Qeveria e Kosovës kishte marrë vetë në mënyrë vullnetare obligimin që të paguajë borxhin në vlerë prej 381 milionë euro, të trashëguar nga koha e ish-Jugosllavisë. Bëhet fjalë për disa projekte që në atë kohë ishin financuar nga Banka Botërore për t’u zbatuar në territorin e Kosovës.
Ndërkohë që pas shpalljes së pavarësisë, rreth 45 milionë euro janë borxhe të reja që Kosova ka marrë nga Banka Botërore për financimin e projekteve të ndryshme që nga viti 2010 e këndej, thotë Muharrem Shahini zëdhënës në Ministrinë e Financave.
Republika e Kosovës është anëtarësuar në Bankën Botërore rreth 16 muaj pas aktit të shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë, në qershor të vitit 2009. Që nga dita e pranimit në këtë institucion financiar kanë filluar edhe pagesat e rregullta të kredisë.
Çështja e borxhit dhe se si duhet zgjidhur ky problem është diskutuar në negociatat në mes Prishtinës dhe Beogradit në procesin e udhëhequr nga Marti Ahtisari në Vjenë të Austrisë.
“Deri në gusht të këtij viti, shuma e paguar ndaj Bankës Botërore është 234 milionë euro në emër të borxhit të trashëguar. Pagesat e kësteve të rregullta kanë filluar në vitin 2009 dhe deri më tani, në emër të kryegjësë janë paguar 110.52 milionë euro, ndërsa në emër të interesit janë paguar 72.23 milionë euro”, tha Shahini.“Përafërsisht, kësti vjetor është 19 milionë euro, shumë kjo që vjen duke u zvogëluar. Pagesat për këtë kredi pritet të përfundojnë në vitin 2031”, tha ai.
Fondet nga Banka Botërore, Qeveria e Kosovës i ka huazuar për realizimin e projekteve për sigurimin e ujit dhe projekte për bujqësi dhe zhvillim rural.
Banka Botërore vazhdimisht ka përkrahur projekte të ndryshme në Kosovë. I vetmi projekt që nuk ka arritur mbështetjen e këtij institucioni është fillimi i ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re”, edhe pse i gjithë projekti është realizuar me rekomandimet e Bankës Botërore.
Ekspertë për çështje ekonomike theksojnë se Qeveria e Kosovës është treguar e kujdesshme në kthimin e kësteve të kredisë ndaj institucionit më të rëndësishëm ndërkombëtar financiar, Bankës Botërore.
“Marrja e borxheve nga institucionet ndërkombëtare është e mundshme dhe besoj se nuk e dëmton aftësinë apo likuiditetin financiar, qoftë në nivel të buxhetit apo bruto produktit vendor në Kosovë. Prandaj unë e shoh të mundshme. Vetëm se duhet të përgatitet një listë vërtet e qëndrueshme të atyre projekteve që kanë efekt jo vetëm në rritjen ekonomike, por edhe në punësim dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës”, tha Ramosaj.
Rritet Borxhi publik i Kosovës, arrin në 600 euro për kokë banori
Borxhi publik i Kosovës çdo vit po shënon rritje, edhe pse jo në mas të madhe. Sipas të dhënave zyrtare, deri në fund të majit të këtij viti ky borxh ka arritur në 1 miliard e 54 milionë euro.
Pavarësisht rritjes së shumës së borxhit, ai vlerësohet më i ulëti në rajon. Shprehur në përqindje, borxhi paraqet 16.54 për qind të Produktit të Përgjithshëm Bruto (PPB).
Deri sa në fund të vitit 2017, borxhi publik ishte 996.42 milionë euro dhe përbënte 14.58 për qind të PPB-së.
Sipas të dhënave të fundit, PPB-ja e Kosovës është 6.06 miliardë euro, apo mbi 3,400 euro për kokë banori. Por, llogaritur pjesëmarrjen e secilit qytetar në borxhin publik, del se çdo banor në Kosovë detyrohet me rreth 600 euro.
Zëvendëskryetarja e Komisioni për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës, Safete Hadërgjonaj, vlerëson se Borxhi publik është i ulët në raport me PPB.
Ajo në një përgjigje për Telegrafin, tha se edhe pse Borxhi publik i Kosovës ka shënuar rritje, megjithatë qëndron në nivele të ulëta në raport me PPB-në.
“Është e vërtet që ka rritje të Borxhit publik, mirëpo ky borxh në Kosovë është ende i ulët në raport me Produktin e Përgjithshëm Bruto”, tha për Telegrafi, Hadërgjonaj.
Ajo tërheq vërejtjen se Qeveria duhet të jetë e kujdesshme me harxhimin e këtyre mjeteve.
Humbje e përkohshme e flokëve? Shkaqet dhe shërimi
“Kosova ka hy në borxhe për projektet që janë në interes për vendin. Qeveria duhet të jetë e kujdesshme që këto mjetet që janë marrë borxh të shpenzohen në mënyrë efikase dhe efektive të jetë më e kujdesshme në krijimin e kushteve për realizimin e projekteve që janë paraparë të realizohen me këto mjete. Nuk është e arsyeshme që për shkak të procedurave dhe neglizhencës të mos realizohen projektet për të cilat Kosova ka hy borxh”, tha Hadërgjonaj.
Sipas njohësve të ekonomisë, investimi i paarsyeshëm i Borxhit Publik mund të shkaktojë probleme buxhetore.
Flamur Keqa, ekspert për çështje financiare, ka thënë , se Qeveria duhet të shtojë kujdesin lidhur me shtimin e borxhit.
“Edhe pse borxhi është ende është në suaza të kërkesave ndërkombëtare financiare, Qeveria duhet të shtoj kujdesin për shkak të rritjes graduale të borxhit”, tha Keqa.
Sipas tij, borxhi në vete ka kosto të caktuara.
“Duke pasur parasysh se si borxhi i brendshëm edhe ai i jashtëm ngërthejnë në vete kosto të caktuara financiare të cilat dallojnë mes tyre atëherë mjetet e marra borxh duhet investuar në projektet e parapara me marrëveshje apo në projekte kapitale të cilat gjenerojnë kthim më të larte se sa kostoja e borxhit. Investimi i paarsyeshëm ekonomikisht mund të shkaktoj probleme buxhetore në të ardhmen”, tha Flamur Keqa.
Kurse, zëdhënësi i Ministrisë së Financave, ka thënë për Telegrafin se Borxhi publik deri në fund të muajit maj kaloi vlerën e 1 miliard eurove.
“Në fund të muajit maj 2018 gjendja e borxhit shtetëror të Kosovës shënoi vlerën 1 miliard e 54 milion euro. Kjo njëherësh paraqet 16.54 për qind të Produktit të Përgjithshëm Bruto”, tha Shahini.
Huamarrja e borxhit, sipas tij, është në pajtim me Ligjin e Buxhetit 2018 dhe se parashikimet janë brenda kufijve të paracaktuara.
“Huamarrja e borxhit shtetëror është në pajtim me Ligjin e Buxhetit 2018, Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Ligjit për Borxhet Publik. Shumat që priten të tërhiqen nga huamarrja ndërkombëtare, shërbimi i borxhit dhe shumat që do të emetohet gjatë vitit në tregun e brendshëm janë të përfshira në Ligjin e Buxhetit, sipas parashikimeve dhe janë brenda limiteve të paracaktuara në Programin e Borxhit Shtetëror 2019-2021, në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike, dhe në Ligjin për Borxhet Publike”, tha zëdhënësi Muharrem Shahini.
Sipas Ministrisë së Financave, borxhi i brendshëm i huazuar përdoret për mbështetje buxhetore, ndërkaq borxhi ndërkombëtar i huazuar është i orientuar në financim të projekteve, që i takojnë sektorëve të ndryshëm dhe kryesisht lidhen me projekte prioritare siç janë projektet infrastrukturore, ujërat e zeza, furnizimi me ujë, shëndetësi, bujqësi, arsim, etj.
Edhe në Raportin e fundit të Progresit të Komisionit Evropian është thënë se Kosova ka një nivel relativisht të ulët të Borxhit Publik dhe nuk paraqitet ndonjë shkak për shqetësim.
Shqipëria dhe Serbia renditen në vendin e parë sa i përket përqindjes më të lartë të borxhit me një pjesëmarrje mbi 70 për qind të PBB-së, pasuar nga Mali i Zi me mbi 60 për qind dhe Bosnja dhe Hercegovina me mbi 40 për qind.
Ndryshe, sipas Ligjit për Borxhet publike, në asnjë rast shuma e papaguar e borxhit të përgjithshëm, nuk duhet të tejkalojë dyzet për qind të PBB-së.
Në rast se borxhi e tejkalon këtë përqindje, atëherë Qeveria duhet t’i paraqesë Kuvendit strategjinë për të kthyer Borxhin e Përgjithshëm nën pragun 40 për qind.
Ndryshe, borxhi publik i Republikës se Kosovës, vit pas viti po shënon rritje. Sipas të dhënave zyrtare në fund të vitit 2017, borxhi i përgjithshëm ka arritur vlerën 996 milionë euro, ose 17 për qind më shumë se në vitin 2106.