Avokati i njohur Spartak Ngjela i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se Turqia, Greqia dhe Serbia janë hedhur në luftë kundër Shqipërisë.
div dir="ltr" style="text-align: left;" trbidi="on">
Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se Greqia ka financuar pjesën më të madhe të fondeve të saj kundër çështjes çame.
Dervishi: Aty ku kanë shkuar më shumë këto lekë është për të degjeneruar çështjen çame. Çështja çame sot është në nivelin më të ulët të mundshëm. Është e copëzuar. Janë në krye persona të pabesueshëm që blihen dhe shiten. Secili jep një teori të vetën. Nuk shoh unifikim të çamëve dhe e shoh të shkatërruar. Unë besoj se këtu janë hedhur lekët më të mëdha.
Historiania Elena Kocaqi e ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se Greqia ka financuar prej më shumë se 100 vitesh në politikën shqiptare për vendimet, ndërsa shton se aktualisht fondet që vijnë nga vendet fqinje shkojnë deri tek niveli i buxhetit të shtetit shqiptar.
Kocaqi: Greqia ka vite që financon. Unë të paktën si historiane e kam gjetur në arkiva që para 100 vjetësh që ajo financonte politikanët tanë për vendimmarrje. Financon Serbia, financon Turqia. Fondet që jepen në Shqipëri janë jo qindra milionë dollarë, por mendoj se është një buxhet që shkon sa buxheti i Shqipërisë. Gjithë ky investim ka prapavijë politike të qartë. E ka bazën tek nacionalizmi ekstremist, për të krijuar perandori neo-otomane, bizantine, Perandori Stefan Dushani, etj. Ky është qëllimi. Ky problem është sensivit sepse dëmton interesat kombëtare. Mediat krijojnë opionin publik. Ti nuk ke një publik të specializuar që di problemet e brendshme dhe të jashtme. Ata kanë program të caktuar në Athinë për ndarjen veri-jug. Për rritjen artificiale të minoritarëve. Qëllimi për asimilimin e popullsisë shqiptare dhe vendimmarrjen politike. Ky është pretendim territorial.

Koço Kokëdhima: Rama të sqarojë milionat sekrete të Athinës
Lëvizja Zgjidhja e drejtuar nga Koço Kokëdhima kërkon nga qeveria shqiptare të sqarojë çështjen e pagesave sekrete të Greqisë për median dhe organizatat.
Deklarata e plotë e Lëvizjes Zgjidhja
Sipas dokumentit sekret të Ministrisë së jashtme greke, miliona euro janë dhënë për të paguar mediat, OJF-të dhe politikanë shqiptarë. Fondi Sekret i Ministrisë së Jashtme Greke, e cila drejtohej nga ish-ministri Nikos Kotzias, i zbuluar nga gazetari kurajoz grek Dimitris Takis, tregon se Athina ka dhënë pagesa për disa media, gazetarë dhe politikanë shqiptar, për të ndikuar dhe mbajtur qëndrime dhe linja editoriale, në përputhje të plotë me interesat greke.
ZGJIDHJA është e shqetësuar për këtë aferë të re të qeverisë greke dhe për të cilën qeveria shqiptare nuk ka bërë asnjë reagim.
Fakti që informacionet për blerjen e politikbërësve e mediabërësve në Shqipëri si dhe për bisedimet për Paktin Detar, vijnë nga Athina e po kalohen në heshtje të plotë nga institucionet ligjzbatuese shqiptare është shumë domethënës. Qeveria jonë duhet të sqarojë urgjentisht se sa kanë ndikuar këto pagesa sekrete në negociatat shqiptaro-greke. Opinioni publik është i interesuar të dijë përfshirjen e qeverisë shqiptare në menaxhimin dhe shpërndarjen e këtyre fondeve sekrete greke për t’i hapur rrugën miratimit të marrëveshjes së negociuar mes dy qeverive.
ZGJIDHJA kërkon që Qeveria Shqiptare dhe Kryeministri i Shqipërisë të sqarojnë menjëherë pozitën e tyre. Sqarime duhet të japë Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati që ka qenë në krye të bisedimeve dhe ka heshtur për çdo takim si dhe politikanët e përfshirë ose jo në negociata, OJF-të, mediat e gazetarët shqiptarë të paguar nga qeveria greke për të tradhëtuar interesat e Shqipërisë në këto negociata.
ZGJIDHJA ka kërkuar përherë marrëdhënie të sinqerta dhe miqësore mes dy vendeve tona. Akti i qeverisë greke është i papranueshëm, shumë i rëndë, i rrezikshëm për integritetin e sigurinë e Shqipërisë dhe poshtërues për një vend sovran.
ZGJIDHJA dënon veprimin e qeverisë greke kundër interesave të Shqipërisë e shqiptarëve dhe kërkon nga institucionet e shtetit tonë hetimin e plotë të këtij skandali dhe bërjen e një note proteste ndaj qeverisë dhe ministrisë së jashtme greke.
ZGJIDHJA kërkon sqarimin e plotë të rolit të ambasadores së Greqisë në Tiranë, Eleni Sourani. Qeveria e Shqipërisë duhet ta shpallë “non grata” dhe ta dëbojë menjëherë nga territori i vendit tonë këtë diplomate, e cila besojmë se është plotësisht e përfshirë në këtë skandal të paimagjinueshëm.
Znj. Sourani ka ndërhyrë disa herë në punët e brendëshme të Shqipërisë, në dëm të interesave tona kombëtare duke kapërcyer vijat e kuqe të diplomatit dhe e meriton plotësisht dëbimin nga Shqipëria.
ZGJIDHJA i bën thirrje shqiptarëve ta ndjekin me kujdes e vigjilencë marrëveshjen që negocion qeveria e Tiranës me Greqinë. Ne nuk do ta pranojmë kurrë rishikimin e kufijve në dëm të interesave shqiptare dhe do të refuzojmë me vendosmëri dhe çdo çmim sakrifikimin dhe tradhëtimin e Çështjes Çame, e cila qëndron në themel të çështjes sonë kombëtare. Pa trajtuar e zgjidhur të drejtat njerëzore të popullsisë etnike të Çamërisë, nuk mund të zgjidhen dhe rivendosen të drejtat e pamohueshme të shqiptarëve në Ballkan.
Ngjela: Tre janë shtetet që janë hedhur në luftë kundër nesh, Serbia, Greqia dhe Turqia. Këto tre shtete kërkojnë të ndërhyjnë këtu për interesa të ndryshme. Dy janë të trembura për territore. Kanë krijuar përshtjellim analitik pas bombardimeve të Kosovës. Intensiteti më i madh është pas bombardimeve. Shkëputja e Kosovës ka krijuar këtë tension. Pyetja që ngrihet këtu; pse doli aty kjo në Greqi? Është interes politik. Është kundër interesit kombëtar grek hapja e një sekreti shtetëror? Duhet ta zgjidhin ata. E dyta, është luftë politike brenda partisë së Tsipras apo kanë luftë për zgjedhjet që vijnë.
div dir="ltr" style="text-align: left;" trbidi="on">
Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se Greqia ka financuar pjesën më të madhe të fondeve të saj kundër çështjes çame.
Dervishi: Aty ku kanë shkuar më shumë këto lekë është për të degjeneruar çështjen çame. Çështja çame sot është në nivelin më të ulët të mundshëm. Është e copëzuar. Janë në krye persona të pabesueshëm që blihen dhe shiten. Secili jep një teori të vetën. Nuk shoh unifikim të çamëve dhe e shoh të shkatërruar. Unë besoj se këtu janë hedhur lekët më të mëdha.
Historiania Elena Kocaqi e ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se Greqia ka financuar prej më shumë se 100 vitesh në politikën shqiptare për vendimet, ndërsa shton se aktualisht fondet që vijnë nga vendet fqinje shkojnë deri tek niveli i buxhetit të shtetit shqiptar.
Kocaqi: Greqia ka vite që financon. Unë të paktën si historiane e kam gjetur në arkiva që para 100 vjetësh që ajo financonte politikanët tanë për vendimmarrje. Financon Serbia, financon Turqia. Fondet që jepen në Shqipëri janë jo qindra milionë dollarë, por mendoj se është një buxhet që shkon sa buxheti i Shqipërisë. Gjithë ky investim ka prapavijë politike të qartë. E ka bazën tek nacionalizmi ekstremist, për të krijuar perandori neo-otomane, bizantine, Perandori Stefan Dushani, etj. Ky është qëllimi. Ky problem është sensivit sepse dëmton interesat kombëtare. Mediat krijojnë opionin publik. Ti nuk ke një publik të specializuar që di problemet e brendshme dhe të jashtme. Ata kanë program të caktuar në Athinë për ndarjen veri-jug. Për rritjen artificiale të minoritarëve. Qëllimi për asimilimin e popullsisë shqiptare dhe vendimmarrjen politike. Ky është pretendim territorial.
div dir="ltr" style="text-align: left;" trbidi="on">
Skandali që ka plasur në Greqi në lidhje me fondet sekrete greke, ka kapur të papërgatitur “agjenturën” politike dhe mediatike të mirë-paguar në Shqipëri, për të krijuar dizinformacion.
Një shpifje e pastër dhe keqdashëse, që e ka qendrën në Tiranë, afër segmenteve të Qeverisë së njollosur nga ky skandal dhe sigurisht përfituesit e këtyre Fondeve Greke, që përmes këtyre Listave të Rreme, kërkojnë të përhapin mjegull dhe të fshihen pas kësaj mjergulle të vetë-krijuar.
E vërteta duket e qartë dhe e paqme, në punën dhe në linjën që një gazetar ndjek në raport me publikun.
Dyshoj që hartuesit e Listës së Rreme, e cila nuk ka asnjë burim dhe asnjë provë, është përpiluar pikërisht në Tiranë dhe Athinë, sipas skemës së shërbimeve sekrete, që mbështetet mbi krijimin e ‘Pistave të Rreme’, për të fshehur agjenturat e vërteta.
Unë personalisht jam ndeshur me shumë kërcënime që nuk i kam bërë kurrë publike, porse trishtohem që ky vend, mban e ushqen kaq shumë vemje, kaq shumë plehra, kaq shumë përbindësha që jetojnë në nevojtoren e pisët të skutave të tyre dhe që kanë lindur pa Atdhe dhe do të vdesin si tradhëtarë!
Personalisht kam përpara meje, të paktën 3 breza pinjollësh të shquar të Shqiptarisë, dhe shqiptarë-dashës të orëve më të vështira, kurse vemjet e krahut tjetër, që kanë baballarë krimba dhe për nëna gjirizin ku jeton fort-lumturisht raca krimbërore, janë ata që janë.
Dhe prandaj, ndonëse jetojmë në të njëjtin vend, ngelemi përjetësisht të papërzier dhe shumë larg botëve të njeri tjetrit.
Për ta mbyllur: Ngelem krejt i qetë. Lista bërësit të vazhdojnë punën e tyre të ndyrë, për të cilën janë paguar dhe vijojnë të paguhen. Ndoshta do të vijë dita që Shqipëria, do ta nxjerrë llumin e vet në breg, ashtu sikundër bën Deti, të vetë-pastrohet dhe të bëhet gati për ditë më të mira.
Nëse nuk e mbërrin brezi im, ndoshta do ta mbërrijnë brezat që vijnë, fëmijët tanë Shqiptarë dhe Shqipëri-dashës.
Publikohet dokumenti. Greqia,15 milionë euro për gazetarët, politikanët dhe shoqatat
Ka dalë në media dokumenti i zbuluar nga gazetari grek Dimitris Takis. Lista e fondit sekret me zërat që janë paguar, të paraqitura me kode, është miratuar nga Parlamenti grek. Opinioni grek në mbrojtje të gazetarit, që po hetohet për nxjerrje sekreti
Dokumenti sekret i Ministrisë së jashtme greke tregon të detajuara pagesat e bëra për median, OJQ-të dhe politikanët shqiptarë. Fondi Sekret, i Ministrisë së Jashtme Greke, e cila drejtohej nga Nikos Kotzias u zbulua nga gazetari i portalit në Athinë, iefimerida.gr, Dhimitris Taqis gjatë diskutimit në Kuvendin e Greqisë në 10 tetor 2018, gjatë përplasjes të ministrit të Mbrojtjes Panos Kammenos dhe Nikos Kotzias, të cilin Kammenos e akuzoi për shpërdorim të fondit sekret rreth 45 milionë euro për tre vitet e fundit (ka zëra se fondi sekret i Kotzias ka qenë 100 milion euro për tre vite). Ajo që është proklamuar në mediat fqinje, në lidhje me dhënien e fondeve për disa nga mediat shqiptare me qëllim influence dhe ndikimi në opinion publik shqiptar, është kaluar në heshtje nga ana e institucioneve ligjzbatuese shqiptare, ndërsa në Greqi opinioni grek po zien në mbrojtje të gazetarit i cili është marrë nën hetim për nxjerrje të sekretit shtetëror.
Fondi sekret
Ministria e Jashtme Greke, me anë të fondit të saj sekret, ka dhënë një shumë të konsiderueshme parash, në drejtim të disa mediave, në përgjithësi lokale, për të influencuar dhe për të mbajtur një linjë editoriale, e cila korrespondon me atë greke. Sipas informacioneve, të dala nga dokumentat e Ministrisë së Punëve të Jashtme, shuma totale e parave të shpenzuara ishte 1 milion euro vetëm vitin e fundit. Nga Fondi Sekret i Ministrisë së Punëve të Jashtme, por edhe të disa ministrive të tjera të Greqisë prej vitit 1990 mbështeten financiarisht shoqata, parti, gazetarë, politikanë, kanale radiosh, televizione dhe grupacione fetare në Shqipëri. Shumat e para të parave janë shpërndarë për influencimin e mediave shqiptare. Shumat e tjera janë shpërndarë për mediat e Maqedonisë, në po të njëjtën mënyrë janë shpërndarë edhe paratë për mbëeshtejen e Kishave Ortodokse dhe Orthodoksisë në përgjithësi. Më përjashtim të Kishës Orthodoxe, paratë e shpenzuara për mediat, bëhet me qëllimin e vetëm për të influencuar tek shkrimet e tyre editoriale, në mënyrë që të jepej një imazh pozitiv për Greqinë. Influenca do të shtrihej edhe tek pronarët e mediave, në mënyrë që të krijohej një lob pro grek dhe të përfitonin interesat greke. Të gjitha informacionet janë kërkuar nga ana e mediave greke, por qeveria me anë të zëdhënsit të saj pasi ka sqaruar ekzistencën e këtyre pagesave, është shprehur se nuk do të jepet më tek asnjë e dhënë konkrete për arsye të interesit kombëtar.
Kategoritë e shpenzimit të parave
Dhënia e ndihmave në formën e parave, për minoritarët dhe kishën greke, është diçka e cila nuk ka nevojë për të dhëna. Ajo është e parashikuar edhe në legjislacionin e ndihmave për Kishën Orthodokse shqiptare. Por ajo që ka krijuar më shumë interes kanë qenë shumat e parave të cilat janë dhënë për disa nga mediat apo portalet online shqiptare. Dokumenti në fjalë është bërë publik nga gazeta e njohur investigative greke, “iefimerida.gr”. Ky dokument është pjesë e Fondit Sekret të Kotzias me kodin 0896, ku rezulton se, 15 milion euro janë përdorur në Shqipëri për pagesat e mediave, politikanëve, partive, shoqatave, etj., për propagandën filogreke dhe antishqiptare. Çështja ka kaluar në Prokurorin e Athinës, për faktin se si i ra në dorë gazetarit grek Dhimitris Takis, ky dokument është një sekret shtetëror. Ndërkohë që të tjera shpenzime, nga Fondi Sekret i Ministrisë së Punëve të Jashtme kanë të bëjnë me: Para të cilat janë të pazbuluara, domethënë të fshehta, që ka shpenzuar autoriteti i Ministrisë së Punëve të Jashtme. Në bazë të dokumentit, kodi 9871 thekson se paratë, të cilat janë dhënë dhe janë shpenzuar nga persona fizikë gjatë viteve të kaluara. Kodi 9873 përcakton tarifat e tjera nga vitet e kaluara. Kodi 0813 përmban shpenzime për qirat e ndërtesave. Kodi 0823 përmban shpenzimet për postën. Kodi 0824, përmban detyrimet nga marrëdhënie ose lidhje me telefonatat. Kodi 0826 përcakton shpenzimet për përdorimin e celularit. Të shprehura në tabelë, shpenzimet paraqiten si më poshtë:
Demokracia e Re: Njoftimi “rastësor” i Kotzias për “paktin detar”
Opozita kryesore greke, “Demokracia e Re”, ditën e djeshme reagoi ndaj deklaratave ndaj ish-ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, mbi idenë e shtrirjes së ujërave territoriale në rreth 12 milje. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë ceremonisë së dorëzimit të detyrës si ministër
Në një deklaratë për mediat partia opozitare greke, “Demokracia e Re”, u shpreh se, kjo deklaratë e Nikos Kotizas, tregon një mungesë serioziteti, transmeton media greke, “Kathimerini”. Reagimi i opozitës greke i mëshon faktit se qeveria e tanishme greke nuk ka seriozitetin e duhur për të trajtuar një çështje kaq delikate si ajo e delimitimit të ujërave greke, të cilat do të përcaktojnë edhe kufirin me Shqipërinë. Nikos Kotzias e bëri deklaratën e rij ndërsa priti kryeministrin Alexis Tsipras, si pasuesin e tij në Ministrinë e punëve të Jashtme. Në deklaratën e partisë opozitare theksohet qartë se: “Një njoftim shumë i rëndësishëm për politikën e jashtme të vendit, siç është zgjerimi selektiv i ujërave të tij territoriale, bëhet rastësisht dhe në mënyrë fragmentare, me rastin e ceremonisë së dorëzimit në Ministrinë e Jashtme”, tha ministri i jashtëm në hije Giorgos Koumoutsakos në një deklaratë për shtyp. “Edhe një herë, mungesa e seriozitetit dhe ndjenjës së përgjegjësisë të qeverisë është konfirmuar”, shtoi ai. Lidhur me përmbajtjen e njoftimit, Koumoutsakos tha se “Demokracia e Re”, do të komentojë pasi ai zyrtarisht është njoftuar për këtë çështje. Duke komentuar qëndrimin e Nikos Kotzias në Ministrinë e Jashtme, ai tha se, do të mbahet mend për marrëveshjen “e dëmshme” të Prespës, të nënshkruar me ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe për “dhënien e” përkatësisë etnike dhe gjuhës maqedonase “atij vendi”.
Hijet e dorëheqjes se Kotizias
Mediat greke theksojnë se Nikos Kotzias, kishte bërë plan që të jepte dorëheqjen e tij, ditën e enjte, pra në kohën që plasi edhe skandali për shpërdorimin e fondeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Por kjo iniciativë e Nikos Kotzias është bllokuar nga një dalje publike e zëdhënësit të Qeverisë Greke, Dimitris Tzanakopoulos, ku ndër të tjera citonte se: “qeveria është në gjendje të vazhdojë në këtë drejtim që ka nisur. Nëse ndokush nuk ndjehet rehat mund të zbresë nga treni i tanishëm”. Më tej në deklaratë thuhej se:” Sipas draft ligjit të funksionimit të institucioneve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, fondi në drejtim të një shteti si Maqedonia është afro 2 milionë dollarë. Ndërsa në lidhje me fondet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, burimet diplomatike theksojnë se, “Ministria e Jashtme është e vetmja ministri e cila ka kaluar para nga fondi sekret i kësaj ministrie”, përfundon deklarata e zëdhënësit të qeverisë greke.
Letra e dorëheqjes
Në letrën e tij të dorëheqjes, Nikos Kotzias ka akuzuar ministrin e Mbrojtjes Greke, Panos Kammeos, në afro 9 faqe, të cilën ia ka dërguar Kryeministrit Alexis Tsipras. Pjesë të kësaj letre janë publikuar në median e njohur greke, Eleftherotypia. Në letrën e tij, sipas citimeve të mediave greke, Nikos Kotzias shpjegon arsyen e cila e detyroi atë të jepte dorëheqjen. Në bazë të shpjegimeve të tijë, arsyet e vërteta të largimit janë politike dhe jo personale. Gjithashtu mediat greke, vënë në dukje, se zyrtarët qeveritarë grek, kanë folur për arsyet e largimit të Nikos Kotzias. Ata i mëshojnë faktit se Kotzias është ka dhënë dorëheqjen për arsye personale dhe jo politike. Në letrën e tij të dorëheqjes Nikos Kotzias bën një hyrje të shkurtër, për sa i përket qëndrimit të tij në krye të këtij dikasteri të rëndësishëm, siç është Ministria e Punëve të Jashtme. Kotzias ka theksuar rëndësinë e arritjes së marrëveshjes së Prespës dhe përpjekjeve për implementimin e agjendës së Mesdheut Lindor dhe rritjen e rolit të Ballkanit Perëndimor.
Sulmi ndaj Kammenos
Në të njëjtën kohë, sipas mediave greke, në letrën e tij të dorëheqjes, Kotizias godet Ministrin e Mbrojtjes Panos Kammenos dhe kritikon udhëtimin e tij në Shtetet e Bashkuara. Ai shkruan se: “Politika e Jashtme menaxhohet nga Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme. Më pas politika e saj aprovohet nga Këshilli i Ministrave, më pas aty mund të ketë autonomi, sidomos për çështje të rëndësisë së veçantë. Ajo që kishte inatosur Kotzias ishte, deklarata e Panos Kammenos për “Aleancën Ballkanike”, nëpërmjet së cilës Kammenos merrte një rol thelbësor për këtë iniciativë. Gjatë reagimit të tij Kotzias deklaroi se kjo politikë mund të jetë kërcënuese për vendin dhe politikën e jashtme të vendit. Ajo që është më e rëndësishme për Kotzias është se, ky propozim mund dhe duhej të vinte vetëm nga ana e Ministrit të Jashtëm dhe Kryeministrit.
Sipas Kotzias: “Burime të ndryshme, kanë bërë me dije për mediat vendase se, udhëtimi i Ministrit të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara duhet të jetë pjesë e politikës së qeverisë. Në të kundërt ajo dërgon një mesazh të gabuar për zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit dhe veçanërisht për sa i përket situatës gjeopolitike dhe gjeostrategjike. Në të njëjtën kohë ne po luftojmë dhe duhet të luftojmë që të ketë politika stabilizuese. Ministria e Mbrojtjes është ajo që implementon politikat e strategjisë dhe nuk është ajo që i krijon ato”, përfundon në letrën e tij, Nikos Kotzias. Por në të njëjtën kohë, edhe Panos Kammenos e ka akuzuar Kotzias për lidhje me filantropin e njohur George Soros. Sipas akuzave të tij, Kotzias ka marrë një shumë prej rreth 50 milionë euro.
Pse nuk hetohen fondet greke?
Çështja e ngritur së fundmi në Greqi për alokimin e një fondi prej 1 milion euro vetëm në muajin tetor për disa media elektronike në Shqipëri ka nxitur hetimin në shtetin grek për nxjerrje të sekretit hetimor. Kjo çështje merr një rëndësi të veçantë në Shqipëri në kushtet kur shteti ynë dhe ai fqinj helen janë në mes të negociatave për delimitimin e hapësirave detare. Nisur nga shqetësimi i ngritur nga kjo çështje, Prokuroria e Përgjithshme u shpreh për mediat shqiptare se në bazë të ligjit të ri për funksionimin e Prokurorisë, ky organ nuk mund të fillojë dot hetimet pasi nuk ka Drejtori hetimore. Megjithatë çdo prokuror në Republikën e Shqipërisë mund të nisë procedimin në çdo pjesë të vendit. Me ligjin e ri pjesë e reformës në drejtësi, Prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme mund të përfaqësojnë organin e akuzës vetëm në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese dhe nuk mund të fillojnë hetimin e një çështje me themel. Prokuroria e Përgjithshme as nuk mund t’i kërkojë prokurorive të rretheve gjyqësore të nisin një hetim kryesisht, por vetëm mund të udhëzojë për një gjë të tillë. Një hetim të tillë nga themeli, që nuk ka nisur ende, mund ta ndërmarrë çdo prokuror tjetër, pjesë e prokurorive të rretheve gjyqësore në mënyrë të pavarur, nëse nuk ka një kallëzim.
Gazetari që zbuloi skandalin fiton mbështetje
Pas zbulimit të skandalit në lidhje me shpenzimet e Fondit Sekret të Ministrisë së Jashtme, të cilën e bëri publik gazetari investigativ Dimitris Takis, një numër i madh gazetarësh, sindikatat dhe opozita greke kanë dalë në mbrojtje të tij. Autoritetet shtetërore e akuzojnë për nxjerrje të sekretit shtetëror. Këtë fakt e vë në dukje gazeta e njohur greke “Prothotema.gr”. Gazeta në fjalë citon se: “Një stuhi e madhe reagimi dhe proteste, është krijuar vetëm pak pas deklaratës së zyrtarit Megiros Maximos, i cili dje akuzoi median investigative, “Iefimerida.gr”, që publikimet e gazetarit të saj kanë prekur interesat shtetëror të Greqisë.
Dimitris Stamatis: Liria e shtypit, në themel të sistemit demokratik
Anëtari dhe një nga drejtuesit më të vjetër i partisë “Demokracia e Re”, Dimitris Stamatis, në një deklaratë për mediat, duke marrë shkas nga hetimi ndaj gazetarit Dimitris Takis, thekson se: “Qeverisja e SYRIZA-s, nuk nënkupton që të ketë në kontroll edhe mjetet e informacionit. Ajo e cila duhet të jetë shqetësuese për ne ka të bëjë me faktet në vetvete dhe jo me zbulimin e tyre. Faktet të cilat kanë dalë në dritë, por që nuk janë dënuar akoma, tregon konfliktin e thellë që ka ekzistuar midis dy ministrave të qeverisë Tsipras. Ky debat ka ndryshuar tërë perceptimin e opinionit publik. Sjellja ndaj Dimitris Takis, është një sjellje për të mbuluar të vërtetën. Qytetarët grekë, janë shumë të shqetësuar për sjelljen e Alexis Tsipras. Ajo që i intereson publikut ka të bëjë me faktin, nëse dialogu midis dy ministrave është i vërtetë apo jo. Ajo që duhet të vërtetohet është fakti, i shpenzimit të parave për mediat në Shqipëri dhe Maqedoni. Ajo që na intereson është se çfarë di Kryeministri dhe çfarë nuk di”, përfundon në deklaratën e tij, Stamatis.
Kryetari i Parlamentit: Ndërhyrjet e Kammenos janë destabilizuese
Nikos Voutsis, Kryetari i Parlamentit të Greqisë, ditën e djeshme është bërë pjesë e debatit dhe çështjes më të nxehtë të politikës greke. Ajo ka të bëjë me dorëheqjen e ish-ministrit të Jashtëm Grek, Nikos Kotzias. Kryetari i Parlamentit të Greqisë, Nikos Voutsis, ka thënë se: “Deklaratat e bëra gjatë vizitës së fundit të ministrit të Mbrojtjes Greke, Panos Kammenos, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat shprehin kundërshtitë për marrëveshjen e Prespës, në lidhje me përcaktimin e emrit më Maqedoninë, kanë një efekt destabiliteti. Deklaratat e Kammenos krijojnë vazhdimisht tendosje, në koalicionin e qeverisë greke. Në një intervistë të dhënë për median greke “Epochi”, Kryetari i Parlamentit, Nikos Voutsis, i cili i përket të majtës greke, ai pranoi se, “kundërshtia e pikëpamjeve”, midis dy partive në koalicion, në lidhje me çështjen e emrit të Maqedonisë, si dhe për akuzat e ngritura nga ana e Kammenos në drejtim të Nikos Kotzias, kanë detyruar këtë të fundit që të japë dorëheqjen”. Akuza më e rëndë e cila iu bë Kotzias ka të bëjë me shpërdorimin e fondit sekret të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Voutsis nga ana e tij, injoroi faktin se, koalicioni i majtë i udhëhequr nga ana e Kryeministrit aktual Alecis Tsipras, mund të thërrasë zgjedhje të parakohshme, e rëndësishme kjo, vetëm nëse Panos Kammmenos tërheq partinë e tij, “Grekët e Pavarur”, nga koalicioni me Tsipras. Kammenos mund ta bëjë këtë në rast të një proteste kundër marrëveshjes për emrin me Maqedoninë. “Kryeministri u tregua mjaft i qartë, në mbledhjen e komitetit drejtues të “SYRIZA-s”, në të cilën ne bashkëkarisht vendosëm të përfundojmë mandatet tona dhe të përfundojmë të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani”, tha Voutsis, duke shtuar se ai beson se të majtët do të bashkohen me një shumicë në Parlament për të kaluar marrëveshjet sapo ato të sillen për diskutime. Komentet e Nikos Voutsis, vijën në një kohë kur Alexis Tsipras ka marrë përsipër të drejtojë edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme greke. Marrja e këtij institucioni të rëndësishëm mund të prekë deri diku edhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, të cilat gjatë drejtimit të Nikos Kotzias, kishin arritur një periudhe stabiliteti. Ndikimi i Ministrit të Mbrojtjes, Panos Kammenos dhe linjës së tij të ashpër në raport me fqinjët, mund të risjell përsëri në dritë përplasjet e kaluara.
****
A janë financuar edhe Negociatorët e Detit nga “fondi sekret grek”?
-Ndërkohë kur qeveria greke e pranon se fondet e saj sekrete janë hedhur në Shqipëri për mbrojtjen e interesave të tyre, shërbimet inteligjente shqiptare të mos shpërdorojnë kohë dhe para për të përgjuar kundërshtarët e qeverisë, por për ata që realisht cënojnë interesat kombëtare.
-Kryeministri grek, Aleksis Tsipras pranon fondin sekret të Ministrisë së Jashtme: Paratë janë përdorur për mbrojtjen e interesave të Greqisë. Ndërsa ish-ministri në ikje Kotzias thotë se do zgjerohet territori grek me ujërat shqiptare, pra lihet të kuptohet se fond në euro është dhënë dhe për NEGOCIATORET shqiptarë.
Skandali i publikuar nga mediat në Athinë për ekzistencën e një fondi sekret të Ministrisë së Jashtme greke, me të cilën janë financuar media dhe organizata në Shqipëri, është konfirmuar dje indirekt nga kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras. Kreu i qeverisë greke deklaroi se për interesa të shtetit grek përdoren fonde sekrete, të cilat shpërndahen sipas një procedure strikte ligjore. Ai garantoi grekët se “asnjë prej këtyre parave nuk është shpërdoruar, por janë përdorur për të mbrojtur interesat e Greqisë”. Sipas asaj që shkruajnë mediat greke 1 milionë euro janë dhënë nga fondi sekret i Ministrisë së Jashtme për të financuar mediat në Shqipëri dhe në Maqedoni, vetëm gjatë muajit tetor. Në total flitet për një fond prej 45 milionë eurosh që ministria e drejtuar deri pak ditë më parë nga Niko Kotsias, ka pasur në dispozicion për përdorim sekret. Në Greqi, skandal quhet fakti se përse detaje të tilla dolën në media. Gazetari që ka publikuar artikullin e parë për fondet sekrete është vënë nën hetim për nxjerrje të sekretit shtetëror. Kryeministri grek, i cili tashmë është dhe ministër i jashtëm, dje tha se media dhe opozita po dëmtojnë interesat strategjike të Greqisë. Pra faktet e botuara janë të sakta, por nuk duhen publikuar, ishte sentenca e kryeministrit grek.
Ndërkohë në Shqipëri skandali ka tjetër pamje. Rezulton se një pjesë e mediave, portaleve, gazetarëve dhe organizatave kanë kryer tradhti kombëtare. Qëllimi i këtyre parave në fondin sekret, siç thotë dhe kryeministri grek, është që të mbrojë interesat e shtetit helen. Grekët janë në të drejtën e tyre.
Ndërsa mediat e blera në Tiranë apo gjetkë në Shqipëri, të cilat shërbejnë Athinës në gjuhën shqipe, kanë tradhtuar interesat kombëtare. Ndaj këtij skandali, nga më të rëndat në 28 vitet e fundit, çuditërisht në Shqipëri ka minimumin e reagimit. Përveç një pjese të mediave dhe disa politikanëve, asnjë prej institucioneve zyrtare nuk ka reaguar. Kur flitet për cënim të interesave kombëtare, Prokuroria dhe institucionet e shërbimeve inteligjente e kanë detyrë parësore verifikimin dhe nisjen e hetimeve. Por dje, e vetmja parti politike që reagoi zyrtarisht ishte Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Kreu i saj, Shpëtim Idrizi kërkoi nisjen urgjente të hetimeve si dhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ndërkohë që Sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda nuk përjashtoi mundësinë që pjesë e pagesave të fondeve sekrete greke të mos jenë vetëm mediat, por edhe për politikanë shqiptarë. Një skenar i tillë nuk mund të përjashtohet, për sa kohë që fondet sekrete kanë qëllim arritjen e qëllimeve të shtetit grek me mënyra që nuk i kryen dot diplomacia zyrtare.
Hetimet për fondet greke duhet të jenë një prioritet i Prokurorisë dhe shërbimeve të sigurisë. Jo thjesht për politikanët tanë, që nuk është çudi të kenë dhe këtë mëkat në karrierën e tyre, por për një tjetër ekip njerëzish që kanë rol të dorës në parë në marrëdhëniet aktuale mes Shqipërisë dhe Greqisë. Këto muaj, kur ka nisur debati për fondet, po takohen rregullisht grupi i negociatorëve për kufirin detar. Si rregull negociatorët nuk sulmohen për sa kohë janë në bisedime, pasi çdo akuzë ndaj tyre mund të ndikojë në rezultatet e marrëveshjes. Por me faktet e reja që kanë dalë në dritë, si padashje nga vetë pala greke, nuk përjashtohet mundësia që milionat e parave të fondit sekret të shtetit grek, të kenë pasur qëllim edhe joshjen apo blerjen e pjesëtarëve të ekipit negociator shqiptar. Derisa zyrtarët më të lartë grekë pranojnë se fondet sekrete synojnë mbrojtjen e interesave, nuk është çudi se edhe mund të jetë tentuar në drejtim të ekipit negociator, ndonëse janë njerëz me integritet. Por euro ka fuqi të cilën e paskan provuar disa portale shqiptare!
Kryeministri brenda 72 orësh kërkoi adresat dhe NIPT-et e portaleve, por nuk duhet të humbasë kohë dhe për verifikimin emrave të medias që kanë marrë lekë nga ministria e Jashtme greke. Kur do qeveria e kap “lepurin me qerre”!
Apo i di emrat, Ditmir Bushati, ministri i Jashtëm?! Nëse i di, atëhere pala greke me lejen e Bushatit duhet ti ketë akorduar këto miliona. Bile dyshimi shkon edhe te NEGOCIATORET e propozuar nga ministria. I padrejtë duket si dyshim, por kur ka plasur gjithë ky skandal dhe Athina zyrtare e pranon “fondin sekret”, pse të mos hetojmë dhe survejojmë edhe NEGOCIATORET?
Publikimi i emrave të mediave dhe gazetarëve është gjesti i parë që shteti shqiptar ka detyrim të kryejë. Mbase ligjërisht askush prej atyre që kanë marrë para nuk mund të ketë pasoja penale, por moralisht qytetarët duhet të dijnë se cilët janë “zëri i Athinës” në Tiranë. Një proces i tillë është më i rëndësishëm se sa paketa antishpifje e qeverisë, pasi këtë herë do zbulohet paketa anti-kombëtare.
Kur qeveria greke e pranon se fondet e saj sekrete janë hedhur në Shqipëri për mbrojtjen e interesave të tyre, është koha që shërbimet inteligjente të mos shpërdorojnë kohë dhe para për të përgjuar kundërshtarët e qeverisë, por ata që realisht cenojnë interesat kombëtare.
Edhe nëse nuk penalizohen, të paktën moralisht populli shqiptar duhet ti dijë emrat e këtyre gazetarëve dhe mediave të blera me eurot greke. Por tashmë më e rëndësishme mbetet për SHISH dhe shërbimet e tjera shqiptare të dijnë nëse fondet sekrete greke kanë joshur ndonjë pjestar te ekipit negociator të Shqipërisë, të cilët po bisedojnë me palën greke për Marrëveshjen e Detit. Nëse grekët kanë hapur thesin (për portalet kanë hedhur 1 milion euro) atëhere për ata që firmosin si komision shqiptar, mund të jetë 10- fish apo me shumë, SHUMA në euro.
“Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tironë!”- ka thënë dikur Edi Rama, kur e akuzonin për korrupsion. Apo jo zoti Ditmir Bushati?!
Mesila Doda, Sekretare e Përgjithshme e PDIU-së, e cilëson publikimin në mediat greke të dokumenteve që tregojnë se Athina ka sponsorizuar media në Shqipëri, si fillimin e një skandali më të madh.
Në një intervistë për “Fax News”, Doda thekson se ky skandal është vetëm maja e ajsbergut dhe Shqipëria u vendos në dijeni pas luftës së brendshme mes palëve në shtetin grek.
“Le të themi që është maja e ajsbergut, skandali ka marrë përmasa më të mëdha. Do të thotë është një politikë e vazhdueshme e shtetit grek dhe mos harrojmë që janë fonde të një ministrie. Të gjitha ministritë kanë fonde të caktuara nga shërbimet sekrete greke. Është shtrirë deri ku nuk mendojmë dot”,- tha Mesila Doda.
Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së shprehet se interesat e Greqisë ndaj Shqipërisë nuk kanë të bëjnë vetëm më çështjen e kufirit detar. “Kjo është arsyeja pse kemi kërkuar mbledhjen e këshillit të sigurisë nga Presidenti dhe marrjen e të gjitha informacioneve dhe nisjen e hetimeve nga ana e prokurorisë. Nisi si një hetim për blerjen e sekretit shtetëror në shtetin fqinj. Është një luftë e brendshme ajo që solli këto informacione dhe duhet të vlejë si një këmbanë alarmi për vendin tonë. Shteti grek ka futur duart brenda institucioneve tona, brenda shoqërisë civile me qëllim kanalizimin e qëllimit të tyre. Është një moment që nuk duhet kaluar i heshtur. Nuk është vetëm marrëveshja e ujërave është një qëndrim i shtrirë në shumë kohë për shtrirjen e Çamërisë. Sot kuptojmë që është një lloj formati dhe politike që përsëritet i vetëpaguar nga shteti grek”,- deklaroi Mesila Doda.
Përfaqësuesja e PDIU shton se për të gjitha rreziqet që mbartin skenarë të tillë, duhet të institucionet e shtetit të reagojnë sa më parë.
“Sot Idrizi ka kërkuar dy gjëra të domosdoshme, ndaj i takon presidentit të mbledhë Këshillin e Sigurisë. Të gjithë këto janë mekanizma institucionalë që presidenti duhet t’i bëjë të lëvizshme. Duhet zbardhur edhe lista e të gjithë portaleve mediave dhe politikanëve që janë të përfshirë në këtë aferë të turpshme”,- u shpreh Mesila Doda.
Unë si Artur Zheji, nuk i di dhe nuk mund ti di emrat e tyre, as të personave dhe as të portaleve, ndonëse e kam një ide për disa prej tyre, por nuk më lejohet të shpif për askënd. Një gjë është e sigurtë, në “Listën” e botuar në ca Portale fantazmë dhe jo vetëm, është vendosur edhe emri im.

Gazetarët Eni Vasili dhe Artan Hoxha kanë reagur pasi emri i tyre u përmend nga një portal grek i quajtur ‘Eleftheri Ora’, si pjesë e listës sekrete prej 1 milion euro.
Drejtuesja e emisionit ‘Open’ në Top Channel duke iu përgjigjur një komentuesi, shprehet se lajmi nuk është aspak i vërtetë dhe se do të do të investigojë personalisht për zbardhjen e personave që fabrikuan informacionin.
“Per te gjithe miqte e mi qe me pyesin sinqerisht ne lidhje me keto lista fantazem :Nuk ka absolutisht asgje te vertete ne kete shpifje te ulet e cila behet me qellim per tju larguar te vertetes dhe emrave reale ne keto lista. Do te impenjohem personalisht ne investigimin e burimit te ketyre listave dhe se shpejti te gjitha ne nje emision per te vertetat e kesaj ceshtjeje qe e vlen te sqarohet larg spekullimeve dhe shpifjeve. Per sa me takon nuk kam firmosur kurre ne asnje liste qe nuk eshte e borderose time te punes. Na ndiqni sonte me darke”, shkruan Vasili.
Në të njëjtën linjë është edhe Artan Hoxha, i cili thekson se lista është hartuar nga disa tradhëtarë që mbajnë në pasaportë kombësinë shqiptare. Po ashtu, Hoxha ka publikuar edhe një video të emisionit të tij, ‘Xhungël”, të realizuar në vitin 2000, ku
Nga fillimi i viteve 2000, gjithnje me eshte dashur te publikoj ne shkrime dhe emisionin Xhungel, fakte dhe prova qe nisin: nga masakra e Peshkepise me 1994, ku u vra nje oficer dhe nje ushtar shqiptar nga komandot greke te MAVI, qe u futen ne brendesi te vendit tone nga spiune shqiptare te paguar prej Athines,…per varrezat imagjinare te ushtareve greke ne jug te vendit mbushur me eshtrat e fshatareve te Kosines,…per marrjen nen kontroll te Kishes Ortodokse Shqiptare nga emisare te sherbimeve sekrete greke; per tradhetine e madhe te qeverive shqiptare ne marreveshjen e kufirit detar, per shkollat greke te hapura ne Himare nga njerezit e Vorioepirit; per zgjedhjet e manipuluara per bashkine e Himares fituar nga Vasil Bollano me votat e blera ne Athine dhe te transportuara me autobuze nga Greqia; per kamikazet e Agimit te Arte dhe spiunet e tyre shqiptare qe shfaqeshin ne cdo moment te trazuar politik te Shqiperise per te perfituar c’te mundin ne jugun e vendit; per gjithe qelbesirat qe mbajne ne pasaporte kombesine e vendit tim, por qe i sherbejne me zell dhe devotshmeri qarqeve me te ndyra nacionaliste greke, te cilet duan ta fshine nga harta Shqiperine, ptuuu fare e keqe….”, përfundon Hoxha.