Kështu shkruante ditët e fundit buletini shkencor i Laboratorit Kombëtar të Los Alamos (laboratori ku u ndërtua bomba e parë atomike në botë që u përdor në Luftën e Dytë Botërore) për studiuesen shqiptare e diplomuar në fushën e biokimisë në SHBA, Sara Lamçe.
Sara është diplomuar për biokimi dhe fillimisht ka bërë kërkime në kiminë kompjuterike, në Universitetin Seton Hall në Nju Xhersi ku ka bërë prezantime të shumëfishta dhe me zbulimet e saj interesante ka fituar disa çmime. Ajo ishte një nga pesë studiuesit që u vlerësuan maksimalisht për prezantimet e tyre kërkimore shkencore që u kualifikuan në Simpoziumin e 5 Marsit 2018 në Qendrën Shkencore të Lirisë dhe punon që këto zbulime ti zhvillojë në Departamentin e Laboratorit të Energjisë, në New Mexico duke i dhënë jetë një projekti që mbështet industrinë e biokarburanteve.
Sukseseve të biokimistes nga Shqipëria, faqja zyrtare e Kolegjit të Arteve dhe të Shkencës , “Seton HALL University” i ka kushtuar disa shkrime, në të cilat veçon kotributin e saj për këtë çeshtje shumë të ndjeshme në shoqërinë amerikane dhe në botë. “Për këto studime, Sara Lamcaj, bëhet e ditur aty, ka marrë çmimin në Proline dhe është zgjedhur për një stazh post-diplomë në Los Alamos National, Laboratory në New Mexico. Përveç ekspertizës në fushën e biologjisë molekulare dhe biokimisë, bashkë me drejtuesin e saj në këtë fushë, Profesor Barry, një ekspert i shquar ky në manipulimin e mikroalgave dhe metabolizmit të metaleve, tashmë Lamçaj vijon të punojë për zbulimin e algave si një alternativë e besueshme për karburantet tradicionale të naftës. Ajo është e vetmja praktikante e zgjedhur nga Programi i Praktikimit të Laboratorit të Universitetit të Shkencave të Departamentit të Energjisë, qendër shumë e njohur kjo e kërkimit shkencor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që daton që nga vitet 1940.
Shkenctari, Stephen Kelty me emër të madh në Amerikë shprehet se të kesh Sarën pjesë të ekipit në këtë projekt të rëndësishëm është më shumë se kënaqësi. Projekti ynë kombinon elementë të kimisë, fizikës dhe shkencës kompjuterike ku Sara përshtatet në mënyrë të përkryer”.
Lamçaj ka përfunduar kërkimet mbi përdorimin e aminoacideve në barnat terapeutike dhe në Los Alamos vazhdon hulumtimet për algat si një alternativë të mundshme ndaj karburanteve me naftë.
Lamçaj është një avokate për mjedisin dhe është shumë e entuziazmuar për studimin e zëvendësimit të karburanteve dhe produkteve të derivateve të naftës dhe kthimin e dëmeve që njerëzit kanë pasur në mjedis. Ajo pohon se në Seton Hall ka zhvilluar disa miqësi të mrekullueshme dhe mundësi për të punuar dhe për t’u mësuar nga disa nga profesionistët më të mirë në fushën e biokimisë.
“Përvojat e mia në Seton Hall nga kryerja e hulumtimeve për dy vjet më kanë frymëzuar të përdor kuriozitetin për shkencën për të ndjekur një karrierë në kërkime”, shprehet ajo
Stephen Kelty, profesor në projektin për aminoacidet, thotë se Lamcaj shpejt kuptoi konceptet dhe metodat, duke u bërë pjesë integrale e ekipit dhe emërimi i Lamçaj në LosAlamos është një përshtatje e përsosur për të dhe dëshirat e saj kërkimore. Ajo shton profesori i shquar ka entuziazmin dhe këmbënguljen për të trajtuar probleme sfiduese dhe është një shkencëtare e talentuar.”
Prinderit e Sarës, Aleksandri dhe Dona