2018-10-28

NGA DITET ME TE LUMTURA TE JETES SIME

Fotografia e profilit të Faik Xhani

Faik Xhani



Me 26 TETOR 2018, 0RA 11.00, ne sallen UNESCO te Muzeut Historik Kombetar , Shoqata "BPPSH" se bashku me stafin e ketij Muzeu organizoi prezantimin e librit "Drite nga Driteroi"
Gjithcka shkoi mire, vecanerisht pjesemarrje qe aq e madhe sa disa veta ngelen ne kembe.


Fotografia e Xhemile Adili


Qene nga gjithe Shqiperia dhe nga shume profesione, nga kontribues ne veprat energjitike, naftes, ndertimit, shumica gazetare, poete, shkrimtare, artiste etj. qe nga Devolli e deri ne Shistavec te Kuksit, nga Gjirokastra ne Korce, nga Skrapari e deri ne Diber, nga Durresi e deri ne Permet, mandej edhe nga Gjirokastra, Prishtina e New York.


Fotografia e Faik Xhani


I vecante qe nderimi i akademikeve kosovare Prof. Dr. Flori Bruqi,Prof.dr. Naim Kelmendi dhe Prof.Dr. Eshref Ymeri si dhe i poeteve Xhemile Adili nga Maqedonia e Mevlyde Mezini, Saraci nga Gjakova dhe Trendafile Molla nga Novara Itali si dhe shoqatave Atdhetare-Kulturore "Devolli", KrahEs Memaliaj, Unioni i Pensionisteve, Pensionisteve per Integrim, Qendres Kulturore-Artistike-Spoertive "Nene Tereza" etj.

Fotografia e Fatime Kulli


U ndjeva shume i vleraesuar nga perfaqesuesit e Klubit te Shkrimtareve dhe Artisteve Permet. Durres, Puke, "Pjeter Budi" Mat etj.

Fotografia e Fatime Kulli

Prandaj nderimi im vjen i fresket dhe i sinqerte per te gjith pjesemarresit, e ne vecanti per ata qe kontribuan per botimin e librit si korrektori letrar Hamdi Hysuka, shkrimtaret e degjuar konsulente te mi Vasil Premci e Agron Sejamini, per Astrit Mucen presidentin e shtupshkronjes "EMAL" , per regjizorin e shkrimtarin e degjuar Aqif Ademi, artistin Halim Laci, solistin Bashkim Aliu, Klevis Hysko-gjeniu i vogel, Presidentin e QKAS "Nene Tereza" Tonin Ndrejaj, per sekretarin e Komitetit Kombetar te Veteraneve Odhise Parodini etj.

Fotografia e Fatime KulliFotografia e Abdulla Dushku

Me e bukura, me mbreselenesja, si qershia mbi torte ardhja e znj. Sadie Agolli nga shtrati te lokal "Zgara Korca" te ish-Flora ku per gati tri ore drekuam me nje pjese poetesh, shkrimtaresh, miqesh e shokesh me te larget si Xhemile e Ilmi Adili i Maqedonise, Basir Bushkashi e Kujtim Stana i Matit, Bajram Canameti fituesi i cmimit te pare te konkursit poetik "Drite nga Driteroi", Sadie Agolli, Odise Parodini, Flora Agolli, Musa Gojani, Aqif Ymeri I Maqellares se Dibres etj.

Fotografia e Fatime Kulli


Bashkebiseduam, recituam, u lutem per frymen e shpirtit te shenjte te Dritero Agollit, kenduam e ndame mendime per te tashmen e te ardhmen.

Fotografia e Abdulla Dushku

Bresheri fotosh, flakerima e kameres se Engjell Gjindolit nuk u ndalen per gati 3 ore rresht.
U plotesua nje nga obligimet e mia per mikun tim te nderuar, mikun e matjaneve dhe te te gjitheve Dritero Agolli per te cilin jam shume krenar.

Fotografia e Abdulla Dushku

Qe nga ditet me te lumtura te jetes sime, per te cilen do t'ju jeme mirenjohes per jete.

Ju faleminderit!

Tirane, me 28 tetor 2018                                                      FAIK XHANI

2018-10-27

NJË GRUAJE QË PARALAJMËROI VETEASGJËSIMIN ME GJITHË FËMIJË NË VITIN ‘1993, SOT IA KANË OKUPUAR SHTËPINË NË LUSHNJE


NJË GRUA QË PARALAJMËRON

PARA 25 VITESH RREZIKOI JETEN BASHKE ME FEMIJET, SOT IA KANE OKUPUAR SHTEPINE
- NJË GRUAJE QË PARALAJMËROI VETEASGJËSIMIN ME GJITHË FËMIJË NË VITIN ‘1993, SOT IA KANË OKUPUAR SHTËPINË NË LUSHNJE

- BISEDË ME POETEN BAJAME HOXHA- ÇELIKU

-Përshëndetje nga nju jorku, znj. Bajame!

-Përshëndetje z.Dalip Greca!

-Tek shfletoja këto ditë Gazetën lokale të Lushnjës ” Ora e Fjalës” që lindi në vitet e para të demokracisë, më ra në sy një shkrim i imi në faqe të parë me titull:

NJË GRUA PARALAJMËRON: Do të digjem me gjithë fëmijët nëse policia më nxjerr forcërisht nga shtëpia!

-Si e kujtoni ju znj. Bajame, atë përballje me policinë dhe pushtetin e kohës?

-E kujtoj si një histori mjaftë tronditëse z. Dalip. Historia e asaj dite ishte më e tmerrshme se gjithë internimi, dhe më tronditëse nga sa e kishit paraqitur juve në faqen e parë të gazetës”Ora e Fjalës”.

Si e qetësuam policinë?!

Policinë e qetësoi bidoni me benzinë që u derdh gjatë korridorit ku përveç tre fëmijëve të mi që tashmë kishin këmbët e zbathura mbi të, kishin edhe policët të cilët ikën me vrap kur panë shkrepësen në duart e mia gati për ta ndezur. Do t’isha djegur me të tre fëmijët e mi të mitur,  pikërisht, atë ditë qershori të vitit 1993, në rast se: ju të medias dhe z. Myftar Brehama do t’ ishit vonuar edhe pak minuta. 

-Më kujtohet zonja Hoxha, fare mirë ai moment tronditës. Po si e pati zanafillën?

- Qershor i vitit 1993. Akoma vazhdonim të vuanim në kampin e përqendrimit në Savër, të Lushnjes. Aty, kishim kryer si çift, burrë-grua, një dënim të tmerrshëm 70 vjet internim dëbim, me prindër të burgosur dhe të pushkatuar. 

Kaluan dy vjet që prisnim shtetin të na hiqte nga kampi dhe të na jepte një apartament sipas ligjit që nxori:Kush ka bërë 25 vjet, internim dëbim, i takon një apartament falas sipas frymëve. Po ne me tre fëmijë, që kishim kryer 70 vjet, internim dëbim?!! Por dhe si çdo qytetar tjetër, që e përfitojë një banesë. Donim të jetonim larg kampit dhe atyre që na shihnin ende si armiq, dhe duke menduar se neve do të përfitonim jo vetëm lirinë, por dhe shumë gjëra të tjera, urrejtja për ne qe rritur aq shumë, sa ishin gati të na vinin para skuadrës së pushkatimit. 

Dhe tani mendoj:Kishin të drejtë, si mund të jetonin ata pa ne! Pa krahun e punës falas,  pa skllevër? Kush do t’ju a bënte punën e rëndë paskëtaj?!! Kë do demaskonin nëpër mbledhje, kë do diskriminonin e ofendonin pa pushim? Kë do shfrytëzonin në të ardhmen, kë?!! Me kë do merreshin? Si do ta nxirrnin kotheren e tyre që deri atëherë e kishin qyl?! Punonim ne, dhe ata bënin qejf duke tundur zinxhirin nëpër zyra e nëpër mezhda kanali ku ne punonim tekstualisht si skllevër.
Im shoq thoshte: Do presim ligjet! Shteti demokratik ka për të na stabilizuar edhe neve por duhet pak kohë. Unë e prita atë kohë të parashikuar, dhe ajo kohë nuk dukej të vinte, dhe as do dukej ndonjëherë ajo dritë jeshile.

Një paradite me lot në sy i drejtohem tim shoqi: S’po vjen ajo ditë dhe s’ka për të ardhur për ne! Po nuk lëvizëm vetë, me forcat tona, këtu do mbetemi! Ti s’je i zoti, ti po pret atë që s’do të vijë kurrë! Ai dëgjoj revoltën time, por një copë herë të gjatë nuk foli. Heshtja e tij s’po më pëlqente dhe përsëri u ndjeva me zë pak më të lartë, që s’ishte në natyrën time, por që isha aq shumë e revoltuar, e prekur nga ngjarjet, nga padrejtësitë që kishin nisur të bëheshin, nga korrupsioni që kishte marrë udhë për mos u ndalur kurrë, dhe vazhdova: Kampi po boshatiset nga të internuarit, ikën, ikën të gjithë nga sytë këmbët! Vetëm ne tre- katër familje të pa zonjat kemi mbetur. Kopshtet e fëmijëve në Lushnje janë adoptuar nga qytetarët, nga ata qytetarë që kanë shtëpi private, që kanë apartamente, që s’ju ka marrë shteti asgjë, që s’ju ka prekur as fijen e flokut, dhe po përfitojnë. Po përfitojnë padrejtësisht, e ne?! Ne që na mori shteti jetët, pasuri e shtëpi, që na shkatërroi katër breza, si po rrimë duar kryq? Nga kush shpreson? Unë me nënën tënde, Berishën e kemi takuar rastësisht të parat, na prezantoi i nderuari, daja im, atdhetari Idriz Basha, dhe ndër të tjera, kur e mori vesh Berisha se kush ishim, dhe se ku ishim akoma, na tha duke iu drejtuar nënës tënde: Prisni loke edhe pak ditë, do t’ju heqim që andej. Kaluan dy vjet e ai s’u kujtua më as për mua e as për nënën tënde të thinjur e të plakur burgjeve dhe internimeve për 45 vjet. Ai vetëm premtoi.

    Pas fjalëve të mia im shoq doli jashtë dhe kur u kthye pasdite rreth orë 15:00, m’u drejtua:
-Zemra, lajmëro te Azem Neza, se sonte natën do të adoptojmë një kopsht që e studiuam bashkë me Lin Kontin, i cili edhe ai ndodhet i pa strehë. Kopshti ishte pa fëmijë. dyert e dritaret ia kishin vjedhur, por ne do t’i zëmë me batanije apo çarçafë, verë është, vetëm të largohemi që këtu!
Në mesnatë kopshti dy kat, u adoptua. Katin e parë e mori roja i kopshtit që e ka edhe sot, dhe dy familje të tjera të pa internuara, që jetojnë dhe sot brenda tyre. Kurse Lin konti, ish i internuar si ne, nuk mori dot. Ne dy familjeve të internuara na mbeti vetëm kati i dytë, që kishte dy hyrje me dhomë- paradhomë, pa kuzhinë, pa dyer e dritare.

Në mëngjes arriti policia me zhurmën e saj, dhe duke na kërcënuar, duke na thyer ç’kishim, na kthyen në kamp. Natën ne përsëri të dy familjet nga Kampi hymë në kopsht. Përsëri policia e alarmuar arriti duke na tërhequr fëmijët bashkë dhe ne e na kthyen përsëri në kamp. Natën përsëri ne hymë në kopsht. Kjo u përsërit disa ditë-net me radhë. Një mëngjes siç e dini dhe ju zoti Greca, Unë e kisha mbyllur të vetmen portë që kishte mbetur ajo e jashtmja me shufra hekuri, me shumë çelësa dhe pranë derës, kisha vendosa një bidon të mbushur me benzinë. Këtë herë thashë: Të gjallë s’do na kthejnë  më në ferr! (Kati parë largohej sa shihte policinë)

Mëngjesi erdhi i zhurmshëm si asnjëherë. Unë me fëmijët do luftonim me policinë e cila si mizë dheu e nxiu oborrin e madh. Makinat e policisë venin e vinin plot me policë dhe e nxinë edhe më oborrin. E pse mos të vinin, ishin të ngujuar armiqtë, terroristët, e duhej forcë e madhe policore. Ata kur e panë se dera qe mbyllur me shumë çelësa, vendosën supin e tyre për ta shqyer derën e për të kapur terroristët e vegjël që doçkat e tyre ishin të mbërthyera pas shufrave të hekurta të portës e po dridheshin. Këmbët e tyre të vogla, të zbathura shtrënguar fort pas pllakave të dyshemesë ishin mavijosur. Ishin tre fëmijët e mi. Kur pashë se dera po shqyej, kapa bidonin e benzinës dhe e derdha nëpër korridor,  te këmbët e fëmijëve por dhe te këmbët e policëve arriti benzina. Në sekondë bërtitën dhe u larguan kur panë shkrepësen në duart e mia. Ata u larguan disa metra. Më vonë pasi u alarmua i gjithë qyteti, media dhe bashkia, kërkuan dialog me mua. 

- Hape derën! - më urdhëroi komandanti i policëve.
-Jo, nuk e hap dhe mos tentoni!
Pasi kishte rënë një heshtje pas telefonatave të pa fund me eprorët e tyre, u dëgjua përsëri zëri i tij po këtë herë pak më i butë:
- Hape derën, duam vetëm të bisedojmë...
-Të bisedoni? Pse?! Pas këtyre bëmave doni të bisedoni me mua?!! Uaa! Kur u zbutët zotrote?! Jo, nuk e hap derën, largohuni!
- Nuk ju nxjerrim, morëm urdhër nga lart, ju do qëndroni, nuk ju lëviz më njeri.
- Largohuni! Thirra unë që brenda shufrave të portës.
- Kemi urdhër t’i qetësojmë gjërat, hape derën të futemi vetëm tre policë.
- Nuk e hap! Provojeni po deshët, rrëzojeni portën me sup.
- Vetëm do bisedojmë...
- E hap derën vetëm në besën e Myftar Brehamës, dhe të Gazetarit Dalip Greca. -Thashë unë. S’vonoi shumë erdhi i pari Myftari që asaj kohe ishte i veshur oficer policie. Djalë i internuar që ishim rritur bashkë. Ai pas hekurave unë brenda i thashë:
-Në besën tënde Myftar!
- Ç’është ajo fjalë, moj Bajame! Ne u rritëm bashkë internimeve...Dhe pashë se si atij iu mbushën sytë me lot.
- Vetëm në besën tënde mund ta hap derën, Myftar!- thirra unë, me një zë vajtimi. E dija se ai s’mund të kishte ndryshuar e të na hidhte poshtë ne. S’mund të hidhte poshtë një jetë të tërë në vuajtje e mjerim, për ato pak muaj që ishte punësuar. Isha e bindur: Ai më parë pranonte të zhvishte atë uniformë, se sa t’na dëmtonte. Ai pasi largoi policinë, përsëri u afrua te porta. U foli fëmijëve me dashuri, dhe vogëlushët e shihnin në bebe të syrit gjithë dashuri. Pastaj u kthye nga unë e tha duke më zgjatur dorën nëpërmjet shufrave prej hekuri:
- Në besën time, Bajame! Unë nuk hezitova, i zgjata dorën vëllazërisht:
- Në besën tënd Myftar! Shtrënguam duart dhe pas tij shoh dhe juve Z. Greca. Hapa derën dhe ju bashkë me mua e fëmijët e tmerruar, u ngjitët në katin e dytë ku ne do të banonim në të ardhmen.
- Ç’ndodhi me shtëpinë, a  u bë e juaja?
- Ç’të të tregoj më parë more gazetar i nderuar. Që nga ajo ditë neve jetuam  shumë vjet aty, duke ndërtuar shkallët prej betoni se roja që zuri katin poshtë, na i bllokoj shkallët, s’na linte të kalonim. Ne u detyruam me firmën “Shkreli” ndërtuam shkallët prej betoni, në një periudhë që s’kishim as bukë për fëmijët sepse ishim të dy pa punë. Pas shumë vitesh me forcat tona, mbuluam dhe çatinë se nisi të pikonte e gjithë shtëpia. Sa për dyer e dritare qëndruam gjatë pa to. Pastaj i vendosëm dhe ato. Vitet po ecnin, fëmijë po rriteshin, fituan konkurse dhe vajza e madhe vajti në liceun artistik në Tiranë, por, pa bursë shteti. Aq ngushtë ishim sa nuk i paguanim dot shkollën. Vajza 14 vjeçare, pa lejen tonë ishte tërhequr nga mensa, nuk hante më atje për të kursyer ato çika para që ne i merrnim borxh, sepse i duhej që me ato para, të blinte edhe penela, telajo e bojëra. Një ditë kuzhinierja më takon e më thotë: Fute vajzën në forcë sa më parë, se po të vdes nga uria.  Unë ndiqja studimet e larta në Elbasan dhe u punësova në arsim, në Pirrë, për disa vjet. Gjendja ekonomike tepër e rënduar, tre fëmijë në shkollë, im shoq, pa punë. Vajza mbaroi liceun dhe nisi studimet e larta në akademinë e lartë të arteve figurative dega grafikë. U desh të fitonte partia socialiste që vajza jonë të përfitonte një bursë nga shteti për në universitet. Ia di shumë për nder bashkisë, Mirela Lipes, dhe shefit të arsimit Fatbardh Rustemi, njerëz me zemër të madhe, që nuk u kursyen por, dhanë ndihmën e tyre të menjëhershme. Kur vajza ishte në vit të dytë të akademisë, im shoq u punësua në ambasadën amerikane. Ashtu keq e keq u tërhoq në Tiranë gjysma e familjes. Unë mbeta në Lushnje me djalin në gjimnaz, e vajzën e vogël në tetëvjeçare. Së fundi dhe unë u pushova nga puna nga shefja e kuadrit. Shefi i seksionit të arsimit Fatbardh Rustemi, njeri me principe të larta demokratike, urdhëroi që unë të mos largohesha nga puna. Tashmë ishim edhe kolegë, dhe anëtarë të lidhjes së shkrimtarëve. Së fundi, shtëpisë në Lushnjë ia vura çelësin dhe u nisa për në Tiranë, ku familja ime kishte zënë një hyrje të vogël me qira. Unë ndër kohë merresha me gazetari, dhe kisha botuar disa libra, në prozë dhe në poezi.
-Kanë kaluar 25 vite që nga ajo ngjarje a e hipotekuat sipas rregullave dhe ligjeve shtëpinë?
- Jo, nuk është hipotekuar akoma. Punën e zgjatur e merr lumi...Ne lëvizëm. Nuk ishim më të internuar. Ajo shtëpi ishte shtëpi halli një dhomë-paradhomë, kurse ne, ishim tre kurora. Por, ishim të sigurt që ajo banesë ishte bërë e jona, e s’e luante më as topi. Dhe që një ditë jo të largët, do na jepnin hipotekën. Ne kemi paguar me faturë matjet e banesës, dhe kemi plotësuar dokumentet e nevojshme për hipotekë sipas ligjit. Po për ne, kishte ardhur koha të lëviznim, të kërkonim sipas aftësive një jetë më të mirë, në kushte më të mira.
-Po ç’ndodhi më pas?
- Edhe në Tiranë punët nuk shkuan aq mirë. Premtimin se do na jepnin shtëpinë sipas ligjit, e do të na i jepnin në Tiranë, nga instituti i ish të përndjekurve politik dështoi. Nuk u mbajt dot fjala e dhënë. I kisha shkruar Berishës një letër që nga kopshti ku banoja, ku ia kisha qëndisur të gjitha të vërtetat, dhe se kërkoja shtëpinë që ma jepte ligji, e drejta ime, dhe që s’po vinte ajo e shkretë ditë. Mora përgjigje të paraqitesha te instituti i të përndjekurve, përgjigjen e kam ruajtur, e kam edhe sot si dokument, po shtëpi jo! Pra, na mbeti kopshti. Kur s’ke pulën, do hash sorrën!
-D.m.th. ?
- Domethënë, sot ma kanë marrë edhe kopshtin.
- Si ta morën?! E pamundur! Kush ndodhet sot atje?!
Tani brenda kopshtit banon një çift jevgjish, të cilët shitën apartamentin që përfituan nga ligji...shteti, dhe kanë dhunuar banesën time. Ishte e tmerrshme. Kur shkova të hapja derën e të hyja në shtëpinë time, e gjeta të okupuar.
-U je drejtuar instancave përkatëse?
- Sigurisht që po, kam shkuar në polici disa herë. Më kanë pritur mirë, por kryetari më tha kur vajta për herë të dytë, a të tretë, po pres vendimin e Bashkisë.
- Bashkia sigurisht mbrojti të drejtën tuaj?
-jo, nuk është ashtu. Nënkryetarja e bashkisë, u soll shumë ashpër me mua. Kam shkuar nga Tirana me qindra herë, kam pritur para bashkisë me orë të tëra, dhe asnjëherë nuk jam lejuar të takoj Kryetarin e bashkisë. Si duket kjo shoqëri ka vendosur t’na dënojë përjetësisht.
- Zonja Hoxha A mund ta përshkruash betejën tuaj të dështuar për ta bërë tuajën me letra shtëpinë? Cili është pozicioni i organeve të pushtetit dhe ato ligj-zbatuese?
-Nën-kryetarja e bashkisë Teuta korreshi, me kompetencat e saja, i ka lëshuar asaj një dokument ku thotë:Kopshti është i shtetit. Dhe ajo me këtë në dorë thotë: banesa është e imja, s’është më e familjes Hoxha, është e imja. Teuta korreshi, më ka penguar të takohem me kryetarin e bashkisë, zotin Tushe. Një rast isha në zyrën e saj, kërkova që t’më lirohej banesa se do banoja vetë. Ajo pa pikën e logjikës më tha:
- S’kemi ku ta çojmë atë, por, po u privatizuan, shtëpia është e jotja. 
- Moj zonjusha,Teuta,- i thashë - nuk dua shtëpi pas vdekjes,  kam kaq kohë që pres të më lirohet banesa ime, dua të futem në shtëpinë time! S’keni të drejtë të na nxirrni ne përjashta, e të mbroni fajtorin. Bëhu vetëm një herë e drejtë në jetën tënde moj vajzë! Jam pensioniste, nuk mund të vazhdoj të paguaj qiranë në Tiranë. Teuta u ngrit e më tha:
- Mbaroi takimi me mua! Kam mbledhje me kryetarin, tani, prandaj ik!
- Më lejo t’ia shtroj problemin kryetarit?
- jo, s’ka mundësi! Dil tani! Sakaq kishim mbërritur te paradhoma e kryetarit ku bëra të hyja. Ajo me Arturin, që të dy më mbërthyer e s’më lanë të hyja në zyrën e tij. Unë përsëri tentova edhe pse ata më kishin kapur nga krahët. Me një forcë të çuditshme u shkëputa nga krahët e tyre dhe shtyva derën. Sakaq e pashë veten para kryetarit të zhvatur prej tyre. Ata s’më mbajtën dot! Por çantën nga supi mundën t’ma zhvatin dhe e mbajtën. U futa por fryma po më merrej. Kryetari i bashkisë, e pa skenën vetëm kur unë u futa ashtu e ç’përfytyruar.
- Si hyre kështu, dhe pse? - pyeti njerëzishëm kryetari. –po sikur të të nxirrja jashtë?
- E dija, se një djalë si ty, nuk do ta bënte kurrë një xhest të tillë.-i thashë. Ia shpjegova të gjithë problemin, të gjithë padrejtësinë që më ishte bërë deri atëherë. I thashë: varësit e tu më kanë penguar gjithnjë të takohem me ju. S’kisha rrugë tjetër. Dy personat, burrë grua, që më kanë dhunuar shtëpinë, që më kanë vjedhur çdo gjë që kisha brenda, që më kanë zhdukur dhe shumë dokumente e të gjitha librat e shkrimet e mia të pa botuara, kanë zhdukur të gjitha pikturat e vajzës, kanë konsumuar edhe 500 mijë lekë të vjetra ujë, dhe nuk i kanë paguar. Ujin e kanë hapur në emrin e  tim shoqi, që ai s’është më. Kanë shpenzuar dhe s’i kanë paguar. Ndërkohë që unë te ujësjellësi e kisha mbyllur ujin.
-Ma vërteton këtë?-tha kryetari.
-Po, -i thashë.- po më parë, më duhet të marr çantën tek Teuta dhe Arturi që ma zhvatën. Atje e kam faturën. Sa mora çantën, kur hyra, kryetari po fliste me ujësjellësin ku vërtetoi thëniet e mia, dhe se ai çift ordiner, kudo që kishte jetuar nuk kishte paguar ujin. Pastaj i thashë: Ju i keni dhënë dhe një letër asaj, ku në të shkruhet:Kopshti është i shtetit.
-jo, unë s’kam lëshuar asnjë letër rreth kësaj, dhe s’kam dijeni.
- Atëherë, e di unë z. kryetar. Pyete Teutën, ajo e di pse e ka ndezur këtë konflikt.
- Shko se këtë punë do ta zgjidh unë.- më tha kryetari.
- Më në fund besoj se kryetari e ka çuar në vend këtë padrejtësi?
- Pas kësaj dite, s’jam lidhur dot me kryetarin dhe s’e kam takuar dot, e pamundur! Jam lidhur shumë herë me Teuta Korreshin në telefon, deri sa më në fund, e lodhur prej saj,  iu drejtova gjykatës. As atje nuk gjeta zgjidhje. Çifti dhunues i shtëpisë, paraqiti gjatë gjyqit letrën që i kishte dhënë bashkia, dhe unë, e humba gjyqin. Çifti evgjitë, që bëri allishverishe e matrapazllëqe me apartamentin e përfituar falas nga shteti, e shiti, dhe tani ai vazhdon të jetoj në banesën time pa kokëçarje , kurse unë, e ardhur nga persekutimet më çnjerëzore, nga internimet e tmerrshme, nxirrem  jashtë! E bukur drejtësi!
- Po familjet e tjera që nuk ishin të përndjekura politikisht e që përfituan banesat nga forca juaj, ku janë tani, i kanë hipotekuar shtëpitë?
- Çuditërisht asnjë nga ato familja nuk është ngacmuar. Edhe pse s’jetojnë të gjitha aty, i kanë kyçur dyert, dhe jetojnë të qetë atje ku kanë vajtur. Hyrjet nuk ua  ka ngacmuar kush. Si duket tek unë...
Ju sot, jeni një poete, një shkrimtare e njohur, që keni botuar 20  libra, që midis tyre dhe një libër dokumentar, dhe librat e tu janë përkthyer në shumë vende, a s’ka ndikuar sado pak pozitivisht kjo?
Mendoj se ky është shkaku i vuajtjeve në vazhdim z. Greca. Siç e ndoqe, këtu shkojnë mirë antivlerat.
Kërkesa dhe mesazhi juaj për organet ligj-zbatuese?
- Çfarë të them zoti Greca, ligji ishte Maliqi. Një fshat që duket s’do kallauz!





2018-10-24

Frika joreale e Serbisë nga ‘hakmarrja’ e Kosovës në INTERPOL


Image result for bekim bislimi

Tash e disa muaj është konfirmuar që Kosova do të jetë pjesë e agjendës së Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it, që do të mbahet këtë vit në Dubai, nga data 18 deri 21 nëntor, thonë zyrtarët e Ministrisë së Jashtme të Qeverisë së Kosovës.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme, Bengjet Pacolli, thotë për Radion Evropa e Lirë se njëra ndër pikat e rendit të ditës do të jetë edhe votimi për anëtarësimin e Kosovës në përputhje me kërkesën që institucionet e shtetit tonë e kanë parashtruar para disa kohësh.
“Kërkesa jonë është aprovuar, është miratuar dhe është pranuar futja në agjendë dhe ne në Dubai presim që të konfirmohet dhe që Kosova të jetë anëtare me të drejta të plota e këtij institucioni shumë të rëndësishëm të sigurisë ndërkombëtare”, tha Zyberaj.

Ai ka shtuar që kërkesa e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, nga të gjithë duhet të shihet si kontribut në sigurinë ndërkombëtare, kontribut në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit ndërkombëtar.

Por ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, por edhe zyrtarët tjerë të Beogradit, anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në INTERPOL e shohin si “shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare, precedent në kundërshtim me rregullat e INTERPOL-it, si dhe pasoja me INTERPOL-it”.

Në “pasojat e dëmshme” për Serbinë, ata e përmendin edhe shifrën prej “5 mijë shtetasve serbë, të cilët në rast të pranimit të Kosovës në INTERPOL, do të mund të gjendeshin në fletë-arreste ”.

Ky “numër dramatik i pjesëtarëve të policisë serbe të rrezikuar, aktiv dhe joaktiv”, të cilët në vitin 1999, gjatë luftës kanë qenë në Kosovë, fillimisht është lajmëruar në mediet serbe, të cilat janë thirrur në “burimet nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë”.

Por, avokati serb, Bozhidar Preleviq, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se shifrat për të cilat flasin zyrtarët e Beogradit, janë krejtësisht të stërmadhuara.

“Mendoj që kjo është shifra e parë që u ka rënë ndërmend. Ngjashëm, kanë mund të thonë edhe 50 mijë ose 500 mijë. Për 5 mijë njerëz nuk ka vend në burgjet e Kosovës dhe aq njerëz nuk mund t’i procedojë as gjyqësori i Kosovës e as ai i Serbisë”, theksoi Preleviq.

Por, megjithatë, këtë shifër e ka përmendur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili gjatë vizitës së fundit në Beograd të presidentit të Austrisë, Aleksander Van der Belen, ka kërkuar nga ai që vendi i tij të përmbahet nga votimi për hyrjen e Kosovës në INTERPOL.

“Në fletë-arrestimet e INTERPOL-it, menjëherë do t’i keni 5 mijë serbë, pjesëmarrës në konfliktin e vitit 1999. Ata njerëz nuk do ta dinë se a mund ose jo të dalin nga vendi ynë. Kjo do të krijojë tensione në nivel ditor, konflikte shtesë në Ballkan dhe nuk e di se kujt i duhet kjo”, ka theksuar Vuçiq.

Por, këshilltari i shefit të diplomacisë së Kosovës, Zyberaj, ka thënë se “institucionet e Kosovës nuk janë hakmarrëse” dhe ka shprehur besimin që “pavarësisht sjelljes destruktive, të cilën pala serbe po e shfaqë në raport me të gjitha proceset në të cilat Kosova po përpiqet të kyçet”, shumica e vendeve do ta përkrahin anëtarësimin e shtetit në INTERPOL.

“Ne nuk i hakmerremi, sepse ne i takojmë një mendësie tjetër. Mirëpo, do t’i procedojmë të gjitha ato gjëra që kanë të bëjnë me kërkimin e kriminelëve nga cilado instancë gjyqësore”, ka thënë Zyberaj.

Ndërkaq, Preleviq, duke iu referuar numrit prej 5 mijë serbëve që autoritetet serbe kanë parashikuar se mund të gjenden në fletarrestimet e INTERPOL-it në rast se Kosova bëhet pjesë e kësaj organizate, ka theksuar se bëhet fjalë për frikësimin e opinionit në Serbi.

“Kjo shërben që në rast se Kosova nuk hyn në INTERPOL, t’i bie që ata kanë shpëtuar 5 mijë serbë. Në anën tjetër, natyrisht që në fletarrestim do të mund të vendosnin edhe Vuçiqin dhe marko Gjuriqin (shefin e Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë), siç ne i kemi vënë në një listë të tillë Ramush Haradinajn, Hashim Thaçin dhe kështu me radhë”.

“Çështje tjetër, me të cilën ky regjim do të mund të kishte problem është që ekziston një numër i njerëzve që gjenden në Kosovë, të cilët atje bëjnë punë që janë të rëndësishme për pushtetin e këtushëm dhe merren me gjëra të lejuara dhe të palejuara. Ata fshihen në veri të Kosovës dhe gjithsesi që nuk iu konvenon që kundër tyre të ngrihen procedura, të cilat do t’i pengonin që të udhëtonin”, tha Preleviq.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, ish deputet i Kuvendit të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë që shifrat fletarrestimeve, të deklaruara nga autoritetet serbe, si të mundshme në rast të anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL, janë joreale.

Sipas tij, deri më tash, “Serbia e ka keqpërdorur pozitën e saj në INTERPOL dhe ka lëshuar fletarrestime të pabaza për gati se të gjithë strukturën e ish- Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pavarësisht që për krimet eventuale të luftës ka pasur ose nuk ka pasur dëshmi. Sipas tij, Serbia tash frikësohet që Kosova mund t’i revanshohet.

“Unë mendoj që nuk është e saktë, për arsye se ne, realisht, kemi argumente për disa apo për një numër të caktuar, por jo në atë numër që Serbia pretendon që është. Ata që kanë bërë krime lufte do të përfshihen, por jo në atë numër aq masiv. Absolutisht nuk është real dhe është i tejet i zgjeruar. Pra, është tendencioz në kuptim të saj që ata nisen nga vetja e tyre, sikurse që ata kanë bërë, mendojnë që ne do të fillojmë një formë të revanshizmit. Sido që të jetë, nuk është e mundshme që të jetë gjithë ai numër të cilin ata e kanë shfaqur”, tha Ibishi.

Ai ka shtuar se me anëtarësimin eventual në INTERPOL, Kosova do të mund të jetë pjesë aktive e asaj organizate, gjë që e lehtëson sistemin e shkëmbimit të informatave, të lëshojë fletarrestime por edhe t’i zbatojë ato të cilat i lëshon INTERPOL-i. Gjithashtu, sipas tij, vendit i hapet mundësia për trajnimin e stafit në fushën e krimit të organizuar në Kosovë, në rajon dhe botë.

Aplikimin e parë për anëtarësim në INTERPOL, Kosova e kishte bërë në vitin 2010 dhe më pas e kishte përsëritur 5 vjet më vonë. Në vitin 2017, Kosova kishte hequr dorë nga kërkesa për pranim në INTERPOL, për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme për anëtarësim.

Dëshmia e një gjenerali: Në Turqi një e treta me gjak shqiptar




Pjesë nga ditari personal i Ali Ymerit, ish- diplomatit shqiptar për 20 vjet në Turqi. Diplomacia turke pranon se shqiptarët drejtuan perandorinë që pushtoi Kostandinopojën. Si u vlerësua Enver Hoxha nga turqit për çështjen e Qipros dhe qëndrimi i tyre pas daljes së Shqipërisë nga Traktati i Varshavës


Nga Leonard Veizi

Ali Ymeri shkruan se kënaqësia për të punuar në një vend të tillë si Turqia, ishte rezultat i një opinioni pozitiv që ndihej në të gjitha shtresat e shoqërisë turke ndaj Shqipërisë. “Pozicioni gjeopolitik që zënë të dy vendet në rajon dhe interesat e përbashkëta, që rrjedhin prej tij, veçanërisht pas Luftës së Dytë Botërore (për shkak të sistemeve ideologjike të kundërta), këtyre marrëdhënieve u pat dhënë një përmbajtje të re simpatie e miqësie. Një ndjenjë e tillë pati zënë vend dhe mund të themi qe bërë e pranishme (pavarësisht nga qëndrimet zyrtare për shkak të sistemeve) në ndërgjegjen e çdo qytetari të thjeshtë dhe zyrtari në të dy vendet”, shkruan në ditarin e tij diplomati. Sipas tij, krejt ndryshe nga ç’thuhej e ndodhte në vende të tjera të botës së civilizuar, në Turqi shqiptarët janë njerëz të dashur e të respektuar.

Enver Hoxha merr në mbrojtje Turqinë

Ish-konsulli i Stambollit shkruan se miqësia midis dy popujve tanë u rrit sidomos dhe nga qëndrimet që mbajti qeveria shqiptare gjatë krizave të njohura të Qipros në vitet 1965-1974. Ai shton se mbështetja e bërë nga ana e Shqipërisë, nuk duhej kuptuar si një çështje emocionesh, por si domosdoshmëri për zgjidhjen e konfliktit në rrugë paqësore mes dy vendeve të interesuara, Turqisë dhe Greqisë. Mirëpo ky qëndrim rriti edhe një herë në sytë e opinionit turk respektin ndaj shqiptarëve. “Për të qenë i sinqertë, dëshiroj të theksoj se, mbas këtyre ngjarjeve, Enver Hoxha filloi të lakohej në gojët e shumë qytetarëve turq, si përfaqësues i politikës së drejtë dhe parimore në marrëdhëniet midis vendeve”, pohon diplomati.

Denoncimi i Traktatit të Varshavës

Në shënimet e tij Ali Ymeri shkruan për ndikimin mjaft pozitiv në marrëdhëniet shqiptaro-turke të politikës së kohës, të cilat u ngritën dukshëm nga pika ku kishin ndalur për shumë vite në të kaluarën, 15 vjet para Luftës së Dytë Botërore. “Impuls të fuqishëm morën këto marrëdhënie sidomos nga qëndrimi i guximshëm i qeverisë shqiptare në mbrojtje të lirisë e të pavarësisë së popujve nga Bashkimi Sovjetik dhe Traktati i Varshavës. Shkëputja nga Lindja, denoncimi dhe çmontimi i bazave të vendosura në territorin shqiptar dhe dalja nga Traktati i Varshavës (1968), u vlerësuan nga Turqia si akte që meritonin vëmendje dhe admirim. Këtyre akteve i duhet shtuar edhe qëndrimi i pavarur që mbajti vendi ynë në përkrahje të Turqisë në OKB në vitin 1965. Shtypi dhe propaganda turke këto akte i komentonin si veprime të pavarura, që buronin nga një politikë e jashtme principiale, e drejtë, pa ekuivoke, që ishte në funksion të respektimit të të drejtave dhe lirive të cilitdo vend për vetëvendosje”, shkruan diplomati.

Dhurata për Sekretarin e Parë

Ali Ymeri shkruan se ishte kuptimplotë gjesti i kryetarit të Bashkisë së qytetit Golxhuk në brigjet e gjirit të Izmirit, i cili, me rastin e vizitës së ansamblit artistik “Rozafa” të Shkodrës (1981), në shenjë të mirënjohjes e miqësisë ndaj Shqipërisë dhe udhëheqësit të saj, Enver Hoxha, më dorëzoi për të një bust të Qemal Ataturkut. “Kjo atmosferë e krijuar në ato vite, nuk qe as e para dhe as e fundit. Ansamblet tona si dhe grupe të tjerë artistikë, ndryshe nga ato të vendeve të tjera pjesëmarrëse të festivaleve të organizuar nga Turqia, duartrokiteshin në mënyrë më të ngrohtë dhe me tifozllëk të jashtëzakonshëm.

Çlirimi nga paragjykimet

Ali Ymeri thotë se janë të panumërt personalitetet, që kontribuuan shumë, sidomos pas viteve ’60-të në forcimin e miqësisë turko-shqiptare dhe që i dhanë kësaj, duke e çliruar nga paragjykimet ideologjike, një përmbajtje të re. Në shënimet e tij, ai evidenton disa prej tyre: “Prof.dr. Neshit Erez, mjek gjinekolog me emër në Turqi, me origjinë tepër të lashtë shqiptare, fliste për prejardhjen e tij sikur të kishte emigruar ato ditë nga Prizreni për në Turqi. Po aq të angazhuar e të përkushtuar e shikonim forcimin e miqësisë mes dy popujve tanë edhe personalitete të tjerë si Barllas Kumtay, deputet dhe ministër i Turizmit në disa qeveri, Qerim Gokai, ish-ministër e Vali i Stambollit, Haluk Chilloi, profesor e dekan në Universitetin e Stambollit, për një kohë, ministër i Tregëtisë, i nderuari Tasin Osguc, për një kohë të gjatë rektor i Universitetit të Ankarasë, etj”. Për sa i përket marrëdhënieve me median Ali Ymeri shkruan: “Gazetarët, pa as më të voglin kompleks, kanë shkruar me objektivitet dhe respekt për vendin tonë. Midis tyre dëshiroj të kujtoj Burhan Felek, kryetar i Bashkimit të Gazetarëve turq, Nadir Nadi, gazetar dhe pronar i gazetës “Xhumhuryet” (Republika), që kishte filluar të botohej që në vitet e përmbysjes së Sulltanatit. Jehonë të fuqishme gjatë këtyre viteve patën edhe shkrimet e botuara në mjaft gazeta me emër e tirazh të madh”

Turqia pranon se është shtypur nga Shqipëria

Ndryshe nga kombet e tjerë, shqiptarët janë më të pranishëm në strukturat shtetërore dhe të integruar plotësisht në shoqërinë turke. Në një rast domethënës diplomati shqiptar, Ali Ymeri shkruan: “Me rastin e 500- vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në vitin 1968, ambasadori i atëhershëm turk në Shqipëri, Ruzhdie Vejseli i kërkoi takim zotit Reiz Malile, atëherë zëvendësministër i Punëve të Jashtme. Në këtë takim u ndodha edhe unë, meqë puna ime në Ministrinë e Punëve të Jashtme lidhej edhe me Turqinë. Ambasadori Vejseli, sa hyri, iu drejtua zotit Reiz: “Eh, keni më për të folur kundër Turqisë”? Kuptohet që gjatë këtij jubileu u fol natyrshëm për të kaluarën 500-vjeçare. Por e keqja ishte se në propagandën tonë Turqia moderne njehsohej me perandorinë Osmane. Zoti Reiz, pasi u përshëndet me të, i tha: “Kjo propagandë nuk ka të bëjë aspak me Turqinë moderne, të krijuar si rezultat i luftës çlirimtare që organizoi e zhvilloi populli turk me Ataturkun e madh e që përfundoi me rrëzimin e Sulltanit, por me Perandorinë Osmane”. Përgjigja me sa dukej e kënaqi. Duke qeshur, ambasadori vazhdoi: “Sa për mua nuk e dimë se kush e ka shtypur njëri-tjetrin, pasi në atë periudhë, duke filluar nga sadrazemet (kryeministrat), vezirët (ministrat), gjer te gjeneralët e shumtë dhe, në përgjithësi, administrata shtetërore turke ka qenë e predominuar nga shqiptarët”… Ky keqkuptim u evitua, por duke nxjerrë në shesh edhe një të vërtetë të madhe për dominimin e elementit shqiptar në administratën gjigante të Perandorisë Osmane.

Një shqiptar në çdo tre turq

“Komandanti i armatës së parë të Stambollit gjatë një vizite kortezie që i bëra në pranverë të vitit 1972, me rastin e emërimit tim në postin e Konsullit të Përgjithshëm në Stamboll, duke folur për marrëdhëniet e mira dhe miqësore midis dy popujve tanë nënvizoi se shqiptarët në Turqi janë pjesa e respektuar e shoqërisë turke. Ata i kanë dhënë kësaj shoqërie dijetarë të mëdhenj në të gjitha fushat dhe komandantë të shquar e më emër në histori. Kontributi i shqiptarëve ka qenë dhe mbetet i pranishëm këtu. Pasi më pyeti për numrin e shqiptarëve në Turqi dhe pasi mori përgjigjen time, sipas së cilës shqiptarët në Turqi janë qytetarë, prandaj dhe nuk mbajmë ndonjë evidencë, ai shtoi: Shqiptarët në Turqi janë vërtet të shumtë, pothuajse në çdo 3 veta, 1 duhet të jetë i tillë… Është vështirë, nënvizoi gjenerali, që të gjesh familje pa 3 veta të lidhur me persona me origjinë shqiptare. Martesat e vendasve me vajza me origjinë shqiptare janë nga më të preferuarat. Kjo e ka shpjegimin te karakteri i tyre i mirë… nikoqire, të ndershme e shtëpiake, pa folur këtu për bukuritë e cilësi të tjera me vlerë. Me gjeneralin mbetëm miq të mirë. S’kisha se si të mos e falënderoja për një të vërtetë të tillë. Është fakt se turku, ndryshe nga kombësitë e tjera që ndodhen në këtë vend, e ka të vështirë të dallojë nga vetja shqiptarin”, shkruan në kujtimet e tij diplomati Ali Ymeri.

Stërnipi i Ali Pashës, gjyqtar në Stamboll

Një nip i Ali Pash Tepelenës, ka qenë gjyqtar në Stamboll. Në shënimet e tij, diplomati shqiptar Ali Ymeri shkruan se e ka harruar emrin e tij, por takimi me të ka ndodhur më shumë se 40 vjet më parë, në vitin 1973. Stërnipi i Ali Pashait i ka thënë diplomatit shqiptar se edhe në fushën juridike ka pasur shumë shqiptarë. Pa u shkëputur nga një temë e tillë, Ali Ymeri shkruan: “Në një kafene ku ndodheshin turq e shqiptarë bëhej një bisedë e lidhur me temën e mësipërme. Njëri prej pjesëmarrësve në bisedë, shqiptari i quajtur Rushdi, nisi të flasë me superlativa për vendin që zënë shqiptarët në jetën politike, shoqërore, ekonomike, institucionale, ushtarake, etj., në Turqi. Mirëpo ky theksim i natyrshëm, nuk i pëlqeu një zyrtari turk që u ndodh aty, duke ndërhyrë ai iu drejtua Rushitit: “Ju mos doni të na i nxirrni edhe Pejgamberin shqiptar? Miqësisht ky i fundit iu përgjigj: “Nuk përjashtohet që edhe ai të jetë i tillë”.

Ministri i Jashtëm turk, pohon origjinën shqiptare

Duke dashur t’i referohemi drejtpërdrejt atë çka ka shkruar diplomati shqiptar, po citojmë një nga dëshmitë diplomatike të tij: “Ishim në hollin e hotel “Keban” në Stamboll. Në një çast nëpunësi i recepsionit më afrohet dhe më pyet: “Në çfarë gjuhe flisni? Po flas në gjuhën shqipe, i përgjigjem (aty pranë ishte dhe gruaja ime). Ua, tha ai, edhe unë jam shqiptar, por nuk di shqip. Nuk ka gjë, mjaft që nuk keni harruar se jeni shqiptar dhe krenoheni për këtë, i thashë unë. Ju jeni shumë i ri dhe shqipen edhe mund ta mësoni. Dhe më tej vazhdova ta pyes prej nga ishte dhe kur kishte ardhur familja e tij në Turqi. Familja ime ka ardhur nga Shkodra, më tha ai. Babanë e kam pasur gjeneral e tani është në pension. Gjyshja më ka folur shumë për Shkodrën dhe njerëzit e saj të mirë dhe trima. Pasi mbaruam bisedën rutinë, i dhashë kartëvizitën time dhe ai të tijën. E lexova dhe vura re se mbiemri i tij ishte i njëjtë me atë të ministrit të Jashtëm turk. Çfarë e keni ju ministrin e Jashtëm, i drejtohem përsëri atij. Axhë, tha tjetri në shqip. Në bisedë me ambasadorin tonë në Ankara, Ylvi Lulo, i tregova këtë ngjarje. Avash (shprehje e tij e zakonshme), tha ai duke qeshur, se na e bëre Turqinë të gjithë shqiptare. Ylviu nuk kishte shumë kohë që kishte ardhur në Ankara, ndaj reagonte edhe kështu, ndërsa unë isha më i vjetër në Turqi. Ti mos harro, i thashë duke qeshur, se tët at (xha Zabitin) e ke patur vali në Irak në kohën e perandorisë osmane. Por edhe të dy dajat e Qeros (e shoqja) u vranë në Çanakala në kohën e Luftës Çlirimtare. Ai nisi të tërhiqej dhe të më jepte të drejtë. Ky diskutim vazhdoi gjatë dhe unë i solla edhe shumë shembuj të tjerë të pranisë së shumtë elementit shqiptar me banim në Turqi. Duke dashur ta mbyll këtë diskutim, Ylviu me të qeshur më tha: “Më trego një vend këtu, në Turqi, ku nuk ka shqiptarë, se për të pasur ka kudo”. Pas pak kohësh do të gjendeshim përballë një rasti jo të zakonshëm, ambasadori ynë në Ankara, Ylvi Lulo kishte ftuar për darkë ministrin e Jashtëm turk të asaj kohe (1972), Haluk Bajulken, së bashku me disa drejtorë të kësaj ministrie dhe tre ambasadorë të huaj miq të tij. Në këtë darkë isha dhe unë i pranishëm. Atëherë isha në Stamboll Konsull i Përgjithshëm. Gjatë kësaj darke sa intime aq dhe miqësore, ministri turk, duke folur me ambasadorin norvegjez, tha këto fjalë: “Ne me ju jemi anëtarë të të njëjtave aleanca politike, ekonomike, ushtarake, ndërsa me shqiptarët jemi vëllezër e në të njëjtën kohë na lidhin fate dhe interesa të përbashkëta”. Po aty gjeti rastin, pa as më të voglin hezitim të deklarojë se edhe ai vetë ishte shqiptar me origjinë nga Shkodra. Sikurse na tha ai, e ëma i kishte folur shumë për vendlindjen e saj. Bisedat më të preferuara kishte ato që bënin fjalë mbi Shkodrën. Shumë domethënës qe fakti që, pas këtij deklarimi, edhe disa prej të pranishmëve pohuan se ishin me origjinë shqiptare. Kurse njëri prej tyre kishte gruan me origjinë shqiptare. Kjo flet për atë realitet e për numrin e madh të shqiptarëve në Turqi, të cilët, në shumicën e tyre, ndonëse nuk e ruajnë gjuhën e origjinës, asnjëherë nuk i fshehin ndjenjat për ta quajtur veten shqiptar. Kjo shpjegohet me opinionin shumë pozitiv që ekziston në Turqi për shqiptarët në shekuj, për ndershmërinë , aftësinë etj. Besa ndaj fjalës së dhënë njihet botërisht dhe formulohet “arnaut besase”. Konsiderata të tilla i ndesh gati në çdo bisedë me njerëz të zakonshëm, por dhe me ata të niveleve të larta zyrtare. Kjo na gëzonte dhe na lehtësonte misionin tone”.

Origjina e Qemal Ataturkut

Në shënimet e tij diplomati shqiptar thotë se shumë zyrtarë, kur binte fjala për Ataturkun, nënvizonin vëmendjen që tregonte ky i fundit për Shqipërinë, aq sa në vitin 1928, kur Ahmet Zogu u shpall monark, pakënaqësia e tij shkoi deri në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me të. Aktin e shpalljes së monarkisë, Ataturku e konsideroi hap mbrapa dhe ndërprerje të progresit në Shqipëri, në kundërshtim, natyrisht, me atmosferën civilizuese ku pat hyrë Evropa prej vitesh. Ali Ymeri shkruan se edhe përpara këtyre ngjarjeve, Ataturku ishte interesuar për të ardhmen e një Shqipërie moderne e të pavarur nga fuqitë e huaja. Pikërisht për këtë dhe në funksion të këtij qëllimi, rreth viteve 1920, dërgoi një numër kuadrosh me origjinë shqiptare e mes tyre kolonelin Selaudin Shkoza (prizrenas), i cili në qeverinë që doli nga Kongresi i Lushnjës, në 1920, u caktua Ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë. Qëndrimi zyrtar i matur i vendit tonë ndaj origjinës shqiptare të Ataturkut është një arsye më tepër që ndikonte vazhdimisht në rritjen e respektit, të konsideratave pozitive për Shqipërinë. Ataturku në politikën tonë shqiptare është cilësuar gjithmonë si burrë shteti, reformator i madh turk, çlirimtar i vendit të tij, Turqisë dhe mbrojtës i flaktë dhe i vendosur i pavarësisë nacionale turke. Ne kurrë nuk kemi rrahur gjoksin për origjinën e tij, sepse kjo nuk ishte një meritë. Ai i përkiste popullit turk dhe vetëm atij. Pozicionime të tilla patën vlera të veçanta, sidomos pas viteve ’70, kur forca të caktuara politike në vend, sidomos ekstremi fetar, nëpërmejt ekspozimit të “huaj”, kërkonin të denigronin dhe godisnin personalitetin e Ataturkut. Më kujtohet mirë kur në vitin 1970-’72 në gazetën “Aksham” botohej një shkrim i gjatë ku vërtetohej origjina shqiptare e Ataturkut. Shkrimi u bë objekt i gjerë diskutimi në shtyp dhe gjithë mjetet e informacionit deri në parlament, por në fund u la me të vërtetë ashtu siç ishte. Gjatë këtyre diskutimeve pati shumë persona zyrtarë që pyesnin e donin të dinin mendimin tonë si diplomatë shqiptarë. Ndërsa ne iu dhamë përgjigjen zyrtare, sipas së cilës Ataturku nga shteti ynë njihej si reformator i madh i shtetit turk, të cilit i shërbeu me devotshmëri gjatë gjithë jetës së tij. Ish-ministri i parë në qeverinë Ataturke, Tefik Rustu Aras, gjatë një vizite kortezie (pensionist në atë kohë) që i bëra me rastin e emërimit të tij në Stamboll si Konsull i Përgjithshëm, në bisedë e sipër, midis të tjerash, më tha: “Ataturku nuk kishte thënë asnjëherë se ishte shqiptar, por kurrë nuk e kishte mohuar”.


Jetëshkrimi/ Shënimet e një diplomati

Ali Ymeri u lind në 1927 në Sevaster të Vlorës. Studimet e larta i mbaroi në Moskë e më pas në Tiranë, për Histori-Gjeografi. Në vitin 1966 emërohet në Ministrinë e Jashtme, në vitin ‘69 emërohet pranë Ambasadës së RSH në Ankara, dhe në vitin 1972, Konsull i Përgjithshëm në Stamboll. Këtë funksion e kreu derisa doli në pension në vitin 1985. Ishte i martuar me Abe Haziz Hitajn. Në tetorin e 15 viteve më parë, diplomati i njohur, ndërroi jetë, duke lënë pas kujtimet e tij. Në ditar, Ali Ymeri shkruan se ka pasqyruar shkurtimisht marrëdhëniet miqësore shqiptaro-turke, të cilat, veçanërisht pas viteve ’60, kanë njohur vetëm progres.

Sazan Golikut ‘Aksion në shkumën e vaskës’ – tregime dhe rrëfenja


Sazan Goliku është emri letrar i Pandel Koçit. Ka kryer Fakultetin Histori – Filologji, dega e gjuhë-letërsisë shqipe, në Tiranë. Ka punuar mësues, punonjës kulture, gazetar dhe redaktor letrar në shtëpinë botuese “Naim Frashëri” e gjetkë. Që nga viti 1970 është marrë aktivisht me botimin e letërsisë shqiptare të botuar në Kosovë dhe ka qenë ligjërues i këtij krahu të letërsisë shqipe në Universitetin e Tiranës. Nga viti 1981 – 2002 ka punuar në sektorin e shtypit të Kuvendit të Republikës. Ka shkruar e botuar poezi e prozë dhe letërsi për fëmijë. Nga krijimtaria e tij janë përfshirë në disa antologji brenda dhe jashtë vendit. Në mjaft shkrime kritike i është vlerësuar pozitivisht krijimtaria artistike. Është marrë me studime e kritikë letrare, recensione dhe ese. Ka qenë përherë i pranishëm e aktiv në diskutime e debate letrare dhe në radio e televizione me biseda e intervista për probleme të letërsisë shqipe. Nga viti 2008 ka drejtuar Shoqatën e Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj. Është fitues i disa çmimeve kombëtare dhe vendore.


* * *
Libra me prozë të autorit:

Pasqyra e thyer, 1972
Aventurat e lirisë, 1996
Komitët e Malit të Bardhë, 1999
Trekëndëshi i qiellit të zi, 2006
Zjarr e zjarr, 2015
Aksion në vaskën e banjës, 2016

Në shënimin e tij në kopertinën e kësaj përmbledhjeje të re me tregime e rëfenja, redaktori, Prof.Dr. Zyhdi Dervishi, ka shkruar: “Ky libër i Sazan Golikut përngjet me një abazhur kompleks artistiko-letrar të teknologjisë më të avancuar që me rreze valëshkurtëra rrëfenjash dhe me rreze valëmesme tregimesh rilevon profilet kryesore të shoqërisë shqiptare, mekanizmat psikokulturor të ndryshkur dhe modernizues të saj, të cilët bashkëfunksionojnë nëpërmjet ngërçeve dhe dhimbjeve të shumëfishta deri traumatizuese.
Ky vëllim me proza të shkurtra, i parashtruar me gjuhë artistike mjaft lakonike (çdo fjalë dhe figurë letrare është në vendin e vet të përllogaritur gati matematikisht me përvojën e pasur shumëvjeçare të autorit në fushë të shkrimtarisë) paraqet me logjikë simbolike artistike e shoqërizuese të tjetërsuar dhe tjetërsuese fatet e shqiptarëve të përhumbur në shtjellën e kontradiktave të shumëllojshme dhe mjaft virulente që veprojnë brenda një amplitude të gjerë: ngjarjet tragjike përthyhen në një tis ironie, e rëndomta pluskon të ngrihet në kuotat e të mbizakonshmes, realja dhe fantastikja kërleshen dhe ndërrojnë vend me njëra-tjetrën, qesharakja vërtitet rreth një boshti serioziteti disi fluid etj.

NËSE, DO TË VAZHDOHET MOS ME U STUDJUE AT GJERGJ FISHTA NDER SHKOLLAT SHQIPE, SHQIPNIA DO TË PERMBYTET NGA INJORANCA!

Nga Fritz RADOVANI:
1922●AT GJERGJ FISHTA O.F.M.,


Image result for PROVINçIALIT AT PAL DODAJ

●PROVINÇIALIT AT PAL DODAJ…


AT Gjergj FISHTA (1919)

NËSE, DO TË VAZHDOHET MOS ME U STUDJUE AT GJERGJ FISHTA
NDER SHKOLLAT SHQIPE, SHQIPNIA DO TË PERMBYTET NGA INJORANCA!

Vetem me lexue poezitë “Nji lule vjeshtet”, “Gjuha Shqipe”, “Me këte Shej ke me fitue” dhe dy letrat per pershtypjen kur ka pa Stambollin apo, udhtimin drejtë Amerikës që i ka shkrue Mikut vet At Justin Rrotës, atëherë ke me kuptue pse nuk u lejue prej vitit 1944 e këtej, studimi nder shkollat Shqipe i Poetit tonë kombtar At Gjergj Fishta O.F.M.

Edhe pse Poeti ynë kje Frat i zdathun, kur shkoi në Amerikë u prit si Poet Kombtar!

Takimet e At Fishtës me zemer të hapun dhe të gjakosun me Fratin e Washingtonit, At Godfried Shilling, si dhe takimi i Tij edhe me Senatorin katolik, Henry Cabot Lodge, një autoritet i njohun i Partisë Republikane Amerikane, nder ma të besueshmit e Presidentit Wilson për të drejtat e barabarta të Popujve, solli rezultatet e paprituna të Shekullit XX. Në letrën e Tij per Provinçialin At Pal Dodaj O.F.M., me 8 Maji 1922, At Fishta shkruen:

“Ndërkaq vizita eme në Washington ka pasë si përfundim njohjen e Shqypnisë prej anës së Shteteve të Bashkueme të Amerikës. Të gjitha përpjekjet e mâparshme të Qeverisë sonë, si dhe të “Vatrës”, mbetën pa ndonji perfundim të mirë. Unë pata sukses… Kjenë Senatorët katolikë, të cilëve ua paçë paraqitë çashtjen sidomos në pikëpamje fetare, ata qi me ndërhimje të veta xuerën njohjen zyrtare të Shqypnisë nga Qeverija amerikane”.

At Fishta porositë: “...âsht mirë qi Qeveria e Tiranes, t’i drejtojë nji shkresë nënsekretarit të Ministrisë së Jashtme të Amerikës, tue kerkue zyrtarisht këtë njohje...” (po aty).

●Mendoj, ka ardhë koha që Populli ynë të njoh mendimin e dijetarit At Zef Valentini S.J: “At Fishta asht nji Homer Shqiptar. Ai nuk asht vetëm nji poet i madh kombëtar.

Ai asht nga ma të mëdhajt në Botë. E randsishme asht që Ai të njihet prej saj”.

●Qendroni Burra! Shqiptarët e Gjergj Kastriotit “i binin Lahutës edhe vetem me i tel !”

At Gjergj FISHTA asht e vertetë se u le me 23 Tetor 1871, po mos harroni se të gjithë Ata Burra me Emnin Gjergj, besnikë të Kastriotit të Madh, janë le vetem njëherë në Shekull !

Ata janë le si i Madhi At Gjergj FISHTA, një jetë i falën vetem SHQIPNISË !..
NGA AT GJERGJ FISHTA:

SHQYPNIS

T’ falem , Shqypni, ti i shpirtit t’em dishiri!
I lum njimend jam un n’ gji t’ and tue rrnue,
Tue gzue t’ pamt t’ and, tue t’ hjekë atë ajr t’ kullue,
Si Leka i Madhi e Skanderbegu i biri.
Kjé i Lumi vetë, qi mue m’ dergoi ksi hiri
Per nen qiellë t’ande t’ kthielltë un me u perftue,
Malet e hjedhta e t’ blerta me shikjue,
Ku Shqypja e Burrit s’ dron se i qaset niri.
Ktu trima léjn gjithmonë, pse ti jé Nana
E armvet n’ zâ, qi shndrisin duerët e t’ Lumit,
Kah vdes per ty i rrebtë e trim si Zana.
Eden n’ Balkan ti jé; ti prej t’ Amshu’mit
N’ Balkan jé shkrue Mbretneshë mbi fiset t’ tana:
Hyp fronin, pra, e sundo, Shqypni, m’ t’ liru’mit.

Melbourne, 22 Tetor 2018.

Sa për kujtesë misionarit amerikan



Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri



Para do ditësh, gjatë një shtegtimi nëpër faqet e internetit, hasa rastësisht në një video interesante, të cilën Portali “Albamedia” e kishte hedhur në youtube më 30 nëntor 2017. Videoja titullohej:“Gjuha Shqipe! Ja Çfarë Thotë Misionari Amerikan. Mos e Humbisni”.

Në atë video flet një misionar amerikan, një djalë i ri për të cilin nuk ka tekst shoqërues, në mënyrë që publikut t’i bëhet e ditur se si quhet dhe ku shërben ky zotëri.

Pasi e dëgjova të gjithë videon, vendosa të regjistroj disa thënie të këtij misionari dashamirës për gjuhën shqipe, për çka e meriton të falënderohet publikisht. Më poshtë po radhis disa fragmente nga thëniet e tij.

“Është gjuhë shumë e lashtë. Interesant është fakti se ajo e formon vetë degën në gjuhët indoevropiane”.

“Është një hartë që mund ta gjeni në internet dhe ka të gjitha gjuhët të grumbulluara. Dhe ja ku është gjuha shqipe, qëndron aty e pavarur”.

“Ata (shqiptarët - E.Y.) e përdorin alfabetin romak…”.
“Ata kanë 36 shkronja, ndryshe nga anglishtja që i ka 26”.

“Ne kemi 5 terma të ndryshme për të thënë “e bukur”, kurse ata kanë 1 ose 2”.

Misionari amerikan thotë një të vërtetë absolute për lashtësinë e gjuhës shqipe, çka e kanë pohuar një numër i madh dijetarësh të shquar evropianë. Këtu po mjaftohem vetëm me katër syresh.

Një figurë e shquar e kulturës evropiane, dijetari gjerman Leibnici (Gottfried Wilhelm Leibniz (1646 - 1716), ka thënë:

“Në qoftë se duam të dimë historinë para Krishtit dhe shkencat e asaj kohe, duhet t'i drejtohemi gjuhës shqipe”.

Studiuesi gjerman Johan Turhan, në librin me titull “Kërkim në histori”, të botuar në Lajpzig në vitin 1774, ka deklaruar:

“Asnjë popull tjetër i botës, në të cilën jetojmë, nuk është aq i panjohur për Evropën Perëndimore, për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës se shqiptarët. E megjithatë, ai është populli kryesor i botës së lashtë e të rëndësishme që çdo historian do të donte ta njihte: historia e tyre do të plotësonte zbrazëtitë e mëdha në historinë e vjetër dhe të re të Evropës”.

Albanologu i shquar austriak Maksimilian Lamberci (Maximilian Lambertz - 1882-1963) shkruan:

“…historia e vërtetë e njerëzimit do të shkruhet vetëm kur shqiptarët të marrin pjesë në shkrimin e saj”.

Albanologu francez me emër të madh Robert d’Anzheli (Robert d’Angely - 1893-1966), në veprën e tij të njohur “Enigma”, nënvizon:

“Është një histori e vogël dhe mësimdhënëse e popullit evropian më të vogël të sotëm, por që, në kohën e vet, ka qenë më i madhi i Evropës dhe burim i pothuajse gjithë popujve të kontinentit tonë. Deri më sot, për fat të keq, ai i ka munguar nxënësit, studiuesit, historianëve, letrarëve dhe gjithë publikut të ngritur të gjuhës frënge”.

Pra, siç del nga sa thotë misionari amerikan dhe nga sa u citua më sipër, gjuha shqipe, faktikisht, është “Kryezonjë” e gjuhëve evropiane. Por misionari amerikan, si fare i ri në moshë (siç shihet kur flet në video), me sa duket, është në fillesat e mësimit të gjuhës shqipe dhe prandaj nuk ka arritur ende t’i hyjë thellë studimit të lashtësisë së saj.

Kjo është arsyeja që ai, si kudo në Evropë, por, për fat të keq, edhe në Shqipëri, të thotë se shqiptarët “përdorin” alfabetin romak, domethënë latin. Kjo pikërisht për fajin e Akademisë së Shkencave (e cila në ditët tona është e paqenë), që nuk ka guxuar kurrë ta thotë publikisht me argumente shkencore se cili është alfabeti ynë. Se në këtë mes ka një paradoks të kulluar: edhe thuhet që gjuha shqipe është një gjuhë e lashtë, por shqiptarët na përdorkan alfabetin latin!!!


Studiuesi i talentuar Çlirim Xhunga, njohës i mirë i disa gjuhëve evropiane, në gazetën “Koha jonë” të datës 31 mars dhe 01 prill 2005, ka botuar një ese shkencore mjaft interesante dhe ka argumentuar shkencërisht se greqishtja e vjetër dhe latinishtja vijnë nga shqipja.

Po atëherë si qenka e mundur të thuhet në Evropë dhe në Shqipëri që shqiptarët përdorkan alfabetin latin, kur dihet që shqiptarët kanë një prejardhje shumë më të lashtë sesa romakët?

Sa herë që përkujtohet Kongresi i Manastirit (14-22 nëntor 1908), thuhet se ai u dha shqiptarëve përfundimisht një alfavet “latin”. Me siguri që pjesëmarrësit e atij Kongresi nuk e kanë pasur informacionin e duhur ose nuk janë munduar për të hulumtuar në thellësitë e shekujve se gjuha shqipe ka pasë trashëguar alfabetin ilirik, të cilin romakët e morën nga ilirët. Një gjë të tillë duhej ta kishte thënë me kohë Akademia e Shkencave.

Por atë që duhet ta thoshte dhe ta argumentonte shkencërisht me zë të lartë Akademia e Shkencave, e thotë një i huaj, dhe pikërisht një shkencëtar i shquar romak.

Ky është Gaius Plinius Secundus, i njohur si Plini Plaku (23-79 e.r.), një natyralist i famshëm romak ky, që botoi në vitin 77 serinë madhështore prej 37 vëllimesh për historinë natyrore, të titulluar “Naturalis Historiae” (Historia e Natyrës). Në këtë vepër ai shkruan:

“Ilirët (arbërit) kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët”.

Një tjetër shkencëtar i njohur, profesori hungarez Imre Toth, specialist i sllavistikës, në një libër të vetin që ua ka kushtuar Kirilit dhe Metodit, dy krijuesve të alfabetit të sllavishtes së vjetër, të botuar në Sofje, në gjuhën bullgare, në vitin 1981, thekson se, gjatë punës për krijimin e atij alfabeti, ata u mbështetën në shtatë burime. Mes këtyre burimeve, burimi i tretë (f. 60 e librit në fjalë) ishte staro allbansko pismo (shkrimi i vjetër shqip).

Dihet që Kirili dhe Metodi e krijuan alfabetin e sllavishtes së vjetër në shek. IX (viti 860). Ta quash shkrimin shqip të vjetër në shek. IX, do të thotë që “mosha” e tij duhet të jetë mijëravjeçare dhe nuk besoj se profesori Toth duhet të dyshohet për “shqiptarocentrizëm”. Prandaj të gjithë ata njerëz të shkolluar që mendojnë ende se alfabeti ynë qenka “latin”, zbulojnë formimin e tyre të mangët intelektual.

Misionarit amerikan i bën përshtypje pasuria e alfabetit të gjuhës shqipe, i cili ka 36 shkronja, ndërkohë që anglishja ka vetëm 26.

Për dijeninë e misionarit të nderuar, dëshiroj të theksoj se studentët shqiptarë dhe të gjitha ata që e kanë pasion studimin e gjuhëve të huaja, kanë një talent të veçantë, a thua se e kanë si një dhunti hyjnore, për t’i zotëruar mjeshtërisht. Në këtë mes ndikon me siguri edhe pasuria tingullore e gjuhës shqipe, e cila në alfabetin e saj ka një të tillë pasuri bashkëtingëlloresh dhe zanoresh që nuk hasen në gjuhët e tjera evropiane. Prandaj Faik Konica thotë:

“Megjithatë, në rajonin e diskutuar ka një krahinë të gjerë, qëndresa e patrembur e së cilës i ka kapërcyer të gjitha format e organizuara te vrasjeve, mashtrimeve dhe grabitjeve. Kjo është Çamëria, të cilën grekërit e shtrembërojnë në Camuria. (Nuk u vë faj grekërve për këtë shtrembërim që vjen nga paaftësia e alfabetit grek për të riprodhuar gjithë tingujt e gjuhës shqipe dhe të shumë gjuhëve të tjera për këtë çështje). I ndjeri senator Kabot Loxh (Cabot Lodge) në shtypin grek dilte gjithmonë me emrin Kampot Lone”.

Misionari amerikan, siç u citua më sipër, thotë se anglishtja paska 5 fjalë të ndryshme, sinonime për mbiemrin “e bukur”, kurse gjuha shqipa paska “vetëm” 1 ose 2.
Dëshiroj ta theksoj përsëri se misionari amerikan është larg zotërimit të gjuhës shqipe, prandaj edhe bën një deklaratë të tillë, e cila është shumë larg së vërtetës. Mbiemri “e bukur”, nuk ka një ose dy sinonime në gjuhën shqipe, por ka një mori të tilla, si bukurane, bukuroshe, e hijshme, e hirshme, e këndshme, e lezetshme, e nurshme, e pashme, hirmadhe, hirplote, i thotë hënës dil apo të dal, kaleshe, kokonë, kumbull, nepërkë e shkruar, nure, nurmadhe, rrunëzake, të merr në qafë, vetullbiskonjë, yll i këputur, zogë, zogëlarë, etj.
Me siguri që poezia popullore, poetët dhe shkrimtarët kanë në thesarin e fjalorit të tyre edhe një mori të pamatë sinonimesh të tjera me ngjyrime poetike emocionuese, si lule prilli (kur merr ujë te burimi më dukesh si lule prilli), lule maji (ishte vajza vajzë mali, si një yll, si një lule, lule maji, trëndafil), thëllëzë mali, zogë behari (dil, moj nëne, dil, dil të bësh sehir, se ç’të sjell yt bir, një thëllëzë mali, një zogë behari).

Duke pasur parasysh lashtësinë e gjuhës shqipe, e kësaj Kryezonje të gjuhëve evropiane dhe pasurinë e saj të jashtëzakonshme leksikore, e cila është e konkretizuar me kohë me skedarin e Institutit të gjuhësisë dhe të letërsisë, ku (sipas një informacioni të hershëm), me vite të tëra, rrinë të paprekura 5 milionë skeda me fjalë të regjistruara, të mbledhura gjatë dhjetëvjeçarëve nga gjuhëtarët e atij Instituti dhe nga ekspeditat e organizuara gjuhësore që fjalët i vilnin në mbarë vendin, atëherë lind një pyetje fare e thjeshtë:

Po si shpjegohet që gjuha shqipe nuk ka një fjalor shpjegues me, të paktën, 100 mijë fjalë?
Për të marrë një informacion shterues rreth arsyeve se pse gjuhës shqipe i ka munguar dhe vahdon t’ mungojë për një kohë të gjatë një fjalor i tillë, iu drejtova me disa pyetje drejtorit të Institutit të gjuhësisë dhe të letërsisë, prof.dr. Valter Memisha.

---------- Forwarded message ---------
From: Eshref Ymeri
Date: Wed, Oct 17, 2018 at 12:03 PM
Subject: Re: Përshëndetje miqësore
To: Valter Memisha

I dashur Profesor Valteri,


Meqenëse kam nëpër duar një shënim për botim në internet dhe që lidhet me gjuhën shqipe, dëshiroj t’ju drejtohem me disa pyetje pikërisht Juve, si drejtor i Institutit të gjuhësisë dhe të letërsisë, si një veteran i punës shkencore në atë Institut dhe si bashkautor i Fjalorëve të gjuhës së sotme shqipe. Përgjigjen tuaj do ta përshij tërësisht në shënimin tim.


Së pari, pas botimit të Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe të vitit 1980, a është ndërmarrë ndonjë nismë për hartimin e një Fjalori të madh me 100 mijë fjalë? Nëse është ndërmarrë një nismë e tillë, atëherë pse është penguar realizimi i saj?


Së dyti, pas botimit të Fjalorit të gjuhës shqipe të vitit 2006, a është ndërmarrë nga Instituti juaj ndonjë tjetër nismë për hartimin e një Fjalori të madh me 100 mijë fjalë? Nëse po, atëherë kush e ka penguar arritjen e një objektivi të tillë?


Po në ditët tona a ka ndonjë nismë për hartimin e një Fjalori të tillë? Sepse disa nga profesorët, leksikografë, kanë ndërruar jetë, ata që i kemi mes nesh janë të moshës së tretë dhe do të ishte një shërbim i madh për kombin shqiptar që ata të angazhohen për përgatitjen e Fjalorit të lartpërmendur.
Me sa jam në dijeni, në arkivin e Institutit që Ju drejtoni, prehen 5 milionë skeda (apo ndoshta më shumë). Para vitit 1990, organizoheshin ekspedita gjuhësore për vjeljen e leksikut. Nuk jam i informuar nëse pas vitit 1990 ka vazhduar puna e organizuar për vjeljen e leksikut të fjalëve të reja ose jo.


Do të ishte një mrekulli e vërtetë që gjithë ajo rezervë e pashtershme leksikografike të mos vazhdojë të mbetet e pashfrytëzuar për hartimin e një Fjalori të madh të gjuhës shqipe.


Së fundi, mendoj se çdo shqiptar me vetëdije kombëtare do të ishte fatlum sikur, me nismën e Institutit të gjuhësisë dhe të letërsisë,


Kuvendi i Shqipërisë, në një seancë të posaçme, të merrte në analizë problemet e gjuhës shqipe dhe të nxirrte një dekret për ruajtjen e pastërtisë së saj.

Ju falënderoj paraprakisht dhe më lejoni t’ju shpreh mirënjohjen dhe respektin tim të thellë.

Eshref Ymeri
Tiranë, 17 tetor 2018

Prof.dr. Valter Memisha, tepër korrekt, më ktheu përgjigjen në vijim, për çka i jam shumë mirënjohës.

---------- Forwarded message ---------
From: Valter Memisha
Date: Fri, Oct 19, 2018 at 3:54 AM
Subject: Re: Përshëndetje miqësore
To: Eshref Ymeri

I dashur profesor,


Ju falënderoj për interesimin.


A. Pas hartimit të Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe (1980) me rreth 42.000 fjalë dhe me 180.000 kuptime, si edhe me rreth 7.000 njësi frazeologjike, u hartua Fjalori i gjuhës shqipe (2006), me 48.000 fjalë dhe me 5.000 njësi frazeologjike.


Menjëherë, pas hedhjes në qarkullim të këtij fjalori, pra, në vitin 2006, filloi puna për hartimin e Fjalorit të madh të gjuhës shqipe, me 4 vëllime (me drejtues projekti dhe kryredaktor akademikun Jani Thomai), si projekt i Akademisë së Shkencave. 


Filloi puna me intensitet të lartë për hartimin e vëllimit të parë, mbi bazën e vëllimit të parë të hartuar që në vitin 1976, por duke e përditësuar, plotësuar e sjellë në parametrat e leksikografisë bashkëkohore lëndën që ishte mbartur nga puna e bërë para 30 vjetëve.

Puna u ndërpre për shkak të reformës në Akademi dhe rënies drastike të numrit të punonjësve në sektorin e leksikografisë pranë Institutit. Megjithatë, në vitin 2008, tashmë në kuadrin e Qendrës së Studimeve Albanologjike, u hartua projekti për një fjalor të madh njëvëllimësh, vepër me 100.000 njësi (zëra leksikografikë) (me dy mundësi 90.000 fjalë + 10.000 njësi frazeologjike ose 100.000 fjalë + 10.000 njësi frazeologjike).


Projekti u hartua i hollësishëm dhe me të gjithë përbërësit. Ndër të tjera, u parashikuan efektet financiare me rreth 400.000 dollarë gjithsej. Në qoftë se vepra do të hartohej për rreth 5 vjet, kjo shumë e parashikuar nënkuptonte një shpërndarje me rreth 80.000 dollarë në vit. Brenda kësaj shume, po them modeste, ishin pagat e punonësve të brendshëm, si dhe honoraret e leksikografëve që kishin dalë në pension. U dorëzua projekti në Ministrinë e Arsimit të asaj kohe dhe nuk na erdhi asnjë përgjigje.


Ky problem është ngritur çdo vit, sepse hartimi i një Fjalori normativ, por edhe i një Fjalori thesaurus, është jo nevojë, por domosdoshmëri. Në organet e legjislativit tremben nga shuma e parave të kërkuara (qofsha i gabuar). Por pas 10 vjetësh, pra, në vitin 2018, kushtet kanë ndryshuar: në Institut kam mbetur vetëm unë si leksikograf profesionist (ka kolegë të tjerë, por ata nuk kanë hartuar asnjëherë një vepër leksikografike kombëtare kolektive), ndaj, për të thirrur në një proces hartimi (të mundshëm) leksikografët pensionistë (emrat më të njohur i kanë kaluar të 80-at), duhet që për ta të paguash honorare. Në qoftë se llogarisim një punë 5-6 vjeçare (minimalisht për të hartuar një vepër të tillë, sepse një deri në dy vjet duhet të hartosh fjalësin, të bësh vjelje të reja, etj.; për dy deri në tre vjet duhet të hartosh fjalorin; një vit duhet për redaktim, korrektim, diskutim, botim) dhe një minimum prej 15-20 forcash hartuese e ndihmëse (në vendet e tjera punojnë qindra forca për një fjalor të madh), atëherë, për të dorëzuar veprën të përfunduar, duhen rreth një miliard lekë të vjetër (rreth 180-200 milionë në vit). Kjo shumë i tremb organet financiare. Dhe ne po mbetemi pa fjalor!
B. Për mbrojtjen e gjuhës shqipe (standardit), në vitin 2002, kur drejtor i Institutit të gjuhësisë dhe të letërsisë ishte prof.dr. Jorgo Bulo, u ngrit një grup pune pranë Akademisë së Shkencave, me kryetar akademik Luan Omari. U hartua projektligji, u dorëzua në Kuvendin e Shqipërisë, por kanë kaluar 16 vjet dhe nuk kemi asnjë informacion se ky projektligj mund të diskutohet dhe të kthehet në ligj.
Ju falënderoj, i nderuar.


Tiranë, 19 tetor 2018


Nga ky informacion shterues që më dërgoi prof.dr. Valter Memisha, të cilit i jam shumë mirënjohës për korrektesën e tij intelektuale, rezulton se shteti shqiptar nuk e ka vënë dhe nuk e vë ujët në zjarr për problemet e gjuhës shqipe. Pas vitit 1990, shumë përfaqësues të politikës, si dhe punonjës të mjeteve të informimit masiv, qoftë atyre të shkruara apo pamore, e kanë ndotur gjuhën shqipe me lloj-lloj fjalësh të huaja, krejtësisht të panevojshme. Po ashtu, disa nga shtëpitë botuese kanë pasë hedhur në qarkullim përkthime me një shqipe të masakruar. Por megjithatë, këto përçudnime që i janë bërë dhe vazhdojnë t’i bëhen gjuhës shqipe, nuk kanë ngjallur kurrfarë shqetësimesh në sferat e larta të shtetit shqiptar. Madje edhe vetë drejtuesit e organit më të lartë ligjvënës, 


Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, për 16 vjet rresht, nuk e marrin mundimin absolutisht që ta vënë në rendin e ditës projektligjin e Akademisë së Shkencave për gjuhën shqipe, për ta diskutuar dhe për ta kthyer në ligj në njërën nga seancat plenare. Kjo është për të vënë duart në kokë.

 Kjo shpërfillje e shtetit shqiptar ndaj problemeve të gjuhës shqipe dhe sidomos ndaj ruajtjes së pastërtisë së saj, është me të vërtetë revoltuese. Gjuha shqipe është e vetmja pasuri dhe krenari kombëtare jona, e cila, megjithëse gjatë sundimit pesëshekullor të perandorisë otomane u ndalua rreptësisht hapja e shkollave shqipe, mbeti e “regjistruar” në gojën e popullit me një forcë mbijetese të jashtëzakonshme. Nuk e di me siguri nëse ndonjë gjuhë tjetër do të kishte mbijetuar pas ndalimit të hapjes së shkollave për pesë shekuj me radhë. Kjo forcë mbijetese e gjuhës shqipe dëshmon për natyrën e saj hyjnore.

Në kushtet kur shteti shqiptar vazhdon të mbetet shpërfillës ndaj problemeve të gjuhës shqipe, çka reflektohet më së miri edhe në rrëgjimin e trupës shkencore të Institutit të gjuhësisë dhe të letërsisë, është e domosdoshme që Instituti në fjalë të ngrejë më këmbë mjetet e informimit masiv, në mënyrë që shqetësimet e veta t’ia bëjë të njohura mbarë opinionit publik.


Tiranë, 22 tetor 2018




A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...