2018-10-24

Cilat janë familjet që themeluan Kaninën?!

Vilhelme Vrana Haxhiraj

Fragment nga studimi Kanina dhe Gjergj Arianiti
Kalaja e Kaninës, e lënë në mëshirën e fatit, për dëshmi u ka rezistuar kohërave të egra

“Këtë vend të bukur si në përrallë, me këtë kështjellë krenare e të plotpushtetshme si në tokë dhe në det, dua ta kem timen!” – u shpreh Perandori i Romës, Jul Qesari kur shkeli për herë të parë në Iliri e qëndroi në Kaninë, (në vitin 49 pr.e.re).
Jo më kot filozofia jonë popullore thotë:“Në këto gurë u ka bërë koka dëng të parëve tanë qysh kur s’mbahet mend, që kur lindi jeta mbi tokë”.
Kanina është e vetmja kështjellë e trojeve ilire që janë të së njëjtës moshë me të, e cila ka vazhdimësi jete që nga koha që u hodhën themelet e para e deri sot. Nërsa kalatë bashkëkohëse të saj jeta so qendra urbane nuk vazhdon.
Së pari si vlerë historike qëndron Kanina, pastaj janë njerëzit që hodhën themelet e ngrehinave të para në këtë tokë të bekuar. Toka pa njerëzit, ngelet shkretë. Janë njerëzit ata që e bëjnë të admirueshëm dhe të lakmueshëm një vend. Emri i kësaj qyteze ka nisur të përmendet që nga koha e pellazgëve, ndaj kronikanët apo studiuesit për nga lashtësia e kanë quajtur qytezë antike, e cila u zhvillua si qytet iliro arbëror në mesjetëne ehershme e në vazhdim. Këtë e dëshmojnë autorë antikë, të mesjetës dhe të kohës së re.
* Mehdi Frashëri: ka mundësi që kanina të jetë quajtur Oenea, dhe Sinus Oenea (gjiri e Vlorës.
* P.Xhufi:-Zigizmondo Alberghetti në studimin e gjerë të 1961: i dërgoi Senatit të Venedikut disa të dhëna, sipas të cilit mendohet se, emri Kaninë rrjedh nga emri Kaoni. “Kanina, sipas Sigismond Alberghettit, shtrihej nga Gjiri i Vlorës deri në Butrint. Ky emër shfaqet për herë të parë në shkrimet e disa bizantinologëve të shekullit të X-të. Sa për kohën e krijimit të kështjellës, ajo ka të ngjarë që të jetë e periudhës së pellazgëve, ndërkohë që quhej Thronion.. Kjo mbështetet nga prania në themelet e saj të gurëve pellazgjikë dhe nga ngulimet trojane në rrethinat e maleve Keraune (Oriku, Amantia dhe Thronioni)”. Sipas të dhënave historike për nga vlera administrative , kryeqendra administrative, ekonomike, kulturore, politike, ushtarake dhe fetare më e hershme e trevës.
Kanina në vitin 1019 ishte në vartësinë e Peshkopatës së parë Justiniane të Ohrit që kishte në varësinë 17 peshkopata, me nga 40 klerikë e 30 patrikë. Madje, peshkopi i Kaninës emërtohej edhe Peshkop i Ilirisë. Në Kaninë përmenden edhe sot emrat e kishave të rrënuara, si kisha e Shën Marisë, e Shën Netjasë, e Shën Onufrit, kisha e Kocaqit, Shën Parashqevisë, e të tjera, si dhe Manastiri i Kallogjerit, ku përgatiteshin priftërinj për trevat e ndryshme të Arbërisë.
Në vitin 1253, në kronikat bizantine permendet Gulem ose Gulam Arianiti , i cili ishte dhëndër në oborrin perandorak të Bizantit. Që atëherë nisën të quheshin Arianit-Vrana Komnen. Më vonë prmendet Gulielm Arrianiti (zoti i Albanonit)



ViVra- Fajla e Lirë, tribuna Shqipatre-Historia duhet shkruar sipas fakteve, ngjarjeve, vendndodhjes: 

Historikisht sipas kronikanëve të kohës, Çelebiut, Ana Komnenës etje, duke nisur nga Kanina, Gryka e Lumit- Shushicë, Labëri , Kurvelesh dhe Himarë nuk iu nënshtruan Turqisë aq më tepër nuk e pranuan Islamizimin e tyre. Për këtë mjafton të përmendim Epitafin e Gllavinicës. Pikërisht për besnikëri dhe për marrëdhëniet korrekte tregtare dhe diplomatike me me Raguzën, Napolin, Venedikun, Papatin dhe Gjermaninë, Gjergj Arianiti u pranua si familje e respektuar në radhët e fisnikëve romak, dhe venecian(shih:Libri i Artë i Familjeve Fisnike të Mesdheut)- Costantino Arianiti Comneni” Libro d'Oro della Nobiltà Mediterranea”
Për ta nënështruar këtë zonë, Sulltani emëroi në Kaninë dhëndrrin e tij Sinan Pasha si sanxhakbej, i cili nuk lindi fëmijë me vajzën e tij. U rimartua me një bijë të familjes më të lashtë vendase. Theksoj se Kanina atë kohë ishte një qytet me 500 shtëpi. Kishte një nga 6 kështjellat më të vjetra të Evropës Jugëlindore e shtrirë në 3,6 ha tokë, ku ende në bazë gërmimeve arkeologjike, mbi murin ilir, duken gjurmët e punimeve ilire gjatë pushtimeve perse, romake,venedikase, bizantine dhe osmane (në ndërtimin e mureve), ku bazamenti i kështjellës i përket ndërtimit ilir (D.Komata, N.Ceka” Qyteti iliro- arbëror i Kaninës”).
Cilët ishin familjet e para të Kaninës që filluan jetën e vështirë, por të vendosur për ta ndërtuar atë dhe të siguronin edhe të ardhmen e tyre? E vërteta është se Kaninën nuk e bënë ato pesë apo gjashtë familjet themeluese, por e bashkëndërtuan me gjithë ata që erdhën gjatë shekujve dhe sot quhen kaniniotë. Por familjet thmeluese të Kaninës janë: Vrana-Begaj- Beshaj- Kocaqi- Fejzaj- Mustafaraj – Kulaj.
Familja më e vjetër, e mohuar për më shumë se gjysmëshekulli, që vazhdon të harrohet, edhe pse trashëgimatrët e saj jetojnë, ka qenë familja Arianit-Vrana.*Fjalor Enciklopedik-Tiranë 1985;
*Paolo Petta,“Despotë të Epirit dhe princër të Maqedonisë”-Shtëpia e librit dhe Komunikimit-1994- f.106/107/108).
Familja e njohur historikisht me dokumenta qysh në fund të shek.të X –të dhe në fillim të shek të- XI-të, në vitin 1018, ajo njihet me mbiemrin Arianit-Vrana. Në dokumenta të tjera njihet me mbiemrin Grana, Brana, Arienit, Harnit, Arnit ose Arianit. Duke iu shtuar dhe mbiemri i familjeve me të cilat kishte lidhje martesore si, Arianit Komneni ose Arianit Golemi, apo Arianit Topia, etj. Në të gjitha përdorimet e mbiemrit bëhet fjalë për të njëjtin fis i degëzuar në tre mbiemra Arianiti, Vrana dhe Moisiu. Mbiemrin Komneni familja Vrana e merr nga martesa e vajzës së Perandorit Bizantin Vasili i II-të, me Aleks Vranën. Sipas një dokumenti të zbuluar më vonë, që daton dhjetor i vitit 1399, thuhet se perandori Vasil i jep dhëndrrit, Aleks Vrana, Kaninën si prikë për të bijën, ndaj dhe iu shtua mbiemri Komneni.



Vo:Nëse u referohemi disa të dhënave të dokumentuara nga studiues të ndryshëm shohim:

*Telegraf. com, 4-9-2015 ” Perandorët ilir të Bizantit”

Perandorët që qeverisën Bizantin nga shekulli IX deri në shekullin XV, ishin nga Ballkani, këtë e dëshmon Zhan Klod Faverial dhe Aristidh Kola, të cilët ngulmojnë se ishin me prejardhje ilire..
*Zhan Klod Faverial. Sh. B.PLEJAD: Jan Klod Feveriali, një njohës i mirë i historisë së mesjetës të Ballkanit tek libri “Historia më e vjetër e Shqipërisë” thotë gjithashtu se, “edhe mbreti i bullgarëve, Samueli ishte gjysëm shqiptar dhe gjysëm vlleh”. Pra, ka të dhëna që shqiptarët vazhdonin të qeverisnin Ballkanin, ashtu siç kishin bërë prej shekujsh si zotër të lundrimit me flotën e tyre me liburnat e famshme që kontrollonin detin Mesdhe. Arianit-Vranajve historikisht u kanë shtuar mbiemrin Komneni. Le të shohim se ç’thonë studiuesët për origjinën e mbiemrit Vrana.
* Vo:Aristidh Kola : “Arvanitët dhe prejardhja e grekëve”, ku flet për disa familje shqiptare në shtetin grek, Argjirët i quan shqiptarë. Fis që jeton në Vlorë e rrethinat e saj. Mjafton të shikosh etimologjinë e mbiemrit është shqip Ar-gjiri–(gjiri që prodhon ar),dmth:qumështin që ushqen fëmijën e kanë krahasuar me arin. Ose vlera e fëmijës që ushqehet me gjirin enënës është pasuri ( ar), pasi siguron trashëgimin e genit...
Aristidh Kola, kur flet për Komnenët, Paleologët, thotë: “ata nuk ishin grekë, as sllavë por ishin të një kombësie tjetër. Cila ishte kjo kombësi tjetër kur dihet që ata kishin marrëdhënie të mira me ilirët dhe flisnin po atë gjuhë, “Gjuhën e Perëndive” që flasin sot shqiptarët? Këtë e dëshmon një nga degëzimet e Arianitëve, fisi “Vrana”që ende jeton në Shqipëri(në Kaoninë !”
Të njëjtën gjë me Aristidh Kolën, pohon studiuesi Paolo Petta, që thekson se,” ekzistenca e Vranajve në Kaninë, rrëzon pretendimet greke se,“familja Vrana është greke”, pasi në Greqi ky mbiemër nuk ekziston.” Ndërkohë që në Shqipëri ky fis gjendet në Kaninë e Tiranë. Kurse në Itali e gjejmë në Siçili, është dhe një fshat me këtë emër (Vrana), me 1500 banorë, i cili jeton edhe sot në Piemonte. Të gjitha familjet e këij fshati mbajnë mbiemrin Vrana dhe tregojnë se kanë ardhur nga matanë Adriatikut nga “Arbëria kaone”. Përsa i përket kësaj të dytës spjegohet me emigracionet e shumta të shqiptarëve.


*Xhorxh Wiliams,“Shqiptarët”,f.12, sqaron: *Uranos- I Vranos- zë i reve, ose vend i reve. Më pas deshifron fjalën ‘Zeus’=zaa-zee- Zoot-zë=gjëmim,që lidhet me kuptimin e enrit ‘Vrana’ .
*Paolo Petta, “Despotë të Epirit dhe princër të Maqedonisë”f.66:“Greqia nuk është vendi i prejardhjes së emrit Kastriot Grana( Vrana), që pasi ndeshet emri Vrana në shek X-XIII, e ndeshim përsëri më 1368 në Kaninë të Vlorës( Kastriot Granaj)” .P. Petta sqaron se emri Kastriot nuk ka të bëj me origjinën e priccit Gjon Kastrioti që ishte zot i Matit, por bëhet fjalë për një patric të familjes Vrana që jeton në Kaninë.
*Jan Klod Feverial, “Historia më e vjetër e Shqipërisë”, thotë:“Familjet feudale shqiptare kishin marrëdhënie me Komnenët, të cilët, me Vrana-Arianitët kishin lidhje gjaku, ndaj u shtohej edhe mbemri Komneni. Si të tillë historikisht njihen Vrana- Komnen ose Arianit –Komnen.”
“Në vitin 1358 prijësi shqiptar Karl Topia i ngriti arbëreshët në një kryengritje kundër Niqifor Angjelos, sepse ky ndau gruan që të martohej me të motrën e së vesë së Stefan Dushanit. Pse do ngriheshin në kryengritje pikërisht arbëreshët dhe jo grekët. Këtu nuk bëhej fjalë për fenë pasi të gjithë ishin ortodoksë, por bëhej fjalë për kombësinë sepse arbëreshëve nuk u ka pëlqyer që një arbëresh të ndajë gruan e genit të vet për të marrë një sllave. Kjo do të thotë se ka ekzistuar ndërgjegjja kombëtare, por shqiptarët e kanë përdorur për të tjerët. (gaz.Vatra -Boston)
*VO:Buletin 12-12-2017- Labëria,“Formacionet shtetërore shqiptare në shek e XIV-të- XV-të: Krahas mbiemrit Arianiti kjo familje fisnike përmendet në burimet historike edhe me emra të tjerë, si:Komneni, Vrana,Golemi, Topia, si dhe me disa tituj fisnikërie. Titujt ishin të trashëguar dhe dëshmonin për lidhjet martesore të Arianitëve me familjet e tjera fisnike shqiptare ose të huaja, duke përfshirë edhe atë perandorake të Bizantit. Këtë e tregon mbiemri Komneni që u është shtuar Arianit Vranajve. Si familje sundimtare Arianitët kishin edhe simbolet e veta. Shqiponja dykrenare ishte në stemën e tyre.

Si për të gjithë princërit shqiptarë, edhe pema gjenealogjike e Arianitëve, nuk mund të ndërtohet saktësisht, që nga periudhat më të hershme, kur ata përmenden për herë të parë pasi mungojnë dokumentet e mesjetës së hershme.
*Vivra gaz. Kanina, Shkurt-2010: Sipas autorëve të vjetër shqiptarë, Marin Barlecit e Gjon Muzakës: “ i ati i Gjergj Arianitit ka qenë Komnen Arianiti që ishte martuar me vajzën e Nikollë Sakatit, me mbiemrin Zaharia, zot i qytetit port të Buduas( Budva- sot në Malin e Zi). Komnen Arianiti pati tre djem (Gjergjin, Muzakën( Kostandinin) dhe Vladanin), si dhe një vajzë që u martua me Pal Dukagjinin. Në shumë dokumenta Muzakën e gjejmë me emrin Kostandin.
Muzakë Arianiti kishte vetëm një djalë, Moisi Golemin, kurse Vladani kishte Kont Vranën.”
Vo:* Vivra: Kanina dhe Gjergj Arianiti studim –dorëshkrim: Veprimtaria politike dhe ushtarake e djalit të madh të Komnen Arianitit, Gjergjit, i dha familjes fisnike shqiptare të Arianitëve emër dhe peshë të veçantë në jetën politike të Shqipërisë, si dhe në arenën dipomatike.
Në një dokument të kohës që ai jetoi, tregohet se Gjergj Arianiti kishte porositur në Raguzë që të thurej edhe flamuri i principatës së tij.


I-Stema e Vrana-Arianitëve në Kaninë (shek.XIV- XV, e cila gjendet në: .*Libri i artë i familjeve fisnike të Mesdheut” ku gjendet Gjergj Arianiti dhe djali i dytë Kostandin Arianiti. Vo:Costantino Arianiti Comneni” Libro d'Oro della Nobiltà Mediterranea”
II- Stema e Palelogëve-Monferrato, ku Kostantin Arianiti pas vdekjes së burrit të mbesës së tij Maries,u emërua Markez i kështjellës Montefiore( Monferrato)-marrë po aty

Në vitet 1001-1018 njihet emri i David Vranës si patric-strateg , i cili me urdhër të Perandorit Bizantin Vasili i II- luftoi kudër bullgarëve në Shkup. I biri i tij, Kostandini emri i të cilit përmëndet më 1049-1050 si ushtarak në shërbim të Bizantit. Emri Davidit është ndër të parët që njihet si klasë feudale shqiptare, e cila ka nisur të formohet. Kurse në vitet 1230-1258 përmendet Andrea Vrana si strateg i Himarës, Kaninës, Apollonisë e deri në Durrës. Në të njëjtat ngjarje, i njëjti emër del ndryshe, Grana, Harenit, Arnit ose Arenit. Në vitin 1373 Gjergj Arianit i parë (ati),bëhet fjalë për Arianit Komnenin, i cili ka vënë mbishkrimin Gjergj Arianiti në Epitafin e Gllavinicës, ku i zotohet Papës se do t’i qëndrojë besnik katoliçizmit së bashku me shtetasit e tij. Fama e të birit të Arianit Komnenit, dmth. Gjergj Arianitit u rrit sidomos në qëndresën kundër Turqisë në vitet 1432- 1443, i cili për disfatën që u shkaktoi ushtrive turke, bota e quajti “Madhështori”.

Princ Gjergj Arianiti(Madhështori)

*Paolo Petta, “Despotë të Epirit dhe princër të Maqedonisë”f.67: Arianit-Vranajt ishin të fuqishëm, të pranishëm në çdo situatë të vështoirë dhe basnikë.Mjafton të përmendet Gjergj Arianiti me qëndresën e tij mbi 10 vite, apo me martesën e Donikës me Skënderbeun, të cilën e propozoi vet për hir të bashkimit të principatave shqiptare. Jo me më pak lavdi përmendet një nga komandantët legjendar e më besnik të Skënderbeut, Kont Vrana, në rrethimin e Krujës, kundër Sulltan Muratit të II-të, më 1450.
Lulëzimi i principatës së Arianitëve e kishte burimin:
*Së pari: te shtrirje gjeografike, që niste në veri nga Dibra e madhe, në Martanesh, Shpat të Elbasanit, Durrës, Mallakastër,Vlorë, Kaninë, Himarë, Kurvelesh deri në Golem të Gjirokastrës, në jugë të vendit, në kufi me principatën e Shpatajve. Deri vonë ka jetuar dhe jeton familja Golemi që deklarojnë se janë nipër të Kaninës të Arianit -Vranajve. Si shkak i numrit të pronave kishte të ardhura të mëdha. Nga pasuria qëndronte mbi shumë prijësa të tjerë, jo vetëm vendas, por edhe të huaj. Këtë e dëshmon prika që u kishte dhënë vajzave, madje edhe mbesave të tij. Sipas dokumetave në Bibliotekën e Monferratos, mbesa e Gj.Arianitit, Maria, e bija e Angjelina Arianitit ishte martuar me markezin e Monferratos, së cilës i gjyshi nga nëna, Gjergji i dha si prikë 4000 skude ari. Ky fakt mjafton për të treguar se çfarë pasurie kishte Gj.Arianiti
* Së dyti: për shkak të fuqisë ekonomike, bëri një qëndresë luftarake ndaj pushtuesve që i kaloi 10 vite luftë, heroizëm, gjë që e bëri të famshëm.
*Së treti: marrëdhëniet miqësore, krushqitë dhe ato diplomatike me shtetet perëndimore si me mbretërinë e Raguzës, të Napolit, Venedikut, Korfuzit dhe të Gjermanisë, e bënë të njohur si burrë shteti, ndaj më vonë fif gura e tij madhështore ka tërhequr vëmendjen e studiuesve të huaj.


Moisi Golemi
*Franc Babinger, libri “Fundi i Arianitëve”-Albanologu, dhe studiuesi i Arianitëve, Franc Babinger, i pezmatuar thotë :“ fama e dhëndrrit zbehu madhështinë e vjehrrit”. Duke ngritur lart figurën e Gjergj Arianitit ai kritikon studiuesit shqiptarë që ia kanë humbur emrin dhe ia kanë ulur duke ia mohuar vlerat e pallogaritshme. Është shumë turp ai princ me merita të rralla e prezantojnë nën hijen e së bijës apo të dhëndrrit. Është për të ardhur keq se, duke e quajtur rëndom si i ati i Donika Arianit (Kastriotit) ose si vjehrri i Skënderbeut.Ndaj Babinger shprehet se, fama e Skënderbeut, zbehu mdhështinë e Gjergj Arianitit. Ndërkohë që ai ka vlerat e tij të padiskutueshme në historinë e Arbërisë. Sot ai studiohet si princ tipik feudal i Ballkanit në Institutin Historisë në Mynih (Gjermani )
Që janë të të njëjtit trung, vihet re lehtësisht, pasi i vëllai i tij Muzaku, që shpesh përmendet si Kostandini, la një djalë, Moisi Golemin, zot i Dibrës. Kurse vëllai tjetër Vladani la si trashëgimtar Vrana Kontin. Nganjëherë Gjergj Arianitin e thërrisnin Golemi, herë Topia. Emrat e ndryshëm se si e kanë quajtur, tregon se Arianitët ishin të ndarë në dy degë: Një veriore dhe një jugore. Jugorja ishte më e pushtetshme sepse udhëhiqej nga vet Gjergji. Për të tjetërsuar historinë, dikush, ndonjë mediokër thotë se origjina e tij është nga Aranitasi. Kjo pamdehmë kafenesh, pseudo-studiuesësh apo poseudo-historianësh rrëzohet se nuk ka asnjë dokument bashkëkohor. Asnjë studiues apo historian i mirëfilltë vendas apo i huaj nuk ka shkruajtur një gjë të tillë. Ndonjë mendjefyell që merr si bazë një toponim, gënjen veten me mediokritetin që e udhëheq verbërisht. Në këtë fshat të Mallakastrès Gjergj Arianiti kishte lënë një garnizon ushtarak, për të kontrolluar rrugën që lidhte jugun me veriun dhe lindjen me perëndimin e vendit. Kur njerëzit dëgjonin gjylet dhe krismat e tyre, shpesh pyesnin: Kush të jetë vallë? Përgjigja ishte:-Aranitasit (pra ushtarët e Gj. Arianitit). Nëse aty u gjendka një grumbull gurësh ku falen apo ndizet një kandil apo hedhin lekë, të tilla në vendin tonë ka plot. Gjenden sa e sa shkrime të dokumentuara që Gj. Arianiti quhet Zot i Kaninës, Vlorës, Himarës dhe Kurvelshit.*Libri i artë i familjeve fisnike të Mesdheut”( në gjuhë italiane).
Fakti që sot mbiemri Vrana ekziston në Kaninë, Tiranë dhe Itali, është dëshmi e vazhdimësisë së fisit të lashtë pellazg. Të moshuarit që e njohin historinë e Kaninës, duke u mbështetur dhe në gojëdhënat e ardhura nga shekujt madje edhe brezat e fundit, bashkëkohës apo dhe fëmijët e tyre, Vranajt i thërrasin Komnenë.
Me gjithë sa thamë më sipër, një rol të rëndësishëlm në suksesin e Gjergj Arianitit ka luajtur martesa e tij me një vajzë fisnike, me Maria Muzakën nga Berati, me të cilën pati 7 vajza. Njërën prej tyre më të voglën e quajtën, Marie, në emrin e nënës. Pas vdekjes së Maries, Gjergji u martua me Petrinelën, një fisnike italiane. e veja e kontit Sarmaza, zonjë e Korfuzit. Duke kaluar për në Itali Petrinela ndali në Kaninë, në kështjellën e Arianitëve dhe martohet me Gjergjin. Në oborrin e tij ajo solli dy (2) vajza, ndërsa me të lindi tre (3) djem:Thomai, Kostandini e Arianiti, si dhe dy vajza të tjera. Pra Gjergji kishte shumë fèmijë; 9 vajza dhe 3 djem të tij dhe 2 vajza të gruas.
*Franc Babinger; Paolo Petta: I dyti nga djemtë e Gjergj Arianitit, Kostandini, si protonoter i Papës, u shqua në fundshek e XV-të e fillimshek e XVI-të si diplomat dhe luftëtar i heshtur, i cili shmangu luftën dhe rregulloi marrëdhëniet mes Romès dhe Francës, që ishin në luftë.
Me martesën e Donikës ose Andronikës më1450, me Sënderbeun, shumë më e re në moshë se ai, Gjergj Arianiti krijoi mundësinë e bashkimit të shqiptarëve të përçarë. Vajzat e tjera u martuan nëpër oborret shqiptare dhe ato evropiane, ku shkëlqyen si në bukuri dhe në mençuri. Me gruan e dytë ai pati,veç Kostandinit dhe dy djem të tjerë. Njëri, Arianiti e bëri rrush e kumbulla trashëgiminë e të atit: I madhi ishte Thomai, ose Tomasso, i cili nuk mori titullin fisnik të qytetatrisë veneciane(si i ati). Doxhi i Venedikut nuk ia dha këtë titull fisnikërie, për shkak të moshës së vogël. Ndaj ai u kthye në Shqipëri dhe u fut në shërbim të Sulltanit, me emrin Mahmud beu. Aty nuk e përdor më mbiemrin Arianiti, por shpesh njihet me mbiemrin Vrana ose Komneni.Mahmudi u emërua sanxhak bej më 1489, prej Durrësit në Himarë, ku nën sundimin e tij ishin Berati, Apollonia, Vlora dhe Kanina. Ai u vra në luftë në moshë të re, duke lënë dy djem: Aliun dhe Arianitin. I nipi i tij me të njëjtin emër, Mahmud, sipas dokumentave gjendet Sanxhak bej i Elbasanit më 1526 dhe më vonë u vra në luftë. I biri, Ali Beu, emrin e të cilit mban një çezmë e Kaninës gjendet, fillimisht si Mytesarif i Kaninès, Vlorës, Apollonisë dhe Himarës përfshirë Durrësin dhe Beratin. Më pas, në fillim të viteve 1600, e gjejmë Sanxhakbej të Prizrenit. Lë një trashëgimtar i quajtur Brahim Aliu i I-rë. Emrat e pasardhësve të Thomait (kristian), konvertuar në fe me emrin” Mahmud”, gjë që tregon se ka përqafuar fenë myslimane, vazhdojnë me fenë islame. Trashëgimtarët e tij që nga viti 1600 e në vazhdim kanë trashëguar emrat: Ali, Mahmud, Mehmet, Brahim, Sali, Donikë, Hatixhe, Selim, Mahmude të cilat përsëriten në familjen Vrana deri në ditët tona. Kjo vazhdimësi emrash madje edhe mbiemrin fisnik Komneni, tregon se familja Vrana-Komneni është pinjollja e vetme e Arianitëve.
Nga familjet më të hershme janë dhe 4 familje të tjera që themeluan Kaninën si: Begaj e Beshaj,( kanë qenë një trung dhe janë ndarë), familja Kocaqi ose Lamani dhe Fejzajt. Të së njëjtès kohë njihen familjet Beshaj që janë një degëzim i Begajve, kurse një degëzim i Begajve është vendosur në Gumenicë, ku ekziston edhe sot. Kanina u zgjerua me familje të vjetra si, Mustafaraj, Kulaj, Hoxhollaj, Çelaj, Belaj, Yzeiraj, Bedini ose Hamzaj, Gjençaj, Murataj, Halilaj ose Bonjaku, Hysenaj,Velaj, Llanaj, Xhindaj, Luzaj, Aliraj, Hamzaraj, Myftiaj, Dervishaj, Shehaj, Jahaj, Kapllanaj, Mingaj, Spahiu, Toraj, Osmënaj, Dederaj, të cilët kanë qenë bashkëndërtues të Kaninës. Familjet e vjetra janë larguar nga Kanina, çpas uftës së Dytë Botërore e në vazhdimësi. Ps: Famlja Shehu u nda në tri degëzime: Shehaj- Myftiaj dhe Dervishaj. Një degë e Vranajve u vendos në Gumenicë, kurse një tjetër migroi në Shqipërinë e mesme.Në krahinën e Matit është kështjella Vrana, ndoshta ka të bëj me feudin që i dhuroi Skënderbeu Vrana Kontit për trimërinë, qëndresën dhe besnikërinë që tregoi ndaj Skënderbeut në rrethimin e Krujës. Kanina dhe banorët e saj autoktonë, ndër kohëra kanë qenë bujarë dhe mikpritës të familjeve që kanë kërkuar strehë në trojet e saj. Në Kaninë gjatë shek.të XX-të janë vendosur familjet, Dredha- ardhur nga Rexhini; familja Bregu, e ardhur nga Llakatundi; familja Limaj, e ardhur nga Vranishti, Ramadan Boci një njohës i mirë i historisë së lashtë të Kaninës.
Paulin Preka
Referenca:
*Kronikani turk: Evlia Çelebi
*Neritan Ceka “Ndërtimet ilire në Kaninë”
*Damian Komata: “Qyteti iliro -arbëror i Kaninës
*Enciklopedia Italiane: Libro d'Oro della Nobiltà Mediterranea”
*Paolo Petta: “Despotë të Epirit e princër të Maqedonisë”;
*Franc Babinger”Fundi i Arianitëve”
*Zhan Klod Faverial: “Historia më e vjetër e Shqipërisë”
*Barleti:, Vëllezërit dhe djemtë e Gj.Arianitit.
*Biemi :Gjergj Arianiti dhe martesa e Donika Arianitit me Skënderbeun
*Fjalori Enciklopedik Shqiptar.
*Prof. Lutfi Aliaj- me banim n Itali:” Costantin Arianiti”-studim.

Të dhëna gojore dhe faktet që kanë lënë të parët për brezat janë përqëndruar te :
- Lashtësia e Kaninës si qendër urbane,- familjet më të lashta të saj,- lashtësia e kështjellës, -Legjenda e Princeshë Rugjina Balshës, - Madhështia e Gjergj Arianitit, -dasma e princeshë Donikës,- bujaria dhe mikpritja e Kaninës për banorët e ardhur ndër shekuj,- zakonet dhe traditat e bukura të saj, -figurat e shquara, atdhetarizmi i veçantë në mbrojtje të Kaonisë Iliro-pellazge dhe lufta e tyre për liri e Pavarësi.

Bijtë që e njihnin historinë e Kaninës me qëndrim të paanshëm, të udhëheque nga shqiptarizmi:
* Mustafa Ramadan Bega-pinjoll i një prej familjeve më të lashta, mësuesi i parë i shkollës
shqipe në Kaninë, që jetoi mbi 90 vjeç.
*Ptoleme Mustafa Bega- i bir i Mustafait, , mësues, jetoi 96 vjeç.
*Eqerem Minga, kaniniot i ditur, i arsimuar në teknikumin “Harry Fultz”, i apasionuar pas
lashtësisë dhe historisë së Kaninës.
*Neki Dredha, poet, studiues: Gaz.Dita,7-shtator 2017-:” Qyteti princëror i Kaninës.”
* Ramadan Boci, njohës i mirë i historisë së lashtë të Kaninës.

***

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...