2020-02-02

WHO shpall gjendjen e jashtëzakonshme globale për shkak të Koronavirusit


Koronavirusi është shpallur rrezik global nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në mbrëmjen e së enjtes, teksa përhapja e sëmundjes vdekjeprurëse po vazhdon jashtë Kinës, ku është shfaqur për herë të parë.

“Arsyeja kryesore nuk është ajo që po ndodh në Kinë, por ajo që po ndodh në vendet e tjera”, ka thënë shefi i OBSH’së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë një konference për media, në Gjenevë, Zvicër.

Agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara i druhet përhapjes së virusit vdekjeprurës tek vendet me sisteme të dobëta shëndetësore.

Mbi 8.100 njerëz janë prekur nga koronavirusi në Kinë, ku deri tani kanë vdekur 170 persona nga sëmundja.

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus jashtë Kinës ka arritur në 98, në plot 18 vdende, ka thënë shefi i OBSH’së.

Tetë raste jashtë Kinës janë shkaktuar nga kontakti prej njeriut te njeriu, në Gjermani, Japoni, Vietnam dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aktualisht nuk ka raportime për pacientë të vdekur jashtë Kinës.

Përkundër rritjes së numrit të rasteve, OBSH’ja nuk ka bërë thirrje për kufizime në udhëtime apo tregti globale.

Shkencëtarët e Gjenevës zbulojnë fuqitë ‘antivirale ’ të sheqerit

VOAL – Elida Buçpapaj 

Kjo përbërje gjithashtu mund të jetë efektive edhe e viruseve si për shembull e koronavirusit të ri që ka shkaktuar kaos në Kinë dhe më gjerë.

 Studiuesit zviceranë dhe britanikë kanë modifikuar molekulat e sheqerit në mënyrë që ato të jenë të afta, me anë të kontaktit të thjeshtë, të shkatërrojnë viruset, pa toksicitet për njerëzit. Metoda mund të zbatohet, për shembull, për koronavirusin e ri në Kinë.

Substancat e ashtuquajtura “virusevrasëse”, të tilla si zbardhuesi (bleach në anglisht – klori në shqip – candeggina në italisht), i shkatërrojnë viruset me anë të kontaktit të thjeshtë, por ato nuk mund të aplikohen në trupin e njeriut pa shkaktuar dëme serioze, vuri në dukje Universiteti i Gjenevës (UNIGE) në një deklaratë.

Shumica e ilaçeve antivirale të sotme funksionojnë duke penguar rritjen e viruseve, por janë të paaftë t’i shkatërrojnë ato.

“Për t’i kapërcyer këto dy pengesa dhe që të jemi në gjendje të luftojmë në mënyrë efektive kundër infeksioneve virale, ne gjetëm një kënd sulmi krejtësisht të ndryshëm”, thekson Caroline Tapparel Vu, një profesore në departamentin e mikrobiologjisë dhe mjekësisë molekulare të UNIGE, e cila drejtoi përpjekjen kërkimore me Francesco Stellaccin, profesor në fakultetin e shkencave inxhinierike dhe teknikave të Shkollës Federale Politeknike të Lozanës (EPFL).

Johelmuese, jo toksike


Studiuesit kishin prodhuar më parë një antiviral me bazë ari. Duke aplikuar të njëjtin koncept, ata këtë herë kanë arritur të zhvillojnë një antiviral duke përdorur derivate natyrale të glukozës, të quajtura ciklodekstrina, sipas një artikulli të botuar në revistën Science Advances.

“Avantazhet e ciklodekstrinave janë të shumta: madje edhe më biokompatibile se ari, dhe më të lehta për t’u përdorur. Ato nuk shkaktojnë një mekanizëm rezistence dhe nuk janë toksike,” tha Samuel Jones, një studiues në Universitetin e Mançesterit, i cili u citua nga një deklaratë shtypi UNIGE .

“Për më tepër, ciklodekstrinat janë përdorur tashmë gjerësisht, veçanërisht në industrinë ushqimore, çka do të lehtësonte tregtimin e trajtimeve farmaceutike, duke i përdorur ato me kontakt të thjeshtë,” vëren Valeria Cagno nga UNIGE.



Molekulat e modifikuara të sheqerit i tërheqin viruset përpara se t’i inaktivizojnë në mënyrë të pakthyeshme ato. Duke prishur shtresën e jashtme të virusit, ato arrijnë të shkatërrojnë grimcat infektive me kontakt të thjeshtë, në vend që të bllokojnë vetëm rritjen e virusit.

Dhe ky mekanizëm duket se funksionon pavarësisht virusit në fjalë. Shkencëtarët kanë qenë në gjendje ta demonstrojnë këtë në viruset përgjegjëse për infeksionet e frymëmarrjes dhe herpesit.

Ciklodekstrinat mund të administrohen si krem, xhel ose spraj hundësh.



Shpresë kundër epidemive


Zhvillimi i antiviraleve të reja me spektër të gjerë konsiderohet thelbësore, veçanërisht për të trajtuar viruset më shkatërruese ose viruset që shfaqen kundër të cilave nuk ka trajtim dhe mund të shkaktojnë pandemi.

Kjo përbërje, sipas autorëve, mund të ketë një ndikim global. Përbërja gjithashtu mund të jetë efektiv kundër viruseve të reja që shfaqen, koronavirusi që filloi në Kinë dhe u përhap jashtë shtetit, duke rrezikuar pandemi.

Keystone-SDA / DS

Njeriu që denocoi Traktatin e Fshehtë të Londrës (1915) dhe shpëtoi Shqipërinë nga coptimit

Nga: Prof. Dr. Nebi Dervishi

Rezultate imazhesh për Tomas Wondrow Wilson1


WOODROW WILSON ( UDROV UILLSON)


(28 dhjetor 1856 – 3 shkurt 1924)

Nesër  më 3 shkurt 2014, mbushen plot 96 vjet nga vdekja e Uldroh Uilsonit (Tomas Wondrow Wilson) 28 dhjetor 1856 – shkurt 1924).

Presidenti i SHBA në vitet 1913-1917 dhe 1917 – 1921, kryetar i delegacionit amerikan në Konferencën e Paqes në Versaj (1919-1920); hartues i Deklaratës së 14 pikave të shpallura më 8 janar 1918, ku kërkohej vendosja e paqes mbi bazën e parimit të kombësisë dhe vetëvendosjes së popujve; ideator i Lidhjes së Kombeve; Kundërshtoi kompromisi anglo-franko-italian në janarin e 1920, e cila parashikonte kalimin e Shkodrës dhe Shqipërisë së Veriut në kufijtë e Mbretërisë S.K.S vetëm të drejtën e një daljeje ekonomike në territorin e shtetit shqiptar; Ndërhyrja e Presidentit U. Uilson ishte fitim kohe për Lëvizjen Kombëtare shqiptare e cila e organizoi Kongresin e Lushnjës (28-31 janar 1920) dhe Luftën e Vlorës (11 qershor- 2 gusht 1920), që siguruan tërësinë tokësore dhe pavarsinë e Shqipërisë. Pas vdekjes së Presidentit U. Uilson, Ansambleja Kushtetuese më 4 shkurt 1924, nderoi kujtimin e tij, njeriu që e shpëtoi Shqipërinë nga coptimi.[1]

Presidenti U. Uillson ka qenë një mik i përhershëm i shqiptarëve. Ka mbetur prej Tij shprehja lapidare “një votë kam edhe atë do t’ia jap Shqipërisë”. Kjo është një arsye më shumë që figurës së tij t’i kushtoj këtë portret modest, me rastin e 90 vjetorit të vdekjes.

Lindi më 28 dhjetor të vitit 1856[2], në një nga shtetet jugore në Virginia, në prag të Luftës Civile (1861-1865), midis Veriut dhe Jugut. N’donëse me origjin nga jugu konservator, Uilsoni u bashkua me fitimtarët e luftës, progresistët e Veriut. Kishte qenë gjithnjë me pikëpamje liberale, ishte për të drejtuar njerëzore, mbrojtës i të drejtave të grave dhe të zezakëve, në një kohë kur këtyre u mohoheshin të drejtat elementare dhe trajtoheshin si skllevër.[3]

Abraham Linkolni ishte për të një ndër heronjtë më të mëdhenj të ngritjes së kombit të ri, në krah të George Washingtonit.[4]

U diploma në jurispodencë dhe filloi punën si avokat. Më 1902 u zgjodh dekan i Fakultetit të Drejtësisë në Princeton, të cilin e ktheu në një universitet të madh. Më 1910 ishte tanimë një figurë në shkallë kombëtare, i angazhuar edhe në politikë në radhët e Partisë Demokratike. Ai dilte me një platform progresiste në përkrahje të shtresave të varfra dhe të njohjes së të drejtës për votim. Në vitin 1912 Partia Demokratike e vuri kandidat për president Wilson-i korri një fitore bindëse. Gjatë fushatës elektorale ai zhvilloi një debat të gjallë me presidentin e atëhershëm në post, Theodhor Roosvelt. Henri Kissinger në librin e tij mbi “Diplomacinë” (e botuar edhe në gjuhën shqipe) bënë një pasqyrë shumë të qartë mbresëlënëse të dy personaliteteve dhe dy vizoneve. Nga ballafaqimi midis tyre del fare i qartë hendeku që ndan dy metoda dhe dy sisteme në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Theodhor Roosvelt, shton Kissinger, – nuk besonte në parimet e larta morale, që nuk mbështeten as në forcën dhe as në vullnetin për t’i vënë ato në jetë”. Dhe citon fjalët që i thoshte një miku i tij: “Po të më duhet të zgjedh midis politikës me zjarr e me hekur dhe politikës gjysmake … unë jam për politikën e kamxhikut”.[5]

SH.B.A nuk do të realizojnë rolin e vet si fuqi botërore duke iu përmbajtur koncepteve të Th. Roosvelti –it. Do të jetë kundërshtari i tij U. Uilson-i, kundërshtar jo vetëm në fushatën për president, por edhe në vision. Që në prononcimet e para si president i SH.B.A.-ve, në dhjetorin e 1913, Uilson formuloi doktrinën e tij. Ai shprehu bindjen se “bazat e rendit ndërkombëtar janë e drejta universal dhe jo ekuilibri”. SH.B.A. besonte te vlera më të larta se ekuilibri i forcës. Politika e jashtme duhet të shprehe të njëjtat norma morale si ato të etikës personale. Uilsoni u jepte vlerave morale amerikane një dimensioni universal.

“Ne thoshte ai-, duan të bëjmë jetën tonë si të duan, por ne duam që edhe të tjerët të jetojnë. Ne jemi një mik i vërtetë për të gjitha kombet e botës, sepse ne nuk kërcënojmë njeri, nuk duam pronat e askujt, nuk duam të përmbysim askënd”.[6]

Presidenti U. Uilson e urrente luftën me gjithë shpirt, dhe ishte i vendosur të ruante neutralitetin e SH.B.A-ve në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Madje edhe pas përmbytjes së anijes britnaike “Lusitanisë” më 1200 pasagjerë nga gjermanët, me afro 128 qytetarë amerikanë në bordin e saj, ku të gjitha gazetat amerikane ishin mbushur me thirrje për ndëshkim (luftë), Ai përsëri u përmbajt. Presidenti i dërgoi disa mesazhe qeverisë së Kajzerit të mbushura me paralajmërime, duke kërkuar që anijet amerikane të lundronin kudo pa u prekur, në të kundërtën do të priste marrëdhëniet diplomatike me Gjermaninë. Por, ndërkohë që SH.B.A përpiqej të mbante neutralitetin, ambasada gjermane në Uashington D.C. ishte kthyer në çerdhe spiunazhi e sabotatorësh. Ambasadori gjerman kishte në dorë 100 milion dollar dhe i kërkonte lejë qeverisë së vet të “blinte” kongresmenët amerikane duke u dhënë nga 50 mijë dollar secilit. Një nga agjentët e tij më të rëndësishme ishte Franz Von Papen, që më pas ndihmoi Hitlerin për të ardhur në fuqi.Plani i tyre për të koruptuar Kongresin amerikan dështoi, por mjeti i tyre agjenturor e sabotator ishte i shperndarë në tërë vendin.[7]

Më 31 janar 1917, ambasadori gjerman von Bernstorff i dorëzoi një notë qeverisë amerikane ku thuhet se Gjermania do të fillonte një luftë detare të pakufizuar. Zona e vdekjes do të përfshinte detrat rreth ishujve britanike, franceze, Italise dhe Mesdheut. Çdo anije e aleateve që do të hynte në këto ujra do të goditej pa asnjë paralajmërim nga nëndetset gjermane .Kajzeri gjerman sidoqoftë bënte një “Koncesion”-për SHBA. Një anije amerikane në javë , por vetëm një mund të lundronte për në Angli nëse do t’i bindej disa rregullave të caktuara prej tyre. Presidenti Uillson e lexoi, këtë mesazh dhe e rilexoi pa u besuar syve dhe tha me zë të ulët: “Kjo do të thotë luftë”.[8]

Ishte e veçantë e origjinale edhe mënyra se si e justifikoi Presidenti Uilson hyrjen e SH.B.A-ve në Luftën e Parë Botërore. Amerika nuk kishte arsye të veaçntë për hyrjen në luftë dhe nuk kishte të bënte me interesat e saja të ngushta kombëtare. Lufta për SH.B.A.-të kishte më tepër një bazë morale dhe se objektivi kryesor ishte vendosja e një rendi të ri, më i drejtë ndërkombëtar.

Presidenti e quante se hyrja në Luftë (6 prill 1917 – Kongresi amerikan i shpalli luftë Gjermanisë), ka qenë për të vendimi më i vështirë. “Është e llahtarshme, thoshte ai, – të çojsh në luftë këtë popull të madh paqësor…, por e drejta është më e çmuar se paqja dhe ne do të luftojmë për demokracinë…, për të drejtat dhe liritë e kombeve të vegjël, për një pushtet universal të së drejtës”.[9]

Për shpërthimin e luftës Ëilsoni nuk ia hidhte krejt fajin udhëheqes gjermane. Kishte pjesën e vet edhe sistemi evropian i ekuilibrit të forcës, të cilin ai e denonconte si një sistem i armiqësive të organizuara” (dy blloqet e Fuqive: Antanta përballë Aleancës Tripalëshe). Presidenti i SH.B.A-ve bënte pyetjen: “A është lufta e sotme një luftë për një paqe të drejtë e të sigurt apo vetëm për një ekuilibër të ri force? “Dhe përgjigjej: “Nuk duhet të ketë ekujlibër force, por bashëksi force, jo armiqësi të organizuara, por një paqe e përbashët e organizuar”. Duhej t’i hapej rrugë një rendi të ri të punëve, në të cilin të vetmet pyetje që mund të bëheshin ishin: “Është e drejtë”? “Është e arsyeshme”, “Është në interest ë njerëzimit” ?.[10]

Shpallja e pavarsisë gjysmane së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912 ishte padyshim një përfundim logjikë i përpjekjeve shekullore të shqiptarëve, por edhe një përcaktim i interesave të Fuqive të Mëdha të kohës. Mirëpo, nga akti sublim i ngritjes së flamurit tonë kombëtar në Vlorë e deri në njohjen e tij përfundimtar si shtet i pavarur me kufi të përcaktuar nga Fuqitë e Mëdha dhe nga shtetet fqinje, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1912/1913, kaluan plotë tetë (8) vjet. Kështu, nga 1912 deri në 1920, u organizuan disa konferenca ndërkombëtare, u hartuan traktate u arritën marrëveshje, të cilat fatkeqësisht pak ose aspak patën parasysh kërkesat e drejta e të ligjshme të shqipëtarëve. Megjithatë, në këto vite të trazuara e të mbushura me ngjarje të hidhura për Shqipërinë e shqiptarët, u gjenden miq, të cilët ndihuan në qeveritë e tyre për të ndihmuar çështjen shqiptare. Fuqitë, nga të cilat shqiptarët nga të gjitha krahinat e vendit që në fillim patën besim dhe kërkuan fuqimisht përkrahjen e tyre, ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në Arkivin Qendror të Shtetit Shqiptar në Tiranë, ruhen mjaft dokumente origjinale të shtetit shqiptar që bëjnë fjalë pikërisht për kërkesat e shqiptarëve drejtuar Qeverisë amerikane për mbështetje të interesave të saja të pavarura. Vështirësitë e panumërta që ndeshen shqiptarët fill pas shpalljes së pavarsisë, rrezikuan seriozisht ekzistencën e shtetit shqiptar. Për veprimtarët politik por edhe për njerëzit e thjeshtë u bë krejtësisht e qartë së Lufta e Parë Botërore (1914-1918) dhe Luftrat ballkanike rrezikonin jo vetëm coptimin e trojeve shqiptare midis fqinjëve, por ndoshta edhe fshirjen përfundimisht nga harta politike e Evropës e një shteti shqiptar.

Në një letër që mban datën tetor 1918,[11] drejtuar Qeverisë italiane nga një grup atdhetarësh shqiptarësh, midis të tjerash lexojmë: “… Populli shqiptar, i bindur në të drejtën e tij për të qenë i lirë dhe i pavarur, dëshiron të jetojë në paqe në shoqërinë e kombeve. Për këtë i bënë thirrje botës liberale italiane të mbrojë çështjen e tij, në përputhje me parimet e shpallura nga Uilsoni dhe pranuar nga aleatët. Kryetari Uilson, në ditën përkujtimore të Gjergj Uashingtonit, përmes përfaqësuesit shqiptar që po i parashtronte dëshirën e bashëpatriotëve të vet, në emrin e shoqërisë Panshqiptare “Vatra” të Amerikës, u shprehu atyre dashamirësinë dhe interesin që ai ushqente për popullin shqiptar, çështjen e të cilit ai e njeh mirë. Ai deklaroi për varrin e Gjergj Uashingtonit, se zëri i tij do të dëgjohej në Konferencën e Paqes në Paris në mbrojtje të të drejtave të popullit shqiptar”.

Më 15 dhjetor 1918,[12] një grup studentësh shqiptarë në Vjenë, i drejtojnë një letër presidentit U. Uilson, ku në mes tjerash thuhet: “… Duke qenë se historia e jonë na la në mesjetë, në errësirë të plotë, politikanët serb e grekë” gjetën rastin të mohojnë të drejtën tonë për një jetë politike. Kështu shkuan kaq larg sa të mos shohin qenjën gjeografike dhe etnografike tonën, ata besuan se Evropa Perëndimore dhe Amerika duhej të lexonin punët e ngatërruara të Ballkanit vetëm mbas shkrimeve të tyre edhe të shohin vetëm me sytë sërbë e grekë… Por fatmirësisht politikanë të mëdhenj që kanë ardhur në kontakt me Shqipërinë janë bërë mbrojtësit më të fuqishëm të çështjes sonë, sepse kanë parë të vërtetën dhe padrejtësinë që bëhet kundra nesh. Midis tyre në radhën e parë është Z. Gjergj Dred Uilliams, ish ministër i SH.B.A. në Athinë, i cili dha dorëheqen më 1913, për të protestuar kundra përdorimit të keq të Shqipërisë prej Fuqive të Mëdha të Evropës.

… Zoti President! Në qoftë se në vendimin e paqes një komb lihet i pambrojtur dhe përdoret kaq mizorisht, a mundet, vallë në atë anë të botës të sigurohet paqja?… Zotëri, Ju lutemi në emër të djelmërisë shqiptare e të kombit shqiptar të merrni këtë komb fatkeq nën mbrojtjen Tuaj.[13]

Menjëherë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore rifilloi veprimtaria e atdhetarëve brenda dhe jashtë vendit, për t’i dalë zot tërësisë etnike të Shqipërisë. Këtë çështje e mori përsipër Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, i cili sa po krijohet me seli kryesore në Shkodër e më pasë në Tiranë.[14] Komiteti i drejtoi Qeverisë amerikane me dhjetëra protesta, promemorje, kërkesa, informacione, memorandum etj., duke kërkuar ndihmën e saj për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, si edhe për problemin shumë të mprehtë të të shpërngulurve me dhunë nga trojet shqiptare. Ky Komitet, duke filluar që nga vitit 1918, e deri më 1924, nuk rreshti së kërkuari nga Qeveria amerikane mbështetje e përkrahje për të bërë të mundur shpëtimin e trojeve të mbetura padrejtësisht jashtë kufijve politike të shtetit shqiptar.

Më 15 janar 1919, Këshilltari i Ambasadës Amerikane në Paris njohton kryetari e Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës se: “… Presidenti i SH.B.A-së ka marrë të gjitha notat që Ju keni patur mirësinë t’i dërgonin, mbi gjendjen e tanishme në Kosovë. Si do që të jetë, Presidenti shpreson që gjendja në Kosovë të jetë përmirësuar me mbërritjen e trupave aleate…”[15]

Në zhvillimet tragjike për fatin e popullit shqiptar Mit’hat Frashëri, atdhetari e veprimtari e shquar, do t’i drejtojë një përkujtesë, kryetarit të SH.B.A-ve, V. Uilsonit, për ta ndërgjegjësuar, atë lidhur me padrejtësitë që u ishin bërë e i bëheshin popullit shqiptar nga Fuqit e Mëdha. Në atë dokument, M. Frashëri e vinte në dijeni kryetarin Uilson se Fuqit e Mëdha ishin të obliguar “të rikrijonin një Shqipëri të qëndrueshme”, që kështu të riparoheshin, siç shprehet ai, padrejtësite e dyshimet e shqiptarëve ndaj saj në Konferencën e Berlinit (1878) dhe atë të Londrës më (1913). Kjo sipas M. Frashërit ishte e domosdoshme dhe parakusht për të siguruar paqen në Ballkan, e drejtë kjo “që imponohet nga parimi i Lirisë”. Në fund të Përkujtesës së tij, autori i saj i sugjeronte kryetarit amerikan W. Uilson disa libra e harta nga autorët evropian me anë të të cilëve provohej vërtetësia e pohimeve të tij.[16]

Dy parimet themelore të diplomacisë së Presidentit Uilson kanë qenë: a) mbështetja në drejtësi dhe vetëvendosja për të gjitha kombet, të mëdha e të vogla.

Këto dy parime përjashtojnë pushtimet e huaja e sundimin e çdo forme, qoftë të një fuqie të huaj mbi një vend tjetër. Pikërisht këtë kërkonin shqiptarët: korigjimin e padrejtësive të së kaluarës dhe njohjen e vullnetit të tyre të lirë.

Më 4 korrik 1917, Presidenti Uilson deklaronte për priftin shqiptar Fan S. Noli : “Unë do të kem vetëm një zë në Konferencën e Paqes në Paris, dhe këtë zë do ta përdor për të drejtat e Shqipërisë”. Kjo formulë shpëtimtare karakterizoi qëndrimin e tij ndaj çështjes shqiptare[17].

Vizioni i Uilsonit për një rend të ri ndërkombëtar, gjeti shprehjen më të plotë në projektin e krijimit të organizatës universale. Nga fundi i Luftës së Parë Botërore, Platformës së tij, Uilsoni i shtoi pikën e 14-të, në të cilën shprehte idenë e “një lidhjeje të përgjithshme të kombeve”, si garanci për të gjithë, të mëdhenj e të vegjël, një alternativë kundrejt monopolit në rrethin e ngushtë të kësaj apo asaj aleance”. Ruajtja e paqes nuk do të vinte më nga llogaritjet tradicionale të forcës, por nga konsensusi mbarëbotëror. Pikërisht për të institucionalizuar këtë konsensus Wilsoni i evancoi idenë e Lidhjes së Kombeve. Kjo do të ishe një organizatë universal, e cila do të kundërbalanconte vendimarrjen në kuadrin e ngushtë të “Koncertit të Fuqive”.[18]

Shqipëria, u pranua në Lidhjen e Kombeve më 17 dhjetor 1920. Noli pak kohë më vonë e rikujton Uilsonin, gjithashtu në Gjenevë, kur Shqipëria, e përfaqësuar prej tij, u pranua në Lidhjen e Kombeve dhe pavarsia e vendit tonë u njoh zyrtarisht: “Ndjeva një lëmsh malëngjimi në grykë dhe më rrokullonte në kokë një emër, që ka fituar mirënjohjen e të gjithë zemrave shqiptare, emri i Presidentit Uillson”. Duke na dhënë me ngjyra të gjalla vdekjen e Presidentit Amerikan, Noli e vazhdon fjalimin me vlerësimet e panumërta për Uilsonin, duke e quajtur atë: “Profeti bujar i paqes njerëzore, ati spirtual i Lidhjes së Kombeve, titani dhe kalorësi idealist”.[19]

Më 10 shkurt 1920, Presidenti Uilson protestoi kundër metodave anglo-françeze, ndërsa pes ditë më vonë (15 shkurt), Ai deklaroi se “Qeveria amerikane kundërshton me fuqi çdo dam në kurriz të Shqipërisë e në përfitim të Jugosllavisë”. Ai shkoi edhe më larg tue kërcënue bashkëpunimin me europianët dhe tërheqen nga Traktati i Paqes me Gjermaninë. Vetëm një ditë më vonë, Londra e Parisi u tërhoqën para presionit amerikan.

“Më 6 mars 1920, Presidenti Uilson dërgoi një notë tjetër tue kërkue: “… që çështja shqiptare të mos përfshihet në diskutimet e planifikueme në mes Italisë dhe Jugosllavisë, dhe se Presidenti dëshironte me afirmue përsëri se nuk do të pranonte asnji plan që parashikonte dhanjen Jugosllavisë të prefekturave veriore të Shqipërisë, si shpërblim tokësor për çka Jugosllavia humbte në kufinjtë me shtetet e tjera.

Mbështetja nga ana e SH.B.A dhe kryetarit Uilson e shumëkërkuar dhe shumëdëshiruar prej shqiptarëve nuk ishte ajo që pritej. Në ato vite, edhe pse SH.B.A. ishte një fuqi ekonomike gjithnjë në rritje, nuk ishte ende një fuqi e rëndësishme politike botërore. Pasha e këtij vendi të madh në vendimarrjet më të rëndësishme të botës do të ndihen më vonë, sidomos pas Luftës së Dytë Botërore. Për popullin shqiptar mbështetja amerikane ishte vendimtare gjatë viteve të fundit të shek. XX, e sidomos gjatë shpërbërjes së ish- Jugosllavisë, pjellës së sëmurë e Konferencës së Paqes në Versaj e viteve 1919 – 1920.

Nga ledhet e fortesës së “Vatrës” qe edhe një tetjër shqiptar i madhë që falënderoi Amerikën dhe presidentin Uilson për të mirat që gatuan për vendin dhe popullin tonë dhe vlerësoi lart idealet e tyre. Ai qe Faik Bej Konica: “Jemi bindur se çdo shqiptar di dhe kupton- shkroi ai se ç‘borç të madh i kemi Eilsonit. Në qoftë se ka ndonjë shqiptar që s’merr vesh se shpëtimi dhe liria e vëndit (të) tij i detyrohet kryesisht Eilson – it, ai nuk është njeri dhe duhet të kemi mëshirë për verbësinë dhe errësirën që i ka mbuluar trutë”… “Ndërgjgja e drejtësisë njohu përsëri zërin e madh, dhe u drodh nga gëzimi; se Elison-i duke mbrojtur Shqipërinë nuk e mbronte një popull të vetëm, por mbronte gjithë popujt, e mbronte parimin”. Kur vdiq presidenti; Elison, ai shkroi: “Gjithë shqiptarët duhet t’i ngrejnë Elison-it një monument të pavdekur në zemrat e tyre. Edhe po t’ishte i vogël për të tjerët, Eilson-i duhet t’ishte i madh për Shqiptarët[20].

Për Uilson-in dhe SH.B.A. në një rast do të shkruanin “Amerika, ajo nënë bujare që i ka dhënë botës Uilsonin, ka për të lindur edhe të tjerë kalorës si ay, kalorës të cilët të kenë sqytin e tyre kryefjalën e Virxhilit: “Të mbrojsh të vegjëlit, të mposhtësh kryelartë” (Regere parvos, debellare superbas) të cilët mbrojnë të vegjëlit dhe përunjin kryelartët, kalorës të cilët vazhdojnë dhe të mbarojnë veprën e paqes, e vëllazërimit, e mirëdashjes ndërkombëtare”[21] dhe vërtet, SH. B.A. Dhe populli amerikan, në ditët më të vështira për kombin shqiptar, në vitet e fundit të shek. XX, kur barbaria serbe e etur për gjak u përpoq të zhduke nga faqja e dheut një pjesë të gjakut tonë, e lindi kalorsin e madh, Bill Klintonin, që :të mbrojë veprën e paqes, të vëllazërimit e të mirëdashjes ndërkombëtare”. Dhe poashtu, ajo lindi George Ë. Bushin, i cili në vizitën më 10 Qershor 2007, në Tiranë, deklaroi qëndrimin amerikan: “Kosova do të bëhet e pavarur”. Dhe në emër të Amerikës, e njohu Pavarsinë e saj të shpallur më 17 shkurt 2008.

Presidenti i parë dhe historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova ia pat dedikuar gjithë këtë mrekulli të admirimit dhe respektit të madh që kanë shqiptarët ngado për Amerikën, Vashingtonin, Uilsonin, Regan, Bush – plaku, Klintonit dhe Bushtit ë ri, që i thanë ndal genocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë.

Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, shpesh herë thoshte se “Ne i duam Amerikanët sepse ata na dhuruan lirinë, që ne e dëshironin”. “Me Amerikën ne jemi të vegjël, por miq të mëdhenj që mund të bëjmë edhe punë të mëdha”. Ai gjithmonë pati thënë se dëshironte Pavarsinë e Kosovës me miqësi të përjetshme me SH.B.A.-së”.

Në vigjilje të 90 vjetorit të vdekjes së Presidentit Uilson (3 shkurt 2014, populli shqiptar u janë mirënjohës miqve të shumtë amerikanë, ndër të cilët presidentit Woodrow Wilson, për përpjekjet që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë për kombin tonë dhe për ruajtjen e miqësisë shqiptaro-amerikane.

Dhe kjo është në traditën amerikane, në politikën që ka mbajtur gjithnjë kundrejt Shqipërisë, filluar prej presidentit të madh, Woodrow Wilson, kujtimi i të cilit ka mbetur i paharruar në zemrat dhe mëndjet e shqiptarëve, sepse në Konferencën e Paqes në Paris më 1919, ai hodhi posht Traktatin e Fshehtë të Londrës (26 prill 1915), që sakrifikonte të drejtat legjitime të Shqipërisë dhe njëherit, ai u kërkoi përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha, respektimin e pavarsisë së plotë të Shqipërisë. Pra, njeriu që e shpëtoi Shqipërinë.

Pas vdekjes së U. Uilsonit, më 4 shkurt 1924, Ansambleja Kushtetuese e Shqipërisë e nderoi kujtimin e tij, në shenjë respekti për kontributin që dha dhe shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi i sigurtë, ndërmjet Italisë, Greqisë dhe Mbretërisë S.K.S.


[1] Fjalori Enciklopedik shqiptar, Vëll. III, 2009, Tiranë, f. 2785-2786.

[2] Presidentët e Amerikës (SH.B.A), Tiranë, 2006, f. 102; “Presidentët e SH.B.A.-ve nga Uashingtoni te Bushi, “Vatra”, SHkup, 2002, f. 75-76.

[3] Arben Puto, Presidenti Uilson, profile I një politikani të madh – Mbrotjës I të vegjëlve”, 17 mars 2009, në gazetën :Fakti”; dhe Presidenti Uilson – mbrojtës I të vegjëlve”, gazeta “Shqip”, 19 mars 2009.

[4] Po aty; Albana Melyshi – Lifschin, Udhëtimi në Historinë Amerikane, Tiranë, 2003, f. 222

[5] Henri Kisinxher, Diplomaciao”, Tiranë, 2011, f. ; Arben Puto, “Presidenti Uilson – Profik I një politikani të madh”, Fakti, 17.03.2009;

[6] Arben Puto, “Presidenti uilson, punim I cituar;

[7] Albana Melyshi Lifschin, Udhëtim në Historinë Amerikane Tiranë, 2003, f.224; краток преглед на Американската историја, стр. 245-247, pa vit botimi, redaktor nga Нанард синкота;

[8] Albana Melyshi Lischin, Udhëtim, vepër e cituar, f. 225;

[9] Arben Puto, Presidenti Ëilson – mbrojtësi I të vegjëlve, në Fakti, 17.03.2009

[10] Po aty, Fakti, dt. 17.03.2009;

[11] Arkivi Qendror shqiptar, Tiranë, tetor 1918, Letër e një grup atdhetarësh shqiptarë, dërguar Qeveris italiane, cituar sipas Dr. Nevila Nuka, Kryetari uilson, rikthim tek ai”, në “fakti”, 28.XII.2003

[12] Po aty, Letër e studentëve shqiptar në VJenë, Dt. 15.XII. 1918, drejtuar presidentit U. Uilson..

[13] Po aty.

[14] Historia e popullit shqiptar, Vëll.III, Tiranë, faqe….; Fjalori Enciklopedik shqiptar, Vëllimi II, Tiranë, 2008, f. 1234-1235;

[15] Dr. Nevila Nika, Kryetari Uilson, në gazetën “Fakti”, 28.XI.2003;

[16] Gazeta “Vikend”, 8 qershor 2007, f. 15;

[17] Sami Repishti, Përvjetori I vdekjes së Presidentit Uilson, në “Zhurnal”, Dt. 04.02.2013, f.11

[18] Arben Puto, Presidenti Uilson – mbrojtësi I të vegjëlve, 17.03.2009;

[19] Anton Cefa, Kalorësi idealist, në gazetën “fatkit”, 19.VI.2008;

[20]Sami Repishti, Përvjetori I vdekjes, I presidentit Uilson, në Zhurnal, 04.02.2013;

[21] Anton Cefa, Mbrojtja e çështjes shqiptare, 19.06.2008, në “Fakti”, 16.

Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka ishin bërthama e çështjes sonë kombëtare

Rezultate imazhesh për jusuf ,bardhosh gervalla dhe kadri zeka

Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka ishin bërthama e çështjes sonë kombëtare,nderi ,dhimbja dhe krenaria shqiptare.Ata ishin burra të cilët arritën unifikimin e mërgatës shqiptare,përpjekësit e angazhuar me tërë qenien në internacionalizimin e çështjes shqiptare në Evropë dhe botë.Trima të cilët i njohi dhe i bëri të pandashëm çështja madhore kombëtare.Asnjëherë nuk i ndau as lodhja,as veprimtaria e pashembullt,as vapa,as acari,ashtu si nuk mund i ndau as breshëria e plumbave të pushtuesit sllav.Ata ishin themelues së Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e vendit.

Ishin strategët më të stërvitur për themelimin e platformës më të qartë kombëtare.Vizioni i tyre ishte të i bashkojnë gjithë shqiptarët,pa dallim feje,krahine apo gjinie.Vizioni i tyre në të folur e shkruar gjëthnjë ka pasur parasyshë edhe opcionin e çlirimit të Kosovës nga okupatori,pa përjashtuar edhe rezistencën e armatosur,kur pushtuesi nuk do të njihëte tjetër formë.Dalja e tyre në skenë në mërgatën shqiptare pati bërë jehonë të madhe.Ata ishin guximtarë të veprimeve kombëtare,edhe pse UDB-ja,sllave vepronte lirë në perendim dhe i përcillte kudo.Ata ishin edukuar në frymën jo vetëm të duan atdheun në të cilin u lindën dhe edukuan,por edhe të sakrifikojnë të e mbrojnë dhe shpëtojnë ate me çmimin më të lartë(gjakun)

Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka,ishin pishtarë të lirisë së Kosovës,pa veprimtarinë e të cilëve Kosova nuk do të kishte lirinë të cilën e gëzon sot.Ata vunë themelet e tyre në këtë drejtim,duke kundërshtuar guximshëm pushtimin sërb mbi Kosovën,Një formë të ngjajshme kundërshtimi të pushtuesëve e patën nisë edhe studentet e Univerzitetit të Prishtinës në vitin 1981.

Gërvallajt dhe Kadri Zeka sakrifikuan çdo gjë për lirinë të cilën po e gëzojmë sot.Ata me veprimtarinë e tyre paralajmëruan Sërbinë,ish-Jugosllavinë por edhe mbarë botën e civilizuar,se shqiptarët e Kosovës më kurrë nuk do të lejojnë të jetojnë nën tutellën serbo-sllave.Jusufi,Bardhoshi dhe Kadriu ishin simbole të qëndresës kombëtare,që burimin e kishin nga familje me tradita kombëtare patriotike. organizon likuidimin e tyre në mënyrën më barbare dhe tinzare duke organizuar mbi ta atentat klasik.Janaret për shqiptarët ishin janare të kobshme dhe të zeza ,ku mbi ta dora e zezë tinëzare likuidoj shumë veprimtarë të shquar.Kështu ndodhi edhe më 17 janar 1982 në Untergrupenbach të Gjermanisë dora e zezë e pushtuesit i vrau tinëzisht Jusufin,BaDuhet të thuhet se prej tyre më tepër shquhej Jusuf Gërvalla,dallohej për prirëjet dhe orientimet kombëtare në të gjitha fushat.

Jusuf Gërvalla ishte poet,këngëtar,publicist,veprimtar i devotshëm i çështjes kombëtare,intelektual i guximshëm e luftarak për çlirimin e Kosovës,i cili veprimtarinë e vet atdhetare e zhvilloj në ilegalitet në Kosovë dhe emigracion.Ishte në rrezik të arrestimit,por pasi i shpëton arrestimit,migron në Gjermani,ku më parë jetonte dhe vepronte i vëllai Bardhi,ku e vazhdon me një intenzitet edhe më të shtuar veprimtarinë e tij patriotike për çlirim e bashkim kombëtar.Në Gjermani arrinë të bashkojë faktorin shqiptar të emigracionit në një front të përbashkët kundër shtypjes,burgosjes,vrasjeve e shpërnguljes së shqiptarëve nga forcat sërbo-jugosllave.Ai së bashku me Bardhoshin,Kadri Zeken e disa veprimtarë të dalluar,ishte në ballë të frontit të gjërë për sensibilitetin e opionit botëror për çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve në ish-Jugosllavi e Ballkan.Pushteti i atëhershëm serbo-jugosllav tek Jusufi e shihte nyjen kyçe të organizimeve anti jugosllave,prandajrdhoshin dhe Kadriun.Me 17 janar Kosovës iu trazua qielli,shqiptarëve iu trazuan zemrat,atë natë të zezë janari dëbora u skuq me pikat e gjakut të trimave tanë të lirisë,Agu i mëngjezit i gjeti pikat e gjakut të tyre të ngrira,por as acari as breshëritë e plumbave nuk mund i ndanë trimat.Ata ranë në altarin e lirisë për të shënuar pavdeksinë.Shembulli i Jusuf Gërvallës,mbeti dhe mbetet i gjallë ndër intelektual të kohës moderne,si krijues dhe atdhetar i shquar për liri.

Shqiptarët kishim të bënim me një armik të pacipë,i cili tinëzisht na i vriste trimat dhe nuk i linte të varroseshin në atdhe.Jusufi,Bardhoshi dhe Kadriu,ishin varrosur në Gjermani.Më kujtohen ato vite dhimbjesh,kur çdo përvjetor bënim homazhe tek varrezat e tyre.Sikur më dukej se u bënim dëm,sikur i shkilnim varrezat e tyre,e trupi i tyre nuk prehej pa i kthye eshtrat e tyre në atdhe,për të cilin kishin rënë heroikisht.Tani fatbardhësisht ata janë në tokën e tyre,janë bërë dritë,diell e shkëndijë e lirisë dhe kombit.Edhe ne mërgimtarët pas tyre jemi mundue të bëjmë veprimtarinë kombëtare,po rrugën e kishim të trasuar nga ata,shtigjet i kishim më të hapura dhe krahërorët më të mbrojtur,si rezultat i veprimtarisë së tyre.Ashtu si Jusufi,ashtu nga prirëjet për orientim kombëtar dallohet bija e saj Donika Jusuf Gërvalla,në organizimet e veprimtarisë së tyre pata marrur pjesë dhe aty shihja ringjalljen e Jusufit,nga se Donika ishte veprimtare e paepur e çështjes kombëtare,ashtu si babai i saj Jusufi,ishte e zëshme dhe zëdhënëse e cila veprimtarinë kombëtare e zhvilloj në Gjermani dhe zëri i saj i fuqishëm,i guximshëm e intelektual,internacionalizoi çështjen shqiptare nëpër Europë.Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka,janë personalitetet më të çmuara të cilët u flijuan për çlirimin e Kosovës,Ata janë nderi,dhimbja dhe krenaria jonë,vetëm se ata nuk duhet të i përkujtojmë vetëm në përvjetorin e rënjes,duhet të gjejmë forma më të shpeshta organizimesh për të i përkujtuar dhe nderuar këta pishtarë të lavdisë,qoftë në Kosovë e kudo në mërgatën shqiptare(F.B)

RASIM SELMANAJ(1963-)

Rasimselmanaj.jpg

Rasim Selmanaj, lindi më 8 mars 1963, në Gllogjan të Deçanit.Me profesion është Bachelor i Biologjisë - Kimisë. Është deputet  dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, kryetar i Komunës së Deçanit ( 2009-2017), njëri ndër veprimtarët më të dalluar të viteve ’80-të dhe promotor i organizimeve me karakter kombëtar, kulturor e sportiv gjatë viteve ’90-të të shekullit të kaluar.
Veprimtaria e tij atdhetare e politike përthekon katër dekada përkushtim dhe përpjekje për liri; mbi katër herë i burgosur e i dënuar, dhjetëra herë i torturuar nga forcat policore serbe, herë i vetëm, e herë bashkë me vëllezër dhe miq të idealit.Për shkak të veprimtarisë politike e atdhetare është arrestuar dhe dënuar në vitet 1981, 1983 dhe 1992. Tetë vite me radhë (1990-1998) ka punuar në arsim, mësimdhënës për lëndët Biologji dhe Kimi.

Po në vitet 1980 ishte një ndër themeluesit e grupit ilegal “Shqiponja”, grup i cili kreu një sërë aktivitetesh të rëndësishme politike dhe propaganduese kundër sistemit represiv serb.Rasim Selmanaj ka qenë themelues dhe kryeredaktor i revistës "Zgjimi", të cilën revistë e udhëhoqi edhe pas daljes nga burgu.Po ashtu një kohë ka qenë edhe kryetar i rinisë në Deçan (1990-1997) dhe themelues i SHKA “Jusuf Gërvalla” në Deçan.Ndërkaq, më 24 mars 1998,  arrestohet nga forcat serbe.Gjykata e Qarkut në Leskovc e dënoi me 6 vjet burg.Selmanaj është i mbijetuar dhe dëshmitar i gjallë i Masakrës së Dubravës së vitit 1999.Është liruar në mars të vitit 2001. Deri në janar të vitit 2003, ka qenë botues dhe kryeredaktor i gazetës së përditshme "24 orë".Gjatë viteve 2001-2009 ishte botues dhe kryeredaktor i të përjavshmes "Focus", njëkohësisht udhëheqës i fushatës “Me Ramushin”.Në zgjedhjet e 6 tetorit 2019,sërish është zgjedhur deputet i Parlamentit të Kosovës.


BOTIMET

1. "Shtegtar i lirisë", poezi 2001
2. "Melodi shiu në sytë e nënës" poezi 2003
3. "Peizazh i ëndrrës ", prozë 2004
4. "Kur kalëroj kujtesën", poezi 2005
5. “Kitarë e Krisur ”, poezi 2006
6. “Shpirti i lagur më lot”, poezi 2006
7. “Haradinaj dhe Haga”, publicistikë 2006
8. “Heroi me kitarë”, përmbledhje e mendimit shkencor për Jusuf Gërvallën 2007
9. "Me Ramushin", publicistikë 2007
10. "Hijet e thyera” , poezi 2008
11. “Dekada e Deçanit”, kronika dhe ngjarje 2018

Flori Bruqi

“Potpuria” letrare e Flori Bruqit


 


Akademik Prof. dr. Eshref Ymeri



Shtëpia Botuese “Klubi i poezisë”, Tiranë, nxori nga shtypi dhe hodhi në qarkullim librin me titull , të autorit Flori Bruqi, poet, shkrimtar, historian, hulumtues dhe kritik i talentuar, një libër ky, i tridhjetenënti në serinë e veprave të tij, të botuara deri tani. Recenzent i librit është Rexhep Shahu, kurse redaktor – Izet Duraku.

Libri përshkohet tejendanë nga interesimet, emocionet, joshat, dyshimet e autorit që e lidhin artin e fjalës me realitetet shumëngjyrëshe të jetës së përditshme. Analizat kritiko-letrare i adresohen një spektri të gjerë çështjesh etikomorale dhe lidhen drejtpërsëdrejti me kërkesat e përditshme të organizmit shoqëror. Si një kritik letrar i kompletuar, Flori Bruqi ka shpërfaqur aftësitë e tij për të zbuluar para lexuesit tablonë e të kuptuarit të plazmimeve artistike në indin e veprave të analizuara. Kësisoj ai ka marrë përsipër rolin e ndërmjetësit në shtegtimin e veprës letrare nga autori te lexuesi. Brenda penës së tij vjen e ravijëzohet edhe “reparti i punës” së shkrimtarit, edhe bota e larmishme e lexuesit. Shkrimtari, poeti, kritiku dhe gjuhëtari gjerman Frederik Shlegel (Friedrich Schlegel – 1772-1829) thotë:
Rezultate imazhesh për moderniteti ne letrat shqipe nga flori bruqi


“Kritiku është një lexues, i cili merret me “tretjen” e gjërave që ka lexuar. Prandaj ai duhet të ketë disa stomakë”.

Funksionin e kritikës letrare Flori e shikon të lidhur ngushtë me ndikimin që ajo duhet të ushtrojë mbi opinionin shoqëror, mbi vetë autorët e veprave artistike dhe mbi zhvillimin e përgjithshëm të letërsisë dhe të artit. Në mundin e tij kritikoletrar, ndihet prania e heshtur e frymës polemike, dialogu i heshtur me autorin, me lexuesit e hamendësuar, me kolegët-oponentë.

Në këtë vepër të re, Flori Bruqi i drejtohet analizës së krijimeve letrare, të kahershme për nga prejardhja e tyre, por që vazhdojnë të ndikojnë me autoritet mbi botën shpirtërore të lexuesve edhe në ditët tona. Të tilla janë krijimet letrare të Homerit shqiptar Gjegj Fishta. Vepra e Fishtës, e këtij korifeu të kulturës shqiptare, përherë do të jetë objekt studimi dhe analizash nga ana e kritikëve dhe e studiuesve të letërsisë shqipe. Ajo ka qenë, është dhe do të mbetet përjetësisht burim frymëzimi për brezat e sotëm dhe pasardhës për farkëtimin e vetëdijes kombëtare, në kundërshtim me vlerësimin armiqësor që i pati bërë Enver Hoxha Fishtës dhe vepërs së tij, simbol i nacionalizmit shqiptar. Lexuesi me vetëdije të lartë kombëtare, vë duart në kokë për mjerimin e palakmueshëm të figurës së Enver Hoxhës, kur sulmin e këtij të fundit kundër Fishtës, e krahason me vlerësimet që kanë bërë për të mjaft personalitete të shquara kombëtare dhe të huaja, të cilat Flori i ka cituar në faqet e këtij libri. Ёshtë e turpshme për Enver Hoxhën, i cili, si argat i regjur i Beogradit, nacionalizmin e pastër të Fishtës, e vë në një peshore me shovinizmin tribal të Vlladan Gjeorgjeviçit, kur deklaron:
“Fishta dhe Vlladan Gjeorgjeviçi janë njerëz të po një shkolle dhe shërbëtorë të një ideje skllavëruese” (Citohet sipas: Enver Hoxha për miqësinë me sllavët, sulmon Fishtën”. Marrë nga faqja e internetit “Peshku pa ujë”. 06 dhjetor 2012).

Rezultate imazhesh për moderniteti ne letrat shqipe nga flori bruqi


Këtu po ndalem vetëm në vlerësimin e Prof. dr. Norbert Joklit, të cilin Flori e citon në veprën në fjalë:

“…me At Gjergj Fishtën gjuha shqipe u rrit, u madhnue, u ba zojë. Me At Gjergjin, kryetar në Kongresin e Manastirit, u caktue njëherë e përgjithmonë një alfabet i vetëm për mbarë Shqipninë, vendim ky me dobi që nuk numrohen. Me At Gjergjin zuni fill shkolla me shqipen gjuhë mësimi…”
Këtë shkrim e titullova “Potpuria” letrare e Flori Bruqit”, sepse Flori, nga vargjet gjëmimtare të Fishtës, kalon te vargjet dhe përgjithësisht te vepra bubulluese e Arshi Pipës. Mandej “e mban vrapin” te josha magjiplote e krijimtarisë së Mira Meksit, në endjen e saj lirike mes Tiranës dhe Parisit, vazhdon me shtresëzimet e letërsisë shqiptare, duke analizuar zhvillimet e saj jo vetëm brenda trojeve etnike, por edhe në diasporë, si në Bullgari, Rumani, Greqi, Turqi e deri në Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për mendimin tim, Flori Bruqi, si një kritik erudit, është i pari në historinë e letërsisë shqipe, i cili ka nxjerrë si në një “parakalim festiv” të gjithë shkrimtarët dhe poetët e trojeve etnike shqiptare. Nga radhët e tyre në Perëndimin evropian dhe amerikan, ai përmend 54 syresh. Mes krijuesve të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dëshiroj të shtoj edhe emrin e eseistes dhe të shkrimtares sa të talentuar, aq edhe fjalëpakë, Nimfa Hakani, e cila, në nëntor të vitit 2015, botoi në Shqipëri tre libra: përmbledhjen me tregime me titull “Pacientja 101”, një përmbledhje fabulash dhe rrëfenjash për të rritur, të titulluar “Luani i fjetur”, dhe një përrallë për fëmijë, me protagonist Gjeto Basho Mujin.

Flori vijon me Rexhep Hoxhën, me këtë krijues të heshtur hijerëndë, që të mahnit me ca vargje plot aromë ëndërrimtare:

As vetë s’e dij pse kot rrugëvet po sillem
Pa kurrfarë qëllimi – pa drejtim askund!
Nër rrugë t’ qytetit m’ duket se po hidhem
Sikurse Kolombi n’ oqean t’ pafund.

Paskëtaj Flori ndalet te Kadrush Radogoshi dhe analizon veprën e tij “Semantika e bregut tjetër”, ku del në pah talenti i tij si eseist, studiues dhe shkrimtar.

Prej këtej, hidhet te Prenk Jakova, themeluesi i artit operistik shqiptar, autor i sa e sa këngëve dhe romancave plot lirizëm marramendës, i cili e mbylli jetën në një mënyrë tragjike, me vetëvrasje, për shkak se diktatura komuniste enveriane jetën ia pati lënduar rëndë me pushkatimin mizor të të vëllait, për shkak të bindjeve të tij nacionaliste, çka ai e mbajti peng në zemër sa qe gjallë.

Prekëse janë faqet që Flori i kushton krijimtarisë së Ali Podrimjes që të rrëmben me vargjet e tij plot afsh lirik, aq të pasur me një figuracion emocionues. Me vdekjen e tij enigmatike dhe të parakohshme në Francë, Kosova dhe mbarë trojet etnike shqiptare sikur humbën njërën nga arteriet e tyre me gjak gurgullues.

Martim Camaj zë një vend nderi në historinë e kulturës sonë kombëtare, i njohur si studiues i gjuhës shqipe dhe i dialekteve të saj, si njohës i shquar i botës arbëreshe, të cilin autori ia prezanton lexuesit si një poet dhe prozator të talentuar, të respektuar për thjeshtësinë e madhështisë së tij, për pasurinë e pamatë të leksikut të tij.

“Potpuria” floriane vjen e bëhet edhe më emocionuaes kur ai e ndal “fluturimin” e shënimeve kritike te njëra nga krenaritë e kulturës shqiptare me prejardhje shkodrane, te Ndre Mjeda, te autori i poezive aq të dhembshura që ta ngrenë zemrën peshë me notat e tyre elegjiake.

“Potpuria” në fjalë vjen e pasurohet edhe më shumë me elementet e folklorit dhe të etnografisë. Flori, me përshkrimin e qeleshes së bardhë që sfidon popujt në shekuj, ka folur për historinë e saj. Kjo qeleshe, e quajtur ndryshe plisi shqiptar, si një simbol karakteristik i etnisë shqiptare, është përcjellë nga thellësitë e shekujve, plis ky, i papërsëritshëm në asnjë etni tjetër, jo vetëm në kontinentin tonë, por edhe në mbarë botën. Prandaj kjo është edhe arsyeja që, siç thotë Flori, plisi shqiptar (qeleshja) ndodhet i ekspozuar në muzeun e Luvrit (Louvre) në Paris.

Në kreun e librit me titull “Moderniteti në letrat shqipe”, që shërben edhe si titull i kësaj vepre, kritiku Flori Bruqi është ndalur në tre momente kryesore:

Së pari, në zhvillimin e letërsisë në Kosovë, e cila zë fill që në vitet ’30 të shekullit të kaluar, kur dalin në skenë penat emblematike të Esat Mekulit dhe të Hivzi Sulejmanit. Më tej autori vazhdon me krijimtarinë e poetëve dhe të shkrimtarëve të tjerë, të cilët, edhe në kushtet e terrorit serb, asnjëherë nuk hoqën dorë nga krijimtaria letrare, duke e vlerësuar atë si një armë të fuqishme të identitetit kombëtar.

Së dyti, në zhvillimin e letërsisë arbëreshe, e cila përbën një faqe të ndritur në historinë e kulturës së kombit shqiptar. Domosdo që nuk mund të mos shpërthenin “sythet” e letërsisë artistike arbëreshe, qoftë në prozë, qoftë në poezi, përderisa atje jeton një popullsi prej 90 mijë frymësh që vazhdojnë të flasin gjuhën shqipe.

Së treti, në lindjen në diasporë të një letërsie në gjuhë të huaj, por me tema shqiptare.
Në faqen e internetit “Agjencioni Floripress” të datës 03 shkurt 2014, Flori kishte botur një shkrim me titull “Shkrimtaret e ekzilit” dhe përmendte konkretisht shkrimtaret Anilda Ibrahimi, Elvira Dones dhe Ornela Vorpsi, të cilat, siç thekson në këtë libër, përbëjnë treshen shqiptare të mërgimit në Itali, që i boton librat e veta në italisht, në shtëpitë botuese “Feltrinelli” dhe “Einaudi”. Ai përmend edhe zonjën Besa Myftiu që jeton në Zvicër dhe librat e veta i boton në Francë, në shtëpinë botuese “Fayard”. Asokohe, po më 03 shkurt 2014, unë pata botuar në internet një shënim me titull “Katër burbuqet e magjisë shqiptare”. Me këtë rast, dëshiroj të shtoj edhe një tjetër “burbuqe” të talentuar. Kjo është zonja Nimfa Hakani, e cila, siç e përmenda më lart, jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Karolinën e Veriut. Këtë vit, dhe konkretisht më 25 prill, ajo botoi një përmbledhje me tri novela, me titull “Under The Orange Tree” (Nën hijen e portokallit), me një vëllim prej 362 faqesh. Tematika e tri novelave ka për objekt fshatin shqiptar në jug të vendit, në periudhën midis dy luftërave botërore

Flori i rikthehet kritikës letrare me analizën e krijimtarisë së Gani Xhafollit, një krijues ky me një individualitet mjaft të spikatur në lëmin e poezisë për fëmijë, i cili u nda nga jeta më 15 qershor 2015, në moshën 73-vjeçare.

Studimi kritik i Flori Bruqit pasurohet me një analizë të dialekteve të gjuhës shqipe, ku theksohet se dallimet mes tyre nuk janë të mëdha, me përjashtim të disa ndryshimeve në sistemin fonetik, në strukturën granmatikore dhe në leksik.

Mandej ai e vazhdon analizën për shqipen e njësuar, duke u ndalur në parahistorinë e saj që prej shek. XVI-XVIII, në hartimin e fjalorëve të parë, në kontributin që dhanë shumë figura të shquara të Rilindjes Kombëtare para dhe pas shpalljes së pavarësisë, derisa u arrit në Konsultën Gjuhësore të Prishtinës të vitit 1968, e cila u mbështet në parimin “Një komb, një gjuhë, një flamur”, çka krijoi parakushtet për thirrjen e Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972, që hodhi themelet e shqipes së njësuar në mbarë trojet tona etnike.

Në këtë pjesë të librit u është lënë hapësirë edhe studimeve shkencore për gjuhën shqipe që janë kryer nga shkencëtarë të huaj dhe shqiptarë, edhe në kuadrin e lindjes së gjuhësisë historike-krahasuese.
Disa faqe të librit të vet, Flori ia ka kushtuar Nënë Terezës, e cila përfaqëson simbolin e ngrohtësisë shpirtërore dhe të humanizmit botëror. Prandaj figura e saj ka shërbyer si objekt frymëzimi për shumë personalitete të njohura të kulturës sonë kombëtare dhe të kulturës botërore.

Pas një paraqitjeje panoramike të krijimtarisë së poeteshës, dramaturges dhe prozatores Shqipe Hasani, Flori zbret përsëri në truallin e folklorit dhe konkretisht në atë të artit rapsodik të Dervish Shaqa Kosovës, të cilin, me shumë të drejtë, ai e quan “gjeneral të folklorit shqiptar”.

 Aq përcëllues ishte mesazhi i këngëve rapsodike të Dervish Shaqas për kolonizatorët serbë, saqë ata filluan përndjekjen e tij. Prandaj ai, në vitin 1956, u detyrua të zhvendosej në Shqipëri, në Rashbull, ku pati themeluar grupin e famshëm rapsodik që ka lënë gjurmë të thella në traditën e folklorit shqiptar.

Emocionuese janë faqet e librit, kushtuar njërit nga personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare, Mitrush Kutelit, ekonomistit mendjendritur dhe shkrimtarit erudit, poetit dhe përkthyesit me shije të hollë, të cilin diktatura komuniste e trajtoi si njerka fëmijën e gjetur. Dhe s’mund ta trajtonte ndryshe, sepse intelektualët me dije enciklopedike përbënin rrezik për përmbysjen e saj. Prekëse, deri në lëndim të shpirtit, është letra e fundit e Mitrush Kutelit. Përmbajtja e saj është tronditëse. Me atë letër, Kuteli, tërthorazi, zbulon një realitet tragjik të kohës së diktaturës, kur ai intelektual i madh ishte katandisur në një gjendje aq të rënduar shpirtërore.

Në “potpurinë letrare” Flori nuk mund të linte mënjanë artet e bukura. Prandaj ai i kushton disa faqe jetës dhe krijimtarisë së skulptorit mjaft të talentuar Agim Çavdarbasha, i cili është i njohur për hapjen e shumë ekspozitave jo vetëm në trojet amtare, por edhe në disa vende evropiane.
Me analizën e veprës së Odise Grillos, të simbolit të letërsisë shqipe për fëmijë, me vlerësimin e krijimtarisë së Esat Mekulit, si shkencëtar në fushën e veterinarisë, si poet me një talent origjinal, si përkthyes me një prodhimtari të jashtëzakonshme, si publicist dhe si një aktivist politiko-shoqëror, i cili zë një vend të veçantë në historinë e kulturës sonë mbarëkombëtare, me pasqyrimin e veprimtarisë së Enver Gjerqekut, poet, studiues, përkthyes dhe historian i letërisë, profesor i letërsisë shqipe në fakultetin filologjik të Universitetit të Prishtinës prej vitit 1962 deri në vitin 1995, mbyllet vepra në fjalë e Flori Bruqit.

Në parathënien e librit, autori ka bërë një analizë kritike të botës letrare shqiptare, me të mirat dhe me dobësitë e saj. Ai ka cituar shkëndijëza të fjalës së çmuar të figurave të tilla, si Ismail Kadare, Ridvan Dibra, Arian Leka, Fatos Kongoli, Visar Zhiti dhe Zija Çela, si edhe të personaliteteve të huaja të lëmit të kritikës letrare. Në këtë parathënie shpërfaqet krtitika letrare profesionale brenda këndvështrimit edhe të krijuesit, edhe të lexuesit. Si një kritik-profesionist, Flori Bruqi bie në sy për thellësinë e kujtesës letrare dhe për trajtimin estetik të artit të fjalës së shkruar, çka buron nga përgatitja e tij si një intelektual erudit, i papërsëritshëm në lëmin e shkencës së kritikës letrare. Prandaj sa herë që lexoj shënime kritike të Flori Bruqit, menjëherë më vjen ndër mend një thënie e bukur e Oskar Uajldit (Oscar Wilde – 1854-1900)

“Kritika kërkon shumë më tepër kulturë sesa krijimtaria”.

2020-02-01

Sevdai Radogoshi (1958-)


Rezultate imazhesh për sevdail radogoshi

Sevdai Radogoshi lindi në Gjakovë më 26 shkurt 958, roli më i njohur i Sevdait është Qumili por ai ka luajtur më shumë se 40 role. Suksesi me i madhi i tij filloj në vitet 90, shumë humorist të tjerë janë bë të njohur në programet e Sevdai Radogoshit, si Besim Dina e tjerë.

Ai është prezent në mediat të ndryshme si në radio po ashtu edhe në TV stacionet mbarë kombëtare.
Ka marrë pjesë në mijra koncerte në botë. Ka tre vajza dhe një djalë.

Fëmijet e Sevdait kanë luajtur në disa filma të tij. Mirëpo skeqet e para në estradë kishte punuar në vitin 1973, për t'u popullarizuar në mesin e viteve 1980-të me "Qumilin" e paharruar.

“Zybaja”: Ska mo plazma e serce merce… 

 Edhe “Zybaja” fillon talljet me taksën 100% ndaj produkteve serbe Qeveria e Kosovës para disa dite mori vendim, që ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, të rrisë taksën për 100%. Pas këtij vendimi, disa njerëz filluan edhe talljet me disa prej produkteve serbe...

Barcoletat, dizajnet e produkteve serbe me simbole të shqiptarëve e deri tek videot qesharake, u bënë virale në rrjetet sociale. Këtyre njerëzve që u tallën iu bashkua edhe humoristi i njohur, Sevdai Radogoshi, i cili në profilin e tij zyrtar Facebook, ka publikuar një video në të cilën shihet në rolin e “Zybas” teksa dëgjohet duke folur për Biskotat “Plazma”. “Për kryeministrin Ramush Haradinaj. Ska mo plazma e serce merce..”, kishte shkruar, humoristi krahas videos së publikuar në Facebook. “Bravo Ramush, punët e mira vinë kadal dale, edhe ti je ka vjen tu ardhë si brumi i simites”, janë disa nga fjalët që i dëgjojmë në këtë video. Biskotat “Plazma” janë njëri ndër produktet më të përmendura në të gjitha talljet që janë bër deri tani.


"Qumili" mbetet një nga aktorët shqiptar më të pëlqyer Më shumë se 40 vjet karrierë kanë bërë që aktori nga Gjakova Sevdai Radogoshi, të jetë shumë i dashur për publikun shqiptar.


Filma dhe skeqe humoristike:

1.Qymili i paharruar(1980)
2.Qumili - Treshi Persheshi (Humor 1988)
3.Dallandyshe ‘97(1997)
4.Goja Kapak vuxhuti Rahat (1998)
5.Dik Kompozitori (2000)
6.8 Marsi (2000)
7. Qumili - Gazuzi & Besimi "Gazuzi dance" (Humor 2001)
8.Qumili - Binaki dhe Adelina Ismajli "Ineksioni" (Humor 2001)
9.Gëzuar më Qumilin( 2002)
10 .Marsi (2002)
11.Qumili - Uka "autobusi"( Humor 2002)
12.Qumili - Binaki "Dugoja qelë" (Humor 2004)
13.Qumili - "Autoshkolla" (Humor 2004)
14.Syla del azil(2005)
15.Syla dhe Naim haxhia
16.S’je tue dhanë lopë po çikë o kali
17.Gjakovari tu ble pastërm
18.Lyta 'ta...benzinin më uj'
19.Qumil Siki (Humor)
20.Qumili-Sa i përket(Humor 3)
21.Qumili - Lyta e marton qik 137n
22. A po don me dalë më hupë a…
23.Mos u gëzo i gëzum mos u idhno o i idhnum (Humor)
24.Pijaneci dhe "Domestosi"
25.Qumili - Syla "bagla e Lopës - Kalit" (2012)
26. Qumili - Mjeshtri i maqinës(2013)
27.Gëzuar mëQumilin( 2015)
28.Tre yje - Qumili dhe 8 marsi
29.Gëzuar më Qumilin (Deputeti Kosovës, 2016 )
30.Qumili - Konkursi për punë në Gjakovë(2016)
31.Qumili - Gipa në disko(2016)
32.Qumili - Rryma shtrejtë(2016)
33.Qumili - Qumil fanatiku!(2016)
34.Qumili - Azizi i lyp pare borxh Qumilit!(2016)
35.Qumili - Gipa pijaneci(2017)
36.Qumili - Erodita dhe djali dajës
37.Qumili - Syla dhe Naimi "Bastorja"(2018)
38.Qumili - Lyta te doktori "Operacioni"(2018)
39. Qumili - Lyta shefederi(2018)
40.Qumili - "Ramadani nga Tetova" (Humor 2018)
41.Qumili - Besimi Buki, Lili "Viti ri" (Humor 2018)
42“Zybaja”: Ska mo plazma e serce merce…
43.Qumili - "Baca Goni dhe vetura e re" (Humor 2020)

Etj.

Flori Bruqi