I dënuar tri herë me vdekje, por tri herë i shpëtuar mrekullisht. Mbreti Zog, Enver Hoxha, por edhe Italia fashiste kërkonin kokën e tij, por dukej se fati kishte rezervuar një tjetër “plan” për Xhelal Staraveckën, një personazh kyç në Luftën e Dytë Botërore. Një personazh në dukje kontradiktor. Nga drejtues i Luftës Antifashiste shqiptare, në kryekomandant të Xhandarmërisë në Tiranë. I akuzuar, i dënuar, i shpëtuar, ndër të tjera emri i Staraveckës lakohet sa herë flitet për masakrën e 4 shkurtit 1944. Ai akuzohet drejtpërdrejt si një nga organizatorët e saj. Sot, 68 vjet më vonë botohet dëshmia e vetë Staraveckës. Kjo dëshmi është vetëm një nga qindra episodet, ngjarjet apo figurat historike që autori përshkruan, duke iu referuar periudhës nga viti 1914 deri në fund të vitit 1966, ku në shumicën e tyre Xhelali ka qenë vetë protagonist: si organizator, së bashku me Riza Cerovën, i kryengritjes së Fierit; si një nga komandantët e parë dhe më të mëdhenj partizanë, shkolluar në Perëndim në një nga akademitë më të mira ushtarake europiane. Kujtimet historike të Xhelal Staraveckës, shkruar në Paris më 1966, ku ai vdiq në vitin 1980, do të publikohen të plota si libër nga shtëpia botuese “Naimi”, në bashkëpunim me trashëgimtarët e autorit, të cilët aktualisht jetojnë në SHBA. Libri, i cili në dorëshkrim ka rreth 500 faqe në format të madh, daktilografuar e nënshkruar nga autori, është përgatitur për botim, në kuadër të 100-vjetorit të shtetit shqiptar. Në kujtimet e tij gjenden dëshmi, dokumente, foto për masakrat greke mbi shqiptarët e Jugut në vitet 1914-1915; pastaj për Ahmet Zogun dhe figura të tjera të rendit të parë të periudhës monarkike; për Fan Nolin kryeministër e poet; për të ashtuquajturën kryengritje të Fierit (1935). Më pas vjen njohja, bashkëpunimi dhe ndarja me Enver Hoxhën, Mehmet Shehun, Spiro Mosiun, Haxhi Lleshin, Myslym Pezën, Gjin Markun, Mestan Ujanikun, Fiqirete Sanxhaktarin (Shehu), Mehdi Frashërin, Ali Këlcyrën, Dali Ndreun, Abas Kupin, Abas Ermenjin, Xhafer Devën, Rexhep Mitrovicën etj. Dorëshkrimi përmban, gjithashtu, vlerësime deri edhe për figura të fesë, letërsisë e kulturës shqiptare apo të huaj, si Gjergj Fishta, Ernest Koliqi etj., për rolin e tyre në raport me fashizmin dhe interesat e kombit shqiptar.
2013-12-05
Liman Varoshi - Europeizmi si histori mendimi
“Europeizmi si histori mendimi” është i treti studim monografik brenda tre vjetësh i historianit Liman Varoshi. Ai vjen pas monografisë “Ballkani mes tri perandorive”, kushtuar zhvillimeve historike gjeopolitike që ndodhën në gadishullin e vjetër prej gjysmës së dytë të shekullit të 19-të deri në shembjen e perandorisë austro-hungareze, perandorisë otomane dhe perandorisë cariste ruse; dhe monografisë tjetër “Lufta e ftohtë në Europën e Lindjes”, një argument që në dekadat e fundme është sundues në studimet historiografike në botë. Liman Varoshi, në librin e tij të ri, ka për qëllim të certifikojë procesin se si utopia europeiste, pasi u bë një ide romantike, u kthye në një projekt funksionues, që është Europa e sotme, e cila përbën konfederatën më interesante në histori. Autori sjell në këtë libër tezën se koha e revolucioneve ka vdekur prej mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, çështjet europiane nuk zgjidhen më me veprim në rrugë por me lëvizje mendimi.
Libri "Europeizmi si histori mendimi", është i ndarë në tre kapituj. Kapitulli i parë Demokracitë perëndimore përgjatë procesit të rindërtimit pas Luftës së Dytë Botërore paraqet zhvillimet ndërkombëtare në fushat ekonomike, politike, sociale, monetare, si dhe sferat e marrëdhënieve ndërkombëtare me gjithë komplikueshmërinë dhe prapaskenat e tyre. Në kapitullin e dytë me një titull signifikativ: Demokracitë perëndimore dhe Detanta, vë në pah horizontin e gjerë të njohjes të problemeve globale nga ana e autorit i cili trajton faktorët që kushtëzuan rritjen ekonomike perëndimore, me një përqëndrim të veçantë në SHB gjatë kohës së Kenedy-it dhe Nixon-it, për t'i ndërlidhur këto me problemet me të cilat ballafaqohej BE përballë sfidave të zgjerimit, probleme këto të ndërlidhura me detantën (zbutjen) e zhvillimeve të përshpejtuara të marrëdhënieve ndërkombëtare. Kapitulli i tretë është një studim përmbyllës i dy kapitujve të parë, si në rrafshin horizontal të politikave monetare të shteteve si SHBA, Angli, Francë, Gjermani e Itali po ashtu edhe në rrafshin vertikal të zhvillimeve të hovshme të të ashtuquajturit revolucion multimedial i shoqërisë post-industriale.
Autori: Prof. dr. Liman Varoshi
Titulli: Europeizmi si histori mendimi
Kolana: “Universitas”
Gjinia: Studim mongrafik
ISBN: 978-9928-109-36-1
Nr. i faqeve: 336

Naim Zoto - Antologji për gjuhën shqipe
Pikërisht pse miti i gjuhës shqipe është miti më jetëgjatë në historinë e shkrimeve shqip; pikërisht pse përmes gjuhës dhe jo një totemi ndërperandorak jemi identifikuar; pikërisht pse gjuha shqipe ka konfirmuar të përbashkëtën dhe jo dallimin, në antologjinë që ka përgatitur Naim Zoto, ka mundur të bashkojë në një antologji për shqipen nga shkrimtarët shqiptarë autorët më të vjetër të epokës humaniste shqiptare, Nezimin e Frakullës (“Divan, kush pat folurë shqip / ajan e bëri Nezimi”), rilindësit e degës europiane dhe të asaj orientale, themeluesit e gjedhes kritike të mendimit shqiptar me ata të gjedhes etnocentriste, shkrimtarë të realizmit socialist dhe refuzues të rreptë të metodës së tyre në Perëndim, këngë popullore arvanitase dhe poetë arbëreshë të “Rilindjes së tretë” (duke qenë të prirur për ta pranuar mendimin e dijetarëve arbëreshë se ekziston një “Rilindje para Rilindjes” pikërisht në shekullin e 18-të, rilindja iluministe që përgatitën kolegjet, shkollat, shekulli i akademive dhe universiteteve). Në këtë antologji qendrojnë pranë e pranë pa ndonjë ankim ndaj njëri-tjetrit Buzuku e Bogdani, Budi e Bardhi, Nezimi e G. Schirò-i, Naimi e Lasgushi, Çajupi e Mitrushi, Ali Asllani e Filip Shiroka, Mjedja e Fishta, Koliqi e Camaj, Kadare e Agolli, Arapi e Gjetja, Qiriazi e Papleka, Hamiti e Podrimja, Lako e Leka.
Botimi i antologjive nuk është një traditë shumë e verifikuar në letërsinë shqipe. Më të suksesshme kanë qenë botimet e kategorisë “Studime e tekste”, duke qenë më të shfrytëzueshme për shkollat. Poradeci pati përgatitur qysh në vitin 1937 një “Antologji të kësikohshme të literaturës shqipe”. Musine Kokalari pati bërë gati një antologji të letërsisë shqipe në italisht. Nuk u botuan, jo sepse letërsia shqipe nuk e kishte kaluar tashmë vijën kritike “to collect or to select”, por sepse pritja e tyre ishte e diskutueshme.
Në rastin e antologjisë poetike për gjuhën shqipe pritja është më e sigurt. Jo vetëm sepse autori ka punuar me kërkesa të larta ndaj vetes, për të gjetur “pikën e nderit” në raportin midis vlefshmërisë dhe cilësisë, por dhe sepse me këtë antologji historishkrimi i letërsisë shqipe në fakt merr një mësim të rëndësishëm, ndonëse tërthorazi: botime të tilla, në prerjen tematologjike, do të mundësojnë ndryshimin e përfytyrimit për vetë traditën letrare, duke e promovuar atë me vlerat e saj të vërteta.
Shumë pikëpyetje që mund të ekzistojnë në mendjet e lexuesve, për mungesën e detit në letërsinë shqipe, për mungesën e erosit, të gruas, deri dhe të njeriut, do të merrnin një përgjigje bindëse, së pari, duke përzgjedhur çfarë është më cilësore në traditën e shkrimeve shqipe për këto fjalë-çelësa.Mund të thuhet se shqiptarët kanë mbijetuar ndër shekuj jo pse arritën të mbrojnë kështjellat, katedralet dhe qytetet mesjetare, sepse ato ranë në duart e një perandorie teokratike që sundoi edhe me anë të shqiptarëve për afro pesë shekuj, por përmes gjuhës së tyre. Shqipja që flasim (jo shqiponja që fluturon) është kryeshenja e identitetit kombëtar shqiptar.
Romantikët e quanin “gjuhë perëndie”. Miti i gjuhës shqipe është miti më jetëgjatë në historinë e letërsisë kombëtare. Vetë letërsia shqipe lindi si një mundim për t’u shprehur në gjuhën amtare.
Autori: Naim Zoto
Titulli: Antologji për gjuhën shqipe
Kolana: “Në 100-vjetorin e shtetit shqiptar”
Gjinia: Poezi
Shoqëruar me një studim të prof. dr. Shaban Sinani
ISBN: 978-9928-109-21-7
Nr. i faqeve: 192

Irakli Koçollari - Arvanitët
Arvanitët, ose arbrit e Mesjetës të larguar nga toka amë nëpër mugëtirat historike drejt jugut ballkanik dhe të vendosur pothuaj nëpër tërë hapësirat e Greqisë, janë padyshim një pjesë e patjetërsueshme e historisë së kombit shqiptar. Ata kurrsesi nuk mund të mënjanohen. Pa jetëshkrimin e tyre e tyre, historia e kombit shqiptar do të ishte e cunguar.
Kjo farë krenare, e cila, sipas burimeve greke, përllogaritet të jetë rreth 3 milion në Greqinë e sotme, vazhdon të mbijetojë dhe të bëjë historinë si një pjesë vitale e atij vendi, mes stuhive të asimilimit dhe ruajtjes së identitetit. Për historinë, rrugën, kontributet dhe identitetin e arvanitasve, sot ka më shumë anë të errëta, të panjohura, të pandriçuara sa me të drejtë çdokush mund të shtrojnë pyetjet: Si u gjend tërë kjo masë e madhe e popullsisë arbërore në këto vise?
Kur shkoi, ku u vendos dhe ku gjendet ajo aktualisht? Në ç’kushte dhe për ç’arsye ndodhi ky emigrim? Si u pritën ata nga vendasit? Ç’ngjau me ta në rrjedhat e shekujve? Kështu e hap veprën e tij të re, “Arvanitët”, autori i saj dr. Irakli Koçollari. Sepse, ndoshta, e di më mirë se kushdo mungesën e literaturës për këtë argument ende të mjegullt për historiografinë tonë. Sa njohuri ka opinioni shqiptar apo edhe të huajt të interesuar për çështjen shqiptare, përshi edhe arvanitët?
Për shqiptarin e zakonshëm, njohuritë për arbërorët e Greqisë, apo arvanitët, siç thirren tani, janë të mangëta apo jo serioze. Të pakët janë ata që kanë idenë për përmasat e shtrirjes gjeografike dhe numerike të arvanitëve në periudhën paraosmane gjatë së cilës rreth mijëra arbër u zhvendosën drejt jugut, duke konsoliduar praninë masive, në brigjet e Egjeut, në Greqinë e sotme. Sa dinë për figura të tilla të kohës, të origjinës arbërore si Leon Sguro, Dhimitër Rendi, Pjetër Bua, Teodor Buhali, Manuel Bakali, Doskja, Krokondil Klada, Dhimitër Bakali, Teodor Bua, Primo Koka e të tjerë?
Sa dinë për “stratiotët” arvanitë të shpërndarë anekënd fushave të betejave të Evropës, për gjeneralët e tyre të famshëm si Merkur Bua etj., që u ngjitën në shkallët më të larta të hierarkisë ushtarake evropiane në shekujt XV-XVI, kur ende mund të identifikoheshin si arbërorë apo arvanitë? Sa realisht dinë për përbërjen etnike të viseve ku, si rezultat i një lufte çlirimtare, në fakt shumëkombëshe, në Ballkan, në shek. XIX, u krijua shteti i parë i pavarur, shteti grek, si edhe për rolin e arvanitëve në arritjen e pavarësisë e të konsolidimit të tij etj?
Monografia “Arvanitët” e Irakli Koçollarit, botim i shtëpisë botuese “Naimi”, Tiranë 2012, synon të japë një informacion të plotë, gati shterues për botën arvanite, duke trajtuar aspektet kryesore të historisë dhe personaliteteve të shquar të saj nga shekulli 13 e këndej.

- Titulli: ARVANITËT
Autori: Irakli Koçollari
ISBN: 978-9928-109-25-5
Faqe: 324
Kosta Papa Tomorri - Barbaritë greke në Shqipëri
Libri “Barbaritë greke në Shqipëri”, botimet “Naimi”, përmban kujtimet historike të një veprimtari fare pak të njohur në studimet shqiptare për periudhën prej shpalljes, deri në njohjen e Pavarësisë së shtetit shqiptar. Kosta Papa, i cili nënshkruan duke i shtuar emrit të tij disa emërtime vendesh historike dhe shenjuese: Përmeti, Tomorri, Leusa, ka qenë protagonist e dëshmitar i ngjarjeve traumatizuese të dy luftërave ballkanike, kryesisht në Shqipërinë e jugut. Në mënyrë të veçantë ai paralajmëron se do të ndalet në vitin e mbrapshtë 1913 dhe në disa mbrapshti të tjera që vijuan më 1914 e më vonë.
Ndonëse nuk ka shumë të dhëna, një gjë është ruajtur e përcjellë deri sot për autorin: Kosta Papa u dënua me vdekje nga qeveria greke e kohës pikërisht pse publikoi dëshmi rrëqethëse që do të turpëronin faqe botës çdo vend e popull që ndërmerr akte të tilla armiqësore ndaj fqinjit të tij historik, qoftë edhe në rrethana historike të mbrapshta.Libri i Kosta Papës është botuar për herë të parë në gjuhën shqipe në Massachusetts, SHBA, më 1917. Duhet të jetë botuar në një tirazh shumë të kufizuar, sepse tashmë ai thuajse nuk gjendet.
Një kopje e vetme që ruhet në Bibliotekën Kombëtare ka marrë vlerën e një dorëshkrimi. Kjo duhet të jetë arsyeja pse ky libër nuk është pjesë e bibliografive historiografike të studimeve shqiptare: thuajse nuk përmendet askund, sikur të mos ekzistonte. Pikërisht kjo është një nga arsyet pse ribotimi i tij, bashkë me rishtypjen fototipike të origjinalit, është i dobishëm jo vetëm për një lexues popullor, por edhe për studiuesit.
Në anën tjetër, në kontekstin bashkëkohor, kur po kërkohet në mënyrë zyrtare që fqinjët ballkanas të ekzorcojnë urrejtjen historike dhe të dëbojnë demonët e historisë, ky libër merr rëndësi sepse është shkruar para se shteti shqiptar të kishte krijuar institucione të vetat, para se të kishte përfunduar Lufta e Parë Botërore, para se të ishin rikonfirmuar kufijtë e Shqipërisë shtetërore të sotme, para se të kishte lindur shkenca e historisë shqiptare.
Pikërisht koha kur është shkruar i jep atij më shumë besueshmëri dhe mbrojtje prej deformimeve të mundshme që kanë ndodhur në përshkrimet e mëvonshme të kësaj historie, sidomos në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar. Libri i Kosta Papës është i besueshëm edhe për një arsye tjetër: ai ka pasur mundësi t’i shohë ngjarjet nga të dyja anët e konfliktit, prej Osumit deri në vijën bregdetare, midis bashkatdhetarëve të vet, por edhe në anën e andartëve grekë, që kishin hyrë në Shqipërinë e jugut menjëherë pas Protokollit të Korfuzit, ku, pavarësisht lëshimeve që iu bënë pretendimeve fqinje, Shqipërisë iu rinjoh kufiri i 1912-ës.
Autori i librit nuk është një shkrues çfarëdo. Ai gjendet jo rastësisht në ngjarje nyja të periudhës 1912-1917, prej shpalljes së Pavarësisë deri në vitet e kundërveprimit shqiptar për të mbrojtur atë Shqipëri të vogël që kishin lejuar Fuqitë e Mëdha. Libri “Barbaritë greke në Shqipëri” është një libër tronditës. Dëshmitë e tij provojnë se dy luftërat ballkanike, megjithëse në pamje të parë të nisura për të dëbuar ish-perandorinë osmane përtej Dardaneleve, në thelb çuan në fitore të përkohshme sa dhe të përgjakshme të fqinjëve ballkanas të shqiptarëve, ndërsa shqiptarët vetë dhe territoret e tyre qenë thjesht ekuilibrues të interesave të të tjerëve.
Me të drejtë ato nuk janë quajtur luftëra antiosmane, sepse më së shumti qenë konflikte të shpërthyera në kushtet e humbjes së autoritetit të Portës në Ballkan dhe të rikthimit të ideve e projekteve ekspansioniste të fillimeve të romantizmave nacionalë në Ballkan. Eshtë për t’u vënë re se në dy luftërat botërore të shekullit të 20-të ushtritë greke kanë hyrë në thellësi të territoreve shqiptare dhe në historinë e shtetit shqiptar nuk njihet ndonjë nismë që hyrja e këtyre ushtrive të konsiderohet si shkelje e integritetit, për më tepër që prej tyre të merret shkas për të hartuar e vendosur gjendje lufte me fqinjin jugor.
E njëjta gjë ka ndodhur dhe me ushtritë serbe në veri. Në të kundërtën, edhe pse Shqipëria ishte e pushtuar, edhe pse ish-mbreti i shfronëzuar A. Zogu në mërgim formalisht i kishte shpallur luftë Italisë së Musolinit, për shkak të përdorimit të territorit shqiptar si prapavijë të sulmit fashist, Shqipëria jetoi në kushtet e gjendjes së luftës me Greqinë deri në shekullin e 21-të. Brezave të rinj, që po rriten me antimitin e kufirit, ky libër mund t’u duket tendencioz, ilustrim pikëpamjesh historike të frymëzuara prej nacionalizmit.
Sepse vërtet dëshmitë që përshkruan autori nuk janë figurativisht barbari; sepse edhe vetë fjala “barbari” në këtë dritë nuk ka kuptimin që kishte në greqishten antike, si dallim me tjetrin, që nuk fliste gjuhën e akejve; por kuptimin me të cilin përdoret në kohët moderne, si dhunë e tmerr mbi popullsinë civile. Në të vërtetë, barbaritë nxiten prej caktimit të kufijve.
Kur Greqia monarkiste e fillimit të shekullit të 20-të e kuptoi se, sido-kudo, Europa do ta njihte një Shqipëri të pavarur; se një kufi i ri do të shtohej në rajon; se ëndrra e vjetër për ta zgjeruar Greqinë deri në kufijtë mesjetarë të Bizantit dhe për të krijuar një shtet të gjithë ortodoksëve, pavarësisht kombësisë së tyre, po dështonte, një stihi krimesh mbi fshatrat dhe qytetet shqiptare shpërtheu. Kjo qe një nga provat më të mëdha dhe më të vështira të identitetit shqiptar.
Përpjekjet për të imponuar bindjen se çdo ortodoks është grek tek shqiptarët nuk u pranuan dhe kjo, siç shkruan Kosta Papa, tek grekët u përftua si një humbje historike. Pikërisht vetëdija e humbjes çoi tek thirrja “Të vdesim për Greqinë”, që frymëzoi masakrat e përshkruara nga autori, jo vetëm ndaj heterogjenëve fetarë, por dhe ndaj shqiptarëve të krishterë, që besimin nuk e vinin mbi kombësinë. Prej këtij libri, që ribotohet i rijetësuar, ashtu si ishte në vullnetin e autorit, mund të kuptohet se sa shumë ka punuar shekulli i 20-të për shqiptarët, sa e rëndësishme ka qenë të krijohej kjo Shqipëri shtetërore që është për të mbajtur gjallë ndjenjat dhe mendimet shqiptare në hapësirën historike të vetën rreth e qark, sa ka reflektuar mendimi politik e gjeopolitik rreth faktorit shqiptar. Pas një shekulli, shqiptarët, me gjithë problemet që mund të kenë për statusin e tyre, qoftë në Maqedoni, qoftë në Mal të Zi, në Serbinë jugore, madje dhe në Çamëri, nuk kanë më dënimin e një populli fatpambrojtur. Dhe kjo është arritja më e rëndësishme shqiptare e një shekulli.
Libri është konceptuar të ribotohet edhe në versionin e redaktuar gjuhësisht, pra, për komoditet të lexuesit të sotëm, por edhe në versionin origjinal përmes formatit fototipi, pra, i skanuar, riprodhim i origjinalit përmes fotografimit elektronik. Lexuesi i gjerë, por veçanërisht studiuesit, filologët, kanë mundësi të krahasojnë të dy “librat” jo thjesht për të parë besnikërinë ndaj origjinalit, por edhe si një pasqyrë të zhvillimit të gjuhës, fjalës dhe shkrimit të shqipes.
Në vend të përmbylljes së librit, botuesi ka përfshirë një shkrim të Gani Vilës, lidhur me masakrën greke ndaj Panaritit (Korçë), duke plotësuar kështu “gjeografinë” e krimit.

- Titulli: Barbaritë greke në Shqipëri
Autori: Kosta Papa Tomorri
ISBN: 978-9928-109-38-5
Faqe: 168
Shaban Sinani - Camaj i paskajuar
Studiuesi Shaban Sinani, me qasjet e tij origjinale duket sikur sfidon kritikën letrare, një pjesë të studimeve që janë shkruar deri tani mbi M. Camajn, duke vënë në dyshim një varg përcaktimesh që i janë bërë krijimtarisë së këtij autori.
Duke njohur pothuajse në mënyrë shteruese çfarë është shkruar deri në ditët tona për M. Camajn, por edhe më gjerë në problematikat teorike (bibliografia shumë e gjerë e dëshmon këtë fakt) ai ka marrë përsipër ballafaqimin me rezultatet e deritanishme, tezat e studiuesve të tjerë mbi Camajn.Studimi “Camaj i paskajuar – rreth tipologjisë së llojeve në veprën e Martin Camajt” të Shaban Sinanit tërheq vëmendjen për disa teza, sa të reja, aq edhe polemizuese me kritikën e zhvilluar deri tani mbi këtë shkrimtar.
Vetë titulli “Camaj i paskajuar” hedh poshtë gjithë përpjekjet për ta kanonizuar Camajn si pasues të Mjedës, folklorizant, të ndikuar nga Montale apo Ungareti, surrealist, neorealist, hermetik, etj… Sipas Sh. Sinanit “Camaj pothuajse të gjitha këto ‘skaje’ i ka refuzuar…sepse Camaj gjithë jetën kërkoi amzën, matricën, çfarë nuk ishte bërë më parë, jo si një anti-model; sepse Camaj nuk shkroi kundër askujt, por si shprehje e mitit dhe origjinalitetit – forma e jashtme e një miti më të rëndësishëm të brendshëm, mitit të vetvetes”.
Pikërisht kjo është sfida që studiuesi u bën gjithë atyre që i janë qasur krijimtarisë së Camajt për të përcaktuar, me domosdo, burimin e ndikimit te Camaj. Sipas studiuesit, Camaj i largohet së gatshmes, asaj që kanë bërë paraardhësit, duke synuar të papërsëritshmen, por pa ndërprerë udhën e të parëve. Në traditë dhe në ikje prej saj, jo për ta mohuar, por për liri vetjake krijuese!
Duke sjellë një qasje tjetër studiuesi vë në dukje, si pak kush tjetër, se Martin Camaj ishte i madh jo sepse i përket kësaj apo asaj poetike paraardhëse apo bashkëkohore, por sepse është krejtësisht i mëvetësishëm, i papërsëritshëm, se ka një origjinalitet të mahnitshëm në poetikën e krijimtarisë së tij dhe kjo e bën “të vështirë” për t’u lexuar dhe, aq më tepër, për t’u interpretuar.
Është pothuajse “tronditës” pohimi se Camaj, me gjithë veprën e tij, prishi kufijtë shumëshekullorë të letërsisë, që nga poetikat antike e deri tek ato moderne, të shkollave krijuese të letërsisë shqiptare, se atij “mund t’i qëndronte cilësimi i shkallmuesit të pabujshëm të kanoneve në përgjithësi”. Prandaj, sipas Sh. Sinanit, Camajt i shkon vetëm një përcaktim: i paskajueshëm, që nuk mund ta futësh në asnjë kanon letrar.
Diskutimi në plan teorik e çon studiuesin në disa vëzhgime që lidhen me përcaktimin e Camajt, në mjaft shkrime të periudhës pas viteve ‘90, si shkrimtar disident, emigrant politik, gega i fundmë, antikomunist, verior… Kundërshtimin e një përcaktimi të tillë studiuesi e bën jo vetëm duke iu referuar pohimeve të vetë shkrimtarit në letrën drejtuar studiuesit arbëresh F. Altimari: “Unë nuk shkruej kundër dikujt!”, por në radhë të parë duke depërtuar në sistemin poetik të krijimtarisë së Camajt, në hapësirën universale, të veçantë, që ka të bëjë me botën, me qenien e njeriut, të vetë poetit, ndëshkimin për të shëmtuarën e jetës njerëzore etj., që janë dhimbja dhe meditimi i çdo poeti të madh, në çdo vend e kohë.
Në këtë kuptim studiuesi propozon një paradigmë leximi e komunikimi që i përket thelbit të artit të letërsisë: leximin estetikisht të vetëmjaftueshëm, “të çliruar prej qëllimeve të vjetra dhe të reja që kanë shtuar me shumicë studiues dashamirës gjatë dy dekadave të fundit”.Duke hetuar mekanizmin krijues të Camajt, Sh. Sinani “trullos” lexuesin kur guxon të pohojë se “Dranja” është vepër shkrimtari dhe shkencëtari, është letërsi dhe studim, është art dhe besim, është filozofi për jetën dhe argëtim estetik.
Gjithashtu, duket se për të ashtuquajturën “errësi” të poezisë së Camajt “fajësohet” lexuesi i zakonshëm për mosnjohjen e kuptimeve të hershme të shumë fjalëve. Duket sikur boshti i këtij studimi është pohimi-çudi: ç’është ky shkrimtar që thyen gjithë rregullat gjinore, të drejtimeve letrare, që ndërton një marrëdhënie kaq personale me artin letrar, dhe që, megjithatë, mbetet një shkrimtar i madh, i papërsëritshëm, i papërcaktueshëm në norma apo parime estetike?
A mos vallë Camaj deshi të sfidonte vetë letërsinë, në parimet dhe ligjshmëritë e brendshme të zhvillimit të saj, duke e nisur këtë shpërfillje (tërthorazi) që nga konceptet teorike të Platonit e Aristotelit e deri te praktikat poetike të poetëve e prozatorëve të njohur, të bashkëkohësisë?

- Titulli: Camaj i paskajuar
Autori: Shaban Sinani
ISBN: 9978-9928-100-15-6
Faqe: 310
Besnik Imeri - Epiri, një histori pellazgo-shqiptare
Prej Epirit kanë dalë pothuajse të gjitha mitet dhe legjendat e antikitetit, përfshi këtu edhe kryeveprat botërore "Iliada" dhe "Odisea". Mbi këto është ndërtuar e gjithë ideologjia e helenizmit për 2500 vjet rresht; ndërkohë që ka rreth 300 vjet që po ngre kokë dhe fuqizohet edhe pellazgollogjia, e cila po i tregon qytetërimit të sotshëm se qytetërimi pellazg është shtrati mbi të cilën u ngrit qytetërimi grek dhe më pas ai romak.
Pellazgologët thonë se qytetërimi pellazg është pjesa nën ujë e qytetërimit të racës së bardhë (ndërkohë që raca e verdhë dhe e zezë kanë qytetërimet e tyre); ndërsa qytetërimi greko-romak është maja e këtij ajsbergu gjigant, ose pjesa mbi ujë e tij. Por, bota, sipas autorit Besnik Imeri deri më sot shikon dhe njeh për qytetërim të saj vetëm këtë pjesë të dukshme, atë mbi ujë.
Sipas tij, ka ardhur koha për ta quajtur atë Qytetërimi i shkëlqyer pellazg i Epirit, ose thjesht Qytetërim Epirot, ku pjesa më e dukshme, më e shfaqur dhe më e ndriçuar e tij deri më tani, është helenizmi; ndërsa pellazgjizmi dhe shqiptarizmi i tij, janë mënjanuar, fshehur, ndryshuar, mohuar dhe lënë qëllimisht në errësirë. Këtë “enigmë” të historisë trajton libri “Epiri, një histori pellazgo-shqiptare”

- Titulli: Epiri, një histori pellazgo- shqiptare
Autori: Besnik Imeri
ISBN: 978- 9928- 109- 34- 7
Faqe: 320
Subscribe to:
Posts (Atom)
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...