2013-12-22

Flori Bruqi:Antika greke / Homeri, Eskilit,Sofokliu, Aristofani dhe Aristoteli



....Për herë të parë në internetin shqiptar(Floart-Press) po jepet një pasqyrë jo vetëm e letërsisë shqipe por edhe e asaj të huaj , pasi qëllimi ynë është që të sjellim në shqip edhe kryeveprat botërore edhe vizitori i faqes sonë të marrë njohuri të plota në fushën e letërsisë . Duke pasur të bëjë edhe me letërsinë e huaj përveç asaj shqipe do të dijë të vlerësojë më shumë të veçantën edhe origjinalitetin e letërsisë sonë .

Homeri në kryeveprat e tij "Iliada" dhe "Odiseja" përmend emrat e dy fiseve të njohura Ilire, Pajonëve dhe Tesprotëve si pjesmarrës në luftën e Trojës.

Po e fillojmë me LETËRSINË ANTIKE GREKE pasi ajo ka qenë baza e të gjithë letërsisë botërore. Në këtë letërsi do të gjejmë edhe gjurmë të letërsisë sonë gojore dhe do të shohim se emri i paraardhësevë tanë përmendet shpesh në këto shkrime të vjetra gjë kjo që dëshmon se paraardhësit tanë kanë bërë pjesë në këtë civilitet edhe kanë qenë të barabartë me të .

Homeri


Letërsia klasike greke fillon me dy poemat e mëdha epike, me "Iliadën" dhe "Odisenë" që bota antike mendonte se i ka krijuar Homeri, edhe pse për të nuk dinte pothuaj asgjë. Për shumë qytete greke është thënë se janë vendlindja e poetit. Duke u nisur nga veçoritë gjuhësore të poemave, shkenca ka pranuar si më të mundshëm Smirnën, qytet kolonial grek në Azinë e Vogël (Izmiri i sotëm në Turqi).
Për Homerin mendohet të ketë jetuar aty nga shekuli IX para erës së re. Babai i histografisë greke, Herodoti (shek. V p.e.r.) thotë se Hesiodi ka një mendim tjetër që sjell Homerin në shekullin VIII para erës së re. Në këngën VI të "Iliadës" poeti flet për rrëmbimin e Helenës nga Paridi. Në këngën V ku tregohen bëmat e heroit grek Domerdit, thuhet se ai "rroku një shkëmb të madh hata, dy burra që jetojnë sot prej vendit s'mund ta luajnë". Kjo dhe të tjera tregojnë se Homeri flet për kohë dhe ngjarje të hershme, të kënduara para tij, nga aedë dhe rapsodë, emrat historike të të cilëve kanë humbur në mjegullat e kohëve dhe shpesh janë veshur me petkun e fantazisë dhe të legjendës me këngët e tij magjepse kafshët e egra, ujërat i bënte të ndalonin rrjedhën e tyre dhe popullin ti shkonte pas. Në gurrën e pasur të këngëve të lashta të krijuara në shekuj, njomi buzët e saj muza e poetit, që me "Iliadën" dhe "Odisenë" i ngriti përmendore jo vetëm heroizmit, por edhe bukurisë së artit popullor, që humbi në errësirën e shekujve dhe u ringjall në këto dy poema.
Nuk ka asnjë dyshim se përpara Homerit ka gjalluar një letërsi e pasur gojore, me këngë e himne të ndryshme kushtuar hyjnive, heronjve dhe bëmave të tyre. Për këtë flasin dy poemat e mëdha, vlerat e larta artistike të të cilave dëshmojnë qartë se ato janë jo fillimi, por mbarimi i përkryer i një proçesi të gjatë letrar, Përpunimin përfundimtar të "Iliadës" dhe "Odisesë" në gjendjen që i njohim sot, shumica e studiuesve e çojnë në shekujt VIII-VII. Për Homerin ka mendime të ndryshme si:
I vetmi krijues i dy poemave "Iliada" dhe "Odisea";
Një nga autorët e mundshëm midis shumë të tjerëve që kanë vënë dorë mbi to;
Njeri që nuk ka ekzistuar, por që ky emër ka mbetur simbol i poezisë epike etj. etj.
Të gjitha këto kanë krijuar atë që quhet çështje homerike që nis me shek. III p.e.r. e vazhdon deri në ditët tona.
Homeri i ngjan një mali të lartë, maja e të cilit vazhdon të jetë e mbushur me mjerull. Vendi ku janë krijuar poemat homerike është Joma; gjuha e tyre është dialekti jonian i
përzier me elemente të dialektit eolian dhe më pak të dialekteve të tjerë.
Në "Iliadën" dhe në "Odisenë", përveç shtresimeve gjuhësore ka edhe shtresime kohore,
që fillojnë nga periudha para qytetërimit të Mikenës dhe mbarojnë afërsisht në shekullin IX para erës së re. Kjo i ka shtyrë shumë studiues të mendojnë se në tekstin e poemave janë futur një numër i madh shtojcash nga rapsodë të veçantë, që kanë dashur tu përshtaten shijeve dhe gjendjes shpirtërore të dëgjuesëve të tyre. Ka shumë të ngjarë që rapsoditë ose këngët që kanë pasur në themel të tyre ciklin Trojan të gojëdhënave popullore të përpunuara nga shumë breza rapsodësh, të kenë shërbyer si bazë për hartimin e poemave homerike aty nga shekulli IX.



Subjekti i dy poemave homerike "Iliada" dhe "Odisea" është nxjerrë nga cikli i legjendave heroike mbi luftën e Trojës, ndërmjet grekëve dhe trojanëve. Sipas gojëdhënës, princi Trojan Paridi rrëmben gruan e mbretit të Spartës, Menelau, Helenën e bukur (1). Për tu hakmarrë dhe për të larë këtë dhunë që iu bë njërit prej mbretërve të saj, u ngrit në këmbë tërë Greqia. Menelau dhe vëllai i tij Agamemnoni, mbret i Mikenës, mblodhen një ushtri të madhe nën komandën e përgjithshme të Agamemenonit. Për dhjetë vjet rresht qëndroi e nuk u dha Troja e rrethuar nga armiqtë. Vetëm me anën e dredhisë, të fshehur në kalin e drunjtë, luftëtarët grekë mundën më në fund të futeshin në qytet. Troja u dogj e u rrënua nga themelet, kurse Helena iu kthye të shoqit.
Këto ngjarje nuk përmenden në "Iliadë" jepen skena të veçanta vetëm Brenda 51 ditëve të fundit të luftës së gjatë dhjetëvjeçare rreth mureve të Trojës. Në qendër të poemës është zemërimi i Akilit, që është tërhequr nga lufta dhe qëndron i veçuar në shtatoren e tij, sepse Agamemnoni i ka rrëmbyer atij skllaven e bukur Brisedë që heroi e donte aq shumë. Kjo poemë e gjatë prej 15696 vargjesh, që në dy vargjet e para na fut menjëherë në temë:
Këndo, hyjneshë, mërinë e Akil Pelidit
Që shumë hidhrime e hobe akejve u solli…

Momenti i zemërimit është fillimi që end pëlhurën e gjerë të luftimeve të ashpra ndërmjet akejve dhe trojanëve dhe që përcakton fatin e tyre. Zeusi i thotë Tetidës, se trojanët do të fillojnë sa kohë që Akili, biri i saj do të qëndrojë i tërhequr nga fusha e luftës. Trojanet, të udhëhequr nga kryetrimi i tyre Hektori, zmbrapsin njëri pas tjetrit sulmet e akejve, të cilët gati sa si hedhin në det dhe su vënë zjarrin anijeve të tyre. Por sukseset e trojanëve në luftë nuk janë kaq të lehta. Në këngët e tjera të "Iliadës" tregohen heroizmat e prijësave akej si Diomedi, Ajaks Telamoni, Menelau, Odiseu etj. Gjithësesi kjo nuk e ndryshon rrjedhën e luftimeve.
Akili, i shqetësuar nga epërsia e trojanëve në fushën e luftës, pranon që miku i tij Patrokili të njgeshë armët e tij dhe të dalë t'u presë hovin trojanëve. Por s'shkon shumë dhe vritet nga Hektori. Akili pikëllohet nga humbja e mikut të tij më të dashur dhe si një re e zezë lëshohet dhe bën kërdinë në njësitë trojane. Ata që i shpëtojnë dorës së tij gjakatare, mbyllen Brenda mureve të kalasë. Vetëm Hektori mbetet tani përballë Akilit.
Njerëz e perëndi janë ngritur peshë e shikojnë teatrin e dylutimit që përfundon më në fund me vrasjen e Hektorit. Por ende Akili s'e ka shuar etjen e hakmarrjes, prandaj trupin e Hektorit të vrarë e lidh pas qerres së tij dhe e heq zvarrë egërsisht nëpër pluhur e baltë. Duke u shkaktuar kështu një pikëllim të thellë prindërve dhe luftëtarëve trojane.
Pas tërë këtyre ngjarjeve plot mizori e gjak, një notë thellësisht njerëzore do të përshkorjë tani këngën e XXIV, që i jep fund "Iliadës". Mbreti plak i Trojës, Pirami, vjen në shtatoren e Akilit dhe i lutet ti kthejë trupin e të birit. Akili preket nga lutjet e thekshme të plakut fatkeq, që qëndron i gjunjëzuar në këmbët e tij. E merr përdore, e ngre, dhe të dy së bashku qajnë për fatkeqësinë që iu bien njerëzve mbi krye nga zotat e pamëshirshëm.
Luftën e përgjakshme që bënë grekët për të plackitur Trojën aty nga fundi i shek. XII, fantasia e poetit e ka shndërruar në një luftë për tu hakmarrë e për të vënë në vend nderin e tyre të cënuar nga Paridi që rrëmbeu Helenën. U krijua kështu një dramë epike, e thurrur në vargje, që është dramë e fuqishme njerëzore, plot pasione; dashuri dhe urrejtje, gëzime e hidhërime, humbje e fitore.
Te Homeri cdo gjë kthehet në poezi, edhe kur ai u këndon luftimeve të përgjakshme, edhe kur i këndon ndarjes së dhimbshme të Hektorit nga e shoqja dhe i biri, kur vajton heronjtë e rënë në luftë ose kur përshkruan agimin me gishta trëndafili, natyrën e bukur ku poeti sheh madhështinë e mistershme të gjithësisë. Nuk është më Zeusi zot i saj, por poeti, vështrimit të të cilit nuk i shpëton asgjë, as hyjnitë në qiell, as njerëzit në tokë.
Homeri është poeti më i madh dhe i pari që thurri një tragjedi, - ka thënë filozofi i lashtë grek Platoni.
Poemat homerike janë ndërtuar me mjeshtëri të rrallë nga pikëpamja e thurrjes së ngjarjeve. Kompozicioni në "Iliadë" është i thjeshtë. Filli i tregimit ecën përpara dhe drejt. Ku më i shpejtë dhe ku më i ngadalësuar nga episode të dorës së dytë, që lidhen me episodin kryesor, me mërinë e Akilit. Kjo veçori e shtjellimit të ngjarjeve, që në stilistikë quhet vonesë, është karakteristikë e mënyrës epike të të treguarit.
"Iliada" është më e thjeshtë, ka me pak vonsa ose digresione se sa "Odisea". Kompozicioni i secilës poemë kushtëzohet nga përmbajtja e saj. "Odisea" ka një thurrje më interesante e më të koklavitur. Këtu veprimi fillon nga mesi, kurse për ngjarjet e mëparëshme njihemi nga tregimi i vetë Odiseut te mbreti Alkino i Feakëve.
Por talenti i madh i poetit duket, sidomos në krijimin e karaktereve, të cilët janë sa të shumtë, aq edhe të ndyrshëm nga njëri-tjetri.
Karakteret e personazheve që dalin më në pah në "Iliadë", janë të fuqishëm e si të derdhur në Bronx. Mbi të gjithë heronjtë, ngrihet si një piramidë e lartë dhe shquhet nga të tjerët për guxim dhe heroizëm, Akili. Edhe pse vdekja i qëndron vazhdimisht mbi krye ai nuk tutet, por lëshohet me vërtik si një shqiponjë dhe e mbyt në gjak fushën e përleshjes. Akili është ideali i epokës homerike.
Ky hero. Kaq i rreptë dhe gjakatar në luftë ka një zemër të ndjeshme e bujare. Ai qan si fëmjë kur shikon në këmbët e tij plakun Priam që i lutet ti kthejë trupin e të birit.
Midis luftëtarëve trojanë, Hektori është heroi që i përgjigjet më tepër Akilit për nga guximi e trimëria. Ai u prin trojanëve dhe hidhet aty ku rreziku është më i madh, i frymëzuar nga dashuria e pakufishme për atdheun. Si figur¨r letrare, Hektori është më i plotë se Akili, është personazhi me simpatik e më i dashur i "Iliadës". Në ndryshim nga Akili, Hektori është treguar në rrethana të ndryshme, në të cilat ai zbulon virtytet e tij të larta. Ai është jo vetëm trimi më i çartur ndërmjet të gjithë luftëtarëve trojanë, por edhe i matur, i përmbajtur e tepër njerëzor; baba i dhembshur dhe bashkëshort besnik e i dashur, mik i çiltër për shokët e fort i ndjeshëm ndaj halleve dhe fatkeqësive të të tjerëve, Në vajtimet e saj mbi trupin e heroit të vrarë nga dora mizore e Akilit, Helena shpreh ndjenjat më të bukura për të, dhe disa nga tiparet e tij si urtësinë e maturinë. Përkundrazi kur ndonjëri nga kunetërit, ose kunatat << … o e nderuara vjehërr/ mua më përbuztë ndër këto saraje/ … ti urtë e butë njerzishëm i qortoje…>>
Mbreti i Argosit dhe i Mikenës, Agamemnoni është tipi i sundimtarit kryeneç dhe despot, por edhe trim, si Menelau, Diomendi, Ajaksi e shumë luftëtarë të tjerë akej…
Paridi shkaktari i luftës së Trojës, është një djalosh i bukur mendjelehtë, "mashtrues grash", siç e quan i vëllai, Hektori. Ai është qitës i shquar me shigjetë, herë i guximshëm e herë frikacak.
Një vend të veçantë zënë në poemë figurat e grave, e sidomos Helena. Në vizatimin e saj, Homeri është treguar artist i madh dhe njohës i thellë i shpirtit njerëzor.
Helena është në poemë simbol i bukurisë së përsosur hyjnore. Dikur e rrëmbyer nga pasioni i dashurisë, tani e ndien veten fajtore ndaj dhe përjeton një dramë të rëndë në ndërgjegjjen e saj. Në një bisedë me të vjehrrin, plakun Priam, ajo i shpreh me dhembje pendimin që e bren.
Përveç kësaj , ajo e ndien se Paridi, për të cilin sakrifikoi cdo gjë dhe i përgjigjej idealit të saj, tregohet frikacak përballë Menelaut dhe Helena nis ta neveritë, por e plotfuqishmja Afërditë, hyjneshë e dashurisë, e hedh përsëri në krahët e tij.
Homeri nuk na e përshkruan drejtëpërsërdrejti bukurinë e Helenës, por na e jep vetëm efektin që shkakton ajo në shpirtin e atij që e sheh. Pleqtë trojanë, që rrinë dhe kundrojnë nga bedenat e kalasë së Trojës, kur panë Helenën që po vinte s'larku/ sa shpejt nën zë mes tyre zun' të thoshin:/ Nuk duhen sharë, për besë trojanë e akej,/ që për këtë grua hoqën aq mundime/ vite me radhë; me të vërtetë përqaset/ për bukuri me zonjat perëndesha.
Ndryshe nga Helena, Andromaka, gruaja e Hektorit, është mishërim i besnikërisë bashkëshortore. Nga faqet më të bukura e më prekëse të "Iliadës", ku tregohen virtytet e saj të larta morale si grua, nënë, bijë, janë skenat e ndarjes nga i shoqi, Hektori, dhe vajtimi plot dhembje e gjëmë mbi trupin e tij të vrarë.
Në galerinë e figurave të personazheve ka edhe shumë të tjerë që kanë rolin e tyre e të gjithë së bashku plotësojnë tablonë e gjerë të dramës së madhe që luhet rreth mureve të Trojës.
Një vend më vete zënë figurat e hyjnive, të cilat janë ndarë edhe ata në dy kampe. Ata lëvizin nga qielli në tokë dhe kryejnë veprime çudibërëse. Por forcë lëvizëse e ngjarjeve janë luftëtarët, të cilët me heroizimin e sakrificat e tyre përcaktojnë fatin e luftës. Mbi të gjithë hyjnitë e Olimpit qëndron Zeusi i plotfuqishëm. Ashtu si njerëzit edhe ata kanë sërën e tyre, disa qëndrojnë më lart, disa me ulët, Zeusin e nderojnë edhe e kanë frikë edhe njerëz edhe hyjni. Poeti, fuqinë e Zeusit e ka dhënë me vargje shumë të bukura.
Ai… vërenjti të zezat vetulla, e në kokë të pavdekshme leshrat hyjnore si dallgë iu lëkundën, të madhit mbret; sa u drodh i tërë Olimipi.
Homeri në poezinë e tij ka mundur të gërshetojë botën fantastike të hyjnive me botën reale njerzore, të mbinatyrëshmen me të natyrshmen. Cdo gjë në poemat homerike tingëllon e besueshme. Dhe kjo i bën ato vepra të një bukurie të rrallë dhe të një arti të fuqishëm realist.
Të njohura, sidomos në "Iliadë", janë similituadat dhe krahahsimet, të cilat për nga bukuria dhe forca e tyre, është bërë zakon të quhen "krahasime homerike". Stili epik i "Iliadës" përmes të cilit heronjtë, madje dhe sendet duhet të bëhen sa më të afërta e në të njëjtën kohë sa më monumentale, kërkon përdorimin e epiteteve të shumtë. Kështu Akili cilësohet hyjnori, këmbëshpejti, Atena sykaltra, Odise mendtaku, Menela zemëradhi, Hektor lavdimadhi, i ndritëshmi, Paridi mashtrues grash, Helenë krahëbardha. Herë mendjezeza, Prijam gojëmbli, Ares gjakatari; Eos (Agimi) gishtatrëndafili etj.
Për Zeusin, që ka në duart e tij pushtetin mbi njerezit e perëndisë ka shumë epitete si shungullues, rrufehedhës, stuhishpërthyes; mizor, etj.



Iliada (kënga I)

Kënga I

Këtu poeti i drejtohet muzës së poezisë, të këndojë mërinë e Akilit, të cilin e ka fyer Agamemnoni, duke i marrë me përdhunë skllaven Briseide.

Këndo, hyjneshë, mërin e Akil Pelidit
që shumë hidhërime e kobe akejve u solli…

Në vargjet mëposhtëm shohim grindjen midis dy prijësave;

Ia priti atij kryeprijsi Agamemnoni:
"më kot po rrekesh, o Akil hyjnori,
ndonëse dinak, të më mashtrosh me profka,
nuk ma hedh dot, dhe as që do me bindesh .
Sa mirë t'ka ënda të mbash plaçkën tënde,
por nuk ke gajle se mbes unë pa timen,
dhe me urdhëruake të heq dorë prej sajë.
Mirë pra, por danajt (2) zemërgjerë do m'japin
një tjetër vashë, pas qejfit do t'ma zgjedhin,
e asaj që kam të mos i lejë gjë mangut.
E po s'ma dhanë, do t'ia rrëmbej me dhunë
vashën Ajaksit ose Laertiadit,
ja madje tënden. Të pëlcasë nga inati
cilidoqoftë, kur në shtator t'i futem.
Mjaft kaq, për këtë tjetër herë do flasim.

Nga fjalët që akili i thotë më poshtë Agamemnonit, kuptohet qartë se lufta bëhet për plaçkë e grabitje:

Zymtë e shikoi Akil këmbëshpejti e i foli:
"o dhelpërak, me paturpësi i mbuluar,
po kush nga akejt është gati që t'u bindet
urdhërave të tu, e luan për ty nga vendi,
o rrëmben armët të luftojnë me burra?
Këtu s'kam ardhur të luftoj pse urreva
trimat trojanë, pse faj ata s'më kishin,
as kuaj, asgjë ata kurrë s'na grabitën,
e askurrë nga Ftia (3), me banorë e dendur
e tokë pjellore, drithë nuk na plaçkitën,
se ne me ta kemi ndërmjet shumë male
veshur me pyje e detin shungullues.
Por t'erdhëm pas, o faqezi pa cipë
për t'mirën tënde, që në vend të çonim
nderin e Atridit Menela ndër teukër,
gjithnjë për ty, o turiqen, por t'gjitha
këto ti i shkel dhe i përbuz me urrejtje,
dhe më kanosesh të më heqësh dore
frytin e djersës derdhur ndër beteja,
t'vetmin shërbim që më dhuruan akejt.
Sa herë që akej dërrmojnë qytete teukër (4),
unë kurrë nuk marr baras me ty fitime,
sido që barra e kësaj lufte t'egër
krahëve të mi më fort se askujt u bie.
E kur mes nesh ne bëjmë ndarjen e plaçkave,
ty të përket më e madhja e mua më e vogla,
po prapseprapë unë kthehem i kënaqur
tek anijet, i lodhur prej luftimit

Kënga II

Agamemnoni, para se të fillojë luftën kundër trojanëve, kërkon të njohë gjendjen shpirtërore të luftëtarëve:

Nëntë vjet të Zeusit (5) tani shkuan e vanë,
n'anije tona s'mbet dërrasë pa u kalbur,
litar pa u grirë, e ndërkaq nuset tona,
fëmijët e mitur, rrinë duke na pritur
në vatrat tona, e kurrë në krye s'po i dalim
synimit tonë që gjer këtu na solli.
Ngrehuni t'gjithë e fjalës sime bindjuni,
t'ikim me anije n'atdheun tonë të dashur,
trojën vigane kurrë nuk do ta mposhtim".
Si foli ashtu, të gjithë u prekën n'zemër,
parzmat u rrëqethën, kur dëgjuan vendimin:
u lëkund mbledhja si të largtat dallgë
në det t'ikarjes, kur Veriu e Juga
me retë e Zeusit çohen peshë furishëm.
si atëherë kur rrëmbimthi suferina
fryn mbi arnajat mbjellur me të lashta,
kallinjtë e artë me kokë përposh rrëzohen,
ashtu në mbledhje u lëkund moria,
me ulërima u turrën drejt anijeve,
e nën këmbë pluhuri u ngrit mbi log si reja.
N'anije u kapnë duke nxituar shokët e fill u vunë në det për t'i lëshuar
pastruan shtrezet, e përposh anijeve
hoqën mbështetëset; gjer në qiell ushtonte
vigma e atyre që n'atdhe po ktheheshin.

Në këto e sipër ndërhyn hyjnesha Hera, armike e betuar e janëve.

Dhe ajo ditë - kundër vendimit t'afatit-
do t'kishte ardhur për danjatë të ktheheshin,
sikur Athinës mos t'i fliste Hera;
"bijtë e pamposhtëm e Zeusit të stuhishëm,
qysh drejt shtëpive e trojeve të tyre,
ikin akejt për shpinë të detit t'gjerë?
Si po ia lemë Priamit e trojëve
lavdinë e Helenës, për hir të së cilës
larg mëmëdheut mijëra të rinj argejas
në fushë të Trojës jetën dhanë? Cfarë pret,
zbrit fill te danajt me parzmake çeliku,
me fjalë lutuese zbute gjithsecilin,
dhe asnjë barkë me kiç e bash sqepkrrufe
mos e lejo të rrahë shtigjet e detit"
foli, e sykaltra fjalën dysh s'ia bëri,
vetimë u dergj prej kreshtave t'Olimpit (6)
ia behu vrik te anijet e vrullshme akeje.
Në këmbë të shtangur Odiseun e gjeti,
atë burrë dinak e t'urtë si Zeusi i egër.
Për varkë të tij të murme me shumë rrema
s'kish gajle fare, por ia ngrinte zemrën
një brengë e rëndë, e pranë duke iu qasur,
atij i foli Athina sykaltra;
"laertid hyjnori, Odise dinaku,
kështu pa nder n'atdheun tuaj po ktheheni?
Qysh po ia lini Piramit dhe trojëve
lavdinë e Helenës, për hir të së cilës
në fushë të Trojës mijëra akej dhanë jetën
larg mëmëdheut, e tash të shkojnë gjakhupës?
Pra, ngrehu e rend mes turmave akeje
as mos ngurro, me fjalë mikluese zbuti,
ushtarët ndali, e mos i lër të hedhin
asnjë anije përmbi valë të detit".

Odiseu, me të dëgjuar këto fjalë, i sulmon luftëtarët me të shara e kërcënime, derisa i detyron të kthehen:


Kur shihte kënd nga turma e britur,
i vinte pas, me skepëter e godiste
rendte duke e sharë: - Mor torro, mshoji vendit,
dhe bindju verbtas urdhrave të të tjerëve
që ke mbi vete, o burracak i ndyrë,
që s'vlen për luftë as për këshill një pare.
Mos vallë secili kërkon mbret të bëhet?
Nuk venë mbarë punët me shumë sundimtarë;
sundues të jetë një, mbret një, veç ai, të cilit
skeptrin e ligjet ia dha Zeusi i mençur".

Një skenë me shumë interes është ajo e luftëtarit Tersit, i cili ngre zërin e proteston kundër prijësave grekë që kërkojnë të grabitin e të pasurohen me anë të luftës.
……………………………..

Ndenjur të gjithë ndër vende t'veta u ulën,
e veç Tersiti llafazan gërthiste:
"përse ankohesh, o Atrid (7), na thuaj,
më tjetër ç'do? A si ke plot shatorret
me tunxh e vasha si perri të bukura,
që ne, akejt, më parë për ty i zgjdhim,
sa herë pushtojmë kështjella dhe qytete?
A mos lakmon edhe më ar, e mbase
pret këtu ndonjë teukër kuajshalues
të sjellë shpërblesë nga Ilioni (8) për të birin
zënë rob nga unë o nga një ake tjetër.
Apo lakmon grua të re prapë ndoshta
t'bësh dashuri me të në ndonjë qoshe,
qysh nuk ke turp si mbret me qafë të marrësh
për qejfin tënd djemat akej? Ju , o danaj,
qenki të ulët, të panderë, jo burra,
por gra të liga; drejt shtëpive tona
ti kthejmë anijet dhe këtë ta lëmë vetëm
këtu në Trojë të gëzojë pre e plaçka,
e ta provojë nëse atij armët tona
i vlejnë a jo. Tani ky edhe Akilit,
që është më trim, i bëri dhunë të poshtër,
i rrëmbeu vashën dhe e mban për vete.
…………………….
Kështu e shau Tersiti Agamemnonin.
fill para i doli Odise hyjnori,
zymtë e shikoi dhe fjalë të rënda i foli:
"tersit, mbyll gojën, llafazan i prapët,
ti i vetmi dashke të vesh në lojë mbretër.
E kush se, ti nga gjithë akejt që Atridëve
u erdhën pas te muret e Ilionit,
ti më frikaci. Ndaj, o gojëlëshuar,
ndyrë duke sharë mos u bjer ndesh sunduesve,
e mos fut spica për t'u ktyer n'atdhe.



Iliada (kënga III - V)

Duke filluar nga Kënga III fillojnë luftimet. Trojanët, të udhehequr nga Hektori, sulmojnë akejt. Këtu tregohet luftimi ndërmjet Menelaut dhe Paridit, i cili mezi shpëton nga vdekja.
Në këngën IV bëhet një armëpushim, të cilin e prish aleati i trojanëve, Pandari që plagos me shigjetë Menelaun.
Në këngën V tregohen heroizmat e Diomedit, i cili plagos heroin trojan Enean, dhe vret shumë trojanë.
Në këngën VI grekët kanë epërsi në luftë. Me interes është skena ku tregohet motivi i rinjohjes, i përhapur në poezinë gojore të shumë popujve: heroi ake Diomedi e ndërpet dyluftimin me kudërshtarin e tij Glaukun, kur merr vesh se etërit e tyre paskëshin qenë të lidhur me miqësi. Midis episodeve të tjera, në këtë këngë happen disa nga faqet më të bukura të "Iliadës", si ajo ku tregohet skena e ndarjes së Hektorit nga e shoqja, Andromaka, dhe i biri, Astianaksi.



Iliada (kënga VI)

Kënga VI
Është nga këngët më të bukura për nga fryma dramatike që e përshkon, nga lirizmi në shprehjen e ndjenjave të dashurisë bashkoshortore dhe në përgjithësi nga atmosfera e krijuar me mjeshtëri në pasqyrimin e një lumturie plot frikë e dhembje.
Helena e ndjen veten të penduar për gjiçka të kobshme që po ndodh në Trojë. Cmon lart Hektorin për virtytet e tij, për kujdesin dhe dhembsurinë që ai tregon ndaj saj:


E me fjalë t'ëmbla iu suall Helena:
"Kunat i mirë i mua të poshtrës bushtër
dhe të urryer. Oh! Atë ditë që nëna
posa me lindi të më kishte flakur
nga prehri i saj, duhia e rreptë e erës
të më përplaste pas shkëmbinjve a dallgët
e detit shungulluese të më përpinin,
sesa të ndodhin gjithë këto mynxyra.
Por meqë zotat kanë punë të liga
kështu i shestuan, unë të kisha t'paktën
një burrë më trim e që në shpirt të ndiente
turp e mëri si burrat. Ky s'ka zemër
as shpirt kreshnik e as që do të ketë në t'ardhmen,
e shpejt besoj se ka për ti larë gjynahet.
Por ti kunat, urdhëro në këtë fron ulu,
se ty më fort po ta ndrydh shpirtin brenga
për sherrin e mua bushtrës, e për fajin
e Lek Paridit, se të dyve Zeusi
këtë fat të zi na e preu (9), e turpi ynë
do të këndohet në brezinë e ardhshme."
Ia priti i madhi Hektor tarogzëtundësi:
"Mos m'u lut t'ulem, moj Helenë fisnike,
nuk mund të rri dot, se po më digjet shpirti
me padurim t'u shkoj në ndihmë trojanve
shumë të brengosur për mungesën time.
Por tunde këtë (10), që të nxitojë dhe vetë
e të më zejë pa dalë jashtë prej qytetit,
unë po shkoj vrik deri në shtëpinë time,
me njerëzit t'piqem dhe me gruan e dashur,
e me voglushin, e nuk di a kthehem
ndër ta prapë gjallë,apo e shkrojtën zotat
nga duart e akejve shpejt të bie i vdekur".
kështu tha, e jashtë tarogzëtundësi doli,
e fluturim n'pallat të vet u ngjit.
Por nuk e gjeti Andromakë krahëbardhën,
së bashku me djalin e saj dhe mendeshën,
si drita e veshur në pirg kishte hipur,
ku duke qarë dhe rënkuar rrinte.
E kur Hektori shkretë shtëpinë e gjeti,
u ndal te pragu e pyeti shërbëtorët:
"O shërbëtorë, thomëni të drejtën,
ku do ketë shkuar Andromakë krahbardha,
që nga shtëpia paska dalë, tregomëni;
a mos ka vajtur ndër kunata t'hijshme,
apo n'faltore e Athinë Palladës (11),
atje ku zonjat Teukre kaçurrele
kërkojnë t'ia zbusin mërinë zonjës s'ndritur"?
…………………………………………….


Mbasi e ka kërkuar gjithandej, Hektori më në fund e gjen Andromakën, e cila

Lot duke derdhur iu qas burrit pranë,
për dore e kapi dhe i tha me emër:
"Gjithë ky guxim, o i shkretë, do të hajë kokën.
Si s'ke pak dhembje për tënd bir fërishte
e as për mua korbën, që pa ty së shpejti
do mbesë e ve, pse përmi ty mbarë danajt
do të vërsulen për ta shuar jetën.
Si t'rroj pa ty? Për mua më mirë do të ishte
t'hyj gjallë në dhè. Kur të vdesë ora jote,
asnjë shpresë jetën s'do ma ngrohë, veç brengat.
Babën s'e kam as zonjën nënë të ndritur,
të mjerin babë ma vrau Akil Hyjnori…
……………………………….

… Veç ti m'ke mbetur,
Hektor, veç ty të kam babë e nënë t'nderuar,
të kam vëlla e burrë në lule t'moshës,
prandaj, tani për mua që je gjithçka
rri këtu n'pirg, jetim mos e lër djalin
As mua të ve (12).
……………………………..

Ia priti i madhi Hektor tarogzëtundësi;
"Të rri këtu fort ma do zemra, o grua,
por mua turpi më zë nga trojanët
dhe gratë trojane hijerëndë të veshura,
ti dredhoj luftës e t'rri larg si i dobëti.
Jo, këtë gjë shpirti nuk ma do, pse u mësova
gjithnjë të jem kreshnik në krye të trojsve,
t'u prij në luftra për të mbrojtur babën
dhe lavdinë time. Pse mirë ma ndien zemra
do vijë një ditë Ilioni i shenjtë do shuhet
dhe Priami e kombi i tij në luftra i regjur.
Por unë nuk ndiej aq hidhërim për teukër,
as për Hekubën, as për mbret Priamin,
as për vëllezër, që burrërisht në pluhur
do bien të vrarë nga duart e gjakshme armik,
sa ndiej për ty kur një ake i ngjeshur
me parzmak tunxhi, ty me sy t'përlotur,
do të rrëmbejë mizori lirinë tënde.
Ndoshta në Arg (13) nën urdhra të një zonje
për të do bësh në avlimend pëlhurë,
do mbushësh ujë në gurrat e Meseidës
ja Hipërisë me detyrim, nga halli.
Kur ty t'përlotur një ditë do të shohin,
ndokush ka për të thënë: Je gruaja e Hektorit,
që ish kryetrimi i trojëve kuajshalues,
kur rreth Ilionit u bë lufta e gjakshme,
kështu dikur ka për të thënë ndokush;
ty më keq brengat do ta coptojne zemrën,
për t'ët shoq malli më fort do të shtohet,
pse robërinë veç ai ty do ta zbonte,
por mua më mirë nën dhè më mbuloftë mortja
se të ndiej klithmat e robërisë tënde…"
Si foli ashtu, Hektori lavdimadhi
duart i shtriu nga biri i vet, por foshnja
ktheu kokën prapa duke qarë e bërtitur,
e u kap për gjiri të mendeshë belhollës,
fatziu i trembur, duke parë të atin
veshur me tunxh dhe kreshtën krifëkali,
që i tundej tmerrshëm në majë të targozës,
buzëqeshi i ati e nëna e tij e ndritur.
Hektor kreshniku shpejt nga koka hoqi
kaskën vetuese dhe në tokë e uli,
dhe atëherë grykas loçkën e vet mori
e puthi ëmbël e ndër duar e tundi,
dhe iu lut Zeusit e hyjnive tjera;
"O ati Zeus, dhe zota tjerë, ju bëfshi
që edhe im bir të ndahet n'shenjë ndër teukër
si unë, e trim i fortë e i plotëfuqishëm
n'Ilion sundoftë, e kur nga lufta t'kthehet
ngarkuar me plaçka larë në gjak t'armikut
të thotë ndokush: "më trim se i ati doli!"
për të ngahera gëzoftë zemra e nënës",
si foli ashtu , në krahë të gruas së dashur
foshnjën e lëshoi: në gji plot erë të këndshme
e mori e ëma buzagaz mes lotëve,
sa kur e pa u ngashërye i shoqi,
ëmbël me dorë e përkëdheli e i foli:
"O e gjorë, për mua mos u pikëllo tepër,
se asnjeri kundër dëshireë s'fatit
s'më gremis mua në skëterrë, dhe askush,
si i dobti e i forti, nuk shpëton nga vdekja,
po e ka të shkruar që nga çasti i lindjes.
Por tani nisu në shtëpi dhe merru
me punët tua në pëlhurë e furkë,
dhe jepu e urdhër grave të shikojnë
punët e shtëpisë. Kurse punët e luftës
na i lini neve, burrave, që u lindëm
brenda n'Ilion, e mbi të gjithë mua të parit."
foli,e prej toke Hektor kreshniku mori
vetuesen kaskë me kreshtën krifëkali (14)
dhe e mira grua, u nis pa zë nga shpia,
e herë pas here e kthente kokën prapa
duke dënesë e derdhur lot si reja.
E fill arriti në pallat t'Hektorit,
dhe atje Brenda gjeti shërbëtoret,
menjëherë vajin ua coi peshë të gjithave,
dhe për së gjalli e vajtuan Hektorin,
pse nuk besonin t'kthehet prapë nga lufta,
t'u shpëtojë duarve dhe mërisë s'akejve.



Iliada (kënga VII - XXIV)

Në Këngën VII fitorja nis t'u buzëqeshë trojanëve, Ajaksi, me trimi pas Akilit, hyn në dyluftim me Hektorin, por i zë nata dhe dyluftimi ndërpritet.


Në Këngën VIII Zeusi ndihmon trojanët, të cilët u sjellin humbje të madhe akejve.


Në Këngën IX, Agamemnoni, duke parë humbjen e rëndë të ushtrisë së tij, e kupton gabimin ndaj Akilit, dhe dërgon një këshillë luftëtarësh me influencë për t'u pajtuar me të e për ta lutur të marrë pjesë në luftime kundrejt dhuratave shumë të çmuara. Por Akili nuk epet dhe dërgata e Agamemnonit kthehet pa asnjë përfundim.


Në Këngën X, natën shkojnë për zbulim në kampin e trojaneve, kthehen përsëri në kampin e tyre.


Në Këngën XI, Agamemnoni, i ndihmuar nga luftëtarë të tjerë kryen heroizma. Por trojanët i zmbrapsin me trimëri sulmet e grekëve. Agamemnoni, Diomedi, Odiseu e të tjerë plagosen dhe largohen nga fusha e luftës.


Në Këngën XII dhe XIII tregohen fitoret e trojanëve me Hektorin në krye, që i detyrojnë akejt të mbyllen në kampin e tyre dhe gati sa s'u vënë zjarrin anijeve akeje. Fshehurazi nga Zeusi, akejt i ndihmon hyu i detit. Poseidoni, një nga perënditë më të mëdhenj të Olimpit.


Në Këngën XIV, Hyjnesha Hera e magjeps të shoqin, Zeusin me hiret e saj dhe e vë në gjumë për t'u lënë dorë të lirë hyjnive të tjerë, të ndihmojnë akejt.


Në Këngën XV, Zeusi, mbasi zgjohet dhe kujtohet për lojën dinamike të Herës, i urdhëron të gjithë perënditë ta ndërpresin ndihmën dhënë akejve, çka u jep dorë trojanve të fitojnë epërsi.


Në Këngën XVI, Akili, i tronditur nga kjo situatë e dhembshme, e lejon mikun e tij të shtrenjtë, Patrokilin, të hyjë në luftime, pa i jep edhe armët e tij të mrekullueshme.


Në Këngën e XVII, trojanet, Patrokilin të ngjeshur me ato armë, e marrin për akilin dhe frikësohen. Kundër tij hyn në luftë Hektori dhe dyluftimi mbaron me vrasjen e Patroklit.


Në Këngën XVIII Hektori i merr Patrokiit mburojën e Akilit, dhe rreh të marrë kufomën e tij, por atë e mbrojnë me trimëri akejt.


Në Këngën XIX tregohet se si Hefesti pas një dite pune, i bëri gati armët, të cilat ia çoi Akilit e ëma.


Në Këngën XX Akili, i pikëlluar nga vrasja e Patroklit, fymëzohet me një mëri të tërbuar ndaj Hektorit, dhe e shuan mërinë e parë. Hynë në luftë me armët e reja.


Në këngën XXI Akili bën kërdinë në radhët e trojanëve dhe kërkon Hektorin të hakmerret, por ky me këshillën e mbrojtësit të tij të flaktë, hyut Apollon, i shmanget luftimit me kryetrimin e akejve. Trojanët s'gjejnë vend ku të futen dhe tërhiqen per t'i shpëtuar vdekjes.


Në Këngën XXII Hektori i mbetur vetëm në fushën e luftës, hyn në dyluftim me Akilin, i cili e vret dhe zvarrit trupin e tij rreth mureve të Trojës.


Në Këngën XXIII përshkruhet varrimi me nderime të mëdha i Patroklit.
Kënga XXIV, një nga më të bukurat e "Iliadës", shpalos një botë të tërë ndjenjash dhe emocionesh. Priami plak i lutet Akilit, t'i kthejë trupin e të birit, Hektorit. Ai i prekur, pranon dhe u jep kohë trojanëve ta varrosin trimin e tyre me nderimet që i takojnë.



Iliada (kënga XXII)

Këtu është pika më kulmore e herozimit të Akilit dhe Hektorit në dyluftim me njëri - tjetrin. Vetë perënditë zbresin dhe përzihen në teatrin e luftës.


E, kur dy burrat ballë për ballë u sulën,
i pari i madhi Hektor tarogzëtundësi
nisi dhe foli: "Më, o Akil, s'do t'iki,
siç ika parthi, kur tri herë përqark
i rashë qytetit madhështor të Priamit,
e as guxova turrin tënd ta prisja.
Tani ballë teje s'më veton më syri,
ja do të vras, ja shpirtin ma ke shkulur.
por ne më parë të bëjmë një bè, o zotat
dorzanë besnikë tani dëshmues t'i thërresim,
të ruajmë këtë besë qe në po vemë mes nesh.
në qoftë se Zeusi do më japë fitoren
e unë ty shpirtin do ta marr, betohem
ty përdhunisht s'do ta shëmtoj kufomën:
armët e ndjera do t'i zhvesh prej shtatit
dhe trupin tënd do t'ua kthej akejve.
Por që edhe ti keshtu do bësh, m'jep fjalën".
Zymtë e shikoi Akil këmbëshpejti e i foli:
"Hektor i urryer, mos më fol për kushte,
pse besë nuk lidh luani me njeriun,
as ujku e qengji nuk bëjnë paqe mes tyre,
po i sajojnë kobe gjithnjë njeri - tjetrit.
Kështu ne të dy kurrë miq nuk do të bëhemi,
as njeri - tjetrit besë nuk do t'i japim,
pa rënë vdekur njëri prej të dyve
me gjak të vet të ngopë mizorin Ares.
…………………………..
Kështu ai foli e, duke vringëlluar
ushtë hijegjatën, kundër tij e flaku"
dhe Hektori i nditur, që sytë nuk ia ndante,
e lakoi trupin dhe mezdraku (15) tunxhi
i kaloi sipër dhe në tokë u ngul.
Tinëz Hektorit, vrik Athinë Pallada
prej toke e ngriti e ia dorzoi Akilit,
"T'shkoi huq, Akil, - ia pret kreshniku i Trojës, -
pra, riskun tim ende ty Zeus Kronioni
zbuluar s'ta paska siç më the përpara.
Këto s'janë tjetër veç dredhi e profka
që ti përdor veç me qëllim t'më trembësh
të le në harresë trimërinë e forcën.
Mua, duke ikur, s'më sheh dot dhe heshtën
s'ma ngul pas shpine. Rrasma, pra, po munde,
drejt n'kraharor dhe do ta pres si burrat
tani dredhoi heshtës sime tunxhi,
e thënçin zotat krejt në trup ta marrësh,
se më e lehtë lufta për trojanë do bëhej;
në vrafsha ty, që je më i madhi kob (16)".
Kështu ai foli e, duke vringëlluar
ushtën hijegjatën, gabimisht s'e hodhi,
në mes ia ngjithi shqytin te Pelidit,
por patërshanën larg e prapsoi shqyti.
U shtang Hektori prej mërisë e tmerrit,
e u drodh kur heshta huq i shkau nga dora,
pse tjetër shtizë prej frashëri nuk kishte.
…………………………
"Medet ja zotat tani më thërresin
ndër thonjtë të vdekjes…
………………………….
Mortjen e zezë nuk e kemi larg, po qaset
dhe s'kam shpëtim. Shumë kohë e shpirt me deshën
Zeusi dhe i biri Feb largshigjetuesi
dhe dikur, besa, gjithnje zot më dilnin.
Tash ora e zezë të ma marrë shpirtin erdhi,
por unë pa luftë e pa lavdi nuk vritem,
dhe do të kryej një punë të denjë kreshnike,
që brez pas brezi, ta kujtojnë njerëzia".
Si foli ashtu, pallën si arëza e nxori,
që e madhe, e rëndë në rrip të mezit varej.
kular kukzuar iu vërvit Akilit
*Porsi shqiponja që prej t'eprash maja
zbret në lëndinë thikë permes resh të zeza,
për të rrëmbyer ndonjë lepur t'frikshëm
a qengj të njomë. Ashtu u turr Hektori,
duke lëkundur t'mprehtën pallë si arëza,
Po atij rrëmbyeshëm iu vërvit dhe Akili,
që zema i digjej nga tërbim i egër,
gjoksin përpara ia mbulonte shqyti
mjeshtërisht punuar, dhe valë-valë i dukej
kaska vëtuese katër rrathësh tunxhi
me katër kreshta ari vezulluese,
që në majë pranë e pranë vendosi Hefesti.
si yll i mbrëmjes që shkëlqen më i bukuri
në mes të natës ndër yjet e qiellit,
ashtu vetonte maja e heshtës tunxhi,
që dora e fortë e Akilit vringëllonte,
duke shartuar zi për Hektor divin,
dhe hulumbtonte trupin e tij t'hijshëm
ku mund t'ia hapte plagën vdekjeprurëse.
Armët e bukura tunxhi, që Priamidi (17)
ia kish rrëmbyer kurmit të Patroklit,
kur përdhunisht këtij ia shkuli shpiritn,
shtatin vigan ia mbronin përveç grykës,
ku ndahej qafa me të gjërat shpatulla,
e ku më hollë se askund është filli i jetës
mu aty Akili heshtën krejt ia rrasi,
e n'zverk pas qafe i doli maja e heshtës.
Arma mizore tejzaat ia këputi
përveç skërfyellit, dhe ende i mbeti
një fije zëri sa t'i fliste Akilit.
Gjunjët iu shkrehën dhe u plandos në pluhur.

Prekëse e plot ndjenja njerëzore është lutja e Hektorit për t'ia kthyer trupin babait të tij dhe nënës, por Akili shfryn egërsisht mërinë e tij.

Duke dhënë shpirt Hektor kreshniku i foli:
"Pashë jetën tënde, t'lëshoj bè e t'lutem,
pashë këta gjunjë e prindët që të linden,
mos ma lër trupin pranë galeve akeje
ta coptojnë larot, por prano shpërblesat
që baba im e zonja nëna ime
me ar e tuxh sa t'lypësh do të japin,
po kurmin tim prapë kthema në shtëpi,
që me nderime përmbi stivë të zjarrit
të djegin teukrët bashkë me nusen teukre".
Zymtë e shikoi Akil këmbëshpejti e tha:
"Mos me qit bè, qen i paftyrë, për prindër,
as për këta gjunjë që po m'i rrok. Përkundra,
ngaqë m'ke ndezur me tërbim e urrejtje,
të ngopur s'kam me çark të ta grij mishin
e të ha gjallë për kobe që m'punove,
………………………………
Me shpirt ndër dhëmbë, ia priti Hektor kreshniku
"Mirë po të njoh tani që t'shoh nga afër,
dhe bindja ime nuk më ka mashturar,
pse si fytyrën, mizor paske shpirtin.
Por ta dish mirë që zotat një ditë gjakun
do të ma marrin, kur Paridi e Apoli
ty përdhunisht kanë për ta shkulur shpirtin
te Portat Skee, ndonëse je trim i çartur".
Dhe , duke folur, e mbështolli vdekja,
e prej gjymtyrëve, pasi i doli shpirti,
fluturoi nga Hadi duke qarë me dhimbje
fatin e zi dhe burrërinë që humbi
në lule t'motit. Dhe Akil hyjnori
atij i foli tashmë për së vdekuri:
"Vdis ti njëherë, pa unë do ta pres mortjen,
kur ta çojë Zeusi e zotat e pavdekshëm".


Tërbimi i Akilit ende nuk është shuar. Ai e lidh kufomën e Hektorit pas qerres së tij dhe e zvarrit në pluhur e baltë duke e dhunuar dhe përçudnuar mizorisht.
Këtu Akili është më pak madhështor dhe më pak fisnik nga ç'ishte kur mungesa e tij në luftime i bënte trojanët të shpalosnin tërë trimërinë e tyre. Në mërinë dhe urrejtjen e tij ai nuk njeh kufi, as edhe ligjet e shenjta të vdekjes.Në ndryshim nga ai, figura tragjike e Hektorit që po jep shpirt dhe lutet, rritet në sytë tanë dhe bëhet ku e ku më e dashur, ashtu e mbështjellë me nderimin dhe dhembjen e të gjithëve.



Iliada (kënga XXIV)

Kënga XXIV

Në këtë këngë një atmosferë thellësisht njerëzore krijon shqetësim ndërmjet perëndive dhe veçanërisht te njerëzit më të dashur të Hektorit të vrarë, për fatin e tij të mëtejshëm.
Kënga me vajet dhe fillimin na njeh me mbarimin e cremonive që u bënë për varrimin e Patroklit dhe me gjendjen e rëndë psikologjike të Akilit, të cilit s'i hiqet nga mendja vdekja e mikut të tij.


………………………….
kur i kujtohej, rrëke i rridhnin lotët,
Vendi s'e zinte dhe herë në brinjë sillej,
herë në brinjë tjetër, tash përmbys, tash prapët.
pastaj flakrim në këmbë prej shtatit ngrihej
e gjatë bregdetit endej si i shkalluar.
e, posa shkrepte drita e parë e Agimit
mbi valë e brigje, kuajt e shpejtë i mprehtë,
e prapa qerrit lidhte Hektor Priamidin,
dhe zvarrë e hiqte tri herë rreth muranës
se Menetiadit (18). Pastaj kthehej rishtas
brenda në çadër për të prehur shtatin,
duke lënë t'vrarin shtrirë me fytyrë n'pluhur.

Zeusi, i pezmatuar nga kjo pamje e dhembshme, dërgon Tetidën (19), tek i biri, Akili, t'i thotë t'i kthejë Priamit trupin e të birit. Po në këtë kohë niset dhe Priami dhe shkon tek Akili, të cilin mundohet ta zbutë duke i kujtuar të atin.



Shpjegues

1) Sipas legjendës, në një dasme hyjnish, hyjnesha e grindjes nga zemërimi që nuk e kishin ftuar, hodhi në mes të dasmës një mollë të artë me mbishkrimin "Më të bukurës". Nisi sherri midis tri hyjneshave; Afërditës, Herës e Atenës, për të ndarë se kujt i takonte molla. Për të zgjidhur grindjen, ato iu drejtuan princit Trojan, Paridit, i cili i joshur nga premtimi i Afërditës se do t'i jepte gruan më të bukur në botë, Helenën, ia dha mollen Afërditës. Këndej ka mbetur shprehja "molla e sherrit".


2) Danajt janë grekët. Danaj, akej, përdoren rëndom në poemë, për të shënuar grekët.


3) Vend në Greqi.


4) Teukrët janë trojanët.


5) Zeusi është kreu i gjithë hyjnive.


6) Mali i Olimpit, selia e perëndive.


7) Atrid, është biri i Atreut, pra, Agamemnoni.


8) Ilioni është Troja.


9) Helena mendon se ishte e thënë nga Zeusi që ajo dhe Paridi të binin në dashuri.


10) Është fjala për Paridin, i cili i ka kthyer krahët luftës, sepse është i pushtuar nga pasioni i dashurisë.


11) Athinë - Pallada; një nga hyjneshat më të nderuara të Greqisë. Ishte mbrojtëse e qyteteve, e shkencës, e familjes, e besnikërisë bashkëshortore etj. Ajo mban gjithmonë anën e grekëve. Kujtoni legjendën e mollës së grindjes.


12) Andromaka, gruaja e Hektorit, është symbol i virtytit dhe i dashurisë bashkëshortore. Në fjalët e saj gati në të lutur ndjehet parandjenja e fatit të trishtuar që e pret. Pas vdekjes së Hektorit ajo u bë skllave e Neoptolemit, djalit të Akilit.


13) Arg - qytet në Peloponez

.
14) Kaskë që ka në majë lejle kali.


15) Maja e heshtës ose e ushtës.


16) Fatkeqësi: Hektori ishte kob për grekët.
*Shiko dy krahasimet në këto pesë vargje. Vini rè focën dhe bukurinë e tyre të përftuara nga fjalë të zgjedhura nga natyra e gjallë dhe dukuritë qiellore.


17) Priamidi - djali i Priamit, Hektori.


18) Biri i Menet-it, Patrokli.


19) Tetida, hyjneshë e detit, nëna e Akilit.


20) Ares ose Marsi, hyu i luftës.


21) Akili në rreth 70 vargje tregon historinë e fatit të Niobës, e cila kishte 6 djem e 6 vajza. Me që i mburrej Letos, e cila kishte vetëm dy fëmijë, Apollonin dhe Artemisën, këta i vrasin të 12 fëmijët e Niobës, të cilën Zeusi, nga mëshira e shndërroi në shkëmb, nga rrodhën lotët e saj në formën e një burimi.


22) Vajtojcat.


23) Është për t'u vënë rè se një mënyrë e tillë vajtimi ka ekzistuar dhe në viset e Shqipërisë jugore. Të vdekurin e vajtonin vajtojcat profesioniste në kor, të cilat i shoqëronin pastaj gratë e shtëpisë.


Eskili


Letërsia klasike greke fillon me dy poemat e mëdha epike, me "Iliadën" dhe "Odisenë" që bota antike mendonte se i ka krijuar Homeri, edhe pse për të nuk dinte pothuaj asgjë. Për shumë qytete greke është thënë se janë vendlindja e poetit. Duke u nisur nga veçoritë gjuhësore të poemave, shkenca ka pranuar si më të mundshëm Smirnën, qytet kolonial grek në Azinë e Vogël (Izmiri i sotëm në Turqi).
Për Homerin mendohet të ketë jetuar aty nga shekuli IX para erës së re. Babai i histografisë greke, Herodoti (shek. V p.e.r.) thotë se Hesiodi ka një mendim tjetër që sjell Homerin në shekullin VIII para erës së re. Në këngën VI të "Iliadës" poeti flet për rrëmbimin e Helenës nga Paridi. Në këngën V ku tregohen bëmat e heroit grek Domerdit, thuhet se ai "rroku një shkëmb të madh hata, dy burra që jetojnë sot prej vendit s'mund ta luajnë". Kjo dhe të tjera tregojnë se Homeri flet për kohë dhe ngjarje të hershme, të kënduara para tij, nga aedë dhe rapsodë, emrat historike të të cilëve kanë humbur në mjegullat e kohëve dhe shpesh janë veshur me petkun e fantazisë dhe të legjendës me këngët e tij magjepse kafshët e egra, ujërat i bënte të ndalonin rrjedhën e tyre dhe popullin ti shkonte pas. Në gurrën e pasur të këngëve të lashta të krijuara në shekuj, njomi buzët e saj muza e poetit, që me "Iliadën" dhe "Odisenë" i ngriti përmendore jo vetëm heroizmit, por edhe bukurisë së artit popullor, që humbi në errësirën e shekujve dhe u ringjall në këto dy poema.
Nuk ka asnjë dyshim se përpara Homerit ka gjalluar një letërsi e pasur gojore, me këngë e himne të ndryshme kushtuar hyjnive, heronjve dhe bëmave të tyre. Për këtë flasin dy poemat e mëdha, vlerat e larta artistike të të cilave dëshmojnë qartë se ato janë jo fillimi, por mbarimi i përkryer i një proçesi të gjatë letrar, Përpunimin përfundimtar të "Iliadës" dhe "Odisesë" në gjendjen që i njohim sot, shumica e studiuesve e çojnë në shekujt VIII-VII. Për Homerin ka mendime të ndryshme si:
I vetmi krijues i dy poemave "Iliada" dhe "Odisea";
Një nga autorët e mundshëm midis shumë të tjerëve që kanë vënë dorë mbi to;
Njeri që nuk ka ekzistuar, por që ky emër ka mbetur simbol i poezisë epike etj. etj.
Të gjitha këto kanë krijuar atë që quhet çështje homerike që nis me shek. III p.e.r. e vazhdon deri në ditët tona.
Homeri i ngjan një mali të lartë, maja e të cilit vazhdon të jetë e mbushur me mjerull. Vendi ku janë krijuar poemat homerike është Joma; gjuha e tyre është dialekti jonian i
përzier me elemente të dialektit eolian dhe më pak të dialekteve të tjerë.
Në "Iliadën" dhe në "Odisenë", përveç shtresimeve gjuhësore ka edhe shtresime kohore,
që fillojnë nga periudha para qytetërimit të Mikenës dhe mbarojnë afërsisht në shekullin IX para erës së re. Kjo i ka shtyrë shumë studiues të mendojnë se në tekstin e poemave janë futur një numër i madh shtojcash nga rapsodë të veçantë, që kanë dashur tu përshtaten shijeve dhe gjendjes shpirtërore të dëgjuesëve të tyre. Ka shumë të ngjarë që rapsoditë ose këngët që kanë pasur në themel të tyre ciklin Trojan të gojëdhënave popullore të përpunuara nga shumë breza rapsodësh, të kenë shërbyer si bazë për hartimin e poemave homerike aty nga shekulli IX.



Veprat

Eskili ka pasur një veprimtari shumë të gjerë letrare. Ka shkruar rreth 90 tragjedi, nga të cilat janë ruajtur të plota: Lutëset, Persët, Të shtatë kundër Tebës dhe Agamemnoni, Koeforet, Eumenidet, që janë pjesë përbërëse të trilogjisë Orestia(5)
Përveç tragjedisë Persët, të gjitha të tjerat i kanë marrë subjektet nga ciklet e miteve dhe legjendave të lashta, përmes të cilave Eskili shprehu shpirtin e kohës, përplaset politike e shoqërore, virtytet dhe krimet, sasionet njerëzore në tërë dritë-hijet e tyre, luftën në rrafshin fizolofik midis obskurantizmin dhe iluminizmit.


Lutëset. Për nga ndërtimi i thjeshtë dhe zotërimi i pjesëve të korit, e para në vargun e tragjedive të ruajtuara, mendohet të jetë tragjedia "Lutëset". Në themel të veprës shtrohen dy probleme: ai i ndalimit të martesës brenda fisit dhe ai i dashurisë si ligj i ripërtëritjes së gjinisë njerëzore.


Sipas renditjes tradicionale tragjedia e dytë është TË SHTATËT KUNDËR TEBËS(6), ku tregohet lufta për pushtet midis dy vëllezërve Eteoklit dhe Polinikut, të cilët kishin rënë në marrëveshje të qeverisnin Tebën me rradhë. Vjen një ditë dhe Eteokli vendos të mos e ndajë pushtetin më të vëllanë. Atëherë, ky u drejtohet gjashtë prijësve miq të tij dhe vetë i shtat shkon t'i bjerë të vëllait, Eteoklit. Të dy vëllezërit vriten në përleshje me njeri-tjetrin.


PERSËT. Është një nga veprat e hershme të Eskilit, e vetmja tragjedi nga ato që njohim, që e ka marrë subjektin jo nga mitologjia, po nga ngjarjet historike në jetën e Greqisë së shekullit V p.e.r.
Fitorja e grekëve kundër persëve është jo vetëm fitorja e një lufte të drejtë, por edhe e demokracisë kundër tiranisë së Lindjes, e qytetërimit të ndritur helen kundër prapambetjes dhe errësirës që mbulonte një perandori përbindëshe e despotike.


ORESTIA. Është e vetmja trilogji që është ruajtur e plotë, e përbërë nga tri tragjedi: "Agamemnoni", "Koeforet" dhe "eumenidet". Subjekti i "Oresias" është mallkimi i fisit si pasojë e krimit të kryer nga të parët. Ideja e autorit se krimi lind krimin përshkon të gjitha ngjarjet e tragjedisë.


Në pjesën e parë, "Agamemnoni", tregohet kthimi i mbretit në atdhe dhe vrasja e tij nga e shoqja Klitemnestra dhe i dashuri i saj Egisti. Është pa dyshim pjesa më e bukur e trilogjisë, e mbushur me atmosferë dramatike e kontraste të fuqishme pas të cilave fshihet hipokrizia e Klitemnestrës, e cila e pret të shoqin me nderime të mëdha.
Në një vend të tragjedisë "Agamemnoni", kori shpreh mendimin se "… drejtësia shpesh ndriçon / dhe në shtëpitë plot me tym./ Ku zemrat kanë pastërti/ Ndërsa pallatet veshur ar,/ Dorë e përlyer që i sundon,/ Ajo kthen sytë e i braktis".
Idetë madhore demokartike e humane të Eskilit shpalosen gjerë në trilogjinë "Orestia" që është një nga gurët më të çmuar në gjerdanin e letërsisë botërore. Gëtja tragjedinë "Agamemenoni" e ka cilësuar "kryeveprën e kryeveprave".


Edhe në tragjedinë e dytë, "koeforet", (gratë që çojnë në varre vajra, verë etj.) spikat thellësia psikologjike e artit eskilian. Oresti vret të ëmën, Klitemnestrën, dhe të dashurin e saj Egistin, për të marrë hakun e të atit.
Por përpara se të ngrejë shpatën t'i bjerë, ai stepet nga fjalët e së ëmës që kërkon mëshirë: Ndalo, o bir, nderoje këtë gji/ Përmbi të cilin gjumi shpesh të zù/ Tek qumështin që ty të rriti, thithje.


Në pjesën e tretë të trilogjisë, në "Eumenidet", rrihet çështja rreth veprës së kryer nga Oresti mëmëvrasës. Në fillim na paraqitet hija e Klitemnestrës që kërkon shpagimin ndaj të birit. Ajo u drejtohet Erineve, hyjneshave të hakmarjes, që mbrojnë ligjet e gjakut nga ana e nënës (matriarkatin). Hija kërkon t'i zgjojë nga gjumi dhe të mos e braktisin, por ta mbrojnë. Në mënyrë metaforike, Orestin e mundon dhe përndjek ndërgjegja e vrarë. Ky është dënimi më i madh për të, që as në ferr nuk do t'i ndahet.
Por Oresti s'mbetet vetë, Ai ka në anën e tij hyun Apollon, që mbron lidhjet e gjakut nga ana e babait, (patriarkatin). Në debatin e flaktë që ndizet midis Apollonit dhe Erineve, për të ndarë çështjen, thirret hyjnesha Atenë, e cila i nderon të dy palët. Ajo e ka të vështirë të vendosë vetë, prandaj fton gjykatësit më të mirë ta drejtojnë gjygjin. Votat ndahen baraz, sa për Orestin aq edhe për Erinet. Atena votën e saj e jep për Orestin. Dhe me këtë Oresti çlirohet nga përndjekja e Erineve.


Trilogjia "Oresita" shquhet jo vetëm për madhështinë e saj si vepër arti, por edhe për pasurinë e ideve dhe problemeve të rrahur në legjendat e saj, përmes të cilave tragjediani i madh u ka bërë jehonë ngajreve dhe problemeve të mprehta poliktike e shoqërore në periudhën e vendosjes së shtetit demokratik skllavopronar.
Eskili me të drejtë është quajtur poeti i së Drejtës, simbol i së cilës në mitologji ishte bija e Zeusit, hyjnesha Dike.
Ai është sa realist në pasqyrimin e jetës, aq dhe romantik në ëndrrën e tij për një jetë të drejtë e të virtytshme.
Eskili është artist i madh. Me figurat e personazheve të fuqishëm e me gjithcka të bukur e të madhërishme që kanë veprat e tij, ai e ngriti tragjedin greke në një lartësi të paparë ndonjëherë. Gjenia e tij ndikoi shumë te Sofokliu e Euripidi. Në veprën e Eskilit gërshetohet në një haromoni të plotë tragjizmi me skena të një lirizmi të hollë poetik.
Stili i Eskilit është i fuqishëm e i pasur me shprehje të bukura, në metafora e figura të tjera të guximshme, në fjalë të urta e aforizma, e sidomos në fjalë të përbërë (kompozita). Shumë nga këto dhe nga mjetet skenike, si hanxhari, qefini, fantazmat, hijet që ngrihen nga varri, profecitë e formulat magjike, po në rradhë të parë forcat dramatike, veprimet dhe pasionet titanike të heronjve na kujtojnë në shumë anë tragjedianin e madh anglez Shekspirin për të cilin Kadareja, vëren se nuk mund të thuhet asgjë e sigurt se si do të ishte ai pa Eskilin.


Shpjegues

1. Greqia në kohë të lashta ishte ndarë në qyete shtete (polis), dhe secili, syresh bënte një jetë politike dhe ekonomike të pavarur. Të tilla ishin Athina, Sparta, Korinthi e shumë të tjerë. Shpesh ndërmjet tyre kishte grindje për shkaqe ekonomike, që çonin dhe në shpërthimin e luftës, siç ishte p.sh. Lufta e Peloponezit midis Athinës dhe Spartës në shek. V para erës së re.

2. Marathonomak - luftëtar i Marathonës. Kujtoni poezinë e bukur të Fan Nolit "Marathonomaku".

3. Aristorfani - Komediografi më i madh i Greqisë.

4. Midjani; persi.

5. Arsyen se si ndodhi humbja fatale e pjesës dërrmuese të tragjedive antike e ka analizuar gjerësisht I. Kadare në studimin e tij "Esili, ky humbës i madh."

6. Teba, qytet në Greqi. Subjekti tragjedisë është marrë nga cikli teban i legjendave.



Prometeu i Mbërthyer

Tragjedia "Promoteu i mbërthyer" është një nga veprat më madhështore të Eskilit.
Kjo tragjedi është pjesë përbërëse e një trilogjie, dy pjesët e tjera të së cilës Prometeu zjarrsjellës dhe Prometeu i çliruar nuk janë ruajtur.
Sipas mitit, Prometeu krijoi me baltë njeriun e parë, i cili me kohë, u shumëzua, Qe të mos i linte në mjerim dhe padije, shkoi te qerrja e zjarrtë e Diellit (Helios), vodhi një shkëndijë të cilën e vuri në një kallam dhe këtë burim të zjarrit hyjnor ua solli njerëzve, Kjo e bëri Zeusin të tërbohet nga mëria, dhe të urdhërojë Pushtetin, Dhunën dhe Hefestin ta mbërthejnë Prometeun në një shkëmb në malet e Skithisë në Kaukaz. Këtu fillon dhe veprimi i tragjedisë që zhvillohet në atë vis të egër e të shkretë, ku nuk ka shkelur këmbë njeriu.
Dersa Prometeu është duke u ankuar për këtë ndëshikm të padrejtë, dëgjohet frushullima e flatrave të nimfave oqeanide, që vijnë nga larg për ta ngushëlluar së bashku me babanë e tyre, Oqeanin, i cili i shpreh keqardhjen e heroit dhe orvatet ta bindë që të pajtohet me Zeusin. Por Prometeu pranon më mire të vuajë se sa t'i përulet tiranit. Oqeani largohet.
Prometeu i tregon korit të nimfave Oqeanide të mirat që i ka sjellë njerëzimit.
Ndërkaq vjen Ioja(1), viktimë e Zeusit, të cilën gruaja e tij, Hera, e kishte shndërruar në mëshqerrë dhe e kishte detyruar të bridhte nëpër botë pa gjetur kurrë prehje. Prometeu, i cili ishte i pajisur me dhuntinë profetike për të njohur të panjohurën, i paraflet Iojës për vuajtjet e tjera që ajo do të heqë, dhe se si nga fisi i asaj do të lindë një hero shumë i fuqishëm, i cili do të çlirojë Prometeun nga vuajtjet. Këtu krijohet nyja që lidh tragjedinë me pjesën e tretë të trilogjisë Prometeu i çliruar.
Zeusi, i tërbuar nga qëndrimi i paepur i titanit, dërgon Hermesin për ta kërcënuar dhe detyruar t'I zbulojë të ardhmen, por Prometeu hesht. Heshtja e tij shpreh më shumë se çdo fjalë urrejtjen për tiranin. Atëherë Zeusi nuk duron më dhe e gjuan me rrufe Prometeun, i cili groposet bashke me shkëmbin ku ishte mbërthyer, në fund të dheut.
Tragjedia "Prometeu i mbërthyer" është një vepër e mbushur me patosin e luftës për liri, me bukurinë e vetëflijimit:

M'u dhimb gjithçka, veç vetja nuk m'u dhimb.

Konflikti midis Prometeut dhe Zeusit ka një kuptim të thellë filozofik në të gjitha rrafshet e mendimit njerëzor. Eskili përmes tij goditi tragjikisht për vdekje obskurantizmin dhe tiraninë.
Prandaj Prometeun e kanë quajtur "Shënjtin dhe martirin më fisnik në kalendarin filozofik". Figura e heroit që pranon më mirë të vuajë e të durojë dhembjet më të tmerrshme, sa si t'i nështrohet Zeusit dhe ti shërbejë si skllav, është dhënë në tërë madhështinë dhe krenarinë e martirit kryengritës.
Në fjalët e Oqeanideve që i thonë heroit se kur të çlirohesh ti, do të matësh në fuqi me Zeusin, poeti sheh mundesitë njerëzore për të sfiduar qiellin. Eskili e ka zbritur prometeun hyj në tokë, e ka humanizuar për të simbolizuar me të drejtësinë, arsyen njerëzore kundër arbitraritetit dhe pushtetit absolut të hyjnive:
Ta them haptazi: të gjithë ju hyjni
Të qiellit ju urrej…

I thotë heroi Hermesit.
Zjarri prometean simbolizon arsyen, përparimin, dritën që do të ndriçojë mendjen e njeriut dhe që do ta bëjë atë të vetëdijshëm për madhështinë e tij. Në këtë vështrim Prometeu është një filozof iluminist.
Parashikimi i Prometeut se një ditë do të çlirohet nga vargonjtë e Zeusit, qëndron në besimin në forcën emancipuese të përparimit, që e ka burimin nga shkëndia që ai i dha njerëzimit.
Figura e Prometeut, e të parit romantik të madh në letërsinë evropiane, që ëndërron për ditë më të mira, kjo figurë, për fisnikërinë dhe dashurinë e pakufishme që ka për njerëzit, është një nga më madhështoret e më të bukurat në galerinë e artit botëror.
Dinjiteti dhe përmasat vigane të Prometeut shquhen më mirë në sfondin e hyjnive të tjera servile, që i shërbejnë qorrazi Zeusit tiran. Pushtetit dhe Hefestit, që e mbërthejnë në pranga, heroi u thotë se është "… armik i Zeusit/ dhe i gjithë perëndive/ që kërrusin qafën". Personazhe që i binden pa asnjë luhatje, e madje me zell të madh, vullnetit të Zeusit, janë Pushteti, dhuna dhe Hermesi. Në gojën e tyre nuk i vihet asgjë e keqe Zeusit. Poeti, përmes personazheve të tjera hyjni, ka mundur të zbulojë gjendje psikologjike të ndryshme në mardhënie me heroin. Hefesti i bindet urdhërit të Zeusit, por i dhimbset Prometeu ashtu siç i dhimbset edhe Oqeanit, veçse këta nuk arrijnë të kuptojnë se si mund të guxojë ndokush të ngrihet kundër Zeusit.
Ato që ndiejnë një dhembje me të vërtetë të thellë për Prometeun janë nimfat Oqeanide, që janë plotësisht të ndërgjegjshme për karakterin despotik e mizor të Zeusit.
Por edhe Oqeanidet, duke parë vuajtjet e rënda të Prometeut, dhe pse u dhimbset, mundohen ta pajtojnë me Zeusin.
Tragjedia ka një ndërtim të thjeshtë; veprimi në të është i brendshëm, me kontraste që zbulohen gjithnjë e më mirë në tërë mprehtësinë e tyre përmes një debati të ndezur, të pasur në ngjarje e legjenda sa të bukura e poetike, aq edhe tragjike e të dhimbshme për fatin e heronjve-viktima e të përndjekur nga hyjnitë.



Prometeu i Mbërthyer (prolog)

Vetat: Pushteti, Dhuna, Hefesti, Prometeu, Kori i nimfave Oqeanide, Oqeani, Ioja, Hermesi

Vepra fillon me Prologun, ku na shfaqen së pari Hefesti, Pushteti dhe Dhuna, të cilët kanë sjellë Prometeun të lidhur në pranga. Për ta mbërthyer te një shkëmb i thepisur është ngarkuar Hefesi, perëndia e zjarrit dhe farkëtarisë. Urdhërin e rreptë të Zeusit, siç thotë ai, e ka të rëndë ta zbatojë.

PROLOGU

PUSHTETI

Arritëm te më i largëti, cep'i dheut,
këtu, në malet e Skithis(2) së shkretë
ku këmba e njeriut nuk shkeli kurrë.
Tani, Hefest, ti duhet të zbatosh
atë që do yt atë; e mbërthe
Këtë rrebel mbi shkëmin e thepisur,
aty shpejt lidhe me vargonj të fortë
e të pathyeshëm. Ai ta vodhi zjarrin,
burimin e cdo mjeshtrie, stolinë tënde
plot me shkëlqim dhe njerëzve ua dha.
Për një mëkat të tille atë hyjnitë
do ta ndëshkojnë rreptë; të mësojë
si tiranisë së Zeusit t'i përulet
dhe dashurinë për njeriun ta harrojë!

HEFESTI

Ja dy, Pushet e Dhunë, e kryen punën.
Të rreptin urdhër Zeusit ia zbatuat.
Po unë, vallë, a do të guxoj
këtë hyjni, gjini e soj të afërt,
mbi shkëmbin, që e rrahin pa pushim
stuhitë e shqotat, ta mbërthej?
O zemër, bëhu trime, që vullnetin
e rreptë të tim eti ta zbatoj!
(Prometeut)

O bir i mençur i Temidës s'drejtë,
pa dashjen time, për të keqen tënde.
Do të mbërthej në këtë shkëmb të shkretë,
ku as fytyrë, as fjalë prej njeriu
nuk do dëgjosh, nuk do shikosh, ku dielli
lëkurën krejt do ta përcëllojë.
I lumtur do të jesh, kur dritën e ditës
me gunë të larme nata do mbulojë,
kur brymën dielli prap' n'agim do shkrijë,
mundimi i përjetshëm do të brejë,
se edhe s'të ka lindur shpëtimtari,
na dhe shpërblimin e njeridashjes sate!
Vet' zot, përbuze zemërimn e rëndë
te hyejve të tjerë, kur ti njerëzve
u dhe me shumë nga ç'e meritonin,
mbi shkëmb të shkretë roje do qëndrosh,
pa thyer gjunjët, sytë pa i mbyllur,
dhe mijëra ankime të përvajshme
ti erës krejt me kot do t'i drejtosh,
se Zeusi s'ka mëshirë e kurrë nuk zbutet
i ashpër është çdo sundimtar i ri.

PUSHTETI

Hej, c'pret? Për të pse po tregon mëshirë?
Nuk e urren një hyjni që gjithë
hyjnitë nuk e shohin dot me sy?
Thesarin tënd ai njerëzve ua dha!

………………………………….

HEFESI
Gjithnjë ke qënë zemërgur, i ashpërt.

PUSHTETI

Aherë luaji duart! Mbërthe rebelin
në pranga, të shohë yt atë që s'rri kot!

HEFESI

Veshtor, ja, gati krejt i kam prangat,

PUSHTETI

Në duar t'ia shkosh! Cekiçin ngri, godit.
Godit më fort! Në shkëmb mbërthe keqbërësin!
………………………………….

PUSHTETI

Tani pa merre shufrën majëmprehtë
dhe tepërtej në kraharor t'ia ngulësh!

HEFESI

Medet, për vuajtjet e tua qaj, Promete!

PUSHTETI

U squlle! Qan për një armik të Zeusit?
Shiko mos derdhësh lotët ti për veten!
…………………………………..

HEFESI

Cdo gjë u krye bukur fort dhe lehtë.
…………………………….

PUSHTETI
(Prometeut)

Tani shit mend po deshe dhe shko vidh
thesarët e hyjnive për të vdekshmit!
Të shohim , do të të ndihmojnë njerëzit
për të shpëtuar nga vuajtjet? Ty më kot
parashikues - mentar hyjnit' të quajnë.
Parashiko tani shpëtimin tënd!
(Largohen, Hefesti, Pushteti dhe Dhuna)

Prometeu
(I mbërthyer në pranga)

Etër qiellore dhe erë krahëshpejtë,
o ju, burime lumenjsh të rrëmbyer,
hare plot drit' e dallgëve të detit.
Ti mëmë tokë dhe ti disk i diellit
që sheh cdo gjë - juve po ju thëras!
Pa shihni, shihni ju një perëndi
se ç'po pëson nga prëndit' e tjera!
Vështroni ç'poshtërim po më bëjnë!
Ja, unë do të vuaj kështu për shekuj,
me radhë, miliarda - miliarda shekuj.

Se zot' i ri(3) i hyjeve të lumë
më vu në pranga plot me turp. Medet!
Për vuajtjet sot po ulërij
dhe për mundimet që më vijnë nesër,
mjerimet, vall' a kanë një fund për mua?
Por, jo? C'po flas kështu, kur fare mirë
të ardhmen un' e di që më përpara?
Asnjë mjerim s'më vjen krejt papandehur
dhe duhet lehtë shortin ta duroj,
e di, nuk mposhtet forc' e fatit kurrë!
por as të flas e as të hesht nuk mundem
për shortin tim, i heq këto mundime
se vodha zjarrin, fshehur në kallam.
Dhe njerëzve ua dhash' si dhuratë
të çmuar q'u bë për ta mësues i arteve,
i çdo mjeshtërie e mjet për të jetuar.
Ja, për këtë mëkat nën qiell të hapur
në pranga me mbërthyen. Ah, un' i mjeri!
……………………………….
Vështromëni, pra, mua një zot,
në pranga të mbërthyer, fatkeq,
por veç krenar armik i Zeusit
dhe i të gjitha perëndive
që kërrusin qafën para tij!
Dhe vetëm sepse njerëzit desha
tej masës. Oh, i mjeri une!



Prometeu i Mbërthyer (Episodi II)

Parodi
(Në orkestër apo sken, siç quhet sot, vjen një karrocë me flatra- Kori i nimfave Oqeanide)
Oqeanidet dëgjojnë përmes tingujve të erës së shpejtë kobin që ka pllakosur Prometeun dhe vijnë ta ngushëllojnë:

E shikojmë, Promete!
Lot të hidhur sytë tanë
si me vello i mbështjellin,
por na dukesh madhështor!

KORI

Strofa I

Shih si qajmë, Promete,
qajmë shortin, tënd të zi,
si rrëkena derdhen lotët,
derdhen poshtë me vërtik,
lot' të kripur, lot' të hidhur.
Pa përfillur ligjin" e moçëm,
zeus' i egër sipas qejfit
po sundon në mbarë botën,
çdo titan - hyjni të vjetër
me rrufe po e qëllon.
…………………
veç njëherë kemi parë
duke qarë një hyjni
nga mundim' i lemerisur.
Ish Atlanti,(4) ai titan,
që mbi zverkun e fuqishëm
mban së toku tok' e qiell.

Antistrofa 3

Klith, buçet tallaz i detit
edhe tretet në zbrazëtirë,
plot me klithma dëshpërimi
qan çdo lum e çdo burim.
Hon' i ferrit përsëdyti
këto klithma që të mbysin.

EPISODI i DYTË

PROMETEU

Nuk hesht se jam krenar apo fodull,
por më coptohet zemra, kur e shoh
kaq të poshtëruar sot unë veten time.
Kush tjeter veç meje u siguroi
pushtet edhe fuqi hyjnive t'rinj?
Dhe hesht, veç hesht! Nevojë ju nuk keni
që t'ju tregoj. Cdo gjë e dini vetë?
Tani do t'ju rrëfej për mjerimet
e njerëzve e shkretë. Si çiliminj
dikur nga mendja e unë dhe i bëra
të mençur. Nuk po flas për t'i poshteruar
të mjerët njerëz, por që ta dinin
ç'dhuratë të vyer atyre u kam bërë.
Më parë njerëzit kishin sy dhe s'shihnin,
i kishin veshët dhe asgjë s'dëgjonin,
si hije ëndrrash krejt të mjegulluara,
të turbullta, të mjera zvarriteshin
nga njeri brez, në tjetrin. S'linin gjë
pa ngatërruar. Nuk dinin as shtëpi
qerpici të ndërtonin, se punimin
e drurit nuk e njihnin. Nëpër shpella
nën, dhè ku s'futej dielli kurre dergjeshin
si milingonat. Nuk i njihnin shenjat
që stinët i dallojnë në mes tyre:
as dimrin e acartë, as pranverën
plot lule, as edhe verën frutaplotë.
kështu diktonin djersën kot me kot,
gjersa i parë u tregova lindjen
dhe perëndimin e yjeve
që janë shkenc' e shkencave, i shpika
për ta. U dhashë shkronjat, të renditura
pas rradhës, duke u forcuar kujtesën,
që është mëma e të gjitha muzave(5 )
i pari unë vura kafshët e egra
nën zgjedhë, i mësova si ngarkesa
të mbajnë dhe si t'u shërbejnë njerëzve,
nga punët e rënda duke i shpëtuar.
Dhe kuajt i zbuta e nën frè i vura
për të tërhequr karrot që luks janë
për pasunarët. Jo. Askush veç meje
nuk i ka shpikur lundrat krahëlira
që çajnë detin me vërtik. Medet
sa shpikje të dobishme bëra unë
dhe njerëzit, ndërsa për vete s'gjej mjet
për të shpëtuar nga ky komb i madh!

KORI

Mjerim i madh të paska rën' në kokë
dhe s'di të gjesh aspak shpëtim për vete.
si mjeku që kur vet' e zë sëmundja,
nuk di ç'ilaç i bën atij më mirë.

PROMETEU

Dëgjo më tej dhe fort do të çuditesh
sa mjete dhe mjeshtri të tjera shpika.
më e madhja është kjo: kur nga sëmundjet
të shkretët njerëz vuanin, kur as barna,
as lëngje për të pirë, as përzierje
për t'u fërkuar nuk kishin që të hiqnin
sëmundjet dhe lëngonin dhe vdisnin.
Krejt pa mjekim atyre u tregova
mënyrat, lëngjet se si t'i përziejnë
dhe t'i përdorin kundër çdo lëngatë.
U kam shpjeguar si të parashikojnë
atë që vjen dhe cilat ëndrra dalin
e cilat s'dalin, fjalët që të yshtin;
kuptimin e shenjave që shikon
një udhëtar kur ecën rrugës dhe
si dallojnë fluturimin e mbarë
nga ai i papt i zogjve sqepmëdhenj
me kthetra. U shpjegova tër huqet
e zogjve, si ushqehen, armiqsohen
dhe duhen; si vallëzojnë tufa-tufa.
Se çngjyr' e formë kanë rropullitë
e kafshëve kur bëhen fli, që hyjeve
gëzim t'u sjellin ngjyrën edhe njollat
që shfaqen shpesh në shpretkë e mëlçi.
Me dorën time poqa zverk e kofshë
të lyera krejt në dhjame dhe u bëra
mësues i njerëzve n'artin e mistershëm.
Të gjith' ogurët, që tregojnë flaka,
e zjarri dhe që fare s'i kuptonim
më parë, ua shpjegova un' atyre.
Po arin, bakrin, hekurin, argjendin
dhe gjithë zejet e dobishme kush
veç meje mund të thotë se i nxorri
nga gjiri i nëntokës për dobi të njerëzve?
Askush nuk mund të thotë, po nuk desh
të m'urrej krejt pa turp? T'i bie më shkurt,
të gjitha artet dhe mjeshtëritë njerëzit
e vdekshëm i mësuan nga Prometeu

KORI

Sa shume njerëzit, i ke ndihmuar!
Tani nga gjëma veten e shpëto!
Kam shpres' se kur nga prangat të çlirohesh
me Zeusin vet' do matesh në fuqi.

PROMETEU

Oh, fati plotfuqishëm s'ka caktuar
nga Prangat e mallkuara të çlirohem
më parë se ky trup e shprit nga mija
mundime e tortura të robtohet.
Se mendja kurrë s'matet dot me fatin.(6)


KORI

Po fatin cila forcë e drejton?

PROMETEU

Tri Moirat (7) dhe Erinetet(8) që s'harrojnë.




Prometeu i Mbërthyer (Episodi III)

Prometeu i tregon Korit të Oqeanideve se do të vijë një ditë kur Zeusi do të përmbyset. Ato nuk mund të përfytyrojnë një gjë të tillë: S'ke frike që lëshon të tilla fjalë? Prometeu që e ndjen se Kori trembet para tiranisë së Zeusit, me ironi i thotë që le t'i lutet e le ta lajkatojë Zeusin tani që ka pushtet, kurse sa për vete: … për asgjë s'çaj kokën, aq me pak për Zeusin.
Në këto e sipër vjen Hermesi, që kërkon t'i shkëpusë heroit të fshehtën për të ardhmen e Zeusit. Ky është shërbëtori më servil dhe më i pamëshirshëm i tiranit.


HERMESI

Me ty, o dhelpër, tallës e përbuzës,
me ty, o tradhtar i perëdive,
me ty, që pasurove njerëzit e vdekshëm,
me ty, hajdut i zjarrit të hyjnive,
me ty po flas! Im at' i madh kryezot
në qiell, të urdhëron çdo gjë që llape
për dasmën, që do ta rrëzoj nga froni,
shpejt t'ia tregosh haptazi, pa fshehur gjë.
Fol qartë, Promete dhe pa enigma!
Mos më shtrëngo të bëj dy herë rrugën.
Nuk zbutet Zeusi me kokëfortësi!

PROMETEU

Sa fort i shkokërka një gju' e lartë
prej mburraveci një lakejeje të bindur
të Perëndive! Eh, t'rinj në moshë,
të rinj' e në pushtet, mos ju pandehni
sa tërë jetën e jetës pa trazira
do të banoni në pallat qiellor?
S'i patë dy tiranët e tjerë
se si u rrokullisën posht' nga froni?
Do shoh si përmbyset dhe të tretin.
ai që sundon tani në qiell do bjerë
me shpejt dhe më me turp sesa të tjerët.
Mos vall' kujton se trembem dhe përulem
përpara hyjve të tu të rinj?
Shiko se po gabon. S'më njihke mirë!
Vër majat nga ke thembrat! Mbathja shpejt
nga erdhe! Kjo është përgjigja ime,
mos prit më shumë. Nuk të them asgjë.

Hermesi përdor të gjitha mënyrat për t'ia arritur qëllimit të tij, duke përsëritur kërcënimin dhe hipokrizinë. Edhe Kori i Oqeanideve, të cilat vërtet e mëshirojnë heroin, o e quajnë gabim veprën e tij, e këshillojnë të bindet:

PROMETEU

Cdo gjë që tha ky lajmëtar
e dija mirë, e parashihja,
por si armik të të trajtojë
armiku, s'është aspak për turp.
Hë, përvëloni me zjarr rrufesh,
me vetëtim, shkrep, qëllomë!
Me zhurmë, britma dhe potere
ti tok' e qiell tmerr tronditi,
me bubullimë, er' e shqotë,
tallaze të egër, uturime,
ti ajër, tok' e det e shtilli,
mbi yje shtjella marrt' përpjetë.
Dhe në skëterrë trupin hidhma,
m'u në Tartar, mu në humnerë.
Në ferr të zi si trup të vdekur
me dorën hekur, fat, vërtitem!
Por vetëm trupin tim të mjerë,
se kurrë, kurrë un' nuk vdes!

HERMESI

Nga dëshpërimi flet përçart,
urrejtj' e zezë e zemërimi.
Mbërthyer nga tmerr përmbi shkëmbinj
s'e mbyllka gojën i shkalluari.
I lirë ky sikur të ishte
ku mendj' e shthurrur kish arrirë?
Por ju, që keq ju vjen për të,
largohuni shpejt nga ky vend;
që mendja juaj mos të shakallojë,
kur të godas' rrufe e zeusit!

Me fjalët e Prometeut bëhet gjithnjë e më e qartë qëndresa e tij titanike. Hermesi mbasi është i bindur se nuk mund të bëjë asgjë, i lajmëron nimfat oqeanide të largohen që aty, që mendja e tyre të mos shkalloj,. "Kur të godasë rrufe e Zeusit".
Kori i Oqeanideve e quan vepër të ulët të braktisë mikun në fatkeqësi.


KORI

Me mua flit me tjetër gjuhë
dhe mos më jep të tilla mend,
ato nuk zenë vend tek une!
Më the një fjalë fyese shumë!
Jo, kurrë nuk mund t'më shtysh
të bëj një poshtërsi të tillë!
Sepse jam gati un' gjithmonë
çdo short të zi me të ta vuaj.
Po , jam mësuar gjithë jetën
që pabesinë ta kem pështirë.
S'njoh unë ves më të shëmtuar,
më të poshtër, se tradhëtinë!

HERMESI

Por mos harroni çfar' ju thashë,
as mos mallkoni fatin tuaj,
kur dallgë dhembjesh t'u godasë,
mos u rropatni, as mos më thoni
se gjoja zeusi krejt pa pritur
ju pat qëlluar me flak' e zjarr.
Ju në humner' u hodhët vetë.
Vet' u gremisët në skëterrë.
Në befasi askush s'ju zuri,

pasi askush s'ju ngriti juve.
Me dashjen tuaj rrjetën endet,
në rrjet të fatit zunë veten.

Hermesi më në fund largohet. Prometeu po e ndien se paralajmërimi i Hermesit po bëhet realitet.


PROMETEU

S'qënkan fjalë boshe, se me të vërtetë
toka më rrëmet po trandet(9) e dridhet.
Oshëtijnë bubullimat me gjëmime,
gjarpërojnë rrufetë me vetëtima,
gjuhë flakë zigzag bëjnë nëpër qiell,
flakërimat verbojnë do gjë përqark!
Era pluhurin rrugës ngre në ajër,
shqota ulërin, vërshëllen me lemeri!
Shotë me shqotë po përpalsen, po përleshen
tok' e qiell e çdo gjë u përie në botë!(10)
ja, ç'furtunë dërgoi zeusi i tërbuar
për të më ndëshkuar, për të më përkulur!
Shih, o mëmë tokë.
E nderura nënë,
shih eter i shenjtë
që më ndrite botën
skaj me skaj pështjell,
shihni si po vuaj
krejt pa pasur faj!



Prometeu i Mbërthyer (shpjegues)

1. Hera, gruaja e Zeusit, nga xhelozia e kishte shndërruar Ion në mëshqerrë.


2. Skithia - vend në veri të Detit të Zi. Prometeun e mbërthejnë në një mal të Skithisë.


3. Zot' i ri - Zeusi, biri i Kronit dhe i Reas. Kur u rrit, Zeusi u ngrit kundër të atit, Kronit, dhe i mori pushtetin. Kështu Zeusi sundoi mbi të gjithë perënditë dhe njerëzit.


4. Atlanti ose Atlasi. Sipas legjendës, për pjesërmarrjen në luftën e titanëve kundër Zeusit, ky i fundit e dënoi Atlantin që të mbante qiellin mbi shpatullat e tij. Këndej vjen edhe fjala atlas në gjeografi, që është një lloj libri i vetëm me harta gjeografike.


5. Muzat ishin vajzat e Zeusit e të Mnemozienës. Ato ishin nëntë dhe mbronin degë të ndryshme të artit dhe të diturisë. Klioja historinë, Efterpi mbronte poezinë lirike dhe muzikën. Melpomeni - tragjedinë, Talia - komedinë, Tepsiora - valën, Eratoja - poezinë erotike, Polihimnia - himnin, Urania - astronominë dhe Kaliopi - poezinë epike.


6. Në botëkuptimin e grekëve të lashtë, fati ishte fuqia që qëndronte mbi gjithçka, mbi vetë hyjnitë.


7. Moirat - tri hyjnesha që kishin në dorë fatin e njerëzve dhe të vetë perëndive. Në dritën e një llambe ato endnin në heshtje fillin e fatit të njeriut. Ato krahasohen në mitologjinë shqiptare me Fatitë, tri vashat e fatit, që endnin pëlhurën e jetës për secilin. Sipas tregimeve popullore shqiptare, Fatitë vinin te djepi i foshnjes natën e tretë të lindjes dhe përcaktonin fatin e tij.


8. Erinitë - hyjnesha të hakmarrjes.


9. Trandet - tronditet.


10. Vini re përshkrimin e bukur e dramatik që Eskili vë në gojën e Prometeut. C'funksion kanë këto dukuri të natyrës, që është ngritur peshë, ç'ka dashur të tregojë me këtë përshkrim?

Sofokliu



Sofokliu, së bashku me Eskilin dhe Euripidin, janë tre poetët më të mëdhenj të tragjedisë greke. Jetoi në periudhën e lulëzimit të qytetit-shtet të Athinës.
Lindi më 497 para erës së rè, në një fshat piktoresk afër Athinës, në Kolonë, bukuritë e të cilit i këndoi me frymëzim në vargjet e tragjedisë së tij të fundit "Edipi në Kolonë": "Kolona dritëplotë/ ku zëëmbël bilbil/ këndon në pyllin gjetheblertë,/ ku fryn me gaz flladi i freskët,/ edhe hardhia, dhunti e Bakut/ fruta të bollshme na sjell". Që i ri, Sofokliu mori një edukatë shumë të mirë në pregatitjen fizike dhe mendore, ashtu siç e kërkonte tradita e epokës. Për bukurinë fizike dhe aftësitë e tij muzikore e letrare, në moshën 17 vjeçare u zgjodh të drejtonte korin e të rinjve që do të këndonte me rastin e fitores së grekëve kundër ushtrisë përse pranë ishullit të Salaminës, në vitin 480. Kjo, dhe fitore të tjera përpara dhe pas luftës së Salaminës, betejat kundër dërgatave të njëpasnjëshme ushtarake të monarkisë përse, ngritën lart shpirin e popullit të vogël trim e liridashës të Athinës dhe zgjuan vetëdijen e tij për nevojën e bashkimit, në mbrojtje të çështjes së përbashkët për ta ndier veten si një forcë e vetme politike e kulturore.
Sofokliu mori pjesë në konkurset tradicionale më tepër se njezet herë, tetëmbëdhjetë herë zuri vendin e parë dhe më të rrallë të dytin, asnjëherë vendin e tretë. Nuk udhëtoi kurrë jashtë atdheut të tij, Atikës, që e donte aq shumë sa që shtyu çdo lloj ftese që i bënin sundimtarët e ndryshëm për ta pasur në oborret e tyre.
Pas shfaqjes së tragjedisë "Antigona" në vitin 442, Sofokliu u bë kaq i njohur dhe i dashur, saqë u zgjodh midis strategëve, së bashku me udhëheqësin e shtetit të Athinës, Perikliun, për të drejtuar flotën athinase kundër ishullit Samos. Por gjatë kësaj dërgate poeti nuk u shqua si strateg. Madje edhe vetë e pranonte se nuk kishte aftësi të veçanta në punët e luftës dhe të politikës.
Sofokliu pëlqeu më tepër t'i kushtohej dijes dhe artit, të ruante qetësinë shpirtërore, larg joshjes për të marrë ofiqe politike. Me mendje të freskët e të kthjellët ai jetoi 91 vjet. Vdiq më 406 para erës së Re. (1)



Veprat

Sofokliu ka qenë poet shumë pjellor. Siç dëshmojnë autorët antikë, ai shkroi rreth 123 tragjedi, nga të cilat kanë mbetur shtatë të plota, si dhe drama satirike "Ihneutet" (Kërkuesit e gjurmëve). Edhe nga kjo dramë kanë humbur shumë vargje.
Të shtatë tragjeditë e humbura sipas redit kohor kur janë shkruar janë: "Ajaksi", "Antigona", "Edipi në Kolonë". Nga të 115 veprat, nga të cilat njihen vetëm titujt, kanë mbetur diçka më shumë se një mijë fragmente. Të gjithë subjektet e tragjedive dhe të dramave satirike, Sofokliu i ka marrë nga mitologjia dhe legjendat e ndryshme. Burim i pashterrur, si për shkrimtarët e tjerë, dhe për Sofokliun, janë poemat e Homerit.

AJAKSI. Tragjedia "Ajaksi" ka në themel të saj ngjarjen e njohur në këngën XI të "Odisesë"(2) . Ajaks Telamoni, heroi më i fortë pas Ajaksit në luftën e Trojës, është fyer rëndë nga prijësit grekë Agamemnoni dhe Menelau, sepse armët e Akilit nuk ia dhanë atij, por Odiseut. i tërbuar nga kjo padrejtësi, mendon të bëjë kërdinë tek ata që ia patën me të pabesë. Hyjnesha Atenë, e çmend Ajaksin, i cili në valën e marrëzisë, sulet mbi një kope bagëtish duke e mbytur dheun me gjak. Mbasi vjen në vete dhe bëhet i vetëdijshëm për veprën e tij qesharake, hidhet mbi shpatën e tij dhe gjen vdekjen. Jeta pa nder dhe lavdi, për të vazhdon tani midis vëllait të heroit, Teukrit, dhe dy Atridëve, Menelaut dhe Agamemnonit, lidhur me varrosjen e tij. Të dy vëllezërit Atridë ngrihen kundër Teukrit që bën çmos të varrosë të vëllanë, Ajaksin. Lëmshi zgjidhet me ndërhyrjen e Odiseut, i cili lejon që kundërshtari i ardhjes për atë që e çmonte së tepërmi: "Ndër Argiet,/ q'erdhnë në trojë, pas Akileut/ s'kam parë burrë më trim se ky".

EDIPI MBRET. Tragjedia sa madhështore aq edhe komplekse në shtjellimin e linjës së subjektit është "Edipi mbret". Në këtë vepër poeti trajton problemin e fatit të paracaktuar dhe përpjekjet njerëzore për të mënjanuar atë. Pasojat e fatit të mbretit të Tebës, Llait, do të rëndojnë mbi fatin e djalit të tij Edipit, dhe në atë të fëmijëve të tij. Kjo vazhdë fatkeqësish që bie mbi një familje të tërë, do të tregohet edhe në dy tragjeditë e tjera, te "Antigona" dhe "Epidi në Kolonë" të cilat krijojnë me tragjedinë e parë"Epidi mbret" një lidhje shumë të ngushtë.
Sipas orakullit, intrepretuesit në tokë të vullnetit të perëndive, Edipit i ishte paracaktuar një fat i rëndë, të vriste të atin e të martohej me të ëmën, Jokastën. Ky njeri kaq i mirë, i cili mishëron idealin e sundimtarit të drejtë e të urtë që i sjell kaq të mira atdheut të tij Tebës, kryen në mënyrë të pavetëdijshme krime të tmerrshme. Por Edipi nuk rri duarlidhur, vepron për t'ia nështruar fatin vullnetit të tij. Kjo fle për optimizimin dhe besimin e heroit në forcat e veta, dhe kjo përbën shtratin e tragjedisë, e cila mbart një ide kaq përparimtare dhe të guximshme për atë kohë: luftën kundër fatit.

EDIPI NË KOLONË. Pas verbimit të tij, fati i Edipit më tej trajtohet në tragjedinë "Edipi në kolonë" ai largohet nga teba për të gjetur strehimin e tij të fundit në kolonë, në vendlindjen e Sofokliut.
Mbreti i Tebës, Kreonti, kërkon të kthejë Edipin në qytetin e tij, sepse sipas profecisë së orakullit, vendi ku do të vdiste Edipi, do të bëhej i lumtur e i begatë. Por Edipi nuk largohet nga ai vend, mbreti i të cilit, Tezeu, e priti me aq bujari.
Skenat që pasojnë e bën gjithnjë më të bukura e më prekëse. Edipi, i lajmëruar nga Zeusi se i ka ardhur fundi, i shoqëruar nga Tezeu dhe i ndjekur nga sytë plot lot të qytetarëve që e shikojnë për herë të fundit, niset drejt pyllit të shenjtë të Eumenideve. Aty mbaron me një vdekje të çuditëshme. Zhduket papandehur për çudinë e të gjithëve. Epidin e thirrën në gjirin e tyre perënditë. i martirizuar prej tyre, ai tani shpërblehet për të gjitha vuajtjet që hoqi." Kjo është një sfidë e dhimbshme kundër atyre fuqive që e drejtojnë fatin e njeriut në mënyrë të egër e tekanjoze.

ELEKTRA. Një tjetër vepër e shquar është tragjedia "Elektra", subjekti i së cilës është marrë nga cikli mitologjik mbi Atridët. Ngjarjet e tragjedisë shtjellohen në situata të ngjashme të "Koeforeve" të Esikilit: në të dyja veprat Oresti rritet e bëhet burrë në dhè të huaj. Ai është vazhdimisht i shoqëruar nga miku i tij besnik Piladi. Tek të dy tragjeditë Oresti vë në provë të motrën duke iu shfaqur në fillim si i huaj, pastaj ndodh çasti i rinjohjes. Por secili nga këta dy poetë të mëdhenj ka vënë në vepër vulën e personalitetit të tij si artist. Ndërsa te Eskili rolin kryesor e ka Oresti, Sofokliu vë motrën e tij, Elektrën, në qendër të vëmendjes. Oresti nuk është veç krahu, shpirti është e motra. Të dy janë të vendosur dhe s'kanë asnjë luhatje në çastin kur ngren dorën dhe vrasin nënën e tyre, Klitemnestrën.
Elektra është shumë e afërt me Antigonën për nga foca e vullnetit, nga vendosmëria për të kryer atë detyre që ajo e quan të shenjtë.

TRAHINIET. Kjo tragjedi nga njëra anë i thurr himn madhështor ndjenjës fisnike të dashurisë, nga ana tjetër ngre një problem të rëndësishëm shoqëror fatin e dhimbshëm të gruas në Greqinë e lashtë. Burri i lejonte vetes gjithçka që nuk ia lejonte gruas së tij, nga e cila kërkonte besnikëri dhe nënshtrim.
Sofokliu erdhi në letërsi si një risitar i shquar. Nga risitë që solli poeti në dramaturgjinë greke, rëndësi të veçantë ka futja e aktorit të tretë në skenë. Kjo bëri që të zvogëlohet roli i korit dhe tragjedia të çlirohet nga fryma e saj e dikurshme si kanate. Pjesëmarrja e njëkohëshme e tre aktorëve në skenë i dha veprimit dramatik më tepër hapësire e tendosje. Kjo risi që solli Sofokliu, u huazua edhe nga bashkëkohësi i tij Eskili në trilogjinë "Orestia".
Arti i Sofokliut dallohet për vizatimin e karaktereve sa të fuqishme, aq edhe të natyrshme e njerëzore, për vendosjen e konfliktit në situata të mprehta e befasuese, për krijimin me mjeshtëri të linjave dhe episodeve që lidhen natyrshëm me nyjen kryesore të veprimit.
Në tragjeditë e Sofokliut ndërthuren në një shtrat të përbashkët notat epike monumentale me lirizmin e hollë të ndjenjave të brishta e të bukura të njeriut. Komediorafi i madh Aristofani, në veprën e tij "Paqja" duke kënduar të mirat që ajo i sjell njerëzimit, shikon te Sofokliu edhe anën lirike të veprës së tij: "Po kjo mban erë fruta vjeshtarake,/ gaz mysafirësh, qejfe Dionisiane/, fyej, mëllenja, këngë sofokliane".
Tragjeditë e Sofokliut, janë burim i pasur për të njohur shqetësimet dhe idealet që e frymëzuan poetin për të shënuar një nga kulmet më të lartë në dramaturgjinë botërore.



Antigona (analizë)

Është tragjedia e tretë në vazhdimësi kohore, me temë nga cikli mitologjik teban. Ajo nis aty ku mbaron vepra e Eskilit "Të shtatët kundër Tebës". Mbas vrasjes së dy vëllezërve Eteoklit dhe Polinikut në dyluftim me njëri-tjetrin, në Tebë bëhet mbret Kreonti. Ky jep urdhër që Poliniku dhe të tjerët që luftuan kundër atdheut, të mos varrosen, këtu zë fill konfliki ndërmjet Antigonës që mbron ligjet e pashkruara të ndërgjegjjes, të lidhjes së gjakut me të vëllanë, dhe Kreontit, që mbron ligjet e shkruara të shtetit. Urdhërit të Kreontit se do të dënojë me vdekje cilindo që do të guxojë të varrosë Polinikun e shpallur tradhtar, i kundërvihet Antigona, e cila, pa marrë parasysh asgjë, e varros të vëllanë. Kreonti, duke mbajtur në duar trupin e djalit të tij të vrarë, dhe dërrmuar shprtërisht e në valën e dëshpërimit, i lutet vdekjes ta marrë.
Për të kuptuar rëndësinë e konfliktit në tragjedinë "Antigona", duhet pasur parasysh mendësia e botës së lashtë, për të cilën të varrosje të vdekurin ishte një detyrë e shenjtë fetare, përndryshe shpirti i tij do të endej poshtë e lart pa gjetur kurrë prehje. Moment tjetër në këtë çështje është detyra familjare, dashuria e motrës për të vellanë.
Por edhe Kreonti si sundimtar ka të drejtë të kërkojë nga qytetarët të nderohen dhe të ruhen rregullat dhe ligjet e shtetit. Nga ky këndvështrim e dënon tradhëtinë ndaj atdheut. Jo rrallë kori në tragjedi e qorton Antigonën për vendimin që ka marrë, por më shumë dënon Kreontin. Hemoni i thotë të atit se populli mban anën e Antigonës. Kreonti i përgjigjet të birit me kryeneçësi: "Mos vallë populli kërkon/ të më imponojë vullnetin?". Sofokliu në këto fjalë shikon te Kreonti një mbret autokrat dhe tiran, një sundimtar arrogant që shkel me këmbë mendimet dhe ndjenjat e shenjta të qyetetarëve. Kreonti nuk është sundimtari që i përgjigjet frymës demokratike të epokës kur jetoi poeti.
Sofokliu është për ruajtjen dhe nderimin e ligjeve të shkruara shtetërore, por në atë kufi sa të mos cënojnë ligjet e pashkruara morale e zakonore, të rrënjosura thellë që së lashti në ndërgjegjen e njerëzve.



Antigona (pjesa e parë)

Tragjedia fillon me një bashkëbisedim midis Ismenës dhe Antigonës, e cila i tregon së motrës për vendimin që ka marrë Kreonti.

Antigona

Nga të dy vëllezërit, njërin e nderoi
me varrim Kreonti, kurse tjetrin jo!
Për Eteoklin thonë se dha urdhër,
që në dhè të kallet si e do e drejta,
ligjet e zakonet e qytetit tonë,
me qëllim q'ay të jet' nderuar,
ndër ata që vdiqnë dhe ndodhen te Hadi(3).
kurse për të shkretin Polinik q'i ra
mortja e shkretuar, shpalli në qytet
që asnjë qytetas të mos e varrosë
as të mos vajojë, as të mos qajë,
po mbi dhè ta lenë, si ushqim të ëmbël!
Për zogjtë që gjuajnë të gjejnë ushqim.
ja këto, si thonë, shpall Kreon'i mirë
për ty e për mua- dëgjon? - dhe për mua;
vjen këtu dhe vetë, që ta thotë qartë
për gjithë ata që s'kanë dëgjuar.
Dhe s'ka fjalë vetë; po kush do të bëjë
ndonjë nga këto do vritet me gurë
brenda në qytet. Ja kështu ësht' puna.
tani do tregosh, nëse je fisnike,
apo frikacake, ndonëse prej prindësh
të dëgjuar që rrjedh.

Antigona i kërkon Ismenës ta ndihmojë për të varrosur Polinikun, por kjo frikësohet. Antigona e varros vetë të vëllanë, Polinikun…



Antigona (pjesa e dytë)

Pas pak vjen një rojtar që lajmëron mbretin Kreont se dikush e kish varrosur të vdekurin… Pas bisedës ndërmjet rojtarit dhe Kreontit të tërbuar nga ajo që dëgjon, Sofokliu, duke marrë shkas nga guximi i Antigonës, hap një parantezë për të treguar madhështinë e njeriut:

KORI
Strofa I

Bota është plot çudira,
por çudia më e madhe
nga të gjitha është njeriu:
Ky, kur era fryn furishëm,
detin çan të shkumëzuar,
duke shkuar nëpër valët
që buçasin an'e mbanë:
Ky dhe Tokën më të lartë,
dhe nga perënditë vetë,
që s'po lodhet e s'po prishet,
vit për vit e përpunon
m'anë mushkash dhe kuajsh.

Antistrofë I

Bash ai është mendje-dreqi
që me rrjet'e pezaule
dhe shpendët mendje-lehtë
i rrethon dhe i zë
dhe kopenjt me kafshë t'egra,
si dhe gjith'ato që rrojnë
nëpër thellësitë e detit;
M'atë çpikje që ka bërë
posht i vë dhe i sundon
kafshë t'egra që banojnë
nëpër male, nëpër pyje;
edhe kalin e shtrëngon
t'ulë qafë qimegjatën
nënë zgjedhën dykulare,
si dhe demin malësor
që nga lodhja s'do t'ia dijë.

Strofë II

Vetë ky e ka mësuar
artin si të kuvendojë,
si të gjejë, të cfaqë mendime,
q'jan të shpejta mu si era,
të vendos e të ve ligje,
për të mbrojtur një qytet;
ky ka gjetur mjet shpëtimi
nga sëmundjet fort të rënda;
Vdekjen vetëm nuk e mundi
as që do ta mundë kurrë.

Antistrofë II

I pajisur me fuqi
të çpik' arte, mjeshtërira,
herë merr të keqen rrugë
herë prap atë të mirën.
Shpesh përzjen, ngatërron
ligjet e kësaj bote
me të drejtat hyjnore,
kur drejton ndonjë qytet,

Pasi e pikasin se ishte Antigona ajo që kishte varrosur Polinikun, rojtari e sjell atë përpara Kreontit.

KREONTI

(duke iu drejtuar Antigonës)

Eh, ti! Ti atje!
Ty të flas, të pyes: a do ta pohosh
se këto i bëre, apo i mohon?

ANTIGONA

Une vet'i bëra; nuk e mohoj.

KREONTI

(duke u kthyer nga Antigona)

Ti atje, më thuaj, pa e zgjatur shumë;
a e dinje çpalljen që ndalon të bësh
atë që ke bërë?

ANTIGONA

S'mund të mos e dinja; ishte e çpallur sheshit.

KREONTI
E pastaj guxove urdhërin tim ta shkelësh.


Antigona mbron me guxim të drejtën e saj, duke theksuar se ligjet që nderon ajo jan të lashta, kanë qenë e do të jenë përgjithmonë në zemrën e njerëzve.

ANTIGONA

Këto urdhëresa nuk i dha Zeusi;
edhe Drejtësia që banon te Hadi
nuk ka vënë ligje si këto të tuat;
as ndër mend se shkonja me ato që çpalle,
ti, njeri i vdekshëm do guxonje sheshit
të shkelësh të drejta, të drejtat e hyjve.
Të shkruara s'janë - është e vërtetë, -
po në gjithë botën s'ka asnjë fuqi
që të mundë t'i tunde, t'i rrëzojë, t'i prishë.
Këto s'janë gjëra që u shfaqnë dje,
as do jenë vetëm për sot e për nesër;
forca e atyre do ngelë përjetë
dhe nga kanë ardhur, nuk e di askush.
këto pra të drejta s'ka njeri në botë
që të më shtrëngojë t'i marr nëpër këmbë
dhe pastaj nga hyjnitë të dënohem keq.
Dinja që më parë, pa e çpallur ti,
se më priste vdekja.
…………………………..
Unë asnjë dhembje s'ndjej për këtë fat,
dhembje do të kisha po të mos varrosnja
tim vëlla, të cilin bash ajo e lindi
që më lind'e mua

KORI

Duket vajz, e egër, prej ati të egër,
s'ditka të përulet para çdo rreziku,
………………………….

KREONTI (korit)

Po ti e di mirë se një shpirt krenar
bjen dhe shpejt rrëzohet, dhe m'i forti hekur
sikundr'e ke pra ku prej zjarrit digjet,
çahet edhe thyhet. A s'ke vënë frè te goja
mbahen edhe zbuten? Një njeri që është
rob i ndonjë tjetri kurrë të mos mburret.
Kjo edhe ahere mua më përbuzte,
kur i shkelte urdhërat që i kisha dhënë,
e tashti po tallet me këtë që bëri.
Burrë para a'jam unë burrë a qënka kjo,
në bëftë pas qejfit dhe pa u dënuar.

ANTIGONA

Këtë e pëlqejnë dhe këta këtu,(4)
bile do ta thoshin vetë ata me gojë,
po të mund të flisnin si njerëz të lirë.
Se përveç të tjerash që gëzon tirani,
ka edhe lirinë të flas'e të bëjë
ç'do që dëshiron.(5)



Antigona (pjesa e tretë)

I fejuari i Antigonës, Hemoni, i thotë të atit, Kreontit, të heqë dorë nga kokëfortësia, sepse tërë qyteti është me Antigonën.

HEMONI

Hyjtë, o im atë, njerëzve u dhanë
mendjen q'është m'e vyer se çdo gjë në botë.
Unë nuk mundem, as edhe nuk e di
që të them se fjalët e babait tim
nuk janë të drejta, mirë po e drejta
si nuk mund të gjendet edhe tek një tjetër?
Unë, si yt bir, e kam për detyrë
të vëzhgoj, të sillem edhe të përgjoj
ç'thonë kundër teje njerëzit e qytetit,
ç'farë bëjnë vallë, c'far' ankimesh kanë;
Sepse, o im atë,
syri yt tmerronjës nuk i le të thonë
fjalë të këtilla që ty s't'i ka ënda.
Lehtë është për mua të dëgjoj në t'errët
si për këtë vajzë qan qytet'i gjithë,
asnjë faj kësaj nuk i ngarkojnë,
po nga gjithë gratë, thonë, vetëm kjo
do të gjejë vdekje të shëmtuar fort,
vetëm se ka bërë punë të lavdishme,
mbasi të vëllanë që u vra në luftë
nuk e la të mbetet krejt i pavarrosur,
që ta hanë qentë, qentë edhe shpendët.
Pra një vajz e tillë - thonë qytetarët -
Si nuk meriton një nderim të madh?


KREONTI

Si? Qyteti mua do më mësojë
se si të sundoj?

HEMONI

Ja tashti s'ke folur si një dja'i ri?

Kronoti

Këtu kush jep urdhëra? Un' a ndonjë tjetër?

HEMONI

Mos qyteti është pron'e një njeriu?

KREONTI

Or shumë i dobët, i bën gjyq t'yt eti?

HEMONI

S'e sheh që gabon dhe nuk je i drejtë.

Kreonti

Gaboj pse nderoj praimet e mia?

HEMONI

Jo, sepse i shkel të drejtat e hyjve.
………………………………..

ANTIGONA
Strofë I

Shih-më-ni o qytetarë,
ju t'atdheut stërgjyshor!
Her' e fundit është kjo
që po shkoj në këtë udhë.
ja sot për të fundit herë
po e shoh dritën e diellit,
që s'kam për ta parë më;
sepse Hadi që çel dyert
për të gjithë njerëzinë,
po me shpie mua të gjallë
për në buzë t'Akerontit,
mua që martesë s'pashë,
që s'dëgjova të buçasin
këngë dasme rrotull meje,
që do marr për burrë eh!
Akerontin, un'e shkreta.

KORI

Ti në këtë shpellë,
ku të gjithë nisen,
njerëzit e vdekur,
po zbret e nderuar,
zbret e lavdëruar;
s'të pushtoi lëngata,
s'të ka prerë shpata;
vetëm ti nga gjithë
njerëzit e vdekshëm
shkon te Hadi drejt,
shkon e gjall'e, lirë.



Antigona (pjesa e katërt)

Pas vdekjes së saj, i fejuari, Hemoni vret veten.

Lajmëtari:

"Hemoni u vra, jo prej dore t'huaj".

KORI:

"Vet' e vrau veten, apo dor'e t'et?".

LAJMETARI:

"Vet'e vrau veten, se ish zemëruar/ kundër atit tij për vrasjen e vajzës".


E ëma, Eridika, kur merr vesh këtë lajm të kobshëm, vret edhe ajo veten. Kreonti, i goditur nga tërë këto mjerime që i ranë mbi krye i dërmuar shpirtërisht, mallkon fatin e tij dhe kërkon vdekjen.


KREONTI

Merrmëni,
hidhmëni!
Jam njeri
që s'vlej gjë.
I mjeri unë!
Unë pa dashje
të dy ju vrava;
Ty biri im, ti grua ime!
I mjeri unë!
S'di nga të kthehem

të gjitha ç'kisha
m'iknë prej duarsh!
Një fat i keq
më ra në kokë!

Tragjedia mbyllet me një mendim të mençur të korit, që sintetizon kuptimin e veprës:

KORI

Gjëja më e parë për të qen' i lumtur
është vërtetë urtia. Hyjtë dhe hyjnorët
duhen respektuar fjalët e mëdha
me plagët e rënda q'i sjellin krenarit
ia mësojn' urtin, po në pleqëri.



Shpjegues

1. Gojëdhëna rrëfen se Jofonti, djali plangrishës i poetit, nga frika se i ati do t'i linte trashëgim pasurinë nipit të tij, Sofokliut të ri, të cilin Sofokliu plak e donte shumë, ngriti kundër të atit një padijë gjygjësore me preteksin se i ati kishte roitur nga trutë dhe nuk ishte në gjendje të gjykonte si duhej. Poeti paskish thënë në gjyq: "Në qoftë se jam Sofokli, nuk kam rrjedhur nga trutë, në qoftë se kam rrjedhur nga trutë, nuk jam Sofokliu." Dhe për t'i bindur gjyqtarët se ishte ende i madh, Sofokliu paskish lexuar para tyre disa vargje nga tragjedia ende e pashfaqur "Edipi në Kolonë", që i befasoi të gjithë me bukurinë e saj.

2. në vargjet që do të rrjedhin më poshtë.

3. Hadi, bota e përtejme.
4. Ky varg do të thotë se veprën e Antigonës e pëlqen edhe Kori.
5. Në fjalët e Antigonës sintetizohen tiparet e Kreontit si tiran.

Aristofani



Aristofani ka Lindur në Athinë aty nga viti 445, p.e.r. Si për shumë autorë të antikitetit, edhe për këtë komediograf të madh shumë pak gjëra dihen rreth jetës së tij. Shkroi 44 komedi nga të cilat kanë arritur vetëm 11. Këto sipas rendit kohor janë: "Aharnianet", "Kalorësit", "Retë", "Grerëzat", "Paqja", "Zogjtë", "Lisistrata", "Thsmoforiet", "Bretkostat", "Gratë në parlament" dhe "Pluti". Këto 11 komedi të plota janë e vetmja trashëgimi që hedh paksa dritë mbi rrugën e zhvillimit të komediografisë klasike greke, e cila njohu mbi 150 autorë me rreth 900 komedi, nga të cilat kanë mbetur vetëm emrat, titujt dhe fragmente të shkëputura.
Aristofani jetoi dhe krijoi në periudhën kur filloi të ndihej kriza ekononike dhe ideologjike në strukturën e shtetit demokratik skllavopronar. Shtimi dhe përqëndrimi i pronës së madhe private në duart e skllavopronarëve solli me vete varfëimin e zejtarëve, të fshatarësisë së mesme e të varfër, me një fjalë të masave të gjera të prodhuesëve të vegjël.
Shprehje e gjallë e krizës së thellë nëpër të cilën po kalonte mbarë Greqia, ishte lufta e Peloponezit midis Athinës dhe Spartës që nisi në vitin 431 dhe mbaroi në vitin 404 para erës së re. Kjo luftë e gjatë, përfundimi i të cilës do t'i siguronte njerës nga të dy palët hegjemoninë(1) mbi mbarë vendin, solli shkatërrime të mëdha në ekonomi e në njerëz. Këtyre fatkeqësive iu shtuan edhe ato që solli epidemia e rëndë e murtajës, që ra në Athinë aty nga fillimi i luftës e që shfarosi një të tretën e popullsisë. Lufta, ku ngrihej greku kundër grekut, ngjarjet e tjera të kobshme, sëmundjet, shkaktuan një fare rënie shpirtërore dhe indiferentizëm te qytetarët ndaj jetës politike e shoqërore.



Komeditë

Ky realitet historik, plot trazira e shqetësime u pasyrua me forcë të madhe goditëse në komeditë e shkëlqyera të Aristofanit. Sulmet e tij kundër shoqërisë së kohës nuk duhen marrë si sulme kundër rendit demokratik. Autori demaskon me satirën e tij të fuqishme përfaqësuesit e padenjë të këtij rendi që fshihen pas parullave demokratike; këta janë nënpunësit e pandërgjegjshëm që grabisin arkën e shtetit, demagogët(2) që shfrytëzojnë besimin e popullit, oratorët e shitur, filozofët llafazanë që merren me gjëra pa vlerë dhe me teoritë e tyre edukojnë keq rininë. Duke u nisur nga këto vrojtime që nxjerr nga realiteti i kohës së tij, Aristofani kujton me nostalgji kohët e dikurshme të virtytit e të heroizmit, kur qytetarët luftonin me vetmohim për të mbrojtur atdheun nga sulmet e hordhive të huaja që vinin diku larg nga Azia.
Degjenerimin moral të shoqërisë poeti e gjen me shumë në qytetin grek, ku vërtitet turma e parazitëve, mashtruesëve, demagogëve që orvaten të tërheqin pas vetes për qëllimet e tyre politike njerëzit naïvë ose edhe të tjerë që kërkojnë të nxjerrin ndonjë përfitim nga rrethanat që u krijohen.
Problemi i edukimit të rinisë me normat e moralit të shëndoshë tradicional zë vend të dukeshëm në komendinë. "Retë", një nga veprat më të bukura të Aristofanit. Fshatari Strepsiad, i shkatërruar ekomomikisht nga i biri, i edukuar keq prej së ëmës, shkon në "mendimtoren" e filozofit sokrat për të mësuar artin e gënjeshtrës. Fillon mësimi: plaku kërkon të mësojë mënyrën si të mos të paguajë borxhet; por, meqë s'i hyn asgjë në kokë, e dëbojnë nga "mendimtorja". Dërgon atëherë të birin, i cili përvetëson mirë dhe me lehtësi të gjitha mësimet. Kthehet në shtëpi, i aftë tanimë të përcjellë duarbosh të gjithë ata që i trokasin në derë për t'i kërkuar borxhet. Por i biri duke menduar se arsyeja qëndron gjithnjë në anën e tij, arrin deri atje sa të rrahë të atin dhe të kërcënojë të ëmën. Strepsiadi i zhgënjyer nga kjo lloj edukate e të birit, me kurrizin që i dhemb ende nga dajaku, shkon dhe i ve zjarrin "mendimtores" së mallkuar.
Komedia "Retë" është e pasur në personazhe e situata komike, të përshkruara nga një ironi e hollë qesëndisëse.
Vetë titulli i komedisë priret të tregojë se doktrina filozofike e Sokratit u ngjan reve, që e ndryshojnë formën sipas erërave që fryjnë.
Një çështje e mprehtë që shqetëson Aristofanin është ajo e luftës dhe e paqes, që e ka trajtuar në komedinë e tij "Kalorësit", "Aharnianët". "Lisistrata" dhe "Paqja". Në to është vënë në shenjë të goditjes së tij satirike lufta e gjatë dhe e kobshme për hegjemoni midis qyteteve shtete greke, Lufta e Peloponezit. Në ndonjerën prej tyre ("Kalorësit") autori madje, vë në një pozitë komike edhe Demosin (popullin), i cili, i rrjedhur paksa nga trutë, hiqet për hunde nga demagogë të tillë si Paflagoni, që me genjeshtra dhe lajka, orvatet të nxjerrë fitime për vehte.
Në komedinë "Paqja" tregohet se si fshatari Trigje i dëshiruar për paqe, hipën në një lloj brumbulli shumë të madh dhe shkon në qiell për të liruar Paqen (Irenën), që luftëzënësit e kishin mbyllur në një guvë. Me ardhjen e paqes në tokë, jeta fillon të çelet; fshatarët, pjesa më e dëmtuar nga pasojat e luftës, nisin punën e tyre në arat e braktisura për kaq vjet me rradhë, dhe gëzojnë të mirat e prodhimeve që nxjerrin me djersë e mund. Kohës së tij, të mbarsur me luftra të vazhdueshme, Aristofani u kundërve kohët e para kur gjindja jetonte e qetë, secili shikonte punën e tij, nderonte dhe jetonte në harmoni me të tjerët. Komedinë e përshkon ndjenja e një malli të ëmbël për qetësinë fshatarake dhe gëzimin e punës paqësore, të cilat në kohën e tij i ka përpirë në vorbullën e saj ligësia:

Kujtoni ato kohë, o miq,
Kur paqja u falte begatinë,
Ato kepele varg me fiq,
Mushtin e ëmbël dhe mirsinë,
Lëndinëzën e lulëzuar,
Me vjollcat plot anës rrëkesë,
Ato ullinjtë e bekuar…


Në qendër të vëmendjes së komediografit të madh janë gjithnjë problemet politike. Ai shpërthen me një furi të pashembullt kundër gjithë shkaktarëve të luftës së Peloponezit, ku përplaseshin interesat e klasave sunduese të Spartës dhe Athinës. Shkaktarët kryesore të luftës për Aristofanin ishin demagogët që qëndronin në krye të partive politike, ku kishin arritur me dinakëritë e premtimet e bukura që i bënin popullit. Një nga këta kundër të cilit autori shfryn mllefin e tij satirik, është Kleoni, udhëheqësi i partisë radikale në Athinë. Te Kleoni, Aristofani sheh në rradhë të parë luftënxitësin dhe mbrojtësin e flaktë të prirjeve hegjemoniste të Athinës në rivalitet me Spartën. Në këtë vështrim e ka paraqitur autori Kleonin në komedinë e tij, "Kalorësit", "Grenzat" etj. Në "Kalorësit" tehun e satirës së tij Aristofani e drejton edhe kundër parlamentit të Athinës për paaftësi në drejtimin e jetës së vendit, për prirje luftënxitëse, duke u bërë kështu vegël, në duart e demagogëve. Me ngjyra të karikaturës dhe të groteskut e ka paraqitur poeti parlamentin edhe në komedinë "Aharnianët" dhe sidomos te "Gratë në parlament". Meqënëse burrat u treguan të paaftë të drejtojnë jetën e vendit, këtë radhë janë gratë që marrin fuqinë në parlament dhe bëjnë reforma që synojnë të zhdukin dallimet sociale dhe t'u vinë në ndihmë të varfërve. Por edhe këto reforma, të paraqitura në vepër me situata dhe efekte komike, mbetën në rrafshin e një ëndrre të bukur, se nuk zgjidhen asgjë. Gjendja mbeti po ajo që qe.
Aristofani është një komediograf thellësisht realist, por shpesh mban dhe qëndim romantik, ëndërrues për të gjetur zgjidhje qoftë dhe në fantazi apo në mënyrë utopike(3),
Për tërë ato probleme që e shqetësojnë lidhur me fatin e shoqërisë njerëzore, për tërë ato probleme që e shqetësojnë lidhur me fatin e shoqërisë njerëzore.
Në këtë frymë ka shkruar komeditë "Gratë në parlament", "Zogjtë", "Pluti".
Në komedinë "Zogjtë" dy qytetarë athinas, shkojnë të ndërtojnë një qytet midis qiellit dhe tokës për të jetuar në mes të zogjve që bëjnë jetë të qetë të shkujdesur. Poeti në këtë vepër është futur i tëri në botën e fantazisë, përmes së cilës ai vë në lojë një realitet konkret, Athinën dhe qytetarët e saj, disa prej të cilëve vrapojnë për në qytetin e ri për të ngatërruar e për të nxjerrë fitime.
Problemin e mprehtë shoqëror të ndarjes së padrejtë të pasurisë dhe të kontrasit midis të pasurve dhe të varfërve, Aristofani e ka trajtuar në komedinë "Pluti". Fshatari i varfër , Kremili, e shpie perëndinë e pasurisë Plutin, që ishte i verbër , te Askelepi, perëndia e shëndetit, i cili e shëron dhe i sjell pamjen. Pluti tani i sheh gabimet e rënda që kishte bërë dhe premton se këtej e tutje do të shkojë vetëm te njerëzit e mirë, punëtorë e të virtytshëm,
Zgjidhja utopike e problemit nuk e ka penguar Aristofanin të shohë veset dhe anët e errëta të shoqërisë së kohës, prirjen për t'u pasuruar me çdo lloj mënyre, pa marrë parasysh dëmin dhe të këqijat që ju shkaktojnë të tjerëve.
Aristofani, që për dyzet vjet me radhë dha me veprat e tij një pasqyrë të gjallë të jetës politike, shoqërore e ideologjike të Athinës midis shekullit V dhe IV para erës së re, është komediografi më i madh i antikitetit dhe një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohëve. Arti i tij shkëlqen nga fantazia e jashtëzakonshme në krijimin e situatave komike të trashura të karakterit të tyre deri në hiperbolë. Përdorimi i subjekteve dhe i situatave përrallore fantastike i ka dhënë dorë poetit që të verë në lojë e të satirizoje më me forcë, për të gjetur rrugëdalje të papritura me efekte komike.
Në komedinë e Aristofanit spikatin shpesh nota të theksuara të një lirizmi të hollë, dashuria për të bukurën, nostalgjia për natyrën e virgjër e të pamolepsur nga prapësite, për gëzimin e punës së bujkut, kontrasti midis realitetit dhe ëndrrës, midis asaj që është dhe asaj që duhet të jetë.(4)

Aristoteli


Aristoteli, një nga filozofët më të mëdhenj të të gjitha kohëve,lindi në Stragirë, qytet në bregdetin thrak në Greqi, në vitin 384 para erës së re.
Jetoi shumë kohë në Athinë, ku u edukua dhe mori mësimet e para të filozofisë në shkollën e filozofit të madh grek Platonit. Në vitin 342 shkoi në oborrin mbretëror të Maqedonisë, i ftuar nga mbreti Filip si mësues për djalin e tij Aleksandrin. Aty filozofi qëndoi shtatë vjet. Mësimet themelore që mori Aleskandri, mështeteshin në arrritjet e deriatëhershme të letërsisë, të filozofisë dhe të kulturës greke, por në mënyrë të veçantë në leximin e poemave të Homerit. Për këtë qëllim Aristoteli përgatiti për nxënësit e tij një botim të veçantë të poemave homerike. ë vitin 335 u kthye në Athinë, ku krijoi shkollën e njohur që u quajt shkolla peripatetike, mbase mësimet bëheshin jashtë në natyrë, në sheshin pranë tempullit të Apollonit.
Me vdekjen e Aleksandrit në vitin 323 para erës së re, Athina, e cila ndodhej nën hegjemoninë maqedonase, ngriti krye me shpresë se do të fitonte lirinë. Nisi tani një fushatë kundër Aristotelit nga armiqtë e tij, që e paditnin për lidhjet që ai vazhdonte të mbante me Maqedoninë. Kështu filozofi u detyua të largohej nga Athina dhe të shkonte në Kalkidë, qytet dhe port i Greqisë në ishullin Eube, ku vdiq më 322 para erës së re,në moshën 62 vjeçare.
Aristoteli, një nga mendjet më të ndritura dhe më të thella të të gjitha kohëve, shkroi mbi shumë probleme dhe nga më të ndryshmet. Me përjashtim të matematikës, lëroi të gjitha fushat e dijes, duke lënë politikën, shkencat e natyrës, artin etj.
Rreth 120 veprat e tij formojnë një lloj enciklopedie, ku përfshihen njohuri ga të gjitha fushat e diturisë. Në të gjitha veprat e Aristotelit të bie në sy dashuria për të mirën dhe të vërtetën. Megjithëse e adhuronte dhe e nderonte shumë mësuesin e tij, filozofin Platon, në mjaft pikëpamje filozofike dhe estetike nuk ishte në një mendje me të.. Në një nga veprat e tij thotë s'është e arsyeshme të kesh respekt për miqtë e të vërtetën. Por midis miqve dhe së vërtetës ështe gjë e shenjë të duash më shumë të vërtetën. Nga jo ide lindi më vonë dhe shprehja e njohur latine: Mik është Platoni, por mike më të madhe është e verteta.
Në mjaft nga veprat e tij Aristoteli e shikon letërsinë dhe artet si mjet me fuqi të madhe edukuese. Në veprën Poetika thotë se qytetarët duhet të merren me punë, të ruajnë paqen dhe të kryejnë vepra të doishme e të bukura. Në këtë vështrim rëndësi të veçantë i kushton filozofi edukimit të njeriut me muzikë dhe me arte të tjera, të cilat ushqejnë shpirtërisht dhe intelektualisht.



Poetika

Pikëpamjet e tij për artin e veçanërisht për poezinë, (epikën, lirikën dhe tragjedinë), Aristoteli i ka shfaqur në veprën e tij "Poetika", e cila ka arritur deri te ne në formë të cunguar. Por edhe me kaq mund të krijohet një ide e qartë mbi pikëpamjen estetike të filozofit dhe estetit të parë të madh të lashtësisë.
Teoria estetike e Aristotelit mbi poezinë (në kuptimin e gjerë të fjalës) është përfundim i një studimi të imtë i veprave të letërsise klasike greke dhe i mendimeve që patën dhënë të tjerët para tij mbi të bukurën, por që neve nuk na kanë arritur. "Poetika" mbetet monumenti më i rëndësishëm i mendimit estetik në periudhën klasike greke, Aty trajtohen çështjet kryesore të estetikës dhe të teorisë së artit, si: kuptimi i së bukurës, prejardhja e gjinive letrare dhe klasifikimi i tyre, marrëdhëniet e letërsisë me realitetin, parimet e vlerësimit artistik etj.
Aristoteli e ka quajtur veprën "Poetika", mbasi aty trajton probleme që kanë të bëjnë me të gjitha gjinitë letrare që shkruhen në vargje siç janë eposi, poezia lirike dhe poezia dramatike. Por nuk është thjesht vargu ai që e ka shtyrë filozofin e madh ta emërtojnë veprën kështu. Në radhë të parë është përmbajtja ajo që e dallon aritn e fjalës, poezinë në kuptimin e gjerë të fjalës, nga llojet e tjera të shkrimit.
Duke zbërthyer kuptimin dhe rëndësinë e artit, Aristoteli thotë se detyra e poetit është të flasë jo vetëm për atë që ka ndodhur në të vërtetë, por edhe për atë që mund të ndodhë, për atë që është e mundshme dhe e domosdoshme të ndodhë. Duke analizuar këtë mendim shumë të rëndësishëm, që pohon në thelb artin realist, nxjerrim si përfundim idenë e rëndësishmë se poezia, arti në përgjithësi pasqyron vërtet anët më thëlbësore të jetës, por nuk i jep ato thjesht ashtu sic janë, në formë të ngrirë statike, por në mënyrë krijuese, në lidhjet e tyre ë brendshme, në lëvizje dhe në zhvillim të vazhdueshëm. Në këtë vështrim, Aristoteli e quan poezinë dicka më filozofike dhe universale në krahasim me historinë që i tregon gjërat vetëm ashtu siç kanë ndodhur. Kështu duhet kuptuar mendimi shumë i rëndësishëm i aturoit, se "vepra artistike duhet ta tejkalojë modelin". Me fjalë të tjera, poeti, artisti nuk duhet të riprodhojë në mënyrë dokumentuese realitetin, por në bazë të analizës së dukurive të vecanta, të zbulojë dhe të përgjithësojë kuptimin e shkaqeve të tyre.
Vendin kryesor në veprën "Poetika" e zë teoria mbi tragjedinë. Në të flitet për zanafillën dhe zhvillimin historik të saj, duke sjellë shembuj nga vepra të tragjikëve të mëdhenj grekë. Interes të veçantë kanë mendimet e Aristotelit lidhur me ndikimin e tragjedisë në ndërgjegjen e njerëzve. Përmes tmerrit dhe dhembjes ajo i bën njerëzit më të mirë, duke i pastruar nga pasionet. Në këtë mënyrë spektatorët ose lexusit, përmes kënaqësisë estetike që ndjejnë duke parë e lexuar një tragjedi, lehtësohen dhe çlirohen shpirtërisht, ndjenjat e tyre fisnikërohen.
Që tragjedia të ushtrojë ndikim pastrues te spektatori, nuk duhet të ketë në qendër të saj heronj të lartë që kalojnë nga lumturia në fatkeqësi dhe anasjelltas. Me një fjalë heroi të jetë njeri i zakonshëm, jo i veçantë për nga virtyti dhe drejtësia, dhe që bie në fatkeqësi jo për shkak se është i prishur dhe me vese, por për shkak të ndonjë gabimi, në një kohë kur më parë gëzonte nder të madh dhe lumturi, sic është p.sh. Edipi ose personazhe të tjerë të këtij lloji.
Në këtë kapitull të veprës Aristoteli flet edhe për poezinë epike, për zanafillën e saj etj. E krahason gjininë epike me atë tragjike dhe vë në dukje çka i bashkon dhe çka i dallon ato nga njëra-tjetra. Sipas mendimit të Aristotelit poezia është një gjini më e hershme dhe më pak e përsosur se tragjedia e cila është më e koncentruar dhe ka fuqi më të madhe veprimi. Autori pohon se të gjithë elementet që ka epopeja i ka edhe tragjedia, kurse të gjithë elementët e tragjedisë nuk i gjejmë në epopenë. Përveç kësaj tragjedia është më e ngjeshur në veprim. Epopeja ka "një unitet më të pakët dhe kjo provohet nga fakti që prej cdo imitimi epik mund të dalin shumë tragjedira". Nga të gjitha vrojtimet që bën lidhur me këtë cështje, autori arrin në përfundimin se tragjedia qëndron më lart se epopeja.
Me "Poetikën" e tij Aristoteli krijoi një vepër që shquhet për thellësinë e analizës. Ajo hodhi themelet e mendimit estetik të mëvonshëm për shumë proleme teorike të letërsisë dhe veçanërisht të tragjedisë.

(Së shpejti del nga shtypi ky libër i Flori Bruqit(Antika greke),në edicionit e Shtëpisë botuese ,,Flomed",Prishtinë,2013).

2013-12-21

PER KOSOVEN DHE SHQIPERINE EUROPA NUK E HARRON KURVERINE


ZEF PERGEGA


…se shqiptaret e kosovaret e harruan Lahuten e Malesise, iu perveshen haremit, fitimit dhe porstitucionit politik, vetem per vete nje ciflik!

Ne pergjithesi shqiptaret e harrojne shpejt te keqen. Edhe pse temperamentin e kane te larte dhe gjaku u rrin i valuar ne deje, perseri e ndjekin pas karrocen e te keqes, duke i shtyre me brylla te drejtit ne mesin e tyre.
Po nuk harrojne francezet. Ata kurre nuk e harrojne deshtimin e Anzhuineve qe ne dyluftim me Gjergj Kastriotin Skenderbeun u perfshine ne nje lemeri te vertete dhe ne nje katastrofe historike. Fitorja i buzeqeshi mbretit Alfonco te Napolit, te cilit Heroi yne i shkoi ne ndihme. Po francezet nuk e harrojne kurre Ali Pashe Tepelenen, qe i sfidonte ne politike e ne tregti, madje edhe ne sigurimin e pashallekut te vet, ku nuk mund te hynte dhe as te dilte pa leje as edhe nje veze pule.
Keshtu ndodhi ne Uren e Ibrit, ku e kishin ne mbikqyrje francezet. U thane luftetareve dorzoni armet e shkoni ne parlament, pse te rrini ne llogore shkoni atje e mbani valigje ne vend te levoreve. Keni uje e keni dush, keni pare dhe makina, plot xhepi e takfina!
E c’ndodhi?! Serbet u grumulluan ne Veri. Moren ate qe nuk u takonte. Pushtetin edhe token…e lumi yne rrjedh gjak e eshtra. Me influencen franceze Europa krijoi idene e pajtimit te Veriut shqiptar, me serb te ngulitur, duke shmangur qellimisht kerkesen apo thirrjen e gjakut te heronjeve te Kosoves, qe Serbia te pranonte krimet monstruoze te bera ndaj popullit shqiptar. Trumcaket e Kosoves pa vizion u zhyten ne kurverine e Europes. Madje kjo kurve e motit, sic edhte shprehur Fishta, organizoi me strukturat e veta ne menyre qe te largonte prej Kosoves forcat nderkombetare te sigurise. Po ku djallin u poqen keta njerez per te bere shtet, kur nuk u eshte dhene rasti te marrin pjese qofte edhe ne nje seminar nderkombetar per pushtetin lokal dhe jo me per ate qendror!
Kopilin qe ua lane francezet ne dere ne kembe te lumit Iber eshte krimi me i madh i ketij shekulli qe do ta vuajme me shekuj. C’fare i duhej Kosoves, per vec se respektit dhe mirenjohjes ndaj gjakut te derdhur, kur Amerika, Anglia e njohen te gjithe teritorin e Kosoves. Clintoni e solli lirine e Kosoves me bomba mbi Serbine, Bushi e deklaroi ne Tirane lindjen e shtetit, Toni Bler zbriti ne Tirane e ne Prishtine dhe deklaroj se do te riparohej historia ndaj shqiptareve. Europa duke pare ekzaltimin e shqiptareve, pregatiti ardhjen ne pushtet te atyre qe do te ftoheshin deri ne brinjen e fundit, per tu kthyer ne nje azme me lageshtire ne mushkeri ne marredhenjet me Ameriken dhe Angline! Keta me frak e kapele republike, te etshem per karrike i varen shpresat sic i varen ujkut mushkeriite e qengjit, ne varsen europiane te kohes se Kongresit te Berlinit. Keta riba ate vegjel, si ne Tirane e ne Prishtine harruan se peshkaqenet e Europes edhe pa nje dhemb ne goje te gelltisin si pa te keq.
Serbet nuk e harruan Shqiperine dhe as Kosoven. Gjalleruan Institutet e tyre famekeqe. Ne vitin 1989 “pushtuan” qendren e Tiranes. Ata blene te gjithe dyqanet e qendres se kryeqytetit tone, blene shtepija dhe krijuan lidhjet e vjetra pro-sllave me ndihmen e eksponeteve dhe te agjenteve qe kishin jetuar si krimba dheu ne gjirin e partise se punes. Pronesuan media. Ne vitin 1997 e ndane Shqiperine mindis Greqise dhe kufirin e vune ne Lezhe. Se bashku shkaterruan shtetin shqiptar, per ta patur me te lehte marrjen e Kosoves dhe kufiri per Greqine te zbriste ne Shkumbin. Por keto i harrun shpejt ne Tirane dhe ne Prishtine. Pse, nuk mund te gjesh ne kryeqytetet e dy vendeve qofte edhe nje grup qe merret me studime strategjike, politike dhe agjenturore, kundra vendit tone qe bejne serbet, greket dhe turqit.
Ne qeverisjen Shqiptare dhe kosovare kane ardhur gjithmone ne pushtet, por grek, pro turk, e pro serb, me parulle ne dore pro-perendimor. Ndersa dekleratat e partneritetit me Ameriken dhe Angline nuk jane gje tjeter vecse servilizem dhe lavirizim politik. Po keto nuk i han dot as mushka dhe jo me Amerika dhe Anglia. Pikerisht per keto pafytyresi dhe mosmirenjohje politika amerikane dhe ajo Angleze eshte zbehur ndaj ceshtjes shqiptare dhe kosovare. Duke e ditur kete Europa, Shqiperise nuk i dha statusin e pranimit ne BE, ndersa Kosoven e struki ne nje qoshe te errte per ti cel Serbise driten jeshile.
O jaran, po ti ne Prishtine ke nje rruge me emrin Sulltan, ku “ndalohet” me ligj ndezja e qirinjeve!
Kujt ia shiti Tirana dhe Prishtina sektoret strategjik! Cilat nga firmat amerikane, angleze, apo gjermane, po e ndertojne infrastrukturen perendimore. Si more jaran, ai qe te merr sektoret strategjik te merr edhe si teritor, por edhe politikisht. Si po duam me shkue ne Amerike ne Angli ne Gjermani, duke na ndertuar rruget, telefonat, hidrocentralet, serbet, greket e turqit?! Estrakfurullah!
Pra te gjithe biznesin e bejne me fqinjet se pazari u shkom me mire. Kur e marrin vesh se fqinjet ua hodhen bertasin me te madhe per ndihme nga Amerika. Permendin vlerat shpetuese te Washingtonit, te Bushit e Clintonit.
Pak kohe me pare me ftese te nje grupi biznesmenesh te rinje shqiptare ne Amerike, mora pjese ne nje takim me eksponente te tregtise se jashtme Amerikane. Njeri nga ekspertet e larte tha tekstualisht keshtu:
“Bizneset amerikane nuk i kane ne liste investimet ne Shqiperi e ne Kosove. Keta dy shtete nuk perfshihen ne harten e tyre te investimeve!”
Sidomos ne Amerike, por besoj se edhe ne vendet europiane te indistrializuara biznesi eshte i ndjeshem nga politika. Madje politika e drejte e serioze eshte nje dritare e hapur per bisnezit. Politika amerikane ka qene gjithmone serioze ndaj Shqiperise dhe Kosoves, por qeveritaret tane, kur e kane kaluar lumin ia kane sha kalin…keta dhembekrimbur!
Mire e thoshte Prof Ernest Koliqi: “Shqiperise i nevojitet nje qeverisje jo me maske shqiptare!”
Pse dy qeverite tona nuk e deklarojne bashkimin kombetar, se duan te jene me kombin e vet pashallare e me te tjeret bythbrashe!
Diten qe nisen bisedimet me Serbine, diku kam shkruar se duhej drejtuar kutive te votimit, qe sovrani e sidomos ushtaret e komandantet e vdekur dhe ata qe kishin mbetur gjalle, per tua bere atyre qe vendosin ne kry te vet shpinen me te bute se barku ne menyre demokratike. Po Bac Ademi revolta e popullit eshte shuar si guri i gelqeres. S’ka ma tamth kombi e interesat kombetare jane kthyer ne leter bixhozi.
Kosova ende nuk ka nderuar heronjte e vet, Shqipera u ngre tradhetareve permendore e fshati digjet e kurva krihet!

A nuk thashë se ish pushkë e keqe ajo që ra..?

KRISTAQ TURTULLI
            
I ati, Shtjefën Tota, u vra përpara syve të tij për gjakmarrje kur Marku ishte fëmijë i vogël. Krisma e pushkës u ndje e thatë, fërshëlleu si nepërkë dhe përcëlloi ditën e mugët e të ftohtë të prag dimrit. Shtjefni u ndeh dhe mbërtheu gishtërinjtë në gjoks si të shkulte plumbin. U lëkund disa herë, ktheu sytë nga i biri, donte ti fliste, nuk mundi. Ra përmbys si lis i prerë, i mbytur nga gjaku, pranë përroit të Zefit të vogël, në këndin e shtegut të verbër. Plumbi e pat marrë në gjoks. Qesja me kripë blerë në pazar, i shpëtoi prej duarsh, ra në përrua dhe u tret në çast. Fëmija klithi i llahtarisur, i përmbytur nga lotët, mbërtheu krahun e pajetë të atit dhe bërtiste:
-Tatë, të lutem, ngrehu!
Pranë fëmijës u ndeh një hije e rëndë, shtypëse, me pushkën e madhe në dorë. Marku donte ta shihte vrasësin e të atit por ia vrau sytë dielli i fortë. E qëlloi disa herë me grushtet e vegjël në këmbë.
-Hesht, voc,- foli mbytur vrasësi. Ai qëndroi gjithë ditën e perëndisë në pritë dhe gjymtyrët i ndjente pothuajse të mpira. Kur e pa objektin që do vritej tok me fëmijën, u tundua keqas. Oh, e shitoftë zana, - shfryu me inat dhe pastaj shau ditën dhe motin, por durimi i ish sosur dhe nervat i kish të lodhura. Tyta e pushkës lëvizi horizontalisht, preu horizontin dhe gishti i lëvizi plogështish në këmbëz. Krisma e pushkës e tronditi, i shungulloi në kokë. Atje përtej viktima ra si dru i prerë. Mbështeti fundin e kondakut të pushkës dhe u ngrit me vrull.
-S’kam më tatë,- qante fëmija dhe vazhdonte ta qëllonte me grushtet e vegjël.
 -Nuk kisha çka me ba. Or ti fëmi, morti kërkonte mort,- mërmëriti me dhembje marrësi i gjakut. Vështrimi i tij nuk kish urrejtje, ish i zbrazët, si të kish bërë vend në kokërdhokë cepi i mprehtë i kosës së vdekjes. Sklepat e hirta  vareshin si kortina në cepat e syve. Vrasësi u kollit, derdhi ujin e qelbur prej opingave dhe shmangu fëmijën me lehtësi. Ktheu mbarë trupin e të vrarit, ia mbështeti pushkën tek koka, pastaj kapi Markun përdore që dëneste, e nxori në krye të rrugës së fshatit dhe i tha:
 - Shko, voc, shko në shtëpi. Tregoi lokes për vrasjen dhe të lajmërojë mortin në fshat.
Marku i vogël qëndronte  i hutuar, ulur në postafin e gurtë poshtë, pranë shkallëve dhe risillte nëpër mend, fërshëllimën e befasishme të plumbit, lëvizjen e kalamendur të babës, shkundjen e mundimshme, ofshamën, rënkimin dhe rënien me zhurmë  si lis i prerë përfundi. Përsëri  fëmijës i dukej krejt e pamundur të vritej baba dhe të mos ngrihej më ngaqë i pëlqente ta krahasonte me kreshnikët e bjeshkëve, Mujin dhe Halilin. Marku priste që baba të çohej me vrull, të fshinte gjakun prej trupit, të lante fytyrën e rreshkët, të mbërthente gjakësin për gryke dhe të merrte vrapin drejt bjeshkëve dhe zanave.
Lart në kullë kishte shpërthyer kuja e madhe. Babë Shtjefni nuk bëzante, i mbështjellë me çarçaf të bardhë. Lokja Drande, nuse e re dhe gjyshja shkulnin faqet dhe flokët. Gjyshi plak Pjetër gjunjë mbledhur, dyllë i verdhë, ballin e rrudhur e kishte mbështetur mbi grykën e pushkës, psherëtinte:
 ‘A nuk thashë se ish pushkë e keqe ajo qi ra,’ mërmëriste me vete me sytë e ngulur në frëngjinë e ngushtë. ‘Pushka e keqe i kositi jetën tim biri.’
Marku nëpër mjegull dëgjoi shungullimën  e fortë që po përhapej nëpër fshat:
-Hej, hej, Simon Shkaba vrau Shtjef Totën!
Oshëtima e vrasjes së Shtjefën Totës shkundte kullat  dhe përplasej në malin e lartë të Shën Ndreut.
Gërvishti me shkop dheun e butë, bëri vija të shtrembra në tokën e fortë dhe nuk po kuptonte përse bërtisnin aq fort të rriturit, bashkëfshatarët e babës, përhapnin zëçjerrë lajmin ogurzi nga kulla në kulle, kur njëri prej tyre i vrau babën.
Gjyshi plak Pjetër Tota ja dha besën njëzetekatërorëshe familjes vrasëse, por nuk premtoi se do të jepte besën e madhe, tridhjetëditëshen të kërkuar prej katundit. Qe gati të përzinte dërgesën e katundit me të shara e të bërtitura, por kanuni i qëndronte mbi krye si sfinks i tmerrshëm dhe do ta ndëshkonte. Edhe ai, dikur, si gjithë të tjerët e kërkoi me të drejtën e kanunit besën e vogël dhe besën e madhe dhe iu dha prej familjes së viktimës. Prindi plagëhapur në zemër qe i dërmuar, i  brengosur së tepërmi. I shpartalluar, që plumbi i shpejtë si vetëtima i gjakësit nuk shkoi të merrte jetën e pavlerë të një plaku me një këmbë në varr, që e kish ngrënë me kohë kullotën. Por qëlloi keqas, pa mëshirë, i shkurtoi jetën djalit të tij, trimit, të mirit, në lule të burrërisë.
Shtjefën Tota u varros në varret stërgjyshore, ceremonia u mbyll me lot dhe dhimbje. Marku i vogël, i mbajtur në krahë nga nëna, Drandja, vështronte i përhumbur turmën e malësoreve që përshëndoshnin pjesëtarët e familjes së tij, me sy të akullt, shprehje të ngrira, shpërndaheshin kokulur pishtarë ndezur, një nga një e dy nga dy nëpër shtigje e monopate dhe humbisnin në mjegull. Ato ditë ra shumë mjegull dhe ish lagështirë e madhe. Ditën e nesërme pleqësia e katundit erdhi përsëri në kullë për të marrë besën e madhe, tridhjetëditëshen. Fshati dhe pleqësia ishin te shqetësuar, ngaqë e njihnin mirë mërinë e plakut Pjetër dhe mund të derdhej shumë shpejt gjak, nga sa ish e nevojshme dhe e pranueshme prej kanunit. Zerrja, nëna e vari këmishën e përgjakur të djalit, Shtjefnit, lart në katin e sipërm të kullës siç e kërkonte kanuni.
-Pjetër, përse nuk e jep besën e madhe?- e pyeti për herë të tretë plaka, e shoqja Zerrja, përpara se të binin të flinin:- I miri ynë, djali Shtjefën, që më hëngrët mortja, i vuri shpatullat dheut. E për ne, more burrë, nuk ka shumë rëndësi një ditë apo tridhjetëditë.
-Nuk e sheh, jam i sëmurë dhe nuk e di a do jetoj pas tridhjetë ditëve, të marr hakun e djalit,- i tha gjyshi Pjetër. Hoqi me vështirësi tirqet dhe duke rënkuar u fut në shtroje.
            Të dy pleqtë nuk fjetën gjatë natës. U çanin kockat, u therte zemra, merreshin me kujtimet e njerëzve të vrarë në vite dhe së fundi me birin e porsa mbuluar prej dheut të shkrifët. Ndërsa këmisha, e rënduar prej gjakut, lart në katin e sipërm, tundej dhe gjëmonte prej erës së fortë. Dhoma ishte e ftohtë dhe mola gërryente me zhurmë monotone musëndrat. Shtjefni, djali i tyre i dashur u kish premtuar prindërve, se do sillte një mikun e tij nga qyteti, usta të mirë, tu  ndërronte çatinë dhe gjithë faqen kullës së tyre të vjetër, nga brenda dhe jashtë.
Gjyshi Pjetër Tota dëgjoi këshillën e dhembshur të plakës, nënës së të vrarit. Nuk mund të ngjallej i biri i vrarë në gjakësi, në tridhjetë ditë dhe as në njëmijë vjet. Ai ishte burrë malësie dhe nuk mund të dilte jashtë vetes dhe ligjeve të ngurta të kanunit, paçka se nuk i besonte pleqërisë, plagëve të vjetra dhe shëndetit të rënduar. Zëshuar, kokërënduar, duke tymosur duhan të fortë, me vështrim të murrëtyer u dha të dërguarve të pleqësisë së katundit besën e madhe, tridhjetëditëshen. Të dërguarit ikën me  nxitim dhe përhapën lajmin në katund. Plaku Pjetër i ndoqi me sy mospërfillës. Ai edhe pse po vyshkej, po thahej e mplakej dhe ish me një këmbë në varr, nuk e kuptonte fort mirë mokrën lëvizëse të kësaj mendësie, shoqërie kanunore. Pleqësia e katundit, e flamurit e deri lart në kullën e Oroshit. Kur ishin kaq të  vendosur, vendimmarrës dhe kompaktë për atë që duhej dhe ishte e domosdoshme të kërkonin, të merrej fjala dhe besa, në interes të përkohshëm të familjes së vrasësit, përse nuk mundnin të ndalnin vetë gjakmarrjen, si plagë që kosiste familje dhe fise të tëra?
            Gjyshi Pjetër u mbyll në dhomë dhe qëndroi në heshtje në vetmi duke shtrënguar pushkën e gjatë me sytë e ngulur larg në anën tjetër të fshatit mbi kodër, në mugëtirë, ku ish kulla e Simon Shkabës. Kishin rreth katër breza dhe ishin bërë shumë vrasje, hapur, mbuluar dhe humbur varre, që kur filloi hasmëria me atë kullë të hirtë. Atij nuk i kujtohej saktësisht si lindi hasmëria dhe vrasjet e pandërprera mes dy kullave. Robt e dy kullave asnjëherë nuk kishin marrë mundimin të gjenin shkakun dhe fillesën e kësaj hasmërie dhe kasaphane, por merreshin me pasojat e viktimat dhe këmishët e përgjakura tundeshin prej erërave të forta derisa zverdheshin në pritje të marrjes sërishmi të gjakut.
Plaku Pjetër bridhte me hapa të ngadalta, i vetëm nëpër monopate dhe rrugë të hapura, me pushkën në krahë. I rënduar nga brengat dhe mendimet, por jo pranguar prej frikës së pritës dhe fërshëllimës së plumbit. Nuk ia u kthente përshëndetjen bashkëfshatarëve. Tre herë u ndesh ballë për ballë, në shtegun e verbër me gjakësin e të birit, i cili ecte i shkujdesur, ngarkuar me trasta. Plakut Pjetër instinktivisht i shkoi dora tek pushka dhe gishti i shkau tek këmbëza e ftohtë. Dalloi hapur tek tjetri frikën e pritjes së plumbit dhe të vdekjes. Për dreq nuk kish përfunduar akoma besa e madhe, tridhjetëditëshe. Pjetri nuk ish nga ata që shkelnin besën. Kish bërë vaki dikur që shkelej besa në momente të mjegullta çmendurake, ishte zbrazur arma. Shkelësi i besës ish përndjekur me mënyrat më të ashpra, megjithëse ish përpjekur të mbrohej duke thënë se: gishtin në këmbëzën të pushkës e urdhëroi  makthi i gjakut të mpiksur dhe jo ndërgjegjja.
E ftohta erdhi shumë shpejt, në fund të muajit tetor dhe ndërkohë përfundoi besa e madhe tridhjetëditëshe. Ra dëborë e madhe, u bllokuan rrugët dhe pemët u shqyen më dysh prej peshës së rëndë. Gjyshi Pjetër e priti me ankth dhe pagjumësi. Për të marrë gjakun e të birit Shtjefnit, pastronte dhe ripastronte pushkën e vjetër. Vendoste mjekrën mbi dy duart e rreshkura, kockore dhe vështronte pushkën. Si ti lutej mos më turpëro, por të qëllo drejt e në shenjë, sepse po ti shkonte plumbi huq, ish plak dhe nuk kish këllqe ta shlyente. Këmisha e varur në katin e sipërm ish zverdhur dhe prindin e dërmonte. I biri i vrarë e ftonte të merrte gjakun.
Me ndërprerjen e borës dhe zbutjen pak të motit, Plaku Pjetër u ngrit herët në mëngjes, pa kënduar gjeli, u vesh, piu me nxitim një gotë me çaj të nxehtë mali dhe doli me pushkën në krah. Plaka Zerre i ra pas duke fshirë sytë e dobëta dhe këshilluar me zë të ngjirur që ta linte pritën për një ditë më të ngrohtë, por plakut nuk i durohej sa të vinte shpagimin në vend, të merrte hakun e djalit. Pastroi dëborën, bëri një ngrehinë të vogël ku të vendoste grykën e pushkës dhe zuri pritë duke e llogaritur me mend që ta vriste vrasësin e të birit pikërisht në përroin e Zefit aty ku u këput jeta e të birit, Shtjefnit. Dikur syrin e pushkës e kish të mprehtë, si sy shqiponje, por tani shikimi i ish rrëgjuar, mpakur prej pleqërisë. Fryu erë e fortë, plakut po i thaheshin duart, këmbët dhe i kërciste nofulla pa dhëmbë. Gjakësi po vonohej ti dilte në shteg dhe dita po ikte. Një herë iu duk sikur hasmi po vinte me hapa të mëdhenj, si ti gëzohej pritës së tjetrit, por ishte veçse një përshtypje e zbehtë dimri. Shpresa se mund të shfaqej tutje në horizont gjakësi i djalit iu davarit shpejt. Vështroi rreth e rrotull, ishte vetëm në mes të masës së pamat të dëborës. Kullat e katundit dukeshin si pika të vogla të zeza. Herë si brumbuj, që iknin me nxitim në radhë njëra pas tjetrës, treteshin në sfond përpiheshin prej bardhësisë së lodhur të dëborës.
Kur iu prenë shpresat, mezi mundi të dallonte me sytë e lodhur siluetën e Simon Shkabës teksa ecte me nxitim në majat e gishtave të këmbëve, sikur kërcente mbi susta. Pjetrit i rrahu zemra me forcë dhe e mbërtheu një ankth i tmerrshëm, triumfi i pleqërisë. Mjekra dhe duart po i dridheshin prej të ftohtit të dimrit dhe padurimit. Mos më korit, mos më korit, të lutem. Futi fishekun në gojë të pushkës. Ç’ishte kjo dridhje kaq e madhe që e kish përfshirë! Oh, oh! Udha ngrihej dhe ulej si të ish e lëvizshme. Mblidhe veten Pjetër, dale, e futa në shënjestër, hë! Plaku  mori shenjë, qëlloi. Por ai nuk u mbush me frymë dhe shfryu kur lëvizi gishtin në këmbëzë dhe pushka prej forcës e goditi në sup dhe e flaku tutje, ndërsa plumbi shkoi në ajër.
Simon Shkaba sa dëgjoi krismën e pushkës mbajti këmbët, ngriu dhe vështroi andej nga u dëgjua krisma. I tmerruar kontrolloi me duar trupin e tij se mos e kish kafshuar diku plumbi. Kur pa që nuk kish asnjë gjurmë gjaku, morri frymë i lehtësuar. Hodhi trastën mbi supe dhe pa parë prapa ia krisi vrapit si lepur drejt shtëpisë nga frika e ndjekjes në fluturim të ndonjë plumbi të dytë.

Po binte muzgu i mbrëmjes. Erërat e forta hynin me uturimë nëpër frëngji dhe plaku Pjetër nuk po kthehej në shtëpi. As dhe lajmi i vrasjes së Simon Shkabës nuk po dëgjohej të shpërndahej nëpër kulla. Plaka Zerre dhe nusja nuk guxonin të dilnin  prej kulle, vështronin njëra tjetrën dhe nuk bëzanin. Pritat e burrave me syrin në shënjestër të pushkës dhe gishtin në këmbëz nuk përcëllohen fort prej erërave, ani pse Pjetër Tota ish plak i rrëgjuar dhe me prostatë.
Filloi të binte dëborë e rëndë, me flashka. Plaka Zerre, e merakosur, shtrëngoi mjekrën çekiç dhe i bëri zë nuses Drande të vishej. Të dyja gratë, e reja me të vjetrën, dolën së bashku të kërkonin plakun Pjetër, nëpër shtigje të verbëta, ku mund të bëhej prita dhe të vritej hasmi. Dëbora po hidhte gunën e trashë mbi kodra, prita, brigje dhe pyje. Terri i natës zuri të kafshonte  me dhembë të hidhur pelin e të ftohte akull kryqet e të dy grave të mërdhira. Drandja ngriti pishtarin lart dhe flaka e portokalltë lëpiu me gjuhë dëborën e bardhë. Plaka Zerre shkau dhe ra si topth mbi dëborën e butë. E reja i futi krahun dhe e ngriti pothuajse peshë. Të dyja u shtynë drejt daljes së katundit. Ngjanin si silueta të holla të ndjekura nga përpëlitja e mekur në një flake pishtari.
            I ranë mes përmes monopatit të Kryqeve. Plakun Pjetër e gjetën në  shtegun e Zefvoglit të mbuluar nga dëbora dhe gjysmë të kallkanosur. Të dyja gratë e mbartën plakun në kullë. I fërkuan duart dhe këmbët e ngrira me lesh dhie të palarë, dhe i dhanë çaj të ngrohtë. Plaku Pjetër hapi sytë përgjysmë, ja nguli shikimin e shuar së shoqes. Lëpiu buzët e holla, të përthara dhe mërmëriti:
-Oj gru, më thuj, e vrava hasmin?
-Ëhë, e vrave,- e gënjeu plaka dhe kafshoi me forcë mishtat e dhëmbëve,- fli tani.
-Ah,- ia bëri plaku i lehtësuar dhe mbylli sytë:- Do bëj mirë të fle.
Plaka Zerre shtrëngoi mjekrën çekiç të mos klithte. Eci mespërthyer, krahëvarur dhe shkoi në dhomën e miqve. Shtyu derën  me shpinë e mbylli dhe rrahu me grushte kokën. Çori me thonj fytyrën e rrudhosur. Lotët e mëdhenj zbutën lëndimin e fytyrës dhe të trupit. “Pse e lashë plakun të ikte mes dëborës, pse?” këlthiti.

Paqja në Ballkan në rrezik për shkak të ndikimit rus? Luftë në Kosovë nuk do të ketë ?!

                  Kërko brenda në imazh Shkruan  :Flori Bruqi, PHD Disa  vjet më parë nga Flakon Demaku Kryeministri i Kosovës, Albin Kurt...