NJË GRUA
QË PARALAJMËRON
- NJË GRUAJE QË PARALAJMËROI VETEASGJËSIMIN ME
GJITHË FËMIJË NË VITIN ‘1993, SOT IA KANË OKUPUAR SHTËPINË NË LUSHNJE
- BISEDË ME POETEN BAJAME HOXHA- ÇELIKU
-Përshëndetje nga nju jorku, znj.
Bajame!
-Përshëndetje z.Dalip Greca!
NJË GRUA PARALAJMËRON: Do
të digjem me gjithë fëmijët nëse policia më nxjerr forcërisht nga shtëpia!
-Si e kujtoni ju znj. Bajame, atë
përballje me policinë dhe pushtetin e kohës?
Si e qetësuam policinë?!
Policinë
e qetësoi bidoni me benzinë që u derdh gjatë korridorit ku përveç tre fëmijëve
të mi që tashmë kishin këmbët e zbathura mbi të, kishin edhe policët të cilët
ikën me vrap kur panë shkrepësen në duart e mia gati për ta ndezur. Do t’isha
djegur me të tre fëmijët e mi të mitur,
pikërisht, atë ditë qershori të vitit 1993, në rast se: ju të medias dhe
z. Myftar Brehama do t’ ishit vonuar edhe pak minuta.
-
Qershor i vitit 1993. Akoma vazhdonim të vuanim në kampin e përqendrimit në Savër,
të Lushnjes. Aty, kishim kryer si çift, burrë-grua, një dënim të tmerrshëm 70
vjet internim dëbim, me prindër të burgosur dhe të pushkatuar.
Dhe tani mendoj:Kishin të drejtë, si mund të jetonin ata pa ne! Pa
krahun e punës falas, pa skllevër? Kush
do t’ju a bënte punën e rëndë paskëtaj?!! Kë do demaskonin nëpër mbledhje, kë
do diskriminonin e ofendonin pa pushim? Kë do shfrytëzonin në të ardhmen, kë?!!
Me kë do merreshin? Si do ta nxirrnin kotheren e tyre që deri atëherë e kishin
qyl?! Punonim ne, dhe ata bënin qejf duke tundur zinxhirin nëpër zyra e nëpër
mezhda kanali ku ne punonim tekstualisht si skllevër.
Im
shoq thoshte: Do presim ligjet! Shteti demokratik ka për të na stabilizuar edhe
neve por duhet pak kohë. Unë e prita atë kohë të parashikuar, dhe ajo kohë nuk
dukej të vinte, dhe as do dukej ndonjëherë ajo dritë jeshile.
Pas fjalëve të mia im shoq doli jashtë dhe
kur u kthye pasdite rreth orë 15:00, m’u drejtua:
-Zemra,
lajmëro te Azem Neza, se sonte natën do të adoptojmë një kopsht që e studiuam bashkë
me Lin Kontin, i cili edhe ai ndodhet i pa strehë. Kopshti ishte pa fëmijë.
dyert e dritaret ia kishin vjedhur, por ne do t’i zëmë me batanije apo çarçafë,
verë është, vetëm të largohemi që këtu!
Në
mesnatë kopshti dy kat, u adoptua. Katin e parë e mori roja i kopshtit që e ka
edhe sot, dhe dy familje të tjera të pa internuara, që jetojnë dhe sot brenda
tyre. Kurse Lin konti, ish i internuar si ne, nuk mori dot. Ne dy familjeve të
internuara na mbeti vetëm kati i dytë, që kishte dy hyrje me dhomë- paradhomë,
pa kuzhinë, pa dyer e dritare.
Në
mëngjes arriti policia me zhurmën e saj, dhe duke na kërcënuar, duke na thyer
ç’kishim, na kthyen në kamp. Natën ne përsëri të dy familjet nga Kampi hymë në
kopsht. Përsëri policia e alarmuar arriti duke na tërhequr fëmijët bashkë dhe
ne e na kthyen përsëri në kamp. Natën përsëri ne hymë në kopsht. Kjo u përsërit
disa ditë-net me radhë. Një mëngjes siç e dini dhe ju zoti Greca, Unë e kisha
mbyllur të vetmen portë që kishte mbetur ajo e jashtmja me shufra hekuri, me
shumë çelësa dhe pranë derës, kisha vendosa një bidon të mbushur me benzinë.
Këtë herë thashë: Të gjallë s’do na kthejnë më në ferr! (Kati parë largohej sa shihte
policinë)
Mëngjesi
erdhi i zhurmshëm si asnjëherë. Unë me fëmijët do luftonim me policinë e cila
si mizë dheu e nxiu oborrin e madh. Makinat e policisë venin e vinin plot me
policë dhe e nxinë edhe më oborrin. E pse mos të vinin, ishin të ngujuar
armiqtë, terroristët, e duhej forcë e madhe policore. Ata kur e panë se dera qe
mbyllur me shumë çelësa, vendosën supin e tyre për ta shqyer derën e për të
kapur terroristët e vegjël që doçkat e tyre ishin të mbërthyera pas shufrave të
hekurta të portës e po dridheshin. Këmbët e tyre të vogla, të zbathura
shtrënguar fort pas pllakave të dyshemesë ishin mavijosur. Ishin tre fëmijët e
mi. Kur pashë se dera po shqyej, kapa bidonin e benzinës dhe e derdha nëpër
korridor, te këmbët e fëmijëve por dhe
te këmbët e policëve arriti benzina. Në sekondë bërtitën dhe u larguan kur panë
shkrepësen në duart e mia. Ata u larguan disa metra. Më vonë pasi u alarmua i
gjithë qyteti, media dhe bashkia, kërkuan dialog me mua.
-Jo,
nuk e hap dhe mos tentoni!
Pasi
kishte rënë një heshtje pas telefonatave të pa fund me eprorët e tyre, u dëgjua
përsëri zëri i tij po këtë herë pak më i butë:
-
Hape derën, duam vetëm të bisedojmë...
-Të
bisedoni? Pse?! Pas këtyre bëmave doni të bisedoni me mua?!! Uaa! Kur u zbutët
zotrote?! Jo, nuk e hap derën, largohuni!
-
Nuk ju nxjerrim, morëm urdhër nga lart, ju do qëndroni, nuk ju lëviz më njeri.
-
Largohuni! Thirra unë që brenda shufrave të portës.
-
Kemi urdhër t’i qetësojmë gjërat, hape derën të futemi vetëm tre policë.
-
Nuk e hap! Provojeni po deshët, rrëzojeni portën me sup.
-
Vetëm do bisedojmë...
-
E hap derën vetëm në besën e Myftar Brehamës, dhe të Gazetarit Dalip Greca. -Thashë
unë. S’vonoi shumë erdhi i pari Myftari që asaj kohe ishte i veshur oficer
policie. Djalë i internuar që ishim rritur bashkë. Ai pas hekurave unë brenda i
thashë:
-Në
besën tënde Myftar!
-
Ç’është ajo fjalë, moj Bajame! Ne u rritëm bashkë internimeve...Dhe pashë se si
atij iu mbushën sytë me lot.
-
Vetëm në besën tënde mund ta hap derën, Myftar!- thirra unë, me një zë vajtimi.
E dija se ai s’mund të kishte ndryshuar e të na hidhte poshtë ne. S’mund të
hidhte poshtë një jetë të tërë në vuajtje e mjerim, për ato pak muaj që ishte
punësuar. Isha e bindur: Ai më parë pranonte të zhvishte atë uniformë, se sa
t’na dëmtonte. Ai pasi largoi policinë, përsëri u afrua te porta. U foli
fëmijëve me dashuri, dhe vogëlushët e shihnin në bebe të syrit gjithë dashuri.
Pastaj u kthye nga unë e tha duke më zgjatur dorën nëpërmjet shufrave prej
hekuri:
-
Në besën time, Bajame! Unë nuk hezitova, i zgjata dorën vëllazërisht:
-
Në besën tënd Myftar! Shtrënguam duart dhe pas tij shoh dhe juve Z. Greca. Hapa
derën dhe ju bashkë me mua e fëmijët e tmerruar, u ngjitët në katin e dytë ku
ne do të banonim në të ardhmen.
-
Ç’ndodhi me shtëpinë, a u bë e juaja?
-
Ç’të të tregoj më parë more gazetar i nderuar. Që nga ajo ditë neve jetuam shumë vjet aty, duke ndërtuar shkallët prej betoni
se roja që zuri katin poshtë, na i bllokoj shkallët, s’na linte të kalonim. Ne
u detyruam me firmën “Shkreli” ndërtuam shkallët prej betoni, në një periudhë
që s’kishim as bukë për fëmijët sepse ishim të dy pa punë. Pas shumë vitesh me
forcat tona, mbuluam dhe çatinë se nisi të pikonte e gjithë shtëpia. Sa për
dyer e dritare qëndruam gjatë pa to. Pastaj i vendosëm dhe ato. Vitet po ecnin,
fëmijë po rriteshin, fituan konkurse dhe vajza e madhe vajti në liceun artistik
në Tiranë, por, pa bursë shteti. Aq ngushtë ishim sa nuk i paguanim dot
shkollën. Vajza 14 vjeçare, pa lejen tonë ishte tërhequr nga mensa, nuk hante
më atje për të kursyer ato çika para që ne i merrnim borxh, sepse i duhej që me
ato para, të blinte edhe penela, telajo e bojëra. Një ditë kuzhinierja më takon
e më thotë: Fute vajzën në forcë sa më parë, se po të vdes nga uria. Unë ndiqja studimet e larta në Elbasan dhe u
punësova në arsim, në Pirrë, për disa vjet. Gjendja ekonomike tepër e rënduar,
tre fëmijë në shkollë, im shoq, pa punë. Vajza mbaroi liceun dhe nisi studimet
e larta në akademinë e lartë të arteve figurative dega grafikë. U desh të
fitonte partia socialiste që vajza jonë të përfitonte një bursë nga shteti për
në universitet. Ia di shumë për nder bashkisë, Mirela Lipes, dhe shefit të
arsimit Fatbardh Rustemi, njerëz me zemër të madhe, që nuk u kursyen por, dhanë
ndihmën e tyre të menjëhershme. Kur vajza ishte në vit të dytë të akademisë, im
shoq u punësua në ambasadën amerikane. Ashtu keq e keq u tërhoq në Tiranë gjysma
e familjes. Unë mbeta në Lushnje me djalin në gjimnaz, e vajzën e vogël në
tetëvjeçare. Së fundi dhe unë u pushova nga puna nga shefja e kuadrit. Shefi i seksionit
të arsimit Fatbardh Rustemi, njeri me principe të larta demokratike, urdhëroi
që unë të mos largohesha nga puna. Tashmë ishim edhe kolegë, dhe anëtarë të
lidhjes së shkrimtarëve. Së fundi, shtëpisë në Lushnjë ia vura çelësin dhe u
nisa për në Tiranë, ku familja ime kishte zënë një hyrje të vogël me qira. Unë
ndër kohë merresha me gazetari, dhe kisha botuar disa libra, në prozë dhe në
poezi.
-Kanë kaluar 25 vite që nga ajo
ngjarje a e hipotekuat sipas rregullave dhe ligjeve shtëpinë?
-
Jo, nuk është hipotekuar akoma. Punën e zgjatur e merr lumi...Ne lëvizëm. Nuk
ishim më të internuar. Ajo shtëpi ishte shtëpi halli një dhomë-paradhomë, kurse
ne, ishim tre kurora. Por, ishim të sigurt që ajo banesë ishte bërë e jona, e
s’e luante më as topi. Dhe që një ditë jo të largët, do na jepnin hipotekën. Ne
kemi paguar me faturë matjet e banesës, dhe kemi plotësuar dokumentet e
nevojshme për hipotekë sipas ligjit. Po për ne, kishte ardhur koha të lëviznim,
të kërkonim sipas aftësive një jetë më të mirë, në kushte më të mira.
-Po ç’ndodhi më pas?
-
Edhe në Tiranë punët nuk shkuan aq mirë. Premtimin se do na jepnin shtëpinë
sipas ligjit, e do të na i jepnin në Tiranë, nga instituti i ish të
përndjekurve politik dështoi. Nuk u mbajt dot fjala e dhënë. I kisha shkruar
Berishës një letër që nga kopshti ku banoja, ku ia kisha qëndisur të gjitha të
vërtetat, dhe se kërkoja shtëpinë që ma jepte ligji, e drejta ime, dhe që s’po
vinte ajo e shkretë ditë. Mora përgjigje të paraqitesha te instituti i të
përndjekurve, përgjigjen e kam ruajtur, e kam edhe sot si dokument, po shtëpi
jo! Pra, na mbeti kopshti. Kur s’ke pulën, do hash sorrën!
-D.m.th. ?
-
Domethënë, sot ma kanë marrë edhe kopshtin.
-
Si ta morën?! E pamundur! Kush ndodhet
sot atje?!
Tani
brenda kopshtit banon një çift jevgjish, të cilët shitën apartamentin që
përfituan nga ligji...shteti, dhe kanë dhunuar banesën time. Ishte e tmerrshme.
Kur shkova të hapja derën e të hyja në shtëpinë time, e gjeta të okupuar.
-U je drejtuar instancave përkatëse?
-
Sigurisht që po, kam shkuar në polici disa herë. Më kanë pritur mirë, por
kryetari më tha kur vajta për herë të dytë, a të tretë, po pres vendimin e
Bashkisë.
-
Bashkia sigurisht mbrojti të drejtën
tuaj?
-jo,
nuk është ashtu. Nënkryetarja e bashkisë, u soll shumë ashpër me mua. Kam
shkuar nga Tirana me qindra herë, kam pritur para bashkisë me orë të tëra, dhe
asnjëherë nuk jam lejuar të takoj Kryetarin e bashkisë. Si duket kjo shoqëri ka
vendosur t’na dënojë përjetësisht.
-
Zonja Hoxha A mund ta
përshkruash betejën tuaj të dështuar për ta bërë tuajën me letra shtëpinë? Cili
është pozicioni i organeve të pushtetit dhe ato ligj-zbatuese?
-Nën-kryetarja
e bashkisë Teuta korreshi, me kompetencat e saja, i ka lëshuar asaj një
dokument ku thotë:Kopshti është i shtetit. Dhe ajo me këtë në dorë thotë:
banesa është e imja, s’është më e familjes Hoxha, është e imja. Teuta korreshi,
më ka penguar të takohem me kryetarin e bashkisë, zotin Tushe. Një rast isha në
zyrën e saj, kërkova që t’më lirohej banesa se do banoja vetë. Ajo pa pikën e logjikës
më tha:
-
S’kemi ku ta çojmë atë, por, po u privatizuan, shtëpia është e jotja.
-
Moj zonjusha,Teuta,- i thashë - nuk dua shtëpi pas vdekjes, kam kaq kohë që pres të më lirohet banesa ime,
dua të futem në shtëpinë time! S’keni të drejtë të na nxirrni ne përjashta, e
të mbroni fajtorin. Bëhu vetëm një herë e drejtë në jetën tënde moj vajzë! Jam
pensioniste, nuk mund të vazhdoj të paguaj qiranë në Tiranë. Teuta u ngrit e më
tha:
-
Mbaroi takimi me mua! Kam mbledhje me kryetarin, tani, prandaj ik!
-
Më lejo t’ia shtroj problemin kryetarit?
-
jo, s’ka mundësi! Dil tani! Sakaq kishim mbërritur te paradhoma e kryetarit ku
bëra të hyja. Ajo me Arturin, që të dy më mbërthyer e s’më lanë të hyja në
zyrën e tij. Unë përsëri tentova edhe pse ata më kishin kapur nga krahët. Me
një forcë të çuditshme u shkëputa nga krahët e tyre dhe shtyva derën. Sakaq e
pashë veten para kryetarit të zhvatur prej tyre. Ata s’më mbajtën dot! Por
çantën nga supi mundën t’ma zhvatin dhe e mbajtën. U futa por fryma po më
merrej. Kryetari i bashkisë, e pa skenën vetëm kur unë u futa ashtu e
ç’përfytyruar.
-
Si hyre kështu, dhe pse? - pyeti njerëzishëm kryetari. –po sikur të të nxirrja
jashtë?
-
E dija, se një djalë si ty, nuk do ta bënte kurrë një xhest të tillë.-i thashë.
Ia shpjegova të gjithë problemin, të gjithë padrejtësinë që më ishte bërë deri
atëherë. I thashë: varësit e tu më kanë penguar gjithnjë të takohem me ju. S’kisha
rrugë tjetër. Dy personat, burrë grua, që më kanë dhunuar shtëpinë, që më kanë
vjedhur çdo gjë që kisha brenda, që më kanë zhdukur dhe shumë dokumente e të
gjitha librat e shkrimet e mia të pa botuara, kanë zhdukur të gjitha pikturat e
vajzës, kanë konsumuar edhe 500 mijë lekë të vjetra ujë, dhe nuk i kanë paguar.
Ujin e kanë hapur në emrin e tim shoqi,
që ai s’është më. Kanë shpenzuar dhe s’i kanë paguar. Ndërkohë që unë te
ujësjellësi e kisha mbyllur ujin.
-Ma
vërteton këtë?-tha kryetari.
-Po,
-i thashë.- po më parë, më duhet të marr çantën tek Teuta dhe Arturi që ma zhvatën.
Atje e kam faturën. Sa mora çantën, kur hyra, kryetari po fliste me ujësjellësin
ku vërtetoi thëniet e mia, dhe se ai çift ordiner, kudo që kishte jetuar nuk
kishte paguar ujin. Pastaj i thashë: Ju i keni dhënë dhe një letër asaj, ku në
të shkruhet:Kopshti është i shtetit.
-jo,
unë s’kam lëshuar asnjë letër rreth kësaj, dhe s’kam dijeni.
-
Atëherë, e di unë z. kryetar. Pyete Teutën, ajo e di pse e ka ndezur këtë
konflikt.
-
Shko se këtë punë do ta zgjidh unë.- më tha kryetari.
-
Më në fund besoj se kryetari e ka çuar
në vend këtë padrejtësi?
-
Pas kësaj dite, s’jam lidhur dot me kryetarin dhe s’e kam takuar dot, e
pamundur! Jam lidhur shumë herë me Teuta Korreshin në telefon, deri sa më në
fund, e lodhur prej saj, iu drejtova
gjykatës. As atje nuk gjeta zgjidhje. Çifti dhunues i shtëpisë, paraqiti gjatë
gjyqit letrën që i kishte dhënë bashkia, dhe unë, e humba gjyqin. Çifti evgjitë,
që bëri allishverishe e matrapazllëqe me apartamentin e përfituar falas nga
shteti, e shiti, dhe tani ai vazhdon të jetoj në banesën time pa kokëçarje , kurse
unë, e ardhur nga persekutimet më çnjerëzore, nga internimet e tmerrshme,
nxirrem jashtë! E bukur drejtësi!
-
Po familjet e tjera që nuk ishin të përndjekura
politikisht e që përfituan banesat nga forca juaj, ku janë tani, i kanë
hipotekuar shtëpitë?
-
Çuditërisht asnjë nga ato familja nuk është ngacmuar. Edhe pse s’jetojnë të
gjitha aty, i kanë kyçur dyert, dhe jetojnë të qetë atje ku kanë vajtur. Hyrjet
nuk ua ka ngacmuar kush. Si duket tek
unë...
Ju sot, jeni një poete, një
shkrimtare e njohur, që keni botuar 20
libra, që midis tyre dhe një libër dokumentar, dhe librat e tu janë
përkthyer në shumë vende, a s’ka ndikuar sado pak pozitivisht kjo?
Mendoj
se ky është shkaku i vuajtjeve në vazhdim
z. Greca. Siç e ndoqe, këtu shkojnë mirë antivlerat.
Kërkesa dhe mesazhi juaj për
organet ligj-zbatuese?
- Çfarë të them zoti Greca, ligji
ishte Maliqi. Një fshat që duket s’do kallauz!