Sulltani që merrte tribut në vlerë prej 500 dukatëve pas pushtimit të Kostandinopojës e rriti tributin në 3000 dukat. Këtë e bëri pasi që, një pjesë e refugjatëve iku në Republikën e Raguzës ; për mbajtjen e tregu Komnenëve, (gjer. Comnenen ), Laskarëve, (gjer. Laskaren ), Palazogëve, (gjer. Paläologen ), dhe Kantauzëve, (gjer. Cantaouzenen ), dhe se kishin pranuar intelektual të njohur si : Jonas Laskain, (gjer. Joannes Laskaris ), Demetri Çalkondilin, (gjer. Demetrius Chalcondylas ), Theodor Shpandugin ,(gjer. Theodorus Spanduginus ), dhe Pal Tarçaniotin, (gjer. Paulus Tarchaniotes ), të cilët i kishin pranuar me shpërblime dhe i kishin përcjellur në oborrin e Lorencës të Medicit.
Prandaj shumica e dokumenteve raguziane që trajtojnë periudhën pararendëse të Skënderbeut janë lajme që Raguza ia ofronte Sigismundit për gjendjen në Arbëri dhe Bosnjë. Vetë perandori dhe mbreti hungarez do t’u dërgonin zotit Andrea Topia dhe disa udhëheqësve të tjerë arbërorë letra dhe udhëzime, gjithnjë nëpërmjet Raguzës.
Kjo formë e komunikimit përmes Raguzës vërtetohet edhe nga vetë Andrea Topia, i cili i shkruante perandorit se letrat e tij nuk i ka, por i marrin vesh tërthorazi nga Raguza. Prandaj Senati i Raguzës, i cili e njihte sovranitetin e perandorit mbi Raguzën, e informonte sistematikisht për depërtimin e ushtrive turke, luftën çlirimtare të arbërorëve dhe fitoret e tyre.
Edhe pse raguzianët, në maj të vitit 1435, e dërguan në Arbëri të dërguarin e perandorit për t'u informuar mbi rrethanat në Arbëri, interesimi i raguzianëve për Gjergj Kastriotin në periudhën e parë të luftës së tij kundër osmanëve pasqyrohej vetëm si vrojtues të ngjarjeve në këtë vend fqinj. Ajo në këtë kohë nuk ishte e gatshme të vinte kontakte më të afërta me arbrit në luftë kundër osmanëve