Vuthaj, kjo trevë etnike shqiptare shtrihet midis tre kufijve shtetëror Shqipëri, Kosovë dhe Mali i Zi. Në pjesën shqiptare ze vend në Malësinë e Madhe në zonën e Kelmendit. Sot drejt saj ka një rrugë te re e të bukur që mund të udhëtohet në çdo stinë.
Qysh në lashtësi ka qenë e njohur me emrin “Vuthaj” ose “Katundi Vuthaj”.
Por, duke pasur parasysh shtrirjen, kompaktësinë e territorit dhe të banorëve, distancën nga njeri katund tek tjetri, themi se është një krahinë e vogël shqiptare në zemër të alpeve, me bukuri mahnitëse, me karakteristika lokale të veçanta.
Këto troje përfshijnë një territor të madh me lugina e vende bujqësore me bjeshkë livadhe dhe gardhe nga Burimi i Valbones deri tek Burimi e Ali Pashe Gucisë, nga liqeni i shtarës deri tek Guri i Gjon Bales, nga Guri i Sahatit deri tek shkalla e Vuthit.Por, duke pasur parasysh shtrirjen, kompaktësinë e territorit dhe të banorëve, distancën nga njeri katund tek tjetri, themi se është një krahinë e vogël shqiptare në zemër të alpeve, me bukuri mahnitëse, me karakteristika lokale të veçanta.
Trojet Vuthjane përbëhen nga këto vendbanime (fshatra) të përhershme : Valbona, Katuni i Epërm (sipërm), Ceremi, GjonBalajt, Qosajt, Kukajt, Hakajt dhe Zabeli.
Është pjesë përbërëse e Kelmendit të hershëm. Kufizohet me treva të tjera shqiptare : Malësia e Gjakovës, Dukagjinin, Bjeshkët e Kelmendit të Gurit, Gucinë dhe Plavën.
Prandaj themi se ky vend përbëhet nga një territor kompakt, me bjeshkë e male të lidhura në mes tyre.
Vuthaj si fshat për shum vite me radhë nga aspekti ekonomik është varur nga bujqësia, hoteleria dhe turizmi. Nga bujqësia vlerësohet të cekët: Pemtaria, blegtoria, bletaria etj Ndërsa për mikpritje përkujdesen vendasit me motele,hotele dhe restorante me kuzhinë tradicionale shqiptare. Qeverisja lokale është e përkushtuar për të ofruar infrastrukturë dhe qasje direkte në fshat në pashkpunim me investitor dhe mërgimtarë. Sipas statistikave lokale turizmi është më i theksuar gjat muajve të verës, ku mbahen festivale me muzikë dhe valle shqipëtare.
Mbiemrat që hasen sot më shum në këtë krahinë janë : - Gjonbalaj (Đonbaljaj / Đonbalić) , - Bruçaj (Bruncaj / Brucaj), - Ulaj (Uljaj/Uljević), - Ahmetaj(Ahmetaj / Ahmetović), - Vuçetaj (Vučetaj and Vučetović), - Çelaj (Čeljaj / Čelić) etj.
Gjuha shqipe që flitet në këtë rajon ka një dialekt veçues që nuk ekziston në këtë formë në qytete të tjera me popullatë shqiptare (sub-dialekt gegë). Nga muzika autentike vendase si instrumente muzikore përdoren fylli dhe lahuta, në vallëzim me muzikë folklorike veçohet vallja kosovare ose valle e rugovës dhe e rajonit të dugagjinit.Etj.
Flori Bruqi