2013-07-22

Migjeni Poeti i epsheve – Në pyllin e glorifikimit 100 vjetori i lindjes

Pjesa e Parë.Pak nga jeta e Migjenit
1911 – 13 tetor – 2011
Familja
Më 13 tetori të 1911 lindi përballë Kishës Françeskane të lagjes Gjuhadol të qytetit Shkodër Milloshi, i biri i Gjergj apo i Gjok Nikollës dhe i Sofije Anastas Kokoshit. Gjyshi quhej Nikollë Dibrani që ishte me origjinë nga fshatrat ortodokse të Rekës të Dibrës Madhe në Maqedoni dhe i martuem me Stakë Milanin nga Kuçi shqiptar(qe territor i Shqipërisë dhe në v. 1876 e grabiti Mali Zi nën drejtimin e Mark Milanit). Nikolla la dy djem; Gjergjin(Gjokën) dhe Kriston.
Gjergji u martue me Sofije Anastas Kokoshin. Jovan Kokoshi ishte daja i tij si dhe Ujna ishte dajallesha e tij. Burri i tezes i Migjenit ishte Ilia Trimçev.
Qysh pesë vjeçë provoi Milloshi të rritej pa nanën Sofije, që vdiqë në moshën 35 vjeçare, duke lënë pas të shoqin me dy djem e katër vajza nën kujdesin shtëpiak të së vjerrës plakë.
Dy vllezrit quheshin Nikolla si më i madhi dhe Milloshi si ma i vogli fëmi imcak e shëndetligë.
Katër motrat quheshin; Lenka – motra e madhe e martuar me Llazar Jovanin, mekanik nga Kavaja banoi në Tivar, Jovanka Perja – motra e dytë, motra e tretë quhej Cvetka dhe ishte Ollga më e vogla motër e martuar me Skënder Luarasin.

Tuberkulozi në shtëpinë e tyre i kish marrë jetën të ëmës dhe të vëllait, Nikollës, tamam në moshën e tij. Kush fshihej pas inicialeve Z.B. te poezia omonime, që ia kish kushtuar Milloshi, Andrea Stefani(shoku i Milloshit) më tha se kjo ishte zonjusha B., shoqja më e afërt e Ollgës, një vajzë e bukur, e zgjuar dhe e kulturuar, për të cilën poeti kish shumë dobësi, siç del dhe nga vjersha. Ajo më vonë u martua me një ortodoks shkodran e se tani jetonte në Tiranë
Formimi arsimor i Migjenit vetëm në shkollat serbe
Kronika e arsimimit vetëm në shkolla serbe nën kujdesin e Konsullatës serbe në Shkodër e në Maqedoni
Migjeni ndoqi shkollën fillore në gjuhën serbe në Shkodër.
Migjeni dhe motra më e vogël e tij, Ollga ishin fëmijë të vetëm që morën arsimim që në foshnjëri në shkollën serbe-ortodokse.
Në vitin 1923 mbaroi djaloshi shkollën fillore në Shkodër në moshën 12 vjeçare.(Duhet të ketë ba 5 vjet shkollë. Sh.im Sh.A.)
Jovan Kokoshi, daja i tij i siguroi një bursë për në Gjimnazin e Ortodoks në Mitropolinë e Manastirit ku sipas dëshirës së prindërve të vet mësonte në Kolegjin Teologjik Ortodoks për tu bërë klerik i kishës ortodokse. Seminari Ortodoks i Shën Gjonit në Manastir / St. John’s Orthodox Seminary in Bitola macedonia (Bitolë- Битола ose Manastiri – dikur qytetë me shumicë shqiptare) bënte pjesë në Mbretërinë e Serbisë (tani Republika e Maqedonisë).
Në vjeshtën e 1925 u nisë për në Manastir. Prej vitit 1923 deri në viin 1925 mbeti pashkollë.
Në vitin 1927 mbaroi semimaturën me rezultate të mira për vitin shkollor 1927-1928, kundër dëshirës tij.
Në vitin 1932 mbaroi shkollën në Manastir në moshën 21 vjeç.
Më 28.VI.1933 ishte shkolla e mesme teologjike e quejtun Seminari Ortodoks i Shën Jan Theologut në Bitolje(Manastir) të Maqedonisë.
Më 22.VI.1932 niset Milloshi me dëftesën e pjekurisë nga Manastiri për në Tivar te e motra Ollga për pushime.

Formimi kulturor revolucionar komunist
Migjeni vizitoi ish Bashkimin Sovjetik
Migjeni ishte për vizitë në Bashkimin Sovjetik sipas prof. Skënder Luarasit, por kurrë nuk mësuem episode përshkryese me mbresa dhe ide të Migjenit.
Gjatë studimeve në shkollën ortodokse për klerik studioi letërsinë ruse, franceze revolucionare ndër të tjerë shkrimtarë i pëlqeu shumë themeluesi i realizmit socialist, Maksim Gorki dhe poeti Majakovski. Gjurmët e këtij edukimit (komunist sh.im.) do t’i gjemë ndër librat e tij, ndër ato të pakta që shpëtuan prej zjarrit të datës 22 qershor 1942…(Skënder Luarasi –S.L.). Ai mësoi gjuhët greke dhe latine. Gjuhët që kishte për zemër ishte rusishtja dhe serbishtja.
Sipas burrit të motrës të Migjenit – S.Luarasi pohon se nuk e fshehte se ishte shqiptar aty në Manastir dhe e dinte gjuhën shqipe si çdo shkodran. Migjeni këndonte shqip, serbishtë dhe rusisht me shokë edhe vetëm. Ai këndonte shpesh kangën në rusisht ,,Veçjerni zvon,,(Kambana e natës).
Migjeni kishte qenë për vizitë në ish Bashkimin Sovjetik që drejtohej nga diktatori Stalin dhe aty mori njohuri për revolucionin rus, për trnsformimet e mëdha, për elektrifikimin, për kolkozet, për sovkozet, për komsomolin, për S.M.T-të, për ndërtonjësit e për jetën revolucionare komuniste të masave popullore sovjetike.
Sipas Enciklopedisë Madhe Sovjetike Migjeni ushqente simpati të madhe për revolucionin dhe sistemin komunist të Bashkimit Sovjetik të shprehun te vjershën ,,Kangë të pakëndueme,, dhe gati në gjithë krijimtarinë e tij të pakët. (marrë nga Citimi:. Veprat, Tiranë, v.1961, në gjuhën ruse dhe i botuem në Moskë, në vitin 1954. “Большая Советская Энциклопедия,, Миге’ни – Migjeni.
……edhe vetë i mërguar(kur ishte në senatorjum në Itali) sillte ndër mend shokët e tij atje larg, në brigadat internacionale, që po jepnin jetën në luftë të ashpër me hordhitë e reaksionit botëror(bëhet fjalë për Luftën Internacionale të brigadave komuniste në Spanjë, ku Skënder Luarasi ishte luftëtar komunist në Spanjë në vitet 1936-1939 me kryeterroristin Mehmet Shehun,…).(Faqja 25 – S.L.)
Milloshi u pajis me cilësitë e humanizmit dhe internacionalizmit të vërtetë.

Formim kishtar ortodoks
Ai ishte një teolog i shkëkqyer dhe liberal.(S.L.). shprehja e tij ,,Një Krisht mbi Kryq dhe ai janë të krishterë të vërtetë,,.(E kishte fjalën për një profesor të drejtë në veprime e gjykime.)
Nga Podgorica, po ai dajë dëshiron ta shkolloji ma lartë në Oksford për teologji me anë të Kishës Autoqefale të Shqipnisë edhe pse e dinte ai dhe të afërmit që nuk ka dëshirë.
Sapo emërohet në shkollën serbe në Vrakë u përpoqë edhe njëherë konsulli Bozheviq dhe Nikoliqi, sekretari i Konsullatës të Mbretërisë të Jugosllavisë në Shkodër t’ja kthente mendjen dhe e këshilluan përsëri të shkonte në Jugosllavi, ku mund të shërbente si klerikë ortodoks në Banat ose të studjonte në Beograd.
Milloshi ja kthen si patriot shqiptar se dëshironte të punonte për atdheun. Menjëherë u regjistrue ai në ,,librin e zi,, dhe të motrës Ollga ju hoqë e drejta e studimit në Sarajevë në vitin e fundit të gjimnazit pa i dhanë asnjë sqarim. Migjenit në Vrakë nuk ju dha mundsia të flinte aty pasi ishte penguar nga serbët dhe ju deshte të udhtonte dimër e verë me biçikletë 14 km në ditë. Por ishte shokë shtëpie migjeni me të birin e konsullit serbë, Bozheviq. Formimi teologjik ndikoi në filozofinë fetare në arsyetime që i përdori si instrumenta satirike ndaj fesë tjetër dhe ndaj patriotit të Madh At Fishta.

Shoqëria e Migjenit ishin komunista ortodoks.
Shkolla teologjike ortodokse serbe ishin vatra të rekrutimit dhe pregatitjes të agjentve klerikë ortodoksë shqiptarë e gjysëm sllavë.
Në rrethin e Migjenit kishte ndonjë muslimanë, ku të gjithë ishin me bindje bollshevike si Teufik dhe Abdulla Çanga ishin shokë musliman të dorës dytë.
Shokë të afërt të fesë dhe idealit kishte Milloshi vetëm ortodoksë, që ishin antarë të lëvizjes komuniste në Veri e ma vonë antarë aktiv e kryesorë të Grupeve Komuniste.
Këta morën poste kryesore celulat, grupet komuniste e në Partinë Komuniste Shqiptare si; Vojo Kushi, Jordan Misja si bollshevik të flaktë ranë apo i vranë dëshmor gjatë luftës nac-çlirimtare. Këta dëshmorë lufte ishin teolog të fesë ortodokse,ku kishin kryer shkollën serbe me Migjenin përposë Vasil Shanto, Jordan Misja edhe Peko Kadiqi, Theofan Popa, Mirko Nikolla, Zaharia Kadiqin e Pandi Papanasti nga Pogradeci.
Në listën e shokve ma të afërt dhe gati intime kishte djalin e Bozheviqit, Konsullit serbë ne Shkodër, që nuk e lejoi të kurohej në territorin e mbretnisë serbe(një lidhje e dyshimtë dhe e pabesueshme ky shkak në dukje Sh.A.).
Simpatizantë ishin vetëm bollshevik
Simpatizantë ishin Qemal Stafa, Gjik Kqali, Kristaq Tutlani, që u vranë dhe u quejtën dëshmorë të luftës nac-çlirimtare.
Kush kujdesej dhe i aktivizonte djemtë ortodoksë në Shqipni si kamikazhe tëparë shqiptarë?
Siç del nga ky inventar ortodoksësh nga shqiptaro-serbët e masipërme ishin instalue me shumë kujdes nga shërbimi sekret serbë dhe u dërgoi fëmijtë e tyne nëpër shkolla fetare serbe në Bitolje/Manastir, arsimoheshin në dy seksione;
- Merrnin arsimim teologjik me synim që t’i mbulonin veprimtarinë e tyne antishqiptare dhe tej subversive me biseda filozofike-fetare.
- Merrnin mësime nga literatura bollshevike edhe pse arsyetohet me mashtrime S.Luarasi ku i justifikonte se Migjeni i lexonte fshehurazi në shkollën serbe në Maqedoni literaturën marksiste – leniniste dhe ato të komunarve të revolucionit francez me synim të hedhnin veladonin në kanal dhe të organizonin lëvizjet komuniste që ma vonë të merrnin pushtetin e kombit shqiptar.
Reaksioni ndërkombëtar i vendeve ortodokse kundër Shqipnisë
Djemtë e familjeve ortodokse në Shkodër, Pogradec, Kavajë etj. nën drejtimin e agjenturës serbe në Konsullatën serbe në Shkodër u arsimuen me Migjenin në shkolla serbe fetare-bollshevike me në krye Vasil Shanton e Jordan Misjen dhe pasi instaluen edhe në Shqipni celulat, grupet komuniste në Shkodër dhe në Korçë arritën me ndihmën e reaksionit ndërkombëtar sovjetiko- sllave dhe ato rumune-bullgare të vendosnin komunizmin e tipit sovjetik në Shqipni dhe u vranë nga banda e Enver Hoxhës se mos u rrëmbenin pushtetin ortodoksët muslimanve shqiptar gjatë luftës nac-çlirimtare.
A ka të drejtë shqiptari të dyshoj pa paragjykim faktin e strukturës dhe funksionit të inventarit të listës së shokve të afërt ortodoks të Migjenit??
A ishin rastësi përbamja teologët ortodoksë-bollshevik apo një teori konspiracioni antishqiptar
Një pikpyetje e madhe vjen; Si ka mundësi që të gjithë popët e kishës ortodokse pas shkollës u rradhitën në Partinë Komuniste dhe ranë një -nga një ,,dëshmorë,, për Shqipninë????
Dëshmohet se shkollat fetare ortodokse serbe pregatitën njikohësisht kulturës fetare edhe si kamikazhe për bollshevizmin sovjetik.
Kush ishte qëllimi final i arsimimit ortodoks serbë dhe i pregatitjes si kamikazh të djemve ortodoksë në Shqipni?
Qëllimi final i agjenturës serbe-sovjetike-rumune-greke-bullgare-malazeze-maqedonse ishte që Migjeni, Vasil Shanto, Jordan Misja, Branko ishte me interes të instalohej celula komuniste në Shqipni e këta fetarë me synim të sundonin Shqipninë që një ditë ta futnin nën robërinë e Jugosllavisë.
A dinte Migjeni për kët konspiracion antishqiptar?
Të gjitha elementët të çojnë në strofkullën e ujkut. Migjeni e dinte shumë mirë për një konspiracion që organizohej kundra Shqipnisë.
- Ndërlidhësi ishte djali i Bozheviqit, konsull i Serbisë në Shkodër, që ndante me të edhe intimitetin edhe pse i jati ja kishte ,,ndalue,, të shoqërohej, por marrëdhaniet i kishin ,,të fshura,, nga Bozheviqi. Kështu arsyetoi burri i motrës të Migjenit – S.Luarasi.
- Migjeni me shokët e tij shqiptaro-ortodoksë-serbë u arsimuen për shërbëtorë të kishës ortodokse anmike e përjetshme e shqiptarizmit në mbretninë serbe.
- Në shkollat fetare u pregatitën si kamikazhët bollshevik kundra sovranitetit të tërësisë toksore të Shqipnisë.
- E zemë se nuk u njoftue direkt Migjeni për këtë konspiracion, por Migjeni ishte tej finok, i zgjuar dhe siç del nga krijimtaria dhe lartësimi që ju ba edhe nga akademikët ishte gjenial të kuptimit të prapaskenave. Nuk ishte naiv para kësaj skene të llahtarëshme që zhvillohej para tij. Të gjithë këtë organizim të dukshëm e të nëndheshme i kuptoi shumë mirë se kishin erë antishqiptar.
Migjeni mund të ishte kreu i grupit konspirativ
Unë ngrej një version; Arrij në konkluzion se Migjeni mund të ishte personi numër Një, prandaj agjentura të huaja e likujduen fizikisht Migjenin, duke ja pre kryetin e grupit e mandej u likujduen një-nga një gjatë luftës nac- çlirimtare në rethana tepër misterioze dhe pas 1944 antarët kamikazh bollshevik si Vasil Shanto, Jordan Misja, ………..pasi rrezikonin interesat e Perëndimit.
A kishe njohuri, a e brengosi Skënder Luarasin për fatin e kombit shqiptar përballë këtij sfondi kaq i errët të formacionit integralistë i dy skajshëm i djelmoshave fetarë ortodoksë – bollshevik?
Sipas biografisë të shkruajtun nga dora e vetë e zbulon veten se kishte njohuni dhe mjaft tëplota. Skënderi duke qenë i verbuem nga dashnia ndaj sovjetikve që kishin pushtue Shqipninë dhe nën ndikimin sllavë i nxorri këto fakte që janë flori për detektivët e shekullit të XXI. Skënder Luarasi e mori në varr kët sekretë. Unë besoj se nuk ashtë këputë zinxhiri i konspiracionit ortodoks kundra Shqipnisë.
Kush i likujdoi kamikazhet ortodokso-bollshevik të rinjë në Shqipni?
Por kjo ëndërr e Beogradit dhe e Moskës dhe e botës sllave-greke e Ballkanit dështoi me likujdime të kujdesshme të priftërinjve dhe idhtarve ortodoksë-bollshevik sepse qendronin shërbime sekrete perëndimore nga prapa.
A rrezikohet Shqipnia nga kamikazhët shqiptaro -ortodoksë pas 1991??
Natyrisht ekziston kërcënimi real se ëndrra e tyre coptimit apo federalizmit në hartën sllave asht konstantë, por asht përpunue në përshtatje të rrethanave strategjike të reja gjeo-politike në Shqipni dhe në Ballkan.
Kush asht i interesuem për të krye detyrën e mbrojtes së sovranitetit shqiptar duhet ta observoji pjesën e zinxhirit të këputun, sepse asgja nuk ndalet, por vazhdon dhe ndryshon ngjyra dhe fjalorin. veni re me kujdesë merimangën e kuadrove ortodoksë që janë trashëgimtarë të ortodoksëve serbo-shqiptarë bollshevik kanë uzurpue me marifete edhe të ulta morale e politike në poste kyçe të shtetit.
Por endrra të tjera janë rinisën pas 1991 nga shërbimi sllavë me kryeqytete Moskë-Beogradë-Podgoricë- Shkupë – Athinë.
Shembull tipik kemi përfaqsuesin e kësaj bote mizore antishqiptare prej ortodoksit antishqiptar, Edvin kristaq Ramën, që duke mos qenë politikanë, por në krye të opozitës po realizon projektin e botës barbare sllave duke bllokue mosfutjen e Shqipnisë me BE-në. Fundi i kësaj hapi antishqiptar shkon në interesa të largta të Serbisë, Moskës dhe Greqisë si dhe aleatve tyne në Perënndim.
Veprimtaria
Më 24 dhjetor të 1932 kthehet nga pushimet në Tivar te motra e dytë, Jovanka Perja në Shkodër për të fituar ndonjë bursë ose punë.
Më 23 prill 1933 braktisë punën si klerik ortodoks dhe fillon punën si arsimtar në shkollën serbe në Vrakë.
Më datën 16.V.1933 filloi punën si mësues në shkollën serbe në Vrakë, për t’i mësuar në gjuhën shqipe. Udhtonte çdo ditë 14 km me biçikletë Shkodër – Vrakë, ku u ba shkak të ftohej në mushkëri.
Për vjetin shkollor 1935-1936 u transferue në Shkodër në shkollën ,,28 nandori,, dhe sipas këshillave të dia shokve la shkollën ,,28 nandori,, dhe shkoi në Pukë si vend malor për të pasur më oksigjen për mushkëritë e tija të dëmtuem nga pleuriti.
Krijimtaria
Qysh në bangat e shkollës fetare në Manastir nisi të shkruaji poezitë e para.
Vraka ishte terreni i parë që kontaktoi me fshatarët me mjerimin e tyne, sidomos me injorancën, varfërinë dhe fanatizmin, që i lanë gjurmë të thella në ndijesitë e brishta të tij në krijimtarinë letrare.

Sëmundja dhe Vdekja
Sëmundja i filloi në verën e vitit 1935
Mjekët në Tiranåe e rekomanduen në senatorjum, por Shqipnia nuk kishte, atëhere ju drejtue konsullatës serbe që ja refuzuen kurimin në vendin e tyne. Në Greqi ndenji një muaj dhe u kthye.
Puka ja acaroi mëtej mushkëritë nga klima e rreptë dhe ju desh të udhtonte në Itali.
Më 22.XII. 1937 erdhi në Torino. Ai dëshironte të regjistrohej në fakultet e letërsisë në Torino dhe të kurohej në Itali, por dokumentetet shkollore nga ministria e arsimit nuk ju miratuen nga Tirana, meqenëse ishin dëftesë e shkollës fetare për klerik ortodoks. Atëhere ju nënshtrue kujdesit shëndetsor, por klima e ashpër e Torinos ja përkeqsoi shëndetin.
Në mars të 1938 u shtrue në senatorjum(spitali i tuberkulozit-TBC) të ,,Shën Luigjit,,(San Luigio) afër Torinos, në pjesën veri-perëndimore të Italisë të krahinës Piemonte.
Në fillim u dukë se po shërohej, por përsëri i ndje keq.
Migjeni u operue në qershor të 1938, por nuk e ndihmoi aspak.
Më 12 gusht të 1938 u dërgue në spitalin të Tore Peliçe, pra në ,,Ospedale Valdese,, afër Torinos. Migjenit i pëlqeu shumë ky vend, por dy ditë doli në kopshtin e sanatoriumit.
Asnjë nga shokët e tij nuk ju gjendën pranë, përveç motrës.
Më 26 gusht, ditën e premte të 1938 mbylli sytë Milloshi në një gjendje trishtimi të thellë e të vetmbylljes pranë motrës Ollgës në moshën 27 vjeç.
Në varrimin e tij në Tore peliçe mori pjesë pastori Gulio Tron, drejtoria e Spitalit të Valides, zonjat e ,,Vilës Eliza,,
Dihet se në atë kohë sëmundja e TBC-ës ishte e pashërueshme, ndërsa sot është e shërueshme.
Më 5 shkurt të 1956 ju suallën eshtrat e Migjenit nga Italia, që u varrosë në Shkodër nën kujdesin e shtetit komunist dhe ju dhanë tituj e dekorata.

Pjesa e II-të
Trashëgimia letrare dhe kritika
Në kuadrin e 100 vjetorit të lindjes të poetit dhe prozatorit shkodran Millosh Gjergj Nikolla
Kultura shqiptare kujton prozatorin dhe poetin e saj të shkëlqyer, birin e Shkodrës, që e deshti, e nderoi dhe e kujton në përvjetorët me një nderim dhe mirënjohje për ato pak shkrime të tij.
Por borxhë i ka këtij njeriu në jubilet si kjo e një shekulli të lindjes tij t’ja thotë të gjitha ato që i meriton. Kritika nuk guxon të hesht edhe pas një moti kaq të gjatë. Shumë trëndafila asht hedhë mbi shkrimet e tij, që janë shndrrue në kalbsina.
Koha duhet t’i dhurojë atë lule që ai mbolli.
Migjeni duhet vështrue jo vetëm si individ që asht trajtue, por për të njohur Migjenin e Vërtetë duhet konsiderue të vlefshme përmbajtjen e mjedisit tij shoqnor. Pa këtë pjesë të polinomit nuk mund të merret rezultati përfundimtar i rezultantes të fshehur me aq diabolizëm nga studjues dhe kritikë shqiptar.
Në letërsi
Për Milloshin janë shkruar shumë si letrar si nga autorë shqiptar dhe të huaj. Makineria komuniste prodhoi më shumë byk se sa produkt kritik të mirëfilltë letrare. Kështuqë nuk duhet marrë seriozisht ai mal shkrimesh mbi Migjenin. Duhet lënë të vazhdojnë proçesin e fermentimit, që t’i toksikojë trutë e shpëlara nga urrejtja ndaj së vërtetës që i mundon.
Si të tillë nuk marrë përsipër të preku kët aspekt pasi nuk jam i kësaj fushe edhe pse e ndjej veten të mundur ta kryej këtë punë.
Ajo që due unë të them në kët shkrim asht që të shpreh mendimin tim si bashkqytetar, si lexues i dy kohërave të atyre pak shkrimeve të tij.
Migjeni ishte dhe mbeti për mue një poet dhe prozator i rendit të shkrimtarëve të rinjë shqiptar të periudhës të pas rilindjes, ku regjimi komunist i kositi dhe i mbyti përsë gjalli.në burgje……….
Ishte një fat i zi vdekja e tij e parakohëshme, por sikur të ishte gjallë në periudhën komuniste sikurse andrroi dhe krijoi? Një përgjigje ka;
Ose do t’i nënshtrohej regjimit komunist kriminal të lirisë sikurse ndodhi me të gjatë regjimit shtypës të Ahmet Zogut, ose do ta vriste në tortura andrrën e tij revolucionare bollshevike.
Unë e kam dasht dhe përsëri e due si shkrimtar, por kurr për prirjen e tij antiklerikale të egër dhe blasfemike. Kjo shfaqje natyrshëm është e dënueshme me ligjin demokratik, ndërsa me ligjet komuniste dhe sllavo-bollshevike ishte një mrekulli marksiste-lenisite. Nuk lejohet të fyesh asnjë institucion fetar dhe për pasojë ndjenjat e besimtarve sikurse bëri Migjeni në krijimtarinë e tij. Respekti i ndjenjave fetare të njerzve si nga shteti ashtu dhe nga krijuesit ashtë vlerë morale e lartë që respektohet.
Komunizmi dhe Migjeni
Migjeni hapi një epokë të re për letërsinë socialiste dhe u quejt shkrimtar i realizmit socialist edhe pse nën za ishte i renditun në zhanrin tjetër, si shkrimtar i realizmit kritik(lloji që kritikohet e shëmtuara, por pa thanë shkaqet, pa dënue dhe dhanë rrugëdaljen nga e shëmtuara).
Komunizmi e ngriti në qiell Migjenin në kohën e epokës të shkatrrimit të kishave dhe arrestimeve në masë të madhe të klerikëve katolik, musliman, në kohën që nxorri me kushtetutë – Ndalimin e ushtrimit të fesë në Shqipëri. Ishte shtet i pari në botë ateist. Migjeni doli në skenë edhe ma shumë bash në atë kohë dhe deri në 1991 ju ngritën shumë përmendore dhe tjera. Irracionaliteti

Shijet e Milloshit ishin shije të egra marksiste – leniniste
komunist sllavë e ngriti atë deri në kultin e marrisë njerzore. Dihet se Teatri i Shkodrës ishte peshqesh i Stalinit dhe emni Migjen ju vue teatrit me urdhën të ish amabasadës sovjetike, që sëbashku me ish ambasadën jugosllave ishin aktivë, inicues në inskenime dhe arrestime të patriotve, klerikë katolikë kryesishtë të Shkodrës.
Nuk kam lexue ende dhe nuk e besoj se do të lexoj ma deri sa të vdesë një autor si Migjeni me një libër kaq skandaloz me një përbajtje integraliste e tipit islamik – taleban të sotëm si kjo kundër klerit katolik nga dora e një shqiptarit.
Komunizmi nuk e keqpërdori atë sepse e gjithë kijimtaria e tij ishte fund e krye e përshkruem nga filli i kuq marksist-leninist –ortodoksë të ateizmit e përshtatur periudhës të sundimit komunist-sllavë.
Fotot dëshmojnë monumentet e gjenocidit të komunizmit në ish BRSS dhe Migjeni i maskoi me poemën e Mjerimit për Shkodrën. Dy të kundërta në filozofinë e Migjenit
A duhet vlersue seriozisht subjekti dhe mesazhet e poemës të Mjerimit dhe të paktë atë landë prozatike e poetike që la në një gjendje formimi kaq satanik. Ishte shkaku kryesor i rrëzimit të Qeverisë Fan Noli që u rrëzue nga pushteti në vitin 1924.
- Simpatia reale e publike pro Stalinit që proklamoi mbi rregjimin e gulagut të Stalinit si sistem përparimtar për popujt e botës dhe të Shqipnisë. Fan Noli me këtë vizitë në Moskë dhe proklamim izoloi qeverinë e re demokratike nga Perëndimi dhe SHBA.
Përsëri të njejtën melodi të llahtarëshme Gulagësh sovjetik ndëgjohet nga ortodoksi tjetër Migjeni në veprën e tij të pakët. Përse gjithë kjo zhurmë, përçartje skizofrenike që bahet për ta vendosë mbi majën e poetve të Rilindjes Shqiptare një njeri me dyftyrsi dhe kontradiktor të theksuem në përmbajtjen e poemave të tija reklamuese – sensacionale???
Më duket se kjo energji asht firoja e krizës të kritikës shqiptare.
Jo vetëm kaq, por i lexonte kryesisht në rusisht librat mbi Revolucionin Francez që ndër të tjera për bëmat e intelektualve revolucionarë francez të rinjë në moshë kur morrën pushtetin për 72 ditë vranë e varën priftërinjë katolik dhe dogjën kisha e murgesha për së gjalli. Ai lexonte me ëndje libra me me skena makabre antihumane revolucionare edhe në sërbisht. Shija e tij ishte orientuar keqas qysh i ri dhe kjo u reflektue në krijimtarinë letrare si i ri.
Një tjetër shije të tij kam konstatuar nga rrëfenja e S.L. atë të heshtjes për krimet monstruoze, antihumane që ushtronte qeveria sovjetike ndaj popujve sovjetik. Migjeni nuk jua tregoi miqve si dhe ta pasqyronte në krijimtarinë e tij edhe atë pjesë të errët aty në ish BRSS, atë terror që ushtrohej nga Stalini me ekipin e tij mbi popujt sovjetikë. Edhe nëse nuk arriti ai ta zbulonte këtë pjesë gjenocidi, që gjithë media botnore dhe revista katolike “Ora e Maleve’’ të Shkodrës e pasyruen dhe transmetuen nga penda të arta dhe bisedave me besimtarë e tyne prej prelatëve të mëdhenjë patriotë, dijetar dhe martir të kombit shqiptar si At Anton Harapi, OFM Vinçens Prennushi, OFM Lazër Shantoja etj.
Migjeni, poeti i vegjëlisë dhe i mjerimit, i antiklerikve katolik nuk u tregoi miqve të tij errësirën staliniste, por vetëm sukseset ekonomike,…..të BRSS. Ky dëshmoi mungesë sinqeriteti, mungesë sensibiliteti human dhe shpirt internacionalist për popullin sovjetik që lëngonte nëpër gulaget e tmerrshme sovjetike dhe ekzekutimet kolektive. Në atë kohë vdisnin nëpër Siberi, nëpër kampe dhe fshatra miliona sovjetikë. Milloshi si internacionalist bollshevik me heshtjen e tij ndaj këtij kapitulli gjenocidal ndaj njerzve të thjeshtë të popullit sovjetik e miratoi terrorin stalinist dhe dëshmoi moralin dhe ndërgjegjen e tij të dyfishtë, me dy standarte. Prandaj vepra e tij duhet pa edhe në këtë kandvështrimin prostalinist të krimeve ndaj një populli, që ky i këndoi me dhimbje popullit shqiptar për mjerimin dhe moralin e malsores e intelektualit qytetar katolik të Shkodrës.
Duke mësue për heshtjen e tij ndaj dramës komuniste sovjetike, Migjeni si poeti i ndjeshmërisë dëshmoi prirjen tendencioze të urrejtjes dhe të hakmarrjes kundër fesë katolike dhe sa për formalisht edhe ndaj muslimanve. Kështuqë duke u njohë rreth jetës dhe prirjeve tija gjejmë të pikturuara portretin e tij në dy pamje krejt të kundërta, që nuk e nderon dhe e ban të besueshme brendinë e mesazheve të poemës të mjerimit, ………e të prozave plotë me epshe rinore për një copë bukë. Vepra e tij poetike dhe prozatore e tij e pakët ka mungesë kredibiliteti dhe një habi të tmerrshme se si një poet me dy pamje diametralishtë psikologjike të kundërta.
Formimi adoleshent ortodoksë-bolshevikë i Migjenit
Sipas dy burimeve të sakta nga dy ortodoksë që i kam lexue disa herë kam nxjerrë këto konkluzione:
- Migjeni u arsimue në shkollën fetare ortodokse, ku aty mori kulturën serbo-sovjetike, pra kulturën revolucionare marksite – leniniste. Sepse në shkollat fetare ortodokse asht mësue edhe sot kultura bolshevike ruse sepse ishin dhe mbetën si bastione dhe institucione të shërbimit sekretë të shteteve përkatse. Dinte shumë mirë serbishten,…. rusishten dhe këndonte kangë ruse shumë herë.
Doli ateist nga ajo shkollë fetare-bolshevike në shpirt sepse u dashure satanisht me gjenocidin e stalinit në Bashkimin Sovjetik. Edhe letrat njerzve tij nuk ja dërgonte në shqipë, por në serbishtë.
Pikpamjet në krijimtari të Migjenit
Migjeni i shkruajti mjerimit, vizatoi realisht kuadrin e pjesës të popullit kryesisht në fshat edhe në qytet, por manipuloi me aktorët shkaktarë të kësaj tablloje tejvarfërie të popullit shqiptar. Arsyet ishin të tija, por që unë si lexues i faktorizojë në dy pjesë;
- Frika kundër qeverisë. Por nuk del aq e qartë ky detaj nga autorë të ndryshëm.
- Në shpirt urrente fenë katolike, gja që sikurse shkollat fetare islamike dhe ato ortodokse i ushqejnë në shpirt nëpërmjet arsimimit fetar edhe sot.
- Ai stigmatizoi randë fenë katolike dhe atë islamike duke i fajësue si përgjegjse të mjerimit të popullit shqiptar dhe nuk e preku qeverinë e Zogut për gjithë këtë mjerim edhe tradhti pse indirektë fajësonte vetëm për mjerimin qeverinë e Zogut.
Migjeni nuk e pëlqeu At Gjergj Fishtën, por eironizoi në poezi
Te poezija e tij ”Kangë në vete’’ ka imitue me ironinë e tij sarkastike binomin fe e atdhe e poemës ”Lahuta e malcis,, të poetit kombtar At Gjergj Fishta.
Kjo dukuri e tij të lenë shijet e një qeshje të hollë sarkastike gati të pakapëshme kundër binomit të fesë katolike e të kryeveprave të At Gjergj Fishtës. E kjo sarkazmë alambikuese e tij në poezi asht një fyerje ndaj shkrimtarit, ndaj veprës dhe ndaj misionit të Urdhrit të Françeskanve në Shqipni e kudo në botë si te kjo citim i vargjeve të maposhtëm;
…………………………………..
stërgjyshnit e ju’
qenë fatosa të vërtetë dhe u bane flija
për fe dhe atdhe dhe i merituen këto premtimet e mija.
Dhe kojshitë e mi që i kam far’e fis,
nipat e stërgjyshnave meleza dhe të letë,
nipa donë me mbetë,
nipa të vërtetë
Me atdhe e fe ndër andrat e thata
Që t’I meritojnë premtimet e kristalta.
……………………………………………………
Kur poeti kombtar derdhi në sfondin e letërsisë shqiptare një nga poemat më të mëdha dhe të paarritëshme edhe sot në fillimet e mijëvjeçarit të tretë të vitit 2011, që lartësoi, daltoi dhe vuni në epiqendër të subjekteve të krijimtarisë popullin me heronjtë e thjeshtë malsorë nga të gjitha krahinat e Veriut të Shqipnisë për trimnit dhe gjakun e tynë për atdhe kundër sllavëve të Malit të Zi e Serbisë, që Migjeni i këndonte, vërshëllente këngë ruse ,,Veçjerni zvon,,(Kambana e natës) sëbashku me motrat e tij…si dhe admironte pasionalisht veprat e terrorit të Revolucionit francez dhe ato të veprave të terrorit stalinist. Shijet e Migjenit ishin tej të ndryshme pasi orientohej ma shumë nga simpatia e kulturës ortodokse-komuniste se sa nga profili ndaj atdheut dhe përpjekjet e saj për demokraci, prosperitet dhe kundër grabitqarve serbë që i adhuroi tej mase Migjeni. Migjeni ndodhej në periferinë sllave për nga atdhedashuria, ndërsa At Fishta ishte kryeatdhetari i pendës, i fesë dhe i përballjes fizike me serbët, me malazezët,……..Fatkeqsisht nuk ishte Migjeni poeti i dhimbjes të coptimit të tokave shqiptare nga miqtë e tij ortodoksë serbë-malazezë dhe grekë. Kjo sjellje e tij pro sllave në fatet e vendit e rrjeshtojnë në listën e shkrimtarve kolaboracionistë në heshtje.
Ja seç shkruajti prof. Abaz Ermeni për At Fishtën:
Fishta është i zoti të vërë në dukje, me katër pesë vargje, tipin e burrit të hovshëm e të fortë trup e shpirt:
Prap prej Shllakut lshon Gjetë Gega;
Faqja e tij kuq porsi shega,
Shllungë mustakun derdhë n’dy dega;
Kur nji fjalë po e folka burri,
Ma si luejtka me sa curri.

Pjesa e III-të
Ku ishte ndijesia e poetit të vegjëlisë për fatet e kombit?
Shumë poetë dhe prozator të kohës Migjenit si Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Dhimitër Pasko krahas krijimtarisë tyre pasionale manifestuen ndjenja kombtare me temat e pavarsisë, atë Skënderbeut, atë të heroizmit të popullit shqiptar në shekuj, vendosën njeriun në qendër të veprave tyne duke u bë shkrimtar brilantë. Brilantësia e tyne mbeti se këta shkrimtar nuk simpatizuen kurrë idetë staliniste sikurse Migjeni, si dhe nuk nuk i gjunjëzoi me turpë konformizmi i realizmit socialist të Gorkit falë formimit me vlera të larta moral dhe arsimor. Mbetën brilantë edhe pas vdekjes sepse nuk arrit t’i tjetërsoi regjimi komunist moralin dhe krijimtarinë e shkrimtarve të brezit të Migjenit.
Migjeni nuk e preku kurrë temat kombtare në veprën e tij sadopak si:
1. Gjergj Kastriotin, heroi frymëzues dhe motivues politik-letrar të epokës së Rilindjes që i dhuroi Pavarsinë dhe Shqipninë e lirë.
2. Poetin Kombtar At Fishta që kishte ba bujë me ”Lahutën e malcis”, ishte bashkëkohës i Migjenit në të njejtin qytetë.
3. Ngritjen e Flamurit në 6 prill të 1911 në në Deçiç nga Dedë Gjo Luli me trima, që ishte preludi i Pavarsisë së Shqipnisë dhe ky vit përkoi me vitin e lindjes tij.
4. 28 Nandorin e vitit 1912 – si viti i Pavarsisë së Shqipnisë me në krye burrat, Ismail Qemali e Luigj Gurakuqi.
5. Mbi tradhtarët e kombit, mbi Shitjen e tokave shqiptare nga mbreti Zogu si Malit Zi ashtu edhe Serbisë,….
Sa mirë ashtë kur mësoj prej prof. Lazër Radit në recitim e sipër Migjeni i thotë: A e sheh Lazër se sa modern është Naimi, i drejtohet një luleje “Manushaqes” që simbolikisht asht Shqipnia.
Pa shiko lulet e tjera/ q’u çelë e u lulëzuan/ shih, pa shih ç’u zbukuruan, i ngjalli përsëri vera/…”
Migjeni adhuronte simbolikën naimiane, delikatesën e luleve dhe mendimet e rilindasve që mbeteshin aktuale. Pra nuk ishte në periferi rrethi i njohjes të Migjenit të kulturës letrare edhe jashtë qytetit të Shkodrës.
Ja seç shkruen At Fishta për ata intelektual shqiptar që i shërbyen me besnikëri fetare dhe nacionale pushtuesit barbar afro 500 vjeçar në poemën e tij:
Unë zotni n’ushtri kam dalë
Jo me Turq, por me Shqyptarë,
Pra, Migjeni kishte shije jo kombtare sepse Naim Frashëri që ishte shërbëtor fanatik i perandorisë otomane pushtuese të Shqipërisë, ndërsa At Fishta ishte Luftëtar i Lirisë për Shqipninë, pa shërbëtora besnike e tradhtar, ishte kundra sllavëve ortodoksë.
Unë si lexues i kam kërkue sadopak ndonjë faqe kushtuar protagonistëve të historisë të kombit shqiptar, sikurse gjenden gati në të gjithë poetët dhe prozatorët e letërsisë e të gjithë kohrave.
Pse gjithë kjo heshtje fatale për Migjenin ndaj kombit të vet nga ku lindi dhe e lartësoi edhe pas vdekjes ma shumë se ata shkrimtar që i dhanë letërsisë perla dhe gjakun e trupit??!!
Migjeni peshoi në faktë më shumë se një masë shkrimtarësh gjigandë dhe këtë vlersim u ba nga klasa intelektuale dhe akademike edhe nën influencën e ndikimit të ambasadorve sovjetik dhe jugosllavë në Tiranë në kohën e diktaturës komuniste. Reminishenca komuniste vazhdon edhe sot në vitin 2011 verbërishtë ta mbiçmojë njeriun që nuk i dha aq shumë në peshën specifike të profilit kombtar të letërsisë shqipe. Lasgush Poradeci: “Gjergj Fishta lirik: Shkëmb i tokës dhe Shkëmb i shpirtit shqiptar”. Ndërsa Migjeni që jetoi me shtëpi pranë banesës ku jetoi e punoi i madhi At Fishta i pa me sytë e veta veprat e tij atdhetare e vetmohuese dhe nuk gjeti kohë të shkruante disa gërma në shqipë për të. Por për ushtarin e pushtuesit otoman, Naim Frashërin e gjeti kohën të shprehej ndër miqë.
Ky indiferentizëm fatal duhet gjetur te edukata dhe formimi jo atdhetar, jo për heroin kombtar Gjergj Kastriotin – Skënderbe, apo për armikun e betuar të sllavëve, poetin kombtar At Gjergj Fishta te familja e tij në arsimimin e tij vetëm në shkollat serbe. Në këto shkolla mësohej arti i të mësuarit të fesë ortodokse, të literaturës revolucionare m-l dhe urrejtja ndaj racës shqiptare.

Përse nuk e shqetsoi temat kombëtare, Migjenin??
Migjeni nuk i preku në krijimtarin e tij asnjë rrjesht për heroin Skënderbe dhe as për poetin e madh At Gjergj Fishtën,…….sepse formimi i tij adoleshentë jo kombtar, jo me dashninë me Historinë Kastriotve që ishin antisllave e antiotomane nuk ja lejoi të frymëzohej nga heronjtë e kohës. E përsa i përket kohës shkurtë që jetoi nuk e justifikon kjo sepse sipas përmbledhjes së veprës të Migjenit gjenë shumë përsëritje në tematike. U sollë e risollë tema me fyerje fetare me skena erotike duke mos i lënë hapsina letrare për heroin dhe poetin e kombit,…….
Në një kohë poeti Lasgush Poradeci, gjuhëtari Aleksandër Xhuvani, Eqrem Çabej etj…… që jetuen në kohën e Migjenit u shprehën mjaft për heroin dhe poetin.
Një nga shkaqet e kësaj indeferentizmit të Migjenit duhet gjetë të ambienti familjar i ndikuem drejt përsëdrejti me rritjen dhe edukimin arsimor me frymën sllave.
Kultura, formimi, edukata u morrë vetëm shkollën serbe dhe atë fetare sllave-bollshevike. Ai nuk arriti të merrte kurrë arsimim në gjuhën shqipe pasi antarët e familjes nuk e deshën arsimimin në shqip sepse si pjesë e komunitetit ortodoksë ishin nën ombrellën e kujdesit të konsullatës serbe në Shkodër. Prandaj nuk reflektoi Milloshi në letërsinë tij të pakët. Kohën e kishte të mjaftueshme për t’i dhurue letërsisë shqipe tema kombtare. Vetë familja e tij e izoloi botën e njohjes të djaloshit Millosh me Shkodrën dhe kulturën e saj të madhe shekullore me përmasa kombtare e ndërkombtare duke e veçuar nga shkollat shqipe në Shkodër, që ishin sipas standarteve të kulturës perëndimore. Me ardhjen e rregjimit komunist në Shqipni u shkatërrue me themel sistemi i kulturës perëndimore dhe u përsekutuen mësuesit e shkollave kudo e veçanërisht në qytetin e perëndimit – Shkodra.
Përse nuk e ndihmoi konsullata serbe Migjenin për të shkuar për shërim në Mbretërinë e Jugosllavisë, por vetëm Italia?
Më rezulton në pengesën që i nxorrën Konsullata Serbe në Shkodër atij për t’u shërue me arsyetimin se Migjeni nuk pranoi të arsimohej matej në shkollat klerikale serbe apo të pranonte ofertën e konsullit që të shërbente në Serbi si popë në Beograd sipas propozimit të tyre nga konsulli i Serbisë në Shkodër si e dyshimtë dhe e pabesueshme.
Për mendjen e qetë dhe realist të çdo njeriut del e pabesueshme shkakun e refuzimit të mos lejimit të shërimit të një djaloshit si Migjeni që semundja po e dërgonte në varr herët si shkakë refuzimi i ofertave për arsim e shërbim fetar në Serbi!!!!!!!!!!
Në kontekstin e këtijj refuzimit të publikuem nga dy biografët e tij të afërt lexoj se Migjeni refuzoi me sa duket se nuk pranoi të punonte për shërbimet sekrete serbe kaq hapur nën veladonin fetar sikurse e kanë në rregullin e shërbimit fetar ortodoksët në gjithë botën.
Humanizmi serbë mbi djaloshin e ri që shqiptare e ndëshkoi rëndë duke ja përkeqsue sëmundjen tuberkulare përditë.
Konsullata italiane nuk e paragjykoi fenë e tij edhe pse kishte informacion për arsimimin sllavo-bollshevik të tij, falë humanizmit që e karakterizoi, por vetëm e ndihmoi për ta shpëtuar nga vdekja. Me keqardhje Migjeni kurrë nuk shprehu asnjë fjalë të mirë për Italinë e humanizmit dhe të kulturës, por veçse sulmoi fenë e saj, puntoren e spitalit për shkakun e vetëm se nuk ishte ortodokse apo protestante, por ishte murgeshë katolike të shprehun me aq ligësi të pashoqe te poezia ” Kanga skandaloze” dhe ”Blasfemi’’.
Vetëm për këtë ligësi të shpirtit tij gjeti kohën e jetës të shkurtën për të shpreh gjithë atë mllefë, urrejtjen e tij ndaj klerit katolik të pajustifikueshme për atë kohë dhe për të sotmen e të ardhmen gjoja i maskuar me temën e mjerimit.
Mosmirënjohja e Migjenit ndaj murgeshës që punoi nën bacilat tuberkulare të tij ditë e natë duke e shoqërue me lutjet e saj shpirtnore për përmirësim ja shpërbleu duke e fyer fenë dhe moralin e saj deri në blasfemi me anë të sarkazmës tij hera herës e pajustifikueshme me kontekstë armiqsore.
Pjesa e IV-të
Profesor Ernest Koliqi e përkrahu veprën e Migjenit?
Prof. Koliqi nuk i bani kritikë edhe pse nuk jam i sigurtë po shprehem sipas mendimit tem. Njihej karakteri i profesorit se kishte prirje liberale ndaj shkrimtarve. Ai ishte për liri të pakufizuem ideologjike e religjioze në letërsi meqë ishte vetë shkrimtar dhe kishte shumë respekt për kolegët shkrimtar dhe jo si Ismail Kadare që ndihmoi atë që i interesonte dhe përsekutoi kolegë në komunizëm, apo ishte dhe mbeti apolegje e arrogancës në intervista duke poshtëruar kolegët e vet shkrimtar shqiptar dhe asnjëherë kundra serbve.
Prof. Koliqi kishte respekt dhe asnjë paragjykim për krijimtarinë të realizmit socialist të Kadaresë kur ishte Drejtor i Institutit Albanalogjik në Universitetin e Romës dhe i vendosi për lexim për studentët italian dhe arbëresh. Deri tash asnjë fjalë të mirë nuk ka dalë prej Kadaresë për mirënjohjen e prof. Koliqit ndaj librave të tij që i propogandoi ndër studentat italian si gjest atdhetar. Njihet si njeriu i çveshur nga paparagjykimet ideologjike, fetare, nacionale dhe ndaj kolegve ishte shumë prudentë në dhanien e kritikës. Prirja e tij ishte me folë veç mirë, e kështuqë nuk e preku jo se kishte frikë prej simpatizantve të Migjenit, porse ishte për një kulturë humane dhe të bukur për letërsinë shqipe.
Mandej nuk ju futë sektorit të kritikës sepse veprimtaria e profesorit ishte e madhe si në politikë dhe në letërsi, në përkthime dhe në punën e tij si Drejtor i katedrës Albanalogjike në Romë të hapun me Dekret të Presidentit të Italisë. Prof. Ernest Koliqi udhëhiqej nga lejtmotivi i tij në jetë për Shqipninë: ”Veç dashnia e ban Shqipninë nuse!’’.
Dihet se prof. Koliqi i botoi krijimtarinë e tij në kohën kur ishte Migjeni.
Dhe ja sesi ja shpërbleu burri i motrës të Migjenit, shkrimtari Skënder Luarasi me këto fjalë:
Kur më 7 shtator 1935 u botua vjersha ,,Të lindte njeriu…..’’, po ky Koliqi(për prof. Ernest Koliqi), ky agjent i imperializmit italian, që paguhej për të rekrutuar intelektualët shqiptarë në shërbim të fashizmit, përdori dhelpëri për të shtënë poetin e ri shqiptar në kthetrat e tij fashiste.
Ju kujtoj se i vetmi ministër i arsimit të shtetit shqiptar të përiudhës pas 1912 e deri në vitin 1944 ishte Prof. Ernest Koliqi dërgoi 250 mësues për hapjen e shkollave në Kosovë.
I drejtohem edhe atje në varr shkrimtarit Luarasi! Ai ishte kjo vepër kombtare për arsimimin e Kosovës apo fashiste e dajllzore??? Apo është vepër fashiste dekorimi i prof. Ernestit nga presidenti i Republikës të Kosovës me ”Medaljen e Artë e Lidhjes së Prizrenit”??
Balta e hedhur e mosmirënjohjes të Luarasit ndaj poetit të Kangve Shkodrane buronte nga smira, ligësia prej shkrimtari sepse nuk i afrohej malit Koliqit në çdo aspekt ndaj kontributit për kombin dhe kulturën.
Kritika komuniste për Migjenin
Periudha komuniste ishte për shkencën kritike një trajtim irealistë i çdo vepre letrare për shkakë të ideolgjisë komuniste që e kufizonte deri në absolutizëm paragjykues. Kështuqë për kritikën shqiptare ishte dhe mbeti Migjeni, njeriu pararendës apo gati-gati një Majakovsk që hapi epokën e klasës puntore dhe të fshatarsië kolektive. Migjeni ishte sikurse vetë Enver Hoxha me gjithë bandën e tij si në Tiranë ashtu dhe në Shkodër e në tanë qytetet një ateist i vërtetë, prandaj e ngriti në kohë të përmbysjes me dhunë të Besimit Fetar, kryesisht i atij Besimi Katolik.
Kemi shembullin në mesin e shkrimtarve dhe kritikve ma të shëmtuem si I.Kadarenë me librin ese ”Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe”, që në agoninë e sistemit komunist në vitin 1990 e pikturoi Migjenin si njeriun ma të madh të Shkodrës dhe globit duke fyer hapur At Fishtën, Klerin Katolik, Shkodrën me kulturën dhe traditat e saj. E spikati Migjenin si njeriu që i nxorri zorrët moralit të ulët të Shkodrës në prozat dhe poezit e tij. Turra e ortodoksve fanatikë, shkrimtar dhe kritikë e himnizuem atë deri në kufijt e absolutizmit grotesk, që vetëm e damtuen randë atë anë të shkëlqyer që la në letërsinë shqipe.
A e përdori gegnishten e saktë Migjeni në krijimtari?
Migjeni ka përdorë gegnishte, por gjuhëtarët si prof. Arshi Pipa dhe Gjovalin Luka, prof. i gjuhësisë ka konstatur te libri i vetëm me përmbledhje poezi dhe prozë një gegnishte jo të rregullt.
Duhet të vërejmë se profesor Arshi Pipa e kishte vënë re këtë deformim dhe përçudnim te “përndojnë e Përndim” dhe qysh më 1944 e 1945, për shqiptimin dhe shkrimin përdorte trajtën korrekte shkodranishte, “prendojnë e Prendim, Kangët e Prendimit”, për më tepër më vonë edhe e shprehu me një shënim të veçantë. (Shih, A. Pipa, “Për Migjenin”, bot. 2006, f 19, 21, f 87, shën 26 etj, Ruajmë edhe botimet e kohës së A. Pipës)
Pjesa private e Migjenit
Jeta private e Migjenit ishte mjaft misterioze. Kjo pjesë duhet ndriçuar për të qenë i kjartë figura e tij edhe në kët pjesë si çdo shkrimtar meqë mbahet edhe i madh i Shqipnisë e i Ballkanit. Ai asht i madh dhe nuk shkruhet asnjë rrjesht për jetën e tij private. Kjo asht mjaft brengosëse që nuk shkruhet. Mjaft mbeti tabu në biografinë e tij pjesa private sepse bashkqyetarët e vjetër të tij flasin shumë për marrëdhëniet e tij intime! Po të flasësh me familjet e vjetra shkodrane që i kishin fqinjë flasin mjaft episode për atë kohë të turpëshme të tij.
Ja seç shkruante shkodrani, Prof. Arshi Pipa në librin Ese “Për Migjenin”:
Por aj adhuronte edhe Alioshën Karamazof. Dhe njeriu qi adhuron Alioshën, në mos qoftë fetar, asht thellësisht njerzuer. Si Aljosha prej monastirit, edhe aj kishte dalë prej seminarit, tue u përzí me turmat ku vlojnë epshet e mbrapshta. 
Pra prof. Pipa e ka njohur mirë edhe jetën e brendshme të tij prandaj përmend ,….epshet e mbrapshta të Migjenit. Brezat duhet ta njohin jo vetëm pendën e tij, jo vetëm shpirtin urrejtës bollshevike-ortodokse –komuniste ndaj feve katolike dhe asaj islamike.
Pra duhet njohë edhe deklarimet e Prof. Pipës për epshet e mbrapshta. Kush ishte ky epsh i mbrapsht i Migjenit? Mue dhe çdo lexues ban pyetjes vedit:
Cila lloj epshi të mbrapsht përdorte Migjeni në marrëdhaniet e tij me njerzit? Dua ta di unë dhe lexuesit i shumë hertë i librit tij të famshëm.
Portreti i Migjenit përmblidhet në këto rrjeshta:
Një njeri me i parakohshëm në formim, me energji të pashterrshëm rinore intelektuale, një njeri që shkruejti Poemën e Mjerimit, një njeri me ndjenjë të egër ekstreme ndaj fesë katolike dhe asaj islame. Ai ishte njeriu që nuk ,,gjeti kohë,, dhe asnjë rrjesht për heroin e Trojeve Shqiptare, Gjergj Kastriotin Skënderbeu, ishte njeriu që ironizoi poemën e At Gjergj Fishtës “Lahuta e Malcis’’ te poezia “Kangë në vete’’, njihet si një njeri me energji të mbrapshta ekstreme seksuale ndaj njeriut e ky ishte Millosh Gjergj Nikolla.
“Historia e njenës nga ato…” ashtë një prozë e tij ku trajtonte, siç e cilësonte autori, fatin e “kurvave, prostitutave, grave publike, grave problematike”, një temë kjo tabu në letërsinë shqipe deri atëherë. Ky episod ishte e vërtetë, ku Migjeni i kishte ndodhë kur ishte në Greqi për kurim, ku ja kishte rrëfyer te Kafja e Madhe shokut tij Andrea Stefani. Migjeni i tregon se si shkoi te një shtëpi publike dhe pasi kontaktoi me një prostituë greke e gjatë nga trupi dhe e kolm nuk arriti të kryeji marrëdhanie apo të penetronte seksualishtë për shkak të filozofisë tij fetare ortodokse se ishte viktima e mishit të bardhë e mos të mëkatonte veten në këtë flligshtinë filozofike-fetare(ndoshta edhe ka qenë impotentë apo i orientuar për shije të kundërtë seksual se sa të besohet filozofia e tij aspak bindëse falë karakterit tij rrebel e liberal siç pasqyrohet në krijimtarinë tij ekspresiv dhe tej mospërfillës ndaj principeve morale të fesë e ndaj konformizmit të kohës).
A e besoi ortodoksinë Migjeni?
Sipas autorit kemi dy burime që shqyrtojnë besueshmërinë fetare të Migjenit
Ishte nje ortodoksë i arsimuar për 9 vjet në shkollat fetare në Mbretërinë e Jugosllavisë. 
Ishte dëshmia e zj. Arta Franja se besoi fenë ortodokse në pragë të vdekjes.
Unë e gjykoj se kultura teologjike që mori në shkollat fetare si në Shkodër ashtu dhe në Maqedoni ndikuen thellësisht në formimin e tij ideor-botëkuptimor. Të gjitha mendimet e tija edhe bollshevike i ngjyrosi me sofizma teologjike, po ashtu në letërsi. Ky kombinim i të kundërtave solli hibridin e mendimit migjenian, gja që shumë intelektual ortodoksë kishin pasë suksesë. Shkolla teologjike ortodokse i dhuroi filozofinë, i hapi oreksë për bollshevizmin, revolucionin protestan të Parisit të njohur nga traktati “Manifesti i Komunës të Parisit” të hartue nga duart e Frederik Engelsit dhe Karl Marksit. Gjithë këtë bagazh teologjiko ortodoksë-protestan bollshevik e përshkoi fillin e kuq të krijimtarisë. Prandaj komunistët e quajnë vepër të tyre.
zj. Prof. Arta Franja, e cila e ka njoh afer Migjenin dhe kohën e fundit të jetës së Tij i asht gjetë pranë shtratit ku Migjeni po jepte shpirtë, Ajo më ka thanë: “Nuk di pse shtremrojnë të verteten e mendimit Migjenit në lidhje me besimin e Tij tek Zoti. Ai ka vdekë Besimtar dhe nuk është e vertetë se ka qenë ateist. Unë kam biseduar me Té kur ishte shumë rëndë me shëndet dhe kurrë nuk e kam dëgjuar duke mohuar, përkundrazi, tek koka Atij i sherbente një murgeshë katolike, e cila thonte gjithënjë uratë…”F.R.
Sipas kunatit të Migjenit në librin ,,Migjeni,, i vitit 1956 del se në shtratin e vdekjes të Migjenit ishte vetëm e motra Ollga dhe askush tjetër. Kështuqë nga ky burim autentik rezulton se Arta Stavri Franja trillon një fakt të tillë për synime konsumit pa bereqet dhe e ban të baseushme pohimin e saj për Migjenin si besimtar,…Dihet se disa njerëz ateistë para se të vdesin kërkojnë pendim dhe nisin të besojnë fenë e tyre dhe kjo rrëfenjë e Artës mund të besohet, por se veprën e tij ateiste nuk mund ta shkarkoji nga gurët integraliste ortodokse që hodhi kundër klerit katolik me aq urrejtje.
Kush ishte Arta Franja?
Arta Stavri Franja ishte mësuese në Shkodër, ku rregjimi komunist e kishte dekorue me urdhër të Klasit të Dytë për Punë në Arsim në vitin 1958,…… D E K R E T Nr. 2722, datë 8.8.1958 për akordim dekoratash të Kl.II për arsim nga Haxhi Lleshi dhe Sami Baholli.
Ajo u dekorue krahas vampirve antikatolik; Vehbi Balës,.Jup Kastrati që ngritën Të parin Muze Ateist në Botë në qytetin e lindjes tyne e të Migjenit në Shkodër…..
Migjeni ishte me dy ftyra?
Qenia e dyftyrsisë ka qenë dhe ashtë modeli i njeriut të asaj kohe dhe në vazhdimi si një shembelltyrë pozitive e kohës moderne veçanërishtë për shumicën e intelektualve.
Në shtëpi shprehej fetar dhe në gjithë qelizat e krijimtarisë gjen aromën, fillin e kuq ateist marksis-leninist serbe-ruse kundër Klerikve, që të mos binte në sy ka përmendë klerin islamik sikurse veproi dhe Enveri që hoqi edhe xhamiat për të mos ra në sy se nuk e kishte urrjetjen vetëm me Klerin katolik. Unë dua ta besoj se disa ateista të egër shkencëtar e shkrimtar etj në shtratin e dergjes ktheheshin të besimi fetar. Por kjo nuk duhet të relativizohet duke thanë se Migjeni ishin besimtar fetar.
Poshtërimi i Murgeshës dhe Migjeni
Asht mëse e vërtetë prania e murgeshës në shtratin e vdekjes bindëse dhe se ishte besimtar Migjeni në shtratin e vdekjes në Itali? Ju keni vue si përforcim të idesë se ishte fetar përposë thanieve të Arta Franja edhe atë fakt se i ka shërbye një murgeshë katolike. Kush mund të më bindi mue se asht poezija jo blasfemike dhe tjera fjalë të bukura!!!!!!!!???????????
Ky fakt i prezencës së Murgeshës si përforcues i asaj që ishte besimtar me del bllof sepse sipas jetëshkrimit tij vdiq në spitalin Tore Peliçe të Torinos. Asht kjo murgesha që i ka kushtue
poezinë ”Kanga skandaloze”. A e meritonte kjo femër, kjo puntore që Migjeni i ka shkrue poezin e mjerimit të fyhet besimi i saj kaq me paturpsi? Ku qendron edukata e tij mbi konceptimin e diversitetit të besimeve fetare?
Vetëm për poshtërimin e kësaj puntore në poezinë kundër Murgeshës ” Kanga skandaloze’’ venë në dyshim moralin e tij ndaj klasës puntore, fshatare që e ngriti në pidestal te poema e ”Mjerimit,,,….
Lexoni miqë poezinë që ja kushtoi Migjeni shërbtores, murgeshës katolike, që përposë që i pastronte gëlbazat e gjakosuna të tij i thoshte edhe lutje për t’u shëndoshë te spitali në Itali. Njifuni me Mirënjohjen Migjeniane ndaj një femne, ndaj puntores, ndaj një figure fetare që përpiqej shpirtnisht ta shëndoshte edhe me fjalë, që janë ilaçi i shpresës dhe i shërimit të sëmurit.
Një besimtar sipas dëshmisë të Arta Stavri Franja nuk besohet sepse i ka dëshmue në poezitë e tija antifetare. Bota moderne e sotme nuk e pranon kulturën poetike klerikale bolshevike-serbe-komuniste të Migjenit.
Migjeni ishte dhe vdiq një ateist, një antikatolik dhe anti islamik i betuar, sepse mori arsimim në shkollat e fetare të seminariumit serbë te ish Mbretëria e Jugosllavisë, mësoi kulturën bolshevike të lenin- stalinit dhe të Marksit dhe si e tillë kulturën e urrejtjes fetare. Prandaj sapo erdhi në Shqipni u lshue me egërsi kundër besimit të popullit të Shqipnisë. Ky e kreu bukur misionin dhe mbrojti diplomën shkëlqyeshëm të shkollës fetare serbe.
Kanga skandaloze 
Migjeni
…………………………………………………………..
Një murgeshë e zbetë, e ftohtë si rrasa e vorrit,
me sy boj hini si hini i epsheve të djegna të gjallesës,
me buzë të holla të kuqe, dy gajtana
pshertimet që mbysin
ma la der’ vonë kujtimin, kujtimin e ftohtë të kalesës.
Prej lutjesh (jo tallse!) duel dhe në lutje prap po shkon…
Lutjet i flejnë gjithkund: ndër sy, ndër buzë, ndër Gishta.
Pa lutjet e saj bota, kushedi, ç’fat do kishte?
Por dhe nga lutjet e saj ende s’i zbardhi drita.
O murgeshë e zbetë, që çon dashni me shënjt,
që n’ekstazë para tyne digjesh si qiriu pranë lterit
dhe ua zbulon veten… Smirë ua kam shejtënvet:
Mos u lut për mue, se due pash më pash t’i bij ferrit.
Unë dhe ti, murgesh, dy skaje po të një litari;
të cilin dy tabore ia ngrehin njeni-tjetrit -
lufta asht e ashpër dhe kushedi ku do t’dali,
prandaj ngrehet litari edhe përplasen njerzit.
Nuk e di se si ju e kuptoni kët poezi, por asht fund e krye skandaloze, blasfemike për Murgeshën që i shërbeu me aq përkushtim humanitar e fetar. Ky në këtë poezi dedikuem Murgeshës, shërbtores tij në spital e fajësoi dhe e ngarkoi me mëkatin e vujtjeve të vdekjes që i afrohej nga dita më ditë.
Por në të vërtetë ishte skandaloz për moralin e tij që ja shpërbleu kujdesin e saj me një poezi antinjerzore, antimorale dhe antifetare. Mosmirënjohje ka degjenerue deri në imoralitet antifetar duke e nxjerrë lavire Murgeshën që i shërbeu me dashni fetare, njerzore këtij përbindshi.
Për një çast njeriu revoltohet dhe nxjerrë këtë mallkim për Migjenin, që bani mirë që e mori djalli me vete herët se të vazhdonte ma gjatë me jetue kishte ba ma dame se sa hajr.
Poezia blasfemike – dëshmia e fondamentalizmit ortodoksë të Migjenit kundër fesë Katolike dhe pak asaj islame.
Poezitë e tija ishin dëshmia e një vule e një trashëgimie më tëshëmtuar urryese e Migjenit që la kundër fesë katolike.
”Blasfemi,,
Migjeni
Notojnë xhamiat dhe kishat nëpër kujtime tona,

e lutjet pa kuptim e shije përplasen për muret e tyne
dhe nga këto lutje zemra zotit ende s’iu thye,
por vazhdoi të rrahi ndër lodra dhe kumbona.
Xhamiat dhe kishat madhshtore ndër vende të mjerueme…
Kumbonaret dhe minaret e nalta mbi shtëpia tona përdhecke…
Zani i hoxhës dhe i priftit në një kangë të degjenerueme…
0 pikturë ideale, e vjetër një mijë vjeçe!
Notojnë xhamiat dhe kishat nëpër kujtime të fetarve.
Tingujt e kumbonës ngatrrohen me zanin e kasnecit,
Shkëlqen shejtnia mbi zhguna dhe ndër mjekra të hoxhallarve
0, sa engjuj të bukur përpara derës së ferrit!
Mbi kështjellat mijvjeçare qëndrojnë sorrat e smueme,
krahët i kanë varë pa shpresë simbojt e shpresave të humbune
me klithma të dëshprueme bajnë fjalë mbi jetë të pëmdueme,
kur kështjellat mijvjeçare si xhixha shkëlqejshin të lumtuna.
Teoria e Kaosit të Niçes u përvetsue nga Migjeni dhe u ba strategji për botën sllave, komunizmit dhe islamizmit në botë
Migjeni, Fridrih Niçe dhe komunizmi
Teoria e Migjenit konsiston në filozofinë e SHKATËRRIMIT DHE TË NDËRTIMIT, TË SHKATRRIMIT DHE PËRSËRI TË NDËRTIMIT QË QUHET TEORIA E KAOSIT ME SYNIM PËR TË REALIZUE PLANET E NJË GRUPI ANTISHQIPTAR KUNDËR SOVRANITETIT TË SHQIPNISË.
Si ndërtohet e pastaj shkatrrohet një kombë sikur shkruan në poezi Migjeni?
Të kujton Ramiz Alinë që deklaronte se Shqipnia as nuk hapet e as nuk mbyllet. Kësaj i thonin ta mbante në kaos vendin sikurse ndodhi. Identike janë edhe mesazhi mazon të vargut të Migjenit
Nuk e di por me rezulton se Migjeni dhe Niçe kanë gjëra të përbashkëta në jetë dhe në koncepte si;
- në një muej që kanë vdekë
- në një qytetë, në Torinë i bashkon ngjarjet dramatike si të Niçes ju shfaqën kriza nervore dhe Migjeni vdiq në Torino.
- Vdiqën të dy të rinjë.
Migjeni e preferoi edhe Niçen edhe Bollshevizmin.
Gati e gjithë krijimtaria e tij poetike e Migjenit mbërthehet nga dykandshi satanik;
- Fridrih Niçe
- Komunizmi bollshevik
Në këtë binom kemi një hibrid që e ka emnin Migjeni niçean – bollshevik, që janë gati dy të kundërta.
Por Migjeni ka krijue Mbinjeriun Hibrid që ka edhe Niçen brenda edhe komunizmin brenda. Prandaj del bindjet e tija nga një arsimim kaotik në shkollat fetare serbe. Ky ka sjellë një portret të Mbinjeirut delirant dhe mbi Zotin, që asht produktë i tij kozmetikë.
Por mendoj se nuk e ndihmoi aspak Migjenin referimi udhëzues nga ky protestant, modeli Niçe me filozofinë e kaosit në formimin e njerzve të dobët mentalishtë.
Të shkruash si Migjeni edhe të ndërtojë edhe të shkatrrojë burri,.të bazuem në një parim edhe i Mao Ce Dunit; “Për të kthjellue detin duhet turbullue njiherë” asht një filozofi e kaosit si rryma të nëndheshme depërtuese nuk e nxjerrë Migjenin një njeri largpamës.
Bota lypë vetëm ndërtim dhe jo shkatërrim sepse shkatërrimi vjen nga luftrat, tërmetet, revolucionet, kryengritjet.
Niçe, ndër të tjera thoshte: ”Liderët fetare përdorin besimin dhe moralin për të skllavëruar njerzimin.”
Po e pranoj se asht ashtu siç pohoi Niçe për nji moment.
Po sot në kohën ku po aplikohet tashmë plurarizmi i ideve në shumë partive në vende moderne të Europës, po vejmë re se popujt janë larguar nga feja dhe morali në mënyrë të dukshme me anë të një politike të dhunshme masone gjoja në emër të lirive të Njeriut e të tjera gjepura të shpikura nga mendja e tyre antimorale.
Jane SHAKTËRRUAR të Dy SHTYLLAT VERTEBRALE TË NJERIUT të shoqërisë dhe familjes. Natyrisht shoqeritë e vendeve perëndimore të Europës tashme jane te degjeneruara plotesisht. Mos te ngaterrohet mireqenia minimale jetike e popullit me keto dy shtylla te nje shoqerie. Nuk eshte ekonomia qe e ben shoqerine perparimtare.
Njeriu i epokes moderne eshte pa besim, pa moral dhe si e tille eshte pa ideal ne jete. E vetmja liri qe ka njeriu ne boten perendimore eshte Jeta seksuale. Ka edhe disa te drejta njeriu qe i ka pase ne shekuj edhe ne epoken primitive ate te levizjes se lire te njeriut, qe ky shekull i botes perendimore ja kufizon nepermjet nje politike raciale, fetare, nacionale,….
Asnje liri tjeter nuk ekziston. Nese din kush se ka ndonje te drejte le te tregoji me shembuj
Me vjen keq se thënia e Niçes bie poshtë, asht ngutur duke u nisur nga gjykimi subjektiv i urrejtjes ndaj Vlerave të Njeriut dhe Shoqerise si besimit fetar dhe atij moral.
Lind pyetja:
Kush ja kufizon të drejtat e njeriut tashmë që fenë e zhdukën nga shpirti i njeriu në disa shtete me mirëqenie materiale minimale të popullit?
Mendoj se janë masonët që ndodhen në krye të politikës së majtë e të djathtë në vendet perëndimore.
A thua popujt nuk jane ma të skllaveruar nga lidere shteterore e partiak?
Sipas fakteve të mjaftueshme sundimi dhe skllavërimi ka kaluar ne anen e pushtetarve perendimore, sepse te gjitha nivelet e pushtetit legjislativ, atë ekzekutiv…. vetëm trashëgohet prej familjeve dhe kodoshave. Mandej brohorisin: Rroftë plurarizmi politik! Rroftë nenshtrimi i popujve pa fe dhe pa moral si dhe mashtrimi!

Autori – Shpend Arbëria
E enjte, më dt. 13.X.2011
U shkruajtë në kuadrin e 100 vjetorit të lindjes të shkrimtarit Migjeni
Të dashtun miqë lexues!
Unë nuk mora përsipër të paraqes para jush arritjet e tija artistike dhe ideore sepse këtë punë e kanë ba para meje shumë autorë. Biles e kanë mbuluar me dafina te tepërta dhe e kanë ngjyrosë me vernikë që koha i ka zbehë.
Plot 73 vjet i janë thurë vetëm elozhe dhe ka tepër ekzagjerime. Migjenin nuk e kanë vendosë në Peshoren e Kombit sepse nuk ishte për këtë peshore edhe pse kanë ulëritur si të xhindosur kryesisht autorë ortodoksë. Kritika letrare e ka damtue shumë figurën e Migjenit sepse ky dha aq pak sa nuk duhej të vërshonte një lumë shkrimesh me lavdërime. Duke kenë një krijimtari e paktë e tij duhej të shkruhej pak dhe saktë për ta lanë në vendin e tij.
Jam përpjekë që ta zhvesh portretin e Migjenit nga ornamentet e madhështisë, i majave, apo nga hiperbolizmat si sfiduesi i Zotit, si gjeniu i kombit, si konstelacioni i pa-arritshëm e tjera idiotizma. S’ka më dam se sa të pompohet me një lumë mashtrimesh të stisura nga disa pruricentra të dyshimta pë krijimtarinë dhe moralin e tij!!!
Po t’i vesh re emnat e këtyre autorve janë njerëz me bindje komuniste. Reminishencat e regjimit të vjetër vetëm e zhvleftëson ato vlera të krijimtarisë tij pasi koha e re nuk i duron dot kësi lavdërimesh të stilit komosomolas.
Due të nënvizoj se të gjithë autorët që jargiten për temën e Mjerimit që sipas tyre po përsëritet në Shqipni janë njerëz të pasun, janë njerëz ma mizor në shpirt, nuk u hanë palla apo nuk brengosen hiç për mjerimin e një pjese të mirë të popullit shqiptar bash prej këtyre soj autorësh. Por janë faktorë të tjera si inercia, reminishenca, paragjykime fetare dhe ajo që fshehet ashtë se ky grupë autorësh mega të pasun e himnizojnë dhe e kanë idhull se ishte i vetmi shkrimtar që sakrilegjoi kundër fesë katolike. Prandaj të mos na shesin sofizma dhe filozofinë lumpen proletariatit se janë letra të djeguna dhe të turpëshme për moralin e tyne të mykun nga molepsja e fyerjeve fetare ndaj asaj fesë pakice në Shqipni, që ende vazhdojnë të kuturisin këta mjeranë të neveritun.Duhet të kuptohemi me lexuesin se fjala asht për atë kategori të ashtuquejtun kritikësh që të tërbuem nga paragjykimet shtrëmbërojnë figurën dhe veprën e Migjenit.-Autori

26 spiunë të Sigurimit, punonjës të Ambasadës Amerikane


Fenomeni nuk është i panjohur, por pranimi i së vërtetës është i vonuar. Në Ambasadën amerikane në Tiranë, pikërisht në tempullin e demokracisë botërore, janë punësuar 26 ish-spiunë, të Sigurimit të shtetit, ish komunistë të rrezikshëm, apo përfaqësues të ish nomenklaturës, të cilët prej 45 vjetësh, spiunuan ose dolën dëshmitarë nëpër gjyqe kundër disidentëve të vërtetë, të këtij vendi. Dhe sikur të mos mjaftonte vetëm kjo gjë, sot bie në sy se kjo ambasadë i ka hapur kanatat e saj, për pseudointelektualët dhe spiunët e shumtë të komunizmit, të cilët pas viteve 90-të synuan rehabilitimin, duke trokitur me delikatesë dhe “kulturë”, në portat e kësaj ambasade. Aq e vërtetë dhe e zakonshme është kjo gjë saqë, rreth 90 për qind, e atyre që hyjnë dhe dalin në ambasadë, janë të pajisur me dosje spiuni dhe madje, me pseudonim. Për këtë arsye, para disa viteve, Geri Kokalari, i ka dërguar një letër konfidenciale ambasadores Marsi Ries si dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, ku bën të ditur faktin tronditës për prezencën e ambasadës amerikane në Shqipëri. Sipas letrës së tij, janë konkretisht 26 punonjës të kësaj ambasade që kanë qenë spiunë, apo ish-anëtarë të partisë Komuniste Shqiptare. Kokalari, thotë se gjatë procesit të punësimit, atyre u është dhënë një formular dhe një ndër pyetjet, është ajo nëse kanë qenë anëtarë të partisë Komuniste, apo edhe ndonjë organizate fashiste. Dhe këta të fundit janë përgjigjur “jo”, por kjo ishte pjesë e mashtrimit të këtyre individëve. Sepse dihet mirë se këta 26 persona, ish- anëtarë të partisë Komuniste, u punësuan në ambasadën amerikane. Dhe personi i fundit në këtë listë ka qenë rezident në Boston.


Letra
Letra e shkruar me një guxim qytetar nga Geri Kokalari në adresë të ish- ambasadores amerikane në Shqipëri nënvizon se: “Disa nga ish-punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë kanë qenë anëtarë të Partisë Komuniste Shqiptare. Nga këndvështrimi im për t’u bërë punonjës në këtë ambasadë të gjithë kanë plotësuar më parë një formular kualifikimi të Departamentit të Shtetit, OMB Nr. 1405-0029. Seksioni 35 i këtij formulari shtron pyetjen: Jeni ju tani, ose keni qenë ndonjëherë anëtar i Partisë Komuniste, ose i ndonjë organizate komuniste, ose fashiste? Nga këndvështrimi im personat e listuar më poshtë mund të kenë qenë anëtarë të Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe mund të jenë përgjigjur “jo” në seksionin 35 të formularit të përshkruar më poshtë. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë këta persona kanë bërë një paraqitje jo të denjë në një aplikim punësimi, me një agjenci të qeverisë amerikane dhe nëse është kështu unë marr përsipër të them se ky është një fakt i kryer”. Kokalari e vazhdon arsyetimin dhe akuzën e tij, edhe për personat e lidhur me Kadri Hazbiun. Duke e konsideruar Hazbiun, si arkitektin e Sigurimit të Shtetit Shqiptar në kohën e diktaturës, Kokalari i ka shprehur shqetësimin ambasadës amerikane, se ish komunistët mund të kenë tashmë në këtë ambasadë spiunët e tyre. “Punonjësit në Ambasadë dhe ka mundësi që edhe të tjerë, të ishin direkt të varur nga Kadri Hazbiu, kur ai ka shërbyer si Ministër i Brendshëm nën regjimin e diktatorit komunist, Enver Hoxha. Në këtë pozicion, Hazbiu ishte gjithashtu edhe në krye të sigurimit sekret shqiptar, operacion policie që vepronte si inteligjencë dhe ushtri e fortë për regjimin brutal të Enver Hoxhës. Siç është e ditur tashmë, pjesa më e madhe, në mos të gjithë, të gjithë njerëzit që punonin nën pozicionin e Hazbiut, u konsideruan “sigurimi” dhe shërbyen si bërthamë e aparatit të inteligjencës për Partinë Komuniste Shqiptare. Ajo që është shqetësuese për këtë situatë, ka të bëjë me faktin, se ka mundësi, që anëtarë të ish-qeverisë komuniste të kenë futur spiunë në Ambasadën Amerikane”, shkruan Kokalari. Më tej, në letër përmendet edhe kryeministri Berisha, por edhe ish -kryeministri Fatos Nano, si ish anëtarë të Partisë Komuniste dhe ai, i konsideron ata, si kontigjentë të mundshëm. “Kjo mund të jetë shumë e rëndësishme sepse mund të thotë që këta individë mbajnë lidhje të ngushta me qeverinë shqiptare dhe kanë shërbyer si një rrjet, inteligjent, brenda ambasadës tuaj. Për më tepër, kjo gjë mund të shpjegojë gjithashtu, të dhënat, që ish-kryeministri Fatos Nano kishte burime inteligjence brenda Ambasadës për shkak të faktit, se ai ka qenë një anëtar kyç i ish-regjimit komunist dhe mban lidhje të ngushta me “ish-sigurimin”, vazhdon letra. Në përfundim të saj, Kokalari sqaron edhe arsyet e letrës dhe informacionit që jep. “Si qytetar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë pyes, nëse ju e investigoni këtë çështje dhe përcaktoni nëse ndonjë nga informacionet që dhamë më lart kishte ndonjë gjë të bazuar në fakte reale. Vëmendja juaj e menjëhershme dhe përgjigja kërkohet me shumë respekt”, përfundon letra e Geri Kokalarit. Kjo letër është shkruar disa vite më parë, por fenomeni vazhdon dhe Geri Kokolari me të drejtë kërkon zgjidhjen e dilemës. Sepse në një shënim tjetër ai ka sqaruar se edhe sot e kësaj dite, po të bëjmë një radioskopi të njerëzve që hyjnë e dalin në këtë ambasadë, do të shohim se ata janë pikërisht, eksponentë të njohur, në lidhjet e tyre me Sigurimin e Shtetit, pavarësisht, nga pasojat e rënda apo të lehta, që u kanë shkaktuar njerëzve të thjeshtë, në jetën private. Këtu mund të përmendim, disa pseudonime të tyre, si Holta, Çorapja, Çibuku, Çiftelia, Shkrimtari, Profesori, etj, etj. Në fillimin e viteve 90-të, në këtë ambasadë kanë kërkuar gjithashtu, ndihmë, spiunët më të rrezikshëm të historisë së diktaturës komuniste. Ata që çuan në litar, apo drejt pushkatimit, kolegët e tyre, fqinjët e tyre dhe ndonjëherë të afërmit e tyre. Përpara lëkurës së vet, ata nuk patën mëshirë për asgjë tjetër, dhe spiunimet i raportonin me letër. Ata çuan në litar shumë prej disidentëve që shprehnin vlerësim dhe mirënjohje për Amerikën, por raportet e fshehta të spiunëve i degdisën nëpër qelitë e burgjeve, apo prapa kloneve të dëbim –internimeve. Por këta spiunë nuk ngopeshin me bëmat e tyre dhe hapnin sytë lart e poshtë për të gjetur viktimën e rradhës, ndërsa në vitet 90-të, pamë se si derdhnin lot krokodili për dashurinë ndaj ambasadës amerikane. Në këtë kontekst, kontributi i Kokalarit për zbardhjen e listës së spiunëve përbën një triumf. Sepse, tregon që rezistenca e fisnikëve të këtij vendi, do të jetë kurdoherë, prezente ndaj hipokrizisë së pandalshme të zyrtarëve tanë, burokratëve, apo hileqarëve që e ndërrojnë ngjyrën e flamurit politik, sipas interesave të momentit
Lista e spiunëve dhe ish-komunistëve të Ambasadës
Geri Kokalari, jep një panoramë të qartë të fenomenit që mbërtheu mjedisin shqiptar, pas viteve 90-të, por ai jep edhe një listë të plotë të ish-komunistëve dhe ish spiunëve, që u punësuan në ambasadën amerikane. Këtë listë, ai e ka pasqyruar me emër dhe mbiemër. Por, për efekte etike dhe për të zbatuar korrektësinë e ligjshmërisë, ne, po i botojmë vetëm inicialet e emrave dhe mbiemrave të tyre. Kjo edhe për faktin, se ligji i hapjes së dosjeve të spiunëve, ende nuk është miratuar.

Tabela e spiunëve të punësuar në ambasadën amerikane

1- A. P, nga Tirana, ish-shofer i Enver Hoxhës
2- B, C, nga Peshkopia, ish-shofer i Kadri Hazbiut
3- B. M, nga Vlora, ish punonjës i Punëve të Brendshme
4- B.K, nga Kukësi, ish-shef i kampeve të internimit.
5- H.S, nga Skrapari, ish kuadër i Sigurimit të Shtetit
6- S. L nga Peshkopia, ish-oficer zbulimi
7- A. B, nga Gjirokastra, ish komunist dhe prokuror
8- B. M, nga Erseka, ish-oficer, dhe bashkëpunëtor i Sigurimit
9- S.H, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sigurimit
10- V. V, nga Tepelena, ish-bashkëpunëtor i Sigurimit
11- B.P, nga Erseka, ish sekretar partie, ish punonjës sigurimi
12- Q. B, nga Tropoja, ish komunist, ish punonjës sigurimi
13- K.Y, nga Skrapari, ish komunist, ish punonjws sigurimi
14- A. H, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sugurimit
15- A. N, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi
16-B.D, ish bashkëpunëtor i Sigurimit
17- Sh Xh, nga Përmeti, ish komunist, ish-punonjws sigurimi
18- H. M., nga Vlora, ish-komunist, ish punonjës sigurimi
19- F. H, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi
20- M. A nga Vlora, ish komunist, ish punonjës sigurimi
21- I. L, nga Erseka, ish bashkëpunëtor i Sigurimit
22- A.SH, nga Tirana, ish komunist, ish punonjës sigurimi
23- M.I, nga Fieri, ish bashkëpunëtor i Sigurimit
24- H. H, nga Erseka, ish sekretar partie dhe punonjës sigurimi
25- J. K, nga Saranda, ish oficer i lartë, ish punonjës sigurimi
26- RR. H, nga Skrapari, ish komunist dhe ish punonjës sigurimi

E vërteta e denoncimeve të Pjetër Arbnorit, Bilal Xhaferrit dhe Petro Markos.
Fushat kryesore që drejtohen nga spiunët, nga arti në ushtri.
Ashtu siç shihet lista e spiunëve që kanë nxituar për t’u punësuar në Ambasadën Amerikane është tepër e gjatë dhe në pamjen e parë, duket se kjo ambasadë ka shpallur një garë për të krahasuar meritat më të mëdha të ish bashkëpunëtorëve të shtetit, apo ish- komunistëve, të rrezikshëm të Shqipërisë. Dhe nëse një ditë kjo ambasadë do të hapte një panair të spiunëve, atëhere postjerët nuk do të lodheshin shumë për të shpërndarë ftesat. Sepse, 26 prej tyre do t’i gjente në mjediset e brendshme të ambasadës. Lind pyetja: Po sot? Çfarë po ndodh vallë sot, në mjediset e Ambasadës amerikane, pikërisht, 21 vjet pas montimit të sistemit demokratik në Shqipëri? Sipas, Geri Kokolarit, alarmi është i dukshëm dhe kambanat e paralajmërimit, bien gjithmonë, për ata që kanë vesh. Ndërmjet të tjerave, Kokalari ka udhëzuar zyrtarët e kësaj ambasade për të pasur kujdes me spiunët: “Ata mund t’ju spiunojnë”, është shprehur Kokalari. Dhe duke pasur parasysh, shprehjen e Tolstoit se “njeriu nuk ndryshon kurrë”, mund të themi se spiunët e djeshëm, kanë shumë pak shanse të ndryshojnë prirjet e tyre. Pra, ata mbeten spiunë, por në këtë rast rrezikohet që spiunët, të mos kenë ndryshuar profesionin, por padronin. Dhe ata, tanimë, nuk dihet se për kë punojnë. Por një dukuri tjetër e frikshme që duket se vazhdon të funksionojë në ambasadën amerikane është afrimi dhe marrja me të mirë e intelektualëve-spiunë, të cilët nuk punojnë aty, por hyjnë e dalin për të folur mbi udhëtime, takime ndërkombëtare, vizita në SHBA, apo projekte të ndryshme, prej të cilave përfitojnë, herë më pak dhe herë më shumë. Ajo që bie në sy, edhe pse dosjet nuk janë hapur, akoma, është fakti se pseudonimet e këtyre intelektualëve, sot i ka mësuar edhe një fëmijë i vogël, por për çudi zyrtarët e ambasadës bëjnë sikur nuk dinë gjë. Ata hyjnë e dalin në ambasadë, planifikojnë prerjen e biletave të avionëve, prenotojnë vendet e hoteleve dhe pijnë kafe me zyrtarë të lartë të ambasadës. I pyetur për këtë fenomen, ish kreu i SHISH-it, Klosi u shpreh për gazetën “Sot”, se “spiunët nuk duhen denigruar dhe as nuk duhen publikuar, sepse ata mund t’i nevojiten më vonë, vendit tonë”. Ose, një argument tjetër, që thotë Klosi, ka të bëjë me frikën e spiunëve të ardhshëm, për të punuar në strukturat sekrete, nga frika se mos një ditë, emrat e tyre publikohen, njëlloj, si ata, të sotmit”. Natyrisht, në arsyetimin e Klosit, ka një pjesë që duhet diskutuar, por kundërshtimi ndaj tij, vjen për shkak të dy problemeve: E para, ka të bëjë me faktin, se mijra spiunë të djeshëm, sot komandojnë fatet e vendit tonë, ose, përfaqësojnë majat e larta të diplomacisë, kulturës, shkencës, sportit, gazetarisë, etj, pa pasur as një shfaqje pendese, apo ndjese. Dhe e dyta, ka të bëjë me akuzat që ata vetë u bëjnë njerëzve të tjerë, të pafajshëm, si “bashkëpunëtorë apo servilë të rregjimit”. Ndërsa, në rastin e punësimit të tyre në ambasadën amerikane, kjo e ngre shumë lart stekën e tyre, të përfaqësimit dhe këtu nuk bëhet më fjalë për një garë vlerash, por për një keqkuptim, që mund të rishikohet, ose për një gabim të bërë me dashje, nuk dihet se për çfarë arsyeje.
Fillimet
Gjithçka filloi nga frika e asaj që mund të ndodhte më vonë. Ish-spiunët kërkuan mbështetjen e dy partive të mëdha, duke u strehuar në postet e larta, për t’u mbrojtur nga breshëri i së nesërmes, ose nga urrejtja e viktimave të tyre. Përveç partive, ata kërkuan të lidhen me ambasadat e huaja, për t’u punësuar, ose për të marrë një vizë largimi. Mbahet mend mirë, se denoncuesit, apo informatorët që raportuan Pjetër Arbnorin, Petro Markon, Bilal Xhaferin, Visar Zhitin, Sherif Merdanin, etj, në fillim tentuan të iknin jashtë shtetit, ose disa prej tyre, arritën të largoheshin. Por, më vonë, doli që edhe vetë Arbnori kishte firmosur si bashkëpunëtor i Sigurimit, ndërsa në familjen e Petro Markos, kishte depërtuar Sigurimi i Shtetit në thellësi. Disa guxuan të hedhin akuza edhe mbi Bilal Xhaferrin, por shumica e akuzave hynin në kuadrin e tejkalimit të së drejtës, me argumentin, apo faktin. Ndërkohë, disa prej ish-bashkëpunëtorëve, apo ish-spiunëve të tjerë, nuk lëvizën nga vendi. Ata heshtën, duke e kuptuar se kishin kryer një gabim, nën diktatin e dhunës, apo detyrimit. Disa në një moshë më të pjekur, disa të tjerë në një moshë më të re. Disa në rrethana të rënda detyruese, disa të tjerë duke bërë dhjetra lutje, me dëshirën për t’u pranuar. Por, në fund, fare, erdhi pendimi. Dhe kush pendohet, duhet vlerësuar për luftën e pastër me ndërgjegjen. Prandaj, koha e sotme në apelin e vet kërkon pajtim dhe paqe, për të gjithë, por në rradhë të parë pasi t’a kemi njohur, njëri-tjetrin edhe në tunelin e errët të prapaskenave periodike.
Zhiti: Më spiunuan anëtarët e Lidhjes
Nëse e vutë re akt-ekspertizën, ajo fillonte me anëtarët e Lidhjes së Shkrimtarëve. Librin që kisha dorëzuar për botim ua kisha dhënë unë në duart e tyre dhe deklaratat e tyre bënë që të merrej ai dënim që u mor. Mua më bën përshtypje se akt-ekspertiza është bërë para se unë të dënohesha dhe ata avancojnë në drejtimin e së keqes, sepse më konsiderojnë armik. Unë nuk isha cilësuar ende armik në atë kohë. Se të jesh armik e vendoste gjyqi. Ata thoshin ky pseudopoet, ky armik, etj. Pra ata kanë paraprirë gjyqin, ndoshta-ndoshta ata ishin gjyqi i vërtetë! Aktualisht janë në detyra të ndjeshme. Po një pjesë e tyre janë edhe në Itali apo Angli. Gjithsesi, ky ndoshta është shkrimi më i mirë i tyre, akt-ekspertiza për mua. Është i vetmi rast ku ata janë botuar edhe në vende të tjera të botës.
Kasem Trebeshina: Më spiunuan shokët e mi
“Mua më spiunuan shokët e mi dhe në gjyq dolën si dëshmitarë kundër meje, 11 shkrimtarë e poetë”. Kështu, rrëfen Kasem Trebeshina, i cili thotë, se ka edhe më keq. Sepse, dikujt i ka dalë gruaja, apo vëllezërit, dikujt, motra dhe babai. Kjo pozitë është mjaft e tmerrshme dhe çdo dëgjues i vëmendshëm, thotë: “Mjaft”. Kjo është diçka e rëndë për ta dëgjuar sepse na trondit me vërtetësinë e vet. Por ka ndodhur edhe kështu.

“Karl Gega – Midis legjendes dhe realitetit”.




Inxhinjeri Karl Gega eshte bere miti i historise se ndertimit te hekurudhave austriake, simboli i futjes se nje dimensioni te ri te mobilitetit dhe komunikimit. Hekurudha e Semmeringut, hekurudha me te famshme malore ne bote, e projektuar dhe e zbatuar prej Karl Geges, hodhi poshte nje nga dogmat e shkences inxhinierike angleze mbi pamundesine e ndertimit te hekurudhave malore dhe beri te mundur kalimin e nje lartesie te pa arritur me pare, rreth 1000 metra mbi nivelin e detit, duke e futur ate ne librin e arte te ndertuesve me te shquar boterore.
Figura e ketij kollosi te artit te ndertimit te hekurudhave, qe radhitet nder 100 “Austriaket me te medhenj” te te gjithe historise se kombit austriak, krahas Mozartit, Froidit, Maria Terezes, Franz Josefit, Kafkes etj. ka qene mbuluar nga shume enigma, qe lidhen me lindjen, vdekjen e prejardhjen e tij, por edhe me shume elemente te tjere te panjohur me pare te jetes se ketij gjeniu te hekurudhes-perle te Semmeringut: “nje kryeveper e mendjes njerezore, qe per te gjithe kohet do te mbetet e lidhur me jeten e Geges“, sikurse e ka vleresuar ish-Presidenti i Austrise Franz Jonas.
Te gjithe biografet e Karl Geges (botimet per te jane me dhjetra ne Austri, Itali e Gjermani), ne se kane arritur te japin nje pershkrim te detajuar te te gjithe veprimtarise se Geges si arkitekt e inxhinjer, e kane patur te pamundur te hyjne ne jeten e tij personale. Biografi me i fundit i Geges, austriaku Wolfgang Straub, ne librin e tij te ri botuar me 2004 „Karl Ritter von Gega“ nenvizon se « Per njeriun-Gega ne nuk kemi trasheguar pothuajse asgje ».
Jeta e tij private ne te gjitha botimet letrare e shkencore eshte trajtuar ne pergjithesi ne menyre te mjegullt apo hipotetike. Sigurisht qe edhe prejardhja e tij eshte trajtuar ne menyre hipotetike, duke e konsideruar si austriak italian. Edhe ne ato raste kur thuhej se prejardhja e tij mund te ishte nga Shqiperia, referuar formalisht mbiemrit te tij, ajo konsiderohej me shume si nje hipoteze, por jo si nje realitet i argumentuar dhe i provuar.




Fëminia dhe rinia

Pikerisht si sot, 204 vjet me pare, me 10 janar 1802 familja e Kapitenit te Marines Venedikase Anton Gega kishte nje gezim te vecante: lindjen e djalit te vogel Karl-it. Familja Gega banonte ne lindje te qytetit ne “Sestiere di Castello”, lagje e oficereve dhe nepunesve te Marines Veneciane, prane rruges Via Garibaldi dhe Rio di S.Anna-s. Pas lindjes se Karlit, pagezimi i tij nuk u be ne S.Anna, por ne ishullin e Olivolo-s ne kishen e San Pietro-s ne Castello, ku ishte rezidenca e Peshkopit te Venedikut, e cila vetem me 1807 u vendos ne Katedralen e San Marko-s. Regjistri i pagezimit te kishes se San Pietro-s ne Venedik, dokumenti me i rendesishem per prejardhjen e Karl Geges shenon:
” Me 10 janar te vitit 1802 lajmerohet lindja e Karlit, birit te zotit Anton Gega, biri i Gasparit, oficer marine, dhe i zonjes Anna, me mbiemer vajzerie Pribich, bija e Georg-it, e shoqja e tij ligjore, banues ne Fondamenta di San Gioacchino. Nuni: Zoti Andreas Contuzzi, biri i Nikolaus-it, oficer marine, nga kisha e S.Giuliano-s; Mamia: Aleksandra Longo, Spigarol di contrada. Prifti: Peter Lanza.“
Ne disa botime ditelindja e Geges figuron me 13 qershor 1802 dhe si reference është regjistri i punes, i plotesuar nga vete Gega. Ne kete regjister Gega ka shenuar si date te lindjes daten e dhenies se emrit (pagezimit), prandaj ne disa botime figuron gabim si datelindje 13 qershori 1802. Kjo per arsye te rendesise me te madhe, qe i jepej dites se emrit ne krahasim me datelindjen.
Arsimin fillor Karl Gega e mori prane familjes ne Venedik. Studjuesit e shumte te Geges thone qe shpresat e te jatit, Antonit, ishin perqendruar te djali i vetem, i cili do te vazhdonte traditen e familjes ne karieren ushtarake detare. Por pa mbushur mire 13 vjec kariera e ardhshme e Karlit mori drejtim tjeter. Ne vitin 1814 Austria rimori edhe nje here ne zoterim Venedikun, dhe pikerisht ne kete kohe Anton Gega, duke pare mungesen e perspektives ne marinen veneciane, por edhe duke vleresuar dhuntite e Karlit, vendosi t’ i jape te birit nje tjeter drejtim ne jete. Ai kaloi nga Kolegji Real i Marines (Reale Collegio di Marina) ne kolegjin ushtarak te Shen-Anes.
Pavaresisht nga fakti se Karli ishte i regjistruar ne “Collegio Militare di Sant’Anna”, lendet, qe zhvilloheshin aty si aritmetika, gjeometria, trigonometria, algjebra, fizika, arti i ujit, teoria e lekundjes dhe mekanika e trupave te ngurte, i dhane atij nje formim te plote e solid ne shkencat ekzakte. Pas perfundimit te kolegjit Karli ndoqi per disa muaj nje institut privat marine, me qellim qe te thellonte njohurite e tij ne matematike. Me deshmite e te dy shkollave, Karli regjistrohet ne janar 1818 ne vitin e dyte te studimeve ne kursin trevjecar ne Fakultetin e Shkencave te Filozofise dhe Matematikes te Universitetit te Padoves, ne te cilin punonin pedagoget dhe shkencetaret me te mire te kohes. Kalimi direkt ne vitin e dyte te Universitetit mundesohej nga fakti qe ky student i talentuar e zoteronte lenden e vitit te pare. Por edhe viti i dyte nuk zgjati shume, pasi ne gusht te vitit 1818 Karli dha provimet perkatese.
Por ajo qe te terheq vemendjen eshte se Karli krahas me ndjekjen e shkolles private, qe ne tetor 1817 kishte filluar pune ne Inspektoriatin Qendror i Ujrave dhe Rrugeve te Qeverise se Krahines se Venetos, pjese e Perandorise Austro-Hungareze. Ai ka udhetuar shume nga Padova per ne Venedik, midis studimit dhe formimit praktik. Ne Inspektoriatin Qendror te Ujrave dhe Rrugeve ai u caktua fillimisht si inxhinjer “praktikant”. Por ky dypunesim nuk i mjaftonte ketij gjashtembedhjetevjecari, i cili ndiqte edhe kurse ne “Accademia dei Belli Arti” ne qytetin e Venedikut, qe i jepnin nje formim te plote ne fushen e arkitektures.
Ne vitin 1818 ai dha provimet perfundimtare dhe u emertua “Inxhinjer arkitekt”, kurse me 11 qershor 1819 Gega u diplomua “Doktor ne matematike” me vleresimin unanim “shkelqyeshem” (a pieni vote e con laude) te Komisionit te Universitetit te Padoves.
Piketat e ardhshme te jetes se ketij 17-vjecari ishin vendosur tashme, ai ishte nje talent te jashtezakonshem ne fushen e shkencave natyrore e teknike, qe u nxiten ne menyre intensive gjate gjithe veprimtarise se tij dhe karieres si nepunes, qe ai e filloi dhe e vazhdoi deri ne fund te jetes pa nderprerje per me shume se 40 vjet ne sherbin te Perandorise Austro-Hungareze, nga te cilat 17 vite ne Venedik.



Vepra e Geges

Kur shikon fushat, ne te cilat ka kontribuar Grega, mendon qe sot per te patur formimin adekuat te tij, nje inxhinjeri i duhet te studjoje ne disa fusha si ndertimi i rrugeve dhe hekurudhave, pyjtaria, ujrat, gjeodezia, arkitektura, inxhinjeria mekanike etj.
Gega ishte nje gjeneralist, i cili e tha fjalen e vet me kompetence te plote profesionale, pavaresisht se shkenca e asaj kohe ne ndertimin e hekururdhave ishte akoma ne hapat e para dhe nuk ishte konsoliduar akoma si nje dege e dijes. Per te arritur ne kryevepren e tij, hekurudhen e Semmeringut, qe e beri ate te pavdekshem, Karl Gega punoi dhe krijoi ne shume sektore te tjere, nga ku ai grumbulloi ate pervoje, qe e futi ne panteonin e njerezve me te shquar te kohes.
Me dhjetra rruge, vepra e hekurudha ne Perandorine Austro-Hungareze te asaj kohe (ne Austri, Gjermani, Ceki, Hungari, Slovaki, Slloveni e Itali) kane vulen e mendjes gjeniale te Karl Geges: rruga Ampezzane (Strada d’Alemagna), qe lidhi Venedikun me Tirolin (1820); projektet per ndertimin e rrugeve ne Vittorio Veneto dhe Conegliano; ndertimi i godines se gjykates ne Treviso ne Piazza del Duomo(1824); projekti per disiplinimin e ujrave te lumit midis Piave-s dhe Tagliamento-s (1827); projekti per rregullimin e ujrave te lumit Po ne zonen e Rovigos (1830); drejtimi i punimeve per ndertimin e segmentit hekurudhor Vjene- Ravensburg-Brno (Ceki) 140 kilometra e gjate (1839); drejtimi i segmentit hekurudhor Tirol-Voralberg (1840), drejtimi i punimeve per lidhjen e Trento-s me Pergine–n e permiresimi i rruges se vjeter romake “Via Claudia Augusta”; drejtimi i punimeve per segmentin hekurudhor Mürzzushlag-Grac (1844) dhe Grac–Celje (Sloveni); projektimi i linjave hekurudhore per ne Ljubljane dhe Trieste (1845).
Ne prill 1842 Gega dergohet nga qeveria austriake per ne Shtetet e Bashkuara per te perfituar nga pervoja amerikane ne ndertimin e projektimin e hekurudhave. Ketij udhetimi ai i kushtoi dy botime me rreth 264 faqe, ne te cilat pershkruan teknikat e ndertimit si dhe problematiken ne lidhje me zbatimin e tyre. Ne vitin 1845 ai botoi per auditorin e ndertuesve librin « Mbi ndertimin e urave ne Ameriken e Veriut si dhe mbi llogaritjet per aftesine mbajtese te ures se Howe’shen-it ».



Hekurudha e Semmeringut

Padyshim kryevepra e Karl Geges konsiderohet Hekurudha e Semmeringut, punimet per ndertimin e se ciles filluan me 1848 dhe perfunduan me 1854.Hekurudha e Semmeringut nuk ishte vetem nje risi ne fushen e ndertimit te trasese per konstruksionin e lokomotivave malore apo tekniken e sigurise, por ajo shenonte dhe nje hap perpara ne drejtim te ndertimeve malore, duke shenuar nje arritje ne studimin e teknikes se ndertimit me shina.Ne nje zone teper malore, rreth 1000 metra mbi nivelin e detit, u ndertuan 41 km hekurudhe, shume vepra arti, 15 tunele me nje gjatesi te pergjithshme prej 4520 metra, nga te cilet ai i Semmeringut 1430 metra, 16 viadukte me gjatesi 1502 metra (disa prej tyre me dy kate), si dhe disa dhjetra ura. Ne ndertimin e trasese se Semmeringut punuan rreth 20.000 vete. Veshtiresite ishin shume te medha: terreni teper i thyer, dimri i eger, epidemite vdekjeprurese, por edhe kushtet e punes, pasi dinamiti akoma nuk ishte shpikur, mungonte mekanizimi dhe veglat e mjetet e punes kishin nje efektivitet te ulet. Te tilla veshtiresi e pune kolosale Karl Gega i perballoi me aftesi, pasion, besim e guxim te rralle dhe arriti nje fitore historike ne shkencen e ndertimit te hekurudhave.

Me 12 prill 1854 Perandori Franz Jozefi udhetoi neper hekurudhen e re te Semmeringut i shoqeruan nga Gega. Nje muaj me vone Perandori Franz Josef se bashku me perandoreshen Elisabeth (Sissi) pas marteses se tyre bene nje tjeter udhetim neper kete hekurudhe me 16 maj 1854 te shoqeruar nga Gega. Ata i shprehen Geges kenaqesine e tyre te jashtezakonshme per kete ndertim te mahnitshem ne nje nga zonat me te bukura te Austrise, qe siguronte perfundimisht lidhjen pa probleme midis Vjenes dhe Gracit.
Ne mirenjohje te sherbimeve te shkelqyera shumevjecare te Karl Geges Perandori Franz Josef, e dekoroi dhe e beri Gegen mbajtes te disa urdherave dhe titujve te fisnikerise. Qe me 22 qershor 1851 Karl Gega kishte marre titullin fisnik “Ritter” (Kalores).
Ne 1852 ne kohen e punimeve ne Hekurudhen e Semmeringut, Karl Gega caktohet Drejtori i Pergjithem per ndertimin e hekurudhave ne rangun e nje keshilltari perandorak. Me kete emerim te ri ai arriti postin me te larte te nje nepunesi te hekurudhave te Perandorise Austro-Hungareze. Megjithese kishte arritur kete post kaq te larte, Gega vazhdonte te projektonte, ndertonte dhe drejtonte.
Korriku i vitit 1857 do te shenonte nje tjeter kulm te inxhinjerit e projektuesit Gega, perfundimin me sukses te „Hekurudhes se Jugut“ -Vjene-Trieste, qe ishte triumfi me i madh i artit te ndertimit, dhe qe kururezonte ate pune gjigante per te lidhur me linje hekurudhore Detin e Veriut me Detin Adriatik, qe nepermjet kalimit te Semmmeringut, shkroi nje sukses te madh ne historine e teknikes se re te ndertimit te hekurudhave.
Fund tragjik?
Jo vetem per shumicen e shqiptareve, por edhe per shume austriake Karl Gega ka perfunduar ne vetvrasje dhe arsyeja ishte se aksi i hyrjes dhe i daljes se tunelit te Malit te Semeringut, te projektuar nga Gega, nuk u bashkua. Ne te vertete me tragjik do te konsideronim perfundimin e karrieres se tij ne sherbim te hekurudhave, se sa vete vdekjen e vertete te Geges, te shkaktuar nga nje semundje e rende.
Me 1 korrik te vitit 1859 Karl Geges, si Drejtor i Pergjithshem i Hekurudhave, i duhej te firmoste dekretin per mbylljen e Drejtorise se Pergjithshme per Ndertimin e Hekurudhave, pasi ne kuadrin e reformave per privatizimin edhe linja e fundit hekurudhore shteterore ishte shitur ne fund te vitit 1858. Pas ketij dekreti Gega u emerua si keshilltar ne Ministrine e Financave, qe drejtohej nga baroni Karl Ludovig von Brucks. Brucks konsiderohej si mik i Geges dhe qe nga viti 1848, kur ishte Minister i Puneve Publike (1848-1851), ai kishte qene edhe eprori direkt i Geges gjate ndertimit te hekurudhes se Semmeringut. Brucks-i, u akuzua nga kundershtaret e tij me te padrejte per abuzime financiare ne vitin 1859. Kur Perandori Franz Jozef e shkarkoi me nje dekret nga te gjitha detyrat dhe ofiqet me 22 prill 1860, Karl Ludovig von Brucks kreu vetvrasje, qe binte 5 jave pas vdekjes se Geges. Afersia, qe kishte Gega me Brucks-in eshte edhe arsyeja e fjaleve qe dolen me vone mbi vetvrasjen e projektuesit gjenial te Hekurudhes se Semmeringut.
Ne fakt gjendja shendetesore e Karl Geges kishte filluar te rendohej vitet e fundit. Ndoshta ai e kuptonte se shendeti i tij nuk do ta lejonte te vazhdonte te punonte me, prandaj edhe nuk u angazhua muajt e fundit te jetes ne fushen e projektimit te hekurudhave.
Nuk perjashtohet mundesia qe semundja te jete renduar dhe nga largimi qe i bene Geges nga drejtimi i hekurudhave , duke e ngarkuar me nje detyre qe nuk perkonte me talentin e tij. Sidoqofte ky element mbetet akoma i erret.
Me 14 mars 1860 Karl Gega vdiq ne apartamentin e tij ne “am Lugeck”, qe ndodhet ne qender te Vjenes. Ceremonia fetare mortore u zhvillua ne Katedralen kryesore te Vjenes, Shen-Stefan ne prani te motrave te tij, kurse trupi u percoll per ne varrezat e Währinger-it ne Vjene. Me 1887, kur keto varreza u shperngulen, sargofagu me eshtrat e Geges u vendos ne panteonin e njerezve me te shquar te Austrise prane Mozartit, Bethovenit, Shubertit, Shtrausit, Brahmsit dhe Alois Negrellit (projektuesit te kanalit te Suezit) ne Varrezat Qendrore te Vjenes.
Legjenda Gega:
Vetem pak vite pas vdekjes se Geges filloi te krijohej dhe te rritej legjenda mbi figuren e tij. Ishte Shoqata e Inxhinjereve dhe Arkitekteve (Austriake), qe me rastin e 25 vjetorit te Hekurudhes se Semmeringut kishte inaguruar me 22 qershor 1869 monumentin madheshor ne Stacionin e Semmeringut ne kujtim te vepres te ish anetarit te shoqates se tyre, projektuesit te hekurudhes se Semmeringut Karl Gega. Ishte pikersiht kjo shoqate, qe e kundershoi ndertimin e hekurudhes, duke e konsideruar kalimin e Semmeringut si nje marrezi dhe te pamundur per kohen, por qe diti te vleresoje gjenine e Geges dhe t´i beje nje vleresim qe nuk ia kishte bere askujt deri ne ate kohe.
22 qershori 1869 e perjetesoi kete personalitet shumedimesional duke iu bere e ditur te gjitheve se Karl Gega eshte Gega i Semmeringut, se personin nuk mund ta ndanin me nga vepra e tij.
Kjo hekurudhe u krahasua me kryevepra te tjera te mendjes njerezore dhe shume vete hiqnin edhe paralele me mrekulline boterore te Piramidave te Gizeh-ut ne Egjipt.
Gega dhe Semmeringu, kane frymezuar me dhjetra shkrimtare e poete, kur kane udhetuar neper kete hekurudhe magjepse. Shkrimtaret e famshem austriake e gjermane Schnitzler, Zweig, Altenberg, Heinrich von Littrow e Doderer shkruan per kete arkitekt faqet me te perkushtuara. Gega u be burim frymezimi edhe per shume autore te tjere, te cilet botuan romane e tregime mbi jeten dhe vepren e tij.
Mitin e Geges e rriti me tej edhe botimi i librit “Austriakt me te Medhenj”, ku Gega hynte te 100 figurat me te shquara te kombit austriak gjate gjithe historise se ekzistences se tij.
Sheshe, rruge e institucione te shumta mbajne edhe sot emrin e tij.
Por pa dyshim nje rritje te shkalles se njohjes se Geges pati dhe emetimi i kartmonedhes 20 shilingshe (1968-1988), qe mbarte fytyren e Geges, si dhe emetimi i dy pullave nga seria e „Zbuluesve te famshem Austriake“, njera ne vitet 1936 dhe e dyta me rastin e 150 vjetorit te lindjes ne vitin 1952 ne rreth 1 milion cope.
Nje rilindje e mitit te Geges?
Romanet jane vetem nje pjese e mekanizmit te perhapjes se mitit Gega. Me dhjetra jane botimet e tjera shkencore, broshurat, referatet e artikujt, te cilat e kane rritur me tej mitin e tij si projektuesi dhe realizuesi i njeres nga hekurudhat me te bukura malore ne bote.
25, 50, 75, 100, 125 dhe 150 vjetori i Hekurudhes shenojne 6 kulme ne rritjen e fames se Geges dhe hekurudhes se Semmeringut. Pjesemarrja ne to e zyrtareve me te larte te vendit, duke perfshire edhe Presidentet e Republikes se Austrise, i dhane vlera me te medha figures se Geges. Shoqata per Turizmin e Landit te Austrise se Poshtme ka organizuar rregullisht ne te gjithe pervjetoret e lindjes dhe vdekjes se Geges ekspozita jubilare, ka botuar broshura e materiale te shumta informative e publicistike.
Nje rilindje perjetoi Semmeringu dhe Gega me ekspoziten „Pushtimi i peisazhit“, qe u hap me 1992 ne keshtjellen e Gloggnitz-it, prane Vjenes, por qe arriti piken me te larte ne vitin 1998, kur Hekurudha e Semmeringut u shpall nga UNESCO si objekt i trashegimnise kulturore boterore dhe hyri ne listen e veprave te mbrojtura prej saj, duke qene hekurudha e pare ne bote, qe hynte ne listen e UNESCO-s.
Nje rilindje te figures se Geges kemi edhe ne Itali. “Edhe atje kane filluar te rizbulojne Gegen e tyre »-thote studjuesi austriak Straub. Me rastin e 100 vjetorit te lindjes se Geges ne vitin 1954 Venediku organizoi ne Pallatin e Dozheve nje ceremoni festive dhe prane shtepise se lindjes se Geges vuri nje pllake perkujtimore.
Te shumta jane studimet dhe botimet e viteve te fundit per Gegen, por ne menyre te vecante do te permendim botimin e studjuesit italian Aldo Rampati: “Kaloresi i alpeve” (il cavaliere delle Alpi), botuar ne Trieste me 2002, liber qe u sjell me afer lexuesve italiane figuren dhe gjenialitetin e “venecianit” Karl Gega.
Prejardhja e Karl Geges
Ceshtja e prejardhjes se tij ka qene nje nga ceshtjet me te diskutuara ne te gjithe botimet qofte te natyres shkencore, qofte te natyres publicistike.
Nga literatura e studjuar deri tani, ai qe e pohon prejardhjen shqiptare te Geges, dhe qe nga pikpamja kohore perben nje nga dokumentat referues me te vjeter, është studjuesi i historise se hekurudhave austriake, Enderer, i cili ne konferencen me rastin e 75 vjetorit te Hekurudhes se Semeringut me 1929 theksonte: ” Ketu lind pyetja ne se italianet mund te konsiderojne Gegen si bashkeatdhetarin e tyre. Nga gjaku dhe prejardhja si zor. Te paret e Geges i kane sherbyer si oficere marine Republikes se Venedikut, dhe del qe e kane prejardhjen nga Shqiperia, keshtu qe nga rraca ai do te mund te mbahej si shqiptar”.
Por ne botimet e mevonshme, sidomos ne ato, qe lidhen me 100 vjetorin e Hekurudhes sillen argumente dhe prova qe hedhin dyshim mbi origjinen dhe prejardhjen e tij shqiptare, duke sjelle si argumente faktore gjuhesore e fonetike.
Nje nga studjuesit me serioze te Geges Paul Mechler, (drejtor i Muzeut te hekurudhave ne Vjene) ne vitin 1960 shkruan:
„ po vihet perseri ne dyshim nga pala veneciane prejardhja shqiptare, e pranuar nga te gjithe, e familjes Gega, qe i ka dhene Republikes se San Markos oficere marine te zote per shume gjenerata”.
Ne tri nga botimet bibliografike me te plota per Gegen te autoreve Alfred Niel (1977) , Aldo Rampati (2002) dhe Wolfgang Straub (2004) argumentat mbi prejardhjen e familjes Gega kane pothuajse te njejtat shpjegime, qe per mendimin tone i referohen citimeve te njeri tjetrit ose i referohen pohimeve gojore te personave te intervistuar, duke vene ne dyshim prejardhjen e tij shqiptare. Asnjehere ne te gjitha botimet nuk është pohuar se jane kryer kerkime e studime ne arkivat veneciane per te argumentuar dhe provuar prejardhjen e familjes Gega, e cila prej shume gjeneratash sherbente ne floten detare te Venedikut.
Sigurisht si piknisje per nje argumentim te sakte dhe shkencor te origjines shqiptare te Karl Geges, bazuar ne dokumenta autentik duhet te ishte Venediku. Eshte e cuditshme qe asnje nga studjuesit serioze te Geges nuk i është drejtuar arkivave te tij, qe konsiderohen si me te plotat dhe te saktat nga te gjitha arkivat evropiane. Aty eshte e dokumentuar gjithcka, qe nga viti 889 (vit qe daton fillimin e arkivave te ketij shteti) deri ne vitin 1797, kur u pushtua nga Napoleon Bonaparti.
Ne te gjitha studimet mbi Gegen nuk është permendur asnjehere fakti i pranise ne Venedik prej me se gjashte shekujsh i kolonise shqiptare, nga gjiri i se ciles kane dale shkencetare, publiciste, artiste, ushtarake e veprimtare te shquar. Duhet nenvizuar fakti qe Venediku u be qendra kryesore, ku u vendosen shumica e dijetareve e mendimtareve shqiptare pas vdekjes se Skenderbeut, ku nder me kryesoret do te permendnim Gjon Buzukun, Marin Barletin, Marin Becikemin, Leonik Tomeon etj.
Ne Panegjirikun e Marin Becikemit (1468-1526, shkrimtar dhe dijetar shkodran, profesor i retorikes ne Univesitetin e Padoves, larguar per ne Venedik me 1478 pas renies se Shkodres), drejtuar me 1503 Dozhes se Republikes se Venedikut dhe Senatit thuhej:
“Ne shkodranet si mbetem te merguar, erdhem ne Venedik shtateqind burra, nje mije e treqind femije dhe po aq gra” (Behet fjale per emigrimin e madh pas renies se Krujes dhe rrethimit te Shkodres me 1478).
Prania e shqiptareve ne Venedik nenvizohet edhe ne punimin e studjueses Evangelia Skoufari „I forestieri a Venezia tra Medioevo e prima Etá Moderna“ (Te huajt ne Venedik nga mesjeta deri ne kohet e para moderne), botuar nga Universiteti i Padoves me 2003, e cila thekson: “kemi nje vendosje te tregetareve shqiptare ne Venedik ne gjysmen e dyte te shekullit te XIV. Pastabiliteti i brendshem politik dhe rreziku ne rritje i invazionit turk eshte nje nga shkaqet e emigrimit te shqiptareve ne kete periudhe per ne Venedik. Nga ana tjeter nevoja gjithnje e me urgjente e Venedikut per te rekrutuar mercenare stradiot shqiptare si dhe marinare e detyroi Venedikun te favorizonte emigrimin e shqiptareve (te cilet preferoheshin edhe per arsye te besimit te tyre te krishtere) dhe te lejonte ne vitin 1388 kalimin e Adriatikut me anijet veneciane ose raguziane“.
Po ne kete punim theksohet se shqiptaret katolike jane vendosur kryesisht ne “Sestiere di Castello”, ne famulline Di Santa Maria Formosa, midis brigjeve te Shiavonit dhe sheshit te “Santi Filipo e Giacomo“, (lagje, ku ka banuar dhe familja Gega).
Shqiptaret jane emigrantet e pare, qe themelojne dhe nje shoqeri (vllazeri) te tyre “La Scuola di San Severo e San Gallo” me 1442, qe njihet me emrin “Scuola dei Albanesi” dhe qe synonte t´iu vinte ne ndihme te gjithe shqiptareve qe vinin ne Venedik, si dhe te ruante traditat dhe gjuhen ametare. Ne vitet e me vonshme, pas pushtimit te Shqiperise nga Turqia, kjo qender kulturore shqiptare punoi ne favor te clirimit te vendit, si dhe per ruajtjen e traditave me te mira kulturore shqiptare.
Nje nga perfaqesuesit me te shquar te kesaj shkolle shqiptare eshte edhe piktori dhe skulptori i famshem i rilindjes italinae Vittorio Carpaccio (1455-1526) me origjine nga Korca, qe ne vitin 1502, kur u ndertua edhe qendra e “Scuola dei Albanesi”, realizoi me gdhendje ne faqen ballore te godines bazorelievin me teme shqiptare ”Rrethimi i Shkodres”, nje kujtim shume domethenes per atdheun.
Por prania e shqiptareve ne jeten ekonomike e kulturore te Venedikut provon te kete qene e pranishme gjate gjithe shekujve deri ne prag te shekullit XX. Faktet e pranise se shqiptareve konfirmohen edhe nga leterkembimi, qe veprimtarja e madhe me origjine shqiptare Eleni Gjika (Dora DÌstria) ka pasur me shkrimtarin e madh arberesh De Rada. Ne dy nga letrat e saj ajo shkruan per kete koloni shqiptare dhe pranine e shqiptareve kudo ne Venedik.
Ajo qe thekson Dora D’istria mbi “pranine e Shqiperise kudo ne Venecia” vertetohet edhe sot pas me shume se 140 vitesh. Jane 9 rruge dhe sheshe qe sot e kesaj dite mbajne akoma emrat shqiptaresh:
1.Calle dei Albanesi (Canarregio)
2.Ramo dei Albanesi (Canarregio)
3.Campiello d. Albanesi (Canarregio)
4.Calle dei Albanesi (Santa Croce)
5.Campiello dei Albanesi (Santa Croce)
6.Calle dei Albanesi (nahe Rio Terá)
7.Calle dei Albanesi (San Marco)
8.Calle dei Albanesi (Castello)
9.Ruga Apolonia (Castello)
Kjo është prova me e mire e pranise dhe vazhdimesise se shqiptareve ne Venedik nga mesjeta deri ne ditet tona.
Te gjitha faktet e mesiperme konfimonin bindjen tone mbi origjinen shqiptare te Karl Geges, pavaresisht nga mosgjetja deri vitin e kaluar te dokumenteve autentike mbi familjen Gega dhe zhvendosjen e saj per ne Venedik.
Pikerisht kjo bindje na shtyu te kerkonim me tej ne arkivat e Vjenes dhe Venedik-ut per te zbuluar dhe enigmen e fundit mbi Karl Gegen–prejardhjen e tij. Simpoziumi i 24 qershor 2005 me teme “Karl Gega- midis legjendes dhe realitetit” organizuar me inisiativen e Ambasades sone ne Vjene ne bashkepunim me shoqaten “Rinia” arriti te hedhe drite mbi kete enigme te fundit dhe te provoje me dokumenta autentike origjinen shqiptare te Karl Geges .
Familja Gega mendohet te jete vendosur ne Venedik, ne gjysmen e pare te shekullit te 18-te. Te paret e Karl Geges, pasi u larguan nga Shqiperia, e cila ra plotesisht nen sundimin turk me mposhtjen edhe te Shkodres me 1479, u vendosen ne Perast prane Kotorrit ne Mal te Zi, zone nen kontrollin venedikas. Prej me shume se tri shekujsh ata sherbyen si oficere marine dhe zyrtare te larte te Republikes se Venedikut. Nje dokument i 3 tetorit 1739 mund te konsiderohet si dokumenti i pare, i gjetur deri tani, qe provon linjen e Gegeve, qe fillon me Gjergj Gegen, kapiten dhe gjykates ne Perast dhe vazhdon me te birin e tij Kristoforin, oficer marine ne Venedik, dhe pjesemarres ne Luften Veneciane te Thesalise kunder Turqve, ku mbeti i plagosur dhe humbi nje krah. Kristofor Gega pati nje djale me emrin Gasper, i cili ne vazhden e tradites familjare u be oficer marine duke arritur graden e kolonelit. Gasper Gega u martua me Laura Javellin, familja e se ciles prej dekadash kishte drejtuar “Scuola dei Albanesi”(shkollen Shqiptare) te Venedikut. Me te ai pati tre femije: Antonin, Xhovaniantonin dhe Angelen. Anton Gega eshte babai i Karl Geges. Ai vazhdoi traditen e te pareve si oficer marine. Me 1823 Kapiteni Anton Gega gjen vdekjen prane Smirnes (Izmiri i sotem) gjate Luftes per clirimin Greqise nga turqit. Sigurisht qe kerkime te metejshme ne arkivat veneciane e malazeze do te hedhin me shume drite mbi periudhen para vitit 1739 te familjes Gega.
Figura e Geges dhe vepra e tij ka qene objekt studimi i eksperteve dhe studjuesve shqiptare, ku nder me kryesoret duhet te permendim studimet e Gjovalin Gjadrit, Ramadan Sokolit, Jovan Adamit e Shinasi Dragotit. Nuk mund te leme pa permendur edhe faktin qe me vendim te Akademise se Shkencave te Shqiperise me 1983 u krijua nje komision me ekspertet me te mire nga fusha e studimeve historike e inxhinjerike, te cilet pergatiten edhe monografine me titull “Prejardhja dhe vepra e Karl Geges“. Por mungesa e te dhenave te plota historike mbi prejardhjen e tij shqiptare, te argumentuara dhe bazuara edhe ne burime arkivore, si dhe pamundesia e sigurimit te tyre, diktuar edhe nga faktore te natyres politike te asaj kohe, bene qe kjo figure te mos jete studjuar plotesisht.
Emertimi ne Tirane vetem i nje shkolle dhe nje rruge me emrin e Karl Geges eshte nje vleresim i pamjaftueshem per vepren e tij. Do te ishte nder per njerin nga universitetet tona teknike te mbante emrin e te madhit Karl Gega. Kjo do te ishte edhe menyra me e mire per ta perjetesuar emrin e tij. Dhenia e nje cmimi me emrin “Karl Gega” per zbulimet ose shpikjet ne fushen e shkences apo teknikes do te ishte nje tjeter vleresim, qe do t´i behej atij nga vendi i te pareve te tij.
“Pronesia” mbi Gegen
Padyshim argumentat mbi Gegen italian, Gegen austriak, Gegen gjerman, Gegen “e tyre” e Gegen “tone” jane te lidhura me faktore te shumte historik, kulturore, psikologjike, etike e morale. Cdo komb kerkon gjithmone te vere ne pah identitetin e tij dhe ky identitet ne nje fare mase misherohet te personalitetet dhe figurat e medha. Nje figure e tille është edhe Karl Gega.
Te gjithe kombet menjehere pas Luftes se Dyte Boterore kishin nevoje per figura te dimensioneve mitike, qe te mobilizonin masat e dala nga kjo lufte shkaterrimtare, te kishin nje model te cilit ti drejtoheshin dhe te frymezoheshin. Dhe nje i tille ishte Karl Gega.
Detyra e studjuesve dhe historianeve është qe te vene ne pah te gjithe elementet dhe faktoret, qe ndikojne ne formimin dhe lindjen e personaliteteve te tille historike, te cilet nuk lindin si te tille rastesisht, por jane produkt i faktoreve teper te rendesishem si familja, tradita, edukata, formimi, rrethi shoqeror, ne te cilin jane rritur dhe brumosur, qe ne nje mase te madhe ndikojne ne lindjen e gjeniut.
Dokumentimi dhe venia ne pah e prejardhjes dhe origjines se Geges, nuk duhet te konsiderohet si nje perpjekje folklorike apo mendesi romantike nacionaliste, por si nje detyrim moral dhe shkencor, qe do ta beje me te plote portretin e gjeniut Karl Gega.
Ceshtja e prejardhjeve ka kohe qe është bere nje nga ceshtjet me te ndjeshme jo vetem ne skenen ballkanike por edhe me gjere.
Rasti i Nene Terezes, mohimi i prejardhjes se saj shqiptare dhe hedhja ne tregun e mediave e tezave nga me absurde per origjinen e saj, sikurse shprehet shkrimtari yne i shquar Kadare:
“ … jane terthorazi nje perpjekje per te shpallur, se populli shqiptar s´mund te kete modele pozitive, e aq me pak modele sublime si Nene Tereza…
Fati ka dashur, qe shqiptaret, qe punojne dhe jetojne ne Vjene e Austri, te kene nje privilegj te madh, te krenohen me figura te tilla mitike, te cilat do t´i kishte zili cdo komb.
Skenderbeu, Nene Tereza, Gega, Moisiu – jane figura të cilat ne shqiptarët duhet t´i kemi si emblema ne flamurin tone për të hyrë në Evropë. Jane figura që tregojne se si ne shqiptarët jemi ndjerë evropianë nëpër shekuj dhe asnjehere nuk e kemi braktisur enderren për të qenë në Evropë. Shumë popuj do të deshironin t´i kishin keto figura. Ne qe i kemi, duhet te dime t´i vleresojme sa me mire. Keto modele duhet te jene mbeshtetja dhe frymezimi ne punen tone per te rritur imazhin e vendit, per te bere me te pranishme dhe me te njohur, me te afert dhe me te dashur Shqiperine dhe shqiptaret ne bote.
Me gjenine e tij Karl Gega arriti te krijoje qe perpara 150 vjetesh ate, qe me ne fund pas shume perpjekjesh e sakrificash, u realizua politikisht me 1 maj 2004: Evropen e Bashkuar. Kete Evrope ai e realizoi duke projektuar e ndertuar rruge e hekurudha, qe kapercenin nacionalizma e kufij, jo vetem ata tokesore, por edhe ata ne mendjet e njerezve. Sot mund te udhetosh pa ndalim me hekurudhat, qe i projektoi Gega yne i madh nga Grac-i per ne Trieste, nga Budapesti per ne Venedik, nga Vjena per ne Prage, Berno e Bratislave.
Besoj se do te jete teper e afert dita kur edhe treni i Shqiperise do te udhetoje shpejt e pa pengesa ne hapesiren e madhe te kesaj Evrope te Bashkuar, neper linjat qe projektoi dhe ndertoi gjeniu shqiptar Karl Gega.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...