2016-11-15

Mata Hari, historia e gruas se hijshme spiune, kërcimtare dhe legjendës së vdekjes

Nga Albert Vataj
Fatkeqësisht sinonimi i emrit Mata Hari ishte ai i një gruaje të përdalë, një prostitute klasi, një gejshe perëndimore. Jo, jo vetëm një përqindje e papërfillshme nuk mund të vizualizojë njohjen me një personazh kaq emblematik për kohën, një grua mit në Evropën e shpërbërjes së perandorive të mëdha, në Evropën e Luftës së Madhe, në Evropën e Luftës së Parë Botërore. Ajo ishte dhe mbeti në historinë e kësaj lufte të përgjakshme, këtij kapërcyelli historik një identitet i pazakontë, një përjashtim fati, një aksident në realen e gjërave të mëdha. Natyrisht gruaja joshëse, do të zinte vendin kryesor në përcaktimin e profilit të Mata Hari. Beteja krevatore e këtij kurmi ishte një luftë në mes asaj lufte të përbotshme. Si u rekrutua, kë spiunoi, tradhëtia e madhe që i bënë francezët dhe pushkatimi i striptistes agjente. Rruga e gjatë dhe fama e pambërritshme nga tjetër grua e asaj kohe do të vijojnë ta mbajne këtë femër sharmante dhe shumë inteligjente në podin e famës.abd8e705214c626db96767a964671931
Kur bëhet fjalë për spiunazh, në krye të çdo renditjeje qëndron gjithmonë Mata Hari. Bukuroshja holandeze cilësohet si agjentja më e mirë femër në histori. Kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore, francezët dyshonin se ajo spiunonte për gjermanët, edhe pse ajo një gjë të tillë e bënte edhe për francezët. Pavarësisht mbrojtjes së saj, ajo punoi si agjente e dyfishtë dhe ishte besnike ndaj Francës. E arrestuan në vitin 1917 dhe e ekzekutuan 8 muaj më vonë.
Historia
Margaret Gertruda Cele lindi në 7 gusht të vitit 1876 në qytetin holandez të Lauverden, në familjen e një mjeshtri kapelesh. I ati falimentoi shumë shpejt dhe s’dihet ku u zhduk, e ëma vdiq. Jetimen e mori në edukim një xhaxha. Vajza rritej, por përherë dhe më tepër jeta e mjerë provinciale e mërziste. Një herë duke lexuar gazetën, që merrej me kombinimet bashkëshortore, hasi në propozimin e dorës dhe zemrës së një kapiteni të ushtrive koloniale , Rudolf Makleon. Ajo do të martohej me të por jeta bashkëshortore do të kthehej në një ferr. Burri filloi të sillej gjithmonë e më keq. Shërbëtori i tij, të cilin e kishte shtyrë deri në dëshpërim u përpoq që t’i helmonte fëmijët. Djali Norman vdiq ndërsa e bija Gertruda, mezi arriti të shpëtojë. Për të qarkullojnë shumë legjenda, por disa thonë se ka vdekur gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore. Të tjerët thonë se ka shpëtuar dhe ka jetuar në Xhakarta ku është marrë me spuinazh njëlloj si e ëma. Gjatë luftës së Koresë thonë se është kapur nën emrin Vilhelmina Van Diren dhe është pushkatuar për spiunazh. Por a ishte vërtetë kjo vajza e Mata Harit? Kjo pyetje nuk mori kurrë përgjigje.
Valltarja e bukur
220px-Mata_Hari_2Gjithsesi Margaret u nda nga Rudolfi dhe gjeti punë si kalorëse në një cirk parizian, më pas kaloi në estradë. Kishte një farë pamjeje enigmatike si lindore, zotëronte plasticitet dhe mbi të gjitha kishte njohuri në fushën e valleve dhe të ritualeve të banorëve gjysmë të egër të Javës dhe të Sumatrës ku kishte jetuar me bashkëshortin e parë. Drejtori i cirkut e ndihmoi të futet në jetën mondane dhe sallonet e saj. Mori emrin ekzotik Mata Hari që do të thotë “syri i mëngjesit” a diçka e tillë, pasi askush nuk e di me saktësi. Ajo do të interpretonte në spektakle të paparë, me valle rituale përzierë me striptizëm dhe Parisi, Vjena , Berlini. Amsterdami, Roma dhe Monte Karlo paraluftës ranë në gjunjë para saj. Fitoi shumë dhe bleuvilae letra me vlerë. Por nuk dihet sesi një ditë u zhdukën të gjitha këto dhe ajo mbeti ngushte duke iu fshehur kreditoreve…
Rekrutimi
Sipas të dhënave ajo është bërë spiune e gjermanëve përpara luftës së vitit 1914 menjëherë pas ndarjes me kapitenin Makleod, atëherë kur kishte nevojë për mjete vetjake sado modeste. Në favor të këtij versioni qëndron fakti se figuron si agjenti H-21 në shërbimin e fshehtë gjerman, dhe me gërmën H shënoheshin agjentët e vjetër. Sipas një versioni tjetër, në korrik të vitit 1914, Mata Hari ka shkuar nga Parisi në Gjermani dhe aty e zuri lufta. Kërcimtarja është parë në një lokal duke ngrënë mëngjes me kreun e policisë së Berlinit dhe ky ka qenë i vetmi fakt që vërteton se ajo ka punuar për të. Në gjyq ajo tregoi: “Në Gjermani policia gëzon të drejtën e censurës për kostumet që përdoren në teatër. Mua më thanë se isha zhveshur më shumë sesa duhej. Prefekti erdhi të më kqyrte dhe aty u njohëm”. Këtu mund të shtohet se kreu i policisë, njeri i njohur në qytet vështirë se mund të shfaqej ne shoqërinë e një gruaje , jo më pak të njohur nëse ajo do të kishte qenë vertete agjente e tij. Veç kësaj policia i qëndronte larg spiunazhit, e sidomos atij ushtarak.
Vendimi fatal

Megjithatë Mata Hari ishte gjithmonë nevojtare për të holla. Në këto kushte ajo mori një vendim fatal për veten e saj: ‘Nëse shërbimi gjerman më dha kaq shumë për hiçgjë pse të mos mjel dhe atë francez?” Mata Hari kërkoi një takim me shefin e kundërzbulimit, kapitenin Ladu dhe sebep për një takim të tillë nxori kërkesën për një leje kalimi në qytetin kufitar Vitel, në të cilin e kishte ftuar kryetari i Bashkisë pak kohë më parë. Bisedoi gjatë me Ladunë dhe hyri në shërbim të francezëve, pa përmendur fare faktin se i përkiste ndërkohë edhe zbulimit gjerman. Kur u ndanë Ladu, shumë inteligjent, i la të kuptonte se e këshillonte të mos punonte në dy fronte njëkohësisht, pasi mund të përfundonte shumë keq. Mata Hari iu përgjigj me një frazë të stërholluar, që donte të thoshte se ajo do t’i qëndronte deri në fund besnike shërbimit francez.
Mata_Hari_15
Veprimtaria në Spanjë
Duke lënë Mata Harin në Spanjë, Ladu vepronte me siguri. Zbulimi francez kishte kapur shifrën me të cilën atasheu ushtarak gjerman në Madrid komunikonte me komandën në Berlin. Pak kohë më parë një agjent i çoi Ladusë një telegram të deshifruar: “Në Madrid ka ardhur agjenti H-21. Ai arriti të penetrojë në zbulimin francez. Kërkon udhëzime dhe të holla. Jep të dhënat që vijojnë për vendndodhjen e reparteve…po ashtu tregon se shtetari francez N është në marrëdhënie të ngushta me një princeshë të huaj”. Në telegramin e kthimit thuhej : “Agjenti H-21 të kthehet menjëherë në Francë dhe të vazhdojë punën. Të marrë çekun Kremer prej 5 mijë frangash në Kotuar d’Eskont”. Siç u sqarua më pas jo të gjitha të dhënat për repartet franceze ishin të sakta. Nga i dashuri i saj rezidenti gjerman Hans fon Kale, Mata Hari mësoi se gjermanët ishin në dijeni të desantimit të planifikuar të anglezëve në një port maroken dhe ishin bërë gati ta godisnin atë. Ajo për të shmangur tragjedinë shkoi menjëherë tek rezidenti francez në Madrid, kolonel Davinju dhe raportoi për atë çfarë kishte mësuar.. Por gjermanet duke e ditur kodin e francezëve kapen telegramin e Davinjus dhe i tërhoqën vërejtje të rëndë Hans fon Kale, që nga ana e tij pati dyshime të forta për Mata Harin dhe u grind shumë keq me të duke e akuzuar se: “U kishte dhënë francezëve një informatë që nuk duhej të dilte”. Por në të gjithë këtë histori Mata Hari kuptoi atë që shërbimi francez nuk kishte kuptuar prej kohësh. Gjermanët deshifronin të gjitha mesazhet e tyre. Ajo shkoi përsëri tek Davinju dhe e lajmëroi duke shpëtuar kështu me
Arrestimi
Më 13 shkurt policia franceze e arrestoi. Ku ta dinte Mata Harri se ajo ishte konsideruar fajtore për fundosjen e 17 anijeve të aleateve dhe vrasjen e qindra ushtarëve. Duhej një fajtor dhe për këtë Mata Harri ishte e përshtatshme. Hetimi vazhdoi disa muaj. Në 24 korrik 1017 ajo shkoi në gjyq. Gjendjen e saj e përkeqësonte dhe fakti se të gjitha hetimet bazoheshin në truallin pjellor të opinionit publik të shqetësuar nga dështimi i të ashtuquajturit Operacioni Nivel-mësymja pranverore e trupave franceze. Për këtë dështim akuzoheshin spiunet gjermane dhe mbi të gjithë Mata Harri. Edhe pse specialistët e shpjegonin këtë dështim me një sërë shkaqesh të tjera profesionale, duhej një kokë turku. Mata Hari dhe legjenda e thurur për të ishte ideale. Akuzohej për spiunazh dhe për përfitime të shumave të mëdha nga gjermanët në këmbim të lajmeve. Edhe pse Mata Harri u shpjegoi se një pjesë të mirë të parave ajo i kishte fituar nga shërbime të tjera, asgjë nuk piu ujë. Ajo u dënua njëzëri me vdekje.
Fundi
Margarita Cele e priti vdekjen e vetme ne qelinë e burgut Sen-Lazar. Në momentin kur shkuan për ta marrë në qeli ajo u përgjigj: “Kaq shpejt? Që pa gdhirë!”. Nuk piu cigaren e fundit që i dhanë, por një gotë grog. Propozimit të pastorit për t’u falur i është përgjigjur: “Nuk kam dëshirë t’u falem francezëve. Megjithatë njëlloj janë. Jeta asgjë, asgjë dhe vdekja. Vdekja, gjumi, ëndrrat, ç’rëndësi kanë të gjitha? A nuk janë njëlloj? Sot apo nesër, në shtrat apo në shëtitje? Gjithçka është e gënjeshtërt”. E lejuan të shkruajë tre letra të shkurtra: një për farë nëpunësi të lartë, një për vajzën dhe një për të dashurin Vadim. Pranë derës së burgut qëndronin pesë makina. Në atë mëngjes të vrenjtur dhe tërë lagështi ajo u pushkatua në rrethinat e poligonit Vensen. Në momentin e pushkatimit duke shikuar në qiellin e lagësht të mëngjesit, kërkoi të mos ia lidhnin sytë dhe buzëqeshi…
Pushkatimi
Femra më e famshme e të gjitha kohërave në historinë e spiunazhit, e njohur ndryshe me emrin skenik Mata Hari, që u bë sinonim i misterit dhe joshjes, u pushkatua më 15 tetorin e vitit 1917, në poligonin ushtarak francez të Vincennas, pasi akuzohej se ishte spiune e gjermanëve në kohën e Luftës së Parë Botërore. Kërcimtarja ekzotike, që “çmendi” zyrtarët më të lartë të asaj kohe, ishte vetëm 41 vjeçe ditën kur u pushkatua. Por, për një personazh kaq të veçantë, edhe momenti fatal i ekzekutimit nuk mund të krahasohet me një “ceremoni” normale. Kështu, mbi sjelljen e Margherita Gertrude Zelle, përpara skuadrës së ekzekutimit të ngarkuar për ta qëlluar për vdekje, gjatë gjithë kohës kanë lulëzuar legjenda dhe thashetheme nga më të ndryshmet. Madje, ka edhe nga ata që thonë se ushtarëve të togës së ekzekutimit iu lidhën sytë për të parandaluar rrezikun që mund të kushtëzohej nga sjellja karizmatike e spiunes bukuroshe, e gatshme të bënte një sjellje jo morale edhe në prezencën e tyre.
Legjendat e vdekjes
Po sipas zërave që qarkullojnë, Mata Hari e kishte përballuar shumë lehtë këtë provë të vështirë të jetës, duke treguar se ishte më se e qetë, madje në çastin më të tmerrshëm, përpara goditjes, i kishte parë qetësisht në sy dhe plot ëmbëlsi ekzekutuesit e saj, duke u dërguar edhe puthje. Pamja erotike e valltares holandeze dhe veprimet e saj nuk mund të ndaleshin para asgjëje. Kështu, sipas zërave, që nuk janë konfirmuar kurrë, vetëm pak çaste para se të pushkatohej, Mata Hari kishte hequr fustanin dhe kishte kërkuar që ta pushkatonin nudo. Detaje këto që ndoshta do të ndihmojnë akoma më shumë për të hedhur dritë mbi mitin e agjentes sekrete bukuroshe prej afro një shekulli.
Jeta, aventurat dhe sidomos vdekja e Mata Harit krijuan shumë mite. Informatori anglez Bernard Njumen ka shkruar: “Përgjithësisht nuk dëshiroj të them se dikur nuk ka ekzistuar një grua informatore, veprimtaria e së cilës të jetë e shquar. Mes tyre ke qenë një Mata Hari, por edhe ajo nuk ka kryer as të qindtën e asaj ç’ka i atribuohet në aventurat romantike”.
Jeta tokësore e Mata Harit vazhdoi nëpër ekrane dhe në shumë filma ku spikasin “E turpëruara” me Marlen Ditrih në 1931 dhe “Mata Hari” e luajtur nga Greta Garbo.

Llapaqeni… E njihni edhe ju…?



Nga Alfons Cupaj

Llapaqenin e njohin të gjithë. Cilësitë që ka si lëpirës dhe shpifës e bëjnë atë unik. Gjuha e tij arrin të depërtojë në mënyrë mbresëlënëse edhe në skutat më të thella, herë për të lëpirë çdo gjë të poshtër e të ndyrë që proklamohet dhe herë për të mbytur me pështymë çdo gjë të bukur, çdo gjë ndryshe, çdo gjë që nuk thyhet ndaj së keqes, por që i del asaj në ballë.

E përthyen aq bukur, gjërë e gjatë, vertikalisht dhe horizontalisht, sipas rastit dhe siç e kërkon ‘detyra’. Nuk është vetëm. Mijëra të tjerë e ndjekin nga pas. Versulen etshën, duke nxjerrë jargë nga goja, ndaj të ashtuquajturit objektivi i radhës.

Misioni është i qartë. Të sulmojnë secilin që është kundër tyre, secilin që të keqen e shtyn fort ndaj vetes, secilin që fort në ideale beson, secilin që i palëkundur për të mirën lufton, secilin që e shkel vijën e kuqe të parisë. Sot ndihet më i realizuar se kurrë.

Mundi iu shpërblye. Pështyj, lëpij dhe lëpij, pështyj….Sot, i lumtur rrotullohet në karriken e rehatshme me rrota dhe pasi qetësohet pak nga marrja e mendve (që nuk i ka) vazhdon punën, jo për atë që paguhet, por për atë që e fitoi…

Ndjenja e turpit – që mund të evitohet…


Nga Jonida Salku

Seneka citonte: “Turpi është i shpirtërave fisnikë”. Kjo është e vërtetë. Fakti i evitimit të ekspozimit, të thënit të opinionit tënd, të mbajturit të një kontakti me sy, dhe në një farë mënyre të jesh gjithmonë në një distancë nga të tjerët, mund të interpretohen si veti të një personi antisocial.

I turpshmi etiketohet lehtë si një person i çuditshëm, josocial, antipatik, pra, për tu mbajtur në distancë. Nga ana e tij, personi do të ndjejë peshën e gjykimit të gabuar të të tjerëve dhe për pasojë do të tentojë të mbyllet akoma më shumë në vetvete.

Shkaqet e turpit janë të shumta. Disa prej tyre mund të jenë: një vetëvlerësim i ulët, një pasiguri e thellë dhe një frikë e fortë nga gjykimi i të tjerëve si të dobët, budallenj, të paaftë, etj.

Ndjenja e turpit është e përcaktuar deri në një farë pike tek njeriu nga ndonjë predispozitë gjenetike.

Por, përveç kësaj, ajo mund të jetë përcaktuar edhe nga ndonjë eksperiencë e jetës fëmijënore, adoleshente, apo edhe të rritur (për shembull, në rastin e fëmijëve, një edukim rixhid dhe i rreptë, sjell si pasojë mungesë forcash pozitive ose dështim në situata të rëndësishme).

Sigurisht që i turpshmi nuk e jeton mirë situatën e tij, duke marrë në konsideratë edhe faktin që sot shoqëria ekziston kudo dhe kërkon vazhdimisht reagime nga ana e individit, të cilat ai shpesh nuk arrin t’i japë.

Edhe pse sjelljet e tij mund të duket si dëshirë për tu arratisur nga gjithçka, i turpshmi është një person shumë i ndjeshëm dhe i vjen keq për atë që nuk mund të arrijë të shprehë, ndaj jeton në një gjendje konflikti konstant dhe tensioni të brendshëm.

Nëse e gjeni veten tek ky profil i personave të turpshëm, mund të filloni të dilni nga kjo gjendje duke eksperimentuar për një periudhë kohe ndonjë kurs teatri.

Recitimi bazohet në teknika që ju lejojnë të hyni në kontakt më të madh me gjestikulaturën tuaj, me shprehjet tuaja trupore, për një komunikim interpersonal më të drejtpëdrejtë dhe të qetë.

Kështu, do të mësoni të shprehni me qetësi një emocion, një ide, pa dëshirën për t’i fshehur ato dhe për tu fshehur vetë.

(Një nga minipunimet e mi të “fjetur”) J.S.

CV, Jeteshkrimi me cuditshem qe keni lexuar, por dhe me domethenes



Nga Miranda Haxhia

“Ç’e ke kete?” Shtangu pasi e lexoi, kusheriri i larget nga mamaja.
“A me kerkove CV?”
‘Pse, keshtu do te fillosh pune ti?’

***

Curriculum vitae

Emri- Miranda, por per kusherinjte, Lali, per shoqet e ngushta, Mira.
Kam ngrene shege nga ato te baba Vanes dhe xhaxha Simit kur isha e vogel.
Kam bere hartimet e shokeve te klases, gjithmone.
U dashurova me nje çun klase ne gjimnaz, por nuk ma vari kurre.

Kur dola per here te pare me Maksin, xhiro, per pak me humbi varesja 8- qindeshe me gur, qe ma dha borxh Ilda Gjika, nje mesuese nga Berati, por qe e gjeta rastesisht, varur mes reçipetave, te keputur.

Shofer ne dasmen time dhe ai qe na solli nga materniteti i Elbasanit me gjith Marselin 2.5 kg, ishte i njejti dhe i vetmi taksixhi i Lushnjes, Saliu i famshem qe e njohin gjith lushnjarët.

Kur isha mesuese, i kam nxjerre njehere nxenesit e kl. V jashte pa leje, qe te luanin me deboren. Dhe qe ta njihnin si fenomen te rralle. Mora verejtje nga drejtori qe kishte inatin se e kishte vdekur gruaja.

Kam enderruar te iki me anijet, por mezi erdha deri Tirane.

Kur me zinte migrena ne shkolle, dilja te muri ishkolles, nxirrja vrer jeshil dhe kthehesha perseri ne klase per mesim. Nuk mungoja kurre.
Kur me propozoi Bardh Rustemi, ish dr. I Dr. Arsimore Lushnje qe te behesha drejtore shkolle, mbaj mend qe i kam thene: “Kur me fejuan, thashe ‘PO’ pa e kuptuar mire se ç’vlere kishte. Ngaqe jetoj me vjeherr, kam frike se i kam humbur ndjesite e menaxhimit, apo te drejtimit. Por, po them ‘PO’ sa pa na sjelle ndonje drejtor burre, siç zakonisht ndodh dhe nuk na kupton kurre ne grave kur vijme ne pune me sy te enjtur.’

Heren e pare qe kam pare Tiranen, isha me Gonin qe kishte veshur shoshonet reja te mamase; bleva petulla dhe ia çova mamasë time dhe hallo Dekos qe t’i provonin.

Ne Tirane, i jam mirenjohese njerezve te mire qe me kane ndihmuar te gjej veten e te ushtroj nje profesion qe me kishte ngecur ne sepet, qysh kur isha 18 vjeç, te shkruaja e te beja gazetaren. Tani, as ne Shqiperi nuk e duan, por shyqyr, seç eshte nje italian e nje prej Kosove qe me duan ende shkrimet. Bereqavers, do thoshte gjyshja ime, po te ishte gjalle.

Kam tre fustane, dy kostume, nje pallto dhe dy pale kepuce, nje moter, nje vella dhe dy kalamaj. Bej ndonjehere sherr me Maksin, por jo per xhelozi. Thjesht, nuk po biem dakord per dyshekun dormeo. Ia vlen ta blejme, apo jo?

Ah, kam blere edhe atlete Rebook. (Ai ishte sikleti, se te Gabi, hiqem si garipe une, por ne dyqan firme… ngec e skuqem nga turpi. Se nuk me besojne qe i kam paret per ato çmime.)

Ne dasmen e Nimetes, kusherires, qe rasti i fundit qe kam qeruar patate, pastaj me moren per te rregulluar pjatat, meqe kisha dore ne qendisje. Se me vone, dasmat u bene ne restorant.

E afte ne marredhenie nderpersonale, pune me grup, se kur mblidhemi me grate e lagjes, i degjoj me respekt e dashuri recetat e tyre.

Perdor sh. Mire kompjuterin, fb, kam disa faqe te preferuara interneti; byreket dhe pitet e se shtunes i qaj, vdes per filma te vjeter. Sa here shkoj ne fshat, shkoj ne varreza. Dhe kur kthehem te mamaja, ajo megatuan makarona me zog fshati.

Te keqija- me josh me shume t’u bej dhurate nxenesve per 7 marsin, sesa t’i zhvas. Lexoj shume e fle pak. Naten nuk shoh endrra se me griu fejsbuku. Popull i madh aty. Ca te vertete e sa te rreme. Si ne enderr.

P.s- Kerkoj te punoj mesuese ne sistemin arsimor shqiptar.

Nje pyetje: Po te kesh 22 vjet ne mesimdhenie, ke nevoje per testime? 😘 Pres pergjigje per pune.

Ashtu si eshte tipi i CV-se, ku nuk kam çuar. Dhe hiç. As konkursin per mesues nuk e kam fituar dot.”

“O i mjeri une qe te kam kusherire ty!!!’

‘O Berti, mos me shit dokrra mua, se po te ulesh e te me shkruash cv tende, do dalesh me gjysme shkolle e gjysme surrat partie. Sa here te them per pune, me genjen, me thua me jep nje cv. Aty asgje nuk eshte genjeshter.’

Ja, me thuaj ti, zj. Ministre, meqe i njeh shume mire mesuesit e shkolluar ne shtet, thjesht, ngaqe dallojne prej diplomes se tipit UFO, e qe e njeh personalisht: – kujt i beson, CV-ve qe lodhen si ta mbushin mesuesit qe duan dhjete vjet te behen mesues, apo kesaj CV+22 vjet pune derrçe ne arsim

Kadare, modeli krijues dhe kritika profesioniste



Nga Dr. Sadik Bejko

Mendoj se pȅr shumȅ nga brezin ynȅ, brezi qȅ hyri nȅ letȅrsi nȅ vitet ’70, pȅr F. Reshpjen, F. Halitin, S. Maton, M. Zeqon e shumȅ e shumȅ tȅ tjerȅ, modeli krijues ka qenȅ I. Kadareja. Nȅ moshȅ ne jemi pak a shumȅ njȅ dhjetȅvjeҫar larg tij. Ne kemi lexuar librat e tij, deri dhe ҫdo shȅnim nȅ gazetȅ, ҫdo intervistȅ, ҫdo shkrim mbi letȅrsinȅ a jetȅn e tij. Nuk dihet si ndodh kjo dukuri, si pȅrzgjidhet nȅ rini modeli, ideali estetik, qȅ dȅshiron ta ndjekȅsh. Ndikon talenti i spikatur, shijet e njȅ kohe, kritika letrare… mbase tȅ gjitha bashkȅ.

Ҫdo brez ka tȅ drejtȅn e refuzimit tȅ modeleve, siҫ ka dhe afeksionin e pȅrzgjedhjes sȅ modeleve qȅ i shkojnȅ pȅr shtat shijeve tȅ tij. Koha kishte dhe shkrimtarȅ tȅ tjerȅ dhe nuk them se ata nuk janȅ lexuar, se nuk kanȅ ndikuar.

Kultura jonȅ kishte dhe ka nevojȅ pȅr gjithȅ vlerat e qȅndrueshme letrare, pȅr gjithȅ atȅ trashȅgimi tȅ shkruar. Veҫohet Kadareja se me veprȅn e tij ndikoi te bashkȅkohȅsit dhe te tȅ gjithȅ pasardhȅsit, shkrimtarȅ ose jo tȅ tillȅ, te kultura nȅ tȅrȅsi. Ka konstrukte gjuhȅsore, poetike, procedime mendore, stilema, neologjzma, mȅnyra tȅ thȅni e tȅ menduari qȅ janȅ marrȅ nga ai dhe sot i gjen nȅ tȅ shkruar e nȅ tȅ folur, nȅ shijet e nȅ pȅrfytyrimet e kulturȅs sonȅ nȅ tȅrȅsi. Profesor Xhevat Lloshi thotȅ se gjuha shqipe rilindi nȅ pendȅn e tij dhe tashmȅ atȅ mund ta quash njȅ gjuhȅ tȅ njȅ niveli tȅ panjohur mȅ parȅ.

Mendohet se kritika profesionale ndikon nȅ shijet. Nȅ rastin e Kadaresȅ kritika e kohȅs ka ndikuar me tȅ kundȅrtȅn e misionit tȅ njȅ kritike, domethȅnȅ me ato qȅ nuk ka thȅnȅ pȅr veprȅn e tij, me atȅ qȅ nuk e ka thȅnȅ si duhet, ndonjȅherȅ me atȅ qȅ e ka mohuar e qortuar pa vend prozȅn a poezinȅ e tij.

Nȅ njȅ kohȅ tȅ palirisȅ ku fjala e kritikȅs tȅ ngjan me tȅ thȅnat e paprekshme, kanonike, kur mungon debati i lirȅ, drejt sȅ vȅrtetȅs shkohet nga rruga e kundȅrt: ndonjȅherȅ ajo qȅ zyrtarisht mohohet, ȅshtȅ modeli qȅ duhet ndjekur. Mȅ poshtȅ do t’i kthehem kȅtij argumenti.

Kadareja dallohej dhe pȅr njȅ model sjelljeje tȅ vetȅn. Nuk ishte i kafeve, i bareve. Fliste qetȅ, thjesht e qartȅ pȅr temat mȅ tȅ ndȅrlikuara. Ishte lakonik, racional dhe tepȅ korrekt. Edhe sot kur flas me letrarȅ tȅ brezit tim, kur themi poezi tȅ tij qȅ i dimȅ pȅrmendȅsh, kujtojmȅ se ai qȅ nȅ tȅ ri na imponohej me autoritetin e patundur qȅ gȅzonte ndȅr ne.

Nȅ ato kohȅra tȅ shkruaje letȅrsi ishte diҫka mȅ shumȅ se tȅ bȅje prozȅ a poezi. Ҫdo bisedȅ e pa kujdesshme, leximi nȅ itimitet me dikȅ i njȅ poezie tȅ guximshme politikisht mund tȅ tȅ ҫonte nȅ polici.

Siҫ del tani nga librat e botuar, Kadareja dhe pse ishte i pȅrmbajtur, me vetȅkontroll nȅ sjelljet publike, prapȅ paska qenȅ nȅ vȅmendjen, nȅ pȅrndjekjen e zyrave mȅ tȅ larta tȅ kohȅs, deri te raportimet e shefit tȅ Sigurimit te kreu i Shtetit. Ne nuk ndjeheshim tȅ kȅrcȅnuar se do tȅ kallȅzoheshim nȅ ndonjȅ zyrȅ partie, a zyrȅ policie kur Kadareja redaktor na lexonte dhe krijime tȅ pabotueshme.

Mund tȅ pyesish: po kritika profesionale, ajo akademike pȅr kohȅn, ҫ’rol luante? Kadareja zyrtarisht mund tȅ ishte nȅ rregull me kohȅn, prapȅ gjerȅsisht kishte njȅ opinion se ka diҫka tȅ fshehtȅ, nȅ mos tȅ rrezikshme pȅr shtetin nȅ letȅrsinȅ e tij. Kritika kishte pjesȅn e saj nȅ krijimin e kȅtij opinioni.

Ne e ndoqëm kritikȅn pȅr veprat e Kadaresȅ dhe qȅ herȅt, filluam mos ta marrim seriozisht. Kritika ka qenȅ pjesȅ e sistemit komunist tȅ vlerave; kritikȅ dogmatike, e ideologjizuar, e papȅrgatitur pȅr ta pranuar I. Kadarenȅ shkrimtar. Nuk ka qenȅ kritikȅ e njerȅzve tȅ paditur, pa aparat konceptual. Jo, ka qenȅ e papȅrgatitur si sistem tȅ menduari, si ndȅrtim shpirtȅror, si ndjeshmȅri kundȅr artit tȅ shekullit XX. Mȅ 1990, kur i thamȅ njȅ ndjekȅsi tȅ kȅsaj kritike se do tȅ futen nȅ shkollat tona Sartri, Kamyja, Sollxhenicini, Xhojsi, ky na u pȅrgjigj se po tȅ vinte ajo ditȅ, do tȅ vriste veten. Fatmirȅsisht nuk e vrau veten.

Para se tȅ vija te ky shkrim, u hodha njȅ sy kritikave tȅ K. Bihikut, R. Brahimit, K. Velҫȅs, D. Shapllos etj, pȅr romanin ‘Gjenerali i ushtrisȅ vdekur’ tȅ I. Kadaresȅ. ‘Gjeneralin…’ e Kadaresȅ, qȅ francezi R. Eskarpit nȅ parathȅnien e botimit tȅ parȅ frȅngjisht e quajti “roman botȅror”, kritika jonȅ e viteve ‘60 e lexonte rme rezerva, i qasej sikur do tȅ rrokte njȅ iriq tȅ infektuar. Nuk ȅshtȅ se nuk i njihnin teknikat e romanit modern, si monologun e brendshȅm, copȅzimin e kohȅs, simbolikȅn, lakonizmin heminguejan, deheroizmin si qȅndrim ideor etj, por dukuri tȅ tilla kȅta kritikȅ nuk i donin nȅ letȅrsinȅ tonȅ. Njȅ qȅndrim mendor i mbrapshtȅ i pengonte tȅ orientoheshin nga moderniteti. Dhe pas 1990-tȅs, dhe pas 20 vjetȅsh nga rȅnia e komunizmit, ata nuk i ripanȅ tezat e tye. Dhe sot kur kemi disa universitete, jemi mangȅt me kritikȅn akademike, ende jemi pa njȅ histori tȅ letȅrsisȅ.

Nȅ njȅ mbasdite nȅntori me shi, pȅrgjatȅ shȅtitores buzȅ lumit Osum, I. Kadareja qȅ atȅherȅ shkruante reportazhe pȅr gazetȅn ‘Drita’, i larguar nga Tirana tȅ jetonte nȅ Berat, mȅ pyeti: ai i kam lexuar kitikat pȅr romanin “Gjenerali… “ dhe ҫ’mendim kisha pȅr atȅ roman? Sikur po mȅ pyeste, mos kam bȅrȅ faj qȅ botova atȅ roman, dhe po ma shpȅrblejnȅ me kȅtȅ degdisje jashtȅ Tirane? Nuk mund ta harroj atȅ vesȅ shi mbi shpinȅ atje nȅ Berat, ndȅrsa Kadareja mȅ bȅnte pyetje tȅ tilla. Biseda u bȅ e gjatȅ. Folȅm pȅr romanin, pȅr poezinȅ, pȅr kritikȅn. E pyeta atȅ: sikur ‘Gjenerali…’ tȅ botohej jashtȅ, ҫ’vend do tȅ zinte proza e tij ? I Kadareja tha se po tȅ pȅrkthehej, romani ‘Gjenerali i ushtrisȅ sȅ vdekur’ do tȅ renditej nȅ krah tȅ romaneve “Tre shokȅt” e Remarkut, “Lamtumirȅ armȅ” e Heminguejt. Ȅshtȅ tema e vdekjes, fati i ushtarit, teknika e tȅ shkruarit qȅ e vȅnȅ romanin nȅ radhȅ me kryeveprat e llojit.

Unȅ e vlerȅsoja lart rromanin. Kritika qȅ tȅ ҫorintonte shijen, nuk mȅ kishte ndikuar, por… me vete mendoja diҫka qȅ kolegut tim nuk ia thashȅ: I mirȅ ȅshtȅ ‘Gjenerali…’, po mendoja… por mbase Ismaili po e vriste pak lart. Koha tregoi se jo unȅ, I. Kadareja kishte tȅ drejtȅ. Ky roman tashmȅ ȅshtȅ botuar nȅ rreth 50 gjuhȅ. Kadareja ka shkruar nȅ paliri, sikur tȅ ishte i lirȅ. Ka qenȅ i vetȅdijshȅm pȅr vlerat e artit tȅ tij, para se letȅrsia e tij tȅ botohej e tȅ vlerȅsohej ndȅrkombȅtarisht.

Nȅ orientimin nga letȅrsia e mirȅ shkrimtarȅt, pavarȅsisht kritikȅs, i ndihmon intuita, qasja nga modelet krijuese qȅ sjellin risi nȅ formȅ dhe nȅ pȅrmbajtje. Prapȅ kritika e mirȅ nuk mund tȅ injorohet, kritika si profesion, si mision kulturor, ȅshtȅ domosdoshmȅri pȅr mbarȅvajtjen e njȅ letȅrsie.

Presidenti i Amerikes dhe Amerika e Presidentit!





Nga Arian Galdini

Ne SHBA e kurrkund ti nuk mund te jesh kandidat per askund, nese nuk luan per dike. E kush luan ne fushe behet pis, baltoset, djersin, ben gola ne porta kundershtare, peson gola, e keshtu me rradhe.

Kjo sjell vetvetiu nje ngushtim liste te atyre qe mund te kandidojne, deri ne ate pike saqe ndodh qe gjithmone themi se kandidatet e kesaj gare jane me te papelqyerit dhe me te keqinjte qe ka pasur ndonjehere ndknje gare ne SHBA.

Ne fakt, nuk eshte e vertete. Ne cdo gare, kandidatet kane qene me te keqinjte e te gjitha koherave, Presidenti ka qene ai qe ka mbetur ose jo ne histori si njeri nder me te miret a me te keqinjte.

Dhe ketu mbaron argumenti lidhur me persete e pelqimit a mospelqimit per njerin nder kandidatet.

Kush pelqen kandidatet e ka zgjedhur vete arsyen se perse e ben. Mund te jete arsye intelektuale, perkatesie, rreshtimi politik, militantizmi, kotperqejfizmi, financiare, politike, gjeostrategjike, e keshtu me rradhe.

Te vleresosh nje President, kerkohet me shume se kaq.

A do te jete Donald Trump nje President i mire apo i keq, i rrezikshem apo transformues, antiestablishment apo restaurues, murngrites apo suvatues, urrejtjenxites apo dashurues, lufteberes apo paqedashes, kete mbetet per ta pare pasi ai te beje betimin ne dt 20 janar.

Sot Amerika ka nje President. Nuk ka me kandidate.

Ndaj eshte qesharake dhe patetike qe ne te bejme si mjaullites a dhembekercites me njeri-tjetrin a thua se gara vazhdon.

Gara ka mbaruar. Donald Trump eshte President. Amerika ka nje President. Por edhe Presidenti ka nje Amerike qe sot na dha nje mesim te gjitheve, pa perjashtim te gjitheve.

Amerika na tha se sondazhet behen ne popull por nuk jane te popullit. Votat jane te popullit. Amerika na tregoi se mediat flasim me popullin, por jo per popullin. Populli flet me vote.

Amerika na tregoi se Partite jane te popullit, por jo prej popullit. Prej popullit buron vetem fuqia e votes. Amerika na tregoi se kapitali ka konsumator popullin, por nuk e zoteron popullin. Sepse populli zoteron voten.

Amerika sot permti dhene keto mesazhe zgjodhi Donald Trumpin President. Me siguri ai vete eshte i pari qe e lexon dhe e kupton kete mesazh.

Ne te tjeret qe nuk jemi as amerikane e as kerthiza e botes, duhet te leme menjane shqetesimet e djeshme per cka mendonim per kandidatet.

Ne te tjeret, duhet te pranojme qe Amerika ka nje President dhe Presidenti ka nje Amerike. Eshte nje bote e tere per tu mesuar e mare si shembull sot nga kjo Amerike.

Donald Trump kishte mbeshtetjen e vetem nje gazete te vogel. Te gjitha mediat e medha ishin kunder tij. Kishte te gjithe kreret e Partise se tij kunder. Ne fakt kishte te gjithe boten kunder. E ja ku sot nje ‘kryengritje popullore ne kutite e votimit’, e con Donald Trump ne Shtepine e Bardhe.

Ky eshte ndoshta mesimi me i madh qe duhet te nxjerrim ne shqiptaret. Te besojme tek kryengritja jone ne kutite e votimit. Me voten tone kemi fuqine te tejkalojme gjithcka e gjithekend edhe kur i kemi te gjithe kunder.

A e kuptoni tani se perse na e kane zhvleftesuar voten, na e shitblejne voten, na kane asgjesuar proceset zgjedhore?

Vota e nje njeriu te vetem, behet kryengritja e te gjithe njerezve bashke ne kutine e votimit.

Prandaj eshte jetike qe ne ketu ne Shqiperi te bejme nje beteje epike per te fituar te drejten qe te kemi zgjedhje te lira, te ndershme dhe te drejta.

Nuk ka gje me te bukur e me te forte sesa kryengritja e qytetareve ne kutite e votimit.

Letra tronditëse e komedianit amerikan George Carlin drejtuar bashkëshortes së vdekur!



Nga Albert Vataj

Ndoshta ka disa gjëra që kemi nevoj t’ia themi vetes duke ju drejtuar dikujt, i cili/e cila edhe pse nuk është më, ka lënë gjurmë të pashlyera në jetën tonë. Janë disa gjëra që vetëm duke i’a dëshmuar dikujt që ka qenë kaq i shtrenjtë.

George Carlin

Kjo edhe pse, ai ose ajo, nuk do të arrij t’i dëgjojë. Saora ne kemi mundur t’ia themi këto gjëra personit të duhur, dhe përmes tij apo asaj, ne arrijmë të komunikojmë me njerëzit, me ata të cilët kemi vendosur të ndajmë ato gjëra, ato gjëndje, ato impresione që na bëjmë të ndjehemi mirë, na bëjmë të jetojmë një vetvete që kumton jetën tonë.

Komediani i famshëm amerikan George Carlin, e ka bërë këtë duke i’u drejtuar bashkëshortes së tij, e cila kishte ndërruar jetë. Kjo nuk është një letër, ajo është një manifest dlirësi dhe sinqeriteti, një urdhnes apostolike për çdo shpirt që rreket të gjej shëlbimin në një botë kundërshtish, por gjithsesi në një të tashme që mbetet thelbësisht e jona.

Kjo është letra që shkroi komediani amerikan George Carlin pasi i vdiq gruaja. Një letër që thotë fakte tronditëse dhe që teksa e lexon kupton shpejt se shumë gjëra të kësaj bote nuk ia dimë vlerën, disa të tjera i mbivlerësojmë, të tjera nuk i shijojmë dhe plot të tjera janë bukuri e rreme.

Lexojeni letrën domethënëse:

Kemi ndërtesa më të larta, por kemi durim më të shkurtër.

Kemi rrugë më të gjera, por kemi këndvështrim më të ngushtë.

Bëjmë shpenzime më shumë, por pak gjëra na përkasin.

Blejmë më shumë, por ngelim më pak të kënaqur.

Kemi shtëpia më të mëdha, por familje më të vogla.

Kemi më shumë pajisje shtëpiake, por kemi më pak kohe.

Kemi më shumë arsim, por më pak arsyetim.

Kemi më shumë dije, por më pak sjellje prej të mençuri.

Kemi më shumë specialiste, por kemi gjithnjë e më shumë probleme.

Kemi shumë ilaçe por më pak shëndet.

Konsumojmë më shumë alkool dhe cigare; shpenzojmë para pa kriter; qeshim më pak; i japim me shpejtësi makinës; zemërohemi më shpejt; qëndrojmë zgjuar deri në orë të vona, zgjohemi të lodhur; lexojmë pak, shikojmë shumë TV dhe falënderojmë shumë më pak.

Kemi shtuar pasuritë materiale por kemi pakësuar vlerat morale.

Flasim shumë, dashurojmë pak; urrejmë shumë dhe shpesh.

Mësuam si të përballojmë jetesën, por nuk mësuam ta formojmë atë.

I kemi shtuar vite jetës tonë, por viteve nuk u shtuam jetë.

Mësuam të shkojmë e të vijmë në Hënë, por kemi probleme për të kaluar në anën tjetër të rrugës për t’u përshëndetur me komshinjtë e rinj.

Eksploruam Universin por nuk arritëm të hyjmë në botën tonë të brendshme.

Kemi bërë punë më të mëdha por jo punë më të mira.

Pastruam ajrin por ndotëm shpirtin.

Sunduam atomin por nuk sunduam dot paragjykimet tona.

Shkruajmë më shumë por mësojmë më pak.

Bëjmë më shumë planifikime por arrijmë më pak në përfundime.

Mësuam të vrapojmë por nuk mësuam të presim.

Prodhojmë gjithnjë e më shumë kompjuterë për të mbledhur e shumëfishuar në kopje të panumërta dijen por krijojmë me pak komunikim.

Është koha e ushqimeve që përgatiten me shpejt por që treten më ngadalë.

Është koha e burrave të mëdhenj e burrave të vegjël.

Është koha e fitimeve të mëdha dhe marrëdhënieve të ngushta.

Ditët tona janë ditët ku hyjnë dy rroga në shtëpi dhe numri i divorceve është i lartë.

Ditët tona janë ditët ku kemi shtëpi shumë të zbukuruara dhe familje të shkatërruara.

Këto ditët tona janë ditë të shpejta, udhëtime të shpejta, pelena fëmijësh një përdorimshe, vlera morale të shkatërruara, janë ditët ku dashuria ekziston vetëm për një natë, trupat janë obezë, janë ditët ku tabletat janë magjike bëjnë gjithçka, mund të na sjellin në qejf, mund të na qetësojnë madje dhe mund të na vdesin.

Jemi në një kohë ku në vitrina ka gjithçka, por në dyqane asgjë.

Jetojmë në një kohë ku, këtë letër teknologjia mund ta sjellë tek ju dhe ju brendësinë e kësaj letre mund ta shpërndani ose mund ta zhdukni me anë të butonit “Fshij”.

Jeta nuk matet me numrin e frymëmarrjeve tona, por me anë të momenteve që na lënë pa fryme!”, – përfundon letra e shkrimtarit komedia amerikan.

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...