2016-01-22

Luaje macë kryet e UNMIK-ut

Skenarët që rifuqizojnë UNMIK-un (Video)
Lidhja e Departamentit për Sundimin e Ligjit dhe Shërbimet Korrektuese që do të krijohet në kuadër të UNMIK-ut me gjykatat në lokalitetet kosovare me shumicë serbe po i shqetëson përfaqësuesit ndërkombëtarë mbështetës të pavarësisë.
Sipas tyre, ky zhvillim do të mundësonte paralelizëm të ri në sistemi e drejtësisë kosovare dhe do të minonte të arriturat në dialogun e Brukselit.
Gjykatat që udhëhiqen nga serbët lokalë do të refuzonin sistemin e drejtësisë kosovare duke krijuar lidhje të drejtpërdrejtë me departamentin.
Ky shqetësim bën që shtetet mbështetëse të përpiqen që ta ndalin miratimin e planit për rifuqizim të UNMIK-ut pas disa javësh kur ai pret miratimin në komitetin e fundit të mbetur para fuqizimit.
Plani që i kthen UNMIK-ut kompetencat në drejtësi dhe sundim të ligjit, ka kaluar në komitetet funksionale të Asamblesë së Përgjithshme dhe i mbetet vetëm edhe vota pro në Komitetin e Pestë që pos tjerash miraton edhe buxhetin në mënyrë që të jetësohet në qershor të këtij viti.
Pikërisht takimi i këtij komiteti që do të mbahet me 29 shkurt është edhe shpresa e fundit që të ndalet rifuqizimi i UNMIK-ut në Kosovë.
Megjithatë shtetet që e duan UNMIK-un e fuqishëm në Kosovë nuk ia kanë lënë rastësisë dhe nuk presin rivitalizmin e këtij misioni vetëm me anë të komiteteve.
Këshilli i Evropës, mekanizmi që u përdorur për ta bërë akt të kryer raportin e Dick Martyt do të përdoret edhe për çështjen e UNMIK-ut.
Në këtë këshillë një raportues për sundimin e ligjit ka përgatitur raportin dhe ka kërkuar që me anë të një rezolute të kërkohet fuqizimi i UNMIK-ut për shkak se edhe institucionet kosovare e edhe EULEX-i kanë dështuar në trajtimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe krimet e luftës.
Rezoluta pritet të marrë mbështetje më 29 janar të këtij viti dhe marrë parasysh se Kosova ka mungesë të vote në këtë mekanizëm, miratimi nuk pritet të jetë problem.
Përkundër përpjekjeve të RTV Dukagjini për të marrë përgjigje, misioni i UNMIK-ut në Kosovë nuk kanë qenë në gjendje që të mohojnë se janë duke e krijuar Departamentin për Sundim të Ligjit dhe Shërbime Korrektuese.


Akademik Nexhat Daci : Blerim Shaa e Veton Surroi. kanë kullotur në grazhde të parave të pista të ndërkombëtarëve

Nexhat Daci: Blerim Shala e Veton Surroi kanë kullotur para të pista nga ndërkombëtarët (Video)
Akademik Nexhat Daci gjatë një interviste dhënë për emisionin “Pa Fund” në Radio Televizionin Publik të Kosovës të drejtuar nga gazetari Zejdush Kastrati, duke folur për gjendjen aktuale politike në Kosovë dhe të këqijat që po i vijnë asaj,ka thënë se këto janë rezultat i veprimeve të politikanëve tanë. Ai ka theksuar se politikanët që janë ushqyer nga ndërkombëtarët me para të pista, sot po u kthehen me pisllëqe, duke iu adresuar veçanërisht Blerim Shalës e Veton Surroit.
“Të gjithë ata që kanë kullotur në grazhde të parave të pista të ndërkombëtarëve, kanë kryer detyra të pista që ju kanë kthyer me pisllëk. Po ua tregoj vetëm një rast, kur në një pauzë të bisedave me Ahtisarin, unë kisha shkuar në zyre të Rugovës, sepse ishte i sëmurë dhe kishte aq shumë sjellje të këqija të opozitës ndër sy të Ahtisairt. Unë shkova ta pij një kafe dhe vjen Surroi dhe i thotë Rugovës se parlamentin e kemi shumë keq dhe duhet ta ndërrojmë kryetarin e parlamentit. Rugova i tha: Veton t’u piftë kafja pije, mos t’u piftë parlamenti po punon shkëlqyshëm, mundesh me shku jashtë. Të gjitha të këqijat Kosovës po i vijnë nga forcat e brendshme, të cilat kanë apetite shumë të mëdha financiare, dhe janë të gatshëm të kryejnë punë të gjithëkujt.”, ka thënë Daci.


Nga: Fahri Xharra-Vdekja nuk e zhdukë artistin – Aleksander Moisiu

  • “Shqiptarët janë vërtetë njerëz të komunikueshëm dhe në të njëjtën kohë gjithë pasione, pra nëse ndonjëherë do na ndrohej mendja për të mos u quajtur më bij shqiponjash, në ndihmë do të na vinte Moisiu, për tu thirrur si njerëz që marrim me vete diellin kudo që shkojmë. Kjo mund të shndërrohet dalë nga dalë në një dilemë kulturore,e gjithmonë aty nëse do duam të respektojmë më tepër fjalën do na vijë në ndihmë Moisiu, Hamleti dyshues i botës shqiptare.(Dorian Koçi)”.

Vdekja është mashtruese. Vdekja ishte ajo që e definoi artistin. Askush nuk vdiq mbi dërrasat teatrore, aq shpesh dhe me aq përsosmëri aq të bukur si Moisiu.
Vetëm në dramën “Kufoma e gjallë” të Tolstoit, në mes viteve 1913 dhe 1935, më shumë se një mijë e pesëqind herë i dha vetes “plumb”.
 
aleksander_moisiu
Autori R. Shaper shkruan për aktorin e madh, i cili në pesëmbëdhjetë vjetët e fundit të jetës së tij, thuajse pa ndërpre u gjend nëpër turne, duke kthyer rrallë në vilat e tij, në Tesin dhe Dornbah të Vjenës. Përkitazi më ketë, Moisiu thoshte: “Në përgjithësi, nëpër hotele ndihem më mirë, këtu është njeriu i lire dhe ia lejon lirinë të tjerëve …..”. Turneu i fundit, ai tremujor në Itali dhe fjalët e thëna në skenë, ato të rolit të Fedjas së Tolstoit: “Unë ndihem mirë ….. sa ndihem mirë”, janë edhe fjalët e fundit të Miosiut…
Cvaigu më vonë i kujton çastet e fundit të artistit: “Dy ditë më vonë, në vend të provave, qëndrova para arkivolit të tij”. Moisiu vdes në mbrëmjen e 22 marsit, në orën 19 e 10 minuta, të vitit l935, në moshën 56-vjeçare. Gazetat e Vjenës, Berlinit, Romës dhe Milanos e publikojnë lajmin në faqet e para
Të përkujtosh një artist të madh të dalë nga trungu i kombit është punë e madhe; e aq më tepër një njeri që nuk e harroi se nga ishte dhe një artisti që e nderoi Europa e fillim shekullit të 20-t .
Shekspiri i paraqitur me pamje bashkëkohore. Hamleti I Shekspirit ishte një nga rolet më të mëdha të Moisiut, të cilin edhe në jetën private e quanin princ – princ Moisiu, për arsye se, siç mendohej, rridhte nga një familje ballkanase të njohur për pronësi të madhe tokësore, për anije dhe gjeneralë. Si jeta, po ashtu edhe koha pas vdekjes së artistit të madh, u përcoll me pyetje hipotetike, si. p.sh.: sikur të jetonte më gjatë, ku do të jetonte, ose cilin nacionalitet do ta merrte: italian, shqiptar apo do të bëhej amerikan. Dhe pjesa e mbetur nga biografia e tij, është heshtje, heshtje e profetizuar si ajo e Hamletit, të Moisiut – mitit dhe artisti më të madh në mes të dy luftërave botërore.
Shpesh ndodhte në premierat e Moisiut që pas përfundimit të shfaqjes, shikuesit të mbesin te shtangur në ulëset e tyre dhe të mosduartrokasin. Një admirim paralizuar. Entuziazëm i jashtëzakonshëm.- Moisiu i ri është një përjetim sfidues.. Ecce hommo: , Një njeri i vuajtur , një njeri i mrekullueshëm, një i huaj , pas te cilit të merr malli. Pas dhjetë viteve, konkretisht me 28.shkurte1912 ,.
Aleksandër Moisiu prapë ndodhet në Pragë, në qytetin ku kishte pasur angazhimin e parë të tij të vërtet në teatër. Tani ai gëzon fame është artist në teatrin e Reinhardit në Berlin. Një njeri i ri, thatanik, ndodhet në publikë, është ky Franc Kafka. Teatrit nuk i kushtonte shumë rëndësi, nga se e magjepsë bota e filmit Mirëpo në tetër ai vajti me një grup shokësh per ta pare këtë farë Moisiu, për të cilin shkruhej aq shumë. në shtyp. Dhe Kafka në këtë mbrëmje do të përjetojë një shqëtësim të brendëshme, për të cilin do të shkruaj më vonë në ditarin e tij . Qëndresa intelektuale e Kafkës i kundërvihet fuqisë emocionale të Moisiut. Përshkrimi i Kafkës mbi njohjen me Moisiun dallohet shumë prej përshkrimeve të kritikëve , të cilët ose e përulnin ose e ngrisin në qiell. Moisiu., zë mbinjerëzor. melodi delikate. Delirium. Analiza e Kafkës mbi dhuntinë aktoreske të Moisiut mund të identifikohet me një idil magjeps.
Trieshta, vendi i lindjes se Moisiut është prezentuar vetem një herë me emrin e Moisiut gjatë hapjes së ekspozitës mbi Aleksandër Moisiun ne Civico Museo Teatrale, si dhe në një dramë që shfaqej gjatë viteve të tetëdhjeta me titullin “Eroe di scena – fantasma d’amore (Moissi)”. Të thuash gjatë terë jetës Moisiu pati telashe me përkatesinë nacionale dhe me vendelindjen, sado që nga biografia e tij diheshin edhe për njerën edhe për tjetrën. Më në fund, për ta bërë publke, e sigurisht i shryrë nga atdhedashuria, Mosiu i drejtohet Kosulatës Shqiptare për pranimin e shtetësisë shqiptare. Disa javë para vdekjes, i vjen lajmi zyrtar nga Tirana për pranimin e nacionalitetit shqiptar.
Dhe Aleksandri Moisi fliste kështu: “Nga foshnjëria ime nuk mbanj mënt gjëra. Linda në Trieste. Im atë ish shqipëtar prej Durrësi dhe kishte tregëti edhe në Triest, im më ka qënë italiane.Shkollën fillore e bëra në Shqipëri, në Durrës, vëndlindja e t’im-eti. Atje, përposë shqipes që flisnim në shtëpi, mësova dhe pak gërqisht.
Dhjetëvjeçar u ktheva në Triest, ku vazhdova mësimet. Këto janë gjithë kujtimet që kam nga foshnjëria ime.Kur mbusha të tetëmbëdhjetat shkova në Vienë. Gjermanishten nuk e dinja fare. Dëshira e ime ishte të vazhdonja mësime në kanto, në konservatorin e Vienës. Por xhepi nuk m’a lejonte këtë gjë.
Aleksander Moisi dhe rolet e tij në Teatrin Popullor të Vjenës.
Sipas Schottenberg¸ Aleksander Moisiu ishte një yllbotëror ( Weltstar ). Ai pritej nga njerzit në të gjithë botën, si një Popstar. Po ashtu në kohën e suksesit të tij, Moisiu ishte artisti më i reklamuar në botë. Fotot me fytyrën e tij mund të shiheshin të varura në kryeqytetet më të mëdha të botës
Moisiu ishte : Othello , në “Othello”, të Shekspirit (1921) ,Edipi , në “Mbreti Edip”, të Sofokliut (1922) Fedja, në “Kufoma e Gjallë”, e Tolstoit (1922)Montesuma, në dramën “Shpëtimtari i bardhë”, i Gerhart Hauptmann (1923),Konti i Charolais, nga Beer-Hofmann,në dramën “Konti i Charolais” (1925) ,Henrikut i IV, në dramën “Maska e Gjallë”, nga Pirandello (1926),Gaztori Feste, në “Cfarë të dëshironi ju”, të Shekspirit (1926) ,Hamleti , nga “Hamlet”, i Shekspirit (1926)Markez i von Posa, në “Don Carlos”, të Schillerit (1929),Villibaldi, në “Djemtë e këqij në shkollë”, të Nestroy (1929),Jedermanni, në “Jedermann”, nga Hofmannsthal (1929) ,Kaplani Ferdinand Holl, në “Luajnë ndjenjat e Verës”, të Schnitzler (1930).
Po e përfundoj me fjalet e Dorian Koçit :”Etnosi dhe kombi ynë ka pasur fatin të lindin një të tillë të shënjuar në memorien e kohës me emrin e një heroi të madh të antikitetit si Aleksandër dhe me mbiemrin e një profeti të madh të njerëzimit si Moisi. Nuk e di se çfarë kombinimi më të mirë mund të gjente fjala tragjike sesa kombinimi i këtyre dy emrave në një person, pasi Aleksandri i Madh mbi të gjitha ishte një hero kulturor, njeriu që në çdo avancim të ushtrive të tij ndërtonte dhe institucione të rëndësishme kulturore që shpërhapnin qytetërim dhe Moisiu që udhëhoqi popullin e vet drejt Tokës së premtuar dhe mori dhjetë Urdhëresat e Shenjta duke shpërhapur fjalën e Zotit. Këtë lloj kombinimi e mbivendosje kulturash mund ta gjeje vetëm në Gadishullin Ilirik prej nga ishte origjina e Aleksandër Moisiut, pasi ai ashtu si dhe Aleksandri i Madh është një hero kulturor.”
Shqiptarët janë vërtetë njerëz të komunikueshëm dhe në të njëjtën kohë gjithë pasione, pra nëse ndonjëherë do na ndrohej mendja për të mos u quajtur më bij shqiponjash, në ndihmë do të na vinte Moisiu, për tu thirrur si njerëz që marrim me vete diellin kudo që shkojmë. Kjo mund të shndërrohet dalë nga dalë në një dilemë kulturore,e gjithmonë aty nëse do duam të respektojmë më tepër fjalën do na vijë në ndihmë Moisiu, Hamleti dyshues i botës shqiptare.
Referencat:
Gjergj Bubani, Aleksandër Moisi, burri me kombësi të përbotshme
Dorian Koçi ,Kur Hamletin e luante Aleksandër Moisiu
Ernest Ferizi , Aleksandër Moisiu – Si u krijua një legjendë
Pjeter Logoreci, Portreti misterioz i Moisiut
Fahri Xharra,20.01.16
Gjakovë

Shkurte Fejza O Gur i Dardanisë, e gurë lirie, Ibrahim Rugova

Këngëtarja e muzikës burimore shqiptare, Shkurte Fejza, vitin e kaluar ka publikuar një videokëngë për presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën.


Kënga mban titullin “Guri i pavarësisë”, ku teksti i këngës i referohet gurëve që presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova, i quante gur të Dardanisë antike dhe të Pavarësisë së Kosovës.

https://www.youtube.com/watch?v=ETscozfd4K4

Shkurte Fejza - Ibrahim Rugova

Kënga e Albërije Hadërgjonaj për Ibrahim Rugovën

Këngëtarja e njohur shqiptare Albërije Hadërgjonaj pas vdekjes së ish presidentit Ibrahim Rugova, ka publikuar një këngën dedikuar atij me titull ‘Nderi i kombit’.
Këngë kjo që sot në 10 vjetorin e vdekjes së tij, është shpërndarë nga shumë njerëz në rrjetet sociale.

Alberie Hadergjonaj Nderi i Kombit Ibrahim Rugova)

https://www.youtube.com/watch?v=vXvszW-r6rA

A ka shqiptar pa e dëgjuar këtë super këngë?


Një këngë e bukur që tregon se ne, pa marrë parasysh se në cilin vend jetojmë dhe punojmë, nuk e harrojmë identitetin tonë kombëtar, përcjellë mesazhin Jam Krenar Qe Jam Shqiptar, faqe që e ka shpërndarë këtë këngë.

https://www.youtube.com/watch?v=wz3ssCn1sFs

 

Lot qiriu


Lot qiriu

Një komb qan,
sot është në zi 
shpirt i tij zotëra të lashtësisë
hije varri në Velani 
Profet, i gjallë je,
shpirt dhe mendje 
lot qiriu i Dardanisë!!!


Mustafë Shabani 21.01.16 Emmendingen

Ekskluzive: Te villa e Millan Radojiçiqit policia ka gjetur listën e bashkëpunëtorëve të tij shqiptarë, ka edhe nga Maqedonia

Policia e Kosovës gjatë operacionit për gjetjen dhe konfiskimin e gjësendeve te villa e Millan Radojçiqit që mund të jenë pjesë e hetime...