2013-05-28

Irlanda Perёndimore nga lufta qytetare-Egil Aarvik

Tre fёmijё humbën jetёn nё vitin 1976 nё njё fatkeqёsi nё Belfast. Gjendja u keqёsua nё mёnyrё drastike, dhunёs i duhej dhёnё fundmjaft vuajti Irlanda Perёndimore nga lufta qytetaremendojnё shumё njerёz. Betty Williams und Mairead Corrigan veprojnёAto marrin guxim tё iniciojnё pajtimin nё njё situatё tё tensionuarNga reaksionet e tyre spontane lind njё lёvizje e madhe pёr paqePёr angazhimin e tyre shpёrblehen me Çmimin Nobel pёr Paqe.



 
Jeta dhe vepraPara gushtit tё vitit 1976nobelistet ishin gra "normale", tё punёsuara nё Belfast. Qё nga kjo kohё ato angazhohen pёr paqe nё tё gjithё botёn.
Citate dhe fjalimeNjё letёr, citate dhe intervista tё zgjeruara krijojnë pёrshtypje interesante mbi nobelistet.
Sfond: "Troubles" nё Irlandёn e Veriut pёrbёjnё sfondin qё ndikoi dy nobelistet.Nё kёtё pjesё mund tё gjeni tekste dhekronologjinё mbi historinё e Irlandёs së Veriut.
MaterialePёrveç fjalimit me rastin e dhënies sё Çmimit Nobel, nё kёtё pjesё gjenden nё edhe materiale tё tjera, si p.sh. apeli i dy nobelisteve drejtuar Kombeve tё Bashkuara..
LinklistaNё kёtё faqe pёrshkruhen burime tё zgjedhura informative nё internet mbi Betty Williams dhe Mairead Corrigan, tё cilat mund tё ndihmojnё gjatё kërkimit nё web.
Citat
Betty Williams dhe Mairead Corrigan na kanё treguar se çfarё mund tё bёjnё pёr nxitjen e paqes njerёzit e zakonshëm.[Egil Aarvik nё fjalimin me rastin e ndarjes sё Çmimit Nobel 1976]

Procesi i paqes nё Lindjen e Afёrme-Yitzhak Rabin

Itzhak Rabininjёri ndёr personalitetet mё tё rёndёsishme tё shetit të Izraelit, para se tё bёhej politikan, shёrbeu 27 vjet me radhё si ushtarNdryshimin vendimtar nga hero lufte nё figurё simbolike tё procesit tё paqes nё Lindjen e Afёrme e mori nё momentin kur u zgjodh pёr herё tё dytё kryeministёr i IzraelitSё bashku me ministrin e tij tё jashtёm Shimon Peresin luftoi pёr paqen, duke bashkёpunuar me shtetet dhe politikanёtkundёr tё cilёve kishte udhёhequr disa luftëraPёrshёndetja historike mes Jasir Arafatit para Shtёpisё sё Bardhё nё Uashington shёnoi fillimin e procesit tё paqes.Qё tё tre, Rabini, Peresi dhe Arafati, u shpёrblyen nё vitin 1994 me Çmimin Nobel pёr Paqe.

Jeta dhe vepraNjё tekst i zgjeruar pёrshkruan zhvillimin e Rabinit nga njё ushtar i ri nё një burrë shtetitё cilit Çmimi Nobel mund t'i ketё dhёnё impulse tё reja.
Citate dhe fjalimeKemi zgjedhur tri fjalime tё rёndёsishme tё RabinitFjalimin e tij tё funditatё tё Çmimit Nobel mё 1994dhe fjalimin me rastin e nёnshkrimit tё marrёveshjes sё parё mes Izraelit dhe palestinezёve mё 1993.
SfondSfondi i jetёs dhe veprёs sё Rabinit është historia e Izraelit dhe Konflikti nё Lindjen e Mesme.
MaterialeI njohur u bё fjalimi i pёrmotshёm i mbesёs sё Rabinit, të cilin mund ta gjeni  gjithashtu nё kёtё pjesё.
LinklistaPёr ta lehtёsuar kërkimin tuaj, nё kёtё faqe pёrshkruhen burime tё zgjedhura informative nё internet mbiRabinin.
Citat
"We should not let the land flowing with milk and honey, become the land flowing with blood and tears."
[Yitzhak Rabin]

Apartedi nё Afrikёn e Jugut-Desmond Tutu

Desmond Tutu hyri nё historinё e shek. XX si njё nga figurat kyçe tё luftёs pёr mposhtjen e regjimit racist tё apartedit nё Afrikёn e JugutSanksionet qё kёrkoi vazhdimisht nga bashkёsia ndёrkombёtare kundёr Afrikёs sё Jugut kontribuan nё njё masё vendimtare nё gjunjёzimin e regjimit tё padrejtё.Kryepeshkopi Tutu ka luajtur dhe luan edhe pas mposhtjes sё apartedit rol tё rёndёsishёm nё procesin e mundimshёm tё mundjes sё tё kaluarёs dhe pajtimit nё vendin e tijÇmimi Nobel pёr Paqe iu dha nё vitin 1984.
Jeta dhe veprady tekste merren me personalitetin, jetёn dhe rёndёsinё e Tutusë nё luftёn kundёr aparteidit nё Afrikёn e Jugut.
Citate dhe fjalimePёrveç pёrmbledhjes sё citateve, nё dispozicion gjenden edhefjalimi me rastin e marrjes sё Çmimit Nobel, intervista dhe letra e famshme e Tutusë dёrguar kryeministrit.
SfondSfondi i jetёs dhe ndikimit tёTutusë pёrbёhet nga sistemi i apartedit nё Afrikёn e Juguttё cilit nё D@dalos i ёshtё kushtuar njё temё e veçantё shtjelluese.
Materiale: 3 artikuj shtypi nga vitet 1984, 1985 dhe 1998 sqarojnё rolin e Tutusë nё luftёn kundёr aparteidit dhe si kryetar i Komisionit tё Pajtimit nё Afrikёn e Jugut.
LinklistaPёr të lehtёsuar kërkimin, nё kёtё faqe pёrshkruhen disa burime tё zgjedhura informative nё internet mbi Desmond Tutunë.
Citat
I kundёrshtoj tё dyjatdhunёn e atyre qëmbajnё njё sistem tё padrejtё dhe dhunёn e atyre që duan ta rrёzojnё atё.

Nё luftёn e tij kundёr padrejtёsisё dhe shkeljes sё tё drejtave tё njeriut tё sistemit tё aparteidit, Desmond Tutu e ka formuluar qartё qёllimin e tijAi luftoi pёr "njё shoqёri tё drejtё dhe demokratike pa ndarje racore".

Kёrkesat minimale tё tij ishin:



1. Tё drejta tё barabarta pёr tё gjithё.

2. Heqja e ligjeve diskriminuese tё pasaportave tё Afrikёs sё Jugut.

3. Sistemi i pёrbashkёt arsimor.

4. Ndalja e shpёrnguljes sё dhunshme tё zezakёve nga Afrika e Jugut nё tё ashtuquajturat homelands.

Fitorja nëpёrmjet rezistencёs paqёsore — Martin Luter King (1929-1968)

Dr. Martin Luter King i Riu ёshtë njё ndër personalitetet mё tё rёndёsishme tё shek. XXLuftёn e tij tё suksesshme pa dhunё kundёr diskriminimit tё zezakёve nё SHBA, King e zhvilloi i frymëzuar nga ideja dhe metodat e GanditNё vitin 1964 fitoi Çmimin Nobel pёr Paqe.
:
Jeta dhe vepraKёtu mund të gjeni tё listuara dhe tё lidhura me pjesёt e tjera tё kapitullit dhe me informacione mё tё zgjeruara momentet mё tё rёndёsishme tё jetёs sё M. L.Kingut.
Citate dhe fjalimePёrveç pёrmbledhjes sё vogёl tё citateve, nё kёtё pjesё gjenden dhe dy fjalimet mё tё njohura tё Kingut, sё bashku me njё test pёr dёgjim, të cilin mund ta shkarkoni në kompjuterin tuaj.
SfondPёrveç kronologjisё sё shkurtёr përlёvizjen e tё drejtave tё njeriut, kjo pjesё ofron edhe informacione themelore tё zgjeruara pёr kuptimin e ndikimit tё Martin Luter Kingut.
MaterialeKjo pjesё pёrmbledh tekste mbiKingunveçanёrisht njё tekst tepër të rekomandueshёm tё Prof. H. Grosse mbi rёndёsinё e Martin Luter Kingut pёr ne sot.
LinklistaNё kёtё faqe pёrshkruhen burime tё zgjedhura informacionesh nё internet mbi Martin Luter Kingun.
Citat
"Errësira nuk mund ta dёbojë errёsirёn;vetёm drita mund ta bёjë kёtёUrrejtja nuk mund ta dёbojë urrejtjenvetёm dashuria mund ta bёjë kёtё."[Dr. Martin Luther King Jr.]
Fitorja nëpёrmjet rezistencёs paqёsore — Martin Luter King (1929-1968)
Mё 15 janar 1929, priftit baptist James King dhe gruas sё tij u lindi njё djalё nё Atlanta të shtetit Xhorxhia. Sipas zakoneve tё vendit mori emrin e njё personaliteti tё shquar: Martin Luter. (...)
Ai nuk e kishte idenё se ky qytet do tё bёnte qё jeta e tij tё pёrjetojnte njё kthim vendimtar
Martin Luter kishte fatin tё shkonte nё shkollё dhe tё studionteI vendosur, ai pёrgatitej pёr jetёnPas pёrfundimit shkёlqyeshёm tё studimeve ai vendosi tё punonte nё Montgomeri. Ai nuk e kishte idenё se ky qytet do tё bёnte qё jeta e tij tё pёrjetonte njё kthim vendimtar.
Montgomeri, kryeqytet i Alabamasi cili shtrihet nё pjesёn jugore tё SHBA-sëasokohe vuante nga tensionet racore gjithnjё nё rritjePrifti i ri i kishёs baptiste u bё dёshmitar i provokimeve tё pandёrpreratё cilat i pёrjetonte çdo ditё nё rrethin e tij. Kingnuk erdhi i papёrgatitur nё kёtё gjendjeQysh gjatё studimeve, ai kishte ndjekur me vёmendje problemet e popullsisё zezake nё vend. Vëmendja e tij përqendrohej edhe në ndryshimet strukturore, nisjen e tё cilave e shihte si tepër tё domosdoshme pёr bashkёjetesёn nё vendRol tё rёndёsishёm nё kёtё drejtim luajtёn pёr tё tё dhёnat për jetёs dhe veprёs sё GanditKing ishte i bindur se dhuna shkakton domosdoshmёrisht dhunёMetoda e vetme e suksesshme pёr zgjidhjen e problemeve shoqёrore nё Amerikё iu duk rezistenca paqёsoreGjatё angazhimit tё tij, King u bazua tёrёsisht nё mёsimin e Jezu KrishtitPёr zbatimin nё praktikё ai pёrdori metodat e mёsimit tё Gandit.


Popullsia zezake vendosi tё bojkotonte njё firmё autobusёsh

Shpejt erdhën konfliktetNё Montgomeri, mё 1 dhjetor 1955, ndodhi një ngjarje pothuajse e pёrditshmeNё njёrin nga autobusёt e shumtё tё transportit tё punёtorёve nga puna pёr nё shtёpi ndodhej edhe Roza Parks, rrobaqepёseE lodhur nga puna pushonte e ulur nё një ndenjёse të autobusitPёr arsye se pjesa e rezervuar pёr udhёtarё tё bardhё ishte mbushur, shoferi i urdhёroi zezakёt t'u lironin tё bardhёve vendet e tyre dhe tё qёndronin nё kёmbёTre udhёtarё zezakё respektuan urdhёrinata me sa duket ishin mёsuar me sjellje tё tilla. Roza Parks ishte tepër e lodhurE qetё por e vendosur nuk e respektoi urdhёrin e shoferit. Shoferi thirri policёt, tё cilёt e çuan Rosa Parks nё rajonin e policisë dhe e paditёn

Njё rast i pёrditshёm, por kёsaj here me pasojaPopullsia zezake vendosi ta bojkotonte firmёn e transportit (Bojkotimi i firmёs sё autobusёve) dhe tё kёrkonte tё drejta tё barabartaU shpërndanë ftesa pёr njё miting tё madhShumica e pjesёmarrёsve kishin vendosur tё filloningrevёnPresident i iniciativёs qytetare u zgjodh prifti i ri Dr. Martin Luter King, i cili propozoi zhvillimin nё mёnyrё paqёsore tё grevёs.

Mё 21 dhjetor 1956 rifilloi nё Montgomeri pёr herё tё parё shfrytёzimi i  autobusёve nga zezakёt
Sot ёshtё interesante tё lexosh pёr vullnetin e popullsisё zezake tё Montgomerit gjatё bojkotit, tё cilёt nuk e kishin problem se ishin pa autobusёnё kёmbё dhe me biçikletanё shoqёri udhёtimi dhe vetura private mbajtёn nё funksion linjat e nevojshme.Njё vit mё vonё u mor vendimi i gjykatës së lartё nё dobi tё lёvizjes grevisteMё 21 dhjetor 1956, nё Montgomeri rifilloi pёr herё tё parё shfrytёzimi i autobusёve.

Martin Luter King ishte angazhuar me pёrkushtim nё pozitёn e tij si president. Gjatë njё atentati me bombё në shtёpinё e tij gjatё kohёs sё grevave u rrezikua jeta e tij dhe e familjes sё tij. Gjithnjё e mё shumё zezakё, pas kёtij akti filluan të kёrkonin fillimn e njё konflikti tё armatosur. King shprehej para masave tё emocionuara: "Problemin nuk mund ta zgjidhim duke ju pёrgjigjur dhunёs me dhunё."


Kushtetutёn dhe Deklaratёn e Pavarёsisё King e krahasoi me njё çek tё bardhë

Kudo ku demonstrohej, King ftohej pёr predikime dhe fjalime. Ai vazhdonte ta ushtronte me vendosmёri detyrёn e tijduke zgjuar interesin e dёgjuesve dhe duke forcuar vetёdijen e tyre pёr rezistencё paqёsoreFitorja nё Montgomeri e kishte forcuarlёvizjen pёr tё drejtat qytetareTani kishte ardhur koha të kёrkonin respektimin e tё drejtave tё zezakёve nё tё gjithё vendin.Pika kulminante u arrit nё gusht tё vitit 1963 me marshimin paqёsor nё UashingtonMe qindra mijёra njerёz i ishin pёrgjigjur ftesёs

Mitingu u organizua nёn qiell të hapur. Martin Luter King mbajti njё fjalim nё kёtё demonstratё tё veçantё dhe që pati ndikim nё AmerikёKushtetutёn dhe Deklaratёn e Pavarёsisё King i krahasoi me njё çek tё bardhëi cili nuk ёshtё nёnshkruar nga popullsia zezake dhe që ёshtё vulosur me vulёn "Pa mbulesё". "Por ." Me thirrjen "Freedom now" (...) King kritikoi brutalitetin policorndalesёn e punёsimit nё institucione publikekufizimin e tolerancёsndarjen racore dhe mohimin e tё drejtёs sё votёs.Fjalimin e tij e pёrfundoi me fjalёt tashmë tё njohura anembanё botёs: "Ёndёrroj ditёn kur nё brigjet e Xhorxhias, bijtё e ish skllevёrve dhe pronarëve të tyre do tё ulen sё bashku me ne nё tavolinёn e vёllazёrimitЁndёrroj që njё ditё, edhe vetё shteti iMisisipit i cili zjen nga padrejtёsia dhe shtypjado tё shndërrohet nё njё oaz tё lirisё dhe drejtёsisёЁndёrroj që katёr fёmijёt e mi tё vegjёl, njё ditё tё jetojnё nё njё komb, i cili nuk do tё trajtojë sipas ngjyrёs sё lёkurёspor sipas karakterit tё tyreKjo ёshtё shpresa jonёDhe bindja ime ёshtё se do tё kthehem pёrsëri nё jugbashkё me besimin se njё ditё, malin e dёshpёrimit do tё mund ta shndёrrojmё nё njё shkёmb tё shpesёs."

Martin Luter King nuk e pёrjetoi fitoren e tretё

(...) Lёvizja pёr tё drejtat qytetare u bё gjithnjё e mё e suksesshmeLigji për tё drejtat qytetare i vitit 1964 ndaloi çdo lloj diskriminimi nё institucionet, qё ofrojnё ushqim, banimargёtim apo benzinё. Kushdo që provon se ka përfunduar Ndalohet çdo lloj diskriminimi nё fushёn e punёsimit dhe angazhimit.
Nё vitin 1965 u miratua njё ligj tjetёr, i cili u zgjeroi zezakёve tё shteteve të Jugut mundёsinё e pjesёmarrjes nё zgjedhje.Martin Luter King nuk e pёrjetoi fitoren e tretёMё 10 prill 1968 u pranua projektligjii cili shpallte pёrfundimin e diskriminimit gjatё shitjes sё shtёpive dhe gjatё lёshimit me qira tё banesave.


Lajmi pёr atentatin ndaj Dr. Martin Luter Kingut tronditi botёn


Bota e kishte ndjekur me vёmendje rrjedhёn e ngjarjeve nё AmerikёKjo doli nё pah gjatë dhënies Me rastin e pjesёmarrjes nё dhënien e çmimit Martin Luter Kingut dhe gruas sё tij ata vizituan edhe disa qytete tё tjera evropiane ku folёn rreth lёvizjes pёr tё drejtat qytetater dhe pёr idenё e rezistencёs paqёsore.

Lajmi pёr atentatin ndaj Dr. Martin Luter Kingut mё 4 prill 1968 tronditi botёnKishte ardhur nё Memfis pёr tё marrё pjesё nё njё miting tё madh pёr tё drejtat qytetareNdёrhyrjet e policisё kundёr punёtorёve zezakё tё mbeturinave kishin shkaktuar indinjatё tё thellё. King nuk e pёrjashtonte mundёsinё e vdekjes sё dhunshmeKjo megjithatё nuk e pengoi nё angazhimin e tij pёr bashkёvendasit e shtypurAi ishte i bindur se njё ditё diskriminimit racor do t'i vinte fundi. 
"Bashkё me Martin Luter Kingun vdiq edhe parimi i rezistencёs paqёsoreTё besosh se akoma ёshtё i mundur shpёtimi i tij do tё ishte vetёmashtrim." Kёto fjalё tё rёnda i shkroi pas vdekjes sё tij njё gazetarShtimi i numrit tё konflikteve tё armatosura duket se i jep tё drejtё kёtij gjykimiPor nё rast se do të dёshtonte kёrkesa pёr të hequr dorё nga dhunaIdeja e saj nuk duhet tё vdesё.

Ndikimi i Gandit nё Indi

Mahatma Gandi është një ndër personalitetet mё mahnitëse tё shek. XXAngazhimi i tij pa dhunё kundёr diskriminimit nё Afrikёn e Jugut dhe nё Indi dhe mёsimi i tij e bёjnё atё njё ndёr udhёrrёfyesit mё tё rёndёsishёm tё njerёzimitMe veprёn e tij ai ka frymëzuar njerёz tё shumtё, siç ishte rasti edhe me aktivistin amerikan pёr tё drejtat e njeriut  Martin Luter  King. Martin Luter KingMosdhënia e Çmimit Nobel pёr Paqe përbën një nga kapitujt mё tё errёt tё historisё sё Komitetit tё Çmimit Nobel
Jeta dhe vepraNjё tekst i zgjeruar merret me jetёn dhe veprёn e Gandit nё Afrikёn e Jugut dhe nё Indi.
CitateNё kёtё pjesё mund tё gjeni citate tё Ganditndёr tё tjera edhe për temёn e rezistenca pa dhunё, mosbindja civile dhe morali.
SfondHistoria e Afrikёs sё Jugut dhe e Indisё pёrbёjnё sfondin e ndikimit tёGandit.
MaterialeKjo pjesё pёrmbledh citate dhetekste mbi Gandinndёr tё tjerash ngaMartin Luter King.
LinklistaNё kёtё faqe mund tё gjeni burime tё zgjedhura informative nё internet mbi Gandin.
Citat
I urrej privilegjet dhe monopolet.Kundёrshtoj çdo gjё qё s'mund tё ndahet me popullin.
[Mahatma Gandhi]
 Ndikimi i Gandit nё Indi
India para 15 gushtit 1947
Disa publikime statistikore tё Indisё britanike para 15 gushtit 1947 paraqesin situatёn e Gandit pas kthimit tё tij: 410 milionë banorёprej tyre 281 milionë hindu, 115 milionë myslimanë, 7 milionë të krishterё dhe 6 milionë sikh përballë 150.000 anglezёve. Hindutë ishin ndarё nё 3.000 shtresa dhe nёnshtresames tyre rreth 70 milionë nё tё paprekshёm dhe nё pasardhёs tё banorёve tё vjetёr autoktonë. Nёn administrimin britanik ndodheshin 310 milionë banorё, tё cilёt popullonin 2/3 e territorit1/3 e vendit me afro 100 milionë banorё ishte ndarё nё 565 principatafliteshin 15 gjuhё dhe 845 dialekte. 85% e popullsisё analfabete dhe varfёria e papёrshkruar (...) pengonin pavarёsinё.


Gandi fitoi gradualisht mbёshtetjen e fortё tё popullsisё sё Indisё

Pas kthimit tё tij nё IndiGandi filloi të bënte publik qёndrimin e tijRezistencёn civile kundёr pushtetit tё pakufizuar anglez e tregoi i ashtuquajturi Marshi i kripёs i vitit 1930me anё të tё cilit u thye monopoli shtetёror mbi kripёn dhe popullsia e Indisё pati lehtёsime ekonomikeMe rёndёsi pёr Gandin ishte t'u mësonte bashkëkombësve ta mposhtnin sundimin ushtarak britanik nëpërmjet njё fuqie tjetёr mё tё fortё moraleNdërsa nё fillim, shumё aktivitete tё ndryshme paqёsore dёshtuan, ngaqë masat nuk bindeshin, me kalimin e kohës, Gandi arriti të fitonte njё mbёshtetje tё fortё tё popullit tё Indisё dhe ta forcojё vetёdijen e tij kombёtare.

Preferoi jetёn e thjeshtё dhe e bёri furkёn simbol tё kёsaj mёnyre jetese

Rruga e Gandit e ktheu atё prapё nё burimet e fuqisё sё besimitLuftoi me pёrkushtim kundёr industrializimit dhe u mundua të mbronte veten  dhe vendasit kundёr mendimeve perёndimore dhe mёnyrёs perёndimore tё jetesёsAi preferoi jetёn e thjeshtё, pjesë e së cilës ishte mёnyra vegjetariane e jetesёsmjekёsisё popullore dhe higjienaFurkёn e bёri simbol tё kёsaj mёnyre jetese dhe u premtoi bashkёkombësve tё tij, se pёrmes tekstilit tё tjerrë dhe thurur vetё do të krijonte industrinё fshatare, si luftё kundёr industrisё angleze tё tekstilitPas fillimit tё mbajtjeve tё fjalimeve publike, ai shpesh ulej mbi furkё, pёr tё demonstruar nё kёtё mёnyrё idenё e tij.
Pёr Gandin ishte shumё i rёndёsishёm pajtimi i hinduve me tё "paprekurit", gjё qё nuk arriti ta realizonteEdhe pse hindutë dhe pariasit, nuk arriti dot të bënte të njëjtën gjë edhe me hindutë dhe myslimanёtPjesёtarёt e bashkёsisё sё tij fetare nuk ia dhanё besimingjё qё shkaktoi rritjen e konflikteve tё pёrgjakshme mes grupeve tё armiqёsuaraMe rastin e shpalljes sё pavarёsisё sё Indisё dhe realizimit tё saj mё 15 gusht 1947 u bё njёkohёsisht edhe ndarja e Indisё nga Pakistani.

Me trishtim tё thellё shihte grindjet mes grupeve tё ndryshme

Qёndrimi i Gandit pёr rezistencё pa dhunё mbetet amanetNё kёtё kontekst nuk duhet harruar se ai, nëpërmjet mёnyrёs sё tij tё njёanshme tё jetesёs dhe "tërheqjes nё jetёn e thjeshtёi anashkaloi kёrkesat e kohёs dhe me kёtё pengoi njёkohёsisht vendimet politike tё njё njёsie shtetёrore, e cila duhet t'i pёrshtatej rrjedhёs sё kohёs.

Dramatik ishte edhe fundi i GanditMё 30 janar 1948, Gandi, tё cilin poeti indian Tagore e kishte quajtur Mahatma (shpirti i madh), u vra nga plumbat e revolveritAi gjithë jetёn e tij luftoi pёr njё politikё pa dhunёMe trishtim tё thellё shihtë grindjet dhe luftrat mes grupeve tё ndryshme para dhe pas shpalljes sё pavarёsisёU pёrpoq tё ndёrmjetёsonte dhe i ftoi besimet pёr vёllazёrimDhjetё ditё para vdekjes sё tij, gjatё mbajtjes nga ana e tij tё njё mbledhjeje fetare shpёrtheu njё bombёPak ditё para vdekje vrasjes sё tij, Gandi tha: "Nёse do tё vritem nga plumbi i ndonjё tё çmenduri, atёherё do tё vdes duke qeshurTek unë nuk duhet tё ekzistojë inatiZoti duhet tё jetё nё zemrёn dhe buzёt e miandёrsa ju duhet tё me premtoni njё gjёNё rast se ndodh njё gjё e tillё, ju nuk duhet të derdhni lotё pёr muaShёrbimin tim ndaj njerёzimit unё nuk e kam filluar me lutjen e ndokujte nuk mund ta pёrfundoj me lutjen e askujtJam i tillё, siç mё deshi Zoti dhe veproj siç mё kёshillon aiLëreni tё bёjё atё qё do tё bёjë me muaNёse do, Ai mund tё mё vrasёUnё mendoj se veproj ashtu siç mё urdhёron ai."

Lajmi pёr vdekjen e tij shkaktoi dhimbje nё mbarё botёnKombet e Bashkuara i ulёn flamujt nё gjysmёshtizёDhembja pёr tё u shpreh nga Vatikani deri nё KremlinGandi mbeti udhёrrёfyes i madh nё botё.

Globalizmi

Dimensionet e globalizimit
Dimensionet janë tëlidhur ngushtë me njëri tjetrin...

 
Në dallimin e - në rastin e grafikut tonë pesë - dimensioneve është e rëndësishme të shihet, se këto nuk ndahen qartë nga njëri-tjetri. Kështu - vetëm për të përmendur disa shembuj - problemet e mjedisit nuk mund të trajtohen si të izoluara as nga dimensioni i „Ekonomisë“ dhe as nga ai i „Politikës“. Kjo ndërthurje ndërkombëtare jo vetëm e aktorëve por edhe e fushave tematike bën pjesë te veçantitë e globalizimit.
 
Fushëprerjet  dhe kufinjtë...
Dimensionet e ndryshme formojnë fushëprerjet e tyre ndryshueshmërisht të mëdha  me „globalizimin“, sepse në fakt është e rëndësishme të shihet, se çfarë bën pjesë në globalizim dhe që ai nuk ezaurohet aspak në procese thjeshtë ekonomike, edhe pse duhet thënë se globalizimi ekonomik paraqet fillesën dhe një force të rëndësishme lëvizëse. Por po aq e rëndësishme ështëtë kuptosh, se jo gjithçka bën pjesë në globalizim apo përcaktohet prej tij në mënyrë vendimtare.

Edhe globalizimi ka kufijtë e tij. Ky aspekt duhet mbajtur parasysh si një hap më tej për njëtrajtim të diferencuar. Nga njëra anë bëhet fjalë për fushëprerje - ndryshueshmërisht të mëdha në varësi të  dimensionit, nga ana tjetëështë fjala për t'u distancuar nga pushteti i konceptit dhe përdorimit të tij të gjithëpranishëm, në mënyrë që të mund të rrokim kufijtë e tij (shih edhe faqen më vete mbi "Rajonalizimin").
 
Dimensioni ekonomik ...
Shembuj për të gjitha dimensionet mund të gjenden pa problem në shtypin e ditës, ku dimensioni ekonomik është në plan të parë (rritja tejet e madhe e tregtisë dhe investimeve direkte, globalizimi i tregjeve financiare si shembull parade, prodhimi i integruar ndërkombëtar, sipërmarrje ndërkombëtare, konkurrenca lokale e shteteve dhe rajoneve, fundi i ekonomive kombëtare).

Këtu theksohet shpesh fakti, që këto procese janë mbiquajtur gabimisht me etiketën e  „Globalizimit“, meqenëse ato përqendrohen kryesisht në Amerikën e Veriut, Evropë dhe ne AzinëJuglindore (Japoni). Për këtë arsye, më i përshtatshëm duket, se është termi i „Triadizimit“ (shih faqen më vete mbi "Triadizimin").
 
Dimensioni i mjedisit ...




 
Probleme globale si ngrohja e atmosferës së tokës, vrima e ozonit apo shpyllëzimi i pyjeve tropikale e bëjnë të qartë globalizimin në mënyrën më mbresëlënëse, pasi këtu bëhet fjalë pa diskutim për probleme globale, të cilat kanë nevojë për një trajtim global. E megjithatë, nëaspektin e mjedisit natyrisht ka edhe probleme lokale dhe rajonale, edhe atëherë kur ato dëshmojnë të kenë karakter ndërkufitar, si p.sh. ndotja e lumenjve.

Më tej bëhen të qarta varësitë e „çkufizuara“ në kohë dhe hapësirë kur mbajmë parasysh faktin, se mbijetesa e shteteve të vogla ishull, të cilat janë grupuar në organizatën  AOSIS dhe që janëtë kërcënuar në ekzistencën e tyre nga ngritja e mëtejshme e nivelit të detit, varet nga sjellja e shkuar dhe e ardhshme e të gjithëve, veçanërisht e njerëzve, që banojnë në shtetet me industri shumë të zhvilluar.

Ndaj nuk duhet të habitemi, që ketyre problemeve u ishte kushtuar edhe konferenca e parë e njërradhe të tërë Konferencash botërore në vitet '90, ajo mbi mjedisin dhe zhvillimin në Rio de Janeiro në vitin 1992.
 
Dimensioni shoqëror ...
Bota po shndërrohet në një „global village“, përveç komuniteteve tradicionale si familja apo fqinjësia po dalin në skenë komunitete të reja komunikimi (Chat, E-Mail), por: ato nuk zëvendësojnë dot këto hapësira tradicionale komunikimi, sa për të përmendur një shembull nga dimensioni shoqëror.
 
Dimensioni kulturor ...
Prodhimet e Hollywood-it mund të shihen në të gjithë botën, nuk duhet mohuar një lloj „Amerikanizimi“ i kulturës, por: kjo nuk do të thotë, se kulturat rajonale apo lokale po zhduken. Krejt e kundërta: ndërgjegjësimi për këto kultura bën pjesë pikërisht në dukuritë shoqëruese tëglobalizimit, arsye kjo për të cilën në debat është shfaqur edhe termi  „Glokalizim“.
 
Dimensioni politik ...
Politika duhet të luftojë probleme masive. Globalizimi dhe konkurrenca lokale kufizojne hapësirën e veprimit për politikën kombtare, shumë probleme mund të trajtohen  në mënyrë të përshtatshme vetëm në nivel ndërkombëtar apo global. Duhen gjetur forma dhe arena të tjera të politikës. Kështu integrimi evropian përcaktohet si një përgjigje sukses-premtuese ndaj sfidave tëgobalizimit.

Politika e organizuar sikurse edhe më parë kryesisht në nivel territorial dhe në kuadrin e shteteve kombtare ka mbetur prapa në krahasim me ekonomine e organizuar gjithnje e më tepër në mënyrëinternacionale apo globale, e çliruar nga kufinjtë dhe materia. Vendosja e kapitalizmit në„shtratin“ e një shteti social kërcenon të dështojë në këtë disraport bazë.

Por jo për gjithçka, për çfarë qortohet globalizimi, është vërtetë ai përgjegjës. Shpesh ai shërben për politikanët si kokë turku dhe armë argumentimi për të gjitha qëllimet. Ky aspekt bëhet i qartënëse merren në analizë shembuj nga fusha  e politikës, që nuk bëjnë pjesë në fushëprerjen me globalizimin.


Dukuritë komplekse mund të shpjegohen vetëm në mënyrë multikazuale. Për këtë, në debatin mbi globalizimin të gjithë janë të tënjëjtit mendim, të githa të tjerat mbeten të diskutueshme. Në varësi të përkufizimit apo të koncepit mbi globalizimin ndryshojnëedhe shkaqet dhe forcat e tij lëvizëse. Grafiku i mëposhtëm paraqet shkaqet e përmendura më shpesh, pa pretenduar që listaështë e plotë.
Nuk ka  dyshim, që risitë teknologjike, veçanërisht në fushën e informacionit dhe të komunikimit, kanë luajtur dhe vazhdojnë tëluajnë ende një rol qendror.  Interneti është në shumë pikëpamje shëmbëlltyra e globalizimit. Globalizimi i tregjeve të financës, dërgimi brenda sekondës i shumave në madhësi të paimagjinueshme rreth e përqark globit nuk do të kishte qenë i mundur pa këtëteknologji, po kështu organizimi i prodhimit të integruar në nivel ndërkombëtar dhe shumë e shumë të tjera.

Rritja e tejmadhe e tregtisë si një element tjetër qendror i globalizimit ekonomik është jo pak rezultat i faktit, që kostot e transportit kanë rënë në mënyrë të rrufeshme dhe që mallrat mund të transportohen shumë më shpejt. Kjo vlen në mënyrë tëveçantë për sektorin e shërbimeve: Produkte si software apo database mund të dërgohen në këndin tjetër të botës brenda sekondash me anë të transmetimit të të dhënave.

Edhe fundi i Luftës së Ftohtë përmendet shpesh si arsye. Ndërsa bota në konfliktin mes lindjes dhe perëndimit ishte ndarë në dy kampe, tanimë ky kufi - „Perdja e hekurt“ - nuk ekziston më që prej viteve 1989/90. Shtetet e dikurshme të „Bllokut të Lindjes“ janë hapur tanimë përkundrejt tregut botëror. Gjithnjë e më shumë shtete tregojnë se kanë besim te demokracia dhe ekonomia e tregut  si parime bazë të organizimit.
Një rol shumë të rëndësishëm - para së gjithash në nivelin e vetëdijes - kanë luajturproblemet globale. Këtë nuk e tregojnë vetëm  „bizneset e mbarë një bote“ nështetet e zhvilluara industriale. Problemet globale kërkojnë një ndërkombtarizim tëpolitikës dhe mbështesin  një vetëdije globale. Organizata të tilla si Greenpeace oseAmnesty International, që u përkushtohen të tilla temave globale si mjedisi dhe tëdrejtat e njeriut, janë Global Players. Tashmë janë duke u ravijëzuar premisat e njëshoqërie botërore.
 

Pikërisht kritikët e globalizimit si p.sh. Network-u ATTAC tërheqin gjithnjë vëmendjen në lidhje me faktin, që nuk kemi të bëjmë me një proces të detyrueshëm, se globalizimi që pas Luftës së Dytë Botërore është kryesisht pasojë e njëpolitike çrregullimi nën udhëheqjen e SHBA (shih faqen më vete të "ATTAC"). Pa liberalizimin e tregtisë botërore nëkuadër të  GATT ose të WTO ky zhvillim nuk do të kishte qenë i imagjinueshëm.
 
Informacione interesante mbi këtë tematikë gjeni në faqet e internetit të organizatave të"Bretton Woods":

Problemet pasojë e globalizimit
Globalizimi na prek të gjithëve në mënyrë të drejtpërdrejtë. Qartësimi i këtij aspekti dhe i rëndësisë madhore të kësaj problematike është qëllimi i këtij kursi bazë. Këtu luan një rol qendror vlerësimi objektiv i mundësive dhe rreziqeve, vlerësim ky i distancuar nga të gjitha djallëzimet apo himnet e zakonshme të adhurimit.

Dinamika e globalizimit ecën përpara përmes forcash ekonomike por pasojat e tij më vepruese ndihen në fushën  e politikës“ (Klaus Müller).
Edhe në kuadër të problemeve pasojë të globalizimit në debatin publik operohet me fjalë kyçe, të cilat duhen analizuar më tej. Një përzgjedhje të këtyre fjalëve, e cila mund të plotësohet pa problem sipas situatës, prezanton edhe grafiku i mëposhtëm. Pikënisje të këtij fragmenti do të ishin raporte gazetash ose tekste marrë nga interneti, me të cilat ndeshemi pothuaj përditë.

Një aspekt i rëndësishëm në lidhjë me sfondin informativ të fjalëve kyçe prezantohet edhe në Kursin baze 2 lidhur me dimensionet e globalizimit, ku edhe pyetet, se cilat aspekte të dimensioneve të ndryshme i përkasin globalizimit (fushëprerjet) dhe cilat jo.  Këtu duhet pyetur në mënyrë analoge, se për cilat aspekte të pjesshme të problemeve të përmendura duhet bërë përgjegjës globalizimi si dhe për cilat aspekte janë përcaktuese shkaqe të tjera.

Kështu, për fushën e politikës sociale  ka analiza të shumta të diferencuara, të cilat vënë në qendër të tyre zinxhirin kazual strikt "Globalizimi > konkurrenca lokale > Dumping social" si dhe përpiqen të qartësojnë, se deri ne ç’masë mund të kufizohet faktikisht hapësira e veprimit të shteteve kombëtare ne aspektin e politikës sociale nga proceset e globalizimit.

Shpjegime në lidhje me problemet pasojë

Në një artikull të Daniel Bell në vitet '80 fjalia e shumëcituar, se shtetet kombëtare janë shumë të mëdha për problemet e vogla dhe shumë të vogla për problemet e mëdha, zhvlerësohet. Probleme globale si p.sh. ai i efektit serrë janë po aq të pamundura për t’u zgjidhur sa edhe problemet lokale në sistemin arsimor.

Pasoja: Shteti kombëtar gërryhet. Ai nuk zhduket apo bëhet i tepërt, sikurse sugjerojnë shumë komente, ai gërryhet. Nivele të tjera të zgjidhjes së problemeve si nën ashtu edhe sipër rrafshit kombëtar dalin në skenë. Kufijtë dikur të ngurtë të territorit, pushtetit dhe popullit të një shteti tashmë janë më poroze. Pas ligjëratës mbi „Erozionin e shtetit kombëtar“ nuk qëndron as me pak e as më shumë se kaq, proces ky që në Evropen e BE-së ka ecur shumë përpara. Këtu shtetet ia kanë dhënë kompetencat e tyre qendrore, deri në njësimin e monedhës, një organizate tjetër të re mbikombëtare.

Të gjtha këto fenomene nuk janë të reja – që prej viteve 70-të diskutohet rreth tyre nën termin e n
dërvarësisë -, por proceset jane përshpejtuar dhe kanë arritur përmasa të reja si nga pikëpamja cilësore ashtu edhe nga ajo sasiore. Këtu është edhe risia e globalizimit.

Kjo vlen në të njëjtën masë edhe për aspektet e tjera përmendur në grafik. Shkatërrimi i mjedisit si dhe shpërndarja e padrejtë kanë ekzistuar që përpara se të flitej për globalizimin. Këtë nxjerr në pah me forcë edhe lëvizja e konsiderueshme e kritikëve te globalizimit
 (shih faqen me vete mbi "ATTAC"). Nga ana tjetër globalizimi krijon premisat, që problemet globale të përballohen në mënyrë të përshtatshme, pikërisht në nivel global.

Ulja e shërbimeve sociale dhe për pasojë edhe e shpenzimeve dytësore të pagës me qëllim rritjen e aftësisë konkurruese në kuadër të konkurrencës globale kërkohet nga ekonomia si domosdoshmëri, ndërsa sindikatat paralajmërojnë për rrezikun nga „Dumping social“.
Eshtë e padiskutueshme, se punëtorët në Indi fitojnë më pak se ata në Evropë dhe që kjo do të mbetet kështu
 për një farë kohe. Kjo përbën për sipërmarrjet një potencial të konsiderueshëm kërcënimi: ato mund të kërcënojnë me largimin në „vende me pagë të ulët“. Por edhe kjo varësi, në dukje e qartë, nuk i bën dot ballë një analize më të saktë.  Vendimet lokale nuk merren në bazë të kostove të pagave. Faktorë të tjerë, si p.sh. niveli i arsimimit apo prezenca në treg, luajnë një rol po aq të rëndësishëm.

Globalizimi nuk do të thotë, se gjithçka mund të rregullohet dhe zgjidhet pa problem. 
Por globalizimi mund të instrumentalizohet si argument apo si shtrat për kërcënime largimi
.


Global Governance
Nëse problemet marrin gjithnjë e më shumë karakter global, atëherë duhet të "globalizohet" edhe zgjidhja politike e problemit.Për këtë ekzistojnë koncepte të ndryshme deri në ngritjen e një shteti ndërkombëtar. Meqenëse kjo do të mbesë të paktën edhe për njëfarë kohe një utopi dhe, sipas mendimit të shumë të tjerëve, edhe e padëshirueshme, po kërkohen rrugë dhe mënyra të tjera të reja organizimi për politikën në epokën e globalizimit. Për këtë ka lindur termi "Global Governance". Global Governance përcaktohet si...
bulletQeverisje dhe qeveri botërore
bulletPolitikë e brendshme botërore
bulletPolitikë e rendit botëror
bulletPolitikë e shek. të 21-të
bulletKundërkoncepti i neoliberalizmit
bulletPërgjigje ndaj globalizimit
Tabela e mëposhtme përmbledh përpjekje të ndryshme për të përkufizuar Global Governance, të cilat përçojnë përshtypjen e parë në lidhje me dimensionet e rëndësisë dhe drejtimin e lëvizjes së linjave:
Global Governance është ...
... korrigjim politik  i ekonomisë së tregut të globalizuar në kuptimin … e një lidhjeje të sistemit ekonomik në objektiva shoqërorë më gjithëpërfshirëse…
[Holger Mürle]
„... bashkëveprimi i aktorëve shtetërorë dhe jo-shtetërorë nga niveli lokal deri në atë global ...”
[Dirk Messner / Franz Nuscheler]
„... jo vetëm një koncept jo-politik, por një projekt për riorganizimin e politikës në të gjitha planet e veprimit… Global Governance do të thotë, të shmangësh dorëheqjen kërcënuese të politikës nga të ushtruarit e veprimit të saj në favor të disa logjikave anonime të sistemit si dhe tëmënjanosh krijimin e një ‚bote të pa-shtet‘ ...“
[Dirk Messner / Franz Nuscheler]
„... Kërkohen premisa zgjidhjesh, që nuk vënë në diskutim avantazhet ekonomike dhe politike të globalizimit dhe që janë të prirura për të kapërcyer apo zbutur padrejtësitë ose rreziqet që kanë lindur.. Kjo detyrë ndërkohë përcaktohet me termin Global Governance ...“
[Deutscher Bundestag]
„... një sistem kompleks disanivelesh i  qeverisjes përtej shtetit kombëtar...“
[Ulrich Menzel]
„... përpjekje për zgjidhjen e problemeve globale ...“
[Dirk Messner / Franz Nuscheler]
„... e kundërta e rregulloreve, që kanë për përmbajtje një liberalizim dhe globalizim të mëtejshëm të tregjeve...“
[Holger Mürle]
„...  një koncept i lindur nga deficitet në normatizim të politikës botërore, me anë të të cilit duhet të përforcohet transparenca e institucioneve ndërkombëtare përmes përfshirjes së aktorëve joshtetërorë...”
[Klaus Müller]
Kapitalizmi është një tigër i fuqishëm dhe i fortë, i cili mund të ngacmohet dhe nxitet për të gjallëruar ekonominë – duke presupozuar, që forcat e tij zbuten nëpërmjet institucioneve qytetare dhe politike. Globalizimi e ka liruar këtë tigër nga kafazi, duke ia ekspozuar një kapitalizmi "të egër", i cili në mënyrë të ngjashme me një tigër i ka rifituar sërish të gjitha instiktet e tij grabitqare dhe gllabëruese“ [Benjamin R. Barber].
Qëllimi i Global Governance është rizbutja e „tigrit“ të liruar nga globalizimi.
Global Governance si përgjigje ndaj problemeve globale
Shpërndarja e padrejtë e fitimeve, pezullimi i tatimeve përmes qendrave offshore, krizat ndërkombëtare si pasojë e lëvizjeve të paimagjinueshme spekulative të kapitalit, konkurrenca lokale shkatërrimtare për shkak të potencialit kërcënues të sipërmarrjeve multinacionale si dhe probleme të tjera pasojë të globalizimit (ekonomik) mund të trajtohen në mënyrë të përshtatshme vetëm në kuadrin global, ku aktorët duhet të bashkëpunojnë në të gjitha nivelet. E njëjta gjë vlen edhe për problemet globale te efektit serrë mbi migrimin dhe kriminalitetin ndërkombëtar deri përhapjen e armëve atomike, biologjike dhe kimike.

Për të gjitha këto, por edhe për probleme të tjeraë shteti kombëtar është shumë i vogël. Në këtë kuadër u realizua „zbutja e parë dhe e suksesshme e kapitalizmit“. Tanimë kufijtë e tij, përmes të cilëve ai përkufizohet në mënyrë standarte, janë në një raport disporporcioni me çkufizimin përmes globalizimit: Shteti kombëtar po gërryhet, funksione të rëndësishme sht
etërore, siç është p.sh. garantimi i sigurisë së qytetarëve të tij në epokën e armëve të asgjësimit në masë, ai nuk mundet më t’i realizojë i vetëm.

Arkitektura e Global Governance
Vakuumin e lindur, mangësitë në normatim Global Governance kërkon t'i mbushë përmes bashkëpunimit ndërkombëtar – dhe këtu shteti kombëtar mbetet një nivel tepër i rëndësishëm normatimi – por edhe përmes formave të reja politike, veçanërisht përmes përfshirjes së shoqërisë civile (globale) dhe përforcimit të organizatave ndërkombëtare. 
Grafiku i mëposhtëm bën të qartë arkitekturën përkatëse:



Global Governance mes utopisë dhe domosdoshmërisë
„Global Governance nuk është një projekt romantik për një ‚botë të vetme‘ të shëndetshme, por një përgjigje realiste ndaj sfidave të globalizimit “, kështu argumenton Franz Nuscheler. Konceptet e Global Governance përpiqen të gjejnë linja zgjidhjesh për problemet ndërkombëtare. Domosdoshmëria e rrugëve të reja në zgjidhjen e problemeve është pothuaj diçka e padiskutueshme, megjithatë arkitektët e Global Governance e shohin veten shpesh objekt të qortimit, se projektet e tyre janë utopike.

Si duhet të funksionojë bashkëpunimi global në mënyrë efektive, nëse Shtetet e Bashkuara, si pushtet hegjemonial, të kërkojnë gjithnjë e më tepër të ecin vetëm, p.sh. duke dalë nga Protokolli i Kyotos, çka do të thotë një goditje e rëndë për përpjekjet në ndërtimin e një mbrojtjeje të klimës? E kush duhet ta koordinojë bashkëpunimin e shteteve, sipërmarrjeve?

Po edhe nëse do të mund të koordinohej një bashkëpunim efektiv: përmes kujt legjitimohen vendimet? Global Governance duhet të jetë në të njëjtën kohë efektive dhe demokratike. Të dyja këto kërkesa bazë ndërtojnë një raport të tendosur me njëra tjetrën.

Modelin më të përparuar të bashkëpunimit mes shteteve dhe shoqërive e shohim te Bashkimi Evropian (BE), i cili mund të vlejë eshe si laborator për Global Governance. Në kuadër të BE-së mund të shihet mjaft qartë dilema e tematizuar mes eficiences dhe demokracisë, ku duhet mbajtur vazhdimisht parasysh, që ngjashmëria mes shteteve evropiane është natyrisht shumë më e madhe se sa është standarti botëror.




Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...