga viti 2002 ju drejtoni Agjensinë e Modës “Bora – Fashion” në Gjakovë, a kanë paraqitur interes vendasit apo të huajt ndaj vlerave tona tradicionale?

Bora: - Vlerat tradicionale janë kudo në botë. Secili popull ka krijimtarinë e vetë nga lashtësia. Por, dikush din bukur ti ekspozojë, ti paraqesë dhe ti plasojë tek të tjerët. Unë kam parë një mahnitje tek të huajt, por më ka befasuar edhe tek vendasit. Sepse gërshetimi i kulturave është duke e zbehur traditën. Dhe kur tanët mahniteshin me ato vlera tona, thoja me mendje, se si qenkem vonuar me këto botime. Pra, është pritur mire, së pari Agjensia ime duke plasuar këso vlerash dhe janë pritur mirë edhe punët që kemi paraqitur nëpër ekspozita.

 

Në cilat treva të vendit keni qenë për të siguruar elementët më të hershëm të veshjeve e kulturës sonë etnike shqiptare?

Bora: - Kosova është një njesi e vogël për tu ndarë në treva. Por, ndikimi i kulturave është ndryshe nga një trevë në tjetren. Ideologjitë fetare edhe kanë sjellë motivet e veta dhe shumë nga trevat i kanë ruajtur duke i ngatërruar me kombëtaret. Unë kam marrur për modesti të them veshje nga Dukagjini më së shumti, sepse, atje edhe janë ruajtur më shumë . Pastaj nga Drenica, nga Hasi, nga Gollaku pakëz, nga pjesë të shumta të Shqipërisë dhe nga Maqedonia. Por, këtu në blenin e parë janë prezentuar vetëm një pjesë dhe pritet të dalin volume tjera në publikim.


M. D: - Po veshjet popullore Çame a zenë vend në Agjensinë “Bora – Fashion”?

Bora – Çamëria është dhimbje e jona edhe në historik edhe në kulturë. Ato veshje do të zënë vend në botimin e dytë shpresoj, sepse jemi duke e plotësuar gjeografinë Shqiptare.

 

M. D: - Ju merreni vetëm me hulumtimin e veshjeve popullore, apo keni edhe atelienë tuaj të dizinjimit e prodhimit të tyre?

Bora - Unë edhe i hulumtoj ato veshje kudo që janë, por edhe i dizajnojë duke bërë edhe krijime të reja. Në Shtëpinë e Modës ku unë punoj dhe e menaxhoj kemi sjellur modifikime si dhe modele të reja. Këtë punë edhe e vazhdoj ta e bëjë me disa modelare dhe manekine.

M. D: - Puna e dorës ka qenë historikisht një traditë e bukur e femrës shqiptare, a ka edhe organizata apo agjensi të tjera në Kosovë që merren me kulturën tonë etnografike?

Bora - Puna e dorës deri vonë ka qenë edhe profitabile edhe vetë ekzistenca e jonë. Ajo sot më pakë punohet. Në Kosovë viteve të fundit është stimuluar me të madhe nga disa Shoqata të grave kjo punë dhe po mbahet aktive sot duke u stimuluar në rrafshin artistik për të prezentuar autoktoninë tonë.

 
M. D: - Gjatë qëndrimit tuaj në SHBA, a biseduat me organizata apo individë të ndryshëm në lidhje me projektet tuaja për të ardhmen, e cilat janë konkretisht ato?

Bora: - Kam pasur kontakte me disa grupe dhe individë te njohur ne SHBA aktiviste te ceshtjes kombetare si dhe kam pautr rast te viziotoj Federaten Panshqiptare Vatra dhe te takoj anetare te organizates se gruas Hope & Peace ku ju Mimoza jeni themeluese e saj.……….

M. D: - Le ti kthehemi paksa poezisë, pasi edhe letërsia është edhe ajo një nga pasionet tuaja. Sa libra keni botuar dhe a mund të mësojmë titujt e tyre?

Bora: - Unë botova së pari librin me poezi “Zogu pa Qerdhe" dhe "Loti ne sy" , tani kam ne dore edhe nje liber tjeter me poezi.

M.D: - Përsa i përket etnografisë ju jeni nominuar në disa Çmime e jeni fituese e shumë prej tyre, a mund të ndalemi pak në sukseset tuaja?


 
Bora: - Puna në etnologji më është bërë edhe profesiona, pasi që jamë duke studiuar edhe shkencërisht këtë fushë të gjerë dhe interesante. Deri më tani jam shpërblyer me disa çmime që në fakt janë modeste, por tek unë kan një çmim që më bëjnë të ndihem mirë. Çmimi më i mirë është kur vepra jote shpërndahet, pranohet mirë si dhuratë dhe prezenton historinë e vendit tënd. Secili prej nesh kemi obligim të paraqesim mjeshtrin tonë.

M.D: - Po familja sa është e gatshme për t’ju ndihmuar në këto inisiativa, dhe a është i apasionuar në këto fusha ndonjë prej fëmijëve tuaj?
 
Bora: - Familja është mbështetësja më e madhe në këtë punë që më shumë ka shpenzime se sa përfitime. Bashkëshorti imë është më shumë stimulus dhe ka krijuar një passion edhe pse nuk e këtë lëmi. Edhe sot llogarisë më shumë tek familja, se, më duhet të jem në levizje dhe nga atje e marr edhe stimulimin material.

Faleminderit e suksese

Bora: - Unë ju falenderoj më shumë juve, ngase e kisha për dëshirë të jem në mediumet në Amerikë, posaqe tek lexuesi Shqiptarë, ngase puna që bëj unë i dedikohet popullit tim kudo që është ai. Urime dhe suksese edhe juve.


-------------------------------

Revy e modës me veshje kombëtare shqiptare në Skandinavi







Në Borås të Suedisë, në këtë vend skandinavik për herë të parë u mbajt Sfilata e Modës me Veshje kombëtare shqiptare e organizuar nga Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” shoqatë kjo kulturore e shqiptarëve në këtë qytet suedez.
Kryetari i krysisë së kesaj Qendre Bahtir Latifi thotë se ky manifestim Kombëtar që organizohet për herë të parë në qytetin Borås do të ketë efektin e vet dhe rendesin.
Në organzim te Qendres Kulturore Shqiptare ”Migjeni” nga qyteti Borås i Suedise në bashekpunim me Agjensinë e Modës ”Bora fashion” Gjakovë u mbahjt Sfilatë Mode me veshje kombëtare shqiptare në lokalet e Muzeut të Textilit në qytetin Borås të Suedisë për herë të parë në Skandinavi Revy e Modës me veshje Kombëtare Shqiptare, organziuar nga Qednra Kulturore Shqiptare “Migjeni” nga Borås, së bashku me Muzeun e Textilit të këtij qyteti si dhe me ndihmën e Studie främjande po nga ky qytet.
Në këtë manifestim kulturor të organziuar për herë të parë në Skandinavi nga Qendra Kulturore Shqiptare “Migjeni” e qytetit Borås morën pjesë stilistë nga Republika e Kosovës, pastaj të rinjë dhe të reja shqiptar nga qyteti Borås si dhe nxënës dhe të rinjë e të reja nga qytetet fqinje si Kinna e Skene, Gislaved, Nösjö, të cilët do jenë pjesë e këtij projekti
Të pranishmit argëtuanë me këngë e valle anëtarët e shoqërisë kulturore artistike “Shqiponja e maleve” nga Fallkenberg, pastaj mysafirë të Sfilatës ishin edhe anëtarët e shqërsisë kulturore ”Ardhmeria” nga qyteti Kristianstad, të cilët u paraqitne edhe ata para ketij publiku për të përshendetur këtë evenemang të madh kulturor.
Pra në këtë Revy Mode, u paraqitë edhe Ekspozitë me fotografi me veshje kmombëtare nga të gjitha trevat shqiptare punuar nga fotografi i njohur kosovar Shkelzen Rexha, këngë e valle popullore shqipe të interpetuara nga anëtarët e shoqërisë kulturore “Shqipponja e maleve”, u shfaq premiera e filmit dokumentar mbi punimin e veshjeve kombëtare shqiptare punuar nga kameramani kosovar me renome Gezim Arifaj i cili u promovua në mëmyrë solemne ketu në Boras të Suedisë. Eshtë një dokumentar i punuar nga anëtaret e Agjensisë së Modës ”Bora” nga Gjakova me iden e kreatores së modës Bora Balajt, me skenarin dhe kameren e kamremanit të njohur kosovar Gëzim Arifit e fotografinë e Shkelzen Rexhës fotograf profesionist nga Gjakova.
Ishte kënaqesi të shihje bashkëkombasit tëmbledhur rreth platos së Revysë së modës së Veshjeve të traditës sonë shekullore, por edh më kenaqësi ishte se në sallë ishte dominante edhe prezencae miqeve suedez që jep me kuptue se ky popull skanindav

Në mesin e të prnaishmëve në këtë Sdfilatë ishte edhe Kryetari i Këshillit Bashkiak të qytetit Borås Per-Olof Höög, i cili me prezencën e tij ia shtojë edhe më vlerën këtij manifestimi. Per-Olof Höög nderoi me dhurata organizatoret e manifestimit dhe me fjalë miradie si për organziatorët ashtu edhe për shqiptarët qe jetojnë dhe veprojnë në këtë qytet.Në fjalën e tij Kryetari i Këshillit Bashkiak foli edhe për bashkëpunimin mes Fjärdingskolan nga Borås me shkollën nentvjeqare Demokracia nga qyteti Durres ku me këtë rast tha se komuna e Borås eshte duke planifikuar që në një të ardhem të afërt këtë shkollë ta ndihmoj me kompjuter dhe materila tjeter mesimor dhe se në një të ardhme të afërt ai pret që komuna er Gjakovës të bëjë një fteszë zyratre per zyrtares e Këshillit Bahkiak në Borås në menyrë që të shiqohet mundësia e një vizite nga ana e tyre ne qytetine ”Bora fashion” nga ishin edhe realizuesit e ketij projekti madheshtor të Revysë së modës së veshjeve kombetare shiqptare në Borås.
Është më rendësi të përmendet se ditë më parë ishin mysafir të bashkisë së Borås dhe se ishte një pritje madhështore për përfaqesusit nga Kosova këtu në Borås. Anëtaret e suitës gjakovare ishin në vizitë edhe në një shkollë fillore këtu në Borås ku takuan edhe fëmijët shqiptar të cilët vijojnë mesimet në këtë shkolle fillore. Udheheqsja e grupit Bora Balaj thotë se ishte për ne kënaqësi takimi me fëmijët shiptar në këtë shkollë sepse ata kanë ruajtur gjuhën e tyre dhe traditën shqiptare.
Të rinjët dhe të rejat shqiptare nga qyteti Falkenberg të Shoqërrsië kulturore ”Shqiponja e mleve” në menyrë solemne hapen revynë e modës me këngë dhe valle folklorike shqiptare nën udhëheqjen e mësuesit dhe koregrafit të njohur Hamdi Arifaj. Ishte një prezentim i denjë i vallës shqipe e cila beri pershtypje tek miqt sudez të pranishme në këtë manifestim. Pastaj paraqitje e mjeteve dhe veglave tradicionale shqiptare nga ana e anëtarëve të kësaj shqoqërie.
Me kalimin e kohës kersheria për pikën kryesore të këtij manifestimi ”Sfilatën e modës” sa vinte e shtohej tek të pranishmit.

Kur moderatorët e programit Bahtir Latifi dhe Grisellda Hallulli paralajmeruan të renë e parë që të paraqitet para publikut salla e Muzeut të Textilit jehoi nga brohoritja dhe duartrokitja madheshtore e qindra të pranishmëve në sallë. Muzika e zgjedhur per mrekulli nga Gezim Arfifi, përgatitja fantastike e veshjeve nga Bora Balaj, grimimi orogjinal dhe me përmbajtje nga stilistja e njohur Flora Balaj edhe më ia shtonin madhështinë këtij evenemangi.
Ishte kënaqësi dhe shihej gëzimi dhe krenaria e bashkëkombasve të pranishëm në manifestim me rastine prezentimit të traditës sonë kombëtare nga ana e të rinjëve dhe të rejave shqiptar nga qyteti Borås, Kinna, Skene, Gislaved, Nösjö, Falkenberg, Kristianstad, Trollhätan. Edhe të rinjët dhe të rejat ndiheshin krenar, shihej ajo krenari në fytyrat e tyre, u qeshte nuri në veshjet kombetare, veshje të cilat nëpër shekuj kanë ruajtur traditën tonë shqiptare.
Ky manifestim është i pari i këtij organizuar në Skandinavi, por që beri jehonë tek bashkëkombasit tanë. QKSH ”Migjeni” në Borås falenderon gjithe ata që ndihmuan n ë realizimine ketij manifestimi dhe pershendet poetin Remzi Basha per kontributin e tij dhe dhuratat që ndau për të rinjët pjesëmarrës në këtë mnaifestim, pastaj veteranen Qibrije Hoxha për kontributin në prezentimin që bëri rreth kulturës dhe traditës shqiptare për miqt suedez në këtë mnaifestim, shkrimtarin dhe publicistin Hamit Gurguri për kontributin e tij në afirmimin e gjuhës dhe histrisë sonë kombëtare.
Ekspoziota e fotografive me veshje kombëtare e punuar nga fotografit profesionist kosovar Shkelzen Rexha zgjoj interesim tek të pranishmit me atë spekter bukurish të veshjes shqiptare, bukurisë natyrore, asaj veshje karakteristike shqiptare me ata djem e vajza fantastik. Prezntimi i Kullës shqiptare që ishte një kala e vërtetë e shqiptarëve me shkuj.
Promovimi i dokumentarit mbi punimin e veshjeve kombetare shqiptare me ide të Bora Balajt e me kameren dhe skenarin e Gezim Arifit, ishte një gjë sublime e këtij manifestimi, natyra e virgjër shqiptare, të rinjët e të rejat me ate bukurin e mahnitshme, bukiritë natyrore, muzika e zgjdhur për mrekulli nga Gezim Arifaj ishin ato cka me të vërtetë e bënin këtë dokumentar sio një kryvepër të Arifajt.
Zëri të resë nga qyteti Nösjö Agnesa Drenovci mahniti të pranishmit, ishte një surpizë për adheruesit e këngës shqipe.
Salla e Muzeut të Textilit në Borås u bë “arenë” ku, bashkoi bashkëkombasit tonë, bashkoj të rinjët dhe të rejat tona, flamujt, mysafirët e vendit mikpritës dhe qytetar të komuniteteve tjera, në këtë Revy mode të stilit bashkëkohor.
Qëndisja e skenës me përjetimin nga afër të bukurive natyrore shqiptare si; kështjella mesjetare e Dukagjnit, jehona e këngëve, fjalëve të shkruara artistike, valleve me koreografi mjeshtërore, kuzhina e bollshme shqiptare e cila u mireprit nga të prtanishmit krysisht për mrekulli nga miqt suedez, ambienti familjar shqiptar dhe mbi të gjithat, prania e institucioneve të mkomunës Borås në këtë manifestim, këtë ditë do ta bëjnë që vërtetë të kujtohet gjatë”.
Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” në Borås është kujdesur që të gjithë pjesemrresit e Sfilatës të ndihen mirë dhe i falenderon per punën dhe mundin që janë duke dhenë në këtë evenemang mbar kombëtar, falenderon edhe anëtaret e stafit të Agjensisë së Modës ”Bora” nga Gjakova për nje punë të madhe në mbledhjen dhe ruajtjen e këtij thesari të cmuar kombëtar. shkruan mes tjerash publicisti dhe gazetari i mirënjohur shqiptar Sokol Demaku.
Gruaja e emancipuar, perspektivë e shoqërisë shqiptare


Masa më e mirë për vlerësimin e kulturës së një kombi, është pozita e femrës në shoqëri.
Të gjithë e dimë se puna është ndër faktorët më të rëndësishëm për njeriun, sepse përmes punës shpesh veten, e zhvillon dhe realizon ardhmërinë e vet. Për këtë arsye gratë shqiptare, duke mos pasur mundësi të punojnë, nuk kanë mundur të arrijnë deri te një LIRI më e madhe në jetën e përditshme. Ky "FAT" do ta përcjell edhe do ta lidhë atë me një realitet të "natyrës". Gruaja dhe punëtori kanë këto gjëra të përbashkëta, të dy janë të shfrytëzuar e të nënshtruar kushteve jetësore. Këto forma shfrytëzimi janë zhvilluar në shumë mënyra gjatë shekujve në bazë të karakterit të kohës dhe vendeve, por kurrë nuk mungoi shfrytëzimi. Në shikim të parë duken në ngjashmëri mes gruas dhe punëtorit, por, edhe këtu ka dallime, sepse gruaja- femra shqiptare ka një precedent, ajo është qenia e parë njerëzore që pa vullnetin e saj, iu nënshtrua robërisë. Gjeneza e këtij qëndrimi mashkullor ndaj femrës, është shumë e lashtë. Ajo fillon që nga koha e Platonit, i cili e ndjente veten të lumtur dhe i falënderohej perëndisë që nuk kishte lindur femër.

Ky botëkuptim, edhe pse absurd ende po gjen përkrahje në disa shoqëri. Gruaja shqiptare, shumë shpesh ndodhet para vështirësive të mëdha, që ja shkakton (apo ja imponon) ambienti shoqëroro - kulturor. Femra shqiptare, edhe sot aty këtu po ndeshet me ato pengesa, mentalitete, sepse është e vetmuar nga shoqëria mashkullore dhe shumë shpesh konsiderohet si " tepricë, e pa aftë" për jetë. Në këto kushte e rrethana, gjinia femërore (tek familjet primitive.., dhe burrat naiv) e ndien veten si të pa sigurt, e shkelur, e përbuzur..,e shfrytëzuar, si qenie shoqërore, dhe si qenie seksuale. Këtu është shumë vështirë që të përcaktohet se në cilat pikëpamje vuan më shumë. Në shumë familje shqiptare gruaja thuhej duhet vetëm për të lindur fëmijë. Këtu nuk guxojmë dhe nuk kemi të drejtë t’i radhitim të gjitha gratë-femrat, por një pjesë bukur e madhe e tyre( sidomos ato të cilat jetojnë jashtë qyteteve) , në mënyra të ndryshme u nënshtrohen traditave të vjetra, dhunës e presionit. Nga ne kërkohet që ti ndihmojmë femrës sonë, që të zhvillohet dhe të jetë e lirë, si të gjitha femrat në botë, (femra shqiptare të ketë liri sa mashkulli). Tek ne është një dukuri e rëndë në disa shkolla.., familje, etj, nga "maniakët seksualë", nga jo edukatorët, nga huliganët ,,etj. Si mund ta quajmë mësimdhënës arsimtarin, profesorin etj, i cili kërkon nga nxënësja-studentja, punëtorja e tij ( për ta kaluar vitin duhet të bëhesh dashnore e imja, apo punëtore e imja), etj, etj. Si mund ta quash "njeri", mashkullin, burrin i cili pos ofendimeve të përditshme ndaj dashnores apo gruas, përdorë edhe forcën. Është tragjike mirëpo duhet ta themi të vërtetën, shumë të martuar (çka është më e keqe në mesin e tyre ka edhe disa të rinj) të cilët pos dhunës fizike që ushtrojnë në shtëpi ata ushtrojnë dhunë ( e rrahin bashkëshorten edhe në vende publike). Ky është një prostitucion i vërtetë, sepse të mjerat, për shkaqe të ndryshme heshtin.(Ramiz Dermaku)
Përgatiti për Floripress:Flori Bruqi

FJALA E DHËNË

avdi.ibrahimi

Nga Avdi Ibrahimi


Ose, siç njihet ndër shqiptarët, kulti i besës. Kjo fjalë e veçant nuk ekziston në shumicën e
gjuhëve të botës.

Besa, ose kulti i fjalës së dhënë, lidhet në burim me mitin biblik të fjalës: “Në fillim qe fjala! “ Më para se të ishte shkrimi, marrëveshja, noteria, kontrata, gjyqi, shteti, njeriu, popujt, bota vetë, ishte fjala. Ky kult madhështor ruajti gjurmën e burimit tek shqiptarët.

Shqiptaret u lidhen forte në fjalën e dhënë, lidhja për fjale përbënte autoritetin e lartë të këtij populli. Të gjitha marëdhëniet: në gjini, në fis, në besimet fetare, në bajrak,
në nivelin e bashkësisë etnike, madje edhe në marëdhëniet ndëretnike, mbaheshin
në fjalen e dhënë.


Besa është testamenti, morali i shqiptarëve qysh prej periudhave mitologjike. Për këtë kemi dy balada më të rëndësishme që njeh folklori ynë, motivi i flijimit të Rozafës për ngritjen e një Kështjelle, që në popull njihet si Nusja e Murosur në Kështjellën e Rozafës, dhe ringjallja e vëllait të vdekur, pse kishte lënë peng fjalën e dhënë, që sipas botëkuptimit shqiptar, dheu nuk e mban atë që vdes me besë, me për fjalën e dhënë por të parealizuar. Premtimin e dhënë e mban edhe toka, element ky etnik shqiptar. Për këtë flet më së miri balada e ringjalljes së vëllait të vdekur për t’ia sjellë s’ëmës të bijen sipas fjalës së dhënë dhe për tu rikthyer përsëri në varr.

Fantazia popullore shqiptare, ka bartur në shekuj veprime mitike të kreshnikëve shqiptar, si prijes të mençur e të prajshëm të çetës, strateg e guximtar të pashoq e mjeshtër të sprovuar në beteja, tolerues brenda kreshnikëve, por edhe në marëdhëniet me kundërshtarët, të cilët nuk i vret kur i zë në gjumë, por edhe t’i falë kur i bijnë në dorë e raste të tjera, duke u udhëhequr nga morali i urtisë popullore: “ Mos bën çka ta kanda, se të gjen çka nuk ta kanda!”

Një temë tjetër shum e përhapur në baladat tona është ajo e të liruarit e kreshnikëve shqiptar në besë nga burgjet e krajlave siç janë të tipit të Konstandinit të Vogëlith, të Ago Ymerit, të rinjohjes së burrit me gruan, femra këto të ndershme në planin e bashkëshortësisë, por edhe të respektit për fjalën e dhënë, veçori këto të etikës së pastër e të vlerësuar si vyrtyte te larta shpirtërore. Kreshniku tjeter i baladave tona, Gjeto Basho Muji ishte i lidhur ngusht në besë në orët e zanat e malit të cilat ia paten gurëzuar dasmorët. Ai i zuri dhit briarta, ku zanat kishin fuqin fantastike, për t’i nxitur ato në
dhënien e besës, se nuk do t’i pengojnë më kreshnikët, që të pasoj pastaj edhe
besa e heroit:

“Zana jeni e zana kjoshi!
Dhitë e egra u kjoshin falë!”

Për ta besa ishte e shenjtë. Mbajtja e saj është një nga vyrtytet që i dallon kreshnikët nga kundërshtarët e tyre. Por kur e kërkonte nevoja kreshniket shqiptar bënin hakmarrje kundër rivaleve. Çdo vrasje me vrasje, shpreheshin ata, çdo rrëmbim me rëmbim, çdo djegie me djegie e kundërveprime të tjera edhe të tepruara. Kur tjetri dinte se do të pasoj hakmarrja, më vështir mund të vendoste t’ia bënte tjetrit të keqën. Por për lufën ata kryefjal e paten: (Kurr prej luftrave, thane fitim mos paçim! – fjala është për perfitim
material…) Tabllo e këtillë, është njera nga dëshmit më të forta të vlerës së besës. Edhe pse këta trima u ngriten në nivel kulti megjithate kur vritej ne bejlegje ndonjë nga fëmijet e tyre ata ndjenin dhembje njësoj si njerëzit e rendomtë, ja çfarë thotë kjo këngë për Omerin djalin e Mujit tek e vajtonte të varri e Ëma:

“Mor Omeri i nënës – o o o!
A thue gjogun me ta prue?
Del ndonjiher
per me lodrue,
Bjen ndër gurra me u freskue,
Kërkon majet bashkë me zana,
Se ty varrin ta ruen nana.”

Tabllo kjo me plot suptilitet ndjenjash prindore të shfaqura në një moment tepër të rëndë psikik, jo veteëm se ka tretur gjakun e gjakut, por edhe ka humbur shpresat e trashegimisë së brezit. Atëherë preket thellë në zemër çdo gjë e gjallë, nëna në shfrimet e tilla, është e pafrenuar dhe dhembja e saj mund çdo fuqi dhe zbut çdo zemër.

Gjatë këtij shkrimi po mendoja pse nuk i kemi me besë të tillë edhe politikanet tane?!
Dhe kujtova frazeologjite e rapsodit:

“Vala valen s’pe përvlojka,
Zjarmi zjarmin nuk po e gjetka,
Gjarpni gjarpnin s’pe helmojka.”

Rapsodi perms frazeologjisë këshillon brezat në raport ndaj të huajve (armiqëve), duhet patur kujdes të posaçem, sepse armiku mbetet gjithmonë armik.

Heroizmi shqiptar, në shtegtimin e gjatë të kohës, njohu një galeri të madhe trimash. Fjala është këtu për nevojën psikologjike të ribërjes së të shkuarës së lavdishme, për të ndërfutur në të korrigjime. Kësisoj fjala është për një transformim të kujtesës tradicionale autentike shqiptare.

Janë të njohura rrëfimet e panumërta në të kaluarën dhe të tashmen mbi rrenacaket politikan që u qorrollepsin trut dëgjuesve të tyre. Këtij politikani rrenacak i duket se para tij është hapur perspektiva e ngjitjes së sukseshme në karrierën zyrtare. Formimi dhe talenti që i duken se i ka këto vlera. Ai u vu ta zbukuroj e stolis atë me rrenen, kësi soj rrena del jo vetëm si kthim I deformuar i realitetit të vërtetë, por edhe si sferë krejt e pavarur e lirisë së të folurit. Ky është politikani – Rrenacak i holl. Atij – lavdia, atij – kurorë. Për këtë ky sojë politikani s’di asgjë për besën shqiptare. Për fjalën e dhënë. Për premtimin e dhënë. S’ka edhe si e mban fjalën e dhënë.






Me synimin, që një ditë, të flitet edhe Shqip, në Shtëpinë e Bardhë…

ermira babamusta
Intervistë me Ermira Babamusta, Ph.D.


Keni ndjekur anglisht në shkollën e mesme profesionale e Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi” në Tiranë. Çfarë mundë të na thoni për këtë kohë të rinisë suaj?



Ermira Babamusta: Rinia shqiptare ndryshon nga ajo e shteteve të tjera me atë që kam vërejtur unë. Të rinjë shqiptar janë më të angazhuar në çështje sociale dhe politike, më ambicioz për jetën, mësojnë gjuhë të huaja deri në shtatë, kanë përgaditje të mirë akademike dhe kanë kulturën e tyre. Këtu luan rol dhe familja si shtylla kryesore në formimin e një adoleshenti/e, gjë që reflekon dhe vlerat dhe traditat e forta shqiptare.

Gjuhët e Huaja kanë qenë vitet më të mira për mua, si profesorët e përkryer të mi, drejtori i shkollës (në atë kohë 1995-97) dhe shokët e klasës. Kanë qenë momente të paharruara për mua. Edhe sot mbaj lidhje me miqësinë e shkollës së mesme. Gjatë kësaj kohe kam jetuar në Tiranë dhe qenë nën përkujdesjen e jashtëzakonshme të xhaxhait të babait tim, Ibrahim Babamusta dhe nënë Sadetja, si dhe djali i tyre Neritan Babamusta dhe bashkëshortja e tij, Myhrije Babamusta. Në këto vite më ka pëlqyer shumë matematika dhe kam marrë pjesë në shumë konkurse në shkallë kombëtare për të përfaqësuar shkollën që në tetëvjeçare.



Tre ngjarje të fëmijërisë time janë të paharrueshme për mua edhe sot: E para, demonstratat e para antikomuniste që u bënë në Kavajë me 26 mars 1990, ku mora pjesë me babain, Neki Babamusta. Mbaj mend që babai më shtërngonte fort dorën (isha vetëm 10 vjeç atëherë) dhe mami më përgaditi ujë të ngrohtë me sheqer kur u kthyem në shtëpi natën vonë sepse isha e tronditur nga ngjarja dhe turma e njerëzve.



E dyta, në 1997 u bënë protestat në Tiranë kundër luftës në Kosovë. Lashë orën e mësimit pa leje nga Gjuhët e Huaja, me disa shoqet e mia dhe shkuam në protestë para universitetit Politeknik për të kundërshtuar padrejtësitë ndaj vëllezërve dhe motrave shqiptare në Kosovë. Në këto kohë po lexoja historinë e pushtimit të Rusisë nga Napoleoni i Francës në librat me 4 vëllime të Tolstoit ‘Lufta dhe Paqja”. Kur mora mora vesh fillimin e genocidit në Kosovë (isha 14-15 vjeç), jam strukur në dhomën e miqve të shtëpisë time dhe kam qarë me naivitetin dhe çiltërsinë e një fëmije, sepse nuk kuptoja pse serbët po vrisnin shqiptarët, ose pse njerëzit po vriteshin me njëri tjetrin. I jam lutur Zotit për mbrojtje të shqiptarëve dhe për paqe midis serbëve dhe Kosovës dhe mençuri për liderërt e dy vendeve. Sot që i kujtoj këto momente më bën përshtypje konceptimi im për humanizmin dhe botën në këtë moshë kaq të re.



E treta, po në 1997 kur u bënë grevat e urisë në Tiranë kundra Skemës Piramidale, kam punuar dhe përkthyer për të vetmën radio/TV të huaj lejuar në Shqipëri, nga Hollanda që transmetonte lajme për luftën në Kosovë dhe gjëndjen në Shqipëri. Mbas intervistës me grevistët, gazetarin hollandez e gjuajtën rojet me fundin e armës që kishin me vete dhe mua më pyetën për mbiemrin dhe më morën dokumentat. Kur u larguam nga ndërtesa, na qëlluan me plumba te makina jonë. Nuk e di si kemi shpëtuar. Gazetarin hollandez, miku im Heraldi, e kam takuar sërish pas shtatë vitesh në 2004 në Washington DC, dhe shpeshherë kujtojmë historitë e Shqipërisë.



Çka ju shtyri të migroni nga Shqipëria?

Ermira Babamusta: Kam qenë 16 vjeç kur u largova nga Shqipëria dhe nuk u largova me dëshirë. Atëherë nuk e kuptoja pse familja më largoi nga vendlindja. Tani që jam e pjekur i kuptoj arsyet më mirë. E kam bërë kornizë në mendje momentin kur u nisa në aeroplan dhe familja më bënte me dorë te Rinasi, dhe mami kishte lot në sy. Shumica ishin të lumtur që unë po ikja në Amerikë, unë vetë nuk doja dhe isha e hidhëruar por pranova dhe respektova vendimin e familjes. Disa kishin kritikë që vetë si femër po ikja në një vend të huaj, dhe më përmendnin mundësitë më të këqijat ku do përfundoja. Por ky largim nga vendlindja ishte fillimi i hapjes së mendjes time dhe kuptimi të një bote krejt tjetër, si nga kultura, jetesa dhe vetëdija.



Për cilat arsye u larguat nga vendlindja dhe çfarë njohurish kishit për SHBA ju atë kohë?

Ermira Babamusta: Familja ime ka qenë e persekutuar nga diktatura për veprimtaritë demokratike-patriotike dhe për arsye sigurimi më larguan nga vendlindja. Babai e kishte bërë plan me kohë që unë të shpërngulesha në Amerikë dhe më këshillonte të mësoja dhe të dilja mirë me mësime. Gjatë 40 viteve që ka punuar si mësues ka ruajtuar atë rrogën e tij si dhe pensionin afro $30 që merrte në muaj për edukimin tim jashtë shtetit. Edukimi brenda dhe jashtë vendit është traditë familjare e fisit tim. Xha Ibrahim Babamusta ka mbaruar shkëlqyeshëm me medalje të artë të Perandorit të Austrisë Franc Ferdinandi nga viti 1920-27. Meqë isha larg babait dhe familjes time të dashur, xha Ibrahimi që u përkujdes për mua e konsideroja si gjysh dhe më mahniste me karakterin e tij të dashur, paqësor, intelektual dhe diplomat. Kam mësuar shumë prej tij dhe familjes së tij gjatë fëmijërisë time në Tiranë. Një figurë tjetër e dashur e fëmijërisë time është gjyshi (babi i mamit) Kastriot Cani, me të cilin kam kujtime të dashura në Peqin, i cili ka ndërruar jetë.



Aplikova për programin ‘Exchange Student Program” si studentja më e mirë dhe me notat më të larta te Gjutë e Huaja dhe më doli në Oklahoma, Sh.B.A. Unë dhe babi nuk e kishim ndëgjuar ndonjëherë këtë emër, dhe po shpresonim ose Florida ose New Yorku. Hapëm hartën dhe zbuluam Oklahomën afër Teksasit. Shkollën e mesme e përfundova me pikët më të larga (g.p.a. 4.00) dhe kam bërë konkurse matematike dhe në spanjisht në shkallë kombëtare në Sh.B.A., ku kam fituar dhe shumë çmime.



Keni mbaruar universitetin e lartë me dy mastera, Shkenca Politike dhe Public Administration si dhe programin e tretë të avancuar “UN Diplomacy / Diplomacia e Kombeve të Bashkuara” si e ndien vetën Ermira?



Ermira Babamusta: Unë e konsideroj veten si njeri të thjeshtë dhe kujtoj një shprehje të babait që “pasuritë dhe gradat njeriu nuk i mer me vete në varr”. Mendoj se nëse një njeri i dedikohet zanatit, punon shumë dhe i bën gjërat me drejtësi dhe pastërti në zemër, mund të arrijë majat, sidomos në Amerikë dhe në Perëndim. Gjithmonë kam synime në jetë, i vej vetes qëllime, dhe planifikoj për të ardhmen ku e shikoj veten 10-15 vite më larg. Shikoj realitetin, mësoj nga përvoja, përmirësoj veten dhe veprimet e mija dhe jam largpamëse.



Vlerësoj profesorët dhe mentorët e mi të universitetit Waldorf College (BA: Political Science, History, Humanities), Minnesota State University (MA: Public Administration), Long Island University (MA: Political Science; Post-Grad: UN Diplomacy) dhe West Virginia University (Ph.D.: Political Science: Foreign Relations/EU Law/National Security/PA).



Arsimimi është i nevojshëm për të arritur diku në jetë dhe për informim, por shkolla nuk të jep edukatën, llogjikën dhe kulturën që i duhet njeriut. Që një shoqëri të eci përpara, duhet të jetë edukimi për qytetarët si dhe është e nevojshme kultura dhe dashuria për mirëqënien e njerëzimit (shoqëria), të vendbanimit (mjedisi) dhe të individit (vetja). Nëse këto principe nuk janë në harmoni ka prapambetje në të treja aspektet e përmendura në shoqëri dhe politikë.



Jeni kandidate për doktoraturë në Shkenca Politike dhe Mardhënie Ndërkombëtare, çka don të thot kjo për ju si një e re?



Ermira Babamusta: I kam mbaruar studimet në kohë rekord, shkollën e lartë katër vjeçare e kreva për 3 vjet, dy masterat dy-vjeçare i kreva brenda një viti secilin, dhe doktoraturën 5-vjeçare brenda 4 viteve. Planifikoj të marr diplomën në verë 2013. Doktoratura ka qenë një shtyrje nga vetja dhe babai. Babait i mohuan të drejtën e arsimit të lartë. Dhe me këmbënguljen dhe ambicien e tij ka përfunduar universitetin me korrespondencë, ku ka mësuar dhe është edukuar vetë dhe ka dhënë provimet vjetore për të marrë shkollën e lartë. Më pas babin e internuan nëpër fshatëra dhe në Veri të Shqipërisë ku dha mësim. Babai në atë kohë synonte të mësonte italisht, por diktatura e konsideronte atë si ‘tradhtar’ vetëm se ai kishte dëshirë të mësonte një gjuhë të dytë, dhe të mësonte për kulturën e vendeve fqinje. Këto janë taktika të qeverisjeve të vendeve të ndryshme në botë, ku nëpërmjet frikës së popullatës, mohimit të dijes, dhe propagandës mbajnë popullin nën kontroll, injorim dhe izolim.



Më alarmon fakti që në vitin 2013 për të hyrë në program doktorature në Kosovë provimi jepet një herë e 5 vjet. Dhe nëse nuk e fiton duhet të presësh pesë vjet të tjera që ta provosh sërish shansin. Ky rregull duhet ndryshuar patjetër, të bëhet çdo vit konkursi dhe më shumë universitete të ofrojnë programe të doktoraturës jo vetëm në Prishtinë. Kjo detyron rininë dhe inteligjencën shqiptare të largohen nga vendi, shumica kanë më shumë shanc në vendet fqinjë ku nuk kanë përkrahje, përfshi Serbi, Rusi, Maqedoni, Mal i Zi, Shqipëri. Qeveria vendore duhet të investojë në gjeneratën e re që po rritet në Kosovë për t’i dhënë edukimin dhe njohuritë e duhura që të jenë më të pregaditura për funksionin që do kryejnë. Një gjeneratë e edukuar prodhon ekspertë në fusha të ndryshme, që nënkupon një Kosovë të mirëqenur dhe më të avancuar.



Në vitin 2007 keni krye hulumtimet nëpërmjet UNMIK-ut për metodat diplomatike përdorura gjatë bisedimeve zyrtarëve për statusin dhe pavarësinë e Kosovës, çfarë ka qenë roli juaj këtu?



Ermira Babamusta: Në 2006 kam punuar në Departamentin e Paqes tek Kombet e Bashkura në New York. Kam ndjekur nga afër seancat në Këshillin e Sigurimit për çështjen e Kosovës si dhe bisedimet multilaterale Serbi-Kosovë-USA në OKB. Në 2003 dhe 2004 kam punuar si eksperte e punëve të jashtme në Washington DC në Kongresin Amerikan, në të dyja dhomat, për Senatin (Senator Harkin, anëtar i Foreign Affairs Committee) dhe në Dhomën e Përfaqësuesve (Congressman Kennedy). Gjatë punës time në qeverinë amerikane kam dhënë kontributin tim për çështjen e Kosovës dhe forcimin e lidhjeve Sh.B.A-Kosovë-Shqipëri. Çështjen e Kosovës e ngrita dhe para senatorëve dhe kongresmenëve amerikan në seancën zhvilluar në Kongres në verë 2004, në takimin me z. Colin Powell (sekretar shteti gjatë administratës të Presidentit Bush). Pasi e falenderova në emër të Shqipërisë dhe Kosovës për përkrahjen e jashtëzakonshme të Amerikës ndaj shqiptarëve, salla e Kongresit Amerikan u mbush me duartrokitje. Dhe z. Powell më kërkoi ta përfaqësoj dhe tregoi respektin për familjen dhe babain tim, Neki Babamusta para senatorëve.



Në 2007 kreva misionin e parë diplomatik për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe hulumtimin tim shkencor të masterit në Kosovë nën kujdesin e UNMIK-ut, UNHRC dhe Long Island University. Monitorova bisedimet diplomatike shumëpalëshe New York-Prishtinë dhe dhashë rekomandimet e mija në punimin tim shkencor me titull “Kosovo Status Talks:

A Case Study on International Negotiations”. Punimi im shkencor publikuar një javë para ngjarjes historike në shkurt 2008 parashikon shpalljen e pavarësisë si alternativë e vetme e Kosovës. Po në 2008 hapa gazetën time Prishtina Press (www.prishtinapress.info) me botim në Prishtinë (2008-10), si mjet i diplomacisë digjitale dhe përkrahje për diasporën dhe kulturën shqiptare.



Në 2012-13 kreva misionin e dytë diplomatik nëpërmjet ministrisë së Diasporës dhe Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë, dhe West Virginia University, Sh.B.A. Qëllimi i misionit është njohja e pavarësisë së Kosovës, sukseset në vend dhe rekomandimet e mia. Punimi shkencor do botohet si libër në anglisht dhe shqip.



Si shqiptaro-amerikane si e ndjeni veten?



Ermira Babamusta: Jam krenare të jem shqiptaro-amerikane, përfaqësuese e dy shteteve më historik në botë. Amerika është ëndërra e botës dhe vendi i demokracisë, ndërsa Shqipëria është pika strategjike e Ballkanit me histori dhe kulturë të lashtë. Kam jetuar në Amerikë që në vitin 1998.



Në Shqipëri u ktheva pas 15 vitesh për herë të parë me rastin historik madhështor të 100 vjetorit të pavarësisë të Shqipërisë në nëntor 2012, me ftesë të z. Artan Minarollit, Ministrisë të Kulturës dhe Kryeministrit z. Sali Berisha. Mora pjesë në organizimin e përkryer të festivalit të 13-të të Filmit Shqiptar me rastin e 100 vjetorin, nën drejtimin e vizionarit të madh, Artan Minarolli dhe të nderuarën znj. Majlinda Tafa. Na nevojiten më shumë njerëz të mëdhenj si z. Minarolli dhe znj. Tafa sepse janë ambasadorë të denjë të kulturës dhe artit shqiptar brenda dhe jashtë vendit. Duke promovuar talentet e kulturës shqiptare në Shqipëri, Europë dhe Amerikë, bota njeh dhe më mirë vlerat dhe traditat shqiptare. Duhet më shumë përkrahje dhe financim i programeve të tilla si metodë diplomatike dhe kulturore për të forcuar imazhin pozitiv shqiptar. 100 vjetorin e Shqipërisë e kam festuar në New York (me Vatrën), Tiranë (me festivalin e 13të të Filmit dhe Ministrinë e Kulturës), në Shkup dhe në Prishtinë.



Qëndrova një ditë në Tiranë dhe u largova për në Prishtinë të nesërmen ku jetova mbi 2 muaj për misionin tim zyrtar diplomatik për njohjen e pavarësisë të Kosovës dhe hulumtimin tim shkencor të doktoraturës. Gjithmonë them që zemra ime është në Kosovë dhe ka për të mbetur kështu ky fakt. Populli kosovar më ka bërë një pritje madhështore në vitin 2007 dhe në 2012-13. Vlerësoj mikpritjen e jashtëzakonshme të familjeve “Gashi”, “Kunoviku” dhe “Hajredini”.



“Home’ për mua konsideroj Amerikën ku kam kaluar gjysmën e jetës time të pjekurisë. Familjen e kam në Angli dhe verën dhe festat e fundvitit i kaloj bashkë me prindërit e mi të dashur. Është vështirë të them ku është vendi im meqë kurbeti na ndau në kontinente të ndryshme dhe larg familjes. Po kudo që jeta të më çojë, nuk e harroj prejardhjen time, historinë dhe origjinën e vendit tim – Shqipërinë, si dhe prejardhjen e gjyshërve të mi – Kosovën. Gjithashtu vlerësoj jashtëzakonisht SH.B.A.-në që u bë vendi dhe shtëpia ime e dytë dhe më dha kulturën e duhur, edukimin dhe një jetë që nuk do e kisha imagjinuar dot diku tjetër. Arritjet që kam patur në Amerikë i kam bërë vetë, me forcat dhe përpjekjet e mia pa përkrahjen e ndonjë njeriut dhe nuk do e doja ndryshe.



Mbi të gjitha e konsideroj veten njërëzore dhe humane, ku kam qëllim parësor përmirësimin e njerëzimit dhe civilizimit të sotëm dhe paqe. Si një individ, si një zë, si një e ardhme ku mund të jap unë kontribut për të patur ndryshim për më mirë – kjo është një pyetje që e kam në mendje në çdo aspekt dhe nivel të jetës time. Për mua çdo gjë fillon me individin. Një individ i kulturuar dhe me ambicie për zhvillim, sjell një shoqëri të mirë, një qytet, një shtet të fortë. Kjo influencon shtetin fqinjë dhe mënyra se si sillemi me njëri-tjetrin në aspektin global. Një veprim i thjeshtë i një individi të vetëm lidh si zinxhir të ardhmen e njerëzimit jo vetëm për veten e vet por dhe për vendin ku jeton dhe tërë botën. Prandaj duhet të synojmë si ta çojmë përpara kulturën tonë për të mirën e tërë botës. Duke vepruar kështu, njeriu heq atë Ego-n dhe Superego-n (filozofia Frojdiane) e vetes dhe jep mund për tërësinë. Pra duke u nisuar në aspektin vetiak, me një princip të një personi, rezultati nuk është më vetjak, kjo humbet kur synimi është human për të mirën e grupit,shoqërisë, botës.



Krenoheni me prejardhjen shqiptare dhe synoni ngritjen e vlerave shqiptare kudo në botë. Çfarë nënkupton prejardhja juaj shqiptare dhe vlerësimi nga kongresi amerikan ndaj punës tuaj dhe familjes tuaj?



Ermira Babamusta: Të parët e mi Babamusta dhe Cani kanë luftuar për lirinë, tokat, të drejtat e shqiptarëve dhe përhapjen e gjuhës shqipe në momentet më kulminante të historisë Shqiptare, duke ruajtur një lidhje të fortë diplomatike 100 vjeçare midis Shqipëri-SHBA-Angli. Dhe unë synoj të vazhdoj në hapat e tyre dhe misionin e tyre patriotik. Të dy fiset për 100 vite kanë luftuar që nga lufta e Shkodrës në tetor 1912 krahas vëllezërve të tjerë shqiptarë, dhe vazhdojnë të kontributojnë dhe sot në bashkimin e Shqipërisë, Kosovës dhe trojeve të tjera. Falenderoj respektin dhe vlerësimin që i dha Senati Amerikan gjyshit tim me vdekjen e tij në 2003, ku senatorët u ngritën në këmbë dhe mbajtën një minutë zi. Gjithashtu vlerësoj nderin nga Kongresi Amerikan në 2004 ndaj familjes Cani, Babamusta dhe punës time me tre dekorimet e veçanta dhe ngritjen e flamurit amerikan në shenjë respekti në Capitol Hill, Washington DC.



Aktitivtei patriotik i fisit Cani dhe Babamusta fillon në tetor 1912 kundër pushtueseve serb, me Luftën e Shkodrës, ku krahas 200 të vrarëve nga Kavaja dhe Peqini ishin dhe të afërmit e fisit Cani dhe Babamusta. Ndërsa gjyshi im Beqir Babamusta u plagos në luftën e Shkodrës.



Në familjen Babamusta në Kavajë u mirëprit me 25 nëntor 1912 diplomati i madh Ismail Qemali nga gjyshi, Beqir Babamusta, dhe vëllezerit e tij Osmani, Murati dhe kushërinj të tjerë. Kurse Ramazan Cani (gjyshi i mamit) me 26 nëntor 1912 me çetën e tij së bashku me çetën e patriotit Bajram Xhani nga Kavaja shoqëruan me çetat e tyre të armatosura Ismail Qemalin në Vlorë, duke iu kundërvënë forcave pro-turke dhe bejlerve agallarëve të Myzeqesë.



Ramazan Cani (gjyshi i mamit tim, Suzana Cani Babamusta), është me prejardhje nga Kosova nga Canët e Dibrës së Kosovës, me lidhje fisnore me fisin Gashi. Gjatë viteve 1910-22 Ramazan Cani (Patriot i Madh, dekoruar 7 herë për vlera patriotike, Dëshmor i Kombit) ka krijuar çetë luftarake për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga shovenistët serb dhe grek. Ramazan Cani u vra nga reaksioni feudal në Shqipëri në vitin 1922.



Ramazan Cani, në bashkëpunim me forcat patriotike të Shqipërisë dërguan në Paris Avni Rustemin i cili vrau tradhtarin e kombit Esat Pashë Toptanin (e egzekutoi në Paris në 1916). Ndërsa vetë Ramazan Cani po në vitin 1916 egzekutoi kandidatin për mbret në qeverinë tradhtare të Durresit Kadri Beun (qeveria tradhtare e Durrësit kërkonte që Shqipëria t’i kalonte Italisë 1918-19).



Në Kongresin e Lushnjes, shkurt 1920, çeta patriotike e Ramazan Canit siguroi punimet e Kongresit të Lushnjes, me detyrë ruajten e kongresmeneve dhe marrvajtjen e Kongresit, me veprimtari në Shqipërinë e Mesme. Ramazan Cani ishte krahu i djathtë i patriot Aqif Pashë Elbasanit dhe Bajram Currit, dhe i vëllezërve Myslim dhe Shqyri Peza. Ramazani vinte me porosi të Aqif Pashe Elbasanit, delegues nga Peqini, përfaqësues në Kongresin e Lushnjes për zonën e Peqinit dhe Elbasanit. Ramazani dhe i ati, Mustafa Cani, u vranë atë e bir nga reaksioni feudal në Shqipëri.



Kastriot Cani, (Veteran, biri i Heroit Popullar Ramazan Cani dhe gjyshi im) ka patur pseudonimin ‘Furtuna’ gjatë luftës antifashiste 1941-45. Në vitin 1945 ka marrë pjesë përkrah partizanëve për çlirimin e Kosovës dhe trojeve të tjera të ish Jugosllavisë. Gjatë viteve 1944-46 Kastriot Cani, bashkë me djalin e xhaxhait, Mehmet Babamusta (Dëshmor Kombi), u lidhën me organizatën antikomuniste ‘Fronti i Rezistencës’ dhe bashkëpunuan me zbulimin anglo-amerikan për rrëzimin e komunizmit në Shqipëri. Kreu i organizatës “Fronti i Rezistencës” Hamdi Frashëri u zbulua nga sigurimi i shtetit shqiptar dhe pushkatua. Djali i xhaxhit të gjyshit tim, Dill Cani, nënkryetar i organizatës u dënua me 101 vjet burgim të përjetshëm, dhe të tjerët u persekutuan dhe pushkatuan.



Xhaxhai im Qemal Babamusta duke bashkëpunuar me djalin e xhaxhait Mehmet Babamusta (dëshmor i kombit) dhe vëllain e tij Isuf Babamusta, nëpërmjet Mustafa Gjinishit (djali i tezes së tyre) qenë pranë oficerave të shtabit anglez. Gjatë vititi 1943-44 Anglia dërgoi oficerë anglez pranë Shtabit të Përgjithshëm për të ndihmuar Shqipërinë gjatë Luftës së II Botërore. Në këtë kohë Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia dhe më pas nga Gjermania naziste. Qemal Babamusta (nacionalist, veteran lufte) u arrestua në kohën e komunist, dhe u burgos në vitin 1947.



Ndërsa babai im, Neki Babamusta (Mësues i Merituar) nuk pranoi t’i shërbente sigurimit të shtetit gjatë komunizmit për të cilët nga tronditja psiqike që iu shkaktua u shtrua në spital në Elbasan. Prindërit e mi u panë me sy të keq nga diktatura dhe u lanë pa punë disa herë. Në kohën e diktaturës mamin (Suzana) e quanin mbesa e spiunit të Cias amerikane. Ndërsa mua më refuzuan hyrjen në shkollën e mesme.



Me fillimin e proçeseve demokratike babai me shokë të tjerë krijoi Shoqatën Patriotike Kombetare me parudhën “E duam Shqipërinë si Amerika”. Shoqata kishte për mision: rivlerësimin e figurave patriotike dhe të persekutuarve, hulumutimin për Kosovën martire, përkrahjen e familjeve kosovare dhe forcimin e miqësisë SHBA-Angli-Shqipëri.



Familja Babamusta dhe Shoqata Patriotike me 15 mars 1992 pritën ambasadorin e parë amerikan, Reilson, në Kavajë. Ambasadori u shoqërua nga ish-lideri i opozitës z. Sali Berisha. Me propozim të babait qendrës së qytetit të Kavajës iu vu emri ‘Sheshi Amerika’. Në Amerikë (1999-2004) prindërit punuan për forcimin e miqësisë Shqipëri-Amerikë dhe bashkëpunuan me radion Alba në Detroit, Michigan, për sensibilizimin e opinionit për çështjen e Kosovës (1999). Babai, Neki Babamusta është dekoruar tre herë, si mësues i merituar, për vlera patriotike dhe nga Kongresi amerikan.



Babai më tregon se në shtëpinë tonë në Kavajë, kemi strehur familje izraelite gjatë luftës në nëntor 1943 për 6 muaj nën lidhjen e besës. Po ashtu familja Babamusta ka strehuar edhe gjashtë ushtarë italian dezertor (tetor 1943) në kohën kur pushteti i Musolit u rrëzua në Italinë fashiste.



Keni punuar për zgjedhjet presidenciale të Obamës në 2008 dhe 2012 si drejtoreshë e fushatës në shtete të ndryshme në SHBA. Presidenti Obama ju nderoi dhe me një ftesë zyrtare për ceremoninë e inagurimit në Janar 2013 në Washington DC. Si ishte përvoja e juaj nga këtu?



Ermira Babamusta: Pasi përfundova trajnimin për fushatën, fillova punë në Florida si ‘field organiser’ organizuese në terren, më pas u zgjodha drejtuese e skuadrës (team leader) dhe më pas drejtoreshë “GOTV director” (GOTV – Get out the vote), ku kisha nën mbikqyrje 4-5 qytete në Florida. Po në 2008 më zgjodhën organizuese për 2008 Democratic National Convention, në Denver, Kolorado, me 75,000 pjesëmarrës, ku senator Barack Obama pranoi nominimin e partisë Demokratike.



Në 2012 administrata e Obamës më telefonoi dhe kërkoi të punoj për ta sërish në W Virginia, Ohio dhe Philadelphia, PA në rolin e drejtueses për monitorimin dhe trajnimin e vullnetarëve gjatë përgaditjes për proçesin e votimit. Me ftesë nga Presidenti mora pjesë në ceremoninë e inagurimit dhe darkën zhvilluar me 21 Janar 2013 në Washington DC. Ishte një manifestim historik dhe madhështor, të cilin e përjetova edhe në Janar 2009.



Çfarë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?



Nocioni i suksesit ndryshon me konceptimin e njeriut dhe nocioni i rëndësive ose prioriteteve në jetën e secilit. Të tjerët konsiderojnë sukseset tek unë: puna në administratën e President Barack Obama, në OKB dhe Kongresin Amerikan, edukimin e lartë, Prishtina Press, vlerësimi nga Kongresi dhe senatorët amerikan, titulli “Gruaja e Kurajos” nga Instituti i Paqes “Kessel Peace Institute”, etj. Unë besoj se nuk e kam arritur akoma suksesin që dua. Kur të jetë Shqipëria dhe Kosova mirë dhe të bashkuar atëherë do jem dhe unë mirë. Kur njerëzimi do mendojë për zhvillimin e të gjithë qytetarëve pa dallim dhe të mos ketë më luftëra atëherë do kem dhe unë paqe shpirtërore.



Në nivelin personal vlerësoj maturinë, durimin, karizmatikën, inteligjencën, tolerancën, etjen për dije dhe zhvillim/përmirësim vetiak. Në aspektin shtetëror luftoj për të drejtat e njeriut dhe gruas, për paqe, zhvillim ekonomik dhe progres sidomos në Kosovë, forcimin e lidhjeve ShBA-Kosovë-Shqipëri dhe mbrojten e vlerave demokratike.



Kam jetuar në Francë (në 2010) ku dhe kam studiuar nëpërmjet EU (BE-së) dhe Universitetit të Strasbourg (Francë) dhe WVU në SHBA, me fokus “BE-ja dhe Sistemi Ligjor Evropian”.

Pasi të mbaroj doktoraturën synoj të jem në departamentin e shtetit në ShBA ose në Shtëpinë e Bardhë. Në të ardhme e shikoj veten si ambasadore ose si politikane me kandidaturë në Sh.B.A.



Një diplomat kërkon të jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Si është nga natyra Ermira?



Ermira Babamusta: Mendoj se natyra e vërtetë e njeriut tregohet në momentet më kritike dhe vështira në jetë, të cilat unë mundohem të tregohem e qetë, e durueshme, karizmatike, e ndëgjueshme, inteligjente dhe e drejtë. Në synimet e mia jam kurioze, këmbëngulëse, idealiste në motivim por realiste në praktikë, e pandalur, largpamëse, ambicioze dhe humaniste. Çmoj kultura të vendeve të ndryshme dhe respektoj historinë e secilit vend. Në larminë globale vlerësoj mirëkuptimin midis shoqërive dhe taktikat diplomatike bazuar në përpjekje pozitive midis vendeve.( Sokol Demaku)

Ndarje dhe shkëmbime territoresh, janë “Kali i Trojes” Serbe

Nga Xhelal Zejneli




Ideja e ndarjes së Kosovës ka qenë e ngulitur në mendjet e nacionalistëve serbë, në të gjitha konferencat dhe takimet për Kosovën, që nga Rambujea e deri në ditët tona.

Mirëpo serbët, kurrë nuk kanë dashur ta bëjnë publike një ide të tillë. Përse? Për arsye se pala që del me idenë e ndarjes së Kosovës, vetvetiu dëshmon se ajo (Kosova) nuk është e saj.
kali i trojes - serbe
Pas largimit të forcave kolonialiste serbe nga Kosova më 1999 dhe pas shpalljes së pavarësisë së saj, Beogradi e kuptoi përfundimisht se Kosovën e ka humbur përgjithmonë. Rrjedhimisht, idetë për ndarjen e saj nisën t’i afirmojnë gjithnjë më shpesh dhe gjithnjë më hapur.

Ish-kryetari i Serbisë Boris Tadiqi shpesh e përsëriste refrenin e vet: “S’është mirë që njëra palë t’i realizojë të gjitha kërkesat, e tjetra asgjë. Nuk është mirë që njëra palë t’i marrë të gjitha, e tjetra të mbetet me duar zbrazët”. Kjo fjali e B. Tadiqit ishte propozim i drejtpërdrejtë për ndarjen e Kosovës. Më në fund, njëri prej ministrave të qeverisë serbe – Ivica Daçiqi (tani kryeministër), disa herë e shtroi publikisht kërkesën e Beogradit për ndarjen e Kosovës. Fjalia: Edhe ne serbët duhet të nxjerrim diçka nga Kosova është bërë refren i T. Nikoliqit dhe i I. Daçiqit. Këta pandehin se territoret historike, të banuara nga popuj etnikë dhe rrënjës, janë mall që nxirren në treg.

Duhet shtuar se serbët shfaqën edhe një ide tjetër: Bisedimet për ndarjen e Kosovës, të zhvillohen ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë.

Duke qenë se serbët kërkojnë ndarjen e Kosovës, vetvetiu kjo dëshmon se Kosova s’është e tyre. Mund ta nxjerrësh në ankand vetëm një mall që s’është i yt.



Deri më sot, kur bëhej fjalë për Kosovën, autoritetet serbe i referoheshinKushtetutës së Serbisë, sipas së cilës Kosova na qenkësh pjesë e saj.

Meqë sot, edhe ministrat serbë, përfshi dhe kryetarin e qeverisë, dalin botërisht me idenë e ndarjes së Kosovës, shtrohet pyetja: Ç’u bë vallë me kushtetutën serbe, sipas së cilës Kosova është pjesë e Serbisë?!

Me fjalë të tjera, serbët, kur duhet t’i mbajnë nën sundim territoret joserbe, i referohen kushtetutës së tyre, dhe vice versa: Kur u shkon në favor diç tjetër, atëherë aspak nuk ngurojnë ta shkelin kushtetutën e vet.

* * *

BE-ja duhet të ketë parasysh faktin se Kosova, si çdo shtet tjetër i kontinentit, përpos popullit shumicë shtetformues, ka edhe disa pakica etnike. Nga kjo del se, trajtimi i veçantë i minoritetit serb në Kosovë, do të ishte në kundërshti me parimet perëndimore mbi minoritetet. Shkëputja e një pjese të Kosovës, do të krijonte një Kosovë pothuajse etnikisht të pastër, gjë që do të ishte në kundërshti me standardet evropiane mbi pakicat.

BE-ja duhet të ketë parasysh faktin se minoritetet serbe në disa nga ex-republikat e Jugosllavisë, s’janë të vetmit që jetojnë jashtë vendi amë – Serbisë.

Shqiptarët jetojnë në gjashtë shtete të rajonit: në Shqipëri, në Kosovë, në Kosovën lindore (Preshevë, Bujanovc, Medvegjë), në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Greqi.

Po qe se serbët e veriut të Kosovës kërkojnë të shkëputen nga Kosova për t’iu bashkëngjitur Serbisë, atëherë të njëjtën do ta kërkonin:

- shqiptarët e Kosovës lindore;

- shqiptarët në Maqedoni;

- shqiptarët në Mal të Zi;

- shqiptarët në Greqi.



Ndarja e Kosovës do të determinonte edhe ndarjen e Maqedonisë midis Shqipërisë dhe Bullgarisë. Me fjalë të tjera, ajo do të tretej si flluskë sapuni dhe do të zhdukej nga harta gjeografike dhe politike e Ballkanit.

Mirëpo, Serbia nuk çanë fort kokën për pasojat e mundshme të amputimit të një pjese të Kosovës. Beogradi dëshiron trazira dhe rrëmujë. Ideologjitë johistorike ushqehen me të keqen.

Sikundër shihet, me ndarjen e Kosovës do të çelej Kutia e Pandorës dhe do të shkaktohej edhe efekti i dominos. Efekti i dominos do t’i përfshinte të gjitha shtetet e rajonit, ngase kudo ka minoritete, grupe etnike dhe pakica.

Pakica kombëtare ka në çdo shtet të gadishullit: turq – në Bullgari; hungarezë– në Rumani, në Vojvodinë (Serbi), në Sllovaki, në Kroaci; myslimanë boshnjakë – në Sanxhak të Serbisë dhe të Malit të Zi; grupi etnik sllavofon – në Greqi; kroatë – në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Vojvodinë; serbë – në Kroaci dhe në Republikën Serbe të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Në vitin 1920, Hungaria i humbi dy të tretat e territorit të vet, ndërsa sot, një e treta e kombit hungarez jeton jashtë vendit amë – Hungarisë.

Në çdo vend të rajonit ka edhe: romë, vllehë (aromunë, cincarë), hebrenj,egjiptas, grupi etnik me fe islame, e që flet në gjuhët sllave (në vende të ndryshme figurojnë me emra të ndryshëm).

Sipas të dhënave britanike, në Turqi ka mbi katërmbëdhjetë milionë kurdë.

Serbët duan që privilegji i bashkëngjitjes vendit amë t’u takojë vetëm atyre dhe askujt tjetër në rajon. Në këtë pikëpamje, BE-ja nuk duhet ta ledhatojë Serbinë.

Atë që e kërkon për vete, Serbia ua ndalon bashkësive etnike që jetojnë nën sundimin e saj. Për shembull, ua ndalon shkëputjen:

- shqiptarëve të Kosovës lindore (Preshevë, Bujanovc, Medvegjë);

- myslimanëve të Sanxhakut;

- hungarezëve të Vojvodinës;

- bullgarëve, në juglindje të Serbisë.



Sanxhaku është një rajon i administruar nga Serbia. Sipas regjistrimit të vitit 2003, të zbatuar nga Beogradi, aty banojnë rreth 235.000 banorë. Prej tyre, 134.000boshnjakë (myslimanë), të cilët përbëjnë 56% të popullsisë së përgjithshme; 8000myslimanë, të cilët përbëjnë 4% të popullsisë dhe 89.000 serbë, të cilët përbëjnë 37% të popullsisë. Numri i përgjithshëm i boshnjakëve (myslimanë) dhe i atyre që janë deklaruar myslimanë (si kombësi) është 142.000, që përbën 60% të rajonit të Sanxhakut. Këto të dhëna serbe mbi strukturën e popullsisë së Sanxhakut nuk përputhen me realitetin. Me fjalë të tjera, përqindja e popullsisë joserbe në këtë rajon, është më e madhe.

Vojvodina është një rajon nën dominimin e Serbisë. Në të jetojnë 26 minoritete, duke përfshirë edhe hungarezët. Sipas regjistrimit të popullsisë të kryer nga Beogradi në vitin 2011, në Vojvodinë jetojnë mbi 251 mijë hungarezë, që përbëjnë 13% të popullsisë së përgjithshme të kësaj krahine. Që nga viti 1945 e deri më sot, Serbia ndaj hungarezëve të Vojvodinës ka ndjekur politikën e shkombëtarizimit. Ka tentuar që nëpërmjet kolonëve serbë dhe malazezë, ta ndryshojë strukturën etnike të popullsisë së krahinës. Rrjedhimisht, numri i hungarezëve në Vojvodinë është shumë më i madh se ajo që rezulton nga regjistrimi zyrtar i Beogradit.

Në fund të vitit 1944 dhe në fillim të vitit 1945, shumë hungarezë të Vojvodinës, nën trysninë serbe, u detyruan të largohen nga vatrat e tyre, ndërsa shumë të tjerë, nën akuzën se kanë qenë kolaboracionistë të ushtrisë gjermane – u ekzekutuan.

Dëbimi i gjermanëve të Danubit nga Vojvodina – Para Luftës së Dytë Botërore në Vojvodinë ka pasur 350.000 gjermanë, të quajtur gjermanë të Danubit. Numri real i tyre ka qenë shumë më i madh. Në periudhën tetor 1944 – maj 1945, që njihet si vjeshta e përgjakshme, nën akuzën se kanë qenë kolaboracionistë të ushtrisë gjermane, Serbia zbatoi spastrimin etnik të Vojvodinës, duke dëbuar nga kjo krahinë mbi 250 mijë gjermanë civilë. Këta u detyruan të largohen bashkë me tërheqejn e ushtrisë gjermane. Ndaj gjermanëve etnikë të Vojvodinës, serbët ushtruan reprezalje, ua morën shtetësinë, ua konfiskuan pronat. Në shtëpitë e tyre vendosën kolonë serbë, malazezë dhe maqedonas. Të dhënat tregojnë se në vitet 1944-1945, në Jugodllavi, kryesisht në Vojvodinë, serbët kanë vrarë 56.000 gjermanë civilë. Nëpër burgjet serbe, në periudhën e sipërthënë kanë vdekur nga uria, nga sëmundjet edhe nga të ftohtit 48.447 gjermanë civilë. Shumë gjermanë të Vojvodinës, serbët ia kanë dorëzuar Armatës së Kuqe sovjetike, të cilët menjëherë janë deportuar në Siberi, ku si robër lufte kanë punuar në fushat e minuara. Asnjë prej tyre nuk është kthyer i gjallë.

Të njëjtën dramë e kanë përjetuar edhe mijëra hungarezë të Vojvodinës.



Duke i dëbuar gjermanët e Danubit, duke i ekzekutuar, duke ua shkaktuar vdekjen nëpër burgjet famëkeqe dhe duke ua dorëzuar sovjetikëve (rusëve) për t’i deportuar në Siberi, serbët arrijnë ta ndryshojnë përbërjen etnike të Vojvodinës.

Asnjëra nga bashkësitë etnike joserbe që jetojnë nën pushtetin serb, sishqiptarët e Kosovës lindore, myslimanët e Sanxhakut dhe hungarezët e Vojvodinës, nuk e ndjejnë Serbinë si shtet të vetin. Përkundrazi, e ndjejnë veten nën pushtim.

Kosova lindore (tri komunat shqiptare) si dhe rajoni i Sanxhakut, që qeverisen nga Beogradi, janë rajonet më të pazhvilluara dhe më të prapambetura të Serbisë. Serbia, në këto dy rajone, kurrë s’ka investohen gjë. Si pasojë, në këto dy rajone mbizotëron një shkallë e lartë e papunësisë. Ndaj tyre, Beogradi zbaton një politikë të heshtur të spastrimit etnik dhe ushtron gjenocid. Si rrjedhojë e prapambeturisë ekonomike të skajshme, banorët e këtyre dy rajoneve fare nuk janë të integruar në proceset ekonomike, shoqërore dhe kulturore të Serbisë. Këto dy rajone, Serbia i ka shndërruar në geto. Banorët e këtyre dy rajoneve, perspektivën e tyre e shohin në shpërngulje: shqiptarët – drejt Perëndimit, ndërsa myslimanët e Sanxhakut – për në Turqi.

Getoizimi i Kosovës lindore dhe i Sanxhakut është pasqyrë e qartë e politikës serbe mbi barazinë kombëtare.

Kur thotë BE-ja se azilkërkuesit vijnë nga Serbia dhe nga Maqedonia, me këtë nënkuptohet se ata vijnë, jo nga Serbia dhe Maqedonia, por nga Presheva, Bujanovcidhe Medvegja si dhe nga viset shqiptare në Maqedoni. Nëpërmjet papunësisë së skajshme, Beogradi dhe Shkupi e bëjnë pastrimin etnik të Luginës së Preshevës si dhe të pjesëve veriperëndimore të Maqedonisë.

Përveç kësaj, për të ngulfatur çfarëdo kërkese të shqiptarëve të Kosovës lindore, Serbia në atë rajon ka përqendruar forca ushtarake të mëdha.

BE-ja duhet t’i imponojë Serbisë një Plan të Ahtisarit, që do t’u garantonte të drejta ekskluzive shqiptarëve në Kosovën lindore (tri komunat shqiptare), si dhemyslimanëve të Sanxhakut.

Mbi çfarë baze Serbia e kërkon për vete atë që s’ua njeh të tjerëve?! Në bazë tëpolitikës së forcës?! Dhe shih hipokrizinë, dhelpërinë dhe dredhinë! Në një anë Beogradi, pa reshtur deklaron se “çështjes” së veriut të Kosovës do t’i qaset në rrugën paqësore, e në anën tjetër, qasjen paqësore e mbështet kryekëput më forcë. Çfarë paradoksi! A duhet ta lejojë vallë BE-ja një kundërthënie dredharake të këtillë .

Beogradi synon t’ia shkëpusë Kosovës pjesët e banuara me 5% serbë. Atëherë shtrohet pyetja: Si do ta kompensojë dhe në ç‘mënyrë do ta arsyetojë shfrytëzimin serb të Kosovës – të viseve të banuara me shqiptarë – që nga pushtimi më 1912 e deri më 1999?

Qendrat politike ndërkombëtare të vendosjes – Uashingtoni dhe Brukseli, duhet t’ia bëjnë me dije Beogradit se, më parë se ndarja e Kosovës, duhet të bëhet ndarja, dekompozimi dhe fragmentarizimi i Serbisë. BE-ja pra, nuk duhet ta mbajë gjallëSerbinë e Madhe, por duhet t’ia bëjë me dije Beogradit se procesi i dekompozimitdhe i fragmentarizmit të Serbisë garashaniniste, mund të fillojë në çdo çast.

Prej Serbisë duhet të ndahen: Kosova lindore (tri komunat shqiptare),Vojvodina dhe Sanxhaku (i banuar me myslimanë).



Politika serbe e dy kritereve – Serbia është ndër shtetet e rralla në botë, në mos i vetmi, që për vete e kërkon atë që nuk ua njeh të tjerëve. Serbia është i vetmi shtet i rruzullit, i cili për minoritetin e vet jashtë Serbisë e kërkon atë që nuk ua njeh shqiptarëve të Kosovës lindore, myslimanëve të Sanxhakut dhe hungarezëve të Vojvodinës. Beogradi, për një grusht serbë të Kosovës, kërkon autonomi, d.m.th. shtet brenda shtetit, ndërkaq ndaj shqiptarëve të Kosovës lindore, ndaj myslimanëve të Sanxhakut dhe ndaj hungarezëve të Vojvodinës, ndjek politikë të shkombëtarizimit, të margjinalizimit dhe të getoizimit, duke nxitur edhe shpërnguljen e tyre nga trojet e veta historike.

Serbia e Madhe e radikalëve dhe e socialistëve serbomëdhenj synon të instalojë më Kosovë një Serbi të vogël. Beogradi kërkon autonomi për serbët e Kosovës, si fazë kalimtare që një ditë, pjesët autonome t’i shkëpusë dhe t’ia bashkëngjitë Serbisë. Në thelb, me këtë nënkuptohet ndarja e Kosovës, e kryer në mënyrë të tërthortë.

Kosova lindore (tri komunat shqiptare) është zonë strategjike, për arsye se nëpër të kalon korridori 10, që e lidh Serbinë me Greqinë, me Egjeun dhe me Mesdheun.

Lidhur me tërësinë e tokave të Kosovës, për dallim nga vende të caktuara të Evropës që janë të pavendosur, SHBA-ja dhe Gjermania kanë qëndrim të prerë:Tërësia tokësore e Kosovës është e pacenueshme.




Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...