Foto: kopertina e librit “Shkenca e shitur. A shkakton vërtet HIV-i SIDË-n?”, i Rebecca Culshaw
Kurat e zakonshme të trajtimit të SIDË-s, si dhe kërkimet shkencore kundër saj, janë shumë të kushtueshme. Por, në shkencat mjekësore ka një rrymë mendimi sipas së cilës SIDA nuk është ngjitëse, por shkaktohet nga faktorë të ndryshëm. Mjafton shmangja e faktorëve nxitës të SIDË-s për trajtimin dhe kurimin e saj.
Përvecse jep shpresë për të sëmurët nga SIDA, kjo teori kursen me miliarda dollarë të shpenzuar nga pacientët dhe publiku për kërkimet shkencore dhe trajtimet kundër SIDË-s.
Në vitin 1987 Peter Duesberg anëtar i Akademisë së Shkencave të SHBA-së dhe profesor i biologjisë molekulare në Universitetin e Kalifornisë, vuri në pikëpyetje lidhjen midis HIV-it dhe SIDË-s në studimin e tij “Retroviruset si Kancerogjenë dhe patogjenë: pritshmëritë dhe realiteti”, botuar në revistën “Kërkimi mbi Kancerin”.
Gjatë viteve ka pasur rreth 2500 persona që i janë bashkuar publikisht dyshimeve mbi shkakun e SIDË-s, nga këta 300 kanë edukim në fushat shkencore të lidhura me kërkimin shkencor mbi SIDË-n, kurse 500 janë mjekë. Eshtë krijuar një shoqatë “Rithinking AIDS”, me qendër në SHBA, e cila ka mbledhur rreth saj kundërshtuesit e teorisë infektive të Sidës.
Mbi teorinë se SIDA nuk është ngjitëse janë shkruar disa libra, nga shkencëtarë të ndryshëm, kështu:
- “Shpikja e Virusit të HIV-it”, Peter Duesberg;
- “Rishqyrtimi i SIDË-s. Pasojat tragjike të konsensusit të nxituar”, Robert Root-Bernstein
- “Mblidhni gjithë të dhënat: HIV-i nuk shkakton SIDË-n”, Mohammed Ali Al-Bayati, Ph.D në patologji dhe toksikologji, SHBA etj.
- “Shkenca e shitur. A shkakton vërtet HIV-i SIDE-n?”, Rebecca Culshaw, kërkuese shkencore për HIV-in, matematiciene
Në mars 2011 Peter Duesberg paraqiti një ndër studimet e veta shkencore që tregojnë se SIDA nuk është ngjitëse, në një konferencë ndërkombëtare për SIDË-n, të organizuar në Itali.
Argumentet që sjellin studiesit të cilët mendojnë se SIDA nuk është infektive janë:
- Virusi HIV infekton shumë pak qeliza si dhe gjendet me vështirësi në të sëmurët me SIDA, madje dhe në të sëmurë që janë duke vdekur nga SIDA.
Viruset veprojnë duke vrarë qelizat një nga një. Kur një numër i mjaftueshëm qelizash është vrarë, personi sëmuret. HIV-I mendohet se vret qelizat T të sistemit imunitar. Në studimet e deritanishme mesatarisht 1 në 1000 qeliza infektohet nga HIV, shumë pak. Kurse në sëmundjet e tjera psh. në grip, virusi dëmton 30% të qelizave të mushkërisë. Në hepatit pothuajse të gjitha qelizat e mëlçisë infektohen
- Të dhënat e dy dekadave mbi testimet HIV në SHBA tregojnë se nuk ka korrelacion midis rasteve HIV pozitiv dhe rasteve SIDA qoftë gjeografikisht, në kohë, në shpërndarjen midis sekseve, në shpërndarjen midis racave. Nëse midis dy faktorëve nuk ka korrelacion atëhere njëri nuk është shkaku i tjetrit.
- Simptomat e sëmundjeve infektive shfaqen shpejt pas infektimit dhe jo kaq shumë vite pas infektimit, siç pretendohet për të infektuarit me HIV.
- Sëmundjet infektive kanë një të përbashkët: janë të përhapura njëlloj midis sekseve. Kjo nuk ndodh me SIDA-n.
- Terapitë anti-retrovirale nuk e përmirësojnë gjendjen e të sëmurëve
- Mundësia e transmetimit të infeksionit nëpërmjet marrëdhënieve seksuale të pambrojtura është vetëm 1 në 1000. Shumë pak për të arritur përhapjen e një epidemie.
- Pas 2 dekadash kërkimesh nuk ka ende një vaksinë kundër SIDË-s.
Kurse Robert Root-Bernstein, PH.D në Princeton, profesor fiziologjie në Universitetin Shtetëror të Michiganit, ka opinionin se HIV-I është i përfshirë në zhvillimin e SIDË-s, por ka të njëjtën peshë me ko-faktorët e tjerë të SIDË-s. Sipas tij të dy kampet, ai që pretendon se SIDA shkaktohet vetëm nga HIV, si dhe kampi që pretendon se HIV është i padëmshëm, janë të gabuara.
Atëhere nga se shkaktohet SIDA? Sipas Duesbergut, Root-Bernsteinit, Al-Bayatit etj. ka shkaqe të ndryshme, në varësi të personit, të cilat nganjëherë të vetme, por më shpesh të kombinuara, shkaktojnë dobësim të imunitetit, psh. përdorimi i kortikosteroidëve, përdorimi kronik i antibiotikëve, kequshqyerja, transfuzionet e gjakut, injektimi i shpeshtë i drogave; AZT-ja, ilaçi kundër SIDË-s etj.
Shkaku kryesor i SIDË-s në Afrikë konsiderohet të jetë kequshqyerja dhe jo HIV-i, sipas kësaj hipoteze.
Për të luftuar SIDË-n, shkencëtarët që mendojnë se kjo nuk është sëmundje infektive, këshillojnë shmangjen e faktorëve të mësipërm riskues. Pra këshillohet mbajtja e një diete të shëndetshme, mospërdorimi i substancave psikoaktive, mospirja e ilaçeve imunodepresive etj.
Ky trajtim i SIDË-s është shumë i volitshëm për financat e dobëta të një shoqërie në krizë si kjo e sotmja. Në vend që miliardat e dollarëve të shkojnë tek industria farmaceutike, ato mund të përdoren për qëllime të tjera më të dobishme.
Burimet: