2017-05-09

Ka edhe një faqe tjetër, të turpshme, në historinë e Ushtrisë së Kuqe

Eshref Ymeri: Misteret e Çatisë së Gjarpërinjve | Bota Press

Nga  Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri



Në historinë e Luftës së Dytë Botërore, kryesfondin e saj e zë përplasja e Gjermanisë naziste me Bashkimin Sovjetik, pas sulmit të befasishëm të trupave gjermane të 22 qershorit të vitit 1941.

Arsyet e nisjes së atij sulmi duhen kërkuar në Paktin e mossulmimit Molotov-Ribentrop, që u nënshkrua në Moskë më 23 gusht 1939.

Ai pakt kishte në themel pabesinë e të dyja palëve ndaj njëra-tjetrës: ndarjen e Polonisë.Por ai pakt fshihte në vetvete një pabesi të dyfishtë të politikës sovjetike: jo vetëm ndaj demokracive perëndimore, por edhe ndaj vetë Gjermanisë hitleriane.

Se Stalini synonte që, duke e ndarë Poloninë me Hitlerin (për të pasur një kufi të përbashkët me të), “t’i siguronte” atij krahët lindorë, duke e nxitur të vinte nën këmbë demokracitë evropianoperëndimore.

Paskëtaj, në çastin që do ta quante të volitshëm, Stalini do t’i sulej Gjermanisë, me synimin që të arrinte deri në Gjibraltar.

Kësisoj mbarë Evropa do të përfundonte nën çizmen e Ushtrisë së Kuqe, me “flamurin proletar” mbi krye. Ajo pabesi e dyfishtë, të dyja palëve u kushtoi me miliona të vrarë dhe shkatërrime të pallogaritshme.

Pabesinë e politikës sovjetike ndaj demokracive perëndimore, e zbulon haptas vetë Stalini. Në një fjalim që ka mbajtur vetëm katër ditë para nënshkrimit të paktit në fjalë, pra, më 19 gusht 1939, në Byronë Politike të Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, ai shtjellon haptazi idenë kryesore të Testamentit të Pjetrit I për pushtimin e Evropës. Në atë fjalim thuhet:

“Le të fillojë Lufta e Dytë Botërore, pjesëmarrësit e saj le ta shqyejnë njëri-tjetrin dhe atëherë Bashkimi Sovjetik do të ngrejë flamurin e revolucionit proletar dhe mbarë Evropa do të bjerë në këmbët e tij”

 (Citohet sipas: “Vtoruju mirovuju vojnu naçali Germanjija i Sovjetskij Sojuz” (Luftën e Dytë Botërore e filluan Gjermania dhe Bashkimi Sovjetik”. Faqja e internetit “sokrytoe.net”. 23 korrik 2009).
Për sulmin që Bashkimi Sovjetik do të ndërmerrte kundër Gjermanisë, dëshmon ish-oficeri i zbulimit sovjetik Viktor Suvorov. Ai deklaron:

“Ekzistojnë jo pak udhëzime për faktin se afati i fillimit të operacionit sovjetik “Shtrëngata” qe lënë për më 06 korrik të vitit 1941…Zhukovi (si edhe Stalini) kishte qejf t’i jepte goditjet e veta të dielave në mëngjes. 06 korriku i vitit 1941 ishte e diela e fundit para përqendrimit të plotë të trupave sovjetike (në kufinjtë perëndimorë të Bashkimit Sovjetik - E. Y.). Gjeneral-armatë S.P. Ivanov e përmend këtë datë pa dorashka: “…trupat gjermane arritën të na e merrnin iniciativën nga dora dy javë më përpara”” (Viktor Suvorov. “Ledokoll. Kto naçall Vtoruju Mirovuju Vojnu” (Akullthyesja. Kush e filloi Luftën e Dytë Botërore”.

Shtëpia Botuese “Novoje vremja”. Moskva 1993, f. 333).
Gjatë luftës 4-vjeçare për shporrjen e trupave pushtuese hitleriane nga territori i vet, Ushtria e Kuqe shkroi shumë faqe të lavdishme në historinë e Bashkimit Sovjetik, sidomos në betejën e Stalingradit (17 korrik 1942 - 2 shkurt 1943)dhe në betejën e Kurskut (5 korrik - 23 gusht 1943).
Por, në historinë e faqeve të lavdishme të Ushtrisë së Kuqe gjatë betejave të saj kundër trupave pushtuese naziste, ekziston edhe një tjetër faqe, e panjohur, së cilës , gjatë tërë periudhës së diktaturës komuniste sovjetike, i qe vënë përsipër një gur i rëndë për fshehjen e saj të kujdesshme. Vetëm pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, kjo faqe ka dalë në dritë dhe është bërë e njohur për publikun e gjerë.Kjo është një faqe e turpshme në historinë e Ushtrisë së Kuqe.

Për të hedhur dritë mbi këtë faqesa të turpshme, aq edhe të pështirë, kanë shkruar dhe kanë folur dëshmitarë të drejtpërdrejtë. Këtu po mjaftohemi vetëm me dëshmitë e një personaliteti të letrave, kinoregjisor, skenarist dhe dramaturg i njohur ky, Zahar Agranenko (1912-1960).

Dëshmitë e veta ai i pati hedhur në ditarin që pati filluar ta mbante gjatë kohës së luftës në Prusinë Lindore. Le të ndjekim ca dëshmi të tij rrëqethëse, të cilat i përcjell në një faqe interneti Nikollaj Ivanovi.

“Kolonat e gjata të trupave sovjetike që patën hyrë në Prusinë Lindore në janar të vitit 1945, përfaqësonin në vetvete një përzierje të gjërave bashkëkohore dhe të mesjetës…

Larmia e armatimit përputhej plotësisht me larminë e karaktereve të vetë ushtarëve, në radhët e të cilëve kishte banditë të njohur, pijanecë dhe përdhunues, si edhe komunistë idealistë dhe përfaqësues të inteligjencies, të cilët ishin të tronditur nga qëndrimi i shokëve të tyre.

Në Moskë, Beria dhe Stalini ishin të mirinformuar për ato që po ndodhnin, përmes raportimeve të hollësishme, në njërin prej të cilave njoftohej:

“Shumë gjermanë mendojnë se të gjitha vajzat dhe gratë gjermane që kishin mbetur në Prusinë Lindore, i patën përdhunuar ushtarët e Ushtrisë së Kuqe”.

Silleshin shembuj të shumtë të përdhunimeve në grup, si të vajzave të mitura, ashtu edhe të plakave. Mareshali Rokosovski kishte lëshuar një urdhër me nr. 006, me qëllim që ndjenja e urrejtjes ndaj armikut të shprehej në fushën e betejës.

Ai urdhër nuk u zbatua absolutisht. Kishte patur disa përpjekje arbitrare për të vendosur rregullin. Komandanti i një regjimenti pushkatarësh gjoja paskej pushkatuar personalisht një kapiten, i cili kishte pasë rreshtuar ushtarët e vet para një gruaje gjermane që e kishin shtrirë përtokë.

 Por në shumicën e rasteve, ose vetë oficerët merrnin pjesë në skandale, ose mungesa e disiplinës në radhët e ushtarëve të dehur, e bënte të pamundur vendosjen e rregullit.

Thirrjet për hakmarrje për atdheun që ra pre e sulmit të Vermahtit, qenkeshin kuptuar si leje për shpërthimin e egërsisë. Madhe edhe gra të reja sovjetike, ushtarë dhe punonjës të mjekësisë nuk ishin kundër një egërsie të tillë.

Një vajzë 21-vjeçare e grupit të zbulimit, thoshte:

“Ushtarët tanësillen me gjermanët, sidomos me gratë gjermane, pikërisht ashtu siç e meritojnë”.
Kishte edhe nga ato, të cilave një gjë e tillë u ngjallte kureshtje.

Kështu, disa gra gjermane kujtojnë ca gra sovjetike, të cilat rrinin dhe i soditnin se si po përdhunoheshin nga ushtarët, bashhkatdhetarët e tyre.

Por kishte edhe nga ato gra sovjetike që binin në gjendje shoku nga skenat që kishin parë në Gjermani.

Natalia Gese, mikesha e ngushtë e shkencëtarit Andrea Saharov, asokohe punonte si korrespondente ushtarake. Më vonë ajo kujton:

“Ushtarët rusë i përdhunonin të gjitha femrat gjermane, nga mosha 8 deri në moshën 80 vjeçe. Ajo ishte një ushtri përdhunuesish”.

Pijet alkoolike, përfshirë edhe kimikate të rrezikshme, të grabitura nëpër laboratorë, luanin një rol të konsiderueshëm të ushtrimin e dhunës seksuale.

Dhe ndodhte që ushtarët sovjetikë mund t’i vërsuleshin një femre gjermane, pasi ishin zhdëpur së piri për të qenë sa më të kuturisur.

Por në raste të tilla, ata bëheshin aq rrumbull, saq nuk ishin në gjendje ta përfundonin aktin seksual dhe, në inat e sipër, përdornin shishet, çka sillte si pasojë që një pjesë e viktimave të mbeteshin të sakatuara.

Pas hyrjes së trupave sovjetike në kufinjtë e Rajhut të Tretë, erdhi radha e grave gjermane për të qenë viktima të tragjedisë të quajtur luftë. Sipas përllogaritjeve të studiuesve gjermanë, ushtarët sovjetikë patën përdhunuar 2 milionë vajza dhe gra gjermane që nga fillimi i luftimeve në Prusinë Lindore deri në vjeshtën e vitit 1945. Madje 500 mijë prej tyre qenë përdhunuar në territorin e zonës sovjetike të okupimit, domethënë të asaj që më vonë u quajt Republika Demokratike Gjermane.

Praktika e përdhunimeve e arriti kulmin e vet në Berlin. Kur trupat e Ushtrisë së Kuqe hyn në qytet, atje banonin 1,4 milionëgra dhe vajza, nga të cilat 800 mijë ishin të moshës nga 14 deri në 45 vjeçe. Gjatë periudhës së pranverës dhe deri në vjeshtën e vitit 1945, së paku, 110 mijë prej tyre qenë përdhunuar nga ushtarët sovjetikë.

Për pasojë, afërsisht 10% e grave vdiqën ose i dhanë fund jetës me vetëvrasje, 20% e tyre mbetën shtatzëna dhe më shumë se një mijë lindën fëmijë. Këta përbënin 5% të fëmijëve të lindur në Berlin nga fundi i vitit 1945 deri në verën e vitit 1946…

 (Citohet sipas: Nikollaj Ivanov. “Pro podvigi sovjetskovo solldata, solldata nasilnjika… Pozornoj datje 23 fevrala posvjashaetca” (Për heroizmat e ushtarit sovjetik, të ushtarit përdhunues… Ikushtohet 23 shkurtittëturpshëm). Faqjaeinternetit“FakeOff”. 23 shkurt 2015).

Ka pasur dhe ka ende shumë nga ata rusë, të cilët i shfajësojnë ushtarët përdhunues sovjetikë në territorin gjerman, me arsyetimin se ajo ishte një hakmarrje për sulmin e befasishëm të trupave gjermane dhe për masakrat që ato kryen në fillim të luftës, sidomos në territoret perëndimore të Bashkimit Sovjetik. Por ky është një shfajësim mjeran që nuk përballet dot me logjikën e shëndoshë.
Së pari, ç’faj kishin vajzat e mitura dhe gratë gjermane për sulmin që Hitleri ndërmori kundër Bashkimit Sovjetik?!

Së dyti, Jugosllavia nuk kishte ndërmarrë ndonjë sulm kundër Bashkimit Sovjetik dhe ushtarët sovjetikë që ndihmuan në çlirimin e territorit jugosllav, nuk kishin arsye se pse duhej të silleshin me egërsi, duke përdhunuar vajza dhe gra jugosllave. Në një material, të botuar para do kohësh në faqet e internetit, thuhet:

“Qytetarët e vjetër të Beogradit mbajnë mend futjen e ushtarëve të dehur të Ushtrisë së Kuqe nëpër banesa, që plaçkitnin dhe dhunonin nënat e vajzat, por edhe fshehjet e vajzave në bodrume e madje kanalizime.Titoja për këtë është ankuar te Stalini, i cili i thotë:

“Janë djem të rinj. Le të zbaviten se e kanë merituar”.

Të dhënat, që me siguri nuk janë të sakta, thonë se në muajt e fundit të vitit 1944, në Serbi kanë ndodhur 1219 dhunime, 359 tentime të dhunimit, 111 dhunime me vrasje, 248 dhunime dhe tentime të vrasjes, si dhe 1204 grabitje me lëndime fizike ose vrasje.

Numri i femrave të dhunuara thuhet se arrinte në 5000.Situata më e rëndë ishte në Beograd, ku gjatë kësaj periudhe thuhet se janë dhunuar 2000 gra dhe vajza.

Por, shifrat mendohet se janë shumë më të mëdha.Fat të njëjtë kanë pasur të gjithë popujt, ku kanë shkelur rusët, sidomos në Poloni, Gjermani, Lituani, Letoni, Estoni” (Citohet sipas: “Kur Tito i ankohej Stalinit: Ushtarët tuaj po dhunojnëfemrat tona”. Faqja e internetit “Dossier”. 20 prill 2014).

Ja, pra, ky ishte “qytetërimi” që ushtarët sovjetikë çonin në vendet që çliruan nga nazizmi gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore, “qytetërimi” përmes dhunës seksuale, të ushtruar në një mënyrë aq shtazarake.

San Diego, Kaliforni
09 maj 2017


Një shqiptare e sukseshme në SHBA


sinani


Intervistë me Dr. Elda SINANI,- veprimtare e mirënjohur në komunitetin shqiptaro-amerikan, Hartford CT ( Connecticut-Konektikat)

Dr. Elda Sinani është një figurë qendrore dhe me reputacion, më në zë të Diasporës Shqiptare, histori suksesi gjatë këtyre viteve të fundit  jo vetëm për rolin e saj atdhetar e  patriotik në komunitet, por edhe lobuese e mirënjohur për cështjen shqiptare dhe integrimin e identitetit shqiptar në Amerikën multikulturore. Me nismën dhe përkushtimin e saj, u ngrit për herë të parë flamuri shqiptar, në 28 nëntor 2007-ë, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, në Bashkinë e Hartford-it,  Kryeqyteti ishtetit të Kushtetutës amerikane, Connecticut (Kenektikat).  Për afro një dekadë Dr. Elda Sinani  punon  në Bashkinë e Hartfordit. në pozicionin e Drejtoreshës së administratës, duke kërkuar  respekt për ligjet dhe rregulloret, në përputhje me projekt planet, dhe duke i zbatuar ato me efikasitet. E motivuar me dashuri e mirësi për njerëzit,  në vecanti për bashkëatdhetarët e saj, dhe e pajisur me individualitetet profesionale, akademike, intelektuale e qytetare, dr. Sinani, ka arritur  në një harmoni relative të lirisë së shprehjes për një qëllim të përbashkët; përfaqësimin me dinjitet, krenari dhe modesti të integrimit të vlerave kombëtare, forcës intelektuale, identitetin kombëtar e vlerat e qytetarisë shqiptare në ballafaqimin me botën perëndimore, pikërisht në Hartford CT, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Krenare dhe e lumtur për rolin e saj pozitiv, dr. Elda Sinani rrëfen në këtë bisedë rrugën e gjatë profesionale, akademike dhe aktivitetin e saj në dedikim të cështjes shqiptare dhe identitetit shqiptar.

1-raimonda
Bisedoi: Raimonda MOISIU
  Si ndjeheni për këtë intervistë-, e ndjeni  detyrim moral e shpirtëror apo një përcjellje të vlerave qytetare, intelektuale,  dhe histori suksesi të gruas shqiptare në Amerikën multikulturore?

Sigurisht, gjithcka, c’ka ju përshkruat mësipër. Por jo vetëm kaq, është koha të shpreh eksperiencën, dhe të vërtetën time, duke shpresuar që lexuesi do të marrë dhe të kuptojë dicka nga kjo intervistë.

Cila është gjëja më e rëndësishme që ju keni mësuar, kur filluat të kuptoni se cfarë është jeta?

Kam mësuar shumë gjëra të rëndësishme, dhe më e bukura është se i kam mësuar në një rrugë të vështirë apo disa herë edhe nga vetë gabimet e mia. Disa herë në përgjithësi ne si njerëz nuk e vlerësojmë  njeri-tjetrin, një situatë apo një eksperiencë, deri në momentin kur ne e humbasim dhe vetëm atëhere e kuptojmë se paskërka qenë e rëndësishme apo e dobishme për ne. Unë kuptova se cfarë është jeta, pasi u bëra nënë dhe emigrova në Amerikë. Në momentin që lashë atdheun tim, e kuptova që humba dicka; një pjesë e shpirtit tim u shkëput nga unë duke më thënë se  ti mund të ikësh, por unë do të qëndroj këtu në atdhe. Nuk ishte vetëm atdheu, por edhe familja që lashë pas, të afërmit e mij, dhe shoqëria e vërtetë dhe e sinqertë,  që rrallë e gjen në vend të huaj. Por cfarë është jeta në të vërtetë? Për mua është cdo frymëmarrje, cdo dashuri dhe cdo paqe që ne japim dhe marrim nga njëri tjetri. Jeta është një zinxhir i momenteve, që transformohen në vazhdim. Ajo shkon paralelisht në të njëjtën kohë, në mënyre energjike me rrahjet e zemrave tona, me universin tonë. Shpesh mbrëmjeve kur kthehem nga puna, ngre kokën dhe shoh qiellin të mbushur me yje, i them vetes cdo gjë është e përkryer.  Nëse është moment i vështirë apo i bukur është vetëm një moment, ato nuk zgjasin.  Por kryesorja, është t’i përqafojmë ato momente me zemër të hapur duke thënë; ky moment krijoi  kujtesën e bukur, apo ky moment krijoi një mësim për mua, duke kuptuar se asnjëherë nuk jemi të humbur. Të qënit pozitiv dhe pritja e jetës me  zemër të hapur për çfarëdo që të ndodhë, është kryesore për ne si njerëz për të mbijetuar në një shoqëri ku jemi të rrethuar herë -herë nga negativiteti dhe egoja. Po ashtu të qënurit gjithnjë të adaptueshëm për çfarëdo që të ndodhë na jep një këndvështrim pozitiv tjetër për jetën, duke na frymëzuar të shkojmë përpara. Dy gjëra janë të sigurta për jetën; lindja dhe vdekja, të cilat janë fillimi dhe fundi i historisë së cdonjërit nga ne, dhe, cfarë evenimentesh vijnë ndërmjet këtyre dy ngjarjeve të mëdha të jetes, ne nuk mund t’i parashikojmë apo të kemi kontroll mbi to. Ne nuk mund të kontrollojmë lindjet e fëmjëve, lidhjet apo humbjet e dashurisë, aksidentet, sëmundjet, humbjet, fitimet apo vdekjet e të  afërmve, por mund të kontrollojmë se si ne reagojmë dhe vendosim të përgjigjemi ndaj këtyre ngjarjeve të papritura që vijnë. Në mund të kontrollojmë vetëm mendimet dhe veprimet tona. Se si ne arrijmë të adoptohemi në cdo ngjarje të jetës është celësi i të kuptuarit të vetë jetës. Unë jam mirënjohëse për këtë jetë që kam, e lehtë apo e vështirë, qoftë ajo. Unë e  mirëpres gjithcka nga jeta. Cdo gjëje që vjen drejt meje, i përgjigjem me zgjuarsi dhe qetësi pasi dicka domethënëse dhe e bukur vjen nga cdo situatë qoftë e mirë apo e keqe, duke krijuar kështu jetën që unë dua të jetoj. Kuptimi i jetës nuk gjendet në një besim apo fjali të caktuar, por në procesin e besimit, që ne ndërtojme gjatërrugës se saj. Jeta është e bukur dhe duhet jetuar në cdo moment pasi është e vetmja që kemi. Thjesht unë e jetoj jetën sic dua unë dhe jo si duan të tjerët. Kjo është filozofia ime.

 Ju keni një “listë”, shkollimesh dhe e vlerësuar me cmime kombëtare e ndërkombëtare. Si keni arritur deri këtu dhe kujt ia dedikoni arritjet tuaja?

Jam e kompletuar dhe maturuar  në të njëjtën kohë nga dy familje, nga dy vende, dhe nga dy shoqëri. Është e cuditshme se si jeta të përplas në eksperienca apo profesione që në moshë të re kurrë nuk i kisha menduar. E gjithë shoqëria ime e gjimnazit e dinin se pasioni im ishte moda dhe piktura. Por mesa duket ai pasion më kompletoi duke më bërë krijuese dhe si ta shoh botën dhe jetën në këndvështrimin e  artistit,  pavarësisht mjegurllave të saj. Por si papritur, apo edhe si dëshirë e prindërve tëj mi, shkova në një drejtim krejt të ndryshëm por që ka lidhje me artin, dhe ajo ishte drejtësia. Pasi mbarova studimet për drejtësi, punova si juriste dhe prokurore në një kohë jo shumë të lehtë, atëhere për vendin. U pajisa me  tjetër eksperience, sic ishte lufta kundër botës së krimit apo padrejtësisë dhe arrita ta shoh jetën me tjetër këndvështrim. Përpara se të emigroja në Amerikë mund të them se prindërit e mij ishin ato që më dhanë dashurinë për shkollë dhe edukim, nëna me korrektesën e saj prej mësuesi dhe babai me qetësinë dhe zgjuarsinë e tij të fituar nga eksperienca e jetës së tij. Pasi erdha në Amerikë, shkollimet dhe arritjet e suksesit ia dedikoj dy fëmijve të mij Klint dhe Aaron, të cileët më dhanë frymëzim dhe motivim për të arritur ato c’ka unë kisha ëndërruar. Po ashtu, këto arritje ia kushtoj profesorëve të mij të nderuar, të cilët më këshilluan cfarë rruge të ndjek. Kur nuk ndalesh, por ecën me një hap të qëndrueshëm pavarësisht sesa kohë do të marrë, ti do të arrish në destinacionin e duhur dhe do ta realizosh ëndërrën tënde. Kryesorja është të jesh e vendosur dhe e qartë në vizionin tënd, të besosh, të punosh dhe të planifikosh se si do ta arrish atë qëllim.
Dr. Elda Sinani, ju jeni e suksesshme dhe mjaft e admiruar në komunitet me përkushtimin dhe punën tuaj, si Drejtoreshë  e  Administratës për Departamentin e zhvillimit ekonomik, strehimit, marrëdhënieve  të kulturës, inspektimit ndërtimor, dhe të planimetrisë. A mund të na thoni në mënyrë më të detajuar se si e arritët ju, një sukses të tillë?

Unë kam afro dhjetë  vite që punoj për bashkinë e Hartfordit. Në fillim u punësova si analiste kryesore e bashkisë, ku më pas arrita të bëhem menaxhere projektesh dhe së fundmi jam në pozicionin e drejtoreshës së administratës. Si administratore unë kërkoj respekt për ligjet, rregullat, rregulloret, dhe përputhje me projekt planet,  duke i zbatuar ato me efikasitet. E gjithë zgjuarsia apo edukimi që kemi, nuk mund të na shërbejë për të arritur sukses, nëse nuk dimë,  se si të sillemi me njerëz. Nëse unë në fillim punën e vazhdova në bazë të kualifikimeve, suksesin tim në detyrë më vonë ia dedikoj rezultatit të vazhdueshëm positiv të punës time si dhe lidhjeve shoqërore profesionale. Rezultatet pozitive unë nuk i kam arritur vetëm, por e mbështetur nga një ekip i fortë me njerëz të zgjuar, të dedikuar, dhe të aftë për punën. Puna ime është të drejtoja energjitë e tyre në drejtimin e duhur. Një nga gjërat më interesante është se kur je në jetë publike, je vazhdimisht pre e presioneve të mediave, je pre e personave me interesa, axhenda, dhe interpretime të ndryshme. Mesa duket, shoqëria e sotme është e tërhequr më shpejt nga lajmet negative. Po ashtu lajmet negative shiten dhe u kushtohet më shumë vëmendje.  Ndoshta kjo vjen se në damarët e disa njerëzve buron errësire dhe jo dritë,  gjë që më jep një grimë të vogël shprese për shoqërinë dhe njerëzimin në tërësi. Nëse ne si njerëz do të ushqehemi me negativitet, mos pritni se ne do të pasqyrojmë pozitivitet, por do të pasqyrojmë një negativitet të përpunuar dhe tjerrur nga mediat, duke na shpëlarë trurin. Kjo është një e keqe për shoqërinë dhe brezat e arshshëm. Zgjedhja qëndron tek ne si shoqëri të vendosim se me cfarë lajmesh ushqehemi. Unë për veten time nëse lajmi apo shoqëria që më rrethon nuk rrezaton pozitivitet, i shmangem. Qoftë ai apo ajo edhe një i afërm. Nëse nuk ke ndonjë gjë positive për të pasqyruar apo thënëmos e thuaj. Nëse nuk ke ndonjë kontribut pozitiv për të bërë mos e bëj. Nëse nuk ke një dashuri për të dhënë,  mos e jep por të paktën mos jep dhe ushqe urrejtje. Me ka rënë që edhe të lexoj shkrime negativendaj meje. Por shumica janë të shkruara në mënyrëanonime apo janë interpretime të bëra nga njerëz jo profesionistë gazetarë. E vërteta, dielli dhe hëna nuk mund tëfshihen. Secili prej nesh ka një besim në vetvete përsa i përket të vërtetës, dhe zakonisht ne e shikojmë të vërtetën në lidhje me eksperiencat, qëcdo njeri prej nesh ka kaluar në vetvete. Ne njerëzit, si shoqëri jemi një shumë ose një përmbledhje; e asaj që shohim dhe dëgjojmë, e vlerave, e zakoneve, e besimeve, e kulturave, si jemi edukuar dhe rritur nga familjet tona, dhe shfaqjeve mediatike televizive ose sociale që na rrethojnë. Unë këto sfida i kam përballuar duke ruajtur busullin tim moral, gjakftohtësinë dhe kam zgjedhur strategjikisht rrugën dhe mendimin duke e pyetur veten – nëse ja vlen të shqetësohesh për to?! Përgjigja është shumë e qartë – “Jo.” Unë nuk jam ajo që disa njerëz anonimë shkruajnë nga xhelozitë, racizmi apo mllefi  që ato kanë. Unë nuk mërzitem kurrë se cfarë tëtjerët mendojnë për mua, pasi dëgjoj zërin tim të brendshëm, zërin e shpirtit tim, që më shërben si busull drejtimi dhe më tregon nëse jam në rrugën e duhur apo jo.  Këtu në Amerikë quhet “gut feeling or sixth sense.” Ashtu sic ka thene Nietzsche “Ajo që nuk na vret, na bën më të fortë.”

Në jëtën e përditëshme në Hartford, ju jeni në kontakt me personalitete të politikës dhe kulturës amerikane. Sa është prezent atdheu ynë Shqipëria në marrëdhëniet me ta?

 Nuk jemi aq të pranishëm sa duhet të jemi. Por po punojmë për një integritet më të thellë të komunitetit shqiptar në politikën dhe kulturën e Hartfordit.  Diversiteti i qytetarëve të Hartfordit është pasqyruar edhe në vetë komunitetin shqiptar të përbërë nga të krishterë, muslimanë, apo ateistë. Të gjithë përpiqen për të ruajtur identitetet fetare, etnike, dhe gjuhësore. Këto karakteristika e bëjnë përvojën shqiptare në Hartford unike. Shumica janë përshtatur relativisht lehtë me shoqërinë amerikane dhe disa ndoshta hezitojnë duke ruajtur të forta traditat shqiptare. Shumë prej tyre kanë hapur biznese të ndryshme dhe janë të suksesshëm. Përkundër procesit të vazhdueshëm te asimilimit, shqiptarët mbeten një grup të cilët krenohen me  identitetin e tyre. Më 28 nëntor 2007-ë, për herë të parë komuniteti shqiptar i Hartford-it festoi Ditën e PavarësisëShqiptare. Tradita e festimit të ditës së pavarësisë vazhdohet edhe sot të festohet  nga komuniteti shqiptar i Hartfordit.

Ju jeni një figurë qendrore dhe me reputacion për rolin tuaj atdhetar, patriotik për cështjen e Kosovës, Camërsië dhe asaj shqiptare në tërësi.A po bëhen shqiptarët një lob i fuqishëm në Diasporë ? Dhe çfarë bëni ju konkretisht  për komunitetin shqiptaro-amerikan?

Është e vërtetë, e drejta e njeriut dhe sidomos e drejta e gruas është pasioni im. Si të mos jetë? Nëse nuk duam veten si mund të duam të tjerët? Nëse do të kuptosh një grua mundohu të lexosh syrin e saj, pasi ajo është dritarja ku mund të ssoditësh  shpirtin dhe bukurinë e brendshme të saj. Disa herë gratë hezitojnë të flasin hapur për nevojat e tyre, dëshirat e tyre, dhe shqetësimet e tyre, sepse ata janë kaq të frikësuar nga fakti cfarë të tjerët mund të mendojnë ose shprehin. Edhe pse të gjithë mund të  jenë dakord me fjalën “feminism”, që do të thotë barazi politike, ekonomike, dhe sociale midis gjinive, rrallë e përdorin, pasi mendojnë se është term negativ apo pesimist. Por ja, që ndodh që barazia midis gjinive nuk egziston dhe kjo është nje problem mbarëkombëtar. Dhe për këtë gratë duhet të angazhohen së bashku dhe të ngrejnë zërin kundrejt politikanëve, ku në disa shoqëri maskiliste ndodh që të jenë të shurdhur. Por lufta, këmbëngulja dhe vendosmëria e gruas për të drejtat, përfaqsimin, dhe barazitë midis gjinive, s’duhet të ndalë por të vazhdojë deri në momentin kur His-story të bëhet Her-story.

 Dr. Elda, ana tjetër e jetës tuaj në Amerikë janë studimet akademike. Ju jeni në proces të botimit të librit tuaj të parë me hulumtimet tuaja, të cilat  janë të fokusuara në të drejtat e njeriut, negociatat, rezolutat e konflikteve, dhe zhvillimin e lidershipit global. Si ju lindi ideja për këtë libër?

Në kërkimet dhe hulumtimet e mia po vëreja se potenciali i grave emigrante, nuk përdoret ashtu sic duhet. Energjia dhe ambicja e emigrantëve, duke lënë pas gjithcka në vendet e tyre, në kërkim të një jete më të mirë për veten dhe familjet e tyre  në një vend të huaj ka qenë komponent kyç në zhvillimin dhe suksesin e SHBA-ës. Ndërsa shikoj që roli i grave amerikane po rritet në rolet drejtuese politike, gratë emigrante kanë mbetur prapa të paktën në nivelin e udhëheqjes në politikë apo të biznesit. Nga studimi im, unë pashë që kjo përqindje e ulët e grave emigrante në pozicione kyce të udhëheqjes qëndron për shkak të opinioneve që gratë emigrante kanë sjellë me vete nga vendet e tyre, për shkak të realiteteve të vështira, që ata gjejnë pas mbërritjes në Amerikë, për shkak të xhelozive, pasigurisë, diskriminimit, jo vetëm si grua por edhe si emigrante, për shkak të dhunimit apo abuzimit në familje, si dhe për shkak të ksenofobisë që ato përballen nga vetë gratë amerikane. Këto faktorë, unë arrita të krijoj modelin,  se si gratë emigrante duhet të identifikojnë, të inkurajojnë, të zhvillojnë, dhe forcojnë aftësitë e tyre drejtuese. Gruaja emigrante është një faktor shumë i rëndësishëm për ndërtimin e paqes në të gjithë botën dhe celësi i paqes fillon nga kjo krijesë hyjnore,  duke mundësuar pjesëmarrjen kuptimplotë të tyre në proceset e paqes dhe udhëheqjeve të institucioneve politike dhe shoqërore. Të gjitha këto do të paraqiten në librin tim.

Me sa di unë ju jepni mësim pranë Kolegjit Politik dhe Studimeve Globale, në Universitetin Internacional të Kembrixhit, Boston. C’mund të na tregosh nga eksperienca tuaj e deritanishme në një nga institucionet akademike prestigjioze të botës?

Unë mendoj se kam një eksperiencë të detajuar dhe jam krenare për mundësinë, që  nëpërmjet këtij institucioni më është bërë e mundur ftesa për të dhënë leksione nga shumë universitete dhe vende të ndryshme të botës si Dubai, Qatar, Turkey, Egypt, South Africa, Brazil, Kanada etj. Unë konkretisht jam profesoreshë në fakultetin e drejteësisë, politikës dhe studimeve globale. Aktualisht, jap mësim në kursin e advancuar të negociatave ndërkombëtare si dhe zgjidhjet e konflikteve ndërkombëtare. Nëpërmjet këtij kursi studentët pajisen me një botëkuptim të plotë të elementeve kryesore të teorisë dhe praktikes së negociatave, zgjidhjen e konflikteve, dhe marrëveshjeve shumëpalëshe në fushën ndërkombëtare. Ky kurs ka për qëllim të pajisë studentët me botëkuptimin e thellë të diplomacisë ndërkombëtare si dhe me  njohuri të negociatave, ndërrmjet shteteve dhe aktorëve të tjerë në arenën ndërkombëtare. Studentët në këtë kurs studiojnë procesin dhe dinamikën unike të lidhur me traktate ndërkombëtare, negociatat për marrëveshjen ndërkufitare, si dhe proceset e ndërtimit të konsensusit shumëpartiak. Studentët shqyrtojnë rolin e pushtetit, kulturës, dhe strategjinë që duhet të ndiqet në negociatat ndërkombëtare. Ato analizojnë dhe shqyrtojnë hartimin dhe sjelljen e proceseve efektive negociatave në kontekstin e marrëdhënieve gjeopolitike, menaxhimin e kufijve, zhvillimin e burimeve natyrore, njohjen e të drejtave të njeriut, kontestet komerciale, dhe përgjegjësitë globale sociale.

 Ju keni ushtruar detyrën e njeriut të ligjit në Shqipëri, por edhe këtu në Amerikë për një kohë. Cili është dallimi mes këtyre dy eksperiencave ligjore, mes asaj në  Shqipëri dhe asaj në Amerikë?

Unë besoj se kësaj pyetje mund t’i përgjigjem në një përmbledhje të shkurtër. Sistemi ligjor Shqiptar i takon traditës të së drejtës civile,  ku vetëm Kushtetuta dhe ligjet statutore përbëjnë burimet kryesore të ligjit. Në Shqipëri e drejta mbështetet më pak në precedentët gjyqësorë dhe më shumë në kodet, të cilat në mënyrë eksplicite ofrojnë rregullat e vendimit për shumë mosmarrëveshje civile apo cështje penale. Në të kundërt sistemi ligjor në Amerikë është një sistem ligjor i cili mbështetet kryesisht në precedentët gjyqësorë dhe në gjykimet formale të mëparshme,  të cilat janë jashtëzakonisht kritike për zgjidhjen e cështjeve nga gjyqtari. Të dy këto sisteme ligjore ndryshojnë si në rolin e gjyqtarit në cështje,  ashtu edhe në mënyrën e paraqitjes së cështjes në gjykate. Psh. në Shqipëri gjyqtari mëson faktet dhe argumentet e palëve në mosmarrëveshje, duke marrë  rolin aktiv në pyetjen e dëshmitarëve dhe në formulimin e vendimeve gjyqësore. Ndërsa në sistemin Amerikan nuk është gjqjtari ai që shqyrton provat dhe zbaton ligjin,  por një juri e përbërë nga qytetarë të zakonshem. Mendimin im personal është se të dy sistemet kanë të mirat dhe këqijat e veta, por unë preferoj më mirë sistemin e të drejtës civile që ushtrohet në mbarë Europën.

 Si grua, nënë dhe intelektuale, si ndjeheni kur dëgjoni për krimin në familje, dhunimin e vrasjen e  grave, droga, prostitucioni; stereotipe negative këto që shkaktojnë dhunë e krim. Si mund të reflektojë shoqëria globale, por edhe ajo shqiptare ndaj këtyre fenomeneve të dhimbëshme?

Sigurisht që nuk ndjehem mirë emocionalisht dhe revoltohem kur dëgjoj për dhunë ndaj grave. Historikisht dhuna ndaj gruas në familje dhe shoqëri është kryer nëpërmjet normave shoqërore dhe kulturore  të dala  nga strukturat e pushtetit të dominuar nga meshkujt. Dhuna ndaj gruas ka një efekt shkatërrues në shoqëri. Shumë viktima vuajnë dëme fizike, të cilat janë fatale në disa raste. Këto raste fatale të shkaktuara nga dhuna cojnë gratë viktima në vetëvrasje dhe sëmundje pasuese mendore. Ka raste që nga dhuna,  ato gra pësojnë se  mund të humbasin punën, shtëpitë apo të izolohen nga familjet dhe miqtë. Ndaj trajtimi i dhunës së grave kërkon shumë aktivitete humanitare dhe shoqërore për të edukuar shoqërinë në parandalimin e kësaj dhune, duke siguruar shërbime mbështetëse për shëndetin mendor dhe financiar  për viktimat, si dhe venien përpara ligjit të autorëve që shkaktojnë këtë dhunë.  Lufta ndaj kësaj dhune nuk është asgjë më pak sesa një kërkesë për të drejtat e plota të njeriut. Në mbarë botën, në fakt, realiteti mbetet i zymtë. Normat dhe praktikat diskriminuese sociale  në vende të ndryshme vazhdojnë të pengojnë gëzimin e plotë të të drejtave humane dhe intelektuale të grave. Vullneti i pamjaftueshëm politik në përfaqësimin e grave në pozita vendim-marrëse dhe mungesa e burimeve për të adresuar këto çështje dhune janë pengesa të mëtejshme të progresit të gruas në shoqëri.

Cili është koncepti tuaj për kombin, për pushtetin, për partitë politike dhe demokracinë në vendin tonë?

Në Shqipëri partitë politike kanë krijuar  reputacion jo të këndshëm për popullin.  Unë  mendoj se politika ka dy anë. Se pari, partitë politike duhet të sigurojnë lidhjen midis politikës dhe shoqërisë nëpërmjet ideve dhe programeve të tyre. Së dyti, ato duhet të përfshijnë në këto programe transparente interesat mbarë publike, duke bërë që publiku tëbesojë dhe të dëshmojë që është pjesë e rëndësishme e procesit politik në vend. Për fat të keq në Shqipëri, mungojnë udhëheqësit e vërtetë, të cilët vendosin interesat e popullit,  para interesave vetjake. Dhe nuk mund t’u vë faj pasi eksperienca e tyre politike është arritur nëpërmjet nepotizmit apo servilizmit dhe jo në bazë të meritës. Po ashtu bashkimi dhe bashkëpunimi i partive politike ndërmjet njëra tjetrës është për të ardhur keq, pasi egoja e tyre kush është më e fuqishme,  është më e rëndësishme se interest e popullit. Njerëz të aftë dhe të talentuar i sheh pa punë dhe pa përkrahje, ndërsa “miqtë” e partive politike janë në poste drejtuese,  që nuk janë të aftë për to, apo që nuk i meritojnë. Cfarë shprese ka për atë popull? Të gjitha këto mangësi për mendimin tim janë shqetësim që ndikojnë negativisht në funksionimin e demokracisë në vend. Të gjithë udhëheqësit e partive të ndryshme politike në Shqipëri,  duhet të bashkohen për interes të përbashkët të popullit dhe të transformojnë gjendjen jo të këndshme që populli po përjeton. Zakonisht, besimi dhe zëri i popullit transformon cdo gjë. Në të kundërt, unë predikoj që  rinia shqiptare do të ngrihet dhe të krijojë një lëvizje të re, pasi historia ka treguar se është  rinia ajo që  transformon cdo sistem bnë dobi të demokracise. Mesa shoh vlerat tona si popull po testohen dhe udhëheqësit politike duhet të shohin veten e tyre në pasqyrë dhe të pyesin – “A jam Shqiptar i vërtetë? A po punoj unë për të mirën e popullit.?” Dhe jo të pyesin –“Si unë mund të marr hak ndaj këtij apo atij udhëheqësi opozitar. Apo ku është interesi im pushtetar ose financiar?” Ndryshimi i mendimit dhe mënyra e marrjes së vendimeve është celësi. Shpresoj për një përmirësim të politiës aktuale në vend.

Në një botë me kaq shumë probleme, si mund të arrijmë një ekuilibër mes nevojave të vetë individualitetit  dhe përgjegjësive tona ndaj të tjerëve?

Cdo qenie njerëzore ka të drejtë dhe nevojë për të bërë një jetë të dinjitetshme. Kjo ka të bëjë me identitetin e secilit prej nesh.  Ky ekuilibër nuk mund të gjendet  me fjalë apo shkrime të vecanta, por duke vepruar në  mënyrë sistematike të gjithë së bashku si komunitet lokal apo ndërkombëtar. Paqja fillon nga vetë individi, duke bërë atë që është e nevojshme moralisht në shoqërinë ku jetojmë. Ne të gjithë kemi detyrim për brezat e ardhshëm dhe të gjithë së bashku individualisht  si edhe kolektive, të marrim përgjegjësinë e duhur, për ta bërë komunitetin dhe botën ku jetojmë më të mirë se e gjetëm.

Si e balanconi jetën tuaj mes karrierës, studimeve, librave, angazhimit akademik, cështjes kombëtare shqiptare, me dy djemtë tuaj dhe përgjegjësitë që ju kini në familje?

E  balancoj atë duke e fokusuar vëmendjen time në gjërat që unë kam kontroll të plotë dhe në aktivitete të dobishme për mua. Sic janë; shpenzim i kohës me dy djemtë e jmi, duke shkruar apo pikturuar, duke shkuar në palester dhe bërë yoga si dhe më kryesorja nëpërmjet hobit tim që është fashion design, pasi kur ulem në  makinën qepëse dhe krijoj veshjet e mia, unë harroj cdo stress apo lodhje, pasi fockusohem vetëm në krijimtari, ku unë jam plotësisht vetvetja. Puna profesionale është vetëm një pjesë,  ku unë ndjej detyrim për t’i shërbyer publikut dhe familjes,  kurse arti është bota ime ku i shërbej vetvetes.

 Për lexuesit e kësaj interviste –Kush ështëDr. Elda Sinani?

Është ndryshe si e shikon veten dhe si të tjerët të perceptojnë ty. Nuk jam njeri perfekt, kam të mirat dhe dobësitë,  si cdo njeri. Po mbi të gjitha, jam  nënë e dhimbëshme dhe shëmbullore, fëmijët e mij janë motivimi dhe frymëmarrja ime. Jam tepër e ndjeshëme,  shikoj njerëzit me dhëmbshuri dhe bujari. Zakonisht njerëzit dallojnë  tek unë mënyrë si fal, besnikërisë dhe mirëkuptimit tim ndaj tyre pa dallim rrace, apo gjinie, personalitet i dashur, sensitive, por të fortë në të njëjtën kohë. Nuk jam tolerante ndaj padrejtësive. Jam përgjegjëse dhe e qëndrueshme dhe e  vëmendshme në detaje pa paragjykime, dhe e adaptueshme në cdo ambient. Një njeri që  sakrifikoj dhe  rrezikoj për miqësinë. Dashuria ime e vërtetë pa kushte për njerëzit, disa herë më ka bërë të prekem, pasi disa nuk e shikojnë ashtu sic e shikoj unë.  Misioni im në këtë botë është t’u shërbej kushdo që është në nevojë dhe kjo tregohet me punën time të vazhdueshme kundër diskriminimit dhe advancimit të drejtave të njeriut dhe në vecanti të drejtave të gruas në shoqëri.

 Dhjete epitete qe te pershkruajne ty?

Karizmatike/Pasionante/Pozitive/Energjetike/Inkurajuese/Punëtore /E dashur/E ndjeshme/Kureshtare/Rebele.

Çfarë këshille do t’i jepnit vetes tuaj?

Unë i them vetes: Nëse ti mund të mendosh një ide apo ëndërr, ti ke po të njëjtin potencial ta realizosh atë. Beso instinktin tënd dhe mos kij frikë të rrezikosh.  Asnjëherë mos përdor justifikim se ti nuk mund te besh apo realizosh nje enderr.  Asnjëherë mos përdor gjinine, moshën, vendin, apo prejardhjen si justifikim. Por këshilla më kryesore që i jap vetes është: Pavarësisht jetës dhe përplasjeve që ajo të jep mos u dorëzo, mos humb veten,  por ndiq pasionin dhe eksperiencat që ti fiton gjatë rrugës së jetës. Ti nuk je ato cfarë njerëzit thonë  për ty,  por je ajo cfarë ndjen thellë në shpirtin tënd. Jeta të ëshë dhënë ty për ta jetuar dhe jo për t’u jetuar nga të tjerët.

Si do ta përshkruanit stilin tuaj udhëheqës?

Unë jam një grua me vizion. Jam në gjendje të artikuloj qëllimet dhe vizionin tim në atë mënyrë që njerëzit arrijnë të kuptojnë misionin tim humanitar. Të qenit pozitiv është kryesore për mua dhe këtë e përcjell, cdo ditë në ekipin tim të punës. Zakonisht një udhëheqës është aq i mirë,  sa ekipi që e rrethon atë.  Une jam me fat që kam një ekip të afte, të zgjuar dhe punëtor. Për një gjë kam qenë shumë fatlume gjatë karrierës time,  pasi  cdo herë jam rrethuar me njerëz të motivuar, të cilët janë të  gatshëm të marrin përgjegjësi.

Si i motivoni njerëzit në punen tuaj?

Së pari, duke kuptuar se çfarë i motivon njerëzit. Nëse ti si lider je në gjendje të bësh ekipin të besojë në ndryshim, ti ke arritur t’i motivosh ato. Unë përdor ndjeshmërinë cdo ditë si mjet,për të kuptuar gjendjen, që ato/ata përjetojnë apo kalojnë. U ofroj atyre mundësinë për të mësuar dhe mundohem të siguroj që ata të kenëmundësi të përmirësojnë aftësitë e tyre. Unë besoj në atë e të qenit menaxhues, i cili/e cila u shërben më shumë të tjerëve se vetes.

Cilat janë disa nga sfidat që gratë hasin në udhëheqje?

Ka ende njerëz që të nënvlerësojnë,  për  shkak të gjinisë. Kjo është diçka që unë kam hasur shumë në karrierën time. Por më së shumti kam hasur nënvlerësime nga gjinia femërore, kjo për shkak xhelozie dhe pasigurie në vetvete, që ato femra kanë patur. Por ne si gra në udhëheqje kemi nevojë për t’i bërë sukseset tona më të dukshme.

Një moment i vështirë për  Eldën…?

Një moment i vështirë që kam përjetuar,  momenti kur për herë të parë lashë vendin tim dhe erdha në  Amerikë. Atëhere ndjeva se një pjesë e shpirtit tim ra në tokën Shqiptare, duke më thënë ti shko,  por unë do qëndroj këtu në këtë vend ku ti u linde dhe u rrite. Po ashtu kur unë mësova se babai im ishte sëmurë dhe kaloi një periudhë kimoterapie të gjatë,  ishte tjetër moment i vështirë. Por unë nuk ndalova vazhdova rrugën time duke mbaruar shkollën e drejtësisë në Universitetin e Connecticut, si dhe mbarova Doktoraturën në drejtësi, strategji dhe politike në Universitetin e Northeastern të Bostonit. Të  gjithë përballemi me vështirësi të ndryshme në jetën tonë, por se sa të fortë ne qëndrojmë ndaj këtyre vështirësive, është çelësi. Rritja dhe transformimi ynë varet nga aftësitë tona që kemi mësuar në jetë, dhe si do të përballojmë një vështirësi tjetër. Por nga të gjitha vështirësitë që mund të kem kaluar,  unë mësova se nuk ka rëndësi e kaluara, por ka rëndësi momenti prezent dhe drejtimi i duhur në destinacionin ku unë po shkoj. Mësova se asnjë nuk ka të drejtë të më gjykojë,  por të më pranojë kështu sic jam. Shumë njerëz mund të kenë dëgjuar histori të interpretuara nga gojë të ndryshme për mua, por asnjë nuk ka përjetuar ato cfarë unë kam përjetuar.

 Një situatë mbresëlënëse?

Një nga situatat më mbresëlënëse ishte kur unë u diplomova për Doktoraturë. Momenti kur të dy djemtë e mij Klint dhe Aaron më përqafojnë dhe më thonë – “Mami jemi krenare për ty.” Ato ishin 14 vjec dhe 10 vjec. Sot, unë jam nënë krenare për ta. Klint është student në vitin e parë në Universitetin e mirënjohur të Syracuse-it, ku arriti të marrë bursën e mjaftueshme në baë  të rezultateve të tij të shkëlqyera në shkollën e mesme. Aaron është në klasën e tetë, mjaft i talentuar në shkencat egzakte dhe shumë i mirë në mësime. Dua të them që jam nënë e bekuar me dy djem,  ku cdo ditë ma bëjnë të bukur. Kjo është meritë e tyre, por edhe e dy prindërve të tyre që përkujdesen për ta.

E së fundmi, mesazhi tuaj pë komunitetin shqiptaro-amerikan në Hartford CT dhe krejt Amerikën.

Gjithmonë besoni në vetveten dhe instinktet tuaja. Bëni zgjedhje të matura ku ato përmirësojnë jetën tuaj. Mos hiqni dorë nga ëndrrat  tuaja pavarësisht stuhive apo pengesave të paparashikueshme të jetës. Mos jetoni për të tjerët, por për veten tuaj. Kontribuoni pozitivisht në shoqërinë ku jetoni, pasi e ardhmja nuk është shkruar, por ajo përcaktohet nga zgjedhjet që ju do bëni dhe mundësitë që u jepen!

Nga Raimonda MOISIU : Kush janë gazetaret femra shqiptare në SHBA dhe Diasporë


“Kush janë gazetaret femra shqiptare në SHBA dhe Diasporë : Nga Sevasti Qiriazi, Rozi Theohari, Albana Lifschin, Elvira Dones , Merita Bajraktari –McCormack, Elida Buçpapaj, Aida Dismondy, Ilirjana Sulkuqi, Raimonda MOISIU, Elinda Marku, Ermira Babamusta etj, e deri tek gazetaret e VOAs-
1-raimonda

Nga Raimonda MOISIU

  Diaspora shqiptare vazhdon përpjekjet për të njehsuar identitetin kombëtar në formë e përmbajtje me barasvlerën e vlerave kombëtare mes gamës së gjerë të kulturave dhe komuniteteve të ndryshme në shoqërinë demokratike amerikane -multikulturore. Nevoja për zërat e kulturave të ndryshme është bindëse dhe domosdoshmëri e komunikimit të tyre,  si shprehi të humanizmit thelbësor dhe pikëpamjes teorike se raca, kultura, etnia në shoqërinë demokratike nuk janë variabla të jashtëme, por më tepër tipare të qenësishme në procesin e vazhdueshëm të integrimit të tyre dhe pjesëmarrjes në jetën social-kulturore dhe diskursit politik. Me këtë rast dua të sjell pasqyrën freskuese dhe  zërin e shpirtit femëror, intektual e krijues,vetëdijen e cilësive shpirtërore të gruas shqiptaro-amerikane me vizionin, pozitën dhe historinë e saj,-dhe jo vetëm kaq-por e bukur dhe unike. Veçmas arritjeve të ndjeshme, të prekëshme e të realizueshme, domethënies kulturore nga koha në kohë dhe ndryshimin brenda konteksteve social-ekonomike-kulturore dhe politike në ambient e tolerancës për diversitet, për të qenë e barabartë mes të barabartëve dhe për të arritur qëllimin e përbashkët, – dinjitet e mundësi të barabarta me diversitetin e pasur multikulturor dhe pluralist. Si kurrë më parë gruaja shqiptaro-amerikane ka më shumë hapësirë mes zërave të ndryshëm multicanionalë, si ajo të arrijë ëndrrën dhe shpresën ende e papërmbushur në vlerën e diversitetit, për të ndërtuar urat e mundësitë me punën dhe kontributin e saj krijues, qytetar e intelektual, që nëkupton të vërtetën e madhe se brenda forcës së krahëve e duarve, mendjes e dijes, ka perspektiva të ndryshme nga perspektivat e shumicës. Sot Diaspora Shqiptare ndjehet krenare që ka në gjirin e saj gra intelektuale tashmë të afirmuar; shkrimtare e poete, publiciste e politikane, piktore e pedagoge, artiste me emër e famë, veprimtare dhe aktiviste të çështjes kombëtare, patriote e adhuruese të artit në përgjithësi, që i shërbejnë qëllimit të universit së të drejtave të komunitetit shqiptar në një status të barabartë me botën e qytetëruar amerikane, vazhdimësisë e përjetësimit të traditës, kulturës, gjuhës shqipe, historisë, letrave shqipe, ashtu sikundër kanë bërë paraardhësit, në ecje me kohën e kanë dëshmuar potencialin e tyre intelektual, dijet, aftësitë krijuese, talentin e mrekullueshëm, vlerat dhe virtytet e tyre. Ato janë heroinat e heshtura me penë, që pavarësisht mundësive që ofron Amerika, ato përballen me vështirësitë që hasen në emigracion dhe  kontributi i tyre është më tepër angazhim vullnetar ekstra prej punës e obligimive të ndryshme familjare e ekonomike. Ato i shërbejnë, jo vetëm pretendimit legjitim për dinjitet e mundësi të barabarta mes kulturave të tjera në tokën amerikane, në Diasporë, por edhe atdheut tonë e gjithë trevave shqiptare të Shqipërisë etnike, -kombit shqiptar. Kjo është ndjenjë atdhetarie dhe qytetarie e veçantë, për t’ju lënë brezave të ardhshëm, koloritin e çmuar të vlerave kombëtare e bëjnë historinë. Dhe nuk ka gjë më të madhërishme se t’i shërbesh çështjes kombëtare, të integrosh kulturën dhe artin, emrin e mirë të shqiptarit, identitetin kombëtar, në tokën e huaj, ta bësh pjesë të kulturave të ndryshme në Amerikën multikulturore dhe në botë. Fusha e komunikimit në gazetarinë shqiptaro-amerikane në kohët e hershme ka qënë e dominuar nga zërat mashkullorë.Sipas disa hulumtimeve zbulova disa të dhëna të vakëta, por domethënëse, rreth tre vajzave shqiptaro -amerikane, që së bashku me Sevasti Qiriazin, kanë shkruar disa poezi e shkrime publicistike në dekadat e para të shekullit të XX-të, përkatësisht në revistat “Përparimi” , 1917-ë dhe “Kalendar i Botës” e vitit 1938-të, rubrika kulturë e aktualitet. Njëra prej tyre është Vasiliqi Elia, e bija e Thoma Kondit nga Korça e lindur në Athinë dhe e emigruar në SHBA-ës,  që fëmijë. Ajo ka shkruar në greqisht dhe anglisht. Tjetra është një vajzë nga Vithkuqi i Korcës-e quajtur Bara e rrëmbyer nga një grek dhe e shitur në Boston një tregëtari me origjinë greke, i cili e mbajti grua që në moshën 13 vjeçe dhe kur ajo u bë 18 vjeçe, e divorcoi. Me ndihmën e Sevasti Qiriazit fitoi gjyqin duke i marrë edhe pjesën e pasurisë.Filloi të shkruajë në revistën “Përparimi” jetën e saj.E treta është gruaja Antoneta Limoni, e bija e Tasi dhe Thomaidha Limoni nga Shën Mërtiri. Do të më duhet të sjell në kujtesë edhe amerikanen Sara Panariti, gruaja e botuesit të gazetës më të vjetër shqiptare në Amerikë dhe botën shqiptare, “Dielli”, -Qerim Panaritit.
Në arkivin e “CNN” dhe “Zërit të Amerikës”, një vend të veçantë zë edhe profili i gazetares, publicistes dhe intelektuales së shquar shqiptare,
Nexhmije Zajmi, -e cila bëri emër në median amerikane. Shumë personalitete të njohura të medias amerikane e përmendin herë pas here kontributin e reporteres e gazetares shqiptare, që për asnjë çast nuk u tërhoq nga rruga e saj, nga angazhimi në shërbim të çështjes shqiptare dhe shqiptarizmës. Ndër kujtimet, shkrimet e artikujt e shkruar prej saj, që ruhen nga i biri, fakte tejet domethënëse dhe me shumë vlerë, përvec mbresave dhe kujtimeve, ajo veçon konsideratat që senatorë e kongresmenë amerikanë shfaqnin hapur për kulturën, aftësitë diplomatike dhe inteligjencën e diplomatit shqiptar, Faik Konica. Ajo është ndër personalitet shqiptare që ka marrë me dhjetëra dekorata nga institucionet ndërkombëtare, nga shoqëria amerikane e veteranëve të luftës “American Legion”, titullin e nderit “Komandante e Kryqit Italian”, “Medaljen e Mirënjohjes” nga presidenti i SHBA-së, Franklin Delano Rusvelt. Ajo ka qënë zv/presidente e Vatrës në mes vitet ’80, kryetare për degët e NYork & NJersey. Është autore e librit “Daughter of the Eagel” (Bija e Shqipes”.)
Në mesin e komunitetit të gazetareve shqiptaro-amerikane të njohura dhe me influencë tashmë në median amerikane, ndërkombëtare, dhe kombëtare, janë gazetaret e institucionit të transmetimit, një nga pesë transmetuesit ndërkombëtarë që operon në 43 gjuhë të botës,- Zëri i Amerikës. Ato janë;
Isabela Cocoli, Laura Konda, Mirela Milori, Rudina Dervishi, Ardita Dunellari e Keida Kostreci, -të cilat nëpërmjet programeve në gjuhën shqipe promovojnë lirinë dhe vlerat e demokracisë amerikane, mbajnë audiencën shqiptaro-amerikane, botën shqiptare ngado, të mirëinformuar me ndryshimet social –ekonomike, politike e kulturore, proceset demokratike, ngjarjet historike e aktuale, brenda e jashtë trojeve shqiptare.
Shkrimtarja Rozi Theohari është gazetare profesioniste dhe publiciste mjaft prodhimtare dhe e spikatur në gazetarinë e hershme shqiptare, me një karrierë brilante në shtypin shqiptar, më pas e deri më sot në Diasporë. Krijimtaria e saj karakterizohet nga një gjuhë e pastër, rëndësia, përkushtimi që ajo u kushton ngjarjeve dhe mbresave historike, për të cilat vendos të shkruajë, përshkrimin me ndjenjë e profesionalizëm, janë disa nga pikat e forta në publicistikën e saj. Pena e saj publicistike mjaft e njohur me editoriale, reportazhe, esse, opinione e kolumnat e saj në shtypin shqiptar në Shqipëri, në gazetën Dielli, Iliria, revista “Kuvendi, në SHBA-ës, Fjala e Lirë, Londër, paraqesin Amerikën në dy plane, si -Vendi i Lirisë e i demokracisë i mbështetur në ligje të palëkundshme dhe vendi i mijëra emigrantëve shqiptarë. Në vazhdën e traditës Rozi Theohari, në raport me vitet dhe me epokën, nuk rresht së shkruari, sjell të gjalla ëndrrat, shpresat, kontributin, veprat, idetë e shqiptarëve të parë të vendosur në Boston – e quajtur ndryshe-Rilindja Kombëtare- të Nolit e Konicës, Qerim Panaritit e Sotir Pecit,Josif e Vasil Pani, Goni Katundi dhe Kol Tromara, Anthony Athanas, Kristaq Trebicka e At Arthur Liolini, Kosovës e Camërisë, të shqiptarëve të vjetër e të rinj që jetojnë e punojnë në Boston. Ajo manifeston talent, energji, vullnet dhe ndjenja thellësisht humane. Shkrimtarja e publicistja Rozi Theohari, autore e dhjetëra librave në publicistikë, prozë e poezi, e përkthyer në gjuhën angleze dhe e vlerësuar me çmime kombëtare e ndërkombëtare si Pena e Artë dhe çmimi ndërkombëtar i nderit “Naji Naaman Literary Award”.
Albana Mëlyshi -Lifschin, një nga pionieret e para të gazetarisë shqiptare–femra. Diplomohet në vitin 1973, në Universitetin e Tiranës. Fillimisht punoi tek gazeta “Zëri i Rinisë” dhe në vitin 1977-ë, në (TVSH) punoi si gazetare dhe përgjegjëse e redaksisë për moshat shkollore, deri në vitin 1992, para largimit në Nju Jork. Në vitin 2001, mbaron studimet në Universitetin prestigjioz të Nju Jorkut (NYU). Është bashkëpunëtorja më e vjetër e gazetës shqiptaro-amerikane “Iliria”, e ka filluar bashkëpunimin me këtë gazetë që në dhjetor të vitit 1992, me reportazhe, opinione, esse, këndvështrime letrare dhe shkrimeve publicistike. Ka më shumë se një dekadë që mban rubrikën e përjavshme në ndihmë të emigrantëve;“Çështje të emigracionit”. E vlerësuar nga Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave në New York, për kontributin e saj si gazetare e karrierës  me “Certificate of Achivement”, dhe Shoqata e grave shqiptaro-amerikane e mirënjohur “Motrat Qiriazi” e ka vlerësuar si “Gruaja e Vitit”. Shkrimtarja dhe gazetarja Lifschin, ka shkruar librin dokumentar në anglisht dhe shqip “Children of Kosova –stories of horror”(Fëmijët e Kosovës-histori tmerri) për ngjarjet e vitit 1999, genocidit të popullsisë kosovare nga regjimi i Milosheviçit. Libri u vlerësua nga Bordi i Arsimit i Nju Jorkut, si tekst shkollor për studimet sociale. Gjithashtu libri i është dhuruar edhe ish presidentit Bill Klinton, në një takim që Albana pati me të. Është autore e dhjetra librave në poezi, prozë e publicistikë, në shqip e gjuhën angleze, e vlerësuar me çmime dhe me audiencë të admirueshme lexuesish në botën amerikane e shqiptare.
*****
Elida Buçpapaj –  Në prag të rrëzimit të diktaturës, korrespondentja e parë grua nga Tirana që do të informonte nëpërmjet Radios “Zëri i Amerikës”, do të ishte poetja, publicistja, analistja dhe përkthyesja Elida Buçpapaj -bija e vetme e poetit e publicistit të persekutuar nga regjimi –të shquarit e të paharruarit Vehbi Skënderi.Elida Buçpapaj është diplomuar në universitetin e Tiranës për Gjuhë –Letërsi, shkrimet e para filloi t’i botojë në shtypin e postdiktaturës, si te gazetat Atdheu, Kosova, Rilindja Demokratike dhe Tribuna Demokratike. Gazetare profesioniste me aktivitet për më se dy dekada në Diasporë dhe 22 vjecar në shtypin shqiptar e atë shqiptaro-amerikan. Korrespondente, redaktore, editore, freelancer, autore, kolumniste – tek Zëri i Amerikës, tek Rilindja Demokratike, Zëri i Rinisë, Republika, Revista RTSH, dhjetë vjet editorialiste tek Bota Sot. Prej 5 vitesh së bashku me bashkëshortin e saj publicistin dhe shkrimtarin, Skënder Bu 135papaj, janë editorë të portalit Voice of Albania. Po ashtu Edlira është bashkëpunëtore e rregullt me gazetën më të vjetër në Amerikë, Dielli -dhe gazetat e platformat në Diasporë. Ka të botuara mijra faqe publicistikë në gazetarinë shqiptare dhe atë shqiptaro-amerikane. Elida Buçpapaj ka lëvruar e vazhdon të lëvrojë me sukses pothuaj të gjitha zhanret e shkrimeve publicistike dhe letrare, që nga kronika, reportazhi, përshkrimi e deri tek analizat, komentet, replikat etj. Jep kontributin e saj tek Bota Sot si redaktore-kolumniste, duke mbuluar rubrikën e politikës, aktualitetin dhe kulturën. Autore prodhimtare dhe njohëse në mënyrë perfekte e katër gjuhëve të huaja anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe italisht, duke përkthyer në shqip majat e poezisë botërore. Autore e dhjetra librave në zhanret e poezisë, prozë, publicistikë e përkthimit dhe e vlerësuar me çmime kombëtare e ndërkombëtare.
Poetja dhe publicistja Iliriana Sulkuqi me urtësinë e mençurinë, madhështinë që e karakterizon  për nga krijimtaria dhe personaliteti i saj, jeton midis New York-ut dhe Shqipërisë, mes poezisë e gazetarisë, ajo nuk ndalet por vargu dhe pena e saj poetike e gazetareske vërshon vrullshëm kudo, në shtypin shqiptar, në Shqipëri, Kosovë, Ballkan, Amerikë,kudo në trojet shqiptare. Gjithkush që lexon publicistikën e Iliriana Sulkuqit befasohet nga forca dhe e vërteta e fjalës së saj, nga ‘vrapimi” i saj për të shkruar e krijuar me mesazhin i virtytit të mirësisë e një shportë sa qielli me dashuri, që e karakterizon këtë perlë të letrave shqipe. Kryeredaktore e revistës tremujore “Pelegrini”, në bashkëpunim me botuesin e saj Nase Jani, bashkëpunëtore e korrespodentr e gazetave në shtypin shqiptar në Shqipëri, Kosovë, Diasporë e SHBA-ës, në gazeta “Iliria”, Fjala e Lirë, Londër etj. Është Nën/kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. Autore e dhjetëra librave në poezi e publicistikë, e vlerësuar me çmime kombëtare e ndërkombëtare dhe e nominuar si Ambasadore e Paqes.
Aida  Dismondy-i, e diplomuar Bachelor për gjuhën gjermane në Shqipëri dhe Masterin 2 vjeçar në SHBA-ës, këtë muaj mbaron doktoratën në Jurisprudencë, ajo ka ravijëzuar profilin e saj në Diasporën shqiptare për kontributin, angazhimin shoqëror dhe atë të artit në veçanti, si poete, pikturiste, kritike letrare, publiciste, esseiste, bashkëpunëtore në shtypin shqiptaro-amerikan, përkatësisht te revista “Kuvendi”, gazeta Iliria, Dielli, Fjala e Lirë, Londër, etj. Shkrimet e saj publicistikë kanë paraqitjen e dukshme e të ndjeshme që prekin tema sociale: mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimet seksuale dhe dhuna ndaj femrave. Në dokumentarin me temë sociale shfaqur në New York para do kohësh, Aida Dismondy-i bëri një ekspoze të gjendjes; se ku ndodhet gruaja sot, dhunës ndaj saj, ç’po bëhet e ç’duhet bërë, rëndësia e pjesëmarrjes së gruas në jetën aktive, politike e sociale për të garantuar që të drejtat e saj të vazhdojnë të mbrohen.  Aida Dismondy-i si shumë gra krijuese në mërgim, larg atdheut, rrezaton shkëlqimin e vet të brendshëm, vecmas si gazetare e temave sociale.
Elmira Muja, gazetare profesioniste, jeton prej vitesh në West Neë York, New Jersey, USA. Që në moshë fare të re angazhohet në Radio-Kukësi e më pas në Radio–Tirana, gazetare dhe spikere e RTSH, deri në ditën që emigroi. Në Amerikë ajo tashmë është gazetare e medias së shkruar e vizive në shtypin shqiptaro-amerikan, përkatësisht në gazeta Iliria, Dielli, revista Kuvendi, në TV- Albanian Culture i Adem Belliut, në Telegraf, etj., me artikuj të temave të ndryshme nga jeta social –ekonomike- kulturore e politike, analiza, reportazhe, mbulon rubrikën aktualitet dhe të kulturës në Diasporë. Dallohet në veçanti për pasqyrimin në shtypin shqiptar e atë shqiptaro-amerikan të historikut, aktivitetit dhe kontributit  të Organizatës të Grave Shqiptaro-Amerikane “Motrat Qiriazi”.
Mimoza Dajçi, gazetare profesioniste dhe aktiviste e mirënjohur në komunitetin shqiptaro-amerikan. Me artikuj të ndryshëm, shkrime, analiza, opinione, kolumna reportazhe dhe dossier, emrin e saj e has në shtypin shqiptar dhe Diasporë, në gazeta Iliria, Dielli, Kuvendi, në SHBA-ës, e Republika, Rilindja Demokratike në atdhe, Fjala e Lirë Londër etj. Rrëfimet e Mimozës për komunizmin çnjerëzor në Shqipëri janë të vërtetat drithëruese,. Mimoza Dajçi, si përfaqësuese e asaj shtrese të popullsisë së persekutuar më egër nga diktatura, që s’donte të dinte se i përkiste një familje patriotësh me lidhje në trungun mes Isa Buletinit dhe Çerciz Topullit, është konseguente deri në fund në luftën e saj, shprehje e humanizmit njerëzor dhe respektit për viktimat e diktaturës, të cilat ajo i sjell nëpërmjet rubrikës dossier.
Shkrimtarja dhe publicistja, Dr.Yllka Filipi është diplomuar në Universitetin e Tiranës, dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe, e specializuar në Degën e Letërsisë dhe ka mbrojtur Master-in dhe Doktoraturën. Shkruan kritikë, publicistikë, poezi, prozë dhe esse. Ka botuar në periodikë të ndryshëm brenda e jashtë Shqipërisë, dhe e vlerësuar nga kritika kombëtare dhe ndërkombëtare si një zë unikal në letërsinë modern shqiptare. Ka mëse dy vjet që është bërë pjesë e komunitetit shqiptaro-amerikan.
Aktualisht jeton dhe punon në New York, ku bashkëpunon midis të tjerash, me gazetën Illyria në New York dhe revistën Kuvendi në Michigan, Tirana Observer, Shqipëri. Është autore e dhjetra vëllimeve me poezi, publicistikë, studimorë dhe prozë, disa prej tyre në gjuhën spanjolle.
Elinda Marku, gruaja krijuese në mërgim, e angazhuar si editore në revistën periodike Kuvendi, së bashku me bashkëshortin e saj, botuesin e kësaj reviste shkrimtari e publicisti Pjetër Jaku. Poete dhe publiciste Elinda e thotë fjalën e saj të guximshme, të thuktë e kryenece, nëpërmjet opinioneve, analiza, replika, komente, por edhe si krijimtari letraro-artistike. Shkruan vazhdimisht në revistën Kuvendi, Fjala e Lirë Londër, Tirana Observer, Shqipëri, Iliria e Dielli, Gazeta Kritika ,-Amerikë. Është autore e disa vëllimeve me poezi dhe publicistika e saj botohet kryesisht te Revista Kuvendi, SHBA. Me revistën Kuvendi bashkëpunon gjithashtu në rubrikat aktualitet e kulturë, edhe gazetarja Alma Prifti.
Publicistja e poetja Julia Gjika-Naci me emigrimin në SHBA-ës, natyrisht në vendin e lirisë e të fjalës , shpalosi talentin krijues përveçse në poezi edhe në publicistikë. Brenda një dekade në Amerikë, ajo na ka dhënë pesëfishin e asaj c’ka krijuar më herët në Shqipëri. Është bashkëpunëtore dhe korrespodente në organet e shtypit shqiptaro-amerikan të Diasporës , si në gazetën Dielli, Iliria, gjithashtu në atdhe, Gazeta Shqip, Korca, etj, në shumë forume, web-site, gazeta dhe lista bashkatdhetarësh online, duke sjellë portrete, reportazhe nga jeta e emigrantëve në Amerikë e më gjerë, tema sociale, kolumniste dhe opinione të ndryshme nga aktualiteti e kultura. Autore e disa vëllimeve me poezi e përkthyer në anglisht, rumanisht dhe polonisht, vëllime në prozë e publicistikë.
Shpresa Vrana– shkrimtare, esseiste dhe publiciste. Aktualisht jeton e punon në Boston, SHBA-ës, Bashkëpunëtore dinjitoze me organet e shtypit në Diasporë, si në gazeta Iliria, Dielli, revista Kuvendi, Fjala e Lirë, Londër e në shumë ëebsite e lista internetike e gazeta të ndryshme në Shqipëri, vecmas në gazetat e Vlorës nga ajo ka edhe origjinën. Autore e librit publicistik “Saga e një Gruaje”, -alegoria e një figuracioni të plotë që udhëton mes rreth treqind faqeve të librit. Autore e disa librave me publicistikë, prozë dhe e qindra- qindra rreshtave esseistike në shtyp.
Këze-Kozeta Zylo, bashkëpunëtore dhe korrespodente në periodikë të ndryshëm të Diasporës, median e shkruar dhe vizive, mbulon rubrikën aktualitet dhe kulturë, me artikuj, shkrime e reportazhe, në gazetat on line, gazeta Iliria, Fjala e Lirë Londër, web-site e lista internetike, dhe operon në rubrikën intervista nëpërmjet TV lokal Albalife disa orësh në javë në State Island,N. Është autore e disa librave me poezi dhe publicistike.
Flutura Zavalina,-Presidente e Organizatës Jofitimprurëse “New Life”, (Jeta e Re) AACO, NY,SHBA. Editore e gazetës “Our Words”, që lindi si domosdoshmëri e kohës dhe është e përjavëshme. Me anë të shkrimeve, komenteve, ngjarjeve historike reportazhe dhe profile historike, qytetare e intelektuale, Flutura sjell nëpërmjet gazetës, jetën e komunitetit shqiptar në Amerikë, Shqipëri, Londër e të shqiptarëve jashtë trungut amë.
Valentina Vila, gazetare televizive e Televizionit të Shqiptarëve të Amerikës, nën logon ALBTVUSA,Detroit, Michigan, në Departamentin e Informacionit dhe përgatitjes së lajmit,spikere e lajmeve qendrore në këtë televizion. Në stafin e ALBTVUSA, bashkëpunojnë edhe dy gazetare të reja në moshë Blerina Lumaj dhe Manjola Tërshana.
Makfire Maqedonci Canolli, adhuruese e gazetarisë, e ka bërë atë që të jetë bashkëpunëtore dhe moderatore e Radio-Diaspora, në rubrikën’Heroizmi i popullit tonë në shekuj”, dhe -drejtuese e rubrikës “Me krijuesit shqiptarë në Diasporë”, e Radio Projektit e shqiptarëve të Danimarkës, -që operon në Neë York.
Ermira Babamusta,-themeluese dhe publikuese e gazetës Prishtina Press(www.prishtinapress.info) dhe revistës NY Elite Magazine (www.nyelitemagazine.com). Shkruan editoriale në rubrika të ndryshme; politikë, speciale, aktualitet, reportazhe, kulturë, intervista, analiza, koment, replika në gjuhën shqipe dhe angleze. Autore dhe experte në shkencat politike dhe marrëdhëniet me jashtë. Mbështetëse e fortë e fushatës së presidentit amerikan Barak Obama fizikisht dhe me penën e saj publicistike. Ermira është shpalluar “Gruaja Ndërkombëtare e Kurajos” nga Instituti i Paqes Kessel dhe “Gruaja Humanitare Ndërkombëtare” nga Kongresi Amerikan.
Nastila Mano,– gazetare profesioniste e Radio –Korça e Radio ABC, që përcillte me zë nëpërmjet mikrofonit emisionet dhe lajmet, kryesisht në radiofoninë modern, jeton e punon aktualisht në Florida. Është e para gazetare femër që përgatiste dhe drejtonte emisionin sportiv në TV KORÇA, “Energy Sport”, dhe emisionin për rininë “Studio Kontakt”, vendlindje. Por gazetarja simpatike korcare nuk e ka ndërpreë pasionin e saj për gazetarinë edhe në mërgim. Është bashkëpunëtore e gazetës Tirana Observer, Fjala e lirë, Londër, Iliria, Kuvendi, SHBA-ës, në gazetat online, ëebsite e forume bashkatdhetarësh, me një penë gazetarie profesionale, intensive, të suksesshme dhe të admirueshme. Gjithashtu shkrimet e saj në gazetari e publicistikë mund t’i gjeni në rrjetin social Facebook, nën profilin -Nastila’Page.
Dr.Ruki Kondaj,-korrespondente dhe bashkëpunëtore e gazetës Iliria, Dielli, revista Kuvendi, në SHBA-ës, -Fjala e Lirë Londër, Zemra Shqiptare-Europë etj, nëpërmjet opinioneve, komenteve, reportazheve, kryesisht në rubrikat kulturë dhe aktualitet, sjell mbresa dhe moment nga jeta në komunitet. Aktualisht jeton e punon në Kanada, është Presidente e Shoqatës Shqiptaro-kanadeze dhe autore e disa librave studimorë e shkencorë.
Raimonda Moisiu shkrimtare dhe publiciste – Edhe unë autorja e këtij shkrimi, si pjesë e komunitetit të gazetareve femra në Diasporë, –Raimonda Moisiu shkrimtare dhe publiciste, gazetare e pavarur, më lejoni të shtoj disa rreshta rreth veprimtarisë sime publicistike. Kryesisht prej disa dekada jam marrë me krijimtari në lëvrimin e të trejave zhanreve; poezi, publicistikë, prozë, esse dhe kritika letrare. Vlerësime nga kolegë, institucione të ndryshme të medias e shtypit shqiptar e dashamirës të artit e letërsisë, më kanë dhënë kurajon të vazhdoj dhe të ndjehem e motivuar për më tej. Jam autore dhe bashkëpunëtore e dhjetëra vëllimeve me poezi, prozë, esse dhe publicistikë dhe e vlerësuar me mbi dhjetë çmime kombëtare e ballkanike, në Amerikë, Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan për poezinë dhe publicistikën. Për kontributin qytetar e intelektual jam nominuar nga Bashkia e qytetit të Hartfordit CT USA, ku unë jetoj me Official Citation si: ”Gruaja e Vitit në komunitet”, dhe që prej vitit 2005 aderoj në Partinë Demokratike Amerikane. Jam bashkëpunëtore e rregullt me statusin e Freelancer( gazetare e pavarur) e gazetës Tirana OBSERVER dhe Albanian Daily News që del në gjuhën angleze, në Shqipëri, Fjala e Lirë, Albanianews, Londër, Iliria, Dielli, revista Kuvendi, SHBA-ës, dhe korrespodente në organe periodikë të ndryshme të shtypit shqiptar online, website dhe lista internetike, në atdhe, Kosovë,Greqi, Kroaci, me shkrime profil, opinione me tema sociale vecmas asaj për dhunën ndaj gruas e fëmijëve, këndvështrime e kritikë letrare, reportazhe, rubrikën altualitet, kulturë dhe intervista. Falë angazhimit tim në publicistikë kam mundur e pasur nderin të njoh e të bashkëpunoj me shumë njerëz me prirje të forta qytetarie e intelektuale dhe të jem e privilegjuar të paraqes gruan publiciste në Diasporë.
Vetë puna dhe shembulli i këtyre grave, janë dëshmi e gjallë e aftësive, kontributit e inteligjencës, sakrilegjit të vetvetes për lirinë e shtypit që mbartin në vetvete ato, -gazetaret që në emër të lirisë së shtypit sakrifikojnë lirinë e tyre dhe përcjellin pjalmin e jetës. Jemi forcë e madhe!

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...