2014-12-02

BESOJ NË NJË SHOQËRI MË HUMANE

picture157.jpg


Surname: SHELE
Name: AGRON
Birth date: 07.10.1972
Birthplace: Përmet

Living place: Lagjja Partizani, “Pegasi” Përmet, Albania

Mobil: 003556833188

Email: sheleagron@yahoo.com

Education: Graduate Diploma , the Faculty of History and Geography, Military Academy
Actual profession: professional writer

Actual positions: Vice / chief of Literary Association “PEGASI” Gjirokastër, Albania, Member of Albanian writers’ Association, Head of the Branch of Literary Association “PEGASI” Përmet, Head of the Association “Youth and Children” Albania

Head of the Association “Environment in the Cumunity” Albania

Literary and Writing Activities

Literary editions:

1. “Hapat e Klarës” “Steps of Clara” novel, Tirana 2003
2. “Pertej perdes gri” “Behind the grey curtains” novel, Tirana, 2006
3. “Pasazh i pafaj” “Innocent passage” Poerty
4. “Imazhe të rremë” “False images” novel
5. “Përtej perdes gri” “Behind the grey curtains” , në proces botimi.
6. “ Essay” “Ese “ about authors of the world literature Tomas Man, Stefan Cvajk, Izabele Alende, Teodor Drajzer.

Publicistic:

Taken active part in editin articles in everyday and periodical press in the literary and social field in newspapers “Pegasi”, ‘Tirana Observer”,”Tema” , literary newspaper “Drita”, edition of Albanian writers’ Association etc.

Editions abroad:

Poetry in the literary anthology in Motola, Itali, won the special price.
Editions in Magazines abroad, poetry in English and Greek.

Scientific activities with subject :

” The first Rector of the Albanian University, “Karaman Ylli”

“A point of view over the works of the Albanian writer, Naim Frashëri”, with the presence of the poets who write in Persian style.

“Poetic activitiy about the poet Xhevar Spahiu, ex chief of the Albanian writers’ Association.
Recensions about great voices in the Albanian Literature.

As head and organizer of the Literary Association “PEGASI” , he has masterminded and developed many literary activities.

Won special price for poetry in Italy , Motola as well “PEGASI 2006”, for the novel “Përtej perdes gri” “ Behind the Grey curtain’

Trainings:

Study for foreign Languages.

“Environment protection” certified by the International Fond for Environment “REC”
Certificate in Informatics.

With his works he is propagated in the world.


KUSH ËSHTË  AGRON SHELE?


Agron Shele.png

Agron Shele ka lindur, më 07.10.1972, në fshatin Leskaj, rrethi Përmet. 


Pas shkollës 8-vjeçare, përfundoi studimet e mesme dhe të larta në Tiranë. Që në moshë të herët ka qënë i apasionuar dhe impresionuar pas letërsisë, rrugë të cilën e bëri lajmotiv të jetës dhe përgjegjësi të zhvillimit intelektual të tij. 



Është autor i veprave letrare : 



Hapat e Klarës (roman),

 Përtej perdes gri (roman) , 
Imazh i rremë (roman), 
Pasazh i pafaj (poezi) 


Gjithashtu është bashkëautor dhe mundësuesi i publikimit të Antologjive Ndërkombëtare : 



Korsi e hapur -1,Pegasiada dhe Korsi e hapur -2. 



Është antar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, antar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Botës (IWA) me qendër në Ohajo (SHBA) dhe antar i Poetëve Bashkohorë të Globit (WPS). 


Ka qënë Sekretar i Pergjithëshëm i Lidhjes se Poeteve dhe Shkrimtarëve Ndërkombëtare “Pegasi” Albania, deri në momnetin e shpërbërjes së kësaj lidhjeje letrare dhe tashmë është organizator i Bordit Drejtues Galaktika Poetike "ATUNIS". 



Proza dhe poezia e tij kanë tërhequr vëmendjen e kritikës letrare, për tematikën psiko-sociale dhe risinë krijuese, dhe si pjesë e mesazhit artistik por dhe individualitetit kreativ të shafqur, është publikuar në shumë gazeta, revista letrare kombëtare dhe Ndërkombëtare, si dhe është përfshirë në antologjitë botërore : Almanak 2008, WORLD POETRY YEARBOOK 2009 etj. 



Ka qënë pjesë aktive e Shoqërisë Civile në Shqipëri duke u trajnuar për menaxhim, projekte dhe lidership nga shumë Fondacione Ndërkombëtare, si : SOROS, REC, USAID, PNUD, UNICEF etj. Ështe Kryetar i Shoqatës "Rinia dhe Fëmijet" si dhe "Mjedisi në Komunitet".



NGA AGJENCIONI FLORIPRESS

http://floripress.blogspot.com/2014/12/besoj-ne-nje-shoqeri-me-humane.html


http://www.gazetatema.net/web/2013/06/17/agron-shele-nje-permetar-qe-komunikon-ne-vargje-me-perendimin/



1 agron (1)


Flet Shkrimtari dhe Esseisti i njohur, në ekzil,Agron Shele:Unë besoj në një shoqëri më humane, më të drejtë dhe më qytetare.

Në mesin e komunitetit të shkrimtarëve në mërgim është poeti, prozatori, esseisti dhe kritiku letrar, Agron Shele.Pas shkollës 8-vjeçare, përfundoi studimet e mesme dhe të larta në Tiranë.Që në moshë të herët ka qënë i apasionuar dhe impresionuar pas letërsisë, rrugë të cilën e bëri lajmotiv të jetës dhe përgjegjësi të zhvillimit intelektual të tij.

Është autor i veprave letrare : Hapat e Klarës (roman), Përtej perdes gri (roman) , Imazh i rremë (roman), “Ngjyrime Universale ” (Ese-I) , si dhe vëllimit poetik : Pasazh i pafaj (poezi) Gjithashtu është bashkëautor dhe mundësuesi i publikimit të Antologjive Ndërkombëtare :

Korsi e hapur -1, Pegasiada dhe Korsi e hapur -2. Është antar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, antar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Botës (IWA) me qendër në Ohajo (SHBA) dhe antar i Poetëve Bashkohorë të Globit (WPS).

Ka qënë Sekretar i Pergjithëshëm i Lidhjes se Poeteve dhe Shkrimtarëve Ndërkombëtare “Pegasi” Albania, deri në momnetin e shpërbërjes së kësaj lidhjeje letrare dhe tashmë është organizator i Bordit Drejtues Galaktika Poetike “ATUNIS”.

Proza dhe poezia e tij kanë tërhequr vëmendjen e kritikës letrare, për tematikën psiko-sociale dhe risinë krijuese, dhe si pjesë e mesazhit artistik por dhe individualitetit kreativ të shafqur, është publikuar në shumë gazeta, revista letrare kombëtare dhe Ndërkombëtare, si dhe është përfshirë në antologjitë botërore : Almanak 2008, WORLD POETRY YEARBOOK 2009, 2013, 2104, The Second Genisis etj.



 Ka qënë pjesë aktive e Shoqërisë Civile në Shqipëri duke u trajnuar për menaxhim, projekte dhe lidership nga shumë Fondacione Ndërkombëtare, si : SOROS, REC, USAID, PNUD, UNICEF etj, si dhe Kryetar i Shoqatës “Rinia dhe Fëmijet” dhe “Mjedisi në Komunitet”. Ka qënë Drejtor i Qendrës Kulturore Përmet dhe më pas u shkëput për të jetuar dhe punuar në Belgjikë.


Bisedoi: Raimonda MOISIU

-Agron, besoj se na shkon një bisedë arti, packa se mes nesh është Atlantiku! Disi larg por arti i afron kufijtë, veçanërisht për ne mërgimtarët?

Le ta quajmë Atlantikun thjesht një kufi natyror, pasi ajo që e bashkon artin dhe në veçanësi artistin është kufiri interkulturor dhe shpirtëror.

-Disa vëllime me prozë;roman e tregime, dhe poezi, që dëshmojnë gjithnjë e më shumë se jeni ndër autorët e mirënjohur në dy dekadat e demokracisë në atdhe. A ka dicka të tillë në fëmijërinë tuaj që ju hapi rrugën për t’u bërë shkrimtar?

Sigurisht që po. Në familjen time, edhe pse rrethanat e para viteve -90 nuk e lejonin, çuditërisht kishte një bibliotekë të pasur. Aty kam rënë në kontakt për herë të parë me libra të verdhë, sikurse cilësoheshin librat e ndaluar nga çensura e kohës.

-Çfarë ju ka pëlqyer në adoleshencë për të lexuar, cilët nga autorët tanë pëlqeje më shumë?
Proza ka qënë përherë e më tunduese për mua.Lexoja gjithçka që gjeja në Bibliotekë ose në librarinë e qytetit. Nga autorët prozaikë vendas do veçoja Mitrush Kutelin, Fatos Kongolin, Teodor Laçon, ndërsa poetët që admiroja ishin Lasgush Poradeci, Fatos Arapi.

-Cilat janë temat më të pëlqyeshme në krijimtarinë tuaj, sa janë motivet vetiake?Cila ka qënë poezia apo tregimi i parë që keni shkruar?

Temat social-psikologjike janë tematika që kanë shoqëruar veprat e mia. Unë besoj në një shoqëri më humane, më të drejtë dhe më qytetare. Intrigimi personazheve ka percepetuar gjithmonë drejt kaheve të tilla, pa përjashtuar edhe metafizikën , si proçesion por dhe si parashtrim idesh për të shprehur thellësinë dhe universalitetin e mendimit.

-A mund të na thoni një nga poezitë tuaja më të dashura, dhe për të dhënë një poezi cila është pjesa më e vështirë?

Poezi kam shkruar në moshë të herët, por si shkrime që për vetë botën fëmijërore përjetuese ngjasonin thjesht me një inkluidivitet të momentit, humbën. Do veçoja poezitë e para : “Rikthim” dhe “Anës liqenit” . Përsa i përket poezisë jam shprehur edhe në shkrime të tjera, ku kam cituar: “ Poezia është substrakt i ndjesisë më të thellë shpirtërore, dhe si e tillë ajo tejkalon dhe fluidizon emocione dhe ndjenja të papërsëritshme”.

-Në tërësi ju jeni një autor i shëndetshëm, me besimin solid për jetën; megjithatë herë herë vihen re doza melankolie të ndjeshme, Si bashkëjetojnë optimizmi me pesimizmin te ju?

Më duhet të citoj një tjetër shprehje në lidhje me pyetjen tuaj : “ Letërsia me magjepsjen dhe misticizmin e vet ka tërhequr përherë pas vetes shpirtra të trazuar, shpirtra të ringritur mbi flirtin art, flirtin jetë, dhe si e tillë ajo është shndërruar në pasqyrë e aspiratave, vlerave dhe mendimit më produktiv për mbarë njerëzimin ”.

Nëse autori nuk shkrihet një me personazhin, nëse nuk përjeton ndjesitë dhe gjithë botën rrethuese të tij, nëse nuk i jep shpirt nga shpirti i tij, nëse nuk i jep mendësi nga mendimi i tij, atëherë një vepër do mbetet e thatë, pa jetë dhe thjesht një shabllon i rregullave ose strukturave letrare që rigjenerohen dhe zhvillohen për ç’ do ditë.
-Ju jeni poet. Dhjetra vargje poetike lirike, patriotike, qytetare me ton protestues e intelektual të përmbledhura në vëlliminpoetik : “Pasazh i pafaj”, por poezia tuaj është përfshirë edhe në disa antologji kombëtare e ndërkombëtare me poezi. Ç’mund të na thoni për këtë përvojë interesante e përkushtim profesional?

Shpesh herë me miqtë e mi diskutoja dhe flisnim shpesh për anën prozaike. Ata u befasuan kur ranë në kontakt me poezinë dhe ishin nxitësit kryesorë që unë të publikoja Vëllimin Poetik : “ Pasazh i pafaj” .

 Poezitë : “Muza ime”, Ëndrrat e mia”, “Në parkun Sivenston”, “E bardha Dritë, “Ne poetët” etj , kanë gjetur pasqyrim në shumë Antologji Ndërkombëtare, kjo për vetë faktin e kontaktit nëpër Simpozume Letrare brenda dhe jashtë vendit me shumë autorë dhe publikues të huaj por edhe për meritë të përkthimeve brilante të përkthyesve Peter Tase, Dritan Kardhashi, dhe Kosta Gaxhoni.
-Çfarë shërben si frymëzim për të shkruar poezi? A keni ndonjë ndjesi të veçantë kur ju shkruani një poezi të bukur, të ndjeshme e të mirë?

Poezinë gjithmonë e kam klasifikuar si reflektivitet të impresionimit natyrë njerëzore.Shpesh frymëzimin e kam gjetur në mjediset e natyrës, në kafet buzë rrugës, por edhe në vizualitetet dhe ndjesitë e tablove shumëngjyrëshe të vetë përditësisë jetë.
Është interesante por dhe kuptimplote për një poet që të shqetësohet edhe për një gjethe të rënur pa kujdes buzë trotuarit, edhe jo më për fatet dhe zhvillimet e vetë atdheut të tij.

 Një poet dhe shkrimtar është i lidhur ngushtë me jetën social-kulturore dhe politike të vendit të tij, dhe si i tillë ai shndërrohet në mishërim dhe pjesë e përgjegjësisë qytetare për atë ç’ farë duhet të bëhet ndryshe, të bëhet më mirë dhe e gjithë kjo në funksion të integritetit dhe prosperitetit të vendit të tij.

-Kur shkruani poezi, cili është vendi tuaj më i preferuar, në studio, në natyrë apo krejt rastësisht edhe duke pirë kafe diku?

Më ndodh shpesh që të hedh ide fillestare kur jam i ulur në park, ose kur pi kafe buzë rrugës, por kristalizimin final e bëj gjithmonë në studion time të vogël, në shtëpi.

-Çfarë është muza për ju, është aftësi gjenetike, sipas mendimit tuaj?

Sipas mendimit tim muza është dhunti e lindur, e patjetërsueshme dhe unikale për ç do shpirt krijues. Poeti nuk bëhet, por rilind me frymën e muzës krijuese.

-Përvec poezisë, ju lëvroni; prozën;tregimin e romanin, dhe kjo tregohet nga shifrat e librave tuaja në këtë gjini;“Hapat e Klarës” (roman), “Përtej perdes gri” (roman), “Imazh i rremë” (roman),

Unë vecanërisht, do të përmendja romanin më të fundit “Imazh i rremë”- që pati jehonë në letrat shqipe, por dhe mjaft i vlerësuar nga kritika e kohës, e i promovuar në pjesën më të madhe të trojeve shqiptare. Cfarë ju tërhoqi për të shkruar këtë roman?

Përse ky titull? Si kini arritur ta realizoni botimin e tij?

Realisht romanet e mësipërm i kam shkruar në moshë të herët, por dritën e botimit e kanë gjetur shumë vite më vonë.Kjo ka ardhur edhe sipas mundësisë së krijuar për publikim dhe botim. Për sa i përket romanit : “Imazh i rremë” ky libër ka një vërtetësi jetësore dhe personazhet e tij janë njerëz që kanë rrethuar botën time.

Me këtë nuk duhet nënkuptuar se ka elementë biografikë, por në paratezë me “ Cvajk” do shtoja që as më shumë dhe as më pak, tematika dhe narrativiteti i një vepre letrare merr jetë pëpara parafytyrimit dhe botës që rrethon autorin. Jeta është një sugjestionim, iluzion, shpresë për sendërtim dhe besim, mundësi për të deshifruar gjurmët e egzistencës tënde, dhe si e tillë ajo detraton në trajta konfigurimesh dhe imazhesh, të cilat reale apo të rreme bëhen bashkëudhëtare të kohezionit përjetus, në këtë kontekst bashkëshoqëruse e personazhit dhe identifikuese e vetë romanit.

-Cilat janë disa nga sfidat për të shkruar në gjininë e prozës? Dhe, cilat janë sfidat për të përshkruar jetën e atyre personazheve në romanet tuaja?

Që të jem i sinqertë nuk do e quaja sfidë, por përpjekje për tu njehësuar një me personazhin. Sipas botëkuptimit tim është e rëndësishme ngritja e strukturës së një vepre letrare dhe më pas shkrirja dhe përjetimi i njëjtë i emocioneve . Nëse nuk krijohet një lidhje e fortë shpirtërore me elementët gjallues të veprës tënde, sigurisht që do ketë shkëputje hallkash, gjë që do çojë në lodhje, bedisje, pse jo dhe humbje të lexuesit. Autorët ; Shusako Endo, apo dhe Erik Segal, janë pjesë e përshkrimi të ejmotiveve të forta dhe kjo sigurisht ka ardhur nga pazgjidhshmëria e natyrës tyre me personazhët intrigus.

-A kanë diçka nga jeta reale në librat tuaj? Cfarë lloj kërkimi keni bërë për to?A keni pasur materiale apo ngjarje që ju kanë ndihmuar në shkrimin e tyre?

Besoj se ç’ do vepër letrare ka elementë jetësorë realë deri në kufijtë kohorë ose dimensionalë të paracaktuar nga vetë shkrimtari. Do ishte e papranueshme që një autor të bjerë në kurthin e një narrativiteti real të pafund , ku për pasojë mbizotëruese do të bëhej përditësia e karakterit të personazheve dhe më pas do mbetej pak ose aspak vend për idetë, mesazhin dhe qëllimin e vërtetë të një vepre letrare.

-Pas disa librave shumë të sukseshëm për të shkruar prozë të mirë, me shkrim të qartë e gramatikisht korrekt. Cila është lidhja midis veprave tuaja në prozë, poezi, kritikë letrare dhe Esse, tekëtij lloji dhe natyra e të shkruarit tuaj?

Besoj se ajo që i bashkon të gjitha këto zhanre të ndryshme është aspekti filozofik i këndvështrimit të gjërave. Si në prozë edhe në poezi, por edhe në eseistikë përjetoj një ndjesi të theksuar metafizike, mrekullohem dhe habitem përpara universalitetit mendim dhe sigurisht krijoj dhe zhvilloj mendësinë për gjykime por dhe përgjegjësi serioze krijuese.

-Si ndjeheni pas gjithë kësaj periudhe që shkruani si prozator apo publicist?

Njeriu është ndërtuar që të rendë pa reshtur drejt përsosjes.Kështu ndodh edhe me një autor. Trysnia dhe përgjegjësia për t’ u përmirësuar, për të bërë vepra më cilësore, më estetike dhe më të suksesëshme se veprat e shkruara është edhe më e madhe. Kjo është sfidë reale që na shtyn të shkruajmë më mirë për të ecur përpara.

-Cilat kanë qënë uljet dhe ngritjet në karrierën tuaj të shkrimtarisë? A ka ndonjë gjini tjetër që ju e lëvroni dhe do të dëshironi ta provoni?

Në përgjithësi jeta individuale si krijues ka qënë e pandikueshme nga rrethanat dhe mjediset interkulturore që operojnë në formë lidhjesh ose shoqatash letrare.

Unë jam bashkëthemelues i Lidhjes Letrare “ ATUNIS” dhe kënaqësia që kam përjetuar nga bashkëpunimi dhe fryma e grupit ka qënë promovimi i kulturës së shkrimit shqip në mbarë kulturën letrare Ndërkombëtare sot. Më ka emocionuar përfaqësimi më i gjerë i autorëve shqiptarë në Revista dhe Antologji Botërore.
–A ka kritikë të mirëfilltë letrare sot?

Nuk duhet të paragjykojmë ose ti presim gjërat me thikë.Edhe nga kontaktet e afërta me Flutura Açkën (botuese) dhe Visar Zhitin këtu në Bruksel, u fol për sinjale pozitive dhe zhvillime të reja si në kritikë ashtu edhe në marketingun e librit.Uroj që gjarat të perfeksonohen edhe më mirë dhe librit ti jepet vendi që i takon.

-A keni përjetuar fëmijëri të lumtur?A ka pasur në fëmijërinë tuaj se një ditë do të bëheshit poet, eseist dhe shkrimtar?

Duket si paradoks të risjellësh botën e ëndrrave fëmijërore sot, por një dëshirë të fshehtë për hir të së vërtetës e kam patur. Kam lexuar Dikensin, Tolstoin, Gi Dë Mopasan , Drajzer etj, në moshë shumë të herët dhe jam magjepsur pas botës së tyre krijuese. Edhe sot ata janë dishepujt e mi.
-Cfarë është dashuria për ju?

Nëse do jepja një përkufizim do thoja: Dashuria është shkëndija që rilind ose vdes shpirtrat.
-A është i lirë shtypi sot?

Nëse do komentojmë shtypin duhet komentuar jo vetëm niveli i klasës politike shqiptare, por dhe shkalla e emancipimit të shoqërise.Mendoj se ka ende dhe shume rrugë të gjatë për të bërë, që të fitojë nivelet dhe standartin e një shtypi bashkohor dhe evropian.

-Kush ju mbështet shpirtërisht në krijimtarinë tuaj të larmishme letrare?

Besoj se është lexuesi, por dhe miqtë e mi letrarë ata që më impenjojnë por dhe mbështetin në rrugën e krijimtarisë time.
-Kanë thënë për Agron Shelen…

Për krijimtarinë time është shkruar qoftë në mediet e shkruara, qoftë ato elektronike, por ajo që është e rëndësishme , është konkluzioni i tyre final, konkluzion që përkon me një klasifikim: “si art i tematikës social-shoqërore dhe psikologjike” .

-Cfarë nuk do të falnit në jetë?

Gabimet e së shkuarës!

-Mesazhi tuaj për inteligjencën shqiptare…

Mesazhi im për inteligjencën shqiptare është më se i qartë : Vendoseni dijen, kulturën dhe inteligjencën tuaj në shërbim të emancipimit të shoqërisë , prosperitetit dhe integritetit më të lartë të atdheut tonë, Shqipërisë !

Ju faleminderit!

Bisedoi:Raimonda MOISIU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ-VITI I RUGOVËS


Të dashur lexues! Pas pak ditësh Kosovës i takon të kremtojë një datë të madhe të kujtesës së saj, kombit shqiptar i takon të kremtojë një datë të madhe të kujtesës së tij.
Më 2 dhjetor 1944 lindi në fshatin Cërrcë të Istogut (Burim), komunë veriperëndimore e Kosovës, Ibrahim Rugova, shkrimtar, filozof, estet, politikan, burrështetas, themelues dhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës prej datës 23 dhjetor 1989 e deri në vitin 2005, President i Republikës së Kosovës prej datës 24 maj 1992 e deri më 26 janar 2006.

02.12.1944 – 02.12.2014. Më 2 dhjetor 2014 Ibrahim Rugova do t’i mbushte plot 70 vjet. Ky është një jubile i madh për Kosovën, një jubile i madh për kombin shqiptar. Asnjë jehonë nuk i bëhet afrimit të kësaj date as nga vetë partia të cilën e themeloi dhe e udhëhoqi Ibrahim Rugova, Lidhja Demokratike e Kosovës. Vetë kjo parti i bën plot 25 vjet nga themelimi i saj. E njohur si partia e Presidentit Ibrahim Rugova, ajo është partia e parë e pluralizimit modern shqiptar, është modeli i parë dhe qendror për shumë vite dhe për shumë kohë për të gjitha partitë politike në të gjithë hapësirën shqiptare dhe në të gjithë botën shqiptare.

Të shpërfillësh këtë datë, për më tepër të harrosh këtë datë, për më shumë të bësh sikur e ke harruar këtë datë përbën për pasardhësit e tij në LDK dhe në Republikën e Kosovës më shumë se xhelozi të shkaktuar nga kompleksi i tyre i pashërueshëm i xhuxhërisë dhe i liliputnisë politike, por edhe sklerotizim të mendjes dhe të shpirtit, të trurit dhe të trupit të partisë së tij dhe të vetë politikës në Kosovë. Është ky treguesi më themelor e më domethënës se këtë sklerozë, këtë dambllà të rëndë e ka shkaktuar mbytja nga paraja dhe verbërimi e shurdhërimi mendor, shpirtëror e intelektual prej majmërimit nga pasuria.

As vetë propaganduesit dhe trombetuesit e të ashtuquajturit “kombi kosovar” nuk u kujtuan pikërisht për atë që e ideoi, që e arkitektoi, që e ndërtoi me mendjen e tij dhe veprimin e tij Republikën e Kosovës, për atë që themeloi dhe kristalizoi të djathtën e Kosovës, që pati rolin kryesor e vendimtar në vetë traditën e pluralizmit politik në Kosovë, në traditën e shtetësisë në Kosovë.

Ibrahim Rugova është e vetmja figurë moderne e politikës shqiptare në përmasat e një figure evropiane, të një lideri evropian. Asnjë tjetër nuk i afrohet atij as tek nyjet e këmbëve. Bizantinizmi i tyre, prej episodikësh pa shpëtim, nuk i kundërvihet dot madhështisë evropiane të Ibrahim Rugovës. Dritëshkurtësia e tyre partiake nuk i kundërvihet dot vizionaritetit prej burrështetasii evropian të Ibrahim Rugovës, klientelizmi i tyre mafioz nuk i kundërvihet dot shpirtit të madh prej demokrati perëndimor të Ibrahim Rugovës.

Presidenti Ibrahim Rugova është për Kosovën siç është De Goli për Francën, siç janë Uinston Curçili dhe Margaret Theçeri për Britaninë, siç është Alçide De Gaspri për Italinë. Askush në Francë nuk mund ta nxjerrë nga kujtesa, ta shpërfillë De Golin.

 Aq më tepër, kjo nuk mund as të hamendësohet nga e djathta degoliste franceze. Asnjë britanik nuk mund ta bëjë këtë gjë me Curçillin apo Theçerin, aq më tepër konservatorizmi britanik nuk do t’ia falte vetes. Askush në Itali nuk mund ta heqë nga mendja De Gasprin, aq më tepër qendra e djathtë italiane.

Do të kishte qenë në nderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në nderin e qeverisë së Republikës së Kosovës, të kreut të shtetit që viti 2014 të ishte shpallur Viti i Rugovës. Përkimi i ditëlindjes së Presidentit në dhjetor e mundësonte që nga janari deri në fund të dhjetorit i gjithë viti të karakterizohej nga veprimtaritë përkujtimore, nderuese dhe vlerësuese ndaj Presidentit Ibrahim Rugova, në radhë të parë tek të gjithë bashkëqytetarët e tij shqiptarë të Kosovës.

2014 – Viti i Rugovës do të kishte qenë një vit frymëzues për rugovizmin kosovar dhe atë shqiptar në përgjithësi, por do të kishte qenë pikësëpari frymëzues e mobilizues për vetë Lidhjen Demokratike të Kosovës, që ajo të bëhej triumufuese e padiskutueshme në zgjedhjet e 8 qershorit.

Ky vit ka qenë viti më bosh politik në Kosovë, pothuaj i tillë ka qenë në mbarë hapësirën shqiptare, në krejt botën shqiptare.

Dritëshkurtësia e shterranëve, sklerotizmi i shterpanëve, shpirtligësia e bizantinëve, babëzia e mafiozëve këtu të çon.

Këto radhë mund të bëhen cytje në Prishtinë për të improvizuar diçka ashtu përngutshëm në 70 vjetorin e Presidentit Ibrahim Rugova. Kjo dhe asgjë në botë nuk i shpëton rrënuesit e veprës së Rugovës nga dënimi i historisë.

IBRAHIM RUGOVA- NJERIU QË BËRI MIQ PËR KOMBIN SHQIPTAR


Me rastin e 70-vjetorit të lindjes/

Nga Frank Shkreli

Dr. Ibrahim Rugova, Presidenti i parë i Kosovës dardane lindi më 2 Dhjetor, 1944.Ky vit shënon 70-vjetorin e lindjes së Dr. Ibrahim Rugovës dhe njëkohësisht përket me 25-vjetorin e vizitës së parë që ai bëri në Shtetet e Bashkuara, në kapacitetin e tij si Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Ai ishte ftuar nga Kisha Katolike Shqiptare në New York, “Zoja e Këshillit të Mirë” sot “Zoja e Shkodrës”, për të marrë pjesë në seminarin kushtuar 300-vjetorit të vdekjes së Imzot Pjetër Bogdanit dhe veprës së tij, në tetor, 1989.

 Me Dr. Rugovën nga Kosova ishte ftuar edhe Dr. Engjëll Sedaj, Profesor i Universitetit të Prishtinës, për t’iu bashkuar referuesve të tjerë të ftuar në seminar, si Profesor Arshi Pipa, At Danjel Gjeçaj, dhe Profesor Martin Camaj, referatet e të cilëve në fakt janë botuar 5-vjetë vjetë më parë nën kujdesin e Zotit Tonin Mirakaj, ish-kryetari i Këshillit te Kishës Katolike në York.

Me këtë botim, Zoti Mirakaj në të vërtetë ka përjetësuar jo vetëm një seminar dhe pjesëmarrjen në atë tubim të mbajtur në universitetin e njohur amerikan Fordham, ku morën pjesë disa prej akademikëve më të njohur shqiptarë të asaj kohe,mbrenda dhe jashtë trojeve shqiptare. Por me atë botim, ai përjetësoi edhevizitën e parë historike në Shtetet e Bashkuara të personit,i cili pak pas kësaj vizite që kishte bërë në New York dhe në Washington, ai do të zgjidhej si udhëheqësi i një lëvizjeje për liri e pavarësi të shqiptarëve të Kosovës. Si rrjedhim,atë dhe vuajtjet e shqiptarëve të Kosovësnën thundrën e terrorit serbdo t’injihte shumë shpejt mbarë bota.

Ishte kjo një periudhë kur Serbia bënte si të donte me shqiptarët, i burgoste, i vriste i detyronte të arratiseshin. Në të vërtetë, vitet 1989 dhe 1990 shënuan valën e madhe të arrestimeve dhe vrasjeve të shqiptarëve në masë, vetëm e vetëm sepse kishin marrë pjesë në demonstrata paqësore kundër ndryshimeve të manipuluara politike të kushtetutës jugosllave nga ana e Beogradit.Ishin këto dryshime të cilat, më në fund, anulluan sado pak të drejta që gëzonin shqiptarët e Kosovës deri atëherë. Situata e shqiptarëve në Kosovë sa vinte e keqësohej deri nënjë pikë që shtypjet e Serbisë ndaj popullit autokton shqiptar të Kosovës arritën proporcione tragjike.

Shqiptarët vuanin vetëm dhe në heshtje.Zëri i shqiptareve të Kosovës nuk dëgjohej dhe bota e jashtëme kishte pak ose aspak dijeni dhe as interesimmbi vuajtjet dhe torturat që diktatura serbe ushtrontembi popullësinë shqiptare të Kosovës.Shkelja e të drejtave bazë të njeriut për shqiptarët e Kosovës, në të gjitha nivelet sa vinte dhe po keqësohej, në kundërshtim të plotë me marrveshjet e Helsinkit dhe me angazhimet që kishte marrë Beogradi si vend anëtar i Organizatës për Siguri dhe Bashkpunim në Europë. Regjimi serb kishte krijuar në Kosovë një atmosferë koloniale, e mbështetur në një forcë brutale ushtarake dhe policore. Çështja ishte se si të njoftoheshin miqët dhe mbështetsit e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut kudo, por sidomos në Shtetet e Bashkuara, mbi krimet dhe shkeljet flagrante të të drejtave të shqiptarëve nga regjimi serb, me fjalë të tjera, si të sensibilizohej opinioni ndërkombta mbi krimet që po ndodhnin në Ksoovë dhe sitë ndërkombëtarizohej “çështja e Kosovës. Presidenti Rugova e kishte kuptuar qyshë heret se ishte jetike që të krijohej një kunder-balancë ndaj shpifjeve të Beogradit kundër shqiptarëve të Kosovës, të cilët regjimi serb i paraqiste si irredentistë dhe terroristë– dhesitë njoftohej bota, e sidomos Washingtoni zyrtar, në lidhje me përkeqësimin në rritje e sipër të situatës për shqiptarët e Kosovës. Bota duhej informuar se Serbia kishte vendosur një regjim diktatorial policor e ushtarak të terroritserb në Kosovë,me qëllim realizimin e objektivit shekullor të planeve serbe për cfarosjen ose shpërnguljen me forcë të shqiptarëve nga Dardania antike.
Ndonëse, tetorin e vitit 1989, nuk besoj se Dr. Rugova parashikonte të ardhmen e tij në krye të një partie politike, që mund të ketë qenë, në mos e para, atëherë ndër të parat parti anti-komuniste në Europën Lindore dhese as nuk mund të parashikonte ngjarjet që pasuan. Por në tetor të vitit 1989, ai ka shprehur preokupimin e tijndaj faktit se në përendim ekzistonte një boshllëk informacionesh të vërteta mbi gjëndjen e shqiptarëve nën ish-Jugosllavi dhe se bota nuk e njihte të vërtetën mbi ato që po ndodhnin në Kosovë.Serbia po e fitonet luftën e propagandës.Pa kurrfarë pretendimesh gjatë asaj vizite, më kujtohet se Dr. Rugova pat shprehur bindjen e tij për doemosdoshmërinë për nevojën urgjente për të sensibilizuar botënmbi gjëndjen e vështirë të shqiptarëve në Kosovë dhe përmundësitë për të paraqitur çështjen shqiptare ashtu siç në të vërtetë ishte, në arenën ndërkombëtaree veçanërisht në Washington dhe në Europën Perëndimore, por sidomos ai donte të siguronte jo vetëm vëmendjen por edhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për kauzën e të drejtave të shqiptarëve.Si njohës i historise dhe si atdhetar i vërtetë– ai e kishte të qartë se kushishin miqët dhe kusharmiqët — të ri e të vjetër — të kombit shqiptar. Dr. Ibrahim Rugovaishte i bindur se tek Shtetet e Bashkuara do të gjënte mikun dhe përkrahsen historike të të drejtave të shqiptarëve, ashtu siçedhe ndodhi më në fund.
Erdhën si erdhën punët dhe e ardhmja politike e Dr. Ibrahim Rugovës e vendosi atë papritmas në arenën e diplomacisë ndërkombëtare për të cilën ai nuk ishte i përgatitur. Duke shikuar 25 vjetë pas, mund të thuhet se vizita e parë e Dr. Ibrahim Rugovës vitin 1989 në Shtetet e Bashkuara, ishte fillimi i hapave të parë të diplomacisë moderne të Kosovës. Megjithëse nuk kishte shumë njohuri në këtë fushë, dhe medhithë të metat dhe gabimet e asaj periudhedhe më vonë gjatë këtij procesi, ishte Dr. Ibrahim Rugova ai i cili në mënyrën më pozitive ndërkombëtarizoi “çështjen e Kosovës”.Ishte kjo vizitë, 25-vjetë më parë ajo e cila hapi rrugën për vizita të shumëta që ai bëri në Washington me qëllim për të mbajtur në qëndër të vëmendjes amerikane çështjen e Kosovës, pasi ishte i vetdijshëm se nëqoftse Kosova do të zhdukej nga radari politik dhe diplomatik i Shteteve të Bashkuara vaj medet për popullin shqiptar të Kosovës.Nga këndvështrimi i sotëm, mund të gjykohet se një çerek shekulli më parë, Dr. Ibrahim Rugova u këthye në Kosovë nga vizita e tij e parë në Shtetet e Bashkuara në vitin 1989, me një frymëzim dhe me një ndjenjë dhe pse jo me një angazhim personal për të kontribuar në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës në cilindo nivel që ta hidhte fati.
Fati ishte se pak kohë pas këthimit të tij në Kosovë, ai zgjidhet kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në këtë detyrë ai tani siguroi një platformë legjitime nga e cila do të shpjegonte situatën ashtu siç ishte në Kosovë, do të fliste dhe do të mbronte të drejtat e shqiptarëve — në mënyrën e tij të qetë por bindëse — me bashkbiseduesit e tij në nivelet më të larta politike dhe diplomatike kombëtare dhe ndërkombëtare. U bë që sidomos nga miqët e kombit shqiptar, Dr. Rugova të shikohej si një zëdhënës i denjë i interesave të shqiptarëve. Zëri i tij dëgjohej dhe respektohej dhe me këdo takohej bënte miq për veten dhe për kauzën e të drejtave të shqiptarëve.Ai nuk kishte një personalitet kërcënues dhe i shpjegonte gjërat me fakte.Ish-presidenti amerikan Bill Klinton, protagonisti kryesor i fushatëspër të siguruarmbështetjen ndërkombëtare për shpëtimin e shqiptarëve të Kosovës nga terrori i Serbisë,ka pohuar se, “Si askush tjetër, Dr. Ibrahim Rugova e shpjegonte çështjen shqiptare nga pikpamja historike dhe njerëzore”.“Nuk kishte avokat më të mirë që të shpjegonte hallet e kombit shqiptar dhe të drejta e tij”, ka thënë Presidenti Klinton. Si askush tjetër deri atëherë, Presidenti Rugova, jo vetëm i shpjegoi botës me urtësi e durim përdhunimin historik të kombit shqiptar nga Serbia, por ai gjatë këtij procesi bëri miq për veten dhe shumë mbështetës ndërkombëtarë, jo vetëm për Kosovën, por edhe për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve kudo në trojet e veta autoktone. Për më tepër, Dr. Ibrahim Rugova si askush më parë ose më vonë, fitoi besimin dhe mbështjetjen e komunitetit shqiptaro-amerikan, pothuaj pa dallim dhe si rrjedhim mobilizoi shqiptaro-amerikanët që të shëndërroheshin në një lëvizje lobuese të fortë për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Edhe kjo është pjesë e trashëgimisë së Presidentit Rugova që e ka zanafillën në atë vizitë të vitit 1989, i ftuar nga Kisha Katolike Shqiptare, së bashku me akademikë të shquar shqiptarë, për të marrë pjesë në seminarin për Imzot Pjetër Bogdanin.
Nuk ka asnjë njeri ose udhëheqës pa të meta, por Presidenti Ibrahim Rugova bazuar në aq sa e njihja gjatë pothuaj dy dekadash, posedonte një vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës dhe të kombit shqiptar. Ai ishte i bindur se për kombin shqiptar nuk kishte rrugë tjetër përveç radhitjes së tij ndërshmërisht,përkrah kombeve të përparuara të perëndimit dhe si pjesë e pandashme e organizmave euro-atlantike.Për të arritur këtë objektiv ai ishte i bindur se shqiptarët kishin nevojë për të bërë miqë dhe mbështetës të tyre në nivel ndërkombëtar.Ai siguroi përkrahjen e përendimit, e sidomos të Shteteve te Bashkuara të Amerikes për në rrugën e bashkimit dhe të integrimit të kombit shqiptar në organizmat euroatlantike me vendet përendimore. Ai e kishte bërë të qartë ç’prej fillimit se ku do të mbështetej më shumë, duke deklaruar ç’prej fillimit “miqësinë e përhershme midis popullit shqiptar dhe popullit amerikan”. Me përpjekjet e tij ndërkombëtare, Dr. Ibrahim Rugova u bë simboli i pavarësisë së Kosovës dhe si njëri ndër figurat më të shquara dhe më të njohura botërisht të kombit shqiptar. Si i tillë, ai kishte fituar besimin dhe admirimin e botës, përfshirë edhe figurat më të dalluara të politikës amerikane. Një ndër këta udhëheqës amerikanë, Presidenti George W. Bush e pat kujtuar Presidentin Rugova me rastin e vdekjes duke thënë se “Shtetet e Bashkuara humbën një mik me të vërtetë të madh, i cili siguroi gjthashtu edhe respektin e të gjithë botës për qëndrimet e tija kundër dhunës.” Ndërsa ish-kryeminsitri britanik Tony Blair ka thënë për Dr. Rugovën se “ishte i qetë, një njeri shumë modest, I cili më that ë vërtetën për Kosovën, Për vuajtjet e popullit të vet, për nevojëpn që bota të dëgjonte për fatin e shqiptarëve dhe për obligimin e botës për të ndërhyrë….Ai foli me një zë të ultë, por me sinqeritetin më të madh duke më kërkuar ndihmë për popullin e vet. Unë ia dhashë besën se britania e Madhe do ta ndihmojë dhe besën ia mbajta”, ka thënë Ish-udhëheqsi britanik Tony Blair.
Ai ishte i vetdijshëm për dëmet që komunizmi i kishte sjellur gjatë dekadave imazhit të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve në radhët e miqëve të vjetër të kombit shqiptar.Dhe për të siguruar mbështetjen e miqëve të kombit shqiptar siç janë Shtetet e Bashkuara, ai besonte se me shëmbjen e komunizmit, kombi shqiptar duhej të ndërtonte bazat e forta të ekzistencës së tij në shekullin XXI, mbi vlerat dhe trashëgiminë shpirtërore dhe patriotike të rilindasve të vërtetë.Ishin këto parime dhe kultura e tij njerëzore plotë urtësi e modesti, të gërshetuara nga vlerat më të mira të kombit shqiptar, ato që e ndihmuan atë që të bënte miqë për kombin shqiptar dhe të sensibilizonte botën në mbështetje të të drejtave të shqiptarëve në trojet autoktone ku kanë jetuar me shekuj.
Në 70-vjetorin e lindjes dhe në 25 vjetorin e vizitës së tij të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti i parë i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovaduhet të kujtohet për rolin e tij në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe për kontributin e tij për një Kosovë të lirë, demokratike dhe të pavaur, por edhe për rolin e tij në përforcimin e marrëdhënjeve miqësore midis kombit amerikan dhe kombit shqiptar. Në këta dy përvjetorë, ai duhet të kujtohet gjithashtu,jo vetëm për miqët e shumtë që i bëri Kosovës dhe Shqiptarëve anë e mbanë botës, por edhe për shembëllën e tij si njeri dhe si udhëheqës — se mbi të gjitha, dashuria për kombin dhe mbrojtja e interesave kombëtare dëshmohet para botës, përveë të tjerave,edhe duke ruajtur nderin e emërit shqiptar dhe nderin personal.

MAJOR AHMET LEPENICA NJE HERO I RISHPALLJES SË PAVARËSISË KOMBËTARE



Mesazhet dhe idetë që na sjell Enver Memishaj – Lepenica me veprën “Major Ahmet Lepenica … “/

Nga Gani Ratkocieri, studjues, “Mësues i Popullit”/

Në 100 vjetorin e Pavarësisë Kombëtare, që filloi ditën fatlume të 28 nëntorit 1912, duhet vlerësuar e kujtuar edhe Kongresi i Lushnjes dhe Lufta e Vlorës e vitit 1920, sepse këto ngjarje vulosën me gjak dhe rishpallën Pavarësinë Kombëtare të harruar e të përmbysur nga Lufta e Parë Botërore.

Është përfundimi i arritur në mirëkuptim të plotë prej të gjithë historianëve dhe studjuesve, sepse: Fuqitë e mëdha më 17 dhjetor 1912 nuk e pranuam pavarësinë e Shqipërisë, por vendosën që Shqipëria të ishte autonome nën sovranitetin e Sulltanit, ndërsa më 29 korrik 1913 Shqipërinë e shpallën principatë autonome sovrane dhe të trashëgueshme.

Lufta e Parë Botërore: 4 gusht 1914 – 11 nëntor 1918, e përmbysi Pavarësinë e Shqipërisë dhe Fuqitë e Mëdha, më 26 prill 1915, e ndanë Shqipërinë në copa, copa ndërmjet Greqisë, Serbisë dhe Italisë. Në këto kushte patriotët shqiptarë të zhgënjyer nga Fuqitë e Mëdha, i dualën zot vetes me Kongresin e Lushnjes dhe Luftën Heroike të Vlorës, në vitin 1920.

Enver Lepenica me veprën “Major Ahmet Lepenica, Komandant i Përgjithshëm i Trupave Kombëtare në Luftën e Vlorës, 1920”, vjen të dritësojë një prej herojve të Epopesë së Vlorës më 1920, një personalitet të shquar të asaj lufte komandantin e sajë, major Ahmet Lepenicën.

Me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare janë botuar disa monografi për figura që kanë dhënë kontribut të madh për të mbritur në 28 nëntor 1912.

Por pavarësisht rëndësisë së këtyre veprave, me përjashtim të gazetave “ 55 “ dhe gazetës “Republika” pjesa tjetër e shtypit dhe televizionit heshtin!?

Këtë fat ka pasur edhe vepra e njëmbëdhjetë e botuar nga studjuesi apasionuar Enver Memishaj-Lepenica “Major Ahmet Lepenica, Komandant i Përgjithshëm i Luftës së Vlorës 1920”. Një libër voluminoz prej 500 faqesh, i shkruar me pasion kombëtar, duke dritësuar jo vetëm major Ahmet Lepenicën por krahas tij edhe figura të tjera që luftuan nën komandën e tij.

* * *

Në trajtimin e figurës famëmadhe të major Ahmet Lepenicës, autori është treguar objektiv, pa pasion, njohës i mirë i kushteve e rrethanave historike në të cilat ka jetuar, vepruar e luftuar major Ahmet Lepenica. Ngjarjet historike janë mbështetur në dokumenta e fakte të kohës, në kujtime të botuara dhe në folklor, pra kemi një trajtim shkecor të ngjarjeve dhe heroit të veprës, gjë që e ka vënë re me të drejtë edhe Prof. Dr. Bardhosh Gaçe në vlerësimin e veprës.

Në këtë mënyrë është trajtuar e përshkruar edhe Lufta heroike e Vlorës e vitit 1920.Vepra të këtij lloi i ndihmojnë historianët, për të shkruar me objektivitet historinë tonë kombëtare.

Përmbajtja e veprës është trajtuar sipas rendit kronologjik, pjesmarrja e heroit në lëvizjen Xhontruke, lufta e tij në krah të heroit kombëtar të Turqisë Mustafa Qemal Ataturkut, por sapo u shpall Pavarësia Kombëtare këta oficerë atdhetarë erdhën dhe dhanë kontributin e tyre për themelimin e shtetit shqiptar, policisë, xhandarmërisë dhe ushtrisë.

Autori ka përshkruar bukur takimin e Ahmet Lepenicës me Isa Boletinin në Vlorë: “Trimat u kuptuan shpejt. Ahmet Lepenica i Labërisë u bë mik me Isa Boletinin e Kosovës, miqësi që simbolizonte bashkimin e kombit tonë”, f.40

Një vend të veçantë i ka kushtuar autori kushteve dhe rrethanave historike në të cilat u shpall Pavarësia Kombëtare, mbrojtja e shtetit shqiptar, nga ujqit e jashtëm dhe çakejtë e brendshëm të tipit të Esat Pashë Toptanit, apo Haxhi Qamilit. Autori ka dijtur të nxjerrë në dukje rolin që ka luajtur major Ahmet Lepenica në këto amulli e mjegulla, ngritje e ulje të historisë sonë: kudo ku kërkohej një dorë e fortë thirrej ky atdhetar trim i cili me atdhetari, zgjuarsi dhe aftësi të larta ushtarake zgjidhte situatën ashu siç e donin iteresat e atdheut.

Në libër është vlerësuar veçanërisht bashkëpinimi dhe roli i Isa Boletinit dhe Ahmet Lepenicës, të cilët detyruan mbeturinat e ushtrisë së Shefqet Turgut Pashës që marshonin drejt Vlorës së pa fuqishme të ktheheshin në Vjosë dhe të niseshin për në vendin e tyre nga limani i Semanit:

“Ismail Qemali e kuptoi rrezikun dhe ngarkoi dy heronj, Isa Boletinin dhe Ahmet Lepenicën, të cilët u dolën turqve përpara në Vjosë, duke e detyruar Xhavit Pashën të nisej nga limani i Semanit. Asnjë shërbim tjetër të mos i kishin bërë atdheut Isa Boletini me kosovarët e tij trima dhe Ahmet Lepenica, kjo do të mjaftonte për t`i dhënë atij një vend nderi në historinë tonë kombëtare”, sepse ata shpëtuan Pavarësinë e Shqipërisë, f.41.

Studjuesi Enver Lepenica, ndoshta ndër të parët ka përshkruar heroizmin e 400 luftëtarëve të Isa Boletinit që nën komandën e major Ahmet Lepenicës luftuan me trimëri dhe çliruan krahinat jugore të Shqipërisë nga pushtimi grek.

“Qeveria e Vlorës dërgoi një kompani prej 120 luftëtarësh dhe vuri në dispozicion të Ahmet Lepenicës edhe 400 “djemtë” e Isa Boletinit. Me këto forca Ahmeti çliroi Leskovikun, Kolonjën, Tepelenën, Gjirokastrën dhe Përmetin”, f. 57.

Figura e Ahmet Lepenicës është dritësuar e ndriçuar edhe në luftën që ai ka bërë kundër tradhëtive të brendshme, nga tadhëtarë të lidhur me pushtuesin, ose të mbetur skllevër të otomanizmit, ose për interesa e kapriço personale siç ishte rasti bejlerëve të Cakranit.

Autori me nje gjuhë të bukur e llogjike mbështetur në dokumenta e fakte e ka trajtur figurën e major Ahmet Lepenicës si një gjigand i pamposhtur që vjen duke u rritur, deri sa vijmë në Kongresin e Lushnjes që ai e mbron me armë. Ishte kohë e trazuar dhe pa këtë mbrojtje ai Kongres që shpëtoi Shqipërinë nuk mund të bëhej, prandaj lavdia bie mbi këta burra që e mbrojtën.

Në këtë vijueshmëri të ngjarjeve historike autori na shpie tëk lavdia e Ahmet Lepenicës në Epopenë e Vlorës në atë ngjarje famëmadhe e të lavdishme që në histori ka hyre me emrin Lufta e Vlores 1920.

Enver Lepenica është autori parë që e përshkruan të plotë këtë epope që bënë vlonjatët dhe më pas populli shqitar. Me Komitetin e “Mbrojtjes Kombëtare”, me në krye Osman Haxhinë, me shtabin e luftës më në krye major Ahmet Lepenicën, me çetat e fshatrave të Vlorës, Tepelenës dhe me ato të qyteteve të tjera që erdhën në Vlorë pas datës 10 qershor 1920.

Është e rëndësishme gjithashtu se autori në një kapitull ka botuar faksimile të dokumentave që mbështesin ngjarjet historike që ai trajton, si dhe një kapitull për këngët që i ka ngritur populli major Ahmet Lepenicës, këtij biri të shquar të tij. Veçanërisht të tërheq vëmëndjen urdhëri i emërimit të major Ahmet Lepenicës: Komandant i Përgjithshëm i Trupave Kombëtare. Një urdhër i shkruar me dorë, në majë të malit të Beunit, mbi fshatin Vajzë i firmosur nga 12 anëtarët e Komitetit si dhe me vulën e atij Komiteti.

Lufta e Vlorës dhe roli që major Ahmet Lepenica luajti në këtë epope vigane të popullit tonë zë me të drejtë vendin më të madh në libër.

Asnjë tjetër nuk e ka përshkruar aq bukur tërë zhvillimin e kësaj luftë heroike, bazuar në dokumenta arkivale, në shtypin e kohës, në kujtimet e luftëtarëve të botuara, dhe në këngët popullore. Lufta e Vlorës ishte një “Termopile” e vërtetë, madje ja kalon asaj sepse falë kësaj lufte Shqipëria u çlirua, u bashkua dhe në dhjetor të atij viti për herë të parë u njoh si shtet edhe nga bota e jashtëme.

Autori mbështetur edhe në gjykimet e historianëve të shquar si Prof. Dr. Muin Çami etj arrin në përfundimin se “merita kryesore e fitores në fushën ushtarake në Luftën e Vlorës, i përket pa diskutim këtij burri të harruar dhe të mohuar padrejtësisht”, f. 179

Është meritë e autorit që citon në ligjiratë të drejtë shumë studjues e historianë, për ngjarje dhe fenomene historike çka i bën përfundimet e arritura prej tija të pa diskutueshme.

* * *

Vlerat dhe rëndësia e këtij libri për historinë tonë qëndrojnë veçanërisht në faktet se :Ahmet Lepenica ka qënë një demokrat i vërtetë. Ai gjatë periudhës 1911 deri më 1924, periudha më e vështirë e historisë sonë kur diskutohej në se do të kishte Shqipëri apo jo dha ndihmesën e tij të vyer dhe vendimtare, duke marrë pjesë në të gjitha ngjarjet historike që vendosej fati Shqipërisë. Ai kurrë nuk pa interesat personale, por mbi të gjitha vuri interesat e atdheut të tij. Ai nuk la pas as fëmijë, as pasuri dhe asgjë prej gjëje por la pas veprën dhe emrin e tij të mirë si shembull frumëzimi për brezat e ardhshëm dhe si ide se mbi të gjitha duhet vëmë interesat e atdheut pavarësisht nga sakrificat që duhet të bëjmë.

Enver Memishaj Lepenica, me veprën e vet, ka meritën e madhe sepse e zbuloi e ndriçoi dhe e përshkroi major Ahmet Lepenicën, duke ja kthyer historisë sonë ashtu madhështor, heroik, atdhetar dhe veteran i çështjes sonë kombëtare pa njollë, pra i ngriti atij monumentin që meritone, në peidestalin e nderuar të burrave të kombit tonë.

Nga ana tjetë në këtë vepër kemi për herë të parë një përshkrim të plotë dhe të dokumentuar të Luftës së Vlorës 1920

Për vlerësimin dhe lartësimin e figurës famëmadhe të ushtarakut të pa mposhtur, veteranit pa njollë dhe atdhetarit të shquar duhet të kemi parasysh përfundimin e arritur nga autori në këtë libër se “ Në ato kohëra ishte trimëri e madhe të ishje shqiptar, por ishte trimëri edhe më e madhe të ishje ushtar si major Ahmet Lepenica, një ushtar i ndipedencës sonë kombëtare”.

Gjuha e autorit është e thjeshte e qartë dhe e kuptueshme pa ngarkesa të tepërta, pa prekur gjuhën dialektore kur autori citon në ligjiratë të drejtë personazhet historik. Kjo mënyrë të treguari e bën lexuesin të arri vetë përfundimin e ngjarjeve historike para se ta lexojë në libër nga autori. Jeta dhe kontributi heroit të librit major Ahmet Lepenicës, në historinë e Shqipërisë, shtrihet në një periudhë të gjatë kohore prej vitit 1905 kur ai hyri në lëvizjën Kombëtare, po veçanërisht gjatë periudhës kur po ngrihej shteti shqiptar e bëhej Shqipëria, të treguara e dokumentuara shumë bukur nga autori, çka e kthen librin në një enciklpoedi të vogës të historisë sonë

Në fund të veprës së tij autori ka dhënë bibliografinë: Arkivi Qëndror i Shtetit, Biblioteka Kombëtare, Dokumenta, literatura historiografike me 105 libra duke shënuar edhe faqet ku flitet për major Ahmet Lepenicën, Kujtimet e botuara nga institucione shkencore, folklorin, shtypin 51 gazeta shqiptare dhe të huaja, 15 revista të ndryshme, artikuj që autori ka botuar për major Ahmet Lepenicën që nga viti 1978, dhe në fund ky kapitull mbyllet me indeksin e emrave, gjith ky aparat e ngre veprën që anaizojmë në një vepër të mirëfilltë shkencore.

MESAZHET QË NA VIJNË NGA JETA E NJË QËNDRESTARI ANTIKOMUNIST


Nga Enver LEPENICA


Agim Musta, është shembulli i qëndrestarit e luftëtarit, shembulli i njeriut që na tregon se si duhet jetuar jeta. Ai ka të drejtë të krenohet për udhen që ka përshkruar gjatë 85 vjetëve. Agim Musta, ka ditur të lërë gjurmë të pa shlyera në udhën e jetës, gjurmë që duhet t`i ndjekim ne pasardhësit. Në rininë e tij pati fatin të ushtrojë profesionin më fisnik nën diell atë të mësuesit, edukatorit të brezit të ri.

Libri A .Musta

Dashuria për lirinë te ky njeri ka qenë e para, e përherëshme dhe e përjetëshme, i gatshëm për t`u flijuar dhe martirizuar, prandaj nën terrorin komunist, ai së bashku me të pa harruarit Pjetër Arbënori e Uran Kalakula si dhe me Riza Kuçin, Tanush Kason Karaman Paftalin, nuk u trembën nga vdekja dhe burgu, por krijuan një grup klandestin social-demokrat për të përmbysyr regjimin çnjerzor komunist.

Në këtë mënyrë, këta burra trima shqiptarë dhe largpamës do të digjeshin si qiri, në qelitë e Sigurimit të Shtetit, që të mundnin t`i jepnin sado pak dritë popullit të tyre që vuante nën shtypjen komuniste.

Kështu, këta burra, ndër ta në vijën e parë edhe Pjetër Arbënori e Agim Musta, do të hynin në ardhën heroike të qëndrestarëve antikomunist, që po sakrifikoheshin për t`i bërë dritë popullit të tyre drejt udhës së lirisë.

Në atë sistem, ku mungonte absolutisht liria, të ndërmerrje vepra të tilla si Agim Musta e Pjetër Arbënori, ishte jo vetëm atdhetari, por më shumë se heroizëm dhe optimizëm e shpresë për lirinë e vendit të tyre.

Të burgosurit politik ndër ta edhe Agim Musta, Pjetër Arbënori, Uran Kalakula e të tjerë ishin dashuruar me lirinë dhe kështu ata u bënë legjenda lirije.
Pas daljes nga burgu i zi komunist, Agim Musta, për të nxjerrë bukën e gojës, vuajti në guroret komuniste, më të tmerrshme se ato që përshkruan Viktor Hygo në romanin famëmadh ‘Të mjerët”.

Me përmbysjen e diktaturës komuniste Agim Mustën do ta shohim edhe nje herë në vijën e parë të luftëtarit të lirisë. Liria, shpërthen te ky luftëtar dhe qëndrestar, aftësitë e tij për të dalë në udheheqie të denoncimit të krimeve komuniste, të formimit dhe organizimit të shoqatës të të përndjekurve dhe burgosurve politik.
Por vlerat e vërteta të një atdhetari, të një intelektuali, të një luftëtari qëndrojnë në parimin se nuk duhet të pyesim se ç`farë bëri atdheu për mua, por ç`farë bëra unë për atdheun tim.

Këtu qëndron edhe madhështia e Agim Mustës: aktivizohet në shtypin e përditshëm si publicist, me artikuj të shumtë dhe arrin të botojë 15 libra, me vlerë.

Libri A .Musta

Librat e tij, pasqyrojnë kalvarin e mundimeve të një luftëtari të lirisë dhe nëpërmjet veprës së tij ne njohim kalvarin e vuajtjeve dhe mundimeve të shqiptarëve nën diktaturën komuniste. Në 23 vjet 15 libra nuk janë pak. Nuk është vetëm talenti, prekupimi dhe dashuria për vendin e tij që e bënë Agim Mustën të botojë më shumë se çdo njeri tjetër në një kohë kaq të shkurtër, por mbi të gjitha ai e ndien detyrën që ka ndaj vendit të tij.

Dhe në këtë mënyrë Agim Musta na shfaqet si shembulli njeriut që ndien detyrën ndaj atdheut dhe se si duhet ta bëjmë këtë detyrë duke kapërxyer çdo vështirësi që na del përpara.
Të 15 librat e Agim Mustës përshkohen fund e krye nga rrëfimi të vërtetave të kohës së shtypjes komuniste, nga ideja e denoncimit të krimit dhunës dhe terrorit komunist të ushtruar mbi shqiptarët për gati 50 vjet nga banda terroriste komuniste e Enver Hoxhës, Mehmet Shehut, Hysni Kapos, Spiro Kolekës dhe të tjerë. Ide humane, të së drejtës që shfaqin shpirtin e madh human të Agim Mustës përpara popullit të tij.

E gjith vepra e Agim Mustës nuk përshkohet vetëm nga fakti i treguar me një gjuhë të thjeshtë, por edhe talenti prej tregimtari që e bën lexuesin të mos e lëshojë librin e tij pa i shkuar deri në fund. Le të përmëndim këtu vetëm esenë ”Gjenerali i zi Nevzat Haznedari” ku vetëm në pak faqe, jep një botë të tërë, të krimit komunist mbi shqiptarët, forcë e madhe treguese, rrënqethëse dhe që të lë mbresa për tërë jetën. Këtë kriminel legjendar mendohet se shokët e tij komunist e helmuan në vitin 1974, për të zhdukur një arkiv të gjallë krimesh.

Edhe sot pak kush është kujtuar të çmojë veprën e Agim Mustës, por këto libra dhe heronjtë që përshkruan me dashuri Agim Musta janë pjesë vendimtare e historisë sonë, janë rezistenca dhe kundërshtimi regjimit diktatorial komunist.

Kështu i përcolli gjith ditët dhe vitet Agim Musta deri më sot, më shumë të vrazhdëta se të kthjellta, kur del para botës shqiptare me veprën e pesëmbëdhjetë, “85 vjet në katër kohë”, një dëshmi tjetër një thirrje bashkvuajtësve të tij, që të bëjnë detyrën e fundit ndaj atdheut: të lënë kujtimet e tyre.

* * *

Agim Musta, po na lë në një libër jetshkrimin e tij, por nuk ka mundur ta bëjë mbasi ai në fakt na flet më shumë për ngjarje dhe fenomene të shoqërisë, për jetën e shumë personazheve që ai ka takuar gjatë udhës së gjatë të jetës së tij. Në fakt Agim Musta ndërsa niset të na tregojë jetën e tij na ka treguar jetën e shoqërisë, dinamikën e ngjarjeve që kanë shoqëruar jetën e tij, apo që ai vetë ka vuajtur, apo është gëzuar, në kohët të cilat ai ka jetuar:
Koha e Monarkisë, ku ai përshkruan vendlindjen e tij Gjirokastrën, pak fjalë për paraardhësit, gjyshërit dhe prindrit, pastaj na flet për kryengritjen e Et`hem Totos.
Pushtimi italian, pasi flet për pushtimin, ai nuk harron të evidentojë edhe fillimin e krimeve komuniste që gjatë luftës, në Gjirokastër, kështu p.sh. profesor Tare Kalos, pasi i bënë shosh trupin me plumba, nuk i lejuan motrat dhe të afërmit ta varrosin, por e hodhën në një përrua për ta ngrënë egërsirat!
Vendosja e diktaturës komuniste. Ky është kapitulli më i gjatë i librit jo vetëm se janë vitet më të shumta ku ka kaluar jetën Agim Musta, por veçanërisht sepse atij i dhemb zemra për vuajtjet e mjerimet e popullit në këtë periudhë krimi terrori dhe dhune. Sepse ai e ka të mbushur zemrën e tij me ngjarje të pa fundëme që ai nuk do t`i marrë me vete në botën e përtejme.

Kjo është pjesa kur autori flet për ideologji kriminale që fillon me rrahjet që bëjnë komunistët në shkollë, për bijtë e reaksionarëve! Me shumë interes janë ngjarjet që ka jetur dhe treguar si gjyqi special i vitit 1945, vrasja e Nako Spiros, bomba në ambasadën sovjetike, dhe më rëndësishmja formimi i Grupit Social-demokrat nga: Uran Kalakula, Riza Kuçi, Tanush Kaso, Karaman Paftali dhe vetë autori librit dhe bashkimi këtij grupi me të pa harruarin Pjetër Arbënori, i cili shkëlqeu me madhështi në çdo fush ku e hodhën dallgët e jetës së vështirë.

Në ferrin e burgjeve dhe kampeve të përqëndrimit, ku ka vuajtur autori, të ngritura në kohë paqie, ai na përshkruan ata personazhe që me qëndresën e tyre, me diturinë dhe humanizmin, jo vetëm kishin ditur t`i qëndronin vujatjeve dhe mjerimeve, por digjeshin për të bërë dritë, për të dhënë shpresë për një sistem dhe jetë më të mirë. Ai përshkruan me dashuri: Të pa thyeshmin Samo Dangëllia, mësuesin dhe poetin Gjërgj Komnino, profesor Foto Balën, desantin Muhamet Hoxha, Vera Demën, Doktor Kalivopulli e Gjergj Kokoshin që vdiqën në burg, etj.

Këta janë në fakt perrsonazhet kryesor të këtij libri që janë varrosur me kohë, por që kujtimi i dashurisë së tyre për lirinë që na sjell Agim Musta na i kthen ata të gjallë.
Autori gjatë episodeve të ndryshme na paraqet botën e skamjes dhe mjerimit komuniste, që marrin përmasa të mëdha në burgjet dhe kampet e përqëndrimit.
Edhe pse lexuesi mbetet i trishtuar, nuk është faji i autorit, por i realitetit të kohës së dhimbjes së madhe, komuniste.
Kapitulli i fundit i librit është tranzicioni demokratik, pjesa më e dashur e jetës së Agim Mustës, ku ai sheh të realizuar ëndërrën e tij për një sistem demokratik, ëndërr për të cilën vuajti një komb i tërë. Autori na përshkruan aktivitetin e tij se si ai doli edhe një herë në vijën e parë të luftës për përmbysjen e diktaturës komuniste, se si luftoi e punoi në krye të shoqatës së të burgosurve politik.

Në fakt nëpërmjet jetës së ngjarjeve dhe personazheve ai na lë të kuptojmë edhe jetën e tij: jetë e një luftëtari dhe qëndrestari antikomunist.

Kjo është shkurtimisht përmbajtja e këtij libri.
* * *
Rëndësia, veçoria dhe vlera e veprës së Agim Mustës, qëndron në faktin se ai me zgjuarsinë që e karakterizon, ka shfrytëzuar dosjet e gjalla, të burgosurit dhe të persekutuarit politik, te të cilët ka ditur të vjelë prej tyre faktet tronditëse të vuajtjeve dhe mjerimit që ata kaluan nën diktaturën komuniste, apo në burgjet famëkeq të Burrelit apo Spaçit, të Maliqit apo Qafëbarit, apo të mbi 100 burgjeve që ai, Agim Musta, i ka përshkruar si askush tjetër në librin e tij ” Burgjet e shtetit burg”

Këta njerës që vuajtën ferrin komunist nuk kanë ikur nga kjo botë pa lënë kujtimet e tyre, falë shërbimit të shquar që Agim Musta i bëri historisë sonë.

Evidentimi i fakteve të krimit, dhunës dhe terrorit komunist nëpërmjet atyre njerëzve që i vuajtën është shërbimi më i madh që Agim Musta i bën historisë së atdheut të tij.
Në veprën e Agim Mustës ashtu si edhe në këtë libër, lexuesi psherëtin dhe rënkon me dhimbje ashtu si edhe vetë autori.

Mesazhet që na vijnë nga libri Agim Mustës janë ato se si duhet jetuar jeta: në luftë të përditëshme, për t`i shërbyer atdheut tënd, në luftë për të jetuar me dinjitet dhe krenari, për të kaluar një jetë që kur t`i kthesh sytë pas të krenohesh për udhën në të cilën ke ecur, jeta e një qëndrestari e një antikomunisti që nuk i humbet shpresat asnjeherë edhe në errësirën e burgut të Burrelit.

Libri nuk është thjesht një libër kujtimesh, por që ka në themel vokacionin e të drejtave të njeriut si dhe dinjiten human, si e gjith vepra e tij e më parshme.
Autori edhe në këtë vepër na paraqitet me stilin e tij tregimtar të thjeshtë të kuptueshëm dhe emocional, stil i nevojshëm për lexuesin për të mos u shkëputur nga ideja dhe ngjarja dhe për ti përjetuar ato, duke marrë prej tyre mesazhet e vevojëshme.

Vlera krijuese e kësaj vepre qëndron në përshkrimin e fakteve dhe provave jetësore aq të nevojëshme dhe të domozdoshme për historinë tonë për të mos harruar asnjëeherë të kaluarën.

E gjith vepra e Agim Mustës ashtu si edhe ky libër synon të çlirojë shoqërinë nga zakoni i skllavërisë që u rrënjos dhe mbeti në sjelljen dhe gjykimin e popullit tonë, nga ideologjia komuniste.

Libri pasqyron edhe themelimin e shoqatës së të burgosurve dhe të përndjekurve politik, me fotografi të shumta. Aktivitetin e kësaj shoqate brenda dhe jasht vendit, dhe kjo është pjesë e historisë së ditëve tona e shkruar në kohën që shumë protogandist të atyre ngjarjeve janë gjallë dhe mund të bëjnë vrejtje dhe sygjerimet e tyre.
Përfundimisht do të thoshim se nga vepëra ”85 vjet në katër kohë” që po analizojmë shohim të çlirohet një forcë e madhe mbinjerzore për të qëndruar e luftuar në dallgët e jetës ashtu si ka vepruar edhe autori këtij libri i nderuari dhe i respektuari Agim Musta.

Në jetën e përjetëshme njeriun nuk e përcjellin, as gruaja, as vajza as djali, por veprat e tij dhe Agim Musta ka lënë plot 15 vepra të cilat do ta përcjellin dhe pasardhësit do ta kujtojnë gjithmonë si njeriu që jetën e tij e shkriu për ideale të larta të të drejtave të njeriut.

ENCIKLOPEDIA E KRIMIT KOMUNIST NË VLORË



Rreth librit të Aranit Hoxhës “Gjëmat e komunizmit në trevën e Vlorës”, Vlorë 2013/

Nga Enver Lepenica/

Në vitin 2001, duke analizuar librin e Caf Jonuz Culaj, “Krushqit e Lirisë”, nënvizoja se autori edhe pse pa arsim arriti të botoi një libër, mbi vuajtjet në burgjet komuniste, kështu ai bëhej shembulli domethënës se njeriu kur udhëhiqet nga ideale të larta, arrin të lërë gjurmë në jetën shoqërore. Mendoja se ky ishte shembulli i vetëm që një i burgosur pa arsim, boton një libër, por ishja gabuar, Caf Jonuzit nga Malësia e Madhe i përgjigjet në vitin 2013, Aranit Hoxha nga Vezhdanishti i Vlorës me librin shumë vlerësh “Gjëmat e komunizmit në trevën e Vlorës”

Dy shembuj që na bëjnë të mendojmë se sikur të gjithë të ndienin përgjegjësinë e Caf Jonuzit dhe Aranit Hoxhës, bota shqiptare do të ishte krejt ndryshe.

* * *

“Gjëmat e komunizmit në trevën e Vlorës”, është enciklopedia e krimit komunist në krahinën e Vlorës, me të dhëna të shumta statistikore dhe me analiza për terrorin, dhunën dhe krimin që u ushtrua në krahinën e Vlorës në periudhën 1943 – 1990. Autori siç ka theksuar edhe Shpresim Kasaj në parathënin e librit, nuk të lë të mendosh dhe nuk lë asnjë fije dyshimi për parashtrimet që bën, për të dhënat, shifrat dhe faktet që jep, pasi ai të dënuarit dhe të persekutuarit i identifikon me emrin, atësinë, mbiemrin, vendlindjen, datëlindjen, dënimin e kjo është një nga vlerat e mëdha të këtij libri. Edhe më pare, në Vlorë, një grup të dënuarish dhe të persekutuarish politikë me në krye Fahri Shaskën ngritën një ekspozitë për të ashtuquajturit “armiq të popullit”, të cilën Fari Shaska e pasqyroi në një album, por libri Aranit Hoxhës, është më i plotë dhe mund të themi se në të janë përfshirë të gjithë ata vlonjatë që u vranë me atentat, u pushkatuarn me gjyqe qesharake, vdiqën në burg ose nën tortura çnjerzore, ose vuajtën burgun, internimin, dëbimin apo persekucionin barbar komunist. Libri hapet me renditjen 13 emrave, që u vranë të parët, me atentat, nga njësitet guerile komuniste, dhe vazhdon me evidentimin e 114 vlonjatëve të tjerë që të vrarë gjatë vitit 1943, ndërmjet tyre shënohen emrat e 14 grave dhe dy mësuesve: Fejzi Hoxholli dhe Sulo Hoxha, babai i autorit të këtij librit. Atentatet u realizuan nga bandat terroriste të Hysni Kapos, Spiro Kolekës e Manush Myftiut me anë të njësiteve guerile, të ngritura në shpellën e Shiroke në Tërbaç. Sipas këshillave dhe urdhërave të Dushan Mugoshës, vrasjet e para me atentat, komunistët i bënë kundër shokëve të tyre: Mynyr Xhindi, Xhemil Çakërri, Neki Imeri, Xhafer Dalani, Haki Xhelo, Duro Elmazi, Faslli Kasaj, Selim Laçej e vazhdon lista me 17 vetë.

Kështu komunistët do të merrnin zemër e nuk do tu dridhej dora kur të vrisnin plehrat e Ballit Kombëtar siç thoshte shoku Enver Hoxha. Gjatë vitit 1944, u vranë me atentate 143 vetë, dhe gjithësej gjatë dy viteve 1943-1944, janë vrarë pa besisht dhe pa gjyq 257 shqiptarë të pa fajshëm.

Në Bolenë, u zhdukën dy familje ndërmjet tyre një vajzë 17 vjeçare.Në Kuç, vetëm nga familja Sadikaj u pushkatuan 8 vetë 5 burra dhe tre gra.

Në Gorisht, vranë në derë të shtëpisë nënë e bir Zenepe dhe Halim Caushaj e kështu me radhë deri te shifra tronditëse, 257 të vrarë.Tronditëse dhe e pa besueshme është fakti se shumë nga të pushkatuarit ishin adoleshnt ose fëmijë, kështu në Bolenë u vranë, me atentat: Bilbil Çelomeme 14 vjeç, Fuat Çelomeme 19 vjeç, Dyzene Novruzaj, vajzë 19 vjeçare, Gani Çelomeme 17 vjeç.

Në Treblovë u vra Bajram Lamaj që ishte vetëm 16 vjeç,e kështu vazhdojnë me radhë vrasjet në Drashovic, në Gorisht, në Kuç, në Gjorm, në Kaninë, në Lepenicë.

Të pa kënaqur dhe të pa ngopur me gjakun e pa fajshëm të 257 shqiptarëve të vrarë me atentat gjatë kohës së luftës, vazhduan të eleminojnë “armiqtë e klasës punëtore” edhe pas çlirimit, në kohë paqje, çka tregon fytyrën çnjerzore të komunistëve, por tashmë jo me atentate, por me ca gjyqe qesharake pa sjellë fakte dhe porva juridike por vetëm ideologjike, se ata që silleshin para gjyqit, kishin qënë ushtarë të Ballit Kombëtar, bënin agjitacion e propogandë, ose kishin dash të arratiseshin në shtete armike! Nga ndonjë herë shifra flasin më mirë se çdo gjuhë e zjarrtë njerzore, prasndaj autori me të drejtë prej fillimit deri në fund të librit argumenton krimet komunistë me anë të shifrave, psh: Viti 1945, ishte më i përgjakshmi. Në këtë vit u pushkatuan 46 vlonjatë të pa fajshëm. Në maj u pushkatuan 8 vetë, në qershor 12 vetë, në korrik 6 vetë, dhe gjatë muajve gusht – dhjetor 20 vetë të tjerë.

Në vitin 1946, u pushkatuan 17 vetë.Gjatë këtij viti, në Maliq u varën në litar dy inxhinjerë: Kujtim Beqiri dhe Abdyl Kokoshi.

Në vitin 1947, u pushkatuan 12 vetë në vitin 1948, 6 vetë, në vitin 1949, 5 vetë, në vitin 1950, 10 vetë, në vitin 1951, u pushkatuan 9 vetë.

Gjatë periudhës 1952 – 1991, u pushkatuan gjithësej 27 vetë. Në vitin 1963, u var në litar, në mes të Vlorës, Remzi Shenaj nga Gjormi. E theksojmë se kjo masakër po kryhej në kohë paqie!

Edhe pas çlirimit të vendit adoleshentët dhe fëmijët mbetën një gjah çnjerzor për komunistët, kështu të dënuar politik nën moshën 20 vjeç, në libër janë evidentuar me dokumenta 120 vetë, që për popullin e Vlorës të asaj kohe është një numur që flet qartë dhe do t`i flas përgjithmonë historisë për krimet makabre të komunistëve të Vlorës.

Ndër ta përmëndim: Bahri Çeprati 17 vjeç, Bejo Shaqiri nga Dukati 15 vjeç, Zenepe Selimi 17 vjeç nga Treblova, Klito Lamaj 17 vjeç nga Kanina, Eqerem Malaj 18 vjeç nga Ramica, Luan Llupa 17 vjeç nga Vlora, Reshat Kripa 15 vjeç nga Vlora, Petro Bollani 15 vjeç nga Himara, e kështu me radhë. Për këta fëmijë gjykata tregohej e “mëshirshme” dhe dënimin më të ulët e jepte vetëm 5 vjet burg të rëndë !!!

Një dhimbje të madhe ndien lexuesi kur sheh se 85 të burgosur politik, nuk mundën të dilnin dot nga burgu, ata vdiqën atje nga vuajtja dhe torturat, atje nga smundja e urise, mungesa e barnave dhe kujdesit shëndetësor.Këtyre fatkeqëve u humbiste varri përgjithmonë pasi komunistët nuk lejonin të merrej kufoma!?

Ndër të vdekurit në burgje ka personalitetit të shquar të historisë sonë si Qazim Kokoshi e Aristidh Ruci, firmëtar të aktit të Pavarësisë Kombëtare, luftëtarë antifashit si Muço Sherifi që vdiq në moshën 63 vjeçare, Elmaz Çarçani 70 vjeç, Pilo Goro 70 vjeç, Vasil Papa 72 vjeç, Niko Tola 63 vjeç e kshtu me radhë.Por kishte edhe mosha të reja që vdiqën burgjeve dhe ju humbi varri përgjithmonë si Uran Dulaj 29 vjeç, Dilaver Hysi 37 vjeç, Niko Kacelano 45 vjeç, Lekmi Sharra 33 vjeç, Agim Agaraj 34 vjeç etj. E pa imagjinueshme është sjella e komunistëve ndaj grave. Në Vlorë ata pushkatuan 14 gra, ndërmjet të cilave Merxhane Sadikaj, Kafaze Birçaj e Refie Kondi nga Kuçi, Veno Toto nga Kudhësi etj

Po kështu vdiqën në internim nga smundja e urisë Lino Alikaj, nëna e Lahe Nuros. Perie Mustafaraj, bashkëshortja e Muço Çepratit pushkatuar, vdiq në Krujë, në vitin 1946 së bashku me dy vajza të mitura nga smundja e urisë dhe mungesa e ndihmës mjeksore.

Përveç 14 grave të pushkatuara, kanë vuajtur nëpër burgje 31 gra të tjera vlonjate. Një filozof i madh ka thënë se: “Nga sjella ndaj gruas duket se në ç`masë njeiu është shkëputur nga bota e kafshëve” Lexuesi e ka të lehtë të arsyetojë se sa larg ishin komunistët vlonjatë nga bota e kafshëve!

Ridënimi i të burgosurve politik ishte një akt i pa parë dhe i pa dëgjuar në historinë e diktaurave botërore, kështu i dënuari duke vuajtur dënimin, ridënohej përsëri po me të njëjtën akuzë, ose dhe me akuza te tjera fallso!Edhe pas kryerjes së dënimit të parë, pas pak kohe në liri, shtetas të shumtë shqiptar arrestoheshin dhe dënoheshin për herë të dytë, të tretë, apo të katërt dhe kështu ata e kalonin jetën nëpër burgje. Nga 993 të burgosurit politikë, gjithësej që ka Vlora, 135 prej tyre kanë vuajtur burgime të rënda, nga 11 deri në 36 vjet burg, bëhet fjalë jo për dënimet, por të vuajtura në fakt.

Kështu psh. Kujtim Pela nga Dukati ka vuajtur në burg 36 vjet, Petrit Velaj nga Vlora 36 vjet, Skënder Hallko nga Vranishti 33 vjet, Nimet Mita nga Dukati 32 vjet, Luan Koka nga Vlora 29 vjet, Muço Bazaj nga Gorishti 28 vjet, Mystehak Bylyshi nga Vlora 25 vjet, Bardhosh Gjonzeneli nga Tragjasi 23 vjet, Ahmet Thaçi nga Vlora 23 vjet, Rizo Çizja nga Bolena 22 vite, Bejo Kali nga Dukati 21 vjet, Dushan Koçiu nga Panajaja 20 vjet, Artan Çeçi nga Vlora 20 vjet, etj etj. Pasi ka përshkruar me të dhëna të plota për identitetin dhe origjinën e atyre që vuajtën terrorin dhe dhunën e komunistëve, autori bën përmbledhjen e vuajtjeve dhe tmerreve që hoqën vlonjatët: Te pushkatuar 437 vetë, të burgosur 993 vetë, vdekur në burgje 77 vetë, Vite burgu gjithësej 6951. Pas parashtrimet me të dhëna të shumta, me shifra dhe fakte, Aranit Hoxha kalon e bën përshkrimin e jetës veprës dhe shkaqeve të dënimit të atyre që provuan vuajtjen nën diktaturën komuniste, pra cilët qenë ata dhe përse u dënuan.

Kjo ishte shkurtimisht se ç`farë përmba libri i Aranit Hoxhës “Gjëmat e komunizmit në trevën e Vlorës”

* * *

Nëpër faqet e këtij libri dëgjojmë psherëtimat e të burgosurve, lamtumirën e të pushkatuarve, mallkimin e nënave, lotët e motrave dhe të grave, e veçanërisht të qarat e fëmijëve të vegjël që mbetën të internuar bashkë me prindërit, me ligj, deri në vitin 1953, kur nuk u lejua më internimi fëmijëve.Në këtë libër flitet për vuajtjet, torturat dhe persekutimet e tmerrshme që ranë ndaj burrave dhe grave dhe sidomos ndaj fëmijëve vetëm e vetëm se ata nuk u pajtuan me ideologjinë komuniste, ata torturuesit komunistë vlonjat vërshuan asaj krahine atdhetare si bisha të egra duke mbjellë tmerr e zi. Mua më bën përshtypje dhe më shkakëton dhembje shpirtërore, sidomos përshkrimi i vuajtjeve, sakrificave dhe persekutimeve të të miturve, të grave dhe atyre që nuk iu provua kurrë asnjë faj.

Kujt nuk do t`i bënte përshtypje, kush nuk do të tronditej kur lexon në këtë libër se që në moshën 14 vjeçare fëmijët u bënë vuajtës dhe dëshmitar të masakrave e persekutimeve të shumta ndaj prindërve të tyre. A nuk është tronditëse kjo?

Ja se ku erdhi një kohë lirie dhe njerëzit denoncuan dhe nxorrën në dritë terrorin, dhunën dhe krimin komunist. Kishte kaluar shumë kohë dhe dukej sikur askush nuk do guxonte ndonjëherë të denonconte krimet e komunistëve vlonjatë. Por historia ka ligjet e veta, prandaj njeriu duhet të ketë frikë nga historia më shumë se nga perëndia , sepse është historia që na peshon e vlerëson para dhe pas vdekjes.

Jemi i vetmi vend, nga ish vendet ku ka sunduar diktatura komuniste, që akoma nuk kemi në shkollë një lëndë ku të mësohet se si ishte diktatura komuniste, psh një lëndë me titull “Shqipëria nën diktaturën komuniste”

Edhe kur në histori janë bërë përpjekje për të futur ndonjë kapitull për atë periudhë të zezë, ish komunistët apo kripto komunistët, të veshur me qyrkun e Partisë Socialiste kanë protestuar! Nuk duan tu kujtosh etrit !

Kur jemi përpara fenomenit të terrorit komunist, vetvetiu të lind pyetja: A ka pasur një terror të tillë edhe në vendet e tjera komuniste ? Përgjigjen e kësaj pyetje e ka dhënë, komunisti Bilbil Klosi, me cilësinë e Ministrit të Drejtësisë të asaj peiudhe, në vitin 1952, i cili ka pohuar hapur: “Në hartimin e Kodit të ri jemi frymëzuar nga Kodi Penal sovjetik. Por duke marrë parasysh përpjekjet e përsëritura për një kryengritje në vendin tonë, të përkrahur dhe të drejtuar nga elementë të huaj, kemi qënë të shtërnguar të vëmë masa dhe dënime më të rrepta nga ato që ka Kodi penal sovjetik”. (Shih: “Albumin e terrorit komunist”, Tiranë 2013)

Është kjo arsyeja që kushëriri i Bilbilit, Qemal Klosi, në krye të gjykatës së Qarkut të Vlorës 1944 – 1949, theri me thikë qindra nacionalistë vlonjatë e fierakë.

Aranit Hoxha, megjithëse në një moshë të shkuar me këtë botim, ai është duke çuar në vend porosinë dhe amanetin e babait të tij Sulo Hoxhës i pushkatuar pa gjyq si dhe të patriotëve të tjerë vlonjatë anti komunist.

Ai duhet vlerësuar se ka marrë guximin ndonse me mundësi modeste, pa arsim, që tu lërë brezave të ardhëshëm disa të dhëna si dëshmitar i asaj kohe terrori për qëndresën dhe vuajtjen ndaj bishës së kuqe vlonjate dhe të atyre që ia kishin shitur shpirtin djallit sllavo-komunist, të cilët zaptuan Vlorën heroike me të pa besë.

Autorit të këtij libri, komunistët i pushkatuan të atin, pas vuajtjeve që ai hoqi nën diktaturë, pa arsimin përkatës dhe në një moshë të thyer 75 vjeçare, kreu detyrën e fundit ndaj atdheut na la kujtimet e jetës, jo ata personale dhe familjare por ato për drejtësi dhe humanizën për Vlorën e tij.

* * *

Aranit Hoxha na dëften se ndërgjegjia kombëtare është zgjuar dhe po vepron në të gjitha fushat e jetës. Ai na jep shembullin më të mirë të detyrimit dhe misinit që të gjithë ne duhet të kontribojmë për të denoncuar terrorin dhe dhunën komuniste.

Vlera e këtij libri qëndron në faktin se përmban emra, vende, data, moshën e të persekutuarit, burgjet, vrasje, pra është mbështetur në dokumenta të pa kundështueshme.

Duke lexuar këtë libër arrimë në përfundimin; se janë shkruar shumë, e përsëri është shkruar pak, dhe prandaj duhet t`i kthehemi kësaj detyre dhe këtij misioni.

Në historinë botrore, kemi shembuj se si studjuesit u janë kthyer e rikthyer dhunës dhe terrorit të epokave të ndryshme historike. Lipset që këto libra t`i shohim me syrin humanitar, se si e kanë jetuar shqiptarët terrorin komunist, se si e kanë përjetuar fëmijët arrestimin e babait apo të nënës, internimin, demaskimin publik etj

Vepra e Aranit Hoxhës është himn dhe homazh për ata që u pushkatuan, apo vuajtën nën terrorin komunist. Personazheve të këtij libriai u ka ngritur nga një monument të merituar, ai i ka shënjtëruar viktimat dhe na fton ti nderojmë dhe respektojmë ata, si triumf mbi skëterën e së shkuarës.

Mesazhi i këtij libri është: drejtësia dhe humanizmi.

Dëshmi të krimeve komuniste Nëpër faqet e librit “Rikthimi i dhimbjes”

Image result for ESHREF YMERI

Nga Prof.dr. Eshref Ymeri


Në një shkrim të paradisaditshëm, të botuar në internet me titull “Në gjurmët e krimit komunist”, pata folur për takimin që pata në fillim të tetorit me zotin Enver Lepenica që më dhuroi tre libra mjaft interesantë nga korpusi i pasur i krijimtarisë së tij në lëmin e historiografisë. Në bisedë e sipër, kur ra fjala për ngjarjet e kohës së luftës nëkrahinën e Vlorës, më këshilloi që të lexoja librin e Sofokli Lazrit me titullin e lartpërmendur, i cili, sipas tij, ishte mjaft tërheqës për ndodhitë që përshkruhen në të.

Për të rënë në gjurmët e këtij libri, i cili, siç më tha bashkëbiseduesi im i nderuar, ishte botuar gjashtë vjetë më parë, vendosa t’i telefonoj zonjës Drita, bashkëshortes së prof. Sofokli Lazrit, me të cilën kemi qenë kolegë për shumë vjet në Katedrën e Gjuhës dhe të Letërsisë Ruse të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë. Pas pyetjes sime se si mund ta gjej librin në fjalë, zonja Drita më rekomandoi të interesohesha në Shtëpinë Botuese “Toena”, ku libri ishte botuar në vitin 2008. Pasi telefonova atje menjëherë, më njoftuan se pas dy ditësh mund të shkoja ta merrja.
E lexovame një kërshëri të jashtëzakonshme, vetëm gjatë një pasdite deri në darkë vonë. Gjithsej 174 faqe.

Vrasja barbare e Ramize Gjebresë

Kur e mbarova së lexuari, një valë dëshpërimi ma përshkoi gjithë trupin. Autori, si mjeshtër i penës, në këtë libër është zhvendosur në vitet 1943-1944, në zjarrin e luftës antifashiste, asokohe kur ai, si anëtar i një çete partizane, ishte gjithsej 20 vjeç. Boshtin kryesor të këtij libri e përbën historia e dashurisë tragjike të Ramize Gjebresë me Zaho Kokën. Por jo më pak mbresa të dhimbshme më la marrëdhënia e autorit me një nacionalist të nderuar dhe vrasja enigmatike e sekretaritorganizativ të qarkorit të Vlorës Mynyr Xhindi.

Sofokli Lazri e përshkuan me hollësi njohjen me Ramize Gjebrenë dhe ndalet në marrëdhëniet e saj me Zaho Kokën, me të cilin ai kishte të bënte se ishte nga fisi i nënës së tij, flet për gjyqin partizan që u organizua kundër saj dhe vendimin për pushkatim. Ai shkruan me dhembje në shpirt:
“Unë s’kam dashur të mësoj as të dëgjoj për detajet e atij gjyqi, as për qëndrimet individuale të gjykatësve. Ata i kam pasur shok e miq, kam luftuar së bashku me ta, kam punuar prapë bashkë me ta pas luftës. Jam përpjekur në çdo mënyrë ta evitoj këtë bisedë për t’u njohur me shkallën e mëkatit të tyre… Ekzekutimi i Ramizesë u krye në mënyrë barbare, tmerronjëse e kafshërore”(f. 71-72).
Çuditësisht, para Brigatës V, në fshatin Ramicë të Smokthinës, vendndodhja e komandës së Zonës së Parë Operative Vlorë-Gjirokastër, ku do të kryhej ekzekutimi i Ramize Gjebresë, nuk foli as Komandanti i Brigadës, Shefqet Peçi, as komisari, Hysni Kapua, as zëvendëskomisari, Manush Myftiu. Fjala për të folur iu la Hito Çakos. Me këtë rast, autori nënvizon:
“Duhej të dukej se kërkesat për masa të rrepta dhe radikale vinin nga poshtë, ndërsa ata që ishin lart zbatonin dhe realizonin dëshirën e masave, të popullit. Kjo u shndërrua pastaj në një metodë banale e që u përdor gjerësisht në Partinë e Punës për spastrimin e “zullumqarëve” të saj të brendshëm”(f. 72-73).

Më poshtë, në librin e vet Sofokli Lazri citon frazën e vetme që Hito Çakua pati shqiptuar për ekzekutimin e Ramize Gjebresë:

“Gjyqi partizan e dënoi Ramize Gjebrenë me vdekje për çështje morali”(f. 73).
Dhe autori i librit shpërthen:

“Por në emër të cilit moral? Atij islamik, kristian, të Papa Zhulit, të kanunit të Lekë Dukagjinit apo të sulltan Selimit? Normat e moralit në Shqipëri kanë qenë të ndryshme, ashtu siç janë edhe sot. Parimet etike mbi të cilat mbështetej kodi civil francez, që ishte marrë nga Zogu si model për gjyqet shqiptare, kishte mbetur një filozofi e huaj për shumicën e njerëzve…(po aty).

Për edukatën e shëndoshë që kishte marrë në familje, për formimin e tij si i ri me ide përparimtare, i ndikuar me siguri edhe nga fakti që babain e kishte emigrant në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sofokli Lazri nuk mund të ndante kurrsesi të njëjtat pikëpamje për moralin me ata që vendosën ta pushkatojnë padrejtësisht një vajzë partizane që ishte në lulen e rinisë. Ja se si arsyeton ai përata që morën atë vendim të kobshëm për vrasjen e Ramize Gjebresë:

“Ata kishin bërë shkolla, kishin jetuar nëpër qytete dhe ndonjëri kishte qëndruar edhe jashtë shtetit. Por tek ata jetonin dy shpirtra. Ai komunist-liberal dhe ai tradicional turko-oriental shqiptar. I dyti ishte më i ngulitur, ishte thithur bashkë me qumështin e nënës. I pari ishte akoma në embrion, i parritur dhe rrethohej nga një atmosferë tepër konservatore e që, për t’u burrëruar, do të duhej të kapërcente shumë pengesa dhe të bënte shumë sakrifica”(f. 142).

Sofokli Lazri e ka përjetuar me një gjendje mjaft të rënduar shpirtërore vrasjen e Zaho Kokës më 08 qershor 1944. Është folur e shkruar shumë për Zaho Kokën, është theksuar se ai shkoi të nxirrte 2-3 gjermanë që qenë strehuar në kishën e vogël Shën Pjetër të Vunoit, siç e përshkruan në këtë libër edhe vetë Sofua, pas një përpjekjeje që u bë me një repart gjerman, i cili u shpartallua plotësisht. Por, çuditërisht, dy shokë që e shoqëronin Zahon kur po i drejtoheshin kishës, e patën braktisur dhe patën marrë arratinë.

Në këtë libër autori bën një vlerësim të jashtëzakonshëm për Zaho Kokën:

“Mungesën e burrërisë ai nuk e toleronte, as te vetja, as te të tjerët. Në Ramicë ai i mori mbi vete të gjitha fajet. Dhe pranoi të gjitha dënimet sipas kanuneve shqiptare. Me ndërgjegje të pastër vendosi që kryqin e rëndë të “mëkatit” ta mbante vetë. Ai do të pranonte çdo qortim për gabimet e çdo dënim për fajet, por nuk do të pranonte kurrë të rrinte me shokë qëi shmangeshin luftës, me hileqarë e mburravecë. Ai nuk kërkonte të ishe medoemos trim si ai, as bindje të pakushtëzuar. Ai donte vetëm ndershmëri e shoqëri të sinqertë, ndryshe le të rrije në shtëpi. Dhe pati nga ata që në fillim shkuan me të, por që ai i dëboi me përçmim kur ata u lodhën ose filluan të ecnin mbi udhë e nën udhë”(f. 78).
Ku ta dish. Ndoshta Zaho Koka shkoi me vetëdije drejt gjermanëve për ta marrë plumbin në ballë se me siguri që nuk i dhimbsej më jeta, ngaqë po përjetonte një gjendje shpirtërore mjaft të rënduar.

Prandaj Sofo Lazri shkruan:

“… atë ditë qershori gjendja e tij shpirtërore ka qenë mjaft e turbullt, gjë që në kohë lufte është tepër e rrezikshme. Zahua në atë kohë ndihej i vetmuar dhe i braktisur”(f. 156).
Edhe sikur Zaho Koka të kishte dalë i gjallë nga lufta, me siguri që atij do t’ia hante kokën paslufta enveriane, për shkak të karakterit të tij burrëror.

Fisnikëria nacionaliste përballë egërsisë komuniste

Në këtë libër janë mjaft prekëse faqet ku autori përshkruan takimin që ka pasur me njëfigurë të nderuaratdhetare nga fshati Gjorm, i cili përmendej si fshat nacionalist.

Kompania ku ishte partizan Sofua, qe caktuar të ruante Urën e Gjormit, si një pikë strategjike, për të mos lejuar kalimin e trupave armike që mund të vinin nga Vlora drejt Luginës së Mesaplikut. Pasi kaluan ca ditë shërbimi te ura, një pasdreke Sofua vendosi të ngjitej lart në breg, mbi lumë, për të pikasur ndonjë shteg nga mund të tërhiqej kompania në rast se do të ishte e detyruar ta bënte një gjë të tillë.

 Kur doli majë bregut, vuri re një kasolle. Kur iu afrua kasolles, nga dera e saj doli një i njohuri i tij, Ymer Rakipi nga Gjormi, një nacionalist me autoritet ky, me të cilin Sofua ishte njohur në burgun e Vlorës. Më 05 nëntor 1943, forcat partizane, mes 24 shtëpive që kishin djegur në fshatin nacionalist të Gjormit, kishin djegur edhe shtëpinë e Ymer Rakipit, pasi i kishin vrarë paraprakisht të birin më 27 gusht 1943, Neki Ymerin, ish-komandantin e Çetës Plakë të Vlorës, me urdhër të Enver Hoxhës, sepse Nekiu ishte kundër ndërhyrjes së Miladin Popoviçit dhe të Dushan Mugoshës në punët e brendshme të Partisë Komuniste të Shqipërisë.

Xha Ymeri e ftoi Sofon të hynin në kasolle. Atje, pasi theri një kec dhe e poqi në saç, u shtrua bashkë me Sofon të hanin, duke e shoqëruar mishin me raki. Pasi mbaruan, Sofua e këshilloi xha Ymerin që ato pak berra t’ia jepte ndokujt t’i mbante se po vinte dimri dhe në atë kasolle nuk mund të banohej, prandaj të ikte të rrinte në shtëpi.

Por xha Ymeri iu përgjigj:“- Më the që të rri në shtëpi… Po shtëpinë që kisha a nuk ma dogje ti?”(f. 133)

I tronditur keqas, Sofua, me çiltërinë e një njëzetvjeçari, ia kthen:“Partizanët mundet.., por as unë, as shokët që ishin me mua s’kemi bërë gjë. Ç’kanë bërë të tjerët, nuk e di. Por sikur të më kishin ngarkuar si detyrë për ta bërë një gjë të tillë, do ta bëja pa asnjë fjalë, si ta dija që ishte jotja, si mos ta dija. Edhe imja të ishte, do ta digjja”(po aty)

Kur po ndaheshin, xha Ymeri i thotë:

“Tani i mbaruam të gjitha ç’kishim për të thënë. Nesër pasdreke, në daç hajde vetë, në daç dërgo njeri të marrë nja dy-tre kuleçë të misërt e t’ua ndash djemve”(f. 134).

Dhe këtë rrëfim mallëngjyes për takimin me atë plak nacionalist, Sofua e mbyll në një mënyrë prekëse:

“Zbrita tek ura i trishtuar, por edhe i mahnitur nga fisnikëria e këtij plaku lab, nga urtësia e bujaria e tij”(po aty).

Vrasja pabesisht prapa krahëve,një nga mënyrat e “dekorimit” komunist

Episodi i tretë, mjaft tronditës në këtë libër, lidhet me vrasjen e Mynyr Xhindit, sekretarit organizativ të qarkorit të Vlorës, i diplomuar në Paris. Sofua shpreh tronditjen e thellë që përjetoi kur mori vesh për vrasjen e tij, sepse ai ishte ndarë me të pak kohë më parë. Ai shkruan:

“… S’kaloi as një orë kur se kush erdhi e na tha se kishin vrarë Mynyr Xhindin. Si zakonisht, pyesnim e bisedonim se ku u vra e qysh u vra… Ne mbetëm përsëri të tronditur, plot dyshime e pikëpyetje. Por kur të nesërmen doli një komunikatë e Komitetit Qarkor që i bënte homazhe figurës së Mynyr Xhindit dhe shprehte hidhërimin e thellë për “vrasjen e tij në luftë kundër armiqve”, ne u qetësuam disi. Pas disa ditësh, një shok imi që ishte ndodhur afër vendit të vrasjes, më tregoi, nën betimin tim për kokën e nënës, për ideal e për Shën Spiridhonin, shenjtin e Vunoit, se çfarë do të thoshte, do t’i mbaja për vete e nuk do t’ia thoja kujt, në asnjë rrethanë, se Mynyrin e kishin vrarë prapa krahëve. Më shumë se nga ky zbulim, u shqetësova për atë që duhet të ruaja për tërë jetën një “sekret” që unë s’kisha pse ta dija e që s’doja ta dija”(f.152).

Vrasja pas shpine jo vetëm e nacionalistëve, por edhe e komunistëve atdhetarë që gjatë viteve të luftës, qe shndërruar në një dukuri të zakonshme kriminale, me të cilën synohej që të varrosej përfundimisht nacionalizmi shqiptar dhe të çimentoheshin themelet e pushtetit personal të Enver Hoxhës, shërbëtorit besnik të shovinizmit serbomadh. Dr. Vasfi Baruti shkruan:

“Fara e helmët e kundërnacionalizmit që u hodh në mbledhjen themeluese të Partisë prodhoi fryte të helmëta për “dekorimin” me plumb pas shpine të qindra nacionalistëve gjatë luftës e pas lufte, me “rrezikun” e nacionalizmit u përgatit dhe strategjia për qëndrimin antikombëtar ndaj Kosovës, në interes të politikës kolonialiste të Titos”(Vasfi Baruti. “Enver Hoxha në optikë të re”. Shtëpia Botuese “UEGEN”. Tiranë 2013, f. 256).

Pas vrasjes së Mynyr Xhindit, Sofokli Lazri rri e përsiat:

“S’e di sa kohë mbeta i fundosur në mendime mbi atë fron buzë Vjosës. Përpara se të dilja partizan, kisha blerë në librarinë “Argus” të Cancos në Tiranë një libër për Stalinin, të përkthyer në italisht e të shkruar nga një revolucionar ruso-kaukazian… Shkruhej për spastrimet e viteve ’30 në Bashkimin Sovjetik. Ndër vrojtimet, karakterizimet që bënte, autori shkruante, ndër të tjera, se “revolucioni po hante bijtë e vet”. Padashur, në mënyrë intuitive e spontane, m’u duk sikur edhe te ne, në Partinë Komuniste e te partizanët, mjaft ngjarje u ngjasonin atyre të viteve ’30 në Bashkimin Sovjetik. Ramizeja, Mynyri, vrasjet e mjaft komunistëve që u quajtën fraksionistë, në atë përfundim të çonin. Mos edhe te ne, pa filluar e mbaruar mirë, revolucioni kishte filluar të hante bijtë e tij? Ndoshta. Mund të ishte një paralele e hequr keq. Unë nuk dija çfarë të mendoja, veçse të torturoja shpirtin tim të njomë, idealist e romantik”(f. 153).
Kishte një ndryshim thelbësor mes “revolucionit që po hante bijtë e vet” në Bashkimin Sovjetik dhe në Shqipëri. Në Bashkimin Sovjetik bëhej fjalë për kundërshtarët politik të vijës së Stalinit, të cilët ishin për zhvillimin evolucionist të vendit dhe përfaqësoheshin nga Nikollaj Buharini, teoricieni i ekonomizmit dhe personaliteti mëerudit i udhëheqjes sovjetike, ndërkohë që Stalini ishte për një vijë të ashpër në zhvillimin e vendit, për kolektivizimin e menjëhershëm dhe tërësor të bujqësisë që solli si pasojë vdekjen e miliona fshatarëve nga uria. Pikërisht ata komunistë, kundështarë të Stalinit, përfunduan para skuadrave të pushkatimit dhe që Gorbaçovi i rehabilitoi në vitin 1988. Kurse në Shqipëri ndodhi krejt ndryshe. Para skuadrave të pushkatimit ose me plumb pas kokës përfunduan të gjithë ata nacionalistë apo komunistë-nacionalistë që ishin kundër ndërhyrjes së emisarëve të shovinizmit serbomadh në punët e brendshme të Shqipërisë. Të tillë komunistë-nacionalistë ishin Anastas Lulo, Mustafa Gjinishi, Mynyr Xhindi, Neki Ymeri etj.

Por si ishte e vërteta e vrasjes së Mynyr Xhindit?

Dr. Vasfi Baruti shkruan:

“Vjeshtën e parë (tetor ’43) intelektuali i shquar vlonjat Mynyr Xhindi, i biri i funksionarit të ndershëm vendor në regjimin Zogist, “dekorohej” nga krerë të qarkorit të partisë së Vlorës. Xhindi i krahëqafuar nga dy kuadro të larta të Brigatës V, Luftari e Çobani, ia marrin këngës labe e teposhtë zabelit dora e njërit ia preu këngën në gojë me plumb pas koke sekretarit politik të rajonit. Po atë ditë shkruhej e “shpërndahej” një trakt me dy rreshta: “Trakt për Mynyr Xhindin. Më 4 nëntor (’43) u këput nga gjiri i familjes së tij dhe nga radhët e F.N. (Frontit Nacionalçlirimtar) prej plumbave të hidhur shoku Mynyr Xhindi”. Trakti s’do koment, do të ishte i tepërt. Trakt me dy rreshta, që vetëm trakt s’mund të ishte. Pyetja është: kush i lëshoi ata plumba të hidhur qëi morën jetën Xhindit? Këtë nuk e sqaron trakti! Ati i Mynyrit, Arshiu, vitpasvitshëm në kërkim të vrastarit dhe varrit të të birit dhe asnjë gjetje s’pati. Shumë vite më vonë djali merr statusin e “dëshmorit” se kishte rënë (!) heroikisht në luftë, por emri i tij mungon në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (1985) e s’mund të ishte ndryshe”(Vasfi Baruti. “Enver Hoxha në optikë të re”. Shtëpia Botuese “UEGEN”. Tiranë 2013, f. 126-127).

Urdhërdhënësi i vërtetë për vrasjen e Mynyr Xhindit ishte Hysni Kapua. Dhe ja sepse:
Një ditë prej ditësh, kur Mynyr Xhindi ndodhej në Ramicë dhe pranë tij gjendej Hysni Kapua, ky i fundit, nuk dihet se për ç’arsye, nxori nga xhepi kuletën dhe diç po kërkonte në të ndarat e saj. Mynyr Xhindit, fare rastësisht, i zunë sytë një fotografi të Titos në njërën nga të ndarat e kuletës së Hysniut dhe ndërhyri menjëherë:

- Ç’ne ajo fotografi e Titos në kuletën tënde?

Hysniu s’e hapi gojën. Mynyri ndërhyri përsëri:

- Ti duhet të mbash në kuletë fotografinëSkënderbeut dhe të Ismail Qemalit e jo të Titos!
Hysniu përsëri bëri shurdhmemecin. Por s’kaloi shumë kohë dhe një ditë të bukur Mynyri “udekorua” me plumba pas kokës.

Këtë histori të dhimbshme ma pati rrëfyer një nacionalist nga Kanina, me të cilin u njoha rastësisht para disa vjetësh gjatë një shëtitje që po bëja në Parkun e Madh të Tiranës.

Ja se me çfarë hipokrizie të pështirë flet krimineli Hysni Kapo në Plenumin e Beratit për vrasjen e Mynyr Xhindit:

“Si provë terrorizmi më i keq është vrasja e Mynyr Xhindit. Po ta shikojmë çështjen mirë si komunistë, ai s’duhej vrarë. Shpirti terrorist vazhdon edhe sot, edhe te përgjegjësat e lartë. Ka disa që mendojnë se ky mjet, terrori, është i rëndësishëm për të fituar Partia. Këtë shpirt e ka futur Dushani që na fliste me simpati për një punë të tillë. Unë e di që kam bërë gabime në Vlorë për punë morali, por mua s’më është bërë asnjë kritikë nga shokët e Komitetit Qëndror. Unë kam konstatuar se përveç Mehmetit, shpirtin terrorist e ka edhe Shulja (Kristo Themelko), i cili më ka thënë se po s’i zhdukëm tani, s’kemi kohë kur t’i zhdukim. Ai mendon se kështu do të kalojmë në socializëm” (Enver Lepenica.

“Parti komuniste apo parti terroriste. Dokumente të Ballit Kombëtar”. Tiranë 2013, f. 385).
Domosdo. Partia Komuniste e Shqipërisë me Enver Hoxhën në krye, e selitur me kujdes nga emisarët e shovinizmit serbomadh, qe shndërruar tërësisht në një mafie politike terroriste. Pranda Sejfulla Malëshova deklaronte në Plenumin e Beratit:

“… Me terror po i zgjidhim të gjitha punët. Po duken simptomat e degjenerimit nga një parti politike në një bandë kriminelësh” (po aty, f. 386).

Përmbajtja e librit të Sofokli Lazrit më bëri të kthehem prapa në vite. Siç e përmenda më lart, me zonjën Drita kemi qenë kolegë dhe jepnim lëndën e analizës së tekstit në grupe paralele të studentëve të gjuhës ruse. Ishte fundi i viteve gjashtëdhjetë dhe fillimi i viteve shtatëdhjetë. E kujtoj si pedagoge mjaft të talentuar dhe si një metodiste të shkëlqyer në procesin e mësimdhënies, nga e cila unë, si pedagog i ri që isha,pata përfituar mjaft nga përvoja e saj.

Për t’i pasur të njëjta kërkesat ndaj studentëve në lëndën e analizës së tekstit, meqenëse jepnim mësim në grupe paralele, konspektet i përgatisnim bashkë. Prandaj disa herë pata shkuar për vizitë në shtëpinë e zonjës Drita, e cila asokohe banonte në katin e dytë të një pallati përballë ndërtesës së gazetës “Zëri i Popullit”.

Aty pata rastin të njihem edhe me bashkëshortin e saj, Sofon, me të cilin bënim edhe biseda të lira kur shkëputeshim për ca çaste nga përgatitja e konspekteve. Nga bisedat që Sofua bënte me ne, m’u krijua bindja që ai ishte një komunist tolerant, me prirje liberaldemokrate dhe që vlerësonte transparencën në marrëdhëniet e njerëzve. Sot, nga largësia e gati 45 vjetëve që kanë kaluar që nga koha e atyre bisedave me Sofokli Lazrin, çdokush, po të kishte qenë i pranishëm aty, besoj se tani do të rrinte e të përsiatte:

“Sikur në udhëheqjen e Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe të Partisë së Punës të Shqipërisë, ta kishin marrë sipërinë të tillë komunistë të kultivuar, liberaldemokratë dhe tolerantë, si Sofokli Lazri, me siguri që nuk do të kishim pasur luftë civile, vëllavrasje në vitet e luftës dhe as luftë aq të egër klasash pas vitit 1944, e cila në vitet ’80 të shekullit që kaloi solli shkatërrimin e ekonomisë dhe vendin e çoi në buzë të greminës”.

Kjo përsiatje sigurisht që do të ishte utopike. Sepse Partinë Komuniste të Shqipërisë e kishte në xhep shovinizmi serbomadh, i cili e kishte peshkuar me kohë argatin e vet besnik me emrin Enver Hoxha, prandaj edhe e vuri në krye të saj që të bënte gjëmën që bëri me luftën civile gjatë viteve të luftës dhe me luftën e egër të klasave pas luftës.

 Pikërisht me Enver Hoxhën në krye të Partisë Komuniste të Shqipërisë, siç thotë me shumë të drejtë dr. Kastriot Dervishi në studimin e tij me titull“Flagranca e marrëdhënieveshqiptaro jugosllavenëvitet1944-1948”, shovinistët serbomëdhenj, përmes emisarëve të tyre në Shqipëri,“arritën tre objektiva që i patën vënë vetes: themeluan PKSH në si agjenturë solide të tyren, futën vendin në një luftë civile dhe larguan nga pushteti elementin nacionalist shqiptar” (Gazeta “55”. 27 shkurt 2003).

Santa Barbara, Kaliforni
02 nëntor 2014