2018-10-23

Pse në Beograd kërkohet referendum për Kosovën dhe arrestim të komandantëve të UÇK-së


Nga Flori Bruqi




Në kuadër të “dialogut ndërserb” për Kosovën, Shoqata e familjeve të të rrëmbyerve dhe të vrarëve në Kosovë, sot në tryezë në Beograd ka kërkuar që dialogu i Serbisë dhe i Kosovës të ndërpritet, siç tha kryetari i kësaj shoqate Simo Spasiq, “derisa shqiptarët në atë dialog të udhëhiqen nga kriminelët”.

Image result for lufta ne qirez


Ai në këtë tryezë, përcjell rts, ka thënë se shoqata që e udhëheq kërkon që të arrestohen ish -komandantët e UÇK-së ndërsa shtetin e Serbisë e ka ftuar ta shpallë referendumin për Kosovën.



“Pyetja (e referendumit) duhet të jetë a jeni që Serbia të shkojë në Europë pa Kosovën. Të shohim çfarë do të thonë qytetarët”, ka theksuar Spasiq.

Snezhana Markoviq nga kjo shoqatë është angazhuar për ngrirje të këtij konflikti Serbi – Kosovë.

Image result for lufta ne qirez


Në këtë tryezë janë dëgjuar akuza të rënda rreth situatës në Kosovë.

Vallë, kur do të arrestohën kriminelet(çetnikët) serbë që kanë bërë krime makabre në Kosovë >

Image result for lufta ne qirez

Në këtë luftë u dëbuan rreth 1,108,913  shqiptarë nga territoret e tyre, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët qytetarë të thjeshtë.




Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara.



Oficerë të Policisë kanadeze duke hetuar për një varr masiv, në praninë e Marinsave të SHBA
Numra të ndryshëm janë dhënë për vrasjet e shkaktuara nga forcat jugosllave përgjatë viteve. Rreth 1 milion  shqiptarë të Kosovës u dëbuan dhe rreth 7,000 deri në 9,000 u vranë, sipas The New York Times. Departamenti Amerikan i Shtetit numëron rreth 10,000 të vrarë, e cila citoi abuzimet e të drejtave të njeriut si shkaku kryesor i sulmimit të Jugosllavisë.

Image result for lufta ne qirez


Ekspertët statistikorë që punonin për Gjykatën Ndërkombëtare Kriminale për ish Jugosllavinë (ICTY) raportojnë për një numër total të vrarësh prej rreth 10,000 njerëzish.

Eric Fruits, profesor i Universitetit Shtetëror të Portland, debatoi se analizat e ekspertëve janë bazuar në të dhëna me gabime dhe se asnjë prej përfundimeve të tyre nuk mbështetet nga ndonjë analizë statistike.


Qeveria e Serbisë ka bërë shumë pak për tu përballur me serbët të akuzuar për krime lufte; bashkëpunimi me Gjykatën Ndërkombëtare Kriminale për ish Jugosllavinë ende "quhet si detyrim stresues, çmim i nevojshëm për tu futur në Bashkimin Europian".


Presidenti Jugosllav Sllobodan Millosheviç, bashkë me Milan Milutinović, Nikola Šainović, Dragoljub Ojdanić dhe Vlajko Stojiljković u akuzuan nga ICTY për krime kundër njerëzimit dhe duke përfshirë vrasje, zhvendosje me forcë, deportim, dhe "persekutim për shkaqe politike, rraciale dhe fetare".

Image result for lufta ne qirez

Në 2001, Presidenti Vojsllav Koshtunica "luftoi me dhëmbë e me thonj" kundër përpjekjeve për të vënë Milloshviçin para një gjykate ndërkombëtare por nuk mundi ta parandalonte këtë gjë pas daljes në skenë të provave të tmerrshme të luftës.


 Në tetor 2003, u shtuan akuzat për ish-shefin e shtabit të forcave të armatosura Nebojša Pavković, ish-komandantin e truave të ushtrisë Vladimir Lazarević, ish oficerin e policisë Vlastimir Đorđević, dhe Sreten Lukić.

Të gjithë u akuzuan për krime kundër njerëzimit dhe thyerje të ligjeve dhe rregullave të luftës. Më vonë, Gjykata Ndërkombëtare Kriminale për ish Jugosllavinë e OKB-së (ICTY) zbuloi ligjërisht se Serbia "përdor(i) dhunën dhe terrorin për të larguar me forcë shqiptarët e Kosovës nga shtëpitë e tyre përtej kufirit, në mënyrë që autoritet të merrnin kontrollin mbi Kosovën ...

Image result for lufta ne qirez

 Ushtria dhe forcat policore (MUP) të Ministrisë së Brendshme nën kontrollin e RFJ dhe autoriteteve serbe, të cilat ishin përgjegjëse për dëbimet masive të civilëve shqiptarë nga shtëpitë e tyre, po ashtu edhe incidente vrasjesh, sulme seksuale, dhe shkatërrimit me dëshirë të xhamive."


Image result for uck

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte forca politike dhe ushtarake e popullit shqiptar të Kosovës e cila ishte aktive mes viteve 1994 dhe 1999.


UÇK i kishte dy faza të veprimtarisë, atë të parën e cila parashihte kristalizimin e idesë së luftës së armatosur, që u karakterizua nga përpjekjet për organizim politik dhe për ngritjen e ndërgjegjes kombëtare në nivelin e përgjegjësisë historike.

Related image

Dhe faza e dytë, e cila ishte faza e organizimit konkret të njësiteve të vogla guerile dhe fillimi i aksioneve të armatosura kundër policisë serbe.

Sidoqoftë, lufta dhe rezistenca e UÇK-së kishte qenë e suksesshme dhe falë qëllimit të saj ne sot jemi të pavarur.


*****




1) Lufta e Kosoves kishte filluar me 28 shkurt të vitit 1998 pas sulmit jugosllav në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës

2) Lufta e Kosovës kishte përfunduar me 11 qershor të vitit 1999

3) Çlirimin e Kosovës e kishte mundësuar UÇK-ja me ndihmën e NATO-së, dhe mbështetjeve tokësore nga Ushtria Shqiptare

4) Me 23 mars të vitit 1999 në orën 23:17, Sekretari i Përgjithshëm i NATOs, Javier Solana, kishte lajmëruar se e kishte urdhëruar Komandantin Suprem Aleat të Evropës, Gjeneralin e Ushtrisë Amerikane Wesley Clark, që të “nisë operacionet ajrore në Republikën Federale të Jugosllavisë”.

5) Me 24 mars në orën 20:00 NATO kishte nisur fushatën bombarduese kundër Jugosllavisë.


Image result for lufta ne qirez

6) Në mbi dhjetë javët e konfliktit, avionët e NATOs fluturan mbi 38,000 misione luftimi, dhe me përjashtim të Greqisë, të gjithë anëtarët e NATOs ishin përfshirë sadopak.

7) Konferenca e Rambujesë ishte mbajtur gjatë periudhës janar-mars të vitit 1999

8) Gjatë kësaj lufte ishin dëbuar 800,000 shqiptarë, ishin vrarë 15,000 persona, dhe me mijëra tjerë ishin dhe janë të zhdukur

9) Ngjarja e 5 marsit të vitit 1998 kishte shkaktuar një irritim të thellë në kryeqytetet perëndimore. Madeleine Albright kishte thënë se “tashmë kjo krizë nuk është një çështje e brendshme RFJ”.



10) Sulmi masiv mbi shtëpinë e Jasharit kishte sjellë masakrimin e 60 shqiptarëve, shumica familjarë të Adem Jasharit, nga të cilët 18 kishin qenë gra dhe 10 fëmijë

11) Ibrahim Rugova dhe Millosheviçi ishin takuar më 15 maj të vitit 1999 në Beograd, derisa Presidenti kosovar ishte i “kidnapur” nga forcat policore serbe.

12) Një komandant tanku serb kishte thënë: “Gjatë gjithë kohës që isha në Kosovë, nuk pashë kurrë një ushtarë armik, dhe njësia ime nuk u përfshi asnjëherë në konflikt me armikun. Tanket të cilat kushtonin 2.5 milionë USD u përdorën për të masakruar fëmijët shqiptarë… më vjen turp”.

13) Me 15 janar të vitit 1999 kishte ndodhur Masakra e Reçakut ku 45 fermerë shqiptarë ishin rrethuar, ku pastaj ishin dërguar drejt një kodre dhe ishin masakruar.

14) Kjo masakër ishte ndëshkuar nga vendet perëndimore dhe nga Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, dhe më vonë u bë baza e një nga akuzave për krime lufte ndaj Millosheviçit dhe zyrtarëve të tij më të lartë.

15) Me 13 qershor të vitit 1999, Millosheviçi kishte pranuar kushtet e një plani ndërkombëtar paqeje për të ndaluar luftimet, ku në kuvendin kombëtar po pranoheshin propozimet pavarësisht debateve të ashpra dhe në disa raste edhe përleshjeve me grushte.

16) Me 12 qershor, misioni i drejtuar nga NATO Kosovo Force (KFOR) kishte filluar të futej në Kosovë, ku misioni i saj i vetëm ishte paqeruajtja.

17) Trupat e para të NATOs që u futën në Prishtinë me 12 qershor të vitit 1999 ishin forcat speciale Norvegjeze FSK (Forsvarets Spesialkommando) dhe forcat speciale ajrore britanike S.A.S.

18) Sipas UNHCR, nga nëntori i vitit 1999 848,1000 nga 1,108,913 refugjatë ishin kthyer.





Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...