Kur me shan nje i adhuruar , e ul shikimin. Kur me thote fjale te mira nje i vuajtur, dhuroj perqafime. Kur me mburr nje i ditur, sy e veshe, i bej nje. Kur me pergezojne per frazen e shkruar, behem luan i heshtur! Por sot, me rrahin temthat si valeza lumi dhe me rrembejne kujtimet. Nje varkar inteligjend dhe njerezor si Perparim Hysi, sonte mi ka bere veshet...flake..Nuk ka falenderim fjalori im, per respekte madheshtoresh...Me ngrive gishtat, o njeri i mire !
Do ta filloja këtë"ese" timen me thënien e VASLAV TIKHONOVIÇ SHALOMOV që ka thënë: "Nuk ka gjë më të ëmbël se sa kur të bie në dorë një libër që nuk e kam lexuar". Jo vetëm kaq: "ëmbëlsia" shtohet dhe kam arsye pse:LUAN XHULI është miku im dhe kjo miqësi është plazmuar në vite,sa përmjet internetit aq dhe në ndonjë takim,kur ai ka ardhur nga Athina në TIRANË. Ardhur nga ATHINA jo se është athinjot apo grek,por atje e ka"flakur" era që ka fryjtur këtej pari, një erë që vzhdon të fryjë dhe që quhet emigracion. LUAN XHULI është devolli dhe,pse e ndjen aq shumë peshën e rëndë të emigracionit, si për t'u çliruar disi nga kjo peshë, ka shkruar,së fundi,librin "DEVOLLI RRJEDH SI MË PARË". Kuptohet që edhe nën përshtypjen e një leximi po shkruaj.Dua,ngaqë kam rastin të falnderoj miken e LUAN XHULIT,MIMOZA JAUPI që nuk përtoi,por gjeti kohë për të ma sjellë në shtëpi librin e e LUANIT:
* * *
Dua së pari që lexuesëve që nuk e njohin LUAN XHULIN, t'u tregoj se kush është LUAN XHULI. Që është nga Devolli, tani u muarr vesh,por lexuesit i them: ky,devolliu, siç pi "verën",pi dhe"rakinë". Me"verë" është fjala për poezinë dhe me"raki" është fjala për "prozën". Sikur të përdorja një termonologji ushtarake, është si një pushkë me dy gryka.Veç kjo "pushkë" nga të dy grykat mbjell blerim,paqe e mirësi. Jo vetëm kaq: ky,devolliu që rron qysh nga viti 1995 në ATHINË nuk e ka ngrënë bukën thatë: ka botuar atje rreth 7 vepra me poezi dhe dy me prozë. Jo vetëm ka botuar, por është vlerësuar me çmime dhe është përkthyer dhe në anglisht,frëngjisht, italisht dhe turqisht. E sa për gjuhën greke, është bërë"tohidho"grek. Nuk flas kot:libri poetik "Biografia e syve" në gjuhën greke është vlerësuar ndër 38 vëllimet poetike më të mira të vitit,duke u regjistruar në "Antologjinë e Poezisë greke",një vlerësimi i veçantë për një krijues të huaj. Vëllimi i fundit,edhe ky me poezi "Angjios Prodhotis" (Engjëlli tradhtar) u rreshtua në dhjetë vëllimet më cilësore të vitit 2015. Është pjesëmarrës në "Antologjinë Bashkëkohore GREKE" në gjuhën anglisht me titullin"CROSS SEKTION",botimi i vitit 2015 në SAN FRANCISKO,CA, botimet "ERATO". Është anëtar i lidhjes"Klubi i poetëve grekë". Ka marrë pjesë në katër festivale ndërkombëtare në gjininë e poezisë. Nga ana e klubit shqiptar në emigracion "DRITA" në vitin 2008 ka marrë çmimin "ALI ASLLANI" si liriku më i mirë i vitit.Në gjuhën greke ka botuar 5vëllime me poezi dhe një përrallë për fëmijë" To kiparisi pu ta evale me ton urano"(Qiparisi që donte të matej me qiellin) në vitin 2008.
* * *
Dhe sado"athinjot",dhe sado që ka bërë hop cilësor duke botuar në gjuhën greke,ky, LUAN XHULI," nga thonjët e këmbëve e deri tek maja e kokës,mbeti devolli. Devolli si ai,DEVOLLIU I MADH dhe i pavdekshëm,DRITËROI që shkroi:"... shkoi në Evropë/mbrodhi në Azi dhe në jetë të jetëve,mbeti devolli. Këtë që shkruaj për LUAN XHULIN që"mbeti devolli" nuk është shpikja ime,por e dëshmon dhe ky vëllim me tregime "Devolli rrjedh si më parë". Pasi e lexova librin,arrita në një përfundim: ka të drejtë,- them, - nobelisti gjerman HERMAN HESSE kur thotë që çdo libër e shkruar është pak si biografi. Para se të qendroj tek ndonjë tregimi i veçantë, dua të arsyetoj paksa atë titull simbolik që kam zgjedhur për "esenë" time. Metafora grandioze apo hiperbolike nuk është imja,por është e LUAN XHULIT. Jo më kot e vura në ballë dhe po shpjegohem si më poshtë.
Njerëzit e penës (flas për poetë e shkrimtarë cilësor,ku,domosdo, përfshihet dhe LUAN XHULI),dinë se si t'i emocionojnë lexuesit, për t'i bërë ata qytetarë aktivë që t'i zgjojnë nga letargjia dhe gjejnë,me penën e tyre, atë nerv që i gjallëron dhe i zgjon nga gjumi. Kjo ndodh në ato momente kur ATDHEUT i kërcënohet një rrezik real dhe jo pontencial. Me pak paralelizëm:"Çonju,shqiptarë/prej gjumi çonju/ e në një besë të vetme/të gjithë shtërngonju/ e mos shikoni kisha e xhamia/ feja e shqiptarit:asht SHQYPTARIA"-bërtiste PASHKO VASA! "Shqipërinë e mori turku/i vu zjarr/shqiptar mos rri/po duku/shqiptar"-ÇAJUPI.
Dhe pak më afër: "... kështu në atë kohë të rëndë pushtimi/ kur bora u nxi dhe balta zu thinjë/-KADARE. Koha e pushtimit,koha më e zezë dhe,pse qe e tillë,lindi nga pena e KADARESË ajo metaforë aq grandioze:"bora u nxi dhe balta zu thinjë". Po a ka më moment trishtimi (nuk është moment,por goxha kohë e gjatë) se sa ky emigracion made in maratonë që po e gërrryen kombin çdo ditë dhe nga pak, duke e zvogëluar dhe për mos thënë më të madhen: po e çon drejt zhbërjes. Në vizionin tim,- dhe nuk shkruaj me apriori,se kam emigruar për 12-vjet,- emigracioni është ulçera që po gërryen për çdo ditë stomakun e KOMBIT. Pa stomak,njeriu vdes dhe,pa menduar,se po bëhem alarmant,duhet frenuar ky rrezik që nuk është pontencial,por real. Ne jemi KOMB i vogël dhe, pak nga pak, po thërmohemi.
Pse bëra gjithë këtë digresion? Se e shoh që plaga e emigracionit vazhdon të rrjedhë. Dhe e shoh dhe ma bën më të prekshme ky vëllim me tregime nga i mërguari LUAN XHULI. Tregimet e LUAN XHULIT,që të gjithë, janë"bio" dhe këtë origjinalitet të tij,unë e shoh deri në detaje. Qysh tek tregimi i parë"Krevati i hekurt", e përfytyroj autorin si atë mjekun anatomist që vendos një trup"kufomë" dhe, tek e bën diseksionin këtij trupi para auditorit, me bisturinë e tij: nga çdo pjesë trupi heq ndonjë pjesë: është "anamneza" e një sistemi plazmuar përmjet atyre"sloganeve" të kohës.Është një gjetje sa origjinale,aq me ngjyrim politik që vetëm një penë cilësore si e LUAN XHULIT di ta bëjë.
* * *
Tregimet janë sa jetësore,por mbartin mbi vete:edhe ndjenjë; edhe dramë; edhe mall dhe,si një të mesme të paluajtshme proprocionale: copëza jete. "Jetët e njerëzve,- thotë HERODOTI;- rrjedhin si ujërat e lumenjëve." Kështu ndodh dhe në tregimet e tij. Lexon "Përqafimi i një gjysme të harruar" dhe,tek njihesh me KUQON fatkeq, nuk largohesh dot se të mbesin në mendje:këmbët prej druri dhe,mbi të gjitha; optimizimi i tij. Ka një ode për jetën tek "KUQOJA", kurse tek "Dora e humbur" të zë ajo"sindroma e Stokholmit",humbet fillin në atë përqafim dramatik.
I shoh tregimet një për një dhe them: vërtet të shkurtra,por sa me vlerë janë. Sa të fisnikërojnë dhe je gati të jesh njëri nga ata. Tani e kuptoj se tregimet kanë të tharmin e tyre. Tregimet e shkurtëra kanë sa poezinë e tyre,aq dhe sensacionin, të beftën, të qenësishmen që të rrënjoset në kujtesë. Le të ndalojmë vetëm paksa me tregimin"Takim me të qënit dhe unë "fshatar". Ja,këtu, malli për ATDHENË arrin apoegjun e tij. "Ore,po ku je?Po pyesin dhe gurët për ty? Ose dhe ca më shkoqur:"... në këtë kohë,nuk qajnë vetëm hardhitë.. të gjithë!!! Nuk ka metaforë më të gjetur dhe mendja më shkon larg në kohë: unë, i mërguar, bridhja me vrap pas një targe makine se, sapo dëgjova nga radioja e saj,këngën "Janinës ç'i panë sytë". Isha dhe jam brenda kësaj metafore që ka gjithë densitetin e mallit për vendlindjen,që,së pari,NAIM FRASHËRI e dha përmjet atij"qingjit proverbial që, "... çan në mes si shigjetë". Qëndroj nga një copë herë në secilin prej këtyre tregimeve (janë kujtime dhe përjetime) dhe them:-Ka të drejtë VIKTOR HYGOI që e ka lënë me shkrim sentencën:" Ai që jeton me kujtime, tërhiqet zvarrë dhe "vdes" nga pak për çdo ditë!"
Dhe si thelë përmbi bisht,ia vlen që ta mbyll këtë"ese" timen me thënë e VOLTERIT:" Vendlindja- vendi ku robërohet shpirti". Kur je larg,nuk ke se si shpëton nga ky "robërim". Dëgjove, ore "athinjoti nga DEVOLLI?". Që mos"qaj" më hardhia,kthehu se të pret SHQIPËRIA!
Tiranë, 24 tetor 2018
Luani Xhuli nga Athina
On Wednesday, October 24, 2018, 6:25:35 PM GMT+3, Perparim Hysi wrote:
Koha kur"qan" hardhia
Libri "Devolli rrjedh si më parë" i LUAN XHULIT
(ese)
Nga Përparim HYSI