Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/10/22

Presidenti i Republika Srpska, Millorad Dodik:Nuk jamë kundër pavarësisë së Kosovës, nëse do të vendoste Serbia

Presidenti i Republika Srpska, Millorad Dodik, i tha DW në gjuhën serbe se nuk do të ishte kundër përparësisë së Kosovës, nëse kështu do të vendoste Serbia.

Dodik s’do të ishte kundër pavarësisë së Kosovës, nëse do të vendoste Serbia

Dodik e ndërlidh pavarësinë e Kosovës me atë të Republika Srpska. Sipas tij, Kjo republikë është peng i politikës së Serbisë për ruajtjen e integritetit territorial.

“Sikur Serbia të kishte thënë “në rregull” në momentin kur u nda Kosova, ne me siguri deri tash do të ishim ndarë (nga Bosnja e Hercegovina – sqarimi ynë)” tha Dodik.

Në fund të bisedës me DW ai ka vizatuar hartën e Ballkanit, ashtu siç e sheh ai, dhe Republika Srpska e Serbia janë të bashkuara, kurse Kosova e ndarë, veriu i së cilës i bashkuar me Serbinë.

Ai po ashtu tha se Bosnja e Hercegovina nuk do të mbijetojnë në asnjë formë, ndërsa për referendumin e Republika Srpska për ndarje u shpreh se aktualisht nuk është në rend të ditës.

No comments:

Post a Comment

Shumica e diktatorëve përfundojnë pas hekurave ose në arkivol

  Ali Hertica Një lider nuk është domosdoshmërisht një mjeshtër i të gjitha zanateve që është ose mund të jetë efektiv në të gjitha situatat...